Udhëtimi im - The Albanian

Transcription

Udhëtimi im - The Albanian
1
Udhëtimi im
2
“Udhëtimi im”
edhe si dritësim…
Nga Petrit KUÇANA
ATA KURRSESI NUK MUND TË ISHIN udhëhumbës,
aq më pak “të përshtatshëm” si konformistë në rrjeshtin
e gjatë emigrator. Kishte diçka më shumë të trashëguar
në genin e tyre, që si mundësikërkues gjetën hapësirat e nevojshme për realizimin vetvetësor. Nuk është e
rëndësishme si u gjendën në ishullin britanik, dhe asesi
nuk u gjunjëzuan në klimën e ngrysur ishullore e, madje shumë prej tyre, u detyruan të ngushtohen në petkën e “refugjatit”, për të filluar udhën drejt ëndrrës, që
mund të ishte e njëjta, e ngjizur që në vendlindje, apo
ishin nuhatësit e përsosur të hapësirave dhe mundësive
që ofroheshin, duke u kthyer natyrshëm në shqiptarin
e suksesshëm, në njeriun model, jo thjesht modelin e
shqiptarit brendakomunitar, por edhe e emigrantit të
suksesshëm, deri në kufij të së pabesueshmes.
Vërtet, a përbën lajm kur një shqiptar i ardhur vetëm
para pak vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, si refugjat,
pa ditur të thotë as “mirëmëngjesi” apo “kam uri”, ka arritur të kthehet në modelin e njeriut të suksesshëm, pa
harruar “këngën e djepit”? Në vetëm pak vite ai ka arritur jo vetëm të punësohet, apo të punësojë bashkatdhetarët e tij, por të punësojë edhe britanikët…. Nga ata
që mbase kanë ndjekur shkollat më të mira britanike dhe
me shumë krenari flasin për “boss”-in e tyre shqiptar.
Ashtu si flet një student për pedagogun e tij shqiptar,
këtu në ishullin britanik, apo në Harvardin e shumënjohur, sikundër një klient (jo domosdoshmërisht shqiptar) që fiton një gjyq ku përfaqësohet nga avokat apo
barrister shqiptar.
Është kaq normale që të dëgjosh për një arkitekt apo
inxhinier shqiptar, sikundër mund të jetë lajm fakti që
një zonjë ka marrë përsipër të futë gjuhën shqipe në
shkollat angleze, apo një kompozitor që muzën shqiptare e shndërron në tinguj që më pas do i përkasin
gjithë botës, ashtu si një aktor që përfaqëso denjësisht
pathosin shqiptar. Kjo listë vazhdon. Thuajse është e
pafundme, ashtu si hapat e këtyre “udhëtarëve” në udhën e tyre drejt suksesit.
Do të tingëllonin kaq të pabesueshme këto histori për
shumëkënd që është tejet i përditësuar me kronikën e
zezë, por janë realitete që po shformojnë çdo ditë atë
imazh të zbehtë për shqiptarët e Britanisë, në ngjyrën
më të thekshme të shpresës, ëndrrës, kurajës dhe gux-
imit qytetar dhe intelektual, duke u shndërruar kështu
në ambasadorët më të shkëlqyer të vlerave shqiptare në
ishullin britanik.
Tek këta “udhëtarë” nuk mund të zinte vend as përçudnimi, as rraskapitja nëpër humbëtirat e rrugës, ku
busulla i përket një tjetër sistemi… por dedikimi për realizmin e ideve të tyre, sa të thjeshtë aq edhe të çmendur, asaj ëndrre që nuk do të guxonin as ta mendonin;
bie fjala ndërsa gjendeshin në llogoret e luftës për çlirimin e Kosovës, e deri tek ata që u detyruan të braktisnin bankat e shkollës, për të rifilluar sërish, mbase një
udhë tjetër të një tjetër dimensioni, ku konkurenca do
të ishte e jashtëzakonshme, por që do të fitonin çmimet
më prestigjioze në rangun botëror, apo të konkurronin
me firmat më të njohura britanike dhe më gjerë.
Këta “udhëtarë” janë shndërruar natyrshëm në fanarë që
ndriçojnë në çdo kohë, edhe për shumë mërgimtarë që nuk
kanë arritur të gjejnë atë “udhën” drejt realizimit vetvetësor, që janë tëhuajsuar aq shumë, saqë nuk mund të mendojnë asgjë më tepër sesa të ndjekin ato rrugët e errëta, ato
të të pasuruarit për një ditë, ato të përbalturat të zhyturat…
që, fatkeqësisht, vazhdojnë të përpijnë në thellësitë e tyre,
shumë mërgimtarë të tjerë rrugëhumbës…
Këta “udhëtarë” janë shndërruar në modele të shkëlqyeshme dhe ne si gazetarë na mbeti vetëm t’i gjejmë, t’i
pasqyrojmë në faqet e kësaj reviste, ashtu si në ato të
gazetës, duke përmbushur një dimension të misionit
tonë, duke shpresuar se kështu do të mund të kontribuojmë sadopak, duke besuar fuqishëm që “Udhëtimi
im” do të shndërrohet në një traditë që dritëson edhe
mendjet e atyre që “u ka humbur rruga në oborr”, dhe
që nuk mund të shohin më larg sesa një derë kazinoje…
apo tavolinës së kafeve të stërzgjatura, ku bisedat nuk
mbarojnë asnjëherë, sidomos ato për politikën…
Dhe nuk është shumë e lehtë t’i gjesh këta udhëtarë që
flasin për rrugëtimin e tyre dhe kjo nuk do të ishte e
mundur pa ndihmën e jashtëzakonshme të një pjese të
stafit tonë; Faleminderit Fjoralba Hysa, Esmeralda Sadikaj, Bashkim Metalia, Majlind Goge dhe të gjithë ata
që kontribuan. Faleminderit!
Mision ynë vazhdon.
www.thealbanian.co.uk
[email protected]
3
ne gjurmet e
shqiptareve
te sukseshem ...
Nga Arben MANAJ
TË QENIT GAZETAR NË DHE TË HUAJ, e aq më tepër
në një vend, ku ka një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh, s’ka sesi të mos jesh në dilemën e përhershme të balancimit të lajmeve të ashtuquajtura “të mira”
dhe “të këqija” për komunitetin tënd.
Kjo ka qene shpesh tema e bisedave me mikun tim, autorin e këtij botimi, z. Petrit Kuçana. Ky ka qenë edhe sugjerimi im në zyrat e televizionit ku punoj; për një mbulim
më ndryshe nga tradita që gjeta, ajo e mbizotërimit të
kronikës së zezë në raportimet nga Londra.
Nuk të duhet të jesh shkencëtar hapësirë, siç thonë anglezët, të kuptoh se në komunitetin e shqiptareve të Britanisë, ka vlera të mëdha njerëzore, intelektuale, e profesionale që të bëjnë të ndihesh krenar për arritjet e tyre
dhe integrimin e suksesshëm në shumë aspekte të jetës
britanike, si në art, në kulture, në biznes e në profesione
që lidhen me drejtësinë, e kështu me radhë.
Përndryshe perceptimit apo paragjykimit fiktiv, në mesin e shqiptarëve nuk ka vetëm anti-heronj, por edhe
heronj, deri diku të heshtur sa për shkak të modestisë së
tyre fisnike, aq edhe pse jo, edhe mëkatit të mbulimit mediatik tendencioz nga media, qofte britanike, qoftë edhe
ajo shqiptare.
Pikërisht zhbalancimin i këtij fenomeni kërkon të arrij
edhe ky botim modest dhe aspak shterues i “The Albanian”, e që do të pasohet edhe nga një emision televiziv
i Top-Channel për shqiptarët e suksesshëm të Britanisë.
Komuniteti ynë është relativisht i ri në moshë, në kohë
edhe pse gjithnjë e në rritje në numër. Por shqiptarët e
suksesshëm janë të shumtë, shumë më të shumtë realisht
sesa paraqiten në këtë botim, që besoj është vetëm i pari.
Emigrimi shqiptar drejt Britanisë së Madhe është i ri në
kohë, nisur nga prurjet numerike, sidomos në mesin e
90-a të shekullit të kaluar, pasi përpara 21 vjetësh kur
unë kam mbërritur në Londër për të punuar për BBC,
pas konkursit të zhvilluar nga anglezët në Tiranë.
E në atë mot, shqiptarët në rrugët e Londrës, ishin specie e rrallë, edhe pse kishte një ose dy mijë shqiptarë të
Kosovës të ardhur në vitet 80-a e disa syresh pak më
herët.
Por zhvillimet e vrullshme në Shqipëri e lufta në Kosovë,
çuan në përmasa të reja mërgimi drejt ishullit, një vend
i cili për hir të së vërtetës u ofroi shqiptarëve, bujari të
panjohur, e mundësira të paprecendenta punësimi dhe
integrimi përkundër praktikave në disa vende të tjera të
BE-së.
Këto shanse u përqafuan me entuziazëm nga shumica
dërmuese e shqiptarëve të Britanisë, të cilët ndihen më
të integruar dhe më të arrire se shumë bashkëkombës në
ndonjë vend tjetër.
Kjo është padyshim edhe merita e tyre dhe jam i bindur
se kushdo që do të lexojë faqet e kësaj reviste, do të shohë
veten dhe do të inspirohet më shumë, për të qenë më të
integruar në këtë vend parajse e mundësish të jashtëzakonshme.
Paralelisht jam absolutisht i bindur se botime të tjera do
të pasojnë, pasi ka edhe shumë shqiptarë të ndershëm,
punëtorë të talentuar që nuk rendin pas famës e reklamimit të arritjeve të tyre, por preferojnë më mirë të perfeksionohen e adoptohen sa më shumë me mënyrën britanike të jetesës dhe të të punuarit.
E nëse ky botim do nxisë identifikimin e sa më shumë
shqiptarëve të tjerë të suksesshëm apo frymëzimin e sa
më shumë shqiptareve të tjerë që të ecin në shembullin
e këtyre shqiptarëve që flasin për rrugëtimin e tyre, në
këtë botim, atëherë kjo do të ishte vlera më e madhe e
këtij botimi.
4
ARTAN LLABJANI: “Asgjë nuk më ndalon
për të realizuar ëndrrën e hershme...”
6
DETINA ZALLI, Pedagogia më e re e
Universitetit të Harvardit
8
AQIF NELI, Nisi nga puna në ndërtim,
sot është sipërmarrës i suksesshëm!
10
ENI DODA, Shqiptarja që punon në programe
të mëdha televizive në Britaninë e Madhe
12
ISMET KRASNIQI: “FTe jesh ... freeman
of the city”
14
AGIM THERÇAJ: “Puna ta shpërblen mundimin”
16
NASER BUZHALA: ““Lufta m’a ndërpreu
ëndrrën në vendlindje. Unë e realizova atë në Perëndim”
18
SOKOL CAHANI, Të fillosh nga e para...
20
NAIM HASANI: “Ne Britani
realizova endrren e jetes sime”
22
ADRIAN ASLLANI, Djali nga Ferizaj, arkitekt i
suksesshëm në kryeqytetin britanik
24
TOMORR BAHJA, Një barister shqiptar në Londër
26
THOMA SIMAKU: “Shqiponja fluturon në qiell,
por folenë e ndërton në tokë”
28
PERPARIM RAMA: “Mos u frikësoni nga ëndrat!”
30
ARBEN KOJQIQI, Të rendësh drejt ëndrrës
në metropolin britanik
32
34
NAIM HAJDARMATAJ, Mes artit,
biznesit dhe politikës
36
GËZIM ALPION: “Objektiviteti është i shenjtë!”
38
NAMI LLAPI, Nga llogoret e luftës së Kosovës
në sfidën e biznesmenit në metropolin britanik
40
REMZIJE SHERIFI, Të lindësh për së dyti...
42
FASLLI RUÇI, sinonimi i suksesit...
44
SHPEND GËRGURI, Inxhinieria,
dëshirë e fëmijërisë
46
ERION ALIKAJ, Të jesh avokat në Londër
48
LUAN DRAGA dhe ... Udha e Dijes
50
LULJETA NUZI, Dritë shprese për komunitetin
shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar
52
GJERGJI DHE POLI SHAJKO, Familja
dhe karriera ushqejne njera-tjetren
54
LUAN XHIXHA: “Duajeni dhe ndihmojeni
njëri – tjetrin!”
56
MUSTAFA : “ Atdhetar i vërtet është ai që ndërton dhe ndihmon vendin e tij...”
58
YLLI ALLA: “Familja e shendoshe ne
emigrim, produkt i vlerave shqiptare”
60
ADMIR HYKA, Muzikanti që mban
katër kuguj në sqetull
62
ARANIT DOBRA, Shqiptari që jeton vetëm mes
lulesh në Londër
5
6
Artan
Llabjani
“Asgjë nuk më
ndalon për të
realizuar ëndrrën
e hershme...”
a
SI ËSHTË E MUNDUR QË NUK ËSHTË bërë as edhe
përpjekja më e vogël për ekuivalentimin e diplomave të
jurisprudencës së Kosovës me ato të Britanisë?
Kjo është pyetja që e shqetësonte avokatin Artan Llabjani, ndërsa po përpiqej t’u përgjigjej pyetjeve të studentëve të Kosovës që dëshironin të vazhdonin studimet
në Londër. Ai u përzgjodh si një nga koordinatorët e një
projekti të Ministrisë së Diasporës së Kosovës për nxitjen
e investimeve të Diasporës në Kosovë.
Ky është një ndër angazhimet e tij jashtë kohës së plotë
ku punon si avokat në një ndër kompanitë më prestigjioze në zemër të Londrës.
Ai është një ndër shqiptarët model, sinonim i suksesit,
i kurajës dhe vullnetit për realizimin vetvetësor dhe që
natyrshëm përbën lajm historia e suksesit të tij.
E mbase kur ishte fëmijë as që e kishte menduar që një
ditë ëndrrat e tij do të realizoheshin në kryeqytetin britanik.
Ishte vetëm 14 vjeç kur u gjen në këtë ishull, mjaftueshëm
i fortë për të përballuar traumat e luftës dhe për të nisur
një jetë të re si shqiptaro-britanik i devotshëm dhe as që
mund të imagjinonte që një dite do të ishte në stacionin
prestigjioz BBC, e mbase që do të ishe ai që do të ndihmonte vendlindjen e tij Kosovën, jo thjesht dhe vetëm
për sjelljen e investitorëve britanikë, por natyrshëm duke
u shndërruar në ambasadorin e shkëlqyer të vlerave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.
Rrëfimin Artani e nis pikërisht nga ato momentet e para
të mbërritjes në Manchester. Ky ishte vendi të cilin shkeli për herë të parë në Britaninë e madhe duke lënë pas
një vendlindje që vazhdonte të digjej nga lufta. U strehua
me prindërit motrat dhe vëllezërit ku më i vogli pati fatin
të lindë ato ditë të vështira në mjediset e kampit.
‘‘Kujtoj kur zbritëm në Manchester, mbaj mënd që më
pëlqeu vendi në kontaktin e parë që pata me të. Ndoshta
e pashë, e ndjeva të paqtë ndaj dhe duhet ta kem dashur
më shumë se Kosovën time atë kohë. Isha vetëm 14 vjeç,
kujtoj edhe kur mamaja më solli në jetë një tjetër vëlla
në mjediset e kampit. Ishte vërtet një ndër periudhat më
të vështira, më traumatike,që kam kaluar në jetën time’’.
Pranvera sa kishte hyrë. Në kohën më të bukur të vitit
iu desh të braktiste vendlindjen për një arsye që askush
s’do ta dëshironte. Si një 14 vjeçar në atë kohë ai ruan
ende në kujtesë vëmendjen e vullnetarëve në kamp për
të dëgjuar historitë e tyre nga lufta, histori që askush nuk
mund ti tregonte pa shpërthyer në lot me dënesë. Të
gjithë ishin fëmijë nën 15 vjeç.
‘’ Më pas u vendosëm në Lancaster, qytezë në veriperëndim të Anglisë. Kisha një anglishte të reduaktuar shumë.
S’dija nga tija nisja. E imagjinoni sa të vështirë e kishim
të futeshim në përditshmërinë e jetës atje?’
Ndërkohë që ishin në pritje të përgjigjes nga Home Office
15 vjeçari në atë kohë gjeti një punë me kohë të pjesshme
dhe u regjistrua në kolegj “full time” për të mësuar mirë
gjuhën. Ai shumë shpejt u vlerësua për arritje të mira në
mësime, gjë për të cilën kuptohet , punoi fort.
Pasi familja e tij u vendos me dokumenta të përhershme
në UK Artani aplikoi në universitetin e Lancashire. Dega
për të cilën do të studionte i riu ishte e ditur, drejtësi.
Edhe gjatë studimeve të larta ai u dallua dhe u vlerësua
si student më i mirë i vitit. Dhe për një student të dalluar
rrugët për tu punësuar në profesion pa mbaruar ende
studimet janë pa pengesa.
‘’Në vitin 2008, universiteti më rekomandoi në një firmë
7
“Ju drejtohem me zemër të gjithë
shqiptarëve në Britaninë e Madhe
dhe në mbarë botën: Jini krenarë
për rrënjët nga vini dhe integrohuni në komunitetet ku jetoni. Punoni
së bashku për të ndërtuar mirë
veten, shoqërinë dhe komunitete të
sigurta e të gjalla”.
juridike në Londër për një intervistë pune si studenti më
i mirë në kursin e drejtësisë. Gjatë praktikës aty shoqata
e drejtësisë në Angli dhe Wells më vlerësuan me bursë
të plotë duke parë arritjet e mia në kushtet e mia familjare’’.
E kush nuk do të surprizohej nga një rast si ky i Llabjanit?
Fakti që erdhi pa ditur asnjë fjalë në gjuhën e vendit ku
dhe do të studionte, anglisht, dhe duke marrë paraysh arsyet pse Artani ishtë në Angli, nuk e penguan atë të dalë
mbi vendasit për arritje të larta në studime. Të gjithë
vëllezërit dhe motrat e Artanit mbajnë diploma Master
apo PHD dhe punojnë në punë profesionale. .
‘’Gjërat filluan të përmirësohen. Po mësoheshim pak nga
pak me vendin dhe çdo gjë tjetër atje.
Rezultatet e larta në shkollë më shtynin akoma më shumë
për të bërë më shumë. Pas meje edhe dy motrat dhe tre
vëllezërit e mi po ecnin mirë më studimet e gjithashtu.”
Pasi mbaroi Universitetin Artani kreu dhe dy mastera në
Mnachester dhe Londër. Për të dy iu dha bursë si student i mirë. Për Artanin busrat ishin një ndihmë e madhe
dhe shtytje për të marrë çdo kualifikim për degën e tij të
ëndërruar që herët.
Mamaja ishte ajo që lumturohej më shumë nga arritjete
e të birit. Në vitin 2009 familja e tij ishte në BBC si shembull i mirë familjeje emigrante e suksesshme në zonë,
pasi jo vetëm Artani por edhe dy motrat e tij dhe dy
vëllezërit po ecnin mirë me studime.
Gjatë kësaj kohe mamaja kishte përgjegjësi të dyfishtë për
mirërritjen e fëmijëve dhe rezultatet e tyre në mësime.
I ati i Artanit shumë shpejt u kthyen në Kosovë, për të
rindërtuar shtëpinë e shkatërruar gjatë luftës dhe për të
hapur firmën e tij ligjire. Me babain vazhdon rrëfimin e
tij 26 vjeçari komunikonim vetën në tel dhe në skype për
ç’do arritje apo problem familjar tonin.
‘‘Na mungonte shumë babai, veçanërisht atë kohë fillimi.
Kishim më shumë se kurrë nevojë për ta patur pranë për
çdo gjë që mund ti duhet në familjeje me 6 fëmijë’’.
Kur gjërat ecin mirë edhe e kaluara traumatike venitet
paralelsiht. Gjatë kësaj kohe veç punës në profesion si
avokat në disa firma prestigjoze në Londër për të cilën
paguhet Artani angazhohet edhe ne projekte vullnetare
që konsistojnë kryesisht në të ndihmuarit e refugjatëve
në botë’.
‘’Po vullnetarisht kam menaxhuar edhe disa projekte
ndërkombëtare të sponsorizuara nga British Council.
Kam dëshirën më të madhe të ndihmoj ç’do kosovar apo
shqiptar që has vështirësi këtu në fushën e drejtësisë’’
Teksa me tregon për të gjitha këto Artani mundohet të
flasë në shqip. Dhe në fakt e flet mirë po aq sa dhe anglishten. Është dëshirë e tij që ta ruajë gjuhën shqipe edhe
këtu, tua transmetojë atë edhe pasardhësve si pjesë e
identitetit të tij.
‘’Ruajtja e gjuhës tonë amtare është një vlerë shumë e
rëndësishme që ne shqiptarët duhet të bëjmë me patjetër. Neglizhimi i gjuhës mëmë çon në humbje të
identitetit,nga prindërit tanë, gjyshërit ose anëtarët e
tjerë të familjes në vendin tonë në Kosovë dhe Shqipëri’.
Është detyrë e jona të punojmë fort për ta ruajtur atë
edhe për brezat e së ardhmes’’.
Dhe në fakt gjuha e vendit mëmë është dhurata më e
bukur që mund ti bësh një brezi të ri i lindur e rritur në
vend të huaj. Asnjëherë familja e tij dhe vetë ai se humbën mallin për Kosovën , vendlindjen e tyre dhe gjithçka
tjetër të bukur që lanë atje pa dashur, por të detyruar.
I mirëvendosur në Londër me punë dhe familje Artani
tregon se Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë
vendlindja e tij. Do të mbetet vend i cili i ruan atij kujtimet më të bukura të fëmijërisë para lufte.
‘’Jam shumë krenar që jam shqiptar. Kjo më jep një
ndjenjë të identitetit dhe krenarisë. Do të përdor të aftësitë e fituara në Angli për të ndihmuar Kosovën të integrohet plotësisht në botë’’.
Dhe nga njerëz të tillë të cilët kanë një qëllim të mirë në
jetë dhe vazhdojnë të punojnë fort cilado qofshin rrethanat për ta arritur atë, një mesazh është i mirëpritur nga
ç’do lexues veçanërisht i vlefshëm për ata të rinj që mendojnë se vështirësitë mund tua lënë ënderrat në sirtar.
‘‘Ju drejtohem me zemër të gjithë shqiptarëve në Britani
të Madhe dhe në mbarë botën: Jini krenarë për rrënjët
nga vini dhe integrohuni në komunitetet në të cilat jetoni. Punoni së bashku për të ndërtuar mirë veten për
shoqërinë dhe komunitetet të sigurta dhe të gjalla’’.
8
detina
zalli
Pedagogia më e re
e Universitetit të
Harvardit
d
DETINA ZALLI ERDHI NË ANGLI NË VITIN 1999.
Studimet e larta i kreu bashkë me të motrën binjake në
Universitetin e Suseksit (Sussex) për mjekësi molekulare. Sot Detina jeton mes Anglisë dhe Amerikës, pasi
punon pedagoge në Universitetin e Harvardit. Vajza
nga Shqipëria ndihet sot krenare ndaj kolegëve nga e
gjithë bota. Ajo është pedagogia më e re në Harvard.
Nuk e kishte menduar Harvardin, por studimet për
mjekësi në Universitetin e Suseksit e më pas atë të
Leiçesterit i kishte me një qëllim rrezegjatë. Në jetë ajo
kishte synim të ishte më shumë se vetëm një mjeke e
profilizuar. Ajo kishte që herët dëshirën dhe synimin
të ishte në majë të profesionit të saj, të kishte zbulimet
e saj shkencore.
Dhe pikërisht këto synime të paartikuluara më parë e
shtynë në fakt 28-vjeçaren nga Shqipëria të konkurrrojë për të qenë pedagoge në një ndër universitetet më
të mira në botë, atë të Harvardit.
“S’e kisha menduar Harvardin, aplikova për të parë ku
isha. Ishte më tepër një sfidë me veten time. Ata më
zgjodhën mua nga një mijë aplikantë. Çdo gjë më vajti
mirë që në intervistën e parë, që profesorë të Harvardit më bënë nëpërmjet Skype-it”.
Ishte fundi i korrikut të vitit 1999, kur dy prindërit e
saj dhe ajo me të motrën binjake u vendosën në Angli. Të dyja motrat, që të vogla ëndërronin të bëheshin
mjeke kur të rriteshin. Kështu Detina nisi studimet ne
Universitetin e Suseksit për mjekësi molekulare, gjë që
i jepte mundësinë për të vazhduar më tej mjekësi të
përgjithshme, ose doktoraturë shkencash në mjekësi.
Pas kësaj ajo mbrojti doktoraturën në Universitetin e
Leiçesterit, Angli, në shkencat e biologjisë së qelizave
molekulare-biokimi.
Në Harvard, Detina po mbron post-doktoraturën në fushën e proteinave, të cilat kanë të bëjnë me lëvizjet e qelizave
kanceroze, me migrimin e qelizave dhe proteinave.
Detina po merret me nje projekt mjaft ambicioz, ku
kërkon të përfshijë sa më shumë të rinj shqiptarë që
mund të gjendet në www.wespeakscience.com.
Dhe pas gjithë kësaj rruge të suksesshme, ku çdo
moshatare e saj do të kishte dëshirë të gjendejbashkudhëtare, dok. Zalli vlerëson si shtysë thelbësore atë
të prindërve të saj.
“Kur filluam të shkonim në kopësht, në moshën
4-vjeçare prindërit na nxisnin që të mësonim më
shumë vjersha dhe këngë sesa shoqet, që të ishim
kështu të parat. Ky inkurajim u rrit kur filluam klasën
e parë dhe për të vazhduar më tej. Kështu që në njëfarë
mënyre na u fut në gjak kjo puna e të studiuarit”.
28-vjeçarja ka punuar shumë dhe kjo është shumë
lehtë e kuptueshme, që veç punës dhe studimit, ata
faktorë që e sollën deri në arritje të tilla ishin sigurisht
edhe pasioni, përkushtimi, vullneti. Sipas saj këto janë
armët e suksesit,armë që sfidojnë gjithçka dhe bëjnë
që e pamundura të mos ekzistojë.
Fakti që jeton në Amerikë bën të duket se mallin për
Shqipërinë tek ajo e ka zëvendësuar malli për Anglinë. Ky është vendi i saj i dytë i lindjes, pas Shqipërisë,
9
Në karrierë do të ketë edhe momente të dobëta, negative, apo
padrejtësi. Këto gjëra nuk janë
gjithmonë të shmangshme, por
gjithmonë kur jam gjetur në
vështirësi i kam thënë vetes:
Buzëqesh dhe puno fort. Koha
është shumë e çmuar.
S’ia vlen ta humbësh.
sepse dy prindërit dhe motra e saj e vetme jetojnë
këtu, edhe pse për Detinën, toka mëmë është shumë e
rëndësishme emocionalisht.
“Nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që kam kur u tregoj
shokëve dhe kolegëve se jam nga Shqipëria. Të gjithë
kolegët e mi në punë, japonezë, kinezë, koreanë,rusë,
francezë dhe indianë e dinë historinë e Skënderbeut,
madje kanë marrë “inat” një koleg turk, për shkak të
tij. Shpeshherë kolegët e mi bëjnë shaka duke më pyetur: Kur do ta takojmë Skënderbeun”?
Krenaria për vetveten dhe rrënjët e saj, në Bostonin e
largët rritet akoma më shumë kur profesorë të dëgjuar
anglezë, amerikanë dhe të kombësive të tjera e komplimentojnë për arritjet e saj kur mësojnë se ajo vjen
nga një vend i vogël si Shqipëria.
Detina ka ardhur e vogël në Angli. Është rritur dhe arsimuar këtu, dhe më pas iu drejtua Amerikës për të
jetuar e punuar. Një lidhje e mirëfilltë me Perëndimin,
por në brendësinë e saj, po aq e ngushtë është edhe
lidhja me traditat dhe kulturën e vendit ku ajo lindi,
Shqipërinë.
“Si unë, edhe motra ime Argita nuk e kemi patur aspak të vështirë për të ruajtur traditat e mira të vendit
tonë. Mbase kjo nga fakti se të qenit binjake nuk na e
bënte të domosdosshme shoqërinë me vajza, apo djem
të kombësive të tjera. Unë me Argitën ishim gjithmonë
bashkë dhe vetëm kur unë shkova në Universitetin e
Harvardit jemi “ndarë” fizikisht. Por një arsye tjetër,
që ka ndikuar në ruajtjen e atyre vlerave pozitive të
traditës tonë ka qenë se familja jonë ,babi dhe veçanërisht mami ishin pak konservatorë, duke njohur
edhe mënyrën e jetesës në Angli. Pothuaj përditë, krahas mësimeve që kishim për të bërë duhej të dëgjonim
edhe të paktën 30 minuta “moral”(qesh). Ne ndiqnim
rregullisht gjithashtu dhe rrjetet televizive shqiptare,
dhe sidomos programet me tema shoqërore, por edhe
muzikë popullore”.
Në Angli Detina nuk ishte shumë e organizuar me komunitetet shqiptare, teksa e krahason këtë me bashkëpunimin dhe mirorganizimin mes bashkëkombasve
të saj në Boston.
“Në Boston, ku unë jetoj dhe punoj tani ka organizim
më të mirë të shqiptarëve, qofshin këta të Shqipërisë,
apo të Kosovës. Atje ne mblidhemi shumë shpesh, pa
pritur vetëm festat kombëtare. Ndihesh shumë më
ndryshe kur bashkëbisedon dhe shkëmben eksperiencën tënde me bashkëkombasit e tu. Do të më vinte
mirë që kur të kthehem sërish në Londër të gjej një
ambient të tillë si ky në Amerikë”.
Pasi më ka treguar kaq shumë për fillimet, vështirësitë
dhe arritjet e saj, Detina ka dëshirën ta mbyllë historinë me një mesazh, ndërsa tregon se është e sigurt se
populli i saj është komb i zgjuar dhe si i tillë, nuk do t’i
mungojnë kurrë talentet nëpër qarqet botërore.
Mesazhi i 28-vjeçares nga Harvardi vlen për çdo lexues, të ri/re shqiptare që ka ëndrra si ajo për t’i realizuar.
“Dua t’u them të rinjve shqiptarë në Angli, Amerikë
dhe kudo në botë që asnjëherë të mos e mendojnë
veten inferiorë karshi kombësive të tjera. Duhet vetëm
të studiojnë dhe të punojnë fort e të jenë ambiciozë
në atë që duan të arrijnë. Kurrë të mos demoralizohen nga një dështim i çastit, por të ringrihen dhe të
shohin përpara,sepse kanë për të realizuar ëndrrën e
tyre. Uinston Çërçill ka thënë një shprehje të bukur:
“Success is when you go from failure to failure without
the loss of enthusiasm” – “Suksesi arrihet kur kalon
nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin”.
Njeriu më i suksesshëm nuk është ai që qëndron gjithmonë lart, por ai që, kur bie poshtë ngrihet menjëherë.
Në karrierë do të ketë edhe momente të dobëta, negative, apo padrejtësi. Këto gjëra nuk janë gjithmonë
të shmangshme, por gjithmonë kur jam gjetur në
vështirësi i kam thënë vetes: Buzëqesh dhe puno fort.
Koha është shumë e çmuar. S’ia vlen ta humbësh”.
10
Aqif
Neli
Nisi nga puna
në ndërtim, sot
është sipërmarrës
i suksesshëm!
s
SYTË, PËR NJË JETË MË TË MIRË TË TIJËN DHE
FAMILJES, i hodhi drejt Mbretërisë së Bashkuar,
ashtu si shumë bashkëkombas të tij në vitin 1997, vit,
që për Shqipërinë e shqiptarët njihej si luftë e jetuar;
për të huajt, ngjarje të shkruara e të transmetuara
prej andej. Në fakt, kur mbërriti këtu në Mbretërinë
e ëndërruar, pa dhe përjetoi se jeta reale s’ishte dhe
aq e ëndërruar po t’ia nisje çdo gjëje nga e para dhe të
punoje në ndërtim.
47-vjeçari AqifNeli, babi i dy fëmijëve, sot sipërmarrës
në fushën e ndërtimit, tregon se si mësoi të përdorte
disa nga veglat gjatë punës së tij të parë në ndërtim.
“Para se të vija në UK, punoja si shef personeli, tregon sot AqifNeli. - Këtu e gjeta veten duke punuar
në ndërtim”. Disa nga miqtë e tij (e ndihmuan dhe
e morën në punë, por që ata sot janë të punësuar në
kompaninë e tij), e mësuan se si të përdorte disa vegla
të thjeshta pune. Megjithëse punën asnjëherë nuk e ka
patur problem, ai e kishte të vështirë të përshtatej me
kushtet e reja. E filloi nga e para. Ndërtimi ishte më
me shumë para, ato në fillim duheshin shumë, prandaj
zgjodhi ndërtimin.
Kaloi vështirësi, sidomos ë gjuhës. “Kujtoj që shumë
shpejt pas ardhjes tonë këtu, me gjithë bashkëshorten
time, u regjistruam në shkollë për të përmirësuar ang-
lishten. Gati më zinte gjumi në klasë, pasi isha lodhur
gjithë ditën, por e vazhduam. Nuk kishim tjetër zgjidhje”.
Punëdhënësit me siguri panë diçka të vlefshme tek
Aqifi dhe filluan shumë shpejt ta aktivizojnë me drejtimin e punëve. Si fillim duke ndihmuar bashkëkombësit e tij me gjuhen e më vonë dhe me drejtimin e punëve në kantiere. Ka ushtruar gati të gjitha nivelet prej
përgjegjësi në punë, menaxherit, projektet e kontratat
e menaxherit. Këto i ka ushtruar si në projekte të vogla dhe në ato të mëdha. Në shumë kompani merrej
me vendosjen e rregullit disa punë që ngeleshin prapa. “Ana praktike e punës po shkonte mirë, por dita
ditës po shihja që më duhej të kompletohesha edhe me
njohuritë teorike të nevojshme. Njëra nga kompanitë
ma dha këtë mundësi, sot jam MCIOB (MemberOfCharted Institute OfBuilding, degreeonconstructionmanagement). Po ashtu kam bërë edhe shumë kurse
të tjera të domosdoshme”.
Në fundin e vitit 2007, gati pas 10 vitesh në Angli,
mendoi dhe vendosi që të punojë për vete, duke krijuar kompaninë e tij: “AN ConstructionSolutionLtd”.
Kompania vazhdon edhe sot të konkurojë në treg, ku
ka me dhjetëra të punësuar ku një pjesë e mirë janë
bashkëkombës.
“Gjëja e parë që të bie në sy për mirë këtu është se ka
11
“Mbaj mend që në orën e
anglishtes sa s’më zinte
gjumi në klasë. Kisha
punuar gjithë ditën në
ndërtim, isha i lodhur, por
s’kisha rrugë tjetër”.
rregulla të qarta dhe të barabarta për të gjithë, përsa i
përket ndihmës që të japin kur je përkrah një tjetër të
huaji, jo shqiptar”.
Në paketën e parë që mori nga autoritetet krijoi kompaninë të tij. Rregullat e sigurimit teknik në punë në
Britaninë e Madhe janë shumë të rrepta, ndryshe nga
Shqipëria, ku mungojnë shumë gjëra dhe për më tepër
autoritetet nuk ta lehtësojnë, por ta vështirësojnë
vazhdimësinë e punës dhe si pa kuptuar edhe suksesin
në të njejtën kohë.
I suksesshëm në punë e në biznesin e tij, Aqifi gjen
kohë për fëmijët, për familjen dhe miqtë e tij. Për
të familja është gjëja më e shtrenjtë. “Jam shumë i
kënaqur me ecurinë e Tarës, vajzës sime, dhe po ashtu
me Leon,djalin. Asgjë nuk më ka penguar për t’i dërguar fëmijët në aktivitete të shumta jashtë programit
mësimor. Tara ka kaluar nivelin e 8-të në piano e Leo
është në të dytin, kjo falë edhe bashkëshortes time. Ajo
gjithmonë është për ne të tre një shtytëse e mirë dhe e
kujdesshme për të ecur përpara”.
Por atë e merr malli për Shqipërinë, për vendin, për
familjen dhe gjithçka që ka lënë në atdhe. Mungesa ndihet shumë veçanërisht kur njeriu kalon ditë
të shënuara e të mëdha në jetë, p.sh kur i lindi djali
patjetër që do të donte që të gjithë t’i kishte aty. “Këto
janë disa momente që mbeten në kujtesë por kjo s’do
të thotë se ata nuk na mungojnë përditë e gjithmonë.
Urojmë të jenë mirë dhe shumë shpejt t’i bashkohemi
familjeseuropjane”.
Aqifi vazhdon të angazhohet me bashkëkombësit, sikurse dikur në momentet e para në Britani. ai ka ndihmuar me dhjetëra familje për t’u punësuar, disa prej
të cilave duke i mbajtur edhe në shtëpi e duke i këshilluar si duhet të vazhdojnë më tej. “Më kujtohet në fillim që kur shkonim tek posta për të folur në telefon, në
darkë gjenim shqiptarë të sapoardhur dhe i merrnim
në shtëpitë tona”.
Në afro 15 vitesh jetesë në Angli, edhe ai, si mijëra të
tjerë, ka protestuar me pllakatë në dorë kundër dhunës
serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës, kam marrë pjesë
në pothuajse të gjitha festimet e Pavarësisë e çdo takim
e festim tjetër… Së fundi ka një bashkëpunim shumë të
mirë me shoqatën ‘Mother Tereza”, “Albanian Union” në
të cilën bëjnë pjesë edhe fëmijët e tij. Mbështet e përkrah
punën e shkëlqyer që ata bëjnë me fëmijët. Ai ka sponsorizuar edhe shumë aktivitete të komunitit dhe disa aktivitete të Ambasadës shqiptare në Londër.
Mesazhi i AqifNelit për bashkëkombasit e tij është: “Mundohuni të vini në jetë më të mirat e vendit nga vini e më
të mirat e vendit ku jetoni dhe do të keni sukses kudo!”
12
Eni
Doda
Shqiptarja që
punon në programe
të mëdha televizive në
Britaninë e Madhe
p
PREJ DISA VITESH ENI ËSHTË PJESË E GRUPIT
të prodhimit të programeve televizive si “Britains got
Talent”, “Big brother” dhe “X Factor”.
Dëshira për të punuar në media ka qenë gjithmonë
pjesë e brendshme e saj. Edhe pse prindërit deshën
dhe e nxitën atë të studiojë për ekonomi, ajo të parën
vuri median.
“Zemra ime ka rrahur gjithmonë për median në fakt.
Sa herë shikoja emisione televizive e mendoja se sa e
mrekullueshme do të ishte të punoja aty. Në fakultet
studiova media, sepse kjo ishte ajo që unë doja, edhe
pse e dija që do ta kisha të vështirë të futesha në këtë
industri, veçanërisht duke menduar konkurrencën e
këtushme. Për një vit pas studimeve nuk gjeta punë.
Kështu prindërit më këshilluan të ndërroj drejtim
karriere,duke studiuar për ekonomi”.
Edhe pse mbaroi studime të dyta në ekonomi, aplikimet dhe kërkimet për punë vazhdonin të ishin
në industrinë e medias. Nuk la producent pa i dërguar e-mail-e dhe pa e kontaktuar. Nuk la televizion
pa dërguar CV. Prej më shumë se një viti aplikimesh
dhe kontrolle e-mail-sh në çdo orë të ditës, se mos
ndonjëri/a i ishte përgjigjur më në fund, zonja e quajtur Denise Kelly, producente në ITV i ofroi Enit një
vend për të punuar në emisionin “Take me out”. Eni
aty do të përshkruante një njeri të famshëm.
Kjo ishte dhe pikënisja që i hapi rrugët 26-vjeçares për
të punuar aty ku ajo kishte ëndërruar gjithmonë.
“Për më shumë se një vit kam punuar vullnetarisht.
Vetëm kështu mund të provoja që isha njeriu i duhur
për këtë punë. Edhe pse e papaguar dhe me sakrifica,
falenderoj prindërit e mi për mbështetjen. Veçanërisht
gjatë asaj periudhe unë i gëzohesha vetëm faktit që punoja në media”.
Më pas Eni punon në emisionin “Got to dance” në Sky
One, ku i duhej të ishte gjithë kohës në lëvizje rreth
Britanisë dhe Irlandës duke mbajtur audicione në Birmingam, Mançester, Glasgou, Dublin, Njukastëll dhe
Londër. Gjatë kësaj kohe asaj i duhej të kujdesej për
producentët, vipat dhe pjesëmarrësit.
« Absolutisht e pëlqeja atë punë. Ishte gjithashtu një
mundësi për të eksploruar Britaninë. Është një vend i
mrekullueshëm, pavarësisht motit të lagësht».
Kaq kishte ajo sa për të futur këmbët në media dhe
pastaj emisionet e presin në radhë. Pasi eksploron Britaninë fillon të punojë në emisionin e shumëndërruar
prej saj, «The X Factor ».
Për atë ishte një ëndërr e bërë realitet.
Më pas në “Britains got Talent”, në festivalin më të
madh në botë, atë “Glastonbory Festival” në BBC, “Got
to dance” në Sky One dhe “Big Brother” në Channel 5.
“Në Big Brother” unë e pashë veten një shkallë më
ngushtë me punën e ëndërruar. Atje punoja duke
përzgjedhur pjesët më të mira të personave brenda
shtëpisë. E kam bërë këtë punë për të paktën dy vjet.
Kur “Big Brother” mbaroi ajo vazhdoi të angazhohet
në role të tjera në Channel 4. Për momentin 26-vjeçarja punon në ITV në show-n e quajtur “Tipping point”.
13
“Edhe kur jam në punë unë
s’pushoj duke treguar se sa e bukur është Shqipëria. Njëherë mora
një kolegen time në Shqipëri. Ajo
absolutisht e pëlqeu atë vend. Tani
pjesa më e madhe e producentëve
janë kuriozë të shkojnë dhe ta
shohin Shqipërinë nga afër”.
I pëlqen atmosfera në çdo program ku punon, sidomos kur ajo është në studio. Tek e fundit ka ëndërruar
gjithmonë për këtë.
“Është një ndjesi që nuk mund ta përshkruaj. Të them të
drejtën s’më duket si punë, më duket më shumë si gallatë. Megjithatë ka raste që punojmë me orë të zgjatura
nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 2 të mëngjesit pasardhës. Por e ndjej lodhjen vetëm kur godas shtratin( qesh)”.
Me Enin takohem në London Bridge. Ecëm gjatë për
të gjetur një vend të qetë, pa shumë njerëz, ku mund të
pinim diçka e të bisedonim në qetësi, jo vetëm rreth materialit të intervistës, por edhe për pak kujtime të bukura
fëmijërie. Jemi nga i njëjti qytet dhe, madje kishim jetuar
në të njëjtën lagje. Ndajmë gjithashtu të njëjtin profesion.
Teksa ajo më tregonteme dëshirën e madhe, gjithë çfarë
kishte arritur të bënte dhe me sa shumë mund kishte ardhur deri këtu, po mendoja se fillimet e saj do kenë qenë
të lehta përderisa ajo ruan ende kaq shumë energji.
Në fakt fillimet e Enit dhe familjes së saj në Mbretërinë
e Bashkuar nuk ishin dhe aq të lehta. Ajo ishte vetëm
10 vjeçe atëherë. Nuk dinte asnjë fjalë anglisht, ashtu
sikurse edhe familjarët e saj. Ia nisën çdo gjëje nga e
para. Në fakt kjo nuk mund të të venitet lehtë nga kujtesa sado arritje të mëvonshme të të presin në karrierë.
Ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Angli, por ajo
më tregon se sa më shumë vitet kalojnë, aq më shumë
ka mall për Shqipërinë.Nuk e besova, duke menduar
se ajo tashmë ka çdo gjë këtu, familjen, shoqërinë, punën, çdo gjë. Në fakt Eni është shumë patriote, madje
ajo, për t’i kujtuar vetes se nga vjen mban edhe një
tatuazh, ku shkruhet “guri i rëndë në vendin e vet”.
“Mirë, apo keq është vendi nga unë vij. Vetëm shpresoj
që të vazhdojë të zhvillohet si vend, më mirë nga sa
është bërë deri tani. Ai vend ka plot njerëz të talentuar,
edhe këtu në Angli ka plot, por akoma mbeten për t’u
zbuluar”, - vazhdon të më rrëfejë Eni me po aq dashuri
dhe energji sa dhe në fillim kur më rreshtoi emisionet
ku ajo kishte punuar, punë për të cilën tregonte se ndihej dhe krenare, dhe e privilegjuar.
Sa herë që puna i jep asaj ditë të lira pushimi, ajo fluturon drejt Shqipërisë. Për fat të keq, jo në periudha
vere, pasi është gjithmonë e zënë me programe.
“Edhe kur jam në punë unë s’pushoj duke treguar se
sa e bukur është Shqipëria. Njëherë mora një kolegen
time në Shqipëri. Ajo absolutisht e pëlqeu atë vend.
Tani pjesa më e madhe e producentëve janë kuriozë
të shkojnë dhe të shohin Shqipërinë nga afër”, - më
tregon më tej Eni. Dhe nga kjo kuptoj se Eni shfrytëzon edhe njohuritë nga ekonomia gjatë punës, duke iu
nxitur endjen kolegëve producentë për të vizituar të
mrekullueshmen Shqipëri të saj dhe timen.
Sipas saj, për të kuptuar se si bota e sotme funksionon duhet medoemos që gjithsecili të ketë pak mendje
biznesi dhe ekonomie. Tani për tani ajo ka si qëllim të
marrë titullin “associate producer” për producentët e
rinj. Ka ëndërr që në pak vite kohë të arrijë të ketë shown e saj duke u njohur kështu përfundimisht si producente ekzekutive. Këto janë planet e saj më shpejt të
pritshme, meqenëse ajo është e mirëvendosur këtu
bashkë me familjen, por nëse një mundësi e mirë pune
të mirë do t’i jepet në Shqipëri, ajo është e gatshme
t’i thotë “po” ofertës prej andej.“Ndoshta në edicionin
tjetër të “Big Brother”-it atje”, - shton më tej.
Pas gjashtë vite studimesh në degë të ndryshme, pas
gjithë atyre e-mail-ve për të kontaktuar producentë,
pas gjithë atyre muajve lëvizje nëpër Britani vullnetarisht, vetëm për të treguar se ajo e do atë punë dhe di
ta bëjë, kush nuk do të kishte një mesazh për të dhënë
dhe, kush lexues nuk do ta mirëpriste atë si shembull?
“Është e vështirë shumë të fillosh punë në profesion
sapo del nga fakulteti, sepse mungon eksperienca,
por megjithëkëtë, sa më shumë mënyra provoni, më
shumë mundësi do të keni. Gjithashtu, gjithmonë
merrni në konsideratë këshillën e prindërve. Ata kanë
një jetë të tërë eksperiencë që iu vlen”.
Kështu e mbyll rrëfimin e saj 26-vjeçarja, Eni Doda.
14
iSMET
kRASNIQI
Të jesh ...
“Freeman
of the City”
a
AI ËSHTË SHQIPTARI I PARË I KOSOVËS që i dedikohet një titull i tillë.
“Freeman of the City” është çmimi që ka marr Ismet Krasniqi duke u shndërruar kështu në një krenari për çdo shqiptar të Britanisë së Madhe. Njerëz
të tillë kaq dinjitoz me të vërtet meritojnë nderime
të cilat lartësojnë prestigjin sikurse dhe ndjenjën e
patriotizmit bashkëkombës.
Nuk mund të qëndrohet në heshtje përpara figurave kaq të nderuara. Është kënaqësi të shkruash e
të dokumentosh vepra njerëzore pse jo edhe historike të komunitetit shqiptar në Britani. Krenaria që
ndjen duke përshkruar këtë figurë është e papërshkrueshme. Këto shembuj shërbejnë për të treguar
vlerat e vërteta të shoqërisë shqiptare dhe të shqiptarisë. Figura të tilla janë shembull për edukimin
e brezave sikurse për të rritur ndjenjën e atdhetarizmit, bashkësisë si dhe të heroizmit.
Ismeti u lind në Vranoc të Pejës ku dhe mbaroi arsimin elementar duke vazhduar më pas me arsimin e
mesëm në Pejë dhe një pjesë në Prishtinë.
Shumë herët ai kishte filluar një biznes privat në
Kosovë deri në shpërthimin e luftës në Kosovë , kur
situata u keqësua aq shuma sa u detyrua të rrokte
armët dhe t’i bashkohet njësive vullnetare te lëvizjes
Çlirimtare në fshatrat e Pejës.
Angazhimi i tij gjatë luftës ka qenë në dy rrafshe.
Në atë të furnizimit të njësive ushtarake të UÇK-së
dhe civilëve të rrezikuar me ushqime dhe materiale
të nevojshme dhe rrafshi tjetër që pasoi më vonë,
angazhimi i tij në njësitë mbrojtëse deri sa u plagos
gjatë luftimeve dhe në këto kushte ai u detyrua të
braktisë Kosovën dhe erdhi në Londër në shtator të
vitit 1998.
Pas trajtimit dhe rehabilitimit mjekësor Ismeti nisi
një jetë të re këtu në Londër, e cila u mbush sa me
vështirësi të mëdha po aq edhe me suksese. Ismeti
shprehet se “Duke përfituar nga përvoja që kishte
pasur në biznes gjatë kohës në Kosovë, edhe në
Londër pata fatin dhe shumë shpejt fillova me një
biznes tjetër këtu, pasi Britania e Madhe është një
vend i mundësive dhe kushdo që punon shumë
mund të arrijë atë që aspiron. Në fillim mendoja
që do të ishte e pamundur rinisja e një jete të re
këtu e për më tepër të një biznesi sikurse kisha
dëshiruar gjithmonë. Por shpresa sikurse vullneti
për te realizuar dëshirat e ëndrrat nuk të lënë asnjëherë në baltë. Mjafton të kesh vullnet e aspiratë në jetë me punë e përpjekje arrihet çdo gjë”-
15
“... duhet që secili prej
nesh të jetë shembull për
familjen e vet shoqërinë dhe
komunitetin tij, sikurse për
kombin e tij. Duke menduar
kështu mund të ndërtojmë
një shoqëri të shëndosh e
me vlera universale dhe të
denjë”.
shprehet ai i kënaqur nga arritjet e veta.
Ismeti përshkruan ardhjen deri tek çmimi ai thotë
se – “është falë këtij angazhimi dhe kësaj pune
duke arritur që të krijoj kontakte të rëndësishme
të cilat edhe më kanë mundësuar që të marr këtë
titull, “Freeman of the City”, që ndonëse është
tradicional dhe simbolik, ka një rendësi pasi isha
shqiptari i parë i Kosovës që e kam marrë këtë
titull”.
“Freeman of the City” është një çmim që u dedikohet të gjithë atyre që punojnë shumë dhe
që arrijnë të kuptojnë se Britania e Madhe është
vend i mundësive dhe që duhet shfrytëzuar këto
mundësi. Ai na këshillon duke na thënë : “Mos
humbisni kurrë dëshirat dhe aspiratat vendosni
objektiva pasi këtu ato mund të bëhen realitet.
Ndonëse rruga për sukses të duket e gjatë edhe
e mundimshme por gjithmonë kënaqësia e marrë
nga rezultati si dhe ndjenja e realizimit është e pa
krahasueshme. Ndjenja e përmbushjes së objektivave nuk ka fjalë ajo bën të harrosh çdo vështirësi
të hasur sikurse çdo sakrificë edhe mundim”.
Duke marrë shkas nga ky sukses këtë çmim Ismeti
ia dedikon të gjithë atyre që kanë pasur një udhë-
tim të gjatë dhe të mundimshëm deri këtu dhe që
kanë arritur përtej ëndrrave të tyre prej punës së
tyre. Padyshim se ai është një shembull i brezit
të ri duke i inkurajuar të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre, por të punojnë fort pa u lodhur pasi
nëpërmjet punës arrihet çdo gjë. Ismeti shton
se, - “duhet që secili prej nesh të jetë shembull
për familjen e vet shoqërinë dhe komunitetin tij,
sikurse për kombin e tij. Duke menduar kështu
mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndosh e me
vlera universale dhe të denjë”.
Në mesazhin për shqiptarët e Britanisë së Madhe
Ismeti thekson domosdoshmërinë e integrimit në
shoqërinë britanike, “e cila ka qenë mjaft zemërhapur dhe posaçërisht për shqiptarët ka qenë shumë
korrekte dhe mikpritëse.
Shqiptaret duhet jenë krenarë dhe kurrë mos t’i
humbin shpresat se një ditë do të arrijnë atë qe
presin dhe dëshirojnë”.
Natyrisht që nuk mund të hiqte vëmendjen nga
mëmëdheu edhe pse në Londër. Nuk janë thjesht
investimet në Kosovë apo Shqipëri por përpjekjet
e vazhdueshme për të çuar në mëmëdhe investitorë britanikë, një mision që vazhdon, ashtu si edhe
rrugëtimi i tij i suksesshëm.
16
Agim
therÇaj
Puna
ta shpërblen
mundimin
o
‘ORIENTIMI NË KOHË DHE HAPËSIRË është
një gjë e domosdoshme. Fillimi nuk ka qenë i lehtë
dhe as pa peripeci. Kam tentuar, kam sprovuar,
kam kaluar momente të vështira, jam zhgënjyer,
por nuk jam dorëzuar. Pasi jam informuar mirë dhe
kam njohur kërkesat e tregut jam specializuar në
këtë profesion. Shkallët i kam ngjitur një nga një
pa nxituar dhe me këmbë në tokë derisa kam arritur të drejtoj si menaxher në një nga kompanitë,
më të mëdha dhe prestigjoze. Nuk mund të ngjitesh
tek çatia pa ndërtuar mirë themelet!’ na thotë Agim
Therçaj, pronar i një kompanie të suksesshme në
Londër, ‘Balkan Build Ltd’.
Erdhi në Britani si një emigrant i zakonshëm.
Kishte prioritet pasi zotëronte dy gjuhë të huaja:
gjuhën angleze dhe atë italiane. Që në kontaktin
e parë përmes emocioneve të një emigranti që vjen
nga një vend i vogël siç është Shqipëria, me një histori të gjatë e të dhimbshme diktature, izolimi e mohimi të të drejtave njerëzore, ka prekur dhe përjetuar vlerat e lirisë, të shtetit modern dhe funksionimit
të ligjit. Në një periudhë të shkurtër, ka vërtetuar
se në Britani ka hapësira të pakufishme për të realizuar ëndrrat, ku njerëzit trajtohen njëlloj pavarësisht ngjyrës, seksit, etnisë, racës, bindjeve, shkol-
limit, pasurisë, etj. Sipas tij, miku më i madh për
secilin në këtë shtet, është ligji, rregullat, normat,
mjafton të jesh një qytetar i denjë dhe korrekt; dhe
Mbretëria e Bashkuar është një tokë shterpe për veprimet ilegale dhe abuzive, por një tokë e begatë për
konkurrencën e lirë dhe ekonominë e tregut.
Kishte mbaruar studimet për anglisht në Shqipëri
dhe këtu gradualisht e gjeti veten në botën e biznesit, në sektorin e ndërtimit. Emigrantet qe vinin
synonin menjëherë për një punë dhe një shtëpi, çka
binte ndesh me mundësitë dhe realitetin. Pasi edhe
evropianët që kishin vite që ishin pjesë e Mbretërisë
së Bashkuar, nuk jetonin në një shtëpi të tyren. I
riu shqiptar, kuptoi se ato dhe shumë lukse të tjera
mund të arriheshin vetëm nëpërmjet punës. Sidomos këtu ku jetonte, që puna asnjëherë nuk do ta
humbiste rëndësinë e saj nëse zbatohej brenda kufijve ligjorë.
Themelimi i një kompanie të suksesshme nuk ka
qenë e lehtë, por me anë të punës, seriozitetit dhe
përkushtimit, Agimi ka arritur të realizojë projektin
që ka shpërblyer sakrificat e tij në jetë. ‘Personalisht nuk kam lakmuar asnjëherë pasurinë, makinat
e shtrenjta, jetën luksoze. Mendoj se kam zgjedhur
rrugën e duhur si shumë e shumë të tjerë, punën
17
‘Secili prej nesh ka një
fuqi të madhe në dore.
Me punën dhe emrin tonë
mund të ndërtojmë apo të
shkatërrojmë çdo ditë, çdo
orë e çdo çast. Ne krijojmë
jo vetëm imazhin tonë,
por edhe të familjes, zonës
që i përkasim, pse jo edhe
të vetë Shqipërisë.’
dhe vetëm punën. Për mua nuk ka orar kur bëhet
fjalë për të realizuar një projekt, një kontratë apo
një objektiv të caktuar. Urtësia popullore na sjell
përvojën e brezave të skalitur në proverbin: “puna
ta shpërblen mundimin”. Kush kupton dhe përqafon këtë filozofi e ka të garantuar suksesin.’ shprehet
në mënyrë modeste Agimi.
Ai veçon si një gjë pozitive, aftësinë e të punuarit dhe përshtatjes me grupin me të cilin punon, i
cili ka synimin e përbashkët arritjen e më të mirës
së mundshme. Pjesa më e madhe e të punësuarve
në kompaninë e tij janë shqiptarë, por ka edhe rusë,
polakë, bullgarë, rumunë, lituanez, anglez etj. Kur
ka hapësira të ligjshme, Agimi përpiqet të kënaq
kërkesat dhe interesat e bashkatdhetarëve.
Pavarësisht se biznesi që ai drejton, është një
ndër kompanitë që është marrë me projekte të
rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar, z. Thercaj
e konsideron më të vështirë ngritjen e një familje
të shëndetshme se sa të një ndërtese. Familja është
institucioni bazë dhe më i rëndësishmi, është guri
i themelit të jetës dhe shoqërisë.. ‘Duhet të dish të
edukosh dhe edukata më e mirë përcillet përmes shembullit të prindërve, përmes vlerave dhe normave
morale që familja e shëndoshë shqiptare i ka në
themel të saj. Vlerat tona të familjes na bëjnë krenar,
dashuria dhe respekti i ndërsjelltë tek pjesëtaret e
familjes, harmonia, përkushtimi, ngrohtësia,’ vazhdon më tej sipërmarrësi.
Tashmë është një njeri i kompletuar në fushën
e tij, por nuk e ka harruar atdheun. Për të atdheu
është ‘gjithçka: e shkuara dhe e ardhmja, dhimbja
dhe dashuria. Atdheu është gjëja që të mungon më
shumë kur je larg. Atdheu është dheu yt që e vlerëson
sa duhet vetëm kur je në dhe të huaj. Atdheu është
ai që të bën borxhli të përjetshëm!’ Dhe kështu ndihet ai ndaj atdheut një borxhli, pasi dijet, edukatën i
mori atje fillimisht. Identiteti, prejardhja shqiptare
është ngulitur fort në personalitetin e tij dhe ndaj
Agimi ndihet krenar dhe nuk gjen arsye apo argument që të mohojë origjinën. Ju drejtohet shqiptarëve kudo që ndodhen, që të mos e ndrydhin veten
por të krijon mundësitë për të shpalosur aftësitë e
tyre, që të jenë shembull për familjen, shoqërinë dhe
pse jo edhe për kombin që ato përfaqësojnë: ‘Secili
prej nesh ka një fuqi të madhe në dore. Me punën
dhe emrin tonë mund të ndërtojmë apo të shkatërrojmë çdo ditë, çdo orë e çdo çast. Ne krijojmë jo
vetëm imazhin tonë, por edhe të familjes, zonës që i
përkasim, pse jo edhe të vetë Shqipërisë.’
18
Naser
BUZHALA
“Lufta m’a
ndërpreu ëndrrën
në vendlindje. Unë
e realizova atë në
Perëndim”
n
NASER BUZHALA, DJALI NGA KOSOVA TREGON
vështirësitë dhe fillimet e jetës në Angli. Si ia nisi çdo
gjëje nga A-ja dhe rrugën ku shkeli për të realizuar ëndrrën e lënë në mes nga lufta në vendlindje.
Ka më shumë se një dekadë që djali nga Kosova, Naser
Buzhala punon në kryeqytetin perëndimor Londër si
inxhinier ndërtimi. Ai tregon se ka punuar shumë për
të arritur këtu ku është sot. Ia nisi çdo gjëje nga fillesa
më elementare, çelësi i suksesit për të nuk ra nga qielli.
“Kam punuar shumë, me orare të zgjatura natën nëpër
restorante bashkë me time shoqe, Fatmirën. Ishte
një periudhë e vështirë ekonomike, pasi veç jetesës
dhe studimeve këtu, na duhej të investonim edhe në
Kosovë për rindërtimin e shtëpisë së rrënuar dhe të
djegur nga lufta. E kujtoj tani dhe do ta kujtoj për gjatë
si një periudhë shumë të vështirë për ta përballuar financiarisht”.
Ka ardhur në Britani, ashtu sikurse shumë bashkëkombas të tij në vitin 1998 për arsye lufte. Naseri ndërpreu
studimet që ndiqte në Universitetin e Prishtinës në të
njëjtën degë, atë të Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Por
edhe pse me brenga ikjeje nga vendlindja, për një arsye
që askush nuk do ta dëshironte, edhe sikur t’i ofrohej
vendi më i mirë në botë për të jetuar, Naseri tregon se
në atë kohë shpresa për vazhdimin e studimeve nuk i
ishte shuar.
“Shpresa ime mori jetë, u bë fizike dy vite më vonë,
pas ardhjes time këtu. Pasi në fillim ndoqa disa kurse
të gjuhës angleze për ta përvetësuar atë në nivelin universitar. Pastaj u regjistrova në South Bank University, Londër në inxhinieri civile dhe dizenjim, ku studiova për tre vite”.
Profesioni i tij shtrihet në një industri, që është direkt
e lidhur me jetën e përditshme të njerëzve, gjë që do të
thotë fat, sepse ka treg pune, na tregon Buzhala.
Naseri merret me dizenjimin e çdo ndërtese, duke nisur nga shtëpitë, shkollat, spitalet, rrugët, urat e shumë
të tjera, objekte këto të shtrira në të gjithë Britaninë e
19
“Kam punuar shumë, me orare të
zgjatura, natën, nëpër restorante
bashkë me time shoqe, Fatmirën.
Ishte një periudhë e vështirë
ekonomike, pasi, veç jetesës dhe
studimeve këtu na duhej të investonim edhe në Kosovë për rindërtimin e shtëpisë së rrënuar dhe të
djegur nga lufta. E kujtoj tani dhe
do ta kujtoj për gjatë atë kohë, si
një periudhë shumë të vështirë
për ta përballuar financiarisht”.
Madhe. Më e bukura e punës së tij është se projekte
të tilla kanë realizuar edhe në Shqipëri, Kosovë, Izrael
dhe Francë.
Dhe sikurse i ndodh gjithsecilit të ketë një përshtypje
të parë rreth diçkaje, apo rreth një vendi, ai tregon se
përshtypjet e tij për Anglinë lidhen kryesisht me heterogjenitetin e popullsisë së këtushme. Ai s’e kishte
menduar që nga vendlindja se Londra kryesisht, mund
të kishte një diversitet kaq të madh të komuniteteve.
Edhe ndërtesat, transporti e shërbimet në përgjithësi
ishin ato që Naseri pa ndryshe këtu, krahasuar me
vendlindjen e tij, Prishtinën.
Z. Buzhala është i martuar dhe ka tre vajza. Për të
e rëndësishme është që vajzat e tij, edhe pse të lindurae të rritura këtu, të kuptojnë prejardhjen e
prindërve të tyre. Për Naserin trashëgimia e gjuhës
te brezat e rinj dhe, jo vetëm, por edhe kultura jonë,
traditat, respekti janë ato që tregojnë se ne vijmë nga
Shqipëria, ndërsa i veçon si gjërat më të çmuara të
fëmijërisë së tij në Kosovë.
Dhe kur vjen koha ta pyesim se, çfarë është atdheu
në një vend tjetër, që nuk është toka mëmë, por
që të ofron të mira materiale dhe jetë më cilësore,
përgjigjia lexohet në mimikën e fytyrës së Naserit,
ashtu sikurse ka shumë gjasa të ndodhë me çdo njeri
tjetër në një vend të huaj.
“Atdheu është gjithçka për mua! Jetoj dhe veproj
këtu në Britani, por me zemër jam në vendlindje.
Gëzohem shumë kur dëgjoj për suksese atje, e lëndohem shumë për mossukseset.Me të mirat dhe të
këqijat e veta, është vendi ynë. Atje ne peshojmë
rëndë. Këtu jetojmë, por peshojmë shumë më pak”.
Nga dashuria, apo malli për tokën mëmë ai shkon
edhe pak më tej, duke treguar pakënaqësinë për
zhvillimet ekonomike e kulturore në Shqipëri dhe
Kosovë. Në këndvështrimin e tij si intelektual i
diplomuar në Perëndim ai krahason me dobësi nivelin arsimor atje, si një arsimim i lartë pa vlera, i
korruptuar.
“Mesazhi im është direkt dhe kryesisht për më
shumë bashkëpunim mes nesh, mes komunitetit
shqiptar këtu. Bashkëpunim, që nis nga secili prej
nesh si ndivid dhe pasohet nga shoqatat, që kanë më
shumë mundësi ta realizojnë këtë marrëdhënie të
mirë mes bashkëkombasve tanë. Si baba i tre vajzave
do të shtoja një mesazhpër të gjithëbashkëkombasit
e mi, të mos kursejnë në investimin për arsimimin e
fëmijëve. Jemi popull i mençur e krenar,ta nxjerrim
në pah këtë trashëgimi që na ka dhuruar fati”.
20
Sokol
Cahani
Të fillosh nga e
para...
i
I VETËDIJSHËM PËR VËSHTIRËSITË E LARGIMIT
nga vendlindja dhe ardhja në një shoqëri të panjohur, Sokol Cahani mbërriti në Londër në vitin 1995,
pak kohë pasi kishte mbaruar studimet për aktrim
në Akademinë e Arteve në Tiranë. “Nuk erdha me
mendjen për të punuar si aktor, -shpjegon ai, - pasi
në këtë profesion gjëja kryesore është fjala, pra
gjuha, dhe unë në atë kohë nuk e zotëroja gjuhën
angleze.” Si të gjithë emigrantët e tjerë bën punë
të ndryshme dhe njëkohësisht fillon të njihet me
bashkatdhetarë të tjerë e të krijojë shoqëri të reja.
“Atëherë komuniteti shqiptar ishte më i pakët dhe
duke u ndodhur në një qytet të madh si Londra, me
shumëllojshmëri kulturash, shoqërimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin ishte i natyrshëm e i domosdoshëm. Një nga pikat kryesore të takimit ishte
lagjia Bayswater”. Sokoli rrëfen se mbresat e para
nga Londra kishin të bënin me madhësinë e saj, popullsinë e përzier, si dhe kontrastin mes bukurisë dhe
pastërtisë së zonave të pasura e ndërtesave të zymta
dhe varfërisë në zona më pak të mirëmbajtura. “Më
bëri gjithashtu përshtypje që gjithandej në Londër ka
me të vërtetë shumë ndërtesa të stilit të vjetër dhe
kur ua vura këtë në dukje miqve të mi, ata më thanë
se anglezët janë fanatikë të ruajtjes së të vjetrës dhe
kjo është një nga pikat më tërheqëse të Londrës dhe
Britanisë së Madhe”.
Pasioni...
Por pasioni për artin dhe aktrimin nuk ishin mbyllur
bashkë me diplomën e Akademisë në sirtar...”M’u
desh të bëja shumë punë të ndryshme, - rrëfen, - por
pas njëfarë kohe vendosa t’i kthehem ëndrrës time”.
Për t’u kompletuar profesionalisht, meqë në Tiranë
kishte studiuar kryesisht teatrin, frekuentoi disa
kurse për aktrim ekrani. Më pas filloi bashkëpunimin me një agjent aktrimi dhe gjithnjë e më shumë u
rritën angazhimet në projekte të kompanive angleze
të produksionit dhe ato shqiptare. Tanimë në karrierën e tij shënohen tituj filmash të metrazheve të
ndryshme, ku zakonisht atij i është dhënë roli kryesor. Sokoli veçon, si ndër më të rëndësishmit deri
tani filmin “Besa” të regjisorit Astrit Hyka dhe “Krimet e një babai”, realizuar nga Ben Perry. Por edhe
bashkëpunimet më të hershme me regjisorin Hyka
në filmat “Kjo jetë” e “Varësja”, apo “Busulla” të drejtuar nga Bujar Alimani, e “To be or not to be” nga
Valon Jakupaj, e të tjerë kanë qenë gjithashtu përvoja të çmuara, që e kanë themelosur emrin e tij në
botën e aktrimit. Tani është duke përfunduar xhirimet e filmit “Jewel of the Balkans” me regjisor Richard Lipman, ku përsëri ai ka rolin e protagonistit.
“Nuk ka qenë e lehtë, - thotë Sokoli, i cili ka dy djem,
21
Tanimë në karrierën e tij shënohen tituj filmash të metrazheve
të ndryshme, ku zakonisht atij
i është dhënë roli kryesor, si
“Besa”, “Krimet e një babai”,
“Kjo jetë”, “Varësja”, “Busulla”,
“To be or not to be”, “Jewel of the
Balkans”, etj, që kanë themelosur
emrin e tij në botën e aktrimit.
njëri 8 dhe tjetri 2-vjeçar, - pasi në të njëjtën kohë
isha edhe prind, dhe të gjithë kryefamiljarët e dinë
se sa e vështirë është të balancohet jeta familjare
me detyrimet e punës” . Sipas tij, pa mbështetjen e
familjes nuk do t’ia kishte dalë mbanë në këmbënguljen për realizimin e dëshirës së hershme të aktorit profesionist.
Përcjellje vlerash...
Çdo vit Sokoli kthehet me familjen në vendlindje për
të pushuar dhe çmallur me të afërmit dhe shoqërinë.
Por edhe për të brumosur te djemtë e tij ndjenjën e
prejardhjes, identitetit dhe gjuhës shqipe. “Fëmijët
e mi kanë lindur dhe po rriten në Londër, - thotë
ai, - por ne flasim vetëm shqip në shtëpi. Çdo prind
gjithmonë do më të mirën për fëmijët e tij dhe kjo
nuk është e lehtë të arrihet, është një lloj profesioni
më vete dhe nganjëherë dyshon, nëse po e bën siç
duhet”. Ai arsyeton se në një metropol si Londra
mund të ndeshësh njerëz të të gjitha kombeve, kulturave dhe mentaliteteve, por në çdo situatë duhen
mbajtur parasysh vlerat që na dallojnë ne shqiptarëve. “Atdheu për mua është gjithçka, - thotë ai.
-Në atë vend jam rritur e burrëruar. Vendlindja dhe
origjina janë shumë të rëndësishme dhe nuk është
e rastit që zakonisht këtu në Londër pyetja e parë
që të bëhet është, “nga jeni ju?”. Dhe krenarinë për
Shqipërinë ne duhet t’ua edukojmë edhe fëmijëve,
bashkë me virtytet tona si, ndjenja për punën, ndershmëria, bujaria, rëndësia e fjalës së dhënë, respekti
për të tjerët, veçanërisht për më të moshuarit. Si dhe
përkrahja për ata njerëz, të cilëve nuk u janë ofruar
shumë mundësi në jetë, duke ndjekur kështu shembullin e Nënë Terezës”. Në këtë aspekt, për aktorin
shqiptar është për të ardhur keq që ndjenja e komunitetit dhe bashkëpunimi mes shqiptarëve të Londrës nuk është në nivelin që duhet. “Kur kam ardhur unë këtu, 18 vjet më parë shqiptarët ishin më të
pakët, por më të mbledhur, e tani, në vend që të ketë
më shumë bashkëpunim, ka ndodhur e kundërta”.
Shpesh ka recituar poezi të autorëve të njohur shqiptarë në koncerte e tubime dhe vëren se tani nuk
është ajo gjallëri dhe ndjenjë afërsie e komunitetit si
më parë. “Sido e kudo që të jemi,- përfundon ai, - ne
shqiptarët në Britani nuk duhet të harrojmë njëritjetrin, nga kemi ardhur. Të mos harrojmë gjuhën
dhe zakonet tona. Të duam familjen, që është baza e
çdo gjëje e të respektojmë shtetin dhe ligjet e vendit
këtu. Si dhe të studiojmë sa më shumë, sepse vetëm
kështu mund të përparojmë në këtë vend ku jetojmë dhe vetëm kështu mund të bëhemi ambasadorë
të mirë për vendin nga vijmë”.
22
Naim
Hasani
Ne Britani
realizova endrren
e jetes sime
q
QЁ NЁ FЁMIJЁRI DЁSHIRONTE TЁ BЁHEJ AVOKAT.
I pёlqenin shumё filmat me policё, gjyqe, gjykatёs
dhe avokatё e prokurorё. Tё riun, Naim Hasani duke
u bazuar nё situatёn qё po kalonte atёherё Shqipёria,
prindёrit e bindёn tё hiqte dorё nga kjo ёndёrr. Nisi
studimet nё Fakultetin Ekonomik, dega ‘Menaxhim
turizmi’ nё Universitetin e Korçёs. Pas mbarimimit tё
studimeve nё 1997, i detyruar nga gjendja kaotike nё
Shqipёri u largua prej saj.
Zgjodhi tё jetonte pikёrisht nё Mbretёrinё e Bashkuar, pasi zotёronte gjuhёn angleze.‘Kur mbёrrita
pёr herё tё parё nё Angli nё Janar tё vitit 1998, shkova tё jetoj nё Forest Gate, nё lindje tё Londrёs. Nё
momenin qё zbrita nga treni dhe deri sa mbёrrita nё
shtёpi, pashё vetёm pjestarё tё komunitetit Indian
dhe asnjё lloj kombёsie tjetёr. Nisa tё dyshoja nёse
isha nё Londёr apo diku tjetёr,’ na tregon pёrshtypjet
e para Naimi.
Mё vonё, ai kuptoi se kishte arritur nё njё kryeqendёr
botёrore, nё njё qytet multikulturor ku pjestarё tё
etniciteteve dhe kombёsive tё ndryshme jetojnё nё
njё qytet tё madh dhe nё njё harmoni tё plotё. Pёr
Naimin, kjo ёshtё njё veçori dhe pasuri pozitive dhe
domethёnёse pёr qytetin dhe shtetin ku vazhdon
tё jetojё dhe tё punojё si njё qytetar me tё drejta tё
barabarta mes tё barabartёve, pavarёsisht origjinёs.
Pas nje viti, qё shёrbeu nё pёrshtatjen me ambjentin, Naimi mendoi tё realizonte ёndrrёn qё e kishte
braktisur mё herёt. Kёshtu, nё 1999 vazhdoi studimet nё Universitetin e Londrёs pёr drejtёsi. Pas 8
vitesh studimesh dhe trajnimesh, nё 2007 ai arriti
ёndrrёn e tij mё tё madhe qё kishte pasur nё jetё. U
bё avokat, zotёronte profesionin qё gjithmonё kishte
ёndёrruar, profesionin qё ai e cilёson sa humanitar po
aq edhe fisnik. Ëndrra e tij u bë realitet në vendin që ai
e cilëson si strehën e mundësive të pashtershme, por
është edhe vendi i përgjegjësive ndaj shtetit dhe respektit ndaj ligjit.
Tani, ka studion ligjore ‘Oliver & Hasani Solicitors’
, njёkohёsisht ёshtё edhe Manaxher Konsulent nё
firmёn mё tё madhe tё emigracionit nё Britani ‘Duncan Lewis Solicitors’ nё Harrow on the Hill, London.
Naimi ёshtё mbikqyrёs nё kёtё firmё pёr njё numёr
tё konsiderueshёm tё avokatёve qё praktikojnё Ligjin
e sё drejtёs publike dhe Emigracionit. Falё punёs dhe
dedikimit ndaj profesionit, ka arritur tё afirmohet qё
23
“... Tё jemi gjithpёrfshirёs,
nёpёrmjet identitetit, punёs,
pёrkushtimit dhe integrimit
nё kёtё vend qё ёshtё simbol i
drejtёsisё, kulturёs,
edukimit dhe barazisё
para ligjit, pamvarёsisht
pёrkatёsisё etnike, fetare
dhe nacionalitetit...”
nё vitet e para tё karrierёs ligjore
Na tregon pёr punёn e tij nё lidhje me bashkёkombasit
e tij. Ka takuar dhe ndihmuar me mijёra shqiptarё
nga tё gjitha trevat shqiptare, individ, familje, biznese
e shoqata tё ndryshme dhe organizata qeveritare dhe
jo-qeveritare, qё pёrfaqёsojnё komunitetin shqiptar nё
Britani dhe nё Europё .Gjithashtu, ka pasur dhe vazhdon tё ketё njё bashkёpunim tё shkёlqyer dhe tё hapur
e plotёsisht humanitar e profesional me pёrfaqёsitё
diplomatike tё Shqipёrisё dhe Kosovёs nё Londёr.
‘Jam pёrpjekur tё kёshilloj dhe tё zgjidh problemet
e shumё familjeve shqiptare, qoft nёpёrmjet fitimit tё
lejes sё qёndrimit nё Britani, por edhe pёr problemet
qё kanё me femijёt e tyre dhe brezin e ri qё ёshtё lindur dhe rritur kёtu nё Britani. Unё jam prind vetё dhe
e di se ёshtё shumё e vёshtirё tё bёsh njё karrierё nё
kёtё vend dhe t’i kushtosh kohёn qё duhet familjes’.
Naimi veçon se sfida mё e madhe qё shqiptarёt duhet
tё pёrballojnё ёshtё tё ruajnё dhe tё forcojnё identitetin e tyre kombёtar. Sipas tij, duhet pa frikё dhe
me krenari tё themi se jemi shqiptarё dhe tё ruajmё e
t’ju mёsojmё fёmijёve tanё, gjuhёn shqipe.
Ёshtё krenar qё ёshtё shqiptar dhe ka konsiderata
tё larta pёr atdheun. ‘Atdheu ёshtё vendi ku kemi
lindur, vendi i tё parёve tanё dhe i fёmijёve tanё.
Shpirti im ёshtё i lidhur nё mёnyrё tё pandashme me
Shqipёrinё. Kёtё nuk kam asnjё rezervё ta shpreh nё
çdo ambjent tё punёs sime. Fakti qё jam avokat dhe
qё jam shqiptar, ёshtё njё vlerё nё formimin tim qё
mё bёn tё ndihem i lumtur dhe me mё pёrgjegjёsi,
pёr t’i shёrbyer kombit tim dhe komunitetit shqiptar
nё Britani,’ shprehet avokati.
Duke qenё se ka vite qё jeton dhe punon nё Britani,
ai i njeh mirё problemet me tё cilat ёshtё hasur komuniteti shqiptar kёtu, di edhe arritjet dhe zhvillimet
e kёtij komuniteti nё njё mjedis tё panjohur dhe krejt
tё ri me kultura e tradita tё ndryshme nga Shqipёria.
I bёn thirrje tё gjithё shqiptarёve tё Britanisё dhe
kudo qё ndodhen tё jemi tё gjithё bashkё, njё komb,
njё qёndrim nё çёshtjet madhore qё perballemi, nё
ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonё kombёtar. Tё
jemi gjithpёrfshirёs, nёpёrmjet identitetit, punёs,
pёrkushtimit dhe integrimit nё kёtё vend qё ёshtё
simbol i drejtёsisё, kulturёs, edukimit dhe barazisё
para ligjit, pamvarёsisht pёrkatёsisё etnike, fetare
dhe nacionalitetit.
24
Adrian
ASLLANI
Djali nga Ferizaj,
arkitekt i suksesshëm
në kryeqytetin
britanik
a
ADRIAN ASLLANI ERDHI NË LONDËR nga lufta, por
këtu gjeti edhe vendin e duhur për t’u bërë arkitekt, ëndërr
me fillesa që në moshën 5-vjeçare.
Momentet e para në kryeqytetin perëndimor Londër për
Adrian Asllanin janë aq të bukura, thua se fati i tij kishte
vendosur që në atë kohë për të pluhëruar çdo kujtim tjetër
nga lufta në vendlindjen e tij, Kosovë. Adriani, asaj kohe
vetëm 10 vjeç u vendos në Londër që nga fi llimet e tij të
shpërnguljes nga Kosova. Ashtu sikurse ndodhi në atë kohë
edhe me shumë bashkëkombas të tij në vitin 1999, vit i kujtimeve të këqija për Kosovën dhe Shqipërinë..
“Ishte natë e ftohtë dhjetori. Gjatë gjithë rrugës kisha fjetur.
Kisha udhëtuar gjatë, bashkë me familjen. Kur u zgjova e
pashë veten në Victoria Embankment, rreth lumit Tamiz.
Errësira e natës thyhej dukshëm dhe bukur nga shkëlqimi i
dritave në ikonat e Londrës si Big Ben-it, Teatrit Nacional,
London Eye, OXO Tower. Ishte një imazh perfekt! As që e
kisha imagjinuar më parë se do të gjendesha kaq afër kësaj
panorame të mrekullueshme! E mbaj mend si një zgjim të
bukur. Atë natë m’u duk një ëndërr, krahasuar me atë pamje që kisha lënë pas në Kosovë”.
Dhe në fakt ishte vërtet vetëm një zgjim i bukur. Edhe pse
vetëm 10 vjeç në një vend të huaj,e kishte të pashmangshme nisjen e çdo gjëje nga e para . Kthimi në kujtesë i
vendlindjes, e lënë ashtu mes djegies e plumbave nuk ishte
aq i lehtë të harrohej. Dhe vështirësia nis që me mosditjen e
gjuhës, thelbësore për t’u përshtatur me jetesën dhe njerëzit
e një vendi që nuk quhet mëmëdhe.
Sot, pas më shumë se 15 vitesh, ai djali i atëhershëm
10-vjeçar është arkitekt i zoti. Është intelektuali, që besimin
në vetvete dhe koncentrimin e mirë në rrugën për realizim
të ëndrrave i ka çelës të suksesit. Adriani na tregon se që
në fëmijëri, në vendlindje, pa ardhur ende në Londër kishte
patur një dëshirë të pashprehur në fakt, të bëhej arkitekt.
Edhe pse i vogël, krejt fëmijë, në kopësht asaj kohe, Adriani
na tregon se e kujton veten si fëmijë kreativ.
Edhe pse babai asnjëherë s’ka patur ndikim në zgjedhjen e
profesionit të të birit, ai në fakt, beson Adriani ka qenë një
shtysë e mirë, në heshtje ama, për profesionin e ardhshëm
të të birit. Këtë e tregon duke sjellë në kujtesë se, si ai imitonte vizatimet e vështira të të atit kur ishte vetëm 5-6 vjeç.
“Më kujtohen disa momente, ulur pranë babait tim. Isha 5-6
vjeçar dhe rrija pranë tavolinës së tij të vizatimit, në shtëpinë
tonë ne Ferizaj, teksa ai projektonte vizatime të komplikuara
të urave dhe shtëpive. Me shumë përqendrim unë mundohesha t’i kopjoja vizatimet e tij dhe t’ia tregoja më vonë. Besoj që
ato vite kanë qenë edhe pikënisjet e para prej arkitekti”.
Në dukje, nisje të hershme për profesionin e jetës prej të rrituri, por ja që historia e Adrianit më bind se mund të ndodhë edhe kështu: që 5-6 vjeçar të mos i ndahesh dëshirës për
t’u bërë arkitekt. Duke patur zanafi llë skicimet e para, që
ishin veçse imitime të punëve të të atit, Adriani iu përkushtua lëndëve të zanatit, si matematikës, fizikës, artit dhe informatikës teknologjike.
Teksa Adriani rritej, paralelisht me të rritej dhe dëshira për t’u
bërë vërtet arkitekt, tashmë dëshirë e artikuluar qartë. Gjatë
studimeve ai është vlerësuar edhe me çmime për punë të bëra
mirë në art dhe teknologji, ndër të cilat me dëshirë Adriani
25
« I them vetes shpesh, beso te vetja
jote. Lër kohën e duhur për të bërë
mirë gjërat që do. Mos ki frikë nga
idetë e reja për t’i vënë në punë,
lexo shumë dhe shfrytëzo edhe
mundësitë që fati e rastësia nganjëherë të sjellin. Mund të ndodhë
rrallë, por ndodh ».
veçon çmimin e vendit të parë në East London, në projektin
final të “GCSE Art and Design”, si dhe çmimin e projektit më
të mirë në art dhe dizajn, “A level” për kolegjet në East London.
Çmimet e marra që herët kanë qenë një shtysë e mirë për të
vazhduar me po të njëjtin vullnet edhe studimet e larta në
degën e arkitekturës në Universitetin e Grinuiçit, Londër.
Megjithëse kjo s’do të thotë që Adriani s’ka punuar fort për
ta përfunduar me sukses diplomimin.
Suksesin e ka fortifikuar me seriozitetin dhe ndershmërinë
që praktikon kur skicon e dizenjon projekte të mëdha e të
rëndësishme. Dhe këto, sipas tij janë gjithçka për të qenë i
suksesshëm në çdo profesion, jo vetëm në arkitekturë.
“I them vetes shpesh, beso te vetja jote! Lër kohën e
duhur për të bërë mirë gjërat që do. Mos ki frikë nga idetë e reja për t’i vënë në punë, lexo shumë dhe shfrytëzo
edhe mundësitë që fati e rastësia nganjëherë të sjellin.
Mund të ndodhë rrallë, por ndodh”.
“Rastësia, mbret i botës” është e thënë e vjetër, që të rinj
ambiciozë si Adriani mundohen t’ia dinë mirë kuptimin dhe
vlerën. Adriani vazhdon të na tregojë për projektet që ka në
dorë, të cilat nuk janë bashkëpunime të mëdha me shqiptarët
që jetojnë në Londër. Por gjatë dy viteve të fundit, shton ai,
teksa shfleton qindra foto vilash e ndërtesash moderne në
kompiuterin e punës, ka realizuar projekte në Kosovë,
Kret (Greqi), Londer, Manqester dhe disa vende tjera
ne Britanin e Madhe. Ndër to veçon një pallat luksoz
tetëkatësh në qytetin e tij të lindjes Ferizaj, projekt që
pritet të niset në qershorin e vitit 2015.
Atdheu për Adrianin është, jo vetëm një ndjenjë e fortë pa-
triotizmi, por shumë më shumë se kaq.
“Ndoshta nuk gjej fjalët e duhura për ta thënë saktë se sa
shumë do të thotë atdheu për mua dhe gjithë gjeneratën
time besoj, si brez i rritur në kohë të pushtimit, tortures dhe
genocidit. Besoj se kjo e ka rritur më shumë ndenjën e patriotizmit te ne; më shumë se te çdo njeri tjetër për vendin
e tij. Kosova për mua është vendi ku shpirti më çmallet mirë, është
vendi ku marr energji të reja pozitive, është vendi im i lindjes. A
mund ta kem më shumë se kaq? A mund ta dua më fort se kaq? »
Nëse Kosova për djalin nga Ferizaj është vendi i burimit të
energjive pozitive, Londra është vendi i çlirimit të këtyre
energjive. Sipas tij, Londra mbetet vendlindja e dytë. Është
vendi, ku nga mosha dhjetëvjeçare e deri më sot i bie të ketë
kaluar më shumë se gjysmën e jetës. Është vendi ku bëri realitet ëndrrën e tij për të ardhmen. Është vendi, që edhe pse
jo sa Kosova, por në doza më të vogla, i mungon kur është
jashtë tij dhe jashtë Kosovës në të njëjtën kohë.
« Kam kaluar shumë vite në Londër. Ndërsa vitet i lënë vendin njëri- tjetrit, dashuria për këtë vend tek unë rritet, sigurisht. Edhe pse jo sa Kosova, Londra është e bukur, është
e admirueshme.Është shtëpia ime e dytë. Më mungon kur
jam jashtë saj dhe jashtë Kosovës. Madje, e dini çfarë? Ju
edhe mund të mos e besoni, por unë ndej mall sot për atë
pjesë të lumit, ku dhe kur kam hapur sytë për herë të parë,
ashtu i lodhur nga rrugëtimi i gjatë. Sa herë
gjej kohë shkoj e bëj një shëtitje në atë pjesë. Më sjell në kujtime pamje të bukura dhe fillime të vështira, por ama dua
s’dua ato janë tashmë pjesë e imja ».
Si përgjithkënd tjetërruajtja e traditave është diçka e nevojshme per te mbrojtur identitetin personal. Por Adriani
mendon qe esht pak me veshtir per ato gjenerata qe lindin
e rriten jasht atdheut.
« Për brezin tim traditat ruhen, sepse ne jemi lindur dhe
kemi kaluar vite në vendlindje, i njohim traditat e vendit
tonë, por për brezat e mëvonshëm, që lindin dhe rriten këtu
më duket paksa e vështirë. Nëse ndodh, është një mrekulli ».
Adrianit i pëlqen bashkëpunimi me bashkëkombasit e tij,
dhe mundohet ne gjdo rast te krijon ndonje partnership/
ortakëri me bashkatdhetarët, si per biznes edhe per projekte
personale. Por keto vitet e fundit edhe për arsyen se profesioni kërkon që ai të jetë gjithmonë në lëvizje duke mos i lënë
kohë të mjaftushëm për bashkëpunime me bashkatdhetarët
Shqiptarë të bashkuar, ruajtja e traditave të vendit, ndihma
e pakursyer për njëri-tjetrin brenda dhe jashtë Kosovës e
Shqipërisë si dhe mbrojtja e gjuhës shqipe, ky është mesazhi i përbashkët që arkitekti ambicioz, Adrian Asllani ka
për veten dhe bashkëkombasit e tij kudo janë në Mbretërinë
e Bashkuar dhe në vende të tjera të botës.
26
Tomor
Bahja
Një barrister
shqiptar në Londër
s
SUKSESIN E NJERIUT NUK E SHEH VETËM në atë çfarë
ka përpara vetes por dhe sfidat që ka kaluar deri në momentin
final. Realizimi i vetvetes është një ëndërr që nuk shteron pasi
ke derdhur mund dhe djerse për të dhënë diçka objektive, për
të përfaqësuar dhe ndihmuar me armën e fuqishme njerëzore
që ka të bëjë me të drejtën dhe legjitimitetin e saj.
E ka nisur rrugëtimin e tij me të papriturat dhe vështirësitë që
emigracioni, toka e huaj ka. Por ka qëndruar i pa lëkundur! E
ka vënë në sprovë veten se mund t’ia dalë mbanë. Zoti Bahja
ka treguar se të jesh i zotuar për të ecur përpara , suksesi është
i garantuar. Peshorja e Lavjerrësit emocional, thjeshtësia, serioziteti i Zotit Tomor Bahja tregojnë nivelin qytetërues dhe
intelektual , të shqiptarit që di të mbaj afër dhe promovoj vlerë,
jo vetëm profesionale por dhe kulturore më taban kombëtar.
Në këtë udhëtim të gjatë dhe stërmundues u pa se valët e jetës
janë në atë det ku jetojnë e mira dhe e keqja; detyra jonë është
t’ia mposhtim vetes frikën dhe të shikojmë kahjet pozitive që
posedojmë. Sidoqoftë kush më mirë se bashkudhëtari jonë do
ta përvijonte këtë sakrificë njerëzore, që na e deshifron ashtu
të thjesht, pa ndroje dhe komplekse sepse tek e fundi të gjithë i
kemi lundruar këto ujëra.
larg, shumë larg nga ku unë jetoja, jo se tani shëtit më pak, por
tani pesha e halleve, profesioni, familja dhe fëmijët, më marrin
pothuajse pjesën më të madhe të kohës, dhe kjo ma vështirëson,
ose thënë shkoqur, ma zvogëlon hapësirën e këndvështrimeve
medituese dhe krijuese. Meditimi dhe krijimi letrar mbeten
miqtë e mi më të mirë dhe më vjen keq që më duhet t’i kushtoj
kaq pak kohë. E ndjej si mungesë që nuk mund t’i kushtoj më
shumë kohë poezisë dhe letrave në tërësi” – shprehet zoti Bahja
Me tej zoti Bahja elaburon të kaluarën e tij duke shpalosur
peripecitë dhe mungesat e pashmangshme. “ Kam pasur në
përgjithësi, një fëmijëri të vështirë dhe shumë pak gjëra të bukura.
Më kujtohen si tani që më është dashur të punoja qysh në moshë
të vogël, kur isha 14 vjeç, për të ndihmuar sadopak familjen, në
betejën e vështirë të mbijetesës njerëzore. Por në të njëjtën kohë,
kam punuar gjithmonë në drejtim të pasurimit të dijeve te mija.
Kam patuar një baba fantastik dhe një nënë të mrekullueshme,
pavarësisht faktit se ishim të varfër, gjithnjë kanë ushqyer tek
unë ndjenjën e krenarisë dhe te jetesës me punë të ndershme.
Prindërit gjithmonë kanë edukuar tek unë ndjenjën e punës dhe
të dijes, si e vetmja rrugë për të bërë diçka për veten dhe për të
ndihmuar të tjerët. Unë jam munduar t’i vë në jetë këto mësime të
çmuara të prindërve dhe mund të them se u jam shumë mirënjoPËRJETIMET E PARA NË BRITANI
hës . Ata do të kenë gjithmonë një vend te veçantë në zemrën time.
“Sapo shkela për herë të parë në ishullin britanik, nuk e di Kanë qenë të panumërta vështirësitë që kur erdha për herë
por sikur përjetova një ndjenjë ngazëllimi të përzier me trish- të parë në Londër . Anglishtja ka qenë hallka më e vështirë e
timin. Ndjeva ngazëllimin e arritjes në ‘tokën ë premtuar”, të fillimit, dhe kjo më detyroi t’u futesha studimeve qysh në ditët
cilën të them të drejtën, kisha ëndërruar shumë ta shihja, por e para të mbërritjes në Londër. Fillimisht shkova në Hackney
nuk kisha mundur ta prekja deri atëherë. Pashë kudo njerëz Community College për të studiuar Anglisht, dhe më pas në
që na mirëpritën dhe na trajtuan si njerëz, pashë dhe kontak- East Ham College of Further Education për të perfeksionuar
tova njerëz që na ndihmuan dhe na trajtuan me humanizëm. gjuhën. Në të njëjtën kohë, mora kontaktet e para me një grup
Ksenofobia dhe racizmi ishin elemente të huaja për shoqërinë krijuesish lokale, Hackney Writers Group dhe vazhdova për
angleze dhe kjo më dha forcë dhe kurajë për të bërë diçka për disa kohe të botoj disa nga krijimet në poezi dhe në prozë në
veten në këtë udhëtim timin të paskajë. U ndjeva i trishtuar për revistën e përmuajshme që botohej nga grupi. Më vonë arrita
atë çka kishe lënë pas. E ndërsa po mundohem të përtyp udhëti- të kem kontakte me Exiles writers Ink, një grup shkrimtaresh
min e pafund në mendje me vjen romani magjepsës i Kamysë “I dhe poetësh nga vende të ndryshme të botës, që i bashkonte
Huaji” dhe nuk di pse fillova të ndjehem i huaj në dhe të huaj, ideja e përbashkët e kundërshtimit të regjimeve totalitare dhe
sikundër personazhi i Kamyse që ndjehej i huaj në vendin a dëshira për të shprehur mendimet e tyre, lirshëm. Aty nga
tij.” Si çdo emigrant e ka shumë të vështire të ambientohet fillimet e vitit 2000, Zoti Peter Wilson, një Profesor i Univerme kozmopolitizmin Anglez. “ Nuk dija as edhe një fjalë ang- sitetit të Londrës Veriore (North London University). Tani
lisht, nuk kisha një punë dhe ç’është më e rëndësishmja, më Universiteti Metropolitan i Londrës (London Metropolitan
ishte vrarë shpresa. Kisha lëne pas nënën, motrat, vëllezërit, University), shfaqi një interes të veçantë për krijimtarinë time
bashkëshorten dhe miqtë e mi të mrekullueshëm, si Sh. Çela, N, letrare. Me Zotin Wilson patëm një bashkëpunim të mirë deri
Rusi, A. Hajro, N. Bleta, R, Skilja, H. Zane, A. Likaj, E. Osmani, aty nga mesi i vitit 2003, kur unë isha student në vitin e dytë
etj. edhe pse isha fizikisht në Londër, mendja ime shëtiste diku të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Londrës Lindore
27
Unë e shoh Mbretërinë e Bashkuar si vendin ku bëhen realitet
ëndrrat. Unë e
realizova ëndrrën time, edhe
pse isha shqiptar, jam dhe do të
mbetem shqiptar. Ky vend nuk të
diskriminon pse je shqiptar.
Integrimi dhe asimilimi janë dy
koncepte që përjashtojnë njëritjetrin. Unë i them po integrimit
dhe jo asimilimit.
(University of East London), e pata pothuajse të pamundur
t’i kushtoja një kohë të veçantë krijimtarisë sime. Zoti Wilson
u zhgënjye disi nga zgjedhja ime për të studiuar për drejtësi,
sepse ai kishte dëshirë që unë të vazhdoja të shkruaja dhe të
botoja sa më shumë që të ishte e mundur. Gjithsesi, unë i jam
shumë mirënjohës mikut tim Anglez dhe gjithmonë do ta respektoj kriticizmin e tij konstruktiv. Mund të them që kam qenë
dhe jam njeri që ushqen ambicie të mëdha për jetën. Por para
se të shfaq një ambicie, përpiqem që të punoj fort për ta arritur atë. Kështu ka ndodhur gjithnjë me njerëzit që e duan punën dhe që punojnë shumë për të arritur objektivat e tyre, dhe
rasti im nuk bën ndonjë përjashtim. Tashmë ambicieve të mia
në fushën e letrave, u janë shtuar edhe ambiciet e arritjeve në
fushën a drejtësisë dhe të jurisprudencës. Letërsia më ka ndihmuar për ta njohur më mirë botën në kontekstin abstraksionist, kurse drejtësia për ta kuptuar atë [botën që na rrethon].”
PROFESIONI
Në fakt, edhe pse e pohon se rastësia është ajo që e ka sjellë
këtu ku është, Zoti Bahja ka treguar se me këmbëngulje dhe
me pasion arrihet gjithçka. Më hollësisht ai na e shtjellon më
poshtë: “ Studimi për drejtësi disi ka qenë i rastësishëm . Aty
nga mesi i Gushtit të vitit 2002 shkova në Universitetin e Londrës Lindore, thjeshtë për të pyetur se cila ishin kriteret e pranimit, dhe se çfarë kushtesh duhej të plotësojë për të vazhduar
studimet e larta në Londër. Atje u prita, shumë ngrohë, nga një
profesor, emrin e te cilit nuk e mësova kurrë. Ai më ftoi ne Katedrën e tij; më pyeti se nga vija, dhe se cili ishte objektivi im?
U përpoqa t’i shpjegoj zotërisë në fjalë, me Anglishten time të
çal, se kisha dëshirë të studioja në Londër. Ai më pyeti për profesionin dhe unë i thashë se kisha qenë më parë gazetar dhe se
do të kisha dëshirë të vazhdoja studimet për gazetari, nëse një
gjë e tillë ishte e mundur. Vazhduam të bisedonim për mëse
30 minuta me Profesorin e Nderuar, dhe mund të them se u
impresionua me njohuritë e mija në fushën e shkrimeve. Me
tha, ne kemi një procedurë shumë të komplikuar për pranimet
e reja, sidomos kur është fjala për student me moshë të madhe,
siç jeni edhe ju, por në rastin tënd, ai me tha se duhej të bëhej
një përjashtim. Si njeri i letrave dhe si njeri qe e njihja disi
profesionin a gazetarit, Profesori i nderuar më bëri një nder të
madh dhe më dërgoi te zyra e pranimeve ku më dha disa fleta
të bardha dhe më kërkoi të përshkruaja aty rrugëtimin tim për
në Londër. Pas një ore, me kujtohet si tani, arrita të mbush 15
faqe fletësh të bardha me historinë e trishtueshme të ardhjes
sime në Londër. Sapo e lexoi, ai dhe komisioni i improvizuar
prej 3 vetash, më thanë në çast, se e kisha fituar të drejtën e studimit në Universitetin e Londrës Lindore, dhe se duhej tani të
ndiqja të gjitha aktet e tjera procedurale për regjistrim dhe për
të filluar studimet në mes të Shatorit të 2002. U ndjeva i befasuar nga mikpritja dhe kuraja që më dha profesori Anglez. Unë
shkova për të marrë disa informata dhe përfundova student në
dyert e Universitetit. Ishte dita më e lumtur e jetës sime. Mbeta
pa fjalë. Kur shkova në shtëpi dhe i tregova bashkëshortes, ajo
mbeti e shtangur. Si me the – arrite të pranohesh në Universitet? – Po i thashë. E ndërsa festonim këtë arritje, monumentale për mua, bashkëshortja ime hodhi një ide, “që do të kishte
qenë më mirë sikur të kishe konkurruar për drejtësi, se sa për
gazetari. Ti gazetar je – më tha bashkëshortja – dhe nëse vazhdon për drejtësi, ke dy shanse punësimi, ‘gazetar’ dhe ‘jurist’.
Të them të drejtën, u ndjeva edhe i befasuar nga biseda, por
edhe po më pëlqente ideja e vazhdimit të studimeve për drejtësi. I thashë bashkëshortes atë natë, se do të shkoja prapë të
nesërmen dhe do t’i kërkoja atij profesorit të më ndihmonte
të regjistrohesha për drejtësi, dhe jo për gazetari. Dhe kështu
ndodhi. Të nesërmen, unë shkova tek Profesori dhe i thashë
atij se kisha ndërruar mendje. Unë dëshiroja të studioja për
drejtësi. Ai u befasua disi, por përsëri u tregua i gatshëm të më
ndihmonte. Shihej qartë në sytë e tij, se ai ishte impresionuar
me rrëfimin e jetës sime dhe thjeshtë donte të më ndihmonte.
Ky ishte edhe fati im i madh. Tani së bashku me një koleg tjetër,
ne kemi ngritur një dhomë te vogël (Barristers Chambers) në
Wood Green(veriu i Londrës) dhe punojmë atje së bashku”.
MARRËDHËNIET ME KOMUNITETIN SHQIPTAR
NË BRITANI?
Ka marrëdhënie shumë të mira me komunitetin Shqiptar që
jeton në Londër. Merr shumë letra, telefonata dhe mesazhe të
ndryshme prej tyre, shumica e të cilave lidhen me profesionin a
juristit dhe problemet që ka komuniteti ynë në Londër dhe më
gjerë. Do të dëshironte të shpenzonte më shumë kohë në dobi
të komunitetit, por vështirësia e profesionit dhe orët e gjata të
punës që i duhen të përballoj, nuk ia mundësojnë një gjë të tillë.
Një këshillë ligjor dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët e Britanisë vjen nga Barristeri sa i sinqertë aq dhe kuptimplotë.
“Respektoni rregullat dhe ligjet në vendin ku jetoni. Përpiquni
të jeni shqiptarë në këtë vend të bekuar. Ky vend ua krijon këtë
mundësi. Ne këtë vend racizmi dhe ksenofobia janë pothuajse të huaja. Unë e shoh Mbretërinë e Bashkuar si vendin ku
bëhen realitet ëndrrat. Unë a realizova ëndrrën time, edhe pse
isha shqiptar, jam dhe do të mbetem shqiptar. Ky vend nuk
të diskriminon pse je shqiptar. Integrimi dhe asimilimi janë
dy koncepte që përjashtojnë njëri-tjetrin. Unë i them po integrimit dhe jo asimilimit. Integrimi presupozon, respektimin e këtij vendi dhe ruajtjen e vlerave njerëzore, si gjuha,
kombësia dhe feja, kurse asimilimi presupozon, harrimin e
gjithçkaje që është shqiptare dhe kopjimin artificial të një
qytetërimi tjetër...etj.
Udhëtimi vazhdon!”
28
Thoma
Simaku
Shqiponja
fluturon në
qiell, por folenë e
ndërton në tokë
t
THOMA SIMAKU ËSHTË KOMPOZITORI SHQIPTAR, i cili karrierën e tij artistike e nisi në Shqipëri
për ta vijuar më tej në botë anë e mbanë. Para se të
vinte në Britaninë e Madhe, kishte mbaruar studimet
për kompozicion në Institutin e Lartë të Arteve (sot,
Akademia e Arteve) në Tiranë dhe ishte vlerësuar me
dy çmime kombëtare me veprat që kishte kompozuar
si student; gjithashtu kishte dhe disa muzikë filmash,
ku si film të pare veçon ‘Duaje emrin tënd’, që ishte
shfaqur edhe në një festival ballkanik në Greqi. Në
vitin 1991 merr vizën për të ardhur në Britani. Ishte
i ftuari i shtëpisë botuese ‘Emerson Edition’, e cila
sapo kishte botuar pjesën “Nokturn për klarinetë dhe
piano”.
Fillimi, edhe për kompozitorin Simaku nuk ishte
i lehtë. Kishte problem me gjuhën angleze, të cilën
u detyrua ta mësonte në mënyrë autodidakte. Dhe
pas kësaj vijoi studimet në Universitetin e York-ut.
‘Në Angli, unë mora statusin e artistit, por për këtë
m’u desh të prisja disa vjet dhe gjatë kësaj kohe kur
shqyrtohej kërkesa ime nuk mund të lëvizja nga Anglia. Pikërisht në atë kohë më vdiq babai. Cilido që
nuk merr pjesë në varrimin e babait të vet e ka një
arsye të fortë – arsyeja ime ishte që unë nuk e dija që
babai kishte vdekur. Nëna i kishte porositur të gjithë
që të mos më tregonin, sepse ajo nuk donte që t’i
ndërprisja studimet; nëse do të kisha ikur nga Anglia
në kohën që kërkesa ime ishte në shqyrtim e sipër
nuk mund të kthehesha përsëri!’, na tregon Thomai,
si një ndër sakrificat më të mëdha që ka bërë në jetën
e tij.
Jeta është e ndërtuar mbi sakrifica, disa janë të
mëdha e disa të vogla. Kompozitori shqiptar na
tregon sesi mund të ndërtohet një familje e edukuar
dhe me baza të forta. Për këtë ka dhënë kontribut të
pazëvendësueshëm edhe e shoqja, Lindita. Ajo me
zellin e mësueses dhe dashurinë e nënës i ka dhënë
mësim piano të dy vajzave, Albës dhe Jonës, që kur
ishin fare të vogla. Ato u rritën me muzikë, por profesioni i tyre është larg muzikës. Alba ka studiuar anglisht dhe frëngjisht, ndërsa Jona po studion gjuhën
angleze. Alba sapo ka përfunduar master në ‘University College London’ . Punimi i saj i diplomës është
mbi romanin ‘Shkaba’ të Ismail Kadaresë. Ajo krahason tre versionet: në shqip, frëngjisht dhe anglisht.
Thomai është krenar për arritjet e vajzave të tij dhe
krah kulturës angleze nuk lë mënjanë t’i edukojë ato
edhe me kulturën shqiptare. ‘Mendoj që kuptimi dhe
interpretimi i vlerave më të mira shqiptare fillojnë me
gjuhën tonë të bukur shqipe. Nga ana tjetër, ne kemi
zgjedhur të jetojmë në këtë vend, dhe mendoj që integrimi në shoqërinë angleze është po aq i rëndësishëm
29
Si kompozitor,‘mesazhi’ më i
përshtatshëm që mund të jepja
për shqiptarët nëpër botë, do
të ishte me nota muzikore, dhe
dëshira ime këtu është që t’i
përshëndes lexuesit pikërisht me
këngën ‘Moj e Bukura Moré’, të
cilën e kam punuar më shumë
dëshirë dhe emocion.’
sa dhe ruajtja e identitetit tonë,’ shprehet Thomai.
Po bën rreth 14 vite që jeton në Britaninë e Madhe.
Është njohës i muzikës botërore dhe ekspert në fushën e tij. Evropa, sipas tij është ‘shtëpia’ jonë e madhe.
Do të dëshironte që të bëhej promovimi i kulturës
sonë kombëtare në institutet kulturore në disa qendra të Europës. Një institucion i tillë do t’i bashkonte
më tepër si artistët ashtu dhe komunitetet shqiptare.
‘Mendoj se çdo ‘qindarkë’ që shteti shqiptar mund
investojë tani për kulturën kombëtare, antike dhe
moderne, do të sillte të ardhura të majme për Shqipërinë Evropiane në një të ardhme jo të largët! Historia e muzikës na ka mësuar një gjë të ‘thjeshtë’, që
rruga e suksesit ka qenë gjithmonë e vështirë; aq më
tepër në këto kohë të ‘acarta’, kur konkurrenca është
tepër e ashpër. Ka shumë kompozitorë, si nga Lindja
ashtu dhe nga Perëndimi, por besimi që kam patur
dhe bindja që kam në fuqinë shprehëse të muzikës
mbeten për mua ‘çelësi i artë’ në rrugën që kam
zgjedhur. Siç thoshte Konica, ‘muzika nuk është qejf,
por është një fe!’’ thekson Simaku.
Nga veprat që ka kompozuar këtu në Angli, veçon
pjesën ‘Fluturimi i Shqiponjës’, e cila lindi nga proverba e lashtë shqiptare ‘Shqiponja fluturon në qiell,
por folenë e ndërton në tokë’. Kjo vepër është luajtur disa herë nga instrumentistë të nivelit ndërkom-
bëtar, si në Angli, Amerikë, Itali dhe kohët e fundit
edhe në Kinë. Gjithashtu, vepra më e fundit, premiera botërore e së cilës u dha më 26 nëntor 2014
(në të njëjtën ditë kur ‘Fluturimi i Shqiponjës’ e u
ekzekutua në Pekin) në koncertin Notes on Albania,
në Londër. Kjo vepër, e ekzekutuar nga violinisti i
famshëm anglez Peter Sheppard Skaerved, është
frymëzuar pikërisht nga tingujt e çiftelisë. Vihet re
qartë, se kompozitori kulturën dhe traditat shqiptare, përpiqet t’i tejçojë e përcjellë anë e mbanë
botës nëpërmjet artit të tij. Ja se çfarë është për
Thoma Simakun, Shqipëria: ‘Atdheu është emër i
përveshëm, dhe si i tillë nuk zëvendësohet me asgjë tjetër! Është vendi ku u linda dhe u rrita, ku
mësova të flas dhe të këndoj, janë deti dhe lumenjtë,
këngët dhe vallet, përrallat dhe proverbat, isoja dhe
çiftelia – dhe kjo listë mund të shkonte gjatë! Por
të gjitha këto, veç e veç, apo së bashku, kanë zënë
vendin e tyre në ndërgjegjen time krijuese, dhe janë
‘përkthyer’ në rezonanca të veçanta muzikore. Si
kompozitor,‘mesazhi’ më i përshtatshëm që mund
të jepja për shqiptarët nëpër botë, do të ishte me
nota muzikore, dhe dëshira ime këtu është që t’i përshëndes lexuesit pikërisht me këngën ‘Moj e Bukura
Moré’, të cilën e kam punuar më shumë dëshirë dhe
emocion.’
30
Perparim
Rama
Mos u frikësoni
nga ëndrat!
e
ERDHI NË MBRETËRINË E BASHKUAR në moshën
16 vjeçare për të pasur një jetë më të mirë nga ajo çfarë
i ofronte Kosova e atëhershme. E dinte se për ta arritur
këtë do të përballej me vështirësi. Biseda e parë në kufi
me oficerin kufitar, e bëri të pranonte që nuk e kuptonte
dhe nuk e fliste aq mirë gjuhën angleze. Ky është Përparim Rama. I lindur më 20 janar 1976 në Prishtinë.
U rrit dhe u edukua nga një familje shembullore.
Suksesin dhe arritjet ja atribuon asaj, veçanërisht babait Kadrush Rama, nënës Nazmije Rama dhe gjyshit
Feriz Hoxha. Fëmijërinë e kaloi në vendin e lindjes,
pastaj shkëputet prej saj duke shkuar me mijëra milje
larg, në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Përparimit,
gjeneza e stabilitetit të njeriut është fëmijëria. Që në
fëmijëri, ai ka dëshiruar të ndjek rrugën e të atit, i cili
ka qenë piktor dhe profesor në Akademinë e Arteve
në Prishtinë. Na thekson se gjithmonë ka patur dhe
ka dashuri të madhe për artin, edhe pse i ati gjithmonë e ka nxitur drejt shkencës. Dashuria ndaj diçkaje
nuk mund të shuhet aq lehtë, aq më tepër kur rritesh
në familjen e artit. Profesioni me të cilin merret, pra
arkitektura, është në shërbim të njeriut. Dhe njeriu
është parametri kryesor me të cilin ai merret. Arkitektura na rrethon, me të jetojmë prej momentit kur
zgjohemi deri në momentin kur biem të flemë.
“Ndihem fatlum që kam kaluar shumë kohë edhe
me gjyshin Feriz, i cili më ka dhënë baza të forta
në shkencat natyrore, posaçërisht në matematikë”,
na rrëfen Përparimi. Sipas tij, arkitektura ka qenë
kombinimi perfekt i artit dhe i shkencës. Familja ka
ndikuar në formimin e tij në art dhe shkencë, duke
krijuar një arkitekt me kontribut në atdheun e tij si
dhe në Mbretërinë e Bashkuar ku kreu studimet e
mëtejshme. Ka mbaruar studimet e Arkitekturës dhe
magjistraturën me Distinction. Ka formuar studion
arkitektonike në Londër në vitin 2003.
Si arkitekt që është, di ta menaxhojë edhe jetën e
tij. “Jeta është përplot sfida. Fitoret i gëzoj dhe i ndaj
me shoqërinë, ndërsa humbjet i marr si edukim.
Ndonjëherë edukim është i lirë e ndonjëherë shumë
i shtrenjtë, mirëpo gjithmonë mundohem të mësoj
prej çfarëdo qe më bie jeta, dhe ta shoh pozitiven dhe
të mirën, të mësoj në çdo situatë. Jam i hapur dhe
mirëpres jetën, ashtu si vjen.”, na thotë Përparimi.
Përkushtimi dhe dëshira për të bërë diçka për veten
dhe vendlindjen e tij, ishin shtysat e fitores së çmimit
të parë nga World Interiors News Award për dizajnim
të bareve me projektin e Hamam Barit në Prishtinë.
31
“Çelësi i suksesit i arritjeve të
mia është edukimi dhe zhvillimi
i vetëbesimit i lidhur ngushtë me
pasionin për atë me çfarë merrem. Këto më kanë dhënë bazën e
fortë, vetëbesimin që gjithmonë të
jem unë, origjinali i vetes sime e
asnjëherë një kopje e dikujt tjetër”
Ky çmim ia ka hapur rrugën karrierës së tij profesionale. Themeluesi dhe drejtori i 4M Group, Përparim
Rama është përzgjedhur për t’u bërë vlerësues në
konkursin prestigjioz 2014 WIN Awards. Ceremonia
e konkursit prestigjioz 2014 WIN Awards do të mbahet në nëntor të këtij viti në Londër.
“Çelësi i suksesit i arritjeve të mia është edukimi dhe
zhvillimi i vetëbesimit i lidhur ngushtë me pasionin
për atë me çfarë merrem. Këto më kanë dhënë bazën
e fortë, vetëbesimin që gjithmonë të jem unë, origjinali i vetes sime e asnjëherë një kopje e dikujt tjetër,”
thotë arkitekti Rama. Ai beson se kjo është mënyra
më e mirë që ta njohësh veten dhe ta rrisësh veten.
E për ta bërë këtë duhet që ta shohësh botën përtej
perspektivës unike të vetes, që çdo njeri në botë e ka
mundësinë që ta bëjë.
Përparimi dhe bashkëshortja e tij Kristale ose siç
ai e quan, dashuria e tij janë në pritje të fëmijës së
tyre të parë, të një vajze. Ja si shprehet e shoqja për
të: “Ai është heroi i dizajnit, shpirti i tij kreativ dhe
sipërmarrës do të vazhdojë të vlerësohet edhe më
shumë. Mburrem me Përparimin. Ky është një çmim
shumë i rëndësishëm. Jam e lumtur dhe mburrem që
kam qenë pjesë e proçesit dhe kam dhënë kontributin
për të ndihmuar projektin e 4M GROUP të vlerësohet si një ndër dizajnet më të mira në botë.” Për të
familja është mjaft e shtrenjtë. Ndaj për ta mbajtur
atë në këmbë, veçon si vlera humanizmin, moralin,
bamirësinë, respektin, optimizmin, zemërgjerësinë
dhe të vërtetën. Të vërtetën nuk e konsideron vetëm
si një vlerë të familjes, por edhe si karakteristikë të
atdheut. Ai thotë modestisht,”Atdheu për mua është
e vërteta. Atdheu është gjeneza e qënies sime. Prej
atje fillon çdo gjë që jam unë.”
Ardhja në jetë e princeshës me emrin mjaft të bukur
Arra, u ka shtuar familjes Rama ambicjet të tjera në
rrugën drejt suksesit.
Mbështet bashkëpunimet mes shqiptarëve në
Mbretërinë e Bashkuar. Edhe ai vetë është i hapur
ndaj bashkëpunimeve. Në rrethet shoqërore njihet si
një njeri veçse i shkolluar dhe i formuar, i sjellshëm
dhe një ‘ambasador’ i shqiptarëve në Mbretërinë e
Bashkuar. Ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mos
frikësohen nga ëndrrat. Ai ëndërron që të ketë një
familje të lumtur, të shëndoshë dhe të mbushur me
përplot dashuri. Ëndërron që fëmijët të jetojnë në një
botë të shëndoshë nga pasiguritë. Ëndërron që ëndrra
e John Lenonit në këngën ‘Imagine’ të bëhet realitet
dhe Energjia pozitive, paqja, dashuria dhe shëndeti të
sundojnë mbi botën. Me anë të punës, edukimit dhe
vetëbesimit realizohen ëndrrat.” Bëni të mira, ndihmoni, mendoni pozitivisht, besoni! Ju mundeni!”
32
arben
kojqiqi
Të rendësh
drejt ëndrrës në
metropolin britanik
m
MY JOURNEY ËSHTË NJË DËSHMI INTERESANTE e
njerëzve që kanë shtegtuar jashtë trojeve të tyre. Secili nga ne e ka
një histori më vete, që shtjellon ecejaket e ngjyrosura nga djersa e
pluhurosur. Nga t’ia nisësh e të mbarosh rrugëtimin tonë.
Ne vërtitemi pa reshtur, si një hije e diellit vjeshtak që për
rroba ka gjethet e rëna, për mbuloj po ato, ....gjumi shpesh të
del pa shijuar as në ëndrra frutat e këtyre pemëve gjetherëna;
sidomos kur mendon se stinët janë të paparashikueshme,
bjerrja e mendimeve sa vjen e shtohet.
Bashkudhëtari ynë i radhës e ka përqafuar fatin e tij, e ka bindur udhëtimin e tij se do të triumfoi pavarësisht sfilitjes së
tepruar të regjimeve totalitare, kohës së pa kohë...
Ai arriti në Britaninë e Madhe në fillim të vitit 1998 dhe vendosi të
mos dëgjonte asnjë sugjerim nga bashkatdhetarët e tij, që e sugjeronin të kthehej në Kosovë, apo të fillonte ndonjë punë në ndonjë restorant apo si taksist. Ishte i vendosur të ndiqte ëndrrën e tij
për t’u bërë doktor, pikërisht këtu në metropolin britanik.
Arben Kojqiqi ia nisi nga e para, nga gjuha angleze, për të
arritur në majë, për t’u bërë doktor, në sajë të vullnetit dhe
vendosmërisë për të ndjekur ëndrrën e tij.
Po si nisi udhëtimi i tij në BM? Pas përfundimit të studimeve
në Klyzh-Napoca të Rumanisë, filloi të punojë për farë kohe
në Klyzh e pastaj edhe në Kosovë. Pasi gjendja në atë kohë
nuk ishte e mirë dhe presioni në veçanti ndaj familjes së tij
po shtohej dita-ditës, vendosi të largohet nga Kosova për në
perëndim. Në fillim kishte marrë vizë studentore për në Austri, ku shpresonte të fillonte specializimin në kirurgjinë kardiake, mirëpo pas një qëndrim njëmujor dhe pamundësisë që
të specializohej aty u largua për në Gjermani dhe një muaj më
vonë mbërriti në Londër. Problemi i parë ishte gjuha. Gjatë
studimeve kishte mësuar gjuhën gjermane (pasi vëllai ishte
kirurg kardiak në Gjermani, shpresonte se aty do të mbërrinte edhe ai), dhe gjuhës angleze nuk i kishte kushtuar vëmendjen e duhur, kështu që iu desh të fillonte nga e para,
mësimin e gjuhës angleze. Fillimisht ndoqi një kurs të gjuhës
në Hendon College, pas të cilit kaloi provimin IELTS në Uni-
versitetin e Cambrixhit. Kjo i hapi rrugën që më pas të fillonte
me provimet shtetërore të mjekësisë PLAB dhe të punësohej
në Royal Free Hospital në fillim e pastaj në University College London. E gjithë kjo i mori jo pak kohë (2 vite të plota),
mirëpo ishin vite që ia vlente të investonte për të ardhmen.
Problemet financiare, kuptohet, në vitin e parë ishin serioze,
por edhe ato u tejkaluan me të filluar punën në profesion, një
vit në kirurgjinë kardio-torakale në universitetin e Oxfordit
Tani ai është kirurg kardio-torakal, në University College
London Hospital. Është specializuar në Londër dhe më pas
ka punuar në Papworth Hospital, Cambridge University për
një vit, në transplantimin e zemrës dhe të mushkërive si dhe
në përdorimin e medical assist devices. Pas kësaj ka punuar
për një vit në kirurgjinë kardio-torakale në universitetin e
Oxfordit dhe më pas u rikthye në Universitetin e Londrës.
Profesionin em jekut e ka trashëguar nga familja. Ai e zgjodhi mjekësin ndoshta më shumë për arsye të atit, të ndjerit Prof. Dr. Abedin Koiqiqi. Dëshira e tij ka qenë që vetë të
studionte mjekësinë, mirëpo në ato vite, vitet ‘60–’70, nuk
kishte fakultet të mjekësisë në Kosovë dhe, kuptohet, babai i
tij nuk e kishte lejuar që ai të studionte në Beograd, nga frika se mos do ta humbiste djalin, kështu që ai studioi gjuhën
dhe letërsinë shqipe. Kjo ka ndikuar tek Abedini që t’i drejtojë fëmijët në studimin e mjekësisë (tani janë tre vëllezër që
kanë studiuar mjekësinë dhe dy janë specialistë në kirurgjinë
e zemrës, ndërsa i treti është në përfundim të specializimit
po për zemër). Pra kjo më tepër ka qenë arsyeja pse e zgjodhi
këtë profesion dhe kuptohet zgjedhja ka qenë mëse e drejtë.
Nuk ishte e lehtë për Arbenin. Kur mbërriti në Londër kishte
një qëllim, që sa më parë të fillonte të punojë në profesionin e
tij. Kuptohet kjo nuk ishte e lehtë. Numri i shqiptarëve në atë
kohë ishte i vogël dhe për fat të keq nuk kishte njeri të afërt
33
“... Vullneti për të arritur lart në
profesion dhe në karrierë është më i
fortë se të gjitha pengesat që mund
t’ju dalin përpara. Të punosh çdo gjë
vetëm për të fituar lekë, është e kotë
dhe e përkohshme.
Vendi ynë ka më shumë nevojë për
njohuritë tuaja profesionale se sa që
ka nevojë sot Britania dhe Evropa ...”
që ta ndihmonte apo drejtonte mirë, përkundrazi këshillat e
tyre ishin negative, si p.sh largohu nga Anglia se nuk ke gjasa
të punosh në profesion etj. Atë kohë e dinte se disa shqiptarë që kishin studiuar mjekësinë punonin ose si taximetristë
ose në restaurante dhe kjo nuk ishte një gjë e mirë as edhe
për të. Përkundrazi duke i njohur aftësitë dhe vullnetin e
tij, ai filloi të studiojë gjuhën dhe pastaj të kalojë provimet e
mjekësisë. Pas 8 muajsh në Londër arriti që të marrë Clinical Attachment në spital, kuptohet pa pagesë, por kjo i ngriti
vullnetin se njeriu mund të arrijë të punojë në profesionin e
tij, përkundër peripecive të ndryshme dhe ajo çfarë dëgjonte
ishte vetëm një histori e njerëzve të dështuar për fat të keq.
Arben është rritur dhe edukuar në një familje ku atdheu ka
qenë gjëja më e shenjtë. Babai i tij ka qenë shumë herë i kontrolluar nga policia serbe vetëm pse kishte vizituar Shqipërinë
në vitet ‘70 dhe nga ajo kohë mendohej si njeri i rrezikshëm
për pushtetin jugosllav. Edhe gjatë studimeve por edhe gjithë
këto vite në Londër ai punuar me një qëllim, që një ditë të
njëjtën punë të bëjë në vendlindje (nuk ka rëndësi në Kosovë
apo në Shqipëri, pasi kjo për atë familjarisht Kosova e Shqipëria kanë qenë një dhe e vetme). Vetë Arbeni shprehet se
“vendi ynë dhe populli ynë meriton atë çfarë sot kanë edhe
popujt perëndimorë. Është shumë e dhimbshme të shohësh
që edhe në këtë shekull shqiptarët bredhin poshtë e lartë
Ballkanit dhe Evropës për të pas një ndërhyrje të suksesshme
në zemër apo mushkëri. Kjo më ka bërë që atdheun ta kem në
plan të parë dhe të vendosi të kthehem atje (Tiranë). Shpresoj
që të paktën populli të përfitoj nga kjo.”
Që në prilli 2013 kam lënë Universitetin e Londrës, dhe
përkundër Ofertës që kishte në Universitetin e Oxfordit që
të punoj si Consultant Cardiothoracic Surgeon, por Doktor
Arbeni zgjodhi Shqipërinë dhe pikërisht spitalin Amerikan
në Tiranë. Aty shkuan, së bashku me vëllain e madh të tij
Doktor Besnikun ( nga Gjermania) ,me idenë që të bëjnë një
qendër shqiptare të kardiokirurgjisë që të ofrojë për pacientet
shqiptarë si çdo qendër në Britani apo Gjermani. “Mendoj që
kësaj ia kemi arritur sepse sot në Tiranë i bëjmë të gjitha operacionet e zemrës dhe të mushkërive qe deri dje për këto operacione pacientet shqiptarë shkonin në vendet e huaja ku edhe
nuk merrnin një trajtim adekuat” – shprehet dr. Arbeni. Tani
është konsultant kirurg kardiotorakal, anëtar i plote i shoqatës
evropiane të kirurgjisë kardiotorakale që nga viti 2007, anëtar
i kolegjit mbretërorë të kirurgëve të Anglisë dhe Edinburgut, si
dhe anëtar i shoqatës amerikane të kirurgjisë kardiotorakale.
Por kjo ëndërr e kjo dëshirë e Arbenit përballet me një realitet tjetër në Londër. Arbeni mendon se “shqiptarët në Angli janë duke kultivuar vlerat e mirëfillta që na karakterizojnë
si komb. Janë shumë arsye pse kjo është duke ndodhur, se
në vend të parë duhet të mos harrojmë se në Britani shqiptarët si komb janë të vonë”. Numri më i madh i shqiptarëve
në Londër erdhën gjatë viteve 90, dhe numri më i madh i
tyre ishin në moshë shumë të re dhe të paformuar. Ndryshe
nga disa vende të tjjera perëndimore në Britani nuk kishte një
komunitet shqiptar që t’i priste këta të rinj dhe t’i drejtonte në
rrugën e duhur. Për fat shumë të keq një numër shumë i madh i
tyre filluan të merren me gjërat më të këqija. Kjo ishte jo vetëm
nga ana e problemeve financiare që ata kishin por edhe nga
shoqërimi me elementët më të këqijtë të popujve të tjerë prezent
këtu. Mjerisht edhe kapaciteti i tyre intelektual ishte nën zero,
ndaj nuk mund t’i bënin ballë këtij realiteti të ashpër të Britanisë.
“Kjo bëri që britanikët, që deri dje nuk dinin asgjë për shqiptarët,
- thotë Arbeni, - të shohin dhe të mësojnë vetëm gjërat më negative për ta. Imazhi për shqiptarët ishte shume i keq, çdo gjë shqiptar identifikohej me drogën, vjedhjen, prostitucionin etj. Unë
ndoshta kam qenë shqiptari i parë në Britani që kam filluar të
punoj në spital në atë kohë dhe kur më pyetnin se nga jam dhe
u tregoja, shumë kolegë si për sarkazëm më thoshin po bordello
të prostitucionit keni, po drogë shitni. Pra kjo ishte përshtypja e
tyre për shqiptarët. Për fat të keq në përgjithësi një imazh i tillë
vazhdon ende të ekzistoj në Londër”.
Dy ambasadat shqiptare në Londër mund dhe duhet të bëjnë
më tepër për të përmirësuar këtë imazh.
Për Arbenin nuk është asnjëherë vonë që këta të rinj të arsimohen. “Vullneti për të arritur lart në profesion dhe në karrierë është më i fortë se të gjitha pengesat që mund t’ju dalin
përpara. Pa një angazhim të madh, pa një punë të dyfishtë në
krahasim me kolegët e tu vendas, nuk mendoj se do te keni
sukses të madh në karrierë. Të punosh çdo gjë vetëm për të
fituar lekë, është e kotë dhe e përkohshme.
Ju dëshiroj të gjithëve suksese në jetë dhe në punë. Vendi ynë ka më
shumë nevojë për njohuritë tuaja profesionale se sa që ka nevojë sot
Britania dhe Evropa”, përfundon Arbeni, i cili sot nderon jo vetëm
emrin e tij, por ermin e kombit, një shqiptar i suksesshëm që jeton
e punon për mrekulli në profesionin human e të nderuar të mjekut.
34
Naim
hajdarmataj
Mes artit,
biznesit dhe
politikës
n
NAIM HAJDARMATAJ ËSHTË SHQIPTARI që arriti të kaloj nga arti në biznes dhe synon në të ardhmen edhe politikën. ëndrra e tij e fëmijërisë u realizua duke studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura
në Tiranë. Atëherë nuk mendonte se do të shkëputej
nga Shqipëria dhe do të shkonte shumë larg profesionit të tij. E gjen veten në Mbretërinë e Bashkuar,
duke ja nisur çdo gjë nga e para.
“A të vjen keq të të pyes, se ku bie Shqipëriaë “ Këto
ishin fjalët e para që dëgjoi nga oficeri i emigrimit
në aeroport me të mbërritur në Britani. ‘Nuk e harroj
dot ndjesinë e keqe që m’u krijua dhe u ndjeva aq i
huaj,’ na thotë Naimi. Kurrsesi nuk e mohoi origjinën, edhe pse për oficerin anglez, Shqipëria, ndoshta
nuk ekzistonte në hartën e botës. Qëndroi aty për të
kontribuar dhe për t’i treguar Britanisë dhe mbarë
botës se shqiptarët vijnë nga një vend i vogël, por
bëjnë gjëra të mëdha.
Vend i panjohur, njerëz të panjohur, gjuhë angleze në
nivelin fillestar, këto ndoshta shkaktojnë zhgënjime
për të sapoardhurit. Me Naimin ndodhi e kundërta.
Këto vështirësi i dhanë forcë e kurajo për t’ia dalë
mbanë. Optimizmi dhe dëshira për të punuar ndikuan që nga muzikant një ditë ta gjente veten në një
nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptar në Britaninë e Madhe.
Fillesat i pati në një kompani si punëtor i thjeshtë,
ku punoi me statusin e punëtorit vetëm për gjashtë
muaj. Pas kësaj, u kthye në sipërmarrës duke shfrytëzuar hapësirat dhe mundësitë që të krijon shteti
anglez. ‘Çelësi i suksesit tim është dëshira dhe ambicja për të arritur më të mirën. Është geni shqiptar i
trashëgueshëm që të zgjon, vullneti dhe çfarë janë më
e rëndësishmet, vlerat njerëzore,’ shprehet Naimi.
U gjendt krejt rastësisht në botën e biznesit, por
pati aftësinë e menaxhimit të kësaj mundësie. Ai
shfrytëzoi një hapësirë që i dha mundësinë e një
suksesi të madh si prodhues detergjentesh dhe sot
mbulon një pjesë të konsiderueshme të Britanisë me
prodhimet e tij. Pas suksesit të arritur në Mbretërinë e Bashkuar, investoi edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Për Naimin atdheu ka një rol të pazëvendë-
35
“Nëse do të arrijmë të njohim
shijet e vlerave shqiptare do të
arrijmë të thyejmë çdo rekord”
sueshëm, atdheu është identiteti i tij. Me krenari na
thotë,‘Atdheu është dinjiteti im, duke shtuar se në
mërgim jemi një grimcë e shqiptarisë, në atdhe jemi
gjithçka.’ Suksesin e tij ja dedikon shqiptarëve me të
cilët bashkëpunon. është një urë lidhëse mes bashkëkombësave.
Veçse një njeri i kompletuar nga ana profesionale,
Naimi është edhe një familjar shembullor. Sipas tij,
të jesh prind është shumë e lehtë, por të jesh prind
i mirë është shumë e vështirë. Pa dyshim të gjitha
vlerat e kanë vendin e vet, por ne duhet të dimë t’i
përdorim ato në vendin e duhur dhe në kohën e përshtatshme. është babai i tre fëmijëve. I biri, Erigleni
është 18 vjeç me rezultate të shkëlqyer në mësime
dhe ka nisur studimet në degën Ekonomik në City
University. Ka edhe dy vajza, Ena 16 vjeçe dhe Ejona
13 vjeçe. Që të dyja shumë mirë me mësime. Duke
qenë i suksesshëm në botën e biznesit, aftësitë
menaxhuese janë në zbatim edhe në jetën e përditshme. Përpos vështirësisë, arrin të menaxhojë punën
dhe familjen. Kontribut të veçantë ka dhënë edhe
bashkëshortja e shkolluar në degë ekonomike. Në
këtë mënyrë kanë arritur një bashkërendim të suksesshëm të marrëdhënieve punë-familje.
Mesazhi që dëshiron t’ju transmetojë shqiptarëve të
Britanisë dhe në mbarë botën është që të besoni më
shumë në vlerat e shqiptarëve dhe Shqiptarisë. “Nëse
do të arrijmë të njohim shijet e vlerave shqiptare
do të arrijmë të thyejmë çdo rekord”, thotë Naimi
duke shtuar se këmbëngulja dhe thjeshtësia janë elementë që të sigurojnë suksesin, duke mos harruar
se kudo që të jemi dhe në çdo kohë duhet ta shohim
veten si shërbëtorë të kombit. Patriotizmi ka rrënjë
të thella në personalitetin e tij. Nuk mund të mohojë
se nëse nuk do të ishte rritur dhe edukuar në Shqipëri, ndoshta nuk do të kishte patur këto arritje në
jetë.
Nuk dëshiron që veprimtaria e jetës së tij të mbyllet me biznesin. Në të ardhmen dëshiron të hyjë në
botën e politikës. Besimi në vetvete dhe përkushtimi
ndaj diçkaje për të arritur suksesin e dëshiruar, janë
shtysat që asnjëherë nuk e kanë braktisur.
36
gëzim
alpion
Objektiviteti
është i shenjtë
14
14 VITET E PARA I KALON NË VENDLINDJEN E TIJ
të dashur që nuk e heq nga mendja, në Dibër. Aty hodhi hapat e parë, u edukua dhe arsimua. U shpërngul në kryeqytet për të vazhduar studimet në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja ‘Asim Vokshi’ dhe
pas kësaj në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në
degën e gjuhës angleze. Bëhet fjalë për intelektualin shqiptar Gëzim Alpion. Studentit me rezultate të
larta iu dha mundësia të studionte në Universitetin e
Kajros në Egjipt në 1985 e më vonë studimet e nivelit
Master në Durham të Britanisë së Madhe.
‘Në atë kohë ne shqiptarët ishim akoma një ‘specie’ e rrallë në Angli, veçanërisht në botën akademike
angleze, kështu që ishte e natyrshme që njerëzit të
reagonin me interesim kur mësonin se isha shqiptar.
Më bëri përshtypje që në fillim kortezia që profesorët
në Universitetin e Durhamit tregonin ndaj meje dhe
vlerësimi ndaj studimit tim megjithëse edhe ata në fillim nuk e fshehën habinë se përse në shqiptar ishte
i interesuar në shkrimtarët si James Joyce dhe D. H.
Lawrence,’ na tregon Gëzimi për fillesat e tij në Britani.
Doktorata nga Universiteti prestigjioz i Durhamit i
mundësoi që në vitin 1997 të fillonte karrierën akademike në Angli. Si akademik në këtë vend kishte
lirinë të përzgjidhte temat studimore për të cilat
ishte i interesuar dhe të shprehej hapur për gjithçka
si në botimet dhe në leksionet e tij, të cilat bazohen
kryesisht në studimet që ka kryer në Angli për më
se 20 vjet. ‘Ngarkesa e ulët e mësimdhënies më jep
mundësi të merrem me studime që kërkojnë kohë
dhe përkushtim. Për mua, është privilegj që ushtroj
aktivitetin akademik në një institucion me reputacion ndërkombëtar si Universiteti i Birminghamit,’
thotë Gëzimi.
Për të objektiviteti është i shenjtë, atë veçon si çelës
të suksesit të tij. Studimet dhe leksionet e tij i bazon
në arsye dhe jo në emocione, edhe pse thekson se studimet pa pasion janë studime pa jetë. E rëndësishme
është që emocionet dhe pasionet nuk duhet të kompromentojnë integritetin dhe paanshmërinë e studiuesit dhe studimeve.
Edhe pse ka mbi 20 vite që nuk jeton më në Shqipëri, ka tentuar të çojë dijet e tij në të mirë të komunitetit. Përkatësisht me anën e dy peticioneve që janë
të ndryshme, por që janë në shërbim të Shqipërisë
dhe shqiptarëve. Bëhet fjalë për ‘Rrugën e arbërit’
dhe ‘Shenjtërimi i Nënë Terezës’. Rruga e Arbërit do
të sjell më pranë Shqipërisë bashkëatdhetarët tanë në
Kosovë dhe Maqedoni. Po ashtu, kjo vepër do të na
sjell më pranë etniciteteve dhe kombeve të tjerë në
Ballkan dhe do të kontribuoj në integrimin e mëtejshëm të Ballkanit në Komunitetin Evropian.
37
Rruga e Arbërit do të sjell më pranë
Shqipërisë bashkëatdhetarët tanë
në Kosovë dhe Maqedoni. Po ashtu,
kjo vepër do të na sjell më pranë
etniciteteve dhe kombeve të tjerë
në Ballkan dhe do të kontribuoj në
integrimin e mëtejshëm të Ballkanit
në Komunitetin Evropian.
kemi më shumë besim te fëmijët. ‘Fëmijët në emigrim
kanë dy atdhe dhe dy kultura. Ky ‘dyzim’ nuk duhet
interpretuar si krizë identiteti por si një avantazh. Ne
duhet të respektojmë këtë përkatësi dyfishe të fëmijëve tanë pasi vetëm kështu i ndihmojmë ata të jenë
qytetarë të mirë shqiptaro-britanik.’shton Gëzimi
Thekson si thelbësore për shqiptarët e Britanisë investimin në arsimimin e fëmijëve dhe integrimin me
dinjitet në shoqërinë britanike.
Në lidhje me nismën për Nënë Terezën, Gëzimi
është i sigurtë se një ditë do të shenjtërohet. Intelektuali shqiptar shprehet:‘Peticioni për ‘Shenjtërimin e
Nënë Terezës’ është një nismë që synon të ndihmojë
miqtë e Nënë Terezës në Selinë e Shenjtë që të intensifikojnë lobimin pasi askush nuk shenjtërohet pa një
lobim të fuqishëm. Problemi ështeë se ky proçes, që
u nis me entuziazëm nga miku i saj Papa Gjon Pali
II, në shenjë mirënjohje për shërbimet që ajo i bëri
Kishës dhe papatit te tij, u la pas dore pas vdekjes së
tij në vitin 2005.’
Këto dy projekte janë shenjë që ai nuk e harron atdheun dhe ka një domethënie të veçantë për të. Atdheu për të është fëmijëria. ‘Lidhja me atdheun është
më e ngarkuar emocionalisht, pasi vendi që kemi lënë
pas nuk është në stadin e vendeve të zhvilluara ku operon një shtet efikas, siç shikojmë në vendet ku jetojmë. Kjo e bën lidhjen e diasporës me Shqipërinë më
të komplikuar dhe disi të tensionuar,’ thotë z.Alpion.
Ai suksesin dhe arritjet e tij ja dedikon bashkëshortes së tij Dashit, të cilën e cilëson si një shoqe dhe
bashkëshorte ideale. Sipas tij, në emigrim prindi nuk
duhet të harrojë se për fëmijët, të jetuarit në një vend
të huaj paraqet sfida nga më të ndryshmet. Prindi ka
të drejtë ta këshillojë fëmijën për shkollën dhe karrierën por jo të vendos për të. Në këtë drejtim duhet të
Gëzim Alpion ka studiuar për BA dhe MA në Universitetin e Kajros dhe PhD në Universitetin e Durhamit
në Angli. Aktualisht është sociolog në Departamentin
Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare,
Drejtor i Programeve të Kombinuara pranë Shkollës
së Qeverisjes dhe Shoqërisë në Universitetin e Birminghamit, anëtar i Shoqatës Sociologjike Britanike
(Grupit Studimor Weber), dhe anëtar i bordit të disa
revistave shkencore, përfshirë revistën ‘Celebrity
Studies’, që botohet nga Routledge. I specializuar
për Modernizëm, Alpion boton kryesisht për sociologjinë e fesë, suksesit, mediave dhe nacionalizmit.
Ai konsiderohet nga kritika si autori më autoritar për
Nënë Terezën në gjuhën angleze. Librat e Alpion janë
botuar në anglisht dhe italisht në Angli, Amerikë,
Kanada, Itali, Indi dhe së shpejti në Irlandë. Studimet e tij janë botuar në disa revista të mirënjohura
shkencore. Dy dramat e Alpion janë vënë në skenë
me sukses në një numër qytetesh në Angli në vitin
2002, 2006 dhe 2008. Aktualisht, Alpion po studion
errësirën shpirtërore të Nënë Terezës në kontekstin
post-modernist.
Botimet kryesore të Alpion janë: ‘Mother Teresa:
Saint or Celebrityë’ (Routledge 2007; Routledge India 2008; Salerno Editrice 2008), ‘Encounters with
Civilizations: From Alexander the Great to Mother
Teresa’, (Transaction Publications 2011), dhe ‘If
Only the Dead Could Listen’ (Globic Press, 2008).
Shkrimet e tij për aspekte të ndryshme të politikës,
kulturës dhe identitetit në kontekstin e Britanisë së
Madhe, Ballkanit, Indisë dhe Lindjes së Mesme janë
botuar në nje numër gazetash përfshirë ‘The Guardian’, ‘The Middle East Times’, ‘The Birmingham Post’,
‘The Hürriyet Daily News’ dhe ‘Hindustan Times’
38
Nami
llapi
Nga llogoret e luftës
së Kosovës në sfidën
e biznesmenit në
metropolin britanik
p
PADYSHIM QË JEMI NË LËVIZJE TË VAZHDUESHME, në mendime, në veprime, në kohë dhe
hapësirë.
Erërat e jetës sonë të mbartin ngado as arsyetimi i
velave erëpërplasëse nuk premtojnë për të arritur
ujërat e qeta.
Njerëzit presin gjënë më të shtrenjtë me vite a mos
dhe shekuj dhe nuk dorëzohen për sa kohë frymojnë
së bashku me të drejtën.
Luksi dhe rehatia nuk kanë vlerë personale, ato janë
të mira të përbashkëta shoqërore
Nëse liria, është edhe ajo një hallkë e shkëputur , në
rrezik asimilimi jo vetëm atij të eliminimit të karakterit identifikues, përkatësisë dhe kulturës por dhe
fizik, atëherë çka i ngelet njeriut për të plotësuar
vetveten është zotimi dhe përballja me vetveten dhe
forcën e erës.
Rrugëtimi në jetën tonë është një luftë, edhe si një
përpjekje për të siguruar mirëqenin e përditshme por
dhe një luftë me gjithë kuptimin e plotë fjalës.
Udhëtari ynë ishte përballur me këto luftëra që nga
zanafilla e rinisë së hershme të tij e në vazhdim.
U detyrua të ikte nga vendlindja tij për të siguruar
jetesën dhe jetën e tij nga uzurpuesit e tokës dhe diellit dardan.
Por ama iku jo për të mos u kthyer , iku me kokën pas
në udhëtim e sipër ...
Për më tepër ja se çna rrëfen për këtë udhëtim Nami
Llapi: Për mua , si ish-ushtarin e UÇK-së, rikthimi
në Britani ishte një peripeci që mund ta përshkruaj si
një odise reale. Jam i martuar dhe kam 4 fëmijë, dy
djem dhe dy vajza.
Sekreti i suksesit është këmbëngulja për arritjen e
qëllimit. E teksa flitet shpesh për suksesin e njerëzve
të ndryshëm jo domosdoshmërish duhet që ta lidhim atë me të ardhurat në vlerë paraje. E kam filluar
me stërmundime të mëdha. Nga një punëtor lavazhi
kam arritur këtu ku jam. Njeriu suksesin e tij e shikon në ardhmërinë e tij, tek familja, kujdesi për të,
sigurimi i bazës jetësore , që padyshim është pentagrami ku ravijëzohen momente që tingëllojnë lumturi të paqtë. Unë menjëherë sapo mora vesh që po
mobilizohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës pa pritur
dhe pyetur njeri kam bërë plaçkat gati dhe jam nisur për në Shqipëri , ku jam stacionuar në Rragam të
Tropojës, ku aty morëm dhe trajnimet dhe stërvitjet
e duhura për të qenë gati për t’u përballur me armikun. Ka qenë një ndër momentet më të veçanta dhe
më të paharrueshme për jetën time. Lufta e Koshares
ka qenë dhe zona ku unë kam pasur nderin dhe privilegjin të luftoj krahpërkrah me Komandantët Shpend
Shala, Isuf Haklaj, Xhevdet Sinani, (dy te fundit janë
të vdekur mbas lufte), Sherif Shala komandant i policisë ushtarake, Xhafer Gashi, Hysen Berisha si Komandant i batalionit të parë, si dhe Rustem Berisha,
Agim Ramadani, Sali Ceku, Fadil Hajdergjonaj, Abaz
39
Atdheu është gjithçka – është
simbioza e lirisë dhe dashurisë njerëzore. Është padyshim
stacioni ku gjen prehje , rehati
dhe frymëmarrje të lirë.
Thaci, Sheqer Maloku dhe shumë të tjerë që ndërsa
i përmend këta emra, përjetoj momente emocinante
dhe mallëngjimi. Me dukej se po fluturoja, e puthja
emblemën e UÇK dhe doja që të dilja i vetëm në vijën
e frontit dhe të konfrontohesha i pari me armikun!
Jam rikthyer fitimtarë nga lufta heroike dhe e drejt
që shqiptarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar e
kishin ëndërruar prej dekadash.
Ndërkohë kisha lënë “luksin” londinez duke marrë
armën për liri. Desh Zoti dhe iu bashkova familjes i
gjallë dhe fitimtar! Si një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prej vitesh si shumë shqiptarë të
tjerë jam larguar nga mëmëdheu për një jetë më të
mirë.
Sakrificat, peripecitë dhe përpjekjet, për të arritur
një mëkëmbje tek kufijtë e normales, si çdo mërgimtarë tjetër m’u desh të përballesha me to, ishin
një motiv më tepër për të sfiduar padrejtësitë. Në
realitet iu përkushtova punës, asaj pune, ku lodhja
fizike kishte bollëkun (bereqetin), shijen, kënaqësinë,
virtytin, motivin dhe pa diskutim vitalitetin e qenies
njerëzore.
E kam filluar nga zeroja dhe tanimë kam ngritur një
emër , e kam filluar i vetëm dhe tani numëroj mbi
dyzet punëtorë në kompaninë time. e pagëzuar me
emrin “INCURVE” ka marrë një format konkurrues .
Këmbëngulja dhe iniciativa për të vepruar në një
sektor të tillë ndërtimtarie, ka qenë çelësi i punës së
palodhur . Kam arritur të mbledh afër vetes dhe të
punësoj një numër të madh punëtorësh, ku 90 përqind e tyre janë shqiptarë nga të gjitha trevat. Menaxhimi profesional, punëtorët e kualifikuar në fushën e
ndërtimit i ka dhënë një kredibilitet dhe emër të mirë
kopanisë që unë drejtoj . Projektet e zhvilluara prej
“INCURVE” janë një tregues model i sukseseve të arritura, pasiqë ato konkurrojnë bindshëm kopani me
emër në Londër.
Kompania është Bazuar në veri të Londrës. Padyshim
unë krenohem për gjithçka kam arritur deri tani.
Duke punuar ngushtë me klientët , me konsultime
fillestare falas të zhvillimit dhe përfundimit të projekteve, kam arritur këtu ku jam dhe sot.
Ne punojmë ngushtë me klientin, me arkitektë, projektues dhe surveyors charted, duke ofruar shërbime
të plota të menaxhimit të projektit me një ekip të
plotë , të aftë dhe të kualifikuar. Krenohemi me standardet tona të larta të mjeshtërisë dhe të shërbimit
deri në përfundimin. Duke lënë të kënaqur të gjithë
stafin e kompanisë dhe klientin padyshim si burimi
bazë i kapitalit të biznesit
Mundohem të jem i afërt me punëtorët dhe gjithë
ekipin e kopanisë dhe komunikues, duke i trajtuar
me respekt dhe dashamirësi , pasi janë njerëzit që
kaloj një pjesë të konsiderueshme të kohës.
Itinerari i punës time, padyshim është i ngjeshur, kjo
s’do të thotë se familjen e lë pas dore.
E gjej mundësinë për të dalë dhe për të shëtitur dhe
vizituar vende të ndryshme. Kosova është vizita ime
më e shpeshtë pothuaj çdo muaj që bëj vetëm apo së
bashku me familjarët e mi. Gjithçka bëj dhe arrij nga
mundi im ia dedikoj familjes sime. Gjithçka që nxjerr
nga kjo punë i përkushtohet fëmijëve të mijë me qëllim që të rriten dhe edukohen pa stërmundime. Jam
munduar të bëj diçka për të rimëkëmbur çka na ishte
shkatërruar nga lufta duke hapur këtë kompani, për
të siguruar jetën e familjes sime dhe të fëmijëve të mi.
Ndjesitë më të lumtura që një njëri normal ka është
padyshim vendlindja , atdheu ku na lindi dhe rriti.
Atdheu është gjithçka – është simbioza e lirisë dhe
dashurisë njerëzore. Është padyshim stacioni ku gjen
prehje , rehati dhe frymëmarrje të lirë.
40
remzije
sherifi
Të lindësh
për së dyti...
n
‘NË VITET ‘90, PËR MË TEPËR SE NJË DEKADË të
gjitha ëndrrat e mia isha e detyruar t’i mbylli në çelës.
Jetoja me frikën se mos po i humbisja njerëzit, që i doja
më shumë se veten. Dëshira dhe shpresa ime e vetme
ishte para së gjithash t’i shoh fëmijët e mi duke u rritur.’ Kështu nis rrëfimin e saj Remzije Sherifi. U nis
familjarisht për në Skoci, së bashku me 360 kosovarë
të tjerë. Kjo gjë u bë e mundur në sajë të programit humanitar të Mbretërisë së Bashkuar në kohën e Luftës
së Kosovës. Remzija na thotë se ishte një rrugëtim i
gjatë dhe me plot ankth, por kur mbërriti në aeroportin e Glasgow mori më së fundi frymë lirisht. Ishte larg
rrezikut për torturim, ekzekutim apo masakrim. Ajo e
cilëson si ditë lindjen e dytë.
Mbretëria e Bashkuar me mbështetjen e ofruar ju
dhuroi një jetë të re familjes së Remzijes dhe shumë e
shumë shqiptarëve të tjerë. Ajo filloi të merrte mjekimet e para, pasi vuante nga kanceri. I shpëtoi vuajtjeve
të luftës së Kosovës, por nuk e dinte nëse do t’i shpëtonte luftës me kancerin. Ishte në listën e pacientëve
që do të operoheshin dhe ajo po vuante shpirtërisht.
E ndjente brenda vetes se kishte ende për të dhënë në
këtë botë, ishte herët për të ikur…’Disa gjëra në jetë
janë rastësi, por për realizimin e ëndrrave dhe qëllimeve duhet forcë, energji pozitive e inspirim, ’ shprehet Remzija. Këto nuk i munguan Remzijes, dhe falë
mbështetjes së familjes arriti të dalë me sukses nga
operacioni.
Jeta nuk të jep shanse të dyta në çdo kohë, ndaj ajo
u motivua që të shfrytëzonte në mënyrë racionale çdo
minutë. Nismat e para të punës së saj vullnetare ishin
produksioni teatror me femijët kosovarë dhe u angazhua për të themeluar grupet e valltarëve. Këto ishin
bazat e forta për themelimin e bashkëpunimit shqiptaro-skoces ‘AlbScott’. Mbi pesë vite punoi vullnetarisht kryesisht në shoqata e institucione joqeveritare
për rininë dhe gratë në Scottish Refugee Coucil. Në
sajë të eksperiencës që fitoi, sot është koordinatore e
Maryhill Integration Network dhe ende koordinon ‘AlbScott’. Shkroi tekstet e skenarëve të 15 produksioneve
teatrale të shfaqura në manifestimet dhe festivalet më
prestigjoze në Skoci, si atë të Edinburgut ‘Go Dance
Festival’, festivali i filmit dokumentar të të drejtave të
njeriut.
Gjithashtu, trupa tashmë internacionale e valltarëve në bashkëpunim me ‘Barrowland ballet’ performuan në hapjen solemne për nder të nisjes së
shtegtimit të stafetës së Mbretëreshës nëper shtetet
e Comonwelth-it. Remzija, në bashkëpunim me
Scotish Opera ka punuar në produksionin e operës
“Anamchara”/”Këngët e Miqësisë” që u prezentua në
Teatrin Mbretëror. Në bashkëpunim me Open Museums ka organizuar ekspozitën 1+1 : ‘Jetë dhe Dashuri’
që gjatë kësaj vere ishte e hapur në Galerinë më të
vizituar në Skoci.
Duke parë aktivitetet dhe eventet në të cilat ajo
41
‘Atdheu është vendi ku më është
robëruar shpirti... Atdheut i takon
e kaluara ime, në Skoci po e jetoj të
tashmen dhe mbetem me shpresë se
në Kosovë do ta kaloj të ardhmen...’
shton Remzija. është patriote në
shpirt dhe krenare që është shqiptare, ndaj ju bën thirrje shqiptarëve
në mbarë botën të bashkëpunojnë me
njëri-tjetrin që të jenë të suksesshëm.
është kryesisht organizatore, kupton se Remzija nuk
ka të ndalur. Ka koordinuar dhe është producente e
publikimeve:”Second Home” antologji me prozë e
poezi të autorëve ndërkombëtar që jetojnë në Skoci,
“Heart of the Home” libri me përmbledhje të Recetave
të gatimit nga 22 shtete duke përfshirë edhe nga trojet
shqiptare, “The right to dream”,e shkruar nga poetët e
rinj “Tiny Songbirds” përmbledhje dhe Cd me ninulla
në gjuhë të ndryshme si dhe shqip. Gjithashtu është
marrë me koordinimin dhe publikimin e “Shadow
behind the sun” libër ky që u nominua për shpërblimin ‘Saltire Price”. Ka shkruar skenarin e dy filmave
të shkurtër “Pa zgjidhje” e “Vendlindja të thërret” që u
realizuan me shtëpinë kinematografike “Media co-op”
e që patën jehonë në Skoci e më gjerë.
Siç vërehet ajo nuk e harron gjuhën shqipe dhe shqiptarët. Veç kësaj, në bashkëpunim me dizajnuesit në
Glasgow të ‘School of arts’ që nga 2004 me dy grupet
e grave që i koordinon “Oasis “ dhe “Mother Theresa”
ka organizuar kurse për dizajnimin dhe qepjen e kostumeve tradicionale nga trevat shqiptare e vendeve të
tjera të botës. Këto kostume u ekspozuan në ‘Kelvingrow
Art Galery’, ‘Borrel colection.st’, ‘Mungos museume’ e
galeri te tjera. U organizuan sfilada të shumta për të prezantuar thesarin e begatë të kostumeve shqiptare.
Kontributi i saj në shoqërinë britanike u vlerësua.
Për punën në fushën e zhvillimit shoqëror , të artit dhe
kulturës është shpërblyer e nderuar në 2009 si kam-
pione komunale (E përzgjedhur nga Evening Times),
në 2010 me Champione championeve për Skocinë,
në 2012 kampione në lëmin e artit e kulturës. Çmimi i
fundit i 2012 për arritjet e komuniteteve në Skoci. Më
2013 mori çmimin ‘Gruaja Emigrante e vitit’. ‘Theksoj
se këtu çmohen vlerat njerëzore, kontributi ynë edhe
pse jemi në dhë të huaj! Për mua ishte nder , privilegj
dhe surprizë e këndshme.,’kështu shprehet Remzija për
çmimin e marrë. Ky çmim më vonë u pasua, nga një tjetër
‘Life time achievement Award”, të cilën ajo ja dedikon
prindërve dhe motrës që nuk janë më si dhe familjes e
nipave e mbesave: Rronit, Kanit , Gretës dhe Edës.
Remzija ka publikuar autobiografinë “Shadow behind
the sun” dhe më 2013 mori çmimin ‘Gruaja Emigrante
e vitit’ në Mbretërin e Bashkuar.
Remzija nuk është veçse një grua që ka arritur suksese në jetë, por ka edhe një familje të mrekullueshme.
është nënë e tri djemve. Ajo e cilëson familjen si
thesarin më të çmueshëm dhe më të shenjtë. Me
mbështetjen e bashkëshortit, Remzija është përpjekur
që kulturën angleze ta ndërthurrë me atë shqiptare, në
mënyrë që fëmijët të merrnin një edukim të drejtë dhe
të shëndetshëm, duke ruajtur gjuhën, bujarinë dhe fisnikërinë. Sipas saj, janë vlerat më të larta të kultivimit
të përkatësisë dhe ndjenjës kombëtare.
Atdheu për të ka kuptim multi dimensional. ‘Atdheu
është vendi ku më është robëruar shpirti... Atdheut
i takon e kaluara ime, në Skoci po e jetoj të tashmen
dhe mbetem me shpresë se në Kosovë do ta kaloj të
ardhmen...’ shton Remzija. është patriote në shpirt
dhe krenare që është shqiptare, ndaj ju bën thirrje
shqiptarëve në mbarë botën të bashkëpunojnë me
njëri-tjetrin që të jenë të suksesshëm. Suksesin, e arriti
në saj të entuziazmit, pasionit dhe përkushtimit ndaj
punës.‘Eksperenca dhe puna kolektive, respektimi dhe
prania e mendimit të të tjerëve dhe padyshim vizioni
largpamës. Inspirimi dhe drita në rrugëtimin tim kanë
qenë fëmijët e mi. Merita të posaçme për këtë dhe i
jam shumë mirënjohëse është përkrahja e pashoq e
bashkëshortit tim.’ thekson Remzija.
42
Fasli
ruçi
Sinonimi i suksesit
k
KUR U GJEND NË LONDËR, asnjëherë nuk do ta
kishte besuar se në vetëm pak vite do të arrinte të
ishte, jo thjesht një ndër biznesmenët e suksesshëm,
por që emri i tij do të ishte mëse i mirënjohur për
dyqanet e shumta Britanike si furnizuesi i tyre me
mobiljet e të gjitha llojeve.
Metropoli Britanik ishte vendi ideal për rrugën e tij
të suksesit. Hapësirat dhe mundësitë që t’i ofron Londra u shfrytëzuan më së miri prej tij. Arriti themelimin e një kompanie të suksesshme, në të cilën të
punësoi jo vetëm bashkëatdhetarët shqiptarë, por
dhe të huaj. Fasli Ruçin është e pamundur të mos
e gjesh të zënë. Tavolina e tij e punës është e stërmbushur, me dokumente dhe kontrata që nga ato me
Kinën e largët dhe deri tek kontratat me kompani të
fuqishme, që marrin furnizime mobilierie prej tij.
Përfaqësuesit e kompanive më prestigjioze kanë gjetur partnerin që u duhej, kompaninë e suksesshme që
drejtohet nga një shqiptar i thjeshtë dhe tepër modest. Pas vite e vitesh në rrugën e suksesit natyshëm
i kujtohen momentet e para që u gjet në Londër.“EU
Furniture” ishte emri i kopanisë që ai ideoi ndërsa
mori një vendim. Tani e tutje ai do punonte për veten
e tij. Kishte fituar eksperiencën e nevojshme dhe
diku në perëndim të Londrës hapi një dyqan të vogël
ku shiste mobilje. Ai kujton momentet e para ndërsa
mori këtë iniciativë. Gjithçka varej tek vullneti dhe
përkushtimi i tij. Por një gjë e kishte të sigurtë. Do
të punonte vetëm për veten e tij dhe nuk do të kishte
më statusin e të punësuarit. Kishte shume besim në
vetvete dhe nuk i mungonte kurajoja për të realizuar.
Sfidat ishin para tij, por ishte ai që do t’i përballonte
duke kultivuar aftësitë menaxheriale. Ishte ai dyqani i vogël, ku nisi rruga e tij drejt të qënurit biznesmen i suksesshëm. Shumë shpejt do të pasohej nga
të tjerë derisa arriti në pak kohë që mbulonte jo më
vetëm zonën perëndimore të Londrës por edhe më
tej. Mprehtësia dhe vendosmëria për të qenë partner
i besueshëm dhanë shumë shpejt frutet e tyre, duke
e kthyer kompaninë e tij në një ndër kompanitë më
të suksesshme.
“Ndershmëria është çelësi i suksesit”, pohon ai duke
treguar për sfidat që ka kapërcyer që nga marrëdhëniet me qytetarët e thjeshtë, kur ishte i vetëpunësuar, deri tek kontratat me kompanitë më prestigjioze britanike dhe jo vetëm. Në vetëm pak kohë
ai arriti që të përmbush një pjesë të ëndrrës së tij,
duke u zhvendosur nga një dyqan i thjeshtë, tek një
ambient masiv ,një magazinë vërtet shumë e madhe
ku mund të gjenden të gjitha llojet e mobiljeve.
U shtua dhe numri i stafit, por Fasliu kurrsesi nuk
mund të ndalonte me kaq. Hapi pikat e tij në disa
43
“Ndershmëria është çelësi i suksesit”, pohon ai duke treguar për
sfidat që ka kapërcyer që nga marrëdhëniet me qytetarët e thjeshtë,
kur ishte i vetëpunësuar deri tek kontratat me kompanitë më prestigjioze britanike dhe jo vetëm. Në vetëm pak kohë ai arriti që të
përmbush një pjesë të ëndrrës së tij, duke u zhvendosur nga një
dyqan i thjeshtë, tek një ambient masiv ,një magazinë vërtet shumë
e madhe ku mund të gjenden të gjitha llojet e mobiljeve...
vende të Londrës. Shërbimi që ai ofronte ishte absolutisht i pakonkurrueshëm dhe arriti që të bëhej
furnizues jo vetëm i dyqaneve të shumta cep e cep të
Londrës dhe nëpër qytete të tjera të Britanisë.
Besueshmëria, korrektësia dhe shërbimi tepër profesional bëri që ‘EU Furniture’ lehtësisht të bëhej një
nga furnizuesit e shumë këshillave lokale (council),
kryesisht në Londrën perëndimore dhe më gjerë. Vit
pas viti klientela vazhdonte duke u rritur, duke zgjeruar edhe gamën e ofertave dhe bashkëpunimin me
kompani prestigjoze deri në Kinën e largët. Zgjerimi i biznesit të tij u arrit në saj të përkushtimit dhe
angazhimit duke patur si pikësynim të qenurit më i
miri i të mirëve. Profesionalizmi u kthye në rutinë
dhe suksesi ishte i garantuar.
Pyetjes se çfarë është atdheu për ty, mundohet
t’i përgjigjet me gjënë e parë që i vjen ndërmend.
“Kurrsesi nuk mund të rrija pa investuar në mëmëdhe”, na thotë Fasliu. Atdheu për të është gjithçka.
Dhe jo vetëm që ndjehet krenar për çfarë është, por
thekson se atje lindi dhe u rrit. Suksesin e tij ja dedikon prindërve, prej të cilëve mori vlerat më të mira
njerëzore. Nuk janë të pakta rastet kur ai ka nxitur
biznesmenë të fushave të ndryshme që të investojnë
në Shqipëri.
Fasliu shpreh shqetësimin e tij për pengesat që
hasen kur dëshiron të investosh në mëmëdhe.
‘Janë 1001 arsye që mërgimtarët duhet të investojnë në mëmëdhe,-shton ai, jo thjesht në ndërtimin
e shtëpive por edhe hapjen e bizneseve të reja, duke
punësuar kështu qoftë edhe të afërmit e tyre.’
Në lidhje me nivelin e bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare dhe komunitetit, ai shprehet se ka një
bashkëpunim mjaft të mirë dhe se thuajse të gjithë
pronarët e lokaleve shqiptare furnizohen nga firma
e tij. Me shumë finesë ai përpiqet të vejë theksin tek
domosdoshmëria e bashkëpunimit mes shqiptarëve,
pasi duke bashkëpunuar të gjithë dalin të fituar.
Në bisedën me të mëson se ka ardhur koha që të mos
përsëriten skena të tilla, kur një bashkëkombës për
të njëjtin shërbim shkon tek një i huaj, i cili mund të
jetë edhe më i shtrenjtë, apo një shërbim që ka cilësi
të dobët, por që “i huaji” kishte një perceptim tjetër.
Por tani kohët kanë ndryshuar dhe konkurrenca
është ajo që përcakton suksesin.
Në mesazhin e tij ai inkurajon shqiptarët që të punojnë për veten e tyre që të mos i druhen sfidave, por të
besojnë në vetvete. Nëse ekziston vullneti dhe dëshira për të realizuar ëndrrën e tyre, nuk ka pengesë që
mund ta ndalë. Ndërkohë ruajtja e gjuhës dhe traditave shqiptare janë aspekte që nuk duhet të neglizhohen në asnjë moment.
44
Shpend
Gërguri
Inxhinieria,
dëshirë e fëmijërisë
16
16 VJEÇARIT JA RRËMBEU ZEMRËN Britania që
në fillim. Gjendej në djepin e arsimit, i rrethuar nga
një staf akademik që e inspiroi më tutje arsimimin e
tij. Bëhet fjalë për inxhinierin Shpend Gërguri. Vitet
e para i kaloi në Sëan School of English dhe Abacus
College ku pati mundësinë të mbaroj me rezultate
të shkëlqyera, në nivelin ‘A’ studimet me fokus në
shkencat natyrore: kimi, fizikë dhe matematikë. ‘Ato
kohëra kanë qenë mbresëlënëse se përveç faktit se
fillova arsimin në Oxford krijova edhe shoqërinë time
të parë me anglezët si dhe shqiptarët në Oxford,’ rikthehet pas në vite Shpendi.
Dëshira për t’u bërë inxhinier i është rrënjosur që
në fëmijëri, dëshirë që më vonë u shndërruar në udhëzues të fortë të karrierës së tij. ‘Gjyshi im i ndjerë
ka patur prirje në inxhinieri dhe ka qenë person që
për ato kohëra quhej inovator. Krijonte pajisje të
përditshme praktike. Punëtoria e gjyshit tim ka qenë
një vend i shenjtë për të, dhe përveç se ka qenë gjithmone mjaft i zellshëm ka qenë edhe pedant. Ai gjithmonë e dinte se cila vegël ku ndodhet dhe asnjëherë
nuk mundeshim të mohojmë se kemi huazuar ndonjë
mjet nga punëtoria e tij. Adhuroja të kaloja kohën e
lirë me gjyshin në punëtorinë e tij,’flet plot dashuri
për gjyshin dhe pasionin për inxhinierinë.
Të qënurit i apasionuar pas profesionit të tij dhe
këmbëngulja e pashterueshme për të arritur rezultate
të larta, kanë qenë motivet që Shpendi sot është një
profesor në Universitetin ‘Oxford Brooks’ në lëndën
e Engineering Design. Si çelës të suksesit, ai veçon
dedikimin në punë si dhe dedikimin ndaj suksesit
të studentëve të tij. Pa dyshim, një profesor ndihet
i plotësuar kur edhe studentët e tij, ecin në rrugët
e suksesit. Nuk është e mjaftueshme të jesh i suksesshëm vetëm në shkollë, por mbi të gjitha në jetë.
Përpos ndërtimeve inxhinierike, ai ka ndërtuar
edhe një familje shembullore. Është babai i një vajze
dhe ai ndihet i mrekulluar nga ndjesia e të qënurit
prind. Ja se ç’na thotë:‘Unë mendoj se është kënaqësi të shohësh fëmijën tënd duke u rritur, duke qenë
i pranishëm në momentet kur fëmija hedh hapat e
parë, kur thotë fjalët e para, duke u përgjigjur pyetjeve ‘Pse’ dhe duke analizuar këndvështrimin e
botës fëmijërore janë çaste magjepsëse.’
Sipas Shpendit, është fakt që fëmijët shqiptarë të
cilët lindin dhe rriten në Britani shumë më shpejt
përshtaten me mjedisin se të tjerët që janë rritur në
Shqipëri. ‘Përderisa, ne si prind i kultivojmë vlerat
dhe traditat tona në shtëpi, normal që do të ndikojë
dhe tek femijët tonë në moshë të re dhe në këtë rast
45
‘Le të investojmë në të ardhmen,
edukimin dhe arsimimin e brezit të
ri, pa harruar të kultivojmë vlerat
pozitive të kombit tonë! Brezat e
rinj, fëmijët tanë, janë ata që do
të çojnë më tej vlerat tona kulturore dhe që në një ditë të afërt në
kohë do të mund të kontribuojnë
në mirëqënien e atdheut tonë dhe
mirëmbajtjen e imazhit pozitiv
shqiptar, jo vetëm në Britani por
anembanë nëpër botë!’
theksin do ta kisha vendosur në edukatën familjare,’
shton ai. Edukata familjare është kyçe në përcaktimin e identitetit të gjeneratave të reja. Por veçon si
vlera që duhet të kultivohen në çdo familje shqiptare:
gjuha jonë është pasuria më e madhe, historia jonë,
dashuria për atdhe.
Atdheu për të është vendi të cilit i përket. Vendlindja është vendi ku është rritur dhe edukuar dhe ku ka
kaluar një pjesë të jetës. ‘ Në vendlindje e ndjej
veten të përmbushur në çdo aspekt, dhe të qenurit
pranë rrethit të gjerë të familjes është një kënaqësi.
Fakti që çdo rrugicë e vendlindjes është e lidhur me
kujtimet e fëmijërisë më bën të ndihem i kënaqur
dhe i plotësuar. Edhe se situata ekonomike ka qenë
shumë e vështirë në atdhe, jemi rritur me shumë
dashuri e përkujdesje duke na ushqyer gjithnjë e
më shumë traditat dhe vlerat shqiptare. Këto tradita dhe vlera i mbartim dhe i zhvillojmë së bashku
me komunitetin shqiptar në Britani si dhe në gjirin e familjes gjatë edukimit të brezit të ri. Atdheu
është pjesë e pandarë në zemrën e secilit prej nesh
pavarësisht arritjeve apo sfidave tona kudo nëpër
botë. Për mua vendlindja ka qenë dhe do të mbetet
e shenjtë.,’ shprehet me ndjenja të fuqishme patriotizmi Dr. Shpend Gërguri. Edhe pse tashmë po kon-
tribuon në një vend tjetër me dijet dhe njohuritë e tij,
ai nuk e harron kurrë atdheun. Për të ngelet si gjëja
më e shtrenjtë për të cilën ja vlen të krenohesh dhe të
thuash me krenari ‘Jam shqiptar, vij nga Shqipëria.’
Kjo nuk e ka penguar aspak në arritjet e tij dhe në
karrierën e suksesshme.
I do bashkëatdhetarët e tij dhe bashkëpunon me
ta, pavarësisht se thotë se ka mundësi për më tepër.
Bashkëpunimi duhet të kultivohet edhe më shumë
duke përfshirë edhe brezat e rinj. Janë ata që kanë
nevojë për mbështetje dhe mbështetjen e duhur që
të arrijnë të bëhen të suksesshëm, por asnjëhëherë
arritjen e qëllimeve të tyre apo objektivave duke harruar prejardhjen, origjinën dhe vlerat të cilat mbartim ne si komb.
Mesazhi që ju drejton shqiptarëve përmban humanizëm në brendësi: ‘Le të investojmë në të ardhmen, edukimin dhe arsimimin e brezit të ri, pa
harruar të kultivojmë vlerat pozitive të kombit
tonë! Brezat e rinj, fëmijët tanë, janë ata që do të
çojnë më tej vlerat tona kulturore dhe që në një
ditë të afërt në kohë do të mund të kontribuojnë
në mirëqënien e atdheut tonë dhe mirëmbajtjen
e imazhit pozitiv shqiptar, jo vetëm në Britani por
anembanë nëpër botë!’
46
Erion
Alikaj
Të jesh avokat
në Londër
e
ERION ALIKAJ ЁSHTЁ I RIU SHQIPTAR qё njihet
si avokat nё Mbretёrinё e Bashkuar. Me dëshirën për
të siguruar një të ardhme dhe një jetë më të mirë u
shpërngulën familjarisht me mijëra milje larg Shqipërisë. U gjend nё njё mjedis tё ri e tё panjohur pёr
tё, qё nё fillim i dukej si njё ёndёrr. ‘Pёr mua ishte
njё vend mahnitёs, nё krahasim me çfarё unё kisha
parё mё parё, si nga transporti publik, autobuzat e
kuq me dy kate dhe trenat nёntokёsor deri tek arkitektura e ndёrtesave,’ i rikthehet Erioni mbresave tё
para qё i la ky vend. Me kalimin e kohës, u përshtat
me mënyrës e jetesës, me idenë se tashmë jetonte në
një vend me njerëz me kombësi të ndryshme dhe me
një shtet me rregulla e ligje strikte. Britania – ëndërr,
u shndërrua në realitetin ku ai jetonte çdo ditë. Mjedis i ri, jetë e re, gjuhë tjetër, por që shpejt u bënë
pjesë e përditshmërisë së tij.
Ai ndihet i privelegjuar qё ka jetuar dhe ёshtё shkolluar nё kёtё vend. Kёtё arritje ia dedikon prindёrve
tё tij. Thekson faktin se pavarёsisht se ishin tё huaj,
ai dhe familja e tij kanё patur tё njёjtat mundёsi
pёr sukses si vetё Britanikёt. Ndihet i motivuar nga
sistemi dhe mundёsitё pёr tё pёrparuar. ‘Nё krahasim me vende tё tjera tё botёs pёr mua ky ёshtё njё
ndёr shtetet mё prestigjoze. Ka nje sistem shkollor tё
pakrahasueshёm, shёrbimet shёndetёsore janё falas
pothuajse pёr tё gjithё, krimi ose frika e krimit ёshtё
relativisht e ulёt, sistemi ligjor ёshtё njё nga mё tё
mirёt nё botё, pagesat mesatare janё disi mё tё larta,
mundёsi tё mira punёsimi, sistem bujar i ndimave
sociale pёr njerёzit nё nevojё, mundёsi tё pafundme
pёr aktivitete sociale te çfarёdo lloji, njё jetёgjatёsi
me mesatare mё tё lartё nё krahasim me vende tё
tjera, dhe fakti qё akush nuk paragjykohet. Britania
mё ka krijuar shumё mundёsi pёr sukses, dhe jam
relativisht i kёnaqur me arritjet personale tё deri tanishme,’ shprehet avokati Alikaj.
Qё nё fёmijёri ka dёshiruar tё bёhet avokat.
Mёsimet e para i mori nё atdhe, pasi nё Britani erdhi nё periudhёn e adoleshencёs. Pas pёrfundimit
tё studimeve pёr Drejtёsi nё Mbretёrinё e Bashkuar,
ka punuar pёr disa kompani tё shquara. Sipas tij,
tё arrish sukses nё profesionin e avokatit, duhet tё
kesh besim tek vetja, pasion, dhe kёrkon pёrkushtim.
Gjithashtu, ai meritat e arritjeve te tij ia dedikon edhe
mentorit me eksperiencё te pakrahasueshme, z.Naim
Hasani, njё avokat me diapason tё gjerё, i cili ka edhe
studion e tij ligjore nё Londёr ‘Oliver & Hasani Solicitors’.
Edhe pse ёshtё larguar nё moshё tё vogёl nga
47
“Le tё jemi njё komunitet i
unifikuar dhe i integruar, e le
tё behemi shembull pёr brezat
e ardhshёm shqiptar si nё
Britani dhe nё mbarё botёn.
Shpresoj qё tё gjithё tё ruajmё
vlerat e çmuara dhe tё vёrteta
tё familjes shqiptare, qё janё
njё pjesё e karakterit dhe personalitetit tonё.”
Shqipёria, Erioni nuk e ka harruar origjinёn e tij.
‘Ёshtё vendlindja ime, ku hodha hapat e para, shpreha
fjalёt e para, pёrjetova ndjenjat e para dhe ёshtё pjesё
e identitetit tim, dhe pёrse jo kam nostalgji. Ёshtё ai
vend ku m’u mёsua pёr herё tё parё fjala ‘ dashuri’
dhe them me plot bindje se ёshtё njё nga cilёsitё qё
kombi ynё njihet se e zotёron dhe e jep me bujari.
Prejardhja ime zё fill prej andej dhe kjo tregon se nuk
mund ta braktis. Sado integrimit ne Britani, vetё fjala
“Atdhe” meriton dhe ka vendin e vet nё zemrёn time,’
flet me ndjenja patriotike ndaj Shqipёrisё.
Ndonёse vetё ende nuk ёshtё prind, ka konsiderata
tё larta pёr familjen. Prindёrit e tij i quan tё veçantё
nё çdo mёnyrё. Ka njё lidhje tё ngushtё shpirtёrore
dhe emocionale me to. Ishin ata qё e sollёn nё njё
mjedis perёndimor, qё mundёsuan edukimin dhe
arsimimin e tij. Sakrificat e tyre, bёn qё ai tё rritej
e tё edukohej e tё kishte njё profesion tё denjё pёr
vetveten dhe komunitetin qё pёrfaqёson. Nё punёn
e tij, ndeshet me probleme tё njerёzve me kombёsi
nga mё tё ndryshme, si edhe shqiptare. Jep maksimumin e tij, pёr tё ndihmuar dhe tё arrijё sukses
nёpёrmjet punёs sё tij. Erioni mendon se njё prej
vlerave mё tё rёndёsishme pёr t’u ruajtur qё ka marrё
ai ndёr vite, ёshtё vetё fjala’familje’. Si komb njihe-
mi pёr marrёdhёniet e forta familjare dhe kjo vlerё
e rёndёsishme, ai shpreson qё t’u mёsohet apo t’ju
trashёgohet brezave tё ardhshёm. Erioni është shembulli i fëmijës që sakrificat e prindërve dhe dëshirat
e tyre për t’i ofruar një jetë më të begatë, nuk i ka
shpërdoruar. Ka vlerësuar çdo përpjeke të tyre dhe
kjo pasqyrohet qartë në arritjet e tij në jetë dhe në
fushën profesionale.
Nё lidhje me bashkёpunimet e shqiptarёve me
njёri–tjetrin, ai mendon se niveli i bashkёpunimit
do tё ngrihet gradualisht nё tё ardhmen. Komuniteti shqiptar nё Britani, sa vjen dita – ditёs e po
zgjerohet. Janё ngritur organizata e shoqata jo-qeveritare pёr lehtёsimin e integrimit tё shqiptarёve
nё shoqёrinё britanike, duke mos harruar traditat dhe prejardhjen e tyre. Theks i veçantё i ёshtё
vёnё gjuhёs shqipe, qё ёshtё mjeti identifikues i
shqiptarёve kudo qё ndodhen. Mesazhi qё dёshiron
t’ju pёrcjell shqiptarёve tё Britanisё e kudo ёshtё:
“Le tё jemi njё komunitet i unifikuar dhe i integruar,
e le tё behemi shembull pёr brezat e ardhshёm shqiptar si nё Britani dhe nё mbarё botёn. Shpresoj qё
tё gjithё tё ruajmё vlerat e çmuara dhe tё vёrteta tё
familjes shqiptare, qё janё njё pjesё e karakterit dhe
personalitetit tonё”.
48
LUAN
DRANGA
dhe
... Udha e Dijes
i
IKJA! ISHTE E MADHE, E PANDALSHME, plot aventura. E uritur, e vendosur; ëndërrimtare për tu kthyer
përsëri. Ikje për punë, arsimim, për të shpëtuar ,ikje për një
jetë më të mirë.
Rrugëtimi njeriut i gjarpëron pafundësisht duke stigmatizuar kohen që e vë në sfidë dhe dilemë. Shqiptarët kanë
përvojën e ikjes, nga luftërat e njëpasnjëshme, kataklizmi
piramidal i fajdeve, duke u dëbuar nga atdheu papandehur. Por, akoma deri me tani ikja nuk ka të ndalur, shkak
varfëria; kushtet ekonomike tejet e të mjerueshme për një
kategori të konsiderueshme. Arsyetimi i shendosh e mban
atë në këmbë, të frymoj shpresë dhe vitalitet. E gjitha kjo
përkthehet në sukses ndaj kësaj kohe të pakohë, kësaj nebuloze planetare. Kudo ku kanë shkuar kanë treguar se mbizotërojnë vlerat dhe atributet e një kulture të gjallë dhe pozitive. Në hallkat e këtij rrugëtimi jemi të gjithë me historitë,
peripecitë, suksesin dhe gjurmët e pashlyeshme në mërgim.
Shqiptarët e Britanisë janë një komunitet në rritje e sipër
duke u rritur në të njëjtën kohe dhe ndikimi, si brendakomunitar ashtu dhe me gjerë.
Do të ishte jo vetëm interesante por në të njëjtën kohë dhe
një shembull frymëzues nëse mësojmë në rreshtat e “Udhëtimi im”, jetën e individëve të veçantë nga ikja deri në hierarkinë më të fundit të rrugëtimit .
A nuk do të ishte një rast i vlefshëm për ta shkëmbyer me ju veprimtarinë e shqiptarit Luan Dranga?
Me insistimin më të madh të tij dëshiron dhe kërkon që të
punojmë e studiojmë sa më shumë, të mbrojmë vlerat e traditat shqiptare,dhe së bashku të ngremë sa me lart imazhin
e Shqipërisë dhe shqiptarëve jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por dhe në botë.
Suksesi i tij është një nga rastet që personifikon shkallën e
lartë të mendimit por dhe veprimeve intelektuale.
Për të njohur kapacitetin dhe rrugën që ka përshkruar Zoti
Dranga , i kërkuam që të na elaburoj gjithçka që ka hasur dhe
kaluar gjatë gjithë këtyre viteve deri në Ishull.
Si do ta përkthenim historinë e ikjes së tij nga
Shqipëria?
Historia e tij është një pjesëz si e mijëra emigrantëve të tjerë.
Ëndrra për një jetë më të mirë e për të ndërtuar një familje
të lumtur. “Nuk ka si vendlindja, si toka dhe njerëzit mes të
cilëve je rritur. Nuk ka si atdheu e vatani yt që të thërrasin
çdo ditë. Herët a vonë ne do të rikthehemi atje. Është çështje
kohe”, - shprehet zoti Dranga
Pasi përfundoi studimet në Shqipëri nuk u ndie i plotësuar.
Gjendja në të cilën ndodhej vendi nuk të ofronte asgjë, as punësim, as shpresë e as perspektivë. Ndaj si mjaft të tjerë, edhe
Luani mori udhën e mërgimit.
“Nuk ishte një vendim i lehtë. Nga pas do të lija familjen
time, njerëzit më të dashur e të shtrenjtë, do lija kujtimet që
ende më mbërthejnë çdo ditë. Por shpesh jeta të vë para alternativave dhe shpesh ne jemi të kushtëzuar të vendosim
jashtë dëshirës sonë” – vrazhdët shton ai .
Me tone pikëllimi dhe vazhdon duke thënë se : “..dhe pse
qëllimi i “Udhëtimi im”është që të përvijohet uria, pagjumësia , lodhja, rrëfimi manual e stërmundon dhe e plevitos
mendjen e secilit dhe timen njëkohësisht ndaj është më e
drejtë të kapërcejmë ato kodra dhe fusha, rrugë dhe shtigje të
panjohura, pa i ndjerë e përmendur....”
- Si u gjend Zoti Dranga para një realiteti tjetër
nga ai që kishte lënë pas, në vendlindje?
- Pas shumë e shumë mundimesh, në vitin 1999 arriti në
Mbretërinë e Bashkuar. Kishte menduar se do ta kishte më
të lehtë. “...Por jeta në kurbet nuk është siç mund ta kesh
49
Dëshira, vullneti, këmbëngulja dhe
puna janë udhërrëfyesit e suksesit
në jetë.Pa këto njeriu nuk mund të
përparojë, nuk mund të çajë përpara drejt sfidave të jetës. Mjafton
të bësh zgjedhjen e duhur,atë ku
njeriu e gjen veten më së miri dhe
padyshim që suksesi është i garantuar duke patur këto cilësi..
besuar. Ndaj, kur u ndesha në fillim me këtë realitet, u përballa me disa vështirësi që i ktheva në sfida. Fillimisht e kisha të vështirë të adoptohesha me gjuhën, me ushqimin, me
klimën, me njerëzit (kot nuk thonë shqiptarët sillesh si anglez) e gjithçka tjetër. Në fakt vështirësia me të cilat haset çdo
emigrant dhe dëshira e tij më e madhe është që të pajiset me
dokumente të rregullta qëndrimi. Ato të japin siguri, mund
të kërkosh punë pa pasur asnjë frikë, ndjehesh i barabartë
dhe nis e realizon gjithë ëndrrat që ke pasur. Por të pajisesh
me dokumente në Mbretërinë e Bashkuar është një odise
më vete. Sepse duhet t’i përshtatesh legjislacionit, kërkesave,
duhet të japësh prova që je i denjë për shoqërinë angleze, që
je një qytetar me vlera dhe i përkushtuar ndaj punës, familjes
e shoqërisë. Megjithatë, pas mjaft peripecish, unë arrita të
pajisem me dokumentacionin e nevojshëm e tani jetoj me të
gjitha të drejtat bashkë me familjen time. Kujtoj se në fillim e
kisha mjaft të vështirë të gjeja një punë.”
EMIGRIMI
Në emigracion ka mjaft rëndësi solidariteti dhe “patriotizmi”
siç shprehet Luani . Me shoqëri ,-,shton ai , shpesh ndihmonim njëri-tjetrin sa për të mbajtur “frymën gjallë”. Bashkë me
ata ka punuar në punë mjaft të vështira, të cilat shpesh nuk i
konceptonin në Shqipëri. Por një njeri që të jetë i suksesshëm
në jetë duhet t’i vërë objektiva vetes. Ndaj nuk u tërhoq. Vazhdoi përpara. Më pas e ndjeu të domosdoshme të nis kursin e
anglishtes. Me shumë përpjekje e punë arriti ta përvetësoj atë.
Kapitalizmi të jep shanse të mëdha, thekson ai . Mjafton
të kesh dëshirë të punosh, të studiosh, të këmbëngulësh, të
kesh ide dhe të guxosh. Gjithnjë e kam dëshiruar edukimin.
Ndaj pas disa vitesh punë, vendosa bashkë me një mikeshën
time të hapnim një kolegj privat. Nuk është një sipërmarrje
e lehtë. Por ne menduam se e gjithë bota sot është e orien-
tuar drejt anglishtes, gjuhës universale në botë. Pastaj i gjithë
planeti është në lëvizje.
Jetojmë në një shoqëri globale. Kolegjin e pagëzuam me
emrin “GLOBAL LONDON COLLEGE”. Kjo ishte një sipërmarrje sa e guximshme, aq edhe vështirë. Por e thashë edhe
me lart. Me punë e përpjekje arrihet gjithçka. Pasi plotësuam
të gjitha standardet e kërkuara u liçensuam nga Ministria
e Arsimit (ISI) dhe nga UKBA (Home Office) si dhe British
Council. Kolegji është një mundësi për gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Londër ose edhe ata që kanë dëshirë ta
ndjekin nga Shqipëria apo Kosova. Kush ndjek dhe përfundon kolegjin tonë pajisen me diploma që njihen në të gjithë
botën ose edhe mund të kryejnë masterin në UK.
TË REALIZOSH ËNDRRËN!
Tani mendoj se kam arritur atë që kam ëndërruar që kur
isha fëmijë,- shprehet me entuziazëm Luani. Arsimi ishte
ëndrra ime e parë. E për më tepër kur e arrin mijëra kilometra larg atdheut tënd, merr një rëndësi tjetër, me mjaft domethënie.
Luani i përket atij brezi që kaloi vitet e vështira të tranzicionit. Nuk i harron ato vite që lanë boshllëqe të mëdha tek
bashkëmoshatarët e tij. Ndaj dëshiron që të jap kontributin e
tij , t’i ndihmoj që të arrijnë ato ëndrra e shanse që humbën
atëherë, duke i ftuar që të rinisin ashtu si ai, pasi nuk është
asnjëherë vonë. Kur bëhet fjalë për Atdheun nuk ka gjë që
e zëvendëson. Të jesh larg tij e kupton se sa i rëndësishëm
është. “Ne kemi fjalën e urtë e të bukur popullore me një domethënie të madhe ”Guri i rëndë në vendin e vet”. Ne përpiqemi ta mbajmë lart ndjenjën kombëtare këtu në mërgim.
Por nuk ndjehemi mirë kur këto tradita e vlera nuk marrin
rëndësinë e duhur në Shqipëri. Gjithsesi po vijnë kohë më të
mira. Mbi të gjitha ne duhet të ruajmë historinë, kulturën,
traditat, karakteristikat, cilësitë virtytet e racës sonë. Ne
jemi ndër popujt më të vjetër në Evropë e në gjithë botën.
Ne jemi pasardhës të ilirëve, kemi heronjtë tanë legjendarë,
kemi memorien historike të gdhendur në çdo pëllëmbë të
tokës sonë. Veç komunitetit, edhe shteti duhet të jetë më i
ndjeshëm e të bëjë më shumë për çështjen kombëtare për ti
dhënë vendit dinjitetin e merituar mes popujve të tjerë. Le
të jemi ne bashkatdhetarët këtu në Britaninë e Madhe që të
bëhemi protagonistë më shumë për atdheun tonë, të ngremë
më lart imazhin e tij, të jemi ambasadorët e vendit tonë. Të
promovojmë e ti dëshmojmë botës se si shqiptarët nuk ka. Se
bijtë e shqipes janë vlera mbi këtë rruzull, se ne e meritojmë
që të jemi pjesë e familjes së madhe Evropiane. “
Në përmbyllje për “Udhëtimi im”zoti Dranga shton aty ku
ekziston dhe bëhet pjesë e jotja dëshira, vullneti, këmbëngulja dhe puna, do të të shërbejnë dhe do të bëhen udhërrëfyesit e suksesit në jetë.
Pa këto njeriu nuk mund të përparoj , nuk mund të çaj përpara , përballë sfidave të jetës. Mjafton të bësh zgjedhjen e
duhur ku njeriu e gjen veten më së miri, dhe padyshim që
suksesi është i garantuar duke pasur këto cilësi...
50
Luljeta
Nuzi
Dritë shprese për
komunitetin
shqiptar në
Mbretërinë e
Bashkuar
t
TASHMË AJO ËSHTË NJË DRITË SHPRESE
së bashku me shoqatën e themeluar prej saj në
Mbretërinë e Bashkuar, por fillimet e saj kanë qenë të
vështira. Edhe ajo ka patur frikë, është lodhur, është
stresuar në ditët e para në Londër. Është zemëruar
dhe inatosur ndaj institucioneve shtetërore, që mund
t’ia kishin lehtësuar përballjen me një jetë krejtësisht
të re. Këto janë përjetimet e para në Londër për Luljeta Nuzin. ‘Duke u përballur me vështirësitë e fillimit
të jetës në një vend të huaj, ku nuk dija as gjënë më
elementare gjuhën përjetova se sa të rëndësishme
janë të pasurit e informacionit, krijimit të besimit,
të qënurit mirënjohës për gjithçka dhe devotshmëria
dhe përkushtimi për të përballur sfidat me të cilat
jeta të përball pa fajësuar të tjerët. Ky udhëtim për
të dalë nga kjo situatë u kthye për mua në mision për
të ndihmuar këdo me të cilin unë bie në kontakt,’na
tregon Luljeta.
Edhe pse e diplomuar në degën e Inxhinierisë elektrike, sot ajo gjendet larg këtij profesioni. Ndoshta
me ‘elektricitetin’ që ajo përcjell ju vjen në ndihmë
njerëzve nëpërmjet shoqatës të komunitetit shqiptar në Londër ‘Shpresa Programme’. Është një ndër
shoqatat që merret me shërbime dhe aktivitete të
ndryshme, me karakter humanitar. Ka në fokus kryesor mësimin e të lexuarit, shkruarit dhe të folurit të
gjuhës shqipe nga të rinjtë shqiptarë që kanë lindur
në Britaninë e Madhe dhe përçimin e traditave, kulturës e zakoneve brez pas brezi. Gjithashtu veç aspektit që i përkon fushës së arsimit, i mëshon fort dhe
problemeve sociale të familjeve shqiptare në emigrim: keqtrajtimi i bashkëshortëve, dhuna që ushtrohet, divorci, etj. Disa nga parimet bazë të ‘Shpresa
Programme’ janë: Respekti për këdo pa dallim feje ,
orientimi seksual, prejardhje, çiltërsia, cilësia e lartë
e shërbimeve, komunikimin dhe informacion aktual
dhe i saktë. Luljeta është lidere e kësaj shoqate, që ka
arritur deri në këto faza në saj të mbështetjes nga komuniteti dhe bashkëpunëtorë e vullnetarë të shumtë. Është fituese e disa çmimeve në saj të punës dhe
përkushtimit që punohet për komunitetin shqiptar.
‘Detyra jote mbetet si t’i përballosh këto sfida dhe të
dalësh fituese pa humbur mirësinë dhe çiltërsinë që
të karakterizon,’ thekson ajo.
Veçse një grua e suksesshme, ajo është edhe një nënë
shembullore. Ka tre fëmijë përkatësisht të moshave
51
“Misioni i Shpresës është të
mundësojë integrimin me dinjitet
të komunitetit shqiptar në Britani
ku një rëndësi të veçantë i kemi
kushtuar përçimin tek brezi i ri
i gjuhës, kulturës dhe traditave
tona. Ndërsa tek te rriturit,
informacion, përkrahje ndihmë
për ata që janë në nevojë,
trajnim, punësim etj”
18, 15 dhe 7 vjeçare. Për të nuk është e rëndësishme
të jesh e suksesshme në jetë, nëse nuk je një nënë
e suksesshme. Roli i prindit në edukimin e fëmijës,
sipas saj është i pazëvendësueshëm. Ja se si shprehet Luljeta:’Kam përjetuar shumë ndjesi në jetë: të
jem motër për motrën dhe vëllain tim; të jem bijë
me të cilën prindërit kënaqen për sjelljen dhe edukimin; të mbaroj shkollën me sukses; të njoh burrin
ideal, të ndjehem e dashuruar dhe më pas të martohem me të; të filloj punë në profesion menjëherë pas
shkollës; të jem teze, hallë, mbesë, kushërirë, mike.
Kam takuar shumë njerëz të rëndësishëm madje një
numër herësh edhe Mbretëreshën Elizabeth dhe ish
kryeministrin Britanik Z.Toni Blair, por ndjesia më e
bukur për mua ka qenë momenti kur unë kam sjellë
në jetë fëmijët e mi. Në ato momente jeta ime ndryshoi. Para vetes tashmë ishin tre krijesa engjëllore të
magjishme për të cilat unë isha mbrojtësja, edukatorja, shoku, isha gjithçka. Më gufon zemra nga prania
e tyre, më punon mendja çdo minutë se si t’i përgatis
ata për jetën, si të jem miku i tyre i ngushtë, si t’i bëj
ata të lumtur’.
Të njëjtat gjëra përcjell edhe në takimet mes grave
të komunitetit shqiptar, se sa e rëndësishme është të
jesh një prind i mirë. Sipas saj, duhet që fëmijëve
t’i japim kohën dhe t’i dëgjojmë me kujdes si ankesat po ashtu edhe argumentet e tyre, të bëhemi shokë
me ta dhe t’i kuptojmë, të vëmë ata në dijeni se si ne
ndjehemi dhe çfarë janë pritshmëritë tona. Në këtë
mënyrë edukohen breza që do të jenë jo vetëm shembull në Mbretërinë e Madhe, por edhe për atdheun
tonë, Shqipërinë. Luljeta nuk ka harruar se dijet e
para dhe hapat e parë i ka hedhur pikërisht në Shqipëri. Ndihet krenare se është shqiptare dhe kurrë
nuk e ka fshehur një fakt të tillë. ‘Atdheu është vendi
ku unë jam lindur; ku unë jam formuar; ku vlerat,
parimet, historia mësohen jo vetëm nga librat e historisë, por jetohen dhe tregohen në çdo nivel; është
vendi që më ka brumosur dhe frymëzuar me vetitë
më të mira të mundshme. Në zemrën time, atdheu
zë një vend të veçantë që më shkakton dhembje për
gjërat e padrejta dhe lumturi të pamasë për sukseset
apo fitoret,’ shprehet plot emocion Luljeta.
Në Mbretërinë e Bashkuar kanë lindur disa organizata bamirësie në shërbim të komunitetit shqiptar, të cilat Luljeta nuk i sheh aspak si penguese,
pasi sipas saj konkurrenca shërben për një qëllim të
dobishëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve. Mesazhi
që ajo dëshiron t’u përcjellë bashkëkombësve kudo
që ndodhen në Britani, Shqipëri e më gjerë është:
‘Mirëinformohu, edukohu, puno dhe kontribuo më
të mirën tënde, bëhu qytetar i nderuar i këtij vendi
dhe ndero vendin tënd me sukseset dhe arritjet e tua!
Mos vuaj në heshtje në këtë vend, nëse je një grua,
fëmijë apo burrë i dhunuar, kërko ndihmë! Nëse je i
abuzuar sepse ke orientim të ndryshëm seksual apo
fetar, mos hesht kërko ndihmë!’
52
Gjergji dhe
poli shajko
Familja dhe
karriera ushqejne
njera-tjetren
g
GJERGJI DHE POLI SHAJKO, dy intelektualët shqiptar e nisën karrierën e tyre nё atdhe dhe ndoqёn
gjurmёt e suksesit nё Mbretёrinё e Bashkuar. Gjergji
u diplomua nё Universitetin e Tiranёs nё degёn e
Drejtёsisё dhe punonte nё Shqipёri avokat. Kur erdhi
kёtu, nuk e braktisi drejtёsinё, por studioi nё nivelin
Master dhe bёri kurse tё tjera pasunversitare pёrpara
se t’i jepej mundёsia tё ushtronte profesionin e avokatit e tё hapte firmёn e tij private. Tani ёshtё pronar dhe drejtor i ‘Visa & Immigration UK’, njё firmё e
sukseshme nё fushёn e ligjit tё emigracionit.
Po ashtu edhe e shoqja, Poli ёshtё diplomuar nё
Universitetin e Tiranёs, nё degёn e Gjuhёs Angleze
nё vitin 1988. ‘Mund tё them se ishte kombinim i
rastёsisё dhe mendimit pragmatik pёr zgjedhjet qё
kemi bёrё. Pёrcaktimi i profesionit nё Mbretёrinё e
Bashkuar kaloi nёpёr udhёkryqe. Fillimisht mendoja
se ‘mёsuesia’ dhe ‘linguistika’ ishin pasioni dhe e ardhmja ime. Programi i Masterit ne Linguistikё nuk
afronte me shume diapazon se ç’kisha arritur ne Shqiperi,’ shprehet znj.Shajko. Pas ardhjes kёtu, ka mbaruar me sukses dy programe pasuniversitare tё nivelit
Master nё ‘Menaxhim Biznesi’ dhe ‘Burime Njerёzore’.
Ajo mban titullin ‘Chartered Fellow of the Institue of
Personnel and Development’. Pas njё pёrvoje tё gjatё
prej 14 vitesh si Manaxhere e Burimeve Njerёzore
nё sektorin e zhvillimit ndёrkombetar, tani punon si
drejtoreshё e Burimeve Njerёzore nё Diocesen Oksfordit, qendra rajonale e Kishёs Anglikane pёr Oxfordshire, Berkshire dhe Buckinhamshire.
Tё gjitha kёto, çifti Shajko nuk i arriti as pёr njё ditё,
muaj apo vit, por pёr 21 vite… Nё fillim edhe ato ndiheshin tё huaj nё njё vend tё huaj, megjithёse kishin
avantazhin e njohjes sё gjuhёs angleze. ‘U befasuam
nga njё ambjent e kulturё qё ishte ndryshe nga ajo
qё lamё pas. Politesa, mirёsjellja e individit nё çdo
vend publik, korrektёsia nё takimin me zyrtarё apo
kolegё; toleranca nё debatet politike; respekti dhe
pёrgjegjёsia pёr njёri-tjetrin dhe ambjentin ishin dhe
janё normё e ditёs. Kuptohet qё çdo ambjent i ri befason dhe ajo çka ёshtё e rёndёsishme ёshtё gjetja e
resurseve tё brendshme pёr ta pёrballuar e pёr t’u
pёrshtatur, gjё qё besoj ne e realizuam me sukses si
familje,’ i rikthehet kujtimeve znj.Shajko.
Gjergji dhe Poli nuk kanё vetёm njё punё dhe njё
karrierё, por kanё edhe njё familje tё kompletuar. Janё prindёr tё 3 fёmijёve, vajzёs Fiona dhe dy
djemve Joni dhe Lukas. Fёmijёt kanё qenё prioritet.
Ndonёse, gjithmonё kanё punuar, nuk e kanё lёnё
pas dore dhe nuk e kanё kёtё detyrё hyjnore. ‘Jemi
krenarё pёr ta dhe ndihemi tё mrekulluar me çdo arritje tё tyren. Pёr ne e rёndёsishme ёshtё qё ata tё jenё
53
“Le tё integrohemi sa mё mirё
nё kёtё shoqёri qё vendosёm
ta quajmё ‘shtёpinё tonё’ e tё
prezantohemi si komunitet
me identitet e i maturuar,
ku tё gjithё flasim me njё zё
tё bashkuar pёr ato qё jemi
krenarё apo na shqetёsojnё nё
shoqёrinё e sotme angleze. E
kur ёshtё fjala pёr tё ardhmen
e kombit, të lëmë mënjanё
krahinat, bindjet politike,
partiake e fetare dhe tё
veprojmё nё unitet nё emёr tё
kombit shqiptar”
tё lumtur e tё bёhen qytetarё tё denjё tё shoqёrisё
ku jetojnё nga njёra anё, por gjithmonё duke ruajtur ‘respektin’ pёr ne si prindёr, pёr njerёzit tanё dhe
vendin nga i cili vijnё,’ shprehet z.Gjergji. E ardhmja
e kombit jane tё rinjtё, fёmijёt. Investimi pёr ta ёshtё
gjёja mё sublime, mё e zgjuar e mё e garantuar qё
bёjmё. Shton z.Gjergji, qё kurrё tё mos reshtim sё aspiruari, secili nga ne ёshtё njё dritё qё do tё ndizet
e pёr kёtё ‘arsimim, arsimim, arsimim’; mёsoni e
bёhuni tё ditur pasi dija ёshtё çelёs i suksesit dhe zhvillimit tё individit, familjes dhe njё kombi.
Vazhdon mё tej duke na folur pёr fёmijёt znj.Poli,
‘Fёmijёt i kemi rritur me njё dashuri tё madhe pёr
vendin dhe njerёzit tanё. Shkojnё shpesh nё Shqipёri,
por e ardhmja e tyre nuk ёshtё atje. Njё pjesё e tyre
ёshtё gjithmonё shqiptare dhe nё Shqipёri, por qё ata
ta mendojnё njё te ardhme atje, progresi i Shqipёrisё
duhet tё jetё me hapa tepёr tё mёdha. Kjo nuk do tё
thotё qё ata tё mos jenё krenar qё janё shqiptarё.’ Pёr
ta, familja ka patur dhe do tё ketё rol tё veçantё. E
konsiderojnё ruajtjen e familjes si gjёnё mё tё çmuar;
pa lёnё mёnjanё edhe pёrparimin e fёmijёve dhe integrimin e plotё tё familjes nё jetёn angleze. Pёr tё
dy, familja dhe karriera shkojnё bashkё, ato ushqejnё
njёra - tjetrёn. Suksesi i tyre si çift nё Mbretёrinё e
Madhe, janё shprehje e pasionit dhe e pёrkushtimit
ndaj punёs, dёshirёs dhe vendosmёrisё pёr tё qenё
gjithmonё tё dobishёm nё shoqёri. Janё dedikuar pёr
ta parё familjen tё integruar dhe tё suksesshme, dhe
ja kanё arritur duke patur mbёshtjetjen e ndёrsjelltё
nё çdo hap tё udhёtimit nё kёto 21 vite. Ata çdo gjё
e kanё bёrё bashkё e nuk kanё parё mё mbrapa, kur
diçka nuk ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar.
‘Krijimi dhe suksesi i firmёs tonё familjare ‘Visa &
Immigration UK’, ishte shperblimi i arsimimit nё Angli, vizionit tё Gjergjit, punёs sё palodhur, netёve pa
gjumё e sakrificёs financiare. Sot, ndihemi krenarё qё
kemi ndihmuar mё shumё se 3,000 individё e familje
nga 111 vende tё botёs pёr tё qёndruar ligjёrisht nё
kёtё vend e pёr t’u integruar ashtu si dhe ne,’flet plot
admirim znj.Shajko. Duke qenё nё kontakt tё arritjeve tё kёtij çifti, secili prej nesh, arrin tё kuptojё
mesazhet qё ata duan tё pёrcjellin tek shqiptarёt qё
jetojnё nё Mbretёrinё e Bashkuar dhe kudo ndodhen.
“Le tё integrohemi sa mё mirё nё kёtё shoqёri qё
vendosёm ta quajmё ‘shtёpinё tonё’ e tё prezantohemi
si komunitet me identitet e i maturuar, ku tё gjithё flasim me njё zё tё bashkuar pёr ato qё jemi krenarё apo
na shqetёsojnё nё shoqёrinё e sotme angleze. E kur
ёshtё fjala pёr tё ardhmen e kombit, të lëmë mënjanё
krahinat, bindjet politike, partiake e fetare dhe tё
veprojmё nё unitet nё emёr tё kombit shqiptar”, na
pёrcjellin kёto mesazhe dy intelektualёt Shajko.
54
Luan
xhixha
Duajeni dhe
ndihmojeni
njëri – tjetrin!
l
LUAN XHIXHA ËSHTË 45 VJEÇARI nga Durrësi që
nuk e braktisi profesionin e tij edhe pse u largua nga
Shqipëria. Ka plot 16 vite në Britaninë e Madhe dhe
gjithsesi kujton momentet e para kur u gjend n ishullin britanik. Fillimi ishte i vështirë si për këdo tjetër
edhe për mua. Me aq njohuri të gjuhës angleze që kisha, nisa të njihesha me njerëzit dhe vendin. E dashurova Anglinë që në fillim. Mendova se ky do të ishte
vendi ku unë do të mund të realizoja dëshirat e mia,’
na thotë Luani.
Mbaroi studimet në vitin 1991 në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në një nga degët e ekonomisë. Ishte i
aftë në profesionin e tij, gjithashtu edhe i përkushtuar.
Pavarësisht pengesave që u përball në një vend të huaj,
ai arriti të specializohej në CIMA (Chartered Institute
of Management Accounts). Në saj të investimeve për
karrierën e tij dhe suksesit të arritur, hapi në vitin
1999 firmën e tij të quajtur ‘Albaccounting’. Kjo firmë
ka për qëllim të merret me menaxhimin e financave të
kompanive të mëdha, këshillime rreth shërbimeve të
ndryshme, sistemet e taksave e shumë gjëra të tjera.
Firma ndodhet në perëndim të Londrës, përkatësisht
në këtë adresë: 84 Uxbridge Road, Ealing , W13 8RA.
Ka një website të firmës: www.albaccouting.co.uk, në
të cilën çdokush mund të shikojë se cilat janë shërbimet që ofrohen dhe mund të kontaktojnë nëpërmjet
firmës, nëpërmjet emailit apo numrave të telefonit të
vënë në dispozicion të klientëve. Ka përzgjedhur rreth
vetes një staf të kualifikuar. Fokusi kryesor është kujdesi ndaj klientit. Klienti është ‘A-ja’ e kësaj firme. ‘
Për të qenë këtu ku jam sot, nuk ia kam dalë vetëm. Më
kanë mbështetur dhe përkrahur familja ime, miqtë,
shokët dhe bashkatdhetarët,’ shprehet modestisht z.
Xhixha. Madje në firmën e tij ka të punësuar shqiptarë
të suksesshëm në fushën përkatëse.
Nuk është e lehtë të jesh drejtor i një firme e cila
merret me menaxhimin e të ardhurave dhe financave.
Normalisht, për të qenë i kompletuar në të gjitha drejtimet, duhet të dish edhe të menaxhosh jetën tënde.
Të diturit sesi të shfrytëzosh mundësitë që të ofron jeta
me ose pa qëllim, është një shenjë që ke prirje menaxhuesi. Shembull për këtë është Luan Xhixha. Përpos
arritjeve profesionale, ai nuk e mohon origjinën dhe
prejardhjen e tij. Është krenar që është shqiptar. ‘ Në
Shqipëri, mora njohuritë e para në fushën në të cilën
po korr sukses në Britani. Kështu, është e pamundur
55
“Duajeni dhe ndihmojeni
njëri – tjetrin. Respektoni
veten, tjetrin dhe punën
tuaj. Përkushtohuni ndaj
punës, që të merrni frytet
e dëshiruara. Mos harroni se kush jeni dhe nga
vini! Me vepra tregojini
botës se kush janë shqiptarët dhe Shqipëria!’”
që unë të harroj se vij nga Shqipëria. Asnjëherë nuk
jam munduar t’a fsheh këtë fakt. Si shqiptarët, po ashtu edhe të huajt më përgëzojnë për arritjet e mia, duke
mos u ndikuar nga prejardhja ime. Ata ndihen krenar
që kanë një mik të suksesshëm dhe mbi të gjitha një
mik besnik,’ na thotë Luani.
Që në vogëli, rrinte me stilolaps në dorë dhe zhgarraviste çdo letër që i dilte përpara, ndonjëherë edhe
muret. Kushedi se sa qortime e sa dënime ka marrë
nga prindërit në atë moshë, ku mendohet se fëmijët
shpalosin prirjet e tyre në mënyrë të pavetëdijshme.
Kjo ishte një shenjë që ai do kishte një post, do të punonte në një zyrë dhe s’do të ndalonte së shkruari e së
llogarituri. Po cili është çelësi i suksesit të Luan Xhixhës? ‘Shifrat janë gjëra që nuk mund të luash, janë
fakte. Në matematikë një dhe një bëjnë dy. Duhet të
jetosh në atë mënyrë dhe të ecësh në ato rrugë, në të
cilat edhe në jetë ndiqet i njëjti parim dhe barazim se
një dhe një bëjnë dy, nuk bëjnë një apo tre. Dinjiteti,
besnikëria, përkushtimi ndaj asaj gjëje që duam, të
punuarit fort për ta arritur mund t’i veçoja si shtysat
që më kanë bërë të jem sot në këtë pozicion. Jeta është
matematikë; veçse nuk duhet harruar se përtej shi-
frave në jetë ka edhe ndjenja, ka edhe njerëz, të cilët
nuk mund t’i llogarisësh vetëm si një numër më tepër
në jetën tënde, në rrugën tënde. Kujdes të veçantë
duhet të tregosh sidomos me familjen. Koha e duhur
për të, themelin e shoqërisë, si dhe një ndër vlerat e
çmuara të shqiptarëve,’ shpjegon Luani.
Gjatë karrierës së tij, ka pasur kontakt me qindra mijëra njerëz. Shumica prej tyre shqiptar. Është
përpjekur t’i ndihmojë dhe të bashkëpunojë me ta,
kur janë krijuar mundësitë. Ka një numër të konsiderueshëm të bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në Londër. Secili ka zgjedhur një mënyrë për të
qenë dikushi. Në planet e së ardhmes ai mendon të hapë
edhe ndonjë firmë të tillë si ‘Albaccounting’ në Shqipëri,
pasi për të nuk është e rëndësishme vetëm të jesh i suksesshëm jashtë Shqipërisë. Investimi më i madh dhe më
me vlerë, është kur kontribuon për atdheun tënd. Mesazhi që Luan Xhixha ju drejton të gjithë bashkëkombëseve kudo që ndodhen është: ‘ Duajeni dhe ndihmojeni
njëri – tjetrin. Respektoni veten, tjetrin dhe punën tuaj.
Përkushtohuni ndaj punës, që të merrni frytet e dëshiruara. Mos harroni se kush jeni dhe nga vini! Me vepra
tregojini botës se kush janë shqiptarët dhe Shqipëria!’
56
mustafa
Ferati
Atdhetar i vërtet
është ai që ndërton
dhe ndihmon
vendin e tij...
s
SHQIPTARËT SHQUHEN PËR DINAMIZËM E
GJALLËRI. Ata njihen për kërkues të kujdesshëm e
me këmbëngulje të mundësive për të arritur realizimin
vetëvetësor. Pavarësisht se kanë jo shumë vite që masivisht kanë emigruar në Britani, shquhen për shpirtin
e sipërmarrjes, deri në caqe të pabesueshme. Shumica
e atyre që kanë provuar të bëjnë tregti dhe kanë punuar
për vete kanë arritur shumë.
Ai është nga Mitrovica dhe është njëri nga më të suksesshmit shqiptar të Britanisë, shembull model, jo
vetëm për ata që “u ka humbur rruga në oborr”, por
edhe të atyre që aspirojnë në fushën e biznesit.
Ndërsa vitet në Britaninë e Madhe vazhdojnë të rriten
Mustafa kujton momentet e para kur nga fillimi i muajit
Maj 1989 vendosi të niseshin për Angli së bashku me
familjen e tij dhe kur filluam të bënin shumë punë të
cilat edhe pse nuk ishin të përshtatshme, ne i bënin për
të siguruar veten dhe një pjesë të hollash për familjen
në Kosovë.
Fillimisht filloi punën në fabrikën “Saint Martin” ku pas
një kohe të shkurtër iu ofrua një punë të cilën e bënte
mirë, dhe klientët mbeteshin shumë të kënaqur nga
shërbimi që ofronte. Aty punoi për tre vite radhazi. Nuk
e përbuzi vendin e punës në London United si shofer
autobusësh, por pas kësaj kohe vendosi që të largohet
nga kjo punë, duke menduar se ka mundësi dhe energji
për të punuar edhe më shumë. Realisht, ashtu ndodhi,
sepse pas kësaj ai vendos që të nis një biznes të ri krejt
personal dhe të mbështetur në forcat e tij, të cilin e quajti “Luigi Auto Care UK Ltd” biznes i cili tashmë ka 16
punëtor, tre prej të cilëve janë shqiptar. Aktiviteti i tij
privat filloi të ketë sukses gjë që e shtyu të mendoëj se
këtij biznesi mund t’i shtohet edhe një biznes tjetër që
do ta bënte edhe më të madh dhe më të begatshëm këtë
kompani, që tashmë krahas të parës ka një emër tjetër,
por që bashkëdyzojn si kompani motra “Asterion Motors”, por që kjo e fundit zhvillon tregtinë përmes shitblerjes së makinave. Edhe në këtë biznes Mustafa ka të
punësuar pesë persona tre prej të cilëve janë shqiptarë.
Ai beson se suksesi në këtë punë ka qenë sinqeriteti ,
shërbimi cilësor dhe besueshmëria që i ka dhënë klientit në çdo shërbim “dhe mbi të gjitha besimi në një Zot si
mbështetja më e madhe për mbarësi” shprehet ai. Por,
padyshim që biznesi do pasion dhe punë dhe normal që
kjo nuk ka munguar nga ana e tij
Kurrësesi nuk mund të harronte atdheun në asnjë moment, qëkur u gjend në ishullin britanik dhe duhej të
ndihmonte të afërmit në Kosovë. Për Mustafën atdheu
është Shumëcka! “ Atdhetar i vërtet është ai që ndërton dhe ndihmon vendin e tij sa herë që e lyp nevoja.
Unë jam nga gjeneratat e para në Angli dhe që nga ardhja ime më 1989 jam përpjekur të bëj më të mirën
57
Zoti Ferati, si pjesë e biznesit shqiptar këtu në Britaninë e Madhe,
dëshiron qe te gjithë biznesmenët
të bashkëpunojnë me njëri tjetrin,
sepse kështu janë te bashkuar sikurse me pranë njeri tjetrit. Ne këtë
mënyrë mund te mbrohen me shumë
interesat tona shumë paleshe , të
bashkuar ndihmojmë edhe komunitetin qofshin shqiptarët që janë
këtu apo ata në vendlindje.
për vendin tonë” shprehet ai duke shtuar se “ Atdheu
është ideali më i shtrenjtë i një individi, është gjëja më
e shtrenjtë që pavarësisht largësive dhe kilometrave një
shenjë nga vendi ynë na bën që të emocionohemi në çdo
kohë. Njeriu gjatë gjithë jetës së tij, me rritjen e përvojës
praktike jetësore dhe me zgjerimin e dimensioneve të
kulturave të ndryshme, e përsos dhe e ndryshon mendimin e tij për probleme të rëndësishme në jetë, shpesh
duke shkuar edhe tek kundërshtimet që ai është i pakënaqur me atë që bëhet apo punohet në vendin e tij, por
asnjëherë nuk ndjen dhe nuk duhet të ndjejë përbuzje
për vendin në të cilin ka fëmijërinë, rininë dhe gjëra të
tjera aq shumë të rëndësishme për të. Krahas kësaj atdhedashuria jonë pasqyrohet se sa shumë ne i edukojmë
brezat e rinj, fëmijët tanë me kulturë kombëtare dhe
dashuri të thellë për Shqiptarinë. Duhet bërë çdo gjë që
brezi i ri të mos asimilohet e kultura jonë të trashëgohet
brez pas brezi, me fjalë të tjera të jemi të papërtypshëm
nga asnjë kulturë tjetër”
Zoti Ferati, si pjesë e biznesit shqiptar këtu në Britaninë
e Madhe, dëshiron qe te gjithë biznesmenët të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, sepse kështu janë te bashkuar
sikurse me pranë njeri tjetrit. Ne këtë mënyrë mund te
mbrohen me shumë interesat tona shumë paleshe , të
bashkuar ndihmojmë edhe komunitetin qofshin shqiptarët që janë këtu apo ata në vendlindje.
Zoti Ferati personalisht, është i angazhuar që nga fillimi
ne bashkëpunimin paresorë ta keteme bashkëkombësit e tij,për vetë faktin se i lidh çdo gjë,ashtu si edhe
shprehet NE JEMI NJË! Gjithashtu ka një bashkëpunim të shkëlqyer edhe me organizata të ndryshme shqiptare në Angli, e në veçanti bashkëpunim të shkëlqyer ka
edhe më bashkësinë Kulturore-fetare Islame Shqiptare
për të cilën është mirënjohës kontributit dhe afrimitetit
që ka dhënë Z.shejh Zymer Salihu nga kjo bashkësi.
Aktualisht në këtë bashkësi Zoti Ferati eshte në rolin
e Kryetarit të bordit drejtues, rol të cilin e ka pranuar
me shumë përgjegjësi e dëshirë dhe që e bënë vetëm për
kënaqësinë e Zotit! Konkretisht kjo qendër kulturorofetare Qendra Kulturore-Muslimane Shqiptare këtu
në Londër në bashkëpunim të ngushtë me organizatën
bamirëse Muslim Aid ka në projekt ndërtimin e 40-100
shtëpive për jetimë e të varfër në trojet Shqiptare.
Zoti Ferati shprehet me një mesazh për bashkatdhetarët e tij ku dëshiron ta përmbyll me sintagmën e
njohur të Xhon Kenedit i cili më 20 Janar 1961 porositi
popullin e tij me një kusht themeltar: “Mos pyet çfarë
bëri vendi për ty, por pyet çfarë bën t’i për vendin tënd?”
Kjo përgjegjësi sipas tij mendon se duhet t’i rëndoj
cdo qytetari shqiptarë që jeton në çdo vend te globit!
Zoti Ferati shton se është detyra e gjithsecilit prej nesh
te ndërgjegjësohemi kudo qe ndodhemi brenda apo
jashtë atdheut te kontribuojmë çdo ditë për të ardhmen
e fëmijëve tanë,të rriten denjësisht duke paraqitur dhe
mbartur vlerat kulturën gjuhën edhe historinë tone te
lavdishme. Ai vazhdon më tej duke u shprehur me nota
me te forta se është turp për këdo te mos mbarte vlerat
e identitetit te tij ,duke mos njohur pranuar sikurse respektuar historinë është e barazvlefshme me mosrespektimin e vetvetes si individë. Zanafilla si edhe vazhdimësia i kane rrënjët te ngulura thellë ne histori. Zoti
Ferati vazhdon se nuk do te kursehet ne asnjë moment
te shprehë krenarinë e të qënit atdhetarë se vetëm ne
këtë mënyrë ndien se jep kontribute te vyer për atdheun
e tij të dashur.
58
YLLI
ALLA
Familja e shendoshe ne emigrim,
produkt i vlerave
shqiptare
y
YLLI ALLA, ËSHTË 40 VJEÇARI NGA LIBRAZHDI,
që arriti t’i bëjë ballë vështirësive të jetës duke themeluar një kompani ndërtimi në Britaninë e Madhe. Pas
qëndrimit për disa kohë në Greqi, në fushën e ndërtimit, merr rrugën drejt Britanisë. Punon për rreth
katër muaj si një punëtor në një kompani ndërtimi.
Duke parë mundësitë që të jep shteti për njerëzit
guximtar dhe të vullnetshëm, u shkëput që aty për
plane më të mëdha për veten. ‘Fillimi nuk ishte i
lehtë, pasi kisha lënë familjen në Shqipëri dhe nuk
kisha njohuri të gjuhës angleze,’na tregon z.Ylli.
Motivet e largimit nga Shqipëria të Yllit, të një
ish të persekutuari të regjimit komunist, ishin për
të rimëkëmbur një jetë më të mirë për veten dhe
familjen e tij. Objektivi kryesor fillestar ishte se si
mund të përshtatej me ambjentin e ri, si mund të
fitonte të ardhura për të ndihmuar familjen. Edhe
pse nuk kishte një arsim përkatës dhe nuk kishte
njohuri të gjuhës angleze, të cilën e përvetësoi
shpejt, arriti të depërtojë në botën e biznesit. Sipas tij, të bësh biznes në Angli është shumë lehtë,
mjafton dëshira dhe vullneti, si dhe përkushtimi.
Në kompaninë e ndërtimit ‘D & R Building Ltd’ punësoi të njohur shqiptar të specializuar në fushën e
ndërtimit, por edhe punëtor të tjerë të kombësive
te ndryshme. Kompania ka një shtrirje në Londër,
por edhe jashtë saj. Merret me ndërtime të reja dhe
rikonstruktime. Është një kompani që nuk ka nevojë
për reklamime, pasi ka kontaktet e saj, website-n e
vet dhe e njohur për shërbimet mjaft cilësore që ajo
ofron.
Ylli veçse ka ngritiur një biznes, ka krijuar edhe një
familje që mund ta quanim pa hezitim perfekte. Është
babai i katër fëmijëve, dy vajzave dhe dy djemve. Një
familje me një raport të tillë çdokush do ta ëndërronte. Djemtë i ka të moshave 18 dhe një vjeç, ndërsa
vajzat 13 dhe 9 vjeç. ‘Për të qënurit prind ka dy
aspekte: të paturit vështirësi dhe mos të paturit
vështirësi. Për mua nuk ka qenë e vështirë të jem
një prind. Mendoj se nëse ke një jetë familjare dhe
ke ndihmën e pazëvendësueshme të bashkëshortes,
nuk është aspak e vështirë të jesh prind,’ shprehet
biznesmeni Alla.
Ai i vë rëndësi dialogimit mes prindërve dhe
fëmijëve; jo-imponimit të dëshirave të prindërve
tek fëmija, por arritja te një konsesus. Meritat e
kësaj familjeje, Ylli ja atribuon bashkëshortes së tij
që ka qëndruar më pranë fëmijëve në rritjen dhe
edukimin e tyre. Tre fëmijët e mëdhenj vazhdojnë studimet këtu, dhe prindërit janë të kënaqur
59
Në jetë nuk është e rëndësishme
vetëm karriera, por edhe familja. Karriera ndoshta edhe të
braktis, ndërsa familja kurrë.
Ajo është pranë jush në ditët e
mira dhe të këqija. Ndërtoni
familjen mbi vlerat shqiptare,
kudo që ndodheni. Vlerat shqiptare janë trashëgimia që nuk
do të ketë shterim nëse do të
përçohen brez pas brezi. Dhe
mbi të gjitha jetoni!’
nga arsimimi i tyre, por pa harruar vlerat shqiptare. Sipas Yllit, vetëm duke mbajtur si bazë vlerat
shqiptare mund të kesh një familje, e mbi të gjitha
një familje të shëndetshme. Krahas traditës e kulturës vendase, ata u kanë mësuar fëmijëve traditat
e zakonet shqiptare, gjuhën tonë shqipe. ‘Arritja e
suksesit me ndershmëri, në bazë të përgatitjes personale dhe profesionale, mbajtja e fjalës së dhënë,
respektimi i tjetrit e shumë vlera të tjera janë thelbësore që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë duhet t’i dinë
dhe të jenë të kompletuar,’ thekson Ylli.
Domosdoshmërisht, duke u nisur nga këto vyrtyte, ndjenjat e atdhedashurisë janë të rrënjosura në
personalitetin e Yllit. Edhe pse e braktisi atdheun
para 17 vitesh, për një jetë më të mirë, ai nuk e ka
harruar atë. Shkon shpesh në Shqipëri me familjen
për të kaluar pushimet, për të shijuar bukuritë e
vendit, por edhe për t’u çmallur me familjarët dhe
të afërmit e tjerë. Atdheu për të lindja dhe rilindja e tij. Aty ka parë dritën e parë të diellit, aty ka
mësuar mjaft gjëra, por aty ka gjetur shpresën se
gjërat mund të përmirësohen, nuk ka vdekje pse
gjërat nuk po shkojnë mirë, kështu le të rilindim.
Shkëndijat e rilindjes kur njeriu gjendet poshtë
shpirtërisht, i gjeti në Shqipëri, por ato e udhëzuan
drejt Britanisë së Madhe. Ylli, mund të jetë një shembull për të gjithë ne, që mos të demoralizohemi
kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç ishin planifikuar.
Në jetë ka rënie e ngritje, por kurrë dështim, nëse
jemi të motivuar, kemi dëshirë për të punuar dhe
vullnet për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat tona.
Mesazhi që dëshiron të përcjell Ylli tek bashkëkombasit e tij kudo që ndodhen është i thjeshtë: ‘
Jini fleksibël. Për të arritur gjërat që dëshironi, nuk
mund t’i arrini vetëm nëse do të punoni në vende
me poste zyrtare. Unë e nisa rrugën time, si një
punëtor i thjeshtë e sot jam drejtuesi i kompanisë
sime. Ëndrrat në jetë realizohen me dëshirë, punë,
durim dhe lodhje. Nuk ka kënaqësi më të madhe, të
shijosh frytet e punës tënde! Dhe kjo të shijon më
tepër kur je lodhur shumë për ta arritur! Por, për
të arritur këtu mos nëpërkëmbni vlerat me të cilat
jeni rritur dhe edukuar. Në jetë nuk është e rëndësishme vetëm karriera, por edhe familja. Karriera
ndoshta edhe të braktis, ndërsa familja kurrë. Ajo
është pranë jush në ditët e mira dhe të këqija. Ndërtoni familjen mbi vlerat shqiptare, kudo që ndodheni. Vlerat shqiptare janë trashëgimia që nuk do të
ketë shterim nëse do të përçohen brez pas brezi. Dhe
mbi të gjitha jetoni!’
60
Admir
hyka
Mes muzikës
dhe biznesit
a
ADMIR HYKA ERDHI NË LONDËR NË MOSHË KREJT TË
RE. Vazhdoi studimet në muzikë dhe me punë e përkushtim
u mor edhe me administrimin e bizneseve private. Sot Admiri vazhdon të ushqejë dashurinë e tij të hershme për muzikën
dhe në të njëjtën kohë, të menaxhojë edhe biznese private,
agjensi modelesh dhe pub-e. Thua vërtet që Admiri t’ia ketë
dalë të mbajë katër kunguj nën sqetull paralelisht, sikurse ai
pretendon?
Në fakt ai e kishte menduar edhe vetë këtë gjë para se të
vendoste të merrej me biznese private, por me punë ia ka dalë
përdersia kam arritur deri këtu ku është sot. Me biznesin e
pub-it filloi ngaqë kisha experiencë pune në bar dhe, për më
tepër, kjo punë e tërhiqte.
Ndërsa agjensinë e modeleve e nuhati si biznes pasi një shoku
i tij kishte kohë që zotëronte një biznes të tillë dhe kishte mjaft
sukses. Fakti që ai ka shumë lidhje me fotografë dhe modele
nëpërmjet muzikës, e ndihmoi shumë në hapjen e agjensisë
dhe krijimin e klientelës “Muzikën, normalisht, e dua më
fort, - thotë Admiri, - ndërsa bizneset që janë dy pube dhe një
agjensi modelesh më paguajnë faturat e kripura këtu.”
Në fakt Admiri është krijues i grupit muzikor “Illirius”’. Ai ka
studiuar muzikë në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë.
edhe në Londër studimet i vazhdoi në muzikë, në Paddington College. Tani është krijuesi i grupit muzikor “Illyrius”, një
shkrirje e muzikës kaliske, rokut dhe muzikës popullore. Grupi ka dy vajza që këndojnë, njëra mbulon pjesët klasike dhe
tjetra ato popullore. Admiri luan në kitarë. Sapo kanë nxjerrë
një album dhe një video. Para disa kohësh ishin të ftuar në
festivalin e rokut në një festival në Suedi, një festivl muzike
shumë i madh në Europë. Herë pas here janë të ftuar edhe
në televizione e media të ndryshme në Shqipëri. Ndërkohë që
më së fundi ai pati ftesë për pjesmarrje si i ftuar në X Factor
në Shqipëri, një ftesë që erdhi nga Vera Grabocka, por për
arsye të angazhmieve të tij nuk mundi të merrë pjesë.
Për emrin e grupit muzikor zgjodhën një emër shqip, ilirët.
s’ka domethënie tjetër. Një emër që u kujton vendlindjen, e
cila, edhe pse është shumë i zënë me punë, gjen pak kohë
sa për të mos e ndjerë mungesën e saj. “Atdheu im për mua
është krenari dhe dashuri. Këtë jam munduar të shpresh
përmes një kënge që realizova para dy vitesh.”, - thotë Admiri.
Admiri e ka në plan të kthehet në Shqipëri në një të ardhme,
por kjo varet nga rrethanat që do krijohen.
Përveç muzikës agjensia e modeleve që menaxhon (www.
imodellinglondon.co.uk) i merr shumë kohë. Kjo agjenci ka
dy funksione: furnizimin me modele të cilat janë jo vetëm
të tilla për catwalk, por edhe ata modele të tjera që shfaqin
dhe talente të ndryshme në fushat të tilla si, këngë, aktrim,
kercim dhe çdo talent tjetër që mund të kërkohet në botën
e argëtimit. Mes klientëve që ka pasur bashkëpunim është
edhe Nokia, ku modeli i kësaj agjencie Billy Wright https://
www.facebook.com/billy.wright.3762?fref=ts u prezantua
61
Këmbëngulja pasioni dhe
puna e madhe, askush tjetër.
Këta janë ata të cilët më kanë
ndihmuar të mbaj katër
kunguj nën sqetulla paralelisht edhe pse sipas popullit
edhe dy nuk mbahen
me shume sukses, dhe sara Clarke https://www.facebook.
com/modelsaraclarke?fref=ts u paraqit në faqen e parë në
Vogue magazine.
Funksioni i dytë i agjensisë është që të krijojë portofol experience për modelet që duan të fillojnë karrierën në fushën
e modelimit. Stafi i punës është i përbërë nga 12 persona.
Puna ecën në këtë mënyrë pasi realizohen një photo-shoot
me modelet i cili bëhet nga fotografë profesionalë, më pas
krijon imazhin që i përshtatet më shumë modeles. Këtu fillon
dhe ndihma që agjensia i ofron për modelet e rjea që e adhurojnë modelimin.
Ka disa biznese nën administrim dhe mbi të gjitha me drejtime të ndryshme tregon që në Londër, veçanërisht, është
e lehtë për të marrë iniciativa të tilla private. Admiri është
person shumë iniciator, sidomos përsa i përket biznesit,
megjithatë nuk mund të them se e ka pas çdo gjë të lehtë në
fillimet e tij. “Kur ke biznesin tënd je gjithë kohës nën presionin e pyetjes se si do të shkojë puna, kudoqoftë i vendosur ai,
në Londër apo diku tjetër jashtë saj. Por kur gjërat ecin mirë
çdo lodhje tjetër, qoftë fizike apo mendore, justifikohet.”
Këmbëngulja, pasioni dhe puna e madhe çelësi i suksesit të
tij. Këta janë ato që e kanë ndihmuar të mbajë katër kunguj
nën sqetulla, siç thotë edhe vetë me shaka, edhe pse sipas popullit edhe dy të tillë nuk mbahen.
“Momentet e para që i kujtoj akoma janë, humori dhe sinqeriteti i popullit anglez, - thotë Admiri. Duke filluar nga
treni që mora në Paris ku takova dy të moshuar anglez dhe
hyra direkt në bisedë, te zyrat e emigracionit një punonjës që
më bëri për të qeshur gjatë kohës që po prisja intervistën dhe
për të vazhduar po me humor te puna që fillova pas një jave.
Menaxheri im ishte aAnglez, tek i cili ekzistonte një sens humori që nuk e kisha përjetuar ndonjëherë në vëndin tim. Më
ka bërë shumë përshtypje kjo gjë,dhe për këtë më ka ngelur
në mëndje.”
Edhe pse që në fillim të riun shqiptar, në atë kohë vetëm 17
vjeç, e tërhoqi humori anglez, por Admiri i di mirë vlerat e
vendit të tij. Për të do të ishte mrekulli që traditat e vlerat
e popullit tonë të ruhen nga familjet shqiptare që jetojnë
në Britaninë e Madhe. “Përsa i përket vlerave të një familje
shqipëtare, mendoj që respekti dhe dashuria ndaj prindërve
është ajo që duhet të ruhet me patjetër. Është mrekulli. Në
këndvështrimin tim, fatkeqësisht do të thoja , këto vlera nuk
janë shumë të pranishme në familjet Angleze edhe pse në
dukje janë njerëz të gallatës dhe duket sikur e marrin jetën
më lehtë në përgjithësi.”
Bashkëpunimi mes shqiptarëve nuk është akoma në nivelin
që duhet dhe se komunitetet e tjera janë më të avancuara në
komunikim me njëri-tjetrin. Admirit i vjen keq se disa komunitete kanë stacionet e tyre televizive dhe shqiptarët nuk kanë
as një stacion radioje.
Si të gjithë edhe ai ka një mesazh për të gjithë shqiptarët:
“shfrytëzoni në maksimum çdo mundësi që u jepet!”
62
ArIanit
Dobra
Shqiptari që jeton
vetëm mes lulesh në
Londër
a
ARIANIT DOBRA PREJ DISA VITESH ËSHTË PRONAR i dyqanit të luleve “Elisiana Florist” në Londër.
Ai është i pari dyqan lulesh në Mbretërinë e Bashkuar,
që ofroi shërbimin e shitjes së luleve nga Iphon-ët në të
gjithë botën.
Dobra tregon vështirësitë e viteve të para në Angli si emigrant, si dhe rrugën, nëpër të cilën shkeli në këto vite për
të realizuar ëndrrën e tij. Kudo të jetonte, të ishte mes
luleve dhe ngjyrave.
Araniti erdhi në Angli në dhjetorin e vitit 1998. Ardhja
dhe vendosja këtu nuk ishte e lehtë, ashtu sikurse për
shumicën e shqiptarëve të ardhur në atë periudhë. Moti
ishte i ftohtë, ashtu sikurse është Londra në ditë dhjetori.
Vështirësi e prisnin përpara, të cilat duhet t’i përballonte
vetë.
“Ishte ditë e premte dhjetori. Bënte shumë ftohtë. Si e
premte fundjave pub-et ishin plot.Në këto mbrëmje
njerëzit e këtushëm celebrojnë për të hequr gjithë lodhjen
e javës që lënë pas. Shihja të rinj, të cilët vishnin rroba të
lehta me mëngë të shkurtra. Bëja shumë çudi se si ata
nuk e ndjenin të ftohtin e janarit, ndërsa vetja ime, e
veshur dhe e ngjeshur me rroba më dukej si e sapozbritur nga një vend, për të cilin këta njerëz ndoshta s’kishin
dëgjuar (qesh)”.
E kujt nuk do t’i dukej i ftohtë vendi i huaj në ditët e para
të takimit me të? E mbi të gjitha, kur dhe stina e favorizon këtë ndjesinë e të ndjerit i huaj në atë pjesë toke që
nuk është e jotja.
Kishte vetëm një vit që kishte ardhur në Angli.Gjithmonë
ishte në kërkim të një pune, jo në ndërtim, pastrim, apo
restorante, sikurse shumica punonin në atë periudhë
fluksi të rinjsh, të ardhur këtu për një jetë më të mirë nga
ajo që kishin lënë në Shqipëri. Araniti donte të punonte
mes lulesh.
Dhe rastësia për të ishte vërtet mbreti i fatit .
“Ishte viti 1999. Ditë e ftohtë shkurti. Një kushërirë imja
lindi vajzë dhe për ta uruar u futa në një dyqan lulesh për
të blerë një buqetë për të. Me një anglishte copë-copë
po mundohesha t’i shpjegoja floristit, teksa ai përgatiste
buqetën për kushërirën time, se unë dhe ai ndanim të
njëjtin profesion. Në Shqipëri kjo ishte puna që kisha
lënë. Duke më parë me dyshim në atë që po i tregoja
ai më tha “ok , meqë ti je florist, pse nuk e përgatit vetë
buqetën tënde”? Ky ishte dhe momenti që m’u dha për të
vazhduar dashurinë time të hershme, të merrresha me
lulet. Zotëria më ofroi të filloja punë që të nesërmen e
asaj dite, e cila përkoi me fillimin e javës, e hënë”.
Dhe kështu përralla, kështu e quan ai, mori jetë duke i
dhënë më pas mundësinë e administrimit të dyqanit të
luleve, “Deanes florist” për një perudhë 7-vjeçare. Edhe
pse e kishte ushtruar këtë punë për disa vite në Shqipëri,
në Londër nuk ishte dhe aq e lehtë të mbizotëroje tregun.
“…. Ishte një punë që e doja në thelb dhe që vazhdoj ta
dua po njësoj, por që nuk ishte aq e lehtë sa dhe duket
nga vitrina e zbukuruar me lule shumëngjyrëshe”.
I është dashur durim dhe këmbëngulje për t’i bërë vetes
vend në këtë tregti, që në fakt, kërkon një mirëkomunikim
dhe mirësjellje me çdo person që futet në dyqan, qoftë edhe
për të parë të freskët lulen e preferuar. Për Aranitin lulja është
luks. Njerëzit ushqehen, vishen dhe pastaj blejnë lule. Komunikimi duhet të jetë më i rafinuar se në çdo tregti tjetër dhe
nevojitet profesionalizëm dhe ide në krijimin e buqetave sipas kërkesave të klientëve.
63
“Mentaliteti i shqiptarëve po ndryshon dhe po shoh që shqiptarët
po frekuentojnë lokalet shqiptare
përditë e më shumë. Kur klientët
e mi pyesin, a më sugjeron ndonjë
kameraman,restorant, apo parukier, në mendjen time gjithmonë
tëparët janë emrat e shqiptarëve që
punojnë në këto profesione“.
Sipas tij puna me lulet është jo vetëm tregti shitjeje, ajo
është art më vete.
”Detyra ime është t’u jap njerëzve gëzim, kënaqësi në
raste gëzimesh: martesa, lindje, përvjetorë martesash,
por këtë më duhet ta përcjell bukur edhe për raste hidhërimesh”, - tregon me pasion Araniti,ndërsa krasit dhe
pastron disa nga vazot e luleve në një nga raftet e shumta
në dyqanin e tij.
Eksperienca e fituar këtu gjatë këtyre viteve dhe klientela
ia bënë më të lehtë realizimin edëshirës z. Dobra për të
patur nën menaxhim dyqanin e tij të luleve, të quajtur
me emrin e vajzës, “Elisiana Florist”.
Kështu buqetat me lule s’iu ndanë Aranitit edhe në
kryeqytetin perëndimor, ëndërr që e sillte që nga Shqipëria: kudo ku të jetonte, të ishte mes luleve.
Jo më si i punësuar, por si pronar i dyqanit shumë shpejt
krijoi edhe websit-in www.flowersonline24.com me qëllim lehtësimin e shërbimeve për ata njerëz që donin të
dërgonin lule në Shqipëri dhe Kosovë. Një hap ky i domosdoshëm për çdo lloj tregtie.
“Kjo sot është vetëm një pjesë e suksesit, pasi pak më
vonë ne u bëmë e para kompani lulesh në Mbretërinë e
Bashkuar që krijuam në Iphone aplikimin androit, prej të
cilit njerëzit në mënyrë më të lehtë mund t’i dërgonin nga
telefoni lulet tona në të gjithë botën”.
Sot “Elisiana Florist” është e mirëvendosur në treg dhe
konkurron me kompani të tjera të kësaj natyre në vend.
Araniti është i martuar. Prej më shumë se një dekade
jeton në Londër bashkë me familjen. Të gjithë bashkë
menaxhojnë edhe dyqanin e luleve dhe kontribuojnë, po
të gjithë bashkë, për të zbukuruar e lulëzuar deri në detaje
tavolinën, qoftë edhe në rastin më të vogël të një gëzimi
familjar. Tashmë lulet janë të pandashme për familjen
Dobra. Gjithmonë në një cep të rëndësishëm të dhomës
gjen dhe ndjen aromën e buqetave të freskëta të luleve.
Dhe si baba ai tregon se faktin e të qenit prind në emigracion e sheh më shumë të lidhur me praktikimin e gjuhës
shqipe dhe trashëgimin e traditave shqiptare te fëmijët,
të cilët janë të lindur e të rritur këtu në Angli. Si për çdo
prind, meraku është te trashëgimia e gjuhës mëmë dhe
zakoneve shqiptare.
“Të jesh prind në një vend, që në fakt është vendlindja
e fëmijëve, por jo vendlindja jote nuk është fare e lehtë.
Jemi shqiptarë dhe si të tillë,për mua personalisht,si
dhe shumicën e prindërve, besoj e shpresoj të jetë kështu, duam të trashëgojmë te fëmijët, jo vetëm traditat e
zakonettona, që janë shumë të mira, por ç’është më e
rëndësishme, gjuhën shqipe. Në shtëpinë time flasim
vetëm shqip. Është mënyra më e mirë për t’i mbajtur
fëmijët të lidhur me Shqipërinë dhe njerëzit atje. Jam i
lumtur që djali dhe vajza ime flasin dhe shkruajnë shqip
shumë mirë”.
Edhe pse ditën e kalon mes lulesh dhe ngjyrash plot jetë,
atdheu është për të një mall i rëndësishëm, në të njëjtën
kohë i pazëvendësueshëm.
Atdheu, sipas Aranitit, për ata që jetojnë jashtë tij është
diçka e madhe. Është vendi i tyre, është toka mëmë.
Ndoshta ato ditë dhjetori ai s’do të kishte ndjerë aq shumë
ftohtë, po të kishte qenë në vendlindjen e tij.Ky detaj, sa për
t’iu fiksuar në kujtesë si një ndër fragmentet e shumta të
mbërritjes së tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai shton se i pëlqen ideja për një bashkëpunim të mirë
mes komunitetit shqiptar këtu në Londër. Diçka është
bërë në këtë drejtim, por ka akoma për të bërë, shpreson ai, duke shtuar se të gjithë duhet të kontribuojnë
për të mbledhur në një të vetëm komunitetin tonë, për
të qenë të bashkuar dhe unik në traditat dhe zakonet
shqiptare,ashtu sikurse komunitetet e tjera këtu.
“Mentaliteti i shqiptarëve po ndryshon dhe po shoh që
shqiptarët po frekuentojnë lokalet shqiptare përditë e më
shumë. Kur klientët e mi pyesin, a më sugjeron ndonjë
kameraman,restorant, apo parukier, në mendjen time
gjithmonë tëparët janë emrat e shqiptarëve që punojnë
në këto profesione“.
Ndërsa i lutem për një mesazh të fundit, pas disa orësh
bisede me të, ai vazhdon:
“Një fjalë e vjetër thotë :
I joti mishin ta ha, por kockat t’i ruan .
Me këtë dua të them se ne duhet të jemi më të afruar me
njëri-tjetrin, duhet ta respektojmë, të flasim,të njihemi.
Në këtë mes duhet kontributi dhe puna e shoqatave të
ndyshme shqiptare. I uroj komunitetit shqiptar, bashkëkombasve të mi, jo vetëm në Londër, por kudo janë të
vendosur në Mbretërinë e Bashkuarçdo të mirë, sukses në
çdo vendimmarrje, a iniciativë private që ndërmarrin”.
64
Falenderojmë “Shpresa Programme” dhe
“AN Contruction Solution LTD” që ndihmuan
në publikimin e këtij botimi
Prej 15 vitesh në shërbim të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe jemi mundur
të krijojmë një platformë për të kultivuar vlerat tona më të mira që na karakterizojnë
si komb, duke mundësuar integrimin me dinjitet në shoqërinë britanike.
Misioni ynë i radhës është regjistrimi i gjuhës shqipe si GCSE
Për realizimin e kësaj nisme është kërkuar nga institucionet britanike mbledhja e një
fondi prej £100 000. Deri më tani janë mbledhur £70 000 paund
Bëhu edhe ti pjesë e kësaj iniciative.
Dhuro, Kontribuo:
ADRESA:
SHPRESA PROGRAMME
MANSFIELD HOUSE,
30 AVENONS ROAD, PLAISTOW, E13 8HT
TEL: 020 7511 1586
WWW.SHPRESAPROGRAMME.COM
[email protected]
A N Construction
Solution Ltd
Çdo mërgimtar është ambasador i vlerave shqiptare në botë
dhe është obligim që gjithsecili prej nesh të përfaqësojë në
mënyrën më të shkëlqyer vlerat shqiptare kudo që ndodhet.
Nuk duhet të ndalemi asnjëherë së ndihmuari njëri-tjetrin
dhe jemi të lumtur që kemi kontribuar në shumë aktivitete
të komunitetit, ambasadës. Ndjehemi krenar që ndihmojmë
edhe këtë projekt të “The Albanian”