prospekt turistik - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Transcription

prospekt turistik - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E TREGTISË DHE INDUSTRISË
KOSOVA
PROSPEKT TURISTIK
1
Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Monumenti i Heroit kombëtar Gjergj KastriotitSkënderbeu, (1405-1468), në Prishtinë
2
Shtatorja e humanistes Shqiptare Gonxhe
Bojaxhiu-Nëna Terezë (1910-1997), në Prishtinë
Republika e Kosovës gjendet në mes të Evropës Jug-Lindore, shtrihet mes paraleles 42° e 44° të
hemisferës veriore të Tokës dhe mes meridianit 20° e 22°, duke zënë pozitë qendrore në Gadishullin
Ballkanik. Kosova paraqet nyje të rëndësishme të lidhjes midis Evropës së Mesme dhe asaj Jugore,
Detit Adriatik dhe Detit të Zi. Sipërfaqja e Kosovës është 10 908 km2 .
Kosova ka mbi 2 milion banorë. Popullsia ka këtë përbërje: 92% shqiptar, 8% të tjerë (serbë, turq,
boshnjak, romë, ashkalinjë ).
Gjuhë zyrtare: gjuha Shqipe dhe serbe. Gjuha boshnjake, turke dhe rome kanë statusin e gjuhëve
zyrtare në nivel komunal.
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
3
Hyjnesha në Fron
Trashëgimia kulturore
Kosova paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë etnokulturore, materiale e shpirtërore të periudhave
të ndryshme historike. Me karakteristikat dhe veçoritë e tyre, dallohen për nga shumëllojshmëria e
cilësive, vlerave dhe e rëndësisë së vet historike.
Trashëgimia kulturore Republikës së Kosovës paraqet një mozaik të kulturave të periudhave të
ndryshme historike të kushtëzuara nga rrethanat historike, sociale, ekonomike e fetare. E tërë vlera
artistike si trashëgimi i takon stileve dhe karaktereve të ndryshme, bartës të së cilës ishin banorët
autokton, shqiptarët dhe të tjerët që jetuan në këtë hapësirë.
4
Prishtina, Kryeqyteti i Republikës së Kosovës
5
Ulpiana
Qytet antik i ndërtuar në shekullin e II-të, në kohën e sundimit të mbretit Trojan. Nga mbishkrimet
e gjetura në këtë qytet (gërmadhë) mund të kuptohet se Ulpiana ishte qyteti më i bukur i Dardanisë
Ilirike. Në këtë vend janë gjetur shumë gjëra të rëndësishme arkeologjike që shpjegojnë jetën dhe
veprimtaritë në atë kohë. Gjësendet e gjetura si monedha, enë qeramike, armë, bizhuteri etj, janë
të vendosura në Muzeun e Kosovës.
6
Kalaja në Novo Bërdë
Është vendbanim i vjetër dhe i njohur me
Kalanë dhe Xeheroren. Kalaja është ndërtim i vjetër që lulëzimin e vet e kishte në
shekujt XIV-XV. Novo Bërda kishte rreth 40
000 banorë dhe konsiderohej nga vendba-
nimet e mëdha. Vizitorit i ofron njohuri
për mënyrën e krijimit të vendbanimit,
strategjinë e vendosjes dhe prioritetet
ekonomike të kohës që kanë ndikuar në
zhvillimin e tyre.
Manastiri i Graqanicës është
objekt fetar ortodoks. Në
arkitekturën e tij vërehet
shfrytëzimi me mjeshtri të lartë
i hapësirës, gurit dhe tjegullave.
Në stilin e tij arkitektonik
vërehet konstruktimi i pullazit
me numër të konsiderueshëm
kubesh dhe gjysmë kubesh. U
ndërtua në vitin 1321.
Manastiri i Graqanicës
7
Kisha katolike në Letnicë
Gjendet në afërsi të
Prishtinës, është e
ndërtuar në shekullin
XIV-të nga sulltan
Pajaziti.
Gjatë kohës është
rrënuar dhe rinovuar
disa herë. Herën e
fundit është rinovuar
në vitin 1850 nga
Murshid Pasha, ndërsa
pamjen e sotme e ka
nga viti 1909.
Tyrbja e Sulltan Muratit
8
Xhamia e madhe - Prishtinë
Manastiri i Deçanit
9
Hamami i Prizrenit
Hamami i Prizrenit u ndërtua në shek XVI dhe paraqet vepër arkitektonike dhe kulturore e
cila flet për mënyrën e organizimit të jetës në të kaluarën.
Ura e Gurit është
ndërtuar në vitin
1534 nga Ali Beu.
Quhet
e
Gurit
sipas materialit të
ndërtuar. Gjendet
në qendër të qytetit
të Prizrenit. Dallohet
me arkitekturën e
vet dhe është ura
më monumentale
jo vetëm për qytetin
e Prizrenit. Ofron
përjetime të veçanta
për të kaluarën
urbanistike.
10
Ura e Gurit- Prizren
Ura e Gurit - Vushtrri
Urë e gurit gjendet në qytetin e lashtë të Vushtrrisë i takon epokes mesjetare.
Ura ka nëntë harqe, e ndërtuar në shekullin XIV.
Sahat kulla gjendet në qendër
të Prishtinës, është ndërtuar
në vitin 1764, karakterizohet
me arkitekturë interesante të
ko¬hës, në të gjendet kambana
e sjellë nga Rumania.
Sahat Kulla
11
Shtëpia Muze e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Lidhja shqiptare
e Prizrenit
U mbajt në Prizren,
më 10 qershor 1878,
u organizua nga
patriot e intelektual
të kohës- të të gjitha
trojeve shqiptare, të
cilët kishin formuar
një program politik,
ushtarak e kulturor
për mbrojtjen e
trojeve shqiptare dhe
formimin e shtetit
autonom shqiptar.
12
Çarshia vjetër e Gjakovës
Gjendet në qendër të qytetit me një numër të konsiderueshëm dyqanesh ku mund të blihen
suvenire dhe punime të ndryshme artizanale.
Kullat e bukura
shqiptare kanë
arkitekturë
karakteristike
të
shekullit
XVIII-XX dhe
gjenden
në
shumë
vise
të Kosovës, si
në Dukagjin,
Drenicë, Shalë,
Kaçanik etj.
Kullë tradicionale shqiptare
13
Kompleksi i Jasharajve - Skenderaj
Kompleksi i lagjes Jasharaj ndodhet në fshatin Prekaz përkatësisht në kilometrin e dytë
nga qyteti i Skenderajt, ofron njohuri për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shërben
si shembull unikat i sakrificës dhe flijimit për Liri dhe Atdhe. Në afërsi të kompleksit janë
varrezat e dëshmorëve ku është i varrosur edhe komandanti legjendar Adem Jashari.
14
Varri i Dr. Ibrahim Rugovës
Varri i Presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, liderit të lëvizjes paqësore dhe
artikuluesit të kërkesave të shqiptarëve për Lirinë Pavarësinë dhe Demokracinë e vendit,
gjendet në lagjen Velania në Prishtinë, dhe është vendi më i vizituar nga shumë vizitor dhe
personalitete të njohura botërore.
15
Artizanatet
Kanë një traditë të gjatë pothuaj
në të gjitha qytetet. Prizreni, Peja
dhe Gjakova dallohen për punime
filigrani, argjendi, bakri, mesingu,
argjile, druri, tekstili etj.
16
Veshje kombëtare shqiptare
Veshje kombëtare e komunitetit boshnjak
Veshje kombëtare e komunitetit serb
17
Atraksionet Natyrore
Ndryshueshmëria klimatike, pedologjike dhe hidrografike kanë ndikuar dhe ndikojnë në begatinë
dhe shumëllojshmërinë e botës bimore dhe shtazore. Komplekset e bukura dhe atraktive malore me
natyrën e tyre magjepse, siç janë Bjeshkët e Nemuna (Alpet Shqiptare), Malet e Kopaonikut, Sharrit,
Karadakut, Çyçavicës etj. Bukurinë dhe begatinë e natyrës së Kosovës ia shtojnë edhe burimet e
shumta hidrografike të cilat karakterizohen me rrjedha dhe gryka të bukura lumenjsh, burimet e
ujërave termale, liqene, ujëvara, shpella etj. Vlen të ceket sidomos bukuria atraktive e Ujëvarës së
Mirushës me 16 katarakte e me liqe të një pas njëshme, burimi i Drinit të Bardhë, Bifurkacioni i
Nerodimes, Shpella e Gadimes, liqenet artificiale (Ujëmanit, Batllavës, Radoniqit, Badovcit etj.). Këto
janë vetëm disa nga atraksionet dhe bukurit e natyrës së Republikës së Kosovës të cilat ofrojnë
mundësi të mira për aktivitete të ndryshme turistike.
18
Gryka e Rugovës
Gryka e Rugovës gjendet afër
Pejës në rrugën për Plavë dhe
Guci. Ofron pamje mahnitëse për
vizitorin. Nga masa shkëmbore
dalin shumë burime që së bashku
me lumin me ujë të kthjellët dhe
të pastër ia shtojnë edhe më tepër
bukurinë dhe e bëjnë vend atraktiv
për kamping, peshkim, alpinizëm
etj.
19
Bjeshkët e Rugovës
20
Motive nga fshati
21
Bjeshkët e Nemuna
22
Brezovica
Qendra turistike ,,Brezovica” gjendet në malet e Sharrit, në lartësi mbidetare 1718-2522
metra me një sipërfaqe prej 2500 hektar. Gjatësia e shtigjeve të rregulluara për skijim është
rreth 40 kilometra . Distanca nga Prishtina është 60 km.
23
Bogaj
Qendër turistike malore veçmas, për turizëm dimëror - sportiv. Gjendet në perëndim të Kosovës
dhe regjionit të Pejës, ka shtigje të shumta për skijim. Gjatë verës shfrytëzohet sidomos për
piknik dhe për turizëm vikendi.
24
Bjeshka e Belegut
25
Zapllugjë
Gjendet në lumin
Mirusha,
kaskadat
mes liqeneve të cilat
krijojnë ujëvara me
pamje të bukura
paraqesin atraksion
të
veçantë
dhe
mjaft tërheqës për
vizitorin.
26
Kanjoni i Mirushës
Burimi i Drinit të Bardhë
Burimi i lumit Drini i Bardhë gjendet afër fshatin Radavc rreth 11 km larg qytetit të Pejës.
Paraqet burimin më të fuqishëm karstik në Kosovë, në afërsi të burimit krijon ujëvarën e bukur
me lartësi 30m. Është ndër motivet më të bukura hidrografike në Kosovë.
27
Shpella e Gadimës
Gjendet në fshatin Gadime e Ulët, në kilometrin e dhjetë nga qyteti i Lypjanit. Gjatësia e
kanaleve të aftësuara për vizitor është 1350 metra. Shpella e mermerit me bukuritë e sajë
mahnitëse paraqet monument të rrallë natyror. Brendia e saj është e zbukuruar me stalaktite
dhe stalagmite që paraqesin atraksion të rrallë turistik.
28
Parku i Gërmisë
Gjendet në periferi të Prishtinës. Ambienti i pastër dhe i ruajtur, biodiversiteti i begatshëm,
bënë që të shfrytëzohet nga një numër i madh i qytetarëve për piknik, ecje, vrapim etj.
Liqeni i Batllavës
Liqeni i Batllavës gjendet 25 kilometra nga Prishtina, ambienti rrethues i tij ofron mundësi
të mira për piknik, peshkim, gjueti, kamping etj.
29
Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Arsimi
Shkolla e parë shqipe në Kosove është hapur nga priftërinjtë Shqiptar në fshatin Stubëll në vitin
1584 në Malësinë e Karadakut. Me 1913 mësimi shqip u ndalua nga regjimi Jugosllav. Shkolla e
lartë në Prishtine u hap në vitin 1958. Universiteti i Prishtinës u themelua me 1970, i cili tani ka 15
fakultete, shtat shkolla te larta.Universiteti tani punon sipas Deklaratës se Bolonjës. Institucionet
shkencore janë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti
i Historisë etj. Biblioteka Kombëtare dhe universitare e Kosovës është themeluar me 1944 ne
Prizren. Institucionet kulturore janë: Teatri Kombëtar i Kosovës, Muzeu i Kosovës, Arkivi i Kosovës,
Filarmonia e Kosovës, Kosovafilmi, Ansambli Shota, Instituti për mbrojtjen e monumenteve të
Kulturës etj.
Në Kosovë krahas sistemit publik funksionon edhe sistemi privat i arsimit që ofron studime
shkencore profesionale dhe artistike, para dhe pasdiplomike.
Ekonomia
Politika ekonomike e Republikës së Kosovës
synon drejt një sistemi të tregu të lirë. Në këtë
kontekst, korniza ligjore është e hartuar në atë
mënyrë që siguron përmbushjen e standardeve
evropiane të konkurrencës. Ekonomia e tregut,
e hapur dhe me konkurrencë të lirë është bazë
e rregullimit ekonomik. Republika e Kosovës ka
sistem të sigurt bankar, sistem efikas tatimor,
me prioritet në zhvillimin e sektorit privat.
30
Si të vijmë në Kosovë?
Rrugëve Ajrore:
Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ndodhet 15 km në jugperëndim të Prishtinës
Rrugëve tokësore
Nga Shqipëria: Vërmica, Morina dhe Qafë Prushi;
Nga Maqedonia: Hani i Elezit dhe Glloboçica;
Nga Mali i Zi: Gryka e Çakorit dhe Zhlebi
Nga Serbia: Merdari, Dheu i Bardhë, Muqibaba, Jarinje, Gazivoda
Për të ardhur në Kosovë duhet të keni pasaportë valide (nuk nevojitet viza).
Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës
Tel: + 381 38 5958 123
www.airportpristina.com
Kosovaairlines
Tel. +381 38 249 185
www.flyksa.com
Valuta : Euro përdoret si valutë zyrtare
Koha lokale GMT 1 (GMT+2 fundi i Marsit – fundi i Tetorit)
Elektriciteti 220 volt
Largësitë nga kryeqyteti
Prishtinë - Mitrovicë
36 km
Prishtinë - Pejë
82 km
Prishtinë – Gjakovë
86 km
Prishtinë – Prizren
74 km
Prishtinë - Ferizaj
35 km
Prishtinë - Gjilan
46 km
Prishtinë - Shkup
86 km
Prishtinë - Tetovë (Maqedoni)
106 km
Prishtinë – Prizren - Tiranë (Shqipëri)
330 km
Prishtinë – Podujevë – Beograd (Sërbi)
360 km
Prishtinë – Pejë – Podgoricë (Mali i Zi)
298 km
Telefona me rëndësi :
Policia
92 / 112
Zjarrfikësit
93
Ndihma e parë
94
31
Botues:
Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë
Departamenti i Turizmit

Similar documents