përmirësoni vendimet tuaja financiare
Transcription
përmirësoni vendimet tuaja financiare
Udhëzues praktik për bizneset e vegjël PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE Si të vlerësoni rreziqet dhe mundësitë e huamarrjes në monedhë të huaj RRETH KËSAJ BROSHURE Broshura jep këshilla, por në fund, jeni ju ata që do të vendosni. Broshura ju sugjeron: shihni mundësitë që ekzistojnë, por mos ndërmerrni rreziqe tepër të mëdha apo rreziqe që nuk i kuptoni. Në të do të gjeni: • Këshilla të qarta për masa konkrete që mund të merrni për të forcuar biznesin tuaj • Një rregull praktik të përgjithshëm dhe tre instrumente të thjeshta që ju ndihmojnë të përmirësoni vendimet tuaja financiare • Shembuj realistë që shpjegojnë konceptet e financimit dhe mënyrën e përdorimit të instrumenteve • Rekomandime tejet të vyera dhe ide të dhëna në formën e “kujtesave” • Gjëra të rëndësishme që duhet t’i bëni dhe gjëra g që nuk duhet t’i bëni, të theksuara anash faqeve • Një listë praktike kontrolli të gjërave që duhet të keni parasysh përpara se të vendosni të merrni një hua në monedhë të huaj g Shënim Informacioni që përmban ky dokument është parë nga EFSE DF me vëmendjen e duhur. Megjithatë, EFSE DF nuk mban asnjë përgjegjësi apo garanci për përshtatshmërinë, saktësinë dhe plotësinë e informacionit të paraqitur këtu. EFSE DF rezervon të drejtën për të ndryshuar apo amenduar në çdo kohë dhe pa njoftuar më parë informacionin që jepet. EFSE DF nuk jep asnjë garanci, të shprehur apo të nënkuptuar, në lidhje me përshtatshmërinë e këtij dokumenti për një qëllim apo përdorim të caktuar. Stampim Publikuar nga EFSE Development Facility Koncepti, faqosja dhe litografi: IPC në emër të EFSE Development Facility © 2013 EFSE Development Facility 2 Ky dokument nuk trajton domosdoshmërisht çdo temë të rëndësishme apo të gjitha aspektet e temave që trajton dhe nuk do të përditësohet. Informacioni në këtë dokument nuk përbën investim, këshilla ligjore, këshilla për taksat, apo këshilla të tjera. Informacioni është përgatitur pa marrë paraysh rrethanat individuale financiare apo rrethana të tjera të personave që do të marrin dokumentin. HYRJE Cilin opsion do të zgjidhnit Imagjonini sikur te bëni blerje për inventarin tuaj dhe sipas llogarive tuaja, për ta bërë këtë, duhet të merrni hua 6 milion lekë shqiptare (L). Banka juaj ju ofron dy opsione: ose një hua në lekë me një interest efektiv vjetor prej 15 % ose një hua në euro me interes efektiv vjetor prej 8 %. Të dy huatë janë të shlyeshme me 12 këste të barabarta për një periudhë 12 mujore, me norma interesi fikse, dhe me të gjitha kushtet e tjera të njëjta. Kë do të zgjidhnit, huanë në lekë apo huanë në euro? Me siguri, instinkti prej sipërmarrësi ju thotë që të zgjidhni huanë në euro. Në fund të fundit, përse të paguani një normë më të lartë interesi për një hua në lekë, kur mund të merrni të njëjtën sasi me po- thuaj gjysmën e çmimit në euro? Por, nga ana tjetër, huanë në euro do t’u duhet ta shlyeni dhe vlera e lekut përkundrejt euros mund të bjerë. Çështja shtrohet: a është e mundur që zhvlerësimi të shkaktojë një dëm kaq të madh brenda një periudhe të shkurtër kohe? Po, është e mundur! Vendimi i gabuar mund të ishte i kushtueshëm dhe mund të vërë në rrezik edhe suksesin e biznesit tuaj! Të marrim një shembull konkret: Në rast se huanë e keni marrë në Korrik të vitit 2009 dhe keni zgjedhur ta merrni në euro, vendimi për të mos e marrë huanë në lekë do t’u kishte kushtuar 100,000 lekë më shumë se sa po të kishit zgjedhur një hua në monedhën e vendit. Pra, mos duhet që të shmangni plotësisht marrjen e kredive në monedha të huaja? Po të kishit marrë të njëjtën hua në euro saktësisht tre vjet më parë, pra, në Korrik të vitit 2012, do të kishit kursyer pothuaj 135,000 lekë, krahasuar me një hua të barazvlershme në lekë. Pra, shihet qartë se huatë në monedhë të huaja në vetvete mbartin jo vetëm rreziqe, por ofrojnë edhe mundësi të mëdha. Ky shembull ilustron dilemën me të cilën përballeni ju si sipërmarrës në Shqipëri. Në fakt, puna mund të jetë edhe më e vështirë: ndonjëherë e vetmja zgjidhje që mund të keni është që ose ta merrni huanë në monedhë të huaj, ose të hiqni fare dorë nga investimi, për shembull, në rastin e financimeve afatgjata në aktive të qëndrueshme. Në një skenar të tillë, kostoja e marrjes së vendimit të gabuar mund të jetë edhe më e lartë. Këste mujore të huasë (huatë në euro përkundrejt huave në lekë, shuma të njëjta të huasë në datat e lëvrimit) ALL Huaja e parë e marrë në fillim të muajit Korrik 2009 Huaja e dytë e marrë në fillim të muajit Korrik 2012 580.000 560.000 Këstet për huatë në lekë 540.000 520.000 Këstet për huanë e parë në euro (në lekë) 500.000 Këstet për huanë e dytë në euro (në lekë) 7/09 8/09 9/09 10/09 11/09 12/09 1/09 2/09 3/09 4/09 5/09 6/09 7/12 8/12 9/12 10/12 11/12 12/12 1/12 2/12 3/12 4/12 5/12 6/12 3 GJËRAT BAZË Gjërat bazë Në rast se doni të përmirësoni vendimet tuaja financiare, duhet të dini ato gjëra bazë që përcaktojnë si dhe kur duhet të merrni hua në monedhë të huaj. Së pari, të shohim përkufizimet dhe konceptet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me huamarrjen në monedhë të huaj. Huaja e indeksuar në monedhë të huaj Huatë e indeksuara emërtohen në lekë dhe shlyhen në lekë. Por, vlera e kësteve që duhet të shlyeni do të ndryshojë në varësi të kursit të këmbimit: në rast se leku zhvlerësohet, do t’u duhet të paguani më shumë; në rast se leku vlerësohet, do t’u duhet të paguani më pak. Kursi i këmbimit, zhvlerësimi, vlerësimi Kursi i këmbimit është çmimi që paguani për monedhë të huaj, p.sh. vlera e 1 euroje përkundrejt lekut shqiptar. Mbani gjithnjë parasysh se është e pamundur të parashikohet me saktësi se si do të jetë ecuria e këtij çmimi, sidomos me afat të shkurtër, meqenëse kurset e këmbimit nuk ndjekin tendenca të parashikueshme! Ecuria e kursit të këmbimit ndikohet nga shumë faktorë të cilët nuk mund t’i kontrolloni, p.sh., inflacioni, politika monetare e Bankës Qëndrore, ecuria ekonomike e Shqipërisë, por edhe nga spekulimet. Zhvlerësim i lekut do të thotë se gjatë një periudhe kohe, monedha shqiptare ka humbur vlerë përkundrejt monedhës euros, që nga ana tjetër do të thotë se duhet të paguani një sasi më të madhe në lekë për 1 euro, në krahasim me ato që keni paguar, për shembull, disa muaj më parë. Nga ana tjetër, vlerësim i lekut do të thotë se duhet të paguani më pak lekë për 1 euro. Rreziku i kursit të këmbimit (FX) Rreziku i kursit të këmbimit përshkruan shkallën e kostove shtesë që biznesi juaj mund të duhet të përballojë për shkak të ekspozimit ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit midis lekut dhe euros apo ndonjë monedhe tjetër të huaj. Përgjithësisht, bizneset janë të ekspozuara ndaj dy llojeve të rëndësishme rreziqesh të kursit të këmbimit. Nga njëra anë, mund të keni nënshkruar kontrata që ju detyrojnë të paguani për mallra apo shërbime në monedhë të huaj, të cilat bëhen më të kushtueshme në rast se do t’ju duhet të këmbeni lekë në monedhë të huaj për t’i paguar ato dhe ndërkohë vlera e lekut mund të jetë zhvlerësuar përkundrejt monedhës së huaj. Nga ana tjetër, vlera e tregut të aktiveve të biznesit tuaj mund të ndikohet nga luhatjet e kursit të këmbimit. Hua në monedhë të huaj Në rast se merrni një hua në monedhë të huaj, duhet ta shlyeni në bankë në të njëjtën monedhë, p.sh., në euro. Në rast se nuk keni të hyra në euro (të siguruara nga fitimet e biznesit tuaj apo nga ndonjë burim tjetër), duhet që të këmbeni lekë në euro në datën e duhur me kursin e caktuar nga banka juaj. Kostot e rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj Termi “kostot e rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj” përshkruan kostot shtesë të huamarrjes së një vlere të caktuar parash në euro apo në një monedhë tjetër të huaj në vend të huamarrjes së të njëjtës vlerë në lekë. Ndërsa vlera në lekë 4 e kësteve që duhet të paguani për një hua në euro do të varet nga luhatjet e kursit të këmbimit, vlera në lekë e kësteve që duhet të paguani për një hua në lekë do të mbetet e pandryshueshme. Zhvlerësimi i lekut rrit kostot e rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj. Kushtet e tjera të huasë përveç normës së interesit Komisionin e disbursimit dhe kërkesat për kolaterale zakonisht janë shumë të ngjashme për të gjitha huatë në lekë dhe huatë në monedhë të huaj. Kostot e këmbimit Në rast se këmbeni në monedhën euro të gjitha lekët që keni fituar për të shlyer huanë, kjo do t’u kushtojë para. Kjo ndodh për shkak se do t’u duhet të blini euro me kursin që ju kërkon banka, kurs që është i ndryshëm nga kursi i shitjes me të cilin shitët eurot tuaja për lekë kur morën huanë. Në çdo ditë, kursi i blerjes do të jetë më me pak leverdi se sa kursi i shitjes, sepse banka merr një spread, diferenca midis çmimit të shitjes me çmimin e blerjes. E vetmja mënyrë e sigurt për të shmangur kosto të tilla të këmbimit janë pasja e flukseve hyrëse të mjaftueshme në euro. Kujtesë Rreziqet dhe mundësitë Shkallët në këtë foto u japin një ide të qartë për rreziqet dhe mundësitë më të mëdha të huave në monedhë të huaj për biznesin tuaj. Mos u shqetësoni nëse nuk i kuptoni menjëherë të gjitha hollësitë – përgjigjet e pyetjeve që mund të keni do t’ i gjeni më poshtë në këtë broshurë. Kurset e këmbimit nuk ndjekin tendenca të parashikueshme. Në qoftë se keni një biznes i cili të ardhurat nga shitjet për klientët i ka kryesisht në lek dhe pagesat e furnitorëve i kërkon që të bëhen kryesisht në lekë dhe i paguan furnitorët kryesisht në lekë, huaja në lekë është gjithnjë rruga më e sigurt. Në këtë rast mund ta përjashtoni rrezikun e kursit tw këmbimit të monedhës së huaj. Gjëra që nuk duhet t’i bëni Rreziqet Dështimi i biznesit Mundësitë g Mos merrni kurrë hua në franga zvicerane, në jen japonez apo në çdo monedhë tjetër që nuk lidhet me operacionet e biznesit tuaj. Një gjë e tillë do të ishte thjesht spekulim! Pakësimi i kapitalit Zhvlerësimi i lekut ka të ngjarë të ndodhë në të njëjtën kohë me ngaNëse ju përdorni huanë në moneddalësimin e përgjithshëm të ekohë të huaj për të blerë aktive vlera nomisë. Kjo do të thotë se kostot e të cilave në lekë nuk varet nga tuaja financiare mund të rriten piluhatjet e normës së kursit të këmkërisht në kohën që ulet fitimi nga bimit (psh. mobilje të prodhuara biznesi juaj. dhe shitura brenda vendit), borxhi juaj do të jetë më i lartë se vlera e aktiveve tuaja nëse leku zhvlerëso- Kufizimet e likuiditetit het. Kjo mund të ulë kapitalin tuaj! Vlera në lekë e kësteve me të cilët do të shlyeni një hua në monedhë të huaj varet nga luhatjet e paparaUlja e fitimeve shikueshme të kursit të këmbimit të Rritja e kostove të rrezikut të humonedhës së huaj. Si rrjedhojë, paamarrjes në monedhë të huaj për gesat në lekë për huanë në monedhë shkak të luhatjeve të pafavorshme të huaj mund të jenë shumë më të të kursit të këmbimit mund të shlarta se sa priten dhe mund t’ju dupjerë në fitime më të pakta apo het të gjeneroni më shumë flukse edhe në humbje, që nga ana e tyre hyrëse në lekë për të shlyer huanë e mund të shkaktojnë kosto shtesë. marrë. Kosto më të ulta financimi Norma më të ulta interesi mund të shpien në kosto të përgjithshme më të ulta financimi për biznesin tuaj. Përputhje më e mirë e afatit të maturimit Huatë në monedha të huaja ofrojnë mundësi për një “përputhje” më të mirë “maturimi” midis aktiveve dhe pasiveve tuaja. Me fjalë të tjera, do ta keni më të lehtë të përputhni afatin e maturimit të huasë me kohën që i nevojitet investimit tuaj të fillojë të gjenerojë të ardhura, sepse zakonisht huatë në monedhë të huaj jepen për afate më të gjata se sa huatë në lekë. Fitimi nga monedha Në qoftëse vlera e lekut rritet në raport me monedhën e huaj (leku vlerësohet), kostot e financimit (të llogaritura në lekë) do të ulen edhe më shumë. Zvogëlimi i mundshëm i rrezikut Në rast se një përqindje e lartë e flukseve tuaja hyrëse të parasë është në monedhë të huaj, mund edhe të zvogëloni rrezikun e monedhës, duke marrë një hua në monedhë të huaj. 5 INSTRUMENTE TË DOBISHME Sa rreziqe keni mundësi të ndërmerrni? Si mund të gjykoni nëse rreziqet janë më të mëdha se mundësitë? – Përdorni rregullin e përgjithshëm dhe tre instrumente të thjeshta. Ka një rregull të përgjithshëm, të lehtë, që t’u tregojë nëse një hua në euro do t’u kushtojë më shumë se një hua në lekë. Dhe ka tre instrumente të thjeshta që ju ndihmojnë të llogarisni shpejt nëse marrja përsipër e rrezikut të këmbimit të monedhës së huaj do të vinte në rrezik suksesin e biznesit tuaj, në rast zhvlerësimi të lekut. Duhet t’i përdorni këto instrumente për të vlerësuar situata të veçanta në biznesin tuaj në kohën që mendoni të merrni një hua në monedhë të huaj. Një këshillë e përgjithshme, nëse doni të merrni një hua në monedhë të huaj: llogaritjet e biznesit duhet t’i mbështesni gjithmonë në një skenar kursi këmbimi konservativ dhe të llogarisni - me anën e tre instrumenteve – ndikimet e mundshme të zhvlerësimit të lekut në: • Flukset e parasë të biznesit tuaj • Pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve të kompanisë suaj • Bilancin kontabël të kompanisë suaj Shihni historikun e kurseve të këmbimit dhe pyesni veten: cila ka qenë norma më e lartë vjetore e zhvlerësimit të lekut e regjistruar gjatë 5 deri në 10 vjetët e fundit? Supozoni se leku do të zhvlerësohet përsëri (të paktën) me këtë normë gjatë afatit të huasë suaj. Është e pamundur të dihet paraprakisht me saktësi ecuria e kursit të këmbimit, por megjithatë mund të parashikoni se si mund të ndryshojë gjendja e biznesit 6 në rast se keni një borxh në monedhë të huaj dhe leku zhvlerësohet. Nuk ka instrumente që t’u thonë nëse punët do të ecin mirë apo keq, prandaj përgatituni se punët mund të shkojnë edhe keq! Rregulli i përgjithshëm Fillojeni nga më e thjeshta: Rregulli i përgjithshëm mund t’u tregojë nëse një hua në monedhë të huaj ka të ngjarë të jetë më e lirë se sa një hua në lekë. Siç e kemi parë, huatë në euro zakonisht kanë një normë më të ulët interesi, por në rast zhvlerësimi të lekut, mos e merrni parasysh këtë avantazh. Përpara se të filloni të llogarisni dhe përdorni instrumentet, ka një rregull të thjeshtë që ju tregon atë shkallë zhvlerësimi të lekut, e cila do ta bënte huanë në euro ro më të shtrenjtë se huanë në lekë – paavarësisht nga avantazhi i normës së innteresit të huasë në euro: Zbrizni normën efektive të interesit të huasë në euro nga norma efektive e innteresit të huasë në lekë dhe krahasojeni ni me normën e pritshme të zhvlerësimit. t. Rregulli i përgjithshëm është veçanërisht i efektshëm kur përdoret për hua afatshkurtra me shlyerje të menjëhershme të principalit, kur zhvlerësimi i lekut ju godet papritur. Por ai na jep gjithashtu një vlerësim të mirë të përgjithshëm të ndikimit të zhvlerësimit të huave në euro që duhen shlyer me këste. Shembull: 15% (int eres pë r hua n - 8% ( ë lekë) interes për hua në euro ) = 7% Nëse p r isni që zhvlerës lekut gja imi mes të kohë atar i z gjjatjjes të jjetë së huas më i m ë adh se do euro do 7 %, hu t’u kus a j ja n h ë tojjë më huaja e shumë barasv s e sa lershme në lekë. Gjëra që nuk duhet t’i bëni Ndikimi në flukset tuaja të parave Instrumenti i fluksit të parave Ky instrument ju tregon: Në çfarë mase jam i ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit të monedhës së huaj pasi duhet të këmbej lekë në euro për të shlyer huanë? Në rast se keni më shumë të hyra në euro se sa shpenzime në euro, do t’ju mbeten para në euro për të paguar këstet e një huaje në euro. Eurot që fitoni nga aktiviteti juaj nuk mund të humbasin vlerë përkundrejt eurove që duhet t’i paguani bankës. Për këtë sasi parash, nuk e keni rrezikun e kursit të këmbimit të monedhës së huaj. Instrumenti i fluksit të parave ju tregon nëse keni fonde të mjaftueshme në monedhë të huaj që të paguani një hua në monedhë të huaj si edhe të gjitha detyrimet e tjera në monedhë të huaj. Për këtë, mjafton të ndani pagesat që merrni dhe bëni për një muaj mesatar në kategoritë e mëposhtme: euro, pra, kur fluksi juaj i ri neto mujor në euro është pozitiv, mund të merrni hua në euro. Por nga ana tjetër, nëse këstet tuaja të planifikuara dhe daljet janë më të mëdha se sa hyrjet që keni në euro, do të keni rrezikun e madh të monedhës së huaj, në rast se këto dalje në euro përfaqësojnë një përqindje të madhe të fluksit të parave tuaja neto në monedhën vendase. Sa më shumë që flukset hyrëse në euro të përputhen me totalin e flukseve dalëse në euro dhe sa më të vogla të jenë flukset dalëse neto në euro, përkundrejt fluksit në para në monedhën vendase, aq më i vogël është rreziku i kursit të këmbimit tëmonedhës së huaj. Në rast se duhet të këmbeni në euro më shumë se 70 % të flukseve hyrëse mujore në lekë, për të paguar detyrimet që keni në monedhë të huaj kur të vijë koha e shlyerjes së tyre, atëherë përballeni me një rrezik të madh! Tani mblidhini të gjitha flukset hyrëse dhe dalëse në lekë. Të njëjtën gjë bëjeni edhe për flukset e parave në monedhë të huaj. Kur këstet për huanë e planifikuar në euro, plus të gjitha flukset e tjera dalëse në euro janë më të vogla se sa flukset hyrëse në Fluksi monetar mujor Fluksi monetar në lekë Flukset monetare hyrëse ne lekë - Flukset monetare dalëse në lekë Fluksi monetare neto në lekë Flukset monetare dalëse në euro 6,500,000 L = 5,150,000 L 1,350,000 L Fluksi monetar në euro Flukset monetare hyrëse në euro Flukset monetare dalëse në euro apo të indeksuara ne euro Fluksi shtesë monetar dalës në euro për huanë e re të planifikuar në euro • Flukse që hyjnë në monedhë të huaj • Flukse që dalin në monedhë të huaj • Flukse që dalin për këstet e pagimit të huasë në monedhë të huaj Shembull: Flukset monetare neto në euro • Flukse që hyjnë në lekë • Flukse që dalin në lekë g Mos e merrni në konsideratë vlerën e parave të huasë në euro të lëvruar në llogarinë tuaj të biznesit si fluks hyrës në euro, nëse atë do ta këmbeni menjëherë në aktive në lekë. Konsiderojeni si fluks hyrës në lekë. Fluksi monetar neto i ri në euro Flukse monetare neto në euro (të konvertuara në lekë) si % e fluksit neto në euro - 3,000 EUR 1,000 EUR = 2,000 EUR = 8,700 EUR -6,700 EUR 67 % Kursi i këmbimit lekë/euro: 135 Nëse gota juaj e eurove është bosh, nuk mund ta përdorni përmbajtjen e saj për të lehtësuar shqetësimet që keni në lidhje me rrezikun e këmbimit të monedhës së huaj. Në këtë rast, duhet të keni likuiditet të mjaftueshëm në lekë. Kursi i këmbimit e Fluksi ri neto i parav në lekë Fluksi neto i parave * 7 INSTRUMENTE TË DOBISHME dhe shpenzimeve Ndikimi në pasqyrën tuaj të të ardhurave Instrumenti i raportit të shërbimit të borxhit Ky instrument ju tregon: A kam fitime të mjaftueshme për të bërë shërbimin e borxhit tim në rast se leku zhvlerësohet? A do të ketë biznesi im ende shanse për sukseses në rast se punët shkojnë keq? Është me rëndësi të siguroni që biznesi juaj do të gjenerojë një fitim të mjaftueshëm për të bërë shërbimin e borxhit që i keni bankës edhe në rast se vlera e lekut zhvlerësohet. Supozoni se këstet e huasë që duhet t‘i paguani bankës për huanë që keni marrë fillimisht në euro janë baras me 420,000 lekë ose dy të tretat e fitimeve tuaja. Ndërkohë, leku humbet 20 % në vlerë përkundrejt euros dhe këstet në euro që duhet të paguani tani janë baras me 504,000 lekë. Në shembullin tonë fitimi pakësohet nga 630,000 lekë në 412,000 lekë. Kjo do të thotë se në rastin e zhvlerësimit të vlerës së lekut me 20 %, niveli i fitimit ulet me 40 % dhe raporti i shërbimit të borxhit rritet nga 67 % në 102 %. Nëse, pasi të përdorni normën e pritshme të zhvlerësimit, do të shihni se raporti i shërbimit të borxhit është mbi 100 %, nuk duhet Shembull: Muaji bazë i llogaritjes së fitim-humbjes Shitje totale ni Gjërat që duhet të bë Shikoni se çfarë përqindje të shitjeve dhe kostove tuaja janë në monedhë të huaj, apo të indeksuara në monedhë të huaj, kur përgatisni pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve pas zhvlerësimit të lekut. 8 Fitimi dhe humbjet pas zhvlerësimit të lekut 3,500,000 L 3,500,000 L 2,000,000 L 2,080,000 L 400,000 L 480,000 L 1,600,000 L 1,600,000 L 1,500,000 L 1,420,000 L 870,000 L 924,000 L 70,000 L 84,000 L Qiraja 200,000 L 240,000 L Shpenzime të tjera operative 600,000 L 600,000 L Totali i shpenzimeve për mallrat e shitura - Mallrat e importuara Mallra të tjera Fitimi bruto Sa është përqindja e fitimeve tuaja që tani do të shpenzohen për të paguar borxhet? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mblidhni të dhënat mbi fitimin dhe shpenzimet e biznesit tuaj dhe bëni përllogaritjet, sikundër tregohen në tabelën në të djathtë. të merrni hua në monedhë të huaj, sepse fitimet nuk do të jenë të mjaftueshme për të bërë shërbimin e të gjithë borxhit tuaj. Nëse periudha mesatare e maturimit të borxhit tuaj është afatgjatë, pra, nëse keni marrë hua për investime në vend të huave për kapital qarkullues, ju veçanërisht duhet ta mbani të ulët raportin e shërbimit të borxhit. Në fakt, rekomandojmë fort që ta mbani raportin e shërbimit të borxhit tuaj gjithnjë nën 80 %. Shpenzimet operative = - Karburanti Shpenzimet shtesë të rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj Fitimi Shërbimi i borxhit (këstet) Raporti i shërbimit të borxhit = 84,000 L 630,000 L 412,000 L 420,000 L 504,000 L 67 % 102 % nedhë të huaj = ut të huamarrjes në mo simit Kosto shtesë të rrezik nedhës (FX) pas zhvlerë kursi i këmbimit të mo këste në euro të monedhës kursi aktual i këmbimit – këstet në euro Shërbimi i borxhit (këstet -instalments) Rapor ti i shërbimit të borxhit = rrjes në monedhë të huaj) (Fitim + Shpenzimet shtesë të rrezikut të huama * * Kujtesë: Nëse çmimi i një aktivi përcaktohet nga vlera e eurove që një blerës është i gatshëm të paguajë për të, vlera e tij në lekë do të rritet sa herë që zhvlerësohet leku. Në rast se sa me sipër nuk vlen për asnjërin nga zërat e aktivit tuaj, atëherë përqindja e “Aktiveve në monedhë të huaj” në llogaritjen e mësipërme do të jenë 0 %. Ndikimi në kapitalin tuaj Instrumenti i bilancit Ky instrument ju tregon: Sa kapital do të humbas në rast se leku zhvlerësohet? Kapitali juaj përfaqëson vlerën aktuale të kuotës suaj në pronësinë e kompanisë. Nëse kompania pëson humbje, kjo duhet të mbulohet me kapital, dhe kjo është arsyeja përse një kapital i mjaftueshëm është një amortizator i rëndësishëm rreziku. Nëse keni një borxh në monedhë të huaj më të madh se sa aktive në monedhë të huaj, zhvlerësimi i lekut do të bëjë që kapitali juaj të pakësohet. Sa më e madhe të jetë diferenca midis vlerës së borxhit tuaj në monedhë të huaj dhe vlerës së aktiveve tuaja në monedhë të huaj, aq më shumë do të pakësohet kapitali juaj në rast se leku zhvlerësohet. Në rast se nuk ju ka mbetur më kapital, atëherë jeni në borxh deri në grykë dhe duhet të deklaroni falimentin, ose të paktën nuk do të keni mundësi të merrni më hua. Duhet që ta mbani kapitalin në një nivel të paktën të barabartë me 30 % të totalit të aktivit, dhe duhet të llogarisni se cila do të ishte norma e zhvlerësimit të vlerës së lekut që do ta ulte kapitalin nën atë nivel. Për ta bërë këtë, përgatisni bilancin tuaj dhe llogarisni përqindjen e aktiveve dhe pasiveve, vlera e të cilave rritet në rast se vlerësohet euro (“Aktive në monedhë të huaj” dhe “Pasive në monedhë të huaja”, të shprehura si përqindje e totalit të aktivit të biznesit tuaj. Vendosini këto përqindje, bashkë me përqindjen e aktiveve të mbetura (“Aktive në monedhë vendase” dhe “Pasive në monedhë vendase”), si edhe kapitalin tuaj, në bilancin që do të bëni, sikurse tregohet në shembullin në të djathtë. Shembull: Bilanci çelës Aktivet (si % e totalit të aktiveve) Aktivet në monedhë vendase Aktivet në monedhë të huaj Totali 90 % 10 % 100 % Pasivet (si % e totalit të aktiveve ) Pasivet në monedhë vendase Pasivet në monedhë të huaj Kapitali Totali 5% 55 % 40 % 100 % Tani jeni gati të llogarisni nëse kapitali juaj do të bjerë nën pragun 30 % po qe se vlera e lekut zhvlerësohet, për shembull, me 20 %. Bilanci pas zhvlerësimit të lekut Aktivet (si % e totalit të aktiveve) Aktivet në monedhë vendase Aktivet në monedhë të huaj * (1+zhvlerësimi i leku) = Totali Bilanci mbyllës Aktivet (si % e totalit të aktiveve) Aktivet në monedhë vendase = 90 % /102 % Aktivet në monedhë të huaj = 12 % / 102 % Totali 90 % 12 % 102 % 88 % 12 % 100 % Pasivet (si % e totalit të aktiveve ) Pasivet në monedhë vendase Pasivet në monedhë të huaj * (1+zhvlerësimi i lekut) = Kapitali= 102 % - 5 % - 66 % = Totali 5% 66 % 31 % 102 % Pasivet (si % e totalit të aktiveve ) Pasivet në monedhë vendase = 5%/102% = 5% Pasivet në monedhë të huaj = 66 % / 102 % = 65 % Kapitali 30 % Totali 100 % Në shembullin e mësipërm, kapitali pakësohet nga 40 % e totalit të aktivit në 30 % e totalit të aktivit. Kjo do të thotë se në rastin e një zhvlerësimi 20 % të vlerës së lekut, vlera e kapitalit në kompaninë që morëm si shembull do të ulet me 25 %. Në rast se, mbështetur në llogaritjet me instrumentin e bilancit, do të konstatoni se norma e zhvlerësimit të lekut do ta bënte kapitalin tuaj të binte nën pragun e 30 %, ose do ta pakësonte me më shumë se 20 %, nuk duhet te merrni merrni hua në monedhë të huaj. Amortizatori që keni ndaj rrezikut të kursit të këmbimit të monedhës së huaj – kapitali – në këtë rast nuk është i mjaftueshëm. 9 TRE INSTRUMENTE TË THJESHTA NË PRAKTIKË Rasti studimor I Ndikimi në fluksin e parave Si mundet t’ju ndihmojë instrumenti i fluksit të parave të merrni një vendim të shëndoshë financiar. Instrumenti i fluksit të parave është i pari nga tre instrumentet që mund t’ju ndihmojë të vendosni për monedhën në të cilën do të financoni biznesin tuaj. T’i hedhim një sy. Imagjinoni sikur keni një kompani, të quajtur “Pjesë këmbimi”, e cila është një kompani që tregton pjesë këmbimi për vetura, dhe jeni duke menduar për të marrë një hua për të furnizuar inventarin. Si duhet ta merrni huanë në monedhë të huaj apo në monedhë vendase? Biznesi sjell të ardhura në lekë, por, meqë ndodhet në afërsi të kufirit me Greqinë, disa nga shitjet bëhen në euro. Vetëm një përqindje e vogël e kostove të përgjithshme duhen paguar në euro. Në fund të një muaji mesatar, kompania ka 2,000 euro më shumë që hyjnë se sa euro që dalin. Për të furnizuar inventarin tuaj, duhet të merrni një hua prej 13,5 milion lekë dhe ndërkohë i keni kontrolluar ofertat e mundshme të bankave vendase. Dy ofertat më të mira janë si më poshtë: Hua në lekë (13,5 milion L) Afati i maturimit: 12 muaj Norma efektive vjetore e interesit: 15% ose Hua në euro (100,000 euro – aktualisht e barasvlershme me 13,5 milion L) Afati i maturimit: 12 muaj Norma efektive vjetore e interesit: 8 % Si do të ndikojë zgjedhja juaj në fluksin e parave të kompanisë “Pjesë këmbimi”? 10 A do të jetë rreziku i kursit të këmbimit dhe ndikimi i tij i mundshëm në fluksin e parave më i madh se mundësia për të kursyer para nga pagesat e interesit? Përdorni instrumentin e fluksit të parave të paraqitur në faqen 7 për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve të rëndësishme! Instrumenti i fluksit të parave përmbledh fluksin mesatar mujor të parave në anën e djathtë, në rreshtat 1 deri në 3. Fluksi mesatar në euro përpara marrjes së huasë përmblidhet në rreshtat 4 deri në 6. Kur kësti mujor për huanë në euro futet në rreshtin 7, instrumenti do të llogarisë fluksin tuaj të ri mujor neto në euro në rreshtin 8. Nëse vendosni të merrni huanë në euro, do të keni një fluks të ri neto dalës mujor në euro në shumën 6,700 euro. Këtë fluks dalës në monedhë të huaj duhet ta shihni në perspektivë dhe ta krahasoni me fluksin tuaj neto në lekë (rreshti 3). Po ta merrnit huanë në euro, do t’u duhej të këmbenit çdo muaj në euro mesatarisht 67 % të parave që fitoni në lekë edhe nëse kursi i këmbimit nuk ndryshon (rreshti 10). Por çfarë ndodh nëse vlera e lekut zhvlerësohet me 20 %? Në këtë rast, duhet të këmbeni në euro deri në 80 % të flukseve tuaja mujore në para për të plotësuar detyrimet tuaja në euro (rreshti 13 dhe 14). Ky është ndërkohë një rrezik i lartë! Nëse gjatë një muaji nuk keni grumbulluar mjaftueshëm para në llogaritë e kompanisë dhe nëse keni pasur pagesa dalëse në lekë më të larta se mesatarja, ndërkohë që flukset në lekë kanë qenë më të ulta se mesatareja, mund të mbeteni fare kollaj pa likuiditet. Shembull: Fluksi monetar mujor Fluksi monetar në lekë 1 Flukset monetare hyrëse në lekë 2 Flukset dalëse në lekë 3 Fluksi monetar neto në lekë Fluksi monetar në euro 4 Flukset monetare hyrëse në euro ose të indeksuara në eu 5 Flukset monetare dalëse në euro ose të indeksuara në euro 6 Flukset monetare neto në euro 7 Fluksi monetar shtesë në euro për huanë e re të planifiku 8 Fluksi monetar neto i ri në euro 9 Kursi mesatar vjetor i këmbimit lek/euro (aktual) 10 Fluksi monetar në euro (ekuivalenti aktual në lekë )si % në lekë 11 Fluksi monetar i ri neto në euro si ekuivalent i lekut (kurs et me 20 % Skenar i: Vlera e lekut zhvlerësoh 12 Kursi mesatar vjetor I këmbimit lekë/euro 13 Fluksi monetar në euro (ekuivalenti në lekë) si % e fluks 14 Fluksi monetar i ri neto në euro si ekuivalent i lekut 15 Totali i parave të mbetura në lekë Kujtesë: jor - me huanë e re në euro në euro uro anifikuar në euro = 6.500.000 L = 3.000 EUR = 5.150.000 L 1.350.000 L 1.000 EUR 2.000 EUR 8,700 EUR -6,700 EUR 135 )si % e fluksit monetar neto (kursi aktual fiks) 67 % -904.500 L 0 % 162 fluksit monetar neto në lekë 80 % -1.085.400 L Në një muaj mesatar, në rast se kursi i këmbimit të lekut ndryshon, por faktorët e tjerë që ndikojnë në pagesat tuaja nuk ndryshojnë, totali i parave që do t’ju mbeten në fund të muajit, e shprehur në lekë do të jetë 264,600 lekë (rreshti 15). Por ka shumë rrezik të mbeteni pa likuiditet në një muaj të caktuar. Në qoftëse vlera e leku zhvlerësohet pak më shumë, ose nëse faktorë të tjerë do t’i pakësonin flukset hyrëse në lekë, kompania juaj do ta ketë shumë të vështirë të shlyejë huanë në kohë ose të marrë financime shtesë nga një bankë. Pavarësisht se ju prisni që leku të zhvlerësohet pak, duhet ta pranoni mundësinë e një skenari më pak të favorshëm të zhvlerësimit të kursit të këmbimit. Duhet të dini se çfarë do të ndodhte me fluksin e parave tuaja në rast se huanë e merrnit në euro dhe leku zhvlerësohej me 20 %. Përpara se të llogarisni rreziqet e kursit të këmbimit të monedhës së huaj me ndihmën e tre instrumenteve, përdorni gjithnjë rregullin e përgjithshëm për të mësuar së pari nëse një hua në euro do të ishte me përfitim, në bazë të pritshmërive tuaja në lidhje me ecurinë e ardhshme të kursit të këmbimit. Tani, t’i hedhim një sy asaj që do ndodhte po ta merrnit huanë në lekë. Në këtë rast, kësti juaj mujor sigurisht do të ishte vazhdimisht i barabarte me 1.2 milion lekë dhe totali i parave që ju mbeten pas një zhvlerësimi prej 20 % të lekut në një muaj mesatar do të ishte baras me 474,000 lekë ose rreth 40 % më shumë se sa po ta kishit marrë huanë në euro. Në këtë rast, mundësitë e kompanisë për të qenë e suksesshme nuk vihen në rrezik nga një situatë me likuiditet të paktë. Në një muaj mesatar, nuk ju duhet të këmbeni asnjë lek në euro. Ju keni flukset hyrëse neto mujore në euro dhe madje do të përfitonit nga zhvlerësimi i lekut. Në rast se leku zhvlerësohet me 20 %, hyrjet tuaja prej 2,000 euro do të vlenin 54,000 më shumë lekë. Konkluzion: Instrumenti i fluksit të parave ju tregon juve, menaxherit të “Pjesë këmbimi”, që ta merrni huanë në lekë! Rreziku i shoqëruar me një hua në euro është padyshim më i madh se mundësitë që ajo ofron. 264.600 L 11 TRE INSTRUMENTE TË THJESHTA NË PRAKTIKË Rasti studimor II Ndikimi në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja Si mund t’ju ndihmojë raporti i shërbimit të borxhit të merrni vendimin e duhur financiar. Imagjinoni se jeni pronar i “Kompani shqiptare prodhimi”, e cila prodhon mobilje druri. Librin e porosive e keni të mbushur, por nuk keni kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar kërkesën e tregut. Për këtë arsye doni të blini një makineri të re për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë e biznesit. Tani duhet të vendosni nëse duhet të merrni një hua në monedhë të huaj apo në monedhën e vendit për të paguar makinerinë. Kompania shet vetëm në vend dhe të gjitha të ardhurat i ka në monedhën vendase, rreth 3.5 milion lekë në muaj. Megjithatë, duhet të paguani qira për mjediset e biznesit dhe pronari i tyre e indekson qiranë në euro. Gjithashtu, edhe disa materiale prodhimi duhen paguar në euro. Makineria e re kushtron 10 milion lekë, por do të duhen gjithashtu edhe 2.5 milion lekë kapital qarkullues për ta vënë atë në punë. Dy ofertat më të mira të marra nga bankat vendase janë si më poshtë: Hua për investim në euro (10 milion L) Afati i maturimit: 60 muaj Norma efektive vjetore e interesit: 8 % Kujtesë: Shlyerja e një huaje për kapital qarkullues zakonisht nuk ka nevojë të mbulohet me fitimet e kompanisë, por nga pagesat e marra vetëm pas një kohe të caktuar, pasi të jenë bërë pagesat dalëse. 12 dhe Hua për kapital qarkullues në euro (2.5 milion L) Afati i maturimit: 12 muaj Norma efektive vjetore e interesit: 8 % ose Hua për kapital qarkullues në lekë (2.5 milion L) Afati i maturimit: 12 muaj Norma efektive vjetore e interesit: 15 % Ju prisni që vlera e lekut të zhvlerësohet përkundrejt euros me 6 % gjatë vitit tjetër, por doni të dini se çfarë do të ndodhë ne fitimet e kompanisë nëse punët nuk shkojnë mirë dhe vlera e lekut do të zhvlerësohej me 20 %. A do të vihej në rrezik suksesi i kompanisë? Përdorni instrumentin e raportit të shërbimit të borxhit të paraqitur në faqen 8! Supozimet për të gjithë skenarët: Kësti i huasë në euro për investime është 200,000 lekë/ pas zhvlerësimit kësti bëhen 240,000 lekë l Skenar i 1: Të dyja, huaja për investime edhe huaja për kapita qarkullues, janë në euro Sikurse tregohet në kolonën e parë, kompania është mjaft fitimprirëse dhe mund ta paguajë me lehtësi vlerën totale të shërbimit të borxhit nga fitimet e saj. Kolona e dytë tregon se çfarë ndikimi do të kishte në përfitueshmërinë e kompanisë një zhvlerësim i lekut në masën 20 %. Në këtë rast, fitimet e kompanisë do të uleshin jo vetëm nga kostoja e drejtpërdrejt e detyrimeve në monedhë të huaj, por edhe nga rritja e kostos së mallrave të importuara, karburantit dhe qirasë. Ajo që është më shqetësuese, fitimi i siguruar nga aktiviteti nuk do të mbulonte dot më të gjithë shërbimin e borxhit të kompanisë suaj, sepse raporti i shërbimit të borxhit papritur do të rritej në nivelin 102 %! Supozime: Kësti i huasë në euro për kapital qarkullues është 220,000 lekë/ pas zhvlerësimit kësti bëhet 264,000 lekë Muaji bazë për Fitimi dhe humbja llogarinë e fitim-humbjes pas zhvlerësimit të lekut Shitje totale 3,500,000 L 3,500,000 L Shpenzimet totale të mallrave të shitura 2,000,000 L 2,080,000 L Mallrat e importuara 400,000 L 480,000 L Mallra të tjera 1,600,000 L 1,600,000 L Fitimi bruto 1,500,000 L 1,420,000 L 870,000 L 924,000 L 70,000 L 84,000 L Shpenzimet operative Karburanti Qiraja 200,000 L 240,000 L Shpenzime të tjera operative 600,000 L 600,000 L - 84,000 L Shpenzimet shtesë të rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj Fitimi 630,000 L 412,000 L Shërbimi i borxhit (këstet) 420,000 L 504,000 L 67 % 102 % Raporti i shërbimit të borxhit Kujtesë: kapital Skenar i 2: Huaja për investime në monedhën euro dhe huaja për qarkullues në monedhën lekë Në rast se do të kishit zgjedhur të financo- Fitimi do të ulej shumë më pak dhe kompanit nevojat tuaja për kapital qarkullues në nia juaj do të vazhdonte të ishte në gjendje lekë, këstet do të ishin fillimisht pak më të ta bënte shërbimin e të gjitha borxheve me larta, por zhvlerësimi do të kishte një ndikim fitimet e saj. shumë më të vogël në përfitueshmërinë tuaj. Supozime: Kësti i huasë në lekë për kapital qarkullues është 225,000 lekë/ pas zhvlerësimit kësti bëhet 225,000 lekë Muaji bazë për llogarinë e fitim-humbjes Fitimi bruto Shpenzimet operative Shpenzimet shtesë të rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj Fitimi dhe humbja pas zhvlerësimit të lekut 1,500,000 L 1,420,000 L 870,000 L 924,000 L - 40,000 L Fitimi 630,000 L 456,000 L Shërbimi i borxhit (këstet) 425,000 L 465,000 L 67 % 94 % Raporti i shërbimit të borxhit Skenar i 3: Të dyja huatë janë në euro, janë në euro Tani përfytyroni se kompania juaj i kryen 25 % të shitjeve të saj në anën tjetër të kufirit, me Greqinë, dhe paguhet me euro. Në këtë rast, niveli i shitjeve po ashtu do të rritej, ndërsa marzhi i fitimi nuk do të zvogëlohej aq shumë pas zhvlerësimit. Edhe nëse huanë për kapital qarkullues dhe për investime do ta kishit marrë në euro, fitimi dhe raporti i shërbimit të borxhit tuaj do të mbeteshin në nivele të pranueshme. Shitje totale 3,500,000 L 3,675,000 L Shpenzimet totale për mallrat e shitura 2,000,000 L 2,080,000 L Fitimi bruto 1,500,000 L 1,595,000 L 870,000 L 924,000 L - 84,000 L Shpenzimet shtesë të rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj Fitimi 630,000 L 587,000 L Shërbimi i borxhit (këstet) 420,000 L 504,000 L 67 % 75 % Raporti i shërbimit të borxhit Nëse një kompani është e bindur se mund t’i ngrejë çmimet me shpejtësi për të pasqyruar rritjen e kostove, kompania ka një amortizator rreziku. Megjithatë, mos harroni se ka edhe faktorë të tjerë që mund ta përkeqësojnë uljen e përfitueshmërisë. Për shembull, në kohë zhvlerësimesh të mëdha të monedhës, ka shumë të ngjarë që e gjithë ekonomia të ngadalësohet dhe niveli i shitjeve të bjerë. 25 % e shitjeve të përgjithshme Supozime: Kësti i huasë në euro për kapital qarkullues është 220,000 lekë/ pas zhvlerësimit kësti bëhet 264,000 lekë Muaji bazë për Fitimi dhe humbja llogarinë e fitim-humbjes pas zhvlerësimit të lekut Shpenzimet operative Të ardhurat në monedhë të huaj janë një amortizator i rëndësishëm i rrezikut të kursit të këmbimit në monedhë të huaj, por edhe i pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve Konkluzion Raporti i instrumentit të shërbimit të borxhit ju tregon se zhvlerësimi i monedhës vendase do ta ulte shumë përfitueshmërinë e biznesit tuaj. Një sipërmarrës i matur që nuk ka të ardhura në monedhë të huaj dhe që ka një predispozitë mesatare për ndërmarrjen e rrezikut, do të zgjidhte që të paktën huanë për kapital qarkullues ta merrte në lekë. 13 TRE INSTRUMENTET E THJESHTA NË PRAKTIKË Rasti studimor III Ndikimi në kapital Si mund t’ju ndihmojë instrumenti i bilancit për të marrë vendimet e duhura financiare. Kur doni të dini nëse struktura e bilancit ju lejon të shihni mundësinë e përfitimit nga norma më e ulët e interesit që caktohet për një hua në euro, hidhini një sy instrumentit të bilancit. Kompania juaj “Furrë buke” aktualisht ka një bilanc total prej 20 milion lekë. Inventari i saj ka një vlerë prej 4 milion lekë dhe financohet në lekë. Aktivet e tjera të kompanisë përfshijnë një sasi parash në llogaritë në lekë, llogari të arkëtueshme dhe disa pajisje të vjetra dhe makineri, vlera e të cilave nuk matet në euro. Pjesa e pashlyer e huasë në euro për investime, që kompania mori para katër vjetësh për të financuar blerjen e makinerive, është 3 milion lekë. Ndonëse dyqani i bukës është marrë me qira, ju doni ta rinovoni atë dhe keni planifikuar gjithashtu të çoni produkte te klientët që jetojnë në fshatin pranë. Kostot e përgjithshme do të shkonin deri në 10 milion lekë. Banka vendase ju ofron huatë e mëposhtme: Hua për investime në lekë (10 milion L) Afati i maturimit: 60 muaj Norma efektive vjetore e interesit: 15% ose Hua për investime në euro (10 milion L) Afati i maturimit: 60 muaj Norma efektive vjetore e interesit: 8 % 14 Gjendja fillestare Bilanci çelës Aktivet (në milion lekë) Aktivet në monedhë vendase Aktivet në monedhë të huaj Totali 20 0 20 100 % 0% 100 % Pasivet (në milion lekë) Pasivet në monedhë vendase Pasivet në monedhë të huaj 4 3 20 % 15 % Kapitali 13 65 % Totali 20 100 % Si mund ta vlerësoni efektin e dy opsioneve në kapitalin tuaj, duke supozuar se vlera e lekut zhvlerësohet me 20 % pasi keni marrë huanë e parë? Përdorni instrumentin e bilancit të paraqitur në faqen 9! Skenar i 1: Hua në euro Në rast se merrni një hua në euro, aktivet në monedhë vendase dhe pasivet në monedhë të huaj në bilancin tuaj do të rriteshin me 10 milion lekë, përkatësisht në 30 milion lekë dhe 13 milion lekë. Sipas një supozimi konservativ të një skenari me kurs këmbimi të pafavorshëm, ku leku humbet me shpejtësi 20 % të vlerës së tij përkundrejt euros, bilanci tuaj do të ketë pamjen që paraqitet më poshtë: Bilanci pas lëvrimit të huasë në euro dhe zhvlerësimit të lekut Aktivet (në milion lekë) Pasivet (në milion lekë) Aktivet në monedhë vendase 20+10 = 30 100 % Pasivet në monedhë vendase Aktivet në monedhë të huaj 0 0 % Pasivet në monedhë të huaj Kapitali 4 16 10 13 % 54 % 33 % Totali 30 100 % 30 100 % Totali Vlera në lekë e pasiveve tuaja në monedhë të hua do të rritej me 20 %, duke u bërë 16 milion, ndërsa kapitali juaj do të ulej nga 13 milion në 10 milion lekë, që përkthehet në një zvogëlim të kapitalit me më shumë se 20 %. Në lidhje me totalin e bilancit, pasivet në monedhë të huaj do të rriteshin deri në 54 %, ndërsa niveli i kapitalit do të ulej në 33 %. Kjo është kritike sepse në rast se kapitali tuaj do të binte edhe pak më poshtë se raporti 30 %, bankat vendase mund të refuzonin t’ju jepnin financime të tjera në të ardhmen. Më e pakta që do t’ju ndodhte është rritja e kostove të huamarrjes. Si përfundim, nuk është në interesin tuaj të merrni përsipër një rrezik të tillë kaq të lartë! Kujtesë: Skenar i 2: Hua në lekë Në rast se investimet tuaja do t’i financonit me një hua në lekë, nuk do të kishit rrezikun e madh të zvogëlimit të kapitalit edhe nëse vlera e lekut do të zhvlerësohej shumë. Aktivet dhe pasivet në monedhën vendase do të rriteshin me 10 milion lekë, përkatësisht në 30 milion dhe 14 milion lekë. Pasi vlera e lekut të zhvlerësohej me 20 %, pasivet tuaja në monedhë të huaj do të rriteshin nga 3 milion në 4 milion lekë. Kjo do të pakësonte kapitalin tuaj nga 13 milion lekë në 12 milion lekë, duke i korresponduar një niveli të pranueshëm kapitali prej 40 %. Bilanci mbyllës pas zhvlerësimit të lekut Aktivet (në milion lekë) Aktivet në monedhë vendase Aktivet në monedhë të huaj Totali Pasivet (në milion lekë) 20+10 = 30 100 % 0 0% 30 100 % Rastet tona studimore mbështeten në supozime – realiteti mund të jetë i ndryshëm! Kursi i këmbimit Kursi i supozuar i këmbimit për të gjithë shembujt tanë ëshë 1 euro/ 135 lekë. Në kohën që e lexoni këtë broshurë, kursi i këmbimit mund të ketë ndryshuar. Supozimi ceteris paribus Shembujt e paraqitur këtu janë përgatitur në konsultim me bankat shqiptare dhe pasqyrojnë biznese reale. Në këto skenarë kemi shqyrtuar vetëm një faktor: kursin e këmbimit. Megjithatë, mos harroni se ka shumë faktorë të tjerë që gjithashtu mund të ndryshojnë në botën reale. Pasivet në monedhë vendase 4 + 10 = 14 48 % 3 * 120 % = 4 12 % Kapitali 12 40 % Totali 30 100 % Pasivet në monedhë të huaj Korelacioni midis zhvlerësimit të monedhës dhe ciklit Leku ka tendencë të zhvlerësohet sa herë që ekonomia e Shqipërisë hyn në fazën e ngadalësimit të ciklit ekonomik. Në rast se keni borxhe në euro, në një situatë të tillë, do të ndodheni përballë një rreziku të dyfishtë që nuk është pasqyruar në shembujt e dhënë. Kostoja e shërbimit të borxhit tuaj e shprehur në lekë do të rritet dhe në të njëjtën kohë shitjet mund të ulen. Nuk do të jeni i mbrojtur ndaj këtij rreziku të dyfishtë në rast se nuk i rrisni çmimet për klientët kur vlera e euros rritet. Gjithashtu mund të mbroheni në rast se klientët tuaj jetojnë në një vend të huaj dhe blejnë më shumë nga kompania juaj nëse vlera e lekut bie. Në rast se doni të merrni hua në monedhë të huaj, duhet të keni një amortizator të rrezikut të kapitalit. Si rregull, në rast se një zhvlerësim i mundshëm i lekut do të bënte që kapitali juaj të pakësohej me më shumë se 20 % apo raporti i kapitalit të binte nën nivelin kritik 30 %, atëherë nuk duhet të merrni hua në monedhë të huaj. Ka rreziqe, por edhe mundësi! Përpara se të vendosni se në cilën monedhë ta merrni huanë, duhet të kuptoni se sa i ekspozuar jeni ndaj rrezikut dhe të përcaktoni ndikimin e kostove të rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj në rastin kur punët shkojnë keq. Konkluzion Instrumenti i bilancit ju tregon se është mjaft me rrezik të financosh aktivitetin në euro kur pasivet tuaja në monedhë të huaj nuk kompensohen në një shkallë të madhe nga aktivet në monedhë të huaj. Megjithatë, po të ishit menaxher i “Furrë buke”, mund të ishit gjithsesi i gatshëm ta merrnit përsipër këtë rrezik. Planet e pagesës Shumica e shembujve bazohen në plane pagesash me këste mujore. Plane të tjerë pagesash mund të ulin kostot e rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj, por edhe mund t’i rrisin këto kosto. Norma të ndryshueshme Një hua në euro bëhet edhe më e rrezikshme kur norma e interesit nuk është fikse, por është e ndryshueshme. Në rast se norma referencë e interesit (përgjithësisht EURIBOR) rritet, avantazhi që do të keni nga norma e interesit përkundrejt lekut do të zvogëlohej. Ndërkohë, gjithsesi do t’ju duhet të përballeni me rrezikun e kursit të këmbimit të monedhës së huaj. 15 KRIJIMI I INSTRUMENTEVE TË PERSONALIZUAR Krijoni instrumentet tuaja Ju e keni parë se sa e rëndësishme është të marrësh vendime të informuara në lidhje me monedhën në të cilët merrni fonde hua nga bankat! Dhe e keni parë se vendimmarrja mund të përmirësohet me anë të tre instrumenteve, që janë të lehtë për t’u përdorur. Prandaj mos nguroni të përdorni instrumentet për vendimet që merrni në lidhje me planifikimin dhe financimin e biznesit tuaj. Nuk është e vështirë t’i personalizoni ato! Organizimi i zakonshëm i një ndërfaqeje spreadsheet: Kutia e emrit Kutia e emrit tregon referencën e qelizës apo emrin e qelizës aktive. Gërmat e kolonave Kolonat janë vertikale në një fletë pune dhe secila prej tyre identifikohet me anë të një gërme në kokën e kolonës. Shkoni në faqen e internetit të EFSE dhe shkarkoni grupin e instrumenteve që shërbejnë si kampion: http://www.efse.lu/ project-examples/ risk-of-fx-borrowing-for-smes Në rast se keni një program kompjuteri për spreadsheet-in të instaluar në kompjuterin tuaj, mund ta hapni kollaj modelin e instrumentit të spreadsheet-it. Plotësojini instrumentet tuaja me të dhënat e biznesit dhe me supozimet tuaja. Gjithashtu mund t’i personalizoni instrumentet tuaja sipas nevojave! Këtu keni disa udhëzime bazë për mënyrën e përdorimit të instrumenteve të modelit të spreadsheet-it (Udhëzimet më poshtë i referohen Microsoft Excel 2010, por tiparet bazë Numrat e rreshtave të spreadsheet-it që duhet të përdorni janë të ngjashëm Rreshtat janë horizontalë në një për instrumentet më të zaworksheet dhe identifikohen me anë konshëm të spreadsheet-eve. të një numri në kokën e rreshit. 16 Qeliza aktive Mund ta dalloni një fushë aktive nga konturet e saj të zeza. Në fushën aktive futen gjithnjë të dhëna. Fusha të ndryshme mund të bëhen aktive me anë të klikimit në to me mausin ose duke përdorur butonat me shigjeta në tastierë. KRIJIMI I INSTRUMENTEVE TË PERSONALIZUAR Si mund të fusni një kolonë apo rresht të ri? 1. Klikoni në të djathtë të titullit të kolonës/rreshtit mbi vendin ku do të futet kolona/rreshti i ri për të hapur menunë e klikimit në të djathtë. 2. Zgjidhni insert (shto) nga menuja 3. Kolona/rreshti i ri do të futen në të majtë/ sipër kolonës së zgjedhur. Si mund të ç’bllokoni dhe të bllokoni instrumentet model që mbrohen me fjalëkalime ? Instrumentet që mund të shkarkoni ju ofrojnë mundësinë të fusni të dhëna në kutitë me ngjyrë të kaltër të çelët. Të gjitha kutitë e tjera janë të bllokuara për të parandaluar që përdoruesi të mbishkruajë formula të rëndësishme. Megjithatë, mund të bllokoni/çbllokoni me lehtësi kuti të caktuara në spreadsheet-in tuaj. 1. Klikoni te butoni tab “Review ” në shiritin e menusë. 2. Klikoni te “Unprotect sheet” 3. Në menunë që do të shfaqet, shtypni “FXChange”. Referencat e qelizave Një gërme kolone dhe një numër rreshti së bashku krijojnë një referencë qelize. Secila qelizë në fletën e punës mund të identifikohet me anë të kombinimit të germave të tilla si A1 ose F4. Nëse doni ta bllokoni përsëri instrumentin: 4. Klikoni te “Protect sheet” 5. Fusni fjalëkalimin që keni zgjedhur. Të gjithë kutitë e formulave në instrumentet model duhet të bllokohen për të parandaluar gabime operacionale! 17 VENDIMARRJA ME PESË HAPA Merrni vendime financiare profesionale Pavarësisht nëse biznesi juaj ka nevojë për financim për kapital qarkullues afatshkurtër, me siguri do të ketë shumë raste kur do t’ju duhet të vendosni se në cilën monedhë ta merrni huanë. Ju e dini sesi rregulli i përgjithshëm dhe tre instrumentet e thjeshta të paraqitura në këtë broshurë mund t’ju ndihmojnë për të përmirësuar vendimet financiare me anë të menaxhimit me maturi të rrezikut të kursit të këmbimit të huaj. Tani, t’i hedhim një vështrim të gjithë hapave që duhet të ndërmerrni për të marrë një vendim të shëndoshë financiar: Vendimarrja financiare profesionale në pesë hapa Hapi 1: Identifikoni me saktësi nevojat tuaja financiare Sa fonde ju nevojiten për të mbushur boshllëqet afat-shkurtra të likuiditetit? Sa ju nevojiten për investime që do të japin frute më vonë? Sa të ardhura nga biznesi mund të përdoren për të shlyer huanë? 18 Hapi 2: Kontrolloni ofertat e financimeve Pasi t’i keni përcaktuar nevojat financiare, kërkoni oferta për kushtet e huave në monedhë vendase dhe të huaj nga bankat partnere. Hapi 3: Zbatoni rregullin e përgjithshëm Përdorni rregullin e përgjithshëm për të vendosur nëse monedha e huaj do t’ju kursente interes në rast se pritshmëritë tuaja për kursin e këmbimit dalin të sakta. Në rast se përgjigja është Po, vazhdoni me hapin katër. Në rast se përgjigja është Jo, merreni huanë në lekë. NJË LISTË PRAKTIKE KONTROLLI Mos har roni të pyesni bankën tuaj Së fundi, ne besojmë se banka juaj duhet jo vetëm t’ju ofrojë hua, por edhe t’u japë këshilla të dobishme. Më poshtë keni një listë me pyetje të rëndësishme që duhet t’i diskutoni me bankën përpara se të merrni vendimet tuaja financiare. Qasja e përgjithshme e bankës ndaj huadhënies në monedhë të huaj Shlyerja në monedhë të huaj A mund ta blej gjithnjë monedhën e huaj që më nevojitet Çfarë mendon banka për huamarrjen nga bizneset e vogla në monedpër të shlyer huanë ? hë të huaj? Si e vendos banka kursin e saj të blerjes së monedhës? A klasifikohet kompania ime për huanë e dëshiruar në monedhë të huaj? Çfarë kriteresh përdor banka kur vlerëson se kush mund të marrë hua Mbrojtja nga zhvlerësimi i monedhës së vendit në monedhë të huaj? Nëse vendos të marr një hua në monedhë të huaj, çfarë këshillash të tjera apo produkte financiare ofron banka për Afate dhe kushte të ma zbutur rrezikun e kursit të këmbimit të huaj? Si janë afatet dhe kushtet midis huave në monedhë vendase dhe huave në monedhë të huaj? Konver timi i huasë Cilat janë normat efektive të interesit dhe afatet e maturimit që ofrohen? A është e mundur të konvertosh një hua në monedhë të A ka ndonjë tarifë që përdoret posaçërisht për huatë në monedha të huaja? huaj në një hua në monedhën e vendit? A ndryshojnë huatë në monedhën vendase dhe huatë në monedhë Cilat janë kostot që lidhen me të? të huaj që ofrojnë bankat në ndonjë aspekt tjetër, p.sh., kushtet e kolateralit? Hapi 4: Përdorni tre instrumentet Përdorni tre instrumentet e përshkruara në këtë broshurë për të identifikuar profilin e rrezikut dhe përcaktuar shkallën në të cilën rreziku i kursit të këmbimit të monedhës së huaj që lidhet me një hua në euro do ta dëmtonte biznesin tuaj në rast se punët shkojnë keq. Instrumentet do t’ju ndihmojnë të vlerësoni ndikimin potencial të një huaje në monedhë të huaj në fluksin e parave, pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve dhe në bilancin tuaj. Hapi 5: Gjykoni dhe zgjidhni Instrumentet mund t’u tregojnë se cila do të ishte zgjedhja më e kujdesshme e monedhës. Megjithatë, vendimi përfundimtar është juaji, si sipërmarrës që jeni. Në bazë të llogaritjeve që keni bërë me instrumentet, e keni ju në dorë të vendosni se në cilën monedhë, apo kombinim monedhash, duhet t’i merrni huatë. 19 Vendimet e shëndosha financiare janë kyçi i suksesit të biznesit dhe një nga sfidat kryesore është të menaxhosh rreziqet e kursit të këmbimit të monedhës së huaj në mënyrë profesionale. Ne jemi të sigut se këshillat e dhëna në këtë broshurë, të shoqëruara me këshillat dhe mbështetjen e bankës suaj, do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjet e duhura.
Similar documents
Raporti Vjetor 2009 - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
25. Papunësia në vendet e BE-së dhe dërgesat e emigrantëve në Kosovë ----------------------------------- 56 26. Llogaria financiare neto ------------------------------------------------------------...
More informationinstitut za naučna istraživanja i razvoj instituti për kërkime shkencore
një pjese të popullit në përbërje të saj, vetëm e vetëm se ishte i një etnie tjetër. Kështu NATO, kjo strukturë e fuqishme politiko-ushtarake, e krijuar gjatë Luftës së Ftohtë për të ndaluar ekspan...
More information