UPK MIRERRITJA QERSHOR 2014
Transcription
UPK MIRERRITJA QERSHOR 2014
UDHËRRËFYES I PRAKTIKËS KLINIKE “MIRËRRITJA DHE ZHVILLIMI I FËMIJËS 0-6 VJEÇ NË KUJDESIN SHËNDETËSOR PARËSOR” Data e publikimit: ________ 2014 Data e rishikimit: Sipas nevojës Grupi i punës: Nedime CEKAMSH Migena KIKAQKMZHFR Donika NAQEPediatre Isuf KALOQKCSA-ISH Albana ADHAMIISKSH Ines ARGJIRIQKCSA-ISH Anëtarët e grupit të punës shprehin falënderime të veçanta për Dr. Mariana BUKLI, përgjegjëse për programet e Shëndetësisë në zyrën e UNICEF në Tiranë, për ekspertizën dhe mbështetjen teknike të ofruar grupit të punës gjatë procesit të hartimit të këtij Udhërrëfyesi. Udhërrëfyesi i praktikës klinike Mirërritja dhe Zhvillimi i Fëmijës 0-6 vjeç është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë me Urdhër nr.469, datë 03.09.2013 © Ministria e Shëndetësisë 2014 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ministria e Shëndetësisë mirëpret kërkesa për leje riprodhimi apo përkthimi të publikimeve të saj, pjesërisht ose tërësisht. Mbështetur nga: Ky dokument u hartua dhe publikua me mbështetjen financiare të UNICEF Shqipëri. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e hartuesve të dokumentit dhe në asnjë rast nuk do të konsiderohet si opinion i UNICEF Shqipëri. Pasqyra e Lëndës I. QËLLIMI DHE PËRDORUESIT E UDHËRRËFYESIT............................ 7 Qëllimi.................................................................................................... 7 Objektivat e UPK...................................................................................... 7 Rëndësia e përdorimit të UPK................................................................... 8 Çfarë duhet të kihet parasysh.................................................................. 8 Përdoruesit e UPK.................................................................................... 8 Hyrje....................................................................................................... 9 II. PËRKUFIZIME TË PËRGJITHSHME................................................ 11 Ç’ është rritja dhe zhvillimi..................................................................... 11 Ç’ kuptojmë me zhvillim......................................................................... 11 Termat e përdorura në vlerësimin e zhvillimit......................................... 12 Vlerësimi i rritjes dhe zhvillimit nga personeli shëndetësor..................... 13 Rrugët e kujdesit të ofruar..................................................................... 14 Vizita për monitorimin e rritjes dhe zhvillimit......................................... 15 1. Ekzaminimi komplet i rritjes fizike dhe fushave të zhvillimit............... 16 2. Promocioni shëndetësor..................................................................... 17 3. Udhëzime për prindërit mbi rritjen dhe zhvillimin............................... 17 4. Parandalimi i sëmundjes.................................................................... 17 5. Kapja e sëmundjes............................................................................. 18 Struktura e një vizite mbikëqyrëse për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.......................................................................... 18 Përmbajtja e vizitave të kontrollit të rritjes dhe zhvillimit sipas moshës së fëmijës......................................................................... 19 1. Historia/Anamneza............................................................................ 19 2. Vëzhgimi i ndërveprimit Prind-Fëmi.................................................... 20 3. Survejanca e zhvillimit....................................................................... 21 4. Ekzaminimi fizik................................................................................ 21 5. Depistimi........................................................................................... 27 6. Drejtimi/Udhëzimi paraprak.............................................................. 27 III. EPIDEMIOLOGJIA E PROBLEMEVE TË RRITJES.......................... 28 IV. FOSHNJËRIA NGA LINDJA DERI 1 VJEÇ....................................... 34 Zhvillimi gjatë vitit të parë të jetës.......................................................... 34 4 Vizitat për kontrollin e mirërritjes për të porsalindurin nga lindja deri në moshën një vjeç.......................................................... 37 Përmbajtja e vizitës së foshnjës së porsalindur....................................... 43 Përmbajtja e Vizitës së Javës së Parë të foshnjës së porsalindur.............. 63 Përmbajtja e vizitës së foshnjës 1 muajsh............................................... 77 Përmbajtja e vizitës në muajin e dytë...................................................... 96 Përmbajtja e vizitës në muajin e katërt................................................. 115 Përmbajtja e vizitës në moshën 6 muajsh............................................. 133 Përmbajtja e vizitës në moshën 9 muajsh............................................. 148 V. FËMIJËRIA E HERSHME 1-6 VJEÇ............................................... 166 Karakteristikat e zhvillimit të fëmijëve nga 1 deri në 6 vjeç................... 166 Përmbajtja e vizitës në moshën 12 muajsh........................................... 170 Përmbajtja e vizitës në moshën 15 muajsh............................................ 191 Përmbajtja e vizitës në moshën 18 muajsh........................................... 202 Përmbajtja e vizitës në moshën 2 vjeç................................................... 214 Përmbajtja e vizitës në moshën 2 e ½ vjeç............................................ 232 Përmbajtja e vizitës në moshën 3 vjeç................................................... 243 Përmbajtja e vizitës në moshën 4 vjeç................................................... 260 Përmbajtja e vizitës në moshën 5 dhe 6 vjeçare.................................... 277 VI. EVIDENCA E GJETUR................................................................... 307 VII. METODOLOGJIA E ZBATIMIT TË UDHËRRËFYESIT.................. 326 VIII. PASOJAT EKONOMIKE TË UDHËRRËFYESIT........................... 346 IX. BIBLIOGRAFIA.............................................................................. 365 X. ANEKSE.......................................................................................... 369 1. Teoritë mbi zhvillimin e fëmijës......................................................... 369 2. Udhezues i intervistës me prindërit dhe nënën................................. 383 3. Pyetësori i prindërve për përcaktimin e nevojave të tyre në vizitën e fëmijës për kontrollin e rritjes dhe zhvillimit...................... 384 5 Lista e shkurtimeve gjuhësore AAP ATNR BE CDC CMV CPR CPS dB HIV IMT INSTAT IQ ISHP KSHP MICS NICU OBSH SDSHSH SHBA SHKP SVPF TA TB TEOAE TV UNICEF USPSTF Akademia Amerikane e Pediatrisë Refleksi Tonik Asimetrik i Qafës Bashkimi Evropian Qendra për Kontrollin dhe Parandalimi e Sëmundjeve Barnat e Urgjencës Shoqata Pediatrike e Kanadasë Decibel Virusi i Imunodeficiences Humane Indeksi i Masës Trupore Instituti i Statistikave Testi i Inteligjencës Instituti i Shëndetit Publik Kujdesi Shëndetësor Parësor survejim me klastera me disa indikatorë njësia intensive e kujdesit neonatal Organizata Botërore e Shëndetësisë Studimi demografik dhe Shëndetësor Shqiptar, 2008-09 Shtetet e Bashkuara të Amerikës Shoqata Kanadeze e Pediatrisë Sindromi i vdekjes së papritur të foshnjës Tension Arterial Tuberkuloz (Transient evoked otoacoustic emissions )- test dëgjimi Televizor Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët Task forca e shërbimeve parandaluese 6 QËLLIMI DHE PËRDORUESIT E UDHËRRËFYESIT Qëllimi i këtij udhërrëfyesi është të: Ofrojë informacione, udhëzime dhe këshilla praktike “për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve” duke promovuar praktika bashkëkohore të suksesshme shëndetësore, të cilat sigurojnë një rritje dhe zhvillim normal, dhe krijojnë mundësi për të parandaluar probleme të ndryshme gjatë rritjes dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme. Objektivat e udhërrëfyesit Udhërrëfyesi i rritjes dhe zhvillimit të fëmijës 0-6 vjeç ka si objektiva: • Të sigurojë informacion dhe njohuri për rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijës, në mënyrë që të kuptohet dhe monitorohet saktësisht rritja dhe zhvillimi i fëmijëve normal. • Të ofrojë një bazë vlerësimi dhe ndërhyrjeje, nëse kjo është e domosdoshme gjatë ndjekjes dhe monitorimit të procesit të rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve nga 0 deri në 6 vjeç, duke promovuar modelin bio-psiko-social të vlerësimit dhe trajtimit. • Të theksojë rëndësinë e vlerësimit/ndërhyrjes së hershme të çrregullimeve të mundshme të zhvillimit, nëpërmjet kapjes në kohë të sinjaleve që tregojnë nevojën për një rivlerësim të afërt, ose referimin dhe dërgimin pranë shërbimeve të specializuara. • Të rrisë njohuritë dhe aftësitë e personelit të kujdesit shëndetësor mbi zhvillimin normal të fëmijëve dhe krijimin nga ana e tyre të praktikave të përshtatshme shëndetësore për nxitjen, monitorimin dhe vlerësimin e zhvillimit të fëmijëve nga 0 deri 6 vjeç. 7 • Ti japë personelit shëndetësor një model vlerësimi të të gjitha fushave të rritjes dhe zhvillimit. • Të promovojë arritjen e rezultateve të dëshiruara në zhvillimin e fëmijëve duke vënë theksin tek nxitja e zhvillimit dhe ndërhyrja sa më e hershme në rast problemesh. Rëndësia e përdorimit të udhërrëfyesit • Vlerësimi i ecurisë së mirërritjes dhe shëndetit të fëmijës në të gjithë dimensionet e tij është një komponent i rëndësishëm i kujdesit shëndetësor për fëmijët, i ofruar kryesisht nga qendrat e shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor. • Vlerësimi i rritjes, zhvillimit dhe shëndetit të fëmijës është një mjet i rëndësishëm për të identifikuar problemet dhe për t’i parandaluar ato. Rëndësia e monitorimit të këtij procesi lidhet me parandalimin dhe trajtimin e këtyre problemeve. • Ky material është një udhërrëfyes për personelin e kujdesit shëndetësor parësor që ofron kujdes shëndetësor për fëmijën 0-6 vjeç, për të përcaktuar nëse fëmija ka nevojë për vlerësim të vazhdueshëm dhe për ndërhyrje të specializuara të mëtejshme. Duhet të kihet parasysh • Monitorimi i procesit të rritjes dhe zhvillimit të fëmijës kërkon një ndërhyrje të vazhdueshme, të disiplinuar dhe të rregullt nga ofruesit e shërbimeve shëndetësore, duke marrë në konsideratë kushtet mjekësore dhe ato mjedisore. • Ofruesit e kujdesit shëndetësor duhet të njohin dhe kuptojnë rëndësinë e familjes në procesin e rritjes dhe zhvillimit të fëmijës. Ata duhet të identifikojnë pikat e forta brenda mjedisit familjar, duke siguruar në këtë mënyrë burimet e nevojshme që fëmija të rritet dhe zhvillohet normalisht, të bëhet i pavarur, të zhvillojë kompetenca, të jetë vetë-efikas, i aftë për të krijuar marrëdhënie të shëndetshme dhe për t’u integruar në jetën normale. Përdoruesit e UPK Udhërrëfyesi i rritjes dhe zhvillimit të fëmijës 0-6 vjeç është hartuar të përdoret nga gjithë personeli shëndetësor që punon në shërbimet shëndetësore për fëmijët në kujdesin shëndetësor parësor. Këtu përfshihen: • Personeli shëndetësor që ofron kujdes shëndetësor për mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës, si: pediatrit dhe infermierët e këshillimores së fëmijës në qytet, infermierët dhe mjeku i familjes/përgjithshëm, në qendrën 8 shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor; • Personat që kanë përgjegjësi për planifikimin, monitorimin dhe supervizimin e shërbimeve të kujdesit për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës si: drejtuesit e shëndetit publik, të shoqatave të mjekëve, vendimmarrësit e të gjitha niveleve lidhur me kujdesin shëndetësor për fëmijën. • Popullata e përfshirë: Fëmijët e moshës 0-6 vjeç, kujdestarët/prindërit e fëmijës, komuniteti, pushteti vendor. HYRJE Ndërsa fëmijët rriten duke kaluar nga foshnjë në fëmijë dhe më pas të rritur, rritja dhe zhvillimi i tyre ndjek disa parime dhe modele. Në secilin stad të zhvillimit fëmijët janë fizikisht dhe mendërisht të aftë të realizojnë disa lloj detyrash. Fëmijët zhvillohen përmes fazave të vazhdueshme, të rregullta dhe të organizuara të rritjes. Ata rriten dhe zhvillohen në mënyra të ndryshme. Fëmijët kanë gjithashtu ritme të ndryshme rritjeje, sepse çdo fëmijë është unik dhe zhvillimi individual i një fëmije është i ndryshëm nga ai i një fëmije tjetër. Kjo do të thotë që çdo fëmijë zhvillohet në kohën dhe në mënyrën e tij. Çdo periudhë moshore ka karakteristikat e saj specifike. Gjatë çdo stadi të jetës nga foshnjëria deri në moshën parashkollore fëmijët me “zhvillim normal” janë në gjendje të realizojnë detyra të caktuara. Aftësitë janë të ngjashme për të gjithë fëmijët që i përkasin një kategorie të caktuar moshore. Megjithëse fëmijët zhvillojnë disa kapacitete në një mënyrë të caktuar, mosha në të cilën ato zotërojnë shprehi të caktuara, mund të ndryshojë. Disa fëmijë mund t’i kalojnë disa stade më shpejt, disa të tjerë më ngadalë. Por variacione mund të ketë edhe vetë fëmija nga njëri stad tek tjetri. Kështu p.sh. fëmija mund të kalojë më shpejt një stad zhvillimi, por mund të qëndrojë më gjatë në një stad tjetër. Detyrat dhe shprehitë specifike të zhvillimit që karakterizojnë çdo nivel moshor duhet të konsiderohen si një mesatare e asaj që zakonisht arrihet gjatë atij niveli. Edhe mesatarja që llogaritet për çdo nivel moshor është shumë e ndryshme. Fëmijët mund të jenë duke u zhvilluar “shumë normalisht” edhe nëse ata janë pranë njërit apo tjetrit skaj, ku përfshihen mesataret e treguesve të zhvillimit. Variacionet e normalitetit nuk duhet të ngatërrohen me çrregullimet që mund të shfaqen në zhvillimin e fëmijës në faza të ndryshme të procesit të rritjes. Duhet theksuar se treguesit e zhvillimit tregojnë vetëm një mesatare që arrihet normalisht për çdo moshë. Mund të ndodhë që fëmijët të mos e ndjekin me përpikmëri këtë linjë dhe ritëm zhvillimi, pasi zhvillimi normal njerëzor of9 ron variacione të shumta. Fëmijët kanë nevojë të vlerësohen dhe monitorohen nga personeli i kujdesit shëndetësor për të zotëruar më mirë dhe më shpejt etapat kryesore të rritjes dhe zhvillimit të tyre. Në themel të çdo vlerësimi pediatrik duhet të qëndrojë ekzaminimi fizik i fëmijës, pa nënvlerësuar edhe monitorimin e gjendjes psiko-emocionale dhe këshillimi për një rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Truri zhvillohet në mënyrë të shpejtë përpara lindjes dhe gjatë tre viteve të para të jetës. Është pikërisht kjo periudhë kur ndërhyrjet duhen të jenë sa më të efektshme për të mbështetur zhvillimin e trurit. Mirëqenia fizike e fëmijës është përbërësi i parë thelbësor për të siguruar një zhvillim të mirë të trurit. Njësoj të rëndësishme janë gjithashtu stimulimi i zhvillimit dhe ndërveprimi social me fëmijën, familja, mjedisi kulturor dhe komuniteti ku rritet fëmija. Në procesin e zhvillimit të fëmijës luan rol si trashëgimia, ashtu edhe mjedisi ku zhvillohet fëmija. Dallimet individuale ndërmjet fëmijëve mund të ndikohen edhe nga faktorët mjedisorë. Fëmijët vijnë në jetë me disa aftësi dhe potenciale të lindura. Por mjedisi rrethues vepron për të formuar, për të nxitur, ose për të kufizuar këto aftësi. Për arsye të kompleksitetit të qenies njerëzore është e vështirë të përcaktohet marrëdhënia midis potencialit të trashëguar dhe ndikimit të mjedisit. Por është e rëndësishme të theksohet se në procesin e rritjes dhe zhvillimit të fëmijës ndikojnë si influencat biologjike dhe të trashëguara, ashtu edhe ngjarjet mjedisore. Një ekzaminim tërësor i fëmijës duhet të jetë pjesë e çdo vizite shëndetësore që fëmija bën për kontrollin e rritjes dhe zhvillimit. Ky udhërrëfyes do jetë një instrument shumë praktik për të përcaktuar nëse një fëmijë është duke u rritur dhe zhvilluar normalisht apo jo. Identifikimi i hershëm i fëmijëve me vonesa zhvillimi është shumë i rëndësishëm në diagnostikimin e këtyre vonesave dhe në sigurimin e ndërhyrjeve të hershme terapeutike. 10 PËRKUFIZIME TË PËRGJITHSHME Ç’ ËSHTË RRITJA DHE ZHVILLIMI Rritja është një proces pjekurie e përgjithshme e organizmit që zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme, që nga momenti i konceptimit deri në arritjen e moshës së rritur, e cila përmbledh rritjen në gjatësi, peshë dhe evolucionin dentar. Zakonisht rritja dhe zhvillimi ndjekin të njëjtën rrugë por kur kemi mospërputhje lindin edhe probleme. Rritja kupton rritjen në madhësi trupore gjatë një periudhe të caktuar kohore. Por rritja e fëmijës nënkupton diçka më shumë sesa ndryshimet trupore, apo sesa rritja fizike e tij. Rritja është rezultat i dy fenomeneve që janë të lidhura ngushtë me njëri–tjetrin: shumëzimit qelizor shtimit të masave protoplazmike nga njëra–tjetra dhe diferencimit e specializimit qelizor nga ana tjetër. E thënë ndryshe: Rritja është progresion i ndryshimeve të fëmijës në komponentë të tillë si: pesha, gjatësia, perimetri i kokës, bazuar në standardet e përcaktuara për një popullatë të caktuar. Ndryshimet gjatë rritjes së fëmijës duhet të interpretohen dhe analizohen në kontekstin e potencialit gjenetik që disponon fëmija, por edhe duke marrë në konsideratë influencën e faktorëve mjedisorë. Ç` KUPTOJMË ME ZHVILLIM Kur flasim për zhvillimin si një proces, nënkuptojmë “ndryshime që realizohen gjatë kohës në strukturën, mendimin dhe sjelljen e personit si rezultat i influencave të mjedisit dhe atyre biologjike”. Zhvillimi është një proces hapjeje, shtrirjeje dhe pjekurie në një formë më komplete dhe komplekse. 11 Termi aplikohet duke marrë në konsideratë fëmijën në tërësinë e tij dhe nënkupton procesin e rritjes, pjekurinë intelektuale, fitimin progresiv të funksioneve të reja dhe të modeleve të sjelljeve më të sofistikuara. Procesi i zhvillimit të fëmijës është një proces shumë i rëndësishëm. Që një fëmijë të zhvillohet plotësisht atij i duhet një kohë shumë e gjatë. Nëntë muaj të zhvillimit prenatal ndiqen nga 18 vite të procesit të rritjes. Kjo periudhë prej gati 19 vjetësh është gati një e treta, ose një e katërta e jetëgjatësisë së pritshme. Nga ana tjetër zhvillimi i fëmijës është shumë i rëndësishëm sepse personaliteti i adultit i ka rrënjët e tij në fëmijëri. Se çfarë jemi dhe se çfarë bëjmë ne si të rritur përcaktohet nga fakti se si i kemi jetuar ngjarjet e pashmangshme të fëmijërisë dhe se si jemi zhvilluar. Gjatë studimit dhe vlerësimit të zhvillimit të fëmijës është e rëndësishme të merren në konsideratë aspekte të ndryshme që e karakterizojnë si p.sh.: zhvillimi i sistemit motor dhe ai i gjuhës, duke i integruar në mënyrë të tillë që të krijohet një vizion i të gjithave së bashku. Për të kuptuar plotësisht se çfarë kuptohet me zhvillim duhen kuptuar mirë mekanizmat që janë në origjinë të tij, të tilla si: formimi dhe funksioni normal i sistemit nervor, një mjedis rritje që të sigurojë në të gjitha fazat e zhvillimit, “ushqimin” e duhur për zhvillim, mundësia për të kuptuar mësimet e për ti vënë në praktikë, prezenca e stimujve të duhur dhe lavdërimeve. Zhvillimi varet nga trashëgimia gjenetike dhe ndikohet nga faktorë biokimik dhe ngjarje mjedisore, një zhvillim jo i përshtatshëm mund të rrjedhë nga një ndryshim gjenetik, nga një mungesë mundësish, stimujsh dhe lavdërimesh dhe nga ndërhyrja e ngjarjeve të dëmshme dhe shkatërruese. TERMAT E PËRDORUR NË VLERËSIMIN E ZHVILLIMIT Maturimi ose pjekuria është procesi i perfeksionimit dhe arritjes së maturitetit (pjekurisë). Ky term shumë shpesh përdoret si sinonim i zhvillimit, megjithatë ai i referohet kryesisht mekanizmave që janë në bazë të tij. Kështu në lidhje me zhvillimin njerëzor, me maturim kuptohet evolucioni struktural dhe funksional i sistemit nervor. Termat “normale” dhe “mesatare” janë terma që përdoren gjerësisht gjatë zhvillimit të fëmijës. Me normale kuptohet ajo që është tipike, e zakonshme, e pranueshme, e shëndetshme dhe pa anomali. Me mesatare kuptohet pika rreth së cilës vlerat e tjera shpërndahen në mënyrë të njëjtë. Të dyja këto terma duhen përdorur në mënyrë korrekte dhe përdorimi jo i duhur shpesh shkakton konfuzion. Normal është një term përshkrues që mund të përdoret në çdo fëmijë që paraqet karakteristikat tipike të moshës së tij. Mesatare është një term që ka rrjedhur nga statistika dhe lidhet me faktin që është kryer një matje e një parametri të caktuar. P.sh.: një 12 fëmijë normal në një grup bashkëmoshatarësh normal mund të përcaktohet si mesatar për disa karakteristika të caktuara, si; gjatësia, pesha, koeficienti intelektual n.q.s fëmijë të tjerë paraqesin vlera më të larta, ose më të ulëta. Këto terma duhen përdorur me kujdes gjatë bisedës me prindin për të shmangur ankth e konfuzion të kotë. Prindërit mund të përshkruajnë fëmijën e tyre si një subjekt që futet tek mesatarja kur atyre u duket normal dhe me karakteristika tipike të familjes. Sipas kësaj pikëpamje, fëmijët me aftësi plotësisht të ndryshme nga njëri-tjetri që u përkasin familjeve të klasave sociale të ndryshme mund të klasifikohen si fëmijë me zhvillim mesatar. Nëse i thuhet prindërve që fëmija i tyre është me zhvillim intelektual mesatar kjo do të thotë që në testet për zhvillimin intelektual fëmija ka arritur pikëzimin që i korrespondon mesatares së popullatës, ndërsa për vetë këtë familje ky fëmijë mund të konsiderohet sipër ose poshtë vlerave normale të saj. Një zhvillim i papërshtatshëm mund të manifestohet në aspekte të ndryshme. Dy terma të përdorimit të zakonshëm që shkaktojnë konfuzion dhe keqkuptim janë ”ngadalësim” dhe ”vonesë”. Ngadalësim kemi kur zhvillimi i fëmijës nuk vijon në mënyrën e duhur dhe shpejtësia e zhvillimit është më poshtë, krahasuar me atë normalisht të pranueshme. Prindërit shpesh mendojnë që një fëmijë me zhvillim të ngadalshëm mund të arrijë një nivel maturiteti të kënaqshëm nëse stimulohet ose madje dhe ta bëjë vetë spontanisht. Vonesë përdoret kur zhvillimi është nën nivelin normal të parashikuar. Disa refuzojnë ta përdorin si term për shkak të kuptimit thellësisht negativ. Për këtë termi duhet përdorur me shumë kujdes kur komunikojmë me prindërit. Disa e interpretojnë si një ”bllokim” i cili kur arrihet të hiqet, fëmija zhvillohet normalisht. Rritja dhe zhvillimi janë dy procese të lidhura ngushtë me njëri–tjetrin. Ato janë procese të pjekurisë së përgjithshme të organizmit që përparon në mënyrë të vazhdueshme që nga momenti i konceptimit deri në arritjen e moshës së një të rrituri. Në të kuptuarit e procesit të rritjes dhe zhvillimit përfshihen katër parime bazë: 1. Rritja, si proces i vazhdueshëm dhe i rregullt, 2. Karakteristikat specifike të niveleve të ndryshme moshore, 3. Dallimet individuale, 4. Përballja me mjedisin biologjik–social. VLERËSIMI I RRITJES DHE ZHVILLIMIT NGA PERSONELI SHËNDETËSOR Një nga objektivat kryesore të punës së pediatrit është që të ndihmojë fëmijën 13 për të kaluar fazat e rritjes dhe zhvillimit, me qëllim që në fund të bëhet një i rritur i formuar mirë. Një mjet i rëndësishëm për të arritur këtë qëllim është, monitorimi i çdo fëmije për të vlerësuar procesin normal të rritjes dhe zhvillimit dhe kontrolli i vazhdueshëm për anomali të rritjes dhe zhvillimit. Monitorimi i rritjes dhe zhvillimit të fëmijës duhet të bëhet nëpërmjet: • Bisedës me prindërit duke dëgjuar shqetësimet e tyre. • Ndjekjes në dinamikë të zhvillimit të fëmijës. • Ndjekjen e rritjes nëpërmjet kurbave të rritjes • Vëzhgimeve që i bëhen fëmijës gjatë vizitave për monitorimin e rritjes dhe zhvillimit. • Identifikimit të faktorëve të rrezikut, apo faktorëve mbrojtës. • Monitorimit të gjithë fushave të zhvillimit në mënyrë periodike nëpërmjet testeve të depistimit të standardizuara, apo së paku të vlerësuara. • Dokumentimit të gjetjeve. Udhërrëfyesi rekomandon që testet ose procedurat që përdoren për kapjen e hershme të një gjendje specifike duhet të ndodhin në kontekstin e një shërbimi të ofruar, që përfshin: • protokollet e vlerësimit, ekzaminimit, këshillimi; të shkruara qartë • trajnimi i përshtatshëm i stafit • udhëzime dhe rrugë të qarta për referim • procedura të standardizuara mbi ndjekjen e fëmijës me të dhëna jo normale mbi vlerësimin dhe ekzaminimin klinik • mënyra të qarta për komunikimin midis personelit shëndetësor • dokumentimi i ekzaminimeve të kryera, gjetjet e tij dhe veprimet e marra nga qendra shëndetësore, si dhe dokumentimi në fletoren personale të shëndetit të fëmijës të mbajtur nga prindërit. RRUGËT E KUJDESIT TË OFRUAR Udhërrëfyesi ofron një përditësim të përmbledhur dhe të përditësuar mbi “çfarë duhet të bëhet” në kujdesin shëndetësor parësor, lidhur me kujdesin për mirërritjen dhe shëndetin e fëmijës duke zgjeruar edhe fokusin “si ta bëjmë” brenda sistemit shëndetësor të ofruar. Ai është bazuar mbi udhëzimet dhe rekomandimet e Akademisë Amerikane të Pediatrisë, Shoqatës Kanadeze të pediatrisë, OBSH dhe UNICEF. Udhërrëfyesi përshkruan përmbajtjen e vizitës në këto komponentë: parandalimi dhe kapja e problemeve shëndetësore, promocioni shëndetësor dhe udhëzime paraprake për prindërit. Koha për të ofruar një kontroll periodik të rritjes dhe zhvillimit tek fëmija nuk 14 është vetëm një vizitë. Ajo ndodh gjatë gjithë kohës së zhvillimit të një fëmije dhe mund të ofrohet nga profesionistë të ndryshëm të shërbimit shëndetësor, në shërbime të ndryshme shëndetësore duke filluar nga kujdesi parësor deri në atë spitalor. Duke pasur parasysh rëndësinë e evidencave për të mbështetur shumë komponentë të vizitës së monitorimit të rritjes dhe zhvillimit, në secilën vizitë të përshkruar në këtë udhërrëfyes është përshkruar edhe evidenca, apo praktika e mirë që mbështesin këto rekomandime. VIZITA PËR MONITORIMIN E RRITJES DHE ZHVILLIMIT Vizita për vlerësimin e monitorimit tek fëmija, në terma të rezultatit të matur, është e lidhur me përmbajtjen dhe efektivitetin e saj. Pa dyshim që vizita ka vlerë nëse një detyrë e caktuar kryhet mirë. Në mënyrë alternative, një vizitë që kërkon të kryejë shumë gjëra dhe i bën ato jo mirë, vlerësohet dhe gjykohet si jo efektive. Vizita e vlefshme përfshin ofrimin e ndërhyrjeve më të përshtatshme nëse ato bëhen efektive. Kështu detyra e personelit shëndetësor është të përcaktojë cilat ndërhyrje janë më të rëndësishme dhe si të ofrohen ato siç duhet. Një vizitë mund të ofrohet me shumë ndërhyrje, ose aktivitete të mundshme nga personeli shëndetësor për pacientin. Ndërhyrjet përfshijnë: • marrjen e anamnezës shëndetësore, • administrimin e pyetësorëve, ose mjeteve të depistimit (p.sh.: kurbat e rritjes), • kryerjen e një ekzaminimi fizik, • diskutimin me prindërit dhe ofrimin e udhëzimeve dhe këshillimeve paraprake të përshtatshme me moshën e fëmijës. Disa prej ndërhyrjeve të vlerësimit të rritjes dhe zhvillimit ndodhin në shumë prej vizitave. Gjithashtu udhërrëfyesi propozon promovimin e peshës së shëndetshme e vlerësimin e shëndetit mendor dhe mirëqenien emocionale si ndërhyrje universale. Por duhet thënë se mjaft ndërhyrje gjatë periudhës së fëmijërisë që kanë përfitime nga kapja e hershme, mosha në të cilën ato shfaqen, mund të ndryshojnë në varësi të ritmeve individuale të pjekurisë së fëmijës si dhe në varësi të faktorëve biologjik dhe mjedisor. Për këtë arsye kërkohet një vlerësim, dhe monitorim periodik. Aktivitetet e monitorimit janë të gjera dhe përveç ekzaminimit të rritjes dhe zhvillimit përfshijnë vlerësimin e shqetësimeve të fëmijës, vëzhgimet dhe kryerjet e ekzaminimeve dhe depistimeve rutinë dhe selektive. Udhërrëfyesi i bazuar në evidenca konfirmon se vlerësimi periodik ka vlerë në gjetjen jo vetëm të fëmijës me një gjendje ose problem që kërkon ndërhyrje, 15 por gjithashtu përcakton edhe rreziqet biologjike dhe mjedisore për fëmijën për të pasur një problem shëndetësor dhe përfitimet që mund të merren nga aktivitetet parandaluese dytësore. Dokumenti thekson gjithashtu se aktivitetet e monitorimit megjithëse fleksibël dhe të kryera në vazhdimësi; duhet të kryhen brenda kornizës së principit të bazuar mbi evidenca, ku çdo aktivitet duhet të sjellë më shumë përfitime se dëm. Për më tepër aktivitetet e survejancës duhet të jenë të përshtatshme për kapjen e hershme të problemeve të përcaktuara qartë dhe problemeve specifike që nuk priten të kapen në një kontroll të vetëm, sepse ato mund të zhvillohen ose luhaten me kohën. Udhërrëfyesi përmbledh këto komponentë kryesorë në çdo vizitë survejimi dhe monitorimi rritje dhe zhvillimi që kryen personeli shëndetësor. 1. Ekzaminimi komplet i rritjes fizike dhe fushave të zhvillimit Evidencat tregojnë se ndjekja e rregullt në periudha të caktuara moshore duke përdorur një mjet të unifikuar dhe strukturuar për vlerësimin e rritjes dhe zhvillimit, rrit përqindjen e kapjes me ndjeshmëri dhe specificitet rreth 90% ose më të lartë. Pra kjo është konsideruar si praktikë e mirë klinike. (II) Faktorët e rrezikut sipas moshës lidhur me rritjen dhe zhvillimin Gjatë një ekzaminimi të rritjes dhe zhvillimit ka rëndësi të vlerësohen faktorët e rrezikut si më poshtë: HAPI 1: • Mbledhja informacionit - marrja e historisë për çdo fëmijë, - plotësimi një pyetësori paraprak nga prindërit, - vlerësimi pyetësorit të plotësuar, - përcaktimi pikave të forta. • Kryerja e matjeve dhe plotësimi i grafikëve të kurbave të rritjes - gjatësia/lartësia, - pesha, - cirkumferenca e kokës, - IMT. • Ekzaminimi fizik • Depistimi • Vlerësimi i gjendjes së zhvillimit të fëmijës - pyetësorët për vlerësimin e zhvillimit sipas moshave dhe stadeve. • Depistimi psiko-social i familjes - A ka ndonjë anomali në kryerjen e të gjitha vlerësimeve të mësipërme? Jo: kalohet tek aktivitetet e promocionit shëndetësor - Në se po, ka mundësi: kalohet tek 16 HAPI 2: • Vlerëso më tej - vlerësimi i depistimit të zhvillimit, - ekzaminimi i dëgjimit dhe shikimit, - bërja e testeve laboratorike (p.sh.: hemoglobina). • Vlerëso rezultatet • Identifikim i problemit - ka të ngjarë normal - i pasigurt - anormal Çfarë duhet bërë më tej? • Zgjidhjet - siguro dhe prano anët e forta të familjes dhe fëmijës; kalo tek aktivitetet e promocionit shëndetësor, - planifiko ndjekjen, - refero tek specialistët për vlerësim të mëtejshëm. 2. Promocioni shëndetësor Aktivitetet e promocionit shëndetësor janë mundësi e mirë për mbrojtjen e shëndetit të fëmijës, ato zhvendosin fokusin mbi atë që familja bën mirë dhe si mund të ndihmohen të bëjnë më mirë për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës. Personeli kujdesit shëndetësor i përdor këto aftësi që të ndihmojë familjen. Kjo është një mundësi të zhvillohen çështje me rëndësi për sigurinë, ndihmojnë familjen të adresojë probleme/çështje të marrëdhënieve në familje, të vlerësojë shërbimet në komunitet. Procesi i udhëzimit paraprak dhe këshillimit mund të përshkruhet si vlerësimi problemeve/çështjeve me të cilat fëmija dhe familja e tij përballen dhe dhënien e këshillave që janë konsekuente me zhvillimin. 3. Udhëzime për prindërit mbi rritjen dhe zhvillimin Që një udhëzim paraprak të jetë efektiv duhet të jetë i përshtatur në kohë (i ofruar në moshën e duhur) i përshtatshëm për fëmijën dhe familjen në komunitetin e tyre dhe me rëndësi, në mënyrë që rekomandimet kyçe të përdoren nga familja. Udhërrëfyesi ofron teknika që asistojnë personelin e kujdesit shëndetësor në dizenjimin efektiv dhe efikas në kohë, të ndërhyrjeve për supervizimin e shëndetit të fëmijës. 4. Parandalimi i sëmundjes Ndërhyrja e dytë thelbësore për monitorimin e rritjes, zhvillimit dhe shëndetit të fëmijës është parandalimi sëmundjes, që mund të përfshijë aktivitetet 17 parësore të parandalimit, të aplikuara tek e gjithë popullata; dhe aktivitete parandalimi dytësor që synojnë pacientët me faktorë rreziku. P.sh.: rekomandimi që të gjitha foshnjat të vendosen për të fjetur shtrirë në shpinë për të parandaluar sindromën e vdekjes së papritur të foshnjës, është një ndërhyrje e suksesshme parësore. Gjithashtu edhe imunizimi është një aktivitet thelbësor për parandalimin e sëmundjes tek foshnja e vogël. Udhërrëfyesi asiston personelin e kujdesit shëndetësor për fëmijën për të individualizuar strategjitë për parandalimin e sëmundjes për komunitetin, për familjen dhe fëmijën në mënyrë specifike. Në udhërrëfyes ka gjithashtu çështje të parandalimit primar dhe sekondar të ndara sipas moshës dhe stadit të zhvillimit. 5. Kapja e sëmundjes Kapja e sëmundjes kryhet në të gjithë grup moshat gjatë një vizite supervizimi për monitorimin e rritjes dhe zhvillimit. Skema e mëposhtme tregon modelin që mund të përdorë personeli i kujdesit shëndetësor. STRUKTURA E NJË VIZITE MBIKËQYRËSE PËR RRITJEN DHE ZHVILLIMIN E FËMIJËS Gjatë vizitës për monitorimin e shëndetit të fëmijës, personeli kujdesit shëndetësor merr dhe analizon historinë e fëmijës, si dhe të dhënat objektive të ekzaminimit fizik dhe ekzaminimet për depistimin. Pasi zhvillohet vlerësimi, hartohet një plan për të adresuar çdo gjetje pozitive. Informacioni subjektiv mund të plotësohet edhe nga një pyetësor paraprak subjektiv, që mund ti kërkohet ta plotësojë prindi/kujdestari, përpara se të vijë në datën e caktuar për vizitën e radhës. Ashtu sikurse tregohet në listën më poshtë, kategoritë nën përkufizimin “subjektiv” janë konsekuente me temat që ofrohen për këshillime dhe udhëzime për promocionin e shëndetit, për monitorimin e rritjes dhe zhvillimit. Subjektive: • Pyetje të hapura që nxisin shqetësimet • Survejanca e zhvillimit • Ushqyerja, aktiviteti fizik dhe gjumi • Shtëpia, shkolla shëndeti mendor dhe pikat e forta • Siguria Objektive: • IMT, shikimi, dëgjimi dhe ekzaminime të tjera depistuese • Ekzaminimi fizik • Vlerësimi fizik 18 Vlerësimi: • Rritja fizike (matja e peshës dhe gjatësisë) • Zhvillimi fizik dhe emocional (normal) • Plani • Udhëzime paraprake • Vaksinimi Koha e kryerjes së vizitës: Vizitat e monitorimit të rritjes mund të zgjasin më shumë se një vizitë për fëmijën e sëmurë. Të dhënat nga evidencat gjetën se mesatarja e kohëzgjatjes së një vizite parandaluese kujdesi zgjasin rreth 28-30 minuta në varësi nga mosha e fëmijës. Kompleksiteti i pyetjeve për familjen është shpesh një përcaktues i kohëzgjatjes së vizitës, ashtu si dhe nevojat për fëmijën që janë gjetur përpara vizitës ose janë kapur gjatë vizitës. Udhërrëfyesi ofron zgjidhje si të përmirësohen proceset organizative dhe klinike në procesin e monitorimit të rritjes dhe zhvillimit në qendrën shëndetësore që ofron kujdes për mirërritjen e fëmijës. Për qëllime diskutimi dhe eficiencë praktike mund të llogaritet rreth 1518 minuta si kohë e zgjedhur për bisedën kokë më kokë midis personelit të kujdesit shëndetësor dhe fëmijës/prindit. Kjo kohë nuk përfshin kohën e depistimit për pacientin që mund të përfshijë pyetësorët e prindërve, depistimin për zhvillimin dhe kohën profesionale të kujdesit për fëmijën. Për të arritur maksimumin e kohës në dispozicion për promocionin shëndetësor në vizitë kërkohet që personeli shëndetësor të qartësojë objektivat për vizitën, identifikojë nevojat në familje, prioritizojë qëllimet që ka për familjen gjatë një vizite të caktuar dhe konsiderojë mënyrat që të adresojë çështje që nuk mund të mbulohen në vizitë. PËRMBAJTJA E VIZITAVE TË KONTROLLIT TË RRITJES DHE ZHVILLIMIT SIPAS MOSHËS SË FËMIJËS Çdo vizitë brenda moshave dhe stadeve të zhvillimit fillon me një seksion prezantues që thekson/nënvizon konceptet themelore të çdo moshe. Prioritetet për vizitën Udhërrëfyesi ka përcaktuar 5 prioritete për secilën vizitë. Këto prioritete dhe elementet përbërës të tyre ndihmojnë personelin shëndetësor që të fokusohet mbi vizitën mbështetur mbi prioritetet më kryesore në këtë moshë. Prioritetet janë hartuar mbi evidencat ekzistuese. 1. HISTORIA/ANAMNEZA Në secilën vizitë komponenti historisë fillon me udhëzimin më poshtë: 19 Përpara se të fillojë vlerësimi i rritjes dhe zhvillimit të fëmijës, nga punonjësit e shëndetësisë është e nevojshme të zhvillohet një intervistë/ bisedë me prindërit e fëmijës, veçanërisht me nënën/kujdestarin primar të fëmijës për marrjen e historisë/anamnezës. Historia mund të merret mbi shqetësimet e familjes dhe preferencat, ose stilin e praktikuar nga personeli kujdesit shëndetësor, ose duke përdorur një pyetësor të vizitës të përshtatshëm me moshën për prindin. Historia/anamneza është përcaktuar e tillë që të vlerësojë anët pozitive, pikët e forta, të kryej monitorimin dhe të rrisë informacionin dhe ti japë mundësi personeli shëndetësor të kuptojë situatën e familjes dhe fëmijës dhe të drejtojë punën e tyre së bashku. Udhëzimet gjithashtu sugjerojnë pyetje që mund të nxisin diskutimin më në thellësi rreth disa prioriteteve për vizitën sipas moshës së fëmijës. Informacionet që duhet të mblidhen në përfundim të intervistës kanë të bëjnë me: • Shëndetin e nënës (kontrolli i nënës pas lindjes dhe rifillimi i aktiviteteve të saj të jetës së përditshme, nevojat dhe shqetësimet e saj depresioni, ankthi), rolet dhe përgjegjësitë e prindërve, sistemet e mbështetjes së familjes, marrëdhëniet motër–vëlla brenda familjes, situata familjare pas ardhjes në jetë të fëmijës). • Perspektivat e shëndetit të nënës dhe hapat që ajo duhet të ndërmarrë për t’u kujdesur për veten. Nënat në këtë fazë mund të ndjehen të trishtuara, të lodhura, të frustruara, të dekurajuara, të zhgënjyera në aftësinë e tyre për t’u kujdesur për foshnjën e tyre. Personeli i kujdesit shëndetësor duhet të marri në konsideratë presionet ekonomike në familje, nevojën e nënës për t’u rikthyer në punë brenda një periudhe të shkurtër, nevojën për t’u kujdesur për fëmijët e tjerë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të tjera familjare, shoqërore. • Eksplorimin e marrëdhënies nënë–bebe, përcaktimi i nivelit të bashkëveprimit të tyre, i cilësisë së lidhjes mes nënës dhe foshnjës. • Analizimin e faktorëve që ndikojnë në marrëdhënien e foshnjës me nënën, duke marrë në konsideratë edhe aspektet specifike të mjedisit që e ndikojnë këtë proces. • Përshtatjen e prindërve me rolet e reja prindërore. Roli i babait dhe vendi i tij në lidhje me kujdesin ndaj fëmijës. Koha që baballarët kalojnë me fëmijën. • Shqetësimet dhe nevojat e nënës. Ofruesit e shërbimit duhet të referojnë nënën ose të japin informacionet e nevojshme në qoftë se nëna shpreh ndonjë shqetësim në lidhje me shëndetin e saj, në të gjithë komponentët e tij (shëndeti fizik, mendor, emocional, etj..). 2. VËZHGIMI I NDËRVEPRIMIT PRIND-FËMI Aktivitetet e supervizimit shëndetësor fillojë me vëzhgimin e ndër-veprimit 20 prind-fëmijë. Shpesh ky vlerësim është një pikë fillimi për punën që do kryhet gjatë vizitës. 3. SURVEJANCA E ZHVILLIMIT Survejanca e zhvillimit kryhet në çdo vizitë kontrolli me fëmijën dhe këto vëzhgime janë të rëndësishme në vizitat monitoruese dhe mbikëqyrëse për mirërritjen e fëmijës. Mbikëqyrja është vëzhgimi në periudha kohore i arritjes së një guri themeli të zhvillimit. Për të ndihmuar personelin shëndetësor në këtë vëzhgim secila vizitë përfshin një diskutim të gjatë mbi nuancat e zhvillimit për moshën që ka fëmija. Ndërsa fëmijët rriten “detyrat e zhvillimit të foshnjërisë” marrin një pozicion qendror në këtë vlerësim. Një listë përfundimtare e detyrave të zhvillimit nuk ekziston por në këtë udhërrëfyes janë përmbledhur lidhjet me familjen dhe moshatarët, kompetencat, vetë-efikasiteti, pavarësia dhe afrimiteti si komponentë me rëndësi për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve më të rritur. Depistimi për progresin e zhvillimit jepet në pjesën e depistimit tek një vizitë kontrolli. Depistimi i zhvillimit përdor disa mjete normale për vlerësimin që njihen për ndjeshmëri dhe specifitet. Depistimi strukturuar i zhvillimit rekomandohet të kryhet në moshën 9 muajsh, 18 muajsh, 2 vjeç dhe 2 e ½ vjeç për të gjithë fëmijët Depistimi selektiv, i targetuar kryhet kur ka indikacion nga anamneza, ose të dhënat e gjetura gjatë mbikëqyrjes dhe ekzaminimit fizik. 4. EKZAMINIMI FIZIK Ekzaminimi fizik është një pjesë kryesore e çdo vlerësimi pediatrik, për këtë arsye është pjesë e çdo vizite kontrolli për mirërritjen e fëmijës. Ekzaminimi fizik duhet të jetë gjithëpërfshirës, i fokusuar mbi vlerësime specifike sipas moshës së fëmijës, mbi arritjen e zhvillimit dhe nevojat që mund të dalin nga anamneza e fëmijës. Pjesa e çdo vizite hapet më udhëzimet e mëposhtme: Një ekzaminim i plotë fizik përfshihet si pjesë e çdo vizite supervizioni. Personeli i kujdesit shëndetësor duhet të përfshijë disa komponentë që janë të nevojshëm për ekzaminimin e një fëmije në një moshë specifike ose stad zhvillimi. Ky ekzaminim ka rëndësi sepse krijon mundësi për kapjen e një sëmundje të fshehtë ose të ngadaltë, por për më shumë ekzaminimi ofron një mundësi për personelin e kujdesit shëndetësor që të modelojë respektin për fëmijën, të edukojë fëmijën dhe prindin rreth trupit dhe rritjes së tij dhe 21 të njohë individualitetin e fëmijës pavarësisht gjendjes shëndetësore. Për të gjithë fëmijët çdo vit ekzaminimi do të jetë i ndryshëm, do të tregojë rritjen dhe pjekurinë, dhe do të ofrojë mundësi për diskutim të ndryshimeve fizike të shoqëruara me zhvillimin e shëndetshëm. Ekzaminimi fizik duhet shoqëruar me kohë të përshtatshme të pa ndërprerë për pyetje edhe për fëmijën. Ekzaminimi fizik duhet të përfshijë një vlerësim të rritjes dhe zhvillimit, sepse ndjekja e rritjes dhe zhvillimit ka rëndësi për: • Vlerësimin e shëndetit të fëmijës. Vlerësimi i rritjes dhe zhvillimit është mjeti më i fuqishëm për kapjen e hershme të fëmijëve që mundet të mos duken në pamje të parë si të sëmurë, por që megjithatë kanë një shëndet dhe ushqyerje jo të mirë dhe po vuajnë nga një sëmundje e fshehtë. • Kapjen e hershme të rasteve me probleme të shëndetit mendor, shikimit, dëgjimit ose çrregullimeve neurologjike. • Vlerësimin e ndërhyrjeve që duhen ndërmarrë për rregullimin e situatës. Vlerësimi i rritjes kryhet duke matur: a. peshën e trupit b. gjatësinë (lartësinë) c. cirkumferencën e kokës (perimetri i kokës) Ky vlerësim është i rëndësishëm gjatë gjithë jetës së fëmijës, por ka periudha që rritja është e shpejtë, si p.sh.: gjatë foshnjërisë dhe adoleshencës dhe e ngadaltë në moshën parashkollore. Një fëmijë në rritje është i shëndetshëm. Rritja është mjaft e ndjeshme ndaj faktorëve të jashtëm si: ushqyerja, sëmundja, kushtet social-ekonomike; prandaj monitorimi rritjes është me vlerë të madhe në kujdesin për shëndetin e fëmijës. Keq-ushqyerja (nën-ushqyerja dhe mbi-ushqyerja) mund të kapet nëpërmjet monitorimit të rritjes përpara se shenjat dhe simptomat e saj bëhen të dukshme. Treguesi më i ndjeshëm i rritjes është pesha për moshë. Rruga më e përshtatshme për të monitoruar peshën, gjatësinë është duke përdorur kurbat e rritjes. Treguesit kryesorë për vlerësimin e rritjes së fëmijës janë: • pesha/moshë; P/M • peshë/gjatësi; P/GJ • gjatësia/moshë; Gj/M • indeksi i masës trupore; IMT Treguesi Peshë/Moshë; P/M; Ky është treguesi më i lehtë dhe i shpejtë për të vlerësuar gjendjen e rritjes së fëmijës. Ndryshime të ndjeshme të këtij treguesi mund të shikohen edhe 22 në periudha shumë të shkurtra, ose në pak ditë. Kjo është një arsye që treguesi peshë/moshë përdoret në kurbat e rritjes. Ky është tregues akut i keq-ushqyerjes proteino-energjetike dhe mbi-ushqyerjes. Matja e peshës ka përdorim të gjerë klinik, jo vetëm si tregues i rritjes, por përdoret si indeks i sëmundshmërisë, ushqyerjes së varfër dhe deprivimit emocional. Shkaqet më të zakonshme për mos-shtim në peshë janë: • • • • • • • Nën-ushqyerja Abandonimi, neglizhenca, deprivimi psiko-socio-emocional Keq-absorbimi (fibrozë kistike, sëmundje celiake, etj..) Sëmundje kronike, sëmundje kronike infektive Sindromi kongenitale Sëmundje kongenitale të zemrës Sëmundje neuro-endokrine, apo metabolike Treguesi Peshë/Gjatësi; P/GJ Ky është një tregues më specifik, në lidhje me treguesin peshë/moshë, i cili nuk bën dallime midis një fëmije të gjatë dhe të dobët dhe një fëmije të shkurtër gjenetikisht dhe të shëndoshë. Por duhet thënë se për monitorimin e përditshëm të rritjes së fëmijës, treguesi peshë/gjatësi, ka më pak avantazhe se sa treguesi peshë/moshë. Ky është një tregues më sensitiv për vlerësimin e gjendjes ushqyese, është i pavarur nga mosha (mund të përdoret nga mosha 1–10 vjeç). Vlerat e ulëta të këtij treguesi flasin për dobësitë, dhe në pjesën më të madhe tregojnë një proces akut të rënies në peshë të fëmijës e lidhur kjo shpesh me marrjen e pakët të ushqimeve, ose me sëmundje të rënda. Vlerat e larta të këtij treguesi peshë/gjatësi flasin për mbi-peshë. Treguesi Gjatësi/Moshë; Gj/M Matja e gjatësisë është vlerësim i rëndësishëm klinik i rritjes skeletike. Statura e gjatë mund të sugjerojë për: • çrregullime të rritjes, por edhe • probleme të mundshme psikologjike. Statura e shkurtër mund t’i referohet: • • • • • • Faktorëve hereditarë familjarë Fëmijëve me peshë të ulët Maturimit të ngadaltë Kushteve mjedisore dhe rrethanave ambientale jo shumë të favorshme Sëmundjeve organike, fibrozë Kistike Sindromeve kongenitale (Down, Turner) 23 • Çrregullimeve endokrine (deficit i hormonit të rritjes, hipotiroidizëm) Ky tregues është konsideruar si një refleksion i gjendjes ushqyese për një kohë të gjatë (keq-ushqyerje, nën- apo mbi-ushqyerje). Vlerat e ulëta të treguesit flasin për shkurtësi, pra rënie të rritjes lineare të fëmijës, si pasojë e gjendjes jo të mirë shëndetësore. Cirkumferenca e kokës Matja rutinë e cirkumferencës së kokës, është një tregues përcaktues i çrregullimeve që karakterizojnë kokën e vogël (mikrocefalinë) dhe kokën e madhe (makrocefalinë). Cirkumferenca e kokës, duke ju referuar kurbave të rritjes sipas OBSH–së, që është mbi percentilin 97 dhe nën percentilin e 3–të duhet vlerësuar dhe mbajtur në monitorim të vazhdueshëm. “Koka e vogël” e fëmijës mund të jetë: • Kur është një bebe e vogël • Kur ka një tendencë familjare (disa grupe të caktuara etnike kanë kokë të vogël) • Kur janë prezent disa çrregullime kongenitale (mendore) • Kur fëmija ka Kraniostenozë • Kur ka zhvillim anormal neurologjik “Koka e madhe” e fëmijës mund të jetë: • • • • • Kur Kur Kur Kur Kur është një bebe e madhe ka një tendencë familjare është prezent Hydrochephalia ka hematoma, effusion subdural janë prezent disa gjendje shoqëruese me sindrom dismorf kranial Personeli shëndetësor në rastet kur vlerësimet antropometrike të fëmijëve kanë devijim nga percentili 3 dhe 97 duhet të monitorojnë gjendjen e fëmijës në mënyrë të vazhdueshme dhe të vlerësojnë me kujdes çdo etapë. Indeksi i masës trupore (IMT) IMT është një shkallë për të kontrolluar nëse fëmija ka një peshë të përshtatshme për gjatësinë e tij. Përcaktimi i IMT është mënyra më e shpeshtë që vlerëson nëse fëmija është nën peshën normale, me peshë normale, ose mbi peshën normale. Ky është një numër që e interpreton peshën në relacion me gjatësinë e fëmijës. IMT llogaritet duke pjesëtuar peshën e shprehur në kilogramë me gjatësinë, e shprehur në metra katrorë. 24 Sistemet e vlerësimit të rritjes Vlerësimi i peshës dhe gjatësisë Sistemet e vlerësimit që përdoren zakonisht, janë ato të percentileve dhe ai i deviacioneve standard. Me anën e percentileve nxirren disa grafikë ku kurba e mesit e quajtur (Mediana), është percentili 50. Ky percentil për fëmijën që ekzaminohet përfaqëson vlerën mbi ose nën të cilën janë vendosur 50% e subjekteve. Vlerat e grafikëve luhaten nga percentili 3 deri në 97. Të gjithë fëmijët që rriten të shëndetshëm duhet të ndodhen brenda kufijve të këtyre dy percentilëve. Zakonisht vlerat që përfshihen ndërmjet këtyre dy kufijve të percentileve quhen vlera normale. Kurbat e rritjes Rritja e një fëmije vlerësohet me matjen e peshës dhe gjatësisë së tij, pikëzimin e gjetjeve në grafikë dhe krahasimin e tyre me standardet e rritjes sipas OBSH. Vlerësimi i rritjes së fëmijës 1-6 vjeç Për të vlerësuar se si shkon rritja e fëmijës është e nevojshme të maten pesha dhe gjatësia apo lartësia dhe të krahasohen me standardet e OBSH për rritjen dhe zhvillimin sipas moshës dhe gjinisë. Gjatësia e fëmijëve më të vegjël se 2 vjeç matet në pozicionin shtrirë të fëmijës, kurse gjatësia matet për fëmijët më të rritur se 2 vjeç në pozicionin në këmbë. Për këtë, në vitin 2011, Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar futjen dhe zbatimin e standardeve të reja të OBSH për vlerësimin e rritjes së fëmijëve të moshës 0-5 vjeç dhe tashmë ato janë futur në Fletoret e reja të Shëndetit të Fëmijës. Është përgatitur gjithashtu në shqip edhe Kursi aftësues mbi vlerësimin e rritjes së fëmijëve sipas Standardeve të OBSH-së dhe modulet trajnuese përkatëse, duke synuar në aftësimin e personelit shëndetësor për të përcaktuar nëse një fëmijë rritet “normalisht”, ka probleme të rritjes, apo ka tendencë për probleme të tilla, me qëllim që të mund të adresohet në kohë tek specialisti i duhur. Ky kurs trajnimi aftëson personelin e KSHP si të masë saktë peshën, gjatësinë, apo gjatësinë, si të përllogarisë indeksin e masës trupore (IMT) dhe si t’i shënojë këto matje në grafikët e rritjes. Ky kurs është miratuar edhe nga QKEV. Saktësia e matjeve dhe hedhjes së tyre në grafikë është e rëndësishme për identifikimin e problemeve të mundshme. Ai ofron gjithashtu mënyrën e interpretimit të katër indikatorëve të mëposhtëm të rritjes së fëmijës, pa interpretimin njëherësh të të cilëve, nuk do të jetë e mundur identifikimi i 25 problemeve të rritjes: • • • • gjatësia/lartësia-për-moshën pesha-për-moshën pesha-për-gjatësi/lartësinë IMT-për-moshën Kjo mënyrë vlerësimi e rritjes e ndihmon punonjësin shëndetësor në identifikimin jo vetëm të problemeve të rritjes, por edhe të shikojë tendencën për to, e cila është shumë e rëndësishme për parandalimin e shfaqjes të problemeve, të cilat mund të jenë edhe më e vështirë për t’u zgjidhur. Në këto raste personeli i KSHP duhet të bisedojë me nënën, apo kujdestarin e fëmijës për të përcaktuar shkaktarët dhe të merren masat për eliminimin e shkaqeve, si të formave të rënda të nën-ushqyerjes (ngecja, apo stopimi i rritjes së fëmijës), ashtu edhe të formave të rënda të mbi-ushqyerjes (obeziteti). Këta fëmijë duhen referuar nga shërbimet shëndetësore parësore në qendrat e specializuara. Problemet më të lehta, mund të menaxhohen nëpërmjet këshillimit, duke përfshirë këshilla mbi ushqyerjen dhe kujdesin ndaj tyre, por edhe aktivitetin e përshtatshëm fizik me moshën. Që të arrihet përmirësimi i shëndetit të fëmijës duhet që vlerësimi i rritjes së tij të pasohet gjithnjë nga ndërhyrje të përshtatshme dhe efektive. Me rëndësi është që të dhënat e matjeve të rregullta antropometrike të hidhen në Grafikët e rritjes sipas gjinisë, meqenëse djemtë dhe vajzat rriten në madhësi të ndryshme. Fëmijët duhet të peshohen së paku: Pesë herë në vitin e parë të jetës (2, 4, 6, 9, 12 muajsh) Dy herë gjatë vitit të dytë të jetës (18 dhe 24 muajsh) Një herë në vit nga mosha 3, 4, 5 vjeç (36, 48, 60 muajsh) Ofruesit e shërbimit duhet të regjistrojnë moshën e të porsalindurve në ditën e tij/saj të 15-të si peshë të lindjes (afërsisht). Ofruesit e shërbimit duhet të matin peshën e foshnjës në vitin e parë të jetës së tij brenda 10 ditëve para, ose 10 ditë pas (±10 ditë) të vizitave të rekomanduara në muajt e 2, 4, 6, 9, 12-të. Ofruesit e shërbimit duhet të matin peshën e fëmijës brenda 30 ditësh para, ose pas vizitave të rekomanduara (±30 ditë) në muajt e 18, 24, 36, 48, 60 të tij. Megjithatë, veç kësaj skedule, çdo fëmijë duhet të peshohet dhe peshimet duhet të hidhen në grafik, çdo herë që ai/ajo është sjellë në qendrën shëndetësore, për çdo arsye, veçanërisht nëse është i/e sëmurë. 26 5. DEPISTIMI Depistimi i Përgjithshëm/universal Gjatë një vizite duhet kryer edhe depistimi i disa problemeve që mund të ketë fëmija në një moshë të caktuar. Depistimi mund të jetë universal që kupton se duhet kryer tek çdo fëmijë në çdo vizitë. P.sh.: depistimi për zhvillimin dhe autizmin në moshën 18 muajsh janë depistime universale. Depistime të tjera janë selektive bazuar në të dhënat nga vlerësimi rrezikut. Për secilën test depistimi universal që rekomandohet, arsyet mbi të cilat është bërë ky rekomandim bazohen mbi disa praktika të mira klinike dhe evidenca të rekomanduara (p.sh.: nga AAP, SHKP, OBSH dhe UNICEF). 6. DREJTIMI/UDHËZIMI PARAPRAK Udhërrëfyesi ofron detaje gjithëpërfshirëse për aktivitetet udhëzuese dhe këshilluese paraprake. Për çdo vizitë, aktivitetet udhëzuese dhe këshilluese janë prezantuar në mënyra të ndryshme, duke përfshirë informacionin e ofruar të personelit të kujdesit, shembuj pyetjesh, pikat e diskutimit, dhe këshillat, udhëzimet e sugjeruara për prindërit dhe fëmijët. Për çdo vizitë, udhëzimi paraprak është i organizuar nga 5 prioritetet e vizitës dhe elementet përbërës të tyre (p.sh.: performanca shkollore është një prioritet për vizitën në moshën 4 vjeç; elementet përbërës të saj janë strukturuar në eksperiencat e të mësuarit, mundësisë për tu socializuar me fëmijët e tjerë, etj..). Përbrenda çdo elementi përbërës të një prioriteti, udhëzimi paraprak fillon me një shënim të shkurtër për personelin e kujdesit shëndetësor. Këto shënime ofrojnë një kontekst zhvillimi për shembujt e pyetjeve dhe drejtimin që ndiqet, dhe ata mund të theksojnë aspektet e një teme/ave që janë të një rëndësie të veçantë për diskutim. Shembujt e pyetjeve dhe pikat e udhëzimit paraprak ofrojnë një orientim për diskutim dhe bashkëbisedim të përshtatshëm me familjarët dhe fëmijën. Ndonëse disa pyetje janë strukturuar si p.sh.: Pyet Prindin, termi “prind” kupton gjithë llojet e kujdestarëve të cilët kujdesen dhe rrisin fëmijët. Personeli i kujdesit shëndetësor inkurajohet të përshtatin dhe të shtojnë pyetjet dhe udhëzime të tjera nëse nevojitet. 27 EPIDEMIOLOGJIA E PROBLEMEVE TË RRITJES OBSH deklaron se: • Çdo vit 200 milion fëmijë nën 5 vjeç nuk arrijnë potencialin e tyre të zhvillimit konjitiv dhe social. • Si rrjedhojë e zhvillimit jo të mirë shumë fëmijë ka pak të ngjarë të mbarojnë shkollën dhe pra të kenë të ardhura më të pakta kur të jenë adult, gjithashtu si të rritur ato kanë më shumë mundësi të kenë fëmi më herët duke bërë që varfëria dhe zhvillimi jo i mirë të trashëgohen ndër gjenerata. • Por me gjithë evidencat e shumta sektori shëndetësor ka qenë i ngadaltë në nxitjen e zhvillimin e fëmijërisë së hershme dhe mbështetjen e familjeve me informacionin dhe aftësitë e duhura. • Fëmijëria e hershme është faza më me rëndësi për zhvillimin në përgjithësi gjatë gjithë jetës. • Truri dhe zhvillimi biologjik gjatë viteve të para të jetës ndikohet shumë nga mjedisi që rrethon fëmijën. • Eksperiencat e hershme përcaktojnë shëndetin, arsimin dhe pjesëmarrjen ekonomike për pjesën tjetër të jetës. • Ka rrugë të thjeshta dhe efektive për familjet dhe kujdestarët për të siguruar zhvillimin optimal të trurit. • Prevalenca e raportuar e paaftësive tek fëmijët luhatet nga 0.4% (4/1,000 fëmijë) në 12.7% (127/1,000 fëmijë) në varësi të studimit dhe mjetit të vlerësimit të raportuar. I njëjti rishikim tregon se paaftësia intelektuale, ose prevalenca e shëndetit mendor luhatet nga 0.09% në 18.3% midis vendeve. 28 Problemet me shikimin në botë • Në vitin 2006 OBSH vlerësoi se magnituda globale e dëmtimit të shikimit si rrjedhojë e gabimeve refraktive përfshinte 153 milion persona në botë. Të paktën 13 milion fëmijë (moshat 5–15 vjeç) dhe 45 milion të rritur të moshës së punës (mosha 16–49 vjeç) janë prekur në botë. • Gabimet të pakorrigjuara refraktare të syrit janë shkaku kryesor i dëmtimit të shikimit në fëmijët e moshave 5-15 vjeç. • Pra sipas përllogaritjeve nga OBSH, ka afërsisht 314 milion njerëz rreth botës me dëmtim të shikimit si rrjedhojë e sëmundjeve të syrit, ose gabimeve refraktare të pa korrigjuara. Prej këtij numri 45 milion njerëz janë të verbër. Figura: Shkaqet globale të verbërisë nga sëmundjet e syrit, dhe gabimet refraktare. Burimi: Global Initiative for the Elimination of Avoidable Blindness: action plan 2006-2011. World Health Organization. 29 Problemet me dëgjimin • Mbi 5% - 360 milion persona në botë, kanë paaftësi nga humbjet e dëgjimit (328 milion adult dhe 32 milion fëmijë). • Paaftësia e dëgjimit i referohet humbjes së dëgjimit më shumë se 40 dB në veshin që dëgjon më mirë të një adulti dhe humbje dëgjimi mbi 30 dB në veshin e mirë të një fëmije • Humbja e dëgjimit mund të jetë e trashëguar shkaktuar nga rubeola amtare, ose komplikacione në lindje, disa sëmundje infektive si meningjiti, infeksioni kronik i veshit ose disa barna ototoksike, ekspozimi ndaj zhurmës së tepërt. • Gjysma e të gjitha rasteve të humbjes së dëgjimit mund të parandalohet me ndërhyrje parësore. • Personat me humbje të dëgjimit mund të përfitojnë nga mjete të tilla si: ndihmës dëgjimi, implante kokleare dhe nga trajnimi i gjuhës së shenjave me humbje dëgjimi dhe mbështetje sociale. • Prodhimi aktual i mjeteve ndihmëse të dëgjimit plotëson më pak se 10% të nevojave globale. Figura. Prevalenca e humbjes së dëgjimit OBSH. Burimi: WHO global estimates on prevalence of hearing loss Mortality and Burden of Diseases and Prevention of Blindness and Deafness WHO, 2012 30 Të dhënat për Shqipërinë Në MICS 2006 të kryer nga UNICEF dhe INSTAT në Shqipëri u mor edhe një informacion mbi aktivitetet që mbështesin të mësuarit e hershëm. Këto përmblidhnin përfshirjen e të rriturve me fëmijët në aktivitetet e mëposhtme: • • • • • • leximi librave, apo shikimi i figurave në libra me fëmijën, tregimi historive, këndimi i këngëve bashkë me fëmijën, shëtitje me fëmijën jashtë shtëpisë, ose në oborr, luajtjen me fëmijën, kalimi i kohës me fëmijën duke numëruar, ose vizatuar. Rezultatet treguan se: • Në Shqipëri 25.3% fëmijëve merrnin pjesë në 0-2 aktivitete të hershme të nxitjes së të mësuarit. 18.4% e fëmijëve merrnin pjesë në 3-4 aktivitete të hershme të mësuarit dhe 15.8% fëmijë merrnin pjesë në 5-6 aktivitete të hershme të nxitjes së të mësuarit. • Mesatarja e numrit të aktiviteteve që të rriturit angazhoheshin me fëmijët ishte 4, 5. • Babai përfshihej më pak në këto aktivitete, (43% përfshirja e babait në një, ose më shumë aktivitete). • Nuk kishte dallime gjinore në drejtim të aktiviteteve me fëmijët; rreth gjysma e baballarëve janë angazhuar në aktivitete me meshkujt dhe femrat pothuajse njësoj (respektivisht 45.6% dhe 47.1%). • Përqindja më e madhe e të rriturve në zonat urbane (76.1%) angazhohej në aktivitete të mësuarit dhe përgatitjen për shkollë me fëmijët krahasuar me ato të zonave rurale (63.6%). • Dallime të mëdha kishte gjithashtu midis rajoneve dhe statusit social ekonomik: Rajonet e Shqipërisë së Veriut kishin më të ulët angazhimin e të rriturve në aktivitete me (60.8%) dhe angazhimi më i madh ishte në Tiranë dhe rajonin e Jugut (82.4% dhe 69.9%). • 82.2% ishte ky angazhim i prindërve tek fëmijët që jetonin në shtresat e pasura kundrejt atyre më të varfra (53.2%). Edhe përfshirja e baballarëve ndiqte po të njëjtin model. 31 Eksplorimi i librave në vitet e para të fëmijërisë i jep fëmijës një performancë më të mirë në shkollë dhe nivele më të mira të testit të inteligjencës IQ. • Në Shqipëri 56.6% e fëmijëve kishin të paktën libra (ku përfshiheshin edhe libra jo për fëmijë) në familjet e tyre. • Megjithatë vetëm 32.3% e fëmijëve të moshës 0-59 muajsh kishin libra për fëmijë. Kishte dallime të lehta gjinore në drejtim të vajzave (35.8% ndaj 29.8%), dhe fëmijët e zonave urbane kishin më shumë akses ndaj librit krahasuar me ato të zonave rurale. Po në këtë studim për fëmijët e moshave 2-9 vjeç ju kërkua nënave, kujdestarëve që të vlerësonin një numër paaftësish/dëmtimesh si: dëmtimi shikimit, shurdhësia dhe vështirësi në të folur tek fëmijët e tyre. Kjo qasje bazohej mbi konceptin e paaftësisë funksionale të zhvilluar nga OBSH dhe synonte të identifikonte implikimet e ndonjë çrregullimi, paaftësie për zhvillimin e fëmijës (p.sh.: shëndeti, ushqyerja, arsimi, etj..). • Nënat, ose kujdestarët raportuan se 11% e fëmijëve të moshës 2-9 vjeç kishin të paktën një paaftësi. • Paaftësia më e shpeshtë ishte se fëmija nuk fliste/nuk kuptonte fjalët (5%) nuk kupton udhëzimet (4%) dhe nuk mëson që të bëj gjëra si bëjnë fëmijët e tjerë 4%. Shifrat luhateshin pak me moshën. Studimi SDSHSH, 2008-09 përmbante edhe një kapitull lidhur me problemet e zhvillimit, disiplinës së fëmijës. Rezultatet e komponentit të SDSHSH lidhur me përfshirjen e të rriturve në zhvillimin e fëmijës tregojnë se përfshirja e të rriturve në aktivitete me fëmijët është më e lartë për fëmijët më të mëdhenj 24-59 muajsh (88%) krahasuar me fëmijët më të vegjël 0-23 muajsh (62%). Përfshirja e të rriturve në katër, ose më shumë aktivitete që promovojnë të mësuarin dhe gatishmërinë shkollore, zakonisht rritet me nivelin arsimor të nënës dhe statusin e mirëqenies familjare. Sipas këtij studimi 8% e fëmijëve 0-59 muajsh u lanë në kujdesin e fëmijëve, ndërsa 7% u lanë vetëm në javën që i parapriu anketës. Në përgjithësi kombinimi i dy indikatorëve të kujdesit tregoi se 11% e fëmijëve u lanë me kujdes të papërshtatshëm. Rezultatet e SDSHSH tregojnë gjithashtu se një në pesë fëmijë në Shqipëri (22%) kishin përjetuar sjellje të dhunshme si një mjet disiplinor ose ndëshkues. Në fakt, 68% e fëmijëve përjetonin ndëshkim psikologjik. Ndëshkime të vogla fizike ishin raportuar për 58% të fëmijëve, ndërkohë që 14% përjetonin ndëshkim fizik të rëndë. Përqindja e fëmijëve të cilët kishin përjetuar ndëshkime të rënda fizike është në një farë mënyre më e lartë ndërmjet fëmijëve 5-9 vjeç dhe ndërmjet djemve, krahasuar me fëmijët e grup-moshave të tjera dhe vajzat. Fëmijët në zonat rurale kanë dyfish 32 predispozitë krahasuar me ata në zonat urbane që të përjetojnë ndëshkime fizike të rënda (respektivisht 18% dhe 9%). Po kështu SDSHSH tregoi se nga personeli kujdesit shëndetësor edukimi shëndetësor që i ofrohet nënave mbi tema të përgjithshme lidhur me kujdesin ndaj fëmijës, pjesa më e madhe e informacionit të ofruar është e përgjithshme dhe ndonjëherë e pasaktë. Nga ana tjetër nuk ofrohen këshilla kyçe për nënën që reflektojnë ndërhyrjet e efikasitetit të provuar (p.sh.: shenja të rrezikshme tek të sapo lindurit, pozicioni i fjetjes së fëmijës në shpinë, vendosja korrekte e fëmijës në gji në rastin kur dhemb gjiri etj..). Ky është një vlerësim dhe promovim shumë i vogël i zhvillimit të fëmijës. Bazuar në të dhënat e shërbimit social shtetëror, nga 75 mijë të sëmurë me paaftësi, 10% e tyre janë fëmijë, paaftësia e të cilëve mund të jetë fizike, sensore, neurologjike, psikiatrike, intelektuale ose e natyre tjetër. Rreth 14-20% e fëmijëve paraqesin në stade të ndryshme të jetës së tyre një çrregullim të shëndetit mendor. Në Shqipëri në çdo 1,000 të lindur 2 janë hipoakustikë dhe kjo incidencë është 2 herë më e lartë se mesatarja evropiane. Prevalenca e fëmijëve që lindin me shurdhësi të thellë në Shqipëri është 4 për 1,000 lindje. Nga raportimi i kryer nga ISHP lidhur me survejancën e anomalive dhe keq-formimeve të lindura, defektet më të shpeshta të raportuara për të dy vitet (2011 dhe 2012) janë: 1. foramen ovale aperta persistente dhe defekti inter-ventrikular i zemrës 9.9% 2. sindromi Down 5.6% 3. defekte të aparatit genital (hipospadia) 5.4% 4. atrezi e zorrëve të trasha, rektumit dhe kanalit anal 5.3% 5. spina bifida 4.7% 6. luksacioni kokso-femoral i lindur 4.2% 7. defekte të syrit dhe veshit 3.5% 8. hidrocefali e lindur 2.1% 33 FOSHNJËRIA NGA LINDJA DERI 1 VJEÇ ZHVILLIMI GJATË VITIT TË PARË TË JETËS Ndryshimet që vërehen gjatë vitit të parë të jetës dhe domethënia e tyre Ndryshimet që vërehen gjatë vitit të parë të jetës janë të rëndësishme për të hedhur bazat zhvillimin dhe rritjen e një individi në të ardhmen. Në këtë fazë fëmija rritet dhe del nga kufijtë e krijuar nga natyra reflektore e kontrollit fiziologjik prezent gjatë muajve të parë të jetës. Pesha e fëmijës trefishohet, gjatësia e tij dyfishohet dhe cirkumferenca e kokës rritet me një të tretën. Nga mosha 8 muajsh sinapset e trurit rriten nga 50 miliardë në 1,000 miliardë dhe qëndrojnë të pandryshuara gjatë gjithë fëmijërisë së hershme. Gjatë viteve të fëmijërisë truri i fëmijës vazhdon të zhvillojë dhe të përsosë lidhjet midis neuroneve sidomos në korteksin pre-frontal, zonë e cila është përgjegjëse për gjykimin, marrjen e vendimeve dhe kontrollin e impulseve. Ndryshimet e vërejtura gjatë zhvillimit janë shumë sinjifikative sepse krijojnë bazën për shumë aftësi dhe aktivitete që konsolidohen në fazat e mëtejshme të jetës dhe e përgatisin individin për jetën e mëtejshme autonome. Për sa i përket aktiviteteve motore-lëvizëse foshnja kalon nga një periudhë varësie e plotë në mundësinë për të lëvizur plotësisht me këmbët e tij, fakt ky që shfaqet gjatë vitit të parë të jetës. Stimujt dëgjimor dhe pamor që fillimisht prodhojnë vetëm përgjigje reflektore i japin foshnjës tani një numër më të madh informacionesh, nga të cilat ai mëson të njohë dhe të identifikojë karakteristikat e ambientit rrethues. Në këtë fazë objektet dhe individët fitojnë kuptim dhe bëhen të prekshëm. Observimi i kujdesshëm i një fëmije tetë muajsh që kërkon të marrë një kub të rënë përtokë ilustron fazën fillestare të këtij të kuptuari rreth objekteve dhe të ndërgjegjësimit për vazhdimësinë e ambientit. 34 Ndërsa i porsalinduri është pjesë e ambientit ku ndodhet dhe duhet të varet nga reflekset e tij, foshnja duke njohur ambientin e saj fillon të reagojë ndaj tij dhe ta kontrollojë atë. Përveç kësaj ajo tenton të përdorë në mënyrë korrekte objektet dhe fillon të ndër-veprojë me to, të komunikojë dhe të ndryshojë përgjigjet e tij në funksion të personave që e rrethojnë dhe të karakteristikave të ambientit rrethues. Fitimi i çdo aftësie të re perceptive dhe ekzekutimi i çdo veprimi të ri gjatë kësaj periudhe, duket sikur ndjek një rrugë karakteristike gjatë së cilës çdo detyrë e re kërkon një përqendrim të madh ndërsa aktivitetet e tjera për momentin frenohen, ose injorohen. P.sh.: fazat fillestare të ndërgjegjësimit pamor karakterizohen nga një fiksim i gjatë me ndalim të aktiviteteve motore dhe të përgjigjeve ndaj tingujve. Fazat fillestare të eksplorimit taktil janë kaq intensive saqë latanti tregon interes të ulur për stimujt e tjerë. Pas kësaj faze fillestare latanti mëson të realizojë çdo veprim të veçantë me një sforcim gjithnjë e më të vogël dhe të kalojë nga një veprim tek tjetri dhe t’i rikthehet përsëri detyrës fillestare. Në fund arrihet një fazë gjatë së cilës çdo detyrë ka nevojë për një sforcim të vogël dhe arrihet të kryhet brenda një periudhe të shkurtër kohore. P.sh. preokupimi pamor i periudhës fillestare në fund zëvendësohet nga një vështrim i shkurtër i shpejtë në fazat e avancuara të zhvillimit psiko-motor dhe nuk vërehet më kthimi drejt burimit të tingullit çdo herë që tingulli përsëritet, sepse foshnja e ka identifikuar dhe analizuar stimulin e parë zanor dhe ka humbur çdo interes rreth burimit të tingullit. Ndarja fizike e një fëmije nga nëna ndodh në momentin e lindjes, por i porsalinduri varet akoma nga ajo dhe qëllimi i zhvillimit që ndodh gjatë vitit të parë të jetës është pikërisht që ta përgatisë foshnjën për fazën tjetër të pavarur. Një objektiv i tillë realizohet nëpërmjet fitimit të aftësive motore dhe shfaqjes së një personaliteti të mirë strukturuar. Në fund të vitit të parë të jetës fëmija është gati për një hap tjetër të mëtejshëm –“ndarjen” nga nëna, ndërsa vitet që vijnë më tej shërbejnë për të konsoliduar këtë pavarësi. Fushat e zhvillimit që shihen gjatë vitit të parë të jetës janë përmbledhur më poshtë: Motorika globale: Nga lindja deri në 1 vjeç ndodhin ndryshime të mëdha për sa i përket motorikës globale. Tonusi, fuqia dhe koordinimi përmirësohen duke ndjekur një drejtim kranio-kaudal. Bebi fillon fillimisht të mbajë kokën, të qëndrojë ulur me mbështetje, pa mbështetje, të rrotullohet, të zvarritet, të ecë duke u kapur nëpër objekte deri sa një pjesë e fëmijëve edhe mund të ecin vetë përpara vitit të parë të jetës. Personeli shëndetësor duhet të ketë kujdes që gjatë kësaj periudhe të identifikojë vonesat në arritjen e etapave themeltare të zhvillimit, asimetrinë 35 në lëvizje, hipotoninë, apo hipertoninë muskulare. Personeli shëndetësor në këtë periudhë duhet të promovojë sipas moshës mundësi që fëmija të luajë duke qëndruar mbi bark në mënyrë që të perfeksionohen aftësitë motore (duke pasur parasysh që fëmija rekomandohet të flejë i shtrirë në kurriz për të shmangur SVPF). Motorika fine Koordinimi sy-dorë dhe motorika fine ndryshojnë në mënyrë dramatike gjatë kësaj periudhe. Këto aftësi përparojnë nga kapja në mënyrë reflektore deri në kapjen e vullnetshme të objekteve dhe lëshimin e tyre nga dora, kalimin e objektit nga një dorë tek tjetra, marrjen e formës së dorës sipas objektit, kapjen pincetë inferiore dhe më pas superiore, përdorimin e gishtit për të treguar diçka, vetë-ushqyerjen dhe madje edhe shkarravinat me një laps të trashë rreth moshës 1 vjeç. Bebeve duhet t’u jepet mundësia për të luajtur me lodra për të perfeksionuar motorikën e tyre fine. Aftësitë konjitive, gjuhësore dhe komunikative Faktorët mjedisorë ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme aftësitë e zhvillimit të trurit të fëmijës gjatë vitit të parë të jetës. Zhvillimi i trurit të fëmijës në këtë moshë ndikohet dukshëm nga përvojat e përditshme me prindërit, apo kujdestarët gjatë të ushqyerit, lojës, rutinës së gjumit, etj... Që në lindje një i porsalindur dëgjon po aq mirë sa i rrituri, por mënyra se si ata reagojnë ndaj zhurmave mund të jetë e vështirë që prindërit ta kuptojnë. Më pas dëgjimi duhet të monitorohet në mënyrë periodike dhe menjëherë nëse prindërit paraqesin shqetësim se fëmija nuk dëgjon, apo ka probleme me zhvillimin e gjuhës. Të porsalindurit mund të njohin zërin e prindërve që në lindje. Që nga dita e tretë e lindjes mund të dallojnë zërin e nënës nga zërat e tjerë. Të porsalindurit mund të dallojnë ngjyrat, mund të shohin në mënyrë tredimensionale dhe mund të ndjekin me sy. Shikimi përparon me shpejtësi nga hipermiopia e të porsalindurit deri tek nivelet normale të vizusit 20/20 të të rriturit kur fëmija arrin moshën 5-6 vjeçare. I porsalinduri kopjon shprehjet e fytyrës që në lindje, përdor shprehjet e fytyrës së të tjerëve për të interpretuar ngjarjet dhe fillon të kuptojë e përdor gjestikulacionet që nga mosha 8 muajsh. Nga mosha 8 javësh bebet fillojnë të nxjerrin tingujt e parë, nga mosha 6 deri 8 muajsh fillojnë të gugasin dhe të nxjerrin rrokje me kombinim zanore-bashkëtingëllore dhe nga mosha 1 vjeç zakonisht flasin disa fjalë. Zhvillimi social dhe emocional Pjesë e rëndësishme e zhvillimit të fëmijës është dhe ai social dhe emocional. 36 Duke filluar që nga mosha 3 muajsh fëmija mund të ndër-veprojë ndryshe me njerëz të ndryshëm. Nga mosha 8 muajsh fëmija fiton aftësinë e quajtur referencë sociale, d.m.th. shikon fytyrat e prindërve për të parë reagimin e tyre kur ai (fëmija) ndodhet në situata jo familjare. Në po këtë moshë fillon të dallojë fytyrat e të panjohurve nga ato të familjarëve dhe fillon të shfaqë atë që quhet stres/ankth/frikë ndaj njerëzve të panjohur. Nga mosha 14 muajsh ai fiton siguri dhe aftësi të mjaftueshme komunikimi për të mposhtur ankthin, stresin ndaj njerëzve të panjohur. Nga fundi i vitit të parë të jetës ndërgjegjësimi social përparon nga një tendencë për të qarë kur dëgjon dikë që qan, në përpjekje për ti ofruar ushqim, lodra, apo lojëra në mënyrë që personi tjetër të qetësohet. VIZITAT PËR KONTROLLIN E MIRËRRITJES PËR TË PORSALINDURIN NGA LINDJA DERI NË MOSHËN NJË VJEÇ Për familjen, lindja e bebit është një ngjarje e lumtur dhe një gëzim i madh, por prindërit e rinj shpesh ndjehen të dërmuar dhe të lodhur. Gjatë qëndrimit të shkurtër paslindjes në spital (24-48 orë), nënat duhet të përpiqen të marrin veten nga lindja dhe të njohin të porsalindurin e tyre. Numri i vizitave në periudhën e menjëhershme paslindjes do të varet nga mënyra e lindjes dhe nga prezenca e komplikacioneve amtare dhe neonatale. Zgjatja e çdo vizite gjithashtu do të variojë bazuar në nevojat specifike të bebit dhe familjes. Eksperienca prindërore e mëparshme me të porsalindur, gjendja shëndetësore e të porsalindurit dhe prania e mbështetjes sociale ndikon në përgjigjen prindërore dhe udhëheq bashkëveprimet e profesionistëve shëndetësor me familjen. Prindërit e rinj gjithmonë bëjnë pyetje të parë: “Është bebi ynë mirë?”. Kur dëgjojnë që bebi i tyre është i shëndetshëm, prindërit duan të mësojnë si të kujdesen për të, për të vendosur një skedulë të mirë, për të rimarrë veten fizikisht dhe emocionalisht nga lindja dhe për tu kthyer në shtëpi për të filluar aventurën e tyre të re. Nëse kjo vizitë është gjithashtu takimi i parë i personelit të kujdesit shëndetësor që ka me nënën, mund të nevojitet të përfshihen edhe pyetjet nga kujdesi paralindjes që ka marrë nëna për të kuptuar më mirë shëndetin, burimet dhe nevojat e nënës dhe bebit. Ky bashkëpunim me familjen i jep personelit të kujdesit shëndetësor shansin për të ndërtuar partnershipin me familjen për ndjekjen dhe mbikëqyrjen e rritjes, zhvillimit dhe shëndetit të fëmijës. Përgjigjja e pyetjeve dhe adresimi i shqetësimeve gjatë kësaj vizite do sigurojë dhe qetësojë prindërit dhe pakësojë ankthin që ata mund të ndjejnë rreth bebit të tyre në shtëpi. Prindërit duke ditur që kujdesi shëndetësor profesional do jetë i disponueshëm pasi ata të dalin nga spitali, kjo do të rrisë komfortin dhe besueshmërinë e prindërve kur ata fillojnë këtë fazë të re të jetës së tyre. 37 Të porsalindurit kanë nevojë për pak kohë për t’u përshtatur pas lodhjes që kanë kaluar në procesin e lindjes. Fëmija i porsalindur shumë shpejt fillon të përshtatet me botën e jashtme që është komplekse, ndryshe nga eksperienca e tij në barkun e nënës. Të gjitha sistemet e tij janë gati për të funksionuar. Që në çastin që vjen në jetë i porsalinduri ka përgjegjësi të shumëfishta për frymëmarrjen, ushqyerje, eliminimin, dhe rregullimin e temperaturës së trupit. Këto sisteme janë akoma të papjekura dhe i porsalinduri është komplet i varur nga prindërit dhe kujdestarët për të mbijetuar. Zhvillimi motor është sa reflektiv po aq edhe mbrojtës. Nuk ka kontroll të vullnetshëm të trupit gjatë javëve të para. Bebet fillojnë në javët në vazhdim të kontrollojnë gjithnjë e më shumë muskujt e tyre dhe janë gjithnjë e më të afta për të menduar dhe për të reaguar. Së pari, foshnjat e porsalindura kalojnë një kohë të gjatë në gjumë, megjithëse koha e gjumit zvogëlohet me kalimin e ditëve dhe me rriten e foshnjës. Megjithëse të porsalindurit flenë, shumicën e kohës ata nuk e humbasin vetëdijen. Së dyti, të porsalindurit përpiqen të reagojnë në mënyra përgjithësuese. Ata nuk mund të dallojnë ngacmuesit e ndryshëm, por as edhe nuk mund të kontrollojnë qartë reagimet e tyre. Çdo lloj ngacmimi tenton të prodhojë një tërësi lëvizjesh në të gjithë trupin e foshnjës. Ata janë shumë të ndjeshëm ndaj ambientit dhe kanë secili veçantinë e tyre në përgjigjet që i japin mjedisit përreth. E qara është mënyra e parë e komunikimit të nevojave dhe emocioneve. Aftësitë perceptive dhe konjitive janë të pranishme, por ato janë shumë primitive dhe është e pamundur t’i ndash nga njëra-tjetra. Rritja dhe Zhvillimi normal i të porsalindurit Që të ndodhë zhvillimi i njeriut duhen shumë vite. Jeta fillon me bashkimin e dy qelizave të vogla që shumëfishohen dhe diferencohen me shpejtësi, kështu që në lindje pas rreth 40 javësh fekondimi, i porsalinduri peshon rreth 3.5 kg dhe është tashmë një organizëm i kompletuar. Nga njëra anë, i porsalinduri është i pajisur me një numër funksionesh biologjike, që i japin atij mundësi të mbijetojë jashtë uterusit, të cilat janë në fakt aktivitetet biologjike thelbësore, si: qarkullimi i gjakut, frymëmarrja, tretja, funksionet e jashtëqitjes, homeostaza dhe rregullimi i temperaturës së trupit që janë të zhvilluara që në lindje. Nga ana tjetër nuk duhet harruar që i porsalinduri është një qenie krejt e papjekur, në fakt percepsioni sensorial nuk është zhvilluar plotësisht dhe i porsalinduri ka nevojë për një periudhë të gjatë kohe për të fituar aftësitë motore dhe manipulative dhe për të mësuar të përdorë të gjithë potencialet e tij. Pozicioni kryesor në të cilin rri i porsalinduri është fleksioni. Kur ai merret 38 dhe vihet në pozicionin përmbys (pronacion), koka e tij rrotullohet anash si një refleks mbrojtës për të parandaluar mbytjen, krahët dhe këmbët janë të flektuara dhe të palosura mbi abdomen në mënyrë që bacini të qëndrojë i ngritur. Ky pozicion lejon disa lëvizje të lira të gjymtyrëve dhe të trungut, por në fakt është pozicioni në supinacion/me kurriz që këto lëvizje realizohen më mirë. Në këtë stad kontrolli motor është gati zero, koka bie poshtë kur i porsalinduri mbahet në sospension ventral, (pra kur mbahet në pozicion përmbys duke i vënë një dorë mbi abdomen), ashtu dhe kur tentohet të lihet ulur. Aftësia e të porsalindurit për të njohur stimujt dëgjimor dhe pamor dëshmohet nga fakti që ai qetësohet kur këto janë të tolerueshëm, apo shtrembërohet në fytyrë, frikësohet dhe qan nëse janë të fuqishëm. I porsalinduri paraqet një seri refleksesh karakteristike, për të cilat edhe një stimul relativisht minimal është i mjaftueshëm të shpërthejë menjëherë një përgjigje stereotipe. Këto reflekse primare tregojnë aktivitetin e sistemit nervor qendror të të porsalindurit dhe janë baza e suksesit të zhvillimit të sistemit motor. Sistemi nervor i fëmijës së porsalindur ka në fakt një shkallë të mirë zhvillimi dhe është i aftë të bëjë aktivitete komplekse. Kjo tregohet, p.sh.: nga fakti që kontrolli neurologjik i funksioneve jetësore, si p.sh.: frymëmarrja, është tashmë e stabilizuar që në lindje dhe më tej provohet nga fakti i provokimit të shumë reflekseve nga një stimulim adekuat. Natyrisht kjo nuk do të thotë që zhvillimi i sistemit nervor ka përfunduar, përkundrazi kjo do të vazhdojë në vitet e para të jetës. Me zhvillimin e sistemit nervor shumë nga reflekset e hershme zhduken dhe të tjerë modifikohen dhe integrohen me përpunimin e përgjigjeve më komplekse. Të tilla ndryshime janë të nevojshme sepse persistenca e reflekseve neonatale do të ndërhynte me zhvillimin e veprimeve të tjera, si p.sh.: ndodh në disa fëmijë me deficite neurologjike. KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE ZHVILLIMIT TË PORSALINDURIT Zhvillimi fizik Karakteristikat fizike të porsalindurit janë të veçanta krahasuar me ato të një foshnje pak më të rritur. • Lëkura është e rrudhur, pas ditëve të para ajo do të thahet dhe rripet në disa zona. Ngjyra e lëkurës së bebeve është e lehtë, por gradualisht errësohet sipas karakteristikave dhe prejardhjes gjenetike. • Koka mund të ketë formë jo të zakonshme si rezultat i procesit të lindjes, por gjatë javëve të para fiton formën normale. Ngjyra e flokëve dhe dendësia variojnë. • Pesha mesatare në lindje është 3.0 – 4.1 kg; vajzat 3.2 kg dhe djemtë 3.4 39 kg. (Vajzat janë përgjithësisht me më pak peshë dhe më të shkurtra se sa djemtë në lindje). • Rreth 5-7% e peshës në lindje humbet menjëherë në ditët pas lindjes, afërsisht (0,14 – 0,17 kg) • Gjatësia mesatare në lindje varion nga 45.7 – 53.3 cm. • Frekuenca respiratore është afërsisht 30-50 frymëmarrje në një minutë, por mund edhe të ndodhë që frymëmarrja të jetë e çrregullt në ritëm dhe rrahje. • Gjoksi duket i vogël dhe cilindrik afërsisht në të njëjtën madhësi me kokën. • Temperatura e trupit luhatet midis 35.6-37.2°C. • Lëkura është e ndjeshme veçanërisht në duar dhe gojë. • Koka është e madhe në raport me trupin afërsisht ¼ e gjatësisë së trupit. • Cirkumferenca e kokës në lindje është mesatarisht 31.7 – 36.8 cm. • Fontanela anteriore vendoset në majë dhe ajo posteriore prapa kokës. • Gjuha duket e madhe në proporcion me gojën. • E qara është pa lot. • Sytë janë tepër të ndjeshëm ndaj dritës. • Shikon konturet dhe format e objekteve, por nuk është në gjendje të fokusojë objekte në distancë. Zhvillimi motor Aftësitë motore të porsalindurit janë thjesht lëvizje refleksive dhe shërbejnë për mbrojtjen fillestare dhe mbijetesën. Gjatë muajit të parë, fëmija fiton kontroll mbi disa nga këto reflekse të hershme. Gradualisht, me rritjen e foshnjës shumë nga këto reflekse zhduken, me pjekurinë e sistemit nervor i cili fillon të kontrollojë sjelljet e qëllimshme. Gjatë muajit të parë fëmija përfshihet në aktivitet motor i cili është kryesisht reflektor. Reflekset kryesore, mënyra e ekzaminimit dhe vlerësimit të tyre shih Aneksin “Reflekset e të porsalindurit dhe mënyrat e vlerësimit të tyre” dhe Protokollin klinik perinatal kombëtar. • Refleksi i kapjes palmare (pëllëmba e dorës) dhe plantare (shputa e këmbës) • Refleksi i pozicionimit • Refleksi ”rooting” ose i pikave kardinale • Refleksi Babinski (plantar) • Refleksi i ecjes automatike (stepping) • Refleksi i Moro-s • Refleksi tonik asimetrik i qafës (ATNR) • Refleksi i pulitjes së syve • Refleksi i drejtimit të shikimit • Reflekset e orientimit të dëgjimit • Refleksi i parashutës 40 Zhvillimi perceptiv-konjitiv • Aftësitë perceptive, konjtive të porsalindurit janë zhvilluar për të kuptuar ambientin që e rrethon. • Të dëgjuarit është aftësia që zhvillohet më mirë. • Të porsalindurit mund të dëgjojnë dhe tu përgjigjen ndryshimeve midis disa zhurmave dhe reagojnë shumë ndaj zërit të nënës. • Tingujt dhe lëvizjet, si: përkëdhelja, mbajtja në krah dhe tundja; duket se janë qetësues. • Shikimi është i pranishëm, megjithëse i kufizuar. I porsalinduri mund të fokusojë të dyja sytë, të shikojë objekte pranë fytyrës së tij dhe të ndjekë me ngadalë objekte që lëvizin. • Kapsallit sytë si përgjigje e objekteve që i afrohen me shpejtësi. • Ndjek ngadalë objektin në lëvizje në një hark deri 180 gradë. • Ndjek objektet që lëvizin vertikalisht kur këto ndodhen në një afërsi 25-38 cm larg fytyrës. • Vazhdon të shikojë edhe në errësirë. • Sjellja konjitive e të porsalindurit mund të karakterizohet si thjesht reflektore në formën e thithjes, grimasave, lëkundja e duarve dhe këmbëve dhe lëvizje të syve të pakontrolluara. • Fillon të studiojë dorën e tij kur është shtrirë në pozicion me shpinë. • Të dëgjuarit është i pranishëm në lindje dhe është më i mprehtë se shikimi. • Preferon të dëgjojë zërin e nënës më shumë se të huajve. • Dallon disa shije; tregon preferencë për të ëmblat. • Në lindje ka të pranishme shqisën e nuhatjes; largohet nga erërat e forta të pakëndshme. Të folurit dhe gjuha • Fillimi i zhvillimit i të folurit dhe gjuhës mund të identifikohet në disa reflekse të porsalindurit. • Këto përfshijnë veprimin kafsho-lëshoje që ndodh kur gingivat e fëmijës fërkohen me diçka, refleksi i kapjes dhe i thithjes. • foshnja e vogël komunikon direkt dhe indirekt me një sërë rrugësh të tjera. • Të qarit dhe të përkëdhelurit janë forma kryesore komunikimi në këtë stad. • Reagon ndaj zhurmave të forta duke kapsallitur sytë, lëvizur, ndërprerë një lëvizje, rrotullimin e syve përreth, apo duke u hedhur përpjetë si përgjigje. • Tregon preferencë për disa tinguj si muzika dhe zërat e njerëzve, duke u qetësuar, apo shqetësuar kur i dëgjon. • Kthen kokën në përgjigje të zërit nga ana tjetër. • Nxjerr tinguj të rastësishëm përveç të qarit. 41 Zhvillimi Personal-Social • I porsalinduri ka një llojshmëri aftësish sociale në ndërtim. Ato tregojnë nevojat dhe shqetësimet dhe i përgjigjen reagimeve të prindërve dhe kujdestarëve. Foshnja rritet duke u mbështetur në ndjenjat e sigurisë dhe shpejt tregon një ndjenjë lidhje me ato që kujdesen për të fillimisht. I porsalinduri: • Ka një periudhë të shkurtër vëmendje menjëherë pas lindjes (sapo del nga barku i nënës). • Fle nga 17-18 orë në ditë; gradualisht zgjohet dhe bashkëpunon me ambientin që e rrethon për periudha gjithnjë e më të gjata. • I pëlqen të mbahet pranë dhe të përkundet kur zgjohet. • Tregon cilësi individualiteti; çdo fëmijë ndryshon në mënyrën si i përgjigjet, apo nuk i përgjigjet situatave të njëjta. • Fillon të vendosë lidhje emocionale, apo marrëdhënie dashurie me prindërit dhe kujdestarët. • Fillon të zhvillojë një ndjenjë sigurie, apo besimi ndaj prindërve dhe kujdestarëve; përgjigjet ndryshojnë ndaj njerëzve të ndryshëm, p.sh.: një foshnjë mund inatoset me një person që nuk sillet i dashur me të. Rutina e përditshme nga lindja deri në 1 muaj Të ngrënit • Në fillim të kësaj periudhe ushqehet rreth 6-10 herë në ditë, afërsisht rreth 660 ml, në 24 orë; më vonë numri i ushqyerjeve do të pakësohet në 6-7 vakte ndërsa sasia që merr do të shtohet. • Në këtë periudhë nëna duhet ta ushqejë me gji pa vendosur orare fikse, sipas dëshirës së bebit. Sa më shumë qumësht të thithi nga gjiri aq më shumë do prodhohet që të plotësojë të gjitha nevojat për lëndë ushqyese në këtë periudhë • Në çdo vakt koha e ushqyerjes zgjat 25-30 minuta; foshnjën mund ta zërë gjumi në fund të ushqyerjes. • Tregon se është i/e uritur duke, u grindur, fërkuar sytë, hapur gojën, qarë. Tualeti, Banja, Veshja • Fillon të qajë për të sinjalizuar nevojën për të ndërruar pelenën e lagur (n.q.s. e qara nuk pushon edhe kur pelena është ndërruar, duhet menduar se pas saj fshihet një arsye tjetër.) • Kënaqet në banjë, mban sytë hapur dhe shpreh kënaqësi kur futet në ujë të ngrohtë. • Shpreh pakënaqësi kur i mbulon sytë gjatë veshjes/zhveshjes. • I pëlqen kur e mbështjellin me kuvertë, apo me pelena sepse kjo i përcjell 42 një ndjenjë sigurie dhe rehatie (i kujton kohën kur ishte në barkun e nënës). • Nxjerr1 deri në 4 jashtëqitje në ditë. Gjumi • Pak pas ditëve të para të ardhjes në jetë, ka 4-6 periudha gjumi në 24 orë dhe një prej tyre mund të zgjasë 5-7 orë. • Këshillohet që bebja të vendoset shtrirë në shpinë, ose anash për të fjetur. • Mund të qajë para se të flejë (zakonisht pushon n.q.s. e merr hopa, ose e përqafon shpejt). Loja dhe aktivitet sociale • I pëlqen të shohë dritën dhe shkëlqimin; mund të bezdiset n.q.s. largohet prej dritës. • Hutohet duke parë fytyrat e njerëzve nga afër (25.4-30.5 cm). • Sinjalizon nevojën për stimulim social duke qarë; pushon së qari kur e marrim në krahë, ose e vendosim në prehër duke i folur dhe përkundur. • I pëlqen të rrijë shtrirë në shpinë shumicën e kohës. • Para se të merret në krahë, pëlqen ta paralajmërojnë duke e prekur dhe duke i folur. • I pëlqen shumë që ta ledhatojnë dhe ta mbajnë hopa, megjithatë mund të shqetësohet nga ngacmimi i tepërt. • I pëlqen shumë pozicioni ballë për ballë (të shikojë fytyrat e njerëzve). PËRMBAJTJA E VIZITËS SË FOSHNJES SË PORSALINDUR Foshnjat e porsalindura duhet të vizitohen nga personeli kujdesit shëndetësor që ndjek rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, mjek familje dhe infermiere patronazhi, i qendrës shëndetësore si dhe mjeku pediatër dhe infermiere e këshillimores së fëmijës në qytet brenda 24-48 orëve (1-2 ditëve) pas daljes nga spitali. Çfarë duhet të bëjë personeli i këshillimores gjatë vizitës së parë për të porsalindurin Gjatë vizitës personeli duhet të vërej nëse: • A i njohin prindërit dhe a ju përgjigjen ata nevojave të të porsalindurit. • A ndjehen rehat ndërsa e ushqejnë, mbajnë në duar, apo kujdesen për beben. • A kanë ata persona të tjerë në shtëpi që mund ti ndihmojnë me beben. • A kanë ata ndonjë shqetësim specifik rreth zhvillimit të bebes. 43 Personeli duhet të vërej nëse: • Bebi ka periudha zgjimi nga gjumi; •Reagon ndaj zërit të prindërve, apo kur ata e prekin; •Qetësohet kur e marrin në krahë; •Shikon prindërit kur është zgjuar; •Lëviz, reagon si përgjigje e stimujve pamor dhe dëgjimor. Personeli duhet të vlerësojë: •Reflekset primare të të porsalindurit; •Observojë simetrinë e lëvizjeve; •Observojë tonusin muskulor. Prioritetet për vizitën e parë të porsalindurit (0-28 ditë) Prioriteti i parë është ti kushtohet vëmendje shqetësimeve të prindërve. Si edhe tu japë prioritet çështjeve në vijim për diskutim në këtë vizitë: Përgatitja e familjes (mbështetje familjare, mirëqenia amtare, tranzicioni, marrëdhëniet motër-vëlla/fëmijët e tjerë, burimet familjare) Sjelljet e porsalindurit (aftësitë/mundësitë e foshnjës, marrëdhënia prindfëmi, gjumi [vendi, pozicioni, siguria e krevatit të fëmijës], fazat gjumë/ zgjuar [qetësimi]) Ushqyerja (fillimi i ushqyerjes, uria, shenjat e ngopjes, verdhëza, strategjitë e ushqyerjes [mbajtja në krah, gromësitja], udhëzimi i ushqyerjes [ushqyerja me gji, formulë]) Siguria (karrige të sigurta në makinë, duhan-pirja, rrëzimet, siguria në shtëpi [rishikim të çështjeve prioritare nëse nuk është kryer vizita prenatale]) Kujdesi rutinë për bebin (mjetet e nevojshme të foshnjës [veshjet, bebelinot, etj..], kujdesi për lëkurën, parandalimi i sëmundjeve, prezantim me praktikën/referimin e ndërhyrjeve të hershme. Çfarë duhet kryer gjatë vizitës ANAMNEZA Anamneza mund të merret në përputhje me problemet e familjarëve dhe preferencës, ose stilit të praktikës së personelit të kujdesit shëndetësor. Pas urimit të prindërve për lindjen e fëmijës së tyre, bërja e pyetjeve të mëposhtme mund të inkurajojë diskutimin/komunikimin më tej: • Si ndiheni? Si ishte lindja? 44 • Ja keni vënë emrin bebit? • Si po shkojnë punët me bebin? (Përdorni emrin e bebit nëse ja kanë vënë tashmë) • Çfarë pyetjesh keni për bebin tuaj? Keni ndonjë merak/problem rreth kujdesjes së bebit? Anamneza/ historia e periudhës së paralindjes dhe Lindjes së bebit Historia prenatale • Dhimbjet preterm, rupturë e parakohshme e membranave, komplikacionet e shtatzënisë, gjetjet nëpërmjet EKO-s shenja jo normale. • Probleme/gjendje amtare që potencialisht ndikojnë në shëndetin e foshnjës probleme/gjendje pre-ekzistuese amtare, diabeti gestational, çrregullime hipertensive gjatë shtatzënisë, kufizime të veçanta të dietës, infeksionet (grupi i streptokokut B, choriamniotis, infeksione të traktit urinar, HIV, hepatit B, infeksione seksualisht të transmetueshme, toksoplazmoza, CMV). • Mjekime të marra gjatë shtatzënisë, duhan-pirja, alkooli, droga të tjera, mjekime plotësuese. Lindja • Mënyra e lindjes—vaginale përkundrejt seksio cesarea, prezantimi me të ndenjura/podalik, përdorim i instrumenteve (forceps, vakum) gjatë lindjes. • Mjekimet e përdorura—terbutaline, sulfat magneziumi, demerol, steroidet antenatale, antibiotikët. Historia Neonatale (në maternitet kur ka lindur foshnja) • Serologjia për sifiliz amtar, stadi i hepatitit B, stadi i mundshëm i HIV dhe stadi i TB. • Grupi i gjakut të nënës, faktori Rhezus. • Grupi i gjakut të porsalindurit dhe testi direkt i Coombs. • Shenjat vitale (temperatura, ritmi i frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës, niveli i sheqerit në gjak [nëse është i rriskuar]). • Shtimi/humbja në peshë. • Historia e ushqyerjes—teknikat e ushqyerjes me gji, frekuenca, kohëzgjatja. • Mënyra/struktura e gjumit—zgjimi i lehtë, kohëzgjatja e cikleve të gjumit. • Mënyra/struktura e eliminimit të meconiumit, numri i pelenave të lagëta. • Shenjat e verdhëzës—pa-përputhshmëria e grupit të gjakut, prematuriteti, mjedisi etnik-racial, rekomandimet për ndjekjen pas daljes nga spitali. • Prezenca e një anomalie madhore, ose 3 anomali të tjera të vogla/minore, një kombinim i anomalive madhore dhe minore, që na sugjerojnë kërkime 45 për ndryshime gjenetike. • Metabolizmi i të porsalindurit dhe ekzaminimi i dëgjimit. • Besimet kulturore të anëtareve të familjes lidhur me sëmundjet dhe paaftësinë, dhe reagimet e tyre për ekzaminim, veçanërisht kur ekzaminimi është i detyrueshëm. Kërkesat për ekzaminime mund të dhunojnë/shkelin disa besime kulturore dhe fetare. Nëse besimet kulturore dhe fetare të familjes përfshijnë pranimin e paaftësive, ose sëmundjeve, ndjekja e disa llojeve të ndërhyrjeve që mund të mos përputhen me vlerat e familjes. Vëzhgimi i bashkëveprimit Prind-Fëmijë Gjatë vizitës personeli kujdesit shëndetësor duhet të vëzhgojë: • A i njohin prindërit dhe ju përgjigjen nevojave të fëmijës. • A ndjehen ata rehat me ushqyerjen, mbajtjen, ose përkujdesjen e foshnjës. • A kanë ata vizitorë, ose ndonjë shenjë tjetër për mbështetje. Survejanca e Zhvillimit A keni ndonjë shqetësim rreth zhvillimit, të mësuarit, ose sjelljes së fëmijës tuaj. SOCIAL-EMOCIONAL • Ka periudha kur qëndron plotësisht zgjuar. • Përgjigjet ndaj prekjes dhe zërit të prindërve. KOMUNIKIMI • Qetësohet kur e ngremë dhe mbajmë në krahë. KOGNITIV • Shikon prindërit kur është zgjuar. ZHVILLIMI FIZIK • Lëviz si përgjigje ndaj ngacmimeve pamore ose dëgjimore. EKZAMINIMI FIZIK Një ekzaminim i plotë fizik është i përfshirë si një pjesë e çdo vizite shëndetësore mbikëqyrëse për rritjen dhe zhvillimin (III A). Kur kryen një ekzaminim fizik, vëmendja e personelit të kujdesit shëndetësor është e orientuar drejt komponentëve vijues ekzaminues, të cilat janë të 46 rëndësishëm për një moshë të caktuar të fëmijës: Matje dhe hedhje në grafikë e kurbave të rritjes: (II A) • Gjatësia • Pesha • Cirkumferenca e kokës Plotësimi Kurbave të rritjes • Peshë për Gjatësi • Peshë për Moshë • Gjatësi për Moshë Vëzhgime të përgjithshme: • Vlerëso gjallërinë dhe nëse shfaqet ndonjë shqetësim/dhimbje • Këqyr për anomali kongenitale Lëkura • Këqyr për dëmtime të lëkurës, ose verdhëzën Koka • Këqyr formën (suturat, formimin), madhësinë, fontanelat • Vlerëso çdo shenjë të traumës në lindje Sytë • Kryej inspektimin e syve dhe të qepallave • Vlerëso lëvizshmërinë e syrit • Ekzamino pupilat për opacitetin perde/verbëri dhe reflekset e kuqe Veshët • Këqyr formën dhe pozicionin e llapave të veshëve, evidentimin e kanaleve të dëgjimit, prezencën e gropëzave, ose nishaneve Hunda • Këqyr për qartësinë e saj, deviacionin e septumit Goja • Vlerëso çarjet e buzës, ose qiellzës • Vlerëso prezencën e dhëmbëve të lindjes • Vlerëso për frenulum të shkurtër (gjuha e lidhur) Zemra • Vlerëso rrahjet, ritmin, zhurmat e zemrës, murmurin • Palpim të pulsit femoral Abdomeni 47 • Ekzamino kordonin umbilikal dhe vazat e kordonit Organet genitale/rektumi • Përcakto që testet kanë zbritur; vëzhgo për anomali të penisit • Përcakto hapjen e anusit Sistemi Muskuloskeletal • Vlerëso çdo deformim të shpinës dhe kolonës vertebrale • Vlerëso çdo deformim të këmbës Evolucioni i displazisë së legenit (bacinit) • Kryej manovrat e Ortolanit dhe Barlow Neurologjik • Zbulo reflekset primitive • Vëzhgo simetrinë e lëvizjes së ekstremiteteve • Vëzhgo tonusin muskular DEPISTIMI DEPISTIMI UNIVERSAL Çrregullime metabolike dhe hemoglobinopatitë Dëgjimi EKZAMINIMET SELEKTIVE Shikimi NDËRHYRJA Kryej ekzaminimet e përcaktuara nga MSH.† Të gjithë të porsalindurit duhet të kryejnë një depistim universal të dëgjimit para daljes nga spitali. Nëse kjo nuk është e mundur (p.sh.: i lindur në shtëpi, ose dalë nga spitali herët), ekzaminimi duhet të kryhet brenda muajit të parë të jetës. (II-1 II-2 A, II-3 B) VLERËSIMI I RREZIKUT Ekzaminimi i fundus-okuli jo normal, ose prematuritet oftalmologjik me gjendje rrezikuese. (III A) VEPRIM NËSE KA + Referim tek okulisti. UDHËZIME PËR PRINDËRIT E FOSHNJES SË PORSALINDUR Pyetjet në vijim janë hartuar për tu përdorur, për tu orientuar, për të nxitur diskutimin, për të mbledhur informacion, për të adresuar nevojat dhe problemet/shqetësimet e familjes dhe për të ndërtuar partnershipet. Përdorimi i pyetjeve mund të variojë nga vizita në vizitë dhe nga familja në familje. 48 Pyetjet mund të ndryshohen për tu përputhur me stilin e komunikimit të profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Udhëzuesi paraprak shoqërues për familjen duhet të përputhet sipas pyetjeve, problemeve, ose shqetësimeve individuale që paraqet fëmija dhe familja përkatëse. GADISHMËRIA/PËLQIMI I FAMILJES Mbështetja e familjes, mirëqenia amtare, ndryshimi/tranzicioni, marrëdhëniet mes fëmijëve, burimet familjare Periudha e të porsalindurit është një kohë e përshtatjes dhe e ndryshimit të madh për prindërit. Diskutoni dhe ofroni sugjerime rreth lehtësimit të jetës gjatë javës së parë në shtëpi. Prindërve u nevojitet mbështetje dhe ndihmë nga familjet, miqtë dhe komuniteti. E rëndësishme nuk është vetëm të vlerësosh gjendjen e të porsalindurit, por edhe të dëgjosh dhe vëzhgosh për probleme, shqetësime që prindërit e rinj mund të kenë gjatë periudhës së tranzicionit menjëherë pas lindjes, që mund të përcaktojë nevojën për një kujdes dhe ndjekje më të shpeshtë në shtëpi. Gjithashtu është e rëndësishme për të ofruar informacion për kontaktin, grupet e mbështetjes, burimet komunitare, ose shërbimet sociale për të ndihmuar prindërit të kujdesen për fëmijët e tyre dhe të pakësojnë ndjenjën e izolimit. Shumë prindër ndjehen të hutuar nga bebi. Duke njohur strategjitë e duhura të përshtatjes mund ti parandalojmë prindërit të dëmtojnë fëmijën/ ët e tyre kur ndjehen të lodhur, hutuar, ose irrituar. SHEMBUJ PYETJESH: • A keni familjarë dhe miq që ju mund ti thërrisni, të cilët janë të gatshëm dhe të aftë t’ju ndihmojnë juve dhe bebin tuaj kur keni pyetje, ose kërkoni ndihmë, ose në rast të një urgjence? • Sa të arritshëm janë këta njerëz? • A janë ata të aftë t’ju ndihmojnë ju lidhur me kujdesjen për bebin? • A mund ti lini/besoni bebin ndonjërit prej tyre? • A keni/po merrni mbështetjen (mjekësore, fizike, emocionale, financiare) që ju nevojitet? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Është e rëndësishme të keni njerëz ku ju mund të drejtoheni kur keni nevojë për ndihmë lidhur me bebin. Merrni në konsideratë bisedat me anëtarët e familjes ose miqtë, dhe bëni marrëveshje me ta, kështu ata do jenë të përgatitur t’ju ndihmojnë nëse u kërkohet ndihmë. Këta njerëz zakonisht janë të gatshëm për të ndihmuar, 49 por mund të nevojiten udhëzime specifike mbi mënyrat si ata mund të bëhen më shumë të dobishëm. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë ju mërzit lidhur me bebin tuaj? • Çfarë bëni kur jeni të mërzitur? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Gjithë prindërit që kanë një bebe të vogël mërziten herë pas here. Kur ju keni këto ndjenja, vendosni bebin në një vend të sigurtë, si krevati, djepi apo karroca. Mund t`ju ndihmojë nëse keni ndokënd për ta thirrur të vijë pranë jush, ose të kërkosh për ndihmë kur ndihesh i/e mërzitur. Kurrë mos i bërtit, mos e godit, ose tund-shkund bebin. SHEMBUJ PYETJESH: • Kur ju do ktheheni në shtëpi, cilat janë planet tuaja për t’ju ndihmuar të gjeni qetësinë që ju nevojitet dhe të ri-ktheheni në rutinën e zakonshme? • Sa mendoni do të ndryshojë jetën tuaj bebi? • Do jeni në gjendje të gjeni kohë për veten tuaj, individualisht dhe në çift? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Ju mbase dëshironi të kaloni pjesën më të madhe të kohës dhe vëmendjes tuaj me bebin, por mos harroni të kujdeseni për veten dhe partnerin tuaj. Përkujdesja ndaj vetes do t`ju ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm dhe të gëzuar për bebin tuaj. Më poshtë janë disa sugjerime për t`ju lehtësuar ju gjatë javës së parë në shtëpi: • Flisni me familjarët dhe miqtë rreth kohës dhe nevojave familjare, si edhe çfarë ata mund të bëjnë për t’ju ndihmuar realisht. • Krijoni ide lidhur me organizimin dhe ndarjen e punëve në shtëpi dhe kujdesin për bebin, që mund t`jua lehtësojë daljen. • Identifikoni aktivitetet që janë më të vështira për tu kryer nga ju (si:pazaret, pastrimi i rrobave, pastrimin e shtëpisë) tani që jeni një nënë e re. • Shumë nëna ndihen të lodhura, ose të mërzitura në javën e parë të kthimit në shtëpi. Ato gjithashtu mund të kenë eksperiencën e “dëshpërimit nga bebi” për një kohë të shkurtër. Por këto ndjenja nuk duhet të jenë të vazhdueshme. • Nëse ju konstatoni që në mënyrë të vazhdueshme ndiheni shumë e lodhur, 50 e hutuar, ose e dëshpëruar, ju duhet ti tregoni partnerit tuaj, personelit tuaj të kujdesit shëndetësor, (dhe/ose mua) në mënyrë që ne të gjejmë burimet e nevojshme për t’ju ndihmuar. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë mendojnë fëmijët e tjerë në familjen tuaj rreth bebit? Shqetësimet e prindërve rreth reagimeve të motrave/vëllezërve ndaj bebit të ri që ka ardhur në familje janë udhëzuesi më i mirë bazuar në moshat e zhvillimit dhe përgjigjeve të fëmijëve. Regresi në sjellje dhe xhelozia mund të ndodhin në këto fëmijë. Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Për ti përshtatur fëmijët e tjerë me bebin dhe që ata të ndihen ende të kërkuar dhe të dashuruar, kërkoni t`ju ndihmojnë dhe përfshini ato në mbajtjen dhe kujdesin për bebin. • Kujdes mos u kërkoni atyre të bëjnë gjëra që janë përtej kapaciteteve te tyre. Mos e lini bebin pa mbikëqyrje me një të mitur, motrën, ose vëllain që nuk ka eksperiencë. • Kaloni çdo ditë një kohë individuale me fëmijët e tjerë duke i bërë gjërat siç duan ata. SHEMBUJ PYETJESH: Më thuaj rreth situatës tuaj të jetesës. Keni: • Mjaftueshëm ngrohje, ujë të ngrohtë dhe energji elektrike? • Pajisje që funksionojnë/punojnë? • Probleme me insekte/kacabunj, brejtës, minj, myk, ose lagështi? Si/sa janë burimet tuaja për kujdesin për bebin tuaj? Keni: • Mjaftueshëm njohuri për tu ndjerë rehat lidhur me kujdesën për bebin tuaj? • Sigurim Shëndetësor? • Mjaftueshëm para për ushqime, veshje, pelena, dhe kujdes për fëmijën? • Keni një burim të sigurtë të kujdesit të fëmijës? • Dini se ku mund të shkoni për ndihmë nëse partneri juaj ju godet ose ju kërcënon? Prindërit në situatat e vështira të jetës, ose me burime të pakta, mund të kenë probleme, shqetësime rreth aftësisë se tyre për tu kujdesur për të porsalindurin e tyre. Ofroni informacion dhe referime, kur nevojiten, për burimet komunitare që mund ti ndihmojnë në trajtimin e çështjeve si ato lidhur me probleme financiare, strehë jo e përshtatshme, ose e pasigurtë, 51 ose burime të pakta ushqimore. Ofroni informacion mbi ndikimin e dhunës në familje ndaj fëmijëve dhe mbi burimet komunitare që sigurojnë asistencë për viktimat e dhunës. Nëse bebi ka nevoja specifike për kujdes shëndetësor, ofroni informacion dhe referim të tij. Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Burimet për edukimin e prindërve dhe/ose grupet mbështetëse të prindërve janë të gatshëm t’ju ndihmojnë të mësoni rreth zhvillimit të bebit tuaj. • Njësitë komunitare janë të gatshme t’ju asistojnë me problemet që keni lidhur me situatën e strehimit, situatën financiare, mbështetje sociale, trajtimin e rasteve të dhunës, etj... SJELLJA E FOSHNJËS Aftësitë e të porsalindurit, marrëdhënia prind-fëmi, gjumi (vendi, pozicioni, siguria e shtratit), stadet gjumë/zgjuar (qetësimi) Inkurajoni prindërit të mësojnë rreth temperamentit të fëmijës së tyre dhe si ndikohet kjo lidhur me mjedisin përreth. Demonstroni aftësitë kompetencat e të porsalindurit, dhe gatishmërinë për t’ju përgjigjur prindërve të tij. Demonstroni aftësitë e prindërve që ata tregojnë kur kujdesen për të porsalindurin e tyre për të përforcuar besimin në aftësitë e tyre. SHEMBUJ PYETJESH: • Si mendoni se bebi juaj reagon, sheh dhe dëgjon ndaj jush? • Çfarë bëni ju për të qetësuar bebin tuaj? • Çfarë bëni ju nëse kjo nuk funksionon? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Bebi juaj thuajse ju njeh juve. Shih si shkëlqen kur dëgjon zërin tuaj? Ai/ ajo ju tregon që i pëlqen kur ju e merrni në krahë, e ushqeni dhe flisni me të. Shumë shpejt ju do mësoni çfarë bebi juaj po përpiqet t’ju tregojë kur qan, ju sheh juve, kthen kokën dhe trupin në të kundërt, ose buzëqesh. • Kur ju përpiqeni të qetësoni/ngushëlloni bebin tuaj, ju do filloni të kuptoni që jo gjithmonë ai mundet të qetësohet/ngushëllohet. • Veprimet si ledhatimet/përkëdheljet fërkimi butë i kokës së bebit tuaj, ledhatimet e përsëritura mund të ndihmojnë në qetësimin e tij. Koka e fëmijës tuaj është delikate. Është shumë e rëndësishme mos e tundni-shkundni asnjëherë bebin tuaj sepse mund ti shkaktoni dëmtime në kokën e tij. • Nëse ju ushqeni me gji, mos i përdor bebit biberonin. 52 SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë bëni ju për të ndihmuar bebin të ndihet i sigurtë dhe rehat? Përfitimet e kontaktit të prekjes dhe stimulimit do të jenë më shumë kujdes rutinë dhe nxitja e zhvillimit të fëmijës dhe familjes dhe mirëqenies prindërore. Ky shkëmbim është një rrugë e veçantë për të forcuar lidhjen e prindërve me bebin, siç edhe bën ushqyerja me gji për nënën dhe bebin. Prindërit për herë të parë dhe prindërit në moshë të re fitojnë besim në vetvete dhe bëhen më shumë të aftë/kompetent në aftësitë e përkujdesjes përmes këtij shkëmbimi. Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Prekja e bebit tuaj (ledhatimi, masazhimi, mbajtja në krahë, dhe përkundja) është një pjesë e rëndësishme e gjithë aktiviteteve ditore të kujdesit, ushqyerjes, ndërrimit të pelenave, larjes dhe vënies në gjumë. • Ky kontakt fizik ndihmon bebin të ndihet i sigurtë dhe ai kupton që është i rrethuar me dashuri dhe përkujdesje. Është një rrugë e veçantë për ju dhe partnerin tuaj të zhvilloni një lidhje të fortë me bebin tuaj dhe do ju ndihmojë ju të rriteni së bashku si një familje. • Kontakti fizik gjithashtu ofron shëndet dhe përfitime të zhvillimit të rëndësishme nëse bebi juaj është prematur, ose ka nevojë për kujdes shëndetësor të specializuar. • Bebi, mund të risë periudhën e gjumit të tij, e ndihmon atë të rregullojë gjumin dhe kohën e zgjimit, dhe forcojë lidhjen prind-foshnjë. • Këshilloni prindërit rreth vendit/ambientit të gjumit, pozicionit të sigurt për gjumë (“pozicioni shtrirë në kurriz”) dhe sigurisë së krevatit dhe këshilla të tjera lidhur me sindromin e vdekjes së papritur së foshnjës. SHEMBUJ PYETJESH: • Ku fle bebi kur në shtëpi? • Çfarë keni dëgjuar qëndrimin bashkë në dhomë me ju të bebit, rreth krevatit që duhet të ketë? • Çfarë keni dëgjuar rreth lidhjes së, ushqyerjes me gji dhe SVPF? • Ç’ lloj djepi, karroce, krevati, ose krevat portativ përdorni? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Gjithmonë vendosni bebin për të fjetur shtrirë në shpinë, jo me bark, ose në anë. • Ekspertët rekomandojnë që bebi juaj të flejë në dhomën tuaj, por në shtratin e tij (jo në shtratin tuaj). Nëse ju e ushqeni me gji, (ose me shishe me qumësht 53 kutie) në krevatin tuaj, kthejeni atë në shtratin, ose djepin/karrocën e tij kur ju (prindërit dhe foshnja) jeni gati për të fjetur. (III A) • Mos përdorni rripa, lidhëse, shtroje të buta (batanije, jorganë, jastëkë, jastëkë si mbrojtëse anësore) ose lodra të buta në shtratin e fëmijës, sepse ata janë të lidhur me një rrezik të lartë për SVPF. Batanijet e holla mund të përdoren për të mbështjellë bebin, ose mbuluar në shtrat por batanijet duhen fiksuar mirë nën dyshekun e krevatit. • Ushqeni fëmijën ekskluzivisht me gji, kjo mbron nga SVPF (II-2 A) • Temperatura e dhomës duhet të jetë e rehatshme dhe bebi duhet të qëndrojë në ambiente me temperaturë konstante (jo shumë ngrohtë, ose ftohtë) gjatë gjumit (temperatura ideale është midis 22-24 gradë celsius) • Jini të sigurtë që shtrati i bebit tuaj është i sigurtë. Ristelat anësore nuk duhet të jenë më shumë se 60 mm larg. Dysheku duhet të jetë i fortë dhe të jetë i puthitur në shtrat. Mbani krahët e shtratit të ngritura kur bebi është duke fjetur në të. • Nëse ju po përdorni një kosh rrjetë, ose shtrat portativ, hapësirat e endjes/ thurjes duhet të jenë më pak se 6 cm. Asnjëherë mos e lini bebin tuaj në një kosh rrjete, ose shtrat me çarjen nga poshtë. USHQYERJA Fillimi i ushqyerjes, uria/sinjalet e kënaqësisë, hidrimi/verdhëza, strategjitë e ushqyerjes (mbajtja në krahë, gromësitja), drejtimi i ushqyerjes (ushqyerja me gji, formulë). Drejtimi i Përgjithshëm mbi Ushqyerjen Prindërit gjejnë kënaqësi dhe argëtim të madh gjatë ushqyerjes së bebit të tyre. Është koha kur i porsalinduri është zgjuar dhe vigjilent, duke parë me qëllim prindërit e tij. Shumë prindër vlerësojnë aftësitë e tyre të hershme prindërore me suksesin që kanë gjatë ushqyerjes së bebit. Si pasojë, sigurimi i drejtimit, vetë-besimit dhe asistenca e hershme me dhënien e këshillave ushqyese është një element kritik i vizitës së të porsalindurit. Shumë të porsalindur dhe nënat e tyre e kanë ushqyerjen në fillim një sfidë, si pasojë e vështirësive të zgjimit të porsalindurit dhe organizmit të pazhvilluar të porsalindurit për thithjen, gëlltitjen dhe frymëmarrjen. Të porsalindurit, duke përfshirë të porsalindurit që ushqehen me gji dhe/ ose prematurë me verdhëz, mund të jetë e vështirë të zgjohen, duke pasur vështirësi më të madhe me ushqyerjen. Mbikëqyrja e afërt dhe këshillimi janë të nevojshme për të asistuar prindërit që të mësojnë të zgjojnë të porsalindurit të tyre për ti ushqyer, për ti garantuar hidratim të përshtatshëm. Vështirësia në ushqyerje mund të jetë gjithashtu një shenjë e parë e problemeve neurologjike dhe gjithmonë duhet vlerësuar. 54 Nënave të porsalindurve me nevoja të veçanta për kujdes veçanërisht u nevojitet mbështetje dhe asistencë e specializuar lidhur me ushqyerjen dhe ushqimin. Referimi për mbështetje dietetike dhe familjariteti me teknika speciale për gjendje specifike mund të ndihmojë. Duke mbikëqyrur ushqyerjen me gji, ose atë me qumësht formule shpesh sigurohet informacion lidhur me aftësitë neuromotore të porsalindurit dhe ndërveprimit prind-i porsalindur. Ky ekzaminim është i vlefshëm për gjithë të porsalindurit, por veçanërisht për ato të cilët paraqesin vështirësi në ushqyerje, ose nëse ka ndonjë problem në marrëdhënien prind-fëmijë. Rehatia e nënës gjatë ushqyerjes së të porsalindurit, kontakti i syve të nënës dhe porsalindurit, marrëdhënia e nënës me të porsalindurin, përgjigjet e nënës dhe foshnjës ndaj hutimit/zbavitjes me ambientin, dhe aftësia e të porsalindurit për të thithur mund të vlerësohet duke e vëzhguar direkt atë. Para se të flisni me nënën si po shkon ushqyerja, është e këshillueshme të përcaktoni diferencën në peshë krahasuar me atë të lindjes, tipin e ushqyerjes, frekuencën, kohëzgjatjen, pelenat e lagura me urinë dhe me feçe, për ti ofruar nënës shenja/të dhëna të rëndësishme që ushqyerjet po shkojnë mirë dhe për të identifikuar ndonjë shqetësim/problem të mundshëm. SHEMBUJ PYETJESH: • • • • • • • • • • • • Si po shkon ushqyerja? Cilat janë pyetjet apo shqetësimet që ju keni rreth ushqyerjes? Sa shpesh ushqehet bebi juaj? Sa kohë përgjithësisht i duhet për tu ushqyer/një vakt? Si sillet bebi gjatë ushqyerjes? A po merr bebi juaj ndonjë ushqim tjetër me shishe dhe biberon? A tërheq kokën, përkulet prapa, është i irrituar, ose i qetë kur ushqehet? Si sillet bebi pas ushqyerjes/ve? Pamja e bebit duket i/e kënaqur, ende do të kapi gjirin, anksioz? Si e kuptoni kur bebi është i uritur? Nga e kuptoni që bebi ka marrë ushqim të mjaftueshëm? Cila është koha më e gjatë që bebi ka fjetur pa u zgjuar? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Ushqyerja ekskluzivisht me gji gjatë 6 muajve të parë të jetës siguron ushqyerjen ideale dhe mbështet rritjen dhe zhvillimin më të mirë të mundshëm. (III A) • Për nënat të cilat nuk janë në gjendje të ushqejnë me gji bebet e tyre, ose që kanë zgjedhur të mos ushqejnë me gji, qumështi i kutive me formula i fortifikuar me hekur është i rekomanduar si zëvendësues për qumështin e gjirit, për ushqyerjen e të porsalindurit në term të plotë gjatë vitit të parë 55 të jetës. (shih Udhërrëfyesin “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël” për këshilla dhe rekomandime mbi ushqyerjen). • Ju duhet të ushqeni bebin tuaj kur është i uritur. Shenjat e zakonshme të bebit të uritur përfshijnë: futja e duarve të tij në gojë, thithja, hapja e gojës, grimasat para-qarjes së fytyrës, fërkimi syve dhe nervozizmi. • Qarja është një shenjë e vonë e urisë. Ju mund ta mënjanoni qarjen duke ju përgjigjur më shpejtë shenjave të urisë të bebit. Kur bebi qan, ushqyerja mund të bëhet e vështirë, veçanërisht ushqyerja me gji, pasi e qara ndërhyn kapjen dhe pozicionimin e mirë në gji të foshnjës. • Në ditët e para të jetës, bebi juaj duhet inkurajuar të ushqehet me gji rreth 8-12 herë në 24 orë, për të ndihmuar ardhjen e qumështit përfundimtar. • Rreth 3-4 ditë pas lindjes, bebet kalojnë në “ushqyerjen e shpeshtë/me vrull” ku ata duan të ushqehen çdo 1-2 orë. Kjo ndodh pasi ata fillojnë të shtojnë peshën që e humbën menjëherë pas lindjes. ‘Kur ju vjen qumështi në sasi të plotë ju do ofroni mjaftueshëm qumësht gjiri për të plotësuar nevojat e bebit’ • Rreth 1 javësh, bebi juaj duhet të vendoset në një ushqyerje rutinë me gji sipas kërkesës së foshnjës (zakonisht foshnja pi çdo 2-3 orë gjatë ditës dhe çdo 3 orë gjatë natës, me një interval mes dy ushqyerjeve jo më të madh se 4-5 orë. Në këtë kohë bebi juaj do të ushqehet së paku 8-12 herë në 24 orë. • Ushqeni bebin tuaj derisa ai të duket i ngopur. Shenjat e ngopjes janë: kthimi i kokës larg thithës, mbyllja e gojës dhe duar të relaksuara. Nëse bebi fle më shumë se 4 orë në vakt, duhet të zgjohet për tu ushqyer gjatë 2 javëve të para të jetës. Mbajtja e bebit afër (në dhomë me ju por jo në krevatin tuaj) si në spital edhe në shtëpi do e bëjë më të lehtë për ju njohjen e sinjaleve/shenjave të hershme të ushqyerjes. • I porsalinduri shpesh është shumë gjumash pas lindjes, veçanërisht nëse nëna ka marrë mjekim për lindjen, ose nëse bebi është me verdhëz. Ai mund të kërkojë një stimulim të lehtë (si përkundje, përkëdhelje, ose ledhatime) dhe kohë për të qenë në stad vigjilent për tu ushqyer. Këto veprime gjithashtu janë ndihmuese për qetësimin/ngushëllimin e bebit. • Bebeve të shëndetshme nuk u nevojitet për të pirë si shtesë të qumështit të gjirit, ujë të ngrohtë, çaj, apo lëngje të tjera, pasi qumështi i gjirit, ose formula (kur përgatitet siç duhet) janë të mjaftueshme të plotësojnë nevojat e lëngjeve të porsalindurit. SHEMBULL PYETJESH: • Sa pelena lag me urinë dhe ndot me feçe çdo ditë bebi juaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Bebi juaj duhet lagi rreth 6-8 pelena në 24 orë pas ardhjes së plotë të qumështit. Ai mund të defekoj aq herë sa ushqehet, ose mund të ketë disa 56 ditë rresht që ai nuk defekon. Nëse ju po ushqeni me gji, feçet e bebit tuaj do të jenë të buta, të palidhura. Kjo është normale dhe nuk është diarre. SHEMBULL PYETJESH: • Sa lehtë gromësin bebi gjatë, ose pas ushqyerjes? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • A gromësin bebi juaj në intervale natyrale (p.sh.: në mes, ose pas ushqyerjes) nga goditje të lehta, ose përkëdhelje të shpinës së tij kur e mbani në sup, ose në gjoksin tuaj, ose e mbështesni në pozicion ulur në prehër. • Nënave të reja u nevojitet të kujdesen për bebin dhe veten e tyre. Kjo përfshin sigurinë që ato kanë burime të përshtatshme për të ushqyer veten dhe bebin e tyre. (Referojuni Udhërrëfyesit “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël” për këshilla mbi ushqyerjen) SHEMBUJ PYETJESH: • Sa shpesh/shumë shplodheni? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Nëse ju nuk flini mjaftueshëm gjumë si pasojë e dhimbjes që lidhet me lindjen, ose ushqyerjen me gji (p.sh.: gjokse të sheshtë, ose thitha të dhimbshëm), ju duhet të referoheni tek një specialist për mjekim dhe ndihmë, të specializuar për të qenë e sigurtë që bebi juaj po ushqehet me qumësht në mënyrë korrekte. Udhëzim mbi Ushqyerjen me Gji • Eksploroni besimet kulturore dhe familjare, burimet për këshillim të familjes, dhe eksperiencat e shkuara të ushqyerjes me gji. Edukoni prindërit rreth përfitimeve shëndetësore të kulloshtrës, por respektoni besimet kulturore. • Është e rëndësishme të përgatisim nënën që ushqen me gji fillimisht duke vlerësuar planet e saj, duke qenë të sigurtë që ajo po ushqehet si duhet, merr vitamina, dhe nuk ka kundërindikacione për ushqyerjen me gji. • Shumë pak kundërindikacine ekzistojnë për ushqyerjen me gji, dhe pjesa më e madhe nevojitet të shqyrtohet rast pas rasti. (shih Udhërrëfyesin “Ushqyerja Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël” për këshilla mbi ushqyerjen me gji) SHEMBUJ PYETJESH: • Si po shkon ushqyerja me gji për ju dhe bebin tuaj? 57 • Keni pasur ndonjë problem me gjoksin, ose thithat tuaj (p.sh.: ndjeshmëri, fryrje ose dhimbje, çarje, etj..)? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Ushqyerja me gji nuk duhet të dëmtojë, dhe dhimbja është një shenjë që diçka nuk është në rregull. (shih Udhërrëfyesin “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël” për këshilla mbi ushqyerjen me gji) SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë barna, ose mjekime përdorni (p.sh.: bimë, barna, popullore, etj..)? • A pini verë, birrë, ose pije të tjera alkoolike? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Shumë mjekime janë të pajtueshme me ushqyerjen me gji, por duhet të shqyrtohen individualisht. • Për shkak se alkooli kalon në qumështin e gjirit, është e rëndësishme që nënat të mënjanojnë alkoolin për 2-3 orë para ushqyerjes me gji, ose gjatë ushqyerjes me gji. • Kjo gjithashtu nënkupton që meqë i porsalinduri ushqehet me gji shumë shpesh (çdo 2-3 orë) një nëne do i duhet të mënjanojë alkoolin gjatë muajve të parë të jetës së bebit. Udhëzime për Ushqyerjen me Formulë (referoju Udhërrëfyesit “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël” për më shumë këshilla dhe informacion) Si ushqehet foshnja SHEMBUJ PYETJESH: • Si pëlqen bebi juaj të mbahet kur ju e ushqeni? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Është e rëndësishme për ju ta mbani gjithmonë bebin tuaj afër kur e ushqeni, në një pozicion gjysmë-shtrirë, kështu që ju jeni e aftë të ndjeni sjelljen e shenjave të urisë, ngopjen e tij gjatë ushqyerjes. • Kur ju e ushqeni bebin tuaj me shishe, mos e mbështet shishen në gojën e tij. Mbështetja rrit rrezikun që bebi mund të mbytet, të marrë infeksion në veshë, dhe zhvillon karies në fëmijërinë e hershme. Mbajtja e bebit tuaj në krahë dhe mbajtja e shishes për të, ju jep juve një mundësi të mrekullueshme për ngrohtësi dhe dashuri të ndërsjelltë me të. 58 SHEMBUJ PYETJESH: • Sa e lehtë është të gromësijë bebi juaj gjatë, ose pas ushqyerjes? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • A gromësin bebi juaj në intervale natyrale (p.sh.: në mes, ose pas ushqyerjes) nga goditje të lehta, ose përkëdhelje të shpinës së tij kur e mbani në sup, ose në gjoksin tuaj, ose e mbështesni në pozicion ulur në prehër. • Nënave të reja u nevojitet të kujdesen për bebin dhe veten e tyre. Kjo përfshin sigurinë që ato kanë burime të përshtatshme për të ushqyer veten dhe bebin e tyre. (Referojuni Udhërrëfyesit “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël” për këshilla mbi ushqyerjen) SIGURIA Karrige të sigurta në makinë, duhan-pirja, rrëzimet, siguria në shtëpi (rishikim të çështjeve prioritare nëse nuk është kryer më parë vizita prenatale) Përforco përdorimin e karrigeve të sigurta në makinë (karrige të posaçme për bebet që vendoset në sedijet mbrapa me fytyrën e bebi mbrapa) për të transportuar të porsalindurin kur shëtitet me të. (II-2 A) SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë pyetjesh keni rreth përdorimit të karriges së sigurtë në makinë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Një karrige e sigurtë makine (me fytyrë mbrapa dhe e vendosur në sediljet mbrapa) duhet të përdoret gjithmonë për të transportuar bebin tuaj në të gjitha mjetet motorike, përfshirë taksitë dhe makinat e miqve, ose anëtarëve të tjerë të familjes. • Asnjëherë mos e vendosni karrigen e sigurtë të bebit në makinë në sediljen para të pasagjerit me airbag. Në rast se airbag shpërthen/hapet me forcë të madhe përkundrejt karrigeve të siguruara dhe shkakton dëmtime/plagosje, ose deri edhe vdekje. • Sedilja e prapme e makinës është vendi më i sigurtë për fëmijët për gjatë udhëtimit. • Bebit tuaj i nevojitet të qëndrojë në karrigen e tij të sigurtë të makinës gjatë gjithë kohës së udhëtimit. Nëse ai bëhet nazeli/i bezdisur, ose ka nevojë për kujdes, ndaloni makinën dhe hiqeni nga karrigia e tij për ti kushtuar vëmendje nevojave të tij. SHEMBUJ PYETJESH: • Pi ndokush duhan në shtëpinë tuaj? 59 • Po anëtarë të tjerë të familjes ose miq të ngushtë a pinë duhan në shtëpinë tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Është shumë e rëndësishme për shëndetin e bebit tuaj që shtëpia, makina juaj dhe vendet e tjera ku bebi mund të qëndrojë, të mos pihet duhan. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë ndryshimesh keni bërë në shtëpinë tuaj për të garantuar që bebi juaj është i sigurtë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Gjithmonë mbani një dorë mbi bebin kur ndërroni pelenat, ose e vishni në tavolinën e tij të ndërrimit, në divan, ose krevat, për të parandaluar rrëzimin e tij. KUJDESI RUTINË PËR BEBIN Pajimet e të porsalindurit, kujdesi për lëkurën, parandalimi i sëmundjeve, prezantimi me praktikën/sistemi i referimit për ndërhyrje të shpejtë dhe të specializuar • Diskutoni për pajimet e të porsalindurit dhe masat paraprake të sigurisë. Pjesa më e madhe e bebeve përdorin 8-12 pelena në ditë, ose një pelenë para dhe/ose pas çdo ushqyerje. Shpesh, këto nuk janë pajime, ose shpenzime që prindërit i parashikojnë. Për pasojë, ky informacion mund të jetë ndihmues në vendimmarrjet e tyre për të përdorur pelena një-përdorimshe përkundrejt atyre shumë-përdorimshe prej pëlhure. • Prindërit janë shpesh të këshilluar nga anëtarët e familjes mbi besimet kulturore dhe familjare për kujdesin e lëkurës. Dëgjimi i planeve të prindërve për kujdesin e lëkurës ju siguron informacion si të përqaseni me këshillimin e tyre për kujdesin e lëkurës. • Prindërit përgjithësisht kanë frikë të prekin “vendin e butë” (fontanela) në kokën e bebit dhe për pasojë ata hezitojnë larjen e kokës së bebit. Demonstrimi i larjes së kokës gjatë një ekzaminimi rutinë dhe përforcimi i nevojës për larjen shpeshtë të kokës së bebit, do i bindë prindërit dhe do parandalojë “dermatitin seborroik.” • Prindërit/ofruesit e kujdesit duhet të dinë rreth mundësisë së gjakrrjedhjes vaginale në të porsalindurat femra si rezultat i hormoneve amtare. SHEMBUJ PYETJESH: • Keni pyetje rreth kujdesit të lëkurës së bebit tuaj? • Ka ndonjë kujdes, ose trajtim të veçantë që ju, ose familja juaj bëni për kordonin umbilikal/kërthizën e foshnjës? 60 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Lëkura e një bebi të porsalindur është e ndjeshme. Përdorimi i sapunëve pa-aromë që kanë pH neutral dhe locionet për banjë dhe detergjentet paaromë për larjen e rrobave do të pakësojë acarimin, skuqjet, puçrrat (rashes) e fëmijërisë. • Veç kësaj, vajrat dhe locionet e rënda priren të bllokojnë poret dhe të rrisin acarimin e lëkurës gjatë fëmijërisë. Për zonat me lëkurë të thatë, si rrudhat dhe këmbët janë të rekomanduara locionet hidratuese (kremrat me bazë lanoline, vasoline). Pudrat nuk janë të rekomanduara për arsye të shkaktimit të problemeve të inhalimit dhe probleme të mundshme respiratore. • Gjithashtu si pasojë e ndjeshmërisë së lëkurës së bebit mos e ekspozoni atë direkt nën rrezet e diellit. Nxirja e diellit nuk është e rekomanduar. Sa më shumë të jetë e mundur mbajeni larg diellit bebin tuaj. Nëse atij i duhet të jetë në diell, përdorni një krem kundra diellit të prodhuar për fëmijë. • Për bebet më të vogla se 6 muajsh, kremi kundra diellit mund të përdoret në zona të vogla të trupit, të tilla si fytyra dhe kurrizi i duarve, nëse nuk janë të disponueshme veshje, ose tenda të përshtatshme. • Lëkura e bebit tuaj mund të mos nevojitet të lahet me sapun çdo ditë. Gjithsesi “dermatiti seborroik” mund të parandalohet me larje periodike të kokës. • Për të pastruar të ndenjurat në fillim ndërroni pelenën dhe pastroni foshnjën, më tej merrni pambuk, ose peceta të lagura për bebet që shiten në treg dhe i lagni me ujë të zier, ku keni hedhur një majë lugë kafe sode buke. • Mos përdorni sapunët se mund ti irritojnë lëkurën. Për të parandaluar skuqjen e të ndenjurave nga pelenat, pastroni bebin tuaj pas ndërrimit periodik të pelenave të lagura, ose të ndotura. • Për disa bebe kremrat e bebelinos ose pomada mund të jenë ndihmëse, por pastrimi dhe tharja e mirë e bebit para zëvendësimit të pelenës janë veprimet më të rekomanduara. • Lëreni foshnjën për pak kohë pa pelena sa më shpesh e mundur në mënyrë që të thahet pjesa e skuqur dhe të shërohet më shpejt. Sa më shumë të ekspozohet në ajër të pastër pjesa e skuqur aq më shpejt do të shërohet. • Kur pelena është e ndotur me urinë është më mirë të shpëlahet lëkura me ujë të vakët dhe sode buke, në vend të shpëlarjes vetëm me ujë, bikarbonati dezinfekton dhe ëmbëlson ujin që mund të jetë i pasur me shumë kalcium (ujë gëlqeror) dhe mund të irritoj lëkurën delikate të porsalindurit. • Nëse pelena është e ndotur me feçe është e këshillueshme të lahet lëkura me sapun të lëngët (është më delikat) që ka pH acid, pra mes 3 dhe 5,5 (veprim dezinfektues), duke e ndryshuar shpesh në mënyrë që mos të sensibilizohet lëkura. Pastaj aplikoni një krem mbrojtës që të ketë në përmbajtjen e tij edhe oksid zinku. • Rekomandimet për kujdesin e kordonit të mbetur përfshijnë tharjen e mirë të zonës duke e lënë të ajroset vendosjen e pelenës poshtë kordonit që mos ta ngacmojnë, apo infektojnë atë; derisa kordoni të bjerë (përreth 1014 ditë). 61 • Pasi cungu i kërthizës bie, këshillohet të vazhdohet mjekimi me ujë të oksigjenuar drejtpërdrejt në cikatricën që mbetet, sepse aty për pak ditë mund të ketë rrjedhje lëngu dhe pak gjak, derisa të përthahet dhe të bjeri duke lënë gropën e thelluar. • Kur vëreni sekrecione të verdha në jeshile, me erë të keqe në pjesën përreth cungut, skuqje, apo praninë e fshikëzave në lëkurën përreth kërthizës, ënjtje të saj, duhet konsultuar me mjekun. • Mund të ketë disa hemorragji të vogla për 1 ose 2 ditë pas rënies së kordonit umbilikal. Nuk janë të rekomanduara fashimi i belit dhe përdorimi i alkoolit. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë sugjerimesh keni dëgjuar rreth hapave/veprimeve që ju mund të bëni për të mbajtur të shëndetshëm bebin tuaj? • Si planifikoni të mbroni bebin tuaj nga infeksionet? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Një nga hapat më të rëndësishëm të mbajtjes së shëndetshme të bebit tuaj është larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë, ose me një locion antiseptik, gjithmonë pas ndërrimit të pelenës dhe para ushqyerjes së bebit tuaj. (I B) • Ju gjithashtu duhet tu kërkoni gjithë anëtarëve të familjes dhe miqve të lajnë duart e tyre para mbajtjes së bebit. • Të porsalindurit janë të prekshëm ndaj sëmundjeve në muajt e parë të jetës dhe nevojitet mbrojtja e tyre nga persona të ftohur/me rrufë, ose me sëmundje të tjera. • Shëtitjet deri aktivitetet kryesore, shkuarja në restorant, kinema duhet të merren në konsideratë dhe të mënjanohen gjatë sezonit të rrufës, ose gripit. • Sa kohë që ju lani duart tuaja para ushqyerjes me gji, ju mund të vazhdoni ushqyerjen me gji edhe pse ju, ose bebi juaj mund të jeni sëmurë. AKTIVITETE QË MUND TI REKOMANDOHEN PRINDËRVE PËR TË NDIHMUAR RRITJEN DHE ZHVILLIMIN E FËMIJËS SË PORSALINDUR Punonjësit e shëndetësisë duhet ti inkurajojnë dhe mësojnë prindërit që: • T’u përgjigjen me kujdes dhe t’u kushtojnë vëmendje të qarave të bebit. Kështu bebi do të mësojë që gjithnjë është dikush pranë që e ndihmon, bebet gjithmonë qajnë për një arsye, e qara është sinjal i nevojave. • Të kërkojnë gjithmonë kontaktin sy me sy kur bebi është zgjuar, p.sh.: të nxjerrin gjuhën jashtë, ose të bëjnë grimasa në fytyrë me qëllim që bebi të fillojë ti imitojë (imitimi është element i rëndësishëm për të mësuar). • T’i flasin ose t’i këndojnë me zë normal bebit gjatë ushqyerjes, ndërrimit 62 të pelenave, banjës, por të kujdesen që zëri të jetë i ndryshueshëm si në tonalitet dhe ritëm. • Të shprehin gjithnjë entuziazëm, ndërsa marrin një përgjigje nga bebi, ky komunikim, e folura reciproke sociale, janë baza e të mësuarit në muajt dhe vitet e ardhshme. • T’i tregojnë bebit piktura të thjeshta (bebi preferon vizatime të thjeshta të fytyrës njerëzore), kafshë pellushi, ose lodra dhe t’i lëvizin ato ngadalë rreth 18-25 cm prej fytyrës së bebit për të nxitur të parin. • T’i varin lodra të ndryshme tek koka e krevatit të fëmijës me qëllim që të zgjojnë interesin e tij për t’i parë e prekur ato. • Të presin përgjigje prej bebit, shumë stimulim mund të jetë i bezdisshëm dhe jo i pëlqyer, ndërkaq një stimulim i pakët është i pamjaftueshëm. • Ti këndojnë ninulla, ose ta vënë të dëgjojë muzikë. • Të kërcejnë ngadalë duke e mbajtur bebin në krahë sa më afër trupit. • Ta ndihmojnë bebin të bëhet sa më aktiv duke i lëvizur duart, këmbët shumë lehtë gjatë kohës së banjës. • Ta mbajnë bebin në prehër dhe t’i japin lodra pellushi, apo objekte të tjera për të mbajtur në duar e për t’i prekur. • Ti lexojnë bebit. Deri kur foshnjat nuk kuptojnë fjalët, ata nuk kuptojnë nëse i lexoni revista, gazeta, receta, apo e-mail; është zëri nënës, babait, ai që kënaq fëmijën. • Të vendosin gishtin e tyre, ose objekte të vogla të buta në dorën e grushtuar të bebit duke e nxitur që ti kapi dhe mbajë ato. • Ti masazhojnë butësisht krahët, këmbët gjoksin, e kurrizin e bebit. Bebet gjithnjë gjejnë qetësi dhe pushim nga masazhi. • Ti ndryshojnë bebit pozicionin kohë pas kohe; ta mbajnë në prehër, ta vendosin në karrocën e tij dhe ta shëtisin nëpër shtëpi. Kjo bën që ai të mësojë më shumë rreth ambientit dhe të përdorë muskuj të ndryshëm. PËRMBAJTJA E VIZITËS SË JAVËS SË PARË SË FOSHNJËS SË PORSALINDUR Foshnja e porsalindur duhet të vizitohet nga personeli i kujdesit shëndetësor që ndjek mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës (mjek familje, infermiere patronazhi e QSH dhe mjek e infermiere e këshillimores së fëmijës në qytet) në javën e parë pas lindjes së tij (midis ditës së 2 dhe 7). Konteksti Familjarëve u nevojitet një plan i qartë, i përshtatur sipas nevojave të tyre individuale, për vazhdimësinë e kujdesit te porsalindurit. Daljet para 48 orëve nga materniteti, ose më herët pas lindjes janë bërë standard në 63 ndjekjen e lindjes normale të një të porsalinduri të shëndetshëm dhe në term të plotë (42 javë të shtatzënisë). Ekzistenca e informacionit mjekësor rreth nevojave fizike dhe piko-sociale të të porsalindurve dhe nënave tregon që vlerësimi klinik është i justifikuar brenda 3-5 ditëve të para pas lindjes. (Praktikë e mirë klinike). Në të shkuarën, koha e fillimit të vizitës pasuese pas daljes nga materniteti varionte nga pacienti, vendndodhja dhe komuniteti. Përpara rekomandohej që një i porsalindur të vizitohej brenda 2 javëve pas lindjes. Kjo afërsisht gjatë kohës kur të porsalindurit qëndronin në spital për 5-7 ditë dhe nuk qe studiuar sistematikisht për vlerësimin e efikasitetit dhe sigurisë në kujdesin e të porsalindurit. Rekomandimet aktuale për kohën e fillimit të vizitave pasuese të kujdesit janë bazuar në njohjen e rreziqeve shëndetësore të një porsalinduri gjatë javës së parë të jetës—verdhëza, vështirësitë e ushqyerjes, problemet e hidratimit, humbja e tepruar në peshë, sepsisi, dhe hetimi i keq-formimeve kongenitale/të lindura që nuk janë të dukshme në ekzaminimin fillestar, por shfaqin simptomatikën e tyre gjatë javës së parë të jetës. Për pasojë një vizitë pasuese/ndjekëse duhet të kryhet brenda 3-5 ditësh pas lindjes dhe brenda 48-72 orë pas daljes nga materniteti. Për bebet e lindura me seksio cezarea dhe për ato që qëndrojnë në maternitet për 96 orë, ose më shumë rekomandohet që vizita e parë zyrtare të kryhet 1 javë pas daljes nga materniteti/spitali. Koha ekzakte e kësaj vizite do varet nga problemet specifike dhe nevojat e bebit dhe të nënës. Rreziqet e mundshme që duhen të kihen parasysh në Vizitën e Javës së Parë përfshijnë: • prematuritetin, • hiperbilirubineminë pasojë e papajtueshmërisë së grupit të gjakut, shkaqe të tjera të anemisë hemolitike në të porsalindurin, • mavijosjet/nxirjet/hematomat, encefalo-hematoma, • të porsalindur nga nëna diabetike, si edhe • të porsalindur me probleme të ushqyerjes me gji, ose defektet orale që ndikojnë në ushqyerje. Konsultimi ose referimi i specializuar i përshtatshëm duhet organizuar menjëherë për bebet me nevoja të veçanta shëndetësore. Nënat, ose familjarët të cilët kanë përjetuar një komplikacion perinatal kërkojnë kujdes të veçantë. Ato mund të përjetojnë depresion, ankth, ndjenjë faji, humbje të kontrollit, kënaqësi të ulët me eksperiencën e lindjes, deri edhe rënie të vetë-vlerësimit. Anëtarët e familjes mund të kërkojnë mbështetje ekstra për të ndihmuar dhe sqaruar mbi ndjenjat e tyre dhe kohë shtesë për të kuptuar gjendjen e të porsalindurit të tyre, dhe të vlerësojnë karakteristikat dhe veçoritë pozitive të porsalindurit të tyre më mirë sesa nevojat speciale të bebit. 64 Pavarësisht se rekomandimet dhe evidencat mbështesin përfitimin që vjen nga kujdesi i ndjekjes në javën e parë të jetës së porsalindurit që del nga institucioni shëndetësor brenda 48 orëve pas lindjes, pjesa më e madhe e këtyre të porsalindurve nuk e marrin në kohë kujdesin pasues/vijues. Profesionistëve të kujdesit shëndetësor do u nevojitet të përdorin shumë mënyra (vizita në klinikë, në shtëpi të planifikuara sipas një program kujdesi në shtëpi, infermierja në komunitet, etj..) për të garantuar kujdesin pasues përgjatë javës së parë të jetës. Prioritetet e vizitës së javës së parë të porsalindurit Prioriteti i parë është kujdesja për problemet/shqetësimet e prindërve. Veç kësaj, duhet tu jepet prioritet çështjeve në vijim për tu diskutuar gjatë vizitës: • Mirëqenia prindërore (amtare) (shëndeti dhe depresioni, stresi familjar, rolet prindërore). • Tranzicioni i të porsalindurit (rutina ditore, gjumi [vendi, pozicioni, siguria e shtratit], përshtatja [qetësimi], marrëdhënia prind-fëmi, referimet/drejtimet e hershme të zhvillimit). • Përshtatshmëria ushqyese (ushqyerja e suksesshme [shtimi në peshë], strategjitë e ushqyerjes [ngritja/mbajtja, gromësitja], hidratimi/verdhëza, uria/shenjat e ngopjes, mënyra e të ushqyerit [me gji, formulë]). • Siguria karriget e sigurta në makinë, duhan-pirja, lëngjet e nxehta [temperatura e ujit]). • Kujdesi ndaj të porsalindurit (kur të thirret urgjenca [temperatura e lartë], gatishmëria e barnave të urgjencës. Çfarë duhet kryer gjatë vizitës ANAMNEZA Anamneza mund të merret bazuar në problemet e familjes dhe preferencës, ose stilit të praktikës së personelit të kujdesit shëndetësor. Pyetjet në vijim mund të nxisin diskutim më të thellë: Personeli shëndetësor mund të përdorë gjatë bisedës me prindërit pyetjet e mëposhtme në bazë të shqetësimeve të familjes dhe mënyrës personale se si punon. Pyetje të përgjithshme • Më trego si po shkojnë gjërat për beben tënde? • Çfarë pyetjesh, apo shqetësimesh keni? 65 I porsalinduri • Si kanë shkuar gjërat që kur ka dalë nga materniteti? • Çfarë ka qenë më e lehtë, apo më e vështirë nga se prisnit? Familja • Si po ecën me familjen? • Ka pasur ndryshime të mëdha në familje? Vëzhgimi i Marrëdhënies Prind-Fëmi Gjatë vizitës personeli shëndetësor duhet të vëzhgojë dhe vlerësojë: • A i përgjigjen prindërit dhe i porsalinduri njëri-tjetrit. (Shikojnë njëritjetrin në sy, të flasin, buzëqeshin, mbajnë, përkëdhelin, qetësojnë, shfaqin dashuri) • A duken prindërit të kënaqur, të lumtur, të depresuar, me lot në sy, anksioz, të lodhur, të mbingarkuar, apo jo rehat. • A janë prindërit të ndërgjegjshëm kur bebja nuk është rehat. A i përgjigjen ata në mënyrë efektive kësaj situate. • A janë prindërit të ndërgjegjësuar, ju përgjigjen shqetësimeve të bebit, a kuptojnë ato nevojat, shenjat dhe sjelljet e foshnjës së porsalindur. • A ndjehen rehat kur mbajnë, ushqejnë, kuptojnë nevojat e bebit. • Si ndër-veprojnë prindërit dhe bebi kur ushqejnë bebin, lajnë, apo e ndërrojnë atë. • A janë prindërit bashkë duke mbështetur njëri-tjetrin, apo shfaqin shenja që nuk merren vesh me njëri-tjetrin. Vlerësimi i zhvillimit të bebes 1 javësh • Është i aftë të thithë, gëlltisë dhe marrë frymë. • Ka reflekse të theksuara primitive (refleksi i thithjes, rooting, i ecjes automatike, Moro, tonik i qafës, etj..). • Është në gjendje të ngrejë kokën për shumë pak kur mbahet në pozicion përmbys. Mbikëqyrja e Zhvillimit Pyesni prindërit • A keni ndonjë problem/çështje specifike rreth zhvillimit te bebit tuaj, mësimit, ose sjelljes? ZHVILLIMI SOCIAL-EMOCIONAL Vlerëso: •A qëndron bebi zgjuar aq kohë sa të arrijë të ushqehet mirë? 66 •A po fillon gradualisht të flejë më gjatë natën (4 deri 5 orë)? •A ka paqartësi rreth mjedisit/ambientit? ZHVILLIMI KOMUNIKATIV •A kthehet nga zëri i prindit dhe qetësohet. •A komunikon nevojat e tij nëpërmjet sjelljes. •A ka të qarë të pa-diferencuar. ZHVILLIMI KONJITIV •A ndjek me sy për një kohë shumë të shkurtër fytyrat, apo objektet. •A ndjek fytyrën që i del para syve në vijën mediane. ZHVILLIMI FIZIK •A është i aftë të thithë, gëlltisë dhe marrë frymë. •A ka reflekse të theksuara primitive (refleksi i thithjes, rooting, i ecjes automatike, Moro, tonik i qafës etj..). •A është në gjendje të ngrejë kokën shumë pak kur mbahet në pozicion përmbys. Personelin njëkohësisht duhet të vlerësojë posturën, nivelin e aktivitetit të tonusit muskular, simetrinë e lëvizjeve, vetë-rregullimin. EKZAMINIMI FIZIK Një ekzaminim i plotë fizik është i përfshirë si pjesë e çdo vizite shëndetësore mbikëqyrëse. Kur kryen një ekzaminim fizik, vëmendja e personelit të kujdesit shëndetësor është e orientuar drejt komponentëve vijues ekzaminues, të cilat janë të rëndësishëm për një moshë të caktuar të fëmijës: Matje dhe hedhje në grafikët e kurbave të rritjes (përshtat sipas moshës gestationale siç sugjerohet): Matja: • Gjatësia • Pesha • Cirkumferenca e kokës Hedhje në grafikun e kurbave të rritjes: • Peshë për Gjatësi • Peshë për Moshë 67 • Gjatësi për Moshë • IMT Lëkura • Këqyr për dëmtime të lëkurës (rash) ose verdhëz Koka • Këqyr për ndonjë veçori/tipar deformues/dismorfik Sytë • Kryej inspektimin e syve dhe të qepallave • Vlerëso lëvizshmërinë e syrit • Ekzamino pupilat për opacitet dhe reflekset e kuqe • Vlerëso për dacryocystitis Zemra • Auskulto për gurgullima/shushuritje • Palpim të pulsit femoral Abdomeni • Ekzamino kordonin umbilikal dhe vazat e kordonit Sistemi Muskuloskeletal • Kryej manovrat e Ortolanit dhe Barlow (III B) Neurologjik • Vëzhgo posturën, tonusin, nivelin e gjallërisë/lëvizshmërisë, simetrinë e lëvizjeve dhe rregullimin e gjendjes DEPISTIMI DEPISTIMI UNIVERSAL NDËRHYRJA Çrregullime metabolike dhe hemoglobinopatitë Nëse nuk janë kryer më parë (p.sh.: i porsalindur në shtëpi ose ka dalë nga spitali, dhe për hemoglobinopati), kryej ekzaminimet e përcaktuara nga MSH. † Nëse nuk janë kryer në lindje (p.sh.: i porsalindur në shtëpi, ose dalë nga spitali herët), ekzaminimi duhet të kryhet brenda muajit të parë të jetës. ‡ Ekzaminimi i Dëgjimit Pavarësisht rezultateve ekzaminuese, duhet të merret një anamnezë familjare e humbjes së dëgjimit, ose problemeve të lidhura me dëmtimin e dëgjimit, si dhe identifikimi i ndonjë faktori rreziku për humbjen progresive të dëgjimit dhe zhvillimin e aftësive komunikuese. Ekzaminimi duhet të kryhet brenda muajit të parë të jetës. ‡ 68 EKZAMINIMET SELEKTIVE Shikimi VLERESIMI I RREZIKUT Ekzaminimi i fundus-okuli jo normal, ose prematuritet oftalmologjik me gjendje rrezikuese. VEPRIM NËSE KA + Referim tek okulisti. †I Kontrolli i rezultateve të testit ekzaminues metabolik të porsalindurit. Nëse ka ndonjë rezultat jo-normal, sigurohuni që të kryhet vlerësimi i duhur dhe/ose të kryhet referimi i duhur sipas nën-specialiteteve, nëse nevojitet. ‡Ndonjë i porsalindur i cili nuk kalon ekzaminimin fillestar, ose ndonjë nën-ekzaminim pasues duhet të referohet për një vlerësim audiologjik diagnostikues, dhe ndonjë i porsalindur me një diagnozë të përcaktuar duhet te referohet sipas sistemit të referimit aktual. UDHËZIME PËR PRINDËRIT E FOSHNJES SË PORSALINDUR NJË JAVËSHE Shembujt e pyetjeve të mëposhtme kanë për qëllim të përdoren për të nxitur diskutimin, mbledhur informacion, adresuar nevojat dhe shqetësimet e familjes dhe ndërtuar bashkëpunimin me to për shëndetin e fëmijës. Përdorimi pyetjeve mund të ndryshojë nga vizita në vizitë dhe familja në familje. Pyetjet mund të përshtaten sipas stilit të komunikimit që ka çdo personel shëndetësor. Udhëzuesi paraprak shoqërues për familjen duhet të përputhet sipas pyetjeve, problemeve, ose shqetësimeve individuale që paraqet fëmija dhe familja përkatëse. MIRËQENIA PRINDËRORE (AMTARE) Shëndeti dhe depresioni, stresi ne familje, këshilla të padëshirueshme, rolet prindërore: Javët e para me bebin e ri janë një kohë plot stres tranzicioni në të cilin prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes duhet të mësojnë si të kujdesen për bebin dhe të përshtatin rolet e reja. Nënat e reja gjithashtu duhet të fokusohen në rigjenerimin fizik të tyre pas lindjes. (III A) Këshilloni prindërit e rinj mbi këtë kohë tranzitore dhe ofroni strategji për kalimin drejt vendosjes së rutinës. Bëni diferencimin mes “melankolisë, trishtimit të bebit” (“baby blues”) kohë-shkurtër dhe depresionit paslindjes, dhe këshillo, ose refero sipas nevojës. Rishiko pritshmëritë, perspektivat dhe kënaqësinë e të qenit prindër, sa mirë po funksionojnë marrëdhëniet me fëmijët e mëparshëm dhe familjarët e tjerë dhe periudhat si rikthimi në shkollë/punë, ose pamundësia e kthimit në punë/shkollë, plotësimin e nevojave familjare, ose humbjes së mbështetjes sociale dhe/ose financiare. Ofro rekomandime, referime dhe ndihmo në lidhjet me burimet komunitare sipas nevojave. 69 SHEMBUJ PYETJESH: • Si po shkon përshtatja me bebin e ri? • Sa/Si po ju ndihmon partneri në lidhje me bebin? • Keni ndonjë periudhë që ju ndiheni e mërzitur, pashpresë, ose trullosur/ hutuar? • Flini shumë, apo pak? • Keni probleme me përqendrimin, kujtesën ose marrjen e vendimeve? • Keni pasur ndjenja të pavlefshmërisë, ose fajit? • Keni ndonjë simptomë fizike (dhimbje koke, gjoksi, palpitacione)? • Në këto periudha a ndiheni e pa-interesuar për bebin? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Java e parë në shtëpi është një kohë tranzicioni. Është normale për ju të ndiheni e pasigurtë, e hutuar dhe shumë e lodhur herë pas here. Pasi ju dhe bebi juaj të njihni njeri-tjetrin, gjerat do të shkojnë shumë më mirë! • Sigurohuni të pushoni dhe flini kur bebi juaj fle, pasi është një mënyrë që ju ndihmon të ndjeheni më e qetë dhe shplodhur. Një këshillë tjetër, është të lini partnerin tuaj dhe familjarët e tjerë të bëjnë gjëra për ju dhe të përfshihen në kujdesin e bebit duke e mbajtur, larë, ndërruar dhe qetësuar atë. • Shumë nëna të reja kalojnë “trishtimin e bebit” (“baby blues”). Këto ndjenja zakonisht largohen pas 1-2 javësh. Nëse ndjenjat janë dërmuese, ose zgjasin për një kohë të gjatë, kjo mund të jetë një shenjë e një gjendje më serioze. Le të flasim mbi këtë dhe të sigurohemi që ju të merrni ndihmën e duhur. (III A) SHEMBUJ PYETJESH: • Si po shkojnë marrëdhëniet e fëmijëve të tjerë me bebin e ri? • A është e vështirë për ju kjo? • A ka ndonjë gjë specifike stresuese për ju, si kryerja e nevojave bazike (pastrimi i shtëpisë, ushqimi, veshja, ngrohja, telefoni dhe energjia elektrike), ose marrëdhënia mes jush dhe partnerit, ose anëtarëve të tjerë të familjes, apo miqve? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Fëmijëve të tjerë tuaj ju nevojitet kohë e veçantë me ju dhe partnerin tuaj. Organizoni kohë për të luajtur dhe lexuar me ta. Mundohuni të njihni ndjenjat dhe regresionin e mundshëm negativ të fëmijëve më të mëdhenj. • Konsideroni të lejoni fëmijët më të mëdhenj tu ndihmojnë në kujdesin e bebit, nëse ata kanë arritur një nivel të zhvillimit dhe maturitetit të tillë që mund të përkujdesen pa dëmtuar bebin. 70 • Ruajtja e rutinës sa më shumë të jetë e mundur mund të ndihmojë në pakësimin e stresit. • Një rrugë për tu përballur me këshillat e padëshiruara nga familjarët dhe miqtë, është të njohësh problemet/shqetësimet e tyre dhe dëshirën për të ndihmuar dhe më pas ndryshoni subjektin në diçka që ju e miratoni. Duke u munduar të justifikoni tek ata dëshirën tuaj për të ndjekur rekomandimet e personelit tuaj të besuar të kujdesit shëndetësor mund t’ju udhëheqë drejt një bashkëbisedimi të gjatë dhe të pavlerë. TRANZICIONI I TË PORSALINDURIT Rutina ditore, gjumi (vendi, pozicioni, siguria e shtratit), stadet gjumë-zgjuar (qetësimi), marrëdhënia prind-fëmi, referimet e zhvillimit të hershëm. Të dhënat lidhur me dyshimet, ose stresin si pasojë e situatës në shtëpi, ose e kujdesit për të porsalindurin mund të kërkojnë referime në sistemet mbështetëse komunitare, të tilla si shërbime sociale, ose agjenci të tjera komunitare lidhur me shëndetin mendor, dhunën, etj... Nëse prindërit nuk shprehin dëshirën për një rutinë të zakonshme, nëse ata imponojnë një rutinë shumë fikse, nëse i porsalinduri fle gjatë gjithë kohës, ose i porsalinduri është i irrituar, ka vështirësi në ushqyerje, vështirësi për tu qetësuar, ose pi më pak se 8-12 vakte në 24 orë, nevojitet këshillim shtesë. Të porsalindurit me një stad të ndryshimeve të shpejta që kalojnë nga gjendja në gjumë, ose nga të qenurit i përgjumur në të qarë, ose të porsalindurit e prindërve që janë të shqetësuar se qajnë jashtë mase, mund të nevojitet këshillim shtesë. SHEMBUJ PYETJESH: • • • • • Si po përshtatet bebi juaj që kur keni ardhur në shtëpi? Cila është rutina ditore e bebit tuaj për gjumin dhe ushqyerjen? Si dhe Ku fle bebi juaj gjatë ditës dhe gjatë natës? Është në gjendje të bëjë një gjumë të pandërprerë? Është në gjendje të arrijë në një stad vigjilent për tu ushqyer? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Në këtë moshë, të porsalindurit në mungesë të një rutine të vendosur ditë/natë, flenë për një kohë të gjatë ditës. Bebit tuaj do i nevojitet ndihmë nga ju dhe ofrues të tjerë të kujdesit për të zhvilluar rutinën e gjumit dhe ushqyerjes. • Vendosja e bebit tuaj në gjumë në të njëjtin vend çdo herë dhe vendosja e 71 një rutine të rregullt për ushqyerjen dhe gjumin do ndihmojë atë të hyjë në ritmin e një rutine dhe do e ndihmojë të flejë gjatë natës. • Besimet familjare dhe traditat kulturore do kenë një ndikim të rëndësishëm në vendin se ku dhe sa fle bebi, dhe as familja ose ofruesit e tjerë të kujdesit nuk do të ndjekin dot mesazhin “të flejë gjumë në shpinë”. • Këshilloni prindërit rreth vendit të gjumit, pozicionit të fjetjes (“gjumë në shpinë”) dhe krevatet. • Tashmë është vërtetuar që “fjetja me kurriz” është pozicion i sigurtë për bebet. Pra vendosni gjithmonë bebin tuaj të flejë mbi shpinën e tij, jo mbi bark, ose në anë. • Gjithashtu dihet se dysheku i butë (jastëkët e vendosur si prarakolp), ose lodra të buta janë të rrezikshme sepse lidhen me një rrezik të lartë të SVPF. • Tashmë e kemi të qartë që shumë prindër dëshirojnë që bebi i tyre të flejë pranë tyre në muajt e parë në shtëpi dhe sigurisht pasja e bebit gjatë gjumit në të njëjtën dhomë me prindërit në muajt e parë pas kthimit në shtëpi e lehtëson shumë ushqyerjen me gji. • Shqetësimi për sigurinë e të porsalindurit është kur një bebe fle në të njëjtin shtrat me prindërit, dhe prindërit duke qenë shumë të lodhur mund të mos e dinë që bebi është në shtrat. Vendoseni bebin për të fjetur në të njëjtën dhomë, por në shtratin e tij. • Sigurohuni që shtrati i bebit tuaj ka ristela dhe ato nuk janë shumë larg njëra-tjetrës (60 mm); dysheku duhet të jetë i fortë dhe të përputhet totalisht me shtratin. Anët e krevatit mbajini të ngritura kur bebi juaj fle në të. • Temperatura e dhomës duhet të jetë e përshtatshme (22-24 gradë celsius) dhe bebi duhet të ruhet nga ngritjet, ose uljet e temperaturës kur është duke fjetur. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë keni parë se vepron për të zgjuar bebin tuaj për ta ushqyer, ose për ta vënë atë për të fjetur? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Një i porsalindur shpesh është i përgjumur pas lindjes, për pasojë të verdhëzës që po kalon, ose për pasojë të mjekimeve që ju keni marrë. Për të ushqyer në mënyrë konstante bebin tuaj përgjatë ditës, ose natës, mund ti nevojitet ndihmë për tu zgjuar që të ushqehet. • Përdorni disa veprime stimuluese të tilla si përkundjen, ledhatimin, tundjen, ndërrimin e pelenës dhe ndërrimin e rrobave, të cilat mund të ndihmojnë bebin të zgjohet/të jetë vigjilent për tu ushqyer. • Lloje të tjera të veprimeve, të tilla si përkëdhelja e kokës së bebit tuaj, ose përkundja e lehtë e përsëritur, ndihmon për të vënë në gjumë bebin dhe janë ndihmuese për ta qetësuar/ngushëlluar atë. 72 USHQYERJA Suksesi i ushqyerjes (shtimi në peshë), strategjitë ushqyese (mbajtja, gromësitja), hidratimi/verdhëza, uria/shenjat e ngopjes, mënyrat e ushqyerjes (me gji, formulë). Mënyra e Përgjithshme e Ushqyerjes Një nga detyrat e para të prindërve gjatë javës së parë të jetës së porsalindurit të tyre është të mësojnë kur dhe sa shumë ka nevojë bebi i tyre të ushqehet me gji, ose formulë. Vizita e javës së parë zakonisht ju jep prindërve siguri që bebi i tyre është kthyer në peshën e lindjes, ose është duke shtuar në peshë dhe kështu ai po merr ushqimin e duhur. (shih Udhërrëfyesin “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël”) Të porsalindurit me verdhëz mund të jenë më të vështirë për tu zgjuar, për pasojë do kenë vështirësi të mëdha për tu ushqyer, veçanërisht me gji. Në këtë rast nevojitet këshillim dhe mbikëqyrje e vazhdueshme për të asistuar prindërit që të sigurohen se i porsalinduri zgjohet për tu ushqyer për të garantuar marrjen e duhur të lëngjeve për të. Duke i ofruar prindërve mënyrën se si të njohin sinjalet e bebit te tyre për urinë dhe ngopjen, do i ndihmojmë ata sigurojnë një ushqyerje të përshtatshme si në sasi ashtu edhe në cilësi, si edhe për të mënjanuar mbi ushqyerjen e tij. Këshillimi mund të nevojitet për të diskutuar përfitimet mbi mënyrën e mbajtjes së bebit gjatë ushqyerjes (p.sh.: për të nxjerrë ajrin e gëlltitur gjatë ushqyerjes). Gjithashtu mund të jetë e rekomandueshme të observohet mënyra e ushqyerjes së të porsalindurit, sepse disa të porsalindur me refluks mund të përkulen dhe largojnë kokën dhe trupin, pra do të largohen nga prindërit e tyre, duke i lënë prindërit me idenë që i porsalinduri nuk pëlqen qumështin e gjirit, të formulës, ose të mbahet në krahë. Kjo është një çështje e rëndësishme që familja ka nevojë për këshillim dhe asistencë shtesë. SHEMBUJ PYETJESH: • • • • Si po shkon ushqyerja? Si po e ushqeni bebin tuaj? Si i pëlqen bebit tuaj të mbahet kur ju e ushqeni? Sa e lehtë është të gromësijë bebi juaj gjatë, ose pas ushqyerjes? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Nëse po e ushqeni me shishe, mos e mbështesni atë në gojën e fëmijës, pasi vini në rrezik bebin tuaj për mbytje të tij, infeksione të veshit dhe 73 karies në periudhën e fëmijërisë së hershme. Mbajtja e bebit afër kur ju e ushqeni ju jep mundësinë për ngrohtësi dhe dashuri të ndërsjelltë me të. • Bebet zakonisht gromësijnë gjatë ndalesave natyrale që bëjnë kur ushqehen (p.sh.: përgjatë, ose pas ushqyerjes). • Ndihmoni atë për të gromësirë duke e fërkuar, ose ledhatuar në shpinën e tij ndërkohë që ju e mbani përkundrejt krahut dhe gjoksit tuaj, ose ulur në prehrin tuaj. SHEMBUJ PYETJESH: • Jeni komfort që bebi juaj po ushqehet mjaftueshëm? • Sa është numri i pelenave të lagura, ose të ndotura me feçe çdo ditë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Bebi juaj merr mjaftueshëm qumësht nëse lag 6-8 pelena pëlhure (5-6 pelena një-përdorimshe), ka 3 ose 4 defekime në ditë dhe është duke shtuar në peshë normalisht. Të porsalindurit e ushqyer me gji zakonisht kanë dalje jashtë, defekime të shpeshta. Pas disa javësh, numri i daljeve jashtë mund të bjerë. Bebet e ushqyera me gji që janë 6 javë dhe më shumë mund të kenë defekim më të rrallë, çdo 3 ditë. Bebeve të shëndetshme nuk u nevojitet ujë shtesë, pasi qumështi i gjirit, (ose i formulës kur përgatitet siç duhet) janë të mjaftueshëm për të plotësuar nevojat për lëngje të bebit. SHEMBUJ PYETJESH: • Si e kuptoni që bebi juaj është i uritur? • Nga e dini që është ushqyer mjaftueshëm me qumësht? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Shenjat e zakonshme të një bebi të uritur përfshijnë vendosjen e dorës në gojën e tij, thithin, fiksohen/gozhdohen, grimasat e fytyrës, dhe nervoziteti. E qara është një shenjë e vonë e urisë. • Ju mund të thoni që bebi është i ngopur, sepse ai largon kokën nga gjiri, ose shishja, mbyll gojën, ose relaksojnë krahët dhe duart. Udhëzime paraprake, mbi mbështetjen e nënës për Ushqyerjen me Gji Nënat e reja duhet të sigurohen që ato vazhdojnë të marrin një dietë të përshtatshme dhe lëngje shtesë. Ato gjithashtu duhet të plotësojnë gjumin sipas nevojave. 74 Partnerët, familja dhe miqtë mbështetës mund të ofrojnë ndihmë të madhe për nënat e reja duke u kujdesur për të dhe punët e shtëpisë për ti lejuar asaj të përqendrohet në kujdesin e të porsalindurit të saj, (për rekomandimet dhe udhëzimet mbi ushqyerjen me gji të foshnjave shih Udhërrëfyesin “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël”). SIGURIA Karriget e sigurta në makinë, duhan-pirja, lëngjet e nxehta (temperatura e ujit). Prindërit nuk duhet të vendosin karrigen e sigurtë të bebit në sediljen e përparme të makinës me airbag, sepse airbag hapen me forcë të madhe përkundrejt një karrigeje të sigurtë për bebe dhe shkaktojnë dëmtime serioze deri edhe vdekje. Këshilloni prindërit që sjelljet e tyre të udhëtimit të sigurtë (përfshirë përdorimin e rripave të sigurimit gjatë gjithë kohës së udhëtimit dhe mos drejtimin e makinës kur janë nën influencën e alkoolit, ose drogave) janë të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve të tyre. SHEMBUJ PYETJESH: • A është i lidhur me rrip sigurie bebi juaj në karrigen e tij të sigurtë në sediljen e pasme të makinës sa herë që ai udhëton me makinë? • A keni ndonjë problem me përdorimin e karriges së sigurt të bebit tuaj në makinë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Një karrige e sigurtë makine që është e siguruar në mënyrën e duhur në sediljen e pasme të makinës, është vendi më i mirë për udhëtimin e bebit tuaj. • Pajimet duhet të jenë të rehatshme dhe karrigia e sigurtë duhet pozicionuar në këndin e rekomanduar, në mënyrë që koka e bebit të mos bjerë përpara. Bebet me nevoja speciale, si bebet premature, ose bebet që mund të kenë këmbë, duar në allçi nevojiten mjete speciale për transportim të sigurtë. • Bebit tuaj i nevojitet të qëndrojë në karrigen e tij të sigurtë gjatë gjithë kohës së udhëtimit. Nëse bëhet nervoz, ose ka nevojë për kujdes, ndaloni makinën, hiqeni nga karrigia e tij e sigurtë dhe kushtojini vëmendje nevojave të tij. Para se të niseni përsëri, vendosni bebin në karrigen e tij të sigurtë, dhe sigurojeni mirë përsëri. • Foshnjat me nevoja të veçanta kërkojnë mjete/mënyra specifike për 75 transport të sigurtë. • Diskutoni mbi strategjitë e tjera të cilat prindërit mund ti përdorin për të mbajtur të sigurtë bebin e tyre. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë gjërash të tjera bëni për të mbajtur bebin tuaj të shëndetshëm dhe të sigurtë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Nëse ju pini duhan, mundohuni ta pakësoni, ose ta lini fare. Bëni shtëpinë dhe makinën zonë pa duhan (pini duhan vetëm jashtë shtëpisë, ose makinës). • Mos pini lëngje të nxehta ndërkohë që mbani në krahë bebin. • Për të mbrojtur fëmijën tuaj nga uji i përvëluar, temperatura më e lartë në rubinet nuk duhet të jetë më e lartë se 45ºC. Në shumë raste, ju mund të rregulloni temperaturën e ngrohjes së ujit. • Para se të lani bebin, gjithmonë provoni temperaturën e ujit me kyçin e dorës për të qenë të sigurtë që uji nuk është shumë i nxehtë. KUJDESI PËR TË PORSALINDURIN Kur të drejtohen tek personeli shëndetësor (temperaturë e lartë, diarre, shenja të tjera rreziku), barnat e urgjencës (CPR), parandalimi i sëmundjeve (larja e duarve, shëtitjet), kujdesi për lëkurën (ekspozimi në diell). Prindërve të foshnjave mund tu duhet kohë për të zhvilluar bisedën lidhur me aftësitë e tyre për kujdesin ndaj bebit të tyre. Ata mund të mirëpresin udhëzime rreth problemeve/çështjeve të tilla si: kur të drejtohen, telefonojnë në qendrën shëndetësore, të njohin si të përcaktojnë dhe parandalojnë sëmundjet për bebin e tyre, dhe si të sillen me rastet emergjente, si të njohin shenjat e rrezikut. Foshnjat me diagnoza të njohura, ose prematuritet duhet të referohen në shërbimet e ndërhyrjes së hershme, kështu që familjarët mund të marrin mbështetje dhe të jenë të lidhur me shërbimet komunitare që atyre ju nevojiten. SHEMBUJ PYETJESH: • Ç’ lloj termometri keni? • Dini si ta përdorni? • Dini çfarë të bëni në një gjendje urgjence, ose nëse ju keni shqetësime, ose pyetje rreth bebit tuaj? • A dini se kur duhet të drejtoheni urgjentisht tek personeli shëndetësor 76 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Ju mbase ju është dhuruar një termometër veshi, por mos e matni temperaturën e bebit në vesh, ose gojë deri në moshën 4 vjeçare. • Preferohet të matni temperaturën rektale të bebit. Temperatura rektale 38.0°C konsiderohet si ethe. (III A) Disa nga strategjitë e përgatitjes për urgjencat që mund t`ju këshilloj janë: • Kini një set të ndihmës së shpejtë në familje. • Kini një plan të përgatitur urgjence (ku duhet ta dërgoni fëmijën, vendin , numrin e telefonit, mjetin për transport, etj..) dhe njihuni mirë me planin tuaj të përgjithshëm. • Njihni shenjat e rrezikut për shëndetin e foshnjës tuaj. SHEMBUJ PYETJESH: Çfarë pyetjesh keni rreth: • Shëtitjeve me bebin tuaj? • Frekuentimit i vendeve publike, të sigurta dhe të besueshme? • Çfarë tu thoni vizitorëve rreth sjelljes me bebin tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Për të mbrojtur bebin tuaj në muajin e parë të jetës mos e lini atë në duar të shumë njerëzve. Mënjanoni ambientet e mbushur plot, veshjen e tepruar dhe ekspozimin në temperatura shumë të larta, ose të ulëta. • Sigurohuni të lani shpesh duart, veçanërisht pas ndërrimit të pelenës dhe para ushqyerjes së bebit. • Sa më shumë të jetë e mundur mbani larg diellit bebin tuaj. Nëse ai duhet të dalë në diell, përdorni një krem dielli për fëmijë. Për bebet më të vogla se 6 muajsh, kremi i diellit mund të përdoret në zona të vogla të trupit, si në fytyrë dhe shpinën e duarve, nëse nuk ka veshje të përshtatshme dhe hija nuk është e përshtatshme. (III A) • Bebi juaj mund të ketë skuqje të lëkurës. Këto janë normale dhe ndodhin ndërmjet javës se 4 dhe të 8. Nëse keni ndonjë pyetje, ose shqetësim, më thoni. PËRMBAJTJA E VIZITËS SË FOSHNJËS 1 MUAJSH Foshnja duhet të vizitohet nga personeli kujdesit shëndetësor që ndjek mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës (mjek familje, infermiere patronazhi e QSH dhe mjek e infermiere e këshillimores së fëmijës ne qytet) në moshën 1 muajsh. 77 Konteksti Brenda muajit të parë, prindërit harmonizohen gjithmonë e më shumë me bebin e tyre, kur ata mësojnë të interpretojnë kuptimin e shenjave dhe si kujdesi i tyre ndaj sjelljeve të bebit mund të ndikojë në sjelljet e tij. Duke shtuar kuptueshmërinë e foshnjës së tyre, prindërit mësojnë strategjitë për të mbështetur shfaqjen e personalitetit dhe vetë-rregullimit të bebit. Së pari prindërit përqendrohen për kujdesje lidhur me ushqimet, strukturën gjumë-zgjuar, eliminimin dhe asimilimin në familje. Shpeshtësia e vizitave gjatë 2 muajve të parë të jetës do të varet nga gjendja shëndetësore e bebit dhe nevojat e familjes. Bebeve të cilët lindën premature, ose të sëmurë, ata që do birësohen, ose familjet adoptive, ato me nevoja shëndetësore specifike, ose probleme të zhvillimit, dhe prindërve për herë të parë, ose anksioz do tu nevojiten vizita më të shpeshta/numër më i madh vizitash. Veç ofrimit këshillimor dhe mbështetës për prindërit, personelit të kujdesit shëndetësor mund tu nevojitet të rregullojnë referime për problemet e zhvillimit dhe menaxhimit gjithë përfshirës të foshnjës dhe për shërbime mbështetëse ndaj familjes të bazuara në komunitet. Vizita e Muajit të Parë përfshin survejimin/mbikëqyrjen e shëndetit rutinë; përgjigjet mbi problemet/shqetësimet e prindërve, udhëzimet, këshillimet inkurajuese, mbështetëse dhe praktikat e mira bashkëkohore rreth rritjes dhe ushqyerjes së foshnjës, zhvillimit dhe tranzicionit drejt një rutine të qëndrueshme gjumë-zgjim. Për foshnjën e lindur premature, ose me një problem shëndetësor që mund të vështirësojë ushqyerjen, do të nevojitet kujdes plotësues/shtesë i përqendruar mbi aftësitë ushqyese, marrjen e duhur të lëndëve nutricionale dhe kalorive, dhe treguesit e rritjes së foshnjës. Rezultatet e testeve ekzaminuese metabolike/gjenetike dhe të dëgjimit të porsalindurit duhet të përcaktohen dhe kryhen, si dhe duhet të rishikohen dhe përsëriten sipas nevojës. Faktorët e rrezikut që kërkojnë ekzaminime në të ardhmen duhet të dokumentohen. Nëse nëna do kthehet në punë, ose shkollë në të ardhmen e afërt/në një kohë të shkurtër pas lindjes, duhet ti ofrohen udhëzime mbi përzgjedhjen e kujdesit të sigurtë. Këshillimi për të pakësuar dëmtimet në shtëpi, dhe udhëzimi paraprak për të trajtuar zgjimet gjatë natës dhe problemet e të qarit, të cilat kanë treguar të jenë eficiente, janë temat e përshtatshme plotësuese për Vizitën në Muajin e Parë. Familjet që përjetojnë vështirësi në përshtatje dhe nënat që manifestojnë simptoma psikologjike pas lindjes do të kërkojnë përfshirje dhe ndërveprim të ngushtë me personelin e kujdesit shëndetësor dhe mund të nevojitet referim në burime të ndryshme për të mbështetur nevojat e tyre materiale, ose emocionale. 78 PRIORITETET E VIZITËS SË FOSHNJËS 1 MUAJSH Prioriteti i parë është ti kushtohet vëmendje problemeve të prindërve. Veç kësaj, duhet ti jepen prioritet tematikave në vijim për diskutim në këtë vizitë: Personeli shëndetësor gjatë vizitës për të foshnjën 1 muajsh vlerëson: Mirëqenien prindërore sidomos të nënës, (a është vizituar pas lindjes, depresionin, abuzimi me substanca, kthimi në punë, ushqyerja me gji, etj..) Përshtatjen në familje, (burimet familjare, mbështetjen e familjes, rolet prindërore, dhunën ne familje, burimet komunitare) Përshtatjen e të porsalindurit (ciklet gjumë zgjim, pozicioni i gjumit, siguria e krevatit etj..), sigurinë, rregullimin e stadeve [qarjen, ngushëllimin, tundjen e bebit], ndryshimet e zhvillimit [bebi i mërzitur, koha e ushqyerjes], referimi/ konsultimi i zhvillimit te hershëm. Rutina e ushqyerjes (frekuenca e ushqyerjes [shpërthimet/vrullet e rritjes], zgjedhjet e ushqyerjes [tipet e ushqimeve/lëngjeve], shenjat e urisë, strategjitë e ushqyerjes [mbajtja, gromësitja], mënyra e ushqyerjes [me gji, me formulë]) Siguria (karriget e sigurta në makinë, lodrat me lidhëse dhe laqe, rrëzimet, duhan-pirja) Çfarë duhet kryer gjatë vizitës ANAMNEZA Anamneza mund të merret në përputhje me problemet dhe preferencat e familjes, apo stilin e praktikës së profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Pyetjet në vijim mund të nxisin diskutim më të thellë: • Më thuaj se si po shkojnë gjërat për ty dhe bebin? • Si është tani rutina dhe oraret e bebit? • Cilat janë çastet më të mira të ditës me bebin? Po ato më të vështira? • A jeni ndjerë e lodhur, apo e depresuar? • A keni ju dhe bashkëshorti juaj kohë për vete? • Kush të ndihmon me beben, apo fëmijët e tjerë? Me kë tjetër rri bebi? • A keni ju mosmarrëveshje me këtë person (ose persona) rreth mënyrës se si e rrit bebin dhe shëndetit të bebit? Nëse të dy prindërit janë prezent: • Si veprojnë, kujdesen dhe ju përgjigjen shenjave të fëmijës? • A shprehin ata individualisht njohuritë dhe kuptueshmërinë e foshnjës se tyre dhe nevojat shëndetësore dhe zhvilluese të foshnjës se tyre? • A duken prindërit të kënaqur, të lumtur, depresuar, me lot në sy, anksiozë, të lodhur, etj..? 79 • A duken prindërit të pa-sigurtë apo nervoz (bashkëshort që nuk ndihmon, prindër që nuk kanë informacion)? • Si ndër-vepron prindi dhe bebi kur ky i fundit ushqehet? • Si ndër-veprojnë me njëri-tjetrin (me dashuri, janë rehat, anksioz, etj..) Vlerësimi i zhvillimit të bebes 1 muajsh Keni ndonjë problem/shqetësim specifik rreth zhvillimit, mësimit ose sjelljes së bebit tuaj? Vlerëso zhvillimin: SOCIAL-EMOCIONAL •A përgjigjet ndaj veprimeve për ta qetësuar kur është i acaruar KOMUNIKIMI •Është i aftë të ndjekë prindërit me sy •Njeh zërin e prindërve KOGNITIV •Ka filluar të buzëqeshë ZHVILLIMI FIZIK •Mund të ngrejë kokën kur vendoset mbi bark EKZAMINIMI FIZIK Një ekzaminim fizik i plotë është i përfshirë si pjesë e çdo vizite të mbikëqyrjes shëndetësore. Kur kryejnë një ekzaminim fizik, vëmendja e personelit të kujdesit shëndetësor është drejtuar në komponentët në vijim të ekzaminimit që janë të rëndësishme për moshën e fëmijës: Matja dhe hedhja në grafikët e kurbave të rritjes (e përshtatur për moshën gestationale, siç indikohet): Matja: • Gjatësia • Pesha • Cirkumferenca e kokës Plotësim në kurbat e rritjes: • Peshë për Gjatësi • Peshë për Moshë • Gjatësi për Moshë Koka: • Shëno deformimet e kafkës 80 Sytë: • Ekzaminim për reflekset e kuqe • Siguro që sytë janë në ngjyrë, intensitet dhe qartësi të njëjtë • Vëzhgo për opacitet, ose mjegullim të kornesë Zemra: • Auskulto për zhurmat e zemrës • Palpo pulset femorale Abdomeni: • Kërko për masa abdominale • Shëno shërimin e kërthizës Muskuloskeletal: • Kryej manovrat e Ortolani dhe Barlow Neurologjik: • Vlerëso tonusin dhe statusin e zhvillimit nervor duke përfshirë vëmendjen në stimulin pamor dhe dëgjues DEPISTIMI EKZAMINIME UNIVERSALE VEPRIMET Çrregullimet Metabolike dhe hemoglobinopatia Nëse nuk janë kryer më parë (p.sh.: bebe e lindur në shtëpi, ose dalje herët nga materniteti), kryej ekzaminimin siç kërkohet zyrtarisht. +- Dëgjimi Nëse nuk është kryer ne lindje (p.sh.: bebe e lindur në shtëpi, ose dalje nga materniteti herët), ekzaminimi duhet te kryhet brenda muajit të parë të jetës. ++ EKZAMINIME SELEKTIVE VLERESIMI I RREZIKUT* VEPRIM NËSE RA + Presioni i gjakut Fëmijët me probleme rriskuese specifike ose ndryshim të rrezikut Presioni i gjakut Pamja Shqetësim i prindërve ose ekzaminim jo normal i fundus okuli, ose prematuritet me probleme rrezikuese Referim në okulistikë Tuberkulozi + pyetje për ekzaminim të rrezikut Testi kutan i Tuberkulinës +- Verifiko dokumentacionin e rezultateve te ekzaminimit metabolik të foshnjës, ekzaminim të duhur dhe nevojën për ndjekje të mëtejshme ++ Ekzaminimet pozitive duhet të ndiqen me vlerësimin diagnostik audiologjik, dhe një foshnjë me diagnozë definitive duhet të referohet *Shih kapitullin e Përshtatjes dhe Evidencës për kriterin mbi të cilin bazohen pyetjet e ekzaminimit të rrezikut 81 UDHËZIME PËR PRINDËRIT E FOSHNJES 1 MUAJSH: Pyetjet në vijim janë hartuar për tu përdorur për tu orientuar për të nxitur diskutimin, për të mbledhur informacion, për të adresuar nevojat dhe problemet/shqetësimet e familjes dhe për të ndërtuar partnershipet. Përdorimi i pyetjeve mund të variojë nga vizita në vizitë dhe nga familja në familje. Pyetjet mund të ndryshohen për tu përputhur me stilin e komunikimit të profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Udhëzuesi paraprak shoqërues për familjen duhet të përputhet sipas pyetjeve, problemeve, ose shqetësimeve individuale që paraqet fëmija dhe familja përkatëse. MIRËQENIA PRINDËRORE (AMTARE) Shëndeti (kontrolli amtar pas lindjes, depresioni, shëndeti mendor, substancat abuzuese), (planet e ushqyerjes me gji, kujdesi për fëmijën). Diskutoni shëndetin fizik dhe emocional të nënës pas lindjes dhe jepni informacion rreth nevojave të saj gjatë kësaj periudhe. Ndonjë sugjerim për depresion duhet të pasohet me pyetjet ekzaminuese për përdorimin e drogave, ose alkoolit. Sipas nevojës, refero nënën tek profesionistët e duhur të kujdesit shëndetësor dhe shërbimet duhura të shëndetit mendor komunitar. (III A) SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë keni dëgjuar nga obstetri juaj, ose personel tjetër i kujdesit shëndetësor rreth rifillimit të aktiviteteve normale ditore pas lindjes? • Kur e keni kryer ri-kontrollin e shëndetit pas lindjes për ju? • Si po i menaxhoni dhimbjet, ose parehatinë pas lindjes, ose ushqyerjen me gji? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Zakonisht, një kontroll pas 6 javësh nga lindja duhet të parashikohet për të diskutuar si po ndiheni dhe për të bërë ndonjë rregullim që ju dëshironi rreth kontrollit të lindjes. Ndonjëherë, nënat janë aq të lodhura sa harrojnë, ose thjesht nuk e bëjnë takimin e tyre me personelin e kujdesit shëndetësor pas lindjes. • Nëse ju ndiheni ende jo mirë pas lindjes, ose me ushqyerjen me gji, ju duhet të flisni me personelin tuaj të kujdesit shëndetësor. SHEMBUJ PYETJESH: • Cila është koha më e mirë dhe më e vështirë gjatë ditës që keni kur kujde- 82 seni për bebin? • Si janë mendimet tuaja? • Jeni ndjerë e mërzitur, e trishtuar, ose e pa shpresë pas lindjes? • Jeni ende e interesuar për aktivitete që ju kryenit zakonisht (shëtitje, takime me miq, etj..)? • A keni filluar apo mendoni të pini, përdorni bimë, ose merrni barna për t’ju ndihmuar të ndiheni më mirë (më pak e depresuar, më pak anksioze, më pak e frustruar, qetësues)? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Shumë nëna ndihen të lodhura, ose të trullosura në javën e parë të jetës në shtëpi. Ato gjithashtu mund të përjetojnë “mërzinë /trishtimin e bebit” (“baby blues”) për një periudhë të shkurtër. Këto ndjenja nuk duhet të vazhdojnë. • Nëse ju gjeni që ndiheni ende shumë e lodhur, ose e trullosur, ose jeni duke përdorur alkool, ose barna për tu ndjerë më mirë, bëni me dije partnerin, personelin e kujdesit shëndetësor në mënyrë që ju të merrni ndihmën që ju nevojitet. SHEMBUJ PYETJESH: • Si ndiheni me kthimin në punë, ose shkollë (nëse ju është dashur të kthehen në punë -legjislacioni shqiptar parashikon lejen e mëmësisë 365 ditë kalendarike)? • Pyesni veten si do ndikojë rikthimi në punë, ose shkollë në marrëdhënien me bebin tuaj? • Si mund të ndikojë mbi ushqyerjen me gji? • Keni biseduar me punëdhënësin/mësuesin tuaj mbi vazhdimin e ushqyerjes me gji të bebit kur të ktheheni në punë? • Keni bërë rregullimet për kujdesin (kush do e mbajë) e bebit orët që ju nuk do jeni në shtëpi? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Rikthimi në punë shpesh është një gjë e vështirë për tu bërë. Përgatitja për gjetjen e një kujdesi të mirë për bebin që ju besoni, do ju ndihmojë të ndiheni më mirë rreth këtij vendimi. • Ekzistojnë burime ndihmëse dhe udhëzime të shkruara si edhe burime të disponueshme komunitare për t’ju asistuar në zgjedhjen e kujdesit të duhur për ju dhe bebin tuaj. • Unë gjithashtu mund ju jap këshilla dhe burime që mund t’ju ndihmojnë ju të identifikoni kujdesin e fëmijës dhe për vazhdimin e ushqyerjes me gji pas kthimit në punë/shkollë. 83 PËRSHTATJET NË FAMILJE Burimet e familjes, mbështetja e familjes, rolet prindërore, dhuna në familje, burimet komunitare. Një nëne të re i nevojiten strategji për ta ndihmuar në përgjegjësitë e shumta të saj, dhe mbështetur nga partneri i saj dhe anëtarët e tjerë të familjes në mënyrë që ajo të përkujdeset siç duhet për veten dhe për bebin e saj. Ndihmoni prindërit të kuptojnë rëndësinë e kërkimit të ndihmës kur ajo ju nevojitet. Baballarët gjithashtu mund të ndihen shumë të sforcuar/tendosur kur sistemi i mbështetjes të familjes së tyre nuk është më i disponueshëm për ta. Në shumë kultura, gjyshet, vjehrrat, ose femra të tjera të afërta (motra, kunata) ofrojnë, ose mbikëqyrin kujdesin për të porsalindurin e ri. Sugjeroni burimet komunitare që mund të ndihmojnë me gjetjen e kujdesit cilësor të fëmijës, mundësinë e përdorimit të transportit, ose adresimin e problemeve, të tilla si: ato financiare, burimet jo të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet shëndetësore, banim jo të përshtatshëm, ose jo të sigurtë, burime të kufizuara ushqimore, mungesë të eksperiencës prindërore, ose mungesë të mbështetjes sociale. Për nënat, ose kujdestarët e fëmijës që kanë një rrjet të kufizuar mbështetës, shërbimet dhe burimet komunitare mund të jenë të afta që të ndihmojnë familjen. Mbështesni lidhjen e familjes me komunitetin përmes programeve, ose organizatave sociale, fetare, kulturore, vullnetare dhe rikrijuese. Nëse bebi ka nevoja specifike për kujdes shëndetësor, siguro informacion dhe refero. Familjet kanë nevojë për udhëzime mbi problemet specifike, mbi mënyrat për të mbështetur kërkesat emocionale dhe të zhvillimit të fëmijëve të tjerë, si edhe strategjitë për të ndihmuar fëmijët e tjerë të përshtaten me praninë në shtëpi të bebit të ri. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse i porsalinduri është prematur, ose ka kërkesa speciale shëndetësore dhe të zhvillimit, ose nëse është një lindje multiple (binjake/trinjake). SHEMBUJ PYETJESH: Më tregoni lidhur me situatën tuaj të banimit. Keni ju: • Ngrohje të mjaftueshme, ujë të ngrohtë dhe energji elektrike? • Pajisje elektro-shtëpiake që funksionojnë? • Probleme me insekte (tartabiqe), brejtës, minj, myk, ose lagështirën? Si janë burimet tuaja për kujdesin e bebit tuaj? Keni ju: • Njohuri të mjaftueshme për tu ndjerë komfort në kujdesjen për bebin tuaj? • Sigurim shëndetësor? • Mjaftueshëm para për ushqim, veshje, pelena dhe për kujdesje të fëmijës? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: 84 • Nëse ju keni probleme me situatën tuaj të banimit, merrni në konsideratë kontaktin me shërbimet komunitare për ndihmë. • Familjet të cilat jetojnë me të tjerë (p.sh: prindërit e tyre, me ata që ju ndihmojnë të mos jeni të pastrehë, ose prindër adoleshentë që jetojnë me prindërit e tyre) mund të kenë kontroll mbi ambientin ku ju jetojnë, rolet e kujdesit dhe përgjegjësitë e tyre. • Për disa familje, rolet gjinore mund të pengojnë gruan lidhur me kërkimin e ndihmës nga burrat e tyre. Në një mënyrë kulturore sensitive, personelit të kujdesit shëndetësor u nevojitet të hartojnë strategji me prindërit dhe familjen rreth mënyrës së mbështetjes së kërkesave, nevojave të nënës. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë mendoni rreth kujdesjes për veten tuaj dhe bebin? • Jeni në gjendje të gjeni kohë për fëmijët e tjerë? • Kush ju ndihmon lidhur me bebin? • Është i aftë partneri juaj t’ju ndihmojë lidhur me kujdesin e bebit, ose me gjërat e shtëpisë? • Si po reagojnë fëmijët e tjerë me bebin? • Keni vënë re ndonjë ndryshim të sjelljes, xhelozi ose ndonjë gjë që ju shqetëson juve? • Si po e zgjidhni/trajtoni këtë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Gjetja e kohës për veten tuaj mund të jetë një sfidë. Biseda me partnerin tuaj dhe zgjidhja e problemeve së bashku do ndihmojë partnerin të ndihet i përfshirë dhe të identifikojë rrugët për t’ju ndihmuar juve. Gjithashtu mund të jetë e rëndësishme të keni dikë për të biseduar nëse ju ndiheni e izoluar dhe vetëm. • Lutem na lejoni ne të dimë nëse kjo po ndodh, pasi ne mund t’ju ofrojmë ju kontaktet komunitare që mundet t`ju asistojnë. • Ofroni informacion rreth dhunës në familje të fëmijëve dhe rreth burimeve komunitare që ofrojnë ndihmë për këtë çështje. Rekomandoni burimet për edukimin e prindërve dhe/ose grupet e mbështetjes së prindërve. (III A) SHEMBUJ PYETJESH: • Ndiheni gjithmonë e sigurtë në shtëpinë tuaj? • Ju ka goditur, shkelmuar, ose shtyrë ndonjëherë partneri, ose ish-partneri juaj (apo ndonjë anëtar tjetër i familjes, komunitetit ku ju jetoni), ose ka lënduar fizikisht bebin tuaj dhe ju? • Jeni e frikësuar që ju dhe/ose kujdestarë të tjerë mund të lëndojnë bebin? • Keni ndonjë pyetje rreth sigurisë tuaj në shtëpi? 85 • Çfarë do të bëni ju nëse ndiheni e frikësuar? • Keni ndonjë plan? • Dëshironi informacion rreth ku të shkoni, ose kë të kontaktoni nëse ju nevojitet ndihmë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Një mënyrë sesi unë dhe personeli tjetër i kujdesit shëndetësor mund t`ju ndihmojë juve nëse partneri juaj ju godet, ose kërcënon është t`ju mbështesim juve dhe t`ju ofrojmë informacion rreth burimeve lokale që mund tu ndihmojnë. • Personeli i kujdesit shëndetësor duhet të shpjegojë qartë planin zyrtar të praktikës për menaxhimin e dhunës në familje, mundësitë se ku mund të drejtohet nëna, edhe pas orarit zyrtar që ofron qendra. • Prindërit duhet të njohin në mënyrë specifike shenjat dhe simptomat e sëmundjes/ve, dhe kur duhet të drejtohen tek personeli i kujdesit shëndetësor. • Prindërit duhet të inkurajohen për tu drejtuar tek personeli kujdesit shëndetësor në se vërejnë ndonjë ndryshim të aktivitetit të foshnjës, pamja, ose sjellje që i bëjnë ata ë merakosen. • Ndihmon gjithashtu nëse personeli i kujdesit shëndetësor ka një listë të strategjive dhe burimeve për të ndarë me familjen/et të cilat nuk kanë mundësi të shpejtë komunikimi (p.sh.: shërbim telefonik) në shtëpitë e tyre, ose ato komunitete të cilat nuk kanë akses drejt transportit, apo mjeteve të komunikimit publik. • Praktikat kulturore për të parandaluar sëmundjet, të tilla si lidhja e hajmalive, shkuarja tek persona për të hequr syrin e keq për fëmijën, dhe ndonjë tjetër të lidhura me çështje të sigurisë, janë të rëndësishme për tu diskutuar. SHEMBUJ PYETJESH: • Dini çfarë të bëni në një rast/situate urgjence për ju dhe bebin tuaj? • Keni një listë të numrave të urgjencës? • Në varësi të familjes, mund të jetë e përshtatshme të pyesni: • Dini kur të drejtoheni tek personeli i kujdesit shëndetësor për fëmijën tuaj? • Ç’ lloj tipi termometri keni? • Ndjeheni rehat në përdorimin e tij dhe a dini kur të merrni në telefon/ose drejtoheni urgjentisht nëse fëmija ka temperaturë, apo ju shikoni se është shumë i sëmurë? • Dini se kur dhe ku të shkoni në një qendër shëndetësore që ofron shërbim urgjence? • Keni akses për një telefon, ose mjet për të lëvizur urgjent për urgjencat shëndetësore që ka fëmija? 86 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Ju gjithashtu duhet të mësoni çfarë të bëni nëse bebi juaj fillon të mbytet. • Siguroni të keni një set të ndihmës së parë, të njihni numrat e telefonit të urgjencës lokale. • Temperatura e matur rektale prej 38°C është e konsideruar si ethe. Preferohet të përdoret një termometër rektal për të matur temperaturën. Mos e matni temperaturën e bebit në gojë nën moshën 4 vjeç. • Lani shpesh duart tuaja me ujë dhe sapun, ose përdorni antiseptik veçanërisht pas ndërrimit të pelenës dhe para ushqyerjes së bebit. • Njihni shenjat e rrezikut që tregojnë se bebi është sëmurë rëndë dhe duhet dërguar menjëherë tek personeli shëndetësor. SHENJAT E RREZIKSHME PËR FOSHNJEN E PORSALINDUR FOSHNJA E PORSALINDUR DUHET TË DËRGOHET MENJËHERË TEK PUNONJËSI I SHËNDETËSISË NËSE KA TË PAKTËN NJË NGA SHENJAT E MËPOSHTME: • Ushqehet shumë pak, ose aspak (nuk kap gjirin); • Frymëmarrje e përshpejtuar dhe e vështirësuar (më shumë se 60 frymëmarrje në minutë); • Temperaturë mbi 37.5°C ose nën 36°C; • Nuk është i gjallë, duket i këputur, i përgjumur; • Sy të skuqur/të infektuar; • Skuqje rreth kërthizës dhe rrjedhje qelbi; • Rrema gjaku/qurra në jashtëqitje; PËRSHTATJA E FOSHNJES Rutina ditore gjumë/zgjim, pozicioni i fjetjes (gjumë në shpinë, vendi, siguria e shtratit), rregullimi i gjendjes (qarja, ngushëllimi, tundja e bebit), ndryshimet e zhvillimit (bebi i mërzitur, koha e ngrënies), referimet e zhvillimit të hershëm. Diskutoni shenjat/sinjalet e foshnjës për gjumë dhe mënyrat që prindërit të ndihmojnë foshnjën të zhvillojë model të rregullt të gjumit. Vëreni që irritimi i foshnjës mund të jetë pasojë e mungesës së gjumit, ose një gjumi jo të rehatshëm. Merrni në konsideratë ndërhyrjen nëse një foshnjë fle gjatë gjithë kohës, nuk fle fare, është e irrituar, është e vështirë të ngushëllohet, ose është e vështirë të ushqehet. Adresoni rrezikun e ndarjes së shtratit me nënën, prindërit, dhe me fëmijë të tjerë dhe këshillat e duhura lidhur me pozicionin e vendosjes të foshnjës në shtrat, për të fjetur. 87 Në të njëjtën kohë, personeli i kujdesit shëndetësor duhet të jetë i ndjeshëm/ sensitiv për traditat dhe besimet kulturore rreth gjumit të foshnjës dhe vendit ku fle foshnja. Prindërit, ose kujdestarët mund të kenë probleme rreth komfortit dhe fjetjes së foshnjës në pozicionin drejt, dhe një temperaturë të përshtatshme dhome për bebin. Personeli i kujdesit shëndetësor mund të ofrojë këshilla dhe informacion rreth si të parandalojmë një temperaturë të lartë, apo të ulët në dhomën ku fle bebi. SHEMBUJ PYETJESH: • Si po fle bebi juaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Shumë bebe janë të paafta të zhvillojnë një model gjumë/zgjim të rregullt vetë dhe ju nevojitet ndihma juaj. Sigurimi i një rutine të qëndrueshme dhe të parashikueshme për bebin tuaj do e ndihmojë atë të zhvillojë një model të rregullt gjumë/zgjim. (I C) • Vendosja e bebit në shtratin e tij, ose zgjuar ose i përgjumur, jo në gjumë të thellë, do e ndihmojë atë të bëjë fazën e tranzicionit nga gjendja zgjuar drejt gjumit në shtratin e tij. Kjo do të parandalojë problemet me zgjimet e vona gjatë natës, pasi kur bebi zgjohet, ai do jetë familjar me vendin/shtratin e tij. (I A) • Mos përdorni lidhëse, dyshek, jastëk të butë, ose lodra të buta në shtratin e bebit sepse ato janë të lidhura me rritjen e rrezikut të SVPF. • Temperatura e dhomës duhet të jetë e përshtatshme dhe bebi duhet të mbahet larg ambienteve me vlera te ulëta, ose të larta të temperaturës ndërkohë që fle gjumë. SHEMBUJ PYETJESH: • Ku fle tani bebi juaj? • Çfarë keni dëgjuar mbi “pozicionin e foshnjës për të fjetur në shpinë dhe luajtjen në pozicionin përmbys”? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Gjithmonë vendosni në shpinë bebin për të fjetur, jo përmbys ose anash. Pyesni të afërmit tuaj dhe personelin e kujdesit për pozicionin e “bebit për të fjetur në shpinë”. (III A) • Ekspertët rekomandojnë që bebi juaj të flejë në të njëjtën dhomë me ju në shtatin e tij (jo në shtratin tuaj). Nëse ju e ushqeni me gji, ose me shishe bebin në shtratin tuaj, kthejeni atë në shtratin e tij kur jeni gati të flini. (II-2 A) 88 • Jini të sigurtë që shtrati i bebit tuaj është i sigurtë. Ristelat/ndarjet anësore nuk duhet të jenë larg njëra-tjetrës më shumë se 60 mm. Dysheku duhet të jetë i fortë dhe të përputhet plotësisht me shtratin. Anët e shtratit mbajini të ngritura kur bebi juaj është në shtrat. • Nëse ju përdorni një rrjetë kosh, ose shtrat portativ, endja/thurja duhet të jetë e imët me hapje jo më të mëdha se 6 mm. Mos e lini kurrë bebin tuaj në koshin e rrjetës, në shtrat përmbys. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë bëni ju për ta qetësuar foshnjën kur qan, përveç ushqyerjes? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Ofroni strategji për të mbështetur vendosjen e një rutine ditore për foshnjën dhe zhvillimin e sjelljes, duke përfshirë mënyrat për ta hutuar, qetësuar dhe ngushëlluar foshnjën. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse foshnja është premature, ose ka temperament që është shumë i mbi-stimuluar ose i qetë dhe pasiv, ose nëse bebi ka vështirësi për tu tërhequr vëmendja. • Inkurajoni prindërit të mësojnë rreth temperamentit të bebit të tyre dhe si ndikohet rruga/mënyrat e lidhjes me botën. • Duhet të vlerësohet kur intensiteti, frekuenca, zgjatja dhe qëndrueshmëria e qarjes se foshnjës është e fortë. Diskutoni me prindërit strategjitë për të menaxhuar foshnjën e tyre dhe përgjigjet e saj. • Problemet rreth lidhjeve, ose marrëdhënies prind-foshnjë duhet të nxisin personelin e kujdesit shëndetësor për të referuar familjen tek programet e mbështetjes dhe prindërimit komunitare. Nëse shqetësimet/problemet rreth zhvillimit të foshnjës janë evidente, konsideroni referimin tek specialistët. • Këshilloni prindërit mbi brishtësinë e kokës së foshnjës dhe sa e rëndësishme është të mbroni një foshnjë nga tundja. Prindërit duhet të këshillohen për të garantuar që edhe kujdestarët e tjerë gjithashtu njohin dobësitë e foshnjës dhe e kuptojnë sa e rëndësishme është të mënjanojnë tundjen/shkundjen e bebit dhe kjo edhe nëse bebi nuk mund të ngushëllohet ata duhet të kërkojnë ndihmë. • Nëse prindërit ndihen të stresuar, ose nëse ata kanë vështirësi të ecin përpara bashkë, ata duhen referuar drejt personelit të duhur të shëndetit mendor. SHEMBUJ PYETJESH: • Më thuaj si e kupton çfarë kërkon bebi juaj. Si ngjan/është e qara e bebit tuaj? • Janë të ndryshme të qarat e bebit në kohë të ndryshme? • Si mendoni çfarë nënkuptojnë ato? 89 • • • • • • • • Sa shumë qan bebi juaj? Sa shpesh? Çfarë duket se ndihmon? Çfarë bëni kur jeni e frustruar me bebin tuaj? Cilat janë disa mënyra që ju keni gjetur për të qetësuar bebin kur ai qan? Çfarë bëni kur mënyrat nuk funksionojnë? Kush ju ndihmon juve në shtëpi? Kush ju ndihmon me bebin, ose me aktivitetet e tjera të shtëpisë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Një foshnje e re nuk mund të “dëmtohet/llastohet” gjatë mbajtjes në krahë, përqafimit dhe përkundjes së tij, ose gjatë të folurës dhe të kënduarit për të. Duke ju përgjigjur shpejt qarjes së bebit tuaj kjo nuk do e llastojë atë, por do i mësojë që ajo do marrë përkujdesje sa herë ka nevojë për të. Është e rëndësishme për tu përgjigjur qarjeve të bebit tuaj tani sepse aktualisht do pakësojë sjelljen ngjitëse më vonë, e cila është e lidhur zakonisht me termin “fëmi i llastuar”. • Shumë bebe kanë periudha të të qenit grindavec, nazeli në pasditen e vonë, ose në mbrëmje. Strategjitë për të qetësuar një foshnje nazeli/grindur përfshijnë qëndrimin me të, të folurit, përkëdheljen, ose ledhatimin, lidhjen, ose mbështjelljen, mbajtjen në krahë, përkundjen dhe lejimin e tij të thithë. Ndonjëherë është e vështirë për ta qetësuar një bebe nazeli/grindavec, ose që qan, pavarësisht çfarë bëni. • Progresi i zhvillimit të një foshnje drejt vetë-qetësimit përfshin vendosjen e duarve të tij/saj në gojë, ose thithjen e gishtave, gishtin e madh. • Mbajtja e bebit në një transportues, lëkundës, mund të pakësoj të qarën, por këto mund te mos jenë të sigurta për foshnjat të cilat janë premature, ose kanë probleme neuromuskulare ose neurologjike. • Gjithë prindërit e rinj ndihen të hutuar/tronditur, të zhgënjyer, të lodhur, ose ndonjëherë të inatosur. • Nëse gjithçka ka dështuar, ju mund të tentoni të vendosni bebin tuaj në shtratin e tij, duke u siguruar që është i sigurtë, mbyllni derën dhe kontrollojeni atë pas disa minutave. Kurrë, asnjëherë mos e tundni bebin tuaj sepse mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të trurit. Nëse ndonjëherë ndiheni se ju duhet ndihmë sepse bebi qan shumë, kontaktoni me burimet komunitare të cilat mund t`ju ndihmojnë juve, ose kërkoni mbështetje nga ndonjë anëtar tjetër i rritur në familje, ose një mike, të afërmit tuaj, etj. SHEMBUJ PYETJESH: • Më thoni çfarë ndodh me ju dhe bebin kur ai është zgjuar dhe vigjilent. Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Kalimi i kohës duke luajtur dhe folur gjatë periudhave të qetësisë e vigjilencës 90 ndihmon lidhjen prind-fëmi duke ndërtuar një marrëdhënie te besueshme. • Bebeve ju nevojitet “koha për të luajtur në pozicionin përmbys” për të zhvilluar kontrollin e kokës dhe për tu mësuar për të qëndruar përmbys e ngritur me mbështetje. • Kjo periudhë është e rëndësishme sepse stimulon zhvillimin e muskujve dhe mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të një koke të sheshtë në pjesën e pasme. (III A) Gjatë kësaj kohe, vendoseni bebin në një pozicion ku ai mund të shohë përreth në dhomë dhe ju mund ti flisni dhe të ndërveproni me të edhe kur jeni duke bërë punë të tjera. RUTINA E USHQYERJEVE Frekuenca e ushqyerjes (vrullet/shpërthimet e rritjes), zgjedhjet e ushqimit (tipet e ushqimeve/lëngjeve), shenjat e urisë, strategjitë e ushqyerjes (mbajtja, gromësitja), përdorimi i biberonit qetësues (pastërtia), mënyrat e ushqyerjes (me gji, formulë). Rekomandime të Përgjithshme mbi Ushqyerjen • Strategjitë e ushqyerjes dhe informacioni varet nëse nëna ushqen me gji, ose me formulë bebin e saj, ose të dyja. • Një foshnjë e cila qan e pa-ngushëlluar për disa orë në ditë dhe gëlltit shumë ajër mund të ketë kolikë, ose refluks. (Për rekomandimet mbi ushqyerjen e fëmijës referoju Udhërrëfyesit “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël) • Prindërit ndonjëherë i japin foshnjave të tyre mjekime, ose produkte bimore (p.sh.: çaj për qetësim, gjumë, etj..), disa prej tyre mund të jenë dëmtues për foshnjën. Diskutimi rreth përdorimit të këtyre produkteve duhet të kryhet brenda kontekstit kulturor të familjes, duke njohur që shumë familje mendojnë se këto janë praktika mbrojtëse për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijës. • Diskutoni kundërindikacionet për ushqyerjen me gji si garantuese. SHEMBUJ PYETJESH: • • • • • • Si po shkon ushqyerja? Me çfarë po e ushqeni bebin në këtë kohë? Sa shpesh e ushqeni bebin gjatë ditës? Po gjatë natës? Më thoni rreth gjithë ushqimeve dhe lëngjeve që ju i jepni bebit. I ka dhënë ndokush bebit drithë, muhalebi, paluze, ose ushqim tjetër? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: 91 • Nënat të cilat ushqejnë ekskluzivisht me gji garantojnë ushqimin ideal për bebet e tyre për rreth 6 muajt e parë të jetës. Për foshnjat qe nuk ushqehen me gji, është e rekomanduar si zëvendësues formula e fortifikuar me hekur. • Ushqeni bebin tuaj kur ai tregon shenja të urisë, zakonisht 8-12 herë në 24 orë. Bebet nuk duhen mbi-ushqyer. • Mos i jepni bebit tuaj ushqim tjetër përveç qumështit të gjirit, ose formulës derisa ai është gati i zhvilluar (rreth mesit të vitit të parë të jetës). • Bebet e shëndetshme nuk kërkojnë ujë shtesë. Qumështi i gjirit dhe formula (kur është përgatitur siç duhet) janë të përshtatshme për të plotësuar nevojat për lëngje të bebit tuaj. Lëngu i frutave nuk rekomandohet në 6 muajt e parë të jetës. • Foshnjat shpesh rriten përmes shpërthimeve/vrulleve të rritjes ndërmjet 6 dhe 8 javëve të jetës dhe rrisin ndjeshëm edhe marrjen e qumështit gjatë kësaj kohe. SHEMBUJ PYETJESH: • Si e kuptoni që bebi juaj është i uritur? • Si e kuptoni që ai ka marrë mjaftueshëm për të ngrënë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Shenjat e ngopjes janë kthimi i kokës larg thithës, mbyllja e gojës dhe tregim interesi për gjëra të tjera. SHEMBUJ PYETJESH: • Si e mbani bebin kur e ushqeni? • Keni mbështetur ndonjëherë shishen për të ushqyer në trupin e bebit ose vendosur bebin në shtrat me shishe? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Kur ushqeni foshnjën tuaj gjithnjë e mbani atë ngritur në krahët tuaj në një pozicion pak të ngritur. Kjo do të ndalojë nga mbytja dhe do ta lejojë atë t`ju shikojë në sy gjatë ushqyerjes. Ushqyerja është një mundësi e mrekullueshme për dashuri dhe bashkëveprim me foshnjën tuaj. • Ndërsa foshnja në rritje ka më shumë mundësi të hutohet lehtë gjatë ushqyerjes dhe mund të kenë nevojë për nxitje dhe ngacmime të lehta të përsëritura (p.sh.: përqafimi, përkëdhelja, fërkimi dhe një ambient të qetë). • Mos e mbështesni shishen me biberon në gojën e bebit, ose mos e vendosni në shtrat me një shishe që ka qumësht, lëng frutash, ose lëngje të tjera me sheqer. Mbështetja e shishes, ose lënia e saj në shtrat rrit rrezikun e mbytjes dhe zhvillimit të kariesit të hershëm të dhëmbit (prishja e dhëmbit). (III A) 92 SHEMBUJ PYETJESH: • Sa lehtë gromësin bebi juaj gjatë,ose pas ushqyerjes? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Gromësitja e bebit ndodh në pushimet natyrale (p.sh.: gjatë, ose pas ushqyerjes) nëpërmjet fërkimit, ose goditjes së lehtë të shpinës së tij ndërkohë që ju e mbani në krahë përkundrejt supit dhe gjoksit tuaj, ose e ndihmoni të qëndrojë ulur në prehrin tuaj. SHEMBUJ PYETJESH: • Sa shumë pelena lag dhe ndot bebi juaj në ditë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Bebi juaj po merr mjaftueshëm qumësht nëse ai lag 6-8 pelena pëlhure (5-6 pelena një-përdorimshe) dhe ka 3-4 defekime në ditë, dhe është duke shtuar në mënyrën e duhur në peshë. Numri i daljeve jashtë mund të rritet dhe në 6 javë, foshnjat e ushqyera me gji mund të kenë defekime jo të shpeshta p.sh.: çdo 3 ditë. SHEMBUJ PYETJESH: • A i jepni bebit tuaj ndonjë shtesë ushqimi, çajra bimore, ose vitamina? • Çfarë vitamine, ose shtesa merrni ju ose planifikoni të merrni? • Jeni duke marrë ndonjë çaj bimor ose pini çajra speciale? • Çfarë mjekimi përdorni (p.sh.: bana me recetë nga mjeku, popullore, bimore, etj..)? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Shumë mjekime janë të pajtueshëm me ushqyerjen me gji, por kontrollojini ato individualisht me mua ose me personel të tjerë të kujdesit shëndetësor. • Për llojet e vitaminave që duhen dhënë foshnjave shih Udhërrëfyesin “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël”. • Për foshnjat me ushqyerje me formulë, shtesat vitaminoze nuk nevojiten nëse formula është e fortifikuar me hekur dhe bebi është duke marrë në sasi të duhura që ndihmojnë në rritjen e përshtatshme të tij. Udhëzime të tjera mbi Ushqyerjen me gji dhe atë me Formulë (shih Udhërrëfyesin “Ushqyerja Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël) 93 SIGURIA Karriget e sigurta në makinë, lodrat me laqe dhe lidhëse, rrëzimet, duhan-pirja. Prindërit nuk duhet të vendosin karriget e sigurta të makinës në sediljen e përparme që ka airbag, pasi airbag hapet me forcë të madhe përkundrejt karriges së sigurtë të makinës dhe shkakton dëmtime serioze deri vdekje të bebit. Këshilloni prindërit që sjelljet e tyre të sigurta gjatë drejtimit të makinës (përfshirë përdorimin e rripit të sigurisë gjatë gjithë kohës së udhëtimit dhe mos drejtimi i makinës nën influencën e alkoolit, ose drogave) janë të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve te tyre. SHEMBUJ PYETJESH: • Keni probleme gjatë përdorimit të karriges së sigurtë të bebit në makinë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Një karrige e sigurtë në makinë duhet të përdoret gjithmonë për të transportuar bebin tuaj në gjithë makinat, përfshirë këtu edhe taksitë dhe makinat e të afërmve, ose shokëve tuaj. • Asnjëherë mos e vendosni karrigen e sigurtë të bebit tuaj në sedijen e përparme të makinës me airbag, sepse airbag hapen fuqishëm përkundrejt karriges së sigurtë të bebit dhe shkaktojnë dëmtime serioze deri vdekje të bebit. • Bebi tuaj duhet të qëndrojë në karrigen e tij të sigurtë në makinë gjatë gjithë udhëtimit. Nëse ai bëhet nervoz, ose ka nevojë për kujdes, ndaloni makinën dhe largojeni nga karrigia e tij për ti dhënë kujdesin që nevojitet. Para se të udhëtoni sërish lidheni bebin tuaj në karrigen e tij të sigurtë të udhëtimit në makinë. • Sedilja e pasme e makinës është vendi më i sigurtë për fëmijën në udhëtim. Sjelljet tuaja të sigurta gjatë udhëtimit janë të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve tuaj. Përdorni rripat e sigurimit gjatë gjithë kohës së udhëtimit dhe mos drejtoni makinën nën influencën e pijeve alkoolike, ose drogave të tjera. Diskutoni strategji të tjera, të cilat prindërit mund ti përdorin për të mbajtur të sigurtë bebin e tyre. SHEMBUJ PYETJSH: • Çfarë sugjerimesh të tjera keni dëgjuar, të cilat do e mbajnë të sigurtë bebin tuaj? 94 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Gjithmonë mbani një dorë mbi bebin tuaj kur ndërroni pelenat, ose rrobat në një tavoline ndërrimi, divan, shtrat, veçanërisht kur ai fillon të lëvizë. Rrëzimet janë shkaqet më të shpeshta të urgjencave në traumatologji për bebet e kësaj moshe. (III B) • Byzylykët, lodrat me rripa, varëse, lidhëse duhet të mbahen larg bebit tuaj, dhe nuk duhet të vendosen kurrë rreth qafës së tij. Abazhurë të varur, telefonat, grila e dritares, ose kordonët e perdes duhet të jenë larg nga rrezja e kapjes nga bebi. Diskutoni rreziqet e duhan-pirjes tek foshnja. Inkurajoni prindërit të cilët janë duke e lënë duhanin, dhe afrojini informacion rreth strategjive të lënies së duhanit dhe burimeve për ata që janë duke marrë në konsiderate lënien e duhanit. SHEMBUJ PYETJESH: • A pi duhan ndokush që jeton, ose vjen për vizitë në shtëpi? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Është shumë e rëndësishme për shëndetin e bebit tuaj që shtëpia, makina dhe vende të tjera të jenë pa zona duhan. Duhan-pirja mund të rrisë rrezikun e bebit tuaj për SVPF, astma, infeksione të veshit dhe infeksione respiratore. SHENJAT E RREZIKUT PËR PROBLEME ME ZHVILLIMIN Prindërit duhen informuar dhe këshilluar që të drejtohen tek personeli shëndetësor nëse fëmija në moshën 1 muajsh: • NUK tregon përgjigje alarmuese, apo “hidhet përpjetë” si përgjigje e një zhurme të fortë • NUK Thith e gëlltit me lehtësi • NUK Tregon shtim në peshë, gjatësi dhe cirkumferencën e kokës • NUK Kap me të njëjtën fuqi me të dyja duart • NUK Vendos kontakt sy me sy kur zgjohet dhe mbahet në krah • NUK Rrotullon kokën nga njëra anë në tjetrën kur vendoset përmbys • NUK Shpreh nevojat dhe emocionet kur qan dhe mënyrat e të qarit mund të dallohen nga njëra-tjetra. • NUK Ndërpret të qarit kur kapet dhe mbahet në krahë. 95 PËRMBAJTJA E VIZITËS NË MUAJIN E DYTË Foshnja duhet të vizitohet nga personeli kujdesit shëndetësor që ndjek mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës (mjek familje, infermiere patronazhi e QSH dhe mjek e infermiere e këshillimores së fëmijës në qytet) në moshën 2 muajsh. Konteksti Dy muaj pas lindjes, prindërit dhe bebi i tyre janë duke komunikuar mes tyre. Prindërit/kujdestarët dhe bebi mund të përmirësojnë vëmendjen ndaj njëri-tjetrit dhe të përgjigjen për shenjat e njëri-tjetrit. Bebi sheh në sytë e prindërve të tij, qesh, gugat dhe vokalizon në mënyrë reciproke. Ai është i vëmendshëm ndaj zërit të prindërve dhe reagon me kënaqësi kur ndjenjat e tij janë të stimuluara me shikime, tinguj dhe prekje të ëmbla. Përgjigjet e foshnjës ndaj prindërve kur ata e mbajnë në krahë, përqafojnë, ose i flasin dhe i këndojnë atij, ndihmojnë prindërit të ndihen të lumtur dhe të aftë për tu kujdesur për beben e tyre. Në të njëjtën mënyrë, prindërit i përgjigjen menjëherë kur ai qan dhe shenjave të tjera delikate që e ndihmojnë foshnjën të mësojë shkakun dhe efektin, dhe më të rëndësishmen besimin. Zakonisht prindërit janë vendosur në rolet e tyre të reja, duke mësuar si të ndajnë detyrat e kujdesit ndaj bebit, vetvetes dhe nevojave të tjera të familjes. Ata mund të ndihen ende të lodhur dhe shprehin dëshirën për pushim/qetësim. Të afërmit e tjerë, ose anëtarët e rrjetit mbështetës që janë të lidhur me bebin, dhe prindërit janë komfort me mbajtjen, ose kujdesjen e tyre për bebin. Bebi tani mund të mbajë kokën e tij drejt për periudha të shkurtra kur ai mbahet në krahë. Pesha, gjatësia dhe cirkumferenca e kokës duhet të rritet sipas kurbës së parashikuar të rritjes. Prindërit e vlerësojnë rishikimin e etapave kyçe të hershme të zhvillimit nga personeli i kujdesit shëndetësor, sepse i ndihmon ata të kuptojnë dhe përfshihen në kuptimin e reflekseve të porsalindurit. Refleksi Monro, refleksi i kapjes/shtrëngimit dhe reflekset tonike të qafës zhduken para shfaqjes të aftësive motore të qëllimshme. Mundësitë për aktivitete motore kur bebi është zgjuar, të tilla si “koha qëndrimit përmbys me bark”, duhet të inkurajohen pasi ato ndihmojnë kontrollin e kokës dhe zhvillimin e plotë të duhur motor. Në këtë moshë, nëse prindërit kanë përdorur një rutinë të qëndrueshme dhe të parashikueshme për bebin, ai duhet të ketë krijuar një rutinë dhe orar të qartë të rregullt të ushqyerjes dhe gjumit. Ushqyerjet e shpeshta janë ende normale për bebin që ushqehet me gji. Bebi që ushqehet me formulë mund të kërkojë të ushqehet më rrallë. Kur bebi është i aftë të vendosi cikle më të gjata të gjumit, një cikël nate 4-5 orë 96 mund të jetë i pritshëm. Si rezultat ushqyerjet gjatë natës mund të jenë më të rralla. Prindërit kanë nevojë të këshillohen mbi shtyrjen e fillimit të ushqimeve shtesë/komplementare deri në mesin e vitit të parë të jetës, dhe kur bebi tregon/paraqet shenja të qarta të pëlqimit. Këto shenja përfshijnë rritjen e sasisë të konsumit të qumështit të gjirit ose formulës, shtimin në peshë dhe vazhdimësinë e zhvillimit fizik. Ndonëse është një mendim/besim i përgjithshëm tek prindërit, shtimi i drithit (muhalebisë, paluzes, etj..) në dietë nuk do shtojë orët e gjumit gjatë natës. Më saktë, frekuenca dhe zgjatja e ushqyerjes, kohët e rregullta të gjumit, dhe kohët e lojës janë më të shumtat që inkurajojnë një rregullim të cikleve të gjumit të natës dhe kohë-zgjatje më të madhe. Kur foshnja dhe familja vendosin një rutinë, prindërit mundet të rifillojnë shumë nga aktivitetet e tyre të mëparshme të rutinës, rilidhen me anëtarë të tjerë të familjes dhe shokët, dhe rikthehen në punë, ose shkollë. Motrat/ vëllezërit dhe anëtarë të tjerë të familjes mund të inkurajohen të marrin pjesë në kujdesin ndaj bebit, duke edukuar përfshirjen e tyre dhe lidhjen me bebin. Idealisht, prindërit bëjnë plane për të shpenzuar kohë më tepër mes tyre. Prindërit që jetojnë vetëm mund të zgjedhin të shpenzojnë kohë mbi interesat për botën përreth dhe marrëdhëniet me të afërmit. Gjithashtu është e rëndësishme që fëmijët e tjerë në familje të kenë kohë të qëndrojnë vetëm me prindërit për aktivitete që ata pëlqejnë. Prindërit mund të inkurajojnë motrat/vëllezërit të marrin pjesë në kujdesin e bebit për ti ndihmuar ata të ndiejnë një lidhje të vlefshme me motrën/vëllain e vogël. Shëndeti i nënës (fizik dhe emocional) do të mbizotërojë disponueshmërinë emocionale dhe fizike për tu kujdesur për foshnjën e saj. Pra, ajo duhet të marrë në konsideratë të bisedojë me partnerin e saj dhe personelin e kujdesit shëndetësor rreth kompletimit të kontrollit të saj pas lindjes dhe masat për marrjen e planifikimit familjar. Në këtë vizitë, është e rëndësishme për personelin e kujdesit shëndetësor të rishikojë parametrat e sigurisë së foshnjës, duke përfshirë pozicionin e duhur të fjetjes dhe praktikat e fjetjes, pasi familjarët dhe kujdestarë të tjerë mund të ndryshojnë masat e rekomanduara të gjumit të sigurtë për shkak të ndjenjave të foshnjës, ose nevojave të ofruesit të kujdesit. Për shembull, prindërit, ose kujdestarë të tjerë mund të ndjejnë/mendojnë që gjumi i foshnjës është më pak i rehatshëm, ose kanë përshtypje që pozicioni në shpinë është kërcënues për mbytjen e foshnjës. Është e rëndësishme të pyeten prindërit nëse praktikat e tyre të kujdesjes, ose preferencat e tyre janë të ndryshme nga praktikat e rekomanduara. Veç kësaj, duhet të merret në konsideratë mjedisi dhe rrethanat e jetesës së familjes, pasi shumë aspekte të kujdesit mund të mos jenë në kontroll të prindërve, ose të personave të tjerë të afërt që ka fëmija. 97 Personeli i kujdesit shëndetësor duhet të jetë i ndjeshëm mbi praktikat kulturore, rolet sipas seksit, moshën e prindërve, aftësitë funksionale dhe nevojat financiare. Karakteristikat e rritjes dhe zhvillimit tek Fëmija nga 1 deri 4 muajsh • Në këtë fazë rritja përparon me hapa të shpejtë. Sistemet e trupit janë të stabilizuara më mirë, temperatura, format e frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës fillojnë të bëhen më të rregullta. • Aftësitë motore përmirësohen si në forcë dhe në rritjen e kontrollit të muskujve të vullnetshëm. Periudhat e gjata të qëndrimit zgjuar ndikojnë në zhvillimin personal dhe social të fëmijës. • Përgjigjet sociale fillojnë të shfaqen në momentin që fëmija praktikon dhe kënaqet duke përdorur sytë e tij për të eksploruar mjedisin. Me zhvillimin e vetëdijes sociale, fëmija gradualisht krijon një ndjenjë besimi dhe lidhje emocionale ndaj prindërve dhe kujdestarëve. • Ndërkohë që e qara mbetet një rrugë kryesore e komunikimit dhe e fitimit të vëmendjes së të rriturit, fillojnë të shfaqen gradualisht aftësi komunikimi më komplekse. • Foshnja fillon të gjejë një kënaqësi të madhe në imitimin e tingujve të të folurit dhe gjesteve të të tjerëve. Të mësuarit zë vend vazhdimisht gjatë gjithë orëve të zgjimit të foshnjës ku aftësi të reja të fituara, përdoren për të eksploruar dhe për të përfituar informacion për një mjedis ende të ri dhe të panjohur. • Gjithsesi është e rëndësishme të theksojmë edhe një herë se zhvillimi perceptual, konjitiv dhe motor janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe është e pamundur t’i diferencosh gjatë këtyre muajve. Karakteristikat e rritjes dhe zhvillimit tek Fëmija nga 1 deri 4 muaj Zhvillimi fizik • Gjatësia mesatare është 50.8-68.6 cm: rritet afërsisht 2.54 cm në muaj (matja bëhet me fëmijën shtrirë në shpinë, nga maja e kokës deri në fund të thembrës, gjunjët shtrirë drejt dhe këmba e përkulur/mbledhur). • Pesha mesatare është 3.6-7.3 kg: pesha e femrave është disi më e vogël se e meshkujve. • Shtimi në peshë është afërsisht 0.11-0.22 kg në javë. • Ritmi i frymëmarrjes është afërsisht 30 deri 40 frymëmarrje në minutë: ritmi rritet dukshëm kur fëmija qan, apo angazhohet në aktivitete të tjera. • Temperatura normale e trupit varion nga 35.7-37.5°C • Cirkumferenca e kokës dhe e gjoksit janë afërsisht të njëjta. • Cirkumferenca e kokës rritet afërsisht 1.9 cm në muaj deri në dy muajsh, më pas rritet 1.6 cm për muaj deri në 4 muajsh. Rritjet janë një tregues i 98 rëndësishëm i vazhdimësisë së rritjes së trurit. • Vazhdon të marri frymë duke përdorur muskujt abdominal. • Fontanela posteriore mbyllet në muajin e dytë • Fontanela anteriore mbyllet afërsisht 1.3 cm. • Fytyra mbetet e ndjeshme dhe lehtësisht e irritueshme. • Duart dhe këmbët janë të së njëjtës gjatësi, madhësi dhe formë: të flektuara lehtë dhe të shtrira. • Këmbët mund të duken shumë pak të harkuara. • Shputa duket e sheshtë pa hark. • Qan me lot. • Sytë fillojnë të lëvizin të dy njëkohësisht (vizioni biokular). • Fëmija fillon të shohë ngjyrat. Zhvillimi motor Reflekset janë aktivitete automatike të pavullnetshme. Në këtë periudhë të zhvillimit, sjelljet lëvizore refleksive fillojnë të ndryshojnë: • Zhduken refleksi tonik i qafës dhe refleksi i ecjes automatike. • Refleksi i ngacmimit dhe thithjes zhvillohen mirë. • Reflekset e kërkimit dhe thithjes janë të zhvilluara më mirë. • Muskujt e qafës fillojnë të aktivizohen në mënyrë të vullnetshme për të mbajtur gradualisht kokën. • Refleksi i përtypjes dhe lëvizjet e gjuhës ende nuk janë formuar mirë: bebi ende nuk është në gjendje të kalojë ushqimin në pjesën e pasme të gojës. • Refleksi i kapjes fillon të integrohet gradualisht. • Refleksi Landau shfaqet afërsisht në mes të kësaj periudhe: kur foshnja mbahet përmbys (me fytyrë përmbys), koka ngrihet drejt lart dhe këmbët janë të shtrira plotësisht. • Kap lodrat duke përdorur të gjithë dorën, por nuk ka forcë për t’i mbajtur ato. • Duart janë thuajse gjatë gjithë kohës të hapura, ose gjysmë të hapura. Kap mirë me gjithë pëllëmbën e dorës; por fuqia është e pamjaftueshme për të mbajtur sende. • Toni dhe zhvillimi i muskujve janë të njëjtë, si për femrat dhe për meshkujt. • Fuqia e muskujve dhe kontrolli përmirësohen: lëvizjet gradualisht fillojnë të bëhen më të buta dhe më të qëllimshme. • Ngre kokën dhe gjithë trupin mbështetur mbi parakrahë, kur është në pozicionin barkas. • Në fund të kësaj periudhe bebi kthen kokën nga njëra anë tek tjetra, kur është shtrirë në shpinë mund të ngrejë pak kokën nga dysheku në vijë të drejtë me trupin. • Pjesët e sipërme të trupit janë më aktive: sjell duart përpara fytyrës, rrok duart, lëkund krahët, kërkon të kapë lodra dhe sende të ndryshme. 99 • Në fillim bebi kthehet nga përmbys në shpinë, duke kthyer fillimisht kokën nga njëra anë dhe trupi ndjek këtë lëvizje duke u rrotulluar. Afër fundit të kësaj periudhe, bebi rrotullohet në mënyrë të vullnetshme nga përmbys në shpinë dhe pastaj anash. • Në fillim të kësaj periudhe, nëse vendoset ulur, koka varet mbrapa dhe trungu është shumë i harkuar. Më vonë, mund të ulet, duke i mbështetur pak kokën. • Rreth muajit të katërt shumë bebe mund të ulen me mbështetje, duke mbajtur kokën drejt e po ashtu edhe me shpinën pothuaj drejt; i pëlqen të rrijë ulur në një ndenjëse fëmijësh, ose ta mbajnë në prehër, në krah. • Zhvillimi i aftësive lëvizore varet nga ushqyerja e bebit, nga mirëqenia e tij, shëndeti i mirë dhe mundësitë që i jepen për të lëvizur vetë. Bebet e lidhur në pelena, në djep, në krevat, ose në ndenjëse, kanë mundësi të pakta të mësojnë se si punon trupi i tyre. • Për ta ndihmuar bebin, prindi duhet këshilluar të ndryshojë pozicionin e tij shpesh herë gjatë ditës, duke e ulur, përmbys, në kurriz, për të nxitur sa më shumë aktivitetet fizike. • Prindërit mund të nxisin aktivitetet fizike duke e ulur bebin, duke bërë sikur po fluturon me krahët hapur, duke kalëruar mbi këmbët e tyre. Mund ta ndihmojnë të rrotullohet duke vendosur një lodër anash dhe kur shikojnë se ai kthehet pak, ta ndihmojnë për t’u rrotulluar dhe arritur lodrën. Zhvillimi perceptiv-konjitiv • Fikson një objekt që lëviz në një distancë 30.5 cm larg: ndjek pak objektet që lëvizin vertikalisht dhe horizontalisht në një kënd 180 gradë; përpiqet të arrijë e të kapë objektet. • Vazhdon të shikojë me habi në drejtim të sendeve që lëvizin, por që janë zhdukur nga shikimi. • Tregon se njeh deri diku madhësinë, ngjyrën dhe formën e sendeve në një mjedis të njohur. • Nuk kërkon një send që bie, ose një lodër që fshihet nën një mbulesë. Për të tani diçka që “është jashtë vështrimit, është jashtë mendjes”. • Shikon duart me vëmendje. • Lëviz sytë nga një send tek tjetri. • Fokusohet në sende të vogla dhe i kërkon ato: zakonisht ndjek lëvizjet e duarve të veta. • Sheh me radhë herë një send, herë duart e veta, pastaj sheh prapë sendin. • Imiton gjeste, si: mirupafshim, duartroket. • U gjuan sendeve që janë afër tij, në të majtë ose në të djathtë, me njëfarë saktësie. • Shikon në drejtim të burimit të tingullit (e gjen se nga vjen zhurma, tingulli, zëri). • Lidh tingujt dhe ritmin me lëvizjet duke lëvizur gjatë kohës së muzikës, 100 këngës ose bisedës. • Mund të dallojë figurën e prindit nga të huajt, në qoftë se ndien edhe zërin, prekjen apo erën e prindit. • Fillon të afrojë sende në buzë. Zhvillimi i gjuhës dhe i të folurit • Fillimisht bebi reagon (ndalon qarjet, frikërat) ndaj tingujve, ndaj zërit, zhurmës së ziles e më vonë do të kërkojë për burimin e tingullit, duke kthyer kokën dhe lëvizur sytë. • Koordinon zërin me shikimin dhe me lëvizjet e trupit në komunikimin ballë për ballë me prindërit dhe kujdestarët; mund të ndjekë dhe të përpiqet të mbajë vazhdimësinë e komunikimit. • Belbëzon ose gugat kur dikush i flet apo i buzëqesh. • Gugat duke përdorur tinguj si ah, eh, uh: gjithashtu imiton tingujt e vet dhe pasthirrmat e prodhuara nga të tjerët. • Qesh me zë të lartë. Zhvillimi i personalitetit dhe ai social • Mund të imitojë, të mbajë, të përfundojë, dhe të shmangë ndërveprimet, për shembull: bebi kthehet ose largohet nga një person ose situatë. • Reagon ndryshe ndaj ndryshimeve të zërave të të rriturve: për shembull, mund të ketë frikë në qoftë se zërat janë të lartë, të zemëruar, ose të panjohur. • Kënaqet kur e mbajnë hopa dhe kur e përkëdhelin, më shumë sesa kur e ushqejnë dhe kur e vënë në gjumë. • Buzëqesh në përgjigje të një fytyre, ose zëri të njohur: të qeshurat gjatë gjumit mendohet se janë mekanike. • Mund të përqendrohet tek vetja duke luajtur me gishtat, duart dhe këmbët. • Kënaqet me zakonet familjare, si: kur bën banjë dhe kur i ndërrojnë panolinat. • Entuziazmohet në lojë, kur ne i buzëqeshim, e gudulisim, ose kërcejmë. • Shpenzon më pak kohë duke qarë. • Njeh dhe kërkon fytyra dhe sende të njohur, si babin ose lodrën e tij: reagon duke përplasur duart dhe duke lëshuar tinguj, shumë i gëzuar. • Pushon së qari kur i afrohen prindërit ose kujdestarja. Gurët themeltare të zhvillimit: Fëmija në moshën 2 muajsh Zhvillimi social dhe emocional: • Fillon të buzëqeshë • Qetëson veten për pak minuta (fut duart në gojë dhe i thith) • Përpiqet të shikojë prindërit 101 Gjuha dhe komunikimi (gjuha receptive dhe ekspresive) • Gugat, lëshon tinguj • Kthen kokën ndaj zhurmave Konjicioni (të mësuarit, të menduarit, zgjidhja e problemeve) • Kushton vëmendje fytyrave • Fillon të ndjekë objekte me sy dhe njeh njerëzit në distancë. • Mërzitet nëse aktiviteti nuk ndryshon (qan, bezdiset) Motorika globale e motorika fine • Mund të mbajë duart lart dhe të shtyjë trupin kur shtrihet në bark. • Realizon lëvizje të vogla me duart dhe këmbët. Prioritetet e vizitës së foshnjës 2 muajsh Prioriteti i parë është të trajtojë/kujdeset për shqetësimet/problemet e prindërve. Veç kësaj, duhet tu jepen prioritet çështjeve në vijim për diskutim gjatë vizitës: •Së pari duhet të dëgjohen prindërit për shqetësimet e tyre. •Mirëqenia prindërore (e nënës) duke përfshirë kontrollin post-partum, depresionin, rikthimin në aktivitetet e përditshme të nënës, rolin e prindërve dhe përgjegjësitë e tyre, mbështetjen në familje, etj... •Sjellja e bebes (lidhjen prind-fëmijë, rutinën e përditshme, gjumin, pozicionin në krevat, sigurinë në të, aktivitetin fizik të bebes përfshirë kohën e qëndrimit mbi bark, rrotullimin, zhdukjen dalëngadalë të reflekseve të të porsalindurit, komunikimin e bebes dhe mënyrën se si ajo qetësohet. •Përshtatja familje-bebe (ndarjen nga bebja për tu kthyer në punë, kujdesin për të etj..). •Ushqyerja e bebes (rutinën e ushqimit, ushqimi me gji, vitaminat, shtesat, etj..), sinjalet që jep bebja kur është e ngopur, apo uritur, strategjitë e ushqyerjes, pra mënyra si e mban kur e ushqen beben, etj... •Siguria (karriget e sigurta në makinë, temperatura e ujit [lëngjet e nxehta], mbytjen, duhan-pirjen, mbytjen ne ujë, rrëzimet [rrokullisjet]) Çfarë duhet kryer gjatë vizitës ANAMNEZA Anamneza mund të merret në përputhje me shqetësimet/problemet e familjes dhe preferencave të profesionistit të kujdesit shëndetësor, ose stilit të praktikës. Pyetjet në vijim mund të inkurajojnë më thellë diskutimin: • Si jeni ju? • Si po ecin gjërat në familjen tuaj? 102 • Si është bebi? • Çfarë shqetësimesh keni për beben tuaj? Vëzhgimi i Marrëdhënies Prind-Fëmi Gjatë vizitës personeli shëndetësor duhet të observojë e vlerësojë: •Sa ndërveprues janë prindi dhe fëmija me njëri tjetrin (shihen në sy, flasin, buzëqeshin, e mbajnë beben në krahë, e përkëdhelin, i shfaqin dashuri, etj..). •Si duken prindërit (të gëzuar, të lumtur, të depresuar, me lot, anksioz, të lodhur, jo rehat, etj..). •Kur bebi nuk është rehat, a dinë prindërit ta dallojnë këtë gjendje dhe si përgjigjen ata. •Si ndër-veprojnë prindi dhe bebi kur ky i fundit ushqehet, rehatohet dhe përgjigjet për shenjat e foshnjës. •A janë prindërit rehat dhe familjarë me beben. •A mbështesin prindërit njëri-tjetrin apo duket që kanë mosmarrëveshje. Mbikëqyrja e Zhvillimit Keni ndonjë shqetësim/problem specifik rreth zhvillimit mësimit, ose sjelljes të bebit tuaj? SOCIAL-EMOCIONAL Vlerëso nëse bebi: •Përpiqet të shikojë prindin •Buzëqesh •Është në gjendje të qetësojë veten (çon duart në gojë dhe vijën mediane) KOMUNIKUES •Fillon të shfaqë lloje të ndryshme të qari (për pelenën e lagur, parehatinë, lodhjen) •Gugat •Ka sjellje më të qarta për të treguar uri, gjumë, lojë, qetësim KONJITIV • Tregon është i mërzitur (qan/grindet, zemërak) kur nuk ka ndryshim në aktivitetet që ndodhin ZHVILLIMI FIZIK •Tregon që është mërzitur kur nuk ka ndryshime në aktivitete •Mban kokën lart dhe fillon ta shtyjë përpara kur vendoset në pozicion përmbys •Mban kokën më mirë kur vendoset në pozicion ulur me mbështetje •Ka lëvizje simetrike të kokës, krahëve dhe këmbëve 103 •Ka më pak reflekse të porsalindurit EKZAMINIMI FIZIK Një ekzaminim i plotë fizik është i përfshirë si pjesë e çdo vizite shëndetësore mbikëqyrëse. Kur zhvilloni një ekzaminim fizik, vëmendja e personelit shëndetësor është e drejtuar në komponentët vijues të ekzaminimit që janë të rëndësishëm për këtë moshë të fëmijës: Matje dhe plotësim në grafik: • Gjatësia • Pesha • Cirkumferenca e kokës Plotësim në kurbat e rritjes: • Peshë për gjatësi • Gjatësi për Moshë • Peshë për Moshë • IMT Lëkura: • Kërko për skuqje, dhe nxirje Koka: • Palponi për deformime të kafkës së kokës pasojë e pozicionit Sytë: • Vlerëso lëvizshmërinë e syve për vështrim lateral • Ekzamino pupilat për opacifitet dhe refleks të kuq Zemra: • Auskulto për murmur të zemrës • Palpo pulset femorale Muskuloskeletal: • Vlerëso për zhvillimin e displazisë së legenit nëpërmjet ekzaminimit për abduksion (abduction) Neurologjik: • Vlerëso tonin, forcën dhe simetrinë e lëvizjeve 104 DEPISTIMI EKZAMINIME UNIVERSALE VEPRIMET Metabolike dhe hemoglobinopatia Nëse nuk janë kryer më parë (p.sh.: bebe e lindur në shtëpi, ose dalje nga materniteti), kryej ekzaminimin siç kërkohet zyrtarisht. +- Dëgjimi Nëse nuk është kryer në lindje (p.sh.: bebe e lindur në shtëpi, ose dalje nga materniteti), ekzaminimi duhet të kryhet brenda muajit të parë të jetës. ++ Në mungesë të rezultateve të ekzaminimit, anamneza familjare e humbjes së dëgjimit ose problemeve/ shqetësimeve të lidhura me humbjen e dëgjimit duhet të përdoret, ashtu si edhe indikacionet e faktorëve të riskut për humbjen progresive të dëgjimit për të informuar mbikëqyrjet në vijim të dëgjueshmërisë dhe zhvillimit të aftësive komunikuese. EKZAMINIME SELEKTIVE VLERËSIMI I RISKUT* VEPRIM NËSE RA + Presioni i gjakut Presioni i gjakut Fëmijët me probleme specifike rriskuese ose ndryshim të riskut Referim në okulistikë Pamja/Shikimi Ekzaminim jo normal i fundus okuli, ose prematuritet me probleme rriskuese +- Nëse është kryer, këqyr rezultatet e ekzaminimit metabolik të foshnjës, ekzaminim të duhur dhe nevojën për ndjekje të mëtejshme ++ Ekzaminimet pozitive duhet të ndiqen me vlerësimin diagnostik audiologjik, dhe një foshnjë me diagnozë definitive duhet të referohet për t’ju nënshtruar Programit të Ndërhyrjes së Hershme *Shih kapitullin e Përshtatjes dhe Evidencës për kriterin mbi të cilin bazohen pyetjet e ekzaminimit të rrezikut Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Pyetjet në vijim janë hartuar për tu përdorur për tu orientuar për të nxitur diskutimin, për të mbledhur informacion, për të adresuar nevojat dhe problemet/shqetësimet e familjes dhe për të ndërtuar partnershipet. Përdorimi i pyetjeve mund te variojë nga vizita në vizitë dhe nga familja në familje. Pyetjet mund të ndryshohen për tu përputhur me stilin e komunikimit të profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Udhëzuesi paraprak shoqërues për familjen duhet të përputhet sipas pyetjeve, problemeve, ose shqetësimeve individuale që paraqet fëmija dhe familja përkatëse. 105 MIREQENIA PRINDËRORE (AMTARE) Shëndeti (kontrolli amtar pas lindjes dhe rifillimi i aktiviteteve, depresioni), rolet prindërore dhe përgjegjësitë, mbështetja e familjes, marrëdhëniet mes fëmijëve (motrave-vëllezërve) Diskutoni mbi perspektivën e nënës për shëndetin e saj dhe hapat që ajo merr për kujdesin e saj. Nënat në këtë stad mund të ndihen të trishtuara, të rraskapitura, ngarkuara, pa kurajë, ose të zhgënjyera në aftësitë e tyre për tu kujdesur për foshnjën e tyre. Personeli i kujdesit shëndetësor duhet të marrin parasysh presionin ekonomik në familje, nevojën e nënës për tu kthyer sa më parë në punë, nevojën për tu kujdesur për fëmijët, dhe probleme me fqinjët/komshinjtë të tilla si siguria dhe mungesa e trotuareve dhe hapësirës shplodhëse. Ofroni numra telefoni dhe informacione kontakti nëse nëna shpreh ndonjë shqetësim/problem mbi vetë-kujdesjen e saj, dhe ofroni ndjekje për tu siguruar që ajo është e aftë për të kontaktuar me këto burime. SHEMBUJ PYETJESH: Për të dy prindërit: • Si ndiheni? Për nënën: • Keni kryer një kontroll pas lindjes? • Keni diskutuar mbi planifikimin familjar në këtë vizitë kontrolli? Po me partnerin tuaj? • Çfarë ju ka thënë obstetri juaj rreth rikthimit në aktivitetet normale ditore pas lindjes? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Duke qenë se roli juaj si prindër kërkon energji si fizike ashtu edhe emocionale, ju duhet të kujdeseni për veten tuaj pasi në këtë mënyrë ju kujdeseni edhe për bebin tuaj. SHEMBUJ PYETJESH: • • • • • • Çfarë ndihme keni lidhur me bebin? Po shplodheni sa duhet? Keni dalë jashtë nga shtëpia pa bebin? Kush kujdeset për bebin kur ju dilni? Si e përjeton bebi juaj këtë ndarje? Keni mundësi të kaloni kohë me prindër dhe bebe të tjera? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Është e rëndësishme të gjeni kohë si për veten tuaj ashtu edhe për partnerin 106 tuaj. Bebi juaj ka një nevojë të madhe të jetë me ju. Kjo nevojë për disa është më e madhe se sa për disa të tjerë. • Më thoni nëse dëshironi ndonjë sugjerim lidhur me mënyrën si të organizoni kohën larg bebit, ose ide për mënyra krijuese për të kaluar kohë me partnerin tuaj, por që nuk dëmtojnë nevojat e bebit (si për shembull aktivitete në kohën kur bebi është duke fjetur). • Është e rëndësishme për ju të gjeni rrugët/mënyrat për të mbajtur kontaktet me miqtë dhe anëtarët e të afërmit e familjes, kështu ju nuk do ndiheni e izoluar nga ana sociale. SHEMBUJ PYETJESH: • Si janë fëmijët e tjerë? • Jeni në gjendje të shpenzoni kohë me secilin prej tyre individualisht? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Një nga mënyrat nëpërmjet të cilës ju mund të plotësoni nevojat e fëmijëve të tjerë është duke i përfshirë ata në kujdesin e bebit. Duke i kërkuar atyre të sjellin gjëra që ju keni nevojë për bebin (bebelino, shampo, etj..) dhe të mbajnë dorën e bebit, janë dy mënyra që ata mund tu ndihmojnë. Duke ju dhënë atyre një “kukull-bebe” totalisht të tyren për ta mbajtur, ushqyer, veshur, është shumë e rëndësishme. Pra përcaktoni një kohë të rregullt me secilin nga fëmijët e tjerë tuaj për të folur, lexuar dhe bërë gjërat së bashku. SJELLJA E FOSHNJËS Marrëdhënia prind-fëmijë, rutina ditore, gjumi (vendi, pozicioni, siguria e shtratit), ndryshimet e zhvillimit, aktivitetet fizike (koha e ushqyerjes, rrotullimet, zvogëlimi i reflekseve të porsalindurit), komunikimi dhe qetësimi. Prindërit janë duke filluar të provojnë disa nga argëtimet e sjelljes së bebit të tyre, të tilla si shfaqjen e buzëqeshjes, periudha më të gjata zgjuar/vigjilent dhe reaguese. Prindi i pasigurtë, ose nervoz, një partner i pa përfshirë, ose një përkujdesje për bebin e “kryer” me nervozizëm, pa vëmendje, apo momente të këndshme, kërkon hetime dhe këshillime të mëtejshme, si dhe një mungesë e përfshirjes prindërore, mungesë e bërjes së pyetjeve rreth bebit dhe zhvillimit te tij, ose sjellja e zymta/trishtuar, mbyllja na vetvete, ose zemërimi. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë ju gëzon juve dhe partnerin tuaj më shumë për/rreth bebit tuaj? • Cilat janë kohët më të mira të ditës me të? 107 • Çfarë ju sjell gëzim/lumturi rreth kujdesit për bebin tuaj? • Çfarë ka ndryshuar rreth kujdesjes për bebin tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Në moshën 2 muajsh, bebi juaj fillon të jetë vigjilent dhe zgjuar për kohë më të gjatë. Ai gjithashtu fillon t’ju përgjigjet më aktivisht duke ju buzëqeshur dhe gugatur. Këtë zhvillim të ri e bën kryesisht gjatë përqafimit, bisedës dhe lojës me bebin tuaj. • Është e rëndësishme të dini se foshnja juaj nuk mund të “llastohet” kur e mbani në krahë, përqafoni dhe e përkundni atë, ose gjatë bisedës dhe të kënduarit me të. Kalimi i kohës duke luajtur dhe folur gjatë periudhave të qeta të vigjilencës, ndihmon në forcimin e marrëdhënies prind-fëmi duke shtuar besimin ndërmjet jush dhe bebit. • Një model i paracaktuar gjumë/zgjuar duhet të nxitet, pasi foshnja mund të parashikojë gjumin dhe të mësojë të flejë vetë, e cila nënkupton vendosjen në shtratin e tij në kohën e përgjumjes. • Këshillimi mund të nevojitet për prindër që nuk kanë dëshirë për të vendosur një orar me rutinat e zakonshme, ose lidhje të forta mbi një skedë të përpiktë të ushqyerjes. • Prindërit me modele gjumi atipike dhe jo-konsistente, të irrituar, që kanë vështirësi të qetësohen, ose vështirësi me ushqyerjen, gjithashtu mund të nevojitet këshillim shtesë pasi këto probleme mund të jenë të lidhura me modelet jo të mira të gjumit. • Cila është skeda gjumë/zgjim e bebit tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Bebi juaj është ende duke zhvilluar modelet rregulluese të gjumit. Ndihmojeni atë duke i kushtuar vëmendje shenjave të tij për gjumë dhe duke vendosur një orar të rregullt ditor për gjumë gjatë ditës dhe atë të natës. Grindja e foshnjës zakonisht është pasojë e mungesës së gjumit. • Në këtë kohë, ju mund të prisni që bebi juaj të flejë përgjatë natës. Foshnjat zakonisht kanë një periudhe të gjatë gjumi në 24 orë. Shumë bebe e kanë këtë periudhë gjumi gjatë ditës. • Juve mund t`ju nevojitet ta ndihmoni atë ta zhvendosë gjatë natës këtë periudhë. Ushqyerje më të shpeshta gjatë ditës do e ndihmojnë bebin të ketë periudha më të gjata gjumi gjatë natës, rreth 4-5 orë gjumë. • Rekomandohet që foshnja të flejë në një krevat të vetin, por në një dhomë ku fle nëna. Foshnja duhet të flejë në një shtrat, djep, në të njëjtën dhomë me prindërit. Foshnjat nuk duhet të ndajnë të njëjtin shtrat me prindërit, apo kujdestarë, ose fëmijë të tjerë. 108 SHEMBUJ PYETJESH: • Ku fle bebi juaj? • Në çfarë pozicioni fle bebi juaj? • Ka vështirësi bebi juaj të flejë në pozicionin në shpinë/drejt me kurriz? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Mos harroni, për të pakësuar SVPF, foshnja duhet të “flejë në shpinë dhe të luaj përmbys kur është zgjuar”. Sigurohuni që gjithashtu edhe të tjerët e venë në gjumë bebin tuaj në pozicionin në shpinë. • Një mjedis i ndarë por i afërt gjumi është i rekomandueshëm. Bebet duhet të flenë në dhomën e prindërve, por jo në shtratin e tyre. • Temperatura e dhomës duhet mbajtur në vlera të përshtatshme; sigurohuni që bebi nuk ka vapë, ose ftohtë gjatë gjumit. • Shtrati i bebit tuaj duhet të ketë ristela/ndarje që janë jo më shumë se 60 mm larg njëra-tjetrës dhe me dyshek në të njëjtën madhësi me shtratin. Mbani të ngritura faqet anësore të shtratit kur bebi fle në të. • Nëse keni zgjedhur një rrjetë në formë koshi ose një shtrat portativ, harku nuk duhet të hapet me pak se 6 mm. Asnjëherë mos e lini bebin në rrjetën në formë koshi në pozicion barkas (përmbys). • Ndërkohë që vëzhgoni pozicionin ulur të foshnjës, diskutoni mbi rëndësinë e kohës së ushqyerjes në aktivitetet e bebit. • Gjatë ekzaminimit fizik, tregoni/demonstroni si foshnja do përpiqet të kapë objektet afër dorës së tij dhe mësoni të vendosë dorën e tij në gojën e tij, e cila ndihmon për vetë-ngushëllim. SHEMBUJ PYETJESH: • Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për ne të gjithë, e po ashtu edhe për fëmijët e vegjël. Si po shkon bebi juaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Kur bebet janë zgjuar, ata kënaqen duke parë përreth mjedisin ku ndodhen dhe lëvizin trupin e tyre. Një nga aftësitë e para që bebet duhet të mësojnë është të mbajnë kokën e tyre lart. • Një nga rrugët e mësimit të kësaj është ta bëjnë këtë gjatë kohës së ushqyerjes. Megjithëse bebet duhet të flenë në shpinë ne duhet ti inkurajojmë ato duke luajtur përmbys. • Mbajtja e tyre shtrirë përmbys mbi gjoksin e babait e babait dhe ngritja për të parë fytyrën e tij është një aktivitet shumë i mirë në muajt e parë. Koha e qëndrimit me bark gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të kokës së sheshtë nga mbrapa. (III A) 109 • Asistoni prindërit të ndërgjegjësohen për aftësitë e foshnjës për tu marrë me stimulimet dhe lëvizjet, dhe si të përfshijnë më mirë aktivitetet në rutinën e përditshme të foshnjës. Burimet për të mësuar prindërit mbi mesazhet e foshnjës mund të ofrohen nëse prindërit janë të interesuar. SHEMBUJ PYETJESH: • • • • • • • • • • • • • Çfarë tingujsh lëshon/bën bebi juaj? Befasohet ose përgjigjet bebi juaj ndaj tingujve dhe zërave? Ju sheh ai juve, dhe si lëvizni fytyrën kur ju i flisni? Si mendoni se ndihet bebi juaj dhe çfarë përpiqet tu thotë juve? Si ju bën ai të ndjeheni? Si e kuptoni çfarë do bebi juaj? Keni venë re ndonjë ndryshim në të qarat e bebit tuaj? Si do e përshkruanit personalitetin e bebit tuaj? Si përgjigjet ai ndaj jush? Është e lehtë, apo e vështirë të kuptosh çfarë ai do? Çfarë bën bebi juaj me duart e tij? Çfarë ju pëlqen mbi kujdesjen për bebin tuaj? Çfarë ka ndryshuar mbi përkujdesjen për bebin tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Duke ju përgjigjur tingujve të bebit po gjithashtu me tinguj, dhe duke i treguar fytyrën tuaj kur ju i flisni, e inkurajoni atë “tu flasë/kthejë përgjigje edhe ai”, veçanërisht gjatë veshjes, banjës, ushqyerjes, lojës dhe ecjes. Ky lloj “kthim përgjigje” është një zhvillim i gjuhës dhe të folurit. • Kënga dhe e folura gjatë këtyre aktiviteteve tipike ditore gjithashtu inkurajon zhvillimin e gjuhës, siç bën edhe leximi me zë të lartë, shikimi i librave dhe biseda rreth pikturave/fotove. Gradualisht bebi juaj do rrisë varietetin dhe frekuencën e tingujve që prodhon, nxjerr si edhe mënyrën se si ai u përgjigjet tingujve, veçanërisht zërave të prindërve të tij. • Është e rëndësishme të kuptoni dhe njihni temperamentin dhe personalitetin e hershëm të foshnjës tuaj, në mënyrë që ju të dini si të rregulloni të plotësoni nevojat e tij. Kur ju mësoni rreth temperamentit të tij dhe mënyrës së tij të përpunimit të stimulimit sensorial (p.sh.: kur është aktiv, i qetë, sensitiv, kërkues, ose i trullosur lehtë), ju do të jeni më mirë në gjendje të kuptoni sa ndikohet rruga/mënyra e bebit lidhur me botën. • Harmonizimi me dëshirat dhe pakënaqësitë e bebit tuaj, gjithashtu ju ndihmon të ndiheni rehat dhe të keni besim në aftësitë tuaja si prind. Masazhi i foshnjës është një mënyrë ndihmuese për ju për të kuptuar çfarë bebi juaj pëlqen, ose jo. • Mund t’ju ndihmojë ju të qetësoni dhe relaksoni atë, dhe të mundësojë një gjumë më të lehtë për foshnjën. Masazhi i foshnjës gjithashtu ofron përfitime të 110 rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin për foshnjat premature dhe bebet me nevoja speciale për kujdes shëndetësor. I ndihmon të flenë, rregullojnë dhe organizojnë modelet e tyre të gjumit dhe zgjimit dhe ndihmon në tonusin muskulor dhe lëvizjet e foshnjës. • Prindërit mund të kenë nevojë për strategji që do i ndihmojnë ata të gjejnë mënyrat për të qetësuar bebin e tyre, dhe ata kanë nevojë të këshillohen rreth brishtësisë së kokës së foshnjës. Duke i ndihmuar prindërit të kuptojnë këtë, nëpërmjet përgjigjes së shpejtë të tyre ndaj të qarave të bebit, ata po i mësojnë foshnjës të besojë që ai/ajo do marrë kujdesin që kërkon. Kjo nuk do e llastojë foshnjën, sikundër besojnë shumë prindër. • Vendosja e duarve të tyre në gojë dhe thithja është një strategji e rëndësishme e vetë-ngushëllimit e përdorur nga foshnja, dhe është një hap i rëndësishëm në vetë-rregullim. Shpjegoni që kjo strategji ndihmon foshnjat për ndjenjat e hershme të kompetencës dhe kontrollit. • Nëse bebi është shumë i irrituar, prindërve u nevojitet të gjejnë një mënyrë për të mënjanuar frustracionin/zhgënjimin. Ata duhet të jenë të kujdesshëm për të mos e tundur asnjëherë bebin e tyre, ose ta lenë bebin në vende, ambiente, ose me njerëz ku kjo mund të ndodhë, pasi shkundja e bebit shkakton dëmtime të rënda dhe të përhershme të trurit. Ofroni numrat e telefonit për burimet komunitare lokale që mund të ndihmojnë prindërit për mbrojtjen e fëmijës nga dhuna dhe keqtrajtimi SHEMBUJ PYETJESH: • Sa shumë qan bebi juaj? • Sa shpesh? • Cilat janë disa nga mënyrat që ju keni gjetur për të qetësuar bebin tuaj kur ai qan? • Çfarë bëni kur këto mënyra nuk funksionojnë? • Ndjeni ndonjëherë që ju dhe/ose kujdestarët e tjerë mund ta dëmtoni bebin? • Çfarë ju bën të ndiheni në këtë mënyrë? • Si manovroni/silleni kur keni këtë ndjenjë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Shpenzimi i kohës duke luajtur dhe folur me bebin tuaj gjatë ditës kur është i qetë dhe vigjilent, ndihmon në vazhdimin e zhvillimit të trurit të tij. Shumë bebe kanë periudha nazeje, bezdisje në pasditen e vonë, ose në mbrëmje. Këto janë normale. • Ka shumë strategji të mundshme për qetësimin e bebit tuaj, duke përfshirë edhe qëndrimin me të, bisedën, përkëdheljen, ose përkundjen, fërkimin, mbajtjen në krahë. Strategji të tjera të qetësimit përfshijnë përkëdheljet ose kërcimin me foshnjën tuaj, ecja me të,ose shëtitja në karrocën e tij, dhe udhëtimi me makinë. Disa bebe mund të jenë shumë të vështira për 111 tu qetësuar, pavarësisht çfarë ju bëni. • Në këtë moshë, bebi juaj është duke zhvilluar aftësinë për të vendosur duart e tij në gojë, të thithë gishtat e tij, ose gishtin e madh, ose të përdorë një biberon qetësues. Kjo është një nga mënyrat që bebi juaj do mësojë të qetësojë veten e tij, dhe është sjellje e normale e duhur për moshën. Foshnja do i përdorë këto metoda derisa të jetë e aftë të përdorë strategji të tjera të vetë-qetësimit. • Kurrë, asnjëherë mos e shkundni bebin tuaj, pasi mund të shkaktojë dëmtime të përjetshme të trurit. Nëse ju ndiheni që keni nevojë për ndihmë pasi bebi juaj qan shumë, kontaktoni me personelin e kujdesit shëndetësor i cili, nëse duhet, do ju referojë dhe informojë rreth teknikave të përshtatshme për qetësimin e bebit tuaj. PËRSHTATJA USHQYESE Ushqyerja rutinë, zgjedhjet e ushqyerjes (marrja e shtesave ushqimore, marrja e barnave, vitaminave/shtesave), shenjat e urisë/ngopjes, strategjitë e ushqyerjes (mbajtja, gromësima), mënyra e ushqyerjes (me gji, formulë) Rekomandime te Përgjithshme mbi Ushqyerjen Ndryshimi i shenjave të foshnjës për urinë dhe ngopjen, si edhe vrulli i rritjes 3-4 muaj, rrit ndjeshëm edhe nevojat nutricionale, pra rritet shpeshtësia e ushqyerjeve. (shih Udhërrëfyesin “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël”) SHEMBUJ PYETJESH: • Si po shkon ushqyerja e bebit tuaj? • Më trego rreth ushqimeve dhe lëngjeve që ju i jepni bebit tuaj? • Çfarë pyetje, ose probleme keni rreth ushqyerjes? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Ushqyerja ekskluzivisht me gji për 6 muajt e parë të jetës siguron ushqyerjen dhe mbështetjen ideale më të mirë të mundshme për rritjen dhe zhvillimin. Nëse ju jeni ende duke ushqyer me gji. Urime! Nëse bebi juaj nuk ushqehet me gji, formula e fortifikuar me hekur është e rekomanduar si zëvendësuese gjatë vitit të parë të jetës. Mos i jepni bebit tuaj ushqim tjetër përveç qumështit të gjirit, ose formulës derisa ai është zhvilluar plotësisht për të marrë ushqime plotësuese (rreth moshës 6 muajsh). Zakonisht, bebet e shëndetshme nuk kërkojnë ujë shtesë. Në ditët shumë të nxehta pa ajër të kondicionuar, ose kur humbet ujë si pasojë e djersitjes, ethes 112 ose diarresë, bebi duhet të marri lëngje shtesë. Qumështi i gjirit dhe formula (nëse nuk ushqehet me gji) (kur jepet siç duhet) janë të përshtatshme të plotësojnë edhe nevojat shtesë të bebit për lëngje. Çajrat dhe lëngjet e frutave nuk janë të rekomanduara në 6 muajt e parë të jetës. SHEMBUJ PYETJESH: • Si e kuptoni që bebi juaj është i uritur? • Si e kuptoni që ka ngrënë mjaftueshëm? • Sa lehtë gromësin bebi juaj gjatë, ose pas ushqyerjes? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Foshnjat e ushqyera me gji dhe ato me formulë kanë nevoja të ndryshme mbi shpeshtësinë e ushqyerjes, ndonëse njësoj si qumështi i gjirit edhe i formulës sigurojnë gjithë ushqyerjen që foshnjat kanë nevojë deri në muajin e 6-të të jetës së tyre. • Për të parandaluar mbi-ushqyerjen, e cila shpesh çon në shumë nxjerrje të shpeshta të ushqimit, njihni shenjat individuale të urisë dhe ngopjes të bebit tuaj. Stomaku i foshnjës është ende i vogël; pra bebi juaj ka nevojë të ushqehet çdo 2-4 orë, edhe gjatë natës. Të shpresojmë, se bebi juaj do ketë një periudhë të gjatë 4-5 orë pa u ushqyer gjatë natës. • Ndihmoni bebin tuaj të gromësijë në pushimet natyrale (p.sh.: gjatë, ose pas ushqyerjes) duke e fërkuar lehtë, ose përkëdhelur shpinën e tij ndërkohë që ju e mbani në krahë përkundrejt gjoksit, ose shpatullës tuaj, ose duke e ulur në prehrin tuaj. Rekomandime mbi Ushqyerjen me Gji • Shpjegoni që me rritjen e foshnjave ato hutohen më lehtë gjatë ushqyerjes dhe mund të nevojitet stimulim i herëpashershëm i lehtë (p.sh.: përkundje, ledhatime). Foshnja mund të dojë një mjedis të qetë, mbase me ndriçim të pakët dhe pa njerëz të tjerë prezent. Koha e ushqyerjes ofron një mundësi shumë të mirë për ndërveprim social mes nënës dhe foshnjës. Për këshillat për ushqyerjen me gji, apo me formula shih Udhërrëfyesin “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël”. SIGURIA Karriget e sigurta në makinë, temperatura e ujit (lëngjet e nxehta), mbytja, duhan-pirja, rrëzimet (rrotullimet). Rishiko udhëzimet e karriges së sigurtë në makinë me prindërit. Këshillo prindërit që sjelljet e tyre të sigurta të drejtimit të makinës (duke përfshirë përdorimin e rripit të sigurimit gjatë gjithë kohës dhe mos drejtimi 113 i makinës nën efektin e alkoolit, ose drogës) janë të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve të tyre. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë gjëra të tjera bëni për ta mbajtur të sigurtë dhe te shëndetshëm bebin tuaj? Ekspozimi ndaj duhan-pirjes është i lidhur me rritjen e rrezikut për otite infeksione respiratore, astmën, dhe shtrim në spital. Diskutoni rëndësinë e mos lënies vetëm të bebit as edhe një sekondë në vaskë me ujë, edhe kur përdorni një kamerdare; ose në vende të larta si tavolinat e ndërrimit, krevate, divane, ose karrige. Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Mos pini lëngje të nxehta ndërkohë që mbani në krahë bebin. • Për të mbrojtur fëmijën tuaj nga uji i nxehtë i dushit, temperatura në rubinet nuk duhet të jetë më e lartë se 45ºF. Në shumë raste ju mund të rregulloni ngrohësin/bolierin e ujit. • Para se ta fusni në ujë bebin, gjithmonë kontrolloni temperaturën e ujit me kyçin e dorës tuaj për të qenë të sigurtë që nuk është shumë i nxehtë. • Asnjëherë mos e lini vetëm bebin tuaj në një vaskë uji. • Mjedisi i bebit tuaj duhet të vazhdojë të jetë pa duhan-pirje. Konsiderojeni shtëpinë dhe makinën tuaj si një zonë pa duhan. • Lënia e bebit mbi një tavolinë ndërrimi, divan, karrige të foshnjës ose shtrat është rrezikshmëri e lartë, si pasojë e aftësisë së bebit për tu rrotulluar ose të largohet. Këmbët e tij janë duke u forcuar tashmë, kështu që reflekset e të porsalindurit që parandalojnë rrotullimin janë duke u zbehur/larguar. • Krijoni zakonin e mbajtjes gjithmonë të njërës dorë mbi bebin ndërkohë që ndërroni bebelinon, ose e vishni në një tavolinë ndërrimi, divan, ose shtrat, veçanërisht kur fillon të rrotullohet. • Mbani mend të mbani larg bebit gjithë objektet e vogla, veçanërisht lodrat e motrës/vëllait, pasi shpejt do mësojë ti kapë dhe verë e fusë në gojën e tij. Mbani larg qeset plastike, të cilat mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes, dhe tullumbacet të cilat mund të mbysin bebin/fëmijën tuaj. Fjetja me bebin në një dhomë apo në një krevat Mënyrat e fjetjes së prindërve dhe bebes varen në një shkallë të madhe nga traditat familjare dhe sfondi socio-kulturor i familjes. Fjetja me bebin në një dhomë me prindërit përkufizohet si e tillë kur bebi fle në një krevat apo hapësirë veçmas krevatit të prindërve. Ky është një fenomen i njohur për shumë kultura në botë. Kjo mund të shihet si pjesë e 114 përkushtimit të prindërve ndaj mirëqenies së bebit. Ndërsa një pjesë e madhe e prindërve e shohin si mënyrën e vetme të zgjidhjes së problemit që bebi çohet shpesh natën e ushqehet, etj..; dhe e kanë më të lehtë nëse e kanë në një dhomë. Në fakt studimet kanë treguar se kjo mënyrë ka çuar në uljen e rrezikut për Sindromin e Vdekjes së Papritur të të Porsalindurit. Ndërsa praktika në të cilën bebi fle në një krevat me prindërit është po ashtu e shpeshtë. Kjo mund të jetë në formën që mami, babi dhe bebi flenë në një krevat, bebi dhe mami bashkë dhe babai diku tjetër, apo gjithë familja në një krevat duke përfshirë këtu edhe një motër, apo vëlla më të madh. Ata që e mbështesin këtë praktikë e lidhin me faktin se është më kollaj për ta ushqyer bebin me gji, rrit lidhjen bebe-prindër, apo është më kollaj të qetësosh beben kur ajo qan. Ata që nuk e mbështesin thonë që një mënyrë e tillë çon në një lidhje jo të shëndetshme prind-fëmijë dhe mund të pengojë progresin e fëmijës drejt të qenit i pavarur. Një rishikim i literaturës ka treguar se vendosja e fëmijëve më të vegjël se 2 vjeç në një krevat me të rriturit rrit rrezikun që bebi të shtypet padashur nga prindi apo motra apo vëllai, mund të ngecë ndërmjet dyshekut dhe një objekti tjetër apo të mbytet nga ndonjë rrobë apo objekt. (A) PËRMBAJTJA E VIZITËS NË MUAJIN E KATËRT Foshnja duhet të vizitohet nga personeli kujdesit shëndetësor që ndjek mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës (mjek familje, infermiere patronazhi e QSH dhe mjek e infermiere e këshillimores së fëmijës në qytet) në moshën 4 muajsh. PËRMBAJTJA Lidhja/marrëdhënia mes prindërve dhe bebit 4 muajsh është e pëlqyeshme dhe përsëritëse. Aftësia e bebit për të buzëqeshur, të gugatë dhe qeshi inkurajon prindërit e tij të flasin dhe luajnë me të. Shenja/sinjale të qarta dhe të parashikueshme nga foshnja janë plotësuar me përgjigjet e duhura dhe të parashikuara nga prindërit e tij, duke ndihmuar besimin e ndërsjelltë. Gjatë kësaj periudhe foshnja zotëron/kontrollon aftësitë e hershme motore, të gjuhës dhe ato sociale nëpërmjet ndërveprimit me ata që kujdesen për të. Sjellja prej nazeliu, duhet të fillojë të pakësohet pasi foshnja zhvillon aftësitë e vetë-ngushëllimit dhe përmirëson vetë-rregullimin. Nëse e qara është ende një problem/shqetësim, prindërve ju nevojiten strategji shtesë specifike për qetësimin e bebit të tyre. Vlerësimi i temperamentit të foshnjës dhe temperamentit të prindërve mund të nevojitet për të 115 ndihmuar prindërit të kuptojnë rëndësinë e këtyre strategjive. Duke ju përgjigjur shenjave dhe tingujve përreth tij, bebi 4 muajsh ngre trupin e tij nga një pozicion përmbys me krahët e tij dhe mban kokën e tij në mënyrë të vazhdueshme lart. Ai mund të jetë kaq shumë i interesuar në botën e tij sa ndonjëherë refuzon të ulet ndenjur për tu ushqyer. Ai mund të ndërpresë ushqyerjen nga gjiri, ose shishja për vetëm 1-2 minuta për të kontrolluar se çfarë tjetër po ndodh në dhomë. Prindërit duhet ta ushqejnë atë në një dhomë të qetë, me pak ndriçim për javët në vijim. Vazhdimi i ushqyerjes ekskluzive me gji deri në 6 muajsh ka shumë përfitime për foshnjën, duke përfshirë edhe zhvillimin intensiv neuromotor, uljen e rrezikut për infeksione veçanërisht diarretë, zvogëlimin e rrezikut për zhvillimin e alergjive, uljen e rrezikut për infeksione të veshit dhe zvogëlimin e rrezikut shëndetësor nga ushqimet e kontaminuara. Ushqyerja ekskluzive me gji ka përfitime edhe për nënën, duke përfshirë shtyrjen e rikthimit të fertilitetit, një rënie të shpejtë në peshë dhe ndihmë në mbajtjen e rezervës së saj me qumësht. Kur aftësitë kryesore sociale dhe motore shfaqen në muajin e 4-t, foshnja që duket të ketë një vonesë në arritjen e këtyre aftësive mund të kapet nga një vlerësim i standardizuar i zhvillimit. Nëse ngadalësimet zhvillimore janë gjetur, do jetë e rëndësishme. Kërkimi i shkakut të tyre dhe kryerja e referimeve për ndërhyrje të hershme. Disa nëna të punësuara në punë jashtë shtëpisë, veçanërisht në sektorin privat mund të duhet të ri-kthehen në punë në kohën kur foshnja e tyre është 4 muajsh, dhe është e rëndësishme që të bëhen rregullimet për kujdesin e foshnjës dhe për familjen. Një foshnje e irrituar, e cila qan shpesh, ose nuk fle gjatë natës mund të sjelli vështirësi për një familje që pëlqen rregullin dhe qetësinë. Problemet familjare, si financa jo të përshtatshme, mbështetje e pakët sociale, ose vetë-besim i pakët prindëror mund të ndikojnë në aftësitë prindërore për edukim/rritje. Është e rëndësishme që prindërit të kërkojnë ndihmë kur ata ndihen të mërzitur, pa kurajë, në depresion, të tronditur, hutuar, ose të papërshtatshëm. Gurët themeltare të zhvillimit: Fëmija në moshën 4 muajsh Zhvillimi social dhe emocional: • Buzëqesh në mënyrë spontane, kryesisht ndaj njerëzve. • Pëlqen të luajë me njerëz dhe mund të qajë nëse loja ndërpritet. • Imiton disa lëvizje dhe shprehje të fytyrës, si buzëqeshje, apo grimasa. Gjuha dhe komunikimi (gjuha receptive dhe ekspresive) • Fillon të gugatë. • Gugat duke përdorur shprehje të fytyrës dhe imiton tingujt e dëgjuar. • Qan në mënyra të ndryshme për të treguar, zemërim, dhimbje apo lodhje. 116 Konjicioni (të mësuarit, të menduarit, zgjidhja e problemeve) • Të tregon kur është i mërzitur apo i lumtur. • I përgjigjet afeksionit të dhënë. • Kërkon për lodra me njërën dorë. • Përdor duart dhe sytë bashkë, (si të parit e një lodre dhe përpjekja për ta arritur). • Fillon të ndjek objekte me sy duke i lëvizur nga njëri cep në tjetrin. • Shikon fytyrat me kujdes. • Njeh fytyrat familjare dhe objektet në distancë. Motorika globale e motorika fine • Mban kokën drejt, pa mbështetje. • Përkulet me këmbët kur këmbët takojnë një sipërfaqe të fortë. • Rrotullohet nga pozicioni barkas në shpinë. • Mban një lodër me muzikë dhe e tund. • Fut duart në gojë. Shtyn trupin me bërryl kur vendoset shtrirë. PRIORITETET E VIZITËS SË FËMIJËS 4 MUAJSH Prioriteti i parë është kujdesja për problemet/shqetësimet e prindërve. Veç kësaj, duhet tu jepet prioritet çështjeve në vijim për tu diskutuar gjatë vizitës: •Funksionimin e familjes (rolin e prindërve dhe përgjegjësitë në lidhje me fëmijën, persona të tjerë që kujdesen për fëmijën numrin e tyre cilësinë). •Zhvillimin e bebes (rutina e qëndrueshme, gjumi, lidhjet prind-fëmijë [loja, koha e ushqimit], vetë-rregullimi i bebes [zhvillimi social, vetë-qetësimi i foshnjës]). •Ushqyerja dhe rritja fizike (suksesi i ushqyerjes, shtimi në peshë, zgjedhjet e ushqyerjes, rekomandimet e ushqyerjes [me gji, ose formulë]). • Shëndeti oral (kujdesi shëndetësor dentar amtar, përdorimi i biberonit të pastër, dhëmbët/jargët, shmangia e shishes në shtrat). • Siguria (karriget e sigurta në makinë, rrëzimet, ecjet, helmimi nga plumbi, mbytja në ujë, temperatura e ujit [lëngjet e nxehta], djegiet, asfiksimi). Çfarë duhet kryer gjatë vizitës ANAMNEZA Anamneza mund të merret bazuar në shqetësimet/problemet e familjes dhe preferencës ose stilit të praktikës së profesionistit të kujdesit shëndetësor. Pyetjet në vijim mund të inkurajojnë diskutime më të thella: Personeli mund të përdorë gjatë bisedës me prindërit pyetjet e mëposhtme në bazë të shqetësimeve të familjes dhe mënyrës personale se si punon personeli. 117 • • • • • Si jeni? Si po shkojnë gjërat në familjen tuaj? Si është bebi? Çfarë, pyetjesh, shqetësimesh keni për beben? A po kënaqesh me beben? Me çfarë sfidash po përballeni? Vëzhgimi i Ndërveprimit Prind-Fëmijë Gjatë vizitës personeli duhet të vëzhgojë dhe vlerësojë: •A ndër-veprojnë prindi dhe fëmija dhe a janë të interesuar për njëri-tjetrin (p.sh.: ngulja e syve, biseda, buzëqeshja, mbajtja në krahë, përqafimi). •A përpiqen prindërit ta qetësojnë bebin kur ky qan. •A janë prindërit të vëmendshëm ndaj bebes kur ky po ekzaminohet. •A ka lidhje të qëndrueshme mes bebit dhe prindërve ndërsa bebi ushqehet. •A kundërpërgjigjen prindërit ndaj sinjaleve që jep bebja dhe si reagon kjo e fundit. Vlerësimi zhvillimit Keni ndonjë shqetësim të veçantë rreth zhvillimit, mësimit, ose sjelljes së bebit tuaj? SOCIAL-EMOCIONALE •Buzëqesh në mënyrë spontane •Nxit ndërveprime sociale •Ka aftësi të mira të qetësojë veten KOMUNIKUESE •Qan në mënyrë të ndryshme për të treguar urinë, lodhjen, dhimbjen •Gugat më shumë dhe në mënyrë më spontane KOGNITIVE •I përgjigjet dashurisë që i japin, ndryshimeve në mjedis •Tregon kënaqësi dhe pakënaqësi ZHVILLIMI FIZIK Motorika globale dhe motorika fine •Ngre kraharorin lart ndërsa mbështetet mbi bërryla •Ka kontroll të mirë të kokës •Ka lëvizje simetrike të krahëve dhe këmbëve 118 Ekzaminimi Fizik Një ekzaminim i plotë fizik është i përfshirë si pjesë e çdo vizite shëndetësore mbikëqyrëse. Kur zhvillon një ekzaminim fizik, vëmendja e personelit shëndetësor është e drejtuar në komponentët vijues të ekzaminimit që janë të rëndësishëm për këtë moshë të fëmijës: Matje dhe plotësim në grafik: • Gjatësia • Pesha • Cirkumferenca e kokës Plotësim në kurbat e rritjes: • • • • Peshë për Gjatësi Gjatësi për Moshë Peshë për Moshë IMT Lëkura: • Kërko për skuqje, dhe nxirje Koka: • Palponi për deformime të kafkës së kokës pasojë e pozicionit Sytë: • Vlerëso lëvizshmërinë e syve për vështrim lateral • Ekzamino pupilat për opacifitet dhe refleks të kuq Zemra: • Auskulto për murmur të zemrës • Palpo pulset femorale Muskuloskeletal: • Vlerëso për zhvillimin e displazisë së legenit nëpërmjet ekzaminimit për abduksion (abduction) Neurologjik: • Vlerëso tonin, forcën dhe simetrinë e lëvizjeve 119 DEPISTIMI EKZAMINIME UNIVERSALE VEPRIME Nuk ka EKZAMINIME SELEKTIVE VLERËSIMI I RREZIKUT* VEPRIM NËSE KA + Presioni i gjakut Fëmijët me probleme specifike rrezikuese, ose ndryshim të rrezikut Presioni i gjakut Pamja/Shikimi Shqetësim i prindërve ose ekzaminim jo normal i fundus okuli, ose vendosje jo normale të syve Referim në okulistikë Dëgjimi + në problemet ekzaminuese të riskut Referim për vlerësim të diagnostikimit audiologjik Anemia Foshnjat pre-term, ato me peshë të vogël në lindje dhe ato që ushqehen me formulë të pa fortifikuar me hekur Hemoglobina, ose Hematokriti *Shih kapitullin e Përshtatjes dhe Evidencës për kriterin mbi të cilin bazohen pyetjet e ekzaminimit të rrezikut. Imunizimi Shiko kalendarin rutinë Kombëtar të Vaksinimit UDHËZIME PËR PRINDËRIT E FOSHNJËS 4 MUAJSH Rolet/përgjegjësitë e prindërve, reagimet e prindërve ndaj foshnjës, ofruesit e kujdesit të fëmijës (numri, cilësia). Zakonisht në kohën kur foshnja është 4 muajsh prindërit sinqerisht shijojnë rolin e tyre si prindër dhe fillojnë të fitojnë konfidencë në aftësitë e tyre për kujdesin ndaj foshnjës së tyre. Për ata prindër që kërkojnë të punojnë, ose shkojnë në shkollë dhe të kujdesen për fëmijën, ka mundësi ta përcaktojnë këtë kohë si të kënaqshme dhe mund të fillojnë të ndihen të stresuar si pasojë e shumë përgjegjshmërive që kanë. SHEMBUJ PYETJESH: • • • • • Çfarë bëni kur keni më të vërtetë probleme? Kujt i drejtoheni në këto raste? Si ja bëni të kaloni kohë së bashku me partnerin? Keni dalë nga shtëpia pa bebin ju dhe partneri bashkë për drekë/darkë? Kush ju ndihmon ju në kujdesin për foshnjën? 120 • Si po ja kalojnë fëmijët e tjerë? • Kaloni kohë me secilin prej tyre individualisht? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Qëndroni në kontakt me miqtë dhe anëtarët e familjes, sepse ju ndihmon të mënjanoni izolimin social. • Fol, me mua ose me një personel tjetër të kujdesit shëndetësor nëse ju jeni në konflikt me partnerin tuaj. • Merrni pak kohë për vete dhe kalojeni individualisht me partnerin tuaj. • Sigurohuni që po plotësoni nevojat e fëmijëve të tjerë duke kaluar kohë me secilin prej tyre çdo ditë duke bërë gjëra që ata pëlqejnë të bëjnë. Ndihmojini ata të kënaqen me bebin duke i përfshirë si duhet në kujdesin e bebit, si t`ju sjellin pajisje (shampo, rroba, pelena), ose mbajtjen e dorës të bebit. SHEMBUJ PYETJESH: • Si mendoni çfarë përpiqet t`ju thotë bebi juve kur qan, ju sheh, kthehet në anën tjetër, ose buzëqesh? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Kur ju filloni të kuptoni dhe të njihni temperamentin dhe personalitetin e hershëm të foshnjës tuaj, ju gjithashtu filloni të ndiheni më rehat dhe filloni të kuptoni si të rregulloni përgjigjet për ti përmbushur nevojat e tij/saj. Kjo gjithashtu do e ndihmojë bebin tuaj të kuptoj më mirë lidhjet e tij me botën. • Masazhi i foshnjës mund të jetë një mënyrë ndihmuese për ju për të kuptuar çfarë bebi pëlqen ose jo. Ju ndihmon juve të qetësoni dhe relaksoni atë, dhe e ndihmon bebin tuaj ta zërë më shpejt gjumi. Njohja dhe përshtatja me ato që pëlqen, ose nuk pëlqen bebi juaj mund t`ju ndihmojë të ndiheni më shumë rehat dhe të sigurtë në aftësitë tuaja si prindër. • Masazhi i foshnjës gjithashtu ofron përfitime të rëndësishme shëndetësore dhe zhvillimore për foshnjat premature dhe bebet me nevoja specifike për kujdes shëndetësor, për sa kohë ju do i kushtoni vëmendje të madhe sinjaleve të bebit tuaj dhe të kuptoni kur ka nevojë për pushim, ose të ndalojë. Kjo i ndihmon bebet të flenë, të rregullojnë dhe organizojnë statusin e tyre, dhe të ndihmojnë tonusin muskulor dhe lëvizjet e foshnjës. • Është e rëndësishme të njihni që një foshnjë nuk mund të “llastohet” nga mbajtja në krahë, përqafimi, përkundja e saj dhe nga bisedimi me të, ose këndimi për të. Kalimi i kohës duke lozur dhe folur me bebin tuaj ndihmon në forcimin e marrëdhënieve prind-fëmi nëpërmjet krijimit të besimit ndërmjet jush dhe bebit tuaj. • Prindërit kanë nevojë për ndihmë në identifikimin dhe vlerësimin e mundësive të kujdesit për fëmijën e tyre. Ofroni material të shkruar, ose informa- 121 cione kontakti për burimet komunitare që janë të disponueshme për të asistuar prindërit në identifikimin e kujdesit në shtëpi, ose qendrat e kujdesit të fëmijës që plotësojnë kërkesat/nevojat e tyre. • Prindërit e fëmijëve me nevoja speciale shpesh hasin vështirësi për të identifikuar burimet e kujdesit të fëmijës dhe për pasojë mund të përfitojnë nga marrja e këtij shërbimi. SHEMBUJ PYETJESH: • Jeni kthyer në punë, ose shkollë, ose kur planifikoni të ktheheni? • Cilat janë përgatitjet për kujdesin e fëmijës tuaj? • Kush kujdeset për bebin tuaj kur ju ikni nga shtëpia/nuk jeni në shtëpi? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Nëse ju po planifikoni të ktheheni në punë, bisedoni me mua, ose me një personel tjetër të kujdesit shëndetësor mbi përgatitjet dhe ndjenjat tuaja për lënien e bebit vetëm. • Zgjidhni dado dhe kujdestare që janë të pjekura, të trajnuara, të përgjegjshme dhe të rekomanduara nga dikush që ju keni besim. • Inkurajoni partnerin tuaj të jetë pjesëmarrës në kujdesin për bebin tuaj. ZHVILLIMI I FOSHNJËS Rutina ditore e qëndrueshme, gjumi (siguria e shtratit, vendi për gjumë), marrëdhënia prind-fëmi (loja, koha e ushqyerjes), vetë-rregullimi i foshnjës (zhvillimi social, vetë-qetësimi). Për të marrë kaloritë e duhura, shumë foshnja 4 muajsh vazhdojnë të zgjohen natën për tu ushqyer. Prindërit shpesh konstatojnë që “foshnja zgjohet gjatë natës” si një problem dhe ata kërkojnë zgjidhje. Kjo vizitë është një kohë e përshtatshme për të eksploruar rëndësinë e një rutine të qëndrueshme ditore dhe impaktin e saj në gjumë, modelet tipike të gjumit, mënyrat për të stabilizuar një rutinë të mirë gjumi, dhe marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet ushqyerjes, gjumit dhe aktiviteteve të lojës. Gjithashtu mund të jetë e rëndësishme për të qartësuar “gjumin përgjatë natës”. Shumë prindër mund të presin që një foshnjë të flejë 12 orë natën, kur aktualisht një kohëzgjatje 5-6 orë gjumë do jetë më tipike. Prindërit që përshkruajnë foshnjat me sjellje të paparashikueshme dhe të parregullta, ose prindër që janë të paaftë të përshkruajnë rutinën ditore të bebit të tyre mund të kenë nevojë për monitorim dhe ndërhyrje shtesë. Diskutoni vështirësitë duke integruar rutinën e foshnjës me atë të kërkesës së fëmijëve të tjerë dhe anëtarëve të familjes. Monitoroni modelet atipike të gjumë-zgjimit, zgjimet e natës dhe modelet e paqarta/parregullta. Ofroni ndërhyrje për gjumë të tepruar, ose qëndrimit zgjuar totalisht dhe mungesën 122 e rutinës ditore të qëndrueshme dhe të parashikueshme. (I A) SHEMBUJ PYETJESH: • Ç`lloj rutine ditore keni për bebin tuaj? • Sa gjatë fle bebi juaj gjatë natës? • Keni një kohë të caktuar (si rutinë) gjumi për bebin tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Krijimi i një rutine ditore për ushqyerjet, gjumin gjatë ditës dhe kohës së gjumit në darkë është një ide shumë e mirë sepse do ju ndihmojë të vendosni periudha më të gjata gjumi gjatë natës. • Gjithashtu është e rëndësishme të ndihmoni bebin tuaj të mësojë të flejë vetë duke e vendosur atë në shtratin e tij kur ai është i përgjumur, duke i folur ëmbël dhe duke e përkëdhelur për ta venë në gjumë. • Duke vijuar një rutinë dhe strukturë të rregullt ditore për bebin, do rritet sensi i tij i sigurisë. • Ri-kujtoni prindërit për rëndësinë e vazhdimësisë së “fjetjes me kurriz, luajtjes i shtrirë përmbys”. SHEMBUJ PYETJESH: • Keni ndonjë vështirësi në vënien në gjumë në pozicionin në shpinë? • Keni diskutuar me personat e tjerë kujdestar të fëmijës mbi rëndësinë e fjetjes në shpinë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Bebi juaj duhet të vazhdojë të flejë në shpinë për të ulur rrezikun për SVPF, dhe duhet t’ju kujtohet të afërmve, apo dadove të ndjekin po të njëjtën praktikë. • Për të reduktuar rrezikun e asfiksimit, mos e lini të zgjidhur, mos e vendosni në dyshek të butë (batanije, jorganë), mos i jepni biberonë qetësues, mos vendosni jastëkë si dhe jastëkë si pengesa, ose lodra të buta. • Sigurohuni që shtrati i bebit tuaj është i sigurtë si në shtëpi edhe në ndonjë vend tjetër ku mund të flejë natën bebi. Ristelat nuk duhet të jenë më shumë se 60 mm larg njëra-tjetrës. Dysheku duhet të jetë i fortë dhe të puthitet mirë me shtratin. Mbani lart anësoret e shtratit kur bebi është duke fjetur në të. • Nëse keni zgjedhur një rrjetë kosh, ose shtrat portativ, endja nuk duhet të jetë më shumë se 6 mm. Asnjëherë mos e lini bebin tuaj përmbys në një rrjetë kosh. • Kur prindërit mësojnë rreth foshnjës së tyre nëpërmjet vëzhgimit të sjelljeve të saj, ata janë të aftë tu përgjigjen në mënyrë të përshtatshme 123 nevojave të ndryshueshme të saj. Duke i ndihmuar prindërit të shikojnë “një mrekulli të dukshme” rreth sjelljeve të bebit të tyre, do i lejojë atyre të zbulojnë temperamentin dhe ndjenjat unike të bebit të tyre, dhe si ndikon mbi mënyrën që ai lidhet me botën përreth. • Për të demonstruar këtë “mrekulli të dukshme”, gjatë ekzaminimit fizik, përshkruani sjelljet dhe përgjigjet e foshnjës me të cilat duhet të merren dhe të përfshihen në lojë prindërit. Kjo mund të udhëheqë drejt diskutimit rreth çfarë është e përshtatshme nga ana zhvillimore dhe nëse nevojitet, kur dhe si është e përshtatshme të ridrejtojnë sjelljen e foshnjës. SHEMBUJ PYETJESH: • Më thuaj diçka rreth bebit tënd? • Çfarë ju pëlqen më shumë tek bebi juaj? • Çfarë e kënaq më shumë partnerin tuaj nga bebi? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Bebet përdorin sjelljet e tyre për të komunikuar dëshirat dhe pakënaqësitë e tyre. Çdo bebe ka një mënyrë unike të komunikimit. Duke e parë/vëzhguar bebin tuaj nga afër, dhe si ai ju përgjigjet juve dhe botës rreth tij, ju bëheni një ekspert i bebit tuaj dhe njihni rrugët më të mira për të përmbushur nevojat e tij. • Këshilloni prindërit mbi hapat në zhvillim që kanë për të ndodhur gjatë 2 muajve në vazhdim, bazuar në zhvillimin aktual të bebit dhe si aktivitetet ditore fizike të bebit inkurajojnë/nxisin zhvillimin normal të tij. • Inkurajoni prindërit të përdorin njëkohësisht kohën aktive dhe kohën e qetësisë. Diskutoni alternativat për të parë foshnja TV. Kundërshtoni shikimin e ndonjë emisioni televiziv, ose video për fëmijët nën 2 vjeç. • Personeli i kujdesit shëndetësor mund të përdorin ekzaminimin fizik për të demonstruar integrimin e reflekseve të foshnjës dhe shfaqjen e reflekseve mbrojtëse, dhe diskutoni kuptimin që kanë këto reflekse, plus kontrolli i kokës nga foshnja dhe qëndrimi ulur në kohën kur foshnja fiton aftësinë për tu rrotulluar dhe ulur. • Kur foshnja përmirëson aftësinë e saj për të lëvizur vetë, prindërit duhet të jenë shumë më të kujdesshëm rreth mbrojtjes së tij nga rrëzimet nga krevati ose divani, ose tavolina e ndërrimit. • Gjatë ekzaminimit fizik, demonstroni reflekset mbrojtëse nëse shfaqen. SHEMBUJ PYETJESH: • Cilat janë disa nga arritjet e reja të bebit? • Cilat janë disa nga aktivitetet më të preferuara të bebit tuaj? • Po lodrat e preferuara? 124 • Si po sillet bebi tashmë? • Si po shkon “koha e ushqyerjes” për bebin tuaj? • Sa keni qenë në gjendje të përputhni se bashku aktivitetet tuaja fizike me bebin? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Përdorni së bashku kohën aktive me atë të qetësisë me bebin tuaj. Koha e aktiviteteve të qeta përfshin leximin, ose këngën për bebin tuaj, ose qëndrimin ulur bashkë në një park jashtë shtëpisë. Koha e aktiviteteve aktive përfshin, dhënien bebit tuaj për të luajtur lodrat e duhura për moshën e tij, të tilla si tapet gome për të luajtur përtokë kështu që kur ai vendoset në kurriz të mund të arrijë lodrat, ose ti godasë ato me këmbët e tij. Një zgjedhje tjetër është një batanije me ngjyra, një pasqyrë, ose lodra për ti parë kur ai është përmbys/mbi bark. Jini të sigurtë që bebi juaj është i mbrojtur për të eksploruar mjedisin e tij. Bebet të cilat përshkruhen si tepër aktiv ose tepër të qetë duhen monitoruar. Ndihma është shumë e rëndësishme për prindërit që janë të mërzitur ose të dëshpëruar, ose ata që flenë pak. Konsideroni referimin e prindërve për vlerësim dhe trajtim të shëndetit mendor. SHEMBUJ PYETJESH: • Si do e përshkruanit personalitetin e bebit tuaj? • Si reagon bebit juaj me persona të tjerë? • A reagon lehtë, ose është i tërhequr me anëtarët e tjerë të familjes? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Bebet 4 muajsh zbulojnë që ndërveprimi me prindërit e tyre është aktiviteti më i preferuar. Ndërveprimi dhe shfaqja e lojës sociale të tyre mund të jetë një kënaqësi por gjithashtu edhe irrituese/penguese për prindërit të cilët janë duke ekuilibruar përgjegjshmëritë dhe detyrat e tjera që ato kanë përveç kujdesit ndaj foshnjës. Duke kuptuar mënyrat/rrugët për të përfshirë bebin në aktivitete, edhe për një kohë të shkurtër, do ndihmojë të sigurohet kohë për të kryer/përfunduar përgjegjësitë dhe detyrat e tjera tuaja. Bebet 4 muajsh ende kanë periudha kur janë të grindur, apo nazeli dhe prindërit kanë nevojë të kenë strategji të ndryshme për të qetësuar foshnjën e tyre. Ndërtimi i një plani të aktiviteteve të lojës, në mënyrë që foshnja të mund të kalojë lehtësisht nga njëri aktivitet tek tjetri, shpesh është ndihmues në shtimin e kohës kur foshnja është zgjuar-vigjilente dhe ka hapësira të shkurtra vëmendje. Kur ata përpiqen të ngushëllojnë bebin e tyre, ndonjëherë pa sukses, 125 prindërit fillojnë të njohin që bebi i tyre ndoshta nuk mund të ngushëllohet gjithmonë. Diskutoni mbi strategjitë shtesë për qetësimin e foshnjës kur ky problem shfaqet. (III A) SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë bëni për të qetësuar bebin tuaj? • Çfarë bëni kur kjo nuk funksionon? • Jeni ndjerë ndonjëherë se ju dhe/ose kujdestarët e tjerë mund ta lëndoni bebin? • Çarë bëni ju nëse ndiheni kështu? • Keni ndonjë plan? • Si silleni/reagoni me këtë ndjenjë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Nëse bebi juaj është bërë shumë nazeli dhe ju keni kontrolluar që ai është ushqyer, ndërruar dhe i sigurtë, dhe ju po filloni të ndiheni e mërzitur, ose e irrituar, vendoseni bebin në shtratin e tij dhe bëni një pauzë—përgatisni një filxhan çaj, ose telefononi/flisni me një mik/mikeshë. Në këtë moshë bebet qajnë shumë, kur rriten qetësohen/nuk qajnë kaq shumë. E qara nuk e lëndon/dëmton beben tuaj. Nëse kjo ndodh në mënyrë të vazhdueshme/konstante më thoni mua për t`ju dhënë ndonjë këshillë. PËRSHTATSHMËRIA USHQYESE DHE RRITJA Suksesi i ushqyerjes, shtimi në peshë, zgjedhjet e ushqyerjes (ushqimi shtesë, alergjitë ushqimore), mënyra e ushqyerjes (me gji, formulë). Rekomandime të Përgjithshme mbi Ushqyerjen Në moshën 4 muajsh, ushqyerja mund të jetë një nga eksperiencat më të këndshme për prindërit, dhe të dy prindërit shpesh e ndajnë me njëritjetrin këtë përgjegjësi. Bebet vazhdojnë të shtojnë në peshë rreth 450 gr në javë, ose 1 kg në muaj. Ushqyerjet e tyre mund të fillojnë të rrallohen, me 6-10 ushqyerje në 24 orë. Vetëm një nga prindërit mund të jetë i pranishëm në këtë vizitë dhe një anamnezë e plotë e ushqyerjeve mund të mos jetë e mundur të merret. Nëse ka probleme me ushqyerjen, shtimin në peshë mund të jetë e këshillueshme që prindërit të punojnë së bashku me personelin e kujdesit shëndetësor për të kompletuar një anamnezë 24 orësh ose dietë 3 ditore, që mund tu referohen për përshtatshmërinë ushqyese. SHEMBUJ PYETJESH: • Si po shkon ushqyerja? 126 • Çfarë pyetjesh, ose shqetësimesh keni rreth ushqyerjes? • Më thoni cilat janë ushqimet që i jepni bebit tuaj. • Sa shpesh e ushqeni bebin tuaj? • Sa është sasia që merr bebi juaj në një vakt/ushqyerje? • Për sa kohë zgjat ushqyerja? • Jeni duke i dhënë bebit tuaj ndonjë ushqim tjetër përveç qumështit të gjirit, apo formulës? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Ushqyerja ekskluzive me gji siguron burimin ideal të nutricionit për gjithë foshnjat gjatë 6 muajve të parë të jetës. Për ato foshnja që nuk ushqehen me gji, formula e fortifikuar me hekur është zëvendësuesi i rekomanduar. • Prindërit vijojnë të kenë nevojë për ri-sigurim që foshnja e tyre po merr mjaftueshëm ushqim kur modelet e ushqyerjes ndryshojnë si pasojë e rritjes së përkohshme të shpeshtësisë së ushqyerjes pasojë e shpërthimeve të rritjes. Diskutoni kuptimin e grafikut të rritjes dhe lidhjet midis peshës në lindje të foshnjës dhe peshës dhe gjatësisë aktuale. • Kur bebet mësojnë që mund të vendosin duart e tyre në gojë për tu përtypur dhe thithur, ata e përdorin këtë teknikë për të qetësuar vetveten. Disa prindër mendojnë se kjo nënkupton që bebi i tyre është ende i uritur dhe e përdorin këtë fakt si arsye për të filluar ushqimet shtesë. • Prindërit gjithashtu duhet të këshillohen për përdorimin e duhur të shtesave, ilaçeve dhe vitaminave. Shtesat që duhen marrë në konsideratë përfshijnë: Për foshnjat që ushqehen me gji • Vitaminë D (400 IU) si suplement janë të rekomanduara të fillojnë nga mosha 2 javë dhe 2 muaj. Për foshnjat që ushqehen me formulë • Shtesat në vitamina nuk janë të nevojshme nëse formula është e fortifikuar me hekur dhe bebi po e konsumon në sasitë e duhura për rritjen e përshtatshme të tij. Për foshnjat preterm, ose me peshë të vogël në lindje: • Këto foshnja mund të kenë mungesë të hekurit që në fillim të jetës së tyre dhe ju nevojiten shtesat me hekur. Prematurët e ushqyer me qumësht gjiri do të fillojnë shtesën me hekur (2 mg/kg/ditë) në moshën 2 muajsh dhe konsiderohet të jepet bashkë me një shtesë vitamine D për të mënjanuar Rakitin. Shih Udhërrëfyesin “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël”. SHEMBUJ PYETJESH: • Keni menduar se kur ju do filloni ti jepni bebit tuaj ushqime të forta plotësuese? 127 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Shtimi në peshë në masën yndyrore/dhjamit është më i lartë në foshnjëri sesa në ndonjë moshë tjetër të jetës, dhe një foshnjë e shëndetshme mund të paraqitet topolake/buçko edhe kur rritja e saj është normale. Kjo shtesë normale i jep bebit tuaj energji rezervë për ta përdorur kur ai është i sëmurë. Grafiku i rritjes tregon peshën e bebit tuaj nëpër kurbën e tij të rritjes në lidhje me gjatësinë e tij, dhe ky është treguesi më i mirë për peshën e duhur të tij. • Nuk ka evidencë të plotë që shtimi i ushqimeve plotësuese në këtë moshë (p.sh.: i muhalebisë me drithëra) i ndihmon bebet të flenë gjatë natës. • Në moshën 6 muajsh bebi do jetë gati për të filluar ngrënien e ushqimeve të forta. Një nga shenjat që është gati për të ngrënë ushqime të forta është zbehja e refleksit të shtyrjes me gjuhë (nxjerrjen e ushqimit jashtë gojës që zhvillohet rreth muajit të gjashtë). • Një shenjë tjetër është që bebi mund të ngrejë gjuhën për të lëvizur ushqimet e buta drejt fundit të gojës kur ai sheh një lugë që ti afrohet, ai hap gojën në parashikim të një kafshate tjetër. • Në këtë periudhë, bebi juaj qëndron ulur vetë me mbështetjen e krahëve të tij dhe ka një kontroll të mirë të kokës dhe qafës, kështu që ai mund të tregojë dëshirë për ushqim kur hap gojën dhe përkulet përpara. Ai mund t`ju tregojë juve kur është i ngopur, ose nuk dëshiron më ushqim duke u tërhequr prapa dhe duke u kthyer anash. SHEMBUJ PYETJESH: • I jepni bebit tuaj ndonjë shtesë, ilaç, ose vitamina? • Po ju vetë merrni ndonjë shtesë, ilaç, vitamina, ose mjekim? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Është e rëndësishme të më vini në dijeni mua rreth ndonjë shtese, ilaçi, ose vitaminë që ju mund ti jepni bebit tuaj. Ky informacion do më ndihmojë mua për t’ju ofruar juve kujdesin dhe këshillën më të mirë. • Shumë mjekime janë të pajtueshme me ushqyerjen me gji, por duhet të kontrollohen një nga një. Rekomandime mbi Ushqyerjen me Gji • Lëvdoni nënat të cilat ushqejnë ende me gji. Theksoni përsëri se ushqyerja ekskluzive me gji është burimi ideal i ushqyerjes për 6 muajt e parë të jetës dhe që ushqyerja me gji duhet të vazhdohet për aq kohë sa nëna dhe fëmija dëshirojnë. • Diskutoni se kërkesa/nevoja për më shumë ushqyerje me gji është zakonisht 128 e lidhur me hovet/shpërthimet e rritjes së foshnjës dhe është një mënyrë natyrale e shtimit të prodhimit të qumështit të gjirit. • Nëse një kërkesë në rritje vazhdon për disa ditë nuk ndikohet nga shtimi i ushqyerjes me gji, dhe nuk është e lidhur me sëmundje, dalje të dhëmbëve, ose ndryshim të rutinës, mund të jetë një shenjë që foshnja që ushqehet me gji është gati për ushqime shtesë. Për rekomandime mbi ushqyerjen me gji dhe atë me formula referoju Udhërrëfyesit “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël”. SHËNDETI ORAL/GOJËS Kujdesi shëndetësor oral amtar, përdorimi i biberonit qetësues të pastër, dalja e dhëmbëve/jargëzimi, shmangia e shishes në shtrat Shumë prindër nuk janë të informuar që shëndeti i tyre oral ka impakt në shëndetin dentar të bebit të tyre. Si pasojë është e rëndësishme të diskutohet për këtë me prindërit. SHEMBUJ PYETJESH: • Kur ka qenë kontrolli i dhëmbëve që ju keni bërë së fundmi? • Cila është rutina ditore për kujdesin e dhëmbëve tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Përdorimi i të njëjtës lugë, dhe pastrimi i biberonit të bebit me gojën tuaj mund të rrisë shtimin e baktereve në gojën e bebit tuaj dhe të rrisë rrezikun që ai të zhvillojë prishje të dhëmbëve kur këto ti dalin. (III A) • Për të mbrojtur shëndetin e dhëmbëve të bebit tuaj është e rëndësishme për ju të mbani një shëndet të mirë dentar. Ju mund të bëheni burim për bakteret që shkaktojnë karies (prishje) në dhëmbët e bebit tuaj, është e rëndësishme të kryeni vizita të herëpashershme tek dentisti juaj, të pakësoni sasinë e pijeve me sheqer në dietën tuaj ditore, përdorni një kujdes të përpiktë për dhëmbët tuaj nëpërmjet larjes dhe pastrimit të tyre dhe përdorni një pastë me fluour dhe/ose shpëlarës të gojës me dezinfektues. SHEMBUJ PYETJESH: • Ka filluar bebi juaj të jargëzojë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Nëse bebit tuaj po i dalin dhëmbët, ai mund të nxjerrë jargë, të grindet, ose të vendosë sende në gojën e tij. Një send i ftohtë për dhëmbët do e ndihmojë të qetësojë sikletin e tij (p.sh.: një copë mollë e lënë në frigorifer). Fol me mua nëse simptomat e tij persistojnë. 129 SHEMBUJ PYETJESH: • Cilat janë planet tuaja për të mbrojtur dhëmbët e bebit tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Për të mënjanuar zhvillimin e zakonit që do dëmtojë dhëmbët e bebit tuaj, mos e vendosni atë në shtrat me një shishe që përmban lëng frutash, qumësht, ose lëngje të tjera me sheqer. • Gjithmonë mbajeni ju shishen me të cilën ushqeni bebin dhe mos e mbështesni në gojën e tij, ose të lejoni atë ta “mbajë/preki” (pirja me shishe gjatë ditës). SIGURIA Karriget e sigurta në makinë, rrëzimet, shëtitjet, helmimet nga plumbi, mbytjet, temperatura e ujit (lëngjet e nxehta), djegiet, asfiksia. Rikujtoni prindërve rreth përdorimit të karrigeve të duhura të sigurta në makinë dhe rëndësinë e vendosjes së foshnjës në sediljen e prapme të makinës gjatë udhëtimit. Kujtojini prindërve që sjelljet e tyre të udhëtimit të sigurtë me makinë (përfshirë përdorimin e rripit të sigurimit gjatë gjithë kohës dhe mos drejtimin e makinës nën influencën e alkoolit, apo drogës) janë të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve te tyre. SHEMBUJ PYETJESH: • A përdorni një karrige të sigurtë në makinë të pozicionuar në sediljen e pasme të makinës kur bebi juaj udhëton në makinë? • E dini kur duhet të ndryshoni karrigen nga vetëm për foshnje në një karrige të kthyeshme të sigurtë në makinë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Një karrige e sigurtë në makinë për bebin nuk duhet vendosur asnjëherë në sediljen e parë të pasagjerit në makinë. Kjo është edhe më e rrezikshme kur makina ka edhe airbag, sepse ai shpërthen me forcë të madhe kundrejt karriges së sigurtë dhe shkakton lëndime serioze deri vdekje të foshnjës. • Bebet janë më mirë të mbrojtura në rastin kur ndodh përplasje/aksidenti kur ata janë në sediljen e pasme të makinës dhe në një karrige të sigurtë për ta. • Mbani karrigen e sigurtë në makinë në sediljen e pasme deri kur bebi juaj të jete së paku 1 vjeç dhe të peshojë së paku 10 kg. Preferohet të presim edhe më gjatë derisa bebi të arrijë peshë më të madhe. 130 • Foshnjat që arrijnë 10 kg, ose 66-74 cm para vitit të parë të jetës duhet të përdorin një karrige të kthyeshme, ose karrige vetëm për foshnjat që është e aprovuar për përdorim në makinë për pesha dhe gjatësi të mëdha (karrige vetëm për foshnjat mbi 15 kg dhe 82 cm dhe karrige të kthyeshme për bebe mbi 20 kg dhe se paku 92 cm). Bebi juaj do të jetë i sigurtë nëse ai udhëton në karrige për peshë, apo gjatësi më të madhe, të lejuara nga prodhuesi. • Sedilja e pasme është vendi më i sigurtë për fëmijët gjatë udhëtimit. • Mos e ndizni makinën derisa të gjithë të jenë lidhur. • Sjelljet tuaja të udhëtimit të sigurtë janë të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve tuaj. • Përdorni rripin e sigurimit gjatë gjithë kohës dhe mos drejtoni makinën pas përdorimit të alkoolit, ose drogave. SHEMBUJ PYETJESH: • Ku e kalon kohën bebin juaj kur është zgjuar gjatë ditës? Kur bebi zhvillon më shumë aftësi motore fine, ose të përgjithshme, është e rëndësishme të këqyrni bashkë me prindërit si të mbani të sigurtë ambientin në shtëpi për bebin e tyre aktiv. Kjo aplikohet në të gjitha shtëpitë ku bebi kalon kohën, duke përfshirë shtëpitë e kujdestares, gjyshërve dhe miqve. Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Gjithmonë mbani një dorë mbi bebin tuaj kur i ndërroni pelenën, ose e vishni në një tavolinë ndërrimi, divan, ose shtrat, veçanërisht kur ai fillon të rrotullohet. Rrëzimet janë shkaku me i shpeshtë i vizitave të urgjencave për lëndime. (III B) • Një bebe nuk duhet lënë vetëm për asnjë sekondë në ambiente ku ka rubinet uji, edhe kur po i bëni banjë dhe përdorni një karrige, ose kamerdare, ose në vende të larta si tavolina e ndërrimit, shtrati, divani, ose karrige. • Shëtitjet e foshnjës nuk duhet të kryhen nga një fëmijë i mitur (motra, vëllai, ose kushërinj të vegjël në çdo lloj moshe qoftë ai). Ato janë shpesh të lidhura me rrëzime dhe mund të ngadalësojnë zhvillimin e aftësive motore në fëmijët. SHEMBUJ PYETJESH: J Keni bërë ndonjë ndryshim në shtëpi që ndihmon në sigurinë e bebit tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Kuzhina është dhoma më e rrezikshme për fëmijët. Një vend i sigurtë për fëmijën tuaj kur ju gatuani, hani, ose nuk keni mundësi për të siguruar gjithë kujdesin tuaj, është koshi, krevati, ose një rrethore fikse për aktivitete, ose i lidhur në një karrige të lartë. 131 • Për të mbrojtur fëmijën tuaj nga rubinetet e ujit të nxehtë, temperatura më e lartë në rubinet nuk duhet të jetë më shumë se 45°C. Në shumë raste ju mund të rregulloni ngrohësin e ujit. • Pirja e lëngjeve të nxehta, gatimi, hekurosja, ose duhan-pirja kur mbani në krahë bebin e vendos në rrezik për djegie bebin tuaj. • Për të parandaluar asfiksimin/mbytjen mbani larg rrezes së kapjes së bebit tuaj objektet e vogla, lodrat e fëmijëve të tjerë, copat plastike dhe tullumbacet, kur ai zhvillon aftësitë e kapjes. AKTIVITETE QË MUND TI REKOMANDOHEN PRINDËRVE PËR TË NDIHMUAR RRITJEN DHE ZHVILLIMIN E FËMIJËS 4 MUAJSH • Të imitojnë vokalizimet e foshnjës dhe fytyrat (murmuritje, puthje, hapje të gojës, pasthirrma, shikim i pakënaqur), kur foshnja fillon të buzëqeshi, duhet të qeshin dhe prindërit nga pas duke i thënë “ti po qesh, shumë bukur”. • T’i këndojnë këngë dhe ti lexojnë foshnjës revista, apo libra. Derisa foshnjat nuk kuptojnë fjalët, ata nuk kuptojnë nëse i lexoni revista, gazeta, receta, apo e-mail. Është toni i zërit tuaj dhe fjalët që gëzojnë bebin. • Të luajnë lojëra të thjeshta si “ku ka fshehti” (mbulo fytyrën me një rrobë dhe thuaj gjeje kush është pastaj hiqeni dhe bëni “ta!”): përsërite nëse fëmija tregon interes. • Ngadalë të shtrëngojnë duart e fëmijës dhe t’i mbledhin ato. T’i mbledhin njëkohësisht dhe këmbët ndërkohë që janë duke i kënduar një këngë: më vonë, të fillojnë një aktivitet si “biçikleta”. • T’i prekin duart e bebit me një lodër të vogël (lodra pellushi): Ta nxisin foshnjën të kapë lodrën. • Të ecin nëpër dhomë me foshnjën, duke prekur dhe emërtuar objektet. Të qëndrojnë me foshnjën përballë pasqyrës, duke prekur dhe emërtuar tiparet e fytyrës: “buzët e bebit, buzët e babit, sytë e mamit, sytë e bebit”. • T’i ngjisin foshnjës në krevatin e vet një pasqyrë, që të jetë e sigurtë, në mënyrë që foshnja të mund të mund të shikojë dhe të flas me veten. • T’i bien një zileje afër bebit: kjo do ta ndihmojë të lokalizojë tingujt dhe të mësojë, në të njëjtën kohë, që ai ose ajo ka fuqi dhe mund të bëjë që diçka të ndodhi thjesht duke vepruar. • T’i lidhin tek krevati, ose në karrigen e foshnjës lodra, ose figura, për të siguruar stimulimin vizual dhe nxite të kërkojë dhe të kapi objekte. • T’i flasin gjithmonë bebit. T’i tregojnë se çfarë janë duke bërë, menduar, ose planifikuar. Kjo gjithashtu e ndihmon foshnjën të diferencojë zëra të ndryshëm. • Ti ofrojnë bebit 2 objekte në dorë. T’i tregojnë sesi ti mbajë bashkë ato. • Ta vendosin bebin në ndenjësen e vet. Të rrotullojnë afër bebit topa të ngjyrosur. Ta nxisin të ndjek topat, ti kërkojë dhe ti preki. • Ta ndihmojnë bebin të grumbullojë një objekt mbi një tjetër. Ta nxisin 132 bebin të imitojë veprimet e tyre. • T’i sigurojnë bebit libra me piktura me ngjyra dhe ndërkohë që ju i ktheni faqet, tregojini ato, dhe emërtojini objektet në pikturë. • Ta nxisin bebin të përplasi këmbët dhe duart gjatë kohës së banjës. Të imitojnë dhe të qeshin me veprimet e bebit. • Të bëjnë një rreth me lodra përreth foshnjës. Të vendosin disa objekte të vogla (zile, pjesë të vogla plastike, ose letra me ngjyra, shirita) brenda një shishe plastike të tejdukshme të mbyllur me kapakun sipër. SHENJAT E RREZIKUT PËR PROBLEME ME ZHVILLIMIN Prindërit duhen informuar dhe këshilluar që të drejtohen tek personeli shëndetësor nëse fëmija deri në moshën në 4 muajsh: • NUK vazhdon të tregojë rritje në peshë, gjatësi dhe cirkumferencën e kokës. • NUK buzëqesh dhe i përgjigjet buzëqeshjes së të tjerëve (buzëqeshja sociale është një etapë me rëndësi e zhvillimit). • NUK ndjek me sy një objekt në lëvizje duke e fokusuar me të dy sytë. • NUK bashkon duart mbi mesin e kraharorit. • NUK kthen kokën nga burimi i zërit. • NUK fillon të ngrejë kokën dhe pjesën e sipërme të trupit kur vendoset përmbys. • NUK kërkon për sende, apo persona të njohur. PËRMBAJTJA E VIZITËS NË MOSHËN 6 MUAJSH Foshnja duhet të vizitohet nga personeli kujdesit shëndetësor që ndjek mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës (mjek familje, infermiere patronazhi e QSH dhe mjek e infermiere e këshillimores së fëmijës në qytet) në moshën 6 muajsh. Konteksti Prindërit kënaqen me bashkëveprimin me foshnjën e tyre 6 muajsh, që ju buzëqesh dhe nxjerr tinguj atyre, por që ende nuk ka arritur mjeshtërinë që të lëvizi nga një vend tek tjetri. Ndjenjat e lidhjes midis prindit dhe fëmijës krijojnë një lidhje të sigurt emocionale që do të krijojë një qëndrueshmëri të familjes që po ndryshon. Arritjet madhore të zhvillimit të foshnjës 6 muajsh janë sociale dhe emocionale. Foshnja 6 muajsh pëlqen të bashkëveprojë me njerëzit. Ajo angazhohet në rritje në lojën reciproke dhe fytyrë më fytyrë dhe i fillon shpesh vetë këto lojëra. Nga këto bashkëveprime reciproke foshnja zhvillon një ndjenjë besimi dhe 133 vetë-efikasiteti. Shqetësimet e saja janë më të rralla se javët e mëparshme. Fëmija gjithashtu po fillon të dallojë midis të huajve dhe atyre me të cilat është sociale. Zakonisht pëlqen të bashkëveprojë me të rritur që i ka të njohur. Në moshën 7-8 muajsh mund të ketë frikë nga njerëzit e pa njohur më parë. Foshnja 6 muajsh mund të ulet ndenjur dhe buzëqesh, ose belbëzon me një të rritur që do. Ajo mund të mbajë një bllok, ose lodër në duart e saj. Ndërsa vëzhgon duart mund të kërkojë sende të ndryshme që i shikon përreth si kuba, rrake dhe i kap ato me gishtat dhe gishtin e madh. Ai/ajo mund të transferojë objektet midis duarve dhe të marri objekte të vogla duke i mbështjellë ato me të gjithë gishtërinjtë. Gjithashtu mund ti fusë në gojë, tundi, përplasi dhe hedhë lodrat, ose sendet e tjera. Gjuha e foshnjës ka përparuar duke nxjerrë zhurma dhe vokalizimin e një bashkëtingëllore. Foshnja 6 muajsh prodhon seri të gjata vokalizmash në lojë, zakonisht gjatë ndërveprimit me të rriturit. Ai/ajo mund të kuptojë emrin e tij/saj. Mund të qëndrojë në këmbë me ndihmë dhe pëlqen të ulet dhe ngrihet nga pozicioni në këmbë. Foshnja pëlqen të rrotullohet para dhe mbrapa me duart dhe gjunjët, në përgatitje për tu zvarritur para dhe mbrapa. Një foshnjë që qëndron shtrirë në kurriz, tregon pak interes në bashkëveprimin social, shmang kontaktin me sy dhe buzëqesh rrallë, tregon ose një problem zhvillimi, ose mungesën e vëmendjes nga prindërit dhe kujdestarët e tij. Ajo mund të ketë nevojë për më shumë përkujdesje, mbikëqyrje të shtuar shëndetësore, vlerësim të specializuar të zhvillimit ose ndërhyrje të tjera. Në muajt që pasojnë duke qenë se fëmija zhvillon një sërë aftësish motore të lëvizjeve si rrotullimi, zvarritja, prindërit duhet të jenë vigjilent ndaj rrëzimeve të mundshme. Bota e foshnjës që po zhvillohet në sytë e fëmijës duhet të bëhet sa më e sigurtë nga prindërit. Foshnja gjithnjë do bëjë më shumë dhe më shpejt se sa prindërit mund të mendojnë. Lodrat duhet të jenë të forta dhe mos të kenë pjesë të vogla që mund të gëlltiten, apo aspirohen. Rrethoret me rrota asnjëherë nuk duhen përdorur në asnjë moshë të fëmijës. Ato kanë disa disavantazhe: (III B) • Detyron fëmijën të rrijë në majë të gishtave, në një pozicion anormal. • Vonon zvarritjen dhe ecjen këmba dorës të fëmijës, pra lëvizjet para përgatitore që duhet të kryejë fëmija para ecjes. • Pengon fëmijën të provoj edhe të rrëzohet dhe të zhvilloj ndjenjën e ekuilibrit dhe kujdesit. • E shtyn të kaloj disa etapa të zhvillimit motor që nuk përputhen me ato të zhvillimit psikologjik: hapat e tija të para që kryen me rrethoren nuk janë shprehje e dëshirës së tij për të eksploruar, por rezultati është rrjedhojë e një procesi mekanik. Për të shmangur dëmtimet e mundshme duhen siguruar dyert në shtëpitë, vendet e hyrjes në shkallë dhe dritaret. Prindërit duhet të kuptojnë strategjitë 134 e përshtatshme të zhvillimit që të ri-drejtojnë sjelljen e fëmijës kur kërcënohet ndonjë rrezik, ose ndodh ndonjë sjellje e papërshtatshme. Gurët themeltar të zhvillimit: Fëmija në moshën 6 muajsh Zhvillimi social dhe emocional: • Njeh fytyrat familjare dhe fillon të njohë të huajt. • Pëlqen të luajë me të tjerët sidomos prindërit. • U përgjigjet emocioneve të të tjerëve dhe shpesh shpreh lumturi. • Pëlqen të shikojë veten në pasqyrë. Gjuha dhe komunikimi (gjuha receptive dhe ekspresive) • U përgjigjet tingujve duke lëshuar dhe vetë tinguj. • Lidh zanoret bashkë kur belbëzon (“ah”, “eh”, “oh”,) dhe pëlqen të ndjekë radhën me prindërit kur ata lëshojnë tinguj. • I përgjigjet emrit të tij. • Lëshon tinguj kur do të tregojë gëzim dhe mërzitje. • Fillon të thotë bashkëtingëllore (“m”, “b”,). Konjicioni (të mësuarit, të menduarit, zgjidhja e problemeve) • Shikon objektet që e rrethojnë më nga afër. • Çon objektet në gojë. • Tregon kuriozitet për objekte dhe përpiqet të kape gjëra që janë larg. • Fillon të transferojë objekte nga njëra dorë tek tjetra. Motorika globale e motorika fine • Rrotullohet në të gjitha drejtimet (para – mbrapa, dhe mbrapa – para). • Fillon të qëndrojë ulur pa mbështetje. • Kur mbahet në këmbë arrin të mbajë peshën e trupit dhe mund të kërcejë. • Lëkundet mbrapa dhe para, në disa raste zvarritet mbrapa përpara se të lëvizë përpara. PRIORITETET E VIZITËS SË FËMIJËS 6 MUAJSH Fillimisht duhen parë shqetësimet e prindërve. Gjithashtu duhet dhënë përparësi çështjeve të mëposhtme për ti diskutuar në këtë vizitë: Funksionimi i familjes (balancimi i rolit të prindërve, vendimmarrja rreth çështjeve shëndetësore, sistemet e mbështetjes së prindërve) kujdesi për fëmijën. Zhvillimi i fëmijës (pritshmëria e prindërve, ndryshimet në zhvillim nga pikëpamja konjitive, e lojës, komunikimi (gugatja, aktivitetet e përbashkëta, vetë rregullimi/menaxhimi sjelljes, rutina e gjumit [vetë-qetësimi, fle vetë siguria e krevatit]. 135 Ushqyerja, përshtatja e rritjes (strategjitë e ushqyerjes (sasitë, kufizimet, përgjegjësitë (ushqimet dhe ushqyerja plotësuese, zgjedhjet e lëngjeve, vazhdimi ushqyerjes me qumësht gjiri ose formulë, kur fëmija ka qenë ushqyer me formulë). Shëndeti i gojës (fluori, higjiena orale, pastrimi i dhëmbëve me furçë të butë shmangia e ushqimit me shishe me biberon). Siguria (siguria në makinë, djegiet (uji përvëluar, sipërfaqet e nxehta, rrëzime) mbytja, helmimi). Çfarë duhet kryer gjatë vizitës ANAMNEZA Anamneza, mund të merret sipas shqetësimeve të familjes dhe mënyrave të punës së personelit shëndetësor, për të nxitur diskutimin mund të bëhen pyetjet më poshtë: • Si po shkojnë gjërat për ju dhe familjen tuaj? • Çfarë pyetjesh apo shqetësimesh keni rreth fëmijës? • Çfarë i pëlqen bashkëshortit më shumë tek bebja? • A ka ndryshime në mendime midis jush dhe bashkëshortit rreth bebes? • A ka pasur ndonjë ndryshim madhor apo stres që nga vizita e fundit? •A reagojnë prindërit dhe bebja ndaj njëri tjetrit (p.sh.: e mbajnë beben në krahë, përkëdhelin, i buzëqeshin, i japin lodra për të luajtur apo hutuar gjatë vizitës)? • A i njohin, reagojnë si duhet prindërit dhe në mënyrë efektive ndaj nevojave të fëmijës? •A tregojnë prindërit se janë të qetë dhe kanë besim me fëmijën? •A ndjehen ata se kanë fituar besim në ushqyerjen e bebes së tyre, ju përgjigjen ata sinjaleve të bebes, kur e ushqejnë, apo në situata të tjera? •A duken prindërit të gëzuar, lumtur, hutuar, depresuar, qaraman, anksioz, të lodhur, etj...? • A e mbështesin njëri-tjetrin, apo tregojnë shenja konflikti/mosmarrëveshje mes tyre? Survejanca e zhvillimit A keni ndonjë shqetësim të veçantë rreth zhvillimit, të mësuarit, ose sjelljes së bebit tuaj? SOCIAL-EMOCIONAL • Ndër-vepron në mënyrë sociale me prindërit • Njeh fytyra familjare dhe ka filluar të kuptojë kur një njeri është i huaj KOMUNIKIMI 136 • Fillon të përdorë një numër zanoresh bashkë në radhë kur gugat si: ‘ah’, ‘eh’, ‘oh’ dhe ka qejf kur gugat dhe prindi me radhë me të • Fillon të njohë emrin • Fillon të përdorë tinguj me bashkëtingëllore si ‘m’ ose ‘b’ dhe ti kombinojë bashkë si: ‘ah’, ‘ba’ si zhargon KONJITIV • Vazhdon të përdorë eksplorimin vizual për të mësuar rreth mjedisit që e rrethon por fillon edhe të përdorë eksplorimin me gojë për të mësuar ZHVILLIMI FIZIK • Rrokullisja dhe qëndrimi ulur i japin lëvizshmëri, nga pozicioni përmbys lëviz dhe tenton të marrë pozicion për tu zvarritur • Lëviz para mbrapa, shpesh mund të fillojë të zvarritet para e më pas mbrapa • Do të fillojë të mësojë të rrotullohet dhe mund të lëvizë nga pozicioni ulur në atë të zvarritjes EKZAMINIMI FIZIK Ekzaminimi fizik i plotë është i përfshirë si pjesë e çdo vizite kontrolli/ supervizioni për ndjekjen rutinë të rritjes dhe zhvillimit që kryhet tek fëmija nga personeli kujdesit shëndetësor. Kur kryen një ekzaminimin fizik vëmendja e personelit shëndetësor duhet të drejtohet mbi komponentët më poshtë të një ekzaminimi që janë me rëndësi për fëmijën në këtë moshë: Mat dhe shëno: • gjatësinë • peshën • cirkumferencën e kokës Plotëso, kurbat e rritjes: • Peshë për Gjatësi • Peshë për Moshë • Gjatësi për Moshë • IMT Lëkura: • skuqje, mavijosje Sytë: • Vlerëso për lëvizshmërinë okulare dhe shikimin horizontal • Vlerëso nëse sytë lëvizin njësoj • Ekzamino pupilat për turbullim dhe refleksin e kuq 137 Zemra: • Dëgjo për murmur/zhurma • Prek pulsin femoral Muskulo-skeletal: • Vlerëso për zhvillimin e displazizë së këllkut duke ekzaminuar me abduksion Neurologjik: • Vlerëso tonusin, fuqinë dhe simetrinë e lëvizjeve DEPISTIMI Depistimi universal Veprimi që kryhet Shëndeti gojës Vlerësoni rrezikun për shëndetin oral Depistimi selektiv Tensioni gjakut Shikimi Dëgjimi Vlerësimi i rrezikut* Veprimi nëse ka rrezik* Fëmijët që kanë një gjendje specifike me rrezik Matja e TA Shqetësimi prindit rreth një ekzaminimi jo normal me otoskop, ose të testit të konvergimit Referim tek okulisti I vlerësuar si fëmijë me rrezik nga përgjigjet e pyetjeve në pyetësorin e depistimit për dëgjimin të plotësuar nga prindërit Referim për diagnozë tek otojatri Imunizimi Vaksinimi shih Kalendarin rutinë Kombëtar të Vaksinimit UDHËZIME PARAPRAKE PËR PRINDËRIT E FOSHNJËS 6 MUAJSH Pyetjet në vijim janë hartuar për tu përdorur, për tu orientuar, për të nxitur diskutimin, për të mbledhur informacion, për të adresuar nevojat dhe problemet/shqetësimet e familjes dhe për të ndërtuar partnershipet. Përdorimi i pyetjeve mund të variojë nga vizita në vizitë dhe nga familja në familje. Pyetjet mund të ndryshohen për tu përputhur me stilin e komunikimit të profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Udhëzuesi paraprak shoqërues për familjen duhet të përputhet sipas pyetjeve, problemeve, ose shqetësimeve individuale që paraqet fëmija dhe familja përkatëse. 138 FUNKSIONIMI FAMILJES Rolet e balancuara prindërore (marrja e vendimeve për kujdes shëndetësor, sistemet e mbështetjes së prindërve) Për disa familje rolet gjinore mund të pengojnë njërin prind që të kërkojë ndihmë nga tjetri. Ka rëndësi që periodikisht të shikohen rrethanat e jetesës në familje, marrëdhëniet në familje dhe kush është aktualisht përgjegjës për vendimmarrjen dhe kujdesin që po i jepet fëmijës dhe familjes. SHEMBUJ PYETJESH: • Si po i balanconi rolet tuaja si partner dhe prindër? • Si ndjeheni se po plotësoni nevojat e familjes tuaj? • Kujt keni mundësi ti drejtoheni kur keni nevojë për ndihmë në familjen tuaj? Rekomandime që mund ti jepen prindërve: Familjet që jetojnë me të tjerë si p.sh.: të moshuar, ose prindër adoleshent që jetojnë me prindërit e tyre, mund të kenë pak kontroll në ambientin e tyre dhe në rolet dhe përgjegjësitë e kujdestarit. Nëse ju jeni në këtë situatë, kjo mund të shtojë stresin në jetën familjare. Ndërsa foshnja bëhet më i gjallë dhe i vëmendshëm, kërkon vëmendjen dhe një kontakt personal, prindërit mund të ndjejnë se përgjegjësitë e tyre po ngarkohen shumë. Gjithashtu nënat mund të shikojnë se tani që kanë më shumë nevojë për mbështetje nuk e kanë atë më si e kishin në kohët e para/pas lindjes. Shpesh një anëtar familje është vendimmarrësi rreth vendimeve shëndetësore. Për këtë arsye personeli shëndetësor duhet të përcaktojë kush duhet të marri informacionin shëndetësor të nevojshëm për vendimet rreth kujdesit shëndetësor për foshnjën. SHEMBUJ PYETJESH: • Kujt i besoni ju t`ju ndihmojë me foshnjën tuaj kur jeni e lodhur? Kur ju ndjeheni e stresuar, ose shumë e ngarkuar në punë ju duhet të gjeni një mbështetje që mund t`ju ndihmojë. Shikoni zgjedhjen e prindërve për kujdesin për fëmijën, përfshirë atë që mund të pritet nga një ofrues kujdesi për fëmijën (p.sh.: çerdhe), sigurinë që ka vendi dhe rëndësinë që foshnja të ketë një kujdestar konsekuent me rutina të rregullta ditore. SHEMBUJ PYETJESH: • Cilat janë përshtatjet dhe rregullimet që keni bërë për kujdestarinë e fëmijës tuaj? • A keni një person të besueshëm që kujdeset për bebin tuaj kur ju doni të 139 largoheni për punë nga shtëpia? • A jeni të kënaqur me këto përshtatje, sa orë në ditë fëmija qëndron në kujdestari? Rekomandime që mund ti jepen prindërve: • Ka rëndësi që ju të keni një kujdestar të cilin e pëlqeni, besoni dhe që i ofron bebit një rutinë ditore të shëndetshme dhe të ngjashme me atë që ju ofroni. • Nëse ju jeni në shtëpi me fëmijën tuaj dhe nuk do largoheni jashtë saj, mund të pëlqeni ta dërgoni fëmijën në një vend lodrash për fëmijë, ose të ftoni nënat dhe bebet e tyre për një ditë takimi për të luajtur fëmijët me njëri-tjetrin. ZHVILLIMI FOSHNJËS Pritshmëritë e fëmijës (prindërit si mësues) ndryshimet në zhvillimin e foshnjës (zhvillimi konjitiv/ të mësuarit/ koha e lojës) pavarësia e fëmijës që po shfaqet (vetë-rregullimi/menaxhimi sjelljes nga foshnja) rutina e gjumit (vetë-qetësimi/ e zë gjumi vetë, siguria e krevatit). Pritshmëritë e prindërve rreth zhvillimit të foshnjës duhet të tregojnë një lidhje në rritje me të dhe një të kuptuar të dëshirës së foshnjës për pavarësi. Prindërit kanë nevojë të kuptojnë hapat e tjera të zhvillimit që ka të ngjarë të ndodhin në secilën vizitë si dhe rolin e prindërve si mësues dhe rëndësinë e përdorimit të strategjive të përshtatshme për menaxhimin e sjelljes për moshën e zhvillimit të fëmijës. Foshnjat mësojnë rreth ambientit të tyre duke eksploruar me sy, futur lodra në gojë dhe imituar. Tregoni prindërve shembuj rreth librave të përshtatshëm për këtë moshë si “prek dhe ndjej” dhe libra të tjerë me kapak të fortë, druri, plastik ose me materiale të tjera që nuk mund të grisen dhe dëmtohen nga foshnja. SHEMBUJ PYETJESH: • Si mendoni se po mëson foshnja juaj? • A ju vëzhgon foshnja juaj ndërsa lëvizni përqark nëpër dhomë? Rekomandime që mund ti jepen prindërve: Shikimi foshnjës tuaj përmirësohet gradualisht gjatë vitit të parë të jetës. Në 6 muajsh duhet të jetë e aftë t`ju ndjek ju përreth në dhomë me sy. Vendosja e foshnjës tuaj në një karrige të lartë, ose në një vend të ngritur kur është zgjuar do ta lejojë atë të shikojë me sy dhe me fjalë të ndër-veprojë me ju dhe vëllezërit dhe motrat e tij. 140 Ndërsa foshnja piqet, prindërit duhet të zhvillojnë strategji për të mbështetur zhvillimin nervor, vet rregullimin dhe aftësinë për të toleruar disa ngacmime të veçanta shqisore. Nëse ekzistojnë shqetësime për zhvillimin, ose sjelljen duhet referuar në shërbimin e përshtatshëm. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë keni vënë re rreth ndryshimeve në zhvillimin dhe sjelljet e fëmijës rreth jush dhe njerëzve të tjerë? • Si i përshtatet foshnja juaj situatave të reja si njerëzit, vendet? • A është ajo e ndjeshme për çdo lloj stimulimi? • A duket se mërzitet lehtë, ose është anksioze? • Nëse po? Çfarë duket se i shpërthen këto reagime? Rekomandime që mund ti jepen prindërve: Temperamenti foshnjës tuaj dhe përparimi shqisor dhe si këto ndikojnë mbi mënyrën që ajo lidhet me botën, do të bëhen më të dukshme në moshën 6 muajsh. Prindërit që kuptojnë temperamentin e foshnjës do tu përgjigjen si duhet nevojave të saj dhe sjelljeve jo të përshtatshme. Kjo është koha që duhet vendosur komunikimi me gjeste, vëmendja e përbashkët dhe referencat sociale. Një foshnjë që nuk tregon me gisht tregues diçka dhe nuk bën kontakt me sy, duhet të ndiqet me kujdes. Nxisni prindërit të angazhohen në lojë ndër-aktive dhe reciproke me foshnjat e tyre sepse kjo nxit sigurinë emocionale si dhe zhvillimin e gjuhës. Kjo kohë lojë nuk duhet të jetë një seancë mësimi, por një kohë për të ndjekur interesat e foshnjës dhe zgjerojë lojën me fjalë të thjeshta. SHEMBUJ PYETJESH: • Si komunikon foshnja juaj ose tregon atë që do dhe ka nevojë? Me gjeste? A tregon me gisht? • Çfarë tinguj nxjerr foshnja juaj (p.sh.: “aa”, “ee”, “oo”, “ba”, “da”)? Udhëzime paraprake Foshnjat mësojnë të komunikojnë gjatë rutinave tipike ditore, si koha për të fjetur, pushuar, larë, ndërruar pelenat dhe veshur. Këtu janë disa aktivitete që mund ta ndihmojnë foshnjën tuaj të zhvillojë këto aftësi komunikimi. • • • • Shikoni në libra dhe tregoni figura Luani muzikë dhe këndoni Imitoni tinguj Lexoni foshnjës tuaj libra/revista 141 • Luani lojëra si: ku iku, ku ka fshehti, etj... Foshnjat që kanë rutinë konsekuente dhe të përcaktuar ditore kanë mundësi të zhvillojnë vetë-rregullimin e tyre në vitin e parë të jetës që do çojë në një vetë-rregullim më të mirë më vonë. Prindërit që nuk janë në gjendje ti zhvillojnë këtë lloj mjedisi fëmijës së tyre mund të kenë nevojë për këshillim, ndjekje dhe ndërhyrje. Ndiqni fëmijët që janë shumë aktiv, ose shumë të qetë. Jepni këshilla shtesë për prindërit që janë të hidhëruar, ose jo të lumtur, ose që flenë pak, apo më shumë seç duhet. Fëmijët veçanërisht ato që kanë më shumë nevoja shëndetësore speciale si foshnjat premature, ose fëmijët me probleme shëndetësore kronike, mund të kenë nevojë për ndihmë më tepër. Prindërit që janë shumë anksioz, prindërit që janë të pandërgjegjësuar rreth rreziqeve të mundshme gjithashtu kanë nevojë për ndihmë. SHEMBUJ PYETJESH: • Si është dita tipike e fëmijës tuaj? • Kur zgjohet ha, luan, pushon dhe shkon për të fjetur natën? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Sa më shumë të jetë e mundur ruani një rutinë ditore për foshnjën tuaj. Kjo do ta ndihmojë atë të mësojë të menaxhojë si duhet sjelljen e saj tani që po fillon të rritet pak. • Në 6 muajsh disa, por jo të gjitha, bebet flenë për periudha më të gjata pa u zgjuar natën (6-8 orë) siç thonë prindërit. Prindërit duhet të mbështesin aftësinë e foshnjës së tyre në rritje për të fjetur vetë duke e vendosur për të fjetur mbasi zgjohet natën. • Sugjerimet për vendosjen e një rutine për të shkuar në shtrat si p.sh.: vendosja e foshnjës për të fjetur kur është e zgjuar dhe zakone të tjera që të ndikojnë në mos zgjimin e natës, ndihmojnë prindërit që nga ana e tyre të ndihmojnë foshnjën e tyre të mësojë vetë-qetësimin. • Në mjaft familje përshtatjet për gjumin në familje shikohen si pjesë e angazhimit të prindërve për mirëqenien e fëmijës. Prindërit mund të kenë pyetje mbi aftësinë e tyre për ta mbajtur foshnjën për të fjetur në kurriz tani që ajo ka mësuar të rrotullohet. Informacioni si të jetë fjetja e sigurtë e fëmijës ka rëndësi që të qetësojë dhe mbështesë prindërit. SHEMBUJ PYETJESH: • Si po mëson foshnja juaj për të fjetur vetë në shtratin e tij? 142 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Vendosja e foshnjës në krevat kur është i përgjumur por ende s’e ka zënë gjumi do ta ndihmojë foshnjën tuaj që të mësojë se mund të shkojë vetë për të fjetur. Kur zgjohet natën do ta ketë më të lehtë të flejë përsëri pa ndihmën tuaj. Kjo qasje do ndihmojë të dy ju dhe foshnjën tuaj të keni një gjumë të mirë natën. • Kujtoni gjithnjë ta vendosni fëmijën tuaj për të fjetur në kurriz jo përmbys, jo me bark, ose anash, edhe në se ai tani mund të rrotullohet vetë gjatë kohës që fle gjumë. Kërkoni edhe të afërmve dhe kujdestarëve të tjerë ta vendosin fëmijën tuaj “për të fjetur me shpinë”. Nëse e ushqeni me gji, ose me shishe me biberon foshnjën në krevatin tuaj, kthejeni në krevatin e tij kur të dy jeni gati për të fjetur. • Sigurohuni që foshnja është e sigurt në krevatin e saj. Ristelat e ndarjeve të krevatit nuk duhet të jenë më shumë se 60 mm. Dysheku duhet të jetë i fortë dhe të puthitet mirë me krevatin duke mos lënë hapësira boshe. Mbani anët e krevatit të ngritura kur foshnja po fle. Edhe në 6 muajsh foshnjat mund të kenë periudha zemërimi, grindje. Prindërit kanë nevojë të mësojnë strategjitë si të përballen me këto periudha pa e rrezikuar foshnjën. Prindërit gjithnjë kanë nevojë të dinë si ato mund të kontrollojnë që foshnja është ushqyer, i pastër dhe i sigurt. • Në moshën 6 muajsh foshnja juaj do të ketë strategji të ndryshme që do ta ndihmojnë të fillojë të qetësohet vetë, si: kapja e lodrave të sigurta dhe përshtatshme për moshën, eksplorimi me gojë dhe me shikim. • Tregojuni atyre se foshnjat mund të qajnë shumë në këtë moshë dhe kjo do përmirësohet kur të rritet fëmija dhe është më i aftë të kujdeset për veten e tij. • Ndonjëherë mund të keni nevojë të lejoni dikë tjetër të merret me kujdesin e foshnjës kështu që prindërit mund të pushojnë pak. • Kujtoni rëndësinë e mbrojtjes së kokës së foshnjës edhe megjithëse tani foshnja e kontrollon vetë kokën e saj kurrë mos e shkundni një fëmijë sepse edhe tundja e pa qëllimshme mund të shkaktojë dëmtimin e trurit. • Nëse një prind ka pritshmëri jo realiste për zhvillimin, ose është gjithnjë negativ ndaj aftësive të reja të zhvillimit (p.sh.: thotë “foshnja ime është e tmerrshme”, e mbaj gjithë kohën tek rrethorja me lodër se nuk mund ta lë të lirë”) mund të ketë nevojë për këshillim shtesë. PËRSHTATJA E USHQYERJES DHE RRITJA Strategjitë e ushqyerjes (sasia, kufizimi, përgjegjësitë), zgjedhjet ushqimore (ushqimet plotësuese, zgjedhjet e lëngjeve), udhëzimet për ushqyerje (ushqyerja me gji, me formulë). Udhëzim i përgjithshëm për ushqyerjen 143 Duke ri-parë prindërit kurbat e rritjes në çdo vizitë, ata ndërgjegjësohen për rëndësinë e rritjes dhe ushqyerjen dhe bëhen partner duke ofruar ushqyerjen e duhur për fëmijën e tyre. Ky rishikim gjithashtu do të përcaktojë nevojën për vlerësim më në thellësi të ushqyerjes së përshtatshme dhe do të ofrojë udhëzime paraprake rreth përdorimit të shtesave nutricionale (p.sh.: vitamina, barna, formula alternative dhe ushqimet). Foshnjat që duan më shumë se 35-45 minuta për tu ushqyer duhet të vlerësohen me kujdes për probleme me zhvillimin dhe ushqyerjen. Tranzicioni me rëndësi në ushqyerjen ndodh në 3 muajt e tjerë dhe prindërit kanë nevojë për udhëheqje të qartë rreth asaj se çfarë presin. Menaxhimi këtij tranzicioni duhet të përfshijë një diskutim rreth besimeve kulturore të familjes midis fillimit të ushqimeve të forta dhe llojeve dhe trashësisë, përmbajtjes së ushqimeve. Koncepti i ndarjes së përgjegjësive midis prindit dhe foshnjës me ushqyerjen është veçanërisht me rëndësi. Në këtë ndarje prindi është përgjegjës për të ofruar ushqimet e duhura dhe foshnja është përgjegjëse për sa do të hajë. SHEMBUJ PYETJESH • Çfarë pyetjesh, ose shqetësimesh keni ju rreth rritjes dhe ushqyerjes së foshnjës? • Me çfarë ushqehet foshnja juaj tani? • Sa shpesh e ushqeni ju foshnjën tuaj? • Sa është sasia e lëngut që pi fëmija juaj? • Kur ja keni filluar ushqimet plotësuese fëmijës tuaj? • A po i jepni foshnjës tuaj ndonjë pije ose ushqim përveç qumështit të gjirit, ose formulave? • Sa kohë zgjat ushqyerja e fëmijës tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Në 6 muajt që vijojnë është e zakontë për foshnjën tuaj të ngadalësojë pak rritjen, sikurse mund ta shikoni në kurbat e rritjes. • Ushqyerja vetëm me gji për 6 muajt e parë të jetës, më tej kombinim me ushqimet e forta plotësuese nga 6-12 muajsh dhe vazhdimi ushqyerjes me gji për aq gjatë sa foshnja dëshiron, ofron ushqyerjen më të mirë dhe mbështet rritjen dhe zhvillimin më të mirë. • Për foshnjat që nuk janë ushqyer me gji, formulat e zëvendësuesve të qumështit të gjirit me shtesa hekuri së bashku me ushqimet e forta plotësuese rekomandohen si alternativë deri në vitin e parë të jetës. • Ndërsa ju filloni ushqyerjen plotësuese ka rëndësi të ushqeni fëmijën tuaj në një vend si p.sh.: një karrige të posaçme për të, të përshtatshme që koka, trungu dhe këmbët mbështeten, kështu ju mund të shikoni njëri-tjetrin. 144 Krahët e foshnjës duhet të jenë të lira sepse kjo është mënyra e komunikimit të tij me ju. • Sigurisht kur ju i jepni për të ngrënë, ende ka rëndësi që të vazhdoni ta mbani fëmijën pranë kështu ju mund të shikoni dhe komunikoni me njëritjetrin. • Foshnja juaj tani është në gjendje të tregojë se kur është e uritur dhe kur është e ngopur. Duke ju përgjigjur si duhet sjelljes së foshnjës tuaj gjatë ushqyerjeve do ti mësoni asaj se ju i kuptoni nevojat e saj dhe mund ti ofroni sasinë e duhur të ushqimit gjatë një vakti ushqyerje. • Ju kujtoni se jeni përgjegjës për ti ofruar një sasi të duhur ushqimesh të shëndetshme, por është foshnja që do të vendosi sa shumë duhet të hajë. • Prindërit kanë nevojë për udhëzime të veçanta mbi fillimin e ushqyerjes plotësuese. Nuk ka shumë rëndësi radha si ato fillohen por sa ofrohen si duhet lëndët e nevojshme ushqyese. • Për fëmijën që ushqehet me gji theksoni nevojën të përfshini një burim të mirë hekuri në dietën e fëmijës që të parandaloni aneminë nga mangësia në hekur (produktet me origjinë shtazore janë më të mira për këtë). • Ndërsa fëmija gradualisht kalon nga ushqime gjysmë të lëngshme në ato në formë pureje dhe më të trasha, nxisni prindërit të japin ushqime që ti kapi me gishta, si: banane të buta, ose drithëra. Këshilloni prindërit se foshnjat nuk kanë nevojë që ushqimeve tu shtohen kripë ose sheqer. SHEMBUJ PYETJESH • Si po planifikoni të filloni ushqimet plotësuese, si: drithëra, fruta, perime, mish dhe ushqime të reja? • Sa shumë ha fëmija juaj në një vakt? • Si ju tregon foshnja juaj se pëlqen një lloj ushqimi? • A ka fëmija juaj ndonjë ushqim që pëlqen? Për ushqyerjen plotësuese shih Udhërrëfyesin “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës, Fëmijës së Vogël”. SHËNDETI I GOJËS Fluori, higjiena orale, pastrimi dhëmbëve, shmangia e shishes në shtrat Që të rekomandohet kujdesi dentar, këshillimi prindërve rreth shëndetit të gojës së fëmijës së tyre duhet të fillojë herët. Kjo përfshin ndërgjegjësimin e prindit mbi rëndësinë e shëndetit të tij dentar dhe të mësuarit si të lajë dhëmbët me furçë. (III A) Rekomandohet që të bëhet një vlerësim i rrezikut për shëndetin e gojës në moshën 6 muajsh nëpërmjet një pyetësori që i jepet prindit për ta plotësuar. 145 SHEMBUJ PYETJESH • Çfarë keni menduar të bëni për të mbrojtur dhëmbët e fëmijës tuaj gjatë vitit të parë të jetës? • Cilat janë planet tuaja për të mbrojtur dhëmbët e fëmijës? UDHËZIME PARAPRAKE: Kujdesi i hershëm i dhëmbëve me daljen e dhëmbit të parë kupton të përdorni një furçe të butë, ose një leckë që të pastroni dhëmbët e foshnjës tuaj vetëm me ujë. SHEMBUJ PYETJESH • Çfarë keni dëgjuar për dhënien e foshnjës ushqim, ose lëngje me shishe me biberon kur është në shtrat për të fjetur? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: •Vazhdoni ta ushqeni fëmijën me shishe. Mos e mbështesni shishen tek fëmija ose mos e lini për një kohë të gjatë të thithi nga shishja sa herë të dojë. • Vendosja e foshnjës për të fjetur me një shishe që përmban lëng, qumësht, ose lëngje të tjera me sheqer mund të dëmtojë dhëmbin e tij. Nëse doni ndonjëherë ti jepni foshnjës tuaj një shishe në shtrat mbusheni atë vetëm me ujë. SIGURIA Sedilja e sigurt në makinë, djegiet (uji nxehtë, sipërfaqet e nxehta) rrëzimet mbytja, helmimi. • Fëmija edhe në këtë moshë duhet të qëndrojë ulur në makinë në sediljen e prapme të tij me fytyrë mbrapa. • Kujtoni prindërve se sjelljet e sigurta kur ngasin makinën (të lidhin rripat e sigurisë, mos të ngasin makinën kur kanë përdorur alkool) janë të rëndësishme për shëndetin e fëmijës. SHEMBUJ PYETJESH • A po përshtatet bebi juaj me sediljen prapa në makinë? Kujtoni prindërve se fëmija në makinë duhet të vazhdojë të qëndrojë ulur në sediljen prapa në karrigen e tij me fytyrë mbrapa. Gjithashtu edhe prindërit duhet të kujtojnë rregullat e lëvizjes në makinë (vendosja e rripit, mos ta ngasin makinën kur kanë pirë alkool, etj..). 146 • A e lidhni foshnjën tuaj kur jeni në makinë në sediljen e tij prapa me fytyrë mbrapa? • A përdorni secili në familje rripin e sigurisë gjithmonë kur udhëtoni në makinë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Fëmijët duhen mbrojtur nga dëmtimet në përplasjen me makinë duke e vendosur në sediljen e tij me fytyrë mbrapa në karrigen e prapme. Kjo karrige duhet të përdoret për bebin deri në moshën 1 vjeç. • Vendi mbrapa është vendi më i sigurtë për fëmijët kur ecën me makinë. • Mos e nisni makinën para se të gjithë janë vendosur mirë brenda. • Sjelljet tuaja të drejtimit të makinës ndikojnë mbi shëndetin e fëmijës; përdorni rripin e sigurisë dhe mos e drejtoni makinën pasi keni pirë alkool. SHEMBUJ PYETJE: • Çfarë po bëni që ta mbani foshnjën tuaj të shëndetshme dhe të sigurtë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Ndërsa fëmija juaj fillon të zvarritet duhet të mendoni për sigurinë e shtëpisë tuaj. • Përpara se ti bëni banjë foshnjës provoni ujin me bërrylin tuaj që të siguroheni se nuk është shumë nxehtë. (III B) • Për ta mbrojtur fëmijën tuaj nga djegiet nga uji rubinetit temperatura më e lartë në boilier nuk duhet të jetë më shumë së 45ºC. • Mos e lini vetëm foshnjën për asnjë sekondë në një lavaman, banjë, etj.., ose në vende të larta si tavolina, divane, karrige, krevate, etj... • Përdorni pengesa rreth sobave ngrohëse me dru, me gaz, etj... • Kuzhina është vendi më i rrezikshëm për fëmijët, kur ju po gatuani, hani, ose nuk keni mundësi ti kushtoni vëmendje të plotë, vendoseni fëmijën në rrethoren e lodrave, në djep, karrocë, etj.., ose në një karrige të lartë. • Foshnjat në këtë moshë eksplorojnë mjedisin duke futur gjithçka dhe çfarëdo në gojë. KURRË mos leni sende të vogla ose tullumbace gome në vende që mund ti arrijë fëmija. • Për të parandaluar mbytjen, ushqimet që i jepni ti kapi me gishta duhet të jenë të buta dhe jo më të mëdha se një 1 cm dhe gjithnjë qëndroni pranë fëmijës për ta kontrolluar. Fëmijët më të vegjël se 4 vjeç nuk duhet të hanë ushqime të forta, si: arra, kokoshka. • Për të parandaluar helmimin mbani produktet, detergjentet, kimikatet dhe barnat larg vendeve ku fëmija mund ti shikojë dhe ti arrijë. • Fëmija juaj mund të fillojë të zvarritet në moshën 6 muajsh. Kontrolloni të mbani dyert e mbyllura, dhe kontrolloni që mos të dëmtohet. 147 • Mos përdorni rrethoren lëvizëse për fëmijën. Fëmija juaj mund të përplasi, atë, pengohet, rrëzohet dhe të dëmtojë seriozisht kokën e tij. Karriget rrethore e bëjnë fëmijën që të shkojë në vende ku mund ta arrijë objekte të rënda, ose ushqime të nxehta. SHENJAT E RREZIKUT PËR PROBLEME ME ZHVILLIMIN Prindërit duhen informuar dhe këshilluar që të drejtohen tek personeli shëndetësor nëse fëmija deri në moshën 6 muajsh: • NUK përpiqet të arrijë dhe marrë objektet që shikon. • NUK tregon afeksion ndaj prindërve/personit që kujdeset për të. • NUK ju përgjigjet tingujve rreth e rrotull. • NUK lëshon zanore (“ah”, “eh”, “oh”). • NUK rrotullohet në asnjë drejtim. • NUK buzëqesh, ose lëshon tinguj, klithma. • Ka vështirësi të fusë objekte në gojë. • Shfaqet i ngurtë, dhe me muskujt të tendosur. • Shfaqet shumë i flashkët si një kukull lecke. Personeli shëndetësor që ndjek rritjen dhe zhvillimin e fëmijës duhet të referojë fëmijën për ndjekje më të specializuar në Qendrën Kombëtare të Mirërritjes dhe Rehabilitimit të Fëmijëve, kur në moshën 6 muajsh paraqet problemet e mësipërme të zhvillimit. PËRMBAJTJA E VIZITËS NË MOSHËN 9 MUAJSH Foshnja duhet të vizitohet nga personeli kujdesit shëndetësor që ndjek mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës (mjek familje, infermiere patronazhi e QSH dhe mjek e infermiere e këshillimores së fëmijës në qytet) në moshën 9 muajsh. Konteksti Foshnja 9 muajsh ka disa zhvillime të habitshme dhe tregon një pavarësi në rritje. Ajo vazhdimisht është në lëvizje dhe ka zgjedhjet e saja të veçanta mbi gjithçka nga të ngrënit në të fjeturit. Këto opinione shpesh marrin formën e protestës. Ai/ajo thonë “jo” sipas mënyrës së tyre duke mbyllur gojën dhe tundur kokën kur prindi kërkon ti ushqejë, ose duke ulëritur kur ndjen se është vetëm. Foshnja ka fituar gjithashtu të kuptuarit e “qëndrueshmërisë së objektit” (kupton se një objekt ose person, si p.sh.: nëna, ekziston edhe kur për momentin nuk e shikon përreth tij). Sjelljet e foshnjës 9 muajsh janë një adaptim ndaj pasigurive rreth asaj si funksionon bota që e rrethon. Megjithëse e di që një objekt që nuk shikohet ekziston ende nuk ka besim se objekti, ose 148 personi larg pamjes së tij që mungon do rishfaqet përsëri, ai proteston kur prindi largohet dhe ende ka frikë nga humbja. Pasiguritë e tij se ku mund të jenë prindërit në çdo moment që ka nevojë për to mund të sjellin edhe zgjimet natën. Deri në këtë moshë foshnja zgjohej gjatë ciklit normal të gjumit por përsëri e zinte gjumi. Tani ai/ajo zgjohet dhe shikon që në dhomë është errësirë dhe nuk janë prindërit. Kjo çon zakonisht në të qarët nga shqetësimi (një sjellje që i shkakton prindërve vështirësi). Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, detyrat e prindërve kanë ndryshuar mjaft. Aktiviteti në rritje i foshnjës dhe protestat e tij kërkojnë vendosjen e kufijve. Prindërit duhet të vendosin kur është e rëndësishme që atyre tu thuhet “JO”. Kjo kërkon vetë-besim në rolin e tyre si prindër të përgjegjshëm dhe mjaft energji. Prindërit gjithashtu shikojnë pavarësinë në rritje të fëmijës së tyre si një ndjenjë humbje. Nuk munden më ti mbajnë në krah, ti përkundin, foshnja tashmë përdridhet, kërkon ta ulin poshtë edhe mund të zvarritet larg tyre. Pavarësia fizike kërkon një vigjilencë më të lartë rreth sigurisë në shtëpi. Njohja dhe përgjigja si duhet e kërkesave/shenjave të fëmijës që shoqërohen me kujdesin bazë, si ushqyerja, përkëdhelja, përkujdesja kërkojnë tani aftësi komplekse. Ndërsa ditëlindja e vitit të parë të foshnjës po afrohet qëndrimet dhe pritshmëritë e prindërve të bazuara pjesërisht në eksperiencat gjatë fëmijërisë së tyre do të bëhen një faktor me rëndësi. Në vizitën e muajit të 9-të ka rëndësi për personelin e kujdesit shëndetësor të vlerësojë qëndrimet dhe aftësitë e prindërve për tu përballur me pavarësinë në rritje të trupit dhe mendjes. Personeli i kujdesit shëndetësor gjithashtu duhet tu ofrojë prindërve aftësitë bazë dhe burimet për të marrë vendimet rreth metodave për të menaxhuar sjelljen e fëmijës së tyre. Në moshën 9 muajsh foshnjat janë në pikun e frikës ndaj të huajve. Intensiteti i përgjigjes së tyre ndaj të huajve është i ndryshëm. Megjithëse ato mund të kenë qenë miqësor dhe bashkëpunues në takimin e mëparshëm ka shumë të ngjarë të mërziten ndaj ekzaminimit fizik në këtë moshë. Personeli kujdesit shëndetësor mund ta pakësojë këtë reagim duke u afruar shumë ngadalë me foshnjën, duke e vizituar foshnjën në krahët e prindërve në fillim, duke prekur këmbën, këpucën e fëmijës dhe gradualisht duke lëvizur në kraharor dhe duke e hutuar fëmijën me një lodër, ose me stetoskop gjatë ekzaminimit. Kjo është mosha e përshtatshme të fillohet udhëzimi për prindërit për disiplinën. Diskutoni me prindërit dallimin midis disiplinës (që i mëson fëmijës sjelljen e duhur) dhe dënimit (që vendos theksin vetëm mbi sjelljet negative). Ndihmoni më mirë prindërit të sigurojnë ambientin që e rrethon foshnjën se sa ti mësoni si të jetë e sigurt foshnja e tyre. Theksoni se bërtitja, goditja, pickimi janë dënime jo efektive në ndryshimin e sjelljes, gjithashtu kujtoni se në këtë moshë foshnja NUK është i/e aftë të mbajë mend “rregullat”. 149 KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE ZHVILLIMIT TË FËMIJËS NGA 9-12 MUAJSH Zhvillimi fizik • Rritja në gjatësi është më e vogël sesa gjatë muajve të mëparshëm, mesatarisht 1,3 cm. Fëmija arrin afërsisht 1-1/2 herë gjatësinë e tij të lindjes deri në ditëlindjen e tij të parë. • Pesha rritet afërsisht 0,5 kg në muaj. Pesha e lindjes afërsisht trefishohet kur behet 1 vjeç. Pesha mesatare e fëmijës është 9,6 kg. • Ritmi i frymëmarrjes varion nga aktiviteti, zakonisht është rreth 20-45 frymëmarrje për minutë. • Temperatura e trupit ngrihet 35,7-37,5°C. Kushtet ambientale, moti, aktiviteti dhe mënyra e të veshurit ende ndikojnë në ndryshimin e temperaturës. • Cirkumferenca e kokës dhe e gjoksit mbeten të barabarta. • Vazhdon të përdorë muskujt abdominal për frymëmarrje. • Fontanela fillon të mbyllet. • Shpërthejnë afërsisht 4 dhëmbë të poshtëm, 4 të sipërm dhe 2 dhëmballë të poshtme. • Krahët dhe duart janë më të zhvilluara sesa këmbët dhe shputat e këmbëve (ligji i zhvillimit të fëmijës cephalocaudal), d.m.th. duart paraqiten më të mëdha në krahasim me çdo pjesë tjetër të trupit. • Këmbët mund të vazhdojnë të jene të dhjamosura (me rrathë) dhe shputat duken sikur janë dystaban, sepse harku i këmbës nuk është zhvilluar akoma. • Arritja shikimit është afërsisht 20/100. • Të dy sytë punojnë në unison (koordinim i vërtetë binocular). Mund të shohë dhe tregojë objektet deri në një distancë 30-60 cm larg. Zhvillimi motor • Arrin me një dorë të kapë objektin apo lodrën që i afrohet. • Manipulon objektet, duke i kaluar nga një dorë në tjetrën. • Eksploron objekte të reja duke i prekur me një gisht. • Përdor mirë kapjen pincë për të kapur objekte të vogla, lodra, apo ushqimin. • Bashkon objektet, gjithashtu i fut ato brenda njëri-tjetrit. • I hedh objektet apo lodrat duke i flakur, apo përplasur përtokë; nuk mund të vendosi me qëllim një objekt në tokë. • Fillon të tërhiqet vetë nga një pozicion ulur në një pozicion ngritur. • Fillon të qëndrojë vetë në këmbë duke u mbajtur pas një orendie, lëviz rreth pengesave duke ecur anash. • Ka një balancim të mirë kur është i ulur; mund të ndryshojë pozicion pa u rrëzuar. • Lëviz me duar dhe këmbë; zvarritet lart e poshtë shkallëve. • Ecën me mbështetjen e të rriturit, duke u mbajtur nga dora e të rriturit; mund të fillojë të ecë vetë (rreth muajit të 12-të). 150 Zhvillimi perceptiv konjitiv • Vëzhgon njerëzit, objektet dhe aktivitetet në ambientin që ka përreth. • Tregon ndërgjegjësim për objektet në distancë duke i treguar ato. • I përgjigjet testeve të dëgjimit (lokalizon zërin); megjithatë humbet shpejt interes dhe kështu mund të jetë e vështirë ta bësh këtë testim dhe duhet përsëritur disa herë. • Ndjek disa udhëzime të thjeshta. • Arrin lodra që janë larg por në vende të dukshme. • Ende fut gjithçka në gojë. • Vazhdon të hedhë lodrën e parë kur i jepen lodra, apo sende të tjera. • Njeh një objekt të kthyer përmbys; një filxhan i përmbysur është përsëri një filxhan. • Imiton aktivitete, për shembull përplas dy kuba bashkë, i përplas ato me tryezën etj... • I lëshon lodrat qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur dhe shikon në drejtim të sendit të rënë. • Tregon që di të përdorë mirë sendet e përdorimit të përditshëm, për shembull përpiqet të pijë nga gota, vë një varëse në qafë, përqafon kukullën. • Tregon që ka kuptuar diçka në lidhje me konceptin e hapësirës; fut kuba në gotë dhe i nxjerr kur dikush ia kërkon këtë. • Tregon që ka kuptuar funksionin e sendeve; fut lugën në gojë, përdor furçën për të krehur flokët, kthen faqen e librit. • Nga fundi i kësaj periudhe, nëse fëmija është duke luajtur me një lodër dhe dikush ia merr dhe ia fsheh pjesërisht poshtë një cope, fëmija fillon ta kërkojë. Zhvillimi i gjuhës dhe të folurit • Belbëzon dhe rrokëzon vazhdimisht që të filloj një bashkëveprim social; mund të bërtas për të tërhequr vëmendjen dhe më tej të dëgjoj e pastaj të bërtas përsëri. • Tund kokën për “jo” dhe mund ta përkuli atë për “po”. • Kur dëgjon një zë që e thërret në emër i përgjigjet duke e parë. • Belbëzon duke u përpjekur të ndjekë ritmin e fjalëve në një fjali, duke përdorur tonalitete të ndryshme të zërit. • Përshëndet “çiao-çiao” mirupafshim; përplas duart kur i kërkohet. • Thotë “baba”, “mama”. • Imiton tinguj që janë të ngjashëm me ato që foshnja tashmë ka mësuar të bëj; imiton gjithashtu disa zhurma motorike, përplas gjuhën, buzët, kollitet. • I pëlqen rima dhe muzika, nxjerr tinguj, gugat, dhe kërcen me muzikë. • I zgjat lodrën apo një send një të rrituri, nëse ai ia kërkon këtë me fjalë dhe e shoqëron kërkesën e tij edhe me gjeste. Zhvillimi personal social • Shfaq frikë ndaj të panjohurve dhe fshihet pas prindërve kur një i panjo- 151 hur i flet (frika nga të huajt); shpesh shfaq rezistencë për t’u ndarë nga të afërmit e vet (frika e ndarjes). • Do që prindërit të jenë gjithmonë para syve të tij. • Është shumë social; i pëlqen ta mbajnë afër dhe që familjarët ta përfshijnë në të gjitha aktivitetet ditore. • I pëlqejnë eksperiencat e reja dhe kërkon që të zbulojë sende të reja. • Tregon dëshirën që të rriturit ta marrin në krahë duke zgjatur krahët në drejtim të tyre, duke qarë apo duke u kapur pas këmbëve të të rriturve. • Fillon të kundërshtojë kërkesat e të rriturve duke gjuajtur me shkelm, duke bërtitur apo duke u shtrirë në dysheme. • Ju zgjat lodrat të tjerëve. • Shpesh krijon lidhje të ngushtë me një lodër ose me batanijen e vet. • Sapo dëgjon emrin e tij/saj, kthen kokën dhe i buzëqesh personit që i flet. • Përsërit disa herë veprimet që tërheqin vëmendjen e të tjerëve, edhe duke bërtitur. • Zbaton udhëzime e kërkesa të thjeshta; kupton fjalën ”JO”. Rutina ditore Të ngrënit: • Ha tre vakte në ditë plus një vakt zemër paradite dhe një pasdite (p.sh.: biskota me qumësht, apo lëngje frutash). • Fillon të refuzojë ushqyerjen nga shishja (kur ushqehet me qumësht artificial) • Ka oreks të mirë. • I pëlqen të pijë nga filxhani; ta mbaj vetë atë; dëshiron edhe të përkuli kokën sa më shumë që të pijë edhe pikën e fundit. • Fillon të hajë ushqime me duar; mund të heqë ushqimin nga goja, ta fusë atë përsëri. • Zhvillon një farë shije, pëlqen, apo nuk pëlqen disa ushqime të caktuara. • Është vazhdimisht aktiv; mund ti japim një lodër për secilën dorë në mënyrë që të mos ta lejojmë të kthej përmbys pjatën apo filxhanin me ushqim. Tualeti, Banja, Veshja • I pëlqen banja, luan me sfungjerin, sapunin dhe lodrat e ujit. • I pëlqen ta lësh ujin të rrjedhë nga sfungjeri. • I pëlqen të heqë vetë kapelën, këpucët dhe çorapet. • Bëhet nervoz kur panolina e tij është e lagur, saqë ndonjëherë e heq vetë atë. • Bashkëpunon pak kur e veshin; ndihmon prindërit duke futur krahun në mëngë, apo shtrin këmbët për të veshur pantallonat. • Ka një ose dy jashtëqitje në ditë. • Zakonisht nuk laget kur dremit për një kohë të shkurtër. Gjumi/Të fjeturit • Nuk kundërshton për të shkuar në shtrat, mund të mos e zërë gju- 152 mi menjëherë, por luan, ose vjen vërdallë krevatit, pastaj e zë gjumi mbi mbulesat e krevatit. • Fle deri në orën 6-8 në mëngjes. • Luan vetëm dhe i qetë 15-30 min. pasi është zgjuar, dhe më pas fillon të bëjë zhurmë për të sinjalizuar që është zgjuar. • Luan aktivisht në krevat kur është zgjuar; anët e krevatit duhet të jenë të larta dhe të sigurta. • Bën një sy gjumë pasditeve. Loja dhe aktivitetet sociale • Fëmijët e kësaj grup moshe kanë kuriozitet të prekin dhe të studiojnë lodrat sipas mendjes së tyre. Ata preferojnë të merren me lodrat duke i prekur me dorë, duke i rrotulluar, duke i ndjerë dhe ngacmuar. Objektet, lodrat lëshohen vazhdimisht përtokë, merren dhe prapë hidhen. Foshnjave të kësaj moshe i pëlqen t’i hedhin lodrat jashtë koshit, ose t’i vendosin e t’i nxjerrin nga kutia pa u lodhur. • Foshnjës në këtë moshë i pëlqejnë aktivitetet e mëdha motore, tenton për të ndenjur në këmbë, kacavirret bile disa bebe edhe mund të ecin. • I pëlqen të vendosë sendet në kokë, si p.sh.: koshin, vazon e luleve, gotën; kjo i duket tepër gazmore dhe pret që njerëzit ta vënë re dhe të qeshin me të. • I pëlqen të fshihet pas karriges dhe të luaj “ku është bebi?”. • I hedh sendet në dysheme dhe pret që ato t’ia japin prapë. • Tregon interes në hapjen e mbylljen e dyerve dhe të dollapëve. • I jep një objekt një të rrituri kur ai ja kërkon dhe pret që ai t’ia ri-kthejë menjëherë. • Përgjigjet “jo-jo” duke ndaluar; nga ana tjetër fëmija mund të buzëqeshë, të qeshë, apo të manifestojë edhe ndonjë sjellje të pakëndshme gjithnjë brenda kuadrit të lojës. Prioritetet e vizitës së fëmijës 9 muajsh Fillimisht duhen parë shqetësimet e prindërve. Gjithashtu duhet dhënë përparësi çështjeve të mëposhtme për ti diskutuar në këtë vizitë: Personeli shëndetësor nëpërmjet pyetjeve dhe diskutimeve me prindërit e fëmijës duhet të vlerësojë: Përshtatjen e familjes (disiplina, pritshmëritë e prindërve, menaxhimi i sjelljeve, funksionimi i familjes, sfondi socio-kulturor i saj, dhuna në familje, etj..). Zhvillimin e fëmijës dhe pavarësia e tij, ndryshimi i rutinës së gjumit, zhvillimi i motorikës/lëvizshmërisë që hap mundësi të reja eksplorimi, loja, zhvillimi konjitiv, qëndrueshmëria e objekteve, sjellja dhe të mësuarit, ankthi i ndarjes, temperamenti kundrejt vetë-rregullimit, eksplorimi vizual, shkaku dhe pasoja, komunikimi, etj... 153 Ushqyerjen, rutina e vakteve, futjen e ushqimeve të ngurta, pirja në gotë, etj... Sigurinë (vendi i uljes në makinë, djegiet (sobat, nxehtësia e ngrohësit) djegiet, helmimet, siguria e dritareve. Çfarë duhet kryer gjatë vizitës HISTORIA/ANAMNEZA Anamneza mund të merret në përputhje me shqetësimet/problemet e familjes dhe preferencave të profesionistit të kujdesit shëndetësor, ose stilit të praktikës. Pyetjet në vijim mund të inkurajojnë më thellë diskutimin: • Si po shkojnë gjërat për ju dhe familjen tuaj? • Çfarë pyetjesh apo shqetësimesh keni rreth fëmijës? • Më fol pak rreth fëmijës. • Çfarë të pëlqen më shumë tek bebja? • Cila është sfida, apo vështirësia më e madhe që keni kur kujdeseni për beben? Vëzhgimi i bashkëveprimit prind-fëmijë Gjatë vizitës personeli duhet të vëzhgojë e vlerësojë: • A e stimulon prindi fëmijën për zhvillimin e gjuhës dhe lojës. • Kur bebi ushqehet a ka ndërveprim mes tij dhe prindit. • A është bebja e lirë të largohet nga prindi, të eksplorojë dhe a ka lidhje mes bebes dhe prindit fizikisht dhe me shikim. • A është pritshmëria e prindërve për zhvillimin e bebes korrekte. • Si i përgjigjen prindërit pavarësisë së foshnjës ose sjelljes së pavarur në një ambient të sigurt. Survejanca e zhvillimit A keni ndonjë shqetësim të veçantë rreth zhvillimit, të mësuarit, apo sjelljes së foshnjës tuaj? SOCIAL-EMOCIONAL • A ka bebi frikë nga të huajt • A kërkon prindin të luajë me të, ta qetësojë, si një burim për të KOMUNIKIMI • A përdor një varietet të gjerë bashkëtingëlloresh dhe zanoresh • A fillon të tregojë me gisht objekte KONJITIV • A zhvillon permanencën e objekteve 154 • A mëson lojëra ndërvepruese si kukafshehthi, etj... • A shikon librat dhe eksploron ambientin fizikisht dhe vizualisht ZHVILLIMI FIZIK • A zgjeron me shpejtësi aftësitë motore, zvarritet, ulet, fillon të shtyjë trupin që të qëndrojë në këmbë Personeli duhet të vlerësojë dhe tonusin dhe fuqinë muskulare, simetrinë e lëvizjeve si dhe të vlerësojë refleksin parashutë në këtë moshë. Në këtë moshë duhet aplikuar një test depistimi për zhvillimin. EKZAMINIMI FIZIK Ekzaminimi komplet fizik është i përfshirë si pjesë e çdo vizite kontrolli/ supervizioni për ndjekjen rutinë të rritjes dhe zhvillimit që kryhet tek fëmija nga personeli kujdesit shëndetësor. Kur kryen një ekzaminimin fizik vëmendja e personelit shëndetësor duhet të drejtohet mbi komponentët më poshtë të një ekzaminimi që janë me rëndësi për fëmijën në këtë moshë: Mat dhe plotëson: • Gjatësinë • Peshën • Cirkumferencën e kokës Plotëson në fletën e kurbave të rritjes: • Peshën për Gjatësi • Peshën për Moshë • Gjatësinë për Moshë • IMT Koka • Palpo për deformime të kafkës nga pozicioni Sytë • Ekzamino lëvizshmërinë anësore, dhe shikimin horizontal • Vlerëso si qëndrojnë të dy sytë • Ekzamino pupilat për opacitet dhe për refleksin e kuq Zemra • Dëgjo për zhurma • Prek pulset femoral Muskuloskeletal • Vlerëso për zhvillimin e displazizë së këllkut duke ekzaminuar për abduksion 155 Neurologjik • Vlerëso tonusin, fuqinë dhe simetrinë e lëvizjeve • Nxit refleksin parashutë DEPISTIMI Depistimi universal Zhvillimi Shëndeti oral Depistimi selektiv Veprimi që kryhet Depistim i strukturuar i zhvillimit Këshillo për kontrollin e rrezikut për shëndet oral Vlerësimi i rrezikut* Veprimi nëse ka rrezik* Fëmijët që kanë një gjendje specifike me rrezik Matja e TA Shikimi Shqetësimi prindit rreth një ekzaminimi jo normal me otoskop, ose të testit të konvergimit Referim tek otojatri Dëgjimi I vlerësuar si fëmijë me rrezik nga përgjigjet e pyetjeve në pyetësorin e depistimit për dëgjimin të plotësuar nga prindërit Referim për vlerësim audiologjik për diagnozë Tensioni gjakut UDHËZIME PËR PRINDËRIT E FOSHNJËS 9 MUAJSH Pyetjet në vijim janë hartuar për tu përdorur për tu orientuar për të nxitur diskutimin, për të mbledhur informacion, për të adresuar nevojat dhe problemet/ shqetësimet e familjes dhe për të ndërtuar partnershipet. Përdorimi i pyetjeve mund të variojë nga vizita në vizitë dhe nga familja në familje. Pyetjet mund të ndryshohen për tu përputhur me stilin e komunikimit të profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Udhëzuesi paraprak shoqërues për familjen duhet të përputhet sipas pyetjeve, problemeve, ose shqetësimeve individuale që paraqet fëmija dhe familja përkatëse. Kur kryen një ekzaminim fizik, vëmendja e personelit të kujdesit shëndetësor është e orientuar drejt komponentëve vijues ekzaminues, të cilat janë të rëndësishëm për një moshë të caktuar të fëmijës: PËRSHTATJA E FAMILJES Disiplina (pritshmëritë e prindërimit, konsekuenca, menaxhimi i sjelljes), besimet kulturore rreth rritjes së fëmijës, funksionimi i familjes, dhuna në familje. Kjo është një moshë kur e gjithë familja duhet të përshtatet me foshnjën gjithnjë e më shumë në lëvizje, sa më konsekuent/këmbëngulës janë prindërit në vendosjen dhe përforcimin e sjelljes së përshtatshme aq më e lehtë do jetë për foshnjën të mësojë atë që i lejohet dhe atë që nuk i lejohet. Të mësuarit 156 dhe këshillimi i prindërve mbi pritshmëritë e përshtatshme të zhvillimit është një aspekt me rëndësi, që të ndihmohen të arrijnë një marrëveshje mbi qasjet e tyre për prindërimin. (III B) Diskutoni nëse prindërit kanë kohë për veten e tyre dhe për njëri-tjetrin dhe me anëtarë të tjerë të familjes dhe miqtë. Kontaktet sociale dhe aktivitetet mund të ndihmojnë të mbajnë mirëqenien prindërore. Idealisht të dy partnerët duhet të marrin pjesë në vizitën e kontrollit të shëndetit dhe kujdesin për foshnjën. SHEMBUJ PYETJESH: • Cilat janë mendimet tuaja rreth disiplinës? A jeni dakord ju dhe partneri juaj mbi mënyrat si menaxhoni mjedisin e foshnjës për të mbështetur sjelljen e shëndetshme? • A jeni dakord ju dhe anëtarë të tjerë të familjes (si nëna, vjehrra dhe të tjerë të moshuar) mbi mënyrat për të menaxhuar ambientin e fëmijës që të mbështesë një sjellje të shëndetshme? • A keni diskutuar ju mbi këto çështje edhe me kujdestarin që kujdeset për fëmijën? • Si po përshtaten fëmijët e tjerë me beben ndërkohë që po rritet? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Një aspekt me rëndësi i disiplinës është ti mësoni fëmijës tuaj sjelljen që kërkoni të ketë. Gjatë vitit të parë të jetës roli parësor i prindërve është të mbrojë një kureshtje natyrale të foshnjës. Gjatë kësaj kohe foshnja mëson më shumë nga shembulli që shikon se çfarë prindërit mund ti thonë. Për këtë arsye është shumë me rëndësi që të tregoni një shembull të sjelljes që ju prisni nga fëmija juaj. • Duke përdorur përshkrimet e sjelljes që dëshirohet sa më shumë e mundur (p.sh.: “tani është koha të ulesh” në vend “mos rri në këmbë” do të japi një drejtim më të mirë rreth sjelljes që dëshirohet). • Një hap kritik në vendosjen e disiplinës është të kufizoni përdorimin e fjalës “JO” për çështje me rëndësi. Një mënyrë për ta bërë këtë është të hiqen arsyet e tjera kur thoni “jo” (p.sh.: largoni ndonjë send të rrezikshëm larg vendit ku mos ta kapi fëmija për ti dalë përpara të keqes dhe mos i thoni jo mos e prek kur ai afrohet për ta kapur), më tej kur del një çështje me rëndësi (p.sh.: kur foshnja juaj po shkon drejt sobës së nxehtë) thoni “JO, është e nxehtë të djeg, mos e prek” dhe duke e larguar foshnjën do të ketë një kuptim real për të. • Duke qenë se foshnjat kanë një kureshtje natyrale rreth sendeve që shikojnë, prindërit e tyre mund të përdorin veprimin e hutimit, largimit të vëmendjes dhe duke zëvendësuar një objekt të ndaluar me një që lejohet, si strategji për menaxhimin e sjelljes së bebit në një mënyrë pozitive. • Një tjetër aspekt i disiplinës është konsekuenca midis prindërve, anëtarëve 157 të tjerë të familjes dhe kujdestarëve të tjerë të fëmijës. Ka rëndësi të diskutohen cilat sjellje nuk lejohen. Diskutoni këtë me partnerin tuaj, anëtarët e familjes dhe kujdestarin e fëmijës. Disa rregulla të thjeshta për fëmijën tuaj mund të vendosen si të thoni “mos prek” për disa objekte. • Kërkoni vëllezërve, motrave (fëmijëve më të rritur) t`ju ndihmojnë me fëmijën kështu ato do kuptojnë se po përfshihen dhe janë anëtarë me rëndësi të familjes. SHEMBUJ PYETJESH • A keni kohë të rregullt që të merreni dhe kujdeseni për veten tuaj? • Sa shpesh i takoni miqtë tuaj, ose dilni jashtë shtëpisë për të kryer aktivitete sociale? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Të gjithë prindërit kanë kohë për të qëndruar vetëm dhe me partnerin e tyre. Duke qenë në lidhje me miqtë dhe anëtarët e familjes pjesëmarrja në aktivitete sociale pa beben ndihmon të shmanget izolimi social. SHEMBUJ PYETJESH • A keni ju dikë që mund ti drejtoheni kur keni nevojë për tu kujdesur për foshnjën tuaj? • A ka fëmija juaj një kujdestar tjetër që kujdeset për të gjatë ditës? Si po ecën? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Zgjidhni kujdestar të fëmijës që janë të mësuar, të pjekur, të përgjegjshëm dhe të rekomanduar nga dikush të cilin ju i besoni. • Fëmijët janë të ekspozuar ndaj dhunës në familje, ose janë në rrezik të rritur për probleme mendore dhe fizike. Dhuna në familje nuk mund të përcaktohet nëpërmjet vëzhgimit, por kapet më mirë nëpërmjet një hetimi direkt. Shmangni bërjen e pyetjeve duke thënë fjalët “abuzim” ose “dhunë në familje”, por përdorni fjalë përshkruese, si: godit, grushton, pickon, ose kërcënon. • Ofroni informacion rreth impaktit të dhunës në familje mbi fëmijët dhe rreth burimeve që ka komuniteti ku banon familja për të ofruar ndihmë. Rekomandoni burime për edukimin e prindit dhe/ose grupe mbështetëse të prindërve. • Për më tepër informacion referojuni Udhërrëfyesit “Kapja dhe Parandalimi i Dhunës me Bazë Gjinore” për punonjësit e kujdesit shëndetësor. 158 SHEMBUJ PYETJESH: Duke qenë se dhuna është e shpeshtë në jetën e disa njerëzve dua të filloj të bëj disa pyetje rreth saj. Unë nuk e di nëse ky është një problem për ju, por shumë fëmijë që unë kam parë kanë prindër të cilët i kanë dëmtuar më parë. Disa kanë frikë, ose nuk ndihen rehat të flasin për këtë, kështu unë do filloj të pyes për këtë në mënyrë rutinë. • A ndiheni ju gjithnjë e sigurt në shtëpi? • Partneri, ose ish partneri juaj a ju ka goditur, shtyrë, ose dëmtuar fizikisht ju ose foshnjën? • A jeni e frikësuar se ju dhe/ose kujdestarë të tjerë mund ta dëmtojnë foshnjën? • A keni ndonjë pyetje rreth sigurisë tuaj në shtëpi? • Çfarë do bëni nëse ju keni frikë? A keni një plan? • A dëshironi ndonjë informacion ku të shkoni ose kë të takoni nëse keni nevojë për ndihmë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Një mënyrë që unë dhe personeli tjetër i qendrës shëndetësore mund t`ju ndihmoj është të ofrojmë informacion rreth burimeve lokale që mund t`ju ndihmojnë. PAVARËSIA E FOSHNJËS Ndryshimi modeleve të gjumit (rutina e fjetjes), zhvillimi lëvizshmërisë (eksplorimi i sigurtë, loja), zhvillimi konjitiv (qëndrueshmëria e objektit, ankthi i ndarjes, sjellja dhe të mësuarit, temperamenti, vetë-rregullimi, eksplorimi pamor, efekti-pasoja) komunikimi. Lëvizshmëria dhe pavarësia e foshnjës, por gjithashtu edhe nevoja e tij për referencë, dhe të shikojë që ende prindi është pranë për ta mbrojtur është një hap me rëndësi në zhvillimin e saj. Prindërit kanë nevojë të kuptojnë temperamentin e foshnjës së tyre dhe përparimin e tij/saj dhe si familja mund ti përshtatet kësaj. Rreth moshës 9 muajsh jo rrallë foshnjat që flinin gjatë natës mund të fillojnë të zgjohen në mes të natës. Fëmijët janë të interesuar mjaft në shikimin e ekranit të televizorit/ kompjuterit për llojet e zbavitjeve që ofrojnë mediat, kështu duhet të përforcohen dhe ofrohen forma alternative zbavitjeve, si: të lexuarit dhe luajtja e lojërave në parqe. Prindërit janë targeti i marketimit në rritje të prodhimeve të videove, me ndikime jo të pakta mbi edukimin e fëmijës nga industria e reklamave dhe filmave të mediave vizive. Të dhëna nga studime të ndryshme tregojnë se 159 fëmijët më të vegjël se dy vjeç kalojnë rreth 48 minuta në ditë duke parë TV, video DVD dhe duke luajtur në kompjuter. Gjatë vizitës 9 muajsh konsideroni që prindërit të kenë një mjet komplet zhvillimi të standardizuar që mund të përdoret për të parë ndonjë shqetësim zhvillimi. Ky lloj mjeti gjithashtu edukon prindërit rreth aftësive të zhvillimit që mund të priten dhe ti asistoni ato në pyetjet gjatë vizitës. SHEMBUJ PYETJESH: • A keni vënë re ju ndonjë ndryshim në zakonet e fjetjes së foshnjës? • A zgjohet bebi juaj gjatë natës? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Kjo është mosha kur rutinat e fjetjes që ndihmojnë foshnjën tuaj që gradualisht të relaksohet dhe të jetë gati për gjumë është veçanërisht me rëndësi. (I A) • Orët para fjetjes përpara se të fillojë rutina, duhet të jenë veçanërisht përkujdesëse dhe të qeta e me dashuri. Ndërprerja e rutinës, si p.sh.: pushimet, vizitorë të shpeshtë në shtëpi, ose dalje jashtë në orë të vona; mundet të ndikojnë mjaft mbi modelet e gjumit të fëmijës. Mundohuni ti shmangni sa më shumë ato. • Nëse foshnja juaj zgjohet natën vazhdoni pikërisht ta kontrolloni atë dhe ta vendosni për të fjetur. • Ndërsa foshnja juaj fillon qëndrojë në këmbë në krevat, ka rëndësi të ulni dyshekun në nivelin më të ulët të krevatit të fëmijës, nëse përdorni jastëk mbrojtës hiqini ato kur foshnja fillon të qëndrojë kështu që ato mos ti përdorin si shkallë. SHEMBUJ PYETJESH: • Si po ecën fëmija juaj tani me mjedisin përreth? • A keni ndonjë shqetësim rreth zhvillimit, ose sjelljes së foshnjës? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Aftësitë e muskujve të mëdhenj të lëvizjes të fëmijës tuaj (aftësia e tij për të kontrolluar kokën dhe pjesët e trupit të tij dhe për të lëvizur përreth) do të zhvillohen shpejt gjatë 3 muajve të tjerë në vijim. Jepini foshnjës tuaj mundësi për të eksploruar të sigurtë. Qëndrojini pranë kështu ai gjithnjë është i sigurt se ju jeni aty. Ndonjëherë, është e lehtë të mendoni se foshnja jua mund të bëjë më shumë se është e aftë të bëj aktualisht. Jini realistë rreth aftësive të tij në këtë moshë dhe vendosni kufij të arritshëm dhe jo kërcënues. 160 SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë keni vënë re rreth ndryshimeve në sjelljen e fëmijës tuaj, rreth jush dhe njerëzve të tjerë? • Si përshtatet foshnja juaj ndaj situatave, vendeve të reja? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Foshnja juaj është e etur të bashkëveprojë në lojë më njerëz të tjerë dhe kjo është një mënyrë që zhvillon marrëdhëniet ndër-personale. Njëkohësisht kini parasysh faktin që ai/ajo tregon ankth ndaj ndarjes me ju, apo me kujdestarë të tjerë. Kushtoni vëmendjen mënyrës si foshnja reagon dhe ju përshtatet situatave të reja dhe njerëzve. Këto reagime reflektojnë personalitetin dhe temperamentit e tij/saj. Sa më shumë të jetë e mundur bëjeni këtë situatë më të lehtë për foshnjën tuaj (p.sh.: nëse është foshnjë e qetë që nuk pëlqen shumë zhurmë dhe aktivitet, shpjegojani këtë një personi që e takon për herë të parë dhe kërkoni personit ta përshëndesë në mënyrë të qetë dhe të butë). SHEMBUJ PYETJESH: • Si mendoni se po mëson foshnja juaj? • Si po komunikon me ju foshnja juaj tani? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Mënyra e të mësuarit të foshnjës tuaj po ndryshon duke eksploruar me sytë e tij, futur gjërat në gojë që të kuptojë shkakun-efektin, imitimin e të tjerëve dhe të kuptuarit se objekti të cilin nuk e shikon ende ekziston. • Ndihmoni foshnjën tuaj të zhvillojë këto aftësi dhe të luajë me lodra të thjeshta shkak-efekt. Provoni me topa që mund të rrotullohen para dhe mbrapa, makina lodra dhe kamionë që ai mund ti shtyjë, blloqe që mund ti fusë në një enë dhe ti nxjerri përsëri. • Këngë me përplasje duarsh, gjeste dhe këngë me veprime me gishta do ta ndihmojnë të mësojë imitimin. Ku-ka fshehti dhe fshihe [kërkoje ku iku, janë mënyra të mira për ta ndihmuar të kuptojë, vazhdueshmërinë e objektit]. Ka rëndësi që të përdoren këto ide që të zbavitni fëmijën tuaj. • Fëmijët më të vegjël se 2 vjeç nuk duhet të shikojnë TV, DVD ose video lojëra, ose të përdorin prodhime kompjuterike. • Foshnjat tani fillojnë të përdorin gjeste si p.sh.: tregojnë me gisht, nxjerrin tinguj që t`ju tregojnë atë që kërkojnë. Ato gjithashtu fillojnë të tregojnë preferencat e tyre më qartë, si p.sh.: refuzimi që të hanë disa ushqime duke kthyer kokën mbrapa. Ende ka rëndësi ti përgjigjeni përpjekjeve të foshnjës 161 tuaj të komunikojë me ju duke njohur preferencat që ka por përsëri duke qenë konsekuent në pritshmëritë tuaja • Duke përdorur modele për demonstrim dhe përshkrime të thjeshta të asaj që kërkoni nga foshnja, këto do funksionojë më mirë se fjalitë e gjata, ose ngritja e zërit. RUTINA E USHQYERJES Vetë-ushqyerja, rutina e orarit, të ngrënit, kalimi në ushqimet me përmbajtje më të trashë dhe me copëza, pirja me filxhan. Gjatë 3 muajve që do vijnë foshnja do të tregojë aftësi në rritje për tu ushqyer vetë. Ndërsa foshnja fillon të kërkojë pavarësi për tu ushqyer vetë, ka rëndësi të madhe që prindërit të kuptojnë ndarjen e përgjegjësisë midis prindit dhe fëmijës në lidhje me ushqyerjen. Prindi është përgjegjës për të ofruar një sasi të mjaftueshme dhe të larmishme ushqimesh dhe fëmija është përgjegjës të vendos sa shumë duhet të hajë. Koha ndërmjet fillimit të ushqyerjes plotësuese dhe muajit të 9-të është një periudhë e ndjeshme e të mësuarit të procesit të përtypjes. Ofrimi gradual i ushqimeve me përmbajtje të trashë dhe me ushqime të grira me copëza të vogla, mund të pakësojë rrezikun e problemeve me ushqyerjen si refuzimi i disa përmbajtjeve të ushqimeve, refuzimi për të përtypur, ose të vjellat. SHEMBUJ PYETJESH: • Si po ecën ushqyerja? • A po ushqehet foshnja juaj vetë? • Çfarë ha me gishta foshnja juaj? • A pi fëmija me filxhan? • A ka marrë foshnja juaj qumësht gjiri, apo lëngje të tjera nga një shishe, apo filxhan? Për udhëzime mbi ushqyerjen në këtë moshë referoju Udhërrëfyesit “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël”. SIGURIA Siguria në makinë, djegiet (sobat e nxehta dhe ngrohësit) mbytja, helmimet. Kujtojini prindërve se fëmija në makinë duhet të vazhdojë të qëndrojë ulur në sediljen mbrapa në karrigen e tij me fytyrë mbrapa. Gjithashtu edhe prindërit duhet të kujtojnë rregullat e lëvizjes në makinë (vendosja e rripit, mos ta ngasin makinën kur kanë pirë alkool, etj..). • A e lidhni foshnjën tuaj kur jeni në makinë në sediljen e tij mbrapa me fytyrë mbrapa? • A përdorni secili në familje rripin e sigurisë gjithmonë ditë kur udhëtoni në makinë? 162 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Fëmijët duhen mbrojtur nga dëmtimet në përplasjen me makinë duke i vendosur në sediljen e tyre me fytyrë mbrapa në karrigen e prapme. Kjo karrige duhet të përdoret për bebin deri në moshën 1 vjeç. (III A) • Vendi mbrapa është vendi më i sigurtë për fëmijët kur udhëton me makinë. • Mos e nisni makinën para se të gjithë të jenë sistemuar mirë brenda. • Sjelljet tuaja të drejtimit të makinës ndikojnë mbi shëndetin e fëmijës; përdorni rripin e sigurisë dhe mos e drejtoni makinën pasi keni pirë alkool, drogë, etj... SHEMBUJ PYETJESH: • Tani që fëmija juaj mund të lëvizë vetë, çfarë ndryshimesh keni bërë që të krijoni në shtëpi siguri për fëmijën? Tani që foshnja juaj është më aktiv diskutoni me prindërit ndryshimet që mund ta bëjnë shtëpinë e tyre më të sigurt për fëmijën. Asnjë shtëpi nuk është totalisht e sigurt për fëmijën, por prindërit mund të bëjnë ndryshime dhe ta bëjnë ambientin më të sigurtë. Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Mos lini sende, ose enë të rënda me lëngje të nxehta mbi tavolinë me mbulesë. Fëmija juaj mund të tërheqë mbulesën. Dorezat e tenxhereve, tiganëve, ose pjatave vendosini në mënyrë të tillë që mos të dalin anash sobës apo tavolinës. • Përdorni pengesat rreth ngrohëseve, furrave me dru, ngrohëseve me gaz. • Kuzhina është vendi më i rrezikshëm për fëmijët, kur ju gatuani, hani ose nuk keni mundësi ti kushtoni vëmendje të plotë, vendoseni fëmijën në rrethoren e lodrave, në djep, karrocë, etj.., ose në një karrige të lartë. • Mbani kordonët elektrike larg vendeve të arritjes së fëmijës. • Kujdes nga dritaret, sigurohuni mirë të mos vendosni mobilie afër dritareve që mund të ngjitet fëmija. Nëse keni shkallë në shtëpi sigurojini ato që fëmija mos të dalë vetë. • Shikoni gjithnjë pa pushim fëmijën kur është afër ujit. Fëmija juaj mund të mbytet në pak sekonda dhe me pak ujë, përfshirë lavamanët, banjën, kova, legenë, etj... • Kur fëmijët janë afër ujit duhet të qëndrojë gjithnjë një i rritur pranë tyre në largësinë sa ta arrij ta kapi menjëherë me dorë. • Mos lejoni fëmijët e tjerë, vëllezërit, motrat e mitura që të kontrollojnë foshnjën kur është në banjë, lavaman, oborr, ose në rrugë. • Zbrazni kovat, enët e ndryshme me ujë menjëherë sapo i përdorni ato. • Për të parandaluar helmimin mbani produktet, detergjentet, kimikatet dhe barnat larg vendeve ku fëmija mund ti shikojë dhe ti arrijë. 163 AKTIVITETE QË MUND TI REKOMANDOHEN PRINDËRVE PËR TË NDIHMUAR RRITJEN DHE ZHVILLIMIN E FËMIJËS 9 MUAJSH Personeli shëndetësor duhet ti këshillojnë prindërve që të nxisin zhvillimin e fëmijës në këtë moshë nëpërmjet këtyre aktiviteteve: • Të vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e sugjeruara në fazat pararendëse moshore; gjithmonë të përkrahin fëmijën kur jep një përgjigje të re, ose shpik një variant të ri të një loje të njohur më parë (nxitje e kreativitetit). • Të sigurojnë një ambient të sigurt për fëmijën pranë prindërve, apo kujdestarëve, ku ai të ketë mundësi të mësojë të ulet, të zvarritet dhe të eksplorojë. • T’i lexojnë dhe tregojnë histori rreth gjithçka që ndodh në jetën e tij, gjithashtu të lexojnë revista me figura duke e lejuar bebin që të kthejë faqet e librit. • Të bëjnë të mundur që ai të çojë një aktivitet deri në fund duke theksuar gjithnjë fjalët kyçe, p.sh.: “ja ku është sapuni”, “shtrydhe sfungjerin”. • T’i japin bebit udhëzime të thjeshta si “përkëdhele kokën e mamit”, “përkëdhel kokën e bebit”. Ti lejojnë një kohë të përshtatshme për përgjigjen; nëse bebi duket i interesuar por nuk përgjigjet, t’ia demonstrojnë ata përgjigjen. • Të pranojnë lojërat e reja që fëmija shpik si p.sh.: kur hedh gjërat nga një karrige e lartë, ose të dalë nga krevati; është mënyra e bebit për të mësuar më shumë rreth gjërave, shkakun dhe pasojën, rëndësinë dhe durimin e të rriturve. • T’i japin atij kuti që të mbushë e të zbrazë lodrat duke e ndihmuar kështu të mësojë konceptin e përmbajtjes së enës dhe hapësirës. • T’i japin bebit lodra me rrota që ti shtyjë dhe ti tërheqë. • T’i sigurojnë letra dhe lapsa jo toksike dhe ta nxisin bebin të shkarravisë, të grisë, ose të zhubravisë letrën. • T’i ofrojnë shumë lodra dhe objekte që nxisin zvarritjen dhe ecjen, si makina dhe kamionë me rrota, shishe plastike, etj... • Të luajnë me objekte të thjeshta plastike në govatën/vaskën ku e lajnë fëmijën dhe t’i mësojnë atij që disa objekte lundrojnë mbi ujë, apo të mbushin dhe të zbrazin bashkë një enë me ujë ndërsa lahen. • T’i bëjnë flluska sapuni që bebi ti shoh dhe ti prekë. Të përdorin solucione jo toksike. • Ta lënë fëmijën të dëgjojë muzikë të ndryshme (klasike, popullore, moderne, etj..). Ta mbajnë bebin në krahë dhe të kërcejnë me të. T’i japin një rake, dajre që bebi ta tundi sipas ritmit të muzikës. • Të qëndrojnë së bashku me bebin përpara pasqyrës dhe të bëjnë gjeste me mimikën e tyre. T’i thonë “buzëqesh” dhe t`ja tregojnë, ”I mërzitur” dhe t’ia tregojnë me mimikë, si dhe të nxisin bebin që të imitojë shprehjen e fytyrës së tyre. 164 SHENJAT E RREZIKUT PËR PROBLEME ME ZHVILLIMIN Prindërit duhen informuar dhe këshilluar që të drejtohen tek personeli shëndetësor nëse fëmija deri në moshën 9 muajsh: • NUK mban peshën e trupit me mbështetje. • NUK qëndron ulur me ndihmë. • NUK belbëzon (“mama”, “baba”, “dada”). • NUK luan. • NUK reagon ndaj emrit të tij. • NUK njeh fytyrat familjare. • NUK ndjek me sy objektin që ju tregoni. • NUK transferon objekte nga njëra dorë në tjetrën. 165 FËMIJËRIA E HERSHME 1-6 VJEÇ Karakteristikat e zhvillimit të fëmijëve nga 1 deri në 6 vjeç Motorika globale dhe motorika fine Aftësitë fizike të fëmijës nga mosha 1 deri në 6 vjeç variojnë. Disa fëmijë mund të jenë më të shkathët në aktivitetet motore dhe disa të tjerë më pak, por përsëri arrijnë gurët themeltare për moshën. Në moshën 1 deri 2 vjeç fëmija shfaqet si eksplorues i madh e i palodhur dhe si i tillë mund të vritet, apo të pësojë dëmtime të tjera fizike, kështu që atij i duhet dhënë liria e nevojshme, por duke siguruar gjithmonë një mjedis të sigurt. Konjicioni, zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit Fëmijët e vegjël mësojnë nëpërmjet lojës. Nëse fëmija gjatë vitit të parë të jetës është stimuluar si duhet ai ka krijuar një bazë të fortë njohurish me të cilat është gati të eksplorojë botën. Fëmijët e vegjël janë më të orientuar nga vetvetja dhe kjo gjë shpjegohet më tepër me aftësitë jo të plota konjitive të fëmijës për ti parë gjërat nga perspektiva e të tjerëve sesa nga sensi i tyre i “egoizmit”. Zhvillimi konjitiv i fëmijës dhe njohja nga ana e tij e botës që e rrethon pasqyrohet nga zhvillimi i gjuhës (p.sh.: aftësia për të emërtuar dhe mbajtur mend objekte që e rrethojnë dhe aftësia e tij për të komunikuar dëshirat dhe ndjenjat). Fëmijët e vegjël jetojnë në një botë magjike, shpesh herë ata e kanë të vështirë të bëjnë dallimin midis asaj që është e vërtetë dhe asaj që është imagjinatë. Një gjë e tillë në këtë fazë zhvillimi duhet nxitur, sepse është pjesë e zhvillimit normal. P.sh.: shumë fëmijë mund të kenë shokë imagjinarë, apo të bëjnë sikur luajnë një lojë imagjinare. Të mësojë të identifikojë kufijtë midis fantazisë dhe realitetit dhe zhvillimi i aftësive elementare për të menduar në mënyrë logjike, janë 2 nga detyrat më të rëndësishme të zhvillimit në këtë grup-moshë. 166 Prindërve duhet t’u thuhet që në këtë moshë t’i sigurojnë fëmijëve një numër të mjaftueshëm librash, lodrash dhe eksperiencash që fëmija të ketë mundësi të mësojë nga gabimet, apo përvojat. Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit në fëmijërinë e hershme është i një rëndësie themelore për zhvillimin e mëvonshëm social, akademik dhe konjitiv të fëmijës. Komunikimi zhvillohet nëpërmjet ndërveprimit dhe lidhjeve që krijon fëmija me persona të tjerë. Sa më stimulues të jetë mjedisi ku rritet fëmija dhe sa më e fuqishme lidhja mes tij dhe prindërve aq më i madh është motivimi i fëmijës për të komunikuar fillimisht nëpërmjet gjesteve e më pas nëpërmjet gjuhës së folur. Loja ndërvepruese dhe leximi janë përforcuesit më të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës. Gjuha Zhvillimi i gjuhës zakonisht ndahet në tre kategori kryesore: e folura-që përmbledh aftësinë për të prodhuar tinguj, një koncept që përfshin dhe ritmin, rrjedhshmërinë e të folurit dhe artikulimin; gjuhën ekspresive (aftësinë për të përçuar informacion, ndjenjat, mendimet dhe idetë nëpërmjet të folurit dhe shprehjeve të fytyrës, gjestikulacioneve të dorës dhe të shkruarit; gjuha receptive (aftësia për të kuptuar se çfarë dëgjohet dhe shihet). Zhvillimi i gjuhës ekspresive dhe receptive sipas moshave të ndryshme paraqitet si më poshtë: • Mosha 12 deri 18 muajsh, fëmija në këtë moshë kalon nga imitimi i tingujve dhe gugatja në thënien e disa fjalëve me kuptim si mama, baba, dada, imja, etj... Nëpërmjet përsëritjes shumë herë këto fjalë të para u mësojnë fëmijëve sesi ti përdorin fjalët në komunikimin e përditshëm. Në të njëjtën kohë që fëmija fiton këtë gjuhë ekspresive, ai fillon të kuptojë gjithnjë e më shumë dhe komandat e thjeshta (si, p.sh.: thuaj mirupafshim) dhe emrat e njerëzve të afërm si dhe të objekteve familjare. Fëmijët në këtë moshë e zgjerojnë repertorin e tyre komunikativ nëpërmjet një numri të gjerë gjestesh (p.sh.: tregojnë me gisht, tundin dorën për të thënë mirupafshim, etj..), të shoqëruara ose jo me vokalizime. Demonstrimi nga ana e fëmijës i qëllimit për të komunikuar si dhe tregimi me gisht është tregues i rëndësishëm i zhvillimit normal social dhe gjuhësor në këtë moshë. Mungesa e të treguarit me gisht dhe i vëmendjes së përbashkët është një sinjal alarmi dhe fëmija duhet referuar për tu parë nga një specialist për çrregullime të spektrit të autizmit. 167 Në fund të moshës 18 muajsh fëmija ka arritur një periudhë piku të zhvillimit të gjuhës me rreth të kuptuarit e 9 fjalëve të reja çdo ditë. Ky ritëm do të vazhdojë gjatë gjithë periudhës parashkollore. • Mosha 18 muajsh deri në 2 vjeç, fëmijët njohin shumë emra dhe kuptojnë pyetje të thjeshta. Në moshën 2 vjeç, gjuha ekspresive e fëmijëve në pjesën më të madhe të rasteve përfshin fjali me dy fjalë, kryesisht kombinime dyshe fjalësh pa folje, p.sh.: pi lëng, ose mami jep. • Mosha 2 deri në 3 vjeç, fëmijët flasin me fjali që përmbajnë 4 deri në 5 fjalë. Ata janë në gjendje të tregojnë ndodhi në të cilën përdorin pyetje si “çfarë?” dhe “ku?”. Ata kanë kuptuar rregullat për shumësin e emrave dhe përdorin dhe folje në kohën e shkuar. E folura përsëri mund të jetë e vështirë për tu kuptuar për një person që nuk është i familjes, por bëhet shumë më e qartë pas moshës 3 vjeç. Një rregull që duhet mbajtur mend është se në këtë moshë 75% deri 80% e të folurës duhet të jetë e kuptueshme për një të huaj. • Mosha 3 deri 4 vjeç, fëmijët mësojnë rregullat thelbësore të gramatikës. Ata kanë një fjalor që i kalon 1,000 fjalë dhe fjalët duhet të jenë të kuptueshme. Pyetjet që bëjnë janë të llojit “pse?” dhe “si?”. Përdorimi i gjuhës në lojë dhe ndërveprimi social shpesh sugjeron se fëmijët në këtë moshë “mendojnë me zë të lartë.” • Mosha 5 deri 6 vjeç – pjesa më e madhe e 5-6 vjeçarëve e përdorin mirë gjuhën e folur, por përsëri pjesa më e madhe e tyre mund të kenë vështirësi në shpjegimin e ngjarjeve komplekse edhe kur arrijnë ti shpjegojnë ato mund të lënë pa treguar pjesë të rëndësishme të ngjarjes. E njëjta gjë ndodh me gjuhën receptive, ata kanë vështirësi në marrjen e komandave komplekse dhe gjërat duhet t’u shpjegohen thjesht dhe qartë. Në këtë moshë fëmijët mund të thonë emrin, mbiemrin, adresën, moshën dhe ditën e lindjes së tyre. Mund të pyesin për kuptimin e fjalëve të ndërlikuara, mund të tregojnë histori, të thonë vjersha, etj... Zhvillimi social dhe emocional Ndryshimet e temperamentit që manifestohen kur fëmija ishte bebe gjatë të ushqyerit, fjeturit dhe sjelljeve vetë-rregulluese, transmetohen në stilet e ndryshme të adaptimit që përdor fëmija në moshën 2 deri 6 vjeçare. Disa fëmijë duken që mendojnë përpara se të veprojnë, ndërsa disa të tjerë mund të jenë mjaft hiperaktivë. Disa përshtaten me vështirësi me njerëz që nuk i njohin, disa mund të jenë mjaft miqësorë. Disa fëmijë mund të pranojnë rregullat më lehtë se të tjerët disa më me vështirësi. Disa mund të reagojnë më shumë ndaj ndryshimeve të mjedisit dhe eksperiencave ndjesore e disa të tjerë më pak. Disa shprehen me zë të 168 lartë e janë më të hapur, disa të tjerë janë më të qetë. Pra siç shihet zhvillimi social dhe emocional i fëmijës në këtë moshë kap një spektrum të gjerë. Në vitet e fëmijërisë së parë ka shumë rëndësi zhvillimi i vetë-vlerësimit dhe aftësive të veçanta të fëmijëve. Një nga qëllimet e procesit të edukimit është të zhvilluarit e ndjenjës së respektit për veten dhe të tjerët. Çdo fëmijë ka nevojë të provojë suksesin, ta prekë atë, pavarësisht mundësive dhe kapaciteteve të tij. Të gjithë fëmijët kanë talente, të cilat duhet të ndihmohen të zhvillohen. Njohja nga afër e çdo fëmije krijon tek ai ndjesinë e të qënurit i veçantë dhe nxit vetë-vlerësimin. Fëmijët duhen lejuar të: • • • • • • Të Të Të Të Të Të veprojnë në mënyrë të pavarur marrin përgjegjësi ndihen krenarë për aftësitë e tyre përballen me emocionet pranojnë ndryshimet përballen efektivisht me problemet Fëmijët kanë nevojë: • Të ndiejnë se prindërit i duan pa kushte dhe ashtu si ata janë, ashtu si ata sillen. • Të mos fajësohen për gabimet e tyre, sepse ndërsa fëmijët eksplorojnë, veprojnë mund edhe të gabojnë. • Të mos u bëjnë bisht sfidave dhe detyrave të reja. • Të mbajnë lart moralin dhe humorin e tyre edhe kur ata nuk ia kanë dalë në realizimin apo kryerjen e një detyre/aktiviteteve/veprimtarive. • Të vlerësohen për aftësitë e tyre. • Të mos ndikohen ose manipulohen nga të tjerët, ndërsa janë duke bërë diçka. Qëllimet kryesore të prindërve në këtë periudhë moshore duhet të jenë: • Zhvillimi i vetë-vlerësimit të fëmijëve ndërsa ata ndërmarrin një veprim, • Nxitja e bashkëpunimit në kryerjen e një detyre, • Ushqimi i dashurisë natyrale të fëmijës për të mësuar në çdo moment dhe nga çdo rrethanë. Fëmijët duhen nxitur të kërkojnë, të zbulojnë, të eksplorojnë, të ndajnë me njëri-tjetrin eksperienca, por përsëri edhe kjo duhet mbajtur nën kontroll që të shmanget kaosi, pasiguria që fëmijët të ndjehen të sigurt, të mbrojtur, të qetë për të shpalosur aftësitë e tyre. 169 PËRMBAJTJA E VIZITËS NË MOSHËN 12 MUAJSH Foshnja duhet të vizitohet nga personeli kujdesit shëndetësor që ndjek mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës (mjek familje, infermiere patronazhi e QSH dhe mjek e infermiere e këshillimores së fëmijës në qytet) në moshën 12 muajsh. Konteksti Fëmija fillon këtë periudhë të jetës së tij me aftësitë e kufizuara të një foshnje dhe përfundon me aftësitë relativisht të sofistikuara të një fëmije të vogël. Foshnja 12 vjeçare qëndron krenare në këmbë, me këmbët pak të shtrembra dhe barkun e nxjerrë. Ecja është një nga gurët e themelit më eksitues që ndodh afër ditëlindjes së parë të foshnjës duke sjellë edhe një pavarësi në rritje. Fëmija i vogël në këtë periudhë vazhdon të jetë një dinamit plot me entuziazëm, kuriozitet dhe energji të pakufishme. Aftësia për të qëndruar në këmbë dhe për të lëvizur nga një vend tek tjetri i bën fëmijët e vegjël të kësaj moshe të mësojnë gjëra të reja mbi mjedisin që i rrethon. Zhvillimi i shpejtë i të folurit dhe gjuhës kontribuon në të menduarin më kompleks dhe në aftësitë e të mësuarit. Gjatë gjithë ditës ato bëhen llafazanë dhe ngacamanë, duke pushuar vetëm për t’u ushqyer dhe për të fjetur. Gjatë vitit të parë të jetës fëmija rrallë ka qenë në konflikt me ambientin e tij. Ai mundet të kërkonte dhe siguronte diçka, apo kujdes me anën e të qarit. Gjithashtu foshnja e kaloi pjesën më të madhe të vitit duke kërkuar të njohë dhe tu besojë prindërve dhe mjedisit të tij. Tani që u bë një vjeç, fëmija i vogël po bëhet i aftë gjithnjë e më shumë për të ndër-vepruar me botën rreth tij. Fjalori tij zgjerohet duke i sjellë gëzim dhe sfida. Pavarësia dhe lëvizja e pavarur janë arritje në zhvillim për të cilat prindi dhe fëmija janë krenar, por fëmija vazhdimisht përballet me pengesat që i krijon ambienti. Ai nuk mundet të eci aq shpejt sa dëshiron pa u penguar, ai jo gjithmonë mundet të arrijë sendet e dëshiruara dhe mund të rrëzohet dhe dëmtojë veten. Rreziqe të reja si mundësia që të kapi lëngje të nxehta (p.sh.: filxhani kafes që lihet mbi një sipërfaqe afër vendit ku mund ta arrijë) dhe shkallët tani janë të arritshme për të. Megjithëse fëmijët mund të jenë të mrekulluar nga këto zbulime, prindërit e fëmijëve 1 vjeç dhe kujdestarët e tjerë duhet ta kontrollojnë vazhdimisht që ta ruajnë të sigurt. Duke qenë se aftësitë konjitive, autonomia, pavarësia e fëmijës rriten, ai fillon të ushtrojë vullnetin e tij. Në përgjigje të kësaj, perceptimet dhe pritshmëritë e prindërve ndaj kërkesave të tij ndryshojnë në mënyrë dramatike, ndikuar edhe nga edukimi dhe përvoja që ato kanë pasur në fëmijërinë e tyre. 170 Dëshira e fëmijës 12 muajsh për pavarësi, apo të eci, duhet të mbështetet nga prindërit të cilët duhet të lejojnë pavarësinë dhe të gëzohen me aspektet e sjelljes së tij që nuk është më nën kontrollin direkt të tyre. Përpjekjet e rrëmujshme të foshnjës që të ushqehet vetë mund të jenë të vështira për tu pranuar nga prindërit sepse ata kanë dëshirë për rregull dhe pastërti. Për fat foshnja në këtë periudhë ka një përshtatje sociale që kupton edhe kënaqësinë dhe pakënaqësinë nga kujdestarët e tij. Të rriturit duhet tu përgjigjen si duhet veprimeve që bën fëmija. Qeshja si përgjigje në një lojë p.sh.: “kukafshehthi” është me rëndësi për kohët e bukura në të ardhmen e fëmijës për të luajtur lojëra ndër-aktive, por e qeshura pas flakjes së një pjate me ushqim në tokë nga fëmija është i njëjti mesazh pozitiv (duke menduar se kjo gjë i pëlqen prindërve të tij) që merr fëmija dhe më vonë e bën atë që të ketë sjellje shkatërruese. Në këtë rast p.sh.: largimi, injorimi, ose shprehja e pakënaqësisë për pjatën e hedhur përtokë dërgon një mesazh të duhur tek fëmija dhe ndihmon parandalimin e sjelljeve shkatërruese në të ardhmen. Aktivitete pozitive si përqafimi, lavdërimi, mbajtja në krah dhe vendosja e rregullave të qëndrueshme për kafshimin, goditjen ndihmon foshnjën 12 muajsh të zhvillojë shprehi emocionale. Qëndrueshmëria është gur themeli për t’u marrë me një fëmijë12 muajsh, dhe krijimi i rutinave të rregullta bëhet shumë i rëndësishëm. Megjithëse niveli i aktivitetit të fëmijës rritet ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, ritmi i tij i shtimit në peshë pakësohet dhe shpesh prindërit zhvillojnë një betejë me fëmijën për të ngrënë ushqimin që duan. Një fëmijë në këtë moshë zakonisht ha në sasi të madhe një vakt dhe shumë pak në vaktin tjetër. Megjithatë uria është ajo që e drejton dhe ai/ajo ha mjaftueshëm dhe sasinë e duhur gjatë një dite. Kyçi është ti ofrojmë ushqime të ushqyeshme, të larmishme në vazhdimësi dhe mos të shqetësohemi nëse s’e ka mbaruar të gjithë ushqimin në pjatë në çdo vakt. Ti përgjigjesh sjelljes së një fëmije 12 muajsh është një detyrë komplekse. Prindërit duhet të kenë aftësi të kuptojnë se cilat nevoja janë më me rëndësi dhe të ndajnë se sjellja negative e fëmijës së tyre 12 muajsh nuk është kundër tyre. Leximi me zë është një mënyrë pozitive për të kaluar kohën së bashku në rutinën e përditshme të fëmijës (p.sh.: koha para fjetjes, koha e dremitjes në pasdite dhe vakti ngrënies). Duke e lënë fëmijën të zgjedhë librin e tij, prindërit mund të mbështesin pavarësinë në rritje të fëmijës dhe duke i lexuar me zë, treguar me emra figurat, prindi mund ta ndihmojë fëmijën të mësojë gjuhën dhe të kënaqi kureshtjen e tij ndaj botës. Prindërit duket të jenë modele rolesh pozitive për fëmijën e tyre si fizikisht (p.sh.: duke ngrënë ushqime të shëndetshme) dhe emocionalisht (p.sh.: duke qenë të qetë dhe të qëndrueshëm. Fëmijët në këtë moshë nuk kanë qejf ti kufizosh në aktivitetet e tyre. Ekzaminimi fizik mund të kryhet më me sukses kur fëmija është në prehrin e prindit, ose qëndron ulur në dysheme. Të folurit direkt me fëmijën dhe bërja 171 e ekzaminimit që ti ngjajë një loje do ta bëjnë më të lehtë bashkëveprimin me fëmijën. Nëse fëmija mërzitet, duhen kujtuar prindërit se ky është një reagim i pritshëm në këtë moshë. Si pjesë e ekzaminimit komplet në fillim mund të bëhen procedurat jo invazive p.sh.: me sytë, veshët, hundën, gojën dhe barku ekzaminohet në fund. KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE ZHVILLIMIT TË FOSHNJËS 12-24 MUAJSH Zhvillimi fizik • Ecuria e rritjes është e ngadaltë dhe në mënyrë të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe. • Gjatësia rritet afërsisht 5.0-7.5 cm çdo vit; Fëmijët arrijnë një gjatësi mesatarisht 81.3 - 88.9 cm • Pesha është mesatarisht 9.6-12.3 kg; shtojnë 0.15-0.25 kg çdo muaj; pesha është tani afërsisht tre herë sa pesha e lindjes së fëmijës. • Ritmi i frymëmarrjes është 22-30 frymëmarrje për minutë dhe varion me gjendjen emocionale dhe aktivitetin. • Pulsi i zemrës është afërsisht 80 deri në 110 rrahje në minutë. • Perimetri i kokës rritet ngadalë; afërsisht 1.3 cm gjatë çdo muaji, fontanela anteriore mbyllet thuajse plotësisht ndërsa kockat e kafkës rrafshohen. • Cirkumferenca e kraharorit është më e madhe se cirkumferenca e kokës • Shpërthimi i shpejtë i daljes së dhëmbëve; dalin gjashtë deri në dhjetë dhëmbë të rinj. • Këmbët mundet të jenë ende të harkuara. • Masa e trupit ndryshon; merr më tepër pamjen e një adulti, ende mbetet koka më e rëndë, abdomeni i dalë dhe kurrizi është i harkuar. • Mprehtësia e shikimit është afërsisht 20/60. Zhvillimi lëvizor/motorika • Përkulet shpejt dhe lehtë. • Qëndron në këmbë me shputat e këmbëve të larguara, këmbët e hapura dhe krahët e shtrira për mbështetje. • Ngrihet në këmbë pa ndihmë. • Shumë fëmijë ecin pa ndihmë gjatë fundit të kësaj periudhe; rrëzohen shpesh, jo gjithnjë arrijnë që të kalojnë përreth pengesave, si mobiliet ose kukullat që janë në tokë. • Mënyra e të ecurit është modeli thembër-gishti madh (çka nënkupton që fëmija kur ecën në fillim mbështet në tokë thembrën dhe me tej gishtin e madh). • Pëlqen të shtyjë, ose të tërheqë lodrat ndërsa ecën. • Ngre sende disa herë me radhë dhe i hedh ato, drejtimi bëhet gjithnjë e 172 më i saktë. Përpiqet të vrapojë, ka vështirësi të ndalojë dhe zakonisht bie në dysheme. • Ngjit shkallët pa kërkuar ndihmë (por nuk arrin t’i përdorë të dyja këmbët njëra pas tjetrës në ngjitje). • Ngrihet sipër me katër gjymtyrët (duar dhe këmbë), ulet poshtë në të njëjtin pozicion. • Ngjitet mbi karrige, rrotullohet dhe ulet. • Ulet për të luajtur për periudha më të gjata. • Qëndron drejt mbi një këmbë (për pak çaste, hidhet përpjetë, por mund të bjerë). • Çon lodrat nga njëri vend tek tjetri. • Lëshon vullnetarisht nga dora një send. • Tregon dëshirë për të shkarravitur; kap lapsin me gjithë pëllëmbën e dorës dhe lëviz gjithë krahun për të vizatuar (shkarravitur). • I ndihmon ata që e ushqejnë; kënaqet duke mbajtur lugën (shpesh nga poshtë) dhe duke pirë nga një filxhan, ose gotë me një dorë (është më e sigurt për ju që filxhani të mos jetë i thyeshëm); jo gjithnjë e fut si duhet ushqimin në gojë, shpesh duke u bërë pis. • Ndihmon duke kthyer faqet e librit. • Grumbullon rreth katër sende. • Hedh topa të mëdhenj nga poshtë dorës, pa humbur ekuilibrin. • Shkopsit kopsa të mëdha; hap zinxhirë të mëdhenj. • Hap dyert duke ulur dorezën e derës. • I pëlqen të zbrazë dhe të mbushë enë me rërë, ujë, etj... Zhvillimi njohës dhe i perceptimit • Pëlqen aktivitetet që lidhen me fshehjen e sendeve, apo lodrave në vende të ndryshme; në fillimet e kësaj periudhe, fëmija gjithnjë kërkon në të njëjtin vend për një send të fshehur (nëse ai e ka parë fshehjen e sendit). Më vonë, fëmija do të kërkojë në vende të ndryshme. • E kalon lodrën në dorën tjetër kur i ofrohet një send i dytë. • Ia del mbanë të mbajë tre ose katër sende, duke vendosur një send mënjanë (në dysheme apo mbi divan) kur prezantohet me një lodër të re. • E vendos lodrën në gojë jo aq shpesh si më parë. • Pëlqen të shohë figurat e librave. • Tregon që kupton marrëdhëniet funksionale (sende që i përkasin njëritjetrit): - vendos lugën në tas dhe më pas e përdor atë sikur të jetë duke ngrënë. - vendos filxhanin në pjatë dhe bën sikur do të pijë prej tij. • I tregon, ose i afron lodrën një personi tjetër që ai ta shohë. • Emërton shumë sende të përditshme. • Tregon që di të orientohet më mirë në hapësirë, për shembull: vendos të gjitha kubat në një kuti, vendos 3 forma gjeometrike në një tabelë (për shem- 173 bull, një trekëndësh, një rreth dhe një katror). • Fut sende të ndryshme të vogla (blloqe, kopsa, copa ushqimi) në një shishe apo gotë dhe më pas i nxjerr jashtë. • Përpiqet t’i bëjë sendet mekanike të punojnë, pasi ka parë dikë tjetër të bëjë kështu. • Ka shprehje të qarta të mimikës, por ende nuk mund të bëjë imitim të shprehjeve të fytyrës. • Koordinon më mirë lëvizjet sy-dorë; mund të bashkojë sende, t’i ndajë, të përshkojë gogla të mëdha në një tel. • Fillon t’i përdorë sendet më shumë për qëllimet e veta, sesa për funksionin që ato kanë (p.sh.: mund të shtyjë një kub si një varkë). • Bën klasifikime të thjeshta (ndan për shembull një kafshë lodër nga një makinë lodër). • Habitet për momente të gjata, duket i magjepsur nga diçka, apo e zmadhon atë, përfytyron një situatë, për shembull: ku ka shkuar topi, pse vrapoi qeni, kush e ka bërë këtë zhurmë? • Ndjek aktivitete që i zgjedh vetë, për periudha të gjata kohe. • Zbulon që çdo veprim ka dhe pasoja, pra lidhjen shkak-pasojë; po e ngacmove macen, ajo të gërvisht. • Pëlqen aktivitetet që lidhen me fshehjen e sendeve apo lodrave në vende të ndryshme; në fillimet e kësaj periudhe, fëmija gjithnjë kërkon në të njëjtin vend për një send të fshehur (nëse ai e ka parë fshehjen e sendit). Më vonë, fëmija do të kërkojë në vende të ndryshme. • I vë emër sendeve në librin e figurave; mund të dojë të kapë një figurë dhe ta shijojë apo t’i marrë erë. • Njeh dhe shpreh dhimbjen dhe tregon vendin e saj. Zhvillimi i gjuhës dhe të folurit • Përdor më shumë fjalë: vendos fjalët dhe tingujt së bashku në formë bisede. • Përdor një fjalë për të përmbledhur një mendim të tërë (“unë” mund të ketë kuptimin: “Dua dhe unë kek”, ose një kuptim tjetër, për shembull: “Unë ha vetë”). • Më vonë, formon fjali me dy fjalë për të shprehur një mendim të plotë: “Shumë ëmbëlsira”, “Babi, paçim”. • Zbaton kërkesat e thjeshta, për shembull: “Jepi babit filxhanin”. • Kur i kërkohet, tregon persona, kafshë dhe lodra që i njeh. • Gjen tri pjesë të trupit nëse dikush e pyet: “Më trego hundën tënde, veshin, gishtin”. • Tregon disa veprime si dhe sende të dëshiruara me emra: “Paçim-paçim”, “biskota”; kërkesa me gojë është shpesh e shoqëruar nga gjeste (për shembull tregon biskotën me gisht). • I përgjigjet pyetjeve të thjeshta me “po”, ose “jo” dhe me lëvizje të duhura të kokës. 174 • Fjalët që thotë kuptohen 25% – 50%. • Gjen se ku janë sendet e njohura (nëse fëmija e di vendndodhjen e sendeve). • Përdor gjestet, si të treguarit ose tërheqjen, për të drejtuar vëmendjen e të rriturit. • Pëlqen vjershat dhe këngët, përpiqet të këndojë dhe recitojë. • Tregon interes për bisedat e të tjerëve dhe mund të përgjigjet duke lëshuar zëra, për shembull duke bërë apo imituar zhurma. • I pëlqen t’i lexojnë dhe do të marrë pjesë në lexim duke treguar me gisht, duke nxjerrë zhurma, kthyer faqet, etj... • Kupton se të folurit vlen për t’i bërë të tjerët që ti përgjigjen nevojave dhe dëshirave të tij. • Përdor 50 deri 300 fjalë të ndryshme; fjalori është vazhdimisht në rritje. • Ka një të folur të vetën si kod, me fjalë të tjera, shumë pjesë nga biseda e një dyvjeçari kanë kuptim vetëm për të. • Gjuha e kuptuar është më e zhvilluar se ajo e shprehur; shumë fëmijë dyvjeçarë kuptojnë më shumë se sa mund të flasin. • I referohet vetes më shumë si “mua”, apo ndonjëherë “unë” se sa me emër, p.sh.: “Mua po iki, pafshim”; nuk ka probleme për të shprehur “e imja”. • Shpreh fjali mohuese duke u kapur pas një fjale mohuese si “jo”, “nuk”, për shembull, “jo më qumësht”, “nuk gjumë”, etj... • Vazhdimisht pyet, “Çfarë është kjo?”. • Përdor disa fjalë në numrin shumës; tregon për sende, apo ngjarje që nuk kanë ndodhur tani (ky është një përparim në njohje dhe gjuhë). Zhvillimi i personalitetit dhe ai social • Ndihmon në ngritjen dhe largimin e lodrave. • Zakonisht është miqësor ndaj të tjerëve; shfaq më pak habi dhe frikë ndaj të panjohurve. • Luan vetëm, pa të tjerë, për një kohë të shkurtër. • I pëlqen ta mbajnë në prehër dhe t’i lexojnë diçka. • Shpesh imiton veprimet e të rriturve gjatë lojës. Do që të ndjejë vëmendjen e të rriturve apo praninë e tyre dhe kënaqet kur ata e nxisin, e puthin dhe e përqafojnë. • Njeh veten në pasqyrë. • Fillon të kërkojë pavarësinë, shpesh nuk pranon të bashkëpunojë në veprimet e përditshme, që më parë i kanë pëlqyer, nuk do të vishet, t’i veshin këpucët, të hajë, të lahet; dëshiron që ti bëjë gjërat vetë pa ndihmë • Është gjithnjë e më shumë kureshtar për njerëzit dhe mjedisin/vendin përreth; fëmijët kanë nevojë të vëzhgohen me kujdes, për ti mbrojtur ata nga situatat jo të sigurta. • Tregon shenja afrimi dhe kujdesi; qetëson fëmijët e tjerë që janë dëmtuar, apo janë të frikësuar; ndonjëherë është tepër i dashur, duke i dhënë përkëdhelje dhe puthje pa mbarim fëmijëve të vegjël. 175 • Vazhdon të jetë agresiv fizikisht (të godet me shpullë, të shkul flokët, etj..) nëse është i zemëruar, i zhgënjyer, apo i lodhur (për disa fëmijë, kjo ndodh shumë më tepër se tek disa të tjerë). Ky agresivitet fizik zakonisht pakësohet me përmirësimin e të folurit. • Shpërthimet e inatit/zemërimit duken se arrijnë kulmin në këtë vit; fëmija ende nuk mund të arsyetojë dhe këto kriza inati janë të shpeshta në këtë periudhë moshore. • Është i paduruar; e ka të vështirë të presë, apo t’i vijë radha. • I pëlqen “të ndihmojë” në punët e shtëpisë; imiton aktivitetet e përditshme; përpiqet ta bëjë kukullën të urinojë, apo të ushqejë një lodër pellushi, etj... • Është si “pronar” me prindërit dhe kujdestarët; i urdhëron ata, ju kërkon gjëra, pret që të rriturit t’i përgjigjen menjëherë. • Vëzhgon dhe imiton lojën e fëmijëve të tjerë, por rrallë bashkohet me to; i pëlqen të luajë vetëm. • Iu jep lodra fëmijëve të tjerë, por është zakonisht pronar i sendeve; ende provon të dëmtojë e të shkatërrojë lodrat. • E ka të vështirë të bëjë zgjedhje; i dëshiron të gjitha. • Shpesh është “i pabesë” ndaj të tjerëve (për shembull i puth dhe më pas i godet); papritmas bërtet “jo” dhe bëhet i prerë, nuk do të bashkëpunojë me të tjerët. • Dëshiron gjithçka sipas një rregulli të tij “pikërisht kështu”; kërkon gjithçka njësoj si më parë; gjithçka duhet të jetë “aty ku ishte”. Rutina ditore Të ngrënit • Ka më pak oreks; dreka është shpesh vakti më i referuar. Ndonjëherë përshkruhet si një nazeli, apo grindavec në të ngrënë; ndonjëherë mund të pëlqejë vetëm pak ushqime. • Rrallë mban në gojë ushqimin pa e përtypur atë; kjo zakonisht tregon se fëmija nuk ka nevojë, apo nuk dëshiron të hajë më. • Përdor lugën me një farë aftësie (nëse është i uritur dhe i interesuar për të ngrënë). • Ka një kontroll të mirë të filxhanit; e ngre, pi nga ai, e vendos përmbys, e mban me një dorë. • Ndihmon të ushqehet vetë; disa fëmijë në këtë moshë mund të ushqehen vetë; të tjerë kanë ende nevojë për tu ndihmuar. Tualeti, Banja, Veshja • Përpiqet të lajë veten, luan me sapunin dhe sfungjerin. • Bashkëpunon kur të tjerët e veshin, fut krahët në mëngë, zgjat këmbët gati për të veshur çorapet. Pëlqen të vishet dhe të zhvishet vetë: heq këpucët 176 dhe çorapet, heq bluzën, fut këmbët në pantallona. • Ju tregon prindërve, apo edukatorëve kur pantallonat janë të lagura. Gjumi/Të fjeturit • Bie në gjumë rreth orës 8 ose 9 të darkës, megjithatë mund të shtrihet të flejë dhe gjatë darkës nëse nuk ka fjetur në drekë. Fle gjatë natës 10 deri në 12 orë. • Ndonjëherë mezi e zë gjumi; mbidoza e energjisë tregohet në rrotullime e përpëlitje, thërritje të nënës, kërkesa për ujë, ose shkuarje në banjë, të kënduarit, bërje dhe ri-bërjen gati të shtratit; të gjitha mënyra për të anashkaluar gjumin. Një rutinë e shkurtër para gjumit mund ta përgatisë fëmijën për të fjetur. • Ka shumë kërkesa në kohën e gjumit për lodra, libra, një mbulesë të veçantë. Loja dhe aktiviteti social • Bebet e kësaj moshe kanë shumë dëshirë të shkarravisin me lapsa dhe të luajnë me kuba. • Fillojnë të imitojnë veprime të të rriturve. • Fëmija në këtë moshë zhvillon një sens të fortë të të drejtave të pronësisë, “e imja” dëgjohet shpesh. Ndarja me të tjerët e lodrave, apo objekteve të tjera është e vështirë. • Pëlqen të ndihmojë, por futet në “telashe” kur lihet vetëm: kapërdin pastën e dhëmbëve, provon të kuqin e buzëve, boshatis gardërobën. • Pëlqen të flasë për pikturat, pëlqen të përsërisë atë që të tjerët kanë bërë. • Pëlqen të ecë; ndalon zakonisht për të parë gjërat (gurë, insekte, letra), përpiqet të ekzaminojë dhe të ngrejë objekte, më shumë pa qëllim, sesa me ndonjë interesim të vërtetë. • Akoma luan vetëm (loja vetmuar) në shumicën e kohës, megjithëse tregon interes për fëmijët e tjerë; i pëlqen më shumë ti shikojë. • Loja rastësore paralele (loja afër, por jo me fëmijët e tjerë) është tipike, por jo loja bashkëpunuese (përjashtim mund të jenë fëmijët që kanë kaluar shumë kohë në kujdesin në grup, në çerdhe për shembull) Prioritetet e vizitës së fëmijës 12 muajsh Fillimisht duhen parë shqetësimet e prindërve. Gjithashtu duhet dhënë përparësi çështjeve të mëposhtme për ti diskutuar në këtë vizitë: Personeli shëndetësor nëpërmjet pyetjeve dhe diskutimeve me prindërit e fëmijës duhet të vlerësojë: • Si ka ndryshuar jeta në familje për t’ju përshtatur ndryshimeve të zhvillimit 177 dhe sjelljeve që pëson fëmija 1 vjeç, balanca punë-familje, si merren/apo nuk merren vesh prindërit me njëri-tjetrin për çështje që kanë të bëjnë me fëmijën. • Si është vendosur rutina, koha që harxhohet me fëmijën, koha për të fjetur, edukimi i larjes së dhëmbëve, etj... • Ushqyerjen dhe ndryshimet e oreksit, a ushqehet vetë fëmija, çfarë ushqimesh ha, etj... • Higjienën dentare (kontrolli parë tek dentisti, higjiena e dhëmbëve). • Sigurinë (siguria në shtëpi, në makinë, mbytjet). Çfarë duhet kryer gjatë vizitës HISTORIA/ANAMNEZA Anamneza, historia mund të merret sipas shqetësimeve të familjes dhe mënyrave të punës së personelit shëndetësor, për të nxitur diskutimin mund të bëhen pyetjet më poshtë: • Më thoni se si po shkojnë gjërat dhe si se po përshtateni ju dhe jeta juaj me atë të fëmijës 1 vjeçar. • Ku jetoni aktualisht dhe a kujdeset njeri tjetër për fëmijën tuaj? • Çfarë shqetësimesh keni nga vizita e fundit që keni bërë në këshillimore/ qendrën shëndetësore? • Çfarë shqetësimesh keni aktualisht? • E shikoj që je e shqetësuar për ___________ • Çfarë ndryshimesh madhore, apo gjërash ju kanë shqetësuar që nga vizita e fundit? Vëzhgimi i ndërveprimit prind-fëmijë Gjatë vizitës personeli duhet të vëzhgojë e vlerësojë: • Si prindi ndër-vepron me fëmijën (p.sh.: është anksioz, i qetë, ndër-vepron mirë, do të kontrollojë çdo veprim të fëmijës, është i pavëmendshëm ndaj fëmijës, etj..). • A e shikon fëmija në sy prindin kur ky i flet. •Kur mjeku, apo infermierja i jep fëmijës një libër, a e shikon prindi në sy fëmijën. • A sjell fëmija tek prindi një objekt, apo lodër që i intereson që ta shohë prindi. • Si reagon prindi kur mjeku, apo infermierja e përgëzojnë fëmijën. • Nëse në dhomën e vizitës ka motra, apo vëllezër si ndër-veprojnë ata me fëmijën. • A duket prindi pozitiv kur flet për fëmijën. Survejanca e zhvillimit Personeli shëndetësor pyet kujdestarin e fëmijës: 178 • A keni ndonjë shqetësim të veçantë mbi zhvillimin, të mësuarit, apo sjelljen e fëmijës tuaj? SOCIAL-EMOCIONAL Më thuaj se si luan zakonisht fëmija juaj: • Luan lojëra ndër-aktive bashkëvepruese (kukafshehthi, etj..)? • Imiton aktivitete? • Të jep ty librin kur do të dëgjojë një përrallë? • Fëmija juaj ndjehet i lirë të eksplorojë mjedisin që e rrethon, apo rri shumë pranë teje? • Bën me dorë mirupafshim? • Ka një lidhje të ngushtë me prindin, apo personin që kujdeset më shumë për të? • Duket se shqetësohet e nuk ndjehet mirë kur ndahet nga prindi. KOMUNIKIMI Si komunikon fëmija juaj: • Tregon me gisht në mënyrë proto-deklarative (tregon me gisht një objekt që do dhe pret të shikojë nëse prindi kthen sytë po në atë drejtim). • Imiton vokalizime dhe tinguj. • Flet 1 deri në 2 fjalë. • Belbëzon duke ndjekur ritmin e gjuhës normale të folur. KONJITIV Çfarë mendoni se fëmija juaj kupton: • Merr komanda të thjeshta? • Identifikon personin nëse i kërkohet (p.sh.: Ku është........?) ZHVILLIMI FIZIK Më thuaj se si i përdor fëmija juaj këmbët dhe duart: • Përplas dy kuba që ka në dorë • Qëndron në këmbë pa mbështetje EKZAMINIMI FIZIK Ekzaminimi komplet fizik është i përfshirë si pjesë e çdo vizite kontrolli/supervizioni për ndjekjen rutinë të rritjes dhe zhvillimit që kryhet tek fëmija nga personeli kujdesit shëndetësor. Kur kryen një ekzaminimin fizik vëmendja e personelit shëndetësor duhet të drejtohet mbi komponentët më poshtë të një ekzaminimi që janë me rëndësi për fëmijën në këtë moshë: Mat dhe plotëson: • Gjatësinë 179 • Peshën • Cirkumferencën e kokës Plotëson në fletën e kurbave të rritjes: • Peshën për Moshë • Peshën për Gjatësi • Gjatësinë për Moshën • IMT Sytë • Ekzaminon pupilat për refleksin e kuq • Kryen testin mbulo/zbulo për lëvizshmërinë e konjugimit të syve (për të parë për strabizëm) Goja • Vëzhgon për karies, pllaka, demineralizim (njolla të bardha) dhe ngjyrosje të dhëmbëve Neurologjik • Vëzhgon të ecurit Genitalet • Përcakton tek meshkujt nëse janë zbritur komplet testet DEPISTIMI Depistimi universal Anemia Depistimi selektiv Veprimi që kryhet Matja e hematokritit, ose hemoglobinës Vlerësimi i rrezikut* Veprimi në se ka rrezik* Shëndeti oral Nëse nuk është menduar nga kujdestarët të vizitohet tek një dentist Referoni tek dentisti Tensioni gjakut Fëmijët që kanë një gjendje specifike me rrezik Matja e TA Shikimi Shqetësimi prindit rreth një ekzaminimi jo normal me otoskop, ose të testit të konvergimit Referim tek otojatri Dëgjimi I vlerësuar si fëmijë me rrezik nga përgjigjet e pyetjeve në pyetësorin e depistimit për dëgjimin të plotësuar nga prindërit Referim për diagnozë tek otojatri Imunizimi Shih Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit 180 UDHËZIME PËR PRINDËRIT E FOSHNJËS 12 MUAJSH Shembujt e pyetjeve të mëposhtme kanë për qëllim të përdoren për të nxitur diskutimin, mbledhur informacion, adresuar nevojat dhe shqetësimet e familjes dhe ndërtuar bashkëpunimin me to për shëndetin e fëmijës. Përdorimi pyetjeve mund të ndryshojë nga vizita në vizitë dhe familja në familje. Pyetjet mund të përshtaten sipas stilit të komunikimit që ka çdo personel shëndetësor. Udhëzuesi paraprak shoqërues për familjen duhet të përputhet sipas pyetjeve, problemeve, ose shqetësimeve individuale që paraqet fëmija dhe familja përkatëse. Kur kryen një ekzaminim fizik, vëmendja e personelit të kujdesit shëndetësor është e orientuar drejt komponentëve vijues ekzaminues, të cilat janë të rëndësishëm për një moshë të caktuar të fëmijës: Përshtatja me zhvillimin e fëmijës ndryshimet në sjellje, balanca punëfamilje, pranimi/mospranimi i mendimeve të prindërve mbi çështjet lidhur me fëmijën. • Më mirë është të rishikohen planet për disiplinimin e fëmijës përpara se të ketë nevojë të korrigjohen më vonë prindërit për mënyrat jo të përshtatshme të disiplinës me fëmijën. Diskutoni mënyrat se si prindërit i trajtojnë fëmijët kur bëjnë diçka të gabuar, ose duhet të qetësojnë një situatë. (III B) • Ofroni metodat e disiplinës pa dhunë fizike, p.sh.: në rast të një gabimi fëmijës i thuhet ndal/pushim dhe mund të vendoset në një vend të sigurt p.sh.: në krevatin e tij, në koshin ku po luan fëmija, për 1-2 minuta në qetësi pa i folur dhe pa e lënë të luaj, apo të kryej ndonjë aktivitet tjetër. (III B) • Paralajmëroni prindërit mbi shpërthimet e mundshme të krizave të zemërimit –inatit (temper tantrums) në të ardhmen dhe ndryshimet e humorit të fëmijës që një herë mund të jetë shumë gazmor dhe i gjallë e bashkëpunues dhe herën tjetër dëshiron të bëjë vetëm ashtu si do ai, pa u bindur dhe duke kundërshtuar mbi gjithçka. • Rekomandoni përdorimin e lavdërimit që të forcohen sjelljet e mira dhe i sugjeroni prindërve si mund të përballen me kafshimin, grushtimin, ose me aktivitete të tjera të dëmshme që mund të ketë fëmija e tyre në këtë periudhë. • Një fëmijë në këtë moshë fillon të kuptojë atë që i lejohet dhe mund ta preki dhe diçka që i ndalohet. Por në të njëjtën kohë ai do shikojë dhe provojë si reagojnë prindërit lidhur me këtë. Ky është një kalim normal dhe pozitiv drejt vendosjes së rregullave. • Shpërthimet e inatit -temper tantrums- janë më të shpeshta ndërsa fëmija përpiqet të mjeshtërojë aftësi të reja dhe po lufton për të kaluar në pavarësinë dhe autonominë e tij. 181 SHEMBUJ PYETJESH: • Ju çfarë bëni kur fëmija juaj është i mërzitur, shqetësuar? • Çfarë bëni kur fëmija nuk bashkëpunon? • Çfarë bëjnë të tjerët në familjen tuaj? • A keni nevojë për ndihmë që të menaxhoni sjelljen e fëmijës tuaj? • Ndonjëherë rritja e një fëmije mund të jetë e stërmundimshme. A zemërohet ndonjëri prej jush me këtë? Çfarë ndodh më tej? • A e keni qëlluar ndonjëherë me ndonjë pëllëmbë fëmijën tuaj? • Si e shpërbleni ju fëmijën tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Mundohuni mos ta dënoni fëmijën tuaj duke e goditur me shuplakë, bërtitur, ose duke i mbajtur fjalime të gjata. • Vetëm një JO! e fortë dhe pa asnjë gjest, apo veprim tjetër është mënyra më e mirë që të përballeni me ngacmime, zemërime të vogla që mund të keni ndaj fëmijës (e njëjta si edhe PO! E fortë është një mënyrë e mirë që të lavdëroni një sjellje të mirë). • Gjithashtu mund të mendoni që të përdorni edhe një kohë të shkurtër izolimin e fëmijës në krevatin e tij, në një vend të mbrojtur ku mund të qëndrojë për 1-2 minuta pa i folur dhe pa luajtur deri kur sjellja e padëshiruar ndalon. • Tërheqja e vëmendjes së fëmijës me diçka të re që i largon vëmendjen, ose drejtimi i fëmijës në një aktivitet të ri janë rrugë të shkëlqyeshme që të pakësohet sjellja e padëshiruar. • Kujtoni se fëmija dëshiron të qëndrojë pranë jush dhe të dëgjojë zërin tuaj. Leximi me zë të lartë është një strategji e mirë për këtë qëllim (ajo është gjithashtu një rrugë që ta ndihmojë të dojë librat)!. (III A, III B) • Prindërit kanë nevojë që të jenë dhe pak kohë larg fëmijës që të plotësojnë edhe interesat e nevojat e tyre, të kenë kohë të rregullt që të pushojnë dhe të mbajnë marrëdhëniet e tjera me rëndësi sociale. Gjatë kësaj kohe ata gjithashtu mund të kenë nevojë për ndihmë më shumë nga familja dhe komuniteti ku jetojnë. • Prindërimi ndonjëherë është i vështirë. Dhe ndihmon shumë që prindërit të kenë dikë që të flasin rreth çështjeve të prindërimit të diskutojnë mbi shqetësimet e tyre dhe të vlerësojnë e gëzohen kur shikojnë si fëmija tyre po rritet dhe zhvillohet. 182 SHEMBUJ PYETJESH: • Kush kujdeset për fëmijën tuaj përveç jush? • A shkëmbeni ju informacione për shëndetin e fëmijës tuaj me to? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Sigurohuni që mund të diskutoni nevojat mjekësore të fëmijës tuaj dhe ndjenjat tuaja rreth ushqyerjes së shëndetshme, disiplinës, shëndetit të gojës dhe dhëmbëve me të gjithë kujdestarët e fëmijës tuaj (gjyshërit, bebi-siter, çerdhe, etj..). • Sigurohuni që çdo ambient ku qëndron fëmija ka të njëjtat standarde sigurie, ose edhe më të mira se shtëpia juaj dhe transportimi fëmijës nga shtëpia tek ai vend është i sigurt. Shkëmbeni çdo informacion që ne po diskutojmë me kujdestarët e tjerë. SHEMBUJ PYETJESH: • Cilat aktivitete pëlqeni të bëni ju jashtë shtëpisë. • Sa shpesh takoheni me miqtë të afërmit tuaj? • Çfarë gjëra bëni me miqtë të afërmit tuaj, me cilët bisedoni për çështje të prindërimit? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Mbani, ose zgjeroni lidhjet me komunitetin, fqinjët, miqtë tuaj, etj... • Merrni pjesë në vende ku ka prindër të tjerë që luajnë shëtisin me fëmijët e tyre. • Nëse ka grupe për këshillim për prindërimin e sigurtë merrni pjesë në to. VENDOSJA E RUTINAVE TË PËRDITSHME Rutina kupton kohën e përditshme me familjen, kohën për të fjetur, larjen e dhëmbëve dhe kohën e dremitjes paradite dhe pasdreke. Vendosja e traditave familjare është shumë me rëndësi për fëmijën. Vendosja e rutinave si koha për të ngrënë, fjetur dhe luajtur ka rëndësi edhe në këtë moshë. Frika nga të huajt arrin pikun e saj në muajt e parë që do vijnë pas kësaj moshe. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë bëni ju së bashku me fëmijën në familjen tuaj? • Çfarë bëjnë me fëmijën motrat dhe vëllezërit? • Më trego pak për traditat në familjen tuaj? Çfarë janë gjërat e reja që po bën 183 fëmija juaj? • Si reagon fëmija ndaj ndryshimeve në rutinën e tij (koha e rregullt për të shkuar për të fjetur, ngrënien e zakonshme, etj..) ose ndaj të huajve? • Kush është rutina e fëmijës tuaj për vaktet e ngrënies dhe vaktet zemër? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Shmangni shikimin e televizorit gjatë kohës që kaloni bashkë si familje. Në vend të kësaj luani përditë me fëmijën tuaj dhe me fëmijët e tjerë që mund të keni nëpërmjet lodrave, tregimit të historive, leximit me zë të lartë, tregoni dhe emëroni objektet, dëgjoni muzikë, qeshni, zbavituni dhe bëni ushtrime fizike. • Në këtë moshë fëmija juaj mund të ndjehet në ankth rreth njerëzve që nuk i ka të njohur. Kur takoheni me dikë të ri lejoni kohës fëmijës që të njohë dhe përshtatet me të. Mundohuni që mos ti ndryshoni shumë kujdestarët e fëmijës. • Ndani ushqyerjen e fëmijës në 3 vakte të plota dhe 2-3 vakte zemër në intervale të rregullta gjatë ditës. Kjo është një tjetër mënyrë e mirë që të vendoset një rutinë ditore e qëndrueshme. Gjithashtu ngrënia e rregullt e vakteve të rregullta dhe vakteve zemër i ofron fëmijës lëndët e ushqyeshme dhe energjinë për aktivitetet e shumta që ai kryen. Parandalimi që fëmija juaj të jetë i uritur ndihmon gjithashtu që të parandalohen krizat e inatit tek ai. • Një fëmijë 1 vjeç duhet të flejë 12-14 orë në ditë. Shkuarja në shtrat për të fjetur natën duhet të bëhet në të njëjtën orë, çdo natë dhe të bëhet një rutinë e fjetjes natën. Të lexuarit dhe të kënduarit në kohën kur fëmija është në shtrat për të fjetur janë shembuj të aktiviteteve që nxisin gjumin. Një lodër, apo send i pëlqyer gjithashtu mund ta ndihmojë, qetësojë dhe sigurojë fëmijën. Lënia ndezur e një drite të vogël nate mund të ndihmojë. • Në të dyja rastet edhe kur e vëmë në gjumin e dremitjes së pasdrekës dhe në darkë fëmija duhet vendosur në krevat kur ende është zgjuar që të ketë kalimin nga zgjimi tek përgjumja në shtratin e tij. Një tjetër rutinë për tu vendosur është në këtë moshë pastrimi dhëmbëve me furçë sapo të shpërthejë dalja e dhëmbit. SHEMBUJ PYETJESH: • Si po shkon rutina e fjetjes tek fëmija juaj? • A është e vështirë që fëmija juaj të shkojë për të fjetur? • Në çfarë ore shkon për të fjetur? • Si e vendosni ju fëmijën tuaj për dremitjen e pasdites? • Si lëviz fëmija juaj përreth në shtëpi? • Si po i përshtateni ju dhe fëmija juaj lëvizshmërisë në rritje që ka në këtë periudhë? • Sa shumë mërzitet ai kur do të marrë, apo arrijë diçka vetë? • Sa shpesh i lani dhëmbët e fëmijës tuaj? 184 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Vendoni një rutinë gjumi për natën që fillon me kohën e qetë me fëmijën tuaj që të relaksohet përpara se të shkojë në shtrat dhe mbaron me fëmijën që po qetësohet, merret me veten gjatë kohës që është në shtrat. Të lexuarit dhe të kënduarit fëmijës tuaj ndihmon që ta zërë gjumi. Një lodër e pëlqyer, ose një dritë e vogël nate mund të ndihmojë. Sigurohuni që të krijoni një ndarje midis orarit të gjumit të pasdites dhe orarit të gjumit të natës që fëmija të jetë i lodhur kur të vijë koha për të fjetur. • Fëmijët 12 muajsh duhet të vazhdojnë të kenë të paktën një dremitje pas dreke gjatë ditës. Ka rëndësi që kjo të jetë në një orar të caktuar për ditë. • Një tjetër rutinë ditore me rëndësi është larja e dhëmbëve me furçë. Vendosni një kohë të rregullt për larjen e dhëmbëve për ditë, si p.sh.: pas mëngjesit, dhe përpara fjetjes në darkë. NDRYSHIMET NË USHQYERJEN DHE OREKSIN Vetë-ushqyerja, ushqimet e shëndetshme, zgjedhjet Vaktet e ngrënies duhet të jenë të qeta, të sigurta dhe të këndshme për familjen. Nxisni aftësitë e motorikës fine si përdorimi i filxhanit, lugës dhe ngrënia me gishta. SHEMBUJ PYETJESH: • Më tregoni rreth kohës së vakteve të ngrënies në familjen tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Mbuloni dyshemenë dhe mos u shqetësoni rreth rrëmujës që bën fëmija me ushqimin, fëmijët e vegjël mësojnë duke eksperimentuar. • Shmangni ushqimet e vogla, të forta, si kikirikë ose kokoshka, me të cilat mund të mbyten ose çahet me ndonjë ushqim të fortë, të mprehtë (p.sh.: karota të gjalla, kokrra rrushi, hamburger) të prerë në copa. • Përfshini fëmijën tuaj në vaktet e ngrënies së familjes duke e vendosur në një karrige të lartë, ose në një vend të përshtatshëm për tu ulur. • Bëjini vaktet tuaja të ngrënies si familje të këndshme dhe të shoqërueshme. Nxisni bisedën. Fëmija duhet të zhvillojë aftësitë e ngrënies së fëmijës – copëtimi dhe kafshimi në pjesë të vogla. Vetë-ushqyerja, kapja e ushqimeve dhe pirja nga një filxhan janë më rëndësi në zhvillimin e tij. Fëmijët mësojnë të pëlqejnë ushqime duke prekur, nuhatur dhe futur gjithçka në gojë. SHEMBUJ PYETJESH: • Si po ecën fëmija juaj me vetë-ushqyerjen gjatë vakteve dhe vakteve zemër? 185 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Ofrojini fëmijës një lugë për të ngrënë dhe një filxhan për të pirë. Sigurohuni që ato janë të lehta për tu mbajtur nga fëmija. • Kjo është një kohë e mirë për prindërit që të vendosnin modele pozitive të ngrënies për fëmijën e tyre duke ofruar vakte të plota dhe vakte zemër në intervale të rregullta, duke i ofruar sasitë e duhura të ushqimit dhe kryesisht duke i ofruar ushqime të shëndetshme. • Diskutoni rëndësinë e ofrimit të vakteve zemër të shëndetshme të pasura në karbohidrate, fruta dhe perime dhe vetëm sasi të vogla të ëmbëlsirave. • Rikujtoni prindërve që ata janë përgjegjës për ofrimin e një llojshmërie ushqimesh të shëndetshme, dhe se fëmija e tyre është përgjegjës për sa shumë do të hajë. SHEMBUJ PYETJESH: • Si ka qenë oreksi fëmijës tuaj? • Çfarë pyetjesh keni ju për zgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme për fëmijën tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Ritmi i shtimit në peshë të fëmijës në këtë moshë do të jetë më i ngadaltë se viti i parë. Ai mund të hajë më pak se kur ishte foshnjë. • Fëmijët kanë tendencë “të pickojnë/kullosin” me ushqimin. Oreksi tyre do të ndryshojë shumë, ai do hajë shumë një vakt dhe më pak herën tjetër. • Lëreni fëmijën të vendosi çfarë dhe sa shumë të hajë nga një larmishmëri ushqimesh të shëndetshme që ju i ofroni. • Besojini aftësisë së fëmijës për të kuptuar se kur është i uritur dhe i ngopur. Nëse kërkon më shumë jepini një racion të vogël shtesë. Nëse ndalon së ngrëni pranoni vendimin e tij. • Ushqeni fëmijën tuaj 3 vakte të plota dhe 2 ose 3 vakte zemër me ushqime të shëndetshme në ditë. • Sigurohuni që kujdestari fëmijës tuaj ti japë fëmijës ushqime të shëndetshme. • Jepni vakte zemër të shëndetshme në dorë si: • Frutë të freskët (p.sh.: mollë, portokall, banane) të prera në copa të vogla • Djathë ose biskota me drithëra cereale për fëmijë, pure molle • Lëngje frutash të bëra vetë në shtëpi Për më shumë informacion i ushqyerjen e fëmijës në këtë moshë referoju Udhërrëfyesit “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël”. 186 HIGJIENA DENTARE Shëndeti gojës, Kontrolli parë i dhëmbëve, higjiena e dhëmbëve Çdo fëmijë duhet të ketë një dentist për kontrollin e rregullt të dhëmbëve, që duhet zgjedhur sa më shpejt pasi shpërthen dhëmbi parë, ose në moshën 12 muajsh. SHEMBUJ PYETJESH: • Më tregoni rreth kujdesit që tregoni për dhëmbin e parë të fëmijës tuaj. • A e keni dërguar fëmijën tuaj tek dentisti? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Sigurohuni që fëmija juaj të shkojë tek dentisti në moshën 12 muajsh, ose pasi i del dhëmbi parë. Një dentist do ju ndihmojë të mbani dhëmbët e fëmijës të shëndetshme dhe do të dini ku të drejtoheni për një urgjencë me dhëmbët e fëmijës tuaj p.sh.: thyerje dhëmbi, dhimbje dhëmbi, etj... • Lani me furçë dhëmbët me ujë të rrjedhshëm dy herë në ditë duke përdorur një furçë të butë. SIGURIA Siguria e Fëmijës. Siguria në shtëpi, në makinë, mbytja • Foshnja po bëhet gjithnjë e më i lëvizshëm dhe ka nevojë për mbrojtje kundër rreziqeve të zakonshme dhe pazakonshme. • Në këtë vizitë shikohen gjithë aspektet e sigurisë si një nga aspektet me rëndësi të kujdesit në këtë moshë. • Në jetën e familjes me anëtarë të tjerë ose miq të familjes, familja mund të ketë nevojë për të krijuar një ambient të sigurt për fëmijën. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë keni bërë ju për të siguruar fëmijën tuaj në shtëpinë tuaj, shtëpinë e gjyshes, etj..? • A keni lënë tavolinat e zbukurimit, mobiliet, pa mbulesa apo sende të rënda (tavlla, zbukurime allçie, etj..; ose keni objekte, qelqi, mermeri, guri, etj..) që fëmija mund ti kapë dhe tërheqë? • Si mendoni ju sa i sigurtë është vendi ku banoni? • Sa të sigurt dhe rehat ndjeheni ju dhe familja juaj brenda shtëpisë? Jashtë shtëpisë? • Si mund t`ju ndihmojmë që ju dhe familja juaj të ndjeheni të sigurt? • Kush tjetër mund t`ju ndihmoj që të ndjeheni të sigurt në shtëpi? 187 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Mbyllni me kyç të gjitha ilaçet dhe detergjentet, produktet kozmetike, larg vendeve ku mund të arrihen nga fëmija. Duke u ngjitur fëmijët mund ti arrijnë edhe dollapët. • Mbani fëmijët tuaj jashtë dhomës ku ka shumë sende që mund të prekë, përfshirë dyert e sobave të nxehta dhe ngrohësit, ose vendosni një pengesë rreth tyre. Tani që fëmija juaj po ecën, ulet, lëviz lirshëm mund të prekë gjithçka. • Mbani qeset plastike, tullumbacet, ose sendet e vogla si tavlla xhami, mermeri, larg nga fëmija. • Sigurohuni që nuk ka fije telefoni, fije elektrike, kordonë që varen në shtëpinë tuaj. • Sigurohuni që televizorët, mobiliet dhe sende të tjera të rënda janë të sigurta, kështu që fëmija juaj nuk mund ti tërheqë. • Nëse duken të paqëndrueshme dyert e dollapëve, bibliotekave, abazhurët sigurojini mirë me lidhëse dhe zinxhirë dhe vendosni llambat në dysheme mbrapa mobilieve të tjera. • Mbani sendet e tjera si: thika, gërshërë; larg vendit ku mund ti arrijë fëmija. SHEMBUJ PYETJESH: • Sa shpesh i lejoni ju vëllezërit dhe motrat e fëmijës tuaj të ju ndihmojnë të kujdeseni për të? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Kurrë mos i lini vetëm fëmijët më të rritur të kujdesen për fëmijën tuaj foshnjë. Lejojini ata t’ju ndihmojnë në detyrat e përditshme të shtëpisë, si ushqyerja nën kontrollin e një të rrituri të përgjegjshëm. • Kurrë mos nënvlerësoni aftësinë e një fëmijë 12 muajsh që të ngjitet kudo. Prindërit duhet të jenë vigjilent të parandalojnë dëmtimet nga ngjitja në dritare, ballkone, etj... SHEMBUJ PYETJESH: • A i keni të sigurta dritaret dhe dyert në shtëpinë tuaj për fëmijën? • Ku është i vendosur dysheku në krevatin e fëmijës? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Disa fëmijë mund të ngrihen dhe dalin jashtë krevatit të tyre në këtë moshë. Sigurohuni që dysheku është vendosur në pjesën më të ulët të kra- 188 hut të krevatit dhe krahu anësor të jetë i ngritur kur fëmija të jetë në krevat. • Nëse shtëpia ka shkallë kini kujdes të mbani dyert e mbyllura dhe vëzhgoni fëmijën kur është në shkallë. • Për të parandaluar fëmijët të rrëzohen nga dritaret mbani mobiliet larg dritareve dhe mbyllini mirë e siguroni dorezat e tyre. • Flisni me prindërit të sigurojnë që fëmija tyre është lidhur me rripin e sigurisë kur udhëtojnë me makinë. SHEMBUJ PYETJESH: • A e lidhni fëmijën me rrip sigurie në makinë dhe e vendosni në sediljet mbrapa kur udhëtoni me makinë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Asnjëherë mos e vendosni fëmijën në sediljen para të makinës sidomos kur makina ka airbag. Vendi prapa dhe ulur në sediljen e posaçme për fëmijën është më i sigurti. Ai mbron qafën dhe kokën e fëmijës në rast të një përplasje. • Për mbrojtjen optimale fëmija duhet të qëndrojë në sediljen e tij të veçantë me fytyrë mbrapa deri kur arrin moshën 1 vjeç dhe peshon të paktën 9 kg. Rritja e lëvizshmërisë së fëmijës e kombinuar me kureshtjen e tij përbëjnë një situatë shumë të rrezikshme kur ai ndodhet pranë objekteve me ujë. Fëmijët mund të mbyten në një sasi të vogël uji, edhe në një kovë që ka pak centimetra ujë, edhe në një lavaman. SHEMBUJ PYETJESH: • A keni objekte me ujë, si: rezervuar, lumenj apo puse pranë ose në shtëpinë tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Vëzhgoni vazhdimisht fëmijën tuaj kur është pranë ujit. Fëmija juaj mund të mbytet edhe në pak centimetra ujë përfshirë dhe ujin në lavaman, vaskë, kovë, legen ose në banjë. • Mos lini vëllezërit, apo motrat e mitura të fëmijës tuaj që ta vëzhgojnë kur fëmija është në tualet, lavaman, oborr, kopsht, etj... • Zbrazni kovat, legenët, etj.., pasi i përdorni ato. AKTIVITETE QË MUND TI REKOMANDOHEN PRINDËRVE PËR TË NDIHMUAR RRITJEN DHE ZHVILLIMIN E FËMIJËS 12 MUAJSH Punonjësit e shëndetësisë duhet ti këshillojnë, prindërit që të nxisin zhvillimin në këtë moshë si më poshtë: • T’i përgjigjen me mirësi dhe me fjalë të thjeshta ankesave të fëmijës dhe 189 reagimeve zanore; të ruajnë një rol bashkëbiseduesi me të. • Të nxisin fëmijën të tregojë objekte të njohura në libra me piktura, katalogë, dhe revista; të emërtohen objektet dhe të nxitet (jo me insistim) fëmija të imitojë. • Të fshehin një lodër ose një objekt tjetër të njohur në një vend të dukshëm dhe ta nxisin fëmijën ta gjejë atë. • T’i japin atij kuba, unaza, kuti formuese, filxhanë plastik si lodra që nxisin zgjidhjen e problemeve dhe koordinimin sy-dorë. • T’i lejojnë që të luajë vazhdimisht me ujë për të përfituar eksperienca të reja sensomotore e konjitive. • T’i vendosin lodrat në pjesë të ndryshme të dhomës në mënyrë që fëmija të kërkojë t’i kapë ato duke ecur, duke u përkulur, zvarritur (që të praktikojë aftësitë motorike). • T’i blejnë fëmijës lodra që mund të tërhiqen zvarrë, apo shtyhen, një kukull plastike apo druri që nuk përbën rrezik kur fëmija i kësaj moshe luan me të. • Të krijojnë një album me fotografi të pjesëtarëve të familjes. Të përfshijnë fëmijën, nënën, babin, gjyshërit, tezet, hallat, dajat dhe persona të tjerë të rëndësishëm. T’i flasin mbi gjëra të veçanta të lidhura me çdo person dhe ta ndihmojnë fëmijën të kuptojë familjen dhe rolin e tij në të. • T’i japin fëmijës një pjatë plastike (me anë të drejta) ose një kuti këpucësh dhe kopsa. T’i tregojnë si ti rregullojë ato rreth pjatës. Kjo e ndihmon fëmijën të zhvillojë një koordinim të mirë dorë-sy. • Të presin disa foto me pamje syri, goje, hunde nga ndonjë revistë. Ta ndihmojnë fëmijën ti vendosi këto foto në një copë letre për të ndërtuar një fytyrë. T’i kërkojnë fëmijës të tregojë tek hunda, syri, goja e tij. • T’i blejnë kukulla dhe kafshë që fëmija mund ti veshë ushqejë, ti shëtisë. Pjatat plastike, enë kuzhine, kuti cerealesh, dhe ushqime plastike nxisin lojën krijuese. • T’i mbushin një pjatë plastike me topa të vegjël plastmase që mund të futen nëpër pjata, apo enë të përmasave të ndryshme. Ta vëzhgojnë fëmijën të mos i gëlltisë ato. • Të këndojnë këngë bashkë me të. T’i japin fëmijës lodra muzikore dhe të kërcejnë me të sipas muzikës. • Të luajnë me top me fëmijën. Ta lënë të gjuajë, presë dhe hedhë topin. • Të mbikëqyrin fëmijën gjatë lojës. • Ta përgëzojnë fëmijën për përpjekjet e veta. • Të tregojnë shumë dashuri dhe durim për fëmijën. SHENJAT E RREZIKUT PËR PROBLEME ME ZHVILLIMIN Prindërit duhen informuar dhe këshilluar që të drejtohen tek personeli shëndetësor nëse fëmija deri në moshën 12 muajsh: • NUK Përplas sytë kur i afrohen objektet afër syve që lëvizin shpejt. 190 • NUK Fillon të nxjerrë dhëmbët. • NUK Imiton tinguj të thjeshtë. • NUK Ndjek kërkesa të thjeshta: hajde, çiao, çiao, pafshim. • NUK Ngrihet në pozicion në këmbë. • NUK Transferon objektet nga një dorë në tjetrën. • NUK Tregon ankth ndaj të huajve. • NUK Bashkëvepron duke luajtur me prindërit, kujdestarët dhe të afërmit. • NUK Ushqehet vetë; mban vetë lugën, apo filxhanin; kap dhe ha ushqime me gishta. • NUK Tërhiqet, apo zvarritet me duar dhe këmbë. PËRMBAJTJA E VIZITËS NË MOSHËN 15 MUAJSH Foshnja duhet të vizitohet nga personeli kujdesit shëndetësor që ndjek mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës (mjek familje, infermiere patronazhi e QSH në fshat dhe mjek e infermiere e këshillimores së fëmijës në qytet) në moshën 15 muajsh. Konteksti Fëmija 15 muajsh është kureshtar dhe mjaft i lëvizur dhe nuk duket se njeh kufij. Fëmijët në këtë moshë kërkojnë vëmendje të veçantë dhe drejtim nga prindërit dhe kujdestarët e tjerë të tij. Tashmë fëmija hedh hapa më të sigurta dhe eksploron vende të reja. Energjia e tij/saj fokusohet në eksplorimin e ambienteve dhe gjithçka-je të re. Impakti i këtyre ndryshimeve dramatike në moshën 15 muajsh, si pavarësia në lëvizje, rritja e vetë-vendosjes dhe aftësitë më komplekse konjitive ju japin prindërve kënaqësi dhe gëzim. Me këto zhvillime të reja eksituese fëmija i vogël shpesh ka dëshira dhe pritshmëri që mund të shfaqen me një nivel të ri rezistence p.sh.: që të vishet, shkojë në shtrat dhe një dëshirë në rritje që të bëjë gjithçka. Ndonjëherë këto aspirata mund të tejkalojnë aftësitë e tij fizike dhe shpesh mund të çojnë në shfaqjen e emocioneve të tilla si: mërzitja, mundimi, lodhja. Ai mërzitet kur nuk mund të zgjidhë një detyrë, kur dikush nuk kupton komunikimin e tij dhe nuk bën atë që dëshiron ai. Nëse e qara apo ulërima nuk arrin të plotësojë dëshirën që ka, protesta e tij mund të përshkallëzohet në shpërthime të krizave të inatit ose episode të ndalimit të frymëmarrjes (mekja). Lëvizshmëria, aftësitë eksploruese dhe guximi rrisin rrezikun për dëmtime. Fëmija në këtë moshë mund të vrapojë në rrugë, ose të ngjitet në shkallë pa asnjë ngurrim. Duke i munguar ndjenja e rrezikut, ose frika e të rrëzuarit, fëmija 15-18 muajsh gjithnjë do përpiqet të ngjitet dhe shkojë kudo edhe në shkallët e një lodre, ose të fus gishtin në folenë e prizës elektrike. Eksplorimet e tij të shumta në këtë moshë mundet ta sjellin atë në kontakt me lëndë të rrezikshme si: detergjente, kimikate ose barna, që mund të 191 jenë në shtëpi të vendosura në vende të padukshme kur prindërit nuk janë të kujdesshëm. Fëmija në moshën 15 muajsh mund të bashkëpunojë më mirë me personelin shëndetësor në vizitën rutinë. Ankthi lidhur me frikën ndaj personave jo të familjes mund të pakësohet nëse fëmija vizitohet në prehrin e prindërit dhe personeli shëndetësor qëndron afër në nivel me syrin e fëmijës. Mund të fillohet duke i ofruar fëmijës një lodër që të ngrohet pak situata, ndërsa flitet me prindin dhe duke filluar ekzaminimin në aspekte më pak bezdisëse për fëmijën. Mjetet që përdoren për ekzaminim mund të bëhen më të pranueshme dhe më pak frikësuese për fëmijën, duke ja treguar ato në fillim ose duke ja demonstruar, p.sh.: duke hipur ju në peshore,ose në matësin e gjatësisë, ose duke ekzaminuar veshin e prindit, etj... Gjithashtu fëmija mund të rehatohet më mirë duke e nxitur të eksplorojë dhomën e vizitës. Periudha kritike e të mësuarit për prindin dhe fëmijën është më e pranueshme kur prindërit e lejojnë fëmijën të fillojë të bëjë zgjedhje të shëndetshme duke i dhënë ushqime me vlera ushqyese pa ushtruar presion të hajë; duke i lejuar lirinë për të eksploruar brenda kufijve të sigurt; duke ju përgjigjur nevojave të tij; nxitur fillimin e pjesëmarrjes së tij në rutinën ditore si larja e duarve, të mësuarit me përballjen e zemërimit dhe mërzitjes së tij. Në moshën 15 muajsh vizita tek personeli shëndetësor i mëson prindërit të mësojnë aftësi prindërimi të nevojshme për të arritur veprime të balancuara për të ofruar një ambient të sigurt që i lejon fëmijëve lirinë dhe pavarësinë të eksplorojë dhe mësojë. PRIORITETET E VIZITËS SË FËMIJËS 15 MUAJSH Prioriteti parë është të dëgjohen shqetësimet e prindërve. Gjithashtu i jepet prioritet diskutimit të çështjeve të mëposhtme në këtë vizitë: Komunikimi dhe zhvillimi social (ndarja, vëmendja si komunikon fëmija dëshirat dhe interesat, shenjat e shkëmbimit të vëmendjes). Rutina e gjumit dhe orari rregullt i fjetjes natën, zgjimet natën (jo shisheve me biberonë natën në shtrat). Krizat e zemërimit dhe disiplina (parashikuesit e konfliktit, largimi i vëmendjes, lavdërimi për arritjet, qëndrueshmëria). Shëndeti i dhëmbëve (larja e dhëmbëve, përdorimi i shishes). Siguria (siguria në makinë, lidhja e rripit të sigurimit, helmimet, mbrojtja nga zjarri). Çfarë duhet kryer gjatë vizitës? HISTORIA/ANAMNEZA 192 Anamneza, historia mund të merret sipas shqetësimeve të familjes dhe mënyrave të punës së personelit shëndetësor. Për të nxitur diskutimin mund të bëhen pyetjet më poshtë: • Çfarë shqetësimesh keni rreth fëmijës tuaj? • Si do ta përshkruanit personalitetin e fëmijës këto ditë? • Për cilat gjëra të fëmijës jeni krenarë? • Çfarë mendoni ju është më e vështirë? Sfiduese? Po persona të tjerë kujdestarë të fëmijës, ose anëtarë të familjes çfarë shikojnë si të vështirë? Sfiduese? Të mrekullueshme tek fëmija juaj? • Çfarë ndryshimesh madhore dhe shqetësime (ngjarje stresuese) kanë ndodhur në familjen tuaj që nga vizita juaj e fundit në qendrën tonë? Vëzhgimi ndërveprimit prind-fëmijë Gjatë vizitës personeli duhet të vëzhgojë e vlerësojë: • Kush është toni emocional midis prindit dhe fëmijës. • Si e mbështet prindi nevojën e fëmijës për siguri dhe qetësim në dhomën e vizitës. • A shikohet në sy fëmija me prindin, ose i sjell një objekt për ta parë prindin. • Si luajnë prindi dhe fëmija me lodra (reciproke, direkt, ose pa vëmendje). • A reagon prindi pozitivisht kur mjeku, apo infermierja e përgëzojnë fëmijën. • Nëse në dhomën e vizitës ka motra, apo vëllezër si ndër-veprojnë ata me fëmijën. SURVEJANCA E ZHVILLIMIT A keni ndonjë shqetësim të veçantë lidhur me zhvillimin, sjelljen, apo të mësuarit e fëmijës tuaj? SOCIAL-EMOCIONAL Më tregoni pak rreth lojës tipike të fëmijës tuaj. • Dëgjon aktivitetet • Mund t`ju ndihmoj në shtëpi KOMUNIKIMI Si komunikon fëmija juaj? • Tregon atë që kërkon duke e tërhequr, treguar, ose murmuritur • I sjell sendet që t`jua tregoj juve • Ju jep një libër kur kërkon të dëgjojë një tregim Çfarë fjalë thotë ai me kuptim? • Thotë 2-3 fjalë (jo Mama/Baba) me kuptim 193 KONJITIV Çfarë mendoni ju se kupton fëmija? • Kupton dhe ndjek komanda/urdhra të thjeshta • Shkarravit ZHVILLIMI FIZIK Si shkon fëmija juaj nga një vend tek tjetri? • Ecën mirë, përkulet, pengohet dhe rifillon përsëri • A mundet të bëjë hapa mbrapsht Si i përdor duart fëmija juaj? • Fut sende/kuba në një filxhan • Pi nga një filxhan EKZAMINIMI FIZIK Kur kryen një ekzaminimin fizik vëmendja e personelit shëndetësor duhet të drejtohet mbi komponentët më poshtë të një ekzaminimi që janë me rëndësi për fëmijën në këtë moshë. Mat dhe plotëson: • Gjatësinë • Peshën • Cirkumferencën e kokës Plotëson në fletën e kurbave të rritjes: • Peshën për Moshë • Peshën për Gjatësi • Gjatësinë për Moshën • IMT Sytë • Ekzamino pupilat për refleksin e kuq • Kryej testin mbulo/zbulo për lëvizshmërinë e konjugimit të syve (për të parë për strabizëm) Goja • Vëzhgo për karies, pllaka, demineralizim (njolla të bardha) dhe ngjyrosje të dhëmbëve Neurologjik • Vëzhgo ndërveprimin me personelin shëndetësor dhe shmangien nga të huajt 194 DEPISTIMI DEPISTIMI UNIVERSAL VEPRIMI QË KRYHET Asnjë DEPISTIMI SELEKTIV VLERËSIMI I RREZIKUT* VEPRIMI NË SE KA RREZIK* Fëmijët që kanë një gjendje specifike me rrezik Matja e TA Shikimi Shqetësimi i prindit rreth një ekzaminimi jo normal me otoskop, ose të testit të konvergimit Referim tek okulisti Dëgjimi I vlerësuar si fëmijë me rrezik nga përgjigjet e pyetjeve në pyetësorin e depistimit për dëgjimin të plotësuar nga prindërit Referim për diagnozë tek otojatri Imunizimi Vaksinimi shih Kalendarin rutinë të Vaksinimit UDHËZIME PËR PRINDËRIT E FOSHNJËS 15 MUAJSH Shembujt e pyetjeve të mëposhtme kanë për qëllim të përdoren për të nxitur diskutimin, mbledhur informacion, adresuar nevojat dhe shqetësimet e familjes dhe ndërtuar bashkëpunimin me to për shëndetin e fëmijës. Përdorimi pyetjeve mund të ndryshojë nga vizita në vizitë dhe familja në familje. Pyetjet mund të përshtaten sipas stilit të komunikimit që ka çdo personel shëndetësor. Udhëzuesi paraprak shoqërues për familjen duhet të përputhet sipas pyetjeve, problemeve, ose shqetësimeve individuale që paraqet fëmija dhe familja përkatëse. ZHVILLIMI SOCIAL • Ndarja, vëmendja si fëmija komunikon dëshirat dhe interesat e tij, shenja të shkëmbimit të vëmendjes prind-fëmijë. • Kjo është mosha kur prindërit duhet të nxisin sjelljen e pavarur të fëmijës, kureshtjen, ndjenjën e pavarësisë që po shtohet dhe vetë-besimin. Në të njëjtën kohë ata duhet të ofrojnë udhëzime të qarta rreth kufijve të sjelljes së sigurt dhe të pranueshme nga ana sociale. • Flisni pozitivisht dhe me ndershmëri mbi fuqitë e familjes. Lavdëroni fëmijën për pavarësinë e tij dhe kur është miqësor dhe bashkëpunues. Lavdëroni prindërit për nxitjen e pavarësisë së fëmijës, për kujdesin që tregojnë që të jetë i sigurt dhe për ndihmën që i japin fëmijës gjatë vizitës. Nëse ka të pranishëm 195 motra vëllezër të fëmijës i lavdëroni ata për anët pozitive të tyre. Vlerësoni shkallën e stresit prindëror në lidhje me sjelljen e fëmijës. SHEMBUJ PYETJESH: • Cilat janë disa prej gjërave të reja që fëmija juaj po bën? • Si ju tregon fëmija juaj një dëshirë të tijën? Si reagoni ju? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Kurdoherë të jetë e mundur i lejoni fëmijës tuaj të zgjedhë midis 2 mundësive që për ju janë të pranueshme. P.sh.: lëreni të vendosi të zgjedhë midis një bananeje, apo një molle për të ngrënë si vakt zemër, ose të zgjedhë midis 2 librave që pëlqen për t`ja lexuar, sepse duke e lejuar të bëj zgjedhje në disa fusha do të pakësojë luftën e betejën në fusha të tjera. • Si ankthi ndaj të huajve ashtu edhe ai ndarjes janë sfida lodhëse për prindërit. Shpjegoni me qetësi se ato janë pjesë e arritjeve konjitive të reja dhe kjo shpesh i ndihmon të jenë të qetë me fëmijët e vegjël të kësaj moshe. SHEMBUJ PYETJESH: • Si reagon fëmija juaj ndaj të huajve? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • “Ankthi i të huajve” dhe ankthi lidhur me ndarjen nga anëtarët e familjes ende është i zakonshëm në këtë moshë. • Asnjëherë mos e merrni me tallje frikën e tyre. Mos e detyroni fëmijën të përballet me njerëz që e frikësojnë atë si p.sh.: klouni, plaku i vitit të ri. Pranoni frikën e tij dhe flisni me butësi e sigurojeni fëmijën tuaj në këto momente. Disa fëmijë janë më të ngathët/ngadaltë për tu ngrohur, aktivizuar. Ata e tregojnë këtë duke qenë të kujdesshëm dhe të tërhequr. Të tjerë janë shpërthyes në çdo çast. Ata e tregojnë këtë duke qenë miqësor dhe ndëraktiv por edhe duke qenë agresiv (p.sh.: duke kafshuar, qëlluar me grushte, pickuar, shkulur flokët, etj..). • Gjatë kësaj kohe kërkesash në rritje nga fëmija e tyre, prindërit shpesh lodhen dhe mërziten nga përpjekjet e vazhdueshme për ti ruajtur ato të sigurt dhe vendosur kufij. Diskutimi me prindër të tjerë që kanë fëmijë mund të lehtësojë stresin e tyre dhe ti japë ide për mënyra pozitive që të përballen me fëmijën e tyre në momente të vështira. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë bëni kur mërziteni ose jeni të lodhur me fëmijën tuaj? • Sa shpesh dilni nga shtëpia pa fëmijën tuaj (përveç kur shkoni në punë)? 196 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • I kushtoni pak kohë edhe vetes tuaj, dhe kaloni pak kohë individualisht me partnerin tuaj. Kërkoni ndihmë dhe mirëkuptim lidhur me prindërimin nga njerëz që ju i besoni. • Nëse fëmija juaj ka nevoja speciale është edhe më me rëndësi që të kërkoni mbështetje edhe nga familje të ngjashme me ju. • Fëmija 15 muajsh zakonisht flet pak fjalë, por mund të kuptojë shumë fjalë. Prindërit duhet të mësojnë strategji si të nxisin komunikimin dhe zhvillimin e gjuhës. Duke lexuar me zë të lartë dhe treguar figura prindi ndihmon fëmijët të mësojnë gjuhën dhe kënaqin kureshtjen e tyre rreth botës. SHEMBUJ PYETJESH: • Si e komunikon fëmija juaj atë që dëshiron? • Cilin apo çfarë thërret ai/ajo me emër? • Çfarë gjestesh përdor fëmija që të komunikojë mirë? Për shembull a tregon me gisht diçka që do dhe më tej ju vëzhgon nëse e keni kuptuar atë që do? • A përshëndet me dorë “Çiao/Pafshim”? Çfarë fjalësh përdor? UDHËZIME PARAPRAKE: • Të kuptuarit e fëmijës si mund të përdoren fjalët që të shkëmbehen eksperiencat dhe ndjenjat do të rriten nga bisedat, fjalët, lojërat me fjalë dhe librat që ju shkëmbeni me fëmijën. Librat nuk ka nevojë të lexohen gërmë për gërmë. Ju mund të përdorni fjalë të thjeshta rreth figurave dhe tregimit. • Ndihmoni fëmijën të mësojë gjuhën e ndjenjave duke përdorur fjalët që përshkojnë ndjenjat dhe emocionet. • Emërtoni gjestet e fëmijës tuaj. P.sh.: nëse ai tregon për një biskotë thoni “Eni po tregon biskotën. A do biskotë?”. • Përdorni fraza të thjeshta të pastra që ti jepni udhëzime fëmijës tuaj. Nxisni fëmijën tuaj të përsëris fjalët. Përgjigjuni me kënaqësi përpjekjeve të tij për të imituar fjalët. Dëgjoni dhe përgjigjuni pyetjeve të fëmijës. RUTINA E FJETJES Rutina e kohës së rregullt, për të shkuar për të fjetur, zgjimi natën, asnjë ushqim me shishe me biberon në shtratin e fëmijës natën Përforconi rëndësinë e kohës së gjumit të pasdrekës dhe rutinës së orarit të rregullt për të fjetur natën. Për fëmijë që mund të kenë zgjime natën, ose grinden, një ri-shikimi i ritualit të fjetjes së fëmijës dhe historisë së fjetjes mund të kërkohet më në detaje. 197 Përgatisni prindërit për mundësinë e shpeshtë të zgjimit natën në moshën 18-20 muajsh. Kjo është normale dhe lidhet me aftësitë e reja të fëmijës të të menduarit dhe kujtuarit si të frikërave edhe të dëshirave. SHEMBUJ PYETJESH: • Si fle fëmija juaj? • Si është rutina e shkuarjes për të fjetur e fëmijës tuaj (orari, çfarë bën ai, çfarë bëni ju, etj..)? • Kur shkon për të fjetur? • Sa orë gjatë ditës dhe natës fle? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Vazhdoni ta vendosni fëmijën për të fjetur në të njëjtin orar çdo natë. Ruajtja e një rutine për të shkuar për të fjetur në dhomën ku fle fëmija juaj do ta ndihmojë të përgatitet për të shkuar në shtrat. • Vendoseni kur është i përgjumur por ende i zgjuar. Disa fëmijë në këtë moshë edhe megjithëse flenë mirë, mund të zgjohen natën për një periudhë të shkurtër. • Nëse zgjohet natën mos i jepni asgjë që ti tërheqë vëmendjen; një vizitë e shkurtër që ta siguroni se ju jeni pranë tij është gjithçka ka nevojë fëmija që të flejë përsëri. • Ofrojini fëmijës tuaj një kafshë pellushi, batanije, ose lodrën e tij të preferuar që mund ta përdori për të ngushëlluar veten në kohën e fjetjes, ose kur zgjohen. •Mos i jepni shishe me biberon që të flejë me të, ose si një mjet që ta zërë gjumi përsëri. Parashikuesit e konfliktit, tërheqja e vëmendjes, lavdërimi për arritjet, konsekuenca Disa nga shpërthimet për krizat e zemërimit dhe konfliktet midis prindit dhe fëmijës së vogël në këtë moshë mund të shmangen nëpërmjet strategjive krijuese. Rishikoni me prindërit si mund të shmangen këto konflikte duke e lënë shtëpinë “për të shëtitur fëmija” (shtëpitë që kanë fëmijë të kësaj moshe nuk mund të jenë shembull i rregullit dhe pastërtisë dhe jo çdo gjë do jetë në vendin e vet), ose duke pranuar rrëmujën që zakonisht shoqëron të ngrënit, apo lojën e një fëmije 15 muajsh. SHEMBUJ PYETJESH: • Fëmija juaj a ka shpesh kriza/shpërthime inati? • Çfarë duket se i shkakton ato dhe si ju përgjigjeni zakonisht ju atyre? 198 • Për cilat gjëra ju i thoni “jo këtë, jo kështu”? • A keni ndonjë pyetje rreth asaj se çfarë i duhet lejuar dhe nuk i duhet lejuar fëmijës tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Largimi vëmendjes së fëmijës duke i ofruar një zgjedhje tjetër mund të parandalojë konfliktin e kotë, ose krizat e inatit. P.sh.: kur i lexoni lëreni të zgjedh librin. Lëreni të kontrollojë kthimin e faqeve. • Përdorni disiplinën si mjet për të mësuar dhe mbrojtur, por jo për të dënuar. • Lavdëroni fëmijën tuaj për sjelljen e mirë dhe arritjet. • Diskutoni sfidat e prindërve dhe qëllimet në lidhje me disiplinën dhe menaxhimin e sjelljes. • Rishikoni impaktin e ndryshimeve në temperament mbi sjelljen. SHEMBUJ PYETJESH: • • • • • Si e menaxhoni ju dhe partneri juaj sjelljen e fëmijës tuaj? Kush tjetër ju ndihmon ju për të rritur fëmijën? Sa shpesh flisni me njëri-tjetrin mbi idetë, mendimet për rritjen e fëmijës? Si janë qasjet tuaja të ngjashme dhe si ndryshojnë ato? Për çfarë dhe kur ju nuk jeni dakord? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Zhvilloni strategji me partnerin tuaj që të menaxhoni betejat që vijnë nga nevoja e fëmijës tuaj për të kontrolluar ambientin e tij. • Përdorni disiplinën si mjet për të mësuar dhe mbrojtur, por jo për të dënuar. Vendosni kufij për fëmijën tuaj duke përdorur largimin e vëmendjes, kufizime të lehta dhe kur nevojitet edhe një izolim të shkurtër (dënimi me largim nga vendi ku ishte fëmija). (III A) • Ndani fëmijën tuaj nga shkaku i problemit, qëndroni pranë tij dhe zbatoni gjithnjë rutinat dhe strukturat e vendosura të rutinës. • Mësoni fëmijën tuaj mos të kafshojë, godasë, ose përdori një sjellje tjetër agresive. • Jini model i kësaj sjellje ju vetë duke mos i ulëritur fëmijës dhe duke zgjidhur konfliktet me partnerin tuaj pa dhunë dhe në mënyrë konstruktive. Bërtitja rrit mundësitë për dëmtime fizike dhe fëmija juaj ka të ngjarë të mos e kuptojë lidhjen midis sjelljes dhe dënimit. Larja e dhëmbëve, përdorimi shisheve me biberonë Shumë fëmijë shfaqin pavarësinë duke kërkuar të lajnë dhëmbët e tyre por fëmijët nën 4 vjeç mund të mos kenë shkathtësinë e dorës për ta bërë këtë. 199 Kur një fëmijë mund të lidhi vetë lidhëset e këpucëve atëherë ka aftësinë e dorës për të larë dhëmbët e tij. SHEMBUJ PYETJESH: • A e keni vizituar për kontroll fëmijën tuaj tek një dentist? • Kush i lan dhëmbët e fëmijës tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Caktoni një takim me dentistin për dhëmbët e fëmijës tuaj, nëse ende nuk e keni bërë. • Fëmijët në këtë moshë nuk kanë të zhvilluar ende koordinimin e dorës që të lajnë si duhet me furçë dhëmbët e tyre. Lani dhëmbët e fëmijës dy herë në ditë (pas mëngjesit dhe përpara fjetjes) me një furçë të butë dhe ujë të rrjedhshëm. • Sqaroni se përdorimi i tepërt i qumështit të lopës, ose lëngjeve të frutave mund të dëmtojë dhëmbët sepse bakteret në gojë e shndërrojnë sheqerin në qumësht ose lëngje në acide. Acidi sulmon smaltin e dhëmbëve dhe çon në karies dentar/prishje të dhëmbëve. SHEMBUJ PYETJESH: • A fle fëmija juaj me shishe me biberon tek shtrati? • Sa shishe me qumësht ose lëngje frutash pi fëmija juaj në ditë? • Sa ujë pi fëmija juaj? • A dini se si mund të parandaloni kariesin e dhëmbëve/prishjen e dhëmbëve të fëmijës tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Shumë fëmijë zhvillojnë kariesin e dhëmbëve sepse bakteret që e shkaktojnë atë mund të kalojnë tek fëmija juaj nëpërmjet pështymës tuaj kur ju e puthni atë, ose i jepni nga luga, filxhani që përdorni ju. • Për të mbrojtur dhëmbët e fëmijës tuaj dhe parandaluar kariesin lani dhëmbët tuaj me furçë, mos përdorni të njëjtat mjete ngrënie me fëmijën, mos i pastroni në gojën tuaj biberonët e tij. • Nëse e keni shumë të vështirë të largoni natën fëmijën tuaj nga shishja me biberon, mos i hidhni asaj qumësht, ose lëngje frutash, por mbusheni vetëm me ujë të pastër. SIGURIA Siguria në makinë, përdorimi i rripit të sigurimit, helmimi. 200 Flisni me prindërit që të siguroheni mbi lidhjen e rripit të sigurisë fëmijës së tyre kur janë në makinë. SHEMBUJ PYETJESH: • A është i sigurt fëmija juaj i lidhur në makinë sa herë që ju udhëtoni me të? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Asnjëherë mos e vendosni fëmijën në sediljen para të makinës sidomos kur makina ka airbag. Vendi prapa dhe ulur në sediljen e posaçme për fëmijën është më i sigurti. Ulja me fytyrën mbrapsht është vendi më i sigurt për fëmijën e vogël në makinë. Ai mbron qafën dhe kokën e fëmijës në rast të një përplasje. • Për mbrojtje optimale fëmija juaj duhet të qëndrojë me fytyrë mbrapa deri kur arrin 14-16 kg. • Rishikoni çështjet e sigurisë në shtëpi; përfshirë helmet, zjarrin dhe objekte që bien. Dëmtimet e paqëllimshme janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve të fëmijëve të vegjël. Prindërit duhet të jenë gjithnjë vigjilent dhe të kontrollojnë rregullisht sigurinë e shtëpisë që të mbrojnë nga dëmtimi fëmijët e tyre. SHEMBUJ PYETJESH: • Kur e keni kontrolluar së fundmi shtëpinë tuaj që të jetë e sigurt për fëmijën tuaj? • A dëshironi të keni një listë të gjërave në shtëpi që duhet të kontrolloni? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Largoni helmet dhe prodhimet toksike nga shtëpia dhe mbajini lart në vende të kyçura. Përdorni dyer dhe pengesa në fillim të shkallëve. Për të parandaluar fëmijët të rrëzohen nga dritaret mbani mobiliet larg dritareve dhe mbyllini mirë e siguroni dorezat e tyre. (II-2 B) • Sigurohuni që edhe kujdestarët e tjerë të fëmijës tuaj i njohin këto udhëzime të sigurisë. SHEMBUJ PYETJESH: • Si i mbani ju lëngjet e nxehta larg vendeve ku mund të arrihen nga fëmija tuaj? • A i keni siguruar prodhimet pastruese të shtëpisë (detergjentet), ilaçet e ndryshme larg vendeve ku mund ti arrijnë fëmijët? • A keni shkallë, apo dritare të rrezikshme që mendoni se mund të shkojë fëmija dhe të dëmtohet? Si i siguroni ju ato? 201 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Mos leni asnjë enë, mbajtëse, ose objekt tjetër të nxehtë mbi tavolinë me mbulesë tavoline sepse fëmija mund ta tërheqë atë. • Ktheni dorezat e tiganëve nga brenda dhe vendosini në vendet e sobës ku janë më larg arritjes së fëmijës. Mbani fëmijën tuaj larg sobave, furrave, hekurit, ngrohëseve, etj... • Aparatet elektrike dhe kordonët elektrik mbajini larg vendeve ku mund të arrijnë fëmijët. • Mbani cigaret, çakmakët dhe alkoolin larg pamjes së fëmijës. • Temperatura më e nxehtë e bolierit nuk duhet të jetë jo më e lartë se 45ºF. • Para se të lani fëmijën tuaj provoni temperaturën me bërrylin tuaj që të siguroheni se nuk është shumë e nxehtë PËRMBAJTJA E VIZITËS NË MOSHËN 18 MUAJSH Fëmija duhet të vizitohet nga personeli kujdesit shëndetësor që ndjek mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës (mjek familje, infermiere patronazhi e QSH dhe mjek e infermiere e këshillimores së fëmijës në qytet) në moshën 18 muajsh. Konteksti Fëmija 18 muajsh kërkon durim, respekt dhe kufij konsekuent. Në këtë moshë fëmijët janë mjaft të lëvizshëm, një minutë ai këmbëngul për pavarësi dhe më tej ngjitet i frikësuar tek prindi tij. Shumë nga energjia që përdorte për aktivitete fizike tani drejtohet për kryerjen e detyrave më komplekse dhe bashkëveprimin social. Pasi ka mësuar konceptin e zgjedhjes, fëmija bëhet më kërkues rreth dëshirave që ka. Të kuptuarit e gjuhës zhvillohet shpejt duke sjellë mënyra të tjera të etiketimit dhe kujtuarit të eksperiencave të tij dhe një risi të kuptuarit të pritshmërive të prindërve të tij për dëshirat dhe nevojat e tij. Megjithëse aftësitë e tij komunikuese dhe sociale po zhvillohen me shpejtësi, një fëmijë 18 muajsh zakonisht ende ka një repertor të kufizuar verbal dhe të sjelljes për të shprehur vetveten. Kështu fjala e përdorur për gjithçka “JO” tregon dëshirën e tij për zgjedhje, autonomi, e rebelimi dhe negativizmi i një fëmije 18 muajsh janë zakonisht deklarata të një ndjenje në rritje të identitetit të tij. Gjatë kësaj periudhe ai ka nevojë të ketë lidhje të forta emocionale me 202 prindërit e tij. Që të lundrojë në botë dhe provojë zbulimet e tij fëmija duhet të dijë se ka një vend të sigurtë në shtëpi. Prindërit e vlerësojnë kur ju shpjegojmë se fëmija tyre ndonjëherë është kundërshtues, ndonjëherë shumë i ngjitur pas tyre dhe ndonjëherë ka sjellje të irritueshme dhe këto janë një fazë e zakonshme kalimtare. Sjellja e një fëmije 18 muajsh mund të jetë ndonjëherë shumë e lodhshme, por ai është i mrekulluar nga aftësitë e tij në dalje, dhe arritjet i sjellin një ndjenjë gëzimi dhe krenarie për të gjithë ata që janë rreth tij. Durimi i shtuar dhe një ndjenjë humori mund ti ndihmojnë prindërit në detyrën e vështirë që vazhdimisht ti kontrollojnë dhe vendosin kufijtë fëmijës së tyre. Fëmija 18 muajsh shkëlqen tek të gjithë kur duartroket veten dhe kërkon përreth që prindërit ta duartrokasin dhe mbështesin. Fëmijët zakonisht mbeten mjaft rezistentë ndaj ekzaminimit fizik tek një personel shëndetësor në këtë moshë. Personeli shëndetësor duhet të ketë durim me ta dhe të gjejë mënyra si ta bëj më të lehtë këtë ekzaminim. Ekzaminimi i një kukulle, apo lodre pellushi përpara se të ekzaminojë fëmijën, shpesh ka efekt qetësues. Për ta mbajtur fëmijën sa më të qetë, mundësisht në fillim kryeni procedurat jo invazive, p.sh.: vëzhgoni dhe më tej prekni fëmijën. Jepni fëmijës mundësi të mbajë stetoskopin ose otoskopin përpara se ta përdorni atë, jepni fëmijës shumë zgjedhje, p.sh.: pyeteni se ku dëshiron që ju ta ekzaminoni (p.sh.: në prehrin e prindit, ose tek tavolina e ekzaminimit? Cilin vesh do ti shikoni të parin, etj..?). Gurët themeltar të zhvillimit: Fëmija në moshën 18 muajsh Zhvillimi social dhe emocional: • Pëlqen tu japë objektet të tjerëve në formë loje. • Mund të ketë shpërthime zemërimi. • Mund të ketë frikë nga të huajt. • Shfaq afeksion ndaj personave familjarë. • Bën lojë simbolike si p.sh.: ushqen një kukull. • Nuk i ndahet prindërve, apo kujdestarit gjatë situatave të reja. • U tregon me gisht të tjerëve objekte interesante. • Eksploron vetëm, por dëshiron të ketë prindërit afër. Gjuha dhe komunikimi (gjuha receptive dhe ekspresive) • Shqipton disa fjalë teke. • Thotë dhe tund kokën për “jo”. • Tregon me gisht gjërat që dëshiron. Konjicioni (të mësuarit, të menduarit, zgjidhja e problemeve) • Njeh funksionin e objekteve të përdorimit të përditshëm p.sh.: telefoni, krehri, luga, etj... 203 • Kërkon vëmendjen e të tjerëve. • Tregon interes për një kukull, ose kafshë duke pretenduar ti ushqejë. • Njeh një pjesë të trupit. • Shkarravit veten e tij. • Mund të ndjekë një komandë verbale pa përdorur gjeste përforcuese p.sh.: ulet kur i thua “ulu”. Motorika globale dhe motorika fine • Ecën vetë. • Mund të ngjisë shkallët dhe të vrapojë. • Merr lodra nga toka kur është në ecje. • Ndihmon në zhveshje. • Pi ujë nga gota. • Ha duke përdorur lugën. Prioritetet e vizitës së fëmijës 18 muajsh Fillimisht duhen parë shqetësimet e prindërve. Gjithashtu u duhet dhënë përparësi çështjeve të mëposhtme për ti diskutuar në këtë vizitë: Të dëgjohen shqetësimet e prindërve, mirëqenien e tyre, si ata po mësohen me faktin që fëmija i tyre 18 muajsh po rrit pavarësinë e tij dhe se si po e menaxhojnë negativizmin që ndonjëherë shfaq, problemet me një motër, apo vëlla që po planifikojnë të kenë, apo tashmë është duke ardhur, etj... Zhvillimin e fëmijës, apo sjelljen e tij (përshtatjen e tij me një njeri tjetër që mund të kujdeset për të, apo ndryshime të tjera në jetën e fëmijës që lidhen me stadin e ri të zhvillimit konjitiv që ka arritur fëmija). Promovimin e gjuhës, nëpërmjet inkurajimit të zhvillimit të gjuhës, (përdorimin e fjalëve dhe fjalive të thjeshta, përfshirjen në lexim, këndim, apo recitim). Vlerësimi nëse është gati për të filluar edukimin e tualetit/kontrollit të urinimit dhe defekimit (njohja e shenjave për gatishmëri, pritshmëritë e prindërve). Siguria (siguria në makinë, rrëzimet, zjarri, djegiet, helmimet). Çfarë duhet kryer gjatë vizitës? Historia/anamneza Anamneza, historia mund të merret sipas shqetësimeve të familjes dhe mënyrave të punës së personelit shëndetësor, për të nxitur diskutimin mund të bëhen pyetjet më poshtë: • Si jeni dhe si po shkojnë gjërat në familjen tuaj? 204 • Le të flasim për disa nga gjërat që juve ju pëlqejnë më shumë tek fëmija juaj, dhe nga ana tjetër çfarë ju duket se e ka më të vështirë të arrijë? • Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur në familjen tuaj nga vizita e fundit? Më trego për ngjarje stresuese? • Çfarë ju shqetëson më shumë tek fëmija juaj? Vëzhgimi ndërveprimit prind-fëmijë Gjatë vizitës personeli duhet të vëzhgojë e vlerësojë: • Si komunikojnë prindi dhe fëmija me njëri-tjetrin. • Nëse i jepet një libër a shkon fëmija t’ia tregojë figurat prindit (vëmendja e të dyve, shkëmbimi vëmendjes). • A i bën prindi fëmijës shumë pyetje, apo i jep shumë urdhra. • Si është toni i ndërveprimeve të prindit me fëmijën dhe si reagojnë dy palët. • Si e drejton prindi fëmijën që të ketë kufizime. • A duket prindi pozitiv kur flet rreth fëmijës. SURVEJANCA E ZHVILLIMIT Personeli shëndetësor pyet prindin ose kujdestarin e fëmijës: A keni ndonjë shqetësim specifik rreth zhvillimit, të mësuarit, ose sjelljen e fëmijës tuaj? SOCIAL-EMOCIONAL Si reagon fëmija juaj kur është me fëmijë të tjerë? • Është ndër-veprues, apo i tërhequr, i shoqërueshëm apo agresiv (të ha, apo kafshon) • Qesh si përgjigje e përshtatshme ndaj kontekstit • Eksploron vetëm por me prindin në afërsi • Është spontan në afeksion • Ndihmon në shtëpi KOMUNIKIMI Si komunikon fëmija juaj? • Vokalizon dhe gjestikulon, flet të paktën 6 fjalë • Tregon me gisht për ti drejtuar dikujt tjetër atë çka do KONJITIV Çfarë mendoni se fëmija juaj kupton? • Tregon një pjesë të trupit • Ndjek komanda të thjeshta pa ndihmë nga gjestet (p.sh.: ulu) 205 • Tregon interes për një kukull, apo lodër duke e përqafuar apo duke bërë gjoja se e ushqen • Di emrat e librave të tij të preferuar ZHVILLIMI FIZIK Motorika e fëmijës (si ecën dhe vrapon), lëvizjet e krahëve dhe shtyllës kurrizore, Motorika fine (si i kap objektet) • Mendoni se fëmija dëgjon mirë, shikon mirë? • Si shkon fëmija nga një vend në tjetrin? • I ngjit shkallët, vrapon Si i përdor fëmija juaj duart? • Bën kullë me dy ose tre kuba • Mban një laps të trashë dhe shkarravit • Përdor lugën, apo mban në dorë një gotë pa e derdhur Në këtë moshë duhet të aplikohet dhe një test i standardizuar i depistimit të zhvillimit si dhe një test depistimi për autizmin. EKZAMINIMI FIZIK Ekzaminimi komplet fizik është i përfshirë si pjesë e çdo vizite kontrolli/ supervizioni për ndjekjen rutinë të rritjes dhe zhvillimit që kryhet tek fëmija nga personeli kujdesit shëndetësor. Kur kryen një ekzaminimin fizik vëmendja e personelit shëndetësor duhet të drejtohet mbi komponentët më poshtë të një ekzaminimi që janë me rëndësi për fëmijën në këtë moshë: Mat dhe plotëson: • Gjatësinë • Peshën • Cirkumferencën e kokës Plotëson në fletën e kurbave të rritjes: • Peshën për Moshë • Peshën për Gjatësi • Gjatësinë për Moshën • IMT Neurologjik • Vëzhgo mënyrën e ecjes (ecjen dhe vrapimin) kontrollin e duarve dhe 206 krahëve dhe lëvizjen e shpinës Sytë • Ekzamino pupilat për refleksin e kuq • Kryej testin mbulo/zbulo për lëvizshmërinë e konjugimit të syve (për të parë për strabizëm) Lëkura • Vëzhgo për nishane, njolla në ngjyrë qumështi, ose nxirje mavijosje (shenja dhune) Goja • Vëzhgo për karies, pllaka, demineralizim (njolla të bardha) dhe ngjyrosje të dhëmbëve DEPISTIMI Depistimi universal Autizmi Veprimi që kryhet Testi i përgatitur sipas protokollit të vlerësimit të autizmit Depistimi standardizuar i zhvillimit Depistimi selektiv Vlerësimi i rrezikut* Veprimi nëse ka rrezik* Shëndeti oral Nëse nuk është menduar nga kujdestarët të vizitohet tek një dentist Referoni tek dentisti Tensioni gjakut Fëmijët që kanë një gjendje specifike me rrezik Matja e TA Shqetësimi i prindit rreth një ekzaminimi jo normal me otoskop, ose të testit të konvergimit Referim tek okulisti Shikimi Dëgjimi I vlerësuar si fëmijë me rrezik nga përgjigjet e pyetjeve në pyetësorin e depistimit për dëgjimin të plotësuar nga prindërit Referim për diagnozë tek otojatri Anemia Pas vlerësimit të pyetjeve të rrezikut Hemoglobina, hematokriti UDHËZIME PËR PRINDËRIT E FËMIJËS 18 MUAJSH Shembujt e pyetjeve të mëposhtme kanë për qëllim të përdoren për të nxitur diskutimin, mbledhur informacion, adresuar nevojat dhe shqetësi207 met e familjes dhe ndërtuar bashkëpunimin me to për shëndetin e fëmijës. Përdorimi pyetjeve mund të ndryshojë nga vizita në vizitë dhe familja në familje. Pyetjet mund të përshtaten sipas stilit të komunikimit që ka çdo personel shëndetësor. Udhëzuesi paraprak shoqërues për familjen duhet të përputhet sipas pyetjeve, problemeve, ose shqetësimeve individuale që paraqet fëmija dhe familja përkatëse. Mirëqenia prindërore, përshtatja me pavarësinë në rritje të fëmijës dhe negativizmi herë pas here i tij, mosmarrëveshjet rreth planifikimit për një fëmijë të ri, ose një fëmijë që është duke ardhur. Flisni me prindërit rreth praktikave të tyre parandaluese dhe mbrojtës së shëndetit të fëmijës (p.sh.: përdorimi i rripit të sigurisë, shmangia e duhanit, marrja e një diete të ushqyeshme, ndjekja e këshillave shëndetësore të dhëna nga personeli për depistimin dhe qëndrimi në marrëdhënie të sigurta). Diskutoni përshtatjen e prindërve dhe familjes me sjelljen e pavarur të fëmijës së tyre. Pyesni rreth ndonjë ndryshimi që ka ndodhur, ose mund të ndodhi në familjen e tyre. SHEMBUJ PYETJESH: • Më trego rreth shëndetit dhe humorit tuaj? • Sa shpesh ju dhe partneri juaj i kushtoni kohë vetes? • Cilat aktivitete bëni bashkë si familje? • Më thoni a keni qenë në një marrëdhënie që ju jeni dëmtuar, kërcënuar, ose trajtuar jo mirë? • Çfarë keni bërë kur ka ndodhur kjo? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Krijoni mundësi për familjen tuaj të kaloni kohë së bashku dhe për anëtarët e familjes të flasin dhe luajnë me fëmijën tuaj. Koha e ngrënies së familjes dhe pushimet janë mundësi ideale. • Mbani daljet me familjen relativisht të shkurtra dhe thjeshta. Aktivitetet e gjata e lodhin fëmijën tuaj dhe mund të irritohet, ose të ketë shpërthime inati. • Kaloni kohë individuale me secilin fëmijë në familjen tuaj. Pranoni konfliktet midis vëllezërve dhe motrave dhe fëmijës tuaj. Kurdoherë që është e mundur mundohuni ta zgjidhni konfliktin pa mbajtur anë, p.sh.: nëse një konflikt shkaktohet nga një lodër, lodrën mund ta merrni dhe ta largoni nga fëmijët. Mos prisni që fëmija juaj të ndajë lodrat e tij. Lejojini fëmijëve më të rritur që të kenë lodra dhe sende të tjera që nuk duan ti ndajnë me fëmijët. Krijojini atyre një vend që ti ruajnë që fëmija juaj i vogël nuk mund ti arrijë. Mos e lejoni të godasë, kafshojë, ose të shfaqë sjellje të tjera agresive. Periudha të shkurtra pushimi si një mjet disiplinimi (largimi fëmijës nga 208 vendi ku po rri dhe izolimi tij) janë një mënyrë e mirë që ti tregoni fëmijës tuaj se këto sjellje nuk janë të mira. Nëse ju nuk ndjeheni i/e sigurt në shtëpi kërkoni ndihmë që të largoheni bashkë me fëmijën tuaj në një vend të sigurt. SHEMBUJ PYETJESH: • A po mendoni që të keni një fëmijë tjetër? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Nëse ju prisni një foshnje të re është me rëndësi që të përgatisni fëmijën duke i lexuar tregime që përshkruajnë ngjarjen që po vjen në familje apo ka ardhur, një foshnje të re që po vjen, e cila do ketë një vëlla, apo motër më të rritur. Tregoni se kush do kujdeset për të kur ju do shkoni të lindni fëmijën. Vazhdoni ti jepni shumë dashuri dhe kushtoni shumë vëmendje. Mundohuni mos të bëni asnjë ndryshim, ose kërkesa të reja zhvillimi për fëmijën tuaj afër kohës së lindjes së foshnjës. Përgatituni për fëmijën tuaj të progresojë në fitimin e aftësive të reja si p.sh.: përdorimi i oturakut, ose kërkimi shishes me biberon për të pirë. Krijimi i një balance midis mbështetjes për rritjen fizike dhe pavarësinë konjitive të fëmijës ndërsa vendosen dhe mbahen kufijtë është e vështirë për prindërit. Ka rëndësi që anëtarët e familjes të bien dakord se kjo është mbështetja më e mirë për fëmijën që gjithnjë e më shumë kërkon të jetë i pavarur dhe të mbahen kufijtë me konsekuencë. SHEMBUJ PYETJESH: • Më tregoni si i vendosni ju kufijtë me fëmijën tuaj dhe si e disiplinoni atë? • Përshkruani si ju dhe partneri juaj punojnë që të jenë konsekuent në vendosjen e kufijve për të. • Cilat kanë qenë aspektet më sfiduese për të menaxhuar sjelljen e tij/saj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Përforconi kufijtë dhe sjelljen e përshtatshme. • Mundohuni të jeni konsekuent në pritshmëritë dhe disiplinën. • Kujtoni se në këtë moshë fëmijët shpesh ngjiten shumë pas prindit si një mënyrë që të sigurojnë veten dhe të jenë emocionalisht të sigurt. Ushqyerja Ushqimi është një fushë në të cilët fëmijët shpesh shprehin pikëpamjet e tyre të pavarura veçanërisht për ato që pëlqejnë dhe nuk pëlqejnë, kjo është NORMALE. 209 SHEMBUJ PYETJESH: J Çfarë bën fëmija juaj kur ju i jepni ushqime të reja? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Fëmija juaj mund të bëhet më shumë dyshues dhe refuzues për ushqimet e reja ose të çuditshme, por ju nuk duhet ta kufizoni menynë vetëm tek gjërat që pëlqen fëmija. Ju duhet ti ofroni fëmijës tuaj një ushqim të ri disa herë përpara se ta pranojë atë. Mos u dorëzoni pas 1 ose 2 përpjekjeve. Lëreni fëmijën të eksperimentojë me një larmishmëri ushqimesh nga secili grup ushqimor duke i prekur dhe provuar me gojë ato. Për më shumë udhëzime shih Udhërrëfyesin “Ushqyerja e Gruas Shtatzënë, Foshnjës dhe Fëmijës së Vogël”. SJELLJA E FËMIJËS Përshtatja me kujdesin jo prindëror dhe nevoja që ti rikthehet lidhjes së ngushtë me prindërit, ndryshime të tjera të lidhura me arritjet konjitive. • Përshtatja me kujdesin jo prindëror (fëmija mund të shkojë në çerdhe, ose për të kujdesen gjatë ditës kujdestar të tjerë) mund të rikthejë një ngjitje të fëmijës me prindërit. Këmbëngulja për të eksploruar ambientin dhe këmbëngulja për të plotësuar dëshirat e tij janë veçori normale të zhvillimit në këtë moshë. • Kushtoni kohë për ti shpjeguar këto ndryshime që dalin si rrjedhojë e arritjeve konjitive të reja dhe ndihmoni prindërit të qëndrojnë të qetë dhe durueshëm me fëmijën e tyre të vogël. SHEMBUJ PYETJESH: • Cilat janë disa prej gjërave të reja që bën fëmija juaj? • Kush ju ndihmon të rrisni fëmijën? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Fëmija juaj mund të jetë anksioz në situatat e reja. Ngjitja mbas jush është një mënyrë që të shprehi dëshirën e tij për të qenë me ju. Kaloni kohë duke luajtur me fëmijën tuaj çdo ditë. Përqendrohuni në aktivitete që ai shpreh interes dhe pëlqen. Lavdëroni fëmijën tuaj për sjelljen e mirë dhe arritjet e tij. • Vendosni cilat kufizime janë më rëndësi për ju dhe fëmijën tuaj. Jini të qartë kur vendosni kufijtë dhe kurdoherë që është e mundur bini dakord me të rriturit dhe kujdestarë të tjerë të fëmijës mbi këto kufizime për fëmijën tuaj. 210 • Mbani të shkurtra periudhat e dënimit dhe disiplinës. Me një gjuhë të thjeshtë tregojini fëmijës atë që bëri gabim. Kur është e mundur përdorni udhëzime pozitive. Jini sa më shumë konsekuent kur vendosni dhe i rikujtoni kufizimet fëmijës tuaj. Kujtojini se qëllimi është ta mësoni jo ta dënoni. • Kur fëmija juaj është i mërzitur ndihmojeni të ndryshojë përqendrimin e tij në një aktivitet tjetër, libër ose lodër; kjo strategji largimi vëmendje shpesh e qetëson atë. PROMOCIONI GJUHËS/ TË DËGJUARIT Nxitja e gjuhës, përdorimi i fjalive të thjeshta dhe frazave, angazhimi në të lexuarit/kënduarit/folurit Zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit gjatë fëmijërisë së hershme është me rëndësi për rritjen e fëmijës në fushën sociale, konjitive dhe arsimore. Komunikimi ndërtohet midis ndërveprimit dhe marrëdhënieve. Personeli i kujdesit shëndetësor ka mundësinë të edukojë prindërit mbi rëndësinë e stimulimit të gjuhës duke përfshirë të kënduarit e këngëve, të lexuarit dhe të folurit me fëmijën e tyre. Loja prind-fëmijë në të cilën fëmija drejton dhe prindi është i vëmendshëm, përgjigjet e përmirëson, por nuk e kontrollon fëmijën; është një teknikë e shkëlqyer për të rritur si marrëdhënien prind-fëmijë dhe zhvillimin e gjuhës së fëmijës. Duke qenë se fëmijët e vegjël janë dëgjues aktiv, ata kanë kënaqësi kur eksplorojnë dhe mësojnë fjalë të reja. SHEMBUJ PYETJESH: • Si e komunikon fëmija juaj atë që dëshiron? • Cilin apo çfarë thërret ai me emër? • Çfarë gjestesh përdor për të komunikuar sa më mirë? • Për shembull a tregon me gisht atë që do dhe më tej pret të shikoj se çfarë po bëni ju? • A përshëndet “pafshim, Çiao”? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Nxisni zhvillimin e fëmijës tuaj duke i lexuar, kënduar dhe duke i folur rreth gjithçka që ju po shikoni dhe po bëni së bashku. • Librat nuk kanë nevojë “të lexohen”. Flisni rreth figurave, ose përdorni fjalë të thjeshta që të përshkruani atë që po ndodh tek libri. Mos jini të surprizuar nëse ai/ajo duan të dëgjojnë të njëjtin libër përsëri dhe përsëri. • Fjalët që përshkruajnë ndjenjat dhe emocionet do ndihmojnë fëmijën tuaj të mësojë gjuhën e ndjenjave. Bëjini fëmijës tuaj pyetje të thjeshta, pohoni përgjigjet e tyre dhe vazhdoni me shpjegime të thjeshta. Përdorni fraza të qarta që ti jepni udhëzime fëmijës tuaj. 211 Njohja e shenjave të gatishmërisë, aspiratat prindërore Trajnimi për tualetin është pjesë e zhvillimit. Shumë prindër duhet të udhëzohen kur të fillojnë trajnimin për tualetin e fëmijës. Mosha mesatare e fëmijës që të trajnohet për tualetin është rreth 30 muajsh. (III A) SHEMBUJ PYETJESH: • A keni menduar rreth trajnimit të tualetit të fëmijës tuaj, cilat janë planet tuaja për këtë? • A po e shtyn me forcë dikush fëmijën tuaj të mësojë tualetin? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Prisni të filloni trajnimin e tualetit deri kur fëmija juaj qëndron i thatë/i palagur për një periudhë rreth 2 orësh, di diferencën se kur është i lagur apo i thatë, mund ti ngrejë dhe ti ulë vetë pantallonat e tij, dëshiron të mësojë dhe mund të tregojë se kur është gati të shkojë në banjë për të defekuar. • Ndihmon të lexoni libra me fëmijën tuaj rreth përdorimit të oturakut, ta merrni në banjë kur ju shkoni (me prindin e seksit të njëjtë, babai djalin, ose nëna vajzën) që të mësojë rutinën dhe lavdëroni përpjekjet që të ulet në një oturak me rrobat e tij. SIGURIA Siguria në makinë, përdorimi rripit të sigurimit, helmimi, djegiet Flisni me prindërit që të siguroheni mbi lidhjen e rripit të sigurisë fëmijës së tyre kur janë në makinë. SHEMBUJ PYETJESH: • Si funksionon siguria në makinë? • A është i lidhur fëmija juaj në rripin e sigurisë në karrigen mbrapa sa herë i jepni makinës? • A përdorin të gjithë rrip sigurie? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Asnjëherë mos e vendosni fëmijën në sediljen para të makinës sidomos kur makina ka airbag. Vendi prapa dhe ulur në sediljen e posaçme për fëmijën është më i sigurti. Ulja me fytyrën mbrapsht është vendi më i sigurt për fëmijën e vogël në makinë. Ai mbron qafën dhe kokën e fëmijës në rast të një përplasje. • Për mbrojtje optimale fëmija juaj duhet të qëndrojë me fytyrë mbrapa deri 212 kur arrin 13.5-16 kg. • Rishikoni çështjet e sigurisë në shtëpi; përfshirë helmet, zjarrin dhe objekte që bien. Dëmtimet e paqëllimshme janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve të fëmijëve të vegjël. Prindërit duhet të jenë gjithnjë vigjilent dhe të kontrollojnë rregullisht sigurinë e shtëpisë që ti mbrojnë nga dëmtimi fëmijët e tyre. • Fëmijët vëzhgojnë atë që bëjnë të rriturit, kështu ka rëndësi që modelojnë sjellje të sigurta për fëmijën. Fëmija aktiv që ngjitet kudo në shkallë, parvazet e dritareve, etj..; i sfidon prindërit të ofrojnë një ambient sigurt, duke i kujtuar rreziqet e reja. SHEMBUJ PYETJESH: • A pëlqen fëmija juaj të ngjitet nëpër shkallë, dritare, mbi tavolinë, etj..? • Në cilin kat të pallatit jetoni ju, a i keni të mbrojtura dritaret e katit të dytë dhe më lart? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Kujtoni se shumë fëmijë ngjiten shumë mirë kudo. Sigurohuni që keni dyer në fillim dhe fund të shkallëve, që të parandaloni ndonjë aksident të mundshëm. Përdorni dyer dhe pengesa në fillim të shkallëve. • Për të parandaluar fëmijët të rrëzohen nga dritaret mbani mobiliet larg dritareve dhe mbyllini mirë, e siguroni dorezat e tyre. • Ruani gjithnjë fëmijën nga afër kur po ngjit shkallët, kur ju, apo të rritur të tjerë po ecni mbrapsht me makinë, ose po ecni mbrapa dhe përpara, sigurohuni që një tjetër i rritur e mban fëmijën tuaj në një distancë larg të sigurt që nuk ka mundësi të vrapojë, sepse shoferi nuk mund ta shikojë atë. SHEMBUJ PYETJESH: • Si i mbani ju lëngjet e nxehta larg vendeve ku mund të arrihen nga fëmija tuaj? • A i keni siguruar produktet pastruese të shtëpisë (detergjentet), ilaçet e ndryshme larg vendeve ku mund ti arrijnë fëmijët? • A keni shkallë, apo dritare të rrezikshme që mendoni se mund të shkojë fëmija dhe të dëmtohet? • Si i siguroni ju ato? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Mos lejoni asnjë send ose enë me lëngje të nxehta mbi një tavolinë që ka mbulesë tavoline, sepse fëmija juaj mund ta tërheqë. • Ktheni dorezat e tiganëve mbrapa dhe vendosini në vendet e sobës ku janë më larg arritjes së fëmijës. Mbani fëmijën tuaj larg sobave, furrave, hekurit, 213 ngrohëseve, etj... • Aparatet elektrike dhe kordonët elektrik mbajini larg vendeve ku mund të arrijnë fëmijët. • Mbani larg pamjes së fëmijës cigaret, çakmakët dhe alkoolin. • Temperatura më e nxehtë e bolierit nuk duhet të jetë jo më e lartë se 45ºF. •Para se të lani fëmijën tuaj provoni temperaturën me bërrylin tuaj që të siguroheni se nuk është shumë e lartë. SHEMBUJ PYETJESH: • Kur ka qenë hera e fundit që ju keni kontrolluar shtëpinë tuaj që të jeni të sigurt se është e mbrojtur dhe e sigurt? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Largoni helmet dhe prodhimet helmuese nga shtëpia ose i mbani ato në vende të kyçura mirë. • Largoni dhe vendosni në vende larg arritjes së fëmijës të gjitha barnat. • Mos i thoni asnjëherë fëmijës kur pi një ilaç se është si një karamele e ëmbël duke qenë se fëmijët kanë tendencë të imitojnë gjithçka. • Mos i pini ilaçet tuaja përballë fëmijës. PËRMBAJTJA E VIZITËS NË MOSHËN 2 VJEÇ Fëmija duhet të vizitohet nga personeli kujdesit shëndetësor që ndjek mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës (mjek familje, infermiere patronazhi e QSH dhe mjek e infermiere e këshillimores së fëmijës në qytet) në moshën 24 muajsh (2 vjeç). Konteksti Ky vit mund të jetë një ndryshim për fëmijën si edhe për prindin. Prindërit shpesh e përshkruajnë fëmijën e tyre dy vjeçar si “i pamundur” (ose i paarsyeshëm, etj..). Megjithatë vendosmëria, inatet dhe paaftësia e 2 vjeçarit për të pranuar kufij, janë pjesë e zhvillimit normal dhe shpesh nën kontrollin e fëmijës. Në këtë moshë fëmija përballet me kërkesa që mund të jenë të mëdha: aftësi dhe sjellje të reja për të mësuar dhe mbajtur mend, perfeksionuar gjërat e mësuara dhe plotësuar kërkesat e të rriturve. Gjithashtu ndjenjat konfliktuale të pavarësisë dhe vartësisë duhen zgjidhur. A është ndonjë çudi që i shikojmë 2 vjeçarët të dërmuar, kanë vështirësi të zgjedhin dhe 214 thonë jo edhe për gjërat që i duan në të vërtetë? Fëmijët në këtë moshë dallohen për shpërthime spontane të gëzimit, të qeshurës, apo afeksionit. Gjithashtu ndërsa fitohen aftësi të reja dhe përforcohet ajo që është mësuar më parë, dy vjeçari gradualisht fillon të bëhet më i butë dhe më i dashur. Kjo moshë është një sfidë e vërtetë si për fëmijët ashtu edhe për prindërit, kujdestarët e tyre. Të rriturit shpesh e quajnë dyvjeçarin si të papërballueshëm. Megjithatë kërkesat me ngulm të dyvjeçarit, si dhe përplasjet e kokës dhe këmbëve janë pjesë e zhvillimit normal të tij dhe rrallëherë janë nën kontrollin e tij. Fëmijët e moshës 2 vjeç janë shumë energjikë. Janë në gjendje të ecin dhe të flasin, të ndalojnë dhe të rinisin me lehtësi ecjen ose vrapin, shmangin pengesat me objektet që mund ti dalin përpara, ulen dhe afrohen për të luajtur me një objekt dhe ngrihen përsëri. Ata kacavirren mbi mobilie, ngjisin shkallët, ulen në tavolinë dhe shkojnë kudo që mund të arrijnë. Dyert mund të mos jenë pengesë për ta. Fillojnë të tentojnë të hedhin dhe shkelmojnë gjërat. Akoma nuk arrijnë të gjykojnë mirë mbi përmasat dhe largësitë, p.sh.: mund të kërkojnë të ulen mbi karrigen e kukullës, ose të ecin mbi top ndërsa tentojnë ta shkelmojnë. Por këto gabime korrigjohen. Midis fëmijëve të ndryshëm ekziston një variabilitet i ndryshëm që varet në një shkallë të madhe nga eksperienca e tyre. Gjuha është zhvilluar mirë. Tani kuptojnë shumë më tepër fjalë dhe arrijnë të përdorin 50 ose me shumë, pjesa më e madhe e të cilave shqiptohet qartë. Mund të bashkojnë bashkë dy, ose tre fjalë. I kërkojnë gjërat duke përmendur emrat e tyre. Fjalët e shqiptuara gjysma-gjysma gradualisht zhduken por shfaqet ekolalia. U pëlqen të dëgjojnë përralla dhe këngë. Hapin fletët e një libri një nga një. Kuptojnë çfarë ju kërkohet. Kanë një ndjenjë të fortë identiteti dhe prone. Kundërshtojnë gjërat që u bëhen, p.sh.: vizita mjekësore, dhe ruajnë me kujdes gjërat e tyre duke shfaqur shpërthime zemërimi nëse u merret diçka. Shumë fëmijë në këtë moshë hanë vetë dhe shumë prej tyre nuk përdorin më bebelinon por disa prej tyre akoma nuk e kanë arritur këtë fazë. Dy vjeçari pëlqen të ushqehet vetë, të lexojë një libër dhe të imitojë prindërit në detyrat e shtëpisë. Në lojë simulimi i situatave shtëpiake është shumë i dukshëm, si dhe interesi për të ndërtuar me kuba etj..; si dhe për të vidhosur dhe zhvidhosur. Fillojnë të kuptojnë që një objekt mund të paraqitet me emrin e tij (emërtimi verbal), ose nga një model, figurë, ose vizatim (simbolizmi). Ky nivel i ri ndërgjegjeje identiteti dhe paraqitjes së objekteve mund ti bezdisë fëmijët nëse i shohin të paplota, ose të shkatërruara dhe kërkojnë ti riformojnë përsëri. Përdorin lapsin si një shkop dhe shkarravisin mbi letër. Ndërtojnë me kube dhe arrijnë të bëjnë kullë me gjashtë ose shtatë kube. Megjithëse ky vit kalimtar mund të jetë i lodhshëm për të gjithë, kjo është 215 gjithashtu edhe një periudhë që fëmijët mësojnë shumë. Ata dallohen për të qeshurat dhe afeksionin që iu falin të tjerëve dhe për gjërat e reja që mësojnë çdo ditë. Fëmija 2 vjeçar është gazmor, i gjallë, i lirë dhe sfidues! Megjithëse një fëmijë dy vjeçar ende nuk mund ti komunikojë mirë nevojat e tij. Duhet ta ndihmojmë fëmijën të risi mjeshtërinë e gjuhës, e cila mund të jetë një arritje si për fëmijën dhe për familjen. Fëmija 2 vjeçar ende nuk është i aftë të ndër-veprojë me fëmijët e tjerë. Ai në përgjithësi përfshihet në lojën paralele duke parë moshatarët e tij dhe kështu mëson të bëhet social. Ka rëndësi që të rriturit të mos presin që një dy vjeçar të ulet në një rreth me fëmijët e tjerë dhe të luaj bashkë me ta, ose të dëgjojë një tregim të gjatë. Këto aftësi do të zhvillohen midis moshës 2-3 vjeç. Për të kuptuar plotësisht aktivitetet e reja fëmija i përsërit ato disa herë. Çfarë do ndodhi kur ai spërkatet dhe bëhet qull kur është në lavaman? Sa larg ra ariu pellush nga shkallët? Si është balta? Ndonjëherë prindërit e kanë të vështirë të kuptojnë kureshtjen, devijimin e rregullave të tyre dhe mundohen të ndalojnë eksplorimin e fëmijës së tyre. Megjithëse një dy vjeçar duket i vendosur që të fitojë pavarësinë e tij kur i ofrohet një zgjidhje (p.sh.: midis një molle dhe një portokalli) ai zakonisht pushon aktivitetin e tij dhe i duhet pak kohë sepse e ka të vështirë të zgjedhë. Pasi merr një vendim përfundimtar shpesh do ta ndryshojë atë. Me gjithë vrullin e tij të dukshëm për pavarësi, fëmija 2 vjeçar shpesh fshihet prapa këmbëve të prindit të tij kur përballet me të rritur të tjerë. Në këtë moshë mund të zhvillojë frikën për herë të parë nga zhurmat e forta, kafshët, gjërat e mëdha që lëvizin dhe objekte dhe ngjarje të tjera që janë të paparashikueshme dhe jashtë kontrollit të fëmijës dhe i duken kërcënuese. Frika nga errësira mund të formohet gjatë kohës që fëmija po përballet me kalimin midis zgjimit të ndërgjegjshëm dhe gjumit. Ngjarjet e pashpjegueshme mund të formojnë një frikë në imagjinatën e fëmijës (p.sh.: frika nga bubullima, vetëtima). Një send tranzicioni (p.sh.: një batanije, ose kafshë pellushi) e ndihmon fëmijën të kalojë kohët e ankthit përfshirë edhe tranzicionin drejt gjumit. Me mbështetjen dhe sigurinë e tij e qëndrueshme të prindit fëmija fiton besim dhe zakonisht i kapërcen këto frika. Trajnimi për të shkuar në tualet (fituar pastërtinë e urinimit dhe defekimit) dhe është shpesh në listën e prioriteteve që kanë prindërit për fëmijën e tyre dy vjeçar. Ndoshta jo të gjithë fëmijët e kësaj moshe kanë fituar aftësitë e zhvillimit që të arrijnë këtë gur themeltar zhvillimi. Një veçori me rëndësi në suksesin e kësaj arritje është edhe dëshira e fëmijës. Prindërit shpesh e pëlqejnë nxitjen që i bën personeli shëndetësor për të dalluar shenjat e gatishmërisë së fëmijës, që të mësojnë dhe njohin kufijtë e tyre për ta kryer këtë ndryshim. Në këtë moshë veprimet e fëmijës ende drejtohen nga reagimet e prindërve. Ai ka mësuar se çfarë duhet të bëjë që të marri përgjigje negative ose pozitive 216 nga prindërit e tyre dhe shpesh do shpërthejë në kriza inati që të largohet nga ai veprim për të cilën e di se prindërit do reagojnë fortë. Po kështu, reagojnë prindërit e tij kur ai ka vështirësi për të shprehur qartë veten. Në moshën 2 vjeç fëmija është gati të mësojë rregullat e thjeshta të sigurisë dhe sjelljes në familje, por ai vetëm po fillon të jetë i aftë ti ngulisë mirë tek vetja e tij. Mbetet shumë e rëndësishme që prindërit të sigurojnë mbrojtjen e mjedisit që i rrethon dhe të mbikëqyrin fëmijën e tyre aktiv. Prindërit duhet të ofrojnë siguri me butësi, qetësi dhe konsekuencë, mbajnë kufijtë me gjithë krizat dhe shpërthimet e inatit të fëmijës dhe përforcojnë sjelljen pozitive. Të gjitha këto i ndihmojnë fëmijës së tyre të fillojë të zhvillojë vetë-besim të shëndetshëm dhe aftësi sociale. Personeli i kujdesit shëndetësor nuk duhet të pyesë një fëmijë të kësaj moshe, me pyetje që mund t`ju përgjigjet “jo”. Përgjigja negative është për një dy vjeçar mënyra e vetme e mbajtjes së një farë kontrolli. Fjalitë e thjeshta që i adresohen fëmijës janë zakonisht më të suksesshme si p.sh.: “Tani erdhi koha që të dëgjojmë zemrën tënde”. Për shumë fëmijë ekzaminimi bëhet më mirë, në prehrin e prindit. Kur ka mundësi që fëmija të zgjedh në të vërtetë, i kërkoni fëmijës për ndihmë (p.sh.: cilin vesh dëshiron të kontrolloj të parin?”). KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE ZHVILLIMIT TË 2 VJEÇARIT Zhvillimi Fizik • Shton në peshë afërsisht 0,9-11 kg në vit; peshon afërsisht 11,5-14,5 kg, ose 4 herë mbi peshën e lindjes. • Rritet afërsisht 7.6-12.7 cm në vit; gjatësia mesatare në këtë moshë është 86,5-96,5 cm. • Qëndrimi është më i drejtë; barku ende është i madh dhe i dalë, sepse muskujt e barkut nuk janë zhvilluar plotësisht. • Frymëmarrja është e ngadaltë dhe e rregullt (afërsisht 22-24 frymëmarrje në minutë). • Temperatura e trupit vazhdon të lëvizë sipas aktivitetit që bën fëmija, gjendjes emocionale dhe mjedisit. • Truri arrin rreth 80% të madhësisë që ka i rrituri. • Shpërthimi i dhëmbëve është pothuajse i plotë; shfaqen dhëmballët e dyta dhe ka gjithsej 20 dhëmbë të fëmijërisë. Zhvillimi motor/lëvizor • Ecën mirë duke qëndruar më drejt, mënyra e të ecurit është modeli thembër-gishti i madh (çka nënkupton që fëmija kur ecën në fillim mbështet në tokë thembrën dhe më tej gishtin e madh), arrin të manovrojë kur ka pengesa në rrugë. • Vrapon me më shumë besim tek vetja; bie më rrallë. • Ulet për të luajtur për periudha më të gjata. 217 • Ngjit shkallët pa kërkuar ndihmë (por nuk arrin ti përdori të dyja këmbët njëra pas tjetrës në ngjitje.) • Qëndron drejt mbi një këmbë (për pak çaste, hidhet përpjetë, por mund të bjerë. • Mund të fitojë një farë kontrolli të jashtëqitjes dhe urinimit gjatë këtyre viteve (por kjo varet nga zhvillimi fizik dhe neurologjik i fëmijës), megjithëse duhet të presim se do të ketë prapë raste që do të laget, apo ndotet; fëmija do ta tregojë vetë se është gati që të ulet në oturak. • Hedh topa të mëdha nga poshtë dorës, pa humbur ekuilibrin. • Mban filxhanin, apo gotën me një dorë (është me e sigurt që filxhani të mos jetë i thyeshëm). • Shkopsit kopsa të mëdha; hap zinxhirë të mëdhenj. • Hap dyert duke ulur dorezën e derës. • Kap me grusht lapsa të mëdhenj; shkarravit me gëzim në një letër të madhe. • Ngjitet mbi karrige, rrotullohet dhe ulet. • I pëlqen të zbrazë dhe të mbushë rërë, ujë, etj... • Bashkon 4-6 sende njëri mbi tjetrin. Zhvillimi Perceptiv-Njohës/konjitiv • Koordinon më mirë lëvizjet sy-dorë; mund të bashkojë sende, t’i ndajë, të përshkojë gogla të mëdha në një tel. • Fillon t’i përdorë sendet më shumë për qëllimet e veta se sa për funksionin që ato kanë (p.sh.: mund të shtyjë një kub, si një varkë). • Bën klasifikime të thjeshta (ndan për shembull një kafshë lodër nga një makinë lodër). • Habitet për momente të gjata, duket i magjepsur nga diçka, apo e zmadhon atë, përfytyron një situatë, për shembull: ku ka shkuar topi, pse vrapoi qeni, kush e ka bërë këtë zhurmë? • Ndjek aktivitete që i zgjedh vetë, për periudha të gjata kohe. • Zbulon që çdo veprim ka dhe pasoja, pra lidhjen shkak-pasojë; po e ngacmove macen ajo të gërvisht. • Di se ku mund të ndodhet një person i njohur; vëren mungesën e tij, gjen një send të fshehur, duke e kërkuar në vendin ku që fshehur herën e fundit. • I vë emër sendeve në librin e figurave; mund të dojë të kapë një figurë dhe ta shijojë apo t’i marrë erë. • Njeh dhe shpreh dhimbjen dhe tregon vendin e saj. Zhvillimi i gjuhës dhe të folurit • I pëlqen t’i lexojnë dhe do të marri pjesë në lexim duke treguar me gisht, duke nxjerrë zhurma, kthyer faqet, etj... • Kupton se të folurit vlen për t’i bërë të tjerët që t`ju përgjigjen nevojave dhe dëshirave të tij. • Përdor 50 deri 300 fjalë të ndryshme; fjalori është vazhdimisht në rritje. 218 • Ka një të folur të vetën si kod, me fjalë të tjera, shumë pjesë nga biseda e një dy vjeçari kanë kuptim vetëm për të. • Gjuha e kuptuar është më e zhvilluar se ajo e shprehur; shumë fëmijë dy vjeçar kuptojnë më shumë se sa mund të flasin. • I referohet vetes më shumë si “mua’, apo ndonjëherë “unë” se sa me emër. “Mua po iki, pafshim”; nuk ka probleme për të shprehur “e imja”. • Shpreh fjali mohuese duke u kapur pas një fjale mohuese si “jo”, “nuk”: për shembull “jo me qumësht” “nuk gjumë”, etj... • Vazhdimisht pyet, “Çfarë është kjo?”. • Përdor disa fjalë në numrin shumës; tregon për sende, apo ngjarje që nuk kanë ndodhur tani (ky është një përparim në njohje dhe gjuhë). • Të folurit është 65-70% inteligjent (i arsyeshëm, i kuptimtë). Zhvillimi i personalitetit dhe ai social (shoqëror) • Tregon shenja afrimi dhe kujdesi; qetëson fëmijët e tjerë që janë dëmtuar, apo janë të frikësuar; ndonjëherë është tepër i dashur duke i dhënë përkëdhelje dhe puthje pa mbarim fëmijëve të vegjël. • Vazhdon të jetë agresiv fizikisht (të godet me shpullë, të shkul flokët, etj..) nëse është i zemëruar, i zhgënjyer, apo i lodhur (për disa fëmijë, kjo ndodh shumë më tepër se tek disa të tjerë), ky agresivitet fizik zakonisht pakësohet me përmirësimin e të folurit. • Shpërthimet e inatit/zemërimit duken se arrijnë kulmin në këtë vit; fëmija ende nuk mund të arsyetojë dhe këto kriza inati janë të shpeshta në këtë periudhë moshe. • Është i padurueshëm; e ka të vështirë të presë, apo t’i vijë radha. • I pëlqen “të ndihmojë” në punët e shtëpisë; imiton aktivitetet e përditshme; përpiqet ta bëjë kukullën të urinojë, apo të ushqejë një lodër pellushi, etj... • Është si “pronar” me prindërit dhe kujdestarët; i urdhëron ata, ju kërkon gjëra, pret që të rriturit ti përgjigjen menjëherë. • Vëzhgon dhe imiton lojën e fëmijëve të tjerë, por rrallë bashkohet me ta; i pëlqen të luajë vetëm. • Ju jep lodra fëmijëve të tjerë, por është zakonisht pronar i sendeve; ende provon të dëmtojë e të shkatërrojë lodrat. • E ka të vështirë të bëjë zgjedhje; i dëshiron të gjitha. • Shpesh është i pabesë ndaj të tjerëve (për shembull i puth dhe më pas i godet); papritmas bërtet “jo” dhe bëhet i prerë nuk do të bashkëpunojë me të tjerët. • Dëshiron gjithçka sipas një rregulli të tij “pikërisht kështu”; kërkon gjithçka njësoj si më parë; gjithçka duhet të jetë “aty ku ishte”. Rutina ditore Tualeti, Banja, Veshja • I pëlqen shumë të bëj banjë dhe sidomos kur e lejojnë të luajë në të. Mund 219 të refuzojë që ta lajnë të tjerët; përpiqet të lahet vetë. • Nuk i pëlqen kur i lajnë kokën. • Përpiqet të ndihmojë kur e veshim; mund të zhvishet vetë. • Tregon shenja gatishmërie për kontrollin e urinimit dhe defekimit. • Nuk laget për një kohë më të gjatë (kjo do të thotë që po bëhet gati të shkojë vetë në banjë). Ushqyerja • Pas moshës 2 vjeç fëmija nuk ka nevojë për yndyrna të tepërta. Tani është koha për të filluar gradualisht zëvendësimin e qumështit të pa-skremuar me qumësht me pak yndyrë 2-3%, apo produkte të qumështit pa yndyrë. Lëngjet e frutave duhet të jepen të kufizuara. Veçoritë në këtë moshë • Ka pak oreks; kjo luhatet midis periudhave të rritjes; dreka është shpesh vakti i preferuar. • Ndonjëherë e përshkruajnë si nazeli; shpesh ka gjëra që i pëlqejnë shumë, apo nuk i pëlqejnë aspak (të cilat duhen respektuar); mund të pëlqejë vetëm disa ushqime si: reçeli, sandviçet, makaronat, djathi. • I pëlqejnë ushqime të thjeshta që i “njeh”; nuk i pëlqejnë përzierjet; dëshiron ushqimet që i shërbehen në një mënyrë të njohur për të. • Mund të ketë nevojë që midis vakteve të hajë diçka. • Vazhdimisht është i aftë për tu ushqyer vetë, por ndonjëherë mund të jetë “shumë i lodhur” për ta bërë këtë. • Kontrollon mirë filxhanin, apo gotën, megjithëse ndonjëherë e derdh. • Mëson të ulet në tavolinë duke imituar të rriturit dhe fëmijët më të mëdhenj. Gjumi • Kohëzgjatja e gjumit gjatë natës është nga 9-12 orë. • Ka akoma nevojë për gjumin e pasdites; duhet treguar kujdes kur e zgjojmë nga gjumi. • Mund të kundërshtojë për të shkuar në krevat; zakonisht ankohet nëse i kushtojmë shumë vëmendje, fillon të ankohet nëse e paralajmëron që do të shkojë në krevat. • Kërkon zbatimin e rutinës së gjumit; t’i lexojnë përralla, t’i flasin, ti japin lodrën e preferuar. • Kalon pak kohë zgjuar në krevat derisa ta zërë gjumi; mund të këndojë, flasë me vete, të lëvizë nëpër krevat, të thërrasë prindërit, të mbulohet e zbulohet disa herë. • Duke qenë se ka interes për të njohur gjithçka në botën që e rrethon, ngacmimet e shumta dhe imagjinata e tij në rritje mund të bëjnë që natën t’i dalë gjumi. Ëndrrat e frikshme dhe makthet mund të fillojnë të shfaqen tek fëmijët e kësaj moshe, të cilët kanë vështirësi t’i dallojnë ato nga realiteti. 220 Loja dhe aktiviteti social • Dy vjeçari është shumë i interesuar të eksplorojë botën rreth tij. • I pëlqen të vishet dhe imiton aktivitetet familjare: vë kapelën e babait që të jetë si ai. • I pëlqen të jetë pranë fëmijëve të tjerë por nuk luan me to; i vëzhgon me qëllim, duke imituar veprimet e tyre (loja paralele). • Tregon një kundërshtim ekstrem drejt prindërve dhe kujdestarëve; një hap përpara drejt vendosjes se pavarësisë. • Mund të ketë një mik imagjinar si shok të vazhdueshëm me të cilin është i lidhur ditë e natë. • Eksploron gjithçka përreth, përfshirë dhe fëmijët e tjerë, mund të largojë, apo shtyjë fëmijët e tjerë për të parë reagimin e tyre. Sjellja sociale • Fëmijët luajnë përkrah njëri–tjetrit, por pa bashkëvepruar mes tyre. • Ata bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për ndjenjat dhe reagimet e të rriturve, kërkojnë miratimin e të rriturve për sjelljen e tyre. • Ata fillojnë të shprehin emocionet e tyre në formën e afeksionit, fajit, apo keqardhjes. Gurët themeltarë të zhvillimit: Fëmija në moshën 2 vjeç Zhvillimi social dhe emocional: • Imiton të tjerët kryesisht të rriturit dhe fëmijët më të rritur • Gëzon kur është me fëmijë të tjerë • Tregon më shumë pavarësi në veprime • Shfaq sjellje kundërshtuese (bën të kundërtën e asaj që i themi) • Luan kryesisht pranë fëmijëve të tjerë por herë pas herë përfshin dhe ata në lojë. Gjuha dhe komunikimi (gjuha receptive dhe ekspresive) • Tregon objektet ose figurat kur i kërkohen • Njeh emrat e familjarëve dhe pjesët e trupit • Thotë fjali me 2-4 fjalë • Ndjek udhëzime të thjeshta • Përsërit fjalët e dëgjuara gjatë një bisede • Tregon figurat në libër Konjicioni (të mësuarit, të menduarit, zgjidhja e problemeve) • Arrin të gjejë objektet e fshehura në dy, ose tre vende • Fillon të klasifikojë ngjyrat dhe format • Luan lojëra funksionale e simbolike 221 • Ndërton kullën me 4 ose me shumë kuba • Fillon të përdorë njërën dorë më shumë se tjetrën • Ndjek 2 urdhra të thjeshtë të njëpasnjëshëm si “Merri këpucët dhe vendosi në dollap” • Emërton figurat në një libër si: macja, zogu, ose qeni Motorika globale dhe motorika fine • Qëndron në majë të gishtave • Gjuan një top • Fillon të vrapojë • Ngjitet dhe zbret nga mobiliet pa ndihmë • Ngjitet dhe zbret shkallët duke u mbajtur • Gjuan topin me duar • Realizon, ose imiton vija të drejta dhe rrethore PRIORITETET PËR VIZITËN E FËMIJËS 2 VJEÇ Prioriteti parë është të dëgjohen shqetësimet e prindërve. Gjithashtu i jepet prioritet diskutimit të çështjeve të mëposhtme në këtë vizitë: Vlerësimi i gjuhës (si komunikon fëmija, pritshmëria për gjuhën). Temperamenti dhe sjellja (ndjeshmëria, a është i/e afrueshëm, përshtatshmëria, etj..). Edukimi i tualetit (çfarë teknikash kanë përdorur prindërit, higjiena personale, etj..). Shikimi i televizorit (kufizime në orare, promovimi i leximit, promovimi i aktivitetit fizik dhe lojës së sigurt). Siguria (siguria e makinës, përdorimi prindëror i rripit të sigurisë, helmetat në biçikletë dhe siguria jashtë shtëpisë). Çfarë duhet kryer gjatë vizitës? HISTORIA/ANAMNEZA Anamneza, historia mund të merret sipas shqetësimeve të familjes dhe mënyrave të punës së personelit shëndetësor. Për të nxitur diskutimin mund të bëhen pyetjet më poshtë: • Si po ja çon fëmija juaj? • Çfarë gjërash të shqetësojnë, ose çfarë pyetjesh ke? • Mund të më thuash mua ndonjë gjë për të qeshur, apo të bukur që ka bërë fëmija yt kohët e fundit? • Si po shkojnë gjërat në familjen tuaj? • Çfarë ndryshimesh, ose stresesh kanë ndodhur në familjen tuaj që nga 222 vizita e fundit në këshillimore/qendrën shëndetësore? Vëzhgimi ndërveprimit prind-fëmijë Gjatë vizitës personeli duhet të vëzhgojë e vlerësojë: • Si komunikojnë prindi dhe fëmija me njëri-tjetrin. • Si është toni i zërit ndërsa ndër-veprojnë dhe ndjenjat që shfaqin ndërsjelltas. • A i mëson prindi fëmijës emrin e një personi të ri, apo objekti gjatë vizitës. • A ndjehet fëmija i lirë të eksplorojë dhomën. • Si vendos prindi kufizimet e duhura në veprimet e fëmijës, nëse ato nevojiten. • A duket prindi pozitiv kur flet për fëmijën. Survejanca e zhvillimit • A keni ndonjë shqetësim të veçantë lidhur me zhvillimin, sjelljen, apo të mësuarit e fëmijës tuaj? SOCIAL-EMOCIONAL Më thuaj se si luan zakonisht fëmija juaj? • Imiton të rriturit. • Luan më shumë kohë lojëra, si p.sh.: ushqen kukullën, e vë atë në gjumë, etj... • Luan bashkë me fëmijët e tjerë (lojë paralele). • I referohet vetes duke thënë më shumë unë ose mua. • Mund të ketë krijuar një lidhje të fortë me një objekt kalimtar (p.sh.: një batanije para gjumit). • Më trego rreth lojës tipike të fëmijës tuaj. KOMUNIKIMI Si komunikon fëmija juaj? • Ka një fjalor prej të paktën 50 fjalësh. • Përdor fjali me 2 fjalë. • I kërkon prindit ti lexojë një libër. KONJITIV Çfarë mendoni ju se kupton fëmija juaj? • Merr komanda me dy pjesë. • Emërton një figurë si p.sh.: mace, kalë, zog, qen, njeri. • Plotëson fjalitë në një libër apo vjershë që njeh mirë. 223 • Të korrigjon nëse ti ndryshon një fjalë në një libër që ai njeh. • Në përgjigje të: Ku është........ ? tregon me gisht tek një kafshë, apo objekt në një libër. ZHVILLIMI FIZIK Si i përdor duart fëmija juaj? • Bën kullë me 5 ose 6 kuba. • Bën ose imiton vija horizontale, apo rrethore me laps. • I hap një nga një faqet e librit. • Imiton përgatitjen e ushqimit, lan pjatat. • Kalon topin nga njëra dorë tek tjetra. Si shkon fëmija juaj nga një vend në tjetrin? • I ngjit dhe zbret shkallët një nga një. • Shkelmon një top. • Kërcen. Personeli duhet të vëzhgojë dhe vlerësojë mënyrën se si vrapon fëmija, si shkarravit, si socializohet dhe mënyrën se si merr komanda. Vlerëson gjuhën e folur dhe qartësinë e saj. Në këtë moshë duhet të aplikohet një test depistimi i standardizuar zhvillimi. EKZAMINIMI FIZIK Kur kryen një ekzaminimin fizik, vëmendja e personelit shëndetësor duhet të drejtohet mbi komponentët më poshtë të një ekzaminimi që janë me rëndësi për fëmijën në këtë moshë. Matjet: Lartësia/gjatësia (fëmija me qëndrim në këmbë) për moshë Peshë për moshë Cirkumferenca e kokës Plotësoni në fletën e kurbave të rritjes: • Peshën për Moshë • Peshën për Gjatësi • Gjatësinë për Moshën • IMB Sytë • Ekzaminoni pupilat për refleksin e kuq 224 • Kryejnë testin mbulo/zbulo për lëvizshmërinë e konjugimit të syve (për të parë për strabizëm) Goja • Vëzhgoni për karies, pllaka, demineralizim (njolla të bardha) dhe ngjyrosje të dhëmbëve Neurologjik • Vëzhgoni vrapin, shkarravitjen socializimin dhe aftësitë për të ndjekur komandat • Vlerësoni fitimin e gjuhës dhe qartësinë e të folurit DEPISTIMI DEPISTIMI UNIVERSAL VEPRIMI QË KRYHET Autizmi Vlerësimi specifik për autizimin DEPISTIMI SELEKTIV VLERËSIMI I RREZIKUT* VEPRIMI NË SE KA RREZIK* Shëndeti oral Nëse nuk është menduar nga kujdestarët të vizitohet tek një dentist Referoni tek dentisti Tensioni gjakut Fëmijët që kanë një gjendje specifike me rrezik Matja e TA Referim tek okulisti Shikimi Shqetësimi i prindit rreth një ekzaminimi jo normal me otoskop, ose të testit të konvergimit Dëgjimi I vlerësuar si fëmijë me rrezik nga përgjigjet e pyetjeve në pyetësorin e depistimit për dëgjimin të plotësuar nga prindërit Referim për diagnozë tek otojatri Anemia Sipas vlerësimit të rrezikut Matja e hematokritit, ose hemoglobinës Tuberkulozi Sipas pyetjeve për vlerësimin e rrezikut Testi tuberkulinës Dislipidemia Sipas pyetjeve për vlerësimin e rrezikut Vlerësimi shpejtë i profilit të lipideve UDHËZIME PËR PRINDËRIT E FËMIJËS 2 VJEÇ Shembujt e pyetjeve të mëposhtme kanë për qëllim të përdoren për të nxitur 225 diskutimin, mbledhur informacion, adresuar nevojat dhe shqetësimet e familjes dhe ndërtuar bashkëpunimin me to për shëndetin e fëmijës. Përdorimi i pyetjeve mund të ndryshojë nga vizita në vizitë dhe familja në familje. Pyetjet mund të përshtaten sipas stilit të komunikimit që ka çdo personel shëndetësor. Udhëzuesi paraprak shoqërues për familjen duhet të përputhet sipas pyetjeve, problemeve, ose shqetësimeve individuale që paraqet fëmija dhe familja përkatëse. Si i komunikon fëmija juaj pritshmëritë për të folurit dhe gjuhën Një fëmijë 2 vjeçar po zhvillon shpejt, aftësitë e të folurit dhe provon gëzim në komunikimin reciprok. Kjo është koha që të vlerësohet si fëmija komunikon dhe vendos kufij me prindërit rreth zhvillimit të gjuhës së tij. Prindërit mund të jenë vëzhgues të sjelljes së fëmijës dhe shpesh të korrigjojnë dhe kapin problemet shqisore. SHEMBUJ PYETJESH: • Si komunikon fëmija për atë që dëshiron? • Çfarë mendoni ju se kupton fëmija juaj? • Sa mirë mendoni ju dëgjon dhe shikon fëmija juaj? Pyesni fëmijën: • “Çfarë është kjo?” (duke treguar me gisht një pikturë, p.sh.: një kafshë, një frutë, etj..); • “Cila nga këto është _______?” (në një libër p.sh.: cila nga këto është lopa, apo molla, etj..); • “Më jep _______” (duke i treguar të zgjedhë midis disa sendeve, p.sh.: librin, lodrën, kalemin, etj..) Pyetje për prindërit: • • • • Kush janë disa prej gjërave të reja që po bën fëmija juaj? Çfarë ju pëlqejnë ju dhe partnerit tuaj më shumë nga fëmija juaj? Çfarë ju duket më e vështirë? A kaloni ju kohë të veçanta pa u marrë për me fëmijën tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Lavdëroni fëmijën tuaj për sjelljen e mirë dhe arritjet. • Kaloni kohë individuale me fëmijën tuaj duke luajtur, përkëdhelur, folur, shëtitur, vizatuar dhe formuar mozaik me fëmijën tuaj. 226 • Përqendrohuni në aktivitete që ai shpreh interes dhe pëlqen. Dëgjoni dhe respektoni fëmijën tuaj. • Vlerësoni natyrën hetuese të fëmijës tuaj dhe shmangni kufizimet e tepërta ndaj eksplorimeve të tij. • Drejtojeni atë nëpërmjet një eksperience zbavitëse të mësuarit. • Jepni mundësi të shprehet vetë. Nxisni vetë-shprehjen. • Ndihmoni fëmijën tuaj të shprehi ndjenja të tilla si: gëzimi, zemërimi, hidhërimi, frika dhe lodhja. • Nxisni një ndjenjë kompetence dhe kontrolli duke e ftuar fëmijën tuaj të bëj zgjedhje ndaj 2 opsioneve të barabarta dhe të pranueshme kur është e mundur. Për shembull lejoni të zgjedhë midis dy lloje frutave kur do hajë një vakt zemër. SHEMBUJ PYETJESH: • Si i vlerëson fëmija anëtarët e familjes? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Fëmija juaj reagon ndryshe ndaj situatave të ndryshme dhe shpejt do të mësojë mënyrat e ndryshme në të cilat prindërit, apo anëtarët e tjerë të familjes reagojnë ndaj kërkesave të tij. • Nxisni anëtarët e familjes të jenë konsekuent të durueshëm dhe ta respektojnë kur i përgjigjen atij. Fëmija pëlqen të luajë i pavarur por ende nuk ka zhvilluar aftësitë e nevojshme për të bashkëvepruar me fëmijët e tjerë. SHEMBUJ PYETJESH: • Më tregoni rreth lojës së zakonshme të fëmijës tuaj? • Si reagon fëmija juaj ndaj fëmijëve të tjerë? • A shkon fëmija juaj në çerdhe, (apo me një kujdestar të ri që po qëndron), si reagon me fëmijët e tjerë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Nxiteni fëmijën tuaj të luaj me fëmijët e tjerë por mos prisni që ai të ndajë lojën ose lodrat me to. TRAJNIMI PËR TUALETIN-FITIMI PASTËRTISË Cilat janë përpjekjet teknikat e prindërve, higjiena personale Të mësuarit e tualetit është pjesë e të mësuarit e përshtatshëm të zhvillimit. Secili fëmijë përparon nëpërmjet të mësuarit e tualetit në mënyrë të ndryshme 227 dhe prindërit duhet të mësojnë shenjat e gatishmërisë dhe si të mbështesin dhe nxisin fëmijën e tyre gjatë këtij procesi. Eksploroni qëndrimet e familjes rreth trajnimit të tualetit, përfshirë eksperiencat dhe pritshmëritë e prindërve. (III A, II B) SHEMBUJ PYETJESH: • Si po përparon fëmija juaj me të mësuarit për tualetin, fitimin e pastërtisë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Nxisni trajnimin e tualetit të fëmijës tuaj kur fëmija qëndron i thatë për rreth 2 orë në ditë, njeh diferencën midis e thatë dhe e njomë, mund të uli dhe ngrejë pantallonat, dëshiron të mësojë, mund të thotë se kur do të defekojë. • Këto janë disa mënyra që të ndihmoni fëmijën të ketë sukses: vishini pantallona, veshje që mund ti uli lehtë, vendosni rutinën ditore të shkuarjes në tualet, vendoseni në oturak çdo 1-2 orë dhe ofroni një mjedis të qetë duke i lexuar, ose kënduar këngë ndërsa është në oturak. • Fëmijët do ta përdorin oturakun më shpesh se të rriturit, deri 10 herë në ditë. Kur jeni jashtë shtëpisë me fëmijët planifikoni një pushim për të shkuar në tualet edhe nëse dilni për një kohë të shkurtër. SHEMBUJ PYETJESH: • Ai i lan fëmija juaj duart e tij pas shkuarjes në tualet? Përpara ngrënies? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Ndihmoni fëmijën tuaj të lajë duart pas ndryshimit të pelenave, ose shkuarjes në tualet dhe përpara se të ushqehet. Sigurohuni që të lani edhe ju duart shpesh. • Pastroni oturakët mbas çdo përdorimi. Mësoni fëmijën të kollitet ose teshtijë duke vendosur dorën përpara. Mësoni fëmijën tuaj të fshijë hundën e tij me një shami letre një-përdorimëshe dhe pastaj të lajë duart. • Sapuni dhe duart mjaftojnë që të pastrohen lodrat e fëmijës tuaj. • Nëse fëmija juaj shkon në çerdhe jepni sende personale, si: batanije, filxhanë, furça dhe krehër për përdorim individual. SHIKIMI I TELEVIZORIT Kufizimi i shikimit, promocioni i të lexuarit, aktivitetit fizik dhe lojës së sigurtë Rekomandohet që fëmijët më të rritur se 2 vjeç të kufizojnë shikimin e televizorit dhe videos, në periudhën e jo më shumë se 1-2 orë programesh cilësore 228 në ditë. Nëse fëmija shikon TV, prindërit duhet të sigurojnë që programet janë më të përshtatshmet. Shumë filma me kartonë tregojnë pamje dhune, edhe telenovelat japin çështje jo të përshtatshme për fëmijët, ngjarjet e sportit dhe bisedat në TV janë shumë të mbingarkuara për fëmijët e vegjël. Edhe shfaqjet edukuese mund të jenë mbi stimuluese për mendjet e vogla. SHEMBUJ PYETJESH: • Fëmija juaj a shikon TV, ose video? Nëse po cilat programe TV shikon fëmija juaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Nëse e lejoni fëmijën tuaj të shikoj TV, uluni dhe shikoni bashkë dhe flisni rreth asaj që ju shikoni. • Kini kujdes që shfaqjet në TV mund të jenë të përshtatshme për fëmijën tuaj, por ka disa reklama dhe shfaqje që mund të mos jenë. • Kufizoni shikimin e TV në jo më shumë se 1-2 orë në ditë. Zgjidhni alternativa për kohën që do kaloni bashkë si të lexuarit, dëgjimin e muzikës, ose luajtur lojëra. • Idetë kryesore për nxitjen e aktivitetit fizik në këtë moshë janë të jenë aktiv fizikisht në një ambient të sigurt dhe të vendoset zakoni që të jeni aktiv si fëmija edhe familja. SHEMBUJ PYETJESH: • Cilat lloj aktivitetesh fizike pëlqen fëmija juaj? • Cilat lloje dhe çfarë sasie aktiviteti fizik pëlqen fëmija juaj kur është bashkë me kujdestarët e tij (p.sh.: në çerdhe dhe me anëtarët e familjes)? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Kërkoni rreth llojeve dhe sasive të aktivitetit fizik që pëlqen fëmija kur ai është me kujdestarë të tjerë (p.sh.: në çerdhe, anëtarë të tjerë të familjes). • Mundohuni të jeni aktiv fizikisht në familje (p.sh.: ecja, shëtitja, ecja me biçikletë, loja me top, etj..). • Sigurohuni që anëtarë të tjerë të familjes gjithashtu të kushtojnë kohë për aktivitet fizik me fëmijën tuaj. SIGURIA Siguria në makinë, përdorimi i rripave të sigurisë, siguria jashtë shtëpisë 229 Flisni me prindërit që të siguroheni mbi atë që ata dinë si të lidhin fëmijën të sigurtë në makinë. Të rriturit duhet të jenë model në sigurinë e makinës duke përdorur gjithnjë edhe vetë rripat. SHEMBUJ PYETJESH: • Si e lidhni fëmijën tuaj kur jeni në makinë, a qëndron në karrigen prapa, sa herë e hipni në makinë? • A përdorni të gjithë rripin e sigurisë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Asnjëherë mos e vendosni fëmijën në sediljen para të makinës sidomos kur makina ka airbag. Vendi prapa dhe ulur në sediljen e posaçme për fëmijën është më i sigurti. • Ulja me fytyrën mbrapsht është vendi më i sigurt për fëmijën e vogël në makinë. Ai mbron qafën dhe kokën e fëmijës në rast të një përplasje. Për mbrojtje optimale fëmija juaj duhet të qëndrojë me fytyrë mbrapa deri kur arrin 13.5-16 kg. Siguria jashtë shtëpisë Tashmë fëmija vogël po fillon të luajë jashtë shtëpisë më shumë. Kjo është një mundësi e mirë për aktivitet fizik, por mund të ketë rreziqe të reja. Siguria jashtë shtëpisë duhet të përshtatet sipas mjedisit ku jeton fëmija (rural, urban). SHEMBUJ PYETJESH: • A do dëshironi të keni një listë këshillash për shëndetin dhe sigurinë jashtë shtëpisë për fëmijën tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Fëmijët e vegjël asnjëherë nuk duhet të jenë të pa mbikëqyrur në vende ku ka përreth makina. • Kur fëmija juaj po luan jashtë sigurohuni që ai është brenda gardheve dhe dyerve dhe kujtohuni që ta vëzhgoni shpesh. Mbani fëmijët larg makinerive lëvizëse, makinave korrëse, dyerve të garazhit, rrugët, etj… • Kur ju apo të tjerë të rritur po dilni jashtë garazhit, ose ecni gjatë vendit të daljes nga shtëpia sigurohuni që një tjetër i rritur po e mban fëmijën tuaj që mos të vrapojë. Shoferi mund të mos jetë në gjendje ta shohë atë kur qëndron mbrapa makinës. 230 SHEMBUJ PYETJESH: • Fëmija juaj a vesh helmetë në kokë kur ecën me biçikletën e tij me tre rrota? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Jini të sigurt që fëmija juaj vesh helmetën kur ecën me biçikletë me tre rrota. AKTIVITETE QË MUND TI REKOMANDOHEN PRINDËRVE PËR TË NDIHMUAR RRITJEN DHE ZHVILLIMIN E FËMIJËS 2 VJEÇ Punonjësit e shëndetësisë duhet ti inkurajojnë dhe mësojnë prindërit e fëmijës dy vjeçar që: • Të luajnë me fëmijën lojëra si p.sh.: lojë mos u nxeh, domino që kanë gurë me ngjyra të ndryshme, imitojnë kafshët, shprehjet e fytyrës dhe objektet e përditshme. • Të ofrojnë materiale që të mendojë për zgjidhjen e problemit dhe ndihmojnë koordinimin sy-dorë si p.sh.: kuba me ngjyra të ndryshme, bashkim mozaikësh të thjeshtë (puzzle), tulla plastike me ngjyra. • Të ofrojnë lodra që kanë objekte të ndryshme, kafshë, makina, aeroplanë për të zhvilluar lojën imagjinare. • Ti lexojnë fëmijës rregullisht; ofrojnë libra me ngjyra të ndryshme për të treguar objekte dhe përshkruar ngjarje të përditshme; përdorin libra të thjeshtë me figura shumë ngjyrëshe me përralla, kështu fëmija mund të mësojë ta tregojë vetë përrallën. • Të këndojnë vjersha dhe luajnë lojëra të thjeshta me gjeste dhe me këngë që shoqërohen me veprime; ti përgjigjen, imitojnë dhe bëjnë lojëra të thjeshta bazuar në të kënduarit spontan të fëmijës. • Ti japin (dhe ta vëzhgojnë nga larg) bojëra për piktura uji, kalema të mëdhenj, shkumësa, dhe fletë të mëdha për të nxitur krijimtarinë artistike. • Ti ndihmojnë me aktivitetet, «bëje vetë që ta besosh”: p.sh.: zbraze kutinë, mbushe shishen, etj... • Ti ofrojnë mjete të mëdha; kamionë dhe makina që mund ti ngarkojë, shtyjë, ose të ulet në to; karrocë për kukullën, një varkë lundruese, etj... • Të vazhdojnë ta mbajnë, përkëdhelin dhe lavdërojnë shpesh fëmijën. Kjo e bën të kuptojë se është i veçantë dhe kjo është e rëndësishme për të zhvilluar vetë-vlerësimin tek fëmija. • Të ndërtojnë bashkë me fëmijën, kulla me blloqe dhe struktura që të zhvillohet imagjinata dhe koordinimi sy-dorë. Të numërojnë çdo bllok dhe tregojnë ngjyrën kur i po i bashkojnë me njëri-tjetrin. 231 • Ta ndihmojnë fëmijën të fillojë të kuptojë konceptin e “mbi”, “nën”, “brenda” dhe “pranë”. Të përdorin blloqe, apo objekte të tjera të ngjashme për të treguar secilin koncept ndërsa ata ja tregojnë konkretisht. Ti kërkojnë fëmijës të vendosi blloqet “brenda tek tasi”, “mbi kuti” dhe “nën batanije”. • Të bëjnë së bashku me fëmijën mozaikë të thjeshtë. Pjesë të mëdha prej druri në forma kubi shpesh janë më pak të lodhshme për tu përdorur nga fëmijët e kësaj moshe. Ti tregojnë për ngjyrat dhe flasin mbi figurën që formon mozaiku. • Të krijojnë një piknik në dhomë bashkë me fëmijën. Të shtrojnë një mbulesë dhe ofrojnë ushqime që hahen me duar dhe lëngje. Të ftojnë në këtë ngjarje lodrat, kafshët më të pëlqyera të fëmijës, ariun, kukullën, etj... • Ti japin fëmijës një fshesë të vogël dhe një leckë që të fshijë copat e letrës dhe thërrimet. Të kërkojnë ti ndihmojnë kur pastrojnë kuzhinën, apo oborrin, qofshin djem, apo vajza. • Të ndërtojnë një tra ekuilibri duke vendosur një dërrasë të sheshtë në dysheme dhe të ndihmojnë fëmijën të eci në këtë dërrasë. SHENJAT E RREZIKUT PËR PROBLEME ME ZHVILLIMIN Prindërit duhen informuar dhe këshilluar që të drejtohen tek personeli shëndetësor nëse fëmija deri në moshën 3 vjeç: • NUK, Ha relativisht mirë ushqimin e familjes, edhe kur sasitë janë të pakta. • NUK, Ecën mirë me pak lëkundje, apo rrëzime; ngjit shkallët pa ndihmë. • NUK, Ecën dot pa u mbajtur nëpër objekte të ndryshme. • NUK, Zbaton urdhra, kërkesa të thjeshta me dy hapa: “hajde tek babi dhe më sill librin tënd”. • NUK, Shpreh dëshira, pyet për gjithçka. • NUK, Tregon dhe emëron objekte të njohura; përdor fjali me 2-3 fjalë. • NUK, I pëlqen ti lexojmë. • NUK, Tregon interes në lojën me fëmijë të tjerë; vëzhgon, ndoshta dhe imiton. • NUK, Tregon se po fillon të interesohet për tu mësuar që të kontrollojë urinimin dhe defekimin. • NUK, Ndan objektet e njohura sipas karakteristikave të thjeshta, si: ngjyra, lloji, madhësia, etj… PËRMBAJTJA E VIZITËS NË MOSHËN 2 E ½ VJEÇ Foshnja duhet të vizitohet nga personeli kujdesit shëndetësor që ndjek mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës (mjek familje, infermiere patronazhi e QSH dhe mjek e infermiere e këshillimores së fëmijës në qytet) në moshën 2 e ½ vjeç. 232 Konteksti Në moshën 2 vjeç e gjysmë shikohen përparime të rëndësishme në zhvillim. Krahasuar me fëmijën 2 vjeç koordinimi i motorikës (grose dhe fine) është përmirësuar shumë. Fëmija tani mund të eci me majat e gishtave dhe të hidhet me dy këmbët, ai rregullon lëvizjet duke shpejtuar dhe ngadalësuar sipas dëshirës dhe duke parashikuar edhe kthesat kur vrapon, ose kur duhet të ndalojë papritur. Lëvizjet e gishtave janë më mirë të ndara nga lëvizjet e gjithë dorës. Për shembull është më i aftë të punoj me mozaik, të përshkojë rruaza dhe të bashkojë kubat bashkë. Një nxitje për personelin e kujdesit shëndetësor që të shikojë fëmijën rutinë në moshën 2 vjeç e gjysmë është mundësia që të kontrollojë zhvillimi e gjuhës dhe komunikimin social të fëmijës. Ndërsa dy vjeçari sapo është duke filluar procesin e kombinimit të pak fjalëve, fëmija dy vjeç e gjysmë përdor disa lloje frazash të shkurtra me 3-4 fjalë (shumë prej të cilave ose pothuajse të gjitha janë të kuptueshme nga anëtarët e familjes). Fjalori është zgjeruar mjaft dhe shpesh fëmija i shoqëron veprimet e tij me përshkrime të shkurtra me fjalë si: “unë do heq bluzën”, “unë do dal”. Në këtë moshë fëmijët pëlqejnë të luajnë lojëra me fjalë përfshirë lojëra me rimë dhe që shoqërojnë lëvizjet, dhe kënaqësia e fëmijës në këto ndërveprime me të tjerët bëhet një masë me rëndësi e zhvillimit të tij social. Në moshën 2 vjeç, gjuha receptive zakonisht zhvillohet mirë dhe bëhet më i pranueshëm ndaj leximit të librave dhe tregimit të historive. Fëmijët në këtë moshë pëlqejnë histori që tregojnë rreth aktiviteteve të përditshme si veshja, loja me lodra, ngrënia e vakteve me familjen dhe koha e fjetjes. Ata pëlqejnë të dëgjojnë të njëjtën histori përsëri dhe përsëri dhe shpesh insistojnë që t`ja lexojnë të njëjtën histori përherë e përherë. Sjelljet e lojës janë bërë gjithashtu më të përpunuara në moshën 2 vjeç e gjysmë. Fëmija në këtë moshë pëlqen të bëjë sjelljet që shikon tek anëtarët e tjerë të familjes si të ushqejë një kukull, të flasë në telefon, ose të fshijë dyshemenë. Një farë ndjenje rregulli, ndonjëherë përsëritëse dhe perfeksioniste vihet re në këtë moshë, si p.sh.: interesi i fëmijës që të vendosi në rregull lodrat, të vendosi lapsat e të njëjtës ngjyrë në radhë. Në situata sociale loja me bashkëmoshatarët vazhdon të jetë më shumë paralele se bashkëpunuese. Ende preferon disa aktivitete loje që kanë një temë të kuptueshme lehtë dhe një radhë veprimesh (p.sh.: një festë me kafshët e pyllit) fëmija dy vjeç e gjysmë pëlqen lojën e pavarur me të tjerët. Kjo është shpesh koha kur prindërit fillojnë të konsiderojnë se çfarë lloj eksperience edukimi të hershëm do të jetë më e mirë për fëmijën. Vizita e fëmijës 2 vjeç e gjysmë është një kohë ideale për të ri-parë gatishmërinë e zhvillimit të fëmijës, stilin e sjelljes dhe objektivat e prindërve 233 dhe të mbështeten prindërit për të gjetur programin më të mirë për edukimin e fëmijës së tyre (çerdhen, kujdestar në shtëpi, kopshtin, etj..). Prioritetet e vizitës së fëmijës 2 vjeç e gjysmë Fillimisht duhen parë shqetësimet e prindërve. Gjithashtu duhet dhënë përparësi çështjeve të mëposhtme për ti diskutuar në këtë vizitë: Rutinat e familjes (konsekuenca prindërore, rutinat ditore, aktivitetet e pëlqyeshme të fëmijës). Promocioni i gjuhës dhe komunikimi (komunikimi ndër-aktiv nëpërmjet këngës, lojës dhe të lexuarit). Promovimi i zhvillimit social (loja me fëmijët e tjerë, loja e kufizuar reciproke, imitimi të tjerëve, zgjedhjet). Konsiderata parashkollore (gatishmëria për tu përfshirë në programe edukimi, lojën në grup, ose me shokë). Siguria (siguria në ujë, makinë, jashtë shtëpisë, vendet e lojës, marrëdhëniet me kafshët shtëpiake, ekspozimi në diell, etj..). Supervizioni shëndetit Çfarë duhet kryer gjatë vizitës? HISTORIA/ANAMNEZA Anamneza, historia mund të merret sipas shqetësimeve të familjes dhe mënyrave të punës së personelit shëndetësor, për të nxitur diskutimin mund të bëhen pyetjet më poshtë: • Çfarë gjëra të reja po bën fëmija juaj tani? Si jeni ju dhe familja juaj këto ditë? • Çfarë pyetjesh dhe shqetësimesh keni për fëmijën tuaj sot? Vëzhgimi i bashkëveprimit prind-fëmijë. Gjatë vizitës personeli i kujdesit shëndetësor duhet të vëzhgojë: Sa aktivisht komunikojnë prindi dhe fëmija me njëri-tjetrin. A përdor fëmija pyetje dhe fraza të përshtatshme me moshën? Nëse i jepet një libër, prindi dhe fëmija e shikojnë bashkë, diskutojnë për atë, dhe bashkëveprojnë? Si e qetëson prindi fëmijën gjatë vizitës? A duket se i kanë nën kontroll emocionet, ndjenjat prindi dhe fëmija? Survejanca e zhvillimit A keni ndonjë shqetësim të veçantë rreth zhvillimit të fëmijës tuaj, të mësuarit, ose sjelljes? 234 SOCIAL-EMOCIONAL Çfarë loje pëlqen fëmija juaj? • Lojën imagjinare, si kullat, dhe lodrat • Loja po fillon të përfshijë fëmijë të tjerë gjithnjë e më shumë, si lojëra me grupe, lojëra në rreth, gara vrapi, shtëpia e kukullës, etj... A po shpreh fëmija juaj më shumë frikë? • A ka frikë rreth ndryshimeve të pashpjegueshme në ambientin e tij fizik dhe ngjarjeve të papritura (të zakonshme për fëmijët e kësaj moshe). KOMUNIKIMI Si komunikon fëmija juaj? • Përdor fraza të shkurtra prej 3-4 fjalësh • Është i kuptueshëm për të tjerët 50% të kohës KONJITIV Çfarë mendoni ju se kupton fëmija juaj? • Di veprimin korrekt për një kafshë, ose person (p.sh.: macja mjaullin, kali ecën, zogu fluturon, etj..). • Ka shokë • Tregon 6 pjesë të trupit kur ja tregojmë me gisht ZHVILLIMI FIZIK Cilat aktivitete është i aftë të bëjë fëmija juaj? • Hidhet lart-poshtë në vend • Hedh topat mbi dorën e tij • Lan dhe fshin duart • Lan dhëmbët me ndihmë • Vesh rrobat me ndihmë • Kopjon një vijë vertikale Ekzaminimi fizik Ekzaminimi komplet fizik është i përfshirë si pjesë e çdo vizite kontrolli/ supervizioni për ndjekjen rutinë të rritjes dhe zhvillimit që kryhet tek fëmija nga personeli kujdesit shëndetësor. Kur kryen një ekzaminimin fizik vëmendja e personelit shëndetësor duhet të drejtohet mbi komponentët më poshtë të një ekzaminimi që janë me rëndësi për fëmijën në këtë moshë: 235 Mat dhe shëno: • Lartësinë në këmbë • Peshën Llogarit dhe shëno tek kurbat rritjes: • IMT • Peshë për Moshë • Peshë për Gjatësi • Gjatësi për Moshë Sytë • Ekzaminoni pupilat për refleksin e kuq • Kryen testin mbulo/zbulo për lëvizshmërinë e konjugimit të syve (për të parë për strabizëm) Neurologjik • Vëzhgo koordinimin, gjuhën e fituar dhe qartësinë dhe shoqërizimin • Vlerëso të folurit, nxjerrjen e rrokjeve DEPISTIMI DEPISTIMI UNIVERSAL Zhvillimi VEPRIMI QË KRYHET Depistimi strukturuar i zhvillimit DEPISTIMI SELEKTIV VLERËSIMI I RREZIKUT* VEPRIMI NËSE KA RREZIK* Referoni tek dentisti Shëndeti oral Nëse nuk është menduar nga kujdestarët të vizitohet tek një dentist. Të vlerësohet nevoja e dhëmbëve për fluorin. Tensioni gjakut Fëmijët që kanë një gjendje specifike me rrezik. Matja e TA Shikimi Shqetësimi i prindit rreth një ekzaminimi jo normal me otoskop, ose të testit të konvergimit. Referim tek okulisti Dëgjimi I vlerësuar si fëmijë me rrezik nga përgjigjet e pyetjeve në pyetësorin e depistimit për dëgjimin të plotësuar nga prindërit Referim për diagnozë tek otojatri Shtesa me fluor nga goja UDHËZIME PËR PRINDËRIT E FËMIJËS 2 e 1/2 VJEÇ Shembujt e pyetjeve të mëposhtme kanë për qëllim të përdoren për të nxitur diskutimin, mbledhur informacion, adresuar nevojat dhe shqetë236 simet e familjes dhe ndërtuar bashkëpunimin me to për shëndetin e fëmijës. Përdorimi pyetjeve mund të ndryshojë nga vizita në vizitë dhe familja në familje. Pyetjet mund të përshtaten sipas stilit të komunikimit që ka çdo personel shëndetësor. Udhëzuesi paraprak shoqërues për familjen duhet të përputhet sipas pyetjeve, problemeve, ose shqetësimeve individuale që paraqet fëmija dhe familja përkatëse. RUTINA E FAMILJES Konsekuenca prindërore, rutinat ditore, aktivitetet e këndshme në familje dhe jashtë saj Duke qenë se fëmijët zhvillojnë më shumë aftësi gjuhësore si ata edhe prindërit e tyre provojnë kënaqësi në rritje të bisedojnë së bashku. Udhëzime konsekuente, eksperienca të rregullta loje gjatë ditës dhe vendosja e kufizimeve dhe rregullave të qarta rreth kohës për të fjetur zhvillojnë një ndjenjë vetë kontrolli tek fëmija. Prindërit duhet të ri-lidhen rregullisht me miqtë, farefisin dhe me interesat e tyre personale dhe punën jashtë familjes në këtë kohë. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë lloj gjërash bëni ju jashtë familjes? • Nëse punoni jashtë shtëpisë ku punoni? • Si e bëni vendosjen e kufijve dhe disiplinën për fëmijën tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Të lexuarit për fëmijën tuaj libra të përshtatshëm dhe histori, të paktën 1 herë në ditë, është zakon që ju do të duhet të keni parasysh gjithnjë e më shumë. Provoni aktivitete jashtë shtëpisë. Zgjidhni aktivitetet që ndihmojnë të pakësohet stresi, ju japin kënaqësi dhe shpërblejnë përpjekjet tuaja. Bëni marrëveshje me të gjithë anëtarët e familjes si të mbështesni më mirë pavarësinë e fëmijës kur mbani kufij konsekuent. Pjesëmarrja rutinë si një familje në aktivitete (p.sh.: aktivitete fizike dhe shkuarja në muzeume, parqe, piknikë, etj..) ndihmon të bashkohet familja. SHEMBUJ PYETJESH: • Më thuaj si zbaviteni ju me familjen tuaj? • Çfarë aktivitetesh bëni së bashku si familje? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Nxisni ushtrimet në familje, si ecja, vrapi, noti, biçikleta. 237 • Zgjeroni eksperiencat e fëmijës duke vizituar muzeume, kopshte zoologjike dhe qendra të tjera edukuese. Sigurohuni që ato kanë programe të hartuara për fëmijët e vegjël. • Koha e ngrënies është pjesë e rutinës së familjes që përforcon aftësitë e gjuhës, matematikës dhe lëvizore të fëmijës, si dhe nxit komunikimin dhe aftësi të tjera sociale. • Rutinat konsekuente të mbrëmjes dhe të shkuarjes në shtrat për të fjetur e ndihmojnë fëmijën e vogël në kalimin nga një ditë aktive në një natë me gjumë të qetë. SHEMBUJ PYETJESH: • Cilat vakte hani së bashku me fëmijën në familjen tuaj? • Çfarë lloj rutine në mbrëmje dhe në kohën e shkuarjes në shtrat po përdorni në shtëpi? • Si i ndiqni ju në mënyrë konsistente këto rutina? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Vaktet e familjes janë një rrugë e shkëlqyeshme për të mbështetur gjuhën dhe zhvillimin social tek fëmija i vogël. Hani bashkë sa më shpesh të jetë e mundur të paktën 4-5 herë në javë. • Mundohuni mos të bëni lojëra shumë stimuluese, ose të shikoni video, programe TV me fëmijën tuaj në darkë. Aktivitetet e qeta në mbrëmje do ta ndihmojnë fëmijën të kuptojë se koha e gjumit po afrohet dhe do zbusë mënyrën e shkuarjes për të fjetur në shtratin e tij dhe do të ketë një gjumë të qetë. Një gjumë i mirë natën është thelbësor për një sjellje të mirë gjatë ditës dhe për të parandaluar shpërthimet e zemërimi. Promocioni të folurit dhe komunikimi Komunikimi ndër-aktiv nëpërmjet këngës, lojës, dhe të lexuarit Në moshën 2 vjeç e gjysmë, fëmijët ndryshojnë shumë në aftësitë tyre të të folurit. Shumica megjithatë tashmë flasin shkurt me fjali të qarta. Ata në mënyrë të zakonshme formojnë fjali me 3-4 fjalë, shumica prej të cilave janë të kuptueshme nga anëtarët e familjes. Fjalimi tenton të jetë në një drejtim në këtë moshë, me fëmijën që shumë shpesh i shpreh nevojat, dëshirat e tij dhe përshkruan aktivitetet. SHEMBUJ PYETJESH: • A flet fëmija juan me fjali? •Sa shumë mërzitet ai me të tjerët kur nuk e kuptojnë të folurin e tij? • A pëlqen ti lexoni tregime? 238 • A pëlqen që së bashku me ju të këndojë këngë, vjersha me rimë, të përfshihet në lojëra që kanë lëvizje me ritëm, p.sh.: roza-rozina”? UDHËZIME PARAPRAKE: • Lexoni libra së bashku për ditë. Të lexuarit me zë do ta ndihmojë fëmijën tuaj të jetë gati për kopsht dhe më tej për shkollë. Në këtë moshë fëmijët zakonisht janë të aftë të ndjekin një ngjarje në një libër të thjeshtë dhe mund t`ju kërkojnë të lexoni të njëjtin libër përsëri dhe përsëri. Çoni fëmijën në librari dhe lexoni rregullisht. • Kufizoni shikimin e TV dhe videove, jo më shumë se 1-2 orë në ditë. Kontrolloni llojet e shfaqjeve që shikon fëmija. • Fëmijët e vegjël përpunojnë të folurit më ngadalë se të rriturit. Sigurohuni që i jepni fëmijës tuaj kohë për t`ju përgjigjur kur ju i thoni diçka. Kur fëmija juaj po flet dëgjoni me vëmendje dhe përsërisni qartë atë që thotë duke përdorur gramatikën korrekte. Nëse ka nevojë qartësoni atë që ai dëshiron të thotë duke përdorur gramatikën korrekte. PROMOVIMI I ZHVILLIMIT SOCIAL Luan me fëmijë të tjerë, lojë e kufizuar reciproke, imitimi i të tjerëve, zgjedhjet Fëmijët në këtë moshë duhet të ndihen rehat dhe të angazhuar kur luajnë bashkë me një shok, moshatar, ose fëmijë më të rritur. Megjithatë aftësia e tyre për lojë bashkëpunuese, reciproke është e kufizuar. Nëse fëmija nuk është në një program edukimi parashkollor (p.sh.: çerdhe) prindërit duhen nxitur të organizojnë kohë të caktuar për lojën me shokë dhe/ose në grupe të rregullta që të nxisin zhvillimin social të fëmijës. SHEMBUJ PYETJESH: • Sa shpesh luan fëmija juaj me fëmijë të tjerë? • Si shkon kjo kohë e lojës? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Ofrojini mundësi fëmijës tuaj që të luajë me fëmijë të tjerë me moshë të afërt me të. I mbikëqyrni gjatë kësaj kohe, sepse fëmija juaj ende nuk është gati të shkëmbejë ose të luajë në bashkëpunim. • Pasja e dy lodrave të njëjta është një mënyrë e mirë që të shmangni betejat për lodrat mes fëmijëve. Nëse keni një mik, të afërm që ka një fëmijë që luan me fëmijën tuaj bëni kujdes që të blini të njëjtat lodra për fëmijët, kjo mund të parandalojë betejat. • Në këtë moshë fëmijët zakonisht pëlqejnë të fillojnë veprime dhe marrin 239 vendime dhe shpesh mërziten. Nervozizmi që provon një 2 vjeçar zakonisht pakësohet në moshën 2 vjeç e gjysmë. Në të njëjtën kohë ata pëlqejnë përfundimisht dhe vlerësojnë udhëzimet prindërore mbi sigurinë, sjelljen e pranueshme dhe kufijtë. SHEMBUJ PYETJESH: • Fëmija juaj a pëlqen të marrë vendime të pavarura rreth asaj që duhet të hajë, ose veshi, ose se ku të luaj? • Çfarë gjërash të reja po bën fëmija juaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Ofrimi i fëmijëve të vegjël i zgjedhjeve midis dy opsioneve të shëndetshme të pranueshme ndihmon të zhvillohet pavarësia e fëmijës. Duke pasur më shumë se 2 opsione për të zgjedhur, është mbingarkesë dhe e lodhshme për fëmijën e vogël në këtë moshë. • Pasi fëmija juaj vendos konfirmoni zgjedhjen dhe largohuni. Mundohuni të përshtatni kohën kur jeni vetëm me secilin nga fëmijët tuaj çdo ditë. Vazhdoni të ndiqni rutinat ditore të ngrënies, fjetjes dhe lojës. KONSIDERATA PËR /ÇERDHEN/KOPËSHTIN Gatishmëria për programe edukimi të fëmijërisë së hershme, loja në grupe, ose loja me shokë Diskutoni gatishmërinë e fëmijës për një program edukimi parashkollor në fëmijërinë e hershme. Në përcaktimin e gatishmërisë së përshtatjes midis programit dhe fëmijës informoni prindërit se ku mund të shikojnë veçoritë e programit (p.sh.: oraret e kujdesit që ofrohet, numri fëmijëve në grup, dhe lloji dhe mënyra e kontrollit të fëmijës) cilësitë e temperamentit të fëmijës, objektivat dhe filozofinë e programit dhe objektivat e familjes për fëmijën. SHEMBUJ PYETJESH: • Cilat janë planet tuaja për kujdesin e fëmijës në vitin që vjen? • A keni nevojë për të gjetur dhe zgjedhur një vend që ofron një program të mirë edukimi për fëmijën tuaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: •Kujdesi për fëmijën dhe vendet e arsimit parashkollor (çerdhja, kopshti i japin fëmijës së vogël një mundësi të zhvillojë aftësi sociale me fëmijët e tjerë çdo ditë). • Nëse ju nuk doni ta regjistroni fëmijën tuaj në kopsht, kërkoni në librari 240 tekste mësimore dhe libra me ide, në mënyrë që mund ta përgatisni fëmijën tuaj për shkollë. • Në frekuentimin e kopshtit mund të kërkohet një kontroll total i tualetit të fëmijës. Kjo zakonisht nuk arrihet deri kur fëmija është në moshën 2 vjeç e gjysmë. • Fëmijët më të mëdhenj se kjo moshë që ende nuk kanë mësuar tualetin ka më pak të ngjarë ti përgjigjen mirë një qasje që përfshin nxitjen, me respektin për vendimin e marrë nga vetë fëmija dhe vendosmërinë për të pasur sukses. SHEMBUJ PYETJESH: • Si mendoni po ecën fëmija juaj me kontrollin e pastërtisë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Përdorni një qasje që nxit fëmijën tuaj të marrë vendim për të përdorur oturakun. Mos e dënoni, detyroni, ose e turpëroni atë për një lagie të papritur, ose defekim në mbathje, ose për hezitimin për të provuar. Në të kundërt përdorni lavdërimin për të gjitha përpjekjet dhe interesin, ofroni zgjedhje rreth përdorimit të oturakut dhe vazhdoni ti lexoni tregime rreth të mësuarit të tualetit me fëmijën tuaj. • Këto janë disa mënyra që mund t`ju ndihmojnë: Visheni në mënyrë që të zhveshi dhe ngrejë lehtësisht rrobat, vendosni një rutinë ditore, vendoseni në oturak çdo 1-2 orë dhe ofroni ambient relaksues duke lexuar, kënduar këngë ndërsa qëndron në oturak. SIGURIA Siguria në ujë, makinë siguria jashtë shtëpisë, kafshët shtëpiake Ende prindërit duhet ti mbikëqyrin fëmijët e tyre nga afër kur janë pranë ujit. Mësimet e notit nuk parandalojnë fëmijën nga mbytja dhe fëmijët në përgjithësi nuk janë gati nga zhvillimi për leksione/kurse zyrtare të notit deri në moshën 4 vjeç. SHEMBUJ PYETJESH: • A keni pellgje uji, rezervuarë, etj.., pranë shtëpisë tuaj? • A e pëlqen notin fëmija juaj? Pyesni fëmijën: • Të pëlqen noti? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Kontrolloni fëmijën vazhdimisht kur është pranë ujit, përfshirë, lavamanë, bide, vaska, pishina plastike loje, kova me ujë, etj... Kontrolli fëmijës duhet 241 të jetë pranë “sa ta arrini me krah” kurdoherë fëmijët janë rrotull ujit. • Mos ja lini motrës, vëllait më të rritur të mbikëqyri fëmijën tuaj në banjë, shtëpi ose kopsht. Zbrazni kovat, lavamanët, bidetë, ose pishinat e vogla plastike menjëherë pas përdorimit. • Flisni me prindërit që të shikoni nëse ja vendosin rripin e sigurimit fëmijës dhe për veten e tyre kur udhëtojnë me makinë. SHEMBUJ PYETJESH: • Si e lidhni fëmijën tuaj kur jeni në makinë, a qëndron në karrigen mbrapa sa herë e hipni në makinë? • A përdorni të gjithë rripin e sigurisë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Asnjëherë mos e vendosni fëmijën në sediljen para të makinës sidomos kur makina ka airbag. Vendi prapa dhe ulur në sediljen e posaçme për fëmijën është më i sigurti. • Ulja me fytyrën mbrapsht është vendi më i sigurt për fëmijën e vogël në makinë. Ai mbron qafën dhe kokën e fëmijës në rast të një përplasje. Për mbrojtje optimale fëmija juaj duhet të qëndrojë me fytyrë mbrapa deri kur arrin 13.5-16 kg. SHEMBUJ PYETJESH: • A dëshironi të keni një listë të çështjeve të sigurisë për mbrojtjen e shëndetit të fëmijës tuaj? Dëmtimet e paqëllimshme tek këto mosha janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes së fëmijëve të vegjël. Duke qenë se dëshira që të eksplorojë dhe mësojë është e fortë dhe fëmijët e vegjël nuk kanë një gjykim të mirë prindërit vazhdimisht duhet të jenë vigjilent dhe rregullisht të kontrollojnë sigurinë e mjedisit për të mbrojtur fëmijën nga dëmtimet. Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Kur fëmija juaj po luan jashtë sigurohuni që ai qëndron brenda gardheve dhe dyerve dhe ju e kontrolloni nga afër. • Me kujdes kontrolloni fëmijën e vogël kur luan në ekipe loje dhe sigurohuni që sipërfaqja e vendit të lojës është e butë që të pengojë rrëzimin. • Mbani larg fëmijët nga makineritë që lëvizin. • Kufizoni kohën e qëndrimit në diell. Vendosini krem mbrojtës nga rrezet (SPF 15 ose më shumë) fëmijës tuaj para se të dalin jashtë. Përdorni një kapele më të gjerë me vrima për veshët, hundën dhe buzët. • Mësoni fëmijën tuaj t`ju kërkojë leje kur i afrohet një qeni, veçanërisht kur 242 qentë janë të panjohur, apo po ushqehen. • Fëmijët e vegjël në këtë moshë duan mbikëqyrje të vazhdueshme rreth zjarreve. Ata janë të magjepsur nga zjarri dhe ngjyrat e tij. Ata pëlqejnë gjithnjë të luajnë me shkrepëset në përpjekjet për të imituar prindërit që pinë duhan. Kur luajnë ata shpesh harrojnë rregullat e sigurisë dhe mundet lehtësisht të vrapojnë në grila, furra dhe zjarre të hapura. • Vëzhgoni fëmijën nga afër kur ju jeni pranë një furre të nxehtë, ose një zjarri. Vendosni pengesa rreth zjarreve të hapura. PËRMBAJTJA E VIZITËS NË MOSHËN 3 VJEÇ Foshnja duhet të vizitohet nga personeli kujdesit shëndetësor që ndjek mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës (mjek familje, infermiere patronazhi e QSH dhe mjek e infermiere e këshillimores së fëmijës në qytet) në moshën 3 vjeç. Konteksti Rreth ditëlindjes së tij të tretë fëmija është një individ shumë i vendosur dhe kërkon të imponohet me prezencën e tij. Sukseset, ose dështimet e tij për të kontrolluar botën që e rrethon do të ndikojnë mbi sjelljet dhe ndërsa bën zgjedhjet e tija të thjeshta ai është gati të mësojë nga provat e gabimet, dhe ka ndjenjën e të drejtës dhe gabimit. Ai kërkon më tej për diçka të këndshme, ose percepton një ballafaqim si të papranueshëm. Të folurit dhe aktiviteti motor tani fokusohen në kontrollin ose ndryshimin e ambientit. Fëmija 3 vjeçar ka zhvilluar një të folur të kuptueshëm -arritje madhore. Ai tanimë mund të negociojë me prindërit e tij (p.sh.: “në fillim përrallën pastaj do fle pas dreke”) ai gjithashtu bën zgjedhje, duke vendosur p.sh.: midis çorapeve jeshile, ose blu, ose midis një loje me lodra në shtëpi, apo loje jashtë shtëpisë. Forma e trupit ka përparuar nga një pamje bebe buçko në pamjen e një imazhi fëmije më të rritur. Fëmijët nuk janë të rritur në miniaturë, por kur takohet një tre vjeçar për herë të parë mund të mendohet një gjë e tillë. Ndërgjegjësimi për dallimet gjinore ka filluar të dalë në termat si fizike ashtu edhe pritshmëritë sociale. Tek shumë prej 3 vjeçarëve aftësitë fizike janë përmirësuar gjithashtu, duke i dhënë atij një kontroll më të mirë mbi duart ose këmbët e tij. Me shpejtësinë dhe shkathtësinë e tij dalin shqetësime të reja (p.sh.: të mësuarit e rregullave të reja dhe kujdesi ndaj makinave dhe siguria rrugore). Fëmija 3 vjeçar në rritje ka kapacitet të zhvilluar mirë komunikimi për interesat dëshirat dhe preferencat e tij, që i hapin një botë të re ndërveprimesh sociale. Me fëmijët e moshës së tij gjuha ofron një mjet të ri për të zbuluar interesat reciproke. 243 Fëmijët tre-vjeçar mundohen të jenë më paqësorë, të qetë dhe bashkëpunues. Konfliktet me të rriturit, që dalin nga përpjekja e dy-vjeçarëve për pavarësi janë më të pakta dhe më të rralla. Në të vërtetë, shumë tre-vjeçar dëshirojnë që prindërit dhe kujdestarët ti pranojnë ashtu si janë. Ata nuk insistojnë më si më parë që çdo gjë të bëhet urgjentisht sapo ta kërkojnë. Ata përpiqen të gëzojnë jetën dhe veten e tyre, dhe tregojnë interes shumë të madh për të zbuluar gjithçka që i rrethon. Në shtëpi fëmija tregon me krenari aftësinë e tij të kryejë i pavarur aktivitetet e përditshme të jetës si: ushqyerja, banja, dhe veshja. Këto aktivitete ende kërkojnë mbikëqyrje edhe megjithëse ai do ti “bëjë” të gjitha vetë. Për shembull zgjedhja e ushqimit duhet të mbetet një vendim prindëror me devijim minimal të lejuar nga vaktet e familjes dhe zgjedhjet ushqimore. Përfshirja e fëmijës në bashkëveprime me familjen, pyetja e fëmijëve për mendimin e tyre dhe lejimi që të kontribuojnë në diskutimet brenda familjes nxisin vetë-vlerësimin e tij dhe përforcojnë vendin e veçantë që ka në familje. Tranzicionet e shpeshta të familjes ndodhin shpesh gjatë këtij viti, duke përfshirë një shtatzëni të re, ose lindjen e një fëmije tjetër dhe kalimin në institucionet e edukimit para shkollor. Këto tranzicione kërkojnë mbështetje shtesë dhe edukim nga personeli shëndetësor. Meshkujt luajnë me vegla dhe makina të ndryshme, ndërsa femrat shpesh u flasin kukullave. Është interesante fakti se në këtë moshë mundësia që kanë femrat të flasin me kukullat i bën ato të jenë më superiore nga ana gjuhësore se sa meshkujt në këtë moshë. Femrat kanë aftësi të flasin si me të rriturit ashtu dhe me lodrat. Identifikohen me të rriturit sidomos me nënën me të cilën janë afeksionuar. Ekzekutimi i detyrave shtëpiake nuk është një imitim i thjeshtë, por vënia në jetë e rolit amtar. Ky rol zgjerohet më tej dhe adaptohet në lojën e simulimit që duket në këtë fazë dhe mund të kryhet me shokë, ose vëllezër e motra. Shpesh duke e mbikëqyrur gjatë lojës mund të merret informacion rreth zhvillimit të aftësive gjuhësore të fëmijës. Gjuha është e zhvilluar mirë, e mbështetur nga një fjalor i gjerë dhe mjaft i qartë, por mund të ketë dhe disa gabime fonetike fëminore. Thotë emrin dhe seksin, bën pyetje, reciton vjersha dhe flet për shumë gjëra midis të cilave dhe për objekte që mungojnë dhe gjëra të ndodhura në të kaluarën. Gjuha përdoret për të drejtuar dhe kontrolluar lojën. Në këtë stad zhvillimi i gjuhës është kaq i pasur dhe i dobishëm për zhvillimin intelektual. Fillojnë të numërojnë dhe të kuptojnë edhe konceptin e ndarjes dhe të mbajtjes së radhës. Fëmija tre vjeç është i pavarur për sa i përket disa aspekteve, si p.sh.: të veshurit, të zhveshurit, banjës; por megjithatë duhet asistuar e kontrolluar. Është mjaft i aftë në saktësimin e pozicioneve dhe të përmasave të hapave të tij. Aftësitë motore janë të stabilizuara dhe eficiente. I ngjit shkallët duke alternuar këmbët, ndërsa në zbritje mund të vendosë të dy këmbët në një shkallë. I pëlqen të kërcejë dhe mund të qëndrojë për një farë kohe me një 244 këmbë. Fillon ti japë biçikletës me tre rrota dhe të hedhë e të presë një top megjithëse në mënyrë akoma jo të saktë. Aftësitë manipulative përfshijnë ndërtimin e një kulle me tetë ose nëntë kuba, të mbajë më mirë lapsin dhe të kopjojë një rreth, të presë me gërshërë, të përshkojë rruazat në një fije peri. KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE ZHVILLIMIT TË TRE-VJEÇARIT Zhvillimi fizik • Rritja vazhdon e qëndrueshme megjithëse më e ngadaltë se dy vitet e para. • Shton në gjatësi 5-7.5 cm në vit; mesatarja e gjatësisë është 96,5-101,5 cm, afërsisht dyfishin e gjatësisë së lindjes. • Gjatësia që do të ketë fëmija kur do të jetë i rritur mund të parashikohet duke matur gjatësinë e tre viteve të para; meshkujt e kësaj moshë kanë afërsisht 53% të gjatësisë që do të kenë në moshën e rritur, ndërsa femrat rreth 57%. • Shtimi në peshë është afërsisht 1.4-2.4 kg në vit; pesha mesatare është 13,5-17,5 kg. • Ritmi i zemrës (pulsi) është mesatarisht 90-110 në minutë. • Ritmi i frymëmarrjes është 20-30 frymëmarrje në minutë, në varësi nga niveli i aktivitetit. • Mesatarja e temperaturës është 35.5-37.40 C; ajo ndikohet nga ushtrimet, sëmundjet dhe stresi. • Rritja e këmbëve është më e shpejtë se rritja e krahëve, duke e bërë një trevjeçar të duket më i gjatë, më i hollë, i ngjashëm me pamjen e të rriturit. • Cirkumferenca (perimetri) e kokës dhe e kraharorit janë të barabarta; koka në madhësi është në proporcion normal me trupin. • Qafa duket sikur zgjatet se zhduket “dhjami i foshnjës”. • Ka përfunduar dalja e dhëmbëve të fëmijërisë. • Ka nevojë për 1,500 kalori në ditë. • Shikimi është afërsisht 20/40 në largësi sipas testit SNELLEN. Zhvillimi lëvizor/motorika • Ngjitet lart e poshtë shkallëve pa ndihmë, duke shkëmbyer këmbët; mund të hidhet nga shkallët e të bjeri me të dy këmbët. • Mund të qëndrojë për një moment në ekuilibër me një këmbë. • Ushqehet vetë; kërkon ndihmë shumë të pakët. • Hidhet nga vendi. • Ecën me një biçikletë me tre rrota. • Hedh një top larg; distanca dhe qëllimi janë të kufizuara. • Kap një top të madh me të dy krahët e shtrirë kur ja hedhim. • I pëlqen të lundrojë me barkë (jo shumë e lartë, apo shumë e shpejtë). • Tregon përmirësim në kontrollin dhe mbajtjen e lapsave; majën e lapsit e përdor vertikalisht, horizontalisht dhe në mënyrë rrethore. 245 • Mund të kthejë faqet e librit një nga një. • I pëlqen të ndërtojë me blloqe. • Ndërton një kullë me tetë, ose më shumë blloqe. • I pëlqen të luajë me plastelinë, e shtyp, e rrotullon dhe shtrydh atë. • Mund të fillojë të tregojë preferenca për përdorimin e dorës (të djathtë, apo të majtë, mëngjarash). • Mban një enë të mbushur me lëng, si p.sh.: filxhan me qumësht, apo tas me ujë, pa e derdhur shumë, hedh lëngun nga një enë në një tjetër. • Mbërthen dhe zbërthen kopsa të mëdha dhe zinxhirët e pantallonave, xhupave, etj… • Lan dhe fshin duart; lan vetë dhëmbët e tij, por jo duke e rrotulluar furçën. • Zakonisht gjatë kësaj kohe arrin kontrollin komplet të fshikëzës së urinës. Zhvillimi konjitiv • Dëgjon me vëmendje histori të përshtatshme për moshën. • Bën komente me rëndësi për tregime të ndryshme, veçanërisht mbi ato që lidhen me shtëpinë dhe ngjarjet në familje. • I pëlqen të shikojë librat dhe mund të pretendojë t`jua “lexojë’ të tjerëve për të shpjeguar figurat. • I pëlqejnë historitë me pyetje, kuriozitete, dhe të papritura. • Luan duke imituar realitetin. • Ushqen kukullën, e mbulon atë, e vë për të fjetur. Ngarkon makinat, i bën të ecin duke i shoqëruar edhe me zë e zhurma. • Përshkon 8-10 rruaza në një tel, apo 6 blloqe të rrumbullakët dhe 6 katrorë në një dërrasë. • Përpiqet të vizatojë; kopjon rrethin por jo perfekt, katrorin dhe disa germa. • Kupton trekëndëshin, rrethin, katrorin; mund të tregojë formën për të cilën e pyetet. • Ndan objektet në mënyrë logjike mbi një bazë të tillë si ngjyra, madhësia, apo forma; zakonisht zgjedh një ngjyrë, apo madhësi si bazë për klasifikimin. • Tregon se kupton krahasimet kryesore si madhësia dhe forma, p.sh.: kur i tregojmë një top tenisi dhe një top futbolli, tregon se cili është më i madh, gjithashtu kupton se cili nga të dy është më i vogli. • Numëron dhe dallon ngjyrat kryesore: e kuqe, e verdhë, blu. • Rregullon kubat në vijë horizontale; gjithashtu i vendos kubat për të formuar një urë. • Tregon pikturën që ka më shumë objekte: mace, makina, kukulla. • Tregon një farë kuptimi për zgjatjen e kohës duke përdorur fraza të tilla si: “gjithë kohën”, “gjithë ditën”, “për dy ditë”; por ende ka pak konfuzion “unë nuk fjeta nesër”. • Flet rreth objekteve, ngjarjeve dhe njerëzve jo të pranishëm “Tomi ka një qen në kopsht”. • Flet rreth veprimeve të të tjerëve “ Babi, po nis makinën”. • Shton informacione për atë që sapo është thënë, “po dhe pastaj ja dhashë 246 prapë librin”. • Ju përgjigjet pyetjeve të thjeshta në mënyrë të përshtatshme. • Bën një numër pyetjesh në rritje, veçanërisht rreth vendit dhe identitetit të objekteve dhe njerëzve. • Përdor një numër në rritje të formave të bisedës që tregon ngjarje në vazhdimësi “Çfarë bëri ai më tej?”, “Si e bëri ajo pastaj?”. • I tërheq vëmendjen vetes, objekteve dhe ngjarjeve në ambient “Shiko aeroplani po fluturon”. • Nxit sjelljen e të tjerëve: “Le të hidhemi në ujë. Ti hidhu i pari”. • Bashkohet në përshëndetje të zakonshme: “Hej”, të lutem”, etj… • Komenton rreth objekteve dhe ngjarjeve që ndodhin: “Aty është një shtëpi”; “Traktori po shtyn një pemë”. • Rritet fjalori; tani përdor 300-1,000 fjalë. • Reciton vjersha me rimë, këndon këngë. • Të folurit është i kuptueshëm në pjesën më të madhe të kohës. • Shprehet me fraza më të gjata “qeni i madh më kafshon”. • Flet folje kalimtare si duke shkuar, duke ecur, përdor shumësin. • Tregon mohim duke vënë “jo’ dhe “nuk” përpara një emri, apo fraze të thjeshtë; “jo bebi …”, “nuk erdhi….”. • Përgjigjet kur e pyesim “Çfarë po bën?”, “Çfarë është kjo?” dhe “ku?” pyetje që lidhen me objekte dhe ngjarje të njohura. Zhvillimi i personalitetit dhe ai social (shoqëror) • Duket se kupton se ka një radhë, por jo gjithnjë do ta respektojë atë. • Është miqësor, qesh shpesh; kërkon me çdo kusht të pëlqehet. • Ka ankthe dhe frikë nga errësira, më rrallë nga zjarri, nga përbindëshat, mostrat, etj... • Bashkohet në lojëra të thjeshta dhe aktivitete grupi, ndonjëherë duke ngurruar. • Flet shpesh me veten. • Përdor në lojë objektet në mënyrë simbolike; një kub druri mund të jetë një varkë, një kamion, etj… • Vëzhgon fëmijët duke luajtur; mund të bashkohet me ta për një kohë të shkurtër; shpesh luan paralel me fëmijët e tjerë. • Mbron lodrat dhe gjithçka që është e tija; mund të bëhet ndonjëherë agresiv duke i rrëmbyer lodrën, goditur një fëmijë tjetër, apo duke e fshehur atë. • Angazhohet i vetmuar, apo së bashku me fëmijë të tjerë në lojën “provo që ta besosh”. • Tregon dashuri për fëmijët të cilët janë më të vegjël, apo për fëmijët të cilët dëmtohen. • Ulet dhe dëgjon histori deri në 10 minuta rresht; nuk shqetësohet nëse edhe fëmijë të tjerë po e dëgjojnë historinë dhe mërzitet kur e shqetësojnë. • Mund të vazhdojë të ketë afeksion (lidhje të ngushtë) për një batanije të veçantë, kafshë pellushi, apo lodër që të qetësohet. 247 Rutina e përditshme Të ngrënit • Oreksi është jo shumë i madh; preferon të hajë sasi të pakta. Nuk i pëlqejnë shumë zarzavatet; ha pothuajse çdo gjë tjetër; asnjëherë nuk duhet të detyrohet të hajë. • Ushqehet vetë pavarësisht se është i uritur; përdor lugën në një mënyrë që i ngjan të rriturit; mund të shpohet me pirunin. • Luan me ushqimin, kur nuk është i uritur. • Mund të mbushi gotën me qumësht dhe lëngun e frutave duke bërë pak pika. • Pi mjaft qumështin (kujdes që fëmija mos të pijë vetëm qumësht duke lënë mënjanë ushqime të tjera të nevojshme). Tualeti, larja, veshja • Lahet mirë vetë në banjë; shpesh reziston të dali jashtë vaskës, dushit, etj... • Kujdeset për nevojat për të qëndruar i pastër pa urinuar e defekuar gjatë ditës (djemtë, veçanërisht mund të vazhdojnë të lagen gjatë ditës). • Disa flenë natën pa u ndotur në shtrat, të tjerë janë në tranzicion. Ata mund të jenë të thatë natën për disa ditë të javës, më tej për një periudhë kohe përsëri mund të ndoten natën. • Zhvishet më mirë se sa vishet, megjithëse është i aftë të veshi disa rroba. • Është më i saktë në përdorimin e kopsave të mëdha, zinxhirëve. Gjumi • Zakonisht fle 10-12 orë natën, zgjohet në orën 7 ose 8 në mëngjes. • Mund të mos dojë të pushojë pasdreke; vazhdon të përfitojë nga koha e qetë e drekës dhe do të luajë. • Mund të bëhet gati vetë për të shkuar në shtrat. I ka ende zakonet e mëparshme për të shkuar në shtrat, pra i pëlqen ti tregojnë përralla, ti lexojnë një histori për ta zënë gjumi, apo ti këndojnë një këngë. • Mund të ketë ëndrra që e zgjojnë papritur. • Mund të eci natën në gjumë i pavetëdijshëm; në këto raste duhet një qetësi dhe këmbëngulje që ta kthejmë fëmijën përsëri në shtrat. Loja dhe aktivitetet sociale Është mosha e fjalës së shpeshtë “edhe unë”; dëshiron të jetë përfshirë në gjithçka. • Luan spontanisht, për periudha të shkurtra në grupe; bëhet shumë i shoqërueshëm; fillon të luajë në bashkëpunim me fëmijë të tjerë. • Mund të grindet, apo diskutojë me fëmijët e tjerë; të rriturit duhet të lejojnë fëmijët ti zgjidhin vetë mosmarrëveshjet e tyre deri ato kur nuk kërcënohen nga dëmtimi fizik. 248 • I pëlqen të vishet si aktor e të luajë në lojëra teatrale që flasin për aktivitetet e përditshme. • Ka preferenca të forta gjinore dhe për role të ndara gjinore “djemtë nuk mund të luajnë rolin e infermieres”, “vajzat nuk duhet të vishen si shofere”, etj... • Të ndajë diçka me të tjerët është ende e vështirë; por duket se e kupton si koncept. • Në moshën trevjeçare fëmijët fillojnë të zhvillojnë imagjinatën. Ata i përdorin librat në mënyrë krijuese p.sh.: duke i bërë herë si derë, herë si mur. • Ju pëlqen të shtyjnë lodra si: autobusë, trena, duke e bërë lojën sa më pranë jetës reale. • Mund të përdorin gërshërët për të prerë dhe të bëjnë disa vizatime me laps. • Është mosha kur fëmija kërkon që ta përfshijnë në gjithçka. • Luan në lojë spontane në grup për pak kohë, shumë social; fillon të jetë bashkëpunues në lojë. • I përgjigjet më mirë mundësive sesa urdhrave: “Do t’i veshësh pizhamet para apo pas përrallës?’’. • Ndarja me të tjerët është e vështirë, por ai e kupton konceptin. Sjellja sociale • Trevjeçarët ju kushtojnë shumë kujdes të rriturve rreth tyre dhe janë të prirur t’i kënaqin ata. • Ata përpiqen t’i ndjekin këshillat dhe reagojnë ndaj miratimeve dhe mosmiratimeve. • Fillojnë të zhvillojnë kapacitetin e tyre për t’u lidhur dhe për të komunikuar me të tjerët. • Tregojnë interes për familjen dhe aktivitetet e familjes. Gurët themeltar të zhvillimit: Fëmija në moshën 3 vjeç Zhvillimi social dhe emocional: • Kopjon në mënyrën e sjelljes të rriturit dhe shokët. • Shfaq dashuri ndaj bashkëmoshatarëve pa e inkurajuar. • Mban radhën e tij kur luan. • Shqetësohet kur një shok qan. • E kupton idenë e “ime” dhe të “tij” të “saj”. • Shfaq një gamë të gjerë emocionesh. • Ndahet lehtë nga prindërit. • Mund të mërzitet kur ka ndryshime të mëdha në rutinën e përditshme. • Vishet dhe zhvishet vetë. Gjuha dhe komunikimi (gjuha receptive dhe ekspresive) • Ndjek një udhëzim me 2 ose 3 komanda. • Mund të emërtojë gjërat e zakonshme. 249 • Kupton fjalë si: “në” ,”mbi” dhe “poshtë”. • Thotë emrin, moshën dhe seksin. • Thotë emrin e një shoku/shoqeje. • Thotë fjalë si: “mua”, “ne” dhe “ju”; si dhe disa emra në shumës (makinat, qentë, macet). • Gjuha ekspresive (e folur) është mjaftueshëm e kuptueshme për njerëzit e tjerë. • Mund të marrë pjesë në një bashkëbisedim duke përdorur 2 deri 3 fjali. Konjicioni (të mësuarit, të menduarit, zgjidhja e problemeve) • Mund të verë në funksionim lodra që kanë butona, pjesë që ngrihen e lëvizin. • Mund të kryejë lojë simbolike me kukulla, kafshë dhe njerëz. • Ndërton me lodra formuese me 3 ose 4 pjesë (mozaik, puzzle). • Kupton se çfarë do të thotë “dy”. • Kopjon një rreth me laps. • Hap faqet e librit një nga një. • Ndërton kullë me më shumë se 6 kuba. • Hap dhe mbyll kapakun e kavanozave, ose hap dorezën e derës. Motorika globale e motorika fine • I ngjit mirë objektet. • Vrapon lehtësisht. • Ecën me një biçikletë me tre rrota. • Ngjit dhe zbret shkallët duke vendosur një këmbë në çdo shkallë. Prioritetet e vizitës së fëmijës 3 vjeç Fillimisht duhen parë shqetësimet e prindërve. Gjithashtu u duhet dhënë përparësi çështjeve të mëposhtme për ti diskutuar në këtë vizitë: Mbështetja e familjes, vendimet në familje, rivaliteti mes motrave dhe vëllezërve, ekuilibri punë-familje, etj..; Nxitja e aktiviteteve të leximit, të kënduarit, të folurit, përshkrimi, observimi i gjërave të ndryshme dhe leximi; Loja me bashkëmoshatarët (lojë ndërvepruese dhe mundësitë për lojën); Promovimi i aktiviteteve fizike; Siguria në makinë, siguria rrugore, rrëzimet. Çfarë duhet kryer gjatë vizitës? HISTORIA/ANAMNEZA Anamneza, historia mund të merret sipas shqetësimeve të familjes dhe 250 mënyrave të punës së personelit shëndetësor, për të nxitur diskutimin mund të bëhen pyetjet më poshtë: • Si po ndjeheni ju si prind? • Si po shkojnë gjërat në familjen tuaj dhe si po ecën fëmija në kopsht nëse shkon? • Çfarë ndryshimesh të mëdha kanë ndodhur në familjen tuaj nga vizita e fundit, apo çfarë ju shqetëson? • Çfarë pyetjesh, apo shqetësimesh do të ndash me mua në lidhje me fëmijën tënd? • Mund të më thoni ndonjë gjë për të qeshur që ka bërë fëmija juaj kohët e fundit, apo ndonjë gjë të mrekullueshme? Vëzhgimi ndërveprimit prind-fëmijë Gjatë vizitës personeli duhet të vëzhgojë e vlerësojë: • Si komunikojnë mes tyre prindi dhe fëmija. • Sa nga pjesa e komunikimit është verbale dhe sa jo verbale (me fjalë dhe pa fjalë). • A i flet prindi fëmijës me gjuhën e bebes. • A i jep prindi fëmijës zgjedhje (p.sh.: do të ulesh, apo të rrish në këmbë). • A e nxit prindi bashkëpunimin me fëmijën gjatë vizitës. • Sjellja e papranueshme e fëmijës a sjell reagimin e duhur të prindit. Survejanca e zhvillimit Personeli shëndetësor pyet kujdestarin e fëmijës • A keni ndonjë shqetësim të veçantë mbi zhvillimin, të mësuarit, apo sjelljen e fëmijës tuaj? SOCIAL-EMOCIONAL Si ndihmon fëmija në kujdesin për veten e tij? • Ka aftësi të kujdeset për vete, p.sh.: të ushqehet vetë, vishet vetë deri në atë shkallë që mund të dëshirojë, kjo e parë në këndvështrimin e vetë familjes, apo normave socio-kulturore të saj. Më trego pak se si luan zakonisht fëmija? • Loja imagjinare po bëhet më e përpunuar, e dëshmuar me tema dhe histori specifike. • Ka qejf lojërat ndërvepruese. 251 KOMUNIKUES Si ju a komunikon fëmija atë që do? • Bën bisedë me dy ose tre fjali bashkë. • I kuptohet çka flet në 75% të rasteve nga të tjerët. • Emërton një shok. KONJITIV/NJOHËS Çfarë mendon se kupton fëmija yt? • Di të emërtojë dhe përdorë një filxhan, një top, një lugë dhe një laps. • Identifikon veten si vajzë apo djalë. ZHVILLIMI FIZIK Çfarë aktivitetesh është i aftë të bëjë? • Ndërton një kullë me 6 deri 8 kuba. • Hedh një top nga njëra dorë në tjetrën. • Nget një biçikletë me tre rrota. • I ngjit shkallët duke shkëmbyer këmbët. • Qëndron mbi një këmbë për 1 sekondë. Më thuaj çfarë mund të vizatojë fëmija? • Kopjon një rreth. • Vizaton një njeri me dy pjesë trupi, p.sh.: koka dhe një pjesë tjetër. Si po shkon edukimi i tualetit? • A e kontrollon ditën si urinimin dhe të dalën jashtë. P.S.: Personeli shëndetësor duhet të observojë dhe vlerësojë gjuhën e folur dhe qartësinë e saj. Të vlerësojë ndërveprimin i rritur fëmijë. Në këtë moshë duhet të aplikohet një test depistimi i standardizuar zhvillimi. EKZAMINIMI FIZIK Ekzaminimi komplet fizik është i përfshirë si pjesë e çdo vizite kontrolli/supervizioni për ndjekjen rutinë të rritjes dhe zhvillimit që kryhet tek fëmija nga personeli kujdesit shëndetësor. Kur kryen një ekzaminimin fizik vëmendja e personelit shëndetësor duhet të drejtohet mbi komponentët më poshtë të një ekzaminimi që janë me rëndësi për fëmijën në këtë moshë: 252 Matni: • Tensionin arterial Matni dhe shënoni: • Gjatësinë • Peshën Llogarit dhe shëno: • IMT • P/M • P/GJ • GJ/M Sytë • Mundohu të kryesh një ekzaminim oftalmoskopik të nervit optik dhe vazave të retinës Goja • Vëzhgoni për karies, gurrëza pllaka, demineralizim (njolla të bardha) dhe ngjyrosje të dhëmbëve, dëmtime dhe gingivitis Neurologjik • Vëzhgoni fitimin e gjuhës dhe qartësinë e të folurit • Kontrolloni bashkëveprimin i rritur fëmijë DEPISTIMI Depistimi universal Veprimi që kryhet Shikimi Matni mprehtësinë e shikimit në përshtatje me moshën (duke përdorur testet Snellen, testin e E numrat Snellen,) ose testin e pikturave si ALEN figura, ose Simbole LEA Depistimi selektiv Vlerësimi rrezikut Anemia Mbi pyetjet e depistimit të rrezikut Hematokriti, ose hemo-globina Shëndeti oral Nëse nuk është menduar nga kujdestarët të vizitohet tek një dentist Referoni tek dentisti Tensioni gjakut Fëmijët që kanë një gjendje specifike me rrezik Matja e TA Dëgjimi I vlerësuar si fëmijë me rrezik nga përgjigjet e pyetjeve në pyetësorin e depistimit për dëgjimin të plotësuar nga prindërit Referim për diagnozë tek otojatri 253 Veprimi nëse ka rrezik UDHËZIME PËR PRINDËRIT E FËMIJËS 3 VJEÇ Shembujt e pyetjeve të mëposhtme kanë për qëllim të përdoren për të nxitur diskutimin, mbledhur informacion, adresuar nevojat dhe shqetësimet e familjes dhe ndërtuar bashkëpunimin me to për shëndetin e fëmijës. Përdorimi i pyetjeve mund të ndryshojë nga vizita në vizitë dhe nga familja në familje. Pyetjet mund të përshtaten sipas stilit të komunikimit që ka çdo personel shëndetësor. Udhëzuesi paraprak shoqërues për familjen duhet të përputhet sipas pyetjeve, problemeve, ose shqetësimeve individuale që paraqet fëmija dhe familja përkatëse. Mbështetja e familjes Vendimet e familjes, rivaliteti me fëmijët e tjerë, balanca e punës Shpesh ndihmon ti përfshish prindërit në një diskutim rreth eksperiencave të tyre kur ishin fëmijë, që ti ndihmojmë ata të mendojnë si prindër, dhe që ti ndihmojmë ata të mësojnë strategji alternative nëse tentojnë të përdorin strategji të dëmshme jo të përshtatshme me fëmijët e tyre. SHEMBUJ PYETJESH: • • • • A ka ndryshuar ndonjë gjë në shtëpi që nga vizita juaj e fundit? Më trego si anëtarët e familjes tregojnë afeksion për njëri-tjetrin? Zemërim? Përshkruani çfarë bëni së bashku si familje? Sa shpesh ju i bëni këto gjëra? Pyesni fëmijën: • Kush të do ty? • Si e di/kupton ti këtë? • Çfarë bën kur zemërohesh shumë? • Çfarë bëjnë prindërit? • Çfarë do që ta bësh më mirë me prindërit e tu? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Mos u çudisni nëse ju flisni dhe mendoni njësoj siç bënin prindërit tuaj kur ju ishit fëmijë. Mbi të gjitha ajo ka qenë eksperienca juaj e parë. Ju mund të kuptoni dhe mendoni njësoj si keni vepruar ju me fëmijën tuaj. Çfarë ju pëlqenit nga stili prindërve tuaj dhe çfarë do dëshironit të bënit ndryshe. • Tregoni dashuri në familjen tuaj/përballuni me zemërimin në mënyrë konstruktive duke i shndërruar zënkat në diskutime me respekt, ose duke u larguar dhe qëndruar vetëm që të ftohen gjakrat. • Mos lejoni që fëmija juaj t`ju kafshojë, godasë, ose të përdorë ndonjë sjellje 254 tjetër të dhunshme. Ndalojeni atë menjëherë dhe shpjegojini si sjellja e bën të ndjehet personin tjetër. Ndihmoni fëmijën tuaj të kërkojë falje, forconi kufijtë dhe sjelljen e duhur. • Kërkoni nga kujdestarët e tjerë që të jenë konsekuent në pritshmëritë dhe disiplinën e fëmijës tuaj. Përdorni largimin e fëmijës-izolimin që ta hiqni nga burimi i konfliktit. Jepini fëmijës tuaj mundësi të bëj zgjedhje, p.sh.: si cilat rroba do të veshë, libra të lexojë dhe vende ku do të shkojë. • Vëllezërit motrat e fëmijës luajnë një rol të veçantë në shoqërizimin dhe zhvillimin e vetë-vlerësimit tek fëmija i vogël. Shumë prindër kërkojnë këshilla si të përballen me rivalitetin e vëllezërve. SHEMBUJ PYETJESH: • Si shkojnë me njëri-tjetrin fëmijët tuaj? Si e përgatisni fëmijën tuaj për ardhjen e foshnjës së re? Pyet fëmijën: • Çfarë të pëlqen të bësh më mirë me motrën dhe vëllain tënd? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Ndihmoni fëmijët tuaj të zhvillojnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Pranoni konfliktet midis fëmijëve dhe kurdoherë të jetë e mundur mundohuni ti zgjidhni ato pa mbajtur anë. • Kaloni kohë individuale me secilin fëmi të familjes. Në shumë familje të dy prindërit punojnë me kohë të plotë, ose të pjesshme. Nxisni prindërit që punojnë të gjejnë kohë për familjen dhe të jenë gjithnjë aktiv. SHEMBUJ PYETJESH: • Nëse ju ose partneri juaj punoni jashtë shtëpisë si ndikon puna tek familja juaj? • Kush kujdeset për fëmijët tuaj? • Sa kohë kaloni me aktivitete së bashku si familje? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Gjeni kohë për veten tuaj dhe kaloni kohë vetëm me partnerin tuaj. Krijoni mundësi për familjen tuaj që të kaloni kohë së bashku, dhe për anëtarët e familjes të flasin, lexojnë dhe luajnë me fëmijën tuaj. Loja ndër-aktive, mundësitë për lojën Koha e lojës me bashkëmoshatarët ofron mundësi me vlerë për aftësitë e 255 të mësuarit social që janë me rëndësi për një tranzicion të suksesshëm në shkollë. Nxisni prindërit e atyre fëmijëve që nuk janë në kopsht që të mundohen të rregullojnë takime me fëmijë të tjerë. SHEMBUJ PYETJESH: • Cilat janë disa gjërat e reja që fëmija juaj po bën? • Çfarë bëni ju dhe partneri juaj më shumë gjatë këtyre ditëve? • Çfarë duket më e vështirë? • Më thuaj rreth lojës tipike të fëmijës tënd. • Si bashkëvepron fëmija juaj me fëmijët e të njëjtës moshë? Në kopsht ose diku tjetër. • A angazhohet në lojën imagjinare me fëmijë të tjerë? Pyesni fëmijën: • Kush është lodra që pëlqen më shumë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Nxisni fëmijën tuaj të luaj me lodrat e tij të pëlqyera. Lodrat duhet të jenë të përshtatshme për moshën e tij. Do shikoni që do të angazhohet në një lojë në rritje imagjinare duke përdorur kukullat, kafshët dhe lodra të tjera duke luajtur edhe vetëm dhe me të tjerë • Kaloni kohë edhe ju vetë me fëmijën tuaj duke bërë diçka që ju pëlqen së bashku. • Ofroni mundësi për fëmijën tuaj të eksplorojë i sigurt botën rreth saj. • Nëse fëmija juaj nuk është në kopsht sigurohuni që ka mundësi të luajë me fëmijë të tjerë. • Nxisni lojëra ndër-aktive me moshatarët dhe ndihmoni të kuptojnë rëndësinë e radhës, shkëmbimit me njëri-tjetrin. PROMOVIMI I AKTIVITETIT FIZIK Kufizimi i mos kryerjes së aktiviteteve • Në këtë moshë shumë fëmijë kanë mjeshtëruar mirë të ecurën dhe vrapin, dhe kanë filluar të zotërojnë mirë ecjen e shpejtë. Fëmijët duhet të luajnë për ditë; kjo është “puna” e tyre. • Ndihmon nëse të rriturit drejtojnë fëmijën të mësojë si të mjeshtërojë aftësitë fizike. Prindërit duhet ti tregojnë fëmijëve mënyra që të lëvizin trupat e tyre përreth dhe si të përmirësojnë lëvizjen e muskujve të tyre të mëdhenj dhe të vegjël. • Megjithëse fëmijët e moshës parashkollore në mënyrë natyrale bëjnë aktivitet fizik kur luajnë, drejtimi i të rriturit përmirëson nivelet e tyre të 256 qëndrueshmërisë, shkathtësisë, dhe koordinimit. • Fëmijët nuk duhet të jenë jo aktiv/pa lëvizur në një vend më shumë se 60 minuta në kohë me përjashtim kur flenë. Këshilloni prindërit të kufizojnë kohën e qëndrimit para televizorit jo më shumë se 1-2 orë në ditë. Fëmijët nuk duhet të kenë televizorë ose DVD në dhomën e tyre të gjumit. SHEMBUJ PYETJESH: • Më trego rreth asaj që ju dhe fëmija juaj pëlqeni të bëni së bashku çdo ditë. Sa shumë kohë kalon fëmija juaj para TV ose videos çdo ditë. • A ka TV, video në dhomë gjumi fëmija? • Nëse fëmija juaj është në kopsht çfarë lloj aktiviteti fizik i ofrohet çdo ditë? Pyesni fëmijën: • Më trego sa shpejt vrapon ti? • Cilat janë lojërat që pëlqen më shumë? • A të pëlqen të luash brenda, apo jashtë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Krijoni mundësi për familjen tuaj që të kaloni bashkë dhe ushtroheni së bashku. Nxisni aktivitetin fizik në një mjedis të sigurt në shtëpi dhe në kopsht. • Promovoni aktivitetin fizik në një mjedis të sigurt në shtëpi dhe kufizoni të gjitha llojet e qëndrimit para ekranit të TV, kompjuterit, videos në jo më shumë se 1-2 orë në total në ditë. Mos vendosni TV, ose DVD në dhomën e gjumit të fëmijës. • Kontrolloni programet e TV që shikon fëmija juaj. Kujdes nga reklamat që ndikojnë shumë tek fëmijët e vegjël që të dëshirojnë gjërat që nuk janë të shëndetshme për to. SIGURIA Siguria në makinë, në rrugë, rrëzimet, etj... Flisni me prindërit që të sigurohen që ata dhe kujdestarët e fëmijës të dinë si të lidhet i sigurtë fëmija në makinë. • Asnjëherë mos e vendosni fëmijën në sediljen para të makinës sidomos kur makina ka airbag. Vendi prapa dhe ulur në sediljen e posaçme për fëmijën është më i sigurti. • Ulja me fytyrën mbrapsht është vendi më i sigurt për fëmijën e vogël në makinë. Ai mbron qafën dhe kokën e fëmijës në rast të një përplasje. Për mbrojtje optimale fëmija juaj duhet të qëndrojë me fytyrë mbrapa deri kur arrin 13.5-16 kg. 257 SHEMBUJ PYETJESH: • • • • Kush e kontrollon fëmijën tuaj kur ju nuk keni mundësi? A luan fëmija juaj në rrugën para shtëpisë, ose pranë rrugës? Në cilin kat të shtëpisë, ose të pallatit jetoni ju? A i keni të mbrojtura dritaret në katin e dytë, ose më lart? Pyesni fëmijën: • Kur ju luani jashtë shtëpisë, kush të kontrollon ty? • Kush të kontrollon ty kur prindërit kanë ikur? Vdekjet nga dëmtimet e pa qëllimshme janë rastet më shumta të vdekjeve midis fëmijëve të vegjël. Duke qenë se janë të etur të eksplorojnë e mësojnë dhe ndihen të fortë, fëmijët e vegjël nuk kanë gjykime të mira. Prindërit duhet të përdorin vigjilencë konstante dhe rregullisht të rishikohet siguria e mjedisit që ti mbrojnë ata nga dëmtimi. Kujtoni prindërit rreth rëndësisë së sigurimit të dorezave të dritareve. Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Mos e lini fëmijën tuaj vetëm në makinë, shtëpi, ose kopsht. Mos prisni nga fëmijët e tjerë motra, vëllai i fëmijës të ruajnë fëmijën tuaj. • Kontrolloni të gjithë lojën kur fëmija luan në rrugën para shtëpisë. Fëmija juaj ende nuk është në gjendje të kaloj rrugën vetë. • Kujtoni që shumë fëmijë kanë aftësi të kacavirren mirë. Që të parandaloni fëmijët nga rrëzimi mbani karriget, stolat, tavolinat dhe çdo mobilie tjetër larg nga dritarja dhe siguroni dorezat e tyre. • Fëmijët në këtë moshë janë kureshtar dhe do prekin gjithçka për këtë arsye duhet të mbani barnat, solucionet pastruese dhe instekticidet larg fëmijës. AKTIVITETE QË MUND TI REKOMANDOHEN PRINDËRVE PËR TË NDIHMUAR RRITJEN DHE ZHVILLIMIN E FËMIJËS 3 VJEÇ Punonjësit e shëndetësisë duhet ti inkurajojnë dhe mësojnë prindërit që: • T’i japin fëmijës mundësinë që të përdorë mjete të përdorimit të përditshëm për të mësuar kuptime të tjera të tyre: p.sh.: shtron mbulesën mbi tavolinë për të bërë një kafe, merr mjetet e gatimit për të bërë sikur gatuan, mbledh zarfe të përdorur për të luajtur rolin e postierit. • T’i ofrojnë mundësinë për të manipuluar materiale komplekse: kapëse rrobash me ngjyra, sende të ndryshme për të numëruar, për të kategorizuar, lojëra konstruktive me madhësi mesatare, pjesëza që lidhen me njëra–tjetrën. 258 • T’i japin lapsa, markera, shkumës, plastelinë, gërshërë me majë të rrumbullakët, letër, ngjitëse dhe furça të mëdha për të inkurajuar aktivitete krijuese artistike. • T’i lexojnë shpesh poezi, përralla, tregojnë figura kafshësh, personazhesh familjare, ngjarje të përditshme, alfabetin dhe numrat. • Të shkojnë shpesh në librari së bashku me fëmijën dhe ti japin mundësinë që të zgjedhë librin që dëshiron. • T’i gjejnë një biçikletë me tre rrota me qëllim që të arrijë të ndërtojë aftësi koordinimi të mirë sy-dorë-këmbë përmes manovrave në timon. Gjithashtu mund t’i jepen fëmijës për të luajtur edhe karroca kukulle, karroca e pazarit, etj... • Të shkojnë shpesh për shëtitje me fëmijën dhe ta lejojnë atë të eksplorojë, vëzhgojë, mbledhë gurë, fara, gjethe dhe emërtojnë dhe flasin për këto gjëra me të gjatë rrugës • T’i japin fëmijës një grup kuba që t’i ndajë sipas ngjyrës, madhësisë, apo formës. • Të mbledhin bukë peshku, gozhdë të vogla dhe një çekiç të vogël që fëmija të praktikojë një aktivitet që e ndihmon të përmirësojë koordinimin sy-dorë. • Në një enë të vogël, të fusin brenda vezë plastike me ngjyra, letra me ngjyra, kopsa me ngjyra të ndryshme dhe t’i kërkojnë të thotë se çfarë ngjyrash janë fshehur aty brenda. • Të hapin në dysheme një batanije, peshqir, a çarçaf dhe të vendosin në qendër të saj një top. Fëmija kap dy anë të saj, ndërsa ju mbani dy anët e tjera. Të mbledhin batanijen, ndërsa topi kërcen në ajër dhe t’i thonë fëmijës ta presë topin pa rënë në tokë. • Të shikojnë një videokasetë, DVD bashkë me fëmijën. Ta përkëdhelin atë ndërkohë që i flasin dhe i shpjegojnë se çfarë po bëjnë personazhet e filmit. • Të flasin me të për emocionet që i përcjell videoja. • Të nxjerrin para tij plot veshje të vjetra, këpucë, kapele, bluza dhe ta nxisin fëmijën të bëjë sfilatë para një pasqyre. •Të marrin figura të ndryshme objektesh, personazhesh, apo kafshësh të njohura dhe ti ndajnë përgjysmë. Njërën gjysmë ta ngjisin në një karton, kurse tjetrën ta lënë bashkë me figura të tjera. Ta inkurajojnë fëmijën që të gjejë pjesët e njëjtës figurë dhe ti bashkojë (loja me puzzle/mozaik). • Të luajnë së bashku lojëra që kërkojnë angazhim fizik, p.sh.: basketboll, volejboll, lojë me birila me shishe plastike, apo golf në ambientin e shtëpisë. SHENJAT E RREZIKUT PËR PROBLEME ME ZHVILLIMIN Prindërit duhen informuar dhe këshilluar që të drejtohen tek personeli shëndetësor nëse fëmija deri në moshën 4 vjeç: • NUK ka të folur inteligjent, flet fjalë me kuptim, në pjesën më të madhe të kohës. 259 • NUK kupton dhe zbaton urdhra dhe kërkesa të thjeshta. • NUK thotë emrin dhe moshën e tij. • NUK i pëlqen të luajë pranë fëmijëve të tjerë. • NUK përdor fjali me 3-4 fjalë. • NUK bën pyetje. • NUK qëndron vetëm për 3-4 minuta në një aktivitet, për shembull duke parë një libër me figura; luan vetëm disa minuta rresht. • NUK hidhet në vend pa u rrëzuar. • NUK ndihmon të vishet vetë. • NUK luan dot me lojëra të thjeshta, si p.sh.: formuese të thjeshta, të uli dorezën e derës, etj... • NUK ndërton fjali. • NUK merr komanda të thjeshta. • NUK luan lojë funksionale’ apo simbolike. • NUK do të luajë me fëmijë të tjerë, ose me lodra. • NUK të sheh në sy. • Rrëzohet shpesh ose ka vështirësi në ngjitjen e shkallëve. • Ka jargë nga goja ose nuk i kuptohet çfarë thotë. • NUK ruan aftësitë që i kish fituar më parë, por i humbet ato. PËRMBAJTJA E VIZITËS NË MOSHËN 4 VJEÇ Fëmija duhet të vizitohet nga personeli kujdesit shëndetësor që ndjek mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës (mjek familje, infermiere patronazhi e QSH dhe mjek e infermiere e këshillimores së fëmijës në qytet) në moshën 4 vjeç. Konteksti Energji pa fund, plot ide, biseda pa mbarim dhe aktivitete, këto janë karakteristikat e shumicës së fëmijëve 4 vjeçar. Shpërthime kokëfortësie dhe zënkash midis fëmijës dhe prindërve, kujdestarëve, apo fëmijëve të tjerë mund të ndodhin shpesh. Është koha kur ata shfaqin një dëshirë të madhe për vetë-besim dhe pavarësi. Shumica prej tyre janë të zhurmshëm, energjik, bile ndonjëherë edhe agresivë. Ata përpiqen të bëjnë bisedat e të rriturve, shakatë “idiote” të tyre, bisedat e menjëhershme dhe pyetjet pa fund. Por në të njëjtën kohë ata kanë edhe shumë cilësi të admirueshme. Janë entuziastë, përpiqen të ndihmojnë, kanë një imagjinatë të gjallë dhe arrijnë të planifikojnë shumë përpara diçka që duan të bëjnë: “Kur të shkojmë në shtëpi, unë do të bëj një vizatim”. Zhvillimi i shpejtë i aftësive të gjuhës, i kombinuar me një kureshtje të pangopur, zgjerojnë botën e një fëmije 4 vjeçar dhe i japin atij një ndjenjë pavarësie. 260 I aftë për tu veshur dhe zhveshur vetë dhe mbajtur kontrollin e urinimit dhe defekimit (megjithëse natën mund të laget përsëri) fëmija 4 vjeçar e ndjen veten të rritur në këto vite. Megjithëse ende të menduarit e tij mbetet i fokusuar tek vetja, ai është i ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve, ai identifikon disa emocione si: gëzimin, hidhërimin, zemërimin, ankthin dhe frikën. Ai tashmë luan në bashkëpunim me shokët dhe po lulëzon miqësia me bashkëmoshatarët. Llafazan dhe i gjallë, 4 vjeçari është një bashkëbisedues shumë i këndshëm. Ai është i aftë të tregojë një ngjarje që është përfshirë, ose një eksperiencë të kaluar, pyet shpesh dhe do të di përse, kur si dhe çfarë. Energjia e tij pa kufi dhe rritja e aftësive të motorikës fine çlirohet në lojërat në grup dhe aktivitetet fizike si: vrapi, noti, rrëshqitja hedhja, ngjitja. Por gjithashtu ka nevojë për mundësi që të pushojë dhe luaj i qetë me veten. Loja imagjinare dhe lojërat “bëj që ta besosh” reflektojnë fantazinë dhe “të menduarit magjik” të kësaj moshe. Televizori, kompjuteri, loja dhe videot edukuese mund të kenë një ndikim të fortë në këtë fantazi të madhe që ka dhe mund të kenë shumë pushtet nëse nuk kufizohet nga prindërit dhe kujdestarët e fëmijës. Duke qenë se 4 vjeçari është kureshtar rreth trupit të tij dhe për seksin e kundërt, eksplorimi seksual është tipik në këtë moshë. Fillon të dali një ndjenjë modeste për fshehtësi. Kultura të ndryshme i shikojnë sjelljet dhe eksplorimet seksuale në mënyra të ndryshme. Personeli i kujdesit shëndetësor ka përgjegjësi të kuptojë normat e familjes së fëmijës kur adreson çështjet e seksualitetit. Në fakt për disa kultura nuk është e përshtatshme të flasë për këtë subjekt dhe ky besim duhet respektuar. Fëmija pëlqen dhe kërkon mundësi për tu socializuar dhe për të mësuar në kopsht. Sjellja “gërricëse” me moshatarët mund të jetë një problem në kopsht gjatë lojës, por fëmija 4 vjeçar mund të mësojë të jetë këmbëngulës pa qenë agresiv. Duke bërë kompensimin për përshtatshmërinë e përputhjes mes fëmijës dhe programit, në vendet e edukimit parashkollor, sigurohet/arrihet zhvillimi social dhe gatishmëria për zhvillimin, për shkollën fillore. Familja e fëmijës 4 vjeçar e përshkruan sjelljen e tij të lodhshme dhe sfiduese herë pas here. Ai ende po përpiqet të kuptojë si dhe përse funksionojnë gjërat, dhe është i interesuar të shikoj pasojat e veprimeve të tij mbi anëtarët e familjes. Sa herë prindërit do thonë “Jo” përpara se ata të zemërohen? Sa larg trotuarit mund të qëndrojë deri sa ata të vrapojnë mbrapa tij? Sa lodra mund ti marri motrës përpara se ajo të protestojë? Në përpjekjet e tij për të mësuar rreth ndërveprimeve sociale, sjelljes së pritshme në familje, fëmija shpesh provon kufijtë e prindërve dhe të vëllezërve e motrave të tij. Nga ana tjetër 4 vjeçari ju përgjigjet mirë lavdërimeve dhe rregullave të përcaktuara mirë. Siguroni fëmijën në fillim të ekzaminimit fizik duke i folur dhe prekur. Fëmija duhet të jetë i aftë të diskutojë funksionin e syve, veshëve, kujtimet 261 e vizitës së fundit, ose si të bëj banjë. Ai mund të kryej një ekzaminim duke filluar nga koka tek gishtat e këmbëve. Duke i treguar të dhënat e gjetura është e vlefshme për fëmijët dhe prindërit, dhe mbi të gjitha largon frikën nga vizita në dhomën e doktorit. PROFILI I RRITJES DHE KARAKTERISTIKAT E ZHVILLIMIT TË 4 VJEÇARIT Zhvillimi fizik • Shton afërsisht 1.5-2.5 kg në vit; peshon mesatarisht 14.5-18.5 kg. • Rritet në gjatësi afërsisht 5-6.5 cm në vit; është afërsisht deri 101.5-115.5 cm i gjatë. • Ritmi i zemrës (pulsi) është mesatarisht 90-110 rrahje në minutë. • Ritmi i frymëmarrjes është nga 20-30/min duke u luhatur sipas gjendjes emocionale dhe aktivitetit. • Kufiri i temperaturës së trupit është nga 36.6-37.4°C. • Cirkumferenca e kokës nuk matet pas moshës tre vjeç. • Kërkon afërsisht 1,700 kalori në ditë. • Mund të vlerësohet dëgjimi duke parë përdorimin korrekt të tingujve dhe gjuhës së fëmijës; gjithashtu edhe nga përgjigja e përshtatshme e fëmijës ndaj pyetjeve dhe instruksioneve. • Shikimi është 20/30 sipas shkallës Snellen E. Zhvillimi Motor • Ecën në një vijë të drejtë (p.sh.: një vizë e vizatuar me shkumës në dysheme). • Hidhet mbi një këmbë. • Pedalon mirë një mjet me rrota, kthehet në qoshe, mënjanon pengesat dhe “trafikun” e dendur. • Ngjit pemë, shkëmbinj, apo lodra të tjera. • Kapërcen mbi objektet, bije me të dyja këmbët bashkë. • Vrapon, ndalon, dhe lëviz me lehtësi rreth pengesave. • Hedh një top mbi lartësinë e kokës; improvizon distancën dhe qëllimin. • Ndërton një kullë me 10 ose më shumë blloqe. • Formon objekte me plastelinë; biskota, krimba, kafshë të thjeshta. • Riprodhon disa forma dhe gërma. • Mban lapsin duke përdorur kapjen me tre gishta. • Pikturon dhe vizaton me një qëllim; mund të ketë në mend një ide, por shpesh ka vështirësi ta zbatoj, kështu e quan atë që bëri me një tjetër emër. • Bëhet më i kujdesshëm në nguljen e gozhdëve me çekiç. • Përshkon rruaza të vogla dërrase në një pe. Zhvillimi perceptiv- konjitiv • Bashkon të paktën 5 kuba duke i ndarë sipas madhësisë nga më i madhi tek më i vogli; ndërton një piramidë me 6 kuba. 262 • Tregon ndryshimet midis fjalëve që janë me një mbaresë të njëjtë p.sh.: dhëmbë/këmbë, tulla/kulla. • Afër fundit të këtij viti, mund të thotë 18-20 germa të mëdha kur ja tregojmë dhe të shkruajë disa; shkruan me gërma shtypi emrin e tij; njeh disa fjalë të shtypura (veçanërisht ato që kanë një kuptim të veçantë për fëmijën). • Pak fëmijë fillojnë të mësojnë të lexojnë libra të thjeshtë, si abetare më pak fjalë në faqe dhe shumë figura. • I pëlqejnë tregimet se si rriten, formohen dhe funksionojnë sendet. • Kënaqet në lojëra me fjalë, duke krijuar gjuhë qesharake. • Kupton konceptin “më i gjati” “më e madhe”, “njësoj”, dhe “më shumë”; zgjedh pikturat që ka “më shumë kuaj”, ose “macet më të mëdha”. • Numëron deri 20 ose më shumë. • Kupton radhën e veprimeve të përditshme: “Kur ne zgjohemi në mëngjes do vishemi, hamë mëngjes, lajmë dhëmbët dhe shkojmë në kopsht”. • Kur shikon figurat mund të njohë dhe dallojë pjesët që i mungojnë një mozaiku (personi, makine, kafshe). Gjuha dhe zhvillimi i të folurit • Përdor parafjalët “ ne”, “mbi”, nën” dhe “brenda”. • Përdor pronorët shpesh “e atij”, ”e atyre”, ”e mamit”. • Prodhon struktura të përpunuara fjalish: macja vrapoi mbrapa murit përpara se ta shikoja se çfarë ngjyre kishte”. • Të folurit është pothuajse krejtësisht inteligjent. Ju përgjigjet pyetjeve ”sa janë?”. Fillon të përdorë saktë kohën e shkuar të foljeve “mami e mbylli derën. Babi iku në punë”. Ju referohet aktiviteteve, ngjarjeve, objekteve dhe njerëzve që nuk janë të pranishëm. Ndryshon tonin e zërit dhe strukturën e fjalisë për t`ja përshtatur nivelit të kuptimit të dëgjuesve. I thotë vëllait më të vogël “ka më qumësht!” dhe nënës “e piu vëllai të gjithë qumështin”. Thotë emrin dhe mbiemrin, gjininë dhe ndonjëherë numrin e tij të telefonit. Ju përgjigjet saktë kur e pyesin se çfarë duhet të bëjmë kur është i lodhur, i uritur, ka ftohtë. Reciton dhe këndon këngë dhe vjersha të shkurtra. Zhvillimi personal social • hapur, miqësor; ndonjëherë tepër entuziast. • Humori ndryshon shpejt dhe pa u kuptuar; qesh në një minutë e qan më tej; mund të ketë kriza inati edhe kur lodhet pak (një bllok që nuk po rri në ekuilibër); mban mëri nëse e përjashtojmë nga diçka, apo e lëmë vetëm. • Shokët imagjinar janë të shpeshtë; bën biseda dhe ndan emocione të mëdha me këtë mik të padukshëm. 263 • Zmadhon, ekzagjeron dhe “deformon “ të vërtetën me histori të sajuara. • Bashkëpunon me të tjerët; merr pjesë në aktivitete grupi. • Tregon krenari për arritjet që bën; kërkon shpesh aprovimin e të rriturve. • Shpesh duket egoist; jo gjithnjë i aftë të lërë radhë, apo të kuptojë se duhet të mbajë radhën në disa rrethana; bisedon mbi fëmijët e tjerë. • Insiston të përpiqet të bëjë vetë gjërat, por mund të lodhet shumë sa të shpërthej në kriza inati (tantrum) kur lindin probleme, p.sh.: aeroplani letër që bëri nuk ecën mirë. • I pëlqen loja e roleve dhe aktivitete që bëjnë ta besosh. • Mbështetet më shumë mbi agresionet me fjalë se sa fizike; mund të bërtasë me inat më shumë se sa të godasë; kërcënon “Ti nuk do të vish në festën time të ditëlindjes!”. Thirrja me emër dhe fyerja shpesh përdoren si rrugë për të përjashtuar fëmijët e tjerë. • Vendos lidhje të ngushta me shokët e lojës, duke filluar të ketë shokët “më të mirë”. RUTINA DITORE Të ngrënit • Oreksi luhatet nga shumë i mirë në i pakët. • Mund të zhvillojë mospëlqim të disa llojeve të ushqimeve dhe ti refuzojë ato deri duke qarë kur ja japim me forcë (një presion i tillë mund të shkaktojë një konflikt serioz i rritur-fëmijë). • Përdor lugën, pirunin, thikën për të ngrënë me aftësi të plota duke hapur për shembull reçelin, apo gjalpin mbi bukë. • Bëhet llafazan gjatë kohës së ngrënies. • I pëlqen të ndihmojë në përgatitjen e vakteve të të ngrënit, lan zarzavatet, shtron tavolinën. Tualeti, banja, veshja • Kujdeset për nevojat e tij të tualetit, kërkon shpesh që të jetë vetëm në kohën e banjës. • Lahet pothuajse mirë, lan dhëmbët, por duhet të ndihmohet (apo të kontrollohet) rregullisht nga të rriturit. • Vishet vetë; mund të lidhi lidhëset, kopsitet, lidh rripat. Lodhet dhe mërzitet shumë nëse dalin probleme për tu veshur, dhe për çudi refuzon ndihmën nga të rriturit. • Mund të zgjedhë dhe ndërrojë rrobat e tij të pastra, var peshqirët, hedh rrobat; lehtësisht hutohet nga diçka. • Disa fëmijë kanë frikë nga errësira, por zakonisht një dritë abazhuri e lënë hapur i qetëson. • Kur ngrihet natën për të shkuar në banjë mund të ketë nevojë ta ndihmojmë të shtrihet përsëri për të fjetur. 264 Të fjeturit • Mesatarisht fle 10-12 orë natën; ende kërkon të pushojë pas dreke. • Koha e fjetjes zakonisht nuk është problem nëse i drejtohemi me përkëdhelje se sa me urdhra, duke i thënë se erdhi koha; p.sh.: kur mbaron përralla, kur akrepi i orës është në një pozicion të caktuar, p.sh.: ora 10. Loja dhe aktivitetet Sociale • Shokët e lojës janë të rëndësishëm; luan në bashkëpunim një farë kohe; mund të pëlqejë të jetë ai “më i miri, më i duartrokituri, etj..”. • Mban radhë (pjesën më të madhe të kohës); dëshiron të jetë çdo moment me fëmijët. • Kërkon dhe ka nevojë për vëmendjen dhe aprovimin e të rriturit; mund të thotë “shiko se çfarë kam bërë”. • Kupton dhe ka nevojë për ti vendosur kufi (por jo me shumë kufizime), i bindet rregullave pjesën më të madhe të kohës. • Krenohet me ato që ka, i tregon, lavdërohet me anëtarët e familjes. Gurët themeltarë të zhvillimit: Fëmija në moshën 4 vjeç Zhvillimi social dhe emocional: • Ndjen kënaqësi kur bën gjëra të reja • Luan “mamash” ose “babash” • Është gjithnjë e më shumë krijues në lojëra simbolike • Ka dëshirë të luajë më shumë me fëmijë të tjerë se sa vetëm • Bashkëpunon më fëmijë të tjerë • Shpesh nuk ndan dot realitetin me lojën simbolike • Të flet rreth gjërave që pëlqen dhe që i interesojnë Gjuha dhe komunikimi • Njeh disa rregulla bazë të gramatikës, si p.sh.: përdor në mënyrë korrekte ”ai”, ose “ajo”. • Këndon një këngë, ose thotë përmendësh një vjershë të thjeshtë • Të tregon përralla • Mund të thotë emrin dhe mbiemrin Konjicioni (të mësuarit, të menduarit, zgjidhja e problemeve) • Mund të njohë disa ngjyra dhe disa numra • Kupton të numëruarit • Fillon të këtë nocionin e kohës • Mban mend pjesë të një përralle • Kupton idenë e “e njëjtë” dhe “ndryshe” • Vizaton figurën e njeriut me 2, ose 4 pjesë trupi 265 • Përdor gërshërët • Fillon të kopjojë disa gërma të mëdha të shtypit • Mund të luajë lojëra me letra • Të thotë se çfarë mendon se do të ndodhë me pas në historinë e treguar në një libër Motorika globale e motorika fine • Kërcen dhe qëndron me një këmbë deri në dy sekonda • Kap një top që kërcen më të shumtën e herëve • Hedh ushqim në një pjatë, pret me thikë dhe shtyp ushqimin e tij Çfarë duhet kryer gjatë vizitës? EKZAMINIMI FIZIK Ekzaminimi komplet fizik është i përfshirë si pjesë e çdo vizite kontrolli/supervizioni për ndjekjen rutinë të rritjes dhe zhvillimit që kryhet tek fëmija nga personeli kujdesit shëndetësor. Kur kryen një ekzaminimin fizik vëmendja e personelit shëndetësor duhet të drejtohet mbi komponentët më poshtë të një ekzaminimi, që janë me rëndësi për fëmijën në këtë moshë: Matni: • Tensionin e gjakut Mat dhe plotëso: • Gjatësinë • Peshën Plotëson në fletën e kurbave të rritjes: • • • • IMT, Peshë/Moshë; Peshë/Gjatësi; Gjatësi/Moshë Neurologjik • Vëzhgoni aftësitë e motorikës fine dhe grose • Vlerësoni aftësinë e gjuhës, rrjedhshmërinë e të folurit dhe qartësinë, përmbajtjen e mendimeve dhe abstraksionin 266 DEPISTIMI Depistimi universal Veprimi që kryhet Shikimi Matni mprehtësinë e shikimit në përshtatje me moshën (duke përdorur testet Snellen, testin e E numrat Snellen,) ose testin e pikturave si ALEN figura ose Simbole LEA Dëgjimi Audiometria Depistimi selektiv Vlerësimi i rrezikut* Veprimi nëse ka rrezik* Në rast se ka faktorë rreziku Matja e hematokritit, ose hemoglobinës Dislipidemia Sipas pyetjeve të depistimit të rrezikut Profili i vlerësimit të lipideve Tuberkulozi Sipas pyetjeve të depistimit të rrezikut Testi tuberkulinës Anemia UDHËZIME PËR PRINDËRIT E FËMIJËS 4 VJEÇ Shembujt e pyetjeve të mëposhtme kanë për qëllim të përdoren për të nxitur diskutimin, mbledhur informacion, adresuar nevojat dhe shqetësimet e familjes dhe ndërtuar bashkëpunimin me to për shëndetin e fëmijës. Përdorimi i pyetjeve mund të ndryshojë nga vizita në vizitë dhe nga familja në familje. Pyetjet mund të përshtaten sipas stilit të komunikimit që ka çdo personel shëndetësor. Udhëzuesi paraprak shoqërues për familjen duhet të përputhet sipas pyetjeve, problemeve, ose shqetësimeve individuale që paraqet fëmija dhe familja përkatëse. PËRGATITJA PËR SHKOLLË Eksperiencat e të mësuarit, mundësi për tu shoqëruar me fëmijë të tjerë, frika, miqtë, rrjedhshmëria e të folurit Një fëmijë 4 vjeçar kupton mirë shpjegime që janë të shkurtra dhe thelbin e çështjes, si dhe kur i referohet eksperiencës direkte të fëmijës. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë mendoni se kupton fëmija juaj? • Për shembull a mundet të kuptojë konceptin e “njësoj”, “ndryshe”? Udhëzime me 2-3 hapa? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: Duke qenë se fëmijët e kësaj moshe mund të bëjnë shumë pyetje është e 267 lehtë ti jepet shumë informacion. Është më mirë të mbahen përgjigjet të shkurtra të thjeshta dhe faktike. Në moshën 4 vjeç fëmijët janë lehtësisht të ndjeshëm, ose dëmtohen nga ajo që njerëzit mendojnë, ose ju bëjnë atyre. SHEMBUJ PYETJESH: • Si vepron fëmija juaj me të tjerët? A është: • I mbyllur, apo ju përgjigjet? • Miqësor ose agresiv/kundërshtues? • Bashkëpunues apo mosbesues? • I ndërvarur ose vetë besues? • A janë sjelljet aktuale konsistente me stilin e temperamentit të tij të kaluar? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Vëzhgimi si fëmija juaj mund të bashkëveprojë me fëmijë të tjerë ofron një dritare me vlerë në të kuptuarit dhe aftësitë sociale të tij. • Dëgjoni dhe gjithnjë trajtoni me respekt fëmijën tuaj si të respektoni një mik të rritur. Këmbëngulni që të gjithë anëtarët e tjerë të familjes ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt dhe mësoni sjelljen e respektit për fëmijën tuaj. • Bëni model të kërkuarit ndjesë nëse jeni gabim, ose keni dëmtuar ndjenjat e dikujt. Ndihmoni fëmijën të kërkojë falje nëse dëmton ndjenjat e dikujt. Lavdërojeni kur tregon ndjeshmëri për ndjenjat e të tjerëve. SHEMBUJ PYETJESH: • Sa i interesuar është fëmija juaj për fëmijët e tjerë? • Sa i sigurt është ai nga ana sociale dhe emocionale? • Kush janë shokët e lojës më të afërt të fëmijës tuaj? Pyesni fëmijën • Me kë të pëlqen të luash? • A ke ndonjë shok/shoqe me të pëlqyer? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Lavdëroni fëmijën tuaj për bashkëpunimin dhe arritjet e tij. Ndihmoni fëmijën tuaj të shprehë ndjenjat e tij, si: gëzim, zemërim, hidhërim, frikë dhe zhgënjim. • Kaloni kohë vetëm me fëmijën tuaj duke bërë diçka që ju bashkë pëlqeni. • Ofroni mundësi për fëmijën tuaj që të luaj me fëmijë të tjerë në grupe loje, kopsht, apo aktivitete të tjera në komunitet. 268 • Gatishmëria për shkollë është një proces i gjatë që fillon në lindje. • Këshilloni prindërit rreth mënyrave që të përgatisin fëmijën e tyre për një kalim të suksesshëm drejt shkollës. • Aftësitë e hershme të të lexuarit dhe shkruarit po fillojnë të dalin ndërsa fëmija tregon interes për gërmat dhe luan me tingujt me rimë të fjalëve reale, ose edhe pa kuptim. SHEMBUJ PYETJESH: • Si po mëson fëmija juaj dhe po përgatitet për shkollën? • A mendoni ta kaloni në arsimin parashkollor vitin që vjen? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Lexoni duke bashkëvepruar me fëmijën tuaj. Të lexuarit është me rëndësi për fëmijën tuaj që ta ndihmojë të pëlqejë të lexuarit dhe të përgatitet për shkollën. • Ndërsa fëmija juaj tregon interes në fjalët, përfshirë atë që të tregojë germat, veçanërisht ato me të cilat fillon emri tij (A, si Ana) dhe luani me tinguj që formojnë rima të fjalëve, si p.sh.: vrapoj dhe këndoj, laj dhe luaj, etj... • Përfshini eksperiencën tuaj nëpërmjet shëtitjeve dhe vizitave në parqe dhe vende të tjera interesi. Merreni shpesh në librari dhe zgjidhni librat që interesojnë atë. • Konsideroni disa lloje të institucioneve ku ndodh të mësuarit me një program të strukturuar, si p.sh.: arsimi parashkollor në kopshte/shkolla. Le të flasim për fëmijën të shikojmë nëse është gati për shkollë. SHEMBUJ PYETJESH: • Sa të lumtur jeni ju me ecurinë e fëmijës tuaj? • Çfarë thotë edukatori, mësuesi i fëmijës tuaj për këtë? • Sa të kënaqur jeni me përshtatjet e fëmijës tuaj? • Çfarë thotë mësuesi, edukatori i fëmijës tuaj rreth tij (fëmijës)? • Në pjesën më të madhe të ditëve fëmija juaj a duket i kënaqur për të shkuar në kopsht? • Sa fëmijë janë në klasën e tij dhe si ai bashkëvepron nga ana sociale? Pyesni fëmijën • Çfarë të pëlqen të bësh më mirë dhe më shumë në kopsht? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Në rast se fëmija juaj është në kopsht vazhdo ti ofrosh sende personale si batanije, veshje, krehër dhe furça dhëmbësh për përdorim vetjak. 269 • Shikoni programin mësimor që ofron kopshti fëmijës tuaj. Ju mund të mësoni shumë se si zhvillohet ky program nëse bëni një vizitë të pa lajmëruar. Tregoni interes në aktivitetet e fëmijës në kopsht. • Fëmijët mund të kenë pak mos rrjedhshmëri në të folur (marrje goje/ mekje) sepse ndërsa fëmija zhvillon aftësitë e të folurit dhe gjuhës, shpesh kalojnë ndonjë vështirësi në të folurit, si p.sh.: përsëritja e gjithë fjalëve dhe fillim të gabuar dhe më tej ri-korrigjim të fjalisë, ose shumë fëmijë të tjerë mund të kenë pak marrje goje. • Udhëzimet për të vlerësuar të folurit përfshijnë: marrjen e gojës për më shumë se 6 muaj dhe asnjë përmirësim gjatë kësaj kohe; nëse prindërit e përshkruajnë se fëmija ka marrje goje, vështirësi për të nxjerrë fjalët dhe tregojnë shenja shqetësimi rreth vështirësive në të folur. SHEMBUJ PYETJESH • Si komunikon fëmija juaj për atë që do dhe njeh? • A mundet të flasë qartë e mjaftueshëm sa një i huaj e kupton atë pothuajse 100% ose thuajse gjithnjë? • A përdor mirë kohën e shkuar si dhe të tashmen e fjalisë? • A përdor fjali me 4 ose 5 fjalë dhe paragrafë të shkurtra? • A përshkruan një eksperiencë të kaluar së fundmi? Pyesni fëmijën • A ke ndonjë libër tregimesh? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillojë gjuhën dhe aftësitë e tij duke e nxitur të flasë me ju rreth kopshtit, miqve, eksperiencave dhe vëzhgimeve. • Lexoni së bashku për ditë dhe bëni pyetje fëmijës tuaj rreth tregimeve. • I ofroni fëmijës kohë të mjaftueshme të tregojë ngjarje dhe të përgjigjet pyetjeve. Nxitimi i fëmijës për të dhënë përgjigjen rrit mekjen e fëmijës. • Lejojini fëmijës të mbarojë fjalitë dhe mendimet, mos e ndërprisni, flisni me ton të relaksuar dhe pushoni përpara se të përgjigjen. ZHVILLIMI I ZAKONEVE TË SHËNDETSHME Rutinat ditore që nxisin shëndetin Fëmija 4 vjeç zakonisht pëlqen ta quajnë si “I madh, I rritur” për të marrë më shumë pavarësi në rutinat ditore. Makthet dhe frikërat natën janë të zakonshme në këtë moshë. Diskutoni me prindërit qasjet për çrregullimet e gjumit. Streset e familjes dhe shikimi i tepërt i TV duhen vlerësuar në fëmijët me shqetësime të gjumit. 270 SHEMBUJ PYETJESH: • Si fle natën? • A kërkon ende të flejë pas dreke? • A e nxisni të jetë më aktiv në rutinën ditore lidhur me vaktet e ngrënies dhe të ndihmojë në punët e shtëpisë? Pyesni fëmijën • A po ha ushqim të mirë që të bëhesh i fortë? • A mundesh që të lash dhëmbët e tua? • A mund të lidhësh vetë rripin e sigurisë në makinë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Krijoni një kohë të qetë të shkuarjes në shtrat që përfshin të lexuarit e tregimeve, historive që të nxisni zhvillimin e gjuhës dhe aftësitë e para të leximit dhe të ndihmoni fëmijën tuaj të flejë në paqe. • Një oreks jo i mirë, ose preferencat e kufizuara për ushqimet nuk janë një shqetësim madhor për fëmijën tuaj nëse ritmi i rritjes ka qenë normal. Krijoni një atmosferë të qetë gjatë kohës së ngrënies së vakteve duke mbyllur TV dhe bërë biseda në tavolinë që përfshijnë edhe fëmijën tuaj. • Sigurohuni që fëmija juaj i lan dhëmbët, dy herë në ditë me një sasi paste dhëmbësh me fluor sa një kokërr bizele. Pas fërkimit me furçë duhet ta pështyjë pastën e dhëmbëve, por mos ta pastrojë gojën e tij me ujë. Kontrolloni larjen shpesh me furçën e dhëmbëve. TELEVIZIONI/MEDIA Kufizoni shikimin, promovoni aktivitetin fizik dhe lojën e sigurtë Televizioni dhe shikimi videos, veçanërisht kur fëmija ka një të tillë në dhomën e tij të gjumit shoqërohet me mbi-peshë e dhjamosje tek fëmijët. TV dhe shikimi i mediave të tjera gjithashtu ka treguar se rrit dhunën tek fëmijët, krijon konflikte sepse fëmija kërkon ato që sheh në reklama dhe pakëson kohën për aktivitet fizik. Përdorimi i gjykueshëm i medias edukuese mund të përmirësojë gatishmërinë për shkollë tek fëmijët. Fëmijët duhet të kalojnë më pak se 2 orë në total në ditë duke parë çfarëdo lloj medie. Ato duhet të mos kenë TV në dhomën e gjumit. SHEMBUJ PYETJESH: • Sa video dhe TV keni në shtëpinë tuaj? • A ka fëmija ndonjë në dhomën e tij të gjumit? 271 PYESNI FËMIJËN • Cila është shfaqja jote e pëlqyer në TV ose video? Përse e pëlqen atë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Kufizoni shikimin e TV dhe videos jo më shumë se 2 orë në ditë. Sigurohuni që programet janë të përshtatshme. Nëse ju e lejoni fëmijën tuaj të shikojë TV shikoni bashkë me të dhe flisni bashkë rreth programit. SHEMBUJ PYETJESH: • A luan fëmija juaj me fëmijë të tjerë? • A luan si jashtë edhe brenda shtëpisë? A është e sigurt lagja juaj për të luajtur jashtë një fëmijë? Pyet fëmijën • Të shikoj pak si hidhesh? • Çfarë tjetër pëlqen të bësh kur luan? Fëmija në këtë moshë është në gjendje të hidhet, vrapojë, kërcejë; nxiteni të bëjë aktivitete fizike. Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Nxisni fëmijën tuaj të jetë aktiv në shumë mënyra, përfshirë të vrapuarin, ecjen dhe hedhjen. Lavdërojeni atë për aftësinë e tij për të kryer këto aktivitete. • Sa më shumë e mundur të jini fizikisht aktiv si familje, shkoni për shëtitje, luani në park, ose në një rrugë të sigurt, apo ecni me biçikletë. Përdorni këtë kohë të ndihmoni fëmijën tuaj të njohë komunitetin e tij. • Sigurohuni që fëmija juaj ka mundësi për lojë aktive në kopshtin ku shkon. PËRFSHIRJA DHE SIGURA E FËMIJËS DHE FAMILJES NË KOMUNITET Aktivitetet jashtë shtëpisë, komunitetit, programe edukimi që lidhen me moshatarët, të rriturit, dhuna në familje Flisni me prindërit rreth programeve të ndryshme për fëmijën e tyre përfshirë ato parashkollore, programe të tjera edukimi, ose programe në komunitet. SHEMBUJ PYETJESH: • A keni nevojë për ndihmë që të gjeni mundësi edukimi për fëmijën tuaj? • Në cilat aktivitete ju merrni pjesë jashtë shtëpisë? • Çfarë ndihme doni që të gjeni vende të sigurta në komunitet kur fëmija luan 272 dhe merr pjesë në aktivitetet ë tjera? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Mbani, ose zgjeroni lidhjet me komunitetin tuaj nëpërmjet organizatave, programeve, vullnetarëve. Merrni pjesë në projekte në komunitet që ofrojnë mundësitë për aktivitet fizik për të gjithë familjen (p.sh.: dita e mjedisit, dita e verës, panaire, etj..). • Shikoni se çfarë mund të bëni edhe ju që ta bëni komunitetin të sigurt. Bashkëpunoni dhe merrni pjesë në programe me fqinjët dhe për vende të sigurta dhe vende loje në komunitet. SHEMBUJ PYETJESH: • Sa të sigurtë ndjeheni ju në komunitetin tuaj? • A i besoni të rriturve që kujdesen për fëmijën tuaj kur ai është tek fqinjët? • Sa i kujdesshëm është fëmija juaj ndaj të huajve? Prindërit duhet të njohin të rriturit me të cilët fëmijët janë në kontakt. Prindërit duhet të mbajnë fëmijët larg ndonjë të rrituri ose fëmijë më të rritur, që ata mendojnë se janë të rrezikshëm. Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Paraprijini kureshtjes normale të fëmijës rreth trupit të tij dhe dallimeve midis vajzës dhe djalit. Përdorni termat korrekte për të gjitha pjesët e trupit, përfshirë gjenitalet. Shpjegoni fëmijës tuaj se disa pjesë të trupit (ato të mbuluara nga breçkat, rrobat e banjës) janë private dhe nuk duhen prekur nga të tjerët pa lejen e tij. • Ne duhet të shqetësohemi rreth të huajve. Tani ne dimë se abuzuesit janë shpesh persona që fëmija ju beson. Mësojini fëmijës tuaj rregullat si ai të jetë i sigurtë duke përdorur 3 principe: (1) asnjë i rritur nuk duhet ti kërkojë fëmijës të mbajë sekrete nga prindërit; 2) asnjë i rritur nuk duhet të tregojë interes në një pjesë private të trupit të fëmijës dhe; 3) asnjë i rritur nuk duhet ti kërkojë fëmijës ndihmë për pjesët e tij private/intime. • Për mënyrat e komunikimit dhe vlerësimit për dhunë në familje drejtojuni udhërrëfyesit të dhunës me bazë gjinore për punonjësit e kujdesit shëndetësor, kapitulli abuzimi me fëmijën SHEMBUJ PYETJESH: • Duke qene se dhuna është e zakonshme në jetën e disa njerëzve, unë dua t’ju bëj disa pyetje për të. • Unë nuk e di nëse është problem për ju, por shumë fëmijë që kam parë kanë 273 prindër që janë të dëmtuar nga dikush tjetër. Disa janë shumë të frikshme ose të sikletshme për ti treguar kështu unë do filloj t’ju bëj disa pyetje të zakonshme. • A ndjeheni gjithnjë të sigurt në shtëpi? • A jeni të frikësuar nga partneri juaj, apo dikush tjetër që mund të dëmtojë fëmijën tuaj ose ju? • Përse mendoni ose ndjeheni kështu? A keni ndonjë plan? • Si përballeni ju me ndjenjat? • A dëshironi informacion se kë duhet të kontaktoni, ose ku të shkoni për ndihmë kur keni nevojë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Një mënyrë që unë dhe personeli tjetër i kujdesit shëndetësor mund t`ju ndihmojë, nëse partneri juaj po ju godet apo ju kërcënon, është t`ju mbështesim me informacion mbi burimet lokale që mund t`ju ndihmojnë. SIGURIA Siguria në makinë, siguria jashtë shtëpisë Rreth kësaj moshe fëmijët mund të kalojnë të ulen në një sedilje me fytyrë përpara por në një sedilje të posaçme për ta dhe gjithnjë të lidhur me rripin e sigurisë. SHEMBUJ PYETJESH: • A është i lidhur mirë fëmija juaj në makinë në pjesën e prapme të sediljeve sa herë udhëton me makinë? Kërkojini fëmijës • Ku ulesh, kur hipën në makinë, a e vë rripin e sigurisë? SHEMBUJ PYETJESH: • Ku luan fëmija juaj kur është jashtë shtëpisë? • Kush e kontrollon fëmijën tuaj kur ju nuk mundeni? Pyesni fëmijën • Kur ju qëndroni jashtë, kush ju vëzhgon ju? • Kush të vëzhgon ty kur prindërit kanë ikur? Fëmijët e vegjël kanë mangësi në pjekurinë neurologjike, aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të kaluar rrugën vetëm. Ata ende nuk janë të zhvilluar sa duhet që të kenë aftësi të shikojnë makinat që janë në shikimin e tyre 274 periferik, të lokalizojnë zhurmat dhe gjykojnë mbi distancën dhe shpejtësinë e makinës. Në përgjithësi fëmijët nuk janë gati të kalojnë rrugën vetëm deri në moshën 10 vjeç ose më shumë. Prindërit duhet të përdorin vigjilencën e vazhdueshme dhe rishikojnë rregullisht mjedisin që të mbrojnë fëmijën e tyre nga dëmtimet. Rekomandimet që mund ti jepen prindërve: • Mos e lini asnjëherë vetëm fëmijën tuaj kur është jashtë shtëpisë. Mbikëqyrni të gjithë lojën pranë rrugës, ose rrugicave. Fëmija juaj nuk është ende në gjendje të kapërcej rrugën vetëm. AKTIVITETE QË MUND TI REKOMANDOHEN PRINDËRVE PËR TË NDIHMUAR RRITJEN DHE ZHVILLIMIN E FËMIJËS 4 VJEÇ Punonjësit e shëndetësisë duhet ti inkurajojnë dhe mësojnë prindërit që: • Të angazhohen së bashku në lojëra të ndryshme ku fitimtari varet nga shansi dhe jo nga strategjia e lojës. Në këtë fazë pjesëmarrja në lojë është më e rëndësishme sesa fitorja (p.sh.: lojë e thjeshtë mos u nxeh, lojë me domino). • Të luajnë me puzzle/mozaik që kanë 5-10 pjesë (në varësi te fëmijës), lojëra me numërim, lojëra alfabeti, lojëra për gjetjen e dy objekteve që kanë diçka të përbashkët, etj... • T’i japin mjete të thjeshta matematikore, apo shkencore si: busull, xham zmadhues, peshore të thjeshtë, apo t’i angazhojnë në aktivitete të tilla si: mbledhje gjethesh, pemësh, mbjellje farash, etj... • Të vlerësojnë dhe ndonjëherë të bashkohen me fëmijën që këndon, reciton vjersha, tregon barcaleta. • Të vazhdojnë t’i lexojnë çdo ditë përralla me zë të lartë, ta nxisin që të përsërisë ndonjë fjalë të re, apo togfjalësh, që të imagjinojë dhe të tregojë se si vazhdon historia, apo të thotë përrallën me fjalët e veta. • Të shikojnë bashkë me të figura të thjeshta në ndonjë fjalor për fëmijë, apo në ndonjë enciklopedi, të shkojnë së bashku në librari dhe ta lejojnë atë të zgjedhë librat që i pëlqejnë. • Ta nxisin fëmijën për aktivitete sportive, si: not në pishinë, të kërcejë, etj... •Ta përfshijnë fëmijën në aktivitete gatimi, t’u thonë atyre të lajnë frutat, të përziejnë kekun, të çajnë vezët, të matin miellin, apo të bëjnë me ta biskota. Gjithashtu të shtrojnë së bashku tavolinën, të vendosin pjatat e lara në dollap dhe të çojnë në lavaman ato të palarat. • Të vazhdojnë ti stimulojnë fëmijës dëshirën për të pikturuar apo vizatuar. T’i japin një fletë dhe t’i thonë që të vizatojë diçka në njërën gjysmë të saj, të palosin fletën në mes dhe t’i thonë që të kopjojë atë që bëri më parë. • T’i vendosin, “punimet” e tij në një vend ku njerëzit t’i shohin dhe t’i bëjnë 275 atij komplimente. • Ta ndihmojnë fëmijën që të krijojë një kopsht. Të mbushin vazo të vogla me dhè për të bërë një kopsht brenda shtëpisë. Të zgjedhin fara që rriten shpejt, si p.sh.: bar, sallatë jeshile, etj... • T’i flasin për ndryshimet që ndodhin në stinë të ndryshme. Ta inkurajojnë fëmijën që të presë foto nga revista të ndryshme e të mbledhë gjëra që përfaqësojnë çdo stinë. Të matin temperaturën, të shikojnë drejtimin e erës, të shikojnë madhësinë e hënës, të mbledhin së bashku borë, ose shi. Të diskutojnë se si moti ndikon në jetën e kafshëve e zogjve të ndryshëm. • T’i mësojnë fëmijës të ndiejë përgjegjësi: të ushqejë qenin, të pastrojë pluhurat, të heqë ushqimet nga tavolina, të palosë rrobat e lara. • Të luajnë volejboll në shtëpi me tullumbace në vend të topit. • T’i japin fëmijës objekte të ndryshme (gomë, kafshë të ndryshme plastike, gozhdë, tullumbace, letër alumini) dhe një tenxhere me ujë. Ta pyesin fëmijën se cila nga gjërat që ka përpara do të zhytet e cila do të pluskojë në ujë. Ta ndihmojnë fëmijën që ti regjistrojë rezultatet në një tabelë. T’i shpjegojnë se cilat janë arsyet pse disa gjëra zhyten e pse disa të tjera jo. SHENJAT E RREZIKUT PËR PROBLEME ME ZHVILLIMIN Prindërit duhen informuar dhe këshilluar që të drejtohen tek personeli shëndetësor nëse fëmija deri në moshën 5 vjeç: • NUK, thotë të plotë emrin e tij. • NUK njeh forma të thjeshta: rrethi, katrori, trekëndëshi. • NUK kap një top të madh kur ja hedhim. • NUK flet qartë që ta kuptojnë të gjithë. • NUK ka një kontroll të mirë të lëvizjeve. • NUK kërcen/hidhet në vend. • NUK shkarravit. • NUK është e/i interesuar për lojërat ndërvepruese, apo simbolike. • NUK u përgjigjet njerëzve të tjerë përveç familjarëve dhe injoron fëmijët e tjerë. • NUK do të vishet, flejë apo të përdorë tualetin. • NUK mund të thotë një përrallë të njohur për të. • NUK merr komanda me tre pjesë. • NUK kupton konceptin e “e njëjta” dhe “ndryshe”. • NUK përdor “unë” dhe “ti” si duhet. si dhe humbet aftësi që më parë i kishte fituar. 276 PËRMBAJTJA E VIZITËS NË MOSHËN 5 DHE 6 VJEÇARE Fëmija duhet të vizitohet nga personeli kujdesit shëndetësor që ndjek mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës (mjek familje, infermiere patronazhi e QSH dhe mjek e infermiere e këshillimores së fëmijës në qytet) në moshën 5 vjeç dhe një vizitë në moshën 6 vjeç. Konteksti Ndërsa fillon faza e fëmijërisë së mesme, fëmijët po rriten gradualisht dhe vazhdojnë të rriten në aftësitë e tyre si: gjuha komunikimi, aftësitë sociale dhe fizike. Ata janë të përgatitur që të shkojnë përfundimisht në arsimin parashkollor në kopsht dhe në 6 vjeç disa fëmijë edhe në shkollë. Fillimi i arsimit të detyrueshëm parashkollor dhe i shkollës është një gur themeli për një 5-6 vjeçar dhe familjen e tij. Ndërsa ai përgatitet që të hyjë në kopsht, ose shkollë fillore dalin çështje kyçe zhvillimi, si: gatishmëria e tij për tu ndarë nga prindërit. Fëmija 5 vjeçar që ka ndjekur më parë kopshtin ose ka qenë në kujdes për fëmijë jashtë shtëpisë, mund të jetë në gjendje të ndahet nga prindërit e tij më me lehtësi se fëmijët që kanë qëndruar në shtëpi. Mjaft 6 vjeçar që kanë ndjekur kopshtin kanë fituar aftësi sociale për të mësuar një ditë të plotë prej 5-6 orësh mësim në klasat e para fillore. Duke vëzhguar si fëmija ju përgjigjet situatave të reja prindërit, mësuesit, edukatori dhe personeli shëndetësor mund të paraprijnë të kuptojnë si temperamenti dhe eksperienca mund të prekë gatishmërinë dhe kompetencat për shkollë. Vizita e fëmijës 5/6 vjeçar lejon vëzhgimin e aftësive të tij, nivelit të pjekurisë dhe aftësive motore. Fillimi i shkollës sjell një mundësi, sfida dhe rregulla të reja për fëmijët. Aktivitete shkollore kërkojnë një kontroll në rritje të sjelljeve impulsive. Fëmijët duhet t`ju binden rregullave, të qëndrojnë dhe punojnë me të tjerët dhe të shmangin sjelljet shpërthyese. Ti kushtojnë vëmendje mësuesve dhe të rriturve të tjerë mund të jetë e vështirë për disa fëmijë. Fitimi i aftësive në të dëgjuar lexuar dhe matematikë i eksiton disa fëmijë dhe i sfidon disa të tjerë. Fëmijët që kanë hyrë në kopsht do të kenë shumë mundësi që të zënë shokë dhe të takojnë familje të tjera. Ata pëlqejnë të shkojnë në shkollë bashkë, apo të marrin pjesë në aktivitete jashtë shkollore. Disa fëmijë kanë vështirësi në përshtatjen për të ngrënë në shkollë. Shumica i menaxhojnë këto sfida të reja me qetësi, ndërsa të tjerë luftojnë të mësojnë sjelljen e përshtatshme gjatë këtyre tranzicioneve. Prindërit duhet të dëgjojnë ndjenjat e fëmijës, ta sigurojnë atë dhe të lavdërojnë përpjekjet dhe arritjet e tij. Përparimi i fëmijës në shkollë është një faktor me rëndësi në zhvillimin e tij në këtë moshë. Vlerësimet me bazë shkollore, fletët e notave janë mjete që mund të shikohet përparimi tij. Jo çdo fëmijë është menjëherë i suksesshëm 277 në eksperiencën e tij në shkollë, [përshtatja, vështirësitë dhe stresuesit psikologjik duhen adresuar]. Çrregullimet e vëmendjes dhe të mësuarit janë të pa-kapura zakonisht deri në fillimin e shkollës. Çdo familje do të ketë perspektivat e saj mbi ecurinë e fëmijës në shkollë, por fëmija do të ketë performancë më të mirë nëse ndjen se ka konsekuencë midis pritshmërive të shkollës dhe familjes, në lidhje me mbarëvajtjen dhe sjelljen në e tij në shkollë. Prindërit ndonjëherë kanë nevojë për të kuptuar rëndësinë e një beteje të veçantë akademike. Gjithashtu koncepti i paaftësisë për të mësuar mund të mos kuptohet dhe stigmatizohet në disa besime kulturore rreth paaftësive shëndetësore. Në këtë moshë me fillimin e shkollës, mund të lindin problemet e sjelljes, ose shenjat e tensionit, si: tiket, kafshimi i thonjve, apo lagia në shtrat. Në përgjithësi kjo kalon kur fëmija mësohet me kërkesat dhe përgjegjësitë e reja që lidhen me shkollën. Me gjithë vështirësitë dhe përpjekjet (së bashku me ta edhe të rriturit), shumë 6 vjeçar kanë shumë kohë të bukura së bashku me kureshtjen, etjen për të mësuar dhe ndjenjën e humorit si dhe një shpërthim afeksioni dhe vullneti. Fëmija tashmë në këto mosha kalon një pjesë të madhe të kohës me shokët jashtë shtëpisë. Prindërit duhet ti takojnë shokët e rinj dhe familjet e tyre. Prindërit duhet të nxisin miqësinë e fëmijës dhe të respektojnë ndikimin në rritje të moshatarëve. Rregullat dhe pritshmëritë e sjelljes do të ndryshojnë ndërmjet familjeve veçanërisht ndërmjet kulturave. Duke fituar eksperienca të reja 5-6 vjeçarët fillojnë të provojnë nëse rregullat mund të ndryshohen tani që ata janë më të rritur. Disa rregulla mund të hiqen, por të tjerat duhen mbajtur në interes të mbështetjes së sjelljes së përshtatshme duke ofruar mbështetje emocionale dhe siguri personale dhe promovuar zhvillimin moral që po ndodh. Në këtë kohë fëmija fiton çdo ditë e më tepër aftësi të reja. Megjithatë kjo dëshirë për përsosje të aftësive së bashku me energjinë që ai angazhon dhe vetë-besimin çojnë shpesh në incidente. Padurimi për të zbuluar të renë ndërhyn me aftësitë e tij për të parashikuar rrezikun, ose me pasojat potencialisht shkatërrimtare. Prandaj siguria e fëmijës dhe parandalimi i aksidenteve duhet të jetë shqetësimi më i madh i prindërve dhe kujdestarëve. Në të njëjtën kohë shqetësimet e të rriturve duhet të qartësohen në mënyrë që të mos ndërhyjnë me kompetencat dhe vetë-vlerësimin e fëmijës. Disa rreziqe si: shkrepëset, cigaret, çakmakët, vatrat e furrës dhe oxhaqet shpesh e magjepsin 5-6 vjeçarin. Kështu prindërit duhet të kujtohen të mbajnë shkrepëset, çakmakët larg vendeve ku mund ti arrijnë fëmijët dhe ti kujtojnë atyre se këto sende nuk janë lodra. Ka rëndësi gjithashtu që fëmijët të vazhdojnë të përdorin sigurinë e makinës duke lidhur rripat e sigurimit. Komuniteti ku jeton fëmija ndikon në shëndetin e tij sepse vendbanimi dhe klima sezonale përcaktojnë disa aktivitete më të zakonshme dhe rreziqet. Përplasja e trafiqeve dhe loja përreth makinave janë rreziqet shëndetësore 278 për fëmijën e vogël me një proporcion më të lartë në fëmijët e pakicave minoritare që provojnë vdekje dhe dëmtime më shumë se pjesa tjetër e fëmijëve. Fëmijët që jetojnë në varfëri kanë akses të kufizuar për lojën dhe aktivitetet e duhura, ose mund të luajnë në vende të pasigurta. Në vitin e tij të 6-të fëmija është i etur të veprojë i pavarur, por ai ende nuk është i aftë të bëjë vazhdimisht zgjedhje të mira. Ai pëlqen të ngjitet në pemë dhe të luajë në oborre, anash rrugës me fëmijë të tjerë por ende duhet të mësojë rreth sigurisë. Fëmijët duhet të mësojnë të jenë të sigurt në shtëpi, shkollë, vendin ku luajnë rreth shtëpisë. Familjet duhet të vazhdojnë të vendosin kufij të përshtatshëm dhe kufij të tjerë, ndërsa nxisin dhe promovojnë pavarësinë në rritje të fëmijës. Aventura të reja eksituese fillojnë të hapen përpara 6 vjeçarit ndërsa përmirësohen aftësitë koordinuese dhe rritet madhësia dhe fuqia e tyre. Ndryshimet e reja shikohen shpesh me një përzierje entuziazmi dhe lodhje. Njëkohësisht ndryshimet në aftësitë e tyre konjitive, i aftësojnë të shikojnë rregullat si të dobishme për të kuptuar ngjarjet e përditshme dhe sjelljet e të tjerëve. Përpara se të jetë i gatshëm të fillojë të eksplorojë komunitetin e tij fëmija duhet të jetë në gjendje të kujtojë dhe kuptojë mirë rregullat e sigurisë, që ti interpretojë dhe përshtatë ato me situatat e reja. Fëmijët kanë nevojë për rregulla për bashkëveprim dhe shmangien e të huajve, si dhe udhëzime për numra telefoni që duhet të marrin në rast urgjence. Prindërit duhet të mësojnë dhe rishikojnë shpesh me fëmijën e tyre rregullat e sigurisë për të luajtur në sheshet e lojës, ecur me biçikletë dhe përfshirjen në aktivitet krijuese. Fëmijët në këtë moshë ende nuk janë në gjendje të kapërcejnë rrugën vetë dhe nevojitet mbikëqyrja e të rriturit për notin dhe sporte të tjera ujore. Biçikleta e fëmijës duhet të jetë e përshtatshme për nivelin e aftësisë së tij dhe për madhësinë trupore të tij. Ai gjithnjë duhet të veshë një helmetë kur ecën me biçikletë, dërrasë rrëshqitëse, patina, etj... Bota e fëmijës zgjerohet përtej asaj të shtëpisë dhe kopshtit dhe aktivitetet në grup bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Aftësitë e tij të reja gjenerojnë interes që të provojë aftësitë fizike. Sa shpejt mundet të vrapojë? Sa larg e hedh topin? Ndërsa mëson si funksionon trupi tij, fëmija 5-6 vjeçar fiton besimin dhe aftësitë e nevojshme për të pëlqyer aktivitet fizike, ose të marrë pjesë në sporte individuale, apo në ekipe. Pjesëmarrja në një ekip sportiv fokusohet më shumë në ndërtimin e aftësive dhe të mësuarit e sjelljes “së njeriut sportiv” se sa të fitojë një garë, ndeshje; si dhe të ruaj një pikëzim është një mënyrë e mirë për të nxitur angazhimin më tej në aktivitet. Prindërit duhet të jenë të sigurt që kërkesat e trajnerëve janë të arsyeshme. Ndërsa aftësitë konjitive të fëmijës vazhdojnë të zhvillohen, aftësia e tij për të kuptuar dhe komunikuar bëhet më e sofistikuar. Në këtë moshë persone- 279 li kujdesit shëndetësor mund të flasë direkt me fëmijën rreth familjes së tij, miqve dhe kënaqësitë, ose frikërat e shkuarjes në shkollë dhe të bëhen më të pavarur. Kjo ofron një mundësi për personelin e kujdesit shëndetësor që të zhvillojë një partnership direkt me fëmijën dhe të nxitet të marrë përgjegjësinë për rrobat, lodrat ose sende të tjera personale dhe zakone të mira shëndetësore. Këto përgjegjësi do ta ndihmojnë të nxisin pavarësinë dhe një ndjenjë kompetence. Duke qenë se e kontrollojnë më mirë veten si fizikisht dhe emocionalisht, shumica e fëmijëve 5-vjeçarë janë në një gjendje qetësie relative. Fëmija është miqësor dhe i hapur shumicën e kohës, është më i sigurt në vetvete dhe më i pavarur. Gati të gjithë fëmijët e moshës 5-6 vjeçare janë të kënaqur të shfaqin aftësitë e tyre motore-kërcejnë me këmbë të mbledhura dhe të alternuara, kërcejnë në mënyrë ritmike nën ritmin e muzikës, rrëshqasin, tunden, luajnë me top me aftësi të mira për të filluar dhe luajtur në grup. Këto karakteristika të fëmijëve përdoren në festat e tyre si dhe në mësimet e vallëzimit. Aftësitë manipulative janë të zhvilluara dhe përdoren për qëllime të ndryshme. Në moshën 5-6 vjeç lapsi mbahet në mënyrë korrekte dhe fëmija argëtohet ndërsa vizaton dhe ngjyros. Në këtë fazë ai mund të vizatojë njerëz dhe objekte, si p.sh.: shtëpi që mund të identifikohen si të tilla. Vizatimet e njerëzve kanë gjymtyrë dhe pjesët e fytyrës, e shtëpitë kanë dyer e dritare. Kopjojnë katrorin dhe trekëndëshin dhe disa fëmijë janë në gjendje të kopjojnë edhe disa shkronja. Duhet të jetë gati i pavarur për aktivitetet e përditshme, si p.sh.: të veshurit, të larët dhe të ngrënët. Mund të kryejë blerje të vogla dhe ndihmon nënën në punët e shtëpisë. Gjatë lojës kënaqet kur vishet si dikush tjetër si dhe gjatë simulimit. Tregon që i kupton nevojat e të tjerëve dhe luan në mënyrë sociale me fëmijët e tjerë. I zgjedh miqtë e tij. Di të dallojë se kush janë detyrat e tij dhe ti pranon ato. Gjuha tregon shkallën e zhvillimit të konjicionit të tij, është e qartë dhe korrekte nga ana gramatikore. Kërkon të njohë kuptimin e fjalëve abstrakte, dallon pjesët e ndryshme të ditës, numëron deri në 20 edhe më tepër, realizon komanda komplekse që kërkojnë tre, ose katër veprime, njeh ngjyrat dhe percepton analogjitë dhe ndryshimet. PROFILI I RRITJES DHE KARAKTERISTIKAT E ZHVILLIMIT TË 5 VJEÇARIT Zhvillimi fizik • Pesha trupore rritet me 1.5-2.5 kg në vit; peshon mesatarisht 17.3-20.5 kg. • Zgjatet rreth 5-6.5 cm në vit; është afërsisht 106.5-116.8 cm. • Pulsi varion 90-110 rrahje në minutë. • Frekuenca respiratore varion nga 20-30, në varësi të aktivitetit dhe gjendjes emocionale. 280 • Temperatura e trupit është 36.5–37°C. • Përmasat e kokës janë sa të një të rrituri. • Mund të fillojnë të ndërrohen dhëmbët. • Proporcionet e trupit janë ato të një të rrituri. • Ka nevojë afërsisht për 1,800 kalori në ditë. • Të parët (shikimi) sipas shkallës së Tabelës Snellen E është 20/20. • Ndjekja vizuale dhe vizioni binokular (të dy sytë përdoren së bashku dhe i dërgojnë një imazh të vetëm trurit) janë të zhvilluara mirë. Zhvillimi motor • Ecën mbrapsht, thembër gisht i madh. • Ecën pa ndihmë lart e poshtë shkallës, duke alternuar këmbët. • Mund të mësojë, të bëjë kapërdime, salto (duhet të mësohet që edhe të mos vritet kur bën kështu). • Mund të prekë gishtat e këmbëve pa përthyer gjunjët. • Mësohet të rrëshqasë duke përdorur këmbën tjetër. • Kap një top që i hidhet nga rreth 1 metër larg. • Ecën me një biçikletë me tre rrota, apo lodër me rrota me shpejtësi dhe mjeshtëri; disa fëmijë mësojnë ti japin biçikletës me dy rrota. • Hidhet, apo kërcen në vend 10 herë rresht pa u rrëzuar. • Mban drejt-peshimin me një këmbë me kontroll të mirë për 10 sekonda. • Riprodhon shumë forma dhe gërma, katrori, trekëndëshi, A, I, O, U, H, L, T, C. • Tregon kontroll të mirë të lapsit, mund të fillojë të ngjyrosë brenda vijës. • Pret sipas vijës me gërshërë (jo perfekt). • Përdorimi i dorës është vendosur shumë mirë. Zhvillimi perceptiv konjitiv • Formon trekëndësha nga dy forma të prera trekëndëshe. • Ndërton shkallë me blloqe të vegjël. • Ndërton struktura tre dimensionale me kuba të vegjël duke kopjuar nga një model, apo pikturë. • Kupton konceptin e njëjta formë, e njëjta madhësi. • Ndan objektet mbi bazën e dy veçorive, si p.sh.: ngjyra dhe forma. • Ndan lloje objektesh që të jenë në grupe me një veçori të përbashkët (aftësi klasifikuese; të gjitha janë kafshë, makina, ushqime, etj..). • Kupton konceptin më i vogli dhe më i shkurtri; vendos objektet në radhë nga më i shkurtri tek më i gjati, më i vogli në më të madhin. • Dallon objektet me një pozicion në radhë: i pari, i dyti, në fund. • Numëron në 20 ose më shumë; shumë fëmijë numërojnë deri në 100. • Njeh numrat 1 deri në 10. • Kupton konceptin e më pak se; ky tasi ka më pak ujë se gota. • Di kuptimin e: i errët, i hapur dhe herët: unë u zgjova më herët nga të gjithë. Ende ishte errësirë. 281 • Lidh sahatin me skedën ditore: koha për të hapur TV kur akrepi i orës është në orën 8. • Di përse shërben kalendari. • Njeh dhe dallon monedhat e vogla. • Disa fëmijë mund të tregojnë orën në 4, 5, 2, etj... • Shumë fëmijë dinë alfabetin dhe gërmat e mëdha, apo të vogla. • Kupton konceptin e gjysmës; mund të thotë sa pjesë ka një objekt kur e presim përgjysmë. • Bën pyetje pa fund: Përse?, Kush?, Ku?, Çfarë?. • I etur të mësojë gjëra të reja. Zhvillimi i të folurit dhe gjuhës • Përdor si duhet fjalën “mund” dhe “duhet”. • Fjalori është prej 1,500 fjalë ose më shumë. • Tregon një histori të njohur kur shikon figurat në një libër. • Përcakton fjalë të thjeshta sipas funksionit; një top është për të luajtur; shtrati është për të fjetur. • Tregon dhe thotë 4-8 ngjyra. • Njeh humorin në lojëra të thjeshta; bën lojëra dhe gjëegjëza. • Tregon dhe njeh të paktën 4 ngjyra. • Përdor kohën e shkuar të foljeve të parregullta vazhdimisht “shkoi”, lexoi, “pa”. Zhvillimi Personal -Social • I pëlqen miqësia; ka një, ose dy shokë të veçantë. • Shpesh është bujar; ndan lodrat, lejon radhë, luan në bashkëpunim (me ndonjë përjashtim). • Është i dashur dhe kujdeset, veçanërisht ndaj më të vegjëlve, fëmijëve të dëmtuar dhe kafshëve. • Në përgjithësi bën atë që kërkon prindi, apo kujdestari; ndjek drejtime dhe detyrat për pjesën më të madhe të kohës. • Vazhdon të kërkojë komfort dhe siguri, por mund të jetë më pak i hapur në kërkimin dhe pranimin e ndihmës. • Ka një vetë-kontroll më të mirë; me pak luhatje të mëdha emocionesh. • I pëlqen të tregojë lojëra, zbaviti dhe të bëj njerëzit për të qeshur. • Lavdërohet shumë rreth arritjeve. Rutina e përditshme Të ngrënit • Ha mirë, por jo në çdo vakt. • I pëlqejnë ushqimet që njeh; preferon më shumë zarzavate të gjalla. • Shpesh nuk pëlqen ato ushqime që nuk pëlqejnë edhe anëtarët e tjerë të familjes. 282 • “Bën” vetë mëngjesin (hedh qumështin, grin bukën përshesh, shtrin gjalpin, apo reçelin mbi bukë). Tualeti, banja, veshja • Kryen vetë të gjitha nevojat personale. • Lahet thuajse plotësisht vetë, por ka pak nevojë për ndihmë për të filluar. • Vishet vetë plotësisht; po mëson të lidhë vetë këpucët, ndonjëherë bëhet i vetëdijshëm që i ka veshur rrobat mbrapsht. • I pakujdesshëm për rrobat; i lë ato të shpërndara gjithandej, ka shumë nevojë që dikush t’ia rikujtojë për t’i mbledhur. • Përdor shaminë kur i rrjedhin hundët, por shpesh i lë përgjysmë, apo bën një punë pa kujdes. Gjumi • Ia del mbanë vetë gjithë aktiviteteve rutinë të shoqëruara me ngritjen nga krevati, bërjen gati për gjumë; mund të ndihmojë motrat, ose vëllezërit e vegjël në rutinën e krevatit. • Fle mesatarisht 10-11 orë në natë. Mund edhe të shtrihet pasdite. • Ëndrrat dhe makthet janë të shpeshta. • Vajta në krevat për gjumë është shpesh e vonë, sidomos nëse dita ka qenë shumë aktive, apo nëse ngjarje shumë interesante janë planifikuar për ditën e nesërme. Loja dhe aktivitetet sociale • Lojërat dhe aktivitetet bëhen më të përpunuara dhe më konkurruese. • Fëmija është në gjendje të këndojë, të kërcejë. • Ndihmon dhe bashkëpunon në aktivitetet e përditshme në familje. • Deri diku është i ngurtë në lidhje me mënyrën si e kupton „kjo është e drejtë“ për të bërë diçka, apo për përgjigjen e saktë të diçkaje. • Ka shumë frikë se mos mami nuk kthehet më; shumë i lidhur me familjen; i pëlqejnë aventurat, por do që ato të nisin e të përfundojnë në shtëpi. • Luan mirë me fëmijë të tjerë, por i treti është gjithmonë i tepërt; dy 5-vjeçarë zakonisht e përjashtojnë një të tretë nga loja. • Shfaq afeksion për motrat dhe vëllezërit më të vegjël. Sjellja sociale • Në këtë moshë zakonisht fëmijët bashkëpunojnë me të tjerët dhe u gëzohen aktiviteteve në grup. • Ata i kuptojnë të drejtat e të tjerëve dhe janë më në gjendje t’ju përgjigjen të rriturve me kërkesat dhe përkujdesjen e tyre. • Ata ndërgjegjësohen për rregullat dhe janë të interesuar të përshtaten me to. • Pesëvjeçarët ju gëzohen aktiviteteve familjare, veçanërisht udhëtimeve, ekskursioneve. 283 PROFILI I RRITJES DHE KARAKTERISTIKAT E ZHVILLIMIT TË 6 VJEÇARIT Zhvillimi fizik • Rritja bëhet me ngadalë por e qëndrueshme. • Shton në gjatësi 5-7,5 cm në vit; vajzat janë mesatarisht 105-115 cm të gjata, ndërsa djemtë 110-117,5 cm. • Shtimi në peshë është 2,5-3 kg në vit; vajzat peshojnë afërsisht 19-22,3 kg, djemtë 17,3-21,5 kg. • Shtimi në peshë reflektohet më shumë në shtimin e madh në masën muskulore. • Ritmi i zemrës (80 rrahje në minutë) dhe i frymëmarrjes (18-28 në minutë) janë të njëjta me të rriturit. • Trupi merr një pamje të veçantë me krahët dhe këmbët e gjata, sepse fillon faza e rritjes së shpejtë. • Humbet dhëmbët e qumështit; shfaqen dhëmbët e përhershëm me dy dhëmbët e sipërm frontal; vajzave ju bien më herët dhëmbët se djemve. • Shikimi duhet të jetë 20/20; fëmijët që kanë 20/40 edhe më pak duhet të kenë një kontroll të specializuar. • Miopia nuk është e rrallë në këtë moshë, shpesh e lidhur me zhvillimin e parakohshëm (formës) të pupilës së syrit. • Pamja e fytyrës është më e ngjashme me të rriturin. • Kërkon afërsisht 1,600-1,700 kalori në ditë. Zhvillimi Motor • Forcohet fuqia muskulare; zakonisht djemtë janë më të fortë se vajzat e së njëjtës moshë. • Fiton më shumë kontroll të aftësive të motorikës grose dhe asaj fine; lëvizjet janë më të sakta, dhe të lira, megjithëse persiston një farë pamje qesharake. • I pëlqen aktiviteti fizik, vrapi, kërcimi, ngjitja. • Lëviz vazhdimisht edhe kur përpiqet të qëndrojë ulur. • Ka një koordinim më të mirë të sy-dorë dhe të anës së djathtë së bashku me përmirësimin e funksionit motor që lehtëson ecjen me biçikletë, notin, lundrimin, apo lojën me top. • I pëlqejnë projektet e artit; pëlqen pikturën, të modelojë me plastelinë, të “bëj gjëra”, ”punoj me dru, ngjyros, etj... • Shkruan numra dhe gërma me shkallë të ndryshme saktësie dhe interesi; mund të shkruaj gabim, ose të ngatërrojë disa germa si: b/d, p/g, g/q, t/f. • Vizaton dorën e tij, apo objekte të tjera të vendosura mbi një fletë. • Palos dhe pret letrën sipas formave të thjeshta (katror, trekëndësh, etj..). • Lidh këpucët (megjithëse është ende një betejë për disa fëmijë). Zhvillimi perceptiv konjitiv • Rritet koha e përqendrimit dhe e vëmendjes; përqendrohet më gjatë në 284 bërjen e detyrave, megjithëse përpjekja për tu përqendruar nuk është gjithnjë e qëndrueshme. • Kupton konceptet, si ndarjen e kohës (sot, nesër, dje), apo koncepte të pakomplikuara të lëvizjes (motori ecën më shpejt se biçikleta). • Dallon stinët dhe festat kryesore si dhe aktivitetet që lidhen me to. • I pëlqejnë mozaikët e ndryshëm, numërimi dhe aktivitete me ndarje, vizatime si dhe lodra që lidhen me bashkimin e gërmave dhe figurave. • Njeh disa fjalë kur i shikon, përpiqet të thotë me zë të lartë gërmat (disa fëmijë mund të lexojnë mirë në këtë moshë). • Njeh monedhat, qindarkat. • Përdor dhe dallon mirë dorën e djathtë dhe të majtë. • Lidhet pas disa besimeve, apo fantazive, plaku i vitit të ri, etj... • Arrin të kuptoj rreth vdekjes; shpesh shprehet se ka frikë mos i vdesin prindërit, veçanërisht nëna. Gjuha dhe zhvillimi i të folurit • I pëlqen të flasë, shpesh nuk ndalon; mund të përshkruhet si llafazan. • Është i aftë të marrë pjesë në biseda me të rriturit; bën shumë pyetje. • Mëson deri 5-10 fjalë të reja çdo ditë; fjalori është 10,000 deri 14,000. fjalë • Përdor drejt kohët e foljeve, rregullin e fjalëve dhe strukturën e fjalisë. • Përdor më shumë gjuhën se krizat e inatit, apo agresionin fizik për të shprehur pakënaqësi “kjo është imja. Ma jep budalla!”. • Flet me veten kur kërkohet zgjidhja e një situate me probleme (megjithëse “logjika” mund të jetë e paqartë për të rriturit). • Imiton fjalorin zhargon; shpreh ndonjëherë edhe fjalët “e ndyra” në mënyrë shumë qesharake. • I pëlqen ti lexojnë dhe të krijojë tregime. • Është i aftë të mësoj një gjuhë të huaj; e bën në mënyrë spontane në një familje që flet dy ose më shumë gjuhë. • Pëlqen të flasë dhe të tregojë barcaleta. Zhvillimi personal social • Ka ndryshime të papritura të humorit; mund të jetë “më i miri i shokëve” dhe pas një minute “armiku më i keq”; një ditë është i dashur, ditën tjetër nuk bashkëpunon, irritohet; veçanërisht është i pa parashikueshëm me nënën, apo personat e tjerë kujdestar. • Më pak i varur nga prindërit ndërsa zgjerohet rrethi i miqësisë; ende ka nevojë për afrim dhe përkëdhelje, megjithëse tenton të shkëputet se “është i rritur”. • Është shumë i shqetësuar që t`ju pëlqej të tjerëve, ka nevojë dhe kërkon aprovimin e të rriturit, sigurinë dhe lavdërimin; mund të ankohet edhe për dëmtime shumë të vogla që të tërheqë më shumë vëmendjen. • Vazhdon të jetë egocentrik; ende e shikon pothuajse gjithçka nga perspektiva e tij; shikon gjithçka dhe këdo për përfitim. 285 • Mërzitet, ose lodhet lehtësisht kur e kupton edhe vetë që po dështon. • Nuk mund të durojë që ta korrigjosh, apo humbasë në lojëra; shpesh bëhet agresiv, mund të qajë, të refuzojë, të luajë, ti shtyjë shokët, ose rikrijon rregulla që ju përshtaten qëllimeve të tij. • Është entuziast, apo kërkues ndaj ngjarjeve të përditshme që e rrethojnë. • Kupton pak ose aspak sjelljen etike, apo moralin; shpesh gënjen, tallet apo “vjedh” objekte që ju përkasin të tjerëve. • Dallon kur ai ose ajo ka qenë “i keq”, vlerat e “i mirë dhe i keq” bazohen në dëshirat dhe rregullat e prindërve dhe mësuesve. • Mund të ketë një frikë në rritje për stuhitë, errësirën, zhurma të pa kuptueshme, qentë dhe kafshët e tjera. Rutina Ditore Të ngrënët • Ka oreks të mire në pjesën më të madhe të kohës; shpesh kërkon më shumë në pjatë se sa ka mundësi për të ngrënë. Mund të kapërcej ndonjë vakt; zakonisht e lë atë për më vonë. • Ka dëshirë të provojë ushqime të reja; ka preferenca të forta dhe është i vendosur në ato që nuk pëlqen. • Sjellja në tavolinë është njësoj si e të rriturve, mund të lëpijë gishtat, përplasë buzët, derdhë ushqim në prehër. • Ka vështirësi për të përdorur thikën në tavolinë për të prerë dhe pirunin për ta ngulur në ushqim. • E ka të vështirë të qëndrojë ulur gjatë gjithë kohës që është në tavolinë; lëviz, ngrihet, (bie) nga karrigia, hedh lugën, etj… Tualeti, Banja, Veshja • Kur është koha për të bërë banjë gjen shumë shkaqe për ta mënjanuar, apo shtyrë më vonë. • Menaxhon mirë rutinën e tualetit pa shumë ndihmë; ndonjëherë është në nxitim, apo pret shumë gjatë kështu ndodh “aksidenti”. • Mund të rikthehet lagia dhe ndotja në shtrat në javët e para të shkollës. • Rrallë ndodh që gjatë natës të mos zgjohet dhe të shkoj në banjo. V.O.: disa fëmijë, veçanërisht djemtë mund të lagen ende në shtat edhe për një vit tjetër. • Është i hutuar dhe nuk kujdeset shumë për rrobat. • Është i pakujdesshëm rreth larjes së duarve, bërjes së banjës, apo rutinës së kujdesit të përditshëm personal. • Interesohet në zgjedhjen e rrobave; kërkon një këshillë për përcaktimin e kombinimeve, apo veshjes sipas stinës. • Hedh nëpër shtëpi rrobat në shtrat, dysheme, këpucët, dhe më tej i kërkon ku janë. 286 Të fjeturit • Kërkon të flejë 9-11 orë pa ndërprerje. • Zakonisht fle i qetë gjatë natës; disa fëmijë mund të vazhdojnë të kenë ankthe. • Mund të kërkoj natën që të ketë dritë në dhomë, batanije të veçanta, apo lojëra që është lidhur me to (ndonjëherë i do edhe të treja). • Gjen shkaqe të shumta për të mos shkuar për të fjetur; kur më në fund bie në shtrat, e zë gjumi shpejt. • Nëse është zgjuar përpara prindërve, zakonisht gjen mënyra për të kaluar kohën me libra, lodra, apo vizatime. Loja dhe aktiviteti Social • Ka një ndjenjë të fortë për veten në drejtim të preferencave dhe atyre që nuk pëlqen; nuk pranon kompromise për ato që do, apo ka nevojë (shpesh kjo nuk përputhet me planet dhe dëshirat e të rriturve). • Mbron lodrat dhe librat, prindërit e shokët e tij, por në disa raste mund ti ndaj edhe me të tjerët. • Mund të ketë marrëdhënie të ngushta miqësore me një, ose dy fëmijë të tjerë (shpesh pak më të rritur); loja përfshin punën së bashku drejt qëllimeve të veçanta. • Nuk duron ti thonë atë që duhet të bëjë; mund të shpërthej në kriza zemërimi. • Është i etur për vëmendje, lavdërim, siguri; tani e shikon mësuesin (më shumë se prindërit) si burimin e fundit të “vërtetës”. Gurët themeltare të zhvillimit: Fëmija në moshën 5-6 vjeç Zhvillimi social dhe emocional: • I merr me të mirë shokët • Do të jetë si shokët • I bindet rregullave më mirë • I pëlqen të këndojë, kërcejë, aktrojë • Tregon shqetësim dhe simpati për të tjerët • Është e/i ndërgjegjshëm për gjininë • Mund të thotë se kush është e vërtetë dhe kush jo • Tregon më shumë pavarësi (p.sh.: viziton fqinjin e tij, por akoma ka nevojë për mbikëqyrje nga një i rritur) • Ndonjëherë është këmbëngulës, ndonjëherë bashkëpunues Gjuha dhe komunikimi • Flet shumë qartë • Tregon një histori të thjeshtë duke përdorur fjali të plota • Përdor fjali me folje në kohën e ardhme p.sh.: “Gjyshja do të jetë këtu” • Thotë emrin dhe adresën 287 Konjicioni (të mësuarit, të menduarit, zgjidhja e problemeve) • Mund të emërtojë 10 ose më shumë sende • Mund të vizatojë një njeri me të paktën 10 pjesë të trupit • Mund të riprodhojë disa shkronja, ose numra • Kopjon një trekëndësh dhe forma të tjera gjeometrike • I njeh gjërat që përdoren në jetën e përditshme, si p.sh.: paratë dhe ushqimin Motorika globale e motorika fine • Qëndron mbi një këmbë për 10 sekonda ose më tepër • Kërcen mund të jetë në gjendje të kërcejë • Mund të jetë në gjendje të bëjë salto • Përdor pirunin dhe lugën dhe në disa raste thikën • Mund të shkojë vetë në tualet • Mund të lëkundet e ngjitet mbi objekte Prioritetet e vizitës së fëmijës 5-6 vjeç Fillimisht duhen parë shqetësimet e prindërve. Gjithashtu duhet dhënë përparësi çështjeve të mëposhtme për ti diskutuar në këtë vizitë: Të vlerësojë nëse fëmija është gati për shkollë dhe si po ecën me kopshtin (vendosja e aktiviteteve rutinë, kujdesi dhe aktivitetet pas kopshtit, komunikimi edukator-prind, shokët, fenomeni i buling- grindjet e dhunshme midis fëmijëve, tallja frikësimi fëmijës nga shokët-, maturimi i fëmijës, menaxhimi nga ana e tij i zhgënjimeve, frikërave, etj..). Shëndeti mendor (koha në familje, rutina, problemet e temperamentit, ndërveprimet sociale, etj..). Ushqyerja dhe aktivitetet fizike (pesha e shëndetshme, një dietë e mirë balancuar, rritja e sasisë së frutave e zarzavateve që merr fëmija, konsumimi i grurit të plotë integral, marrja e sasive të duhura të kalciumit, aktiviteti fizik të paktën 60 minuta në ditë, etj..). Shëndeti i gojës (vizita të rregullta tek dentisti, përdorimi i furçës dhe fijes ndërdhëmbore çdo ditë, marrja e sasive të duhura të fluorit). Siguria (ecja në këmbë në rrugë, karrigia në makinë, kaskat e sigurta kur ecet me biçikletë, siguria në notim, parandalimi i abuzimit seksual të fëmijës, mësimi i hapave që duhet të ndërmarrë në rast zjarri, etj..). Çfarë duhet kryer gjatë vizitës? HISTORIA/ANAMNEZA Anamneza, historia mund të merret sipas shqetësimeve të familjes dhe mënyrave të punës së personelit shëndetësor, për të nxitur diskutimin mund të bëhen pyetjet më poshtë: 288 • A keni ndonjë shqetësim të veçantë rreth shëndetit të fëmijës dhe mirëqenies së tij? • A keni ndonjë shqetësim rreth faktit që fëmija do të fillojë shkollën, apo se si po ecën ai në kopsht? • A keni ndonjë shqetësim rreth zhvillimit të fëmijës p.sh.: të ecurit, mënyra e të folurit, të vizatuarit, apo mënyrës se si e shkruan p.sh.: emrin e tij me gërma të mëdha shtypi? • A keni ndonjë shqetësim rreth sjelljes, apo temperamentit të fëmijës tuaj p.sh.: vëmendja që ka, a i gjuan të tjerët, inatoset shpejt, mërzitet, nuk futet në lojë me fëmijët e tjerë, irritohet, apo çfarë niveli aktiviteti ka? Vëzhgimi ndërveprimit prind-fëmijë Gjatë vizitës personeli duhet të vëzhgojë e vlerësojë: • A bëjnë pyetje si prindi ashtu dhe fëmija, si dhe a flet direkt fëmija me personelin shëndetësor, apo pyetet më shumë prindin? • A shihen në sy fëmija dhe prindi ndërsa flasin me personelin shëndetësor? • A pret prindi të dëgjojë se çfarë ka për të thënë fëmija? • A e lavdëron prindi fëmijën dhe e mbështet atë, a duket krenar për arritjet e fëmijës, apo është kritik dhe i padurueshëm? • A ka prindi pritshmëri realiste për sa i përket arritjeve të fëmijës në përputhje me moshën kronologjike, apo konjitive të tij? • A komunikon fëmija me respekt dhe në një mënyrë miqësore me prindin? Punonjësi shëndetësor duhet gjithashtu të observojë aftësitë e fëmijës për të ndër-vepruar me të rritur të tjerë përveç prindërve: • A është fëmija miqësor, bashkëpunues dhe rehat kur flet me të rritur të tjerë? • A është ai i turpshëm dhe nuk do të flasë? • Cili është niveli i përqendrimit të fëmijës, po vëmendja dhe niveli i aktiviteteve të tij? • A është gjuha e fëmijës e kuptueshme? A flet ai në mënyrë gramatikore, sintaksore, me gramatike të drejtë dhe cilësia e bisedës a është e përshtatshme për moshën e tij? SURVEJANCA E ZHVILLIMIT Tranzicioni i kalimit në arsimin parashkollor Fillimi shkollës është një etapë kyçe e zhvillimit për fëmijën dhe familjen. Prindërit mund të kenë shqetësime rreth gatishmërisë për këtë hap të madh. Megjithëse shumë prindër tentojnë të fokusohen mbi njohuritë e fëmijës për alfabetin, matematikën, numrat, aftësitë në vizatim, si një e dhënë për gatishmërinë për shkollë, mësuesit janë shumë më të shqetësuar 289 rreth aftësive të gjuhës dhe gatishmërisë sociale të fëmijës për tu ndarë nga prindërit dhe qëndruar bashkë me fëmijët të tjerë. Nëse prindërit mendojnë të mos e dërgojnë fëmijën e tyre në shkollë, ose kopsht ka rëndësi të shihet arsyeja. Dëshira për ti dhënë fëmijës një përparësi mbi fëmijët më të vegjël duke e vendosur fëmijën në një klasë kopshti ku ai është më i madhi në moshë mund të shkaktojnë më shumë dëm se përfitime. Për fëmijët që kanë teste të gatishmërisë së ulët për shkollën shpesh është më ndihmëse ti vendosim ato në shkollë me një mbështetje të zgjedhur mirë se sa ti kthejmë mbrapsht në një klasë më të ulët. Fëmijët e rritur që largohen mbrapsht nga shkolla mërziten dhe mund të shfaqin probleme të sjelljes dhe interesit me moshatarët e tyre. Fëmijët që aktualisht ndjekin shkollën Përshtatjet me eksperiencat e reja të shkollës janë një mjet dhe një pikë fundore e arritjeve të zhvillimit. Personeli kujdesit shëndetësor mund të mati suksesin e shkollës nga raportimet e prindit dhe fëmijës, ose duke rishikuar fletën e notave, fletoren e kohës më të fundit, etj... Personeli kujdesit shëndetësor duhet të jetë i vëmendshëm për diagnoza si çrregullimet e vëmendjes dhe përqendrimit të pamjaftueshme dhe çrregullimet e të mësuarit. Pyetje për prindin • A keni ndonjë shqetësim të veçantë rreth zhvillimit të mësuarit, apo sjelljes së fëmijës tuaj? Vlerësimi i zhvillimit të fëmijës në moshën 5 deri 6 vjeç • A Qëndron me një këmbë, a kërcen. • A është në gjendje të lidhë këpucët me lidhëse; kapja e lapsit apo stilolapsit është pincetë e plotë; a mund të vizatojë një njeri me të paktën 6 pjesë të trupit; a mund të shkruajë disa gërma dhe numra; a është në gjendje të kopjojë katrorë dhe trekëndësha. • A ka artikulacion të mirë të folurit; a tregon një histori duke përdorur fjali të gjata; a përdor si duhet kohët e foljeve dhe përemrat; a mund të numërojë deri në dhjetë dhe a mund të dallojë të paktën katër ngjyra. • A merr komanda të thjeshta; a është i aftë të dëgjojë dhe të presë radhën kur flet tjetri; a mund të vishet dhe zhvishet me ndihmë fare të vogël. EKZAMINIMI FIZIK Ekzaminimi komplet fizik është i përfshirë si pjesë e çdo vizite kontrolli/ supervizioni për ndjekjen rutinë të rritjes dhe zhvillimit që kryhet tek 290 fëmija nga personeli kujdesit shëndetësor. Kur kryen një ekzaminimin fizik vëmendja e personelit shëndetësor duhet të drejtohet mbi komponentët më poshtë të një ekzaminimi që janë me rëndësi për fëmijën në këtë moshë: Mat dhe plotëson: • Gjatësinë • Peshën Mat • Tensionin arterial Llogarit dhe plotëson: • IMT, • Peshë/Moshë, • Gjatësi/Moshë Sytë • Përpiqu të bësh një ekzaminimin oftalmoskopik të nervit dhe vazave retinale Goja • Vëzhgoje për karies, inflamacion të gingivave dhe keqokulzion (kafshim) Neurologjik • Vëzhgoni aftësitë e motorikës grose dhe fine përfshirë mënyrën e të ecurit • Vlerësoni fitimin e gjuhës, të folurit rrjedhshëm dhe qartësinë, përmbajtjen e mendimeve dhe aftësinë për të kuptuar të menduarit abstrakt. DEPISTIMI për 5 vjeçarin DEPISTIMI UNIVERSAL Veprimi Shikimi Mprehtësia e Shikimit Matni mprehtësinë e shikimit në përshtatje me moshën (duke përdorur testet Snellen, testin E, numrat Snellen ose testin e pikturave si ALEN figura, ose Simbole LEA Dëgjimi Audiometria Depistimi selektiv Vlerësimi rrezikut Veprimi nëse ka rrezik Anemia Mbi pyetjet për vlerësimin e rrezikut Hemoglobina, ose hematokriti 291 DEPISTIMI për 6 vjeçarin DEPISTIMI UNIVERSAL Veprimi Shikimi Matni mprehtësinë e shikimit në përshtatje me moshën (duke përdorur testet Snellen, testin E (thumbing test), numrat Snellen, ose testin e pikturave si ALEN figura ose Simbole LEA Dëgjimi Audiometria Depistimi selektiv Vlerësimi rrezikut Veprimi nëse ka rrezik Anemia Mbi pyetje për vlerësimin e rrezikut Hemoglobina, ose hematokriti Shëndeti oral Në se ende nuk ka zgjedhur një dentist për vizitë Mendoni për shtesat me fluor Referim për shtesa me fluor Dislipdemia Mbi pyetje për vlerësimin e rrezikut dhe që nuk është vlerësuar më parë me rezultate normale Vlerësimi i shpejtë i profilit të lipideve Imunizimi shih ”Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit” UDHËZIME PËR PRINDËRIT E FËMIJËS Shembujt e pyetjeve të mëposhtme kanë për qëllim të përdoren për të nxitur diskutimin, mbledhur informacion, adresuar nevojat dhe shqetësimet e familjes dhe ndërtuar bashkëpunimin me to për shëndetin e fëmijës. Përdorimi i pyetjeve mund të ndryshojë nga vizita në vizitë dhe nga familja në familje. Pyetjet mund të përshtaten sipas stilit të komunikimit që ka çdo personel shëndetësor. Udhëzuesi paraprak shoqërues për familjen duhet të përputhet sipas pyetjeve, problemeve, ose shqetësimeve individuale që paraqet fëmija dhe familja përkatëse. GADISHMËRIA PËR SHKOLLË Vendosja e rutinave, kujdesi pas shkollës dhe aktivitetet, komunikimi prind-mësues, miqtë, bulizmi, pjekuria, menaxhimi i zhgënjimeve dhe frikërave Nxisni prindërit të mbajnë një rol aktiv në kontrollin e performancës në shkollë për fëmijët dhe të sjellin një kopje të saj (notave, etj..) në vizitën e supervizonit shëndetësor. Bulizimi dhe grindja mund të ndërhyjnë në zhvillimin personal dhe perfor292 mancën e shkollës. Asistoni prindërit që të vëzhgojnë shenjat e bulizmit për fëmijët që hyjnë në kopsht dhe shkollën fillore. SHEMBUJ PYETJESH: • A shkon fëmija juaj në arsimin parashkollor? • Më tregoni rreth eksperiencës parashkollore. • A ka diçka tjetër që mësuesi duhet të dijë në lidhje me nevojat e veçanta që mund të ketë fëmija juaj? Për fëmijën • Më trego rreth shkollës së re, për ndjenjat dhe shqetësimet rreth fillimit të shkollës. Rekomandimet që mund ti jepen prindërve dhe fëmijëve: Për prindërit • Përgatisni fëmijën tuaj për shkollë. Flisni rreth mundësive të reja shokëve dhe aktiviteteve në shkollë. •Shoqëroni fëmijën tuaj në shkollë dhe takoni mësuesin e tij. Për fëmijën • Kërkoni mësuesit tuaj të shpjegojë gjëra që ju nuk dini përse kërkohen të bëhen. Kjo ndihmon që fëmijët në klasë të dinë atë që do bëjnë Për fëmijën që ka filluar aktualisht shkollën: SHEMBUJ PYETJESH: Për Prindin • Çfarë shqetësimesh keni ju rreth aftësisë së fëmijës për të ecur mirë me mbarëvajtjen në shkollë? • A i ndjek rregullat e shkollës? • Cilat janë planet për fëmijën tuaj për aktivitetet pas shkollës? (provoni llojin e mbikëqyrjes së të rriturit, aktivitetet e përshtatshme fizike dhe jetën sedentare dhe ushqimin që i jepet) Për fëmijën • Më trego rreth shkollës së re (provoni ndjenjat dhe shqetësimet rreth shkollës fillore). • Cilat gjëra bën më mirë, në shkollë? • Më trego kush është shoku yt më i ngushtë. • Çfarë gjërash bëni ju dhe shoku juaj së bashku? • A ju tallin ndonjëherë me ndonjë nofkë, ose ju godasin, tërheqin, grisin rrobat, librat, etj..? 293 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve dhe fëmijëve: • Ndiqni takimet me prindër dhe funksione të tjera që ka shkolla për prindërit. Kjo do ju japi një shans që të njihni mësuesin e fëmijës dhe të familjarizoheni me shkollën, kështu që mund të flisni më qartë me të rreth eksperiencës në shkollë. • Nëse ju e keni përfshirë fëmijën tuaj në një program aktiviteti jashtë shkollor sigurohuni që fëmija është në një mjedis të sigurtë, flisni me çdo kujdestar që keni për fëmijën qëndrimet, sjelljen dhe mënyrat e disiplinës së tij. Mos lejoni të disiplinojnë fëmijën tuaj duke e goditur, ose gjuajtur me shuplakë. Për fëmijën • Flisni me prindërit tuaj përditë rreth asaj që ju pëlqeni dhe gjithçka që ju shqetëson në shkollë. • Nëse dikush ju kërcënon, tregojini prindërve, mësuesit tënd. Ata mund t`ju ndihmojnë të përballeni me këtë. SHËNDETI MENDOR Koha e familjes, rutinat, problemet e krizave të inatit, ndërveprimet sociale Rutinat e familjes krijojnë një ndjenjë sigurie dhe mbrojtje për fëmijën. Caktimi i detyrave rregullisht në familje është e mirë sepse krijon një ndjenjë përgjegjësie tek fëmija dhe ndihmon atë të ndjejë se është pjesë e familjes. Prindërit duhet të nxisin vet disiplinën dhe kontrollin e impulseve. SHEMBUJ PYETJESH: Për prindin • Cilat janë disa rutina të familjes që ju keni në shtëpi? • Çfarë detyrash bëni ju në shtëpi? • Si i përballon fëmija juaj ndjenjat e inatit, zemërimit? • Si ju (dhe partneri juaj) përballeni me disiplinën e fëmijës? Për fëmijën • Çfarë pune të rregullt bëni ju në shtëpi? • Çfarë të pëlqen nga zakonet e familjes? • Cilat gjëra të mërzisin, të hidhërojnë? Zemërojnë? Frikësojnë? • Çfarë ndodh në shtëpinë tënde kur mami dhe babi nuk miratojnë diçka që ti po bën? • Kur zemërohet mami dhe babi me ty? 294 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve dhe fëmijëve: • Flisni me partnerin tuaj rreth rutinave me rëndësi që ju dhe partneri keni pëlqyer kur ishit fëmijë. Vendosni së bashku cilën nga këto rutina të mëparshme, ose të reja ju dëshironi për familjen tuaj. Vëzhgoni ato me konsekuencë. Tregoni dashuri në familjen tuaj. • Dëgjoni dhe respektoni fëmijën tuaj njësoj si partneri. Shërbeni si model sjellje. Mësojini fëmijës tuaj dallimin midis mirë dhe gabim. Qëllimi i disiplinës është të mësohet sjellja e duhur jo dënimi fëmijës. • Nxisni një ndjenjë përgjegjësie tek fëmija juaj duke i përcaktuar detyra dhe pritshmëritë që duhet të bëjë, por për të gjithë fëmijët përfshirë fëmijët me nevoja shëndetësore speciale, detyrat duhen përcaktuar sipas asaj që ka nevojë dhe është e përshtatshme për aftësinë e fëmijës. • Trajtoni zemërimin, inatin duke folur rreth zemërimit tuaj dhe nxjerrjen e inatit në mënyra pozitive. Ndihmoni fëmijën të menaxhojë inatin dhe zgjidhini pa dhunë konfliktet. Mos lejoni të godasë, kafshojë, ose ndonjë sjellje tjetër të dhunshme Nxisni vetë-disiplinimin dhe kontrollin e impulsit tek fëmija juaj duke modeluar këto sjellje dhe lavdëruar përpjekjet e tij për vetë-kontroll. Për fëmijën • Punët në familje janë pjesë me rëndësi e të qenit familje. Ndihmo që gjërat të shkojnë mirë në familje dhe mëso aftësi të reja që do të krenohesh. • Nëse do të bësh pushim kur je duke bërë punët e shtëpisë fol me prindërit. Të gjithë ndonjëherë zemërohemi, por asnjëherë nuk është mirë të godasësh, kafshosh, ose pickosh dikë tjetër. • Mënyrat më të mira për të folur kur je i zemëruar janë të flasësh përse je i mërzitur me personin që ju bëri të zemëroheni, të dilni jashtë dhe të vraponi, apo luani shumë, ose të largoheni nga personi që ju bëri të zemëroheshit. USHQYERJA DHE AFTËSIA FIZIKE Pesha e shëndetshme, dieta e përshtatshme e ekuilibruar, rritja e konsumit të frutave, perimeve dhe drithërave integrale, marrja e duhur e kalciumit, 60 minuta ushtrime fizike në ditë Diskutoni peshën e shëndetshme duke peshuar dhe përdorur IMT tabelën që ti tregoni fëmijës dhe familjeve të tyre, ku janë ata në raport me peshën/ lartësinë/moshën. Nëse fëmija është me IMT mbi percentilin 85-të, ose mbi 2 deviacione standard (z pikët) duhet këshilluar mbi ushqyerjen dhe ushqimet e shëndetshme dhe aktivitetin fizik. Ndërsa fëmijët 5 dhe 6 vjeçar fillojnë të zgjerojnë eksperiencat e tyre përtej shtëpisë, ata gjithnjë e në rritje pritet të bëjnë zgjedhjet e tyre për çfarë 295 duan të hanë. Kjo është kohë e mirë të këshillohen familjet mbi zgjedhjet e përshtatshme të ushqimeve që nxisin përshtatshmërinë nutricionale dhe përforcojnë zakonet pozitive të ushqyerjes që janë vendosur. Ofroni udhëzime, referim nëse familja kërkon ndihmë për arsye, kulturore, fetare, ose financiare. SHEMBUJ PYETJESH: Për prindërit • Çfarë shqetësimesh keni ju rreth ushqyerjes së fëmijës tuaj (p.sh.: ti kërkoni të pijë më shumë qumësht, fruta dhe perime)? • Çfarë ha zakonisht fëmija juaj si vakt zemër, sa shpesh pi fëmija pije të gazuara si coca cola, apo lëngje frutash të blera në treg? • A ka ndonjë kohë kur ju dhe familja juaj nuk keni pasur sa duhet për të ngrënë? Për fëmijën • Çfarë frutash dhe perimesh ke ngrënë dje? • Sa lëngje me gaz ke pirë, po lëngje të tjera frutash ke pirë dje? • Cilat janë bulmetrat e tjera që ti ke ngrënë si: kosi apo djathi? Çfarë ha për mëngjes? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve dhe fëmijëve: Për prindërit • Mëngjesi është një vakt me rëndësi. Studimet tregojnë se ngrënia e mëngjesit ndihmon fëmijët të mësojnë dhe sillen më mirë në shkollë. Ndihmoni fëmijën tuaj të zgjedhë ushqimet e duhura, përfshirë fruta dhe perime me shumicë për ditë. Synoni për të paktën 5 porcione fruta dhe perime çdo ditë duke i përfshirë ato në shumë prej vakteve tuaja të plota dhe vakteve zemër. • Kufizoni ushqimet dhe pijet me shumë yndyrë dhe me pak lëndë ushqyese, si: lëngjet e frutave me sheqer, karamelet, ëmbëlsirat, fast foodet, lëngjet e gazuara. • Sigurohuni që fëmija juaj po merr sa duhet kalcium çdo ditë. Fëmijët e moshës 4-8 vjeç kanë nevojë për rreth dy gota, me qumësht me pak yndyrë në ditë. Kosi me pak yndyrë dhe djathi janë zgjedhje të mira për të zëvendësuar mangësitë në marrjen e qumështit. Kufizoni qumështin në 120-160 ml në ditë, jepni lëngjet e frutave me 100% përmbajtje frutash. Mos i jepni lëngjet e frutave si zëvendësues të ujit. Për fëmijën • Të hash mëngjes ndihmon të mësoni më mirë dhe ndjeheni më mirë në shkollë, kështu gjithnjë ha diçka për mëngjes. Frutat dhe perimet janë një pjesë me rëndësi e ushqyerjes së shëndetshme. 296 • Kërkojuni prindërve t`ju lejojnë ju të zgjidhni frutat dhe perimet në dyqane dhe të ndihmoni ti përgatisni ato për vaktet e plota dhe vaktet zemër. • Përpiqu që të pish të paktën dy filxhanë/gota me qumësht me pak yndyrë në ditë, ose të hash djathë, apo kos me pak yndyrë sepse ato janë të rëndësishme për kockat e forta dhe dhëmbët e tua. Aktiviteti Fizik Nxisni prindërit të mbështesin fëmijët e tyre në fillimin e aktivitetit fizik dhe të jenë aktiv fizikisht si familje. Theksoni rëndësinë e pajisjeve të sigurta kur fëmija merr pjesë në një aktivitet fizik në një ambient të lagjes së pasigurt. Ndihmoni familjet të gjejnë aktivitetet e duhura në komunitet për fëmijën e tyre (p.sh.: qendra komunitare, loje, parqe, etj..). SHEMBUJ PYETJESH: Për prindërit • Sa aktivitet fizik bën fëmija juaj çdo ditë? • Sa orë në ditë luan jashtë shtëpisë? • A merrni pjesë ju dhe fëmija juaj në aktivitete fizike së bashku? • Rreth sa kohë kalon fëmija çdo ditë të javës duke parë TV ose video, ose luajtur me lojëra me kompjuter? • Po në fund javës? Për fëmijën • A luan së bashku me familjen tënde? • Sa shumë kohë kalon përditë duke parë TV, video, ose luajtur lojëra me kompjuter? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve dhe fëmijëve: Për prindin • Nxisni fëmijën tuaj të jetë aktiv fizikisht për të paktën 60 minuta në ditë. Kjo nuk duhet të ndodhë menjëherë por mund të ndahet në disa periudha kohore aktivitetesh gjatë ditës. • Gjeni aktivitete fizike që familja juaj pëlqen dhe përfshijini ato në jetën tuaj të përditshme. • Kufizoni sasinë e kohës që fëmija juaj shikon TV dhe luan video lojëra në kompjuter (të tjera përveç detyrave të shtëpisë) në jo më shumë se dy orë në ditë. Hiqni TV, kompjuterin nga dhoma e gjumit të fëmijës për të pakësuar në minimum ekspozimin e fëmijës tuaj ndaj dhunës dhe materialeve të tjera të papërshtatshme me moshën, kini kujdes nga përmbajtja e përfshirë në muzikë, video, lojëra dhe programet e TV që shikon fëmija juaj. 297 Për fëmijën • Është një ide e mirë që të dalësh jashtë shtëpisë dhe të luash për ditë, disa herë në ditë. • Mbylle TV dil dhe luaj. Për çdo gjysmë ore që shikon TV ose luan video game, bëj një gjysmë ore lojë aktive. • Kur shikon diçka në TV ose video game që të frikëson, ose nuk të pëlqen mbylle TV, video lojën dhe tregoji prindërve për këtë. SHËNDETI GOJËS Vizitat e rregullta me dentistin, larja ditore e dhëmbëve, fluori i duhur Në 5 vjeç zakonisht fëmija ka një ndjekje të rregullt nga dentisti (edhe nga shërbimi që ofrohet në shkolla). Ai duhet të ketë takime të rregullta me dentistin të paktën 2 herë në javë. Gjithashtu duhet të marrë shtesa në fluor (në shtëpi dhe shkollë) sipas udhëzimeve të stomatologëve. SHEMBUJ PYETJESH: Për prindin • Sa herë në ditë lan me furçë dhëmbët fëmija juaj, apo i pastron me fijen ndërdhëmbore? Për fëmijën • A i lan me furçë dhëmbët çdo ditë, po fijen ndërdhëmbore a e përdor? • Sa herë? • Kur i lan dhëmbët fëmija juaj? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve dhe fëmijëve: Për prindin • Sigurohuni që fëmija juaj lan dhëmbët e tij dy herë në ditë me një sasi paste sa një kokërr bizele dhe të pasur me fluor, por me ndihmën tuaj. Sigurohuni që të kontrolloni larjen me furçë dhe përdorimin e fijes ndërdhëmbore. • Ndihmoni kur nevojitet nëse fëmija juaj nuk ka dentist të rregullt, pyesni në shkollë dhe drejtojeni atë për ndjekje të rregullt nga ai. Për fëmijën • Ka rëndësi të lash dhëmbët e tua të paktën për dy herë në ditë dhe të kalosh fijen ndërdhëmbore tek dhëmbët sepse këto janë dhëmbët që ti do kesh përgjithnjë. 298 SIGURIA Siguria e këmbësorit, në makinë, përdorimit të kaskës, siguria në ujë, parandalimi i abuzimit seksual të fëmijës Siguria nga makina është një problem kritik që duhet adresuar sepse shumë vdekje në këtë moshë lidhen me përplasjet nga makina kur fëmijët nuk janë lidhur si duhet me rripat e sigurisë. Ecja me biçikleta duhet të bëhet në rrugë të sigurta këmbësore dhe duhet këshilluar prindi për këtë. Fëmijët e vegjël kanë mangësi në pjekurinë neurologjike, aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të kaluar rrugën vetëm. Ato janë të pa zhvilluar nga ana neurologjike të kenë aftësi të shikojnë makinat me shikimin e tyre periferik, lokalizojnë zhurmat dhe gjykojnë mbi largësinë e mjetit dhe në përgjithësi nuk janë gati të kapërcejnë rrugën deri në moshën 10 vjeç. Për ti mbrojtur fëmijët e vegjël nga dëmtimi prindërit duhet të jenë gjithnjë vigjilent dhe të rishikojnë vazhdimisht sigurinë e ambientit. Prindërit shpesh mbivlerësojnë aftësitë e shqisave dhe intelektuale të fëmijës së vogël dhe duhen këshilluar si ti mbikëqyrin për parandalimin e dëmtimeve. SHEMBUJ PYETJESH: • Çfarë keni bërë që të përgatisni fëmijën tuaj për të kapërcyer rrugën për në shkollë ose për të marrë autobusin e shkollës? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve dhe fëmijëve: • Filloni ti mësoni fëmijës tuaj zakone të sigurta të sigurisë rrugore. Mësojini fëmijës të ndalojë në një kthesë dhe të shikojë majtas, djathtas dhe pastaj përsëri majtas. • Mësojeni fëmijën që asnjëherë mos ta kalojë rrugën pa një të rritur. Fëmijët duhet të mësojnë se ku do të presin autobusin e tyre të shkollës dhe duhet të kenë mbikëqyrjen e një të rrituri kur hipin dhe zbresin nga autobusi. • Vendi mbrapa në makinë kur udhëton fëmija është më i sigurti me rripin e sigurisë të lidhur mirë. SHEMBUJ PYEJESH: • A përdor fëmija juaj gjithnjë një rrip sigurie në makinë? Për fëmijën • Në çfarë vendi ulesh kur hipën në makinë? A e lidh rripin e sigurisë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve dhe fëmijëve: Për prindin 299 Vendi mbrapa është më i sigurti për fëmijën tuaj kur udhëtoni në makinë deri në moshën 13 vjeç. Për fëmijën Gjithnjë qëndro i ulur në vendin mbrapa të sediljes sepse kështu je më i sigurt. SHEMBUJ PYETJESH: Për prindin • A përdor fëmija juaj pajisje të sigurta kur ecën me biçikletë, [patina, ski, dërrasa me rrota (skateboard)] (përshtatni listën e aktiviteteve fizike sipas atyre që bën fëmija në familjen që po këshilloni). Për fëmijën • A vendos gjithnjë një kaskë, kur ecën me biçikletë, patina, ski, etj.. (përshtatini sipas fëmijës)? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve dhe fëmijëve: • Sigurohuni që fëmija juaj gjithnjë vesh pajisje të përshtatshme kur ecën me biçikletë, ski, patina, etj.. (përshtatni listën e aktiviteteve të përshtatshme me familjen) • Sigurohuni që fëmija juaj është i veshur si duhet ka gjithnjë një kaskë sa herë ecën me biçikletë. Kurrë mos lejoni një fëmijë të eci në rrugë me biçikletë. Fëmija juaj është shumë i vogël që të eci i sigurtë në rrugë. Për fëmijën • Të qenit aktiv është shumë e mirë dhe me rëndësi. • Një nga rrugët më të mira që të mbrosh veten se mos dëmtohesh, është të veshësh pajisjet e duhura veçanërisht kaska sa herë ju ecni me biçikleta, ski, patina (përshtatini sipas fëmijës). Një i rritur duhet të kontrollojë kur fëmijët janë në ujë, ose pranë tij. SHEMBUJ PYETJESH • A di fëmija juaj si të sillet kur është në ujë? • A di fëmija juaj rreth sigurisë ujore? Për fëmijën • A di si të notosh? • Çfarë rregullash kanë prindërit tuaj rreth notimit? 300 Rekomandimet që mund ti jepen prindërve dhe fëmijëve: Për prindin • Tani është koha të mësosh fëmijën tënd të notojë. Mos e lejo fëmijën të eci, luajë përreth ujit (liqen, përrua, lumë, pishinë, etj..) nëse nuk e kontrollon një i rritur. • Edhe nëse fëmija yt di not mos e lërë kurrë të notojë i vetëm. Mos e lejo kurrë fëmijën të notojë në një det që ka dallgë. • Mëso fëmijën mos të zhytet kurrë në ujë nëse një i rritur nuk kontrollon më parë thellësinë e ujit. Kur jeni në barkë vishini jelekët e sigurisë. • Përdorni për fëmijën krem mbrojtës kundër diellit (SPF 30 ose më e lartë) përpara se të dalë për të luajtur, apo të shkojë të notojë. Për fëmijën • Mësimet e notit janë të rëndësishme që të jesh i sigurt në ujë. Kërkojini prindërve që të mësoni notin. • Asnjëherë mos noto pa pasur pranë një të rritur. Kur je në barkë vish gjithnjë një kamerdare, ose jelek shpëtimi. Ndërsa fëmijët tani kalojnë kohë gjithnjë e më të madhe me të rritur të tjerë, prindërit duhet të diskutojnë sigurinë personale në mënyrë informuese, këshilluese pa shkaktuar ankthin e panevojshëm. Duke qenë se abuzimi seksual dhe keqpërdorimi janë shpesh brenda rrethit të familjes, mesazhet e sigurisë duhen fokusuar mbi privatësinë, pavarësinë dhe shmangien e viktimizimit dhe jo vetëm mbi rrezikun nga të huajt. SHEMBUJ PYETJESH Për prindin • A keni folur me fëmijën tuaj mbi rrugët si të parandaloni abuzimin seksual? Për fëmijën • Kush janë “pjesët e tua private”? • Përse i quan kështu? • Çfarë bën kur një i rritur të frikëson? • Kujt mund ti tregosh? • Kush mund të ndihmojë? Rekomandimet që mund ti jepen prindërve dhe fëmijëve: Për prindin • Mësoni fëmijën që kurrë nuk është mirë për një të rritur që ti kërkojë të mbajë ndonjë sekret nga prindërit, të shprehi interes në pjesët private të tij, ose ti kërkojë një fëmije ti tregojë pjesët e tij private. Për fëmijën 301 • Ne i quajmë private pjesët e trupit tonë që zakonisht janë nën mbathjet, ose rrobave të banjës, sepse i mbajmë të mbuluara, sepse vetëm ti mund ti përdorësh ato. • Asnjëherë nuk është e mirë për një të rritur, ose fëmijë më të madh që të tregojë pjesët e tij private, ose të kërkojë ti tregosh ti pjesët e tua, të të preki aty, të të frikësojë, ose të të kërkojë mos ti tregosh prindërve rreth saj që bën me ty. • Gjithnjë largohu nga personi sa më parë të jetë e mundur dhe tregoi menjëherë prindit ose një të rrituri tjetër. Siguria në shtëpi arrihet më mirë nëpërmjet parandalimit. Mësoni fëmijën të mos luajë me shkrepëse, çakmakë, etj... Rekomandimet që mund ti jepen prindërve dhe fëmijëve: Për prindin Mbani shkrepëset, çakmakët, etj.., larg vendeve ku mund ti kapin fëmijët. Për fëmijën Kurrë mos luaj me shkrepëse, çakmakë, dhe mos ja jep të tjerëve të luajnë me to. Nëse rrobat tua marrin flakë ndalo, mos vrapo, ulu për tokë dhe rrotullohu (më e mira të rrotullohesh në një tapet, apo batanije). AKTIVITETE QË MUND TI REKOMANDOHEN PRINDËRVE PËR TË NDIHMUAR RRITJEN DHE ZHVILLIMIN E FËMIJËS Punonjësit e shëndetësisë duhet ti inkurajojnë dhe mësojnë prindërit e fëmijës 5 vjeçar që: • Ti krijojnë fëmijës mundësi që të shkathtësohet në prerjen e letrës me gërshërë, vizatime, piktura, ngjyrosje; që të palosë letrën sipas një vije; të mësojë të qepë gjëra të thjeshta; të kalojë rruaza në një fill; apo të përdorë vegla të thjeshta pune të një zdrukthëtari. • Ti ofrojnë materiale jo të shtrenjta (letra, libra, piktura) për ti prerë, pikturuar ngjyrosur dhe palosur; ti ofrojnë ato gjëra që mund të jenë të thjeshta si telajo të thjeshta për të endur, aktivitete të thjeshta për të qepur, endur qylyma të vegjël, etj... • Të vizitojnë dhe flasin me të për aktivitetet që ndodhin në komunitet, ndërtimin e një shtëpie, për shpërndarjen e letrave nga postieri, për tregun, të luajnë me kukulla, të krijojnë së bashku një skenë kartoni për të improvi- 302 zuar një teatër. • Të përdorin libra të ndryshëm që fëmija të mësojë më shumë rreth funksioneve dhe gëzimeve që të jep libri në jetën e përditshme, të vazhdojnë t’i lexojnë atij histori me zë të lartë. • Të inkurajojnë rritjen e interesit në aktivitete me letër dhe laps, në numra, shkronja dhe në njohjen e fjalëve të ndryshme me qëllim që fëmija të shpikë (sajojë) diçka, por mund të ketë nevojë edhe për ndihmën e të rriturit që ti realizojë përfundimisht. • Të planifikojnë aktivitete gatimi që fëmija të copëtojë zarzavate, të bëjë forma biskotash, të peshojë, të përziejë. • Të sajojnë aktivitete që kërkojnë një koordinim të mirë sy-dorë si lojëra me top, kërcime, basketboll, hedhje unazash në shishe; krijoni mundësi për aktivitete force dhe lojëra me rrota, paralele, punimi i kopshtit, tërheqje litari. • Të vizatojnë një katror me figura në dysheme me shkumës dhe ta lejojnë të luaj me një këmbë. • Të presin nga revista figura të ndryshme të aktiviteteve ditore të tilla si: një fëmijë që lan dhëmbët, një tjetër që vesh pizhamet, një të ulur në tavolinë duke ngrënë, e kështu me radhë. Ti thonë fëmijës që t’i rendisë ato sipas radhës në të cilën veprimet ndodhin dhe t’i përshkruajë me fjalë se çfarë sheh në figurë. • Të bëjnë me fëmijën një shëtitje nëpër qytet dhe të shohin sa forma e ngjyra të ndryshme mund të identifikojë. Të ndërtojnë së bashku një tabelë ku të regjistrojnë rezultatet e këtij kërkimi dhe të diskutojnë se cila nga format dhe ngjyrat është më e shpeshtë. • Të krijojnë pengesa për kërcim, apo për zvarritje, ecje në një tra ekuilibri, ngjitje dhe zbritje në shkallë, të vendosë këmbën mbi disa shenja, etj... • Të marrin enë të përmasave të ndryshme. T’i kërkojnë fëmijës që të hedhë të njëjtën sasi uji në secilën prej tyre. Të hedhin në ujë ndonjë pikë ngjyrues ushqimor për ta bërë lojën më interesante. T’i shpjegojnë se si forma e enës ndikon në pamjen e vëllimit të ujit, pse tek ena e hollë dhe e gjatë duket sikur ka më shumë ujë sesa tek ena e gjerë dhe e shkurtër. • T’i japim fëmijës letër dhe lapsa, apo shkumës që të provojë se objekte të ndryshëm lënë në letër gjurmë të ndryshme. Për këtë të vendosin letrën mbi një objekt dhe të ngjyrosin mbi të. Të bëjnë një koleksion të gjurmëve të marra nga sipërfaqe të ndryshme dhe t’i kërkojnë fëmijës të identifikojë se të kujt janë këto gjurmë. • Të ndihmojnë fëmijën të mësojë për kulturën e vendeve të tjera. T’i lexojnë libra që kanë të bëjnë me festime, lojëra, ushqime dhe tradita të vendeve të ndryshme. Të planifikojnë të gatuajnë një ushqim tradicional të një vendi tjetër që fëmijës mund t’i pëlqejë. • Të inkurajojnë fëmijën që të pikturojë me një muzikë në sfond. Të ndryshojnë herë pas here ritmin e muzikës. T’u kërkojnë atyre të tregojnë një histori në lidhje me atë që kanë pikturuar. 303 AKTIVITETE QË MUND TI REKOMANDOHEN PRINDËRVE PËR TË NDIHMUAR RRITJEN DHE ZHVILLIMIN E FËMIJËS Punonjësit e shëndetësisë duhet ti inkurajojnë dhe mësojnë prindërit e fëmijës 6 vjeçar që: • T’i sigurojnë fëmijës materiale për të ngjyrosur, prerë, ngjitur dhe pikturuar. • T’i mundësojnë atyre lojëra me letra, apo aktivitete të tjera me bazë konkurrencën. • T’i kushtojnë kohë blerjes së librave në librari dhe leximit të librave me zë të lartë. • Të inkurajojnë dëshirën e tij për të bërë koleksione me materiale të ndryshme. • Të inkurajojnë dëshirën e fëmijës për të koleksionuar objekte dhe sende të ndryshme. • Të inkurajojnë mundësi për të punuar me vegla të ndryshme pune. • Të shkojnë së bashku me ta për ski, not, për të punuar kopshtin, për të luajtur me top, apo aktivitete të tjera që zhvillojnë aftësitë e motorikes globale. • Të zgjerojnë imagjinatën dhe fjalorin e fëmijës duke u thënë që të shkruajnë një libër dhe të ilustrojnë faqet e tij me vizatime. • Të përshëndesin përpjekjen e fëmijës si autor duke përfshirë aty fotografitë e tyre. T’i lexojnë deri në fund historinë e përfunduar. • T’i theksojnë konceptin e numrave. T’i japin gjëra të vogla për të numëruar si p.sh.: fasule, bizele të thata, kopsa, monedha, rrush të thatë, ose guralecë. • T’i kërkojnë fëmijës që t’i numërojë të gjitha ato që janë në kuti; nëse fëmija bën gabim atëherë të numërojnë së bashku. • Të ndihmojnë fëmijën që të përmirësojë aftësitë e tij të koordinimit dhe ato motore duke i dhënë një lopatë për të pastruar dëborën, mbledhur gjethet e rëna, apo fshirë oborrin. • T’i kërkojnë fëmijës që të mbajë çdo ditë një kalendar ku të regjistrojë motin dhe të presë e ngjisë në kalendar figura të ndryshme veshjesh në varësi të motit. Mund të matin së bashku drejtimin e erës duke ngjitur letër të hollë në një shkop druri, apo mund të mbledhin shi në një enë dhe të matin sasinë e tij. • Të inkurajojnë interesin e fëmijës në muzikë. T’i vendosin atij në dhomë një magnetofon dhe CD me muzikë të ndryshme. Fëmijët mund të dëgjojnë, këndojnë a kërcejnë më muzikën në sfond. T’i inkurajojnë të vizatojnë diçka nën ritmin e muzikës. • Të ushqejnë interesin e fëmijës në shkencë. Të mbjellin fara apo bimë në enë të vogla plastike. T’i ujisin dhe t’i vendosini ato në një vend me diell. • Të zgjerojnë interesin e fëmijës për shkencën. Në një tas të vogël plastik të mbjellin fara të ndryshme, grurë, fasule, speca, bar, apo lule. Ti ujisin dhe vendosin ato pranë dritares me diell. 304 SHENJAT E RREZIKUT PËR PROBLEME ME ZHVILLIMIN Prindërit duhen informuar dhe këshilluar që të drejtohen tek personeli shëndetësor nëse fëmija deri në moshën 6 vjeç: • Nuk alternon këmbët kur ngjitet e zbret shkallët. • Nuk flet me një zë të moderuar; as shumë të lartë, as të ulët. • Nuk ndjek udhëzime të thjeshta në një mënyrë të caktuar “të lutem shko në dollap, merr një filxhan dhe ma sill mua”. • Nuk përdor 4-5 fjalë në një fjali me strukturë të kuptueshme. • Nuk pret një vizë me gërshërë. • Nuk qëndron ulur dhe dëgjon të gjithë tregimin e shkurtër (5-7 minuta). • Nuk mban kontaktin me sy kur i flitet. • Nuk luan mirë me fëmijët e tjerë. • Nuk kryen shumë detyra i pavarur për veten; lan dhëmbët, duart dhe fytyrën. SHENJAT E RREZIKUT PËR PROBLEME ME ZHVILLIMIN Prindërit duhen informuar dhe këshilluar që të drejtohen tek personeli shëndetësor nëse fëmija deri në moshën 7 vjeç: • Nuk tregon shenja rritje të vazhdueshme; shtim në gjatësi dhe peshë, zhvillim motor në vazhdim si: vrapi, hedhja, drejtpeshimi. • Nuk tregon interes në lexim dhe njohjen e riprodhimin e gërmave, veçanërisht të emrit të tij. • Nuk ndjek kërkesa të thjeshta me disa hapa: “mbaro së lexuari librin, vëre në raft dhe pastaj hajde të hash bukë”. • Nuk ndjek instruksione dhe përfundon detyra të thjeshta: vëri pjatat në raft, mblidh rrobat, mbaroje mozaikun. V.O.: të gjithë fëmijët harrojnë. Mos përfundimi i detyrës nuk është problem deri kur fëmija nuk e lë gjithnjë atë pa përfunduar. • Nuk ka një pakësim të sjelljeve nga tensioni që mund të jenë zhvilluar me fillimin e shkollës; grimasa të fytyrës, përplasje të syve, kërcitje dhëmbësh, ndotje apo lagie e tepruar; dhimbje të shpeshta stomaku; refuzim të për të shkuar në shkollë. • Nuk shpreh emocione të shumta. • Shfaq sjellje ekstreme (loton në mënyrë jo të zakonshme, është agresiv, i turpshëm, ose i trishtuar). • Fillon të sillet me sjellje të papërshtatshme si alternativë për të marrë ato që do. • Është i tërhequr në vetvete dhe jo aktiv. • Hutohet lehtë dhe ka problem për tu përqendruar në një aktivitet për më shumë se 5 minuta. 305 • Nuk i përgjigjet njerëzve, ose ju përgjigjet në mënyrë sipërfaqësore. • Nuk ndan ngjarjet e vërteta nga loja simbolike. • Nuk realizon lojëra dhe aktivitete të shumëllojshme. • Nuk tregon interes në lexim dhe njohjen e riprodhimin e gërmave, veçanërisht të emrit të tij. • Nuk thotë emrin dhe mbiemrin. • Nuk përdor shumësin, ose kohën e shkuar në mënyrë korrekte. • Nuk flet për aktivitete të jetës së përditshme, ose eksperienca që ka kaluar. • Nuk pikturon. • Nuk mund të lajë dhëmbët, duart, të fshijë duart, ose të zhvishet pa ndihmë. • Humbet aftësitë që ka fituar më pare. 306 Evidenca e gjetur Struktura e niveleve të evidencës Niveli 1a 1b 2a 2b 3 4 Përkufizimi meta-analizë e studime të randomizuara të kontrolluara së paku një studim i randomizuar i kontrolluar së paku një studim i kontrolluar i mirë dizenjuar pa randomizim së paku një tip tjetër studimi i mirë-dizenjuar gati eksperimental studime deskriptive të mirë-dizenjuara jo eksperimentale, të mirë-dizenjuara si studime krahasuese, të korrelacionit, ose studime të rastit raportime ose opinione të komitetit të ekspertëve, dhe/ose studime klinike të autoriteteve shëndetësore përkatëse Nivelet e evidencës për studimet ndërhyrëse Niveli Burimi i evidencës 1++ 1+ 1- 2++ 2+ meta-analizë me kualitet të lartë, studime sistematike të kon trolluara trials të randomizuara (RCT) ose RCT me një risk shumë të ulët të bias Meta-analiza të mirë-drejtuara, studime sistematike të RCT-ve ose RCT me një risk të ulët të bias Meta-analiza, studime sistematike të RCT-ve ose RCT me risk të lartë të bias Studime sistematike kohorte ose rast-kontrollit me kualitet të lartë; studime rast-kontroll ose kohorte me cilësi të lartë me një risk shumë të vogël konfondues, bias ose shansit dhe një prob abilitet i lartë që lidhja është rastësore studime rast-kontrolli ose kohorte të mirë-dizenjuara me një risk të ulët konfondues, bias ose shansit dhe një probabilitet i moderuar që lidhja është rastësore 307 2- 3 4 studime rast-kontrolli ose kohorte me një risk të lartë konfon dues, bias ose shansi që lidhja nuk është rastësore studime jo analitike (p.sh.: rast raporti, rast serie) opinion eksperti, konsensus formal Lidhja e evidencës në çdo rekomandim është e bazuar Grada Përkufizimi A B C D bazohet direkt në nivelin e I të evidencës (Ia, Ib) bazohet direkt në nivelin e II të evidencës ose në rekomandime të ekstrapoluara nga niveli i I i evidencës bazohet direkt në nivelin e III të evidencës ose në rekomandime të ekstrapopuara nga niveli i I, ose i II i evidencës bazohet direkt në nivelin IV të evidencës ose në rekomandime të ekstrapoluara nga niveli i I, i II ose i III i evidencës Pikë e Mirë Praktike këndvështrimi i Grupit të Hartimit të Udhërrëfyesit Gradat e Rekomandimeve për Veprimet Parandaluese Specifike Klinike IA. Është evidencë e mirë për të rekomanduar veprimin klinik parandalues. IB. Është evidencë e pranueshme për të rekomanduar veprimin klinik parandalues. IIA. Evidenca ekzistuese është konfliktuale dhe nuk lejon të bëhet një rekomandim për/ose kundër përdorimit të veprimit klinik parandalues; megjithatë faktorë të tjerë mund të influencojnë vendim-marrjen. IIB. Është evidencë e pranueshme për të rekomanduar kundër veprimit klinik parandalues. C. Është evidencë e mirë për të rekomanduar kundër veprimit klinik parandalues. D. Është evidencë e pamjaftueshme (në sasi ose cilësi) për të bërë një rekomandim; megjithatë faktorë të tjerë mund të influencojnë vendim-marrjen. Nivelet e Evidencës – Renditja e Studimeve të Dizenjuara I Evidencë e përftuar nga së paku një trial i randomizuar siç duhet. II-1 Evidencë e përftuar nga një trial kontrolli i mirë-dizenjuar pa randomizim. II-2 Evidencë e përftuar nga një rast-kohortë ose kontrolli i një studimi analitik, më mirë nga më shumë se një qendër ose grup studimor. II-3 Evidencë e përftuar nga krahasimi ndërmjet kohës dhe vendit, me ose pa ndërhyrje; rezultatet dramatike në eksperimentet e pakontrolluara gjithashtu mund të përfshihen në këtë kategori. III Opinionet e autoriteteve respektive, bazuar në eksperiencën klinike, studime përshkruese ose raportime të ekspertit në komitetet. Mbikëqyrja shëndetësore e një fëmije individualisht është një paketë 308 komplekse e shërbimit që zë vend gjatë gjithë jetës së fëmijës. Ajo përfshin jo vetëm ndërhyrjet parandaluese dhe ekzaminuese/depistuese që janë të rekomanduara për gjithë fëmijët, por gjithashtu adreson nevojat specifike të fëmijës në kontekstin familjar dhe komunitar. Studimi i rezultateve të mbikëqyrjes shëndetësore gjatë gjithë jetës së fëmijës në këtë nivel të integruar mund të jetë një detyrë e vështirë. Evidenca për efektivitetin është një kriter thelbësor për përfshirjen, ose mos përfshirjen e disa ndërhyrjeve në mbikëqyrjen shëndetësore të fëmijës në udhërrëfyesin e rritjes dhe zhvillimit të fëmijës 0-6 vjeç. Për shumë ndërhyrje që kryhen në përgjithësi në kujdesin e fëmijës janë gjetur pak, ose asnjë studim i mirë-konstruktuar siç duhet kryer, që të tregojë lidhjen mes ndërhyrjes dhe rezultateve shëndetësore. Evidenca e munguar nuk tregon një mungesë të përdorimit gjithsesi. Mungesa e evidencës efektive shpesh reflekton thjesht mungesën e studimit/ve. Për ato ndërhyrje, që nuk kanë ende evidencë mbështetëse, personeli i kujdesit shëndetësor që përdor këtë Udhërrëfyes është i udhëhequr nga eksperienca klinike, njohja e nevojave individuale të fëmijës, opinionit të ekspertit që reflekton rekomandimet nga shoqatat e profesionistëve, dhe praktika lokale e ndërkombëtare. Ekzaminimi Fizik Ekzaminimi fizik, që përfshin monitorimin e rritjes dhe ekzaminimin zhvillimor, tradicionalisht është konsideruar si një pjesë e rëndësishme e vizitës mbikëqyrëse, ndoshta procedura bazë më e rëndësishme në kujdesin shëndetësor. Është e rëndësishme të përcaktohet që “screening/depistimi” aplikohet në fëmijët që nuk kërkojnë ndihmë mjekësore për një problem specifik - nëse një prind, fëmijë shpreh një shqetësim, vlerësimi i këtij shqetësimi përbën një proces diagnostik dhe nuk konsiderohet më depistim. Vlerësimi i gjetjeve fals-negative dhe fals-pozitive në depistim shpesh është i nënvlerësuar. Në përfundim të vizitës nëse ofruesi i kujdesit shëndetësor nuk gjen probleme (anormalitete), prindërit dhe fëmijët janë të ri-siguruar që me ta gjithçka është në rregull. Në të kundërt kur ofruesi i kujdesit shëndetësor vlerëson një problem, fëmija i shëndetshëm më parë konsiderohet tashmë më pak i shëndetshëm edhe kur shqetësimi/problemi del të jetë një alarm fals. Evidenca më e mirë duhet të vijë nga studimet e provave klinike të ekzaminimeve fizike, dhe rezultatet që janë të rëndësishme për pacientët dhe prindërit, si një e gjithë/vetme. Pak studime të tilla janë në dispozicion. Shumë studime adresojnë aspekte të veçanta të ekzaminimit fizik, dhe janë kryer nga perspektiva e një problemi/gjendje specifike, si: mos zhvillimi ose vonesa e të folurit, në vend të perspektivës së ekzaminimit të përgjithshëm. Është e vështirë të vlerësohet dobia e një testi depistues kur gjendja, ose problemet që janë target të depistimit nuk janë të specifikuara. Evidencat 309 aktuale nuk përfshinin ndonjë trial që të japë vlerësim ndaj ekzaminimit të përsëritur fizik përgjatë kujdesit të fëmijës së shëndetshme. Një studim i madh eksperimental (trial) përkundrejt 1-2 ekzaminimeve fizike të porsalindurit që nuk treguan ndonjë diferencë në përdorimin e burimeve të kujdesit shëndetësor ndërmjet 2 grupeve. Aspektet e ekzaminimit të përsëritur, që përfshijnë monitorimin e rritjes (kurbat e rritjes), matja rutinë e presionit të gjakut, dhe depistimin për shenjat e abuzimit seksual dhe fizik nuk janë vlerësuar rigorozisht dhe problemet mundet të jenë shtuar. Është e rëndësishme të mbahet mend që ekzaminimi fizik dhe vlerësimi i zhvillimit nuk na jep vetëm depistimin për anormalitete specifike, por mund të kenë përdorime dhe qëllime të tjera; më e rëndësishme është mundësia për të bindur dhe edukuar prindërit dhe pacientët rreth shtrirjes së gjetjeve normale. Prindërit ose pacientët mund të flasin më lehtë, ose të kujtohen për problemet/shqetësimet gjatë ekzaminimit, kështu që kryerja e ekzaminimit mund të rrisë komunikimin dhe të inkurajojë një marrëdhënie të ngushtë me ofruesin e kujdesit shëndetësor. Nuk ka studime që të kenë vlerësuar në mënyrë specifike këtë potencial përfitues të ekzaminimit fizik të rutinës. Shumë aspekte të ekzaminimit fizik janë të detyruara nga sistemi i kujdesit shëndetësor dhe sigurimeve shëndetësore (të tilla si: depistime standarde, të vlerësimit të zhvillimit, të sjelljes/shëndetit mendor gjatë vizitave të një fëmije të shëndetshëm) ose përdoren për të vlerësuar cilësinë e ofruesit të kujdesit shëndetësor. Ekzaminimi Mjekësor EKZAMINIMI METABOLIK DHE PËR HEMOGLOBINOPATI I TË PORSALINDURIT Është vlerësuar evidenca për ekzaminimet e të porsalindurit dhe ekzaminimet metabolike ne disa vende të zhvilluara ato janë përfshirë në ekzaminimet e detyrueshme (Angli, SHBA, etj..). EKZAMINIMI I ZHVILLIMIT (E FOLURA DHE GJUHA) Ka evidencë për përfitim nga trajtimi i vonesës së të folurit dhe gjuhës, si përmirësimi i të folurit dhe gjuhës. Megjithatë nuk është identifikuar ndonjë strategji depistuese për përdorim në kujdesin parësor. EKZAMINIMI PËR VONESËN E TË FOLURIT DHE GJUHËN NË FËMIJËT E MOSHËS PARA-SHKOLLORE Aktualisht ka evidencë të pakët për të rekomanduar për/ose kundër përdorimit rutinë të përmbledhjes, instrumenteve zyrtare të standardizuara 310 ekzaminuese në kujdesin parësor për të zbuluar vonesën e të folurit dhe gjuhës në fëmijët e moshës mbi 5 vjeç. Specifikisht është gjetur që me gjithë ndërhyrjet për vonesën e të folurit dhe gjuhës duken efektive (së paku në periudha të shkurtra), ka evidencë jo të mjaftueshme, që ekzaminimi zyrtar në kujdesin parësor mund të shtojë efektivitetin. SHËNDETI ORAL Nuk janë gjetur triale kontrolli që tregojnë se ekzaminimi i përpiktë nga mjeku i kujdesit parësor ndikon në identifikimin e fëmijëve që paraqesin një, ose më shumë tregues risku për sëmundje orale, përveç identifikimit të kariesit. EKZAMINIMI I SHIKIMIT NË FËMIJËT PARA-SHKOLLOR Trajtimi për ambliopi, strabizëm dhe gabim refraktar është efektiv. Një trial kontrolli i randomizuar (RTC) i ekzaminimit intensiv (kundrejt kujdesit të zakonshëm) në fëmijët 0-3 vjeç demonstron përmirësim të shikimit në moshën shkollore. Testet depistuese kanë përpikëri të matshme/arsyeshme. Udhërrëfyesi rekomandon për depistim të shikimit për fëmijët nga lindja deri në moshën 5 vjeçare. EKZAMINIMI PËR DËMTIME TË SHIKIMIT NË FËMIJËT MË TË VEGJËL SE 5 VJEÇ Udhërrëfyesi rekomandon ekzaminime për të zbuluar ambliopinë, strabizmin dhe defekte në mprehtësinë e shikimit në fëmijët nën moshën 5 vjeç. Specifikisht është gjetur evidencë e pranueshme që testet depistuese kanë saktësi të pranueshme në identifikimin e strabizmit, ambliopisë, dhe gabimeve refraktare në fëmijët me këto probleme, dhe që trajtimi i strabizmit dhe ambliopisë mund të përmirësojë mprehtësinë e shikimit dhe redukton ambliopinë afat-gjatë. DËGJIMI Ka evidencë të mirë që ekzaminimet e dëgjimit tek të porsalindurit udhëheqin në identifikimin e hershëm dhe trajtimin e humbjes së dëgjimit tek foshnjat. Megjithatë, evidenca për të përcaktuar nëse trajtimi i hershëm si pasojë e depistimit të drejton në përmirësime klinike të rëndësishme në aftësitë për të folur dhe të gjuhës në moshën 3 vjeçare, ose në moshë më të madhe evidenca është jo bindëse. Depistimi i dëgjimit të porsalindurit është i detyruar në shumë vende. Nuk janë gjetur eksperimente/triale kontrolli lidhur me ekzaminimin e dëgjimit për fëmijë më të mëdhenj se 3 vjeç. 311 ANEMIA Ekzaminimi për anemia ka saktësi të kufizuar në përcaktimin e anemisë nga mungesa e hekurit. Trajtimi i anemisë nga mungesa e hekurit tregon përmirësime në mungesën e hekurit, por jo në rezultatet e zhvillimit. Ka evidencë të dëmtimit si pasojë e helmimit nga hekuri kur barnat me përmbajtje hekuri që mbahen në shtëpi. Ekzaminimi dhe Këshillimi PROMOVIMI I MBËSHTETJES FAMILJARE Depistimi për Mbështetje Sociale Familjare Evidenca demonstron rezultate të ndryshme/mikse mbi depistimin për mbështetje psiko-sociale për nënat adoleshente. Vizitat e infermieres në shtëpi gjatë 2 viteve të para të fëmijës, veçanërisht ndër gratë me burime të pakta psikologjike, demonstrojnë përfitime si për shëndetin e nënës edhe për mirëqenien e fëmijës për disa vite pas përfundimit të ndërhyrjes. Depistimi për Shqetësimet/problemet e Prindërve Nuk janë gjetur triale kontrolli lidhur me depistimin e shqetësimeve prindërore. Programi i Hapave të Shëndetshëm për Fëmijët e Vegjël i zbatuar në SHBA, është një praktikë e bazuar në ndërhyrje për të rritur cilësinë e kujdesit në 3 vitet e para të jetës. Efektet e qëndrueshme të vizitave në shtëpi janë treguar pozitive, në ndjekjen 4-vjeçare të rezultateve në një trial të randomizuar. Familjet e vizituara nga infermierët paraqitën më shumë përfitime sesa familjet e vizituara nga subjekte para-profesionale; por të dy grupet treguan ndikim të efekteve deri 2 vjet pas ndërprerjes së programit, e veçanërisht nëse nënat kishin “nivel të ulët të burimeve psikologjike”. Këshillimi Rreth Disiplinës së Duhur Metodat Evidenca tregon që në një kujdes pediatrik të përcaktuar, përdorimi i specialisti të zhvillimit dhe shërbimeve të zhvillimit ndërmjet familjeve me fëmijë të moshës 0-3 vjeç mund të ulë zakonet e familjarëve që përdorin disiplinë të hekurt (p.sh.: shpulla në fytyrë ose goditje me një objekt). Masazhi i Foshnjës për Promovimin e Rritjes dhe Zhvillimit të Foshnjave Preterm dhe/ose me Peshë të Vogël në Lindje 312 Evidenca mbi masazhin për foshnjat preterm që jep impakt pozitiv në rezultatet e zhvillimit, është e dobët. Trajtimi i Sjelljes bazuar në Media për Problemet e Sjelljes në Fëmijët Janë këqyrur 11 studime që kanë përfshirë 934 pjesëmarrës. Përmes këtyre studimeve terapitë e bazuara në media për çrregullimet e sjelljes kanë efekte të moderuara por të ndryshueshme, dhe duhen konsideruar më tepër si një terapi shtesë. Kontakti i Hershëm Lëkurë-me-Lëkurë për Nënat dhe Foshnjat e Shëndetshme Megjithëse cilësia e studimeve varion, kontakti i hershëm lëkurë-me-lëkurë duket të ketë shumë përfitime lidhur me rezultatet e ushqyerjes me gji dhe qarjes së foshnjës. PROMOVIMI I PESHËS SË SHËNDETSHME Depistimi për Marrjet Ushqimore në Kujdesin Parësor Nuk janë gjetur studime lidhur me rezultatet e depistimit të marrjes ushqimore të foshnjës, fëmijës në kujdesin primar. Monitorimi dhe Këshillimi Rreth Mjaftueshmërisë/Përshtatshmërisë së Ushqyerjes së Foshnjës. Nuk ka triale kontrolli që tregojnë nëse monitorimi mjekësor i ushqyerjes se foshnjës të rezultojë me përmirësimin e rezultateve. Nuk ka triale kontrolli që tregojnë se këshillimi mjekësor lidhur me shpeshtësinë e ushqyerjes çon në përmirësim të rezultateve të foshnjës. Këshillimi Rreth kufizimeve të Pijeve të Ëmbla dhe Lëngjeve të Frutave Nuk janë gjetur triale kontrolli lidhur me rezultatet e këshillimit të prindërve ose pacientit për kufizim të marrjes së lëngjeve të frutave, ose pijeve të ëmbla. Këshillimi i Prindërve Rreth Shikimit të TV Gjatë Ushqyerjeve Nuk janë gjetur triale kontrolli lidhur me këshillimin rreth ngrënies ndërkohë që fëmijët shihnin televizor. PROMOVIMI I USHQYERJES SË SHËNDETSHME Këshillimi Rreth Ushqyerjes së Foshnjës në Përgjithësi Nuk ka triale kontrolli që tregojnë se këshillimi mjekësor nutricional lidhur me ushqyerjen e foshnjës përmirëson rezultatet e foshnjës. 313 PROMOVIMI I SHËNDETIT ORAL Monitorimi Shëndetit Oral Amtar Nuk janë gjetur triale kontrolli që të tregojnë se monitorimi i shëndetit oral të nënës, qoftë prenatal ose në periudhën neonatale, ndikon në shëndetin oral të fëmijës. Këshillimi Rreth Parandalimit të Kariesit Dentar Nuk janë gjetur triale kontrolli që vlerësojnë efektivitetin e ndërhyrjeve këshilluese të kujdesit të duhur primar (p.sh.:rreth mbështetjes së shishes, ose përdorimit të biberonit qetësues/fals) në parandalimin e kariesit dentar, ose përmirësimin e outcomeve të shëndetit oral. Këshillimi Rreth Daljes së Dhëmbëve Nuk janë gjetur triale kontrolli që vlerësojnë efektivitetin e kujdesit të duhur primar për këshillimet e daljes së dhëmbëve. Fluori për Parandalimin e Kariesit Dentar Është vetëm një këqyrje sistematike e literaturës që sugjeron se kombinimi i trajtimit që përfshin fluorure (p.sh.: larja e dhëmbëve, pastrimi profesional i dhëmbëve, smaltimi/llakimi, dhe shpëlarja) ka një efekt parandalues në kariesin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Nuk janë gjetur studime që ekzaminojnë efektivitetin e mjeteve të vlerësimit të riskut, ose ekzaminime mjekësore për risk në ekspozim të vogël ndaj fluorideve. Këshillimi Rreth Larjes/Pastrimit me fije të Dhëmbëve Nuk janë gjetur triale kontrolli që tregojnë se këshillimi i prindërve për të larë/pastruar dhëmbët e fëmijëve të tyre, përmirëson rezultatet. PROMOVIMI I SIGURISË DHE PARANDALIMI I DËMTIMEVE/PLAGOSJEVE Deklarata e përgjithshme Qasjet për parandalimin e dëmtimeve shpesh përfshijnë ndërhyrje shumë-dimensionale (edukative, mjedisore dhe rregullatore) si edhe mes parametrave të shumtë (parametrave të kujdesit primar, komunitetit dhe shkollës). Gjithashtu, strategjia e nevojshme për një rrezik lëndimi/aksidentimi të caktuar ndryshon në varësi të moshës së individit (foshnjë kundrejt fëmijës më të rritur), targetit të këshillimit (individual, ose familjar) dhe nga 314 tipi i dëmtimit (djegie kundrejt dëmtimeve me mjete motorike). Evidenca demonstron që këshillimet e sjelljes mund të rrisin përdorimin (vetë-raportim ose observim) të pajisjes së sigurisë si edhe pakësim të mjediseve dëmtuese, veçanërisht kur këshillimi është intensiv dhe përsëritës. Më pak studime vlerësojnë impaktin e këshillimit mbi sjelljet lidhur me dëmtimet. Ato adresojnë që pajisjet e sigurta në shtëpi nuk ndikojnë në impaktin e incidencës së dëmtimeve/lëndimeve e krahasuar me grupet e kontrollit. Këshillimi Rreth Sigurisë së Pasagjerit në makinë Ka evidenca që mbështet përfitimin e këshillimit dhe demonstrimit të përdorimit të karriges së sigurtë të fëmijës. Trialet e kontrollit që targetojnë përdorimin rripit të sigurimit nuk demonstrojnë efekt në sfondin e kujdesit primar. Këshillimi mbi Dekurajimin e Udhëtimit Nën Influencën e Alkoolit Nuk janë gjetur triale kontrolli që adresojnë efektivitetin e këshillimit në kuadrin e kujdesit parësor rreth rrezikut të pirjes dhe udhëtimit, ose drejtimit të një mjeti motorik. Këshillimi Rreth Ujit me Temperaturë të Sigurtë Evidenca mbështet përfitimin e këshillimit të sjelljes në reduktimin e temperaturës së ujit. Studimet gjithashtu demonstrojnë saktësinë e vetëraportimit të prindërve. Nuk janë gjetur studime ku të demonstrohet reduktimi i rrezikut të djegies me incidencën e lëndimit. Këshillimi Rreth Parandalimit të Sindromit të Vdekjes së Papritur të Foshnjës Fushata “Fjetje në Shpinë”, e iniciuar në vitet 1990, ka qenë e lidhur me një ulje sinjifikative të përqindjes së foshnjave që flenë në pozicionin përmbys, e po ashtu një rënie të incidencës për SVPF. Një studim që vlerësoi impaktin e programit të edukimit të reduktimit të rrezikut shumë-dimensional që përfshiu profesionistët e kujdesit shëndetësor, këshillues bashkë me strategjitë dhe targetet e tjera kryesisht në komunitetet urbane me ngjyrë, demonstroi një ulje të përqindjes së familjeve të cilat raportonin vendosjen e fëmijës në pozicionin përmbys. 315 Evidencat dhe arsyet lidhur me vlerësimin e rritjes VIZITA E REKOMANDUAR NGA UDHËRRËFYESI Arsye Evidenca VLERËSIMI RRITJES Në moshat, 1 javë, 1 muaj, 2 muaj, 4 muaj, 6 muaj, 9 muaj, 12 muaj, 15 muaj, 18 muaj, 2 vjeç, 2/12 vjeç, 3 vjeç, 4 vjeç, 5 dhe 6 vjeç Matja e peshës gjatësisë, dhe plotësimi kurbave të rritjes sipas treguesve Peshë/gjatësi, gjatësi për moshë, peshë për gjatësi Promovimi monitorimit optimal të rritjes së fëmijës duke përdorur kurbat e reja të rritjes së OBSH Kurbat e rritjes së OBSH tani konsiderohen si standarde të arta për zhvillimin e fëmijës, dhe janë të rekomanduara për personelin shëndetësor që ti përdorin gjatë vizitave të bebit dhe fëmijës së shëndoshë. OBSH rekomandon gjithashtu përdorimin e kalibruar dhe cilësisht të mirëmbajtur të pajisjeve për të garantuar përpikmërinë e matjeve. Personeli duhet të trajnohet për të përdorur kurbat e rritjes dhe duhet të kuptojnë diferencat ndërmjet kurbave të rritjes së OBSH dhe CDC për të qenë të përgatitur që t`jua shpjegojnë prindërve dhe ofruesve të kujdesit.. WHO Multicentre Centre Growth Reference Study Group. Assessment of differences in linear growth among populations in the WHO Multicentre Growth Reference Study. Acta Paediatr Supp 2006; 450(95): 56-65. http://www.who.int/childgrowth/standards/ Difference_linear_growth.pdf WHO Multicentre Growth Reference Study Group. WHO Child Growth Standards: Growth velocity based on weight, length and head circumference: Methods and development. Geneva: World Health Organization, 2009 (242 pages). WHO http : // www.who.int/childgrowth/mgrs/en/ De Onis M, Habicht JP. Anthropometric reference data for international use: recommendations from a World Health Organization Expert Committee. American Journal of Clinical Nutrition 1996; 64:650-8. PubMed. Rezultatet e një këqyrje për të ri-vlerësuar mbi përdorimin e antropometrisë në të gjithat moshat për vlerësimin e shëndetit, ushqyerjen dhe mirëqenien sociale. 316 II 2 II 2 A III A Evidencat për depistimin Përmbajtja e çdo depistimi është dhënë në tabelat më poshtë që përmbajnë informacion specifik rreth testit të depistimit përfshirë dhe veprimin që duhet ndërmarrë. Depistimi Universal 1) I porsalinduri, hemoglobinopatitë dhe çrregullimet metabolike VIZITA E REKOMANDUAR NGA UDHËRRËFYESI Arsye Evidenca I PORSALINDURI, java e parë, 1, 2 muajsh Evidenca e gjetur Depistimi universal i neonatit është thelbësor për shëndetin publik sepse është i ndjeshëm për të përmirësuar rezultatet shëndetësore të fëmijëve të prekur, ose të rrezikuar III A American college of medical genetics newborn screening American College of Medical Genetics, Newborn Screening Expert Group. Newborn screening: toward a uniform screening panel and system-executive summary. Pediatrics.2006;117:296-307 (p 298) 2) Depistimi standardizuar i Zhvillimit VIZITA E REKOMANDUAR NGA UDHËRRËFYESI Arsyeja Evidenca Fëmija 9, 28 muajsh, 2 vjeç Të gjithë fëmijët pjesa më e madhe të cilëve nuk kanë rreziqe të dukshme, ose zhvillimi të cilëve duket se ecën normal, duhet të marrin depistim periodik zhvillimi duke përdorur një test të standardizuar zhvillimi. Depistimi i përgjithshëm rekomandohet në vizitat e moshës 9, 18, dhe 30 muaj Këto mosha të rekomanduara për depistimin e zhvillimit sugjerohen vetëm si një pikë fillimi për fëmijët që duken se janë normal. American Academy of Pediatrics, Council on Children With Disabilities, Section on Developmental Behavioral Pediatrics, Bright Futures Steering Committee and Medical Home Identifying infants and young children with developmental disorders in the medical home: an algorithm for developmental surveillance and screening. Pediatrics. 2006;118:405-420 (pp 409, 414) World Health Organization (WHO), A critical link: interventions for physical growth and psychological development-a review, Department of Child and Adolescent Health and Development, Geneva, 1999 www.unicef.org/earlychildhood/.../..Programming Experiences in Early Child Development - Unicef 317 Evidenca e gjetur III A 3. Depistimi për Autizimin VIZITA E REKOMANDUAR NGA UDHËRRËFYESI Arsyeja Evidenca Fëmija 18 muajsh, 24 muajsh AAP rekomandon mbikëqyrjen e problemeve të zhvillimit në vizitat rutinë për mirërritjen e fëmijës me një mjet depistimi të përgjithshëm në vizitën e 9, 18 dhe 30 muaj, plus depistimin me një mjet specifik për autizimin në moshën 18 muajsh. Kryerja e depistimit specifik për autizimin për fëmijën 18 muajsh bëhet në vizitën për kontrollin dhe supervizonin e shëndetit të fëmijës (si shtesë të një testi të përgjithshëm zhvillimi depistimi) Depistimi me një test specifik për autizmin duhet përsëritur në moshën 24 muajsh, ose kurdoherë që prindi ka një shqetësim. Evidenca e gjetur III Council on Children with Disabilities, Section on Developmental Behavioral Pediatrics. Bright Futures Steering Committee and Medical Home Iniciativës for Children with Special Needs. Project Advisory Committee. Identifying infants and young children with developmental disorders in the medical home: an algorithm for developmental surveillance and screening. Pediatrics. 2006; 118:405420 Gupta VB, Hyman SL, Johnson CP, et al. Identifying children with autism early? Pediatrics. 2007;119:152-153 4. Depistimi për Shikimin VIZITA E REKOMANDUAR NGA UDHËRRË FYESI Arsyeja Mosha 3, 4, 5, 6 vjeç Rekomandimi mbulon moshat parashkollore. Rekomandohet depistimi shikimit që të kapet ambliopia, strabizmi dhe defektet në mprehtësinë e shikimit për fëmijët e moshës 3, 4, 5, 6 vjeç. Dëmtimi i shikimit është një gjendje e zakonshme në fëmijët e vegjël dhe prek 5-10% të gjithë fëmijëve në moshën para-shkollore. USPSTF rekomandon depistim të dëmtimit të shikimit për të zbuluar ambliopinë, strabizmin dhe defektet në mprehtësinë e shikimit. Nuk ka evidencë në literaturë të dëmtimit si pasojë e depistimit: potenciali për dëmtim është i vogël dhe përfitimet e depistimit kanë vlerë më të madhe sesa ndonjë dëmtim i mundshëm. 318 Evidenca e gjetur III B Refleksi i kuq i syrit Deklarata e CPS raporton që nuk ka triale të randomizuara të fuqishme për të zbuluar impaktin e depistimit të shikimit. Megjithatë, studimet kohorte gjatësore (longitudinale) kanë treguar që sytë duhen kontrolluar në mënyrë të rregullt nga mjekët gjatë vizitave të fëmijës së shëndoshë duke filluar që nga lindja. CPS gjithashtu rekomandon që pacientët me risk të lartë duhet të referohen tek okulisti për testime të mëtejshme. AAP rekomandon si vijon: 1) vlerësimi i refleksit të kuq duhet të jetë pjesë e vlerësimit të syrit në periudhën neonatale dhe gjatë gjithë vizitave rutinë shëndetësore pasuese; 2) fëmijët të cilët janë në risk të lartë të shikimit dhe me abnormalitete jetë-kërcënuese potenciale duhet të referohen tek një mjek okulist pavarësisht statusit të refleksit të kuq; 3) shumë abnormalitete duhet të referohen tek një okulist direkt nga një mjek me ndjekjen e duhur. Testimi i refleksit të kuq duhet të jetë ekzaminimi i parë që duhet kryer në lindje dhe në gjithë vizitat pasuese të fëmijës së shëndoshë; refleksi korneal i dritës duhet filluar të kryhet në moshën 6 muajsh dhe mprehtësia e shikimit në moshën 3 vjeçare. Për të kapur anormalitetet e hershme të mundshme dhe për të pasur një shans të mirë të trajtimit të suksesshëm, autorët raportojnë që depistimi të shikimit duhet të kryhen në çdo vizitë të fëmijës së shëndoshë, dhe që abnormalitetet ose pacientët me risk të lartë duhen referuar tek një specialist. Evidenca US Preventive Services Task Force. Screening for Visual Impairment in Children Younger Than Age 5 Years: Recommendation Statement. Rockville, MD: Agency for Healthcare Research and Quality; 2004, Available at: http://www.ahrq.gov/clinic/3rduspstf/visionscr/ vischrs.htm. Accessed April 25, 2007 American Academy of Pediatrics Committee on Practice and Ambulatory Medicine, Section on Ophthalmology, American Association of Certified Orthoptists, American Association for Pediatric Ophthalmology and Strabismus, and American Academy of Ophthalmology. Eye examination in infants, children, and young adults by pediatricians. Pediatrics.2003;111:902-907 (p 902) Canadian Pediatric Society. Vision screening in infants, children and youth. Paediatr Child Health 2009; 14:246-248. Paediatrics & Child Health 2009; 14:246-248. Paediatrics & Child Health American Academy of Pediatrics. Section on Oph- 319 III A thalmology. Red reflex examination in neonates, infants and children. Pediatrics 2008; 122(6):14011404. PubMed Kemper A, Harris R, Lieu TA, Homer CJ, Whitener BL. Screening for visual impairment in children younger than age 5 years: a systematic evidence review for the U.S. Preventive Services Task Force. Rockville, MD: Agency for Healthcare Research and Quality (AHRQ). 2004. PubMed Tingley DH. Vision screening essentials: Screening today for eye disorders in the pediatric patient. Pediatrics in Review 2007; 28(2):54-61. PubMed 5. Depistimi për Dëgjimin VIZITA E REKOMANDUAR NGA UDHËRRËFYESI Arsyeja Fëmija i porsalindur, java parë, 1, 2, muajsh, 4, 5, 6, 8, 10 vjeç Evidenca e gjetur AAP mbështet objektivin e komitetit të dëgjimit të fëmijës që rekomandon kapjen universale të humbjes së dëgjimit tek foshnjat para moshës 3 muajsh me ndërhyrjen e përshtatshme jo më vonë se mosha 6 muajsh. Kapja universale e humbjes së dëgjimit kërkon depistimin universal të gjithë foshnjave. AAP nxit depistimin e dëgjimit të porsalindurit dhe depistimin e dëgjimit periodik për çdo fëmijë deri në adoleshencë. Shoqata Pediatrike Kanadeze rekomandon depistim të dëgjimit për gjithë të porsalindurit. Autorët konstatojnë që “depistimi duhet të ofrohet në mënyrë universale për të gjithë foshnjat, nëpërmjet një sistemi gjithëpërfshirës dhe të lidhur me proceset e depistimit diagnostikimit dhe ndërhyrjes. Fëmijët me shurdhëri të cilët kanë pasur depistim universal në lindje, kanë rezultate më të mira të folurit në moshën shkollore sesa ata të pa depistuar. Kjo ishte pasojë e referimit, diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm. II-1, II-2 A, II-3 B Anketimi/Pyetësori i dëgjimit: Rezultatet përfshijnë: përqindjet e fazës së parë të referimit, pajtueshmërinë e ridepistimit, përqindjet e referimit diagnostik, përqindjet e identifikimit dhe moshën e amplifikimit. Në foshnjat të cilat u krye TEOAE (Transient evoked otoacoustic 320 II B emissions included) faza 1 e depistimit, 10% ishin referuar për fazën e dytë. Specificiteti ishte 90% për fazën 1 dhe 87% për fazën 2. Asnjë foshnjë nuk e kaloi TEOAE dhe u diagnostikua më pas me humbje të dëgjimit. Mesatarja e moshës së identifikimit për humbje permanente të dëgjimit ishte 20 muajsh. Ky studim konkludoi që dy fazat e depistimit të dëgjimit janë efektive dhe pajisin foshnjën në NICU dhe kujdes normal për humbje permanente të dëgjimit. Cunningham M, Cox EO, American Academy of Pediatrics, Committee on Practice and Ambulatory Medicine, Section on Otolaryngology and broncho esophagology. Hearing assessment in infants and children: recommendations beyond neonatal screening. Pediatrics. 2003;111:436-440 (p436) Evidenca American Academy of Pediatrics, Committee on Practice and Ambulatory Medicine. Recommendations for preventive pediatric health care. Pediatrics. 2000; 105:645-646 Evidence-based pediatrics William Feldman, md, Frcpc, Motahari. edu. umsu. ac.ir/ebmfile/Evidence-Based Pediatrics. pdf Patel, H, Feldman, M. Canadian Paediatric Society, Community Paediatrics Committee. Universal newborn hearing screening. Paediatrics & Child Health 2011; 16: 301-5. Canadian Paediatric Society Nelson HD, Bougatsos C, Nygren P. Universal newborn hearing screening: Systematic review to update the 2001 US Preventive Services Task Force recommendation. Pediatrics 2008; 122:e266-e276. PubMed Vohr BR, Carty LM, Moore PE, Letourneau K. The Rhode Island Hearing Assessment Program: experience with state-wide hearing screening 1993-1996. J Pediatr 1998; 133(3):353-7. PubMed 321 6. Depistimi për Anemi VIZITA E REKOMANDUAR NGA UDHËRRËFYESI Arsyeja Evidenca Fëmija 12 muajsh Evidenca e gjetur Matja e hemoglobinës, ose hematokritit për të gjitha foshnjat e lindura në term midis moshës 9-12 muaj. III A American Academy of Pediatrics, Committee on Nutrition. Iron deficency. In: Kleinman RE, ed. Pediatric Nutrition Handbook. 5th ed. Elk Grove Village, IL: American Academy of Pediatrics; 2004:299-312 (p 309 Iron Deficiency Anaemia - libdoc. who.int-WHO whqlibdoc. who.int/ hq/2001/who_NHD_01.3.pdf 7. Depistimi për Tensionin e gjakut VIZITA E REKOMANDUAR NGA UDHËRRËFYESI Arsyeja Evidenca Fëmija 4, 6, vjeç Evidenca e gjetur Depistoni fëmijët, prindërit ose gjyshërit të cilëve në moshën ≤55 vjeç kanë kryer diagnostikim me arteriografi koronare dhe kanë gjetur se kanë aterosklerozë koronare. Depistoni fëmijët, prindërit ose gjyshërit të cilëve në moshën ≤55 vjeç kanë kaluar një infarkt të miokardit, angina pectoris, sëmundje vaskulare periferike, sëmundje cerebrovaskulare, ose vdekje të papritur kardiake. Depistoni foshnjën e një prindi me një nivel të rritur kolesteroli (240 mg/dL ose më shumë). Për fëmijët që anamneza prindërore nuk merret dot veçanërisht për ato me faktorë rreziku, personeli mund të zgjedh të mati nivelin e kolesterolit të gjejë ato që janë në nevojë për këshilla mjekësore, ose nutricionale, si: fëmijë që janë obez, me diabet, kanë jetë sedentare. III A American Academy of Pediatrics, Committee on Nutrition. Cholesterol in childhood. Pediatrics. 1998; 101:141-147 (p 143-145) 322 8. Depistimi për shëndetin e gojës REKOMANDUAR NGA UDHËRRËFYESI Arsyeja Duke filluar mbas moshës 12 muaj CDA rishikoi deklaratën mbi përdorimin e fluorit në parandalimin e kariesit. CDA rekomandon që prindërit e fëmijëve <3 vjeç duhet të konsultohen me një profesionist shëndetësor për të vlerësuar kategorinë e riskut të fëmijës për zhvillimin e shkatërrimit/ prishjes së dhëmbëve. Nëse fëmija është në risk të lartë (bazuar në kriteret e riskut të lartë të CDA), atëherë CDA ua rekomandon këta fëmijë. Sipas deklaratës së AAP, është e rëndësishme për mjekët të jenë të njohur me strategjitë parandaluese për kariesin dentar pasi një mjek e sheh disa herë foshnjën para se ajo të kryejë vizitën e parë dentare. AAP rekomandon që: mjekët të vlerësojnë rrezikun për karies dentar dhe të sugjerojnë strategji të parandalimit të tij; udhëzime shëndetësore paraprake orale duhet të jenë pjesë e këshillimit gjatë vizitave të fëmijës së shëndoshë. AAP rekomandon që foshnjave duhet tu parashikohet një ekzaminim oral brenda 6 muajve të daljes së dhëmbit të parë dhe jo më vonë se mosha 1 vjeç. Fluori si shtesë në ujin e pijshëm dhe pastën e dhëmbëve. Sasi e madhe e fluor mund të rezultojë me fluorozis. Sipas deklaratës së CPS: 1) nuk duhet të jepet fluour para se të dalin dhëmbët; 2) nuk duhet të jepet suplement fluori në fëmijët <6 muaj; 3) vetëm fëmijët >6 vjeç duhet të marrin suplemente të fluorit nëse ata janë në risk të madh për karies, ose nëse përqindja e fluorit në ujin e pijshëm është <0.3ppm, ose nëse ata nuk lajnë dhëmbët e tyre dy herë në ditë. Kariesi dentar është një sëmundje infektive e parandalueshme, megjithatë mbetet sëmundja kronike më e shpeshtë e fëmijërisë. Sipas kësaj këqyrje, ka një rritje prej 15.2 % të kariesit në fëmijët e moshës 2 – 5 vjeç. Autorët raportojnë që mjekëve u nevojitet më shumë informacion në fushën e vlerësimit të riskut të kariesit, ndërhyrjes, edukimit dhe referimit. Këqyrja përforcon që “Rëndësia e identifikimit dhe ndërhyrjes së hershme për foshnjat dhe të vegjlit me risk të lartë nuk mund të mbivlerësohet. Fëmijët që lajnë dhëmbët e tyre së paku një herë në ditë me pastë që përmban fluour do të kenë më pak prishje të dhëmbëve”. Megjithatë, siç edhe AAP sugjeron, larja dy herë në ditë mund të rrisë përfitimet. 323 Evidenca e gjetur III A Evidenca CDA Position on Use of Fluorides in Caries Prevention. Approved by the CDA Board of Directors *REVISED April 2010. Canadian Dental Association American Academy of Pediatrics Section on Pediatric Dentistry and Oral Health. Preventive oral health intervention for pediatricians. Pediatrics 2008; 122:1387-1394. PubMed. This statement reviews the recommendations for primary care pediatric practitioners on oral health. Canadian Pediatric Society Nutrition Committee. The use of fluoride in infants and children. Paediatr Child Health 2002; 7(8):569-72. *Revision February 2009. Paediatrics & Child Health Kagihara LE, Niederhauser VP, Stark M. Assessment, management, and prevention of early childhood caries. Journal of the American Academy of Nurse Practitioners 2009.21:1-10. PubMed Searched MEDLINE, PubMed, AAP and American Dental Association websites. Keywords: dental caries prevention, caries process, dental home, etc. Marinho VCC, Higgins JPT, Logan S, Sheiham A. Fluoride toothpastes for preventing dental caries in children and adolescents. Cochrane Database of Systematic Reviews 2003, Issue 1. Art. No.: CD002278. DOI: 10.1002/14651858.CD002278. PubMed Ndërhyrje të tjera të bazuara në evidenca Udhërrëfyesi paraqet edhe disa këshilla dhe udhëzime paraprake për prindërit, të cilat janë bazuar në evidenca, ose në praktika të mira klinike dhe eksperienca bashkëkohore. Dy ndërhyrje kanë paraqitur/demonstruar gjetje të rëndësishme që mund të ndikojnë në vendimmarrjet e profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe ata duhet ti përfshijnë në praktikën e tyre të përditshme të punës. REKOMANDIMI NGA UDHËRRËFYESI Arsyeja Evidenca Ushqyerja me gji parandalon SVPF Niveli evidencës Kërkimet në MEDLINE 1966-2009 për raportimin e studimeve observuese mbi lidhjen e ushqyerjes me gji dhe sindromit të vdekjes së papritur të foshnjës (SIDS). Autorët konkludojnë që ushqyerja me gji është mbrojtëse kundër SIDS, me një lidhje të fortë kur ushqyerja me gji është ekskluzive. II 2 A Hauck FR, Thompson JMD, Tanabe KO, Moon RY, Vennemann MM. Breastfeeding and reduced risk of sudden infant death syndrome: A MetaAnalysis Pediatrics, 2011; 128:103-110. PubMed 324 REKOMANDIMI NGA UDHËRRËFYESI Gjumi/ e qara foshnjës Sindromi e shkundjes/tundjes së bebit është një gjendje që ndodh në foshnjat e vogla kur ato tunden fort (shkunden) nga një prind, ose ofrues kujdesi. Dëmtimi kryesor është zakonisht impakti i traumës në kokë. Arsyeja Niveli evidencës III A Strukturat e CPS ku strategjia kryesore para ndaluese është përhapja e informacionit në komunitet për “Mos shkund kurrë një bebe!” si edhe për të siguruar burime ndaj prindërve që janë të irrituar ose të frustruar si pasojë e të qarës, ose sjelljes së foshnjës. Zgjimi natën Një konsultim i thjeshtë me prindërit 2-3 javë pas lindjes së bebit mund sinjifikativisht të përmirësojë performancën e gjumit të fëmijës dhe ky efekt është i qëndrueshëm deri në moshën 3 muajsh. Canadian Pediatric Society. Joint statement on shaken baby syndrome. Paediatr Child Health 2001; 6(9):663-7 PubMed. Review of the evidence on shaken baby syndrome to inform the community and develop effective preventive strategies Symon BG, Marley JE, Martin AJ, Norman ER. Evidenca Effect of a consultation teaching behaviour modification on sleep performance in infants: A randomized controlled trial. MJA 2005; 182 (5): 215218. PubMed Design: RCT Familjet me foshnja të porsa-lindura u randomizuan në një grup kontrolli, ose në një grup ndërhyrjeje që përfshinte një konsultim me një infermiere 2-3 javë pas lindjes. Konsultimi përfshiu një diskutim praktik mbi modelet normale të gjumit si edhe material të shkruar përkatës. 325 IA REKOMANDIMI NGA UDHËRRËFYESI Ambienti i sigurt i fjetjes (pozicioni fjetjes/ qëndrimi në një dhomë me foshnjën, qëndrimi në krevat me prindërit) Studimet e këqyrura në këtë deklaratë të CPS konkludojnë në: 1) fjetja përmbys dhe ekspozimi ndaj produkteve të duhanit janë faktorë risku potencial për SVPF; 2) “Kur foshnjat flenë në shtratin e tyre, ata janë më e sigurtë sesa kur ata ndajnë shtratin me prindër/ fëmijë te tjerë”; 3) një ndryshim i papritur në modelin e gjumit është i lidhur me një rrezik të madh të vdekjes së papritur. Arsyeja Deklarata e AAP raporton si në vijim: 1) vendosja e foshnjës në shpinë për të fjetur është e rekomanduar; 2) pozicioni në anë është jo më shumë se një alternativë e pozicionit përmbys e lidhur me një rrezik të lartë për SVPF; 3) ndarja e dhomës është e lidhur me reduktimin e rrezikut, ndërkohë që shtrati i butë është i lidhur me një risk të lartë të SIDS; 4) ekziston evidencë që përdorimi i biberonit fallco ka efekt mbrojtës ndaj SVPF; 5) efekti mbrojtës i ushqyerjes me gji është jo bindës për SVPF; 6) është e rëndësishme të njihen shumë faktorët e riskut të SVPF, jo vetëm pozicioni përmbys i gjumit. Rreziku për SVPF është sinjifikisht më i lartë kur fjetja e fundit e foshnjës nuk ishte shtëpia prindërore, si edhe kur ai/ajo është duke fjetur në kuzhinë e krahasuar me dhomën e prindërve. Ata gjithashtu gjetën se gjumi përmbys, ndarja e shtratit me prindin, gjumi përmbys në shtroje dhe dyshek të butë ka rrezik të shtuar për SVPF. Plagiocefalia pozicionale Vendosja e fëmijës në qëndrim përmbys për të paradaluar plagiocefalinë-shtypjen e kokës në pjesën e prapme dhe deformimin e saj, mund të parandalohet nëpërmjet garantimit që foshnjat vendosen gjatë ditës në pozicione me bark (kur janë zgjuar), dhe nëpërmjet vendosjes së kokës së foshnjës në pozicione të ndryshme për gjumë. Helmimet në shtëpi Raportet e AAP që mbylljet e sigurta për fëmijët dhe mjekimi i sigurtë janë të njohura si masat më efektive për parandalimin e helmimeve në shtëpi. Ipecapuana nuk është më i rekomanduar për përdorim në shtëpi. AAP rekomandon që mjekët duhet të informojnë 326 Niveli evidencës III A II-2 A prindërit rreth ruajtjes së duhur të barnave dhe helmeve, dhe që qymyri i drurit aktiv nuk duhet përdorur në shtëpi. Rrëzimet (shkallët, karriget shëtitëse të bebes, tavolinat e ndërrimit të foshnjës, etj..) Strategjitë parandaluese për mjekët përfshijnë: këshillimin prindëror, programet komunitare, ndryshim të kodit dhe legjislacionit. AAP rekomandon disa mjete (p.sh.: mbrojtëse dhe mbyllëse të dritares) për të parandaluar rrëzimet aksidentale nga dritaret. Gjithashtu prindërve u rekomandohet mos të vendosin pajisje (karrige, divane, kolltukë, etj..) në të cilat fëmijët mund të ngjiten, pranë dritareve ose ballkoneve. Raportet e evidencave të rishikuara tregojnë që rrethoret nuk i ndihmojnë foshnjat të mësojnë të ecin dhe ato në fakt mund të vonojnë zhvillimin normal. Rrethoret e bebit janë produkte të rrezikshme dhe nuk duhen shitur ose përdorur. Autorët raportojnë që ato rrisin riskun e dëmtimeve serioze, ose vdekjes dhe gjithashtu vonojnë zhvillimin psiko-motor. Jo vetëm rrethoret e bebit janë të rrezikshme, por ato mund ti japin prindërve një ndjenjë false të sigurisë kur foshnja është në to. III B Siguria e banjës dhe ujit Rishikimi raporton se larjet në vaskë me karrige janë të lidhura me probleme të rrëshqitjes dhe mbytjes të foshnjës në ujë nëse ata rrëshqasin poshtë rrethit, ose karriges. Ato gjithashtu janë të njohura që ju japin prindërve siguri false për të lënë fëmijët e tyre të pambikëqyrur. Evidenca Canadian Pediatric Society. Recommendations for safe sleeping environments for infants and children. Paediatric & Child Health. 2004; 9(9): 659663. PubMed.. American Academy of Pediatrics. The changing concept of sudden infant death syndrome: diagnostic coding shifts, controversies regarding the sleeping environment, and new variable to consider in reducing risk. Pediatrics. 2005; 116: 12451255. PubMed Vennemann MM, Bajanowski T, Brinkmann B, Jorch G, Sauerland C, Mitchell EA and the GeSID Study Group. Sleep environment risk factors for sudden infant death syndrome: The German sudden infant death syndrome study. Pediatrics. 2009; 123: 1162-1170 PubMed Persing J, James H, Swanson J, Kattwinkel J, Committee on Practice and Ambulatory 327 III B Medicine, Section on Plastic Surgery and Section on Neurological Surgery. Prevention and Management of Positional Skull Deformities in Infants. Pediatrics. 2003; 112: 199-202. PubMed Tenenbein M, and the Committee on Injury, Violence, and Poison Prevention. AAP Policy Statement. Poison treatment in the home. Pediatrics 2003; 112: 1182-1185. PubMed Reviews the current literature on the prevention and treatment of poisonings in the home. McGregor T, Parkar M, Rao S. Evaluation and management of common childhood poisonings. American Family Physician 2009; 79: 397-403. PubMed American Academy of Pediatrics. Committee on Injury and Poison Prevention. Falls from heights: windows, roofs, and balconies. Pediatrics. 2001; 107: 1188-1191.PubMed American Academy of Pediatrics. Committee on Injury and Poison Prevention. Injuries associated with infant walkers. Pediatrics 2001; 108: 790792.PubMed. Review of the literature on infant walkers and recommendations given by the AAP. Leduc S, Maurice P. Testimony of the Institut National de Santé Publique du Québec to the Board of Review Inquiring into the Nature and Characteristics of Baby Walkers. October 2006; pp. 1-9. INSPQ Byard RW, Donald T. Infant bath seats, drowning and near-drowning. J. Paediatr. Child Health 2004; 40: 305-307. PubMed Canadian Pediatric Society. Swimming lessons for infants and toddlers. Paediatric & Child Health 2003; 8(2): 113-114. PubMed American Academy of Pediatrics Committee on Sports Medicine and Fitness and Committee of Injury and Poison Prevention. Swimming Programs for infants and toddlers. Pediatrics 2000;105:868870. PubMed. Systematic review Searched databases such as CENTRAL, MEDLINE AND EMBASE. Checked reference lists of past reviews and review articles and contacted relevant organizations and experts. Searches were last updated in October 2006. Kur profesionistët e kujdesit shëndetësor promovojnë leximin për fëmijët veçanërisht për fëmijët e familjeve me të ardhura të pakta, studimet kanë treguar një efekt mbi raportin e sjelljes, besimeve dhe qëndrimeve të prindërve përmes leximit si edhe të përmirësimit të bazës gjuhësore. Rekomandimet përfshijnë udhëzimin paraprak rreth rëndësisë së leximit, 328 leximit vullnetar me zë të lartë në dhomat e pritjes, dhe shpërndarjen e librave të duhur të zhvillimit dhe edukimit në vizitat supervizuese shëndetësore të fëmijëve në moshën 6 muajsh deri 5 vjeç. REKOMANDIMI NGA UDHËRRËFYESI Arsyeja Evidenca Leximi/Nxitja e të lexuarit Disa evidenca flasin se ekspozimi i librit ndërmjet foshnjave dhe të vegjëlve promovon zhvillimin e hershëm të aftësive të shkrimit dhe leximit. CPS rekomandon që mjekët duhet të përfshijnë promovimin e shkrimit dhe leximit në rutinën të përditshme të praktikës klinike të tyre. Kjo ndërhyrje e thjeshtë ndryshon sjelljet prindërore dhe meqë ata shtojnë leximin për foshnjat dhe të vegjlit e tyre e në veçanti për zhvillimin e përvojës për të zgjeruar gjuhën e folur. Ka evidencë për mbështetjen e prindërve dhe kujdestarëve për leximin me zë të lartë për fëmijët dhe pjesëmarrjen në bashkë-leximin e librit për të promovuar zhvillimin e gjuhës. Fëmijët që u është lexuar me zë që në një moshë e hershme tentojnë të kenë nota të mira në gjuhë në të ardhmen. Statusi socio-ekonomik, raca/etnia dhe edukimi i prindërve janë faktorët që mund të ndikojnë në zhvillimin e shkrimit e leximit dhe aftësisë së të folurit të gjuhës. Autorët raportojnë që prindërit duhet të marrin parasysh interesat personale të fëmijës së tyre dhe mjekët duhet ti inkurajojnë për tu lexuar me zë fëmijëve. Canadian Paediatric Society. Read, speak, sing: Promoting literacy in the physician’s office. Paediatric & Child Health. 2006; 11(9):601-606. Paediatrics and Child Health. Performed a search of electronic databases MEDLINE and Psych INFO from 1995 to June 2006. High PC, LaGasse L, Becker S, Ahlgren I, Gardner A. Literacy promotion in primary care pediatrics: can we make a difference? Pediatrics. 2000; 105:927-934. PubMed Duursma E, Augustyn M, Zuckerman B. Reading aloud to children: the evidence. Arch Dis Child 2008; 93: 554-557. PubMed Sharif I, Rieber S, Ozuah PO. Exposure to Reach Out and Read and vocabulary outcomes in inner city preschoolers. J Natl Med Assoc 2002; (94) 3: 171-7. PubMed Needleman R, Toker KH, Dreyer BP, Klass P, Mendelsohn AL. Effectiveness of a primary care intervention to support reading aloud: a multicenter evaluation. Ambul Pediatr 2006; (5)4:209215. PubMed 329 Niveli evidencës III B IB Needleman R, Toker KH, Dreyer BP, Klass P, Mendelsohn AL. Effectiveness of a primary care intervention to support reading aloud: a multicenter evaluation. Ambul Pediatr 2006; (5)4:209215. PubMed Udhërrëfyesi paraqet evidenca se përfshirja e një praktike bazë të specializuar për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës ka treguar rezultate pozitive në sjelljen e prindërve lidhur me disiplinimin dhe edukimin e fëmijës. REKOMANDIMI NGA UDHËRRËFYESI Arsyeja Disiplina/programe edukimi të prindërve/ aftësitë e prindërimit Shoqata kanadeze e pediatrisë (CPS) rekomandon që mjekët duhet të pyesin në mënyrë jo gjykuese rreth teknikave të disiplinës të përdoruara në shtëpi dhe duhet të këshillojnë prindërit mbi mënyrat e përshtatshme sipas nivelit të zhvillimit të fëmijës. Disiplina duhet të jetë mbi ndryshimin e sjelljes dhe jo për të ndëshkuar fëmijën. Ndëshkimet e shpejta/fuqishme dhe format e tjera fizike të ndëshkimit janë të lidhura me rezultate negative të fëmijës, për pasojë CPS dekurajon fuqishëm ndëshkimin e shpejtë. Studimet tregojnë efekte përfituese të ndërhyrjeve të Programeve Lokale të Fillimit të Sigurtë (SSLP): zhvillim social më të mirë, sjellje sociale pozitive më të mirë, pavarësi më të madhe, prindërim më pak negativ dhe një mjedis edukues/mësues më i mirë në shtëpi. Në përgjithësi, fëmijët në grupet e ndërhyrjes kanë më shumë përfitime sesa ata në grupet e kontrollit. Ky studim tregoi efektet e SSLP të jenë pozitive me asnjë efekt të kundërt. Sipas këtij studimi, ndërhyrjet e hershme mund të përmirësojnë kursin e jetës së shumë fëmijëve që jetojnë në familje me SES të ulët. Janë 4 fusha kryesore për të determinuar cilësinë e kujdesit: efektiviteti, vendosja e pacientit në qendër, afatet kohore dhe eficienca. Matjet përfshijnë: diskutim të më shumë se 6 temave paraprake udhëzuese, të qenurit shumë të kënaqur me kujdesin e ofruar, marrjes në kohë të vizitave dhe vaksinimeve të fëmijës së shëndoshë, dhe qëndrimi në praktikë për 20 muaj ose më gjatë. Gjithashtu u vu re përmirësim të aftësive prindërore nëpërmjet reduktimit të zakoneve të disiplinës së fortë (shpulla ose ndëshkim me një objekt). 330 Niveli evidencës III B II-1 B Çështje prindërimi/familja- foshnjat me rrezik më të lartë Rishikimi raporton që dëmtimet e depistimit për keqtrajtim të fëmijës janë më të rëndësishme se përfitimet e tyre potenciale si pasojë e nivelit të lartë të pozitiviteteve false. Dy RCT treguan reduktim të keqtrajtimit të fëmijës kur infermieret kryen vizita në shtëpi që nga shtatzënia deri në moshën 2 vjeç për nënat me rrezik të lartë. Ekziston evidencë e mirë për të rekomanduar vizitat e infermieres në shtëpi kryesisht për nënat me rrezik të lartë (p.sh.: më pak se 19 vjeç, të pamartuara dhe me status të ulët socio-ekonomik). Ka evidencë të pamjaftueshme për të rekomanduar programet e edukimit mbi parandalimin e abuzimit seksual. Disa nga efektet afat-gjata të programeve të vizitave në shtëpi përfshijnë: ulje të përdorimit të ndihmës sociale, ulje të incidenteve të verifikuara të abuzimit dhe braktisjes së fëmijës, më pak shtatzëni pasuese, reduktim të sjelljeve amtare kriminale. Efektet përfituese të programeve të vizitave në shtëpi janë vërejtur në fëmijët/familjet me risk të lartë (p.sh.: nëna që janë adoleshente, të pamartuarat, të varfra, ose pasja e një historie abuzimi dhe bebe preterm, ose me peshë të vogël në lindje). Evidenca Canadian Pediatric Society. Effective discipline for children. Paediatric & Child Health. 2004; 9(1): 37-41. PubMed Review of evidence for effective discipline of children, role of the physician, developmental considerations, forms of discipline, setting rules and applying consequences. Jones K, Daley D, Hutchings J, Bywater T, Eames C. Efficacy of the Incredible Years programme as an early intervention for children with conduct problems and ADHD: long-term follow-up. Child: care, health and development. 2008; 34(3):380390. PubMed Melhuish E, Belsky J, Leyland AH, Barnes J, and the National Evaluation of Sure Start Research Team. Effects of fully-established Sure Start Local Programmes on 3-year-old children and their families living in England: a quasi-experimental observational study. Lancet 2008; 372:16411647. PubMed Minkovitz CS, Hughart N, Strobino D, Scharfstein D, Grason H, Hou W, et al. A practice-based intervention to enhance quality of care in the first 3 years of life: the Healthy Steps for Young Children 331 III A Program. JAMA 2003; 290(23):3081-91. PubMed Barlow J, Stewart-Brown D. Behaviour problems and group-based parent education programs. J Dev Behav Pediatr 2000; (21)5:356-70. PubMed Canadian Pediatric Society. Psychosocial Paediatrics Committee. Maternal depression and child development. Paediatr Child Health 2004; 9(8):575583. PubMed American Academy of Pediatrics. The role of homevisitation programs in improving health outcomes for children and families. Pediatrics 1998; 101(3):486-489. PubMed MacMillan HL, Thomas BH, Walsh CA, Boyle MH, Shannon HS, Gafni A. Effectiveness of home visitation by public-health nurses in prevention of the recurrence of child physical abuse and neglect: a randomized controlled trial. Lancet 2005; 365 : 1786-1793. PubMed Zielinki DS, Eckenrode J, Olds DL. Nurse home visitation and the prevention of child maltreatment: Impact on the timing of official reports. Development and Psychopathology 2009; 21: 441453. PubMed REKOMANDIMI NGA UDHËRRËFYESI Arsyeja Evidenca Edukimi për fitimin e pastërtisë Arritja e milestoneve të zhvillimit mund të jetë e vështirë për fëmijën dhe prindërit e tij. Ka një interval të gjerë të kohës për trajnimin e vajtjes në tualet që konsiderohet normale, zakonisht ndërmjet 24-28 muaj. Pas 48 muaj, fëmija rekomandohet të referohet tek një pediatër i zhvillimit. CPS rekomandon që mjekët duhet të informojnë prindërit dhe inkurajojnë përqasjen e orientuar drejt fëmijës; diferencat në nevojat kulturore nevojiten të merren në konsideratë; për më tepër milestonet motore, të gjuhës dhe sociale duhet gjithashtu të merren në konsideratë kur vlerësohet gatishmëria e fëmijës për të mësuar përdorimin e tualetit. Udhërrëfyesit aktual të CPS dhe AAP rekomandojnë qasjen e orientimit të fëmijës ndërmjet muajve 24-48 dhe jo fillimin më parë se fëmija të tregojë interesim. Canadian Pediatric Society Community Paediatrics Committee. Toilet learning: Anticipatory guidance with a child-oriented approach. Paediatrics & Child Health 2000; 5(6):333-335. Paediatrics & Child Health. 332 Niveli evidencës III Russell K, Lang ME. Among healthy children, what toilet-training strategy is most effective and prevents fewer adverse events (stool withholding and dysfunctional voiding)? Paediatric & Child Health 2008; 13(3):201-204. PubMed. REKOMANDIMI NGA UDHËRRËFYESI Arsyeja Marrja e shtesave me vitaminë D Fokusi i studimit ka ndryshuar nga rakiti ekskluzivisht në parandalimin e sëmundjeve të fëmijërisë dhe adultit. Mungesa e vitaminës D është shumë e shpeshtë, dhe sipas këtij rishikimi, rekomandohet dhënia e suplementeve për nënat dhe fëmijët e grupeve në risk të lartë. Është rishikuar literatura për studime që fokusohen tek mungesa e vitaminës D dhe rakitit. Gjithashtu janë rishikuar studimet e ndërhyrjeve. Studimet e rishikuara ishin kryesisht studime rast-kontrolli dhe kohorte të dizenjuara (nuk ka triale kontrolli të randomizuara si pasojë e papranueshmërisë etike). Rishikimet e shtrira të literaturës zbuluan trialet klinika, studimet e ndërhyrjes dhe studimet observuese. Sipas këtij rishikimi është bërë rekomandimi i ri për marrjen ditore të vitaminës D për foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët 400 IU/ ditë duke filluar që nga ditët e para e jetës. Evidenca e re nga trialet klinike tregon që përfitimet dhe mungesa e efekteve dëmtuese janë të lidhura me dhënien e kësaj doze tek foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët. Shumë popullata në mbarë botën vuajnë nga mungesa e vitaminës D. Ka evidencë kontrastuese ndërmjet përfitimeve dhe dëmtimeve të shtesës me vitaminë D; megjithatë është e njohur që ka më shumë përfitime. Ky rishikim raporton që suplementi i vitaminës D për nënat dhe foshnjat, veçanërisht për grupet me rrezik të lartë është i rekomanduar (p.sh.: lëkura e pigmentuar e zezë, mbulimi i gjithë trupit, gjerësitë gjeografike). Evidenca Canadian Pediatric Society. Vitamin D supplementation: Recommendations for Canadian mothers and infants. Paediatrics & Child Health 2007; 12(7): 683-89. PubMed Wagner CL, Greer FR. American Academy of Pediatrics Committee on Nutrition. Prevention 333 Niveli evidencës II-1, II-2, II-3, III A, B of rickets and vitamin D deficiency in infants, children and adolescents. Pediatrics 2008; 122: 1142-1152 PubMed Taylor SN, Wagner CL, Hollis BW. Vitamin D supplementation during lactation to support infant and mother. Journal of the American College of Nutrition. 2008; 27(6): 690-701. PubMed REKOMANDIMI NGA UDHËRRËFYESI Arsyeja Siguria në makinë (lidhja e rripit të sigurimit) CPS rekomandon që mjekët duhet të këshillojnë prindërit mbi përdorimin e duhur të kontrollit të fëmijës, si abuzimi prindëror i teknikës është një burim i zakonshëm i dëmtimit/lëndimit. Fëmijët që udhëtojnë në sedijen e pasme të makinës pësojnë 1.7 herë më pak plagosje ose lëndime të rënda fatale sesa udhëtarët në sedijen e parme të makinës. Rekomandimet janë bazuar në pjesën më të madhe të njohurive nga literatura dhe legjislacioni. Evidenca është e mirë mbi metodologjinë e mirë të studimeve rast-kontrolli dhe RCT nuk janë etikisht të mundshëm. Rishikim i udhërrëfyesve për rregullat e udhëtimit të fëmijëve në makinë. Gjithashtu shikoni edhe pozicionin e karriges, instalimin e karriges dhe vendosjen e fëmijës në karrige. Niveli evidencës III A AAP ka rekomandime të ngjashme si edhe CPS: me fytyrë prapa, me fytyrë përpara, përforcues dhe rripi i sigurimit duhet të jetë i përdorur në vazhdimësi. AAP rekomandon për prindërit mbi përdorimin e duhur të tyre, instalim dhe tip frenimi për fëmijë për transportimin e fëmijëve në makinë. Fëmijët e vegjël që lidhen me rrip sigurimi kanë më shumë gjasa të përballojnë një lëndim/dëmtim (veçanërisht lëndimet e kokës) në rastin e përplasjes së makinës sesa fëmijët në sistemet e frenimit për fëmijë (CRS). Karriget e sigurta për fëmijë janë jashtëzakonisht efektive në reduktimin e rrezikut të vdekjes gjatë aksidenteve të rënda të trafikut dhe përplasjeve. Fëmijët e siguruar me sisteme frenimi kishin 67% më pak gjasa të vuajnë një lëndim fatal sesa fëmijët që ishin të pa siguruar. Autorët sugjerojnë që prindërit e fëmijëve të vegjël duhen inkurajuar të përdorin karriget e sigurta të fëmijës në vend të rripit të sigurimit. 334 II A Evidenca Canadian Pediatric Society. Transportation of infants and children in motor vehicles. Paediatr Child Health. 2008; 13: 313-318 PubMed American Academy of Pediatrics. Car Safety Seats: A Guide for Families 2010. American Academy of Pediatrics Winston FK, Durbin DR, Kallan MJ, Moll EK. The danger of premature graduation to seat belts for young children. Case-control study Pediatrics. 2000;105:1179-1183PubMed Rice TM, Anderson CL. The effectiveness of child restraint systems for children aged 3 years or younger during motor vehicle collisions: 1996 to 2005. American Journal of Public Health. 2009; 99: 252-257. PubMed REKOMANDIMI NGA UDHËRRËFYESI Përdorimi helmetave, kaskës në motor Arsyeja Evidenca Niveli evidencës Pesë studime rast-kontrolli e plotësuan këtë kriter përfshirës. Këto rishikime raportojnë që helmetat sigurojnë 63-88% të reduktimit të riskut të lëndimit/dëmtimit të kokës, trurit dhe lëndime të rënda të trurit për gjithë moshat e motoristëve/ biçiklistëve. Helmetat gjithashtu reduktojnë dëmtimet e kokës dhe fytyrës për gjithë motoristët/ biçiklistët që përfshihen në gjithë tipet e përplas- II-2 A, III A jeve (përshirë edhe përplasjet duke me mjetet motorike). Gjithë studimet gjetën një efekt të madh mbrojtës në përdorimin e helmetës. Prindërit dhe fëmijët gjithashtu duhet të mësojnë aspektet thelbësore të sigurisë së biçikletës. AAP rekomandon që mjekët duhet të këshillojnë prindërit dhe inkurajojnë përdorimin e helmetës së biçikletës gjatë vizitave të fëmijës së shëndoshë si edhe në komunitet. Thompson DC, Rivara FP, Thompson RS. Helmets for preventing head and facial injuries in bicyclists. Cochrane Database Syst Rev. 2000; (2):CD001855. PubMed American Academy of Pediatrics, Committee on Injury and Poison Prevention. Bicycle helmets. Pediatrics. 2001; 108: 1030-1032 PubMed David E. Wesson, MD, FRCSCa, Derek Stephens, MScb, Kelvin Lam, MScc, Daria Parsons, MScd, Laura Spence, BScNe and Patricia C. Parkin, MD, FRCPCb,f,g Trends in Pediatric and Adult Bicycling Deaths Before and After Passage of a Bicycle Helmet Law PEDIATRICS Vol. 122 No. 3 September 2008, pp. 605-610 (doi: 10.1542 / peds.20071776) PubMed 335 METODOLOGJIA E ZBATIMIT TË UDHËRRËFYESIT Ky seksion është kryesisht për personat përgjegjës për zbatimin e këtij udhërrëfyesi, personat vendim marrës dhe politik bërës si dhe drejtuesit dhe menaxherët e shërbimit të kujdesit shëndetësor të ofruar në nivel qendror (Ministria e Shëndetësisë, ISKSH, QKCSA, QKEV, etj..) dhe vendor (DSHP, DRSKSH). Udhërrëfyesi për mbikëqyrjen dhe monitorimin e rritjes së foshnjës dhe fëmijës së vogël ofron një qasje të re në mënyrën e organizimit dhe ofrimit të vizitave mbikëqyrëse për ndjekjen e rritjes dhe zhvillimit të fëmijës nga personeli kujdesit shëndetësor që merren me shëndetin për fëmijët. Vizioni dhe filozofia e tij është një qasje praktike për të ofruar mbikëqyrjen dhe kontrollin e fëmijës të moshës 0-5 vjeç. Udhërrëfyesi synon: • Rritjen e njohuritë e personelit shëndetësor në zbatimin e praktikave të duhura të kujdesit shëndetësor në kontekstin e familjes dhe komunitetit. • Promovimin e rezultateve të dëshiruara sociale, të shëndetit dhe zhvillimit të foshnjave dhe fëmijëve. • Forcimin e partnershipeve midis familjes, personelit shëndetësor dhe komuniteteve. Udhërrëfyesi bazohet mbi principin që çdo fëmijë duhet të jetë i shëndetshëm, i rritur dhe zhvilluar në përshtatje me moshën e tij, në një bashkëpunim dhe marrëdhënie mirëbesimi midis personelit shëndetësor dhe familjes e komunitetit si partner në praktikat e ofrimit të kujdesit shëndetësor. Vizitat e kujdesit për monitorimin dhe mbikëqyrjen e rritjes dhe zhvillimit të fëmijës llogariten se zënë rreth 25% të personelit të kujdesit shëndetësor parësor që ofron kujdes për fëmijët 0-6 vjeç dhe 40% të fëmijëve më të vegjël se 1 vjeç. Këto vizita përbëjnë një përqindje të kohës së vizitës për kujdes parandalues rreth 15-20 minuta. Tashmë është e qartë se përparimet në inxhinierinë gjenetike, vaksinimin, ndërhyrjet bio mjekësore mund të parandalojnë, trajtojnë dhe përmirësojnë 336 shëndetin e fëmijës. Teknologjia dhe inxhinieria gjenetike dhe biologjia molekulare nuk do të zgjidhin të gjitha këto probleme. Kërkohen qasje të reja të fokusuara në shëndetin publik. Izolimi social dhe dhuna, probleme të shëndetit mendor, prapambetja në zhvillimin psiko-social, etj nuk kanë trajtime me barna. Popullatat me të ardhura të pakta dhe pakicat etnike duhet të përfshihen në aksesin universal të kujdesit shëndetësor. Kujdesi shëndetësor në komunitet duhet të përfshijë familjet dhe të sigurojë që të gjithë fëmijët kanë mundësinë që të rriten dhe zhvillohen të shëndetshëm. Udhëzimet dhe rekomandimet e udhërrëfyesit japin personelit shëndetësor dhe familjeve informacion praktik, teknika efektiva parandaluese dhe materiale promocioni shëndetësor. Ato janë të hartuara dhe përshtatur me prioritetet dhe situatën shëndetësore të fëmijëve të moshës 0-6 vjeç dhe ndihmojnë personelin shëndetësor të organizojnë praktikën e tyre që të plotësojnë nevojat e fëmijës, dhe familjes së tij. Zbatimi tij do varet nga organizimi përgjithshëm i sistemit të kujdesit shëndetësor, mekanizmat e financimit dhe partnershipet me pushtetin vendor dhe shoqërinë civile të vendit. Qëllimi përbashkët është të mbrojmë fëmijët tanë. Në planifikimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në udhërrëfyes duhet të kihet parasysh organizimi aktual dhe shpërndarja e shërbimeve të kujdesit shëndetësor fëminor, iniciativat dhe politikat shëndetësore që lidhen me këtë udhërrëfyes. Disa kritere për të siguruar zbatimin e tij mund të jenë. Identifikimi një grupi personash kyç që do ndjekin zbatimin në nivel qendror dhe lokal Pasja e një grupi që mund të jetë pjesë e strukturave ekzistuese drejtuese dhe planifikuese si në shëndetin publik ashtu dhe në shërbimet klinike. Pra është i nevojshëm që të krijohet një grup personash i përbërë nga persona që kanë pozicione dhe edukime/shkollime të ndryshme në drejtimin dhe organizimin e sistemit të kujdesit shëndetësor si në nivel në lokal dhe qendror. Në nivel lokal ky grup mund të përbëhet nga: · Drejtori DSHP së rrethit · Kryeinfermierja e repartit të neonatologjisë, shefi repartit të neonatologjisë së spitalit të rrethit · Specialisti kujdesit infermieror në DSHP · Përfaqësuesi i sektorit të monitorim vlerësimit në DSHP · Drejtori shërbimit shëndetësor parësor në DSHP · Shefi sektorit të mjekësisë familjare në DSHP · Përfaqësues i DRSKSH Në nivel qendror Përfaqësues të: 337 · · · · · · · · · DSHP në MSH Drejtoria e Monitorim-Vlerësimit në MSH QKEV QKCSA-ISH Spitalit pediatrik në QSUT Urdhrit të mjekut Urdhrit të infermierit ISKSH ASHR-Tiranë Si dhe persona të tjerë që mund të identifikohen gjatë procesit të zbatimit të udhërrëfyesit Grupi zbatimit të udhërrëfyesit mund të ndjekë një process më disa hapa për zbatimin e udhërrëfyesit në praktikë si: 1. Të sigurojë që udhërrëfyesit janë miratuar dhe përhapur në sistemin shëndetësor publik dhe privat. Kjo mund të kërkojë disa takime, konferenca, lancime, në nivel qendror dhe lokal, etj… Gjatë procesit të shpërndarjes dhe lancimit të udhërrëfyesit duhet të kihet parasysh: • Promovimi udhërrëfyesit si një mjet që përmirëson praktikën klinike dhe cilësinë e kujdesit të ofruar • Promovimi, koordinimi dhe konsolidimi i udhëzimeve të ndryshme për supervizionin e mirërritjes së fëmijës që janë shtuar si dhe ato që janë në përdorim. • Zhvillimi mjeteve dhe strategjive të praktike që të nxitet adoptimi i udhërrëfyesit në qendrat shëndetësore • Vlerësimi i mundësive për trajnimin midis llojeve të ndryshme të personelit të kujdesit shëndetësor • Përforcimi i fakteve shkencore të udhëzimeve të përfshira në udhërrëfyes duke mbështetur rezultatet në parandalimin dhe promocionin shëndetësor për të përmirësuar shëndetin e foshnjave dhe fëmijëve. 2. Kryerja e një vlerësimi bazë dhe testimi dhe vlerësimi udhërrëfyesit nga përdoruesit e tij Procesi i zhvillimit, përhapjes dhe zbatimit të këtij udhërrëfyesi në praktikë është i gjerë dhe kompleks. Ai kërkon bashkëpunimin e mjaft aktorëve, partnershipeve, trajnime, etj… Kjo kërkon një periudhë kohore prej më shumë se 1-2 vite. Vlerësimi i procesit të zbatimit të udhërrëfyesit tregon se kush dhe sa janë përfshirë në përdorimin e udhërrëfyesit dhe si është adoptuar për nevojat lokale. Kjo adreson pyetje si: çfarë funksionon mirë, kush përfiton dhe cilat burime kërkohen. 338 Procesi vlerësimit të udhërrëfyesit mund të kryhet duke përdorur metoda vlerësimi kualitative Këto metoda përfshijnë intervista me persona kyçe të përfshira në zbatimin e udhërrëfyesit, fokus grupe, rishikimi dokumenteve dhe metoda të tjera të mbledhjes së të dhënave dytësore. Procesi vlerësimit duhet të përfshijë këto çështje: • Kush po merret me shpërndarjen, adaptimin, përdorimin, ose zbatimin e materialeve të udhërrëfyesit? • Cilat grupe po përfshin kjo shpërndarje? • Cilat janë rezultatet që dëshirojmë nga këto përpjekje? • Çfarë të dhëna do kemi për të matur suksesin e këtyre përpjekjeve? • Cila është vlera që perceptohet për këtë udhërrëfyes. 3. Vlerësimi procesit të zbatimit të udhërrëfyesit Vlerësimi i procesit të zbatimit të udhërrëfyesit gjithashtu kërkon marrjen e informacionit dhe shpërndarjen e tij që mund të përshtatet për qëllime monitorimi të zbatimit të udhërrëfyesit. Ky proces duhet të përfshijë këto hapa: a) Rishikimi i praktikave aktuale Një vlerësim bazë mund të përfshijë krahasimin e praktikave aktuale dhe rekomandimeve me ato të ofruara nga udhërrëfyesi. Informacioni mund të mblidhet nga diskutimet jo zyrtare, përdorimi një pyetësori, ose duke parë të dhëna të mbledhura rutinë. Për shembull mund të merren në konsideratë si rekomandimi do të ketë impakt mbi: • • • • stafin trajnimin buxhetet ofrimin e shërbimit. b) Identifikimi i personave të cilët do të zbatojnë udhërrëfyesin Udhërrëfyesi përfshin ofrimin e kujdesit për shëndetin dhe mirërritjen e fëmijës në kujdesin shëndetësor parësor. Zbatimi i duhur kërkon përfshirjen e personelit që ofron këtë kujdes duke filluar i porsalinduri tek fëmija 6 vjeç, infermierja e patronazhit, mjeku i familjes në QSH në fshat, si dhe infermierja e patronazhit, pediatri në këshillimoren e fëmijës në qytet. c) Zhvillimi një plani veprimi Vlerësimi bazë i kryer do të gjejë se cilat rekomandime nuk janë kryer aktualisht dhe cilat duhen përmirësuar, çfarë nevojitet për zbatimin e tyre, 339 etj. Rekomandimet mund të përfshihen në një plan veprimi së bashku me kostot e llogaritura. Përgjegjësitë e secilit duhet të jenë të qarta në këtë plan. d) Përshtatja e përmbajtjes së udhërrëfyesit me kujdesin e ofruar nga personeli kujdesit shëndetësor për fëmijën dhe në partnership me familjet Suksesi i udhërrëfyesit të mbikëqyrjes së mirërritjes dhe zhvillimit të fëmijës varet mbi krijimin e një partnershipi me fëmijët, familjet dhe personelin e kujdesit shëndetësor që duhet të punojnë së bashku që të vendosin objektivat dhe qëllimet afat shkurtra dhe afat gjata. Vendimet lidhur me cilat çështje duhen adresuar gjatë një vizite duhen marrë bashkërisht me familjen dhe personelin e kujdesit shëndetësor. Studimet kanë treguar se kënaqësia e pacientit dhe përshtatja rritet kur pacienti, ose familja e tij-luajnë një rol aktiv në përcaktimin e qëllimit të vizitës, identifikimin e problemeve shqetësuese dhe planifikimin e një strategjie për menaxhimin e tyre. Duke qenë se gjatë një vizite kontrolli të mirërritjes së fëmijës ka shumë komponentë prindërit mund të ndihmojnë të prioritizojnë duke zgjedhur çështje që kanë nevojë të marrin më shumë informacion gjatë vizitës. Për të prioritizuar midis opsioneve të mundshme të kujdesit në një vizitë që ka një kohë të kufizuar, familja dhe personeli shëndetësor duhet të jenë dakord mbi rezultatet që dëshiron në këtë moment të vizitës dhe në kujdesin që duhet të marri gjatë stadit aktual të zhvillimit për mirërritjen. Në përgjithësi rezultatet e një kujdesi për mirërritjen e fëmijës përfshijnë: • shëndetin dhe zhvillimin fizik • zhvillimin emocional, social dhe konjitiv • njohuritë, aftësitë dhe funksionimin e familjes Megjithëse rezultatet mund të jenë afat shkurtra dhe afat gjata ka rëndësi të kujtohet se kujdesi për mirërritjen e fëmijës mund të ndikojë në një të ardhme të largët për fëmijën, p.sh.: duke ndryshuar zakonet ushqyese në fëmijëri mund të parandalohen sëmundje në moshën e rritur si diabeti, obeziteti, infarkti zemrës. Studiuesit gjithnjë e më në rritje pranojnë rëndësinë dhe impaktin e një eksperience dhe sjelljeve shëndetësore të hershme në jetë mbi shëndetin dhe mirëqenien në jetën më vonë. P.sh.: në fëmijërinë e hershme një rezultat i kujdesit për mirërritjen e fëmijës është përgatitja për shkollë që ka katër kërkesa: zhvillimin e mirëqenien fizike, sociale, emocionale, konjitive dhe gjuhën. Ndërtimi këtyre koncepteve propozon rezultatet e kujdesit për mirëqenien e fëmijës që duhet arritur për fëmijën gjatë kohës që ato janë 5 vjeç. Gjatë vizitës së kujdesit për mirëqenien e fëmijës personeli shëndetësor duhet të përcaktoj si familja dhe fëmija po përparojnë drejt rezultateve të 340 dëshiruara. Duke specifikuar rezultatet për kujdesin për mirëqenien e fëmijës, vlerësimin e progresit dhe përdorimin e rezultateve që të prioritizojmë përmbajtjen e kujdesit do të ndihmojnë të përmirësohet cilësia dhe vlera e kujdesit parandalues për fëmijën. e) Ndryshimi strukturës së vizitës për kujdesin për mirërritjen e fëmijës Ofrimi kujdesit efektiv parandalues për mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës kërkon edhe ndryshime në sistemin në mënyrën si është organizuar sistemi ofrimit të kujdesit për supervisionin e mirërritjes së fëmijës. Disa sugjerime mund të jenë: • përmirësimi i sistemit të caktimit të takimit dhe rikujtimit të vizitave kontrolluese sipas moshës që rekomandon udhërrëfyesi, që të pakësohen takimet e munguara dhe koha e humbur. Në ato qendra ku ka mundësi mund të përdoret kujtesa me telefon dhe mesazhe për prindërit. Gjithashtu edhe sistemi i vizitave të patronazhit mund të përdoret nga infermieret e mamitë për të rikujtuar prindërve takimin e radhës. • koha e pritjes duhet të pakësohet dhe duhet përdorur një mënyrë e strukturuar që të mblidhen të dhëna klinike. Koha që prindërit kalojnë vetëm në dhomën e pritjes duke pritur radhën shpesh është afërsisht njësoj me kohën gjatë ekzaminimit dhe marrjes së informacionit e promocionit shëndetësor. • kartelat klinike duhen rishikuar dhe përshtatur për kujdesin për mirërritjen e fëmijës, të jenë të individualizuara (mund të shikohet edhe mundësia e informatizimit të tyre). Ato duhet të përfshijnë një tabelë përmbledhëse të vizitës sipas moshës që të nxisë stafin të ofrojë shërbimet dhe shënoj ofrimin e tij. • Në përfundim të një vizitë kujdesi për mirërritjen duhet që familja të marri një plan të qartë menaxhimi përfshirë edhe referimet dhe ndjekjet e mundshme. • Personeli i qendrës shëndetësore duhet të dijë burimet e referimit në komunitet dhe të ketë një qasje të organizuar për ti përdorur ato. • Së fundmi duhet rishikuar përgjegjësia që proceset e ndryshme të përfshira në kujdesin për mirërritjen e fëmijës nga secili personel i qendrës dhe ti caktohet atij anëtari të stafit që është më i aftë të përfundojë detyrat me efektivitet dhe eficiencë. Gjatë zbatimit të këtij udhërrëfyesi personeli i qendrës shëndetësore duhet të: • Rishikojë përgjegjësitë për koordinimin e përdorimit të mjeteve depistuese që përshkruan udhërrëfyesi • Komunikojë me stafin mbi procedurat e reja të depistimit • Përgatiten për ndryshime në mënyrën e punës së personelit shëndetësor • Mbledhë informacionit dhe feedbacku për të vlerësuar sistemin e ri që ofrojnë Shpesh njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj ndryshimeve. Disa prej stafit mund të jenë rezistentë sepse nuk janë të familjarizuar me ndry341 shimet. Disa ndryshime mund të kërkojnë punë shtesë deri kur të mësohen me rutinat e reja. Për këtë ka rëndësi që stafit të qendrës shëndetësore: • ti komunikohen qartë përfitimet e strategjive dhe qasjeve të reja dhe gjithashtu duke pranuar se të paktën fillimisht disa ndryshime shpesh kërkojnë kohë • të kryejnë testime të vogla të ideve të reja para se ti vendosin gjerësisht në praktikë • të provojnë një mjet, ose një strategji të re me pak familje dhe të rishikojnë ato që kanë mësuar • të përsëriten testet disa herë përpara se të vendosen për materialet, ose strategjitë për ta zbatuar • të përcaktohen se cilat të dhëna duhen për të ndjekur përparimin dhe efektivitetin e udhëzimeve, vlerësimeve të kryera Gjithashtu duhet të vlerësohet se si ky ndryshim që do bëhet është një përmirësim ndryshimet që sjell dhe të merret një feedback nga prindërit, familjes. Personeli të rishikojë dhe vlerësojë sistemin e ri të supervizionit të mirërritjes dhe zhvillimit të fëmijës sipas rekomandimeve të udhërrëfyesit. Për këtë, duhet mbledhur informacion i cili të përcaktojë: • Për cilin aspekt të ofrimit të shërbimit, të organizimit të sistemit nevojiten të dhënat dhe cilat të dhëna duhen mbledhur? • Cilët pacient do jenë të zgjedhurit më të mirë që të ofrojnë informacion? • Cili staf duhet përfshirë në ofrimin e feedbackut? Ka rëndësi edhe vendosja e intervaleve të rregullta për mbledhjen e të dhënave, (vjetore, 6 mujore) apo të mblidhen më rregullisht (1 herë në javë, muaj, etj..). Informacioni mund të merret duke survejuar prindërit direkt me survejime të shkurtra për të mbledhur feedbackun (mund të bëhet një survejim i shpejtë për 15-30 pacient) pas vizitës së përfunduar. f) Trajnimi dhe edukimi i personelit shëndetësor lidhur me udhërrëfyesin Trajnimi personelit shëndetësor, që është aktor kyç në ndjekjen e mirërritjes dhe promovimin e së ardhmes të shëndetshme për foshnjat dhe fëmijët. Në trajnim mund të përfshihen disa kategori, personeli institucioneve shëndetësore publike që ofron kujdes për foshnjën dhe fëmijën, studentë, organizata komunitare, prindërit, etj... Trajnimi për udhërrëfyesin duhet përfshirë në programet e edukimit në vazhdim dhe trajnimet që ofrohen për kujdesin shëndetësor të foshnjave, fëmijëve dhe adoleshentëve. Trajnimi duhet të përshtatet sipas nevojave të audiencës së targetuar dhe duhet të fokusohet mbi gjetjen e mjeteve, strategjive si të zbatohet më mirë në praktikë. Për këtë kërkohet edhe hartimi i moduleve të caktuara të trajnimit sipas përmbajtjes që ka udhërrëfyesi dhe njohurive që duhet të marri personeli shëndetësor lidhur me to. 342 Gjithashtu rekomandimet dhe udhëzimet e udhërrëfyesit duhet të përfshihen edhe në kurrikulat e arsimit universitar, sepse një mënyrë e mirë për të edukuar personelin e kujdesit shëndetësor për foshnjën dhe fëmijën është të integrohen në edukimin universitar të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë. Udhëzimet e Udhërrëfyesit përveç përdorimit në qendrat shëndetësore do të shërbejnë si referencë edhe për politikat që planifikojnë, vlerësojnë dhe paguajnë për kujdesin e ofruar. Procesi i zbatimit të udhërrëfyesit të rritjes dhe zhvillimit të fëmijës nga personeli qendrës shëndetësore 343 Rishikimi dhe monitorimi periodik udhërrëfyesit Zbatimi i udhërrëfyesit duhet të rishikohet dhe monitorohet rregullisht. Një mënyrë për monitorimin e zbatimit të udhërrëfyesit është të auditohen praktikat aktuale të ofrimit të kujdesit për shëndetin dhe mirërritjen e fëmijës nëse përshtaten me rekomandimet e udhërrëfyesit të supervizionit të mirërritjes. Kriteret e auditimit më poshtë janë orientuesepër të ndihmuar zbatimin e rekomandimeve të udhërrëfyesit. Përgjegjësit e monitorimit mund të shtojnë edhe kritere të tjera nëse e shikojnë këtë të nevojshme. Kriteri Dokumentimi i rregullt periodik në kartela individuale, fletoren e shëndetit të fëmijës dhe dokumente te tjerë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë i vizitave të kryera të foshnjave dhe fëmijëve nga 0-6 vjeç Realizimi Ekzistenca e një dokumenti për vizitat e supervizionit për mirërritjen e foshnjës dhe fëmijës (sipas fushave që ka udhërrëfyesi) që të përmbajë: • Udhëzime për prindërit • Ekzaminimet dhe survejimet zhvillimit sipas periudhave moshore të caktuara • Ekzaminimi Fizik (kurbat e rritjes) • Depistimet e kryera • Referimet, këshillat dhe menaxhimin e problemeve shëndetësore që dalin gjatë vizitës së supervizionit Zbatimi Protokolleve rreth ndjekjes së rritjes dhe zhvillimit (kurbat e rritjes, testet e zhvillimit, depistimet e dëgjimit dhe shikimit, etj...) • Mënyrat e kryerjes së vlerësimeve të rritjes dhe zhvillimit sipas protokolleve përkatëse • Dhënia e informacionit dhe këshillave të duhura • Planet e trajtimit dhe referimit te problemeve të kapura Informacioni, promocioni dhe udhëzimet e ofruara në çdo vizitë kontrolli Ofrimi informacionit i përshtatur për nevojat e fëmijës dhe prindërve Dhënia e mesazheve promocionale me gojë, apo me mjete të tjera sipas prioriteteve të vizitës që kryhet dhe nevojave të prindërve 344 Persona përgjegjës MSH, ISKSH, QKCSA-ISH DSHP në rrethe (sektori monitorim vlerësimit) MSH, ISKSH, QKCSA-ISH DSHP në rrethe (sektori monitorim vlerësimit) MSH, ISKSH DSHP, (intervista me prindërit e fëmijës në dalje) Indikatorë periodik të performancës dhe procesit për monitorimin e shëndetit të foshnjës dhe fëmijës 0-6 vjeç Përfshirja në listat e indikatorëve të performancës të disa treguesve që lidhen e rritjen dhe zhvillimin e fëmijës 0-6 vjeç Numri foshnjave të vizituara brenda ditës së 2-7 pas lindjes Numri fëmijëve të vizituar brenda ditës së 8-28 pas lindjes Numri foshnjave që ushqehen ekskluzivisht me gji Numri vizitave të kryera në muajin e 1, 2, 4, 6, 9, 12, 15, 18, 2 vjeç, 3 vjeç, 4, vjeç, 5 vjeç, 6 vjeç Numri fëmijëve të depistuar për probleme të zhvillimit 9 muaj, 18 muaj, 2 vjeç Numri fëmijëve të depistuar për dëgjimin në moshën____ Numri fëmijëve të depistuar për shikimin në moshën_________ Përqindja e fëmijëve të referuar me probleme zhvillimi Përqindja e fëmijëve të vdekur 0-1 vjeç të përfshira në listat e patronazhit të QSH, të konsultorit të fëmijës 345 MSH, ISKSH, DSHP PASOJAT EKONOMIKE TË UDHËRRËFYESIT Shpenzimet për mbrojtjen e shëndetit janë gjithmonë në rritje, burimet financiare në dispozicion janë të kufizuara, kështu që duhet përzgjedhur mënyra më e mirë për t’i shpenzuar këto burime bazuar në një analizë ekonomike të problemit. Zbatimi i rekomandimeve të udhërrëfyesit kërkon edhe burime shtesë financiare që kanë impakt direkt dhe indirekt mbi koston e sistemit shëndetësor. Për këtë është i nevojshëm krijimi një modeli për kostimin në bashkëpunim me klinicistët, vendim-marrësit dhe paguesit e shërbimit shëndetësor dhe ekspertë të financës. Modeli kostimit duhet të përfshijë një: • raport mbi koston kombëtare të zbatimit të këtij udhërrëfyesi • raport mbi koston lokale për zbatimin e këtij udhërrëfyesi • këshillat për zbatimin: sugjerime praktike si mund të adresohen pengesat e mundshme për zbatim • kriteret për auditimin Analiza financiare e kostimit duhet të shikojë edhe impaktin e zbatimit të udhërrëfyesit. Modeli kostimit për këto udhëzime duhet të jetë i kombinuar që të reflektojë natyrën e integruar të rekomandimeve, në veçanti ato rekomandime që lidhen me depistimet për dëgjimin, shikimin, zhvillimin, etj... Metoda e kostimit duhet të përmbajë të dhënat më të sakta të publikuara mbi bazën e evidencave dhe duhet parë nga klinicistë, dhe profesionistë në fushën e financës. Puna për kostimin e udhërrëfyesit mund të fokusohet mbi rekomandimet lidhur me vlerësimin e rritjes dhe depistimin e zhvillimit, dëgjimit, shikimit dhe depistimet dhe rekomandimet e dhëna për informimin e këshillimin e prindërve. 346 Rekomandimet për impaktin me rëndësi që mund të kenë mbi koston Duke pasur parasysh gjerësinë dhe kompleksitetin e rekomandimeve, raporti financiar duhet të fokusohet në rekomandimet që janë të konsideruara se kërkojnë burimet më të mëdha financiare. Ato janë: • Numri i vizitave antenatale të cilat krahasuar me numrin aktual të vizitave që kryhen në konsultor janë pakësuar; kështu nga 11 vizita që rekomandoheshin të kryhen në moshën 0-12 muaj, udhërrëfyesi rekomandon të kryhen 7 vizita përkatësisht në moshat: 2 ditësh, 7 ditësh, 1 muaj, 2 muaj, 4 muaj, 6 muaj, 9 muaj dhe 12 muaj; nga mosha 12-24 muaj nga 4 vizita që rekomandohej më parë, udhërrëfyesi rekomandon të kryhen 3 (moshat 12 muaj, 15 muaj, 18 muaj), nga mosha 2-6 vjeç nga 9 vizita në 6 vizita të rekomanduara (2 vjeç, 2 ½ vjeç, 3 vjeç, 4 vjeç, 5 vjeç dhe 6 vjeç), • Shtimi i aktiviteteve që kryhen brenda çdo vizite që kupton edhe shtimin e kohës për kryerjen e vizitës (vlerësimi zhvillimit, vlerësimi rritjes, matjet, depistimet e nevojshme, bisedat me prindërit dhe udhëzimet dhe rekomandimet që i jepen prindërve) • Depistimi i standardizuar për zhvillimin • Depistimi për dëgjimin dhe shikimin • Depistimi i standardizuar për zhvillimin Qëllimi i analizës së kostos Sistemi kujdesit shëndetësor është e vetmja infrastrukturë që mund të arrijë gjithë fëmijët 0-6 vjeç dhe për rrjedhojë mund të promovojë zhvillimin e hershëm dhe parandaloj rreziqet. Pra vizitave shëndetësore për monitorimin e rritjes i shtohen edhe rekomandimet për zhvillimin e fëmijës. Aktualisht kujdesi shëndetësor për mirërritjen dhe zhvillimin synon të ofrojë ndjekje, kontrollin, depistimin, informacione, udhëzime dhe këshilla praktike «për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve” duke promovuar praktika bashkëkohore të suksesshme shëndetësore, të cilat sigurojnë një rritje dhe zhvillim normal dhe krijojnë mundësi për të parandaluar probleme të ndryshme gjatë rritjes dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme. Pra udhërrëfyesi është me rëndësi sepse: • Vlerësimi i ecurisë së mirërritjes dhe shëndetit të fëmijës në të gjithë dimensionet e tij është një komponent i rëndësishëm i kujdesit shëndetësor për fëmijët, i ofruar kryesisht nga qendrat e shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor. • Vlerësimi i rritjes, zhvillimit dhe shëndetit të fëmijës është një mjet i rëndësishëm për të identifikuar problemet dhe për t’i parandaluar ato. Rëndësia e monitorimit të këtij procesi lidhet me parandalimin dhe trajtimin e këtyre problemeve. 347 Udhërrëfyesi do të: • sigurojë informacion dhe njohuri për rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijës, në mënyrë që të kuptohet dhe monitorohet saktësisht rritja dhe zhvillimi i fëmijëve teksa ata rriten. • ofrojë një bazë vlerësimi dhe ndërhyrjeje, nëse kjo është e domosdoshme gjatë ndjekjes dhe monitorimit të procesit të rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve nga 0 deri në 6 vjeç, duke promovuar modelin bio-psiko-social të vlerësimit dhe trajtimit. • theksojë rëndësinë e vlerësimit/ndërhyrjes së hershme të çrregullimeve të mundshme të zhvillimit, nëpërmjet kapjes në kohë të sinjaleve që tregojnë nevojën për një rivlerësim të afërt, ose dërgimin-referimin pranë shërbimeve të specializuara. •rrisë njohuritë dhe aftësitë e personelit të kujdesit shëndetësor për zhvillimin normal të fëmijëve dhe krijimin nga ana e tyre të praktikave të përshtatshme shëndetësore për nxitjen, monitorimin, dhe vlerësimin e zhvillimit të fëmijëve nga 0 deri 6 vjeç. • ofrojë personelit shëndetësor një model vlerësimi të të gjitha fushave të rritjes dhe zhvillimit. • promovojë arritjen e rezultateve të dëshiruara në zhvillimin e fëmijëve duke vënë theksin tek nxitja e zhvillimit dhe ndërhyrjet sa më të hershme në rast problemesh. Impakti i zbatimit të udhërrëfyesit Njohja dhe rëndësia e viteve të hershëm të rritjes dhe zhvillimit të fëmijës dhe arsyeja ekonomike për të investuar në rritjen dhe zhvillimin në fëmijërinë e hershme shpesh bazohen në të dhënat e fundit të shkencës së neurologjisë. Kërkimet kanë gjetur se zhvillimi shpejtë i trurit ndodh në vitet e parë të jetës dhe gjatë kësaj kohe ndërtohen themelet për zhvillimin dhe fitimin e aftësive konjitive dhe social emocionale. Fëmijët lindin të gatshëm për të mësuar dhe çdo bashkëveprim që ato kanë me të tjerët është një mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre (Shonkoff dhe Phillips 2000). Gjuha dhe zhvillimi konjitiv janë të rëndësishme veçanërisht gjatë 6 muajve të parë të jetës deri 3 vjeç. Kur fëmijët kalojnë vitet e hershme të tyre me pak stimulim, ose në një mjedis më pak stimulues, apo më pak mbështetës fizik dhe emocional, zhvillimi i trurit ndikohet dhe mund të ketë vonesa konjitive, sociale dhe të sjelljes. Më vonë në jetë këta fëmijë kanë vështirësi të përballen me situata dhe mjedise komplekse. Nivelet e larta të stresit dhe vështirësive gjatë fëmijërisë së hershme mund të rrisin rrezikun për sëmundje të lidhura me shëndetin mendor dhe probleme të mësuarit edhe gjatë viteve të moshë së rritur. Bashkëveprimi i aftësive konjitive dhe socio-ekonomike është veçanërisht 348 me rëndësi në vitet e hershme (Kilburn and Karoly 2008). Një trup në rritje kërkimet tregojnë që eksperiencat negative në këtë periudhë si abuzimi dhe neglizhenca dëmtojnë aftësitë e zhvillimit socio-emocional dhe shpesh çojnë në efekte negative në moshën e rritur (Felitti et al. 1998). Matjet e kryera gjatë rritjes kanë disa përfitime. Ato mund të informojnë prindërit mbi rritjen e fëmijës së tyre dhe të kapin problemet në rritje, që mund të çojë në një vendimmarrje të hershme për të adresuar problemin. Gjithashtu demonstrimi i rritjes së fëmijës mund të ndihmojë nënat të kuptojnë zhvillimin e fëmijës së tyre dhe mund të përbëjnë një pikë hyrëse për personelin shëndetësor që të diskutojë dhe nxisë ndryshimet në sjellje që të përmirësojnë rritjen e fëmijës. Kur kuptojnë rritjen e shëndetshme prindërit mund të shtojnë kujdesin e tyre për fëmijën e shëndetshëm dhe të mirë ushqyer. Prindërit dhe kujdestarët luajnë një rol kritik në mundësimin e mbijetesës dhe zhvillimit të fëmijëve të tyre. Kujdesi për fëmijën në shtëpi përfshin praktikat bazë si: ushqyerja, pastrimi dhe veshja e fëmijës si dhe vigjilenca mbi shenja të sëmundjes, ose vonesa në zhvillim. Kujdestarëve ju kërkohet të ofrojnë drejtim dhe udhëheqje në jetën e përditshme si dhe vendosjen e një mjedisi të sigurt dhe përkujtesës në shtëpi që është me rëndësi për zhvillimin social, emocional dhe konjitiv. Studimet nga vendet në zhvillim kanë gjetur 3 aspekte të prindërimit që lidhen më shumë me aftësitë konjitive dhe social emocionale të fëmijëve të vegjël: stimulimin konjitiv, përgjigjen dhe ndjeshmërinë dhe dashurinë e kujdestarit e tek fëmija (ngrohtësia emocionale, ose braktisja refuzimi fëmijës). Gjithashtu si shtesë e prindërimit janë edhe dy faktor rreziku si depresioni amtar dhe ekspozimi ndaj dhunës. Efekti i këtyre faktorëve është i ndjeshëm ndaj faktorëve rreziku si varfëria, vlerat dhe praktikat dhe kulturore. Evidencat mbi rëndësinë e hershme të stimulimit konjitiv për fëmijët e vegjël raportojnë mbi efektet afat gjata të ndërhyrjeve të hershme konjitive me përfitime që zgjasin të paktën për 17 vjet. Po kështu rritja e ndjeshmërisë dhe përgjigjes së nënës/kujdestarit ndaj fëmijës shoqërohet me lidhje dhe siguri më të mirë të foshnjës, aftësi më të mira konjitive të foshnjës dhe pakësim të problemeve të sjelljes në fëmijët e moshës parashkollore. Zhvillimi i një lidhje të hershme emocionale me një kujdestar gjithashtu është kritik për mirëqenien e foshnjës. Mungesa e lidhjes kujdestar-foshnjë mund të ketë efekte shumë negative mbi funksionimin konjitiv. Disa studime treguan se promovimi i ndjeshmërisë amtare dhe përgjegjësisë nëpërmjet ofrimit nënave të informacionit rreth aftësive të foshnjave të vogla sjell përmirësime në sjelljen amtare. Kursimet lidhen me pakësimin e përdorimit të shërbimeve të ndryshme shëndetësore (vizita në urgjencën e pediatrisë, shtrime në spital). Shumë faktorë mund të ndërpresin, ose pakësojnë zhvillimin e fëmijës. Evidencat tregojnë se 4 faktorë rreziku prekin të paktën 20–25% të foshnjave 349 dhe fëmijëve të vegjël në vendet në zhvillim: • Kequshqyerja që është kronike dhe e rëndë që mund të shkaktojë prapambetje në gjatësi •Stimulimi jo i duhur ose mundësitë e të mësuarit të pakta •Pamjaftueshmëria jodike •Anemia nga pamjaftueshmëria e hekurit •Faktorë të tjerë rreziku janë: rritja e pakët intrauterine, depresioni amtar ekspozimi ndaj dhunës. Pra si përfundim shoqëritë që investojnë në familjet dhe fëmijët në tre vitet e hershme qofshin të pasura, apo të varfra kanë popullsinë më të arsimuar. Gjithashtu ato janë shoqëri që kanë nivelin më të mirë të shëndetit dhe nivelin më të ultë të pabarazive në shëndet. Udhërrëfyesi është një qasje për zhvillimin dhe promocionin e shëndetit. Përdorimi i udhëzimeve të udhërrëfyesit sigurojnë se i kushtohet vëmendje të gjitha aspekteve të shëndetit të fëmijës fizik, emocional dhe konjitiv. Sistemi kujdesit shëndetësor dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor kanë rol me rëndësi për të luajtur sepse janë shpesh pika e kontaktit të hershëm me një fëmijë dhe mund të shërbejë si porta e hyrjes për shërbimet e fëmijërisë së hershme. Ofruesit e kujdesit shëndetësor janë burimi besuar i informacionit për familjet dhe mund të ofrojë udhëzime kritike rreth: • si të komunikohet me foshnjat dhe fëmijët • mënyrat për të nxitur fëmijën për rritje më të mirë • si të përballen me gjumin, ushqyerjen dhe disiplinën e fëmijës • mënyrave për të pakësuar dëmtimet e zakonshme në fëmijëri/sigurinë e fëmijës • ofrimin e testeve të zhvillimit të standardizuara (9 muaj, 18 muaj 2/12 vjeç) Udhëzimet janë hartuar që të sigurojnë që shërbimet e shëndetit dhe promocionit të fëmijës janë me cilësi të lartë të koordinuara dhe të përshtatshme me moshën e zhvillimit të fëmijës. Këto udhëzime janë hartuar duke pasur parasysh edhe problemet që lidhen aktualisht me ofrimin e kujdesit shëndetësor të fëmijës që kanë shërbimet e kujdesit parandalues për fëmijën si: • Inkonsistencë në ofrimin e kujdesit shëndetësor për fëmijën • Supervisioni shëndetit i kufizuar vetëm në shëndetin fizik dhe çështje mjekësore • Familjet kanë mangësi për udhëzime, drejtime, këshilla mbi kujdesin për zhvillimin, ushqyerjen, disiplinimin, sigurinë e fëmijës, etj… Impakti ekonomik i udhërrëfyesit Investimi në shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve është një komponent me 350 rëndësi i ekonomisë kombëtare. Mundësitë e hershme për të mësuar, zhvilluar në të gjitha fushat e zhvillimit së bashku me përmirësimin e ushqyerjes, rrisin mundësinë që një fëmijë të ndjekë shkollën, të arsimohet dhe të bëhet një i rritur që të fitojë më shumë të ardhura, me shëndet më të mirë dhe më shumë prodhimtari për vendin. Periudha e moshës së hershme fëminore konsiderohet zhvillimi i shëndetshëm në fëmijërinë e hershme (fizik, social, emocional dhe gjuhësor-konjitiv) është thelbësor për suksesin dhe lumturinë jo vetëm në fëmijëri por edhe gjatë gjithë jetës. Zhvillimi në fëmijërinë e hershme ndikon fuqishëm mirëqenien, obezitetin/prapambetjen në gjatësi, shëndetin mendor, sëmundjet e zemrës, arsimimin, aftësitë intelektuale, kriminalitetin dhe pjesëmarrjen ekonomike gjatë jetës. Një fillim i shëndetshëm në jetë i jep çdo fëmije një shans të barabartë të rritet dhe zhvillohet një i rritur që jep për komunitetin një kontribut pozitiv-ekonomik dhe social. Të gjitha çështjet kanë implikime të thella për peshën ekonomike të vendit. Investimet efektive në vitet e hershme të jetës janë një gur themeli për zhvillimin njerëzor dhe në qendër të zhvillimit të suksesshëm të shoqërive. Seria e revistës prestigjioze Lancet në vitin 2007, vlerësoi se në vendet në zhvillim ka 559 milion fëmijë nën 5 vjeç me probleme zhvillimi, përfshirë 155 milion që janë me prapambetje në gjatësi dhe 62 milion që nuk janë me prapambetje në gjatësi por jetojnë në varfëri, për një total prej mbi 200 milion fëmijësh nën 5 vjeç që janë në rrezik shumë të madh për dëmtim të zhvillimit konjitiv dhe social ekonomik. 145 milion (66%) të 219 milion fëmijëve në disavantazh jetojnë në botën në zhvillim. Problemet në zhvillimin dhe prapambetja në rritje ndikojnë në arsimimin e fëmijës. Fëmijët me këto probleme gjithashtu mësojnë më pak vite shkollore se ato normal (rreth 2 vite më pak se fëmijët normal). Studimet nga disa vende treguan se një mesatare për çdo vit arsimimi rrit pagën në të ardhmen me 9.7%. Pjesa më e madhe e tyre ka të ngjarë të kenë performancë jo të mirë në shkollë dhe si rrjedhojë kur të jenë të rritur ka të ngjarë të kenë të ardhura të ulëta, dhe të ofrojnë shëndet, ushqyerje jo të mirë dhe stimulim të pakët të fëmijëve të tyre duke ndikuar në transmetimin ndër-gjenerata të disavantazheve (Grantham-McGregor et. al., 2007). Humbja e potencialit human që lidhet me statistikat e përmendura më lart përbën më shumë se 20% të deficitit në të ardhurat e të rriturit dhe ka implikime për zhvillimin kombëtar” (Grantham-McGregor et. al., 20 0 7, p. 67). Mesazhi këtij raporti është se ndërhyrjet për të përmirësuar mbijetesën dhe shëndetin e fëmijës janë të pandashme nga ndërhyrjet për të përmirësuar zhvillimin në fëmijërinë e hershme. Për këtë e parë nga perspektiva e zhvillimit ndërhyrjet mbi vitet e hershme të jetës kane efekt në mbijetesën dhe shëndetin. 351 Vonesat në zhvillim dhe paaftësitë kanë impakte me rëndësi në shoqëri në terma të kostos së ofrimit të kujdesit shëndetësor, mbështetjes edukuese dhe shërbimeve të tjera sociale. Gjithashtu ato kanë kosto indirekte si humbjen e potencialit për të prodhuar të ardhura nga individët e prekur gjatë jetës së tyre. Ekonomistët sot janë dakord mbi bazën e evidencave së mundshme që investimet në fëmijërinë e hershme janë investimi më i fuqishëm që një vend mund të bëjë dhe që i rikthen gjatë jetës shumë herë sasinë e investimit të fillimit. Shoqëritë me politikat më të suksesshme dhe programe për zhvillimin në fëmijërinë e hershme harxhojnë afërsisht 1.5%–2.0% të GDP në vit (OECD, 2006). Një studim vlerësoi se për çdo dollar që harxhohet për fëmijën që të arrijë moshën shkollore mund të gjeneroj deri 17$ në përfitimet e shoqërisë për katër dekadat që pasojnë (Schweinhart, Barnes & Weikart, 1993; Schweinhart, 2004). Një studim tjetër mbi zhvillimin ekonomik përcakton, “kur krahasohen politikat e fëmijërisë së hershme me investime të tjera sociale nga ana ekonomike shikohet se programet e fëmijërisë së hershme kanë potencialin që të prodhojnë kursime për qeverinë dhe të rikthejnë shpenzimet kryera shoqërisë më shumë se investimet e tjera private dhe publike ” (Rand: 2008). Trajtimi hershëm i vonesave në zhvillim sjell përmirësime në rezultatet për fëmijët dhe për rrjedhojë pakësim të kostos në shoqëri. Ndërhyrja e hershme është parë veçanërisht efektive në përmirësimin e rezultateve për fëmijët që janë me rrezik më të madh për vonesa në zhvillim, ose mos arritje të vona akademike bazuar në faktorë të tjerë socio-ekonomik, mjekësor, ose faktorë të tjerë rreziku. Një rishikim sistematik i disa programeve të kryera në SHBA që synonte të ngushtonte hendekun për fëmijët në rrezik për shkak të varfërisë tregoi se në këto programe rezultoi një mesatare prej 14% në pakësimin e trajtimit me edukim special në fëmijërinë e vonë, 13% në mos kalimin e klasës dhe një rritje prej rreth 6.5 pikë të testeve të IQ inteligjencës. Gjithashtu pjesëmarrja kishte përfitime afat gjata në terma të pakësimit të përqindjeve të shtatzënive tek adoleshentët, rritjen e shifrave të përfundimit të shkollës dhe rritjen e përqindjeve të punësimit në moshën e rritur. Ekonomistët ndërkombëtar dhe kombëtar, ministrat e financës e radhisin zhvillimin në fëmijërinë e hershme si një investim numër një për vendin kur që i rikthen më shumë shpenzimet që bëhen. Në një mbledhje të Bankës të Zhvillimit ndër Amerikan në Kosta Rika 2007, 40 ekonomistë dhe ministra të financës e radhitën zhvillimin e fëmijërisë së hershme të parën midis një liste investimesh efektive prej 29 ndërhyrjesh sociale dhe ekonomike. (Verdisco: 2008). Vonesat në zhvillim dhe paaftësitë kanë impakte me rëndësi në shoqëri në terma të kostos së ofrimit të kujdesit shëndetësor, mbështetje edukuese dhe shërbime të tjera sociale. Gjithashtu ato kanë 352 kosto indirekte si humbjen e potencialit për të prodhuar të ardhura për individët e prekur gjatë jetës së tyre. Burimet thelbësore janë shpenzuar për mbështetjen edukuese, mjekësore dhe në komunitet të individëve me vonesa në zhvillim. Evidencat e lartpërmendura theksojnë se zgjedhjet e stilit të jetës ndikojnë shumë mbi statusin e peshës dhe ndërhyrjet efektive janë të bazuara në familje dhe fillojnë në foshnjëri. Zgjedhja për tu ushqyer me gji dhe futja e duhur e ushqimeve plotësuese të forta, planifikimi i vakteve në familje dhe pjesëmarrja aktive e tyre në ushqyerjen e foshnjës formojnë bazat për zakone të shëndetshme të fëmijës që zgjasin gjithë jetën. Personeli kujdesit shëndetësor nëpërmjet udhëzimeve të udhërrëfyesit mbi ndjekjen e kujdesshme të rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve të moshës 0-6 vjeç dhe këshillave, informacionit mbi ushqyerjen, aktivitetin fizik, disiplinën, për kujdesjen për fëmijën dhe zgjedhje të tjera të mënyrës së jetesës së familjes, mund të luaj një rol me rëndësi në promovimin e peshës së shëndetshme për të gjithë fëmijët. Udhërrëfyesi ofron disa mundësi që promovojë rritjen e shëndetshme dhe shëndetin mendor rregullisht gjatë vizitave periodike të supervisionit të rritjes dhe zhvillimit. Personeli kujdesit shëndetësor me këto udhëzime dhe këshilla mund të ndihmojnë familjet të identifikojnë vlerat e tyre pozitive dhe të forcojnë e përmirësojnë aftësitë e tyre që të kujdesen dhe të drejtojnë zhvillimin e fëmijës së tyre. Mënyra e llogaritjes së kostos totale të zbatimit të udhërrëfyesit Ndryshimet vjetore në të ardhurat që dalin nga zbatimi i këtyre rekomandimeve mund të përmblidhen sipas një modeli në tabelën më poshtë (duke marrë parasysh kohën mesatare prej 3 vjet deri në arritjen e zbatimit të plotë të këtyre rekomandimeve) Kosto Viti 1 Kosto për 16 vizita kontrolli (mosha 2 ditësh, 7 ditësh, 1 muaj, 2 muaj, 4 muaj, 6 muaj, 9 muaj, 12 muaj, 15 muaj, 18 muaj, 24 muaj, 2 e ½ vjeç, 3 vjeç, 4 vjeç, 5 vjeç, 6 vjeç) Kosto për kryerjen e testeve të standardizuara të zhvillimit 9 muaj, 18 muaj 2 ½ vjeç Kosto për depistimin e dëgjimit Depistimi për depistimin e shikimit Depistimet për anemi 353 Viti 2 Viti 3 Shembull i analizës së kostos së disa prej këtyre rekomandimeve: Shtimi i numrit të vizitave të kontrollit sipas moshës Udhërrëfyesi i rritjes dhe zhvillimit të fëmijës përmban rekomandime mbi ndjekjen periodike të rritjes dhe zhvillimit të fëmijës Kjo mund të ofrohet nga shërbimi kujdesit shëndetësor parësor. Numri vizitave supervizionuese kërkon domosdoshmërisht llogaritjet e: • numrit të fëmijëve 0-5 vjeç në vit; • kostos për njësi të vizitës. Kosto e llogaritjes së depistimit për zhvillim Vonesat në zhvillim mund të prekin 10% të fëmijëve. Vonesa në zhvillimin e të folurit dhe gjuhës si dhe probleme me motorikën grose, sociale dhe aftësitë e zhvillimit të problemeve në fëmijërinë e hershme janë tregues të problemeve të zhvillimit përfshirë çrregullimet e gjuhës, të folurit të mësuarit, paaftësitë konjitive (vonesa nervore) autizëm, dhe dëmtimet e shikimit dhe dëgjimit. Vonesa në të folur prekin 5-10% të fëmijëve të vegjël. Përllogaritet se 8% e fëmijëve kanë paaftësi të mësuari dhe 1%-1.5% kanë paaftësi konjitive. Kostoja e praktikës së ofrimit të depistimit të zhvillimit dhe sjelljes përfshin: • kohën që i duhet stafit të vlerësojë dhe kryejë depistimet. • kostot administrative për depistimet e zhvillimit Këto të fundit janë më të ulëta kur vlerësimi i problemeve të zhvillimit kryhet mbi bazën e pyetjeve të prindit ($ 0) (nëse nuk kërkohet asistencë) dhe më të larta (rreth 67$) sipas disa llogaritjeve të kryera në vende të ndryshme si SHBA, Australi, Angli, etj..) për kryerjen e testeve pediatrike të standardizuara të zhvillimit si p.sh.: shkalla e vlerësimit të sjelljes neonatale, vlerësimi për autizëm, etj... Një studim që vlerësoi nga perspektiva e ofruesve koston e zhvillimit dhe sjelljes të fëmijëve nga lindja në moshën 3 vjeç duke përdorur qasjet e ndryshme, me depistimin që ndodh të paktën çdo 6 muaj dhe sipas vizitave të kontrollit të supervizionit të rekomanduara, gjeti se kosto parësore ishte koha e stafit të kërkuar për të kryer, pikëzuar dhe interpretuar depistimin. Pyetësori i përfunduar nga prindërit kishte koston më të ulët dhe mjeti që administronte mjeku kishte koston më të lartë. Bazuar në këtë evidencë përdorimi i mjeteve të depistimit i kombinuar me pyetjen e prindërve duken të jenë alternativa kosto efektive ndaj mjeteve tradicionale të administruara nga ofruesit (Developmental screening in primary care: the effectiveness of current practice and recommendations for improvement. Laura Sices Boston Medical Center/Boston University School of Medicine, December 2007). 354 Kosto e llogaritjes dhe përfitimet ekonomike nga depistimi për dëgjimin Humbja e dëgjimit është çrregullimi më i zakonshëm i kapshëm në lindje dhe prevalenca e tij rritet gjatë moshës shkollore si rrjedhojë e fillimit më të vonë, identifikimit të vonuar, apo humbjen e fituar të dëgjimit. Kapja e ulët dhe mungesa e menaxhimit të duhur të humbjes së dëgjimit në fëmijët ka efekte të gjera ekonomike si dhe një impakt të mundshëm mbi zhvillimin individual arsimore, konjitiv dhe social. Objektivi i kapjes së hershme të humbjes së dëgjimit është arrihet në maksimum perceptimi të folurit dhe të arrihen aftësitë bazë gjuhësore. Mbi 5% e popullatës në botë-360 milion njerëz–kanë paaftësi në humbje dëgjimi (328 milion të rritur dhe 32 milion fëmijë). Paaftësia e humbjes së dëgjimit i referohet një humbje dëgjimi mbi 40dB në veshin që dëgjon më mirë tek i rrituri dhe humbje dëgjimi më shumë se 30dB në veshin që dëgjon më mirë tek fëmijët. Sipas përllogaritjes së OBSH në botë ka afërsisht 350 milion njerëz me paaftësi dëgjimi. Prevalenca e përgjithshme e çrregullimeve kongenitale të dëgjimit është 1-3 në1,000 neonat, prevalenca në grupet e rrezikut llogaritet rreth 10 herë më e lartë. Faktorë rreziku janë p.sh.: lindja para kohe, infeksionet e hershme në shtatzëni, ose histori të familjes me çrregullime të dëgjimit. Një nga impaktet kryesore të humbjes së dëgjimit është paaftësia për të komunikuar me të tjerët. Zhvillimi gjuhës së folur shpesh është i vonuar tek fëmijët me shurdhësi. Humbja ekonomike dhe sëmundjet e veshit si otiti, media mund të kenë një efekt negativ të madh mbi performancën shkollore të fëmijëve. Megjithatë kur njerëzve me humbje dëgjimi ju ofrohen mundësitë të komunikojnë ato mund të marrin pjesë në një bazë të barabartë me të tjerët. Komunikimi mund të jetë nëpërmjet gjuhës së folur/shkruar, ose shenjave. Kapja e humbjes së dëgjimit në një ose të dy veshët, pasuar nga referim i duhur për diagnozë dhe trajtim, janë hapat e parë për të pakësuar këto efekte. Informimi i stafit, monitorimi i humbjes kronike, ose të ndryshueshme dhe për parandalimin e humbjes së dëgjimit janë hapa me rëndësi që nevojiten për depistimin pasues nëse duam të pakësojmë impaktin e humbjes së dëgjimit. Dihet se një nga principet e pranuara të depistimit është se duhet të jetë i balancuar ekonomikisht në lidhje me shpenzimet e mundshme të burimeve. Në një studim në vitin 2000, kostot e rehabilitimit, edukimit special dhe nën, ose mos punësimit si rrjedhojë e çrregullimeve të dëgjimit, zërit, të folurit dhe gjuhës ishin projektuar të zinin rreth 3% të produktit të përgjithshëm bruto në SHBA (Ruben, 2000). CDC-dhe RTI International (Research Triangle Park, North Carolina) analizuan të dhënat nga disa survejime dhe vlerësime të raportuara për kostot direkte dhe indirekte ekonomike të shoqëruara me humbje të dëgjimit 355 si dhe paaftësi të tjera zhvillimi në SHBA (CDC, 2004, 06). Kosto e tyre e vlerësuar gjatë jetës (në dollar) ishin $383,000 për secilin person me humbje të dëgjimit, në total me një projektim prej $1.9 miliard për të gjithë personat me humbje dëgjimi. Kosto totale direkte (arrinte mesatarisht në $601 milion). Kostot ekonomike të vlerësuara nuk reflekton impaktin e humbjes së dëgjimit mbi koston jo materiale që nuk mund të maten direkt, si p.sh.: cilësia e jetës. P.sh.: nga një llogaritje e kryer në SHBA, kosto e llogaritur për edukimin gjatë jetës në humbjen e dëgjimit (më shumë se 40dB dhe pa paaftësi të tjera) rezultoi se është $115,600 për fëmijë dhe kapja, diagnostikimi dhe ndërhyrja për foshnjat me humbje permanente të dëgjimit që vjen nga depistimi i dëgjimit të neonatit pakëson koston të edukimit e special me rreth 36% ose një pakësim prej $44,200 për fëmijë (Grosse, 2007). Kjo kupton se fëmijët që janë të shurdhër, ose kanë vështirësi të madhe në dëgjim marrin 12 vjet edukim special, që të gjithë fëmijët me humbje të dëgjimit janë të diagnostikuar si rrjedhojë e një depistimi të neonatit dhe marrin shërbime ndërhyrje në 6 muajsh dhe që fëmijët kanë reduktime të tilla në kostot e edukimit më shumë se sa ato me humbje dëgjimi të izoluara. Për fëmijët me probleme dëgjimi, aksesi i kufizuar për shërbime dhe përjashtimi nga komunikimi mund të kenë një impakt me rëndësi mbi jetën e përditshme duke shkaktuar ndjenjat e vetmisë, izolimit, dhe zhgënjimit. Nëse një personi me verbëri të lindur nuk i jepet mundësia të mësojë gjuhën si fëmijë mund të ndjehet i përjashtuar nga ndërveprimi social. Impakti ekonomik mbi fëmijët me humbje dëgjimi Në vendet në zhvillim, fëmijët me humbje dëgjimi dhe shurdhësi rrallë përfundojnë shkollimin e plotë. Të rriturit me humbje dëgjimi gjithashtu kanë një përqindje më të lartë papunësie. Midis atyre që punojnë, një përqindje e lartë e njerëzve me humbje dëgjimi janë në shkallë më të ulëta punësimi krahasuar me krahun tjetër të punës. Si shtesë në humbjen ekonomike të humbjes së dëgjimit në nivel individual, humbja e dëgjimit ndikon ndjeshëm zhvillimin ekonomik dhe social në komunitetet dhe vendin. Humbja e rëndë dhe e thellë e dëgjimit përllogaritet se i kushton shoqërisë mesatarisht 300,000 $ gjatë jetës së një individi. Në një studim analizues në thellësi “Kostot e shoqërisë për humbjen e thellë në dëgjimi në SHBA”, i publikuar në revistën International Journal of Technology Assessment in Health Care 2000, vol. 16, vlerësoi se kostot shoqërore të humbjes së rëndë të dëgjimit në SHBA ishin rreth 297,000 $ për person gjatë jetës së personit. Nga vlerësimi programit të dëgjimit në Rhode Island, u bë një analizë e kostos mbi shpenzimet e kryera që nga depistimi komplet dhe ndjekja e progresit, por nuk u përfshinë kostot e diagnostikimit dhe ndërhyrjes. Kosto e depistimit me dy stade përfshinte skedimin dhe kapjen e foshnjave në një vlerësim diagnostik por që nuk përfshinte kostot e vetë diagnozës ishte afër356 sisht $26 për bebe. Kjo nuk përfshinte koston e prindërve për të marrë pjesë në aktivitetet e depistimit. Një tjetër studim u krye në Spitalin rajonal Logan (Weirather and her colleagues). Nga mënyra si ishte organizuar ky program kosto për bebe ishte mjaft më e lirë ($7.42 për bebe). Një studim final depistimi u raportua nga John Stevens dhe bashkëpunëtorët për 10 programe të ndryshme dëgjimi në Britaninë e Madhe. Pesë programe kryenin depistim të targetuar me foshnjat me rrezik të lartë, tre ishin programe depistimi universal për dëgjimin e neonatit dhe dy ishin programe vizitash në shtëpi. Rezultatet luhateshin nga një mesatare prej rreth $8 për foshnje të lindur për programe të targetuara tek foshnjat me rrezik, në $22 për foshnjë për programet e depistimit universal të neonatit në $32 për bebe për programet e vizitave në shtëpi. Gjithashtu studimet kanë krahasuar përfitimet monetare në programet e kapjes së dëgjimit të neonatit dhe ndërhyrjet dhe kostot e depistimit për disa sëmundje të tjera tek neonati. Prevalenca e humbjes së përhershme kongenitale të dëgjimit në 3/1,000 është mjaft më e lartë se prevalenca e PKU, hyperthyroidizmit, ose anemisë drepanocitare që janë depistimet më të shpeshta që kryhen. Të treja sëmundjet depistohen duke përdorur të njëjtin kampion gjaku që u përllogarit të kushtonte 25$ për test. Duke qenë se prevalenca e sëmundjeve të tjera është e ulët, kosto për të kapur një fëmijë me një nga këto sëmundje është afërsisht rreth 41,000$ për fëmijë, krahasuar me një kosto prej $8,683 e nevojshme që të kapet një fëmijë me humbje të qëndrueshme të lindur të dëgjimit (PCHL). Zhvillimi neurologjik i aftësive të dëgjimit kërkon një stimulim akustik në dy vitet e para të jetës. Deficitet e lidhura me mungesën e stimulimit akustik gjatë dy viteve të para të jetës janë pothuajse të pamundura të përmirësohen më vonë me rehabilitim [Walger 2000]. Diagnoza dhe trajtimi mundësisht sa më herët janë të nevojshme për një trajtim efektiv dhe të suksesshëm për çrregullime kongenitale periferike të dëgjimit. Rekomandimet e konferencës evropiane të zhvillimit mbi depistimin e dëgjimit neonatal [European konsensus konference 1998] janë: diagnostikimi në 6 muajt e parë të jetës dhe trajtimi në 12 muajt e parë të jetës. Me respektivisht 7-36 € dhe 3-13€ kosto për fëmijën e depistuar dhe kosto për rastet e kapura treguan pothuajse të njëjtin rezultat. Përcaktimi i protokolleve për depistimin sipas moshës do të bëjë të mundur llogaritjen e saktë të kostove për kryerjen e këtij testi. Një studim i kryer në Gjermani vuri në duke se nuk kishte dallime sistemike ose trende ndaj metodave të përdorura të testimit dhe kosto për rast të çrregullimeve kongenitale të kapura u përllogarit me13,395 € (U-depistim universal), 6,715 € (R-depistim i fëmijëve në rrezik) dhe 4,125 € (N- nuk kryhet asnjë depistim por kapen vetë kur bëhen më të dukshme). Në moshën 6 muajsh pa depistim vetëm 9% e rasteve u arritën të kapen, me depistimin e fëmijëve me një apo më shumë faktor rreziku përqindja e kapjes ishte 357 40%, me një depistim universal rreth 70%. Strategjia e depistimit universal tregoi një përqindje të lartë të rasteve të kapura dhe 40% që u kapën me një depistim sipas faktorëve të rrezikut duket e pamjaftueshme duke marrë në konsideratë rëndësinë e diagnozës dhe kapjes së hershme. Duke i kombinuar përparësitë e përmendura në rezultate mjekësore me një kosto të pranueshme dhe të arsyeshme është i rekomanduar depistimi universal. Nëse supozohet një llogaritje e përgjithshme se gjysma e fëmijëve përfitojnë nga kapja e hershme dhe cilësia e tyre e jetesës përmirësohet me 10% për 50 vjet fitohen 2.5 QALYs. Kosto për QALY do jetë më pak se 10,000€. (Modelling costs and outcomes of newborn hearing screening, The economic part of a German health technology assessment project Von Hessel Franz, Grill Eva, Schnell-Inderst Petra, Wasem Jürgen Diskussionspapier 05/2002 Juni 2002 Lehrstuhl für Allgemeine Betriebswirtschaftslehre und Gesundheit-smanagement der Ernst-Moritz-Arndt-Universität Greifswal). Si përfundim mund të themi se: LLOGARITJET E KOSTOS së depistimit dhe trajtimit të çrregullimeve të dëgjimit mund të përmbajnë këto komponentë: Kostot direkte mjekësore: • Kostot për zbatimin e depistimit tek neonatët • Kosto për testin e depistimit- kosto për 1,000 ekzaminime • Kosto për diagnostikimin e mëtejshëm të rasteve pozitiv ndaj testit (numri rasteve pozitive të çrregullimeve të lindura të dëgjimit në moshën 6 muajsh dhe numri i fëmijëve të kapur sipas muajve në moshën 6, 12 dhe 20 muajsh) • Trajtimi për rastet e kapura të çrregullimeve të dëgjimit • Kontrollet e rregullta • Trajtimi me mjete ndihmëse (pajisjet, bateritë, etj..) • Trajtimi me implante koklear Kosto jo direkte mjekësore: • Kostot e transportit për diagnozë dhe trajtimi • Koha e kushtuar nga prindërit, familjarët për kujdes • Kosto shtesë për institucionet speciale për fëmijët me humbje dëgjimi Kosto indirekte: • • • • Koha e humbur e prindërve Koha e humbur për rritjen e personave me probleme dëgjimi Humbja e të ardhurave si rrjedhojë e problemeve të dëgjimit Prodhimtaria e humbur si rrjedhojë e vdekshmërisë së parakohshme 358 Raportet kosto-efektivitet mund të llogariten nga: • Kosto për fëmijën e depistuar • Kosto për rastin e kapur (rasti si humbje e dëgjimit >30dB në veshin me të mirë) • Kosto për rastin e kapur në kohë (në kohë përcaktohet si 6 muajt e parë të jetës) Impakti ekonomik i Depistimit të shikimit Të dhënat. OBSH deklaron se: • 285 milion njerëz janë të dëmtuar nga shikimi në mbarë botën: 39 milion janë të verbër dhe 246 kanë shikim të ulët. • Rreth 90% e personave që janë të dëmtuar nga shikimi jetojnë në vendet në zhvillim. • Globalisht, gabimet e pakorrigjuara të refraksionit janë shkaqet kryesore të dëmtimit të shikimit: kataraktet mbeten shkaqet kryesore të verbimit në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare. • Numri njerëzve me shikim të dëmtuar nga sëmundjet infektive është pakësuar shumë për 20 vitet e fundit. • 80% e të gjitha dëmtimeve të shikimeve mund të shmanget, ose kurohet • Llogaritet se 19 milion fëmijë janë të dëmtuar nga shikimi. Prej këtyre, 12 milion fëmijë janë të dëmtuar nga shikimi si rrjedhojë e gabimeve refraktare, një gjendje që mundet të diagnostikohet dhe korrigjohet herët. 1.4 milion janë të verbër të pa kthyeshëm për pjesën tjetër të jetës. Përkufizimet e dëmtimeve të shikimit Ka 4 nivele të funksionit të shikimit sipas ICD – klasifikimit ndërkombëtar i sëmundjeve 10: • • • • Shikim normal Dëmtim i moderuar i shikimit Dëmtim i rëndë i shikimit Verbim. Dëmtimi i moderuar i kombinuar me dëmtimin e rëndë të shikimit janë të grupuar në fjalën ulje shikimit/shikim I ulët”: shikimi ulët bashkë me verbërinë përbëjnë të gjitha dëmtimet e shikimit. 359 Pasojat e dëmtimit të shikimit Globalisht shkaqet madhore të dëmtimit të shikimit janë: • Katarakti (51%). • Gabime të pa-korrigjuara refraktive (miopia, hipermetropia, ose astigmatizëm), 43% • Katarakt, 33% • Glaukoma, 2%. Dëmtimi shikimit në 2010 konsiderohet nga OBSH një çështje madhore globale shëndetit: shkaqet e parandalueshme janë pothuajse 80% e peshës totale globale. Korrigjimi dëmtimit të shikimit është gjendja më e zakonshme ekonomike e trajtueshme në fëmijëri (Kemper, 20040).) Dëmtimet e shikimit të fëmijës janë shkaqe me rëndësi të paaftësisë së zhvillimit në fëmijëri që mund të sjellin shqetësime ekonomike dhe sociale afat gjata (CDC MMwR, 2004). Në SHBA u vlerësua se ¼ e fëmijëve të moshës shkollore vuajnë nga probleme parandaluese të shikimit që mund të ishin trajtuar nëse do kryheshin depistimi përshtatshëm dhe ekzaminimet e ndjekjes deri në momentin e fillimit të shkollës (2004). Shumë studime kanë dokumentuar se kapja e hershme e problemeve të shikimit pakëson rrezikun e ambliopisë, pakëson vonesën në zhvillim dhe maksimizon performancën shkollore (Gerali et al., 1990; Marshall et al., 2007; Simons, 1996). Çrregullimet e pa trajtuara të syve tek fëmijët si ambliopia dhe strabizëm mund të sjellin në vonesën e të lexuarit dhe një performancë jo të mirë shkollore. Për shembull një studim tregoi se fëmijët parashkollor me gabime refraktare të pakorrigjuara kanë pakësi me të rëndësishme të funksioneve vizuale motore (Roch-Levecq et al., 2008). Duke qene se sinjalet vizuale janë kyçe si të mësojnë dhe funksionojnë, dëmtimi shikimit mund të prekë të gjitha aspektet e zhvillimit të fëmijës (p.sh.: emocional, neurologjik, konjitiv dhe fizik) duke kufizuar llojet e informacionit dhe eksperiencave të fëmijës. Për rrjedhojë fëmijët me dëmtim të shikimit mund të kenë rrezik të rritur për dëmtime të tjera dhe paaftësi. P.sh.: një studim i survejancës së paaftësive të zhvillimit të SHBA (Metropolitan Atlanta Developmental Disabilities Surveillance Study) gjeti se ¾ e fëmijëve me dëmtim të shikimit në moshat 3-10 vjeç) kishin një ose më shumë paaftësi të tjera zhvillimi si: paralizë cerebrale, epilepsi, humbje dëgjimi dhe/ose vonesë mendore (CDC MMWR, 1996). Shikimi jo mirë i fëmijëve ndikon rëndë aftësinë e tyre për të mësuar. Një studim tregoi se faktorët e shikimit janë parashikues më të mirë të suksesit shkollor se gjendja social ekonomike ose raca (Vaughn et al., 2006). 360 Impakti humbjes së shikimit dhe fëmijës gjatë jetës Disa studime të kryera dokumentojnë peshën sociale dhe ekonomike tek individët, kujdestarët dhe forcën punëtore gjatë harkut të jetës (CDC MMWR, 2004; National Eye, Instituti (NEI), 2008). Sipas CDC nëse kushtet e dëmtimit të shikimit do të mbeten të pa trajtuara ato mund të kenë implikime thelbësore afat gjata për cilësinë e jetës së fëmijës dhe familjes dhe mund të kenë një peshë mbi burimet e shëndetit publik (CDC MMWR, 2005).” Në vitin 2008 progresi i rishikimit të programit Healthy people 2010 përcaktoi se kostot e gjithë jetës të shoqëruara me dëmtimin e shikimit janë përllogaritur si $601,000 për person në dollar amerikan. Kosto e shpenzimeve direkte për problemet e shikimit trefishohet nëse vlerësojmë edhe kostot lidhur me probleme në humbjen e prodhimtarisë si i rritur dhe ato personale (dëmtimi fizik, mendor dhe social) (Ko et al., 2005). Udhërrëfyesi rekomandon që në moshat 6 muajsh 2 vjeç dhe 3, 4 vjeç, 5, 6 vjeç të kryejnë një ekzaminim gjithëpërfshirës të rregullt të syve. Një studim gjeti se një ekzaminimi universal i syve tek parashkollorët mund të jetë më efektiv në diagnostikimin dhe trajtimin e ambliopisë që është problemi i syve më prevalent në fëmijëri se një program depistimi universal që mund të kryhet para hyrjes në shkollë. (Marshall and his colleagues (2007) cost-benefit analysis of vision screening methods for preschoolers and school-age children. Joish VN, Malone DC, Miller JM. Department of Pharmacy Practice and Sciences, College of Pharmacy, The University of Anzona, Tucson 85721-0284, USA). Në këtë studim krahasimi kostos së depistimit të shikimit të fëmijës u krye në tre grupe moshore fëmijët 6 dhe 18 muajsh, 3, 4, dhe 7, 8 vjeç. Të dhënat treguan se: Përfitimi total ishte më i lartë për fëmijët e moshës 3 dhe 4 vjeç dhe më pak për fëmijët e moshës 7-8 vjeç. Raporti kosto benefit ishte më lartë në grup moshat 3, 4 vjeç. Trajtimi ishte i shoqëruar me një mesatare përmirësimi në fitimin e shikimit nga 20/80 në 20/32 dhe një përmirësim i lidhur me shëndetin dhe cilësinë e jetës. Evidencat ekzistuese sugjerojnë që depistimi i shikimit duhet të kryhet jo më herët se 18 muajsh (duke përjashtuar kontrollet neonatale për probleme të lindura) dhe jo më vonë se 5 vjeç, duke qenë se mprehtësia e shikimit është më e vështirë të vlerësohet në fëmijët më të vegjël se 3 vjeç. Depistimi neonatal Evidencat tregojnë se një kontroll shikimi duhet të bëhet sa më shpejt pas lindjes dhe idealisht brenda tre muajve të parë të jetës. Personeli që kryen depistimin 361 Literatura rekomandon që depistimi primar i shikimit mund të kryhet edhe nga personeli KSHP infermier, mjekë të trajnuar për teknika të duhura depistimi. Testet e depistimit Disa studime mbi testet e përdorura për depistimin treguan se Sheridan Gardiner u konsiderua standardi artë i testeve për fëmijët e moshës 4 vjeç dhe më lart dhe simbolet LEA ishin të përshtatshme për tu përdorur me fëmijët më të vegjël: zemra, rrethi, shtëpia dhe sheshi. Linear logMAR tabela: tabelat të përdorura që të vlerësohet mprehtësia e shikimit. Linjat dhe simbolet janë vendosur në radhë që gradualisht pakësohen më madhësi nga maja në fund. Sipas udhërrëfyesit fëmijët duhen ekzaminuar për sytë nga një personel i trajnuar (pediatër i trajnuar, infermiere, etj..): • • • • një një një një herë herë herë herë midis moshës së porsalindur dhe 3 muajsh midis moshës 6 muajsh- 1 vjeç në 3 vjeç në 5 vjeç Fëmijët me faktorë rreziku për probleme shikimi mund të ndiqen me një skedë më të shpeshtë kontrollesh: • • • • • • Fëmijët me vonesë zhvillimi Fëmijët me lindje premature Fëmijët me anamnezë familjare, ose personale për probleme shikimi Fëmijët me dëmtime të mëparshme të syve përdorimi disa barnave Fëmijët me disa sëmundje si diabeti, HIV, etj… Llogaritja e kostos së shikimit Nga llogaritjet e gjetura në disa studime ne SHBA dhe Angli kosto e depistimit është rreth 10$ ndërsa kosto e depistimit dhe ndjekjes mund të jetë më e lartë deri në 100$, p.sh.: Llogaritjet janë bërë për 100 fëmijë. Nëse testi depistimit kushton 10$ për fëmijë dhe një në 10 fëmijë është depistuar për problem me syrin kosto aktuale për rast të gjetur është 100$ sepse 10 fëmijë janë depistuar për çdo 1 rast të kapur. Në këtë rast kosto totale e depistimit është 1,000$. Nëse testi depistimit përdoret vetëm në 9 fëmijë nga 100 ne kemi idealen që kjo e rrit koston e kapjes së një fëmijë në $111. 362 Matja e cilësisë së jetës Një mënyrë që ekonomistët matin përfitimet e ndërhyrjeve si depistimi i shikimit është nëpërmjet vitet jetë të përshtatur me cilësinë, ose QALY. Në kërkimet e shëndetit publik, QALY janë matja e një efekti të ndërhyrjes mbi cilësinë e jetës në një kohë të caktuar si dhe numrin e viteve të shtuara një personi nga ndërhyrja e kryer. QALY është “një kombinimi i pyetjes sa e mirë është jeta juaj dhe sa e gjatë është jeta juaj”. Zakonisht, 1 QALY i referohet 1 vit jetë në shëndet “perfekt”. Një ndërhyrje vlen kur është 5 QALYs pra 5 vite jetë të personit. Analistët e shëndetit publik e përdorin gjithashtu QALY për të llogaritur efektet ekonomike duke llogaritur dollar për QALY. Nëse trajtimi ambliopisë p.sh.: nuk e shton jetën e fëmijës mund të përmirësojë cilësinë e jetës. Studimet kanë vendosur një vlerë prej rreth 0.8 QALY në jetën e një personi që trajtohet për ambliopi. Por gjatë jetës ka një shtim rreth 80% të QALY. (Costs, benefits of child vision screening depend on predictive criteria of screening tools Ocular Surgery News U.S. Edition, March 1, 2005 Nicole Nader) Trajnimi i personelit shëndetësor Për zbatimin e disa prej rekomandimeve të udhërrëfyesit që lidhen me njohjen dhe kapjen e disa prej problemeve madhore të shëndetit fizik dhe psiko-emocional për nënën dhe vlerësimin e shëndetit dhe mirërritjes, ushqyerjes të foshnjës, etj..; nevojitet trajnimi personelit shëndetësor që ofron kujdes për mirërritjen dhe shëndetin e fëmijës në shërbimin shëndetësor parësor dhe spitalor. Për këtë nevojitet kosto për këto trajnime. Trajnimet mund të jenë të ndara në ditë sipas tematikave të mëposhtme: • Trajnimi për kurbat e rritjes 3 e ½ ditë (modeli OBSH/UNICEF) • Trajnimi për zhvillimin 3 ditë modulet për tu përgatitur • Trajnimi për kujdesin dhe këshillat për mirërritjen (siguria, shëndeti gojës, disiplina, gjumi, kujdesi për ditshëm etj..) 2 ditë (module për tu përgatitur) • Trajnimi për dëgjimin • Trajnimi për depistimin e zhvillimin Përfitimet dhe kursimet nga zbatimi udhërrëfyesit Zbatimi i këtyre rekomandimeve të reja të përditësuara do të sjelli këto përfitime: • identifikimi më i mirë i fëmijëve me probleme të rritjes dhe zhvillimit që kërkojnë kujdes shtesë; • rritja e kapjes së hershme të problemeve të zhvillimit 363 • kapja e hershme dhe trajtimi problemeve të dëgjimit • kapja e hershme dhe trajtimi problemeve të shikimit • krijimi sjelljeve të shëndetshme të lidhura me ushqyerjen aktivitetin fizik tek fëmijët Sistemi kujdesit shëndetësor dhe personeli shëndetësor kanë role jetësore për të luajtur sepse ato janë shpesh pika e kontaktit të hershëm me një fëmijë dhe mund të shërbejnë si portë hyrje për shërbimet e tjera të fëmijërisë së hershme. Personeli kujdesit shëndetësor është burim i besuar për informacion nga familjet dhe mund të japin udhëzime me rëndësi rreth: • Si të komunikohet me foshnjat dhe fëmijët • Rrugëve që të nxitet rritja më e mirë e fëmijës • Si të përballën me probleme të shpeshta zhvillimi si: gjumi, ushqyerja, disiplina, etj… • Rrugët që të pakësohen dëmtimet-aksidentet e zakonshme të fëmijërisë • Ofrimin e testeve të standardizuara zhvillimi (9 muaj, 18 muaj 2/12 vjeç) Pra: Fëmijët do të arrijnë potencialin e tyre të rritjes dhe zhvillimit, ndërsa nënat dhe baballarët do të bëhen kujdestar të vëmendshëm të gjeneratës së ardhshme. Konkretisht personeli kujdesit shëndetësor do të arrijë që të: 1. përmirësojnë njohuritë aftësitë dhe burimet për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e fëmijës me theksin në foshnjat dhe fëmijët deri 6 vjeç. 2. sigurojnë se foshnjat dhe fëmijët të marrin kujdes për mirërritjen dhe shërbime zhvillimi dhe që fëmijët e vegjël nga 3 vjeç deri në hyrjen në shkollë të jenë të zhvilluar dhe përgatitur mirë për suksesin në shkollë dhe në jetë. 3. ndihmojnë në krijimin e një familje të dashur të përgjegjshme që mbështetet nga komuniteti. 4. arritjen e detyrave të zhvillimit në fëmijëri lidhur me aftësitë sociale, kompetencat, autonominë, empatinë, vetë-besimin. 5. parandalojnë dhe pakësojnë prapambetjen në gjatësi dhe përmirësojnë rezultatet e zhvillimit për fëmijët më të brishtë dhe fëmijët me nevoja të veçanta. 6. pakësojnë keq-ushqyerjen, vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë e fëmijëve deri 5 vjeç nëpërmjet masave parandaluese. 364 BIBLIOGRAFIA AAP, The Bright Futures: Guidelines for Health Supervision of Infants, Children, and Adolescents, Third Edition, 2008 A Greig, E Constantin, S Carsley, and C Cummings, Canadian Paediatric Society, Community Paediatrics Committee: Preventive health care visits for children and adolescents aged six to 17 years: The Greig Health Record – Executive Summary Paediatr Child Health. 2010 March; 15(3): 157–159. PMCID: PMC2865953 NSW Department of Health 2011, Child and Family Health Nursing Professional Practice Framework 2011–2016 United Nations General Assembly, Status of the Convention on the Rights of the Child: Report of the Secretary-General, United Nations, New York, A/65/206, 2 August 2010. Shonkoff, Jack P., et al., From Neurons to Neighborhoods: The science of early childhood development, National Academy Press, Washington, D.C., 2000. Heckman, James J., ‘Skill Formation and the Economics of Investing in Disadvantaged Children’, Science, vol. 312, no. 5782, 30 June 2006, pp. 1900–1902. Meaney, Michael J., ‘Epigenetics and Biological Definition of Gene x Environment Interactions’, Child Development, vol. 81, no. 1, January–February 2010, pp. 41– 79. Tang, Akaysha C., et al., ‘Programming Social, Cognitive and Neuroendocrine Development by Early Exposure to Novelty’, Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America, vol. 103, no. 42, 9 October 2006, pp. 15716–15721. Grantham-McGregor, Sally, et al., ‘Developmental Potential in the First 5 Years for Children in Developing Countries’, Lancet, vol. 369, no. 9555, 6 January 2007, pp. 60–70. Belsky, Jay, et al., ‘Socioeconomic Risk, Parenting During the Preschool Years and Child Health Age 6 Years’, European Journal of Public Health, vol. 17, no. 5, 14 December 2006, pp. 511–512. Maggi, Stefania, et al., ‘Knowledge Network for Early Childhood Development: Analytic and strategic review paper. International perspectives on early childhood development’, Human Early Learning Partnership, University of British Columbia, 365 for the World Health Organization’s Commission on the Social Determinants of Health, December 2005, pp. 7–8, 10–13. Evans, Mariah D. R., et al., ‘Family Scholarly Culture and Educational Success: Books and schooling in 27 nations’, Research in Social Stratification and Mobility, vol. 28, no. 2, June 2010, pp. 171–197. Maggi, Stefania, et al., ‘Knowledge Network for Early Childhood Development’; Walker, Susan P., et al., ’Inequality in Early Childhood: Risk and protective factors for early child development’, Lancet, vol. 378, no. 9799, 23 September 2011, pp. 1330–1331. Cabrera, Natasha J., Jacqueline D. Shannon and Catherine Tamis-LeMonda, ‘Fathers’ Influence on Their Children’s Cognitive and Emotional Development: From toddlers to pre-K’, Applied Development Science, vol. 11, no. 4, 2007, pp. 208–213. Straus, Murray A., and Mallie J. Paschall, ‘Corporal Punishment by Mothers and Development of Children’s Cognitive Ability: A longitudinal study of two nationally representative age cohorts’, Journal of Aggression, Maltreatment & Trauma, vol. 18, no. 5, July–August 2009, pp. 459–483. Irwin, Lori G., Arjumand Siddiqi and Clyde Hertzman, ‘Early Childhood Development: A powerful equalizer – Final report for the World Health Organization’s Commission on the Social Determinants of Health’, Human Early Learning Partnership, Vancouver, June 2007. Heckman, James J., ‘Skill Formation and the Economics of Investing in Disadvantaged Children’, Science, pp. 1900–1902. Bradley, Robert H., and Robert F. Corwyn, ‘Socioeconomic Status and Child Development’, Annual Review of Psychology, vol. 53, February 2002, pp. 371–399. Grantham-McGregor, Sally, et al., ‘Developmental Potential in the First 5 Years for Children in Developing Countries’ Lancet, p. 62. Woodhead, Martin, et al., ‘Equity and Quality?: Challenges for early childhood and primary education in Ethiopia, India and Peru’, Working Papers in Early Childhood Development 55, Bernard van Leer Foundation, The Hague, November 2009. Lake, Anthony, ‘Early Childhood Development – Global action is overdue’, Lancet, vol. 378, no. 9799, 8 October 2011, pp. 1277–1278 Child development in developing countries 3 Strategies to avoid the loss of developmental potential in more than 200 million children in the developing world Patrice L Engle*, Maureen M Black*, Jere R Behrman, Meena Cabral de Mello, Paul J Gertler, Lydia Kapiriri, Reynaldo Martorell, Mary Eming Young, and the International Child Development Steering Group† Lancet 2007; 369: 229–42 Kohli T. Impact of home-centre based training programme in reducing developmental deficiencies of disadvantaged children. Indian J Disab Rehab 1990; 4: 6574. PubMed UNICEF. 2005 Global thematic report: integrated early child development. http:// www.unicef.org/earlychildhood/index_resources.html. (accessed Jan 8, 2006). 366 Landry SH, Smith KE, Swank PR. Responsive parenting: Establishing early foundations for social, communication, and independent problem-solving skills. Developmental Psychology 2006; 42: 627-642. CrossRef | PubMed Heckman JJ. Skill formation and the economics of investing in disadvantaged children. Science 2006; 312: 1900-1902. CrossRef | PubMed Currie J. Early childhood intervention programs: what do we know?. J Econ Perspec 2001; 15: 213-238. PubMed Karoly L, Greenwood P, Everingham S, et al. Investing in our children: what we know and don’t know about the costs and benefits of early childhood interventions. Santa Monica, CA: Rand Corporation, 1998. Brooks-Gunn J, Fuligni A, Berlin L. Early child development in the 21st century: profiles of current research initiatives. In: College T, ed. . New York: Columbia University, 2003. http://www.unicef.org/earlychildhood/index_resources.html. (accessed Jan 8, 2007). Grantham-McGregor S. Linear growth retardation and cognition. Lancet 2002; 359: 542. Full Text | PDF(43KB) | CrossRef | PubMed Pelto G, Dickin K, Engle P. A critical link: interventions for physical growth and psychological development. Geneva: Dept of Child and Adolescent Health and Development, WHO, 1999. Engle PL. Early child development: Should we have global indicators? In: Kolsteren P, Hoeree T, Perez-Cueto A, eds. Promoting growth and development of under fives. Proceedings of the International Colloquium. ITG Press, Antwerp, 2001: 23—39. MacMillan HL, Thomas BH, Jamieson E, et al. Effectiveness of home visitation by public-health nurses in prevention of the recurrence of child physical abuse and neglect: a randomised controlled trial. Lancet 2005; 365: 1786-1793. Summary | Full Text | PDF(137KB) | CrossRef | PubMed UNICEF, UNAIDS, USAID. Children on the brink. Washington DC: USAID, 2004. Engle PL, Dunkelberg E. ECD and HIV/AIDS: the newest programming and policy Knowles J, James C, Behrman J. Economic returns to investing in youth, the transition to adulthood in developing countries: selected studies. Washington DC: National Academy of Science-National Research Council, 2005 Colletta N, Satoto , Sockaling-Ham S, Zeitlan M. The child development milestone chart: An approach to low cost programming in Indonesia. Early Child Dev Care 1993; 96: 161-171. PubMed Dos Santos I, Gonclaves H, Halpern R, Victora C. Pilot test of the child development of the IMCI “counsel of the mother” module. Study results and recommendations. Pelotas, Brazil, 1999. 367 Minkovitz CS, Hughart N, Strobino D, et al. A practice-based intervention to enhance quality of care in the first 3 years of life: the healthy steps for young children program. JAMA 2003; 290: 3081-3091. CrossRef | PubMed Brown B, Weitzman M, Bzostek S, et al. Early Child Development in Social Context: A Chartbook, The Commonwealth Fund. 2004;Pub 778. Available at: http:// www.fpg. unc.edu /~eco/pdfs/chartbook_quick_download.pdf. Accessed December 18, 2008 Council on Children with Disabilities; Section on Developmental Behavioral Pediatrics; Bright Futures Steering Committee; Medical Home Initiatives for Children with Special Needs Project Advisory Committee. Identifying infants and young children with developmental disorders in the medical home: an algorithm for developmental surveillance and screening. Pediatrics. 2006;118:405-420: Erratum in: Pediatrics. 2006;118:1808-1809 Dworkin PH. 2003 C. Anderson Aldrich Award Lecture: Enhancing developmental services in child health supervision—An idea whose time has truly arrived. Pediatrics. 2004;114:827-831. Available at: http:// pediatrics. aappublications. org/cgi /content/ full/ 114/3/827. Accessed December 18, 2008 Earls M, Hay S. Setting the stage for success: integrating developmental and behavioral screening and surveillance in primary care into primary care practice. Pediatrics. 2006;118:e183-e188 Glascoe FP, Dworkin PH. The role of parents in the detection of developmental and behavioral problems. Pediatrics. 1995;95:829-836 Regalado M, Halfon N. Primary care services: promoting optimal child development from birth to three years. Arch Pediatr Adoles Med. 2001;155:1311-1322. Available at: http://archpedi.ama-assn.org/cgi/content/full/155/12/1311. Accessed December 18, 2008 Squires J, Nickel RE, Eisert D. Early detection of developmental problems: strategies for monitoring young children in the practice setting. J Dev Behav Pediatr. 1996;17:420-427 Triggs EG, Perrin EC. Listening carefully. Improving communication about behavior and development. Recognizing parental concerns. Clin Pediatr. 1989;28:185192 National Center on Birth Defects and Developmental Disabilities. The Child Development and Public Health page. Available at: http://www.cdc.gov/ ncbddd/child/ development.htm. Accessed December 18, 2008 National Center on Birth Defects and Developmental Disabilities. The Pediatric Developmental Screening Flow Chart page. Available at: http://www.cdc.gov/ ncbddd/ child/ screen_provider. htm#chart. Accessed September 29, 2005 Dr. Lori G. Irwin Dr. Arjumand Siddiqi, Dr. Clyde Hertzman Early Child Development A Powerful Equalizer, Final Report (ECDKN), 2007 WHO www.Rourke Baby Record.ca 368 Aneks nr. 1 TEORITË MBI ZHVILLIMIN E FËMIJËS Pesha në lindje Pesha e fëmijëve në lindje në Shqipëri është në përgjithësi normale. Ajo mesatarisht shkon në 3,400 gr. Meshkujt e kanë peshën në lindje pak më të lartë se femrat. Nuk do të thotë që ata fëmijë që lindin nën 3,400 gr nuk janë normalë. Ekziston një kufi për peshën në lindje dhe shkon në 2,500 gr. Për fëmijët që lindin mbi këtë peshë themi se kanë peshë normale. Fëmijët që lindin me peshë më të ulët se 2,500 gr themi se janë të parakohshëm ose prematurë. Pesha e fëmijës në lindje është e lidhur me disa shkaqe të njohura si: zgjatja e shtatzënisë, gjendja, ushqyerja, puna, mosha e nënës. Rëndësi kanë dhe sëmundjet që nëna mund të ketë kaluar veçanërisht gjatë shtatzënisë. Pjesërisht, pesha në lindje ka lidhje edhe me madhësinë e trupit të prindërve. Pesha jo shumë e madhe nuk do të thotë gjithmonë se është shenjë dobësie. Rënia e peshës pas lindjes Pas lindjes foshnja ka një rënie të lehtë në peshë. Kjo rënie zgjat për 3-5 ditë. Nga dita e tretë ose e pestë foshnja fillon të fitojë në peshë dhe arrin peshën e lindjes. Gjatë ditëve të para ai humbet nga 150 deri në 300 gram. Në rastet kur fëmija humbet më shumë se 300 gr dhe kur pesha e lindjes nuk është rifituar deri në ditën e 10-të ose të 12-të, duhet parë shkaku. Shtesat e rregullta në peshë Duke marrë parasysh humbjen gjatë ditëve të para të jetës, shtesa në peshë gjatë gjithë muajit të parë është prej rreth 600 gram. Nga muaji i parë deri në të dytin foshnja shton 800-900 gram. Pas muajit të dytë shtesat mujore pakësohen lehtësisht. Kështu një fëmijë normal nga muaji i 5-të dhe i 6-të shton rreth 500 gram në muaj, kurse nga muaji i 10-të dhe i 12-të shton rreth 300 gram në muaj. Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Gjithashtu duhet të theksohet se një fëmijë që lind nën peshën normale e shton më shpejt peshën, ndërsa fëmija që lind me peshë të madhe, zakonisht e shton më ngadalë. Tabelë orientuese: Muaji 1-rë muaji 2-të muaji 3-të/4-t muaji 5-të/6-të muaji 7-të - 9-të muaji 10-të - 12-të 600 900 750 600 450 300 gram gram gram gram gram gram 369 Gjatësia në lindje Gjatësia e foshnjës në lindje është mesatarisht rreth 50 cm. Meshkujt në lindje janë pak më të gjatë se femrat. Pavarësisht nga kjo janë normalë edhe ata fëmijë që lindin mbi 47 cm. Nën këtë limit kemi të bëjmë me fëmijë të parakohshëm në lindje. Rritjet në gjatësi gjatë vitit të parë Sa më i vogël është fëmija, aq më e shpejtë është rritja e tij në gjatësi. Mjafton të themi se gjatë gjithë vitit të parë foshnja ka një rritje në gjatësi prej 20-25 cm. Në fund të vitit të parë fëmija arrin 70-75 cm. Shtesat mujore gjatë vitit të parë: Në lindje 1 muajsh 2 muajsh 3 muajsh 4 muajsh 5 muajsh 6 muajsh 7 muajsh 8 muajsh 9 muajsh 10 muajsh 11 muajsh 12 muajsh 50 cm 52 cm 54 cm 57.5 cm 61 cm 63 cm 65 cm 66 cm 67.5 cm 69 cm 70 cm 71 cm 72 cm Kjo tabele i referohet fëmijës që ka lindur me gjatësi 50 cm. Rritjet në gjatësi pas vitit të parë Pas vitit të parë rritja e fëmijës në gjatësi vazhdon të jetë mjaft e ndjeshme, megjithëse ajo bëhet më e ngadalshme. Në fund të vitit të dytë fëmija ka një gjatësi që shkon nga 81 deri në 84 cm. Në fund të vitit të tretë gjatësia e fëmijës shkon nga 90 deri në 92 cm. Pas vitit të tretë fëmija zgjatet mesatarisht 5-6 cm në vit. Koka e fëmijës Koka e fëmijës së porsalindur duket më e madhe në krahasim me gjatësinë e trupit të tij. Madhësia e kokës së fëmijës ka rëndësi të njihet që në lindje si dhe më vonë gjatë zhvillimit të tij. Ndryshimet e dukshme duhet të vërehen nga prindërit. Përmasat e kokës jashtë standardit, më e madhe ose më e vogël, flasin për çrregullime të zhvillimit të trupit dhe veçanërisht të trurit. 370 Madhësia e kokës vlerësohet zakonisht me madhësinë e rrethit të saj që quhet ndryshe perimetër. Rrethi i kokës matet me metër shirit duke filluar nga balli, mbi vetulla, deri në pjesën e pasme të kokës ku është pjesa më e dalë e kokës. •Zhvillimi fizik përfshin rritjen fizike në peshë dhe gjatësi, daljen e dhëmbëve, perimetrin e kokës. •Zhvillimi motor përfshin aftësitë e fëmijës të lëvizë dhe kontrollojë pjesë të ndryshme të trupit. Motorika grose/e muskujve të mëdhenj – Aftësitë e lëvizjes, p.sh.: fëmija i porsalindur qëndron me këmbë dhe duar të mbledhura, nuk mban kokën, më tej ngre kokën dhe në 3 muaj e mban mirë atë, 6 muajsh qëndron ulur, 8 muajsh zvarritet dhe 1 vjeç ecën. b- Motorika fine – Aftësitë manipuluese, të gjitha aktivitetet motore fine (p.sh.: të shkruarit, ngrënia, vizatimi, veshja, etj..) ndërtohen mbi katër aftësi të rëndësishme. Këto katër aftësi duhet të mësohen përpara se një fëmijë mund të kalojë në një detyrë/aftësi më të komplikuar. Ato janë: •Kapja objekteve •Arritja e objekteve •Lëshimi, heqja e një objekti me vullnetin e tij •Rrotullimi i kyçit në drejtime të ndryshme Zhvillimi i kontrollit muskular ndodh sipas këtij modeli tek çdo fëmijë: 1.Cefalokaudal/nga koka në këmbë: forcimi i kockave (osifikimi) dhe zhvillimi muskular përparon nga koka në këmbë. Fëmija në fillim mëson të kontrollojë muskujt që mbajnë kokën dhe qafën dhe më tej trungun, më vonë ato që lejojnë të lëvizi, gjymtyrët. Muskujt për të ecur zhvillohen të fundit. 2.Proksimodistal/qendër-periferi: forcimi i kockave dhe zhvillimi muskular që fillon me përmirësimin e kontrollit të muskujve të pjesës qendrore të trupit, gradualisht duke u zhvendosur në pjesët periferike, ekstremitetet (krahët dhe këmbët). Kontrolli i kokës dhe qafës arrihet përpara se fëmija mund të kapë një objekt me gishtin e madh dhe gishtin e parë (kapja pincë, ose pozicioni gisht i madh-gisht i parë i dorës). 3.Përsosja: zhvillimi muskular përparon nga i përgjithshëm në specifik, në aktivitetet si të motorikës grose/motorikës të muskujve të mëdhenj, ashtu edhe ato të motorikes fine. Duke përsosur aftësitë e tija të motorikës fine, p.sh.: një fëmijë dy vjeç mund të përpiqet të hedhë topin, por arrin një kontroll të shkurtër në distancë; i njëjti fëmijë brenda pak viteve, mund të kapë një top tenisi mbi një pjatë me shpejtësi dhe siguri. Po kështu mund të krahasohen për të parë aftësitë e motorikës fine, përpjekjet për tu vetë ushqyer të një fëmije 3 vjeçar me një 8 vjeçar. 371 •Zhvillimi konjitiv përfshin zhvillimin e inteligjencës në përgjithësi, si dhe njëkohësisht zhvillimin e perceptimit, përqendrimin, memorien, të folurin dhe të zhvilluarit e të menduarit për koncepte të thjeshta abstrakte. Zhvillimi konjitiv, ka të bëjë me zgjerimin e intelektit të fëmijës dhe aftësive mendore. Konjicioni, përfshin, njohjen, përpunimin dhe organizimin e informacionit dhe më tej përdorimin sipas nevojës të këtij informacioni. Procesi konjitiv përfshin aktivitete të tilla mendore si: zbulimi, interpretimi, klasifikimi dhe kujtimi i informacionit. Në fëmijët më të rritur kjo kupton vlerësimin e ideve, gjykimin, zgjidhjen e problemeve, kuptimin e rregullave dhe koncepteve, të menduarit përpara, si dhe parashikimi i mundësive dhe pasojave. Zhvillimi konjitiv është një proces ndërveprimi në vazhdimësi midis fëmijës dhe objektit, apo ngjarjeve që ndodhin përreth. Në vitet e para (deri dy vjeç) fëmija është i pajisur me një inteligjencë që quhet sendore-motore. Kjo është një inteligjencë thjesht praktike, e cila zhvillohet në sajë të eksperiencave konkrete (duke luajtur dhe manipuluar objektet). Më tej fëmija fiton inteligjencën simbolike. Kjo është një inteligjencë abstrakte që mbështetet mbi mendimin. •Zhvillimi emocional përfshin zhvillimin e një sërë emocionesh drejt të tjerëve dhe vetvetes. •Zhvillimi social përfshin tipet e të mësuarit të sjelljes që aftëson çdo njeri të lidhet nga ana shoqërore me të tjerët dhe të rregullojë jetën në komunitet. Zhvillimi emocional dhe social, është një fushë e gjerë që përfshin mënyrën si fëmijët ndjejnë vetveten dhe marrëdhëniet e tyre me të tjerët. Ai i referohet sjelljes së fëmijëve dhe përgjigjes që ato kanë për të luajtur dhe kryer aktivitete të ndryshme, lidhjet me prindërit, kujdestarët dhe marrëdhëniet me vëllezërit, motrat, miqtë. Rolet gjinore, pavarësia, moraliteti, besimi, pranimi i rregullave dhe ligjeve, janë aspekte bazë të zhvillimit personal dhe social. Familja me vlerat e saja kulturore është gjithashtu një faktor në konturimin e zhvillimit social të fëmijës dhe përcakton shumë edhe personalitetin e fëmijës. Zhvillimi të folurit, komunikimi, nxjerrja e tingujve, fjalëve, gjuha Gjuha shpesh përcaktohet si një sistem simbolesh, gojore, të shkruara dhe me gjeste (përshëndetje, vështrime, dridhje). Ky është një sistem që i lejon njerëzve të komunikojnë me njëri-tjetrin. Zhvillimi normal i gjuhës është i rregullt dhe ecën sipas një radhe. Ai varet nga pjekuria si dhe nga mundësitë për të mësuar. Viti i parë të jetës quhet faza para gjuhësore. Kjo është një periudhë kur fëmija është krejtësisht i varur nga lëvizjet e trupit dhe tingujt pa fjalë si të qarit, të qeshurit, për të plotësuar nevojat dhe ndjenjat e tij. Kjo pasohet nga stadi gjuhës, apo i të folurit, ku të folurit bëhet rruga kryesore e komunikimit. Fjalët dhe rregullat gramatikore arrihen kur fëmijët fitojnë aftësinë për ti kthyer mendimet e tyre në ide me anën e të folurit. 372 Gurët/Etapat kyçe të Zhvillimit Zhvillimi i fëmijës përparon sipas STADEVE/ETAPAVE KYÇE, që kalojnë sipas të njëjtit rregull, pavarësisht nga ambienti njerëzor. Për shembull fëmija ecën fillimisht me duar e këmbë, pastaj ngrihet në këmbë, kap një objekt pa vullnet dhe pa e kuptuar, më vonë ai zgjedh me vullnetin e tij dhe kupton sendet e ndryshme. Etapat kyçe të zhvillimit, (development milestones), janë shkallët, apo periudhat kryesore të arritjeve në zhvillimin e aftësive motore, sociale, konjitive dhe të folurit të një fëmije. Ato tregojnë se cilat shkallë janë kaluar më parë dhe afërsisht parashikojnë kufirin kohor të moshës së fëmijës. Për shembull, pothuajse çdo fëmijë flet fjalën e parë midis 12 muajve, qëndron ndenjur rreth moshës 5-6 muajsh. Këto arritje (qëndrimi ndenjur, fjalët e para) janë vetëm dy nga një numër i konsiderueshëm treguesish tjerë të sjelljeve në progresin e zhvillimit të fëmijës. Dështimi i një, ose më shumë etapash kyçe të zhvillimit që ndodh brenda një hapësire kohore të arsyeshme tregon nevojën për të vëzhguar me kujdes dhe sistematikisht fëmijën sepse mund të ketë probleme zhvillimi. Ka rëndësi radha në të cilën fëmija fiton këto aftësi zhvillimi dhe jo mosha e tyre e saktë në muaj dhe vite. Etapa e përshtatshme në secilën fushë zhvillimi është një indikacion i rëndësishëm se fëmija po ecën drejt një zhvillimi të vazhdueshëm. Në zhvillimin e gjuhës p.sh.: nuk ka rëndësi sa fjalë flet fëmija në moshën dy vjeç. E rëndësishme është se fëmija ka përparuar nga belbëzimi, ose (fjalët e deformuara) në prodhimin e fjalës. Një fëmijë dy, ose tre vjeçar që ka përparuar në këto stade zakonisht prodhon fjalë dhe fjali brenda një periudhe kohe të arsyeshme. 373 TEORITË MBI ZHVILLIMIN E FËMIJËS Shumë autorë që ndërmarrin studimin e zhvillimit të fëmijës nisen nga fakti që ai është një proces i thjeshtë dhe pa komplikacione, por kjo gjë është shumë larg realitetit. Fakti që konsiderohet i thjeshtë është e lidhur ndoshta me faktin e studimeve shumë të pakta mbi një argument të tillë, në fakt, me përjashtimet e duhura, në përgjithësi studimi i zhvillimit të fëmijës nuk ka qenë objekt dhe nuk ka pasur kujdesin që meritonte nga ana e kërkuesve. Ndër vite janë propozuar teori të ndryshme rreth zhvillimit por vetëm vitet e fundit disa kërkime i kanë vërtetuar, ose jo këto teori. Meqenëse nuk është e mundur as ti referohemi një teorie të plotë mbi zhvillimin dhe as të japim një shpjegim të qartë të të gjithë mekanizmave të përfshira, është e vlefshme të ekzaminohen disa nga hipotezat që janë propozuar. Duke bërë kështu mund të arrihet një njohuri më e thellë rreth zhvillimit të fëmijës, gjë e cila mund të ndryshojë edhe opinionet tona rreth kësaj çështjeje. Të gjithë teoritë mbi zhvillimin e fëmijës kapin dy ekstreme. Nga njëra anë qëndron ideja se i porsalinduri është plotësisht i pastër dhe që truri i tij është si një fletë bosh. Sipas kësaj teorie çdo koncept formohet nëpërmjet mësimit, dhe njohja e botës së jashtme dhe eksperiencat e ndryshme lënë gjurmë mbi këtë fletë të bardhë të trurit. Në të kaluarën teori të tilla ishin 374 në bazë të një procesi edukimi shumë të rreptë për fëmijët por tani nuk përkrahen më gjerësisht. Nga ana tjetër është teoria që të gjitha aftësitë e njohjet përmbahen në tru dhe me rritjen e tij ato manifestohen progresivisht sipas një radhe zhvillimi të paracaktuar. Një vizion i tillë thekson kapacitetin e brendshëm të sistemit nervor dhe mohon influencat e eksperiencave mjedisore. Maturimi/pjekuria është gjithçka! Kjo teori e mbështetur nga Gesell ka pasur shumë përkrahës në fillim të këtij shekulli por dhe tani përkrahet gjerësisht. Megjithatë një pikëpamje e tillë i bën mjekët të ndërmarrin një sjellje pasive kundrejt atyre fëmijëve që paraqesin vështirësi në zhvillim, duke parë që në bazë të kësaj teorie, fëmijët mund të fitojnë aftësitë “e munguara” vetëm kur truri të jetë pjekur mjaftueshëm dhe në pritje që kjo të ndodhë nuk është e nevojshme të bëhet asgjë. Asnjëra nga këto dy teori ekstreme, është sot e besueshme. Përfundimet mbi rëndësinë relative të natyrës dhe edukimit, nuk janë shumë produktive. Ajo që kërkohet është të arrihet të kuptohen të gjitha mekanizmat relative të zhvillimit njerëzor. Ndërsa rriten njohuritë fillojmë të kuptojmë që pjekuria e sistemit nervor dhe rezultatet e eksperiencave me botën e jashtme janë të lidhura ngushtësisht. Thellimi në secilën nga teoritë e mëdha mbi zhvillimin e fëmijës të çon drejt një vizioni të përbashkët e të pranueshëm. TEORIA E GESELL-it MBI ZHVILLIMIN E FËMIJËS Arnol Gesell ka qenë themeluesi i Child Development Center (Qendra e Zhvillimit të Fëmijës) në Universitetin e Yale-it në SHBA dhe frymëzuesi i tij për shumë vite. Gesell me bashkëpunëtorët e tij ka vëzhguar, filmuar e regjistruar përgjigjet, sjelljet e të porsalindurve dhe fëmijëve të vendosur në kushte standard të paracaktuara. Analizimi i të dhënave të tilla ka qenë baza e përshkrimeve, parimeve e hipotezave të propozuara nga ai mbi mekanizmin e zhvillimit të fëmijëve. Përshkrimi i dhënë nga Gesell e bashkëpunëtorët mbi zhvillimin e fëmijës është nga më të plotët e stimuluesit që ekziston. Ata kanë arritur në konkluzionin që përgjigjet e ndryshme dhe modelet e sjelljes zhvillohen gradualisht. Disa nga përgjigjet mund të përcaktohen si të një natyre permanente, kjo do të thotë që në qoftë se shfaqet një karakteristikë ajo persiston si një karakteristikë konstante e repertorit të sjelljes së fëmijës, kështu që mungesa e shfaqjes së saj në moshën e caktuar është tregues i një vonese në zhvillim. Përgjigje të tjera mund të përcaktohen si të një natyre të përkohshme, shfaqen pra për një periudhë kohe të kufizuar dhe zëvendësohen më pas nga një tip tjetër përgjigjeje. Mungesa e një përgjigjeje të përkohshme në moshën kur është e parashikueshme të shfaqet mund të tregojë: a. një vonesë në zhvillim, përgjigja shfaqet më vonë; b. një zhvillim te përshpejtuar; në këtë rast përgjigjet e përkohshme janë shfaqur më herët dhe janë zëvendësuar tashmë me të tjera; c. një përgjigje e dobët, e tillë që të kalojë pa u vënë re. 375 Për Gesell-in shfaqjet e zhvillimit vërehen nëpërmjet kanaleve të ndryshme si: • funksioni motorikës globale dhe fine, • adaptimi, • gjuha, • marrëdhëniet sociale. Kjo nën-ndarje ndihmon të analizohet zhvillimi dhe është ndjekur më vonë nga modifikime të ndryshme nga shumë kërkues. Gesell-i megjithatë ka dashur të nënvizojë se megjithëse kjo nënndarje mund të jetë e dobishme për qëllime përshkruese, për të kuptuar në mënyrë të plotë zhvillimin që pëson një fëmijë është e rëndësishme që ky të merret në konsideratë në tërësinë e tij dhe në evolucion progresiv. Në bazë të vëzhgimeve të tij Gesell kuptoi uniformitetin e këtij procesi dhe mendoi që ai duhej të zhvillohej në bazë të parimeve të sakta: a. zhvillimi ndjek një sekuencë të përcaktuar; b. zhvillimi shfaqet në formë progresioni cefalokaudal; c. zhvillimi evoluon nga aftësitë e pa-diferencuara globale në të tjera të saktësuara dhe të përsosura. Këto principe janë konsideruar në mënyre relative të pandryshueshme. Më pas shumë kërkues i kanë interpretuar si ligje që fëmijët duhet të ndjekin gjatë zhvillimit; dhe kjo ka sjellë në rekomandimin e mëposhtëm: Fëmijët që paraqesin variacione gjatë pjekurisë të tyre u duhet përsëritur sekuenca e mëparshme e procesit të zhvillimit në rendin e duhur në mënyrë që të piqen e zhvillohen normalisht. Gesell duke qenë një pediatër ka shkruar për të ndihmuar pediatrit e tjerë në punën e tyre klinike. Si rrjedhojë duke përshkruar stadet e zhvillimit dhe duke përcaktuar principet, i ishte afruar konceptit të një metode diagnostikimi. Anomalia më rëndësishme që mund të diagnostikohet është natyrisht vonesa në zhvillim por ka edhe të tjera, si p.sh.: a) anomalia e cilësisë së rendimetit; b) persistenca e shtuar e përgjigjeve të përkohshme, c) sekuenca të çrregullta zhvillimi. Gesell arriti në përfundimin që proceset e zhvillimit që shfaqen pasqyrojnë pjekurinë e sistemit nervor qendror. Kjo hipotezë ka dalë nga vëzhgimet dhe punët eksperimentale që i takojnë asaj kohe dhe mund të ndahen në dy grupe të dallueshme. Grupi i parë i studimeve tregon që përgjigjet dhe veprimet zhvillohen pavarësisht restriksionit. Vëzhgimet janë bërë në fëmijë të fashuar, larvat e bretkosave të anestetizuar dhe zogj në kafaz. Në të gjitha këto raste fëmijët ecnin, larvat notonin dhe zogjtë fluturonin kur liheshin të lirë. Interpretimi i këtyre vëzhgimeve ishte që pjekuria e 376 sistemit nervor vazhdonte gjatë kohës së “restriksionit/frenimit” çdo aftësi e veçantë ishte tashmë e pranishme dhe gati për përdorim në kohën e duhur; zhvillimi varej nga pjekuria. Këto studime nuk kanë ekzaminuar deri në fund cilësinë e procesit të formimit të aftësive në këto rrethana, efektin e frenimit mbi aspekte të tjera të zhvillimit dhe vlerën e eksperiencave që individi do të kishte po të mos i ishte nënshtruar këtij frenimi/kufizimi. Këto tregojnë që pjekuria e sistemit nervor është e rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve motore, por nuk është e justifikueshme që në bazë të këtyre provave, të arrish në përfundimin se procesi i maturimit është i vetmi faktor i rëndësishëm në zhvillimin e funksioneve motore, ose të shumë aspekteve të tjera të zhvillimit. Grupi tjetër i punimeve eksperimentale nxjerr në pah se ushtrimi i një aftësie të veçantë në një fazë më përpara se sa shfaqja e saj normale nuk e shpejton atë. Janë ndërmarrë shumë studime në të cilat një prej dy binjakeve monoovulare i është nënshtruar procesit të mësimit dhe ushtrimit të parakohshëm të një funksioni, dhe kur të dy binjakët janë ekzaminuar në një moshë të mëvonshme ai i “ushtruari” kishte të njëjtat aftësi motore si ai i pa ushtruar. Ngrihet hipoteza se aftësitë zhvillohen, pavarësisht ushtrimit të tyre ose jo, kur sistemi nervor është gati. Prandaj zhvillimi varet nga pjekuria e sistemit nervor. Bëhet fjalë padyshim për vëzhgime të rëndësishme dhe është e arsyeshme të mendosh që një nivel i caktuar i funksionit neurologjik është i nevojshëm në mënyrë që të zhvillohet një aftësi e caktuar, por perfundime të tilla në fakt janë aplikuar shumë më gjerësisht dhe në mënyrë shumë më rigide se sa duhet. Pikat e dobëta të teorisë së Gesell-it mbi zhvillimin e fëmijës janë: nuk janë ndërmarrë kërkime të mjaftueshme për të mbështetur konkluzionet e 377 arritura, megjithëse këto rrjedhin nga përshkrime të shkëlqyeshme; Gesell-i thekson aspektin motor të zhvillimit mbi anët e tjera të zhvillimit dhe në fund thekson shumë më tepër se ç’ duhet konceptin e maturimit. Pikat e forta lidhen me përshkrimet klinike të kujdesshme, konceptin e vazhdueshmërisë dinamike të zhvillimit dhe mundësinë e aplikimit klinik për diagnozat. Teoria e Gesell-it u intereson më shumë mjekëve ndërsa ajo e Piaget më shumë pedagogëve dhe mësuesve. Teoria e Piaget mbi zhvillimin e fëmijës Piaget, me origjinë zvicerane, është marrë pikësëpari me zoologji, iu dedikua me vonë studimit të psikologjisë, duke revolucionarizuar linjën e përgjithshme të mendimit mbi zhvillimin konjitiv të fëmijërisë. Puna e tij bazohet mbi vëzhgime tërësisht të detajuara dhe të sakta të kryera mbi fëmijë e mbi të gjitha mbi fëmijët e tij; rezultatet e të cilave të analizuara me kujdes i kanë dhënë mundësinë të provojë përfundimet e tij nëpërmjet metodave eksperimentale të thjeshta. Kontributi i tij më i madh ishte shpjegimi që i bëri ai iracionalitetit të sjelljes “racionale/të arsyeshme” të fëmijës. Megjithatë ai nuk u përqendrua tek emocionet, motivimi dhe ndikimi i mjedisit në zhvillimin e fëmijës. Edhe kur ai flet rreth zhvillimit të sjelljes morale fokusohet në proceset konjitive të përfshira në të. Një karakteristikë tjetër e tij ishte se nuk merrte parasysh ndryshimet individuale të fëmijëve meqenëse merrej vetëm me përparimin normal të zhvillimit. Piaget është interesuar për raportin shkak-efekt të çdo veprimi dhe të çdo përgjigjeje duke u përpjekur të kuptojë se çfarë këto të fundit përfaqësonin për fëmijën dhe se sa e ndihmonin të përshtatej me ambientin e tij duke qenë i bindur që një ambientim i tillë ishte një karakteristikë thelbësore e zhvillimit. Metodat dhe arsyetimi të ndjekur nga ai do të kuptohen më mirë duke marrë në konsideratë mënyrën se si trajtohet koncepti i pjekurisë së objektit. “Koncepti maturim i objektit” konsiston në të parët e objektit si një entitet në realitetin e tij, i pranishëm dhe i lëvizshëm në hapësirë dhe që persiston në kohë. Ai ekziston pavarësisht çdo lloj aktiviteti nga ana e observuesit, ose e një personi tjetër, si p.sh.: pavarësisht nga të shikuarit, të manipuluarit, të nuhaturit ose të dëgjuarit. Kur një individ arrin në konceptin e maturimit të objektit si një entitet i ndarë arrin të konceptojë edhe karakteristikat e veta, në krahasim me veten e tij. Piaget ka përshkruar fazat e mëposhtme nëpërmjet të cilit fëmijët arrijnë në këtë koncept të pjekurisë: Faza e parë dhe e dytë: Objekti përcakton përshtypjet sensoriale që mund të përceptohen nga fëmija. Vëzhgimi i tij i vazhdueshëm (ose të prekurit, të nuhaturit, të dëgjuarit) stimulohet nga kënaqësia që sjell, ndjenja e vetes edhe kur objekti nuk është më. Faza e tretë: Fëmija fillon ta nxjerrë objektin nga koha dhe hapësira 378 nëpërmjet një numri manovrash: (a) ai tregon një “përshpejtim viziv” të lëvizjeve të objektit; (b) e kërkon megjithëse ky është një kërkim i vagët në të gjithë zonën; (c) ai luan “është dhe s’është”, e shikon objektin, e largon, pastaj e shikon përsëri dhe e gjitha kjo në mënyrë të vazhdueshme, (d) e parashikon objektin si të tërë kur vëzhgon vetëm një pjesë të tij; (e) heq një pengesë për ta parë. Faza e katër: Kërkon një objekt të fshehur me një shkallë më të lartë sofistikimi. Faza e pestë: Përqendron kërkimin e tij në vendin ku e kishte parë objektin për herë të fundit. Faza e gjashtë: kërkon objektin duke marrë parasysh vendet ku mund të jetë fshehur. Në këtë mënyrë tregon që ka fituar aftësinë të jetë i vetëdijshëm që objektet ekzistojnë pavarësisht nga ai. Në këto konkluzione Piaget arriti pas observimeve të shumta të kujdesshme si p.sh.: kjo: “Zhaklina 7 muajsh kërkon të marrë një rosë plastike të vendosur mbi mbulesën e saj; gati e ka kapur; axhitohet e rosa bie afër saj; bie pikërisht afër dorës së saj por mbrapa një palosje të çarçafit. Sytë e Zhaklinës e kanë ndjekur lëvizjen ndërsa dora e saj ishte e shtrirë, por sapo rosa zhduket nuk ndodh asgjë tjetër. Nuk e kërkon pas palosjes së çarçafit, do ta kishte shumë të lehtë ta bënte (shtrëngon mekanikisht rosën pa e kërkuar aspak)”. Metodat e thjeshta por shumë të sakta të ideuara nga Piaget dhe nga bashkëpunëtorët e tij mund të ilustrohen nëpërmjet përshkrimit të investigimeve të tij për të njohur sasinë. Ekzaminuesi modelon një top plasteline dhe subjekti që merret në shqyrtim modelon një tjetër të njëjtë. Një top mbahet si kampion referimi dhe tjetra deformohet në mënyra të ndryshme. Fëmijës i thuhet të thotë nëse është i njëjti material, nëse ka peshë dhe volum të njëjtë. Eksperimente të këtij lloji kanë treguar që në fillim nuk ekziston asnjë lloj kuptimi mbi ruajtjen e lëndës, vëllimit, peshës, pastaj ka një periudhë kalimtare gjatë së cilës disa transformime njihen dhe pastaj me në fund vjen një fazë që të gjitha transformimet njihen. Njohja e ruajtjes së lëndës (konservimi) ndodh zakonisht nga mosha 8-10 vjeç, ajo e peshës 10-12 vjeç dhe ajo e vëllimit pas 12 vjetëve. Mbështetur në numrin e konsiderueshëm të dhënave Piaget ka bazuar përshkrimet e proceseve dhe modeleve të zhvillimit të arsyetimit konjitiv në fëmijëri. Zhvillimi konsiderohet si ndërveprim i katër proceseve: 1.Pjekuria/Maturimi. Diferencimi dhe përsosmëria e sistemit nervor qendror. 2. Eksperienca. Ndërveprimi me botën fizike. 3.Transmetimi social. Efekti i kujdesjeve dhe edukimit mbi natyrën e eksperiencës. 4. Ekuilibri. Autokontrolli. 379 Thelbi i zhvillimit është parë, nën një profil biologjik, si një përshtatje e individit me ambientin. Gjatë zhvillimi diferencimi ndodh nëpërmjet dy fazave të adaptimit të quajtura: (a)asimilimi që konsiston në kapacitetet individuale për të pranuar dhe integruar eksperiencat; Asimilimi është procesi me anë të të cilit përshtatet informacioni i ri në skemat ekzistuese. Asimilimi arrihet kryesisht nëpërmjet lojës së fëmijës (b)akomodimi që konsiston në ndryshime, përshtatje që rrjedhin nga eksperiencat. Akomodimi (rregullimi) është procesi i krijimit të një skeme të re, ose ndryshimi i një skeme ekzistuese, me qëllim që të krijohet hapësirë për një ngacmues, apo eksperiencë të re. P.sh.: një kub i vendosur përpara fëmijës provokon stimuj vizivë dhe taktilë që asimilohen dhe janë këto që provokojnë si përgjigje akomodimi përqendrimin viziv, manipulimin dhe foninë. Akomodimi = Personi hedh Topin. Asimilimi = Topi shkon tek rrjeta e koshit. Piaget foli për ndërveprimin konstant që nevojitet midis këtyre dy proceseve për një të nxënë efektiv. Sipas Piaget, bashkëveprimi dhe balanca e procesit të asimilimit dhe akomodimit, i quajtur ekuilibër, janë përgjegjëse për zhvillimin intelektual të fëmijës. Fëmija përpiqet të kuptojë gjithmonë informacionin që merr dhe përpiqet ta lidhë atë me diçka që ai di. Kur këto dy procese nuk janë në balancë, sipas komenteve të Piaget, sjellin si rezultat imitimin. Kjo ndodh sepse fëmija është i hutuar dhe po përpiqet të kuptojë 380 situatën në mënyrën më të mirë që ai njeh. Fëmijët që luajnë të njëjtën lojë apo të njëjtin rol në mënyrë të përsëritur, bazuar në diçka që kanë parë, mund të jenë thjesht duke imituar. Asimilimi është vendosja e informacionit të ri në skemat ekzistuese Akomodimi është rishikimi i strukturave mendore që të krijohen skema të reja Zhvillimi mund të përcaktohet si një proces i vazhdueshëm që ndërtohet hap pas hapi duke ndjekur një linjë hierarkike. Çdo fazë e tij kërkon një periudhë të caktuar kohe, për tu aktualizuar, perfeksionuar dhe për tu bërë më në fund baza për hapin tjetër. Kjo linjë mendimi çon në diferencimin e karakteristikave horizontale dhe vertikale. Kur del përpara një detyrë e re që kërkon të njëjtin nivel organizimi me atë të mëparshmin atëherë kemi të bëjmë me një shtrirje horizontale zhvillimi, por kur një detyrë e re kërkon një nivel organizimi më të madh se sa ajo më përpara, atëherë thuhet se kemi të bëjmë me një shtrirje vertikale zhvillimi. Zhvillimi është dinamik që do të thotë se fëmija nuk është kurrë asgjë por gjithmonë bëhet diçka. Veprimet janë të rëndësishme në teorinë e Piaget sepse janë shprehje të proceseve cerebrale, ndërsa mendimet janë “veprime të brendshme”. Piaget dhe bashkëpunëtorët e tij kanë treguar që çdo proces arsyetimi çon në një tjetër të mëpasshëm më kompleks. Ato kanë përshkruar stadet e mëposhtme të zhvillimit me nën-stadet e tyre dhe i kanë organizuar në renditje kronologjike. 381 STADI SENSITIV/ -MOTOR/ SHQISOR-LËVIZOR (nga lindja deri afër 2 vjet) Në një farë mënyre kjo periudhë përfshin fëmijën në tërësinë e tij; ai fiton aftësinë të zotërojë botën që e rrethon, duke u mësuar të bashkëjetojë me eksperiencat sensoriale, të kënaqë nevojat e veta fizike dhe të përdorë aftësitë e tij për tu shprehur e komunikuar. Gjatë kësaj periudhe përveç kësaj mëson të perceptojë ambientin e tij dhe të kontrollojë veprimet e tij. Nën-stadet e kësaj periudhe janë: 1. përdorimi i veprimeve reflektive (0-1muaj) 2. zhvillimi i veprimeve të zakonshme (1-4 muaj) Një përgjigje përsëritet derisa ajo bëhet një skemë e stabilizuar. Ky është fillimi i një përsëritje sekuencash, përsëritja e një përgjigjeje quhet veprim në formë rrethi. Veprimet që zhvillohen në këtë periudhë quhen reaksione rrethore primare, ato sjellin si rezultat shfaqen e veprimeve të para të vullnetshme. 3. koordinimi i veprimeve (4-8 muaj), p.sh.: shikimi dhe kuptimi. Reaksionet rrethore primare shtrihen përtej kënaqjes së nevojave imediate bazë, në mënyrë të tillë që të kenë dhe funksione dytësore të përcaktuara, reaksionet rrethore dytësore çojnë në mundësinë e zhvillimit të funksioneve të imitimit, lojës, emocionit. 4. koordinimi i skemave dytësore në të cilën eksperiencat e mëparshme përdoren për të influencuar veprimet (8-12 muaj) Ky është një stad tranzicioni i rëndësishëm në të cilin mundësia më e madhe që ka fëmija për të lëvizur ka një ndikim të madh. Ajo hap përmasa të reja si aftësinë për të njohur shenjat, për të parashikuar përgjigjet e për të observuar. 5. diferencimi i skemave të veprimit në të cilën zbulohen gjëra të reja nëpërmjet eksperimentimit (12-18 muaj). Reaksionet rrethore zhvillohen më tej në një stad të tretë në të cilin veprimet e përsëritura ndryshohen qoftë nga kontakti me objekte të reja qoftë nga eksplorimi i qëllimshëm i objektit. 6. Interiorizimi i skemave në të cilën të gjitha veprimet e mëparshme bëhen pjesë e përgjigjeve automatike spontane (18 muaj e më vonë). Nën-stadi i fundit përfshin përgjigjen e tretë dhe më komplekse të arritur në periudhën e zhvillimit sensitivo-motor. E para është vërejtur në stadin e katërt dhe konsistonte në koordinimin e skemave ekzistuese dhe familjare, përgjigja e dytë vërehet në stadin e pestë dhe konsiston në eksperimentimin për të zbuluar modele të reja për ti përdorur në skema pre-ekzistente. Në këtë nën-stad zgjidhjet e mundshme për situata të reja vlerësohen brenda vetes përpara se të vihen në jetë, skemat ekzistuese interiorizohen dhe ajo që mendohet më e përshtatshme zgjidhet për të vepruar përballë provave të reja. Në këtë periudhë fëmija bëhet i ndërgjegjshëm për ekzistencën në mënyrë të pavarur të objekteve dhe në një fare mase edhe të identitetit të tij. Këto ndryshime janë thelbësore për zhvillimin e personalitetit të tij dhe të marrëdhënieve sociale. 382 Aneks nr. 2 Udhëzues i intervistës me prindërit/ nënën Model interviste • Cili ka qenë reagimi juaj i parë pasi u bëtë prindër, përshkruani si u ndjetë/ çfarë provuat në ato momente/çfarë ju kujtohet rreth kësaj periudhe/ cilat kanë qenë ndjenjat që ju kanë shoqëruar, me kë kontaktuat. (në ditët e para? në muajin e pare, në vazhdim?) çfarë nevojash kishit? • Si jeni ndjerë, si po përshtateni me kushtet e reja të prindërimit? • Për nënën: A keni bërë ndonjë kontroll ekzaminim pas lindjes? • A keni diskutuar me mjekun rreth çështjeve që lidhen me planifikimin familjar gjatë këtij ekzaminimi? Po me e partnerin tuaj? • Cilat kanë qenë/ janë shqetësimet tuaja, si i keni adresuar ato? • Sa dhe si e keni mbështetur njëri-tjetrin? • Sa të përfshirë jeni ju në ofrimin e kujdesit të përditshëm të fëmijës (në procese të tilla si ushqyerja, larja, mbikëqyrja, veshja – zhveshja, shërbime tualeti, kujdesi për gjumin, shërbimet shëndetësore, aktivitete social – edukative, në lojëra, zbavitje etj..), cilat janë kontributet tuaja në familje, përshkruani aktivitetet tuaja ditorë në familje, kohën që kaloni me fëmijën? • Sa të përfshirë jeni fizikisht dhe emocionalisht në këtë proces, sa të përfshirë janë baballarët? • Mendoni se detyrat dhe përgjegjësitë në familjen tuaj janë ndarë në mënyrë të barabartë, nëse jo, shpjegoni arsyet? • Përshkruani disa prej roleve tuaja në familje, cilat janë kërkesat që dikton roli juaj si nënë/baba, përshkruani pengesat që ju hasni për të përmbushur detyrat që ju dikton roli juaj? • A mund të më përshkruani një ditë tuajën të zakonshme? • Sa dhe si ndikon roli juaj gjinor në këtë proces, po pritshmëritë për detyrat që burojnë nga këto role gjinore? • Cilët faktorë sipas jush pengojnë përfshirjen e barabartë të nënave dhe baballarëve në çështjet që lidhen me kujdesin ndaj fëmijëve? • Ç’ mendoni për ecurinë dhe zhvillimin e fëmijës? • Çfarë ju ka thënë obstetri lidhur me rifillimin e aktiviteteve tuaja të përditshme normale pas lindjes? • Çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj, rutina, angazhimi juaj, koha e lirë, etj..? • Cilat janë sistemet tuaja të mbështetjes për të përballuar detyrat dhe përgjegjësitë e reja? • Cilat prej sistemeve të mbështetjes kanë qenë më të dobishme për ju 1. Mikro-sistemi (sistemi brenda familjes, bashkëshorti, të afërmit, familja e zgjeruar, miqtë, fëmijët e tjerë). 2. Mezo-sistemi (ofruesit e shërbimeve shëndetësore, sociale). • Cilat janë perceptimet tuaja rreth disponueshmërisë dhe cilësisë së këtyre shërbimeve? 383 Aneks nr. 3 PYETËSORI I PRINDËRVE PËR PËRCAKTIMIN E NEVOJAVE TË TYRE NË VIZITËN E FËMIJËS PËR KONTROLLIN E RRITJES DHE ZHVILLIMIT Të kuptuarit e nevojave të fëmijës tuaj gjatë vizitës së sotme I dashur prind, Gjatë punës tonë në qendrën shëndetësore kërkojmë të përmirësojmë kujdesin që ofrohet për fëmijën dhe familjen tuaj. Për të na ndihmuar të mësojmë rreth nevojave tuaja, ju lutem kushtoni pak kohë për t`ju përgjigjur pyetjeve më poshtë: I. Nevoja për kujdes të veçantë shëndetësor për fëmijën tuaj Fëmija juaj a ka ndonjë nevojë speciale shëndetësore (përfshirë problemet mjekësore kronike si astma, të mësuarit, ose probleme të sjelljes, apo probleme të tjera shëndetësore për të cilat ai/ajo merr shërbime të veçanta si: këshillimi, terapia, ose analiza, ekzaminime të shpeshta mjekësore, etj..)? r Po r Jo II. Gjatë vizitës së sotme unë do dëshiroja të: 1. Kuptoja më mirë zhvillimin e fëmijës tim dhe çfarë të pres prej tij/saj më tej r Po r Jo 2. Diskutoj ndonjë ndryshim që mund të kem rreth fëmijës tim. r Po r Jo a. Gjumi b. Disiplina c. Ushqyerje d. Të tjera 3. Diskutoj dhe të shtoj më mirë fuqitë dhe punë time si prind. r Po r Jo 4. Shkëmbej vlerat dhe tradita që janë të rëndësishme për mua dhe familjen time r Po r Jo 5. Të marr me vete materiale të shkruara rreth gjërave që unë mund të kem 384 nevojë për ndihmë. r Po r Jo 6. Të mësoj mbi burimet në komunitet që mund të më ndihmojnë mua dhe familjen time. r Po r Jo III. Ju lutem shënoni edhe ndonjë pyetje të veçantë tjetër që ju dëshironi të diskutoni sot Ju Faleminderit Emri i Qendrës shëndetësore/ konsultorit të fëmijës: Emri Personelit Shëndetësor që do kryej vizitën _________________ Emri pacientit____________________________ Data sot:____________________ 385 Lista e kontrollit para vizitës Qendra jonë kërkon mendimin dhe ndërhyrjen tuaj! Ne e kemi krijuar këtë formular që t`ju ndihmojmë të fokusoni vizitën tuaj mbi këto çështje që ju i gjeni më me rëndësi. Ju lutem kontrolloni çështjet që doni t`ju drejtohemi sot si dhe ato çështje që ju mendoni se po i bëni më mirë ndaj fëmijës tuaj si prind. Gjërat që unë i kam kuptuar dhe i bëj mirë si prind Gjërat që unë dua të diskutoj sot Të ushqej fëmijën tim q q Të kuptoj se çfarë duhet të pres më tej nga fëmija im q q Menaxhoj sjelljen e fëmijës tim q q Të ndihmoj fëmijën tim të flejë si duhet q q Të krijojë një mjedis të sigurt për fëmijën tim q q Të përdor burimet në komunitet që të ndihmoj fëmijën tim q q Të mbështes zhvillimin e të folurit dhe gjuhës së fëmijës tim q q Të ndihmoj fëmijën tim të përshtatet me të familjen time tjerët; të përshtatet me të tjerët jashtë familjes q q Të ndihmojë familjen time të përballet me stresin q q Të ndihmojë fëmijën të mësoj nëpërmjet lojës dhe të jenë fizikisht aktiv q q Menaxhimin e humorit të fëmijës tim q q Menaxhimin e nevojave të veçanta shëndetësore të fëmijës tim q q 386 387 388