Bota e Mrekullive World of Wonders

Transcription

Bota e Mrekullive World of Wonders
Bota e Mrekullive
World of Wonders
Balkan Sunflowers
& Discovery Center
Kosovo, 2004/2005
Marie Sklodowska u lind në Varshavë, Poloni, në vitin 1867. Kur
i vdiq nëna nga tuberkuloza dhe babai iu pushua nga puna për
shkak të bindjeve politike, Maria e re u detyrua të punojë për ta
mbajtur familjen. Në të njejtën kohë u regjistrua në "Universitetin
e lirë" nacionalist për të studiuar gjuhën polake, por ky universitet
u mbyll së shpejti nga pushteti rus.
Pasiqë u pranua në universitetin e famshëm Sorbonne të Parisit,
Maria u ballafaqua me një vendim të rëndë: të studiojë jashtë, apo
të mbetet në vendlindje për t'u përkujdesur për babain e sëmurë.
Po qe se do ta linte Poloninë e saj të dashur, kurrë më nuk
do të mund të kthehej. Në Paris ajo u njoftua me
shkencëtarin françez Pierre Curie (lexo Pjer Kyri),
i cili e bindi të merret me hulumtimin e energjisë
misterioze të quajtur rrezatim.
Maria dhe burri i saj zbuluan dy elemente të
reja: më 1903, fituan çmimin Nobel për
fizikë për zbulimet e tyre në fushë të
radioaktivitetit. Më 1911, Maria e fitoi
çmimin Nobel për here të dytë.
SHPIKJET DHE
RREZIQET
MARIE CURIE
Gjatë Luftës së Parë Botërore Maria i zbatio
1867 - 1934
në praktikë rrezet Rengen, duke i kontrolluar
ushtarët e plagosur në rimorkio të një kamioni,
duke ua mundësuar kirurgëve ta dinin se ku kishin
hyrë plumbat. Nga pasojat e këtij rrezatimi Maria
sëmuret rëndë nga leukimia dhe vdes në Paris në vitin 1934.
2
Metoda shkencore
Si i zgjerojnë shkenëtarët dijet e veta? Përmjet të ashtuquajturës "Metodë shkencore".
Hapat janë këta:
1.
Vështro
diçka që ndodh
(fenomeni); dhe
përshkruaje.
2.
Zhvilloje një
shpjegim apo një
sypozim se pse
ndodh kjo
(hipoteza).
3.
Përdore
hipotezën për të
parashikuar
fenomene tjera.
4.
Bëj
eksperimente
për ta testuar
hipotezën.
Për të mësuar më shumë rreth metodës shkencore, shih përkufizimin në web faqen Prishtina Tech:
www.pr-tech.net. Nuk është e domosdoshme të jeshë shkencëtar profesionist për ta zbatuar
metodën shkencore në aktivitetet tua të përditshme. A e din kur mund ta zbatosh atë në mësimet
tua apo në jetën e përditshme?
Radioja emiton radio-valë. Çka tjetër?
Edhe yjet emitojnë radio-valë.
Acidi që gjendet në aspirin gjendet edhe në
dredhëza e manaferra.
Trupi i njeriut të rritur i ka 206 eshtra ndërsa i fëmijës 300.
Kafsha më e rrezikshme në botë është…
miza e shtëpisë. Ajo bart më shumë sëmundje
se cilado kafshë tjetër.
Kurrë nuk e shoh atë
që duhet të bëhet;
e shoh vetëm atë që
ka mbetë të bëhet.
Balena e kaltërt lëshon një zë që
mund të dëgjohet 850 kilometra
larg.
Syri i njeriut hapet e mbyllet
mesatarisht 4,200,000 në vit.
Ekziston akulli i nxehtë!
Ky akull që është gjetur në
hënat e Jupiterit, shkrihet në
temperaturë prej 192 gradë Celsius.
Në mot të ftohët, njerëzit mund të
humbin 40-50% të nxehtësisë së
trupit nga koka (nëse nuk mbajnë
kapelë).
Gjithësia ka përafërsisht
50,000,000,000 galaksi.
Çfarë kombësie kishte Marie Curie?
Ku kishte studiuar Marie Curie?
Për cilat shkenca interesohej ajo?
Sa here kishte fituar çmimin Nobel?
Çfarë zbulimi zbatoi ajo me njohuritë e
saj për rrezatimin?
Asnjë letër nuk mund të palohet më
shumë se 7 herë në mes. Provo!
Krijo elektricitet
Një eksperiment që mund
ta bësh:
A mund t'ia qëllosh se çka do të ndodhë?
Në një shishe të madhe të ujit të gazuar
përziej 4 lugë të sodës bikarbone edhe 4
lugë të detergjentit të enëve si dhe disa
pika të ngjyrës ushqimore. Mandej
vendose shishen në një fëltere dhe shtoja
do uthull, aq sa të mbulohet përzierja e
sodës - dhe qëndro pak më larg!
?
Fryji dy ballona. Fërkoji të dy këta ballona disa
here me një leckë dhe mandej afroi ngat njëritjetrit. Çka ndodh? Fërkimi i ballonave me leckë i
ngarkon ata me elektricitet statik. Nëse dëshiron ta
shohësh elektricitetin statik fiki dritat dhe përsërite
eksperimentin në terr.
Na shkruani dhe na rrëfeni
rezultatet e eksperimentit
!
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
Dr. Wangari Maathai, e lindur më 1940, është gruaja e parë
afrikane që fitoi çmimin Nobel për Paqe duke u lavdëruar nga
komiteti përzgjedhës si "burim i frymëzimit për çdo njeri në
Afrikë, që lufton për zhvillim stabil, demokraci e paqe." Ajo ishte
antare themeluese e lëvizjes Rripi i gjelbërt që u mëkëmb në
Keni më 1977. Rripi i gjelbërt ishte iniciativë ambientaliste për ripyllëzim, që kishte për qëllim ndaljen e
erozionit të shkaktuar nga eksploatimi i naftës,
sigurimin e karburanteve të lira dhe të qëndrueshme, si dhe punësimin e fuqizimin e
punëtorëve rural kenias, që pothuajse
krykëput janë gra. Krahas kësaj ajo është
ÇMIMI I PAQES
aktiviste e zëshme për të drejtat
qytetare dhe për lirinë e fjalës.
PËR AMBIENTIN
Kemi përgjegjësi të
veçantë për ekosistemin
e këtij planeti.
Duke u kujdesur që të
mbijetojnë speciet tjera,
do ta sigurojmë edhe
bijetesën e species sonë.
WANGARI MAATHAI
3
Çmimin Nobel sivjet e fitoi një ambientaliste. Pse? Çka ta merr mendja ty?
Qe çka mund të bësh vetë për të kontribuar për ruajtjen e ambientit në
Kosovë.
Zvogëloje bërllogun...
• Ripërdori qeset e najllonit për të blerë
• Përdor qese të tekstilit
• Ndrydhi shishet e plastikës para se t’i hedhësh
• Ricikloji gjësendet e aluminit
• Nga mbeturinat organike bëj kompost për bahçe
Ruaje ujin...
• Përdor më pak ujë për të larë shkallët
• Laje veturën më rrallë
• Përdore ruajtësin e ujit për toalet
Ruaje ambientin...
• Mbaji lumenjtë dhe përrenjtë e pastër
• Mos hedh mbeturina në rrugë
• Mbjell drunj
Ruaje shëndetin...
• Ec deri te puna apo te tregu
• Djegia e bërllogut është helmuese
• Kënaqu në parkun e qytetit
• Shmangiu përdorimit të pesticideve
Uli shpenzimet për ngrohje...
• Ule temperaturën
• Vendos dritare me xhama të dyfishtë
• Lëshoi perdet natën
Kurse energji...
• Fiki dritat, televizorin, radion
• Mos dil pa nevojë me veturë
• Ndale bojlerin
Kurse ujë, menjëherë!
Kafsha për ta prekur
Me një gur dhe një shishe të zbrazët uji
mund t’i ndihmosh Kosovës ta zbusë
mungesën e ujit. Bëje këtë që sot!
Në Keni ka gjithfarë kafshësh. A e din të
kujt janë këto gjurmë?
Kenia
Wangari Maathai vjen nga Kenia, një
vend me 31 milion banorë në bregun
lindor të Afrikës. Motoja kombëtare e
Kenias është "Harambee", që në suahili
domethënë "të bashkëpunojmë".
Duke bashkëpunuar Maathai, keniasit
dhe afrikanët tjerë lindorë kanë mbjellë
mbi 30 milion drunj.
Çmimi Nobel
Çmimi Nobel është një çmim
ndërkombëtar që jepet përçdo vjet për të
arriturat më të mëdha në fushë të fizikës,
kimisë, mjekësisë, ekonomisë, letërsisë
si dhe për angazhim për paqe. Krahas
nderit të madh fituesit e çmimit marrin
edhe të holla nga fondacioni i themeluar
prej Alfred Nobelit në vitin 1896.
Edhe ti mund të ndihmosh në ruajtjen
e ambientit
Kenia
Mendo për njerëzit që i takon përditë:
shokët e klasës, arsimtarët, fqinjët,
shitësin në treg, në kiosk, policin e
lagjes. Mendo për njerëzit, për të cilët ke
lexuar apo dëgjuar nga shokët. Ndoshta
do të mund ta bëje një simulim të
komitetit të Nobelit në klasën tënde.
Bisedo me arsimtarët dhe shokët e
klasës dhe ndaji idetë tua me neve. Do ta
publikojmë idenë më origjinale në njërin
nga numrat e ardhshëm të Botës së
Mrekullive.
Sikur ti të ishe në komision për të
zgjedhur fituesin e çmimit Nobel për
ndonjë fushë të caktuar.
• Kë do ta zgjidhje? Pse?
• Kë do ta kishe në juri?
• Cilat do të ishin kriteret tua për ta
zgjedhur fituesin?
• Cilat do të ishin kriteret tua për antarët e
jurisë?
• Për çfarë fushash apo temash do të jepje
çmim?
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
Ludwig van Beethoven është lindur në Bonn në
vitin 1770. Ekzekutimin e vet të parë publik si
pianist e ka pasur në moshën 8 vjeçare. Më 1795
kishte fituar emër të madh si pianist me fantazi e
virtuozitet të hatashëm. Nga viti 1789
Beethoveni kishte vënë re se po e
humbte dëgjimin; dhe në fund
ishte bërë krejt i shurdhët.
Muzikën e vet më madhështore
e kishte komponuar si i
shurdhët. Beethoveni vdiq në
LUDWIG VAN
vitin 1827.
BEETHOVEN
1770-1827
4
Telat e violinës fillimisht bëheshin nga
zorrët e kafshëve, ndërsa sot ato bëhen
nga metali.
Fija e harkut të violinës është tradicionalisht qime e bishtit të kalit, por sot
përdoren shpesh edhe fije sintetike.
Orkestrat e para nuk kishin dirigjent, por
udhëhiqeshin nga violinisti i parë.
Rekomandojani
fëmijëve tuaj
një virtyt; vetëm
ai dhe jo paratë,
do t’i
bëjnë
ata të
lumtur.
këtë E
di nga
përvoja.
E
R
K
O
Z
M
I
U
E
K
A
T
F
Oda e gëzimit e Beethovenit është bërë
hymn i Këshillit të Europës më 1972.
Albumi Thriller i Michael Jacksonit
është me 51.000.000 ekzemplarë më i
shituri i të gjitha kohërave.
Tingulli i gitarës krijohet nga vibrimi i të
gjithë telave brenda trupit.
Studime tregojnë se dëgjimi i muzikës
së Mozartit i ka përmirësuar rezultatet
e testeve te studentët.
Bëje vetë.
Mbaroje një instrument muzikor. Merr
një varëse për tesha ose një shtagë të
vogël. Vari nja dhjetë tela në të dhe në
ata tela kap gozhda, vidha, lugë, piruj etj.
Vare instrumentin jashtë.
Kur fryen era
instrumenti do
të bëjë muzikë.
Jay Greenberg
Konsiderohet të jetë kompozitori më i
madh në dyqind vjetët e ardhshme.
Duke qenë vetë 12 vjeçar tash ai i ka
përfunduar pesë simfoni të plota. Të
shkruaj muzikë ka filluar në moshën 2
vjeçare. Kur i mbushi 10 Jay ishte student me stipendi të plotë në Julliard të
New Yorkut. Talentin e vet Jay e shpjegon në mënyrë shumë të thjeshtë –
„muzikën e dëgjoj në kokën time tërë
kohën. Ajo thjeshtë ma mbushë kokën
dhe më duhet ta shkruaj për ta nxjerrë
jashtë.“ Sakohë që Jay më me qejf do
të luante bejzboll.
Faqja e muzikës
A e njeh këtë melodi?
Si është titulli kësaj kënge?
A mund t’i plotësosh fjalët që mungojnë?
marrë nga Gjergj Kaçinari: “Margaritarët e këngëve të vjetra
popullore”
Merri gjashtë gota të ujit dhe mbushi në nivele të ndryshme me ujë. Merre një lugë dhe
cakërroji gotat me të për ta dëgjuar tingullin. Bjeri një melodie.
Muzika për mua reprezenton
gjithçka që e dua në jetë. Është e
bukur dhe zbavitëse dhe njëkohësisht rigoroze. Nëse do të jeshë i
mirë duhet të punosh si i marrë.
Presidenti Bill Clinton.
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
I lindur në vitin 1901 në një fermë në SHBA, Walt
Disney u bë përrallatreguesi më i famshëm në
botë. Ka filluar të vizatojë si fëmijë. Walt'i e krijoi
Mickey Mouse'in në 1928, ndërsa Mickey ia
mundësoi që të debutonte në "Steamboat Willie",
kinemanë e parë të filmave të animuar dhe
me zë. Disney mandej filloi punën e nji
kompanie, e cila krijonte filma të
animuar me Mickey Mouse'in,
Donald Duck'in dhe Goofy'in.
Më vonë Walt Disney në film të
animuar shndërroi edhe disa
personazhe klasike të përrallave
WALT DISNEY
si "E Përhitura", "Liza në botën e
1901-1966
cudirave", "Bukuroshja e Fjetur",
"Aladini" dhe "Sirena e Vogël".
Walt Disney na ka prekur krejt neve.
Me punën e tij, ai solli gaz, lumturi dhe
mjete univerzale të komunikimit për njerëz të
të gjitha nacionaliteti.
ju mund të dizajnoni,
krijoni dhe ndërtoni
vendin më të bukur në
botë. Por duhen njerëz
për ta bërë ëndrrën
realitet. - Walt Disney
5
The Yellow Kid,
Historia e stripave
Njerëzit gjithnjë kanë vizatuar
për të rrëfyer tregime. Bile disa
alfabete fillojnë disi si vizatime.
Stripi është një seri e vocërr e
vizatimeve për të rrëfyer një
tregim. Të vizatuara nga stripaxhinjtë, stripat botohen në gazeta, libra dhe
internet. The Yellow Kid ishte stripi i parë
që u shfaq në gazetat e New Yorkut në
vitin 1896. Që nga kjo periudhë e sidomos në fillim të viteve të 1930, shumë
botues kanë publikuar libra të stripit.
Mendohet që disa nga këto kompani
janë shuar, por karakteret e tyre janë
edhe sot të popullarizuara, përfshirë
këtu edhe Little Orphan Annie, Dick
Tracy, Popeye, Mutt & Jeff, Little
Nemo dhe Buster Brown. Në këtë kohë u
shfaqën edhe kafshët e përgazëta, Krazy Kat
ishte e para. Karakteret komike filluan të
shfaqen në film në vitin 1920. Për ta krijuar
një strip për film, artistat është dashur të
vizatojnë mijëra vizatime: njëri pas tjetrit
duke ndërruar nga pak. Në film vizatimet
shpejtohen dhe duken si aksione. Gjatë
"viteve të arta të stripit" pikërisht në vitin
1930, heronjtë komikë u paraqitën për të
luftuar krimin, për t'i rrëzuar nazistët dhe për
ta ndërtuar një botë më të mirë, Spider-man,
Batman dhe Wonderman janë disa prej tyre.
mutt a ma
jep çadrën?
po more! po çka po
t’duhet çadra sasht
kah bjen shi jashtë!?
dICK tRACY
Popeye
e di, po nji
ditë sigurisht
ka me ra shi!
MUTT & jEFF
Little Orphan
Annie
ham,
ham
URIME VITIN
E RI
2005
Emrat e personazheve të stripit që i keni gjetur,
rrethojini:
Ja se si bëhet një film i vizatuar me “Flip Book “.
A do të mund ta vizatonit ju një personazh tjetër
duke ndjekur këta hapa?
A
U
S
N
J
U
Ç
F
M
P
P
E
X
Ë
R
U
I
O
F
M
G
O
T
D
C
F
V
O
B
T
E
S
K
I
O
I
R
R
K
R
E
F
N
A
M
T
A
B
Y
K
C
A
Q
Z
E
Y
L
Y
N
W
Y
U
A
C
J
J
E
X
U
K
Y
D
P
O
K
J
L
H
O
A
G
A
V
X
P
A
N
C
T
K
Z
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
I lindur në vitin 1901 në një fermë në SHBA, Walt
Disney u bë përrallatreguesi më i famshëm në
botë. Ka filluar të vizatojë si fëmijë. Walt'i e krijoi
Mickey Mouse'in në 1928, ndërsa Mickey ia
mundësoi që të debutonte në "Steamboat Willie",
kinemanë e parë të filmave të animuar dhe
me zë. Disney mandej filloi punën e nji
kompanie, e cila krijonte filma të
animuar me Mickey Mouse'in,
Donald Duck'in dhe Goofy'in.
Më vonë Walt Disney në film të
animuar shndërroi edhe disa
personazhe klasike të përrallave
WALT DISNEY
si "E Përhitura", "Liza në botën e
1901-1966
cudirave", "Bukuroshja e Fjetur",
"Aladini" dhe "Sirena e Vogël".
Walt Disney na ka prekur krejt neve.
Me punën e tij, ai solli gaz, lumturi dhe
mjete univerzale të komunikimit për njerëz të
të gjitha nacionaliteti.
ju mund të dizajnoni,
krijoni dhe ndërtoni
vendin më të bukur në
botë. Por duhen njerëz
për ta bërë ëndrrën
realitet. - Walt Disney
5
The Yellow Kid,
Historia e stripave
Njerëzit gjithnjë kanë vizatuar
për të rrëfyer tregime. Bile disa
alfabete fillojnë disi si vizatime.
Stripi është një seri e vocërr e
vizatimeve për të rrëfyer një
tregim. Të vizatuara nga stripaxhinjtë, stripat botohen në gazeta, libra dhe
internet. The Yellow Kid ishte stripi i parë
që u shfaq në gazetat e New Yorkut në
vitin 1896. Që nga kjo periudhë e sidomos në fillim të viteve të 1930, shumë
botues kanë publikuar libra të stripit.
Mendohet që disa nga këto kompani
janë shuar, por karakteret e tyre janë
edhe sot të popullarizuara, përfshirë
këtu edhe Little Orphan Annie, Dick
Tracy, Popeye, Mutt & Jeff, Little
Nemo dhe Buster Brown. Në këtë kohë u
shfaqën edhe kafshët e përgazëta, Krazy Kat
ishte e para. Karakteret komike filluan të
shfaqen në film në vitin 1920. Për ta krijuar
një strip për film, artistat është dashur të
vizatojnë mijëra vizatime: njëri pas tjetrit
duke ndërruar nga pak. Në film vizatimet
shpejtohen dhe duken si aksione. Gjatë
"viteve të arta të stripit" pikërisht në vitin
1930, heronjtë komikë u paraqitën për të
luftuar krimin, për t'i rrëzuar nazistët dhe për
ta ndërtuar një botë më të mirë, Spider-man,
Batman dhe Wonderman janë disa prej tyre.
mutt a ma
jep çadrën?
po more! po çka po
t’duhet çadra sasht
kah bjen shi jashtë!?
dICK tRACY
Popeye
e di, po nji
ditë sigurisht
ka me ra shi!
MUTT & jEFF
Little Orphan
Annie
ham,
ham
URIME VITIN
E RI
2005
Emrat e personazheve të stripit që i keni gjetur,
rrethojini:
Ja se si bëhet një film i vizatuar me “Flip Book “.
A do të mund ta vizatonit ju një personazh tjetër
duke ndjekur këta hapa?
A
U
S
N
J
U
Ç
F
M
P
P
E
X
Ë
R
U
I
O
F
M
G
O
T
D
C
F
V
O
B
T
E
S
K
I
O
I
R
R
K
R
E
F
N
A
M
T
A
B
Y
K
C
A
Q
Z
E
Y
L
Y
N
W
Y
U
A
C
J
J
E
X
U
K
Y
D
P
O
K
J
L
H
O
A
G
A
V
X
P
A
N
C
T
K
Z
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
Johannes Gutenberg ishte një argjentar dhe shpikës
gjerman, i njohur sidomos për maqinën e shtypit me
germa lëvizëse. Gutenbergu u lind rreth vitit 1400
dhe vdiq në 1468. Më 30 shtator të viti 1456 u botua
Bibla e Gutenbergut, duke u bërë kësisoji libri i parë
i shtypur në vëllime. Gutenbergu shkrinte plumb në
kallëp të veçantë për të formuar secilën
germë të alfabetit. Këto germa pastaj
i rradhiste në formë të faqes së
shtypit. Për të shtypur format
në fleta ai përdorte presë të
rrushit, gjë që mundësonte
të bëheshin shumë kopje të
manuskriptit. Para shpikjes
së Gutenbergut shkruesit
i kopjonin manuskriptat
me dorë. Me shpikjen e
Gutenbergut shumëfishimi i
librave u bë shumë më i shpejtë.
Shtypi dhe
Librat
Kur i bëj ca para blej
libra, nëse diçka mbetë
nga paratë atëherë blej
ushqim dhe rroba.
Erasmus
Shkruesit (njerëz që e kanë profesion shkrimin)
kanë shumëfishuar libra gjatë gjashtë mijë
vjetëve të kaluara.
Librat e hershëm shkruheshin në deltinë. Kur
libri përfundohej, deltina thahej në diell ose
piqej në furrë.
Me mijëra vjet shkruesit punonin së bashku
në një dhomë që quhej “scriptorum”. Aty kopjonin librat deltinor, më vonë shkruanin në
lëkurë të kafshëve, dhe më pas në letër.
Libri i parë i shtypur komplet është Bibla e
Gutenbergut e shtypur më 1456.
Për çdo vit në Tetor mijëra njerëz e vizitojnë
Gjermaninë për ta parë Panairin e Librit në
Frankfurt. Panairi i parë i librit në Frankfurt
është organizuar para më shumë se 500
vjetësh.
Kërkesa për libra u shtua sidomos
nga universitetet. Universiteti i parë
europian u themelua në Bolonjë të
Italisë në vitin 1119.
Shpikja e shtypit me germa lëvizëse mundësoi shkëmbimin
më të shpejtë të ideve nëpër tërë Europën.
Përreth universiteteve të para kishte
dyqane, në të cilat studentët mund
të shkonin dhe t’i kopjonin librat, që u
duheshin. Këta libra ata i kopjonin me
dorë.
Letra fillimisht në Itali erdhi nga Kina në
shekullin 12. Para se të arrinte në Itali letra
përdorej në Kinë para mëse njëmijë vjetësh.
Shtypi u zhvillua shumë shpejtë. Vetëm në
50 vjetët e para pas shtypjes së Biblës së
Gutenbergut, në Europë ishin themeluar 1.000
shtypshkronja dhe ishin shtypur më shumë se 20
milion libra.
Mes vitit 295 p.K. dhe 47 m.K., kur u shkatërrua nga zjarri Biblioteka e
Aleksandrisë në Egjipt, në të gjendej një koleksion prej më shumë se
700.000 librash.
Kopetë e bagëtive në Botën e Vjetër janë rritur nga njerëzit vetëm për
shkak të lëkurës së tyre nga pergameni, që përdorej për të shkruar.
Shtypshkronja në shtëpi
Nevojitet një patate, do ngjyrë e këpucëve, një thikë dhe letër.
Televizioni më duket shumë edukativ. Saherë që
dikush e ndezë atë unë dal në dhomën tjetër
dhe lexoj libër.
Groucho Marx
Preje pataten në rriska mjaft të holla sa për të gëdhendur me thikë në të. Vizatoje një
germë në patate mandej gërryje me thikë. Germën e krijuar nga patatja lyje me ngjyrë
të këpucës dhe shtype në letër! A është gjithçka në rregull? Nëse jo, a e gjeni se si
do ta zgjidhni problemin?
Projekti Gutenberg
Projekti Gutenberg prodhon libra elektronik falas. Që nga viti 1971 qindëra
vullnetarë kanë futur mëse 13.000 libra, të cilat mund të lexohen të gjitha
falas në internet. Shkoni në www.gutenberg.org
Prodho letër!
Letra bëhet nga druri ose nga ndonjë bimë tjetër. Ti mund ta prodhosh letrën tënde
vetë. Merre ndonjë letër të vjetër, gazetë ose diçka të ngjashme. Grimcoje në
pjesë sa më të vogla zhyte në ujë. Pasi që të ketë pirë ujë për një kohë bëj brum
nga ajo. Për këtë qëllim mund ta përdorësh edhe mikserin e kuzhinës. Kur qulli
të ketë marrë formë brumi kulloje ujin nga ai dhe me një shishe tëholloje sa më
shumë që është e mundshme. Rezultati është letra jote e vetëprodhuar.
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
Andrei Sakharov (1921-1989) ishte fizicient
rus, që u bë “zëdhënës i ndërgjegjes njerëzore”.
Ai ishte i fascinuar nga fizika fundamentale, por
kaloi dy dekada duke dizajnuar bomba atomike. Ai
ishte babai i bombës hidrogjenike sovjetike, duke
kontribuuar më shumë se kushdo tjetër
në rritjen e fuqisë ushtarake të
Bashkimit Sovjetik. Gradualisht
Sakharovi u bë njëri prej kritikuesve më të guximshëm
të regjimit komunist dhe
mbrojtës i të drejtave të
njeriut dhe i demokracisë.
Ai nuk heshti kurrë dhe
ndihmoi që të rrëzohet
Ndërgjegja
njëra prej diktaturave më
të fuqishme në histori.
7
Për ndërgjegje të shëndoshë
Mësohu t’i vësh më shumë vëmendje asaj që i thua vetes.
Kërko shpjegime tjera për atë që ka ndodhë.
Konsidero që mendimi yt i parë ka mundur
të mos jetë i drejtë.
Sfidoje mënyrën e mendimit dhe jepja jetës
kuptimin më të mirë që mundesh.
Bëj dallim në mes të asaj çka duan shokët/
shoqet tua dhe asaj që e di se është e drejtë.
Mëkati i heshtjes, kur
duhet protestuar, i
bën njerëzit qyqarë
abraham lincoln
h veten
ës
rgjegja është ta njoh
dë
N
?
ja
eg
gj
ër
nd
ë
Çka ësht
osh drejt.
dhe të duash të vepr
Pyetje të ndërgjegjes për fëmijë
Sakharov ballafaqohej me burg, me rrezik për familje dhe miq, me humbje të
punës dhe të prestigjit, për ta përcjellë ndërgjegjen e vet. Me problemet në
vijim mund të ndeshet një fëmijë. Sa është e rëndë kjo?
Përmjet shkencës Sakharov
erdhi në përfundim se
mijëra njerëz do të vdesin
në botë në 8000 vjetët e
ardhshëm (!) nga pasojat
e një testi të një bombe të
vogël bërthamore.
E gjen një telefon mobil. Ndoshta duke
thirrë numrat që gjenden në të, gjendet
edhe pronari? Çka bën ti?
E vëren se në dyqan të kanë kthyer më
shum kusur. Çka bën?
Ti nuk do të pish cigare, por shokët të
shtijnë. Çka bën ti?
Katastrofa:
Eksperimenti i derdhjes së naftës
Ai besonte se duhet luftuar për t’i ndaluar
testet bërthamore. Puna e tij bëri që më 1963
ShBA edhe BRSS të nënshkruajnë marrëveshjen e ndalimit të testeve bërthamore.
Sakharov besonte se kjo do të shpëtonte
qindamijëra – ndoshta edhe miliona – njerëz.
Ndërgjegja e shkencëtarit bashkohor nuk mund
të dallojë mes vuajtjes së bashkohanikëve dhe
pasardhësve.
andrei sakharov
ENIGMA
Nuk dimë nëse Tim Sakharov është
kusheri me Andrejin por edhe Timit i
pëlqen shkenca. Ai shkon në shkollë
fillore. Në webfaqen e tij ka plot
enigma.
A e gjeni mostrën në këtë enigmë
duke plotësuar numrin që mungon?
Përgjegjen e gjeni në faqen e Timit në http://tim.sakharov.net/.
Anije të mëdha transportuese që bartin naftë pësojnë
nganjëher aksidente. Këto derdhje të naftës mund të
shkaktojnë dëme të mëdha. Në këtë eksperiment e
sheh si.
1. Mbushe një shishe me grykë të gjerë deri te dy të
tretat me ujë.
2. Derdhi nja 2-3 centilitra vaj në të. Kjo është “derdhja
e naftës”. Ku shkon vaji?
3. Hedh copa të vogla druri në shishe. Çka ndodhë me
drurin? Nëse mund ta gjesh një pendël zogu, ngjyje
atë në këtë përzierje ujë/vaj. A mund ta pastrosh vajin
nga pendla?
4. Mbylle shishen me kapak dhe tunde shumë (si
shtrëngatë apo valë në akcion). Çka ndodh me vajin?
5. Çka ndodh me kafshët që lundrojnë mbi sipërfaqe,
siç janë zogjët e detit, shotat, apo me kafshët që
duhet të dalin në sipërfaqe për të marrë ajër (balenat,
fokat, breshkat)?
6. Me kohë uji dhe vaji përzihen nga pak. Një pjesë
e vajit (që është më i rëndë se uji) sharron në fund
të oqeanit. Çka ndodh me gaforret, iriqat e detit dhe
kafshët tjera që jetojnë aty?
Sakharov kishte veneruar dëmin kohëzgjatës të testeve bërthamore dhe
vepronte për t’i ndaluar këto teste. Vaji – pavarësisht se ku derdhet, në oqean
apo në lum – i mbytë bimët dhe kafshët. Ndërgjegja pyet: “Çka mund të bëj unë,
çka mund të ndërroj unë, për të mos i lënduar gjallesat përreth?”
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
Charles Dodgson më i njohur si
Lewis Carroll
Lewis Carroll, i lindur më 27 janar 1832, është bërë i
famshëm në tërë botën me librat e tij Aventurat e Lizës
në Botën e Çudirave dhe Liza në anën tjetër të Pasqyres.
Charles filloi ta argëtojë familjen e vet me
trika magjik, poezi, lojë me fjalë e
enigma qysh në moshë të re. Madje
qysh herët tregonte interesim për
matematikë. Kur i kishin thënë
që logaritmat janë shumë
të rëndë për t’i kuptuar një
fëmijë, ai ishte përgjegjur:
“po, ama, shpjegoni ju lutem”.
Dodgson u bë mësues i
njohur i matematikës dhe
logjikës. Më 4 korrik 1862 (datë
e rëndësishme për letërsinë!)
Dodgson mori rrugë me anije së
bashku me Alice Liddell dhe disa fëmijë
të tjerë. Në këtë lundrim Dodgson e kalonte
kohën duke ua rrëfyer fëmijëve një tregim. Këtë tregim
ai më vonë e shkroi, dhe e quajti Aventurat e Lizës nën
tokë. Më pas libri u titullua Aventurat e Lizës në Botën e
Çudirave.
Fantazia
8
Bëhu ajo që mund të dukeshe se je – apo
nëse e do më thjeshtë – kurrë mos e
mendo veten të mos jesh ndryshe nga
ajo që u duket tjerëve se ajo që je apo do
të mund të ishe nuk është ndryshe nga
ajo që do të ishe sikur atyre t’u dukej se
është ndryshe.
Fillo në fillim dhe vazhdo deri sa të mbërrish te fundi; mandej ndalu.
Më kurioze e më kurioze!
Ai ishte pjesë e ëndrrës sime, natyrisht
– por edhe unë isha pjesë e ëndrrës së tij.
Zakonisht jam shum trim, vazhdoi ai
me zë të ulët: por sot rastësisht po më
dhemb koka.
Çfarë lloji i dobët i memorjes, që punon
vetëm mbrapa.
Kush dreqi jam
unë? Ah, kjo
është enigma
e madhe.
Nganjëherë kam besuar deri në gjashtë
gjëra të pamundshme para kaftjallit.
Ajo që ta them tre herë është e
vërtetë.
“Çka mund të shërbejë libri, që s’ka
ilustrime apo biseda?”, mendoi Liza.
Tregim
Puzzle
Vizatoje figurën e mëposhtme
pa e çuar lapsin nga fleta, pa
e rivizatuar ndonjë kënd dhe
pa e prerë vijën tënde. Sa vija
të tilla janë të mundshme?
Website me ilustrime nga Liza në Botën e Çudirave
http://www.bygosh.com/AIW/TOC/AIWTOC.htm
Website me ilustrime nga Liza në anën tjetër të pasqyres:
http://www.bygosh.com/lookingglass/
Maca vetëm zgërdhiu dhëmbët, kur
e pa Lizën. Dukej zemërmirë, mendoi
ajo: megjithatë kishte kthetra
SHUMË të gjata dhe shumë dhëmbë
të mëdhenj, kështuqë ia merrte
mendja se meritonte të trajtohej me
respekt.
“Cheshire Mici” filloi ajo paksa me
drojë, ngaqë nuk e dinte, se a do t’i
pëlqente emri: ndërsa ajo vetëm sa i
zgërdhiu dhëmbët akoma më shumë.
“Mirë, deri tash është e kënaqur,”
mendoi Liza, dhe vazhdoi. “A më
tregon, se në cilin drejtim duhet të
shkoj nga këtu?”
“Kjo varet shumë nga ku dëshiron të
mbërrish,” tha Maca.
“Nuk po mërzitem shumë ku ...” tha
Liza.
“Atëherë nuk ka rëndësi as në cilin
drejtim shkon,” tha Maca.
“...derisa mbërrij DIKUND” shtoi Liza
si për të shpjeguar.
“Oh, sigurisht që mbërrin”, tha Maca,
“nëse ec mjaft.”
Liza e pa që kjo nuk mohohej,
kështuqë provoi një pyetje tjetër.
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
Agnes Gonxhe Bojaxhiu, u lind në Shkup në vitin 1910
si e bijë e një familjeje tregtare shqiptare. Si nxënëse
filloi të zhvillojë interesim për misione të largëta dhe në
moshën 12 vjeçare zuri t’u ndihmojë të varfërve. Me 18
vjet doli nga shtëpia dhe iu bashkangjit një
komuniteti të murgeshave irlandeze
që shërbenin në Kalkutë, Indi. Aty
mori emrin “Motra Tereze”. 17
vjet i kaloi duke dhënë mësim
dhe duke qenë drejtoreshë e
gjimnazit “Shën Mëria” në
Kalkutë. Në vitin 1946 jeta
e saj ndërroi rrënjësisht. E
kuptoi se ishte dedikuar t’u
shërbente më të varfërve.
Pas një kursi mjekësor që e
përgaditi për misionin e saj të ri,
shkoi në lagjet e varfëra të Kalkutës
për ta themeluar një shkollë për fëmijë.
Aty e quanin “Nëna Tereze”.
Bamirësia
9
Amerikanët në vitin 2003 kanë dhënë
simbas një vlerësimi rreth 240 miliardë
dollarë për bamirësi.
Në Europe gjatë mesjetës, kishat u jepnin
të varfërve lëmoshë.
Dhënia e lëmoshës (sadakës) është një
ndër pesë shtyllat e fesë Islame.
Ryan Hreljac nga Kanada filloi të mbledhë
para për puse të ujit në Afrikë kur ishte 6
vjeç! Tash i ka 13, dhe ka mbërri të tubojë
mbi 1 million dollarë. Lexoni më shumë
në www.ryanswell.ca
Në shekullin 16-17 në Angli, klasa e re
tregëtare e pasur filloi të japë pare për
bamirësi – por me idenë që duke u ndihmuar
njerëzve ta ndihmojnë edhe veten përmjet
arsimimit, punës etj. Kjo ka kontribuuar
dukshëm në rritjen e mujshisë së Anglisë.
Në Britani të Madhe janë mbi 180.000
shoqata bamirëse të regjistruara.
Anglia miratoi ligjin për bamirësi në vitin
1601.
Donacioni më i madh bamirës që është
bërë ndonjëherë ka qenë 6 miliardë
dollarë. Bill Gates, njeriu më i pasur në
botë, e bëri këtë dhuratë në vitin 1999.
Mendime për bamirësi
Tash risht, lajmet për cunamin në Azi, kanë bërë që njerëz nga të gjitha anët e botës të
angazhohen për të ndihmuar ata që kanë pësuar
dëme.Shiko listën e mëposhtme.Sheno ato që
Jeta është mundësi, pranoje.
ta merr mendja se nevojiten tash dhe ato që do
Jeta është bujuri, admiroje.
të nevojiten më vonë.
Shoqata Nëna Tereze
Loja me fjalë
Shoqata Nëna Tereze (ShNT) ka shërbyer në Kosovë që nga viti 1990. Krahas
aktiviteteve bamirëse dhe humanitare,
ShNT ofron edhe përkrahje zhvillimore
përmjet projekteve të gjenerimit të të
ardhurave. Projekti i ShNT i Dialogut
Qytetar krijon lidhje dhe komunikim
ndërmjet komuniteteve dhe regjioneve
të ndryshme në Kosovë. ShNT përveç
kësaj udhëheq edhe kampin IDP
Plemetinë, ku jetojnë 118 familje. Projekti
përfshin ndihmë në ushqim, shkollim
dhe aktivitete sociale për të rritur dhe
fëmijë. ShNT mbështet të varfërit dhe
pleqtë me vizita shtëpiake, ushqim dhe
ndihmë mjekësore. Nëse do edhe ti të
përkrahësh aktivitetet humanitare apo
të bëhesh vullnetar, thirr në numrin e
telefonit +381 38 542 864 apo dërgo
e-mail në [email protected].
Virtyte të ndryshme mund të jenë pjesë
e zemërgjerësisë tënde. A i gjen fjalët që
kanë të bëjnë me frymën e bamirësisë?
Jeta është lumturi, shijoje.
Jeta është ëndërr, zbatoje.
Jeta është sfidë, ballafoqoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmueshme, nderoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, përjetoje.
Jeta është fshehtësi, zbuloje.
Jeta është premtim, plotësoje.
Jeta është pikëllim, tejkaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është tragjedi, zbute.
Jeta është aventurë, zbërtheje.
Jeta është kënaqësi, meritoje.
Jeta është jetë, mbroje.
Nëna Tereze
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
Jules Verne (Zhyl Vern) i lindur më 8 shkurt 1828, ishte
shkrimtar françez dhe pionier i fantastikës shkencore.
Gjatë jetës së tij ai shkroi mëse 60 libra, ndër të cilët më
të famshmit janë “Rreth botës për tetëdhjetë ditë”, “Nga
Toka për në Hënë”, “Udhëtimi në qendër të tokës” dhe
“20.000 mila nën det”.
Verne shkroi për shumë gjëra shumë
para se ato të ishin të mundshme:
për udhëtimin e largët ajror,
topa gjigantë, për hulumtime
të nëndetshme, për kërkim
të thesarëve, për helikoptera,
udhëtime
ndërplanetare,
për zbulime në polin e veriut
dhe të jugut, për zhytje me
oksigjen, dyer automatike,
emitim të lajmeve me radio,
videotelefon, televizion – dhe
shumë gjëra të tjera.
10
Syri i oktopodit gjigant të Atlantikut mund të jetë
deri 40 cm i gjerë.
Specia e familjes së yllit të detit, Porcellanaster
ivanovi, është gjetur e gjallë në thellësi prej 7,584
metrave nën det.
FANTASTIKA
SHKENCORE
Tentaklat e kallamarit gjigant të Arktikut mund të
mbërrijnë gjatësi deri në 36,6 m.
Planeti më i nxehtë i sistemit diellor është Venera,
me temperaturë të vlerësuar prej 462°C.
Një galaksi mesatare i ka mes 100.000.000.000
dhe 1.000.000.000.000 yje.
Velcro është shpikur nga një zviceran, i cili
u frymëzua nga mënyra se si ngjitet rrodha
për tesha.
Temperatura e rrufesë mbërrin deri në
30.000°C.
Distanca mesatare mes Tokës dhe Hënës
është 384.392 km.
Fluturimi më i gjatë i regjistruar i një pule
është trembëdhjetë sekonda.
Kur thehet xhami plasaritja lëviz me shpejtësi prej afro 4.800 km në orë.
Toka sillet rreth Diellit me shpejtësi prej 107.220 km në orë.
B. SH.
15 milion qeliza të gjakut prodhohen dhe shkatërrohen çdo sekondë në
trupin e njeriut.
S h k e n ca ,
çuni im, përbëhet kryesisht
prej
gabimeve,
që në fakt janë
gabime të vlefshme për t’i bërë,
sepse të afrojnë dalëngadalë
kah e vërteta.”
Jules
Verne
PERSONAZH
NGA VEPRA E
SHKRIMTARIT
NË FOTO
KAFSHA
GJIGANTE
NGA VEPRA E SHKRIMTARIT
SFERË E
DEGË E MADHE E
MEDICI- MBUSHUR
ME GAZ
NËS
LL. A.
SHOQE,
MIKESHË
KALË
SHALE
MASH- FLUTURUES I PARË
KULL
(MIT.)
I ROSËS
QË KA TË
BËJË ME
ANALITIKËN
POSEDON
KIK-BOKSIERI
BONJESKI
OLIVER
KAN
I FURNIZUAR MIRË
PASKAL
UDHËPËRSHKRIM
AKTORJA
MARGRET
ZANORJA
E PARË
ARMË E
RËNDË
ZJARRI
AKTORJA
TOMPSON
MJET
LUNDRIMI
PERIMETRI
DRU I LARTË PYLLI
USHTRIA
DETARE
Fëmijë, hyni në konkursin tonë
për tregim fantastiko-shkencor.
Rregullat janë këto: Shkruaje
një tregim prej 300-500 fjalësh
që përmban: aventurë, udhëtim
në një vend të panjohur, mënyrë
të pazakonshme të udhëtimit.
Dërgoje tregimin deri më 28
shkurt në:
[email protected]
Tregimi më i mirë do të botohet në
njërin nga numrat e ardhshëm.
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
ERBIUM
ITALIA
MENDIM
E FILLUARA
IGLI
TARE
LËVIZJA MARKË
NË NJË
AUTORRUGË TË MJETI
CAKTUAR JAPONEZ
PËRDORËSE
KUZHINE
NEON
AMPERMETËR
EDUKUES
LUMË NË
AUSTRI
Konkurs
KRIJIM IMAGJINAR
AKTORJA
DE KARLO
I TAKON
MOLLËS
ALUMIN
AKTORJA
EKBERG
SHKOVA
TRAGJEDI
E SHEKSPIRIT
RREZE
PUBLICIST
NIGERIAN
SAMUEL
METËR
OKSIGJEN,
FLUOR
MINUTË
(SHKURT.)
RADIUS
RRALLË
(LAT.)
ZOTËRI
(GREQ.)
ERA
AKTORJA
LIZI
TONELATË
HOV,
VRULL
METËR
MBRET I
LASHTË
HEBRAIK
NIKEL
SOLISTI
DEJVID
SHKRIMTARI FRANCEZ
NË FOTO
GURRA,
BURIMI
SHTET
NË AMERIKËN
VERIORE
LEGJENDË
LLOJ
BIXHOZI
ME LETRA
FUTBOLL.
DER SAR
SOLISTI
JAKUPI
PRIJËSI, KRYETARI
(ARAB.)
KRYETAR FRANCEZ,
SHIRAK
SHTAZË
XHUNGLE
(SHQ.)
AKTORJA
KELER
M. E.
VIZATUES
I FILMAVE
VIZATIMOR
AMPER
GAZ PA
ERË, PA
NGJYRË
(C2H6)
INTENSITET
SHEKULL
(HUAJ.)
11
SHPIKJET
Shpikësin amerikan Thomas Alva Edison, të lindur
më 11 shkurt 1847, mësuesit në shkollë e konsideronin për nxënës të dobët.
Edisoni, për shkak të mangësive në dëgjim kishte problem ta përcillte mësimin.
Por i pëlqente jashtë mase leximi. Në moshën 10 vjeçare podrumin e vet e
shndërroi në laborator. Me 12 vjet hyri në punë në hekurudhë dhe filloi ta shtypë një
gazetë javore. Derisa punonte në hekurudhë ia shpëtoi jetën fëmijës së një zyrtari të
hekurudhave, që kishte ra në shina gjersa po vinte një tren. Për hir të këtij gjesti të
guximshem babai e mësoi se si ta përdorë telegrafin, që atëbotë ishte maqina e
parë para telefonit për komunikim të menjëhershëm në distanca të largëta.
fakte rreth shpikjeve të edisonit
Edisoni dhe laboratori i tij shpiku qindëra gjëra dhe
ndihmoi të përmirësohen shumë gjëra të tjera. Këtu i keni
disa prej më të rëndësishmeve:
Regjistruesi elektrik i votimit, 1868
Tickeri universal i berzës, 1869 ndihmoi zhvillimin e berzës.
Sistemi i telegrafimit automatik, 1872
Letra e parafinit, 1872 – për të mbështjellur ëmbëlsira
Reostati i karbonit, 1872 – i cili mund ta manipulojë elektricitetin
– si ndërprerës që e rritë apo e zvogëlon dritën e poçit.
Edisoni menjëherë filloi ta zhvillojë një aparat që e bënte të mundshme dërgimin
automatik të mesazheve telegrafike. Deri në vitin 1869 shpikjet e Edisonit po ecnin
aq mirë sa që ai e la punën me telegraf dhe ia përkushtoi tërë kohën shpikjeve. Deri
në moshën 61 vjeçare, kur vdiq, Edisoni mberriu të konsiderohej shpikësi më i madh
i të gjitha kohërave.
gazi inert
teli i wolframit
telat përkrahës
maja e xhamit
kontakti i vidhës
kontakti elektrik
Zbuloi “forcën eterike” një fenomen elektrik që është baza e
telegrafisë pa tela, 1875.
Transmiteri karbonik i telefonisë, që e bëri të mundshme
telefoninë komerciale, 1877.
Gramofoni, 1877. Para CDve, para kasetave – ishte aparati i
parë për inçizimin dhe reprodukimin e muzikës.
Poçi i sotshëm elektrik është pothuajse i njejtë si
shpikja e Edisonit para 126 vjetësh. Një poç i xhamit
mbushet me një “gaz inert” – një që nuk e përkrah
ndezjen. Një fije shumë e hollë e metalit wolfram,
2 metra e gjatë, mbështillet brenda. Kur përçohet
rryma elektrike nëpër telin e wolframit, ai nxehet
jashtëzakonisht shumë – përmbi 2.500°C!
Elektriciteti shkakton lëvizjen e atomeve, që kërcejnë
në drejtime të ndryshme. Ato lirojnë fotone – grimca
të vogla të dritës.
Poçi elektrik, 1879
Përmirësoi radikalisht dinamot dhe gjeneratorët, 1879.
Sistemet për matje dhe rregullim të elektricitetit, 1879.
Telegrafi ajror me indukcion – që bëri të mundshëm
komunikimin pa tela, 1885
Kamera me fotografi lëvizëse, 1891.
Fluoroskopi, 1896, një aparat i ngjajshëm me rrezet rengen.
Llampa elektrike fluorescente, 1896.
Bateria nikel-hekur-alkaline, 1900.
Llampa e sigurisë për minatorë, 1914.
Thomas Alva Edison
Testoi 17.000 bimë për përmbajtje të gomës si burim i
mundshëm i gomës në raste të luftës. 1927-1931
shumica e dështimeve
në jetë janë prej
njerëzve që nuk e
shihnin sa kanë
qenë afër suksesit,
kur janë dorëzuar.
kursimi i energjisë
-poçat e rinj elektrik
gjeniu është
një përqind
frymëzim
nëntëdjetë e
nëntë përqind
djersë.
Poçat elektrik Poçat
me wolfram kompakt
75 watt fluorescent
Çmimi për një poç
0,25
€€0,25
€ 4,00
Qëndrueshmëria
600 orë
6.000 orë
Çmimi i dritës për orë
€ 0,023
€ 0,006
€ 8,50
€ 2,10
€ 34.50
€ 8,60
€ 2,50
€ 4,00
€ 37,00
€ 12,60
€ 296
€ 100
Çmimi i dritës për 4 orë në vit (365 ditë 1460 orë)
Çmimi për 6.000 orë elektricitet
Çmimi për 6.000 orë poça
Çmimi gjithsej
Me 8 poça në shtëpi çmimi për 4 vjet.
Zgjidhja e skandit nga numri i kaluar:
Horizontalisht: kallamari, analitik, pa, ok, ka, itinerary, topi, en, ema, am, pirun, anije, in, vidhi, ide, e, molles, e,
nisura, anita, etuk, lir, min, rar, kkir, of, van, mit, reisi, asa, zhylvern, kreg, ama, animator, kanada, etani
Vertikalisht: baloni, kapiteninemo, anatomi, lla, mike, at, rikan, ikar, ipajisur, remi, trillim, ivon, udhetimi, nisan,
edukati, ne, er, al, ika, fryma, yirna, marta, tigri, élan, sead, skat, zhak, ni, eon.
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
12
VËZHGUESIT
Robert Baden-Powell (Rober Bejdën Pauell), i lindur më 22
shkurt 1857 në Londër, ishte oficer i forcave të armatosura britanike
për mëse 30 vjet. Talent të veçantë kishte si vëzhgues ushtarak. Në
vitin 1907 mbajti një kamp eksperimental me 22 djem në Brownsea
Island në Angli. Kjo shenoi fillimin e "Vëzhguesve". Pasiqë u
pensionua nga armata tërë energjinë dhe entuziazmin e drejtoi në
zhvllimin e Vëzhguesve të Rinj, djem e vajza. Më 1912, u martua me
Olave Soames, e cila ishte përkrahja dhe përcjellja e tij e
vazhdueshme gjatë tërë punës së tij.
Sot në botë janë 28 milion vëzhgues – vajza e djem, të rinj e të rritur
– antarë të Organizatës Botërore të Lëvizjes së Vëzhguesve, të cilët
jetojnë në 216 shtete dhe vende anembanë botës.
fakte vëzhguese
Në vitin 2007, Lëvizja e Vëzhguesve do të kremtojë 100 vjetorin me
manifestime e aktivitete në mbarë botën. Në ndejën e Organizatës
Botërore të Vëzhguesve pritet të marrin pjesë mëse 40.000
vëzhgues.
Ka edhe degë të Vëzhguesve të Detit dhe të Vëzhguesve të Ajrit;
njëra palë vëzhgojnë duke lundruar e tjetra duke fluturuar.
Vëzhguesit janë lëvizje ndërkombëtare. Përçdo vit vëzhguesit
udhëtojnë rretheqark botës nëpër vende si Rumania, Tailanda, Çadi,
El Salvadori për të jetuar e mësuar së bashku.
Vëzhguesit janë lëvizja me e madhe botërore e rinisë me
28.000.000 antarë.
22 shkurti është dita e Baden-Powellit në mbarë botën.
Në Francë, vendi i parë ku gjendet simpatia, është te Vëzhguesit.
Dy vjet më parë, 15 vëzhgues udhëheqës nga Kosova ishin në
Flamboree në Belgjikë.
Motoja e vëzhguesve është “Rri gati!”.
Vëzhgues kanë qenë presidentët Bill Clinton, Jacques Chirac,
Gerald Ford; aktorët Richard Gere, Harrison Ford; futbollistat David
Beckham; bitëllsi Paul McCartney; pastaj themeluesi i Microsoft’it
Bill Gates, dhe 11 nga 12 astronautët që kanë shkelur në Hënë.
Disa nga mjetet e vëzhguesve:
Vëzhguesit
në Kosovë
Enigma e shifruar
Në Kosovë janë
shtatëmbëdhjetë
grupe të
vëzhguesve.
Nja 70 udhëheqës u
prijnë aktiviteteve të mëse 1.000
vëzhguesve. Vëzhguesit janë të moshës
7 deri 14 vjeç ndërsa udhëheqësit 17
deri 25 vjeç.
nyjet
bëje një
maskë
Lakoje një karton të trashë që të
marrë formën e fytyrës tënde. Zhyte
në ujë dhe leje të teret nëse duhet për
t’ia dhënë formën. Kap lidhëse apo
llastika që shkojnë rreth veshëve
nëpër dy vrima në maskë. Preji vrimat
për sy, hundë dhe gojë. A po të bjen
taman? Tash ngjyrose maskën me
çfarëdo ngjyrash që të përshtaten.
Vëzhguesit përdorin materiale të
thjeshta për të bërë gjëra lozonjare.
Nyjet mësohen te Vëzhguesit si
pjesë e shkathtësive në natyrë.
Këtu i ke disa nyje që përdoren për
shami që lidhet në qafë. A mund ta
bësh edhe ti?
Çdo javë, të shtunën apo të dielën,
vëzhguesit kanë aktivitete me grupet e
veta: shtegëtim, kampim, lojëra,
projekte për ruajtjen e ambientit...
a
k
g
r
n
xh
t
dh
b
l
gj
rr
nj
y
th
e
c
ll
h
s
o
z
u
ë
Lëvizja e vëzhguesve synon zhvillimin e
të rinjëve për të përmbushur potencialin
e tyre fizik, intelektual, social e
shpirtëror si individë dhe si qytetarë të
përgjegjshëm dhe si pjesëtar të
komuniteteve të veta lokale, kombëtare
e ndërkombëtare.
ç
m
i
sh
p
zh
v
f
d
n
j
t
q
a
x
g
dh
nj
k
th
r
b
xh
gj
e
o
l
u
rr
c
y
h
ë
p
ll
v
s
ç
z
i
f
q
m
x
sh
d
zh
j
Nëse do të dish se ku e ke grupin më të
afërt merr në telefon numrin:
038 246 299, ose dërgo email te:
[email protected].
Merre një litar dhe përcjelli shigjetat.
Do ta fitosh një unazë të bukur.
Përgjegja:
“Buzëqeshja është çelës i fshehët i cili hap shumë zemra.”
Optimizmi është lloj i guximit që ju jep
besim të tjerëve dhe çon në sukses.
Përdore këtë kod për ta deshifruar këtë
mesazh sekret nga Baden-Powell.
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
13
KONSEKUENCAT
Shkrimtarja angleze Mary Shelley (1797-1851), është e njohur
si autorja e Frankensteinit (frankenshtajn) (1818) – tregimi më i
famshëm i tmerrit në botë. Mary ishte e bija e Mary Woolstonecraft, kampione e
hershme e të drejtave të grave, dhe bashkëshorte e poetit anglez Percy Shelley. Jeta e kishte
ballafaquar me disa tragjedi, me humbje të fëmijëve dhe me mbytjen në ujë të bashkëshortit
të saj Percy në vitin 1822. Frankenstein është rrëfim për një shkencëtar që mëton ta krijojë
një “njeri”. Krijesa e tij, një përbindësh, kryen krime të ndryshme.
konsekuencat – fakte apo fantazi
“Ligji” i konsekuencave të paqëllimshme: shpikjet e pafajshme mund të
kenë konsekuenca shumë më të këqinja se që kanë paramenduar
shpikësit.
“Karma”, thuhet në religjionin budist, është që jeta jonë e tashme është
krejtësisht pasojë e veprimeve tona të mëhershme – madje edhe nga
“jetërat e kaluara” ndërsa veprimet tona të tashme, të cilat i kemi nën
kontroll, do ta përcktojnë jetën tonë të mëpasme.
Kujdes çfarë dëshironi.
askush nuk e zgjedh të ligën pse
është e ligë; vetëm e keqkupton atë si
lumturi, si të mirën, të cilën e kërkon.
mary shelley
Gjërat e vogla mund të kenë pasoja shumë të mëdha më vonë.
“Shkaku dhe pasoja” domethënë se dy ngjarje (apo më shumë) janë të
lidhura njëra me tjetrën. E para çon te e dyta.
Prova e “shkakut dhe pasojës” kërkon tri gjëra: njëra ndodh para tjetrës,
ato ndodhin gjithmonë bashkë, dhe asgjë tjetër nuk mund të jetë shkaktar.
Shkencëtari anglez Isaac Newton zbuloi se për çdo veprim ka një
kundërveprim të barabartë.
Feja Islame thotë: veprat e mira tërheqin rezultate të mira, veprat e liga
tërheqin pasoja të liga.
disa fakte për konsekuencat
Trashësia shkakton: infarktin në zemër, kancerin e zemrës, atritisin, etj.
Abuzimi me droga shkakton: infarktin në zemër, aksidente, reagimin e
ngadalësuar fizik e mendor, dhunë, depresion, pagjumësia.
Pirja e duhanit shkakton: kancerin e fytit, pankreasit, lukthit, gojës;
leukiminë, kataraktet, pneumoninë, ndërrimin e disponimit, ftohjen, fytin
e thatë, dhe defekte në lindje.
Alkooli shkakton: aksidente, sëmundje të mëlçisë, kancerin e ezofagut,
shtypjen e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, dhe humbjen e kohës së
punës.
kujdes çfarë dëshiron
frika rritet në terr;
nëse mendon se e ke
afër një përbindësh,
ndeze dritën.
dorothy thompson
konsekuencat e frikës
Kur jemi të frikësuar – edhe nëse e dimë
se nuk ka asgjë “reale”, nga e cila duhet
të frikësohemi, sikur kur jemi duke shikuar
një film të tmerrit – trupi jonë i tregon tri
reagime: 1. Ndërron sjellja: për shembull
shtrëngohemi, bëhemi gati. 2. Ndërrime
autonomike – që nuk kontrollohen nga mendja –
bëjnë që të shpejtohet frymëmarrja dhe rrahja e zemrës, të dërgohet më shumë
gjak në muskuj. 3. Hormonet shkaktojnë ndryshime kimike, të cilat gjithashtu çojnë
më shumë gjak në muskuj dhe fillojnë të konvertojnë glukozën e muskujve në
ushqim për muskuj. Bëhemi gati për të luftuar apo për të ikur.
Një tip po shtegëtonte në male të Sharrit.
Rrugës e gjen një llampë të vjetër të
mbuluar me gurë. E fshin pak dhe nga
llampa del një xhin, i cili natyrisht i ofron
t’ia plotësojë tri dëshira.
Së pari ky tipi i kërkon një milion euro.
Çpuf! I dalin një milion euro përpara.
Mandej kërkon një veturë sport të kuqe
dhe çpuf! Del vetura. Edhe një dëshirë...
Për dëshirën e tretë ndalet edhe mendohet
disa minuta, sepse nuk donte ta çonte
poshtë.
Kishte pare edhe një veturë klasë... Çka
kishte mbetur, përveç njerëzve? Kështu ai
kërkoi nga xhini që gjithkush ta dojë, dhe...
Çpuf! U shndërrua në kuti të çokolladës.
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
RELATIVITETI
15
urtia e einstein’it
Shumë pak njerëz janë në gjendje të shprehim qetë opinione që bijnë ndesh
me paragjykimet e rrethit të tyre social.
Albert Einstein (Ajnshtajn) (i lindur më 14 mars 1879 në Gjermani) u
regjistrua në shkollën politeknike zvicrrane në vitin 1896 për të mësuar për
arsimtar të fizikës dhe matematikës. Duke qenë se kishte vështirësi të gjente punë si arsimtar,
filloi të punojë si asistent teknik në Entin për Patentim. Gjatë punës së vet në këtë zyre, në kohë të lirë
bëri një pjesë të madhe të hulumtimeve të veta të rëndësishme në fizikë. Nga viti 1909 deri në
pensionim në vitin 1945 mbante ligjerata nga fizika. Më 1921 e fitoi çmimin Nobel për Fizikë për Teorinë
e Relativitetit.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Einstein’i ishte një ndër avokatët më të zëshëm të përfundimit të luftërave.
Einstein’i kishte gjithmonë vizion të qartë të problemeve të fizikës si dhe përkushtim për t’i zgjidhur ato.
Ai mendonte se e arritura më e madhe e tij kanë qenë vetëm gur kalues për hapat e mëtutjeshëm.
Anipse Einstein’i është i njohur kryesisht si fizikant, ai u angazhua edhe në gjëra të tjera të jetës – në art,
familje, muzikë, shërbime publike, natyrë, spiritualitet.
Nëse vjen puna ta formulosh të vërtetën, elegancën leja rrobaqepësit.
Vetëm ligjet nuk mund ta sigurojnë lirinë e të shprehurit; që çdo njeri të
mund ta shprehë opinionin e vet pa ndëshkim duhet të mbretërojë fryma e
tolerancës në tërë shoqërinë .
Idealet që ma kanë ndritur rrugën dhe kohë pas kohe më kanë dhënë guxim
të ri për t’u ballafaquar gëzueshëm me jetën kanë qenë butësia, bukuria dhe
e vërteta. Subjektet banale të përpjekjeve njerëzore si posedimi, suksesi i
jashtëm, luksi më janë dukur gjithmonë të gërditshme.
Çështja me e rëndësishme është të mos pushojmë kurrë së pyeturi.
Janë vetëm dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është sikur asgjë nuk
është mrekulli. Dhe tjetra sikur gjithçka është mrekulli.
Si denim për mospëlqimin tim ndaj autoriteteve, fati më bëri mua vetë
autoritet.
Mos u mundo të bëhesh njeri i suksesit, por njeri i vlerave.
Gjithçka duhet të bëhet sa më thjeshtë që është e mundshme, por as një
grimë më thjeshtë.
Definicioni i çmendisë: të bësh të njetën gjë, duke pritur rezultate tjera.
Problemet signifikante që i kemi nuk mund të zgjidhen në të njejtin nivel të
mendimit, në të cilin i kemi krijuar.
Njëkohësisht nuk mund të parandalosh dhe të përgatitesh për luftë.
E sheh, telegrafi me tel është një lloj mace shumë shumë e gjatë. Ia tërheq
bishtin në New York e koka mjaullon në Los Angeles. A e kuptove? Edhe
radio punon në të njejtën mënyrë: dërgon signal këtu, ata e marrin signalin
atje. I vetmi dallim është që nuk ka mace.
irc
Më 1933, u themelua Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (International
Rescue Committee) me kërkesë të Albert Einstein’it. Komiteti filloi
misionin e vet të ndihmës për refugjatët që iknin nga Gjermania e
Hitler’it. Nga 1997 deri më 2004, IRC zhvilloi një ndër programet më të
mëdha të ndihmës në Kosovë. Ky program përmbante ndërtim të
shtëpive, asistencë psiko-sociale, shëndetësi publike, një rrjet të
barnatoreve në mbarë Kosovën, shërbime sociale, zhvillim të biznesit të
vogël dhe përkrahje për azilkërkues.
Një pyetje për ty? A e ka çdo gjë vetëm një anë?
Provo këtë eksperiment:
1. Merre një shirit të gjatë të letrës dhe sheno A B C D në
katër këndet e tij.
2. Lakoje drejtkëndëshin përgjysmë.
3. Bashkoi qoshet: A me D dhe B me C.
4. Fillo në një pikë dhe vizatoje një vijë në mes. Çka ndodh?
A e ka shiriti i Mobius’it vetëm një anë? Dy anë? Një anë dhe dy anë?
5. Prej me gërshërë nëpër vijën që e ka vizatuar. Çka ndodh?
provo
teoria e relativitetit
Arsimtarët e fizikës e duan lojën poaq sa
fëmijët. Përshembull loja me luhajë mund të
mësojë shumë për gravitetin. Provoje këtë
eksperiment: të duhet një laps, një vizore nja
20cm, dhe 10 pare të të njejtës madhësi (psh.
10 cent.)
1. Vendose lapsin në tavolinë.
2. Vendose vizoren mbi laps ashtu që të barazpeshojë në mes, në vizën e 10 cm.
3. Vendosi 2 pare në njërin skaj të vizores. Tash vendosi dy pare në skajin tjetër në
mënyrë që të barazpeshohen.
4. Hiqi tash paret.
5. Tash vendosi 2 pare në te viza e 5 cm.
6. Gjeje një pikë në anën tjetër të vizores ku barazpeshohet vetëm një pare.
Pse mund të barazpeshohet 1 pare me 2 pare?
Teoria speciale e relativitetit e Einstein'it thot se shpejtësia
e dritës në vakuum është gjithmonë e njejtë: 299.792
kilometra në sekondë. (Shpejtë, a!) Por koha dhe hapësira
ndryshojnë sipas shpejtësisë së objekteve. Sikur një
person të mund të udhëtonte nëpër hapësirë me shpejtësi
të dritës, nuk do të plakej njësoj si njerëzit tjerë që jetojnë
në tokë. Përveç kësaj, Einstein ka thënë se koha lëviz më
ngadalë afër masave të mëdha (Dielli ka masë shumë më
të madhe dhe më të rëndë se Toka). E tërë teoria e
relativitetit zhvillohet rreth këtij koncepti.
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
Përgjegja: Lapsi dhe vizorja tregojnë diçka për gravitetin.
FILOZOFIA
Sokrati (470-399 p. Kr.) ishte filozofi grek, i cili grekëve ua kthej
vëmendjen kah çështjet e etikës dhe virtytit. Ndonëse Sokrati nuk ishte
shkencëtar, mënyra e tij e të shtruarit të pyetjeve vendosi themelet e metodologjisë
shkencore bashkëkohore.
Sokrati kalonte shumë kohë në pazar të Athinës duke biseduar me bashkëqytetarë. Ishte i njohur
sidomos për ballafaqimin e mprehtë me injorancën dhe mendjemadjësinë. Për këtë shkak shumë njerëz
në Athinë nuk e donin Sokratin.
Në moshën 70vjeçare e denojnë me vdekje duke e akuzuar për ateizëm, tradhëti dhe korrupsion të
rinisë. Në gjykim ai tha se nuk ka bërë asgjë të ngjashme dhe se, po qe se do të lirohej do të vazhdonte
të bënte atë që kishte bërë më parë. Ky ishte një ndër shembujt e parë të aktivizmit në histori. Pas
gjykimit ai pati rastin të ikte nga burgu, por vendosi të mos ikte. Ai e vlerësonte aq shumë ligjin sa që
vendosi ta përmbushë denimin në vend se të shpëtojë.
16
metoda sokratike
Sokrati është i njohur për metodën sokratike. Ai mësonte se “E vërteta” për
jetën tonë dhe për botën zbulohet më së miri me pyetjet “si” dhe “pse”: dashuria, dinjiteti, miqësia, nderi, bukuria, drejtësia. Mësimi sokratik u jep studentëve
pyetje, jo përgjegje. Këtu e ke një shembull se si Sokrati bisedonte me nxënësit
e vet.
mënyra me e shkurtë dhe më
e sigurt për të jetuar me
nder është të jesh ai që ke
dëshirë të dukesh se je.
Sokrati: Çka është miku i vërtetë?
Driton: Dikush që të do dhe që do të bënte gjithçka për ty.
Sokrati: Ti mendon se një mik i vërtetë do të bënte çkado që t’i thuash?
Driton: Po.
Sokrati: Nëse ti kërkon nga ai të gënjejë, ai do të duhej të gënjente.
Merita: Paj…?
Dritoni: Po, nëse është mik do të duhej ta bënte këtë për mua.
Sokrati: Miku yt duhet të kujdeset për interesat tua?
Dritoni: Po, natyrisht.
Sokrati: Nëse gënjen për ty është në interes tëndin?
Dritoni: Paj, po ma merr mendja, nëse kërkoj nga ai.
Sokrati: Por nuk je i sigurt, apo jo?
Dritoni: Paj, nganjëherë ndihmon por nganjëherë mund të sjellë edhe probleme
më pas.
Sokrati: Miqësia është diçka jetëshkurtë apo jetëgjatë?
Merita: Duhet të jetë e përjetshme.
Sokrati: Nëse e don një miqësi jetëgjatë a është në rregull të kërkosh nga miku
irc
të gënjejë?
A mund të gjesh pyetje tjera që përshtaten në këtë bisedë?
prej nga vjen pikëpyetja?
Nuk e dimë me siguri. Thuhet se pikëpyetja vjen prej fjalës latine për pyetje “quæstio” që shkurtohej
si 'Qo'. 'Q' e madhe shkruhej mbi 'o' të vogël. Një teori tjetër thotë se në shekullin 9. pikëpyetja u
paraqit si pikë me një vijë të lakuar (tildë): .~ Pika nënkuptonte fundin e fjalisë ndërsa vija e lakuar
tonin e fjalisë, siç mund të jetë përdorur për lexim të muzikës.
enigma filozofike
Kjo enigmë përdorej qysh në
kohë të Sokratit.
Preje katrorin majtas në shtatë
pjesë te vijat e shenuara. Format
që dalin mund t’i vësh bashkë që
të krijojnë forma të kafshëve,
luleve apo gjërave tjera?
pyetjet e përjetshme që e
preokupojnë njerëzimin
1. A janë njerëzit të mirë apo të ligë ?
2. A është bukuria e përgjithshme, apo varet prej shijes
së secilit ?
3. Lumturia a bazohet në pasjen e mujshisë, virtytit,
pasurisë, apo diçka tjetër ???
4. Çka është barazia ?
A ke pyetje tjera? Sokrati tërë jetën e kaloi duke u shtruar pyetje të ngjashme fqinjve të vet. Pse
nuk provon edhe ti t’u shtrosh pyetje të tilla miqëve tu apo familjes. A janë përgjegjet e tyre ashtu,
si ke pritur? A mund të formulosh pyetje tjera për të marrë vesh më mirë, çka mendojnë ata?
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
DINJITETI
17
enigma
Baba i tij ishte këpucëtar, nëna rrobalarëse e njerëzve të
pasur. Tregimet e tij tregojnë dallimet mes të varfërve dhe të
pasurve – dhe nganjëherë e kanë ndonjë këpucëtar.
Doli nga shtëpia për të gjetur fatin kur i kishte vetëm 14 vjeç. Ishte artist,
këngëtar dhe aktor, por në asnjërin profesion nuk pati sukses. Vetëm sa u bë më i
varfër dhe ishte duke vdekur nga uria, kur u botua libri i tij i parë me përralla, në
vitin 1835. Më pas ai u bë njëri ndër autorët më të dashur për fëmijë në botë. Gjatë
tërë jetës së vet shkroi mëse njëqind e pesëdhjetë përralla, të cilat janë përkthyer
në mëse njëqind gjuhë!
Hans Christian Andersen ishte i hollë dhe i gjatë me hundë të madhe dhe
mendonte se është shumë i shëmtuar. Tregimet e tij tregojnë dashamirësi për të
dëbuarit dhe të përvuajturit. Përveç asaj i përqeshin të lazdruarit dhe mendjemëdhenjët. Tregimet e tij na kallëzojnë se pamja mund të jetë mashtruese dhe se
personazhet më të çuditshme mund të kenë bukuri magjike të brendshme.
1. Preji katrorët
2. Ktheji mbrapsht dhe përzieji
3. Ktheje secilën kartë mbarë nga një për herë, dhe ktheje atë prap
mbrapsht, PËRVEÇ...
4. Nëse e mban në mend kartën që përshtatet. Nëse e ke mbajtë
në mend atëherë ktheje edhe atë mbarë.
5. Nëse ia ke qëlluar, leji këto dy karta mbarë.
6. Qëllimi i kësaj loje është të përshtaten figurat (të gjenden dy nga
i njejti lloj) me sa më pak poteza. Numëroi sa karta i ke kthyer për
të shenuar rezultatin.
7. Luaj prap! Nëse tash të duhen më pak poteza e ke përmirësuar
rezultatin – dhe memorien tënde.
danimarka
danimarka
jeta nuk është mjaft," tha flutura, "duhet të kesh
edhe diell, liri, sidhe një lule të vogël.
dinjiteti
nga kutia e eshkës
Një ushtar po vinte duke marshura: majtas... djathtas! Majtas... djathtas!
Në shpinë kishte një çantë dhe një shpatë në brez. Kishte qenë në luftë dhe
po kthehej në shtëpi. Rrugës e takon një shtrigë. Ishte shëmti e gjallë, me
buzë të poshtme që i varej deri në qafë. "Mirëmbrëma, ushtar i ri", tha ajo.
"Çfarë shpate të bukur që paske, dhe çfarë çante të madhe. Po e shoh se je
ushtar i vërtetë! Do të jap të gjitha paratë që i do". “Falemnderit, shtrigë e
vjetër" tha ai. "A po e sheh atë dru të lartë?" pyeti shtriga, duke treguar kah
një dru përpara. "Trungu i tij është i zgavërt. Ngjitu në maje të këtij druri, hyr
brenda dhe lëshohu poshtë në brendësi të tij. Unë po e lidhi një litar rreth
brezit tënd, dhe të tërheq prap kur të më thirrësh."
Anderson rrëfen tregime që thonë se shpirti dhe zemra janë pasuria e vërtetë,
dhe kërkon nga ne të shohim më thellë, kur na bën përshtypje pamja apo pasuria.
Për të gjetur librat e Andersonit në shqip, shko në bibliotekën apo librarinë më të
afërt.
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
..
18
KAFSHET E EGRA
Jane Goodall vlen si eksperti më i madh botëror për shpimpanzat. Është
lindur më 3 prill 1934 në Londër, Angli. Në ditëlindjen e saj të dytë babai i sai ia
bleu një shmpanzë lodër me emrin Jubilee (Xhubëli). Deri sot Jubilee akoma rri në karrikën e
vet në Angli. E përkushtuar ta jetësoj ëndrrën e saj fëmijënore të merret me kafshë të egra, Jane u
nis për Afrikë në moshën 23 vjeçare.
Goodall filloi të observojë shimpanzat në natyrë. Zbuloi se ato nuk janë vegjetarianë, se kanë relacione
të forta sociale e familjare, jetë komplkse emocionale, se ndërtojnë vegla – dhe madje, fatëkeqësisht,
bëjnë edhe lufta. Puna e saj e ndërroi mënyrën se si njerëzit i perceptonin kushërinjët e vet më të afërt,
dhe kafshët e egra në përgjithësi. Ajo themeloi Institutin për kafshë të egra Jane Goodall Wildlife
Institute, programin TACARE për observime të katundit në Afrikë, si dhe programin për nxënës Roots
and Shoots (rrënjët dhe filizat).
çdo individ vlen
çdo individ ka rolin e vet
çdo individ dallon
mësime për shpresë
Kujtohu se prej nga ke ardhur dhe ku je duke shkuar.
Kërkoje një mentor (dikë që të ndihmojë ta shohësh udhën e jetës tënde).
Mëso të vizatosh drunj.
Bëhu sikur je duke parë nëpër dlybi të Jane Goodallit.
Zbulo se si ngrënia e çokolladës mund të ndihmojë në shpëtimin botës.
Shkruaji shpresat dhe ëndërrat, të cilat do t’i realizosh gjatë jetës.
Bëj diçka mirë për dikë sot – sidomos për dikë që nuk e njeh.
Vëreji nevojat e komunitetit tënd.
Takoje dikë që punon për mirëqenien e të tjerëve. Pyete se pse e bën këtë.
Nëse jeton në fshat, apo herën tjetër kur ta vizitosh fshatin, observoje me
vëmendje ndonjë kafshë apo familje kafshësh. Shkruaj se çka ke vënë re.
A ke pasë ndonjëherë mësues, i cili vërtet të ka ndihmuar? Falënderoje.
bëje kafshën tënde…
Kështu bëhet:
1. Përdore një ballon si bazë për trupin e
kafshës. (Zgjedhe një ballon që ka formë
dhe madhësi të përshtatshme.)
2. Nëse kafsha jote ka këmbë, bëji nga dy
përnjëherë me gazetë të mbështjellur si
rrollne. Lidhi këto gazeta mirë që të mos
çmbështjellen. Paloji këto rrollne dhe ngjiti
me shirit në ballon, si në figurë. Sa kohë
që je duke punuar trajtoje ballonin me
kujdes që të mos deformohet. (Më pas kur
figura teret, do ta mbajë formën edhe
nëse ballonit i del ajri. Shih ilustrimin.
3. Preje ose shqyeje gazetën në shirita nja
2.5 cm të gjerë dhe 28-30 cm të gjatë.
Të duhet:
• Ballon
• Gazetë
• shirit – ngjitës – i trashë dhe i gjerë
• 1/4 litra miell (1 gotë) • 156 mililitra ujë (11 lugë supe)
• Një enë e madhe
• ngjitës i bardhë
• ngjyra (akriliket janë më të mirat) dhe
brusha
gjër tjera praktike: rrathë të vegjël të
ngjyrosur për sy, ngjyrë tekstili, rroba me
ngjyrë, letra me ngjyrë, dhe zbukurime të
tjera
4. Përzije miellin dhe ujin në enë dhe tunde përzierjen derisa të bëhet qull pa grimca. Nëse
përzierja bëhet shumë e trashë shtoji ujë, gjegjësisht nëse del shumë e hollë shtoji më
shumë miell.
5. Ngjyji shiritat e gazetës në qull dhe ngjiti një nga një duke fshirë mbetjen e qullit.
6. Shiritat e lagët mveshi mbi formë të kafshës në drejtime të ndryshme duke i bërë nja dy a
tri shtresa. Shih ilustrimin.
7. Për të bërë kokën, veshët, hundën e pjesët tjera bëj topa të vegjël nga gazeta e ndrydhur
e zhytur në të njejtin qull. Ngjiti në vendet e duhura me shirita tjerë të qullur. Shih ilustrimin.
kujtimet e goodallit nga fëmijëria:
8. Leje figurën e kafshës të teret krejtësisht për DISA DITË. Mandej pikturoje kafshën duke e
lënë ngjyrën të teret.
Pasi që ngjyra të të jetë tharë krejtësisht, ngjiti rrathët që i ke bërë për sy, letrën e ngjyrosur
të bërë karton si brirë, një copë tekstili si gjuhë, penjët e thurrjes si mustaqe, apo çkado
tjetër që të duket e përshtatshme!
“Kam pasë interesim për kafshët qysh para se të kem memorie. Kur isha 4 vjeçe, rrija në fshat
për të ndihmuar mbledhjen e vezëve të pulave. U intrigova dhe i pyeta ata përreth ‘ku është
vrima prej nga dalin vezët kaq të mëdha?’ Meqë askush nuk më dha përgjegje të kënaqshme, u
fsheha në kotecin e vogël për nja katë orë për ta zbuluar misterin. Kur më pa nëna duke nxituar
kah shtëpia, e vuri re shqetësimin tim. Në vend se të më qortojë për zhdukjen time (ndonëse e
kishin thirrë edhe policinë!), ajo u ul me mua dhe e dëgjoi rrëfimin se si pulat i bëjnë vezët”
rrënjët dhe filizat
I themeluar nga Dr. Jane Goodall, programi Rrënjët dhe Filizat
frymëzon të rinjtë të ndryshojnë gjëra në komunitetet e veta. Çdo
grup i rrënjëve dhe filizave (janë mëse 6000 grupe!) planifikon
dhe zbaton projekte të mësimit të shërbimeve që promovojnë
përkujdesje për kafshët, ambientin, dhe bashkësinë njerëzore.
http://www.rootsandshoots.org/
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
.2081,.,0,
$OH[DQGHU*UDKDP%HOOLOLQGXUPsPDUVQs(GLQEXUJK6NRWODQGssVKWsLQMRKXUVLGRPRVSsUVKSLNMHQHWHOHIRQLW6KXPs
VKSLNsVSsUSDUDWLMNLVKLQSXQXDUQsLGHQsHWUDQVSRUWLPLWWs]sULWWsQMHULXWPHWHOSRU%HOO·LLVKWHLSDULTsSDWLVXNVHV0HVKSLNMHQH
WHOHIRQLW%HOO·LVKSLNXHGKHG\SMHVsWsUsQGsVLVKPHPLNURIRQLQGKHDOWRSDUODQWLQ1GRQsVHVKXPLFDHQMHUs]YHHQMRKLQ%HOO·LSUHM
WHOHIRQLWPLUsSRYHWsPGLVDHGLQsTsSXQDHWLMPsHPDGKHLNXVKWRKHMWsVKXUGKsUYH$OH[DQGHU*UDKDP%HOOLVKWHSsUNXVKWXDUWXD
SsUFMHOOWHIMDOsWIsPLMsYHWsVKXUGKsU$LWKHPHORLGLVDVKNROODSsUWsWUDMQXDUHGXNDWRUsSsUWsVKXUGKsU'DVKXULDHMHWsVVsWLMJUXDMDH
YHW0DEHOLVKWHHVKXUGKsU
.XUPE\OOHWQM¨GHU¨
KDSHWQM¨WMHW¨USRU
QHDTJMDW¨HDTPHSHQGLP
LNXQGURMP¨G\HUWHPE\O
OXUDVDT¨QXNLVKRKLP
DWRT¨KDSHQS¨UQH
E¨MHQM¨
WHOHIRQ
7LGKHQMsVKRNVKRTHH\WMDPXQGWs
EsQLQMsWHOHIRQWsWKMHVKWsPHG\
NDQDTHWsSLMHYHIUHVNXHVHVL&RFD
&RODDSR6KZHSSHVPDGMHEsQHGKH
PHJRWDWsOHWUsVGKHPHQMsSH
SHVKNLPLQMDPHWUDWsJMDWs
%sMLG\YULPDWsYRJODQsIXQGWs
NDQDTHV)XWHSHULQQsSsUNsWDYULPD
OLGKHQ\MHTsWsPRVGDOsQJDYULPD
6KNRQLODUJQMsULWMHWULWGHULVDSHULWs
MHWsWHQGRVXUVKWUsQJXHVKsP
.XUQMsULSUHMMXVKIOHWQsNDQDTHWMHWUL
PHNDQDTHQsYHVKPXQGWsGsJMRMs
VHoNDIOHWDL3VH"7LQJXOOLL]sULWWsQG
QsNDQDTHNULMRQGULGKMH²DSR
PsVKXPsGULGKMHQsVHNRQGs
.sWRGULGKMHXGKsWRMQsQsSsUSHWs
VKWUsQJXDUGKHHEsMQsNDQDTHQQs
DQsQWMHWsUWsSsUFMHOOsWsQMHMWDW
GULGKMHGXNHULSURGKXDUNsVKWX]sULQ
WsQG
*MXKDHVKHQMDYH
.XUIsPLMsWMDQsWsVKXUGKsUTsQJDOLQGMD
sVKWsPsOHKWsWsPsVRMQsVLJQDOHVHVDWs
NRPXQLNRMQsPHJMXKs*MXKD]KYLOORKHWQs
QMsPRVKsVKXPsWsUH3sUYHoNsVDMJMXKD
QGLKPRQTsWUXULLIsPLMsVWs]KYLOORKHWPs
VKSHMWs.sVKWXTsSsUWUXULQHIsPLMsVsVKWs
PsPLUsTsWs]KYLOORKHWPHJMXKsHGKHPH
JMXKsWsVKHQMDYHVHVDWs]KYLOORKHWSD
JMXKsIDUH
KLVWRULD
XML
JUDYLWHWL
.RQFHSWL 0X]HXLQWHUDNWLYLIsPLMsYHGKHWsULQMsYH
'HVLJQ 5URWD+XOXPWLPL %DONDQ6XQIORZHUV
3sUNUDKMD .sVKLOOLL(XURSsV
1DVKNUXDQLQs ERWDHPUHNXOOLYH#SLVKSLULNXFRP
FILMAT AKSION
Jackie Chan (i lindur më 7 prill, 1954, në Hong Kong) që nga
mosha 8 vjeçare ka luajtur në gati 100 filma, si dhe ka bërë regjinë e
mëse 20 filmave. Është i njohur në tërë botën si ylli i hareshëm dhe qesharak i Kung
Fu’së, i cili të gjitha aksionet kaskadere i xhiron vetë. Kur ishte gjashtë vjeç, prindërit e
kishin dërguar në Akademinë Kineze të Dramës për të mësuar muzikë, vallëzim, dhe arte
luftarake. Shumë shpejtë i ofruan pjesët e para në biznesin kinematografik të Hong Kongut që
atëbotë ishte në ekspanzion.
...natyrisht se kam frikë. zemra ime 'bum-bum,
bum-bum'. pas gjithë këtyre vjetëve, e dij që
s’guxoj të pres shumë gjatë. përpara, prisja.
mendoja 'po e thej këmbën ... po e thej dorën...'
20
fakte për jackie chan’in
Emri kinez i Jackie Chan’it “Sing Lung” domethënë "Gati Drangue."
Duke i bërë akcionet kaskadere të vetat, Jackie e ka thyer hundën tri
herë, nyjen e këmbës një herë,
shumicën e gishtave të dorës, tëdy
mollëzat e faqeve dhe rrashtën e
kokës.
Jackie pret prej aktorëve dhe aktoreve në filmat e vet që edhe ata t’i
bëjnë akcionet kaskadere vetë.
Ka një vrimë në kokë prej një
aksidenti gjatë xhirimit të një akcioni
kaskader.
Aktorët e tij mbajnë jastëka special
në këmbë dhe në trup, për të parandaluar lëndime serioze.
Ekipi i tij kaskader trajnohet t’i bëj
akcionet në mënyrën e tij. Ata duhet
të sinkronizohen me të në çdo
lëvizje, në çdo shpejtësi etj.
15.000.000
Mjeshtrit e hershëm të filmave pa zë
Charlie Chaplin, Buster Keaton, dhe
Harold Lloyd janë shembëlltyra të tij.
Jackie është ylli më i njohur
jo-Hollywood’ian i filmit në botë.
Është paguar $ 15 milion për filmin
Rush Hour 2, në vitin 2001.
Merre Drunken Master nga video-klubi.
aksionet kaskadere
Filmat janë plotë “aksione kaskadere” – njerëz duke
rënë, duke u djegur, duke u thyer, duke luftuar. Këto
aksione i bëjnë njerëz të ushtruar veç për to. Për t’i bërë
këto aksione pa u lënduar, ata varen nga shumë gjëra:
ushtrimi, praktika, rrobat mbrojtëse, geli i zjarrit, litarët
apo vegla të tjera, të cilat fshihen nga kamera, dhe varen
sidomos nga shkenca. Shkenca, psh. e përcakton se sa i
madh duhet të jetë jastëku i ajrit për ta absorbuar një
rënie të gjatë. Në fund të filmave Jackie Chan, shpesh i
tregon aksionet e veta të vogla kaskadere që nuk kanë
funksionuar. Kaskaderi amerikan Steve Wolf mban një
shkollë, ku përmjet akcioneve kaskadere nëpër filma jep
mësim për bazat e fizikës, kimisë, matematikës, mekanikës, nxehtësisë, elektronikës, inxhinjerisë dhe
kompjuterave.
a dëshiron të jesh “kritik filmi”
Disa njerëz kanë vërtet punë të çuditshme. Njëra ndër to është të shikosh filma
gjatë gjithë kohës. Mund ta paramendosh të paguhesh që të shikosh 10 apo 20
filma në javë. Mirëpo, “kritikët e filmit” bëjnë edhe diçka tjetër, përveç shikimit
të filmave. Ata duhet të shkruajnë "kritika". Në gazeta dhe televizione ata na
tregojnë se çka u ka pëlqyer dhe çka nuk u ka pëlqyer, lidhur me filmin që e
kanë parë. A të duket se kjo mund të ishte punë zanzi? Ok, provo të bëhesh
kritik filmi. Këtë javë, shiko një film në televizor. Shkruaj rreth filmit.
Kur shruan, kij parasysh disa nga këto pytje që mund të të ndihmojnë:
• A ishte tregimi i mirë? A e ke besuar? Ose a ke qenë i lumtur ta shikosh edhe
pse nuk e ke besuar?
• Cilët aktorë të kanë pëlqyer? Cilët jo? Pse?
• A e ka ndihmuar muzika tregimin apo e ka penguar?
• A kishte diçka të pazakontë, ndryshe ose interesante në lidhje me filmin.
• A kishte filmi këndvështrim moral?
• Nëse do ta njihnit regjisorin (personin më së shumti përgjegjës për filmin) a
do të kishit dëshirë të shikonit filma të tjerë të tij.
kung fu
Kung Fu është zhvilluar në tempujt
Shaolin, që janë manastire Budiste në
Kinë. Murgjit, janë njerëz të përkushtuar
jetës së qetë, që kanë zhvilluar zotësi
lufturake për të mbrojtur vendin e vet
nga cubat dhe invazorët. Thonë se ata e
kombinojnë “ujin dhe zjarrin”. “Zjarri”
simbolizonte zotësitë e tyre luftarake në
kung fu, ndërsa “uji” jetën e tyre të
përditshme meditative.
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
TEATRI
William Shakespeare (prill 1564 – 23 prill 1616) është me gjasë
shkrimtari më i madh në gjuhën angleze, apo ndoshta edhe në çdo gjuhë.
Ai shprehte aspektet më të thella të natyrës njerëzore dhe ishte mjeshtër i
psikologjisë njerëzore dhe i skenarit. Ishte ndër dramaturgët e pakët që shkëlqeu si në
dramë ashtu edhe në komedi.
21
fakte shakespeareane
Shakespeare u martua me Anne Hathaway kur ishte 18 ndërsa ajo
ishte 26 vjeçe.
Vendlindja e tij, Stratford-on-Avon, e njihte Shakespeare’in si pronar
të suksesshëm tokash, dhe nuk kishte ide për karrierën e tij si
shkrimtar.
Ai shkroi 37 pjesë teatri dhe 154 soneta. Pjesën e parë teatrore e
shkroi kur ishte rreth 25 vjeç.
Williami ishte edhe aktor, dhe luante në shumë pjesë të veta si dhe
në pjesë të dramaturgëve të tjerë.
Ai aktroi para mbretëreshës Elizabeth 1 dhe mbretit James 1, të
cilët e përkrahnin kompaninë e tij teatrore.
krejt bota është
skenë, dhe të
gjithë burrat dhe
gratë janë veçse
aktorë. i kanë
hyrjet dhe daljet
e veta, dhe njeriu
në jetë i luan
shumë role, në
akte prej shtatë
moshave
fan noli
Shakespeare u përkthye në shqip nga Fan Noli (1882-1965). Noli ishte themelues i
Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Noli ishte edhe patriot, poet, kryeministër
i Shqipërisë, biograf i Skënderbeut dhe gazetar.
hamleti
Hamleti i Shakespeare’it ishte
pjesa e parë që u luajt nga
Teatri Kombëtar pas luftës në
vitin 1999. Që nga atëherë
janë luajtur Macbethi, Ëndërra
e një nate vere, dhe Richardi
III me aktorë të mëdhenj të
vendit si: Melihate Ajeti,
Arjeta Ajeti, Dibran Tahiri,
Kushtrim Sheremeti, Armend
Morina, Luan Jaha, Lirak
Çelaj, dhe Ilira Vinca, dhe
regjisori Ilir Bokshi.
Disa njerëz besojnë se pjesët e tij i shkruante dikush tjetër, që nuk
donte ta pranonte se është shkrimtar – dhe jo Shakespeare. Arsyet
e tyre: Shakespeare nuk kishte ndjekur universitet.
Në testamentin e vet Shakespeare gruas së vet ia la “krevetin e
dytë më të mirë.” Kjo nuk ishte aq keq sa tingëllon. Kreveti i dytë
ma i mirë ishte ai i martesës. Kreveti më i mirë ruhej për mysafirë.
Vdekja e zezë e kaploi Londrën në vitin 1603 kur Shakespeare ishte
39 vjeç. 33,000 njerëz vdiqën, por Shakespeare mbijetoi.
Më shumë se 250 filma janë xhiruar në bazë të pjesëve të
Shakespeare’it.
•Natën e mirë princ i ëmbël, flatra të engjëjve të
çofshin me këngë në prehjen tënde.
•Dyshimet tona janë tradhëtarë, që na bëjnë të
humbim të mirën, të cilën do ta fitonim, sikur të mos i
druheshim sprovës.
•Është kohë të frikësohesh, kur tiranët duken sikur
puthin.
•Nuk jam i atij soji, që ta hedh shokun, kur i duhem
më së shumti.
•Disa janë lindur të mëdhenj, disa e mbërrijnë madhështinë, ndërsa disa kanë etje për madhështi mbi kokë.
•Cilat plagë janë shëruar ndryshe, përveçse ngadaldale?
•Nëse e humbi nderin, e humbi veten.
•Mirësia, më fisnike se hakmarrja.
•Rruga e dashurisë së vërtetë kurrë nuk ka shkuar butë.
•Duaji të gjithë, besoju të paktëve, mos i bëj dëm askujt.
•Ata nuk e donë atë që nuk ua shfaqë dashurinë.
•Në natyrë nuk ka shëmti përveç mendjes; askush s’mund
të quhet i deformuar përveç të pasjellshmit.
•Është më mirë të jesh i prerë se i mërzitshëm.
•Vetes tënde qëndroi besnik; dhe të përcjell si nata që
përcjell ditën, as dikujt tjetër nuk do t’i jesh i pavërtetë.
•Natën e mirë, natën e mirë! Ndarja është aq pikëllim i
ëmbël sa që do të them natën e mirë derisa të bëhet
mëngjes.
•Më mirë tri orë më herët se një minutë më vonë.
•Nuk mjafton të flasësh, përveç nëse thua të vërtetën.
Asnjë person në histori nuk është cituar më shumë se
Shakespeare. Për të parë më shum fjalë nga Shakespeare
shko në:
http://www.users.totalise.co.uk/~tmd/william.htm
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
22
FUTBOLLI
historia e futbollit
Pelé (i lindur më 1940 në brazil me emrin Edson Arantes do Nascimento) ishte futbollisti më i famshëm i gjeneratës së tij. Pelé iu bashkua
klubit Santos Football në vitin 1956 dhe qëndroi me këtë klub deri në pensionimin e vet më
1974. Pelé luajti me ekipin kombëtar brazilian në katër Kupa Botërore. Në karrierën e vet ai shënoi
1282 gola dhe periudha më e mirë e tij ishte ajo e vitit 1958 kur i shënoi 139 gola.
Mes shekujve 7 dhe 9 në Angli dhe rajonet përreth janë shfaqur lloje të
ndryshme të lojërave me top. Më e popullarizuara nga të gjitha ishte
futbolli popullor. Është luajtur mes katundeve gjatë ndonjë festivali.
Footballi popullor ishte shumë i popullarizuar në Angli, aq shumë saqë
edhe Shakespeare e përmend te “Komedia e Gabimeve”.
Në vitin 1977 publikoi autobiografinë shumë të shitur “Jeta ime dhe loja e bukur”. U stolis me yje
në disa filma dokumentar dhe gjysmë dokumentar. Për të u kompozuan disa pjesë muzikore
përfshi këtu edhe tërë muzika e filmit ‘Pelé’ në 1977. Ai poashtu mori çmimin ndërkombëtar të
paqes për punën e tij për UNICEF.
Loja e futbollit siç e njohim ne sot është shfaqur
gjatë pjesës së dytë të shek 19 në Angli. Në një
takim të Asociacionit të Futbollit të Londrës në
vitin 1863, loja ishte ndarë në “Rugby football
(ragbi futboll)”, në të cilën lojtarët e mbanin
topin me dorë, dhe “association football (futboll i
shoqërimit)’, lojë që ndalonte prekjen e topit me
dorë.
entuziazmi është gjithçka. ai duhet të jetë i tendosur dhe dridhës si teli i gitares.
Në histori, njerëzit kanë luajtur shumë lojëra me
top. Një lojë me top e quajtur Cu Çu u shfaq në
Kinën e vjetër më herët se 250 vjet para lindjes
se Krishtit. ‘Cu’ do të thotë “ta shkelmosh topin me shputë” dhe ‘çu’ do të
thotë “top i bërë nga lëkura dhe një material mbushës”. Qëllimi ishte ta
shkelmosh topin në një rrjetë 30 deri 40cm të vendosur në një kornizë
bambusi, 9 metra larg bazës.
Do të duhej të ishin të mirë!
Para rreth 4000 vjetësh, grekët e kanë zhvilluar lojën
shkelmuese/gjuajtëse të quajtur Episkyros. Kryesisht është luajtur nga
burrat, por ka pasur edhe gra që e luanin.
Loja me top e Meso-Amerikanëve e quajtur “Pok-A-Tok” ka ekzistuar qysh
3000 vjet p.Kr. por fusha më e hershme e lojës, që është zbuluar në
Meksikë, daton vetëm 1600 vjet p.Kr.
stërvitje për gjuajtje
Një ushtrim i mirë për të mësuar shutin
(gjuajtjen)
Përshkrimi: Lojtari i parë pason te lojtari i dytë,
i cili e përgatitë për finale. Lojtari 1 pozicionohet
për të bërë gol.
Shpjegimi: Në fillim të ushtrimit, lojtari që e
merr gjuajtjen duhet të mësohet ta kontrollojë
topin, para se të shutojë. Kur e zotërojnë mirë
këtë pjesë, atëherë mundohu të arrish që të
shutosh me të parën. Këto ushtrime gradualisht
të mësojnë pasimin me të parën, duke e prekur
topin vetëm një herë.
Me këtë arrihet përparim gradual nga ekzekutimi teknik deri te shkathtësia në lojë…
komunikimi
Mos kërko arsyetime
Kur bën ndonjë gabim, mos u merr
me të
Mos i fajëso bashkëlojtarët,
sidomos jo gjatë lojës
Kur je pjesë e ekipit, fitorja dhe
humbja janë të përbashkëta
Nëse do ta kritikosh një bashkëlojtar, bëje atë shpejt dhe në
mënyrë konstruktive
Shprehi sugjerimet tua si një
alternativë dhe jo si të vetmin
opsion
Kujtohu edhe t’i lëvdosh bashkëlojtarët tu ndonjëherë
Portieri
4
3
2
Pasuesi
1
Finalizuesi
dietat e sportit
Një dietë e shëndetshme mund t’i rrisë rezultatet tua
me kohë. Të hash gjëra të gabuara gjithashtu mund t’i
zbresë rezultatet tua shumë shpejt.
Ha ushqim të pasur me karbohidrate (bukë, oriz, pasta,
patate) dy ose tri ditë para lojës. Rri larg ushqimit të
fërguar, të majëm ose djegës rrafsh 24 orë para lojës.
Për ta zbrazur stomakun dhe zorrën e hollë, shujta
duhet ngrënë 3-4 orë para lojës. Nga kjo kohë ngjitu
pas ujërave, lëngjeve edhe shujtave të lehta.
Pi shumë lëngje të gazuara pas ose nëse është e
mundur edhe gjatë lojës.
Ha një drekë të rrastë që ka në përbërje një
kompleks karbohidratesh brenda 3 orëve pas
lojës.
Përgjatë pushimit të fundjavës mund të
hash edhe proteina (mish) por
mundohu t’iu ikësh yndyrave sa më
shumë.
udhëzimet e trajnerit
1. Aftësitë zhvillohen përmes përsëritjes. Zgjedhe një teknikë të pjesshme dhe puno
ekskluzivisht në te për më së paku 30 minuta. Bëje këtë me ritëm, dhe me ndërprerje sa
më të pakta që është mundur. Pas stërvitjes duhet të qëndrojë se koordinimi është
përmirësuar dhe se ti ke më shumë vetëbesim në këtë aftësi.
2. Kur punon kundër murit mos e gjuaj topin veç hajt. Zgjedhe një teknikë specifike që
dëshiron ta përmirësosh. Për shembull, shkelmoje topin duke përdorur vetëm ‘pasimin’
dhe kape me anën e jashtme të shputës.
3. Me një bashkë-stërvitës, luaj një version të një loje me gola të vogla. Kjo mund të të
ndihmojë në zhvillimin e efektivitetit në konfrontime individuale.
4. Mëso të ecësh me top në vijë të drejtë. Përdore një teknikë të pjesshme në praktikë. Ka
shumë ushtrime për zig-zage mes konave kështu që kënaqu dhe eksperimento.
5. Dedikoja një sesion të tërë të trajnimit një shkathtësie teknike. Në sesionin e ardhshëm
koncentrohu në ndonjë shkathtësi tjetër.
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
23
ILUMINIZMI
Idetë e qeverisjes moderne demokratike kanë lindur në shekullin 17 e 18 në periudhën e “Iluminizmit Europian”. Qasja racionale dhe shkencore ndaj
çështjeve religjioze, sociale, politike dhe ekonomike nisi një këndvrojtim sekular të botës dhe një sens të përgjithshëm të përparimit. Tre filozofë politikë kanë
pasur ndikim të madh në idetë tona të sotshme të lirisë.
Jean-Jacques
Rousseau [Zhan
Zhak Ruso] (17121778) ishte filozof
dhe shkrimtar
zviceran. Në novelat
dhe trajtesat e veta ai
shkruante për lirinë
natyrore të njerëzimit dhe
pretendonte se një shoqëri
vërtet e lirë do të ishte shprehje
e “vullnetit të përgjithshëm” të
të gjithë anëtarëve të
shoqërisë.
njeriu lindet i lirë, por gjithkund
e gjejmë në pranga.
Voltaire [Volter]
(1694-1778) ishte
filozof, historian, poet
dhe dramaturg
francez. Qysh në vitin
1717 ai u burgos për
shkak të kritikës ndaj
qeverisë.
dietat e sportit
e të drejtave të
njeriut
2. të drejtat e njeriut
3. magna carta
4. deklarata e kombeve
të bashkuara për të
drejtat e njeriut
5. “ne i mbajmë këto të
vërteta të
vetëkuptueshme, që të
gjithë njerëzit janë
të barabartë …”
6. e drejta natyrore
7. “kontrata
shoqërore”
8. racionalizmi
9. liria
10. kushtetuta
11. qeveria
njerëzimi... duke qenë se jemi
të gjithë të barabartë dhe
të pavarur, asnjëri nuk
duhet ta dëmtojë tjetrin në
jetë, shëndet, liri dhe pronë.
ata që ju bëjnë të besoni në
absurditete mund t’ju bëjnë
edhe të kryeni vepra mizore.
Gjeni cilët emra shkojnë bashkë me përkufizimet
1. deklarata universale
John Locke [Gjon Llok] (1632-1704) besonte në
qeverisje me miratim të të qeverisurit dhe në të drejtat
natyrore të njeriut (jeta, liria dhe prona). Ai kishte ndikim
jashtëzakonisht të madh te amerikanët kolonizues, duke
u dhënë krah atyre ta përligjin revolucionin dhe të
ndërtojnë një qeveri të re.
a. Një organizatë që ka pushtet të bëjë dhe ekzekutojë ligj
në një territor të caktuar.
b. Dokument i Kombeve të Bashkuara i vitit 1948, i cili e
kufizon veprimin e shtetit, që tash ka edhe detyrime ndaj
qytetarëve.
c. E adoptuar nga Kombet e Bashkuara më 1948, është
“standard i përbashkët i arritjes për të gjithë njerëzit dhe
të gjitha kombet” dhe ka të bëjë me të drejtat dhe liritë
themelore njerëzore.
d. Në vitin 1215 në Angli mbreti u detyrua ta nënshkruaj
këtë dokument, me të cilin pajtohej ta kufizonte pushtetin
e vet. Aty thuhet se asnjë njeri nuk mund të vritet, lëçitet
apo burgoset, përveç me vendim të bashkënjerëzve të tij.
e. Rreshti i parë Deklaratës Amerikane të Pavarësisë.
f. Mbështetja në arsye është udhërrëfyesi më i mirë për
besim dhe veprim.
g. “Këto të drejta”, thotë John Locke, “që ne si qenie
njerëzore do të duhej t’i kishim para se të krijohej ndonjë
qeveri”.
h. E drejta që ushtrohet nga të tjerët në shoqëri të liruar
nga kufizimet arbitrare dhe të paarsyeshme apo nga
ndërhyrja
i. Ky libër i Jean-Jacques Rousseau’s ofron një teori
filozofike që njerëzit pajtohen mes vete, në njëfarë
mënyre, me kondita të anëtarësisë në shoqëri (1762).
j. Parimet themelore të qeverisjes së një kombi, ose të
implikuara në ligje, ose të përmbledhura në një dokument
themeltar.
k. Të drejtat themelore që i përkasin të gjithë njerëzit duke
përfshirë këtu të drejtën në jetë dhe në liri, lirinë e shprehjes së mendimit, dhe barazinë para ligjit
Dinjiteti
Vetërespekti, liria nga frika.
Këto janë të “drejta të
njeriut”. Edhe në shkollë
disa fëmijë vuajnë nga
fëmijë të tjerë: barabat.
Këtu i ke disa këshilla se si
të mos i lejosh barabat të
të lëndojnë.
Mos u trego i frikësuar. Nëse beson në vete fëmijët
tjerë e vërejnë.
Fol me barabën. Disa fëmijë mund të mos e njohin.
Mendo përpara se çka do të thuash. Fol shkurt dhe
mos thuaj fjalë të rënda (mos u bëj edhe ti barabë).
Mos u nervozo, merre me humor. Kjo tregon që nuk je i
frikësuar. Kur mund të qeshësh me veten, barabat e
humbin fuqinë për të të lënduar.
Barabat mundohen të të nervozojnë, pra mos i le. Rri i
qetë.
Shih se si sillesh. Kërrusja, shikimi teposhtë dhe lëvizja
e tepërt tregojnë se je i pasigurt. Mbaje kokën lartë.
Trego vetëbesim. Barabat të ngucin nëse tregohesh se
po frikësohesh.
Nëse e di që një fëmijë nuk të do, rri larg nga ai.
Dil me shokë. Barabat i ngucin më shumë fëmijët që
rrinë vetëm.
Ushtro: fjalë të prera, zë stabil, kontakt me sy, dhe
qëndrim të fortë të trupit.
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
zgjidhja: 1-c, 2-k, 3-d, 4-b, 5-e, 6-g,
7-i, 8-f, 9-h, 10-j, 11-a.
SOFTWARE
Bill Gates është themeluesi i korporatës Microsoft, kompani
globale e software’it [softuer] që punëson mbi 55,000 njerëz në
85 shtete dhe regjione.
24
fakte software’ike
Një byte [bajt], në software, reprezonton një germë. Për shembul, fjala
"mace" me katër germa reprezentohet me 4 byte. Një byte i ka 8 bit.
Një kilobyte (KB) është baraz me 1,024 byte.
I lindur në vitin 1955, Gates zbuloi interesimin e vet për software dhe filloi të
programojë qysh në moshën 13 vjeçare. Vizioni i tij ishte të shihte kompjuterët të
bëheshin më të vegjël, më të shpejtë dhe më të lirë – dhe të zënë vend në çdo shtëpi
dhe në çdo vend pune.
Ai dhe shokët e tij filluan ta shkruajnë një program për kompjuter që do të bëhej
standard gati në secilin kompjuter në botë për 35 vjetët e ardhshëm – duke e bërë Bill
Gates’in njeriun më të pasur në botë. Gates njeriun më të pasur në botë.
Një megabyte (MB) i ka 1,048,576
byte, por zakonisht rrubullakësohet në
një milion byte.
Një gigabyte (GB) është njëmijë
megabyte.
Sistemi operativ është një software që
e kontrollon punën e kompjuterit.
rregulla e parë në çdo teknologji që përdoret në
biznes është që automatizimi i një operacioni efikas
do ta rrisë efikasitetin. e dyta është që automatizimi i
zbatuar në joefikasitet do ta rrisë joefikasitetin.
Aplikacionet janë programe (software)
për aktivitete të ndryshme: lojëra,
shkrim, matematikë, përpunim të
fotografive, menaxhim të pareve, email,
shikim të filmave, etc.
Në vitin 1971, është prezentuar së pari floppy
disku.
Një program është një seri e instruksioneve e
shkruar në gjuhë të kompjuterit, e cila i thotë
atij çka të bëjë dhe kur ta bëjë atë. Programet
quhen edhe “software” ose “aplikacione.”
shah
Më 11 maj 1997, një superkompjuter i IBM’it i quajtur
Deep Blue e mundi kampionin
e shahut Garry Kasparov në
lojën vendimtaretë meçit prej
gjashtë lojësh. Kasparov
konsiderohej lojtari më i mirë
i të gjitha kohërave. Por
kundërshtari i tij, Deep Blue,
ishte procesues paralel
marramendës, i aftë të
kalkulojë 200 million pozita
në sekondë. Kurrë nuk
nervozohej, frikësohej apo
lodhej.
fondacioni bill dhe melinda gates
Billi dhe gruaja e tij Melinda, kanë themeluar një fondacion me më
shumë se $27 milardë dollarë (gjendja në mars 2004) për të
mbështetur iniciativa filantropike globale në fushë të mësimit dhe
shëndetësisë, me shpresë se në shekullin 21, në përparimin e
këtyre fushave do të kenë qasje të gjithë njerëzit.
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates u ka dhuruar mëse $3.2
miliarda dollarë organizatave që merren me shëndetësi globale
dhe mëse $2 miliardë për të mbështetur mësimin.
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
PA FRIK
FRIKË
Aung San Suu Kyi, është lindur më 19 qershor 1945 në
Rangoon, Burma. Burmën e la në moshën 15 vjeçare, dhe u kthye
së pari në vitin 1988 për t’u kujdesur për nënën e sëmurë. Vendi i saj sundohej nga
një diktaturë ushtarake.
Demonstratat për demokraci shpërndaheshin me dhunë. E frymëzuar nga filosofia
joviolente e Gandhi't, Suu Kyi u bë udhëheqëse e lëvizjes për demokraci dhe u vu në
burg shtëpiak në vitin 1989. Asaj më pas iu ofrua liria nëse do të dilte jashtë shtetit, por
ajo refuzoi.
Partia e Aung San Suu Kyiwon fitoi bindshëm zgjedhjet e vitit 1990. Megjithatë ushtria
refuzoi t’ia dorëzojë pushtetin. Suu Kyi fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 1991. Që
nga atëherë, të shumtën e kohës ajo qëndroi në burg shtëpiak duke mos i parë dy
djemtë e vet, dhe burrin e saj që vdiq më 1999.
25
intervistë
Intervistë e vitit 1996 me Aung San Suu Kyi, nga gazetarja Michele
Manceaux.
MM: Cila ishte koha më e dhimbshme për ju gjatë këtyre gjashtë
vjetëve (në burg shtëpiak)?
ASSK: Pjesa më e dhimbshme nuk ka të bëj me mua, por me të tjerët.
E dija që shumica e kolegëve të mi janë gjithashtu në burg.
MM: A mendoni se përpjekjet politike janë më të rënda për një grua se
për një burrë?
ASSK: Nuk ma merr mendja. Natyrisht që më sulmojnë edhe në baza
gjinore, por edhe sikur të isha burrë do të më sulmonin njejtë por në
baza tjera, kështu që gjithçka do të ishte njejtë.
MM: A jeni e gatshme ta kaloni tërë jetën kështu si tash, pa asnjë
ndryshim?
ASSK: Jeta gjithmonë ndryshon. Jam e gatshme ta pranoj jetën ashtu
si vjen.
MM: A nuk mendoni se religjionet në përgjithësi, por veçanërisht ky
[Buddhizmi] i inkurajon njerëzit t’i nënshtrohen fatit?
frika nuk është gjendje
e natyrshme e njerëzve
të civilizuar.
ASSK: Jo, nuk ma merr mendja. Asnjë religjion nuk e inkurajon askend
ta pranojë padrejtësinë.
MM: A keni frikë për sigurinë tuaj?
ASSK: Jo, sepse frika nuk bjen asgjë.
MM: Çka është shpresa juaj për Burmën në të ardhmen?
ASSK: Se do të kemi sistem të mirë politik që garanton pushtetin e ligjit
dhe që ka prioritet shëndetësinë dhe arsimin.
MM: Çka ndjeni kur ju thonë se jeni e bukur?
ASSK: Komplimenti është gjithmonë kënaqësi, por nuk i jap shumë
rëndësi. Jam shumë e interesuar të promovoj tekstilin e Burmës dhe do
të doja ta ruaj atë sepse mendoj se është shumë komfor.
presidenti bill clinton për
aung san suu kyi, 1994:
Përkundër burgimit tënd tash katër vite e gjysëm,
determinimi dhe guximi yt vazhdon të frymëzojë
miqtë e lirisë anembanë botës… Ti je simbol i
aspiratave autentike të popullit të Burmës.
Historia është në anën e lirisë gjithkund në botë
dhe jam shum i bindur që kauza jote do të fitojë.
një tregim i një heroi në
burg.
burma
Burma është një vend me
678,500 km katrorë, dhe 43
milion njerëz. Fqinjët e saj
janë India, Kina, dhe Tailanda.
Ajo ka një bregdet shumë të
gjatë. Është e pasur me
minerale, dru, agrokultulturë,
dhe turizëm, por qeveria e saj
e korruptuar dhe represive e
ka lënë si njërin prej shteteve
më të varfëra të botës.
kina
india
BURMA
tailand
deti andaman
Kur Gloria Stoga nisi programin, “Këlyshat
prapa grilave” të gjithë miqtë e saj mendonin
se ishte çmendur. Programi angazhonte të
burgosurit të trajnojnë këlysha që do të
bëheshin qen roje për njerëz të verbër. Pas 8
vjetësh, programi u përhap në shumë burgje,
dhe është shumë i çmuar nga të burgosurit,
zyrtarët e burgjeve, shkollat e qenve roje,
organizatat e të verbërve – madje edhe nga
vetë qentë, thuhet.
heronjt
Çka e bën dikend hero? Kush është hero për ty? A e ke ndonjë hero që shumica e
njerëzve nuk e njohin – antar të familjes, apo mësues? Pse janë heronj ata? Për
shkak të vlerave të veta, guximit, urtisë, shkathtësive? Tregona për heroin tënd.
Shkruaji Botës së Mrekullive në [email protected]
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
26
HAJDE, PAJTOHEMI!
Prof Anton Çetta lindi në Gjakovë më 1920. Është njëri ndër intelektualët dhe folkloristët më të shquar të
kohës sonë. Pas studimit në Shqipëri dhe Itali mbaroi Universitetin në Beograd. Më pas punoi si profersor i Fakultetit
Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe shef i Degës së Folklorit në Institutin Albanologjik. Nga viti 1954 u mor intenzivisht me
mbledhjen e krijimtarisë letrare gojore shqiptare. Është i njohur edhe si poet për fëmijë me vepren e tij “Në prehën të gjyshes”.
Figura e tij e njohur në mbarë popullin si njeri i letrave e bën atë të vehet në ballë të aksionit gjithëpopullor për pajtimin e gjaqeve në Kosovë
prej1990 deri më 1995, kur vdiq.
Punën e tij në fushën e folkloristikës shqiptare dhe angazhimi me pajtimin e gjaqeve e kanë çmuar lartë studijues shqiptarë dhe të huaj.
mundi i juaj
s’pat dobi
dersa thuprat
qenë unji (bashkë);
por nga ‘i thupër
veç e veç
t’gjithë e thyet
pa heqë keq.
m’soni nga kjo
shembëlltyrë !
por n’se jeni
të vllaznuem
ndërmjet vedi
dhe t’bashkuem,
as armik as
kundërshtar
n’për kambë
s’mundet
me ju marrë.
aktivitet
Në shumë shkolla tash janë formuar grupe të
ndërmjetësimit. Këto grupe përbëhen nga fëmijë
si ti, shokë/shoqe të klasës. Zakonisht ata
zgjedhen nga shokët dhe shoqet e klasës apo
nga mësuesit. Nuk janë gjithmonë nxënësit me
notat më të mira, por ata që kanë zotësi të
veçantë t’u ndihmojnë njerëzve dhe kanë bërë
kurs për ndërmjetësues. Fëmijët tjerë e dinë se
mund të flasin me këta “ndërmjetësues”, të cilët
do t’i dëgjojnë dhe do të mundohen t’u ndihmojnë duke i mbajtur të gjitha me besim!
A të kujtohet ndonjë shok apo shoqe që ka
talente të tilla? Ndoshta edhe ti dëshiron të
bëhesh ndërmjetësues? A i ke shkathtësitë e
nevojshme? Testoje veten:
1. Të pëlqen t’i dëgjosh të tjerët
2. Ke gjithmonë diçka për të thënë dhe flet tërë
kohës.
1. Nuk ke durim. S’ke kohë për kokëdhembje.
2. Të pëlqen të jesh kreativ në zgjidhje të
problemeve.
1. Nuk ke kohë për probleme të njerëzve.
2. Ke kujdes për njerëzit tjerë.
1. Mendon shumë për para dhe si mund të
përfitosh nga situata.
2. E vlerëson shoqërinë për hir të vetëvetes
1. Ke shumë kujdes për të tjerët.
2. Je i mendimit se së pari duhet të plotësohen
nevojat tua.
1. Ke dëshirë të jesh lider.
2. Preferon të punosh në ekip, ku njerëzit e
konsultojnë njëri tjetrin rregullisht
1. E kupton se njerëzit mund të brengosen
shumë për problemet e veta, njësoj si ti për tuat
2. mendon se vetëm problemet tua janë
njëmend serioze.
arsyet pse grinden fëmijët
• dikush është xheloz në ty sepse je zgjedhë kryetar i klasës
apo je më i miri në matematikë
• dikush të akuzon se ia ke marrë lapsin apo
fletoren, pa qenë kjo e vërtetë
• dikush të ofendon para të tjerëve
• ke problem me mësuesin/mësuesen apo
me një shok/shoqe tjetër për shkak të
dikujt tjetër
• dikush ka bërë hile në një garë, të
cilën do ta kishe fituar sikur të ishte fer.
• i ke bërë diçka një shokut/shoqes,
për çka je penduar, por nuk di si t’ia
thuash, apo ke frikë t’ia thuash
A të duket se këto arsye janë të mira për
t’u grindur? Anton Çetta do të thoshte, se
ka mënyra tjera shumë më të guximshme
për t’i zgjidhur problemet pa u grindur. Çka ta
merr mendja?
aktivitet
Merri 7 deri 10 shtaga të
holla. A mund t’i thyesh një
nga një? Lidhi bashkë dhe
provo t’i thyesh së bashku?
2.
1.
3.
Koncepti Muzeu interaktiv i fëmijëve dhe të rinjëve
Design Rrota Hulumtimi Balkan Sunflowers Përkrahja Këshilli i Europës
Na shkruani në [email protected]
VAR Ë SIA
Bill Wilson ishte i mençur, kryetar, kishte grua të dashur dhe
punë shumë të mirë. Por ishte pijanec. Në vitin 1933 u sëmurë
dhe u bë për lëmoshë. Dy vjet më vonë, pasi që kishte qëndruar në spital për ta
ndalur alkoolin ai ra në depresion. Duke u nisur të shkonte në bar, i ra në mend ideja:
sikur të mund ta ndihmonte një pijanec tjetër do të mund ta ndalte edhe veten të
pijë.
Kështu lindi rrjeti botëror i organizatës Alkoolikët Anonim (AA). Që nga fillimi ai e drejtoi
organizatën duke mos u interesuar për para dhe autoritet. Derisa vdiq si të gjithë
anëtarët ai njihej vetëm si Billy W. Shumica e njerëzve nuk ia kanë ditur as emrin dhe as
nuk ia kanë parë fotografinë. Ai vazhdoi t’i mbërrinte të gjithë pijanecët një nga një.
AA ka shpëtuar 7 milion njerëz bashkë me familjet e tyre nga alkoolizmi, i cili para AA
konsiderohej si sëmundje e pashërueshme.
27
trupi im, vetja ime
Jo të gjitha këto ndodhin gjithnjë. Por të rinjtë, trupi i të
cilëve ende nuk është formuar, janë më të
rrezikuarit.
Mushkëritë. Shumë alkool mund ta bëjnë
frymëmarrjen të vështirë.
Gjaku. Alkooli mund të ndikojë aftësinë e
gjakut të ngjizet, do të jetë më vështirë të
ndalet gjakderdhja. Rruzat e bardha të gjakut,
të cilat i luftojnë mikrobet mund të mos
funksionojnë, dhe të sëmuresh lehtë.
Mëlçia. Alkooli mund të rris yndyrën në mëlçi
dhe të shkaktojë sëmundje.
Zorra e hollë. Alkooli mund të dëmtojë
muret e zorrëve.
Lukthi. Alkooli mund ta irritojë lukthin dhe ta
bëjë të prodhojë më shume thartinë që të
bën ty të vjellës apo të ndjehesh dobët.
Veshkat. Alkooli mund të shkaktojë dehidrim, që do të thotë të mos kesh
mjaft ujë në trup. Kjo mund ta ndërpresë funksionimin e veshkave tua.
Sytë. Alkooli mund të shkaktojë pagjumësi.
e gjen një rrugë dhe ua
tregon të tjerëve… për
mua ky është qëllimi
kryesor
Goja. Alkooli mund të bëjë të belbëzosh. Të flasësh me zë të lartë. Mund
të thuash gjëra të këqija që ofendojnë njerëzit. Mund të thuash gjëra që
kurr nuk do t’i thoshe pa pirë alkool. Mund të vijë erë goja.
Truri. Pirja e alkoolit mund të të bëjë depresiv. Mund t’i dëmtojë qelizat e
trurit, të cilat të ndihmojnë të mendosh dhe të veprosh në mënyrë
normale. Kjo mund të bëjë të sillesh jo si ti. Mund të shkaktojë kokëdhembje që s’ndalet.
Zemra. Alkooli mund të shkaktojë shtypje të lartë të gjakut, madje edhe
infarkt.
Këmbët. Alkooli të bën të ngathët. Nuk mund të ecësh drejt dhe mund të
marrësh në thua në gjithçka.
çka është varësia?
Varësia është nevojë e pakontrollueshme për të bërë diçka, pavarësisht nga dëmi që
të shkakton. Janë dy lloje të varësisë: psikologjike dhe fiziologjike.
- varësia psikologjike është formim i zakoneve, të cilat bëhen aq të fuqishme sa
personi mundet të mos ketë forcë t’i ndalojë. Këso zakone mund të jenë nevoja për
para, për ushqim rëndë etj.
- Në varësitë fiziologjike zakonisht kemikaliet e ndryshojnë kiminë e trupit, kështu që
trupi i shton kërkesat për këto kemikalie. Kjo ndodh me alkoolin,
cigaret (nikotina), kafeinën dhe shumë droga të tjera.
Kryesisht varësitë psikike dhe fizike shkojnë së bashku.
Njohja e varësive është shumë e rëndësishme për të
rinjtë. Zakonet që i formojmë tani
mund të jenë vështirë t’i largojmë
dikur. Cigarja është një shembull i
mirë. Nikotina është kemikalia
me varësinë më të madhe që
ekziston.
pështjellimi
si të thuash jo
Përdorimi i alkoolit, cigares
edhe drogave të ndryshe të
njohura që shkaktojnë varësi,
shkakton pështjellim në trupin
tënd. A mund ta kthejmë këtë
proces mbrapa?
Çka nëse shoku yt të ofron cigare dhe alkool,
të cilat ti nuk i do, por është vështirë të
thuash JO?
Mund të bëhesh se e ke dëgjuar gabimisht.
Për shembull : “Hajt haje këtë pjatë plot
buba” ose “kqyre koleksionin tim me kapaka
të Coca Cola’s” ose “A po don me vjellë, m‘i
shashtrisë prindërit edhe me e shkatrru’
trupin?”
A mund të përgjigjesh me JO në ndonjë nga
këto oferta?
rysi
thilku
rurti
zamrugi
kagju
çëlmia
keshav
tirëshumka
rrotëz
Bota e Mrekullive falënderon nga zemra Këshillin e Europës për mbështetjen,
Kohën Ditore për botimin, Rrotën për dizajnin dhe Shpend Kadën për stripin.
Kjo mund të jetë numri i fundit – por shpresojmë së shpejti të rifillojmë prapë.