Gazeta Nacional 123

Transcription

Gazeta Nacional 123
CMYK
nacional
1/ E Diel,BOTIM
I “NACIONAL GRUP”
VITI III BOTIMIT,
ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO
nacional
Gazetë javore, letrare, kulturore, politike
20 nëntor 2011
Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë
E-mail: [email protected], [email protected]
Gazeta e përditshme online:
www.gazeta-nacional.com
Panairi u shtrydh si limoni për të shpëtuar
“shijen” e tharët të politik-letrarëve
“Kohë e pamjaftueshme në
Qytetin e Panairit të librit”
Nga Ilir Paja
E D I T O R I AL
Angazhimi i
qendrueshëm i SHBA-ve
Nga Filip Gordon
Faleminderit që
më keni ftuar këtu
sot për të folur
mbi gjendjen në
Ballkanin perëndimor.
Ndërkohë që ngjarjet dramatike të
Pranverës Arabe
NR. 123 20-27 NËNTOR 2011
mbizotërojnë në kryetitujt e shtypit, Administrata Obama
vazhdon të jetë po aq
e përkushtuar sa
përherë për të ndihmuar vendet e Ballkanit perëndimor në
rrugën e tyre drejt
integrimit Euro-Atlantik. Hera e fundit
që kam qenë atje ishte në qershor...
faqe 5
Gregory Crewdson, përgjegjës për
radikalizimin në fushën e fotografisë
Fotografi e vështirë
Nga Gjekë Marinaj
faqe 3
A po dëmtohet apo rrezikohet sistemi letrar në vendin tonë
Një popull meriton
atë letërsi që ka
Nga Prof. Dr. Anton Papleka
Në
faqe 4
BRENDËSI
Hijet që ënden
Faqe 18-19
Nga Pascal Quignard
Në perkujtim të Ndre
Mjedës
faqe
10
Plazhi nudo
Nga Aldo Bumçi
faqe
9
Mjeda apo të shtëpisë (qelës së
tij).Zoti
Bumçi
shprehu edhe një
herë prioritetin që
qeveria dhe MTKRS
i japin trashëgimnisë
kulturore dhe objekteve të tilla me rendësi për kulturen tonë
kombëtare, dhe turizmin kulturor. Ky
ingagurim u bë në
74-vjetorin e vdekjes
së poetit dhe...
“Post Hekuba”
Libri i ri poetik nga Yllka Filipi
faqe
21
Leximi i një fotoje
Esse nga Qamil Gjyrezi
faqe
16
Preç Zogaj, botohet në
SHBA
faqe
21
Faqe 16
www.radionacional.al
Ministri i Turizmit,
Kulturës, Rinisë
dhe Sporteve zoti
Aldo Bumçi mori
dje pjesë në Kukël
në
hapjen e
muzeut Ndre Mjeda, konkretisht të
kishës ku shërbeu
Tregim nga Sulejman Mato
Ciganja
Radio
Nacional
Novelë nga Spiro Mëhilli
Moderatori i emisionit “Ora e Kulturës”, Aulon Kalaja replikon me botuesin Henri Çili
faqe
14
93.6 Mhz
“Ora
e Kulturës”, një rast për të përfituar kulturë
Në foto: Frederick Turner
faqe 11
faqe
20
faqe
6-15
“Për Kombin, për
Demokracinë”
Nga Azgan Haklaj
Prozë nga:
Antigona Marku, Lori Hoxha,
Besnik Avdiaj
Poezi nga:
faqe
7
Agim Mato, Yllka Filipi, Ismet
Tahiraj,
nacional
REPORTAZH
2/ E Diel,
20 nëntor 2011
Shënime udhëtimi nga Italia
Via della barka
...Nëse përfytyron pastaj se këto blloqe pallatesh të mbuluara nga gjelbërimi përreth sfumohen fare midis xhardinove të mirëfillta në të gjitha krahët, ku gjithnjë
gëlojnë njerëzit që s’janë të zënë në punë (si ata të moshave të treta, invalidët me karrige lëvizëse nën shërbimin e grave emigrante, të cilat për nga komunikimi
të duken si të afërmet e tyre, fëmijët, nënat me fëmijë, etj, duke ecur, duke vrapuar, apo duke bërë xhiro me biçikleta) mund të thuash me plot gojën se Bolonja, e
cila në Itali, për nga popullsia dhe shtrirja sipërfaqësore, radhitet në qytetet e dyta, qytet me plot gojën, mbi të gjitha, me tërë mrekullitë mesjetare, ngjan vetëm
në qendër, ndërsa pjesa tjetër, me plot kuptimin e fjalës, mund të thuhet se është një park gjigant me përthyerje asimetrike...
Nga Çelik Petriti
Paguaj 4.9 Euro dhe merr dy copë
(Vijon nga numri i kaluar) Gjatë ndalimeve që
Nandi dhe Turi aplikonin nëpër autogrila për të
pirë kafe, apo për të marrë lëngje dhe ujë, në të
gjitha lokalet të binte në sy një si tip frigoriferi i
madh me hapje nga sipër, ku nuk kish asortimente ushqimore të akulluara, por libra “të
ngrohta” të lëmive nga më të ndryshme (madje
me lidhje të mira). E si të mos blije së paku dy
tituj që t’i merrje me vete, kur aty shkruhej
“Paguaj 4.9 Euro dhe merr dy copë”?! Asisoj,
në vazhdim, në autobus, përveçse me lëngje
dhe me ujë të gazuar, mund të “freskoheshe”,
duke u hedhur një sy qoftë edhe disa poezive.
Në një takim të tillë befasues me librin bleva
edhe “Hamletin” në italisht.
E kështu më së fundi mbërritëm në Bolonjë, me
ndalim (sipas kërkesës sonë) te stacioni i trenit,
nga ku marrim taksi e nisemi për te njerëzit tanë
në:
Via della barka
Bie në sy fjala barkë (varkë) në këtë togfjalësh
emërtues. Dhe jo më kot. Tashmë ajo është një
nga rrugët (arteriet) kryesore më të bukura që
degëzohet drejt veriut të qytetit prej rrugës tjetër
kryesore “Andrea Kosta”, sapo kalon stadiumin “Dal’ Ara”, ku rruga përfunduese me
portiqe merr krahun e majtë, kodrës, për të përfunduar në sheshin e baizikës “San Luka” dhe
shkon kryqëzohet me rrugë të tjera deri në periferi. Madje duket sikur udhëton mes një parku,
edhe pse në fakt, me përjashtime të vogla, blloqet e ndërtesave në të dy anët shkojnë nga shtatë deri në dhjetë kate së bashku me “piano
terrën”. Ideja e parkut të krijohet sepse pallatet
mezi dallohen mes gjelbërimit. Më pas, kur i
shëtita edhe me këmbë rrugët e ndërmjetme, vura
re se blloqet e pallateve ishin të rrethuara me
mikro - xhardino, ku nëpër drurët dekorativë dhe
pishat gjigante që “çanin” qiellin, të cilat rrënjët i kishin, herë në sipërfaqe të sheshta, herë
në kodërza ta sajuara me dherat e përfituara prej
gërmimeve për katet e nëndheshme të pallateve, këndonin zogjtë si në një korije; madje
mëllinjat shkëputeshin nga degët e tyre dhe vinin të uleshin në parmakët e dritareve. (Duke i
vështruar ato tërë kureshti, po u jepja kuptim ca
përpjekjeve të tilla në disa pika të Tiranës si,
psh, përpara Parlamenti, te ish - fusha “Ali Demi”,
te ajo përballë maternitetit të ri, te ajo në ish fushën e aviacionit; tani së fundi edhe në
sheshin “Skënderbej”, etj, por që, hë për hë,
janë, sa mikroskopike, aq edhe të pamirëmbajtura vënde - vende). Nëse përfytyron pastaj se
këto blloqe pallatesh të mbuluara nga gjelbërimi
përreth sfumohen fare midis xhardinove të mirëfillta në të gjitha krahët, ku gjithnjë gëlojnë
njerëzit që s’janë të zënë në punë (si ata të
moshave të treta, invalidët me karrige lëvizëse
nën shërbimin e grave emigrante, të cilat për
nga komunikimi të duken si të afërmet e tyre,
fëmijët, nënat me fëmijë, etj, duke ecur, duke vrapuar, apo duke bërë xhiro me biçikleta) mund të
thuash me plot gojën se Bolonja, e cila në Itali,
për nga popullsia dhe shtrirja sipërfaqësore, radhitet në qytetet e dyta, qytet me plot gojën,
mbi të gjitha, me tërë mrekullitë mesjetare, ngjan
vetëm në qendër, ndërsa pjesa tjetër, me plot
kuptimin e fjalës, mund të thuhet se është një
park gjigant me përthyerje asimetrike.
Fjala “barkë” kish mbetur për faktin se deri në
Vitet ’60 në atë zonë kalohej me barka, mbasi
ishte gjysmëkënetë. U shndërrua në pallate,
xhardino dhe më në skaj në “rotondo”, me “Bum”
- in e ndërtimeve në Vitet ’70. Madje kishte edhe
shenja të tjera domethënëse të punës shndërruese të atyre viteve. Psh, në tabelën e një rrugice
të ndërmjetme në atë lagje, poshtë emrit të personit që tani s’më kujtohet, shkruhej “Il
pompiere”, sepse përsoni, të cilit i mbeti emri i
përjetshëm, kish pasur kontribut të veçantë
pune për shndërrimin e kënetës në lagje magjike,
sikurse diku - diku, nga dritarja e taksisë (mbas
shëtitjeve të mëvonshme, edhe në lagjet e tjera)
fiksova edhe emra të thjeshtë si “Ferrucio Magnani” (Il patriote), “Via D’Ambria”, etj.
Më tregonte një miku im mbas kthimit prej viz-
itës te njerëzit e vet në SHBA ( në një zonë me
dominim ispanjik) se qyteti zgjerohej proporcionalisht në formë rrezesh prej një qendre sferike
me 30 rrathë koncentrikë, ku deri tani, në vende
të ndryshme, ishin ravijëzuar në mënyrë asimetrike, për të mbetur të pavdekshëm, statuja, apo
buste (të përmasave të diferencuara) të njerëzve
që kishin kontribuar për zhvillimin e qytetit, me
një domethënie kuptimplotë kjo, pra, se në ata
rrathë koncentrikë kishte vend edhe për këdo
tjetër të tillë në dekadat e shekujt e ardhshëm.
Kudo që pata rastin të shkoja ato ditë që isha në
Itali, veç Bolonjës, si në Firence, Ferrara, Padova e Venecia, i jepja kuptim atij rrëfimi të mikut
tim të sapokthyer prej atij qyteti amerikan, kur
shikoja kudo në sheshet kryesore statujat, jo
vetëm të Garibaldit, por edhe të princit Kavur,
sepse ai, ndonëse me origjinë jo italiane, ishte
ideator i shtetit të bashkuar italian.
Dhe, jo më kot u ndala në detaje të tilla, sepse
po ndeshim lloj - lloj emrash për rrugët e Tiranës, ku krahas atyre të personaliteteve, apo të
personave të tjerë kontribues, ka edhe nga ata
për të cilët njerëzit pyesin, sepse s’dinë çfarë
kanë qënë, madje duke qarkulluar edhe gjysëmanekdoda si “gjyshi i iksit që aponsorizoi ypsilon fushatë, apo xhaxhai i iks funksionari” e të
tjera qyfyre të tilla. Për ta përmbyllur me një rast
kur e kam ndier veten të turpëruar, sepse diku
aty midis ish - fushës “Ali Demi” dhe ish - Uzinës Gjeologjike, ku unë banoj prej vitesh dhe
kaloj 5 - 6 herë në ditë, një “jabanxhi” më pyeste
për rrugën “Onufri” dhe unë nuk e dija, kur
kishim qënë fare pranë asaj “rruge” me emër aq
të madh ( në fakt, një kthinë nja 30 - 40 metra
midis ca shtëpive të hershme tiranase). Domosdo, në një distancë kohore aq të madhe që nga
Mesjeta, nuk dihet se cilët mund të jenë stër stërnipërit e piktorit të madh, që të zgjidhnin një
rrugë më dinjitoze për emrin e tij, ose, së paku, të
mos e pranonin fare këtë përtallje. Jo më kot i
bëra këto përqasje edhe për faktin së në Bolonjë
ishte...
... Magji më vete edhe emërtimi i rrugëve
...Sepse, krahas emrave të njohur të kulturës italiane, të shkencës e të Krishterimit (sidomos në
pjesën e vjetër e veçanërisht për sheshet), krahas emrave si ato të 2- 3 rasteve të përmendura
më sipër, apo edhe të tjera, që herë të bëjnë të
mendosh, herë të meditosh, madje herë - herë
edhe të qeshësh, si “Rruga e...poetëve; e
muzeve; e malit; e gurëve të çmuar (cherubini);
e artizanëve; e thikave; e qenve”, etj, etj, në
pjesën tjetër të zgjeruar në kohëra, madje deri në
fshatin ngjitur me lagjet periferike Granaroli
dell’Emilia ku prodhohet e përpunohet qumështi i famshëm, që konkuron edhe Parmalatën (emrat e rrugëve dhe shesheve të të cilit mbajnë
emra kryeqytetesh të Europës si të Parisit,
Londërs, Madridit, Budapestit, etj), emërtimet e
rrugëve dhe shëtitoreve janë me blloqe tematike si me emra shkrimtarësh (Stendal, Tolstoi,
Shekspir, Servantes, Kolodi, Verga, Manzoni,
Bajron, V.Hygo, Goldon, Neruda, L.Pirandelo,
Alfieri, Torkuato Taso, Dante Aligieri, Pushkin
etj), të cilat i shkela disa herë më këmbë, për
arsye se ishin në krah të rrugës kryesore “Via
della barka” ku banojnë edhe im bir dhe im vëlla; shkencëtarësh (Darvin, Markoni, Njyton,
Koperniku, Toriçeli, Galilei, Volta, Fermi, Ajnshtajni, Galvani, Flemingu, etj); eksploratorësh dhe
ekspeditorësh (Kristofor Kolombi, Vasko de
Gama, Marko Polo, Juri Gagarin, Magelani,
Ameriko Vespuçi, etj); piktorësh ( Karavaxhio,
Xhoto, L.D. Vinçi, Mikelanxhelo,V.Karpaçio (është fjala për shqiptarin e famshëm oparak Viktor
Karpaçi); kompozitorësh (Moxart, Vagner, Paganini, Vivaldi, Bethoven, Bah, Belini, Rasini,
Verdi, Maskanji, etj); këngëtarësh e aktorësh (
Xhon Lenon, Merlin Monro, etj); madje edhe
personazhesh, sa historikë, aq edhe letrarë, si
M.Antonio, Oktaviani, Bruti; shtetesh, qytetesh,
ishujsh, krahinash ( Franca, Tunizi, Saragoza,
Barcelona, Malta, Tripoli, Greqia, Bastia, Parisi,
Madridi, Budapesti, Praga, Londra, Vjena,
Sardenja, Korsika, Stalingrad, etj), për të përfunduar me emra personalitetesh politikë, shtetërorë, apo shoqërorë (Rusveld, Kenedi, Martin Luterking, Lenin, Ana Frank, Palmiro Toliati,
Aldo Moro, Antonio Gramshi, Sanko e Vanseti,
L.Longo, Xh.Garibaldi, De Gasperi, Pertini, Berlinguer, M.Gand, Xh.Saragat), apo edhe emërtime simbolike të tilla si: Parku i të përsekutuarve antifashistë; Viktimat e terrorit nazist; 8
Marsi, Risorxhimento, etj.
Të diskriminuar në Bolonjë
Sapo mbërrijmë në shtëpinë e vëllait, në katin e
gjashtë, menjëherë dola në ballkon, i cili shikimin
e kish nga Veriu. Arsyeja ish se më ishte “ndezur hunda” për një cigare dhe atë mund ta pije
vetëm aty. Fjalën diskriminim në nëntitull po e
përdor për dy arsye:
Së pari, sepse ma përdori im vëlla kur erdhi të
më bëjë shoqëri në ballkon, duke më thënë “Mos
e mërr si diskriminim, sepse do ta shohësh që
këtu në Bolonjë vetëm për këtë vesin tonë të
keq ndjehesh i diskriminuar, gjë që e përjetova
gjatë gjithë ditëve të qëndrimit atje, prandaj s’më
erdhi aspak çudi kur, në një tryezë televizive ditën
e luftës kundër duhanit, deputetja Lajla Përnaska, tashmë nga pozicioni i mjekes, deklaroi se,
qëkurse para ca vitesh u deklarua lufta kundër
tymosjes se duhanit në mjedise publike, për realizimin me efikasitet të tij, Italia mban vendin e
parë në Europë.
Se dyti, sepse, jo shumë ditë pasi isha kthyer
nga Italia, i ndodhur te shkallët e Akademisë së
Shkencave në pritje të fillimit të një konference
për Të Drejtat e Njeriut, teksa isha duke biseduar me një nga drejtuesit e IGFM të ardhur nga
Gjermania, m’u desh ta ndërpres bisedën për të
shkuar më tej te koshi të fik cigaren, që të mos i
dëmtoja zërin këngëtarit të njohur Mihallaq Andrea, ardhur enkas të këndonte në atë konferencë, sepse prej cigares sime atë atë filloi ta
ngiste kolla...
(Vijon në nr. e ardhshëm)
3/ E Diel,
ESSE
20 nëntor 2011
nacional
Gregory Crewdson, përgjegjës për radikalizimin në fushën e fotografisë
FOTOGRAFI E VËSHTIRË
Të bësh emër ditët e sotme, kërkon të shpenzosh gjithçka. Të shplodhesh nga gjithë shqetësimet e tua, sigurisht që të ndihmon shumë.
—Gary Portnoy dhe Judy Hart Angelo
Nga Gjekë MARINAJ
prave të tij është një nga burimet e shkëlqyera të
realizimit të konotacionit të vërtetë të pamjes së
madhërishme artistike. Ky është një nga albumet
që pasqyron me të vërtetë forcën e imagjinatës
krijuese dhe aftësinë e përgatitjes së jashtëzakonshme të punës. “Crewdson-i erdhi më parë
me idenë për shpërthimin e brendshëm, ndërkohë ekipi i tij filloi punën, së pari duke krijuar foto
bardh e zi dhe më pas foto me ngjyra më të forta
sideron real peisazhin e fotografit amerikan.
Crewdson-i, ashtu si në shumë foto të albumit
Muzgu -Twilight, “tërhiqet nga mitet e njohura
të kinemasë hollivudiane dhe i përdor ato për të
krijuar fotografi të së kaluarës së shoqërisë
amerikane që izolohen prej saj dhe kërkojnë në
zbraztësinë e psiqikës unike të sëmurë” (Berg,
11). Në veprën e Crewdson-it, ky izolim u trajtua
ligjërisht si fenomen që rrezikon më të keqen,
Në foto: Gregory Crewdson
Të qenit i famshëm në dhjetëvjeçarin e parë të
shekullit të 21-të e cilësdo fushe të jetës qoftë
ajo, është tepër e vështirë, por të qenit i njohur në mbarë botën si fotograf për një kohë të
shkurtër, nëse nuk do të jesh Gregory Crewson, mbetet thuajse joreale. Kjo sepse, arti i
fotografisë, që në fazat fillestare të tij perceptohej nga shumica si një mjet që do të ndryshonte botën dhe që e kishte ndryshuar atë
radikalisht. Gregory Crewdson është po aq
përgjegjës për këtë lloj radikalizimi në këtë
fushë, sa asnjë tjetër. Ai krijon imazhe që
depërtojnë thellë në labirinthet më të fshehta
të jetës. Pa frikën e trajtimit të aspekteve të
diskutueshme, të mistershme dhe të rrezikshme
të jetës, ai u kthye në një nga artistët e preferuar për shumicën e njerëzve, pavarësisht interesimit të tyre për artin. Përpjekja për të krijuar një univers artistik, ku problematika lidhet me shikuesit, diku në kufijtë e errët fiktivë
dhe të mjedisit realist është njohur dhe
përqafuar gjithashtu nga grupmosha e tij.
Duke qenë tepër i ndërgjegjësuar për atë që
rregullonte aspektet e paqëndrueshme të jetës
përmes artit, Crewdson-i u shndërrua qëllimisht
në një nga lidhjet e forta midis veprave të tij
natyrore dhe supernatyrore. Edhe pse reputacioni i tij për të bërë, jo për të marrë fotografi
u mirë prit, fotografitë e tij do t’i çmendnin
njerëz të tillë si Peter Henry Emerson. Ashtu si
shumë tradicionalistë të sotëm, Emerson-i
kërkonte që fotografia të jetë e dokumentuar
dhe jo thjesht të ketë forcën argumentuese
artistike, “fotografia duhet të pasqyrojë vetëm
botën reale, ndryshe nga fotografë të tjerë si
Henry Peach Robinson, që ‘i skenonte ngjarjet dhe i stamponte shumë prej negativeve në
përfitim të vizionit artistik’” (Siegel, 85). Por,
kjo ese do të diskutojë rreth vizionit të pakrahasuar artistik, që përbën një aspekt të rëndësishëm në suksesin e Crewdson-it si fotograf.
Mbi të gjitha, veprimtaritë e tij përbëjnë gjithë
organizimin intelektual dhe imagjinatën krijuese gjatë parapërgatitjes së punës ngulmuese me dorë dhe marrjes së rrezikut gjatë
saj, si dhe e një talenti dhe mjeshtërie të madhe pas procesit përfundimtar të veprave të tij.
Crewdson sipas këtij kuptimi tregoi të vërtetën
mbi konotacionin kryesor të tekstit të këngës
të Gary Portnoy dhe Judy Hart Angelos ku
thuhet, “Të bësh emër ditët e sotme kërkon të
shpenzosh gjithçka”.Gregory Crewdson nuk
harron asgjë kur bie fjala për të krijuar një foto
të madhërishme.
Albumi i Crewdson-it me titull “Muzg”
Twilight (1998-2002) përbëhet nga disa foto
digjitale -C pa titull, me përmasa mesatare 129.9
x 152. 4 cm (48 x 60 inç), pasi shumica e ve-
Në foto: Gjekë Marinaj
Foto nga Gregory Crewdson
sipas versionit të tij. Pas dy - tre ditëve do të
duhej aktualisht të krijohej fotoja përfundimtare
për të cilën merren mbi
40 apo 50 poza”
(OSW 44). Një nga fotot më të çuditshme të këtij
koleksioni është fotografia pa titull e vitit 2001, e
cila mori titullin e sugjeruar, Ofelia nga Perëndimi
- Ophelia from Twilight. Ajo është foto digjitale C me përmasa (129.9 x 152. 4 cm) që mund të
merret si modeli kryesor artistik i albumit. Po të
konsiderojmë talentin dhe faktin se Crewdson-i
u lind në vitin 1962 në Bruklin të Nju Jorkut dhe
u rrit duke dëgjuar psikoanalizat e babait me pacientët e tij në zyrën në papafingo, atëherë nuk
kishe çfarë të prisje tjetër. Po t’i drejtohemi Ofelisë së Shekspirit tek Hamlet-i, tema e tij paraqet
një vajzë të bukur, e cila është mbytur, por kësaj
here jo në lumë, si tek vepra Hamlet, por në katin
e parë të shtëpisë dy katëshe. Ajo gjendet e shtrirë, e vdekur me të brendshme të bardha transparente dhe pamje shumë të ëmbël e të pafajshme,
e zhytur në gjysmë metri ujë. Mbi tavolinën e
kafes, afër një gote më shumë se gjysmë plotë,
gjendet një shishe e zbrazur me ilaçe. Fustani i
saj është ngjyrë rozë, kurse pandoflat i duken
qartazi mbi shkallët e ndriçuara nga drita e diellit,
e cila vjen prej dritareve. Aty shihet një tavolinë
me dritë dhe muri më i lëmuar nga drita. Goja e
hapur tërheq paksa vëmendjen e shikuesve.
Ngjyra e zbehtë e lëkurës së saj është në harmoni me mjedisin. Kuptohet se personi ka vdekur,
pasi në dhomë nuk ka asgjë të dukshme që
vërteton se ka trup të gjallë. Pjesa më e madhe e
trupave gjeometrike duken si pikëçuditëse të cilat
e përqendrojnë vëmendjen tek viktima e vetvrarë.
Ofelia nga Perëndimi, nuk mbështet plotësisht
në traditën e Walker Evans-it, Gery Winograndit dhe William Eggleston-it, edhe pse e vet kon-
nëse shoqëria jonë zgjedh të mos t’i kushtojë
rëndësi forcës negative.
Vepra e Crewdson-it kërkon shumë punë
gjatë procesit që e quan “krijimtari”, e cila e gjen
atë në rolin e regjisorit. Ekipi i punës shpesh
herë përbëhet nga 40 – 50 vetë. Gjatë kësaj faze,
synon të gjejë rrugën unike artistike që e çon në
format më të thella të krijimtarisë. Atje krijon shtresat e kuptimit që shpreson të arrijë. Këtu jepet
përshkrimi i vet Crewdson-it për atë momentin e
rëndësishëm: “Kjo është ora e magjisë. Era pushon dhe gjithçka qetësohet. Në atë çast, gjithçka, qoftë edhe një gjethe që lëviz është shkëputje nga bota e përsosur. Tërhiqem më tepër
nga muzgu për qetësinë e tij, se sa për dritën,”
mendon ai si përfundim. “Ky është çast përsosmërie. Më pëlqen shumë ai çast, sa me të vërtetë
jetoj për të” (Helmore 5). Ky është çasti, kur
parimet e planifikimit vijnë në jetë. Performanca
nuk është as e re, as proces i veçantë për foton
digjitale. Në disa nga fotot e tij, sidomos ato të
përzgjedhura për albumin me titull “Poshtë
trëndafilave” Beneath the roses, vepër e krijuar
nga viti 2003 – 2005 me mbështetjen e ekipit dhe
me të njëjtin buxhet si në disa nga filmat hollivudiane, pëlqehet nga artistë të pavarur dhe nga
fotografë të filmave dokumentarë, ndaj gjithë
veprat e tjera janë foto digjitale –C pa titull me
përmasa 144.8 x 223.5 cm). Duke pasur njerëz të
pamirëpritur, ndërsa pozojnë kudo nga 40 – 50
fotografi të ndryshme në ditë me përmasa 8” x
10”, do të ishte ndoshta pak çudi për ekipin, por
me sa duket, Crewdson-i e pranon këtë metodë
pune: “Për mua nuk ka problem kjo pjesë, por
mbetet e çuditshme. Këtu ka një punë konfuze,
të ankthshme: ku disa syresh shpenzojnë shumë
të merren me probleme të tilla dhe gjithçka arr-
ijnë është pika e vlimit dhe pas kësaj, kur fotoja
është bërë, vjen paqja dhe qetësia e cila izolohet nga e gjitha kjo” (Ayers Artforum.com).
Ndërkohë përfundimi i punës jashtëzakonisht
të madhe ndonjëherë kritikohet nga kritikë si
Jerry Salts, i cili mendon se vepra e tij në tërësi
është e madhërishme, por “së fundmi këto foto
u shndërruan ndoshta në tepër të çuditshme
dhe melodramatike” (Saltz 1). Saltz-i, sigurisht
që ka të drejtë të vlerësojë artin sipas kritereve
të tij, por arti i fotografisë nuk do të thotë pozë.
Pavarësisht faktit që ndoshta iu ngarkua nga
procesi i vështirë i punës, kjo mund të jetë arsyeja pse së fundmi Crewdson ka nisur disa
vepra të thjeshta dhe më të drejtpërdrejta duke
përdorur aparatin fotografik digjital dhe duke
punuar pa modele, dhe atëherë fotografia mund
të vazhdojë si çdo art tjetër njerëzor. Edhe pse
ndodh që Crewdson vet kundërshtohet, ai mbetet tepër i ndërgjegjshëm për veprat e tij kinematografike:
“Po, unë përdor shumë materiale filmike, por e
ndjej se e përdor në mënyrë fotografike, dhe jo
filmike. Kam punuar në mjaft filma për të kuptuar se kur punon në një film, nuk mendon vërtetë
për pikat e avantazhit, por mendon për vendin
se si do të mbijetojë ndër vite. Në një fotogafi,
çdo detaj është i rëndësishëm. Ashtu si objektet mbi shtrat,
po kështu përzihen të
gjitha gjërat e vogla. Në një foto përcaktohet
sfondi dhe më pas gjithka lidhet me këtë sfond.
Çdo gjë strukturohet në mënyrë të saktë.
Shpresoj se fotot e përfunduara janë të bukura,
të qeta, të palëvizshme dhe meditative, (Ayers,
Artinfo.com)”
Kjo sepse pjesërisht fotografia është gjithçka
për Crewdson-in, lektor i diplomuar në Shkollën
e Arteve në Jeill. Ai pranon se filloi të nxjerrë një
nga fotot më të mistershme dhe të fuqishme që
mund të bënte pa hezitim dhe pa asnjë lloj frike.
Gjatë një interviste për Revistën Sunday Times,
ai deklaron se përdor “gjithçka në dispozicion
të tij për të arritur atë që synon”. Pikërisht, kjo
gjithçka, përfshin të marrësh parasysh edhe risqe në të njëjtën kohë. Njëherë Crewdson-i i
zellshëm pati rastin të fotografojë një grua...
(Vijon në nr. e ardhshëm)
nacional
ESSE
4/ E Diel,
20 nëntor 2011
A po dëmtohet apo rrezikohet sistemi letrar në vendin tonë
Një popull meriton atë letersi që ka
“Për të kuptuar rëndësinë e panairi të librit Tirana 2011, le të bëjmë pyetjen e thjeshtë: me ç’vlera të reja estetike e pasuroi ai letërsinë tonë? Kësaj pyetjeje le
t’i shtojmë edhe pyetjen tjetër: po ta vizitonte këtë panair ndonjë agjent letrar i huaj, cilët libra do të zgjidhte për t’u përkthyer në vendin e tij? Jam i bindur se
ata nuk do të ishin librat, të cilët u stërpropaganduan, u stërlëvduan dhe “thyen rekordin e shitjeve”,siç trumbetuan masmediat. Kjo nuk do të thotë aspak se
këta libra nuk mund të botohen në Europë e në Amerikë me eurot apo me dollarët e autorëve!...
Nga Prof. As. Dr. Anton Papleka
Në foto: Prof. As. Dr. Anton Papleka
Si shumë të tjerë, edhe unë vajta në panairin e
14-të të librit Tirana 2011.Qysh në fillim, më bëri
përshtypje se në “presidiumin” e ceremonisë
së hapjes nuk ishte i pranishëm fizikisht asnjë
shkrimtar i mirëfilltë. Aty qenë dhe folën vetëm
zyrtarë dhe biznsmenë. Së paku në një veprimtari të tillë, kryet e vendit nuk u takonte zyrtarëve dhe biznesmenëve, sepse në fushën e
letërsisë roli i tyre nuk shkon më larg sesa ai i
administratorit.
Pas ceremonisë së hapjes, kalova nëpër pavijonet e panairit ku të zinte syri kaq shumë emërtime shtëpish botuese në gjuhë të huaj dhe fotografi të zmadhuara të shkrimtarëve të huaj, sa
të dukej sikur ndodheshe në ndonjë panair
ndërkombëtar të librit. Këtë bindje ta përforconin edhe stendat apo tezgat ku kishte vetëm
libra të përkthyer nga autorët e huaj.E keqja
ishte se në vend të librave të rëndësishëm si ai
i Ç. Miloshit, i U. Ekos apo i ndonjë tjetri, të
cilët kanë pasuruar letërsinë europiane dhe atë
botërore, në këtë panair mbizotëronin përkthime
me karakter komercial.
Kishte stenda apo tezga ku nuk ishte ekspozuar asnjë libër i autorëve shqiptarë. Dikush
mund të thotë se botuesi është biznesmen, se
qëllimi i tij kryesor është fitimi, prandaj ai ka të
drejtë të botojë çfarë të dojë. Unë mendoj se
nuk duhet të ndodhë kështu. Si një nga bashkëpërkthyesit e librit “Politikat kulturore në
Europë”, e di se në vendet e Bashkimit Europian ka kuota të përcaktuara me ligj se sa duhet
të jetë edhe përqindja e filmave amerikanë apo
europianë që duhet të shfaqen në ekran. Sigurisht një politikë e tillë kulturore zbatohet atje
ku ka ligje dhe ku sundon ligji!
Mosrespektimi i raporteve të drejta midis botimit të librave të autorëve të huaj dhe botimit të
librave të autorëve vendas mund të dëmtojë
sistemin letrar, i cili sipas Daniel Anri Pazhosë
( Pageaux) përbëhet ngë krijimtaria letrare e sotme, nga tradita letrare dhe nga letërsia e importuar ose përkthimet ( S= P + T + I). Mendoj se
nuk është në dobi të kurrkujt, as të Europës, as
të Shqipërisë, që të dëmtohet ose të rrezikohet
sistemi letrar në vendin tonë. Të kërkosh që të
mos prishet sistemi ynë letrar, të ruhen raportet
e drejta midis letërsisë origjinale dhe letësisë
së importuar, nuk do të thotë aspak të jesh
kundër përkthimit të veprave me vlera të larta,
një praktikë që është e domosdoshme dhe për
ato që quhen letërsi të mëdha.
Dukuria e dytë negative që më ra në sy, qe vënia
në qendër të vëmendjes me të gjithë mjetet e
mundshme, sidomos përmes një publiciteti të
zhurmshëm, i disa librave memorialistikë, cilët
ngado që ta marrësh, nuk janë majaja e letërsisë, madje nuk janë letërsi e mirëfilltë. Natyrisht libra të tillë janë shkruar e do të
shkruhen,sepse kanë vlerën e tyre, por letërsia
memorialistike nuk ka pse të zërë kryet e vendit,
nuk ka pse të propagandohet me zell të tepruar
nga botuesit dhe nga masmediat.
Për të mos e shtjelluar gjatë problemin e natyrës
dhe të rëndësisë së librave memorialistikë, po
përmend vetëm thënien e njohur të Malarmesë:
„Poezia nuk bëhet me ide, por me fjalë.“ Thënien
e mësipërme mund ta perifrazojmë kështu:
„Letërsia nuk bëhet me ide,por me fjalë.“ Kjo do
të thotë se në letërsinë e mirëfilltë ka rëndësi të
dorës së parë puna me fjalën, mjeshtëria e të
shkruarit, alkimia e fjalës, të cilat nuk janë as
elementi themelor, as atributi kryesor i librave
memorialistikë, sepse libra të tillë nuk bëjnë pjesë
as te lirika, as tek epika, as te dramatika. Në ndonjë rast, në librat memorialistikë që ky panair i
serviri publikut pellazgo-iliro-shqiptar nuk mbizotëronte magjia e fjalës, por magjia e lapërdhive
ose e palavirave që lidheshin me jetën private
të individëve…Ashtu si çdo tempull, edhe “tempulli” i letërsisë ka kujdestarët e tij që e ruajnë
dhe e mirëmbajnë. Kujdestarë të tillë dukej të
ishin kritikët letrarë, të cilët, siç e dinë dhe e
pranojnë të gjithë, kanë munguar, mungojnë dhe
do të vazhdojnë të mungojnë, për sa kohë që në
vendin e shqiponjave (!) nuk do të ketë njerëz të
ditur e guximtarë, për të cilët kritika letrare nuk
do të jetë një veprimtari fitimprurëse, por një
pasion që kërkon edhe të sakrifikosh për të. Në
mungesë të kritikëve të vërtetë, këtë rol e marrin
përsipër ca gazetarë të paditur e të
papërgjegjshëm,të cilët shpallin “shkrimtar të
madh”, “poet europian” ose “poet botëror” cilindo që u shkrepet në mendje.
Kujdestarë të tempullit të letërsisë duhej të ishin qarqet universitare,profesorët.Për fat të keq,
edhe sot e kësaj dite „profesorët“ janë njerëz të
punësuar nga partia në pushet, janë të politizuar, kurse një pjesë jo e vogël e tyre nuk kanë
as dije, as përvojë. Për tempullin e letërsisë duhej të kujdeseshin edhe botuesit. Mjerisht shumica prej tyre e konsiderojnë librin vetëm si një
mall, si një mjet fitimi. Ata gëzohen më shumë
kur botojnë një libër që shitet në mijëra kopje,
pavarësisht se ç’vlera mund të ketë ai, sesa po
të kishin botuar një libër si „Ferri“ i Dantes, si
„Makbethi“ i Shekspirit apo si „Njëqind vjet
vetmi“ i Markezit, por që nuk do të ishte shumë
i shitshëm. Në intervistat që dhanë edhe gjatë
këtij panairi, ata mburreshin vetëm me sasinë e
librave të shitur, si të qe fjala për shitje patatesh,
shalqinjsh apo derrash...Asnjë prej tyre nuk zuri
ngoje vlerën estetike të librave që u quajtën të
suksesshëm. Një dukuri negative ishte edhe
dyndja e publikut letërsidashës drejt librave me
vlera të diskutueshme. Në ndonjë rast, pashë
skena që të kujtonin kohën e dikurshme kur merreshin pakot e mishit për Vitin e RI ose kur dilnin
në shtije kontingjentet e para me këpucë atletike dhe me xhinse! Në vend që t’u kundërvihej
spekulantëve, qofshin autorë apo botues, të
cilët kanë si qëllim të vetëm të grumbullojnë sa
më shumë kartëmonedha, dashur pa dashur
publiku u bë mbështetës i tyre. Besoj se kjo gjë
nuk do të ndodhte me popuj të tjerë, më të
emancipuar,të cilëve nuk u mungon dhuntia e
reagimit qytetar dhe e indinjatës.
Për të argumentuar pikëpamjen time, po përmend
vetëm një shembull: pas Luftës së Dytë
Botërore, norvegjezët shkuan te shtëpia e shkrimtarit nobelist Knut Hamsun, i cili kishte flirtuar me nazistët. Ata ia flakën mbi kangjella librat e tij që i kishin blerë më parë dhe ia mbushën me ta oborrin e shtëpisë. Ata vepruan kështu, sepse ishin norvegjezë, nuk ishin shqiptarë,
populli më i vjetër në Europë, që ka gjuhën më të
vjetër dhe flamurin më të vjetër në Europë! Panairi i sivjetëm i librit tregoi se publiku shqiptar
është i gatshëm ta hajë sapunin për djathë dhe
madje me gojën plot shkumë nga sapuni i mbllaçitur të deklarojë se po ha djathin më të shijshëm
në botë!...
Le të kthehemi përsëri te panairi i librit Tirana
2011. Për të kuptuar rëndësinë e tij, le të bëjmë
pyetjen e thjeshtë: me ç’vlera të reja estetike e
pasuroi ai letërsinë tonë? Kësaj pyetjeje le t’i
shtojmë edhe pyetjen tjetër: po ta vizitonte këtë
panair ndonjë agjent letrar i huaj, cilët libra do të
zgjidhte për t’u përkthyer në vendin e tij? Jam i
bindur se ata nuk do të ishin librat, të cilët u
stërpropaganduan, u stërlëvduan dhe “thyen
rekordin e shitjeve”,siç trumbetuan masmediat.
Kjo nuk do të thotë aspak se këta libra nuk mund
të botohen në Europë e në Amerikë me eurot
apo me dollarët e autorëve!...
Në qoftë se rastësisht e lexojnë këtë shkrim, disa
botues do të thonë: „Dale,mor lanet, si guxon të
mohosh punën tonë heroike dhe titanike për të
mbushur plot hambarët e letërsisë shqipe dhe
të kulturës shqiptare, për të cilat nuk na zë gjumi
ditën as natën?!“ Këtyre botuesve po u them:
me këto praktika botimi, me të cilat ju nuk
përkrahni letërsinë e mirëfilltë, por letërsinë spekulative, komerciale, ju bëni një punë heroike
dhe titanike vetëm për të mbushur xhepat tuaj.
5/ E Diel,
nacional
ESSE
Panairi u shtrydh si limoni për të shpëtuar “shijen” e tharët të politik-letrarëve
20 nëntor 2011
“Kohë e pamjaftueshme në Qytetin e
Panairit të librit”
“Eskili migroj dhe pse demokracia athinjote po njihte kulmin e ndritjes së mendjeve.Po Ne? Kuptojmë se politika po kulmon vetëdijen përmes pushtetit, e jo
ideve.Kur politika pushtetet mbi letërsinë, kësaj të fundit i duhet të migrojë si Eskili...Dhe pse humbës kaq i madh!Kështu një panair libri, ku shoqëria njeh
profilin e ardhmë, i duhet të zgjedhë...Një dhe disa “gjeneralë” grafomanësh apo tinguj lë lëshojnë vargjet në poezi.”
Nga Ilir Paja
Shoqëruar me disa bashkë profesorë mirardhun
nga komuna Vushtrisë, tek bëmë hapat e para
për t’u gjendur në hyrjen e përvitshme të
Panairit të librit, shoh vështrimet e tyre, jo prej
habisë, sesa nga indinjata, drejtuar në vendosjen e një kioske, e cila i ngjante një party,
por pa adhurures.
Këtu nuk do hulumtoj, as lejet, kontratat, një të
drejtë prej sipërmarjesh eventesh të tilla, e mbi
të gjitha, as nuk kuriozem të afrohem të marrë
vesh hollësi të tjera...Veç mendoj, se në ata
vëllezër vushtrias u ndjeva si i huaj, gati i panjohur nga ata.Në hyrje të Pallatit të Kongreseve, publiku, jo aq lexuesi (për këtë do shkruaj
më tutjè), ngrihej si të ish ngrehinë copëzash
furgoni nga “mbeturinat” e romanit
“Përbindëshi” të Kadaresë, kjo kioskë , por, veç
me të drejtën e librit për të folur me heshtjen e
lexuesit nuk e lidhte, e jo më, ta përngjasonte
me asgjë!
Dëgjoj njërin prej tyre: “Mor Ilir, a nuk po sheh
ç’hije ngjallka?!” Dhe unë e dija, dhe doja të
përgjigjesha: “Kjo është hije, që të pret, e mandej
të përcjell...I ngjan një enklave përtej kufijve...
Është si një “minoritet”, që tretet me mallrat e
konsumit.E mbi të gjitha, të ndjesh identitetin
tënd kombëtar, këtë e mundëson e vetme, veç
kultura, e mandej “të mallkohesh” prej një
kioske...
Nëntor 2011. I përvitshëm, por jo i gjithi i librit
dhe për librin...
Do doja ta nisja këtë shkrim, jo përmes hapjes
së tij, por me gabimin e radhës së mediave, ato
të shkruar dhe vizive. Sërish e njëjta
“problematikë”...panairi u shtrydh si limoni për
të shpëtuar “shijen” e tharët të politik-letrarëve,
të cilët, këtë vit, ndoshta në kulmim, pamjaftueshmërinë për të qenë shkrimtarë e kurrë poetë, e sheqerosën aventyrën e tyre vepër, me
ovacionet nga militantët, deri tek kritizerët e çdo
emisioni tv, por çuditërisht, veço ndonjërin. Të
tjerët pritën dhe presin, të “ngopin” programin
me shpresën se ndoshta, dhe në
mesopleqëri...do mbërrijë s’fundmi në letrat shqipe një kavalier i ri, pas gati kaq e kaq odisesh
dilemash ku idetë pro dhe kundër tani janë aq
publike, deri në dyert e pushtetit, sigurisht!
Ndodh, duke qenë krijues, kam pyetur veten se
çështë arti, veçan letërsia, pothuaj sa herë, kur
krijoj diçka të bukur, e jo pak kur mbaroj së lexuari një autor.Duke parë vetëdijen e gabueshme
ngritur në institucion, revolta brumur me muzë
iu drejtua vetes: Letërsia i ngjan përjetësisë
sepse aroma që kundërmon letra, tek hap faqet
e një libri, ka jetë gjatësi sa vetë breznive njerëzore u duhet për të mbërritur tek ajo, e
përjetshmja.Nëse do donim të flisnim mandej
mbi dallimin e një krijuesi vënë përballë një njeriu tejet partiak...Do thonim se: nëse letrari i
drejtohet diellit me hapat e tij, duke ëndërruar
tervistën e shohin jo vetë por të vetëm.
Për t’iu kthyer sërish panairit,do më duhet të
cilësoj të tjerë lloj “panairesh”,të cilët, jo se nuk
kanë dhe ato fenomenin “ngujim”,por kur artistët
e penës mblidhen bashkë, cilado cmirë dhe vetmi “shlyhet” përmes “metaforës”.
Po përmend këtu, një event tejet letrar, atë të
“Poeteka”.I nisur që nga 2005, bashkangjitur dhe
se do mbërrijë atje, të dytët lartësinë e letrave e
prekin deri tek kati i fundit i një ashensori...
Për t’iu kthyer mediave,tani që panairi i librit u
fund nën psikozën e heshtur të politikës, nisin
kritikat.Një mori të “jetimta” pyetjesh kanë nisur ( të cilat realisht duhet të bëheshin, më
herët,atëherë kur nisën stendat e para në këtë
“sallon bukurie kopertinash e titujsh”), nga, se
cili autor do prezantojë veten, tek librat best
seller, e mandej në përkthimet e sjella, në pyetjen nën mangësi: Po studime ka?...Dhe mbërrijmë tek sigla panairit, botimi i librave historikë,
dhe nëse do t’i quanim ndryshe duke ia lexuar
dhe stendën:”Historinë në Shqipëri e shkruajnë
dhe humbësit”.
Pulton stacionet tv, duke menduar se jo pak miq
të tu,do kenë “faqen kulturore” nëpër to, me
qëllimin e vetëm dhe fisnik por dramatizuar nga
“bumi” i një letërsie, ku arti si krijesë e figurës,
tani duhet të zgjedhë metaforë copëza dialogjesh,
nga njerëz të medias, tek ata të politikës, nga të
kënaqurit e çdo kohe,tek ata pa kohë, qenësuar
si të pamjaftueshme, për të mbërritur tek publiku e jo lexuesi, i cili duhet të deklamojë ende
mbështetjen “pas zgjedhore...”
Fatkeqësisht, ata që për ne para se të jenë miq,
janë poetë e shkrimtarë, “shtyhen” me njëri-tjerin
të zënë radhën e faqeve kulturore të shtypit.Dhe
pse ishin në panair,të parët që do donin dhe
balljen me lexuesin,kjo mundësi nuk i’u dha, së
paku dhe duke iu referuar medias elektronike.Ata
nisin “ngujimin”në studio të ndryshme,ku in-
revistën me të njëjtin titull, pothuaj pjesa më e
mirë e autorëve të poezisë pati mundësinë të
identifikojë qenësinë e vet letrare.Kujtoj dhe një
“gjetje” të organizatorëve, veçan poetin Arjan
Leka, që përmes hapësirës një javore, i transmentonte pjesëmarrësve “ç’ngujimn” prej vetes.
E na duhet të mbërrijmë tek një ngjarje, që nëse
në “Pallatin e Kongreseve” vërtet libri ishte ne
ditët e plota të tij, si Hëna, por, jo larg prej aty,
revista, që unë e identifikoj me cilësimin “drita
që preket” , “ Mehr Licht” mbushi 15 vite jo jete
sesa jetë drite.
Nuk na duhet shumë kërkim për të rikujtuar revistën “Fjala”, “Aleph” e për të trokitur tek një
organ i gjithi letrar dhe eseistik e pwrjavshme
mbarwkombwtare “Nacional”, e cila prej me
shumw se tre vjetwsh wshtw shndwrruar nw
njw pikw takimi pwr shkrimtarwt dhe artistwt
shqiptarw kudo ku janw. Këtu na duhet të jemi
dhe realistë, për suplementet kulturore në shtypin e shkruar.Veç, mendoj se letërsisë i duhet
diçka përtej vetes; masa e lexuesve e përafërt
me masën njerëzore të ndërtimit të një Piramide!
Por sërish mbetemi tek Panairi, kjo strukturë ku
kombi identifikon vazhdimësinë, të shohim deletrarizimin e poezisë.Sot pothuaj e kuptojmë dhe
ndjejmë, se poezia shqipe, ende veçan rishtarët
po shkelin mbi rrugë, ku vargun e gjejnë si realitet të jetimtë, e në vend ta marrin me vete,i
japin lëmoshë,sikur mëshira të jetë kurorë e virtytit modern.Pas këtij akti heroik ulen e shkruajnë për dehumanizmin e së sotmes, kurse në fakt,
ende nuk kuptojnë se duhet të jenë revolta e
shoqërisë,.Do mjaftonte dhe një metaforë, për
të kuptuar se pas saj po zgjumet simbolika e
gjithçkaje fshehur...
Këtu duket se përpos “pafuqisë” së poezisë
për t’u ndeshur me prozën, shohim dhe një faj
kolektiv qe ka të bëjë me megallomaninë e të
shkruarit poezi të “si” të pakuptueshme...ku
poeti luan me shijen e lexuesit si Don
Zhuan...Ndërsa ekranet TV, u pëqendruan tek
tre muskëtierë, nga z. Fevziu, për të cilin na duhet të themi, se i ftuar gati në gjithë ditët e panairit në media, arriti të shkëpusë në mënyrë të natyrshme identitetin e tij nga “Blendi në Opinion”
në atë ; Blendi në “I dëguari nga
Opinioni...”.Ndërsa për dy të tjerët duhet kuptuar mendoj,se cili do ia arrijë i pari të “zbresë”
nga libri për t’u ngjitur tek pushteti!...
Gjithsesi, si lexues dhe krijues,me duhet fati i
miqve të mi.Dhe ky fat lidhet me urimin: “Libri
bekoftë lexuesit tuaj!”
Ndoshta tani që “kopjoj” dhe unë pak mediat,
duke shkruar pas panairit, do sugjeroja, që cilido autor, kuptohet dhe nëse ka kaluar sprovën
në “Kafe e Përshtatshme” t’i kërkojë botuesit
publicitetin e veprës së tij.Të ulet pranë stafit
në stendën e shtëpisë botuese dhe të “shesë”
denjësisht poezinë e tij. Nuk do ishte keq nëse
vitin tjetër në hyrje të panairit të ketë një stendë
të njëjtë për poetët.Të renditen aty si emrat e
tyre dhe vëllimet e fundit.Dhe në mos ndodhtë
kështu t’ia dhurojnë letër-politikës muzën, të
cilët, këta të fundit do e shumëfishonin në “sozi”
identiteti...
Ndërsa ekranet tv mendofshin si syri kameras
dhe gazetarit për të “pronësuar” lajmin të
parët...Dhe poezisë i njëjti fat pritës i duhet.Të
publikojë përmes vargut duke i dhuruar shkrepëtimën lexuesit, jo për të ndryshuar motin
por vetëdijen e imazheve...
Eskili migroji dhe pse demokracia athinjote po
njihte kulmin e ndritjes së mendjeve.Po Ne?
Kuptojmë se politika po kulmon vetëdijen
përmes pushtetit, e jo ideve.Kur politika pushtetet mbi letërsinë, kësaj të fundit i duhet të migrojë si Eskili...Dhe pse humbës kaq i
madh!Kështu një panair libri, ku shoqëria njeh
profilin e ardhmë, i duhet të zgjedhë...Një dhe
disa “gjeneralë” grafomanësh apo tinguj lë
lëshojnë vargjet në poezi?
Nëse koha duket si e “pamjaftueshme” për lexuesin shqiptar sot, nesër jetët e poetëve do u
mbeten mjaftueshëm breznive...Ndërsa pamjaftueshmëria e shkrimtarit tonë të lartësuar ( ky
është cilësimi im për të, e plot respekt të përkorë) , ka ende mjaft për të krijuar me ëndrrën tonë
një “Olimp”, ku çmimi “Nobel” për Kadarenë
duket i pakët në mjaftueshmëri kohe...
Në zbritje, kioska pothuaj shuhej në padukje si
të ishte prej hiri, nga masa e njerëzve,të cilëve u
dukej si një e shkuar, por që hiri mos thëntë u
bekoftë si i rënë hero për një gjuhë, që fjalën e
saj e donte dikur ta priste sikur dhe aty të kishte
ende gjak.Por letërsia nuk hakmerret.Ajo mbetet dëshira më e bukur për çdo popull!
Nëntor 2011
nacional
6/ E Diel,
PROZË
20 nëntor 2011
Ti je nëna ime
Nga Antigona Marku
E kisha menduar shume here por nuk e kisha
folur me askend. Do ta kisha ber muhabet por
me dukej si nje dicka e pavlere qe thjeshte do te
humbisja kohen kote. I vendosur ne veten time,
ashtu do te beja, do te largohesha nga shtepia
ime, nga qyteti im, nga atdheu im. Per te kerkuar
fatin tim do te beja ne nje fare menyre jeten
time. Pa e menduar anen tjeter te medalies se do
te kishte nga ata qe do te lendoheshin nga largimi im.
Dy dite pa u larguar i njoftova at ate shtepise.
Ate mbremje nuk do ta harroj kurre. Pasi fola te
gjithe heshten um vrejten ne fytyre. Ja kete nuk
e kisha menduar, te pakten jo keshtu, kaq te
trishte. Nena pas nje psheretime e tha dicka qe
la shenja ne ndergjegjien time, por un e kisha e
ber pune te kryer tashme.
-Perse more bir keshtu kaq tak fak? Eh keto kohe
na moren ne qafe.
Pastaj heshtje perseri, une i veshtroja te gjithe
me rradhe si te doja te gerrmoja neper mendimet
e tyre, qe andej te nxirrja te gjitha mendimet me
te sinqerta te tyre. Pastaj te nidesha i qarte dhe
por jo i qete. C’po mendoja un i marri sikur nuk
me mjaftonin syte e tyre dhe fytyrat e tyre. Babai tymoste duhan dhe nuk foli asnje fjale. Prisja qe ai te me thoshte: “Mire po ben biri im, tu
prifte e mbara”. Fjalet e tij do me kishin sherbyer sin je bekim nga ana e tij. Por jo, ai hesht me
fytyren qe ja rrethon tymi I duhanit. Here pas
here leviz zjarrin ne oxhak me ate mashen e stermadhe qe kush e din se sa here me ish kercenuar me te e kush e din se sa here me kish qelluar
lehte.
Po rri bir, tha nena me nje drite gezimi ne sy. Do
te flas me nje te afermin tim ne qytet qe te shkosh e te punosh atje, keshtu na ke afer e nuk e
ndjejm mungesen tende, vazhdoj nena.
Te gjith e sollen veshtrimin nga ajo. Me erdhi te
shkrepesha ne lote. Ajo nuk donte ta pranonte
se koha per te punuar e per te krijuar famijlen
time kishte ardhur. Isha ulur prane saj ne nje
divan, i thenshin divan. Mora duart e saj dhe I
putha pa pushim, instiktivisht e perqafova. Nuk
mund t’i thoshja se ishin pikerisht ato duar te
sajat qe me benin te vuaja nga dhimbja per te.
Duart dhe kujdesi i saj I vazhdueshem me kishin be rte marr nje vendim te tille. Doja te beja
para qe tua lehtesoja sado pak jetesen. Ndenja
ashtu ne krahet e saj disa sekonda aq sa per te
ndjere nga afer ate te kaperdire te loteve te saj.
Darka u mbyll ashtu pa fjale pastaj te gjithe u
shperndane neper vendet e tyre te gjumit.
Diten kur u largova ishte vetem nena ne shtepi,
me percolli deri poshte ne shteg. Pastaj u
ndalem te dy dhe u perqafuam. Me pelqente
aroma e saj, uj e sapon, pa parfume te shtrenjta
dhe bojra flokesh.
-Nene mos ki merak do te punoj e leket e para qe
do te marr do te ti dergoj menjehere, qe ti shpenzosh per cfare te duash. Ajo buzeqeshi pak e si
ne pershperitje tha: -E si mendon ti biri im, se do
te kisha zemer ti shpenzoja parate e tua, te keqen
nena...Dhe ecja rrugeve e koheve moderrne, sh-
tepia ne fshat me rrinte ne mendje. Kujtoja
rrudhat e lokes e me dukej sikur i kishin lezet.
Duart e saj qe me joshnin me perkedhelje. Me
kish rritur me therrime, kurr nuk u lodh se theni,
“ti je jeta ime”. Ajo e mbajti fjalen, kurr nuk i
shpenzoi parate qe i dergova une. Pasi isha larguar shum shpejt ajo kishte zen krevatin. E kish
mbajtur te fshehte semundjen me shpresen se
cdo gje do te kalonte dhe skishte pse te alarmonte pjesetaret e familjes. Keshtu ishte ajo por
semundja e vdekja nuk pyesin per arsyetime te
tilla. Ajo vdiq ne nje dite te bukur pranvere. Kur
hyra ne dhomen e saj pashe shallin gri qe dikur
supet i mbante ngrohte, sot rrinte varur ne nje
gozhde. U ndjeva i pavlere se pak me pare ne
vend te saj nje gur te ftohte varri kisha perkedhelur.
…Kthehem perseri ne rruget e kohet moderrne,
imazhi i saj kudo me percjell. Ndonese dhimbja
per te po me mbyt, do eci patjeter se ti je nena
ime e une jam biri yt.
Cdo gje shendriste nen rrezet e diellit te atij
mengjesi. Heshtja ishte padrone e atij vendi qe
shtrihej e hapej perpara syve te mij. Cdo gje
ishte sot e bukur, ngjyrat te gjitha te ndezura,
kafeja e drureve te pemeve, jeshilja e gjetheve,
bluja e qiellit pa asnje re. Ngjyrat e shumta pastja te te gjitha atyre luleev qe mbushnin ate lendine te stermadhe. Kjo bukuri e natyres me beri
te shaloj kalin me te mire te shtalles. Hipur ne te
vrapoja vrapoja pa u ndalur ne cdo cep te asaj
lendine. Fillimisht e urdherova kalin te ecte me
hap por lendina ishte e pafund dhe e bukur ndaj
mendova te vrapoj. Patkojt e kalit shkelnin mbi
ate qilim te bere aq bukur nga dora e arte e natyres. Ajri i paster i fresket perplasej mbi fytyren
time duke mi hedhur floket sa ne nje ane ne tjetren. Zemra ime e lumtur rrihte me force kur nje
krrk krrak hekushash e forte beri qe te me errej
shikimi pa e ditur se cpo ndodhe me mua. Kisha
ndenjur ashtu nuk e di se sa kohe dhe kur i hapa
syte perseri aspak nuk po me pelqente ajo cfare
po shikoja. Isha lumturuar ne nje enderr e cila
me beri te futem thelle ne mendime, se sa e shtrenjte ishte liria e personit. Pas hekurave te
burgut nuk ishte burrerore ta mendoje kete.
Zhurma e shulave te dyerve qe hapeshin per te
shkuar ne mence per te konsumuar ate mengjes,
kishin ber te largohej endrra ime. Sa tmerr, perseri ne kete dhome te cilesi i njihja mire cdo cep
e vecori. Perseri do te vazhdonte miqesia ime
me tik taket e ores per te thyer heshtjen e pa
skaj. Mbi krevatin tim vetem pak caste ne dite
bien rrezet e diellit. Nota funebre ne shumicen e
kohes me bejne shoqeri. E mendoja sa here qytetin tim, doja te kthehesha atje, te shihja rruget
kur mbusheshin me njeres e gumezhinin, te degjoja kembanat e kishes kur binin te dielave. Sa
do te doja e dashura ime drejt teje te vrapoj te
ndjej afshin tend kur te te perqafoj. Ata qu nuk
me deshen i kisha prane, per ta nuk isha tjter
vecse nje bleres i shpeshte e nje mjeran qe vidhja cdo gje per droge. U deha nga ai farmak e nuk
po gjeja dot mase. Bota me ngjante e frikshme, e
ftohte, pa krye vec trishtim. Nuk je me i askujt je
fill i vetem, i fyer. Forcat tua te lene ne rruge pa
patur mundesi te kacavirresh askund. Braktisja
te perkund e klithmat e dhimbjes tende nuk I
hyne ne pune askujt. Dikush qe me deshi shum,
me shum se veten e saj per mua u lut. Ku do ti
gjej forcat, fjalet, krahet per perqafim e falje, nene
moj ti dashuria ime dhe megjate pa ty nuk mund
te jetoja. Je vetem ti ajo qe ne cdo takim nuk
mungon qe te vish te me shohesh. Sa je me mua
me mbulon me puthje e perqafime, me flet mire
per te gjithe, me thua se jan te zene me pune
ndaj nuk vjen njeri tjeter me mua. Sa shpejt fluturon kjo kohe qe jemi bashke, pastaj ti duhet te
shkosh. Shoh supet e tua qe porta e bent e zhduken kur ajo mbyllet. Une e di mire se ti tani po
qan ndaj thua me ze te mekur, mirupafshim. E di
nene e di se ti rruget e qytetit I kalon me lote ne
sy. E di edhe se te bera nje padrjetesi. E di se
perseri ti beson se nje dite te shpejte krenare
per mua do te jesh. E di se dhe tani nuk ke turp
se ken je te tille femije. E di se lutjet e zemres
tende per mua shkojne lart ne qiell, sepse ti je
nena ime e un jam biri yt.
Jashte binte shi i imet e nga kati i pare i nderteses ku jetoja degjihej zhurma qe bente kur prekte
token. Dukej sikur natyra luante nje melodi ne
piano dhe notat ne sfond ishte zhurma e rrekese
ne cepat e asfaltit buze trotuarve. Kjo e bekuar
muzike them se me ka be rte cmendur pak. Jetoj
vetem me notat e tingujt e saj dhe nuk ma merr
mendja se do te jetoja dot pa to. Sa vjen e me
lodh edhe nje tjeter dashuri qe cdo dite e mendoj se nuk bej dot dhe pa te. Ajo eshte nena ime.
Fillimisht mendoja se kisha ber zgjedhjen e duhur qe isha larguar nga shtepia ne drejtim ten je
shteti tjeter. E doja muziken aq shum, dhe kengen. Shpesh trazohesha nga merzia se si kjo
deshire e imja per nje gje kaq te bukur si muzika,
po me bente te ndahesha nga nena dhe pjesa
tjeter e familjes. Ndoshta isha treguar pak egoiste. Mamaja mundohej me te mira te me bente
te nderroja mendim por un atehere nuk e kuptoja, dhe mendova per ca kohe se ajo ishte merzitur ne nje fare menyre me mua, ose kishte shume
pune dhe nuk kishte kujt t’ia shprazte lodhjen e
keshtu isha une ajo qe degjija predikimet e saj.
Kjo beri qe une te terhiqem ne boten time te mos
flas me asnje per largimin tim. Mendoja shpesh
se nuk e di se ku, se si moj nena ime dashurite
tona u kryqezuan. Si ditet e javes pas njera tjetres rendnin pa u arritur kurre. Sa shume deshiroja qe e vetmja strehe e imja te ishte ti. Sa enderroja te flisja me ty per te paren dashuri, dhe enderrimet e mija per ty nuk kan mbarim. Fejeria imei
iku duke pritur perkedheljen tende. Ne ishim afer
por u ndjeme shume large. Enderrimet e mija te
bukura per ty gjithmone I mbaj gjale. Ndoshta
koha ishte e pameshire, por tani ne mes nesh
ajo tashme kishte hyre. Shpejt keto mendimet e
mija i hodhi poshte nje poezi e saj qe e kishte
shkruar, mendoj me qellim ne nje nga fletoret e
mija te muzikes. Shum kohe pasi isha larguar po
kontrolloja disa partitura dhe ja vargjet e saj.
“Ti erdhe sin je lule e bukur ne dimer dhe pse
ato ne pranvere kan stinen. Te desha se ishe
jeta, nje nga yjet ne qill. Arsyeja qe un te jetoj ,
dritherime e shpirtit tim. Emocion i parshkruar,
mengjes me vese, melodi e embel, dhimbje e
pelqyesheme. Mendim i heshtur, peshperime
pranverore, tik tak I zemres. Ndjenja me e paster,
pafajsi e fatit, lot gezimi, trendafil me ere. Ti femija im qe me te gjitha te drejtat ecen rruges gjith
gezim”. Keto vargje me ngacmojne ndergjegjien
e malli me djeg per nenen. Ngihem qe aty ku
isha ulur dhe afrohem prane dritares, shum afer
xhamit. Shiu vazhdonte te binte kur prane kutise se postes ne fund te oborrit postieri le nje
zarf e largohet. Mora nje cader dhe me te shpejta e mora ate zarf. Ishte nga nena ime. Shum
shpejt e hapa dhe mu desh te ulesha. Ne te shkruhej nje poezi e shkurter qe fillonte keshtu:
“U vyshken lulet ne dritare, ato qe i mbolle ti,
macja qe ti e rrite, merzitur rri. Dhoma jote, kre-
vati e shtepia nuk kane me gjalleri. Per mua bota
nuk kish rendesi, c’murmurisnin nuk desha kurre
t’ja dij. Fytyre ngrysyr e zemer thyer babai yt rri.
Ike pa dhene asnje shpjegim, jeta hapi krahet
edhe per ty, pa cka se nuk te kuptuam vet e dy.
Llogarite i beme gabim, vitet harruam, per syte
tane akoma ti ishe femije. Endrrat e deshirat e
mija per te ardhmen tende moren fund, u dogjen
nga ai cast e u kthyen ne hi. Maj i vitit hajdud,
me le ne oret e pritjes se pafund. Veshtrimi im
nga dera rri deri ne ate cast qe te dukesh ti. Nese
falje kerkon ta dish mire, kurr nuk te mbajta meri,
dhe se ne heshtje une isha me ty. Dhe se ndjehem ne faj nese zemra ime urren bijen e saj”.
Te qaje ne kete moment ishte gjeja me e llogjikshme por une duhej te mendoja per kthimin tim
atje. Malli per ata prinder e vecanerisht per
nenen do te me ndjek gjithmone. Njeriut nuk I
eshte dhene mundesia te kete dy mundesi jete
ne kete bote. Prandaj duhet te vrapoja te ndreqja sa te mundja gabimin e bere. Shiu vazhdonte,
edhe lotet e mi. Nje zile telefoni u be prezente ne
ate ambjent te mundur nga heshtja. Njehere nuk
desha ta marr telefonin pastaj nderrova mendje.
O Zot prefiksi i atdheut tim, mos jane ata! Alo u
pergjigja me nje ze qe me dridhej. Shpirt e more
letren? Ishte zeri i mamase. Po po tani sapo e
mbylla, ti je nena ime, me e mira ne bote.
…Njeriu ecen parallel me shume gjera, por me
shum afer, thuajse ngjitur me te ,ecen me ndjenjen e shpreses. Koha eshte shtegi i vetem i ecjes.
Ky shteg nuk mund te pershkohet pa nje shok
te sigurt, te besueshem, besnik deri ne fund,
dashurine. Sillemi vertete cuditshem thua se bota
me gjith cfare ka eshte e jona, dhe se mbi kete
toke jemi banore te perjetshem. Pikerisht kjo bote
eshte e ftohte gjithmone edhe ne gusht kur ben
shume vape, kur nuk e kemi prane te dashurin,
dashurine. Pikerisht kete dashuri kerkojme gjate
shtegtimit. Nuk leme gure pa levizur per ta gjetur, ne te shumten e kohes ne gjerat e gabuara.
Kje ben qe ne njefare menyre te mos shohim ate
cfare eshte e drejte te bejme e te duam. Ne gabimet tona ne mes te deshperimit gjitmone nena
eshte ajo qe na gjendet prane. Dashurine e saj
natyra ndoshta nuk ka patur mase tjeter per ta
matur, vecse pafundesine. Pa kete dashuri nuk
mund te jetohet dhe ndaj saj jemi shume borxhlinj.
Toka eshte ajo qe me menyren e saj te padukshme i transformon gjerat. Shume gjera i shkrin
fare duke i kthyer ne humus, ne dicka te vlefshme per dicka tjeter. E vetmja gje qe nuk ka
mundur ta mbaje eshte kjo gje kaq abstrakte,
kaq e cuditshme, kaq fisnike, kaq e cmueshme,
kaq domethenese e kaq e pazgjidhshme, dashurine, sa qe edhe toka e dergoj shume larte ne
qiell, shume large saj sikur te kishte frike. Mbase
atje do te gjendet ndonje dicka qe te mbaje mbi
supe lidhjen me te forte, lidhjen nene e bir…
Kthej
Tek ju kthehem,
Prinderit e mi,
Nga rruga e gjate e mundimit.
Nuk flas,
Nuk them dot me fal.
Ju beni mrekulli.
Veshtrimi juaj me sfilit,
Nga dhimbja per ju.
Tek ju gjej gjithmone,
Ngrohtesi e lumturi.
Shum e magjishme,
Sa cudi!!!
7/ E Diel,
nacional
POEZI
20 nëntor 2011
Beteja e Salminës
Nga Yllka Filipi
Beteja e Salminës
480 p.e.s.
(Antistrofë I)
Aty ku mjegulla puthet me detin
Në Salaminë. Gji’ Saronik
Pinë verë të kuqe bashkë me heronjtë
Në shenjë nderimi. Perënditë.
Thyhet besëlidhja
Persi-Greqi
Si gur…
(Antistrofë II)
Më thirre Grykë e Termopileve
Atje, tej në Artemisium?
Erdha, por vdekja hodhi rrjetat
dhe deti volli
Zjarr e shkrumb...
Zbarkuan persët në Atikë
Si zvarranikë në shkretëtirë.
Plagët u varën brinjëve të detit
Lakmitë u dergjën
...Errësirë.
As në Istm, as në Korinth
Flota nuk gjeti vatër, a ‘strehë
Qiejt u dogjën si shtëllunga
Dëshpërimesh
Tej. Në re.
( Antistrofë III)
Bashkuan zemrat aleatët
Krisi mjegulla, në Salaminë.
Gurë të rëndë , hije, varre
Ranë nga ajri. Vetëtimë
Në numër pak, fuqi në deje
Ndez athinjoti Themistokli
Flota persiane rrëshket në vdekje
Ah, Salaminë
Valët u bënë trupa të mbytur.
Klithmat u kthyen në erë të marrë.
Ky është fati. Ky është derti
I prijësve mbarë, lakmitarë…
(Antistrofë IV)
Bie si turp Dari i Persisë
Kserksi i tmerrshëm, vaj, medet…
Aty ku mjegulla bën pakt me Zotat
Pranon dështimin e beftë... Në det.
Shkundet nga supet një tronditje
Dështimi, e tmerri nëpër dallgë
Flota persiane bie në ngushticë
Ca shpirtra priten përmes.
Me shpatë…
Copëza zemrash lenë amanetet
E nisen që me natë
Drejt vdekjes.
(Antistrofë V)
A nuk e shohin anijet shtegun ?
Në fron si mund të shkosh i humbur?
-klith Kserksi- dhe qetësi nuk gjen
S’gjen dot, as forcë, as ekuilibër.
Përllogarit shifrat. I verbër…
Aty ku mjegulla puthet me detin
U mbytën persët si terr i vrarë
300 anije dhanë shpirt. Në muzg.
Edhe jo vetëm…! Ish muzg i marrë!
Puthën Stuhinë e robërisë
mijëra të tjerë
Në shtroje. E fjetën,
Fjetën bashkë, bashkë me të.
(Antistrofë VI)
Kserksi shkul flokët.
Sa keq dështoi!
Qan me lot bryme.
Ah!Mardonis!
Të lashë me dhimbje, ah!
Veçse helenët kanë Perënditë
Në gjallje e në vdekje
Në gjallje e në vdekje
E gjer në pasvdekje…
Thonë rrodhi forcë nga ato zemra
Atje përtej, në Salaminë
Ujërat ca kohë rënkuan gjatë
Nga mbrëmja deri në agim.
(Antistrofë VII)
Mjegulla puthet ditë - natë me detin
Në varkë ,pranë, Gjirit Saronik
Pinë verë të kuqe. Bashkë me heronjtë
Në Salaminë. Perënditë
Klaneve të shkences
Nga Ismet Tahiraj
MERDHËZET VERDHËSDISHT
(portave 31 e 1)
...E nisem këtë dallgë
në fushat e betejës ,
t'i vëmë portatë
në heshtjën e të tjerëve.
dhe të këtë porta
mision qartësie ,
miku të vije mik
sorrat me glasë turpësie.
se lloha , nuk llohtarisë
por kipci merdhëzet verdhësisht
Gjaku i luleve
Nga Agim Mato
Tanket derdhin gjakun e luleve.
Gjakun e lulekëmborës me gjuhëzën e saj
të prerë,
të luledeleve që sapo kanë ngritur kokën me
ndrojtje, të lules “Mos më prek”
(që mizorisht e prekën),
të trëndafilave, manushaqes, tulipanit,
vjollcës, mimozës,
gjakun e të gjitha ngjyrave dhe spektrit të dritës
që bien pre e rrapëllimës së hekurt të zinxhirëve.
Dhe unë e dëgjoj rënkimin e barit,
tufën e zogjve shtegëtarë që vijnë nga larg dhe
mërgojnë sërish të tromaksur,
valën që ngjiret duke të folur,
zebelinat e reve që lundrojnë indiferente mbi
kokat tona,
muzgun që ulet nëpër stola si një i verbër me
qindarkat e yjeve të tij, Katerin e Radës
që rrëmbehet në bazën detare atje tej.
Papritur firasin kalimtarët,
firasin vajzat e reja që me pëshpërimat dhe
sekretet e tyre mbushnin ajrin.
Dëgjoj tytat e gjata të tankeve
që godasin dyert e bankave
si kryedashët para portave
të qyteteve mesjetare.
Mijëra sy të trishtuar prapa dritareve
përplasin qepallat
si diafragma aparatesh fotografikë.
Si për ironi zinxhiri i florinjtë i dritës atje tej
kopsit gjoksin e ditës.Po kush
do të kopsisë dhimbjen e nënave që do të vijë
si një ulurimë e thekëshme
e Kanalit të Otrantos?
Ç tragjedi bëhet gati
në kaltërsinë verbuese të Jonit?
TABORRI SHËMBELLËTYRË
Tanket derdhin gjakun e luleve.
si ti përtypi
vajet e shekullit ,
...si t'i shpupurisë
gjerdekun e pushtetit.
Shtrirë përtokë simetria e zëmbakëve,
algjebra e lulishteve,
gjeometria e trotuareve,
Shtrirë përtokë shteti.
Sarandë, 1997
kur zogjet në vjeshtë
glasojnë,
sorrat hiç më pak
tunden një soj.
SHPIRT I ZBRAZUR
Shpitrëave të rrëkellyrë
që u vënë shami ,
dushku i vërshoi
gjumë bënë-në legen të ri.
Një zë i rremë, një këngë e rreme, fallco më
mundon.
Si mund ta xhvesh lëkurën e fjalëve të kota?
Eci si në ca plazhe të shkretë hëne.
Nuk më gëzon dita, as deti i kallaisur,
as bisedat akademike për artin.
Më skërrajë të vjetër-vetës
i kanë vënë për detyrë
taborri shembëlltyrë.
Shpirt i zbrazur.
KLANEVE TE SHKENCËS
S' di a pjek'
saçi flija ,
a shpoerti gurabija .
Pesëqindëgradë përcëllohën
nervat e mija.
Dhijareve te asfaltit
klaneve te shkencës.
me gjurmime laboratori
në etër lokatori...
Në fund të ditëve
mbetet një llum kafeje
dhe muzgjesh të hidhur.
Dua ta mbledh hijen time, ta palos
për ta lëshuar në një kohë tjetër.
Dhe dua t’i ikë kësaj udhe
që më zhduket nën këmbë
si një gjarpër i trembur.
Te porta e gurtë e dimrit,
mbuluar me gjethet e vdekura,
përpëlitet një zog, një zemër.
1988
nacional
8/ E Diel,
PROZË
20 nëntor 2011
Një kujtim më tepër
Nga Besnik Avdiaj, Student Gjakovë
Kur u ngjit në katin e dymbëdhjetë dhe u gjend
para derës së apartamentit të saj, psherëtiu e
lodhur, por në njërën anë e gëzuar që më në
fund kishte arritur lartë.
Trokiti në derën e apartamentit dhe dëgjoi hapa
tek afroheshin. Para se të hapej dera, një zë
pyeti nga brenda: - Kush është?
- Jam unë, Ela!- i thirri së motrës nga ana tjetër
e derës.
- Eja e futu brenda, motrushe,- i tha e motra
posa hapi derën.- Si e kalove sot? Ishte një ditë
tjetër nën monotoninë e ligjërimeve të profesorëve?
- Do më lësh njëherë të shtrihem e të pushoj? E
atëherë më pyet gjithçka që do!- ia ktheu Ela.
- Pse qka ndodhur? Ka diçka?
- Asgjë fare. Veçse jam shumë e lodhur. Jashtëzakonisht e lodhur,- ia ktheu së motrës dhe
bëri drejt dhomës së saj të fjetjes. E motra, Anila,
e ndoqi nga pas.
- Qe ke këtë çehre kështu? Ka kohë që s’të
kam parë kaq të lodhur,- i tha Anila.
- E kam nga lodhja prej ligjërimeve,- ia ktheu Ela
tek ndërronte rrobat e saj.
- Të kam thënë se ke për ta pasur vështirë t’i
ndjekësh dy drejtime njëherësh, sidomos arkitekturën dhe biznesin, le më në këtë fazë. Po
kur ta vazhdosh magjistraturën? Po doktoraturën? Apo mos ndoshta ke menduar më mirë
ta përmbyllësh vetëm me fakultet?
- Anila, të lutem mos ja nis sërish me këtë temë!
Të kam thënë edhe më parë, unë do vazhdoj
deri sa ta kryej edhe doktoraturën në të dyja
drejtimet,- ia ktheu Estela tërë nerva.
Ndoshta ishte hera e njëqindtë që e motra, Anila,
i sugjeronte për të mos e vazhduar shkollën më
tej, sepse sipas saj, mjaft të futej në një punë
dhe të ketë një rrogë sa për të nxjerrë bukën e
gojës, e për më shumë as që i shkonte ndër
mend. Por Estela mendonte gjithmonë të ndërtonte një karrierë mbi një bazë të fortë e me
mure të forta.
Ajo donte të bëhej e famshme në fushën e arkitekturës.
Donte të sillte në jetë diçka që nuk e kishte
bërë dikush tjetër me përpara. Diçka që do bënte
bujë anembanë Kosovës.
Por pse jo edhe më gjerë? Pse jo edhe anembanë tërë botës?
Por për këtë duhej shumë mund e punë e mad-
he për të arritur realizimin e këtyre ëndrrave që
dukej se nuk do shkonin edhe shumë larg, pasi
që askush nuk e përkrahte, askush nuk mendonte me optimizëm mbi ëndrrat e saja.
Ajo kishte nevojë për dikën, qoftë edhe vetëm
dikën që do e përkrahte në çdo iniciativë që ajo
do ndërmerrte.
Kishte nevojë për dikë që do kishte durim të
dëgjonte ato që Estela ëndërronte dhe jo që sa
herë të fillonte të fliste me afsh për ëndrrat e saj,
të ia ndërprisnin duke i thënë se këto janë thjesht
“budallallëqe te rinjsh”.
Por, Estela e dinte se nëse punonte me ngulm,
pa dëgjuar fjalët që flitnin të tjerët, pa dëgjuar
pesimizmin e të tjerëve, do të arrinte edhe më
lart nga sa mendonte. E dinte se Zoti i do ata që
punojnë, ata që shikojnë të krijojnë diçka të re
për shoqërinë. E dinte se vetëm me punë mund
të ia arrinte qëllimit të saj.
- Mirë, mirë, më fal, nuk do të ta përsëris më,- ia
ktheu e motra shpirtvrarë.
- Atëherë si e kalove sot në shkollë? More ndonjë notë? Rrahe ndonjë të paskrupullt?
- Ha-ha-ha,- qeshi Anila.- Jo moj, s’e kam rrahur
kënd, edhe pse isha gati ta godisja shuplakë
fytyrës atë ngalakaqin, Drenin, që ngado që
shkoja m’i hidhte sytë dhe jam gati të bëj be se
i ka thënë shokut të bankës se unë i pëlqej atij. E
sa për nota, në lëndën e gjuhës angleze gati sa
nuk mora një notë të shkëlqyer, por ç’t’iu bësh
atyre që pëshpëritnin dhe arsimtarja mendoi se
më tregonin përgjigjet, kështu që më la për orën
e ardhshme.
- Ti s’e paske kaluar edhe keq. Veç e di çka? E
kam një ide. Afrohu pak të ta them në vesh!- i
tha Estela.
- Jo moj, pse në vesh, ma thuaj hapur se s’na
dëgjon kush! Mami ka ikur tek tezja, babi akoma
është në punë, kurse Lendi ka dalë për të pirë
diçka me shoqëri, kinse një shok i tij ka ditëlindjen, por do të vija bast se ai ka dalë me të dashurën
e tij.
- Pse, mendon se Lendi nuk ka të drejtë të ketë
të dashur të tij?- i tha Ela me mospërfillje.
- Ndoshta edhe po,- tha Anila si në mëdyshje.E çka deshe të më thuash në vesh?
- Desha të të them të ia japësh Drenit një mundësi,- i tha Estela duke u hequr si e pafajshme, por
me një nënqeshje pa shpirt.
- Drenit the? Ik moj, po ç’më duhet mua ai çun?
A s’ka goca të tjera në këtë botë veç meje?- gati
sa nuk bërtiti Anila.
- Epo mirë, ka plot, por ndoshta për të je e vetmja,- i tha Estela si e zënë në faj.
- Dhe më pas kur ta shohë një tjetër të më hedh
mua sikur një lodër me të cilën ka bërë qejf? Jo,
jo, as që vihet në diskutim një gjë e tillë,- i tha
Anila.- Po ta lëmë tash këtë temë, ti si e kalove
me ligjërimet sot? Ta ka prishur kush ty ë?
- Me ligjërimet e kalova si gjithnjë, për çdo fjalë
nga një shënim. Histori monotone. E sa për atë,
kush guxon të ma prishë mua sa ta kem motrën
time të gatshme për dyluftim?- i tha Estela plot
gaz. Anila qeshi.
- Atëherë, besoj se ke për të mësuar dhe unë
s’po të pengoj,- i tha Anila duke u ngritur lehtë
nga shtrati ku qe ulur këmbëkryq duke biseduar
me të motrën.
- Në fakt kam shumë për të mësuar dhe jo vetëm
nga ligjërimet e zakonshme të profesorëve, por
edhe nga vetë jeta, se sikur të mos mësoj që ne
fillim të notoj, atëherë s’më vyen gjë arkitektura,- ia ktheu e motra.
- Do diqka për të pirë, ose për të ngrënë?- e
pyeti Anila.
- Hmm... Më sill një gotë qaj dhe ca biskota!
- U tha, u bë!- i thirri Anila tek mbyllte derën e
dhomës së tyre të fjetjes.
Estela filloi të nxirrte librat dhe fletoret, në të
cilat kishte bërë shënime të shumta gjatë kësaj
dite dhe filloi t’i përsëriste një e nga një. Anila
hapi derën me bërryl, sepse me duar mbante tabakanë me qaj që avullonte dhe me një pako biskota
të pa hapura fare.
Estela i ndihmoi t’i vendoste mbi tavolinën e
punës dhe e falënderoi. Anila doli duke i thënë
të mësonte sa më shumë , por edhe Estela i dha
të njëjtën këshillë. Tek mbyllte derën Anila, për
herë të parë, Estelës, e motra iu duke më e bukur
se kurrë, me flokët e saj ngjyrë gështenje, dhëmbët e radhitur për bukuri në gojën e vogël që
nuk pushonte kurrë së foluri dhe në të shumtën
e kohës vetëm buzëqeshte me plot zemër.
Asaj i bëri përshtypje edhe më shumë se çdo
herë tjetër se e motra e saj ishte rritur për një
kohë të shkurtër, sepse prej se kishte filluar vitin
e saj të dytë në fakultet dhe e motra kishte filluar
klasën e njëmbëdhjetë në gjimnazin e shkencave
gjuhësore, ajo nuk kishte qenë shumë e përqendruar tek e motra, sepse kish qenë jashtëzakonisht e angazhuar me ligjërimet e profesorëve.
Kurse tani, i dukej njëra nga ato zanat e përrallave që dikur i tregonte e ëma.
Tani kujtonte ato ditët e kohëve të shkuara kur
nuk ishte më shumë se një gocë e vogël. Netëve
të ftohta të dimrit, kur shtriheshin pranë vatrës
së zjarrit, për tu ngrohur sa më shumë dhe ajo së
bashku me motrën e saj dhe vëllain, Lendin, vinin kokat në prehrin e së ëmës, e cila fillonte t’u
tregonte përralla për princat dhe princeshat, për
zanat që u ndihmonin bukurosheve të varfra,
për orët e maleve, deri sa dy motrat i merrte një
gjumë i rëndë dhe deri të nesërmen në mëngjes
nuk zgjoheshin.
E ëma u kishte thënë se i ati i tyre shkonte larg
për të punuar dhe duhej të zgjohej herët në
mëngjes e të vinte vonë në darkë, kështu që ata
sa herë zgjoheshin shkonin për të parë nëse i ati
ishte duke fjetur ose jo, por më vonë u mësuan
me mungesën e tij dhe vetëm një herë në muaj
mund ta shihnin tek vinte në shtëpi dhe sillte
ushqime për tërë muajin.
Ditë pas dite, kohë pas kohe, Estela, Lendi dhe
Anila u rritën dhe shkuan në shkollë.
Në fillim ata ishin në kushte të vështira, por nga
një lëndim që i ati kishte pasur në punë, puna i
kishte paguar atij dymbëdhjetë rroga rresht dhe
ata menduan të zhvendoseshin në një vend, ku
u konvenonte për të jetuar më afër jetës moderne.
I ati i tyre kishte pasur gjithmonë dëshirë që
fëmijët e tij të shkolloheshin dhe të dinin ta mbanin veten dhe familjen, por jo në atë mënyrë se
si ai i mbante, me të holla të vështira, që duhej
të punonte dymbëdhjetë orë në ditë për të nxjerrë kafshatën e gojës.
Aso kohe, në qytet punohej në ndërtimin e një
ndërtese kolektive dhe i ati i tyre Bashkim Leka,
u interesua përmes shefit të tij që të siguronte
një apartament në atë banesë, pasi që ishte
shumë afër qendrës së qytetit, shkollave, punës
së tij, me një fjalë afër të ardhmes së fëmijëve të
tij. Shefi e përkrahu me të vërtetë dhe e ndihmoi
që gjysmën e pagesës t’ia kryente biznesi ku ai
punonte dhe gjysmën tjetër ta kryente ai vetë
me këste të vogla, pa pasur nevojë të futej në
kredi.
Brenda tetë muajve, ndërtesa u krye dhe në të
filluan të vërshonin familje nga të gjitha anët.
Bashkim Leka kishte gjetur një apartament të
mjaftueshëm për familjen e tij në katin e njëmbëdhjetë, me një çmim të volitshëm.
Apartamenti nuk ishte shumë i madh, as shume
luksoz. Por sa për familjen e tij ishte i mjaftueshëm.
Sa për ta bërë gjumin e qetë.
Sa për të mos mërdhirë nga të ftohtit e dimrit.
Sa për të mësuar fëmijët e tij.
Kur Bashkim Leka me familjen e tij u zhvendos
në këtë apartament, ishte kohë vere dhe Estela
sapo kishte përfunduar vitin e saj të njëmbëdhjetë, Lendi kishte përfunduar klasën e tetë dhe
Anila të shtatën.
Ndërsa Estela kujtonte kohërat e vjetra, harroi
që kishte për të mësuar dhe për t’i përsëritur
shënimet që kishte marrë gjatë ligjërimeve të
profesorëve të saj.
Kur ajo e shikoi orën me sytë e lodhur duke
lexuar e rilexuar pa pushim të njëjtët rreshta
monoton që kishte shkruar në universitet, mendoi se për sot kishte qenë mjaft dhe se duhej të
pushonte që nesër të ishte e kthjellët.
Mori librat e shumtë të përhapur nëpër tavolinë,
mblodhi fletoret e shënimeve dhe i hodhi pa
rregull brenda çantës së saj të shkollës. Shkoi
drejt shtratit që gjatë kohës që kish qenë duke
lexuar, Anila kishte hyrë pa u ndier fare dhe e
kish rregulluar dhe kish dalë pa folur fjalë nga
frika se mos e pengonte të motrën.
U shtri dhe mbylli sytë. Nuk donte të kujtonte
asgjë nga dita e sotme. Kishte nevojë të pushonte. Të merrte një sy gjumë. Të çlodhej nga
dita e sotme.
Por ja që nuk mundi të mos e kujtonte atë
djaloshin që e kishte përshëndetur në katin e
tretë. Ata sy blu i shfaqeshin në errësirën e natës
së pa hënë. Në errësirën e asaj nate akull të
ftohtë. Në errësirën e pa errësirë të asaj zemre të
vogël që kishte filluar të lodronte në errësirën e
thellë të dashurisë...
9/ E Diel,
nacional
PROZË
20 nëntor 2011
Plazhinudo
Tregim nga Sulejman Mato
(Vijon nga nr. i kaluar)... Veç për t’i bërë qejfin, unë i tregova asaj disa vargje nga “Ajeti
Qyrsia” të cilat më ishin ngulitur në mend qysh
nga fëmijëria. Fillimisht u befasua, më pas qeshi
me gjithë zëmër. Duhet t’i kisha shqiptuar fjalët
gabim. Dhe kështu, atë mbrëmje pati ç’të bisedohej. Për ta përzier bisedën me çiftin gazmor,
unë i tregova Medit historinë e plazhit nudo.
“Sandri sa erdhi në Ulqin përfundoi në një plazh
nudo?” “Ani,- pohoi Medi natyrshëm. –Në
atë çaste dhe unë isha në plazhin nudo të grave.
“ “ Pse? Paska plazh vetëm për gra?”-shprehu
habinë Sandri.”A ke qejf me na pa?”- e ngacmoi ajo . “Si jo...” “Do të kisha ftuar me gjithë
qejf, -ia ktheu Medi, por, s’lejohen meshkujt.”
“Atëherë më fto në dhomën tënde.”.Nuk e di si
ia dha mendja t’i kapërcente kufijtë e një shakaje. Po Medi bënte shaka edhe të rënda. “Kur
të dush ...”-ia ktheu qetësisht.- A do qysh sonte?” Për një çast u bë një pauzë e nderë. Unë
ktheva sytë nga Lulja. Më mirë që nuk dialogu
i tyre nuk kishte mbërritur në veshët e saj.”Po
më provokon?”-e pyeti Sandri duke marrë një
pamje prej guaku. “Aspak!- ia ktheu qetësisht
dhe e sigurt ajo.-Ti e meriton një natë të tillë.
Poet disident...Kushedi sa duhet të kesh vuajtur në burgjet e Komunizmit.” “Të lumtë! Fitove!” – i tha , duke e konsideruar këtë përgjigje
si një tërheqje taktike. “ “Fitova? –ngriti supet
ajo. Aa..Nëse ti quan fitore guximin tim për të
të bërë një ftesë serioze...” Sandri ngeci keq.”Je
vërtet e lezetshme, për nder.” Ishte koha për të
marrë një vendim. Ta merrte seriozisht ofertën
e saj apo të lozte rolin e budallait.
Pas mbrëmjes kur dy mikeshave tona u thamë
“natën e mirë”, u befasuam që dhomat e fjetjes
i kishim pranë e pranë. Më pas Sandrit s’i rrihej
në dhomë. “Po dal të bëj një shëtitje anës detit.”Më pas ndërroi mendje. Doli në ballkon. Kishte blerë një paketë “Slims”.Ai që s’kishte haber si mbahej cigarja, nxori një fije dhe e vuri në
buzë. Pas tij dola dhe unë në ballkon. Ishte një
ballkon lozhë.”Sa femër e lezetshme. E pe si më
provokoi? “ .Donte të dinte dhe mendimin tim.
“ –Ty e more për provokim ,- e ngacmova unë.
Në fakt ajo të bëri një propozim pa pasur
ndrojtje.” Vura re që i ndritën sytë.”Dhe m’ua
ashtu m’u duk.” Më pas shto :Ishte femër pa
komplekse. Pikërisht për këtë gjë ishte ndarë
me të shoqin i cili jetonte si emigrant në Gjermani. S’kishte kaluar as një muaj pas ndarje kur
ai ishte martuar me një grua të martuar, në gjermani.”
* * *
Kishte kaluar mesnata. Bisedonim me dritë të
fikur,të shtrirë në krevatet tona .Nuk na zinte
gjumi. Sandrin e kishte kapluar nostalgjia e
dashurive të tij. Ndarja me të shoqen, një vajzë
e pashkollë nga Elbasani, kishte ndodhur në
ditët e hetuesie, kur kishte lënë mustaqet spic,
si të Hitlerit. Kishte dy vajza të martuara, të
dyja në emigracion. Të lidhur shumë me nënën
e tyre asnjëra nuk kujtohej të merrte në telefon.
Pas daljes nga burgu kishte tentuar disa herë
të martohej, por nuk kishte gjetur njeriun e duhur. “Si të duket Medi?” Pyetja e tij m’ u duk jo
vetëm e çuditshme por dhe e befasishme.
S’kishte tre katër orë që njiheshin, midis tyre
kishin shkëmbyer vetëm ca shakara banale
dhe kishin kërcyer dy a tri herë. “Po shkon ca
si larg. “ -i thashë. Në çast mendova Lulen. Lulja po, ajo ia vlente. Vajzë serioze. Inteligjente,
shkruante dhe poezi...Mund të ishte vërtet një
shoqe jete. Paksa e trishtë. Dhe dhe e
frikur.”Vetëm asaj s’i fshihesh dot...”E kishte
fjalën për Zotin.Po pse “asaj”? Brenda veshjes
së saj prej besimtareje duhet të fshiheshin hiret
e një femre të jashtëzakonshme. Kjo ide ma nxiti
dhe më tepër dëshirën për të parë se ç’fshihej
poshtë të linjtave të saj. Duke vënë në veprim
përfytyrimin poetik nisa t’i heq fillimisht
shaminë ngjyrë vjollcë për t’i parë qafën dhe
flokët e dendura. Më pas imagjinata ime guxoi
më tutje , ia hoqa të linjtat nga trupi dhe ia hodha
mbi tapetin e dhomës sonë. Çfarë guximi imagjinar prej të fantaksuri! E zhveshur lakuriq, në
çastin e fundit më ngjasoi me tezen time.... Cili
psikanalist mund ta shpjegonte një dukuri të
tillë palimpsesti? Gjithsesi, ideja për të parë femrën te Lulja kishte lindur.
* * *
Me ndjesinë që e krijon vetëm prania e detit u
zgjuam të dy atë mëngjes. Zbritëm poshtë dhe u
futëm në restorant. Poeteshat kishin zbritur para
nesh dhe na prisnin. Të sistemuara në një tavolinë pranë verandës , na bënin shenjë me dorë.
Porositëm gjerat e zakonshme mëngjesore. Imtësitë tona të atij mëngjesi i ngjanin imtësive të
çifteve të dashuruara të cilët ia marrin fjalën nga
goja njeri tjetrit.
-Do të shkojmë sërish në plazhin tonë?- i bëra
Sandrit një pyetje të paramenduar.”Unë po.”
nxitoi të përgjigjej Medi. “Unë mezi e pres...” shtoi Sandri. Mbetej për të reaguar Lulja.
-Eva para Adamit rrinte gjithë frikë- nisi të arsyetonte ajo,- edhe pse trupin e kishte mbuluar
me gjethe fiku.
-Jo gjithë trupin.-tha Medi me shaka
-Kush i ka parë.-Ndërhyri Sandri.
-Sidoqoftë. Nudizmi kolektiv është një shfaqje
exibizituese, -ndërhyra unë në mbrojtje të shoqes sime.
-Ne kemi shijet tona ju mbani shijet tuaja.-tha
Medi me shaka. Kundërshtimet konceptuale të
dy çifteve nuk ndikuan aspak në shijen e atij
mëngjesi të gëzueshëm.
-Lulja nxori nga çanta e saj prej lëkure të zezë,
dy librat e saj me poezi, njërin ma la mua mbi
tavolinë, me përkujdesje, tjetrin ia zgjati Sandrit
me mirësjellje. Sandri e shfletoi nxitimthi, lexoi
dedikimin dhe e falënderoi. Medi na e kishte
falur librat e saj qysh natën e parë. Atë mëngjes
Medi kishte veshur një bluzë sportive ngjyrë
portokalli, ngjante si fanse e skuadrës holandeze.
Me atë shaminë e mëndafshtë ngjyrë vjollcë
lidhur mbi ballë Lulja më kujtonte vitet e fëmijërisë. Kështu e mbaja mend nënën time me
shami të bardhë lidhur pas kokës dhe të ulur
paksa mbi ballë.
Dolëm nga restoranti dhe menduam të bëjmë
një shëtitje të shkurtër. Medin me Sandrin ne i
lamë me qëllim të na parakalonin, gjersa na humbën nga sytë. Në mesditë, në orën një fiks, unë
dhe Sandri i pritëm në restorant “Albatros.” Në
ato çaste Sandri më dha lajmin më të çuditshëm.
“ Më ka ftuar të shkoj në Prishtinë:” “ Të shkosh, patjetër. - i thashë i gëzuar. –Do të keni rast
për t’u njohur më mirë.” “Pas Prishtinës do të
kthehemi në Tiranë. A e di? Ajo vdes për Ti-
ranën... Ti mund të të duket e çuditshme. Hë? Si
mund të lidhen dy njerëz kaq shpejt...Por ja që
ndodh. E di si më duket? Sikur këtë njeri e kam
pritur prej gjysmë shekulli .Eshtë shumë e çlirët
dhe inteligjente. Le që ka qejf gatimin. Ta dish ti
sa më janë neveritur restorantet. Më ka marrë
malli të ha njëherë gjellë shtëpie.”
* * *
Në mbrëmje Medi erdhi e veshur me një bluzë
dekolte ngjyrë vishnjë dhe pantallona ngjyrë
veze. I rrinin ngjitur pas trupit. Flokët ngjyrë
kashte i kundërmonin erë shampoje. Dukej seksi. Lulja, e heshtur dhe trishtuese, dukej si një
lule e këputur nga kopshtet e bukura të “Bahçe
Sarajit”.Atë mbrëmje Sandrit i kishte hipur nuri
i një dhëndri të vonuar. Cigaren e mbante në
mënyrë demonstrative, në dy gishtat e dorës së
majtë, si një djalosh që provon për herë të parë
thith nikotinë. E nxirrte tymin shtëllunga- shtëllunga, për qejf të vet. Pesëdhjetë vjetët mbi supe
, mustaqet spic si të Hitlerit dhe ajo cigare demonstrative, të krijonin përshtypjen e një burri
tradicional
Në çastin që po binim dakort për të darkuar në
një restorant luksoz pranë detit, se nga na erdhi
dhe na buzëqeshi si një xhind sipër kokave tona
një njeri që s’e kisha parë kurrë. Mbante një
mjekër të kuqërremtë ,drudha-drudha, si lesh
deleje. Lulja sa e pa u ngrit në këmbë si me
sustë, njihuni, na tha, i fejuari im. Prezencës së
tij të papritur Sandri me Medin nuk i dhanë
rëndësi .U ngritën në këmbë dhe e takuan
përzemërsisht, ndërsa për mua ky njeri do të
quhej “e papritura zhgënjyese.”Edhe pse nuk e
dhashë veten diçka krisi brenda meje. Lules nuk
i bëri përshtypje as shqetësimi im dhe as ardhja
e papritur e “mjekroshit”, i cili gjatë atyre pak
çasteve pati një mirësjellje të shtirur dhe një
buzëqeshje të kontrolluar. Çfarë t’i kishte pëlqyer
këtij njeriu, mendova me shqetësim gjithë asaj
nate. Mos vallë besimi i përbashkët tek ajo “inteligjenca supreme” ishte futur thellë në shpirtin e saj, si një makth dhe frikë, e që do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës? Lulja u nda prej nesh
qysh në atë çast, ndërsa Medi me Sandrin nuk e
prishën planin.
Gjatë gjitha asaj nate me një hënë të trishtuar
ulqinake, unë përdridhesha e përdridhesha në
krevat i shqetësuar. Në çaste të tilla ngushëllimi
im i vetëm janë përfytyrimet. Nëse ndokush nga
ju do të më kërkonte të zgjidhja o kujtesën o
përfytyrimin, unë padyshim do të zgjidhja përfytyrimin. Dhe a e dini pse? Se kujtesa, mik vëllai, i përket së kaluarës, ndërsa përfytyrimi i
përket së ardhshmes. Përfytyrimi, të jep krahë,të
bën të lirë, përfytyrimi të largon nga shpirti
mërzinë dhe trishtimin.. Doni të ndjeheni sikur
jeni duke lundruar sipër një jahti? “Hapu susam!” ti i thërret portave të përfytyrimit. si në
përrallën e Ali babës me dyzet hajdutë, dhe ja ,
në një të dhjetën e sekondës ju do ta ndjeni
veten ulur buzë një jahti blu,.Po të doni mund të
shijoni dhe erën e njelmët të detit. Përse të
udhëtojmë, në Madrit , në Berlin, në Persi, në
Kinë, në Pol? Kudo që të gjendemi s’do të jemi
gjëkund tjetër veç brenda ndjesive tona.
Dëshironi të gjendeni në një nga kafet e shumta
të Parisit, përgjatë bulevardit “Shamp d’ Elise?”
“Bon jour, mësje! Desidere vu?!” Në atë çast
unë e ftova Lulen në dhomën time plot dritë
Hëne. Sa e solla ndërmend dhe ajo sikur doli
nga llamba magjike e Alajdinit, u shfaq para meje
e veshur me një tyl të tejdukshëm nailoni, i
zbardhëllonin me një ndriçim verbues cilësitë
femërore. “Urdhëroni zotni! -më tha zë-ndrojtur,
si të ishte xhindja e llambës së Alajdinit. Në ato
pak çaste të lumtura përfytyrimi , ajo më dha çka
çdo kush s’do të guxonte ta përjetonte as në
ëndërr. Le të hidhej përpjetë tani ai mjekrosh
kuqalashi. Se unë mbarova punë me “shoçen”
e tij të jetës, me të cilën ai ishte lidhur sipas
ligjeve të shenjta të Sherihatit. O krijesë hyjnore
përfytyrimi, që nuk na le kurrë në baltë , që nuk
na lë kurrë në trishtim e të pa shpresë e që na
bën të ndjehemi zot të vetvetes, zot të sendeve
, zot të njerëzve të kësaj bote dhe zot të natyrës
që na ngazëllon me begatitë e saj. O shpejtësi
përfytyrimi që na ndez orë e çast ndjesitë tona
të tulatura duke na zhytur me guxim në një botë
plot kuptim dhe shpresë, ç’mund të ishim ne pa
ty, o madhështi e inteligjencës sonë krijuese?!
* * *
Të nesërmen në mëngjes rrugët tona do të ndaheshin. Çifti i ri, pas një nate pagjumë do të nisej
për në Prishtinë. I ndoqa me sy kur hipën në
autobusin e linjës, u ulën në vendet pas shoferit dhe më përshëndetën me dorë. Ngjasonin me
një çift që nisej drejt muajit të mjaltit. Ja ç’mund
të ndodhë kur takohen poetët.
Fund
10/ E Diel,
nacional
PERSONAZH
Pascal Quignard një ndër autorët më të shquar të letërsisë bashkëkohore
20 nëntor 2011
Hijet që ënden
...ne besojmë gjithmonë se kemi dëgjuar diçka në hije, para se të ishim subjekte të atmosferës, para se sytë tanë të
hapeshin në dritën e diellit. Ne jemi formësuar në hije. Në mënyrë pasive në hije. Ne jemi frutat e veshit pa qepalla të
hijes.
Perkthyer nga Feride Papleka
Në foto: Pascal Quingnard
KREU I
(Vijon nga numri 121) Çdo hije që mbështjell
trupin tonë, i përket skenës, që kurrë nuk
shndërrohet në vegim, meqë bëhet fjalë për
skenën, që është fillesa jonë.
Ne nuk mund t’i dëgjonim dhe as t’i shihnim
ata, që na ngjizën dhe atë, që na solli në jetë. Ne
nuk e dinim as si bëhej kjo gjë, para se të ekzistonim. Njerëzit harrojnë, se ata nuk janë, para
se të ekzistojnë.
Por ne s‘themi të vërtetën: ne besojmë gjithmonë se kemi dëgjuar diçka në hije, para se të
ishim subjekte të atmosferës, para se sytë tanë
të hapeshin në dritën e diellit.
Ne jemi formësuar në hije. Në mënyrë pasive në
hije. Ne jemi frutat e veshit pa qepalla të hijes.
*
In umbra voluptatis lusi.
Kam dëfryer në hije të kënaqësive.
Kjo fjalë kaq e thjeshtë i përket Petrone-s.
Më saktë akoma, ajo përkthehet:
Kam dëfryer në hije të kënaqësive seksuale.
*
In umbra voluptatis.
Hija e kënaqësisë.
Në kohën që lindemi,
ne jemi ende hije të kënaqësisë.
De vita contemplativa:
bëjmë jetë djepi. Jemi mosveprues.
Marrim frymë me vështirësi.
Të shtrënguar,
të mbledhur lëmsh në lakuriqësinë tonë.
Në mitologjinë e etruskëve të lashtë,
Tagesi është një urtan me shtat fëmije e me
floknajë të thinjur.
Mbret i mbretërisë së fundit.
Tagesi, mbret memec dhe infans, që la disa libra: Libri Tagetici.
KREUIII
I përket strukturës së ligjërimit të jetë pala e
tretë.
Edhe shkrimtari, edhe mendimtari e dinë se është brenda tyre rrëfimtari i vërtetë: formulimi.
Ja ajo që bëj unë: punoj me ligjërimin që rëndon, që mendon, që priret duke u harxhuar.
KREUIV
Agsholi brofi papritmas dhe vetëtimthi. Sa të
hapësh e të mbyllësh sytë, ai shpërndau
thërmizat e tij të arta mbi re, mbi shkrepa, mbi
maja pemësh e mbi stërkalat e përroit. Gjithçka
u zgjua, sa të hapësh e të mbyllësh sytë. Edhe
ata u zgjuan. Fërgëlluan. U ngritën në këmbë.
Të dielën, më 7 dhjetor 1941, ditën kur të krishterët ndihen më pranë idhullit të tyre për t’i
shprehur dashurinë Zotit, në të zbardhur, në
brigjet e Havait mbërritën 188 bombardues.
Duke fluturuar mbi gjirin Pearl Harbor, ata fun-
dosën 18 anije, shkatërruan 357 avionë dhe
vranë 2 403 njerëz.
Ata që i zuri lemeria, nuk mundën të lëviznin as
këmbë e as duar. Mbetën gjuhëlidhur.
U përmysën në greminën e shkatërrimit të tyre.
*
Dy kulla më të larta se ajo e Babelit, do të shembeshin tamam si budat e mëdha prej guri të
Bamijanit.
*
Lufta e parë civile në shkallë botërore.
*
Kanë filluar t’ju merren këmbët: labavit gressus. T’ju turbullohet vështrimi; caligavit aspectus. T’ju trazohen rropullitë: tremuerunt viscera.
T’ju varen poshtë duart nga pesha e vet: brachia conciderunt. T’ju merret goja e të artikuloni me vështirësi fjalët që shpresonit se mund t’i
shqiptonit: lingua haesit. Atëherë ju panë tek i
afroheshit tempullit, i shoqëruar, për t’ bërë fli
idhujve, duke u dridhur, i dërrmuar, sikur po shkonit për t’u flijuar vetë: ara illa quo moriturus
accessit, rogus illi fuit.
Tokë e rrëmbyer nga një territor tjetër toke (Territor perandorak, fetar).
Tokë e humbur në botën “e vetme”, “njerëzore”,
“hyjnore”, që nuk e njeh më veten si tokë.
Natyrë ku bima nuk e njeh më farën.
Qenie që ka humbur origjinën.
*
Massillon*(Masijo): Nëse ati nuk e njeh veten
tek i biri, cili është babai? Dhe, nëse biri braktiset, ku është ati, që i braktisuri e kërkon në
qiell? Nëse ne nuk e pranojmë braktisjen dhe
ankthin, kryqëzimin, natën e agonisë, ne jemi
vetëm ca figura jobesnike, gurë të prerë keq, që
nuk mund të zënë vend në mur dhe nuk shërbejnë më për gjë.
KREU V
Nordstrand
Arnoldi dhe Nikolla u fshehën në Ardenë.
Thoshin se qenë dy urithë, që dëshironin të
ecnin në mënyrë të padukshme nën truallin e
kësaj bote.
Voltaire-i (Volteri) thoshte se kënaqësia e të shkruarit në liri për Arnoldin ishte gjithçka.
Abacia e Por-Ruajalit hartoi një projekt për të
blerë një ishull në Amerikë e të vendosej aty, siç
kishin bërë pak kohë më parë puritanët e përndjekur. Ata i patën vënë syrin ishullit Nordstrand
në brigjet e Holshtajnit.
*
E kërkoj emrin Nordstrand në një hartë
gjeografike. Kërkoj brigjet e Holsteinit. Dhe në
çast e kuptoj se nuk është fare çudi që s’i gjej në
tokë. Ku është ajo që ka humbur? Atje ku ka
humbur e humbura, atje ndodhet mbretëria e
fundit. Një copëz të hijes së saj e lypa në yrtet e
Luarës. Pastaj e shpika. Më priti ajo pastaj.
Rancé** (Ranse) në Retz më 1673 shkroi: Gjithçka arratiset me shpejtësi të llahtarshme.
Tjetër mendim i tij: Koha humbet.
Koha njerëzore është një mbretëri ku sundon e
Humbura. Gjurmët e saj zhduken me një shpejtësi të skëterrshme, që na rrëmben të gjithëve.
Duke ikur tutje, kjo shpejtësi merr me vete çdo
gjë. Në kaosin e luftërave fetare e civile, duket,
se gjithsecili mendon veç për fëmijërinë, që zhduket së bashku me atë vetë.
Burrat dhe gratë i harrojnë shpejt gëzimet gjinore dhe sjellin ndër mend frikërat, të cilat
mbështillnin atë pritje të turbullt të kohës ende
pa kuptimësi të fëmijërisë së tyre të gjatë.
Kur plaken, ata e përsëritin kaq shpesh, sa bëhen
njësh me të. E duan aq shumë atë pritje, sa do të
ishin gati të vdisnin.
*
Jemi në vitin 1571. Atmosfera e natës së Shën
Bartolemeut i ndjek periferitë si makth. Luftërat
fetare rifillojnë. Demokracia është një fe mizore
protestante. Islami është një fe e tmerrshme seksuale. Kurrë s’ka patur gjatë historisë njerëzore
kaq mite dhe kaq konkurrencë mitesh si tani:
Grua e hyjnizuar. Vdekje e adhuruar. Demokraci
më e dhunshme dhe më e pabarabartë se në kohën e Perikliut. Lufta e shtetasit kundër vetvetes
shoqërohet me një neurozë, që s’është gjë tjetër,
veçse historia e fshehtë e mishërimit. Fetishizëm teknik. Zhënizëm prej kopeje të egër. Më
keq se aq: kope e kthyer prapë në gjendje të
egër, psikotike.
*
Askush nuk shkon përtej hijes së vet.
Askush nuk shkon përtej burimit të vet.
Askush nuk shkon përtej vulvës së mëmës së
vet.
*
Kush nuk e do atë që ka dashur? Duhet ta duam
atë që ka humbur, ta duam gjer te dikuri, gjer në
pafundësi.
Gjer te kopshti ku zhduket natyra dhe gjer te
Parajsa e Kopshtit.
Duhet ta duam mungesën e të mos lypim çlirim
prej saj.
Duhet ta duam ndryshimin seksual;
ta duam lakuriqësinë në birat e lakuriqësisë;
ta duam humbjen.
Duhet adhuruar koha.
*
Duhet hequr dorë nga ideja e lirisë, me qëllim që
përsëri të jemi të pabindur. Duhet hequr dorë
nga ideja e lirisë, në mënyrë që të emancipohemi
pareshtur. Duhet përbuzur ajo që është tani, ajo
që kapet fort pas tanisë, ajo që mëton të mbajë
në vend realitetin dhe tendosjen e forcave që e
lidhin. Duhet të zemërohemi me atë që ndalon
hyrjen në të padukshmen e në të pakthyeshmen. Duhet ta duam të pakthyeshmen. Duhet ta
thellojmë hendekun midis ngjarjes dhe ligjërim-
it.
Kurrë s’duhet të dalim nga dikuri, nga trupi, nga
gëzimi, nga mëkati, nga gjinorja, nga heshtja,
nga turpi, nga anekdota, nga “Na ishte njëherë”,
nga privatja, nga e pakuptueshmja, nga e paplota, nga trilli, nga enigma, nga fakti më i thjeshtë, nga thashethemet më qesharake që ngjiten
deri në fëmijërinë e hershme.
*
Në qoftë se në jetën që i paraprin daljes në dritë,
ne ishim vetëm një dëgjim i shqetësuar, kur lindemi, ne bëhemi një qenie që nxjerr tinguj.
Sapo ndahemi nga tingujt, sapo braktisim urdhrin dhe veshin, sapo zbërthejmë gjithçka fjalë
për fjalë, ne kemi filluar të mos bindemi.
Kur dalim në dritë, duke gulçuar në ajër, ne mund
të ngremë qepallat e të shohim, por edhe mund
të ulim qepallat e të ndërpresim shikimin, mund
të frymëmarrim, mund të nxjerrim nga goja
ligjërimin, që e kanë lënë aty në mënyrë të natyrshme mëmat tona.
*
Unë parapëlqej fjalën pranim, në krahasim me
fjalën përjashtim, sepse fjala intrusus, është më
pranë fjalës lindje. Nuk besoj se arti mund të
jetë ndonjëherë mohues. Ai s’e njeh mohimin,
sepse nuk e njeh kohën. Përpara se t’i shpëtojë
normës, ai i afrohet të gjallës. Ai s’është jashtëqendror; është në mes të qendrës. Ai është
veprimi, veprueshmëria e veprimit, saktësia e
taos. Krijimi nuk i nënshtrohet asgjëje në jetë.
Ai është vetë jeta. Është rruga vetë.
Intro-ire në latinisht do të thotë të hysh në
rrugën e jetës. Do të thotë të lindesh.
Intrusus është diçka që hyn me forcë, që futet
dhunshëm, pa patur të drejtë ta bëjë këtë. Kështu që ai është i përzënë. Domethënë është dikush
i paftuar.
I tillë është përkufizimi i mrekullueshëm, i përbashkët i fjalës furacak.
KREUVI
-Mos merrni frymë!
Nuk isha te fotografi. Isha në klinikën radiologjike të Reikjavikut. Sot, kjo është shprehja
që përdor çdo shoqëri për qytetarët e vet: “Mos
merrni frymë”.
KREUVII
Foshnja
Në vitin 395, kur ndodheshin në Kishëzën e
Shenjtë të Kandesë, shën Brisi pohoi me zë të
lartë:
-Martini është matuf.
Shën Martini iu afrua shën Brisit e i tha:
-Bëj pak më tutje! Pakëz më tutje! Jam fare afër e
nuk të dëgjoj se çfarë thua.
Megjithëkëtë, pas vdekjes së Martinit, Brisi u
zgjodh peshkop nga bashkësia e Turit.
(Vijon në nr. e ardhshëm)
11/ E Diel,
REPLIKË
20 nëntor 2011
nacional
Moderatori i emisionit të perjavshëm “Ora e Kulturës”, tek RTV “Ora news” Aulon Kalaja replikon me botuesin Henri Çili
“Ora e Kulturës”, një rast për të përfituar kulturë
“Faktikisht nuk mu duk e drejtë pasi ajo çka tha zoti Cili nuk është aspak e vertëtë. Emisioni “Ora e Kulturës” është një emision i përjavshëm në rtv Ora News.
Çdo të shtunë nga ora 21:00 deri në orën 23:00, në këtë ekran shpalosen vlerat e mirëfillta kulturore shqiptare dhe jo vetëm, duke e bërë një nga emisionet më
popullore të kulturës Shqipëri dhe rajon.”
Nga Aulon Kalaja
Panairi i 14-të i librit në Tiranë sigurisht që
ishte një ngjarje e madhe jo vetëm për kryeqytetin, apo Shqipërinë, por për mbarë shqiptarët.
Të gjithë u përgatitën duke bërë kursimet që të
paktën të blinin 4 apo 5 librat më të rëndësishëm
të panairit. Flas këtu për një familje me të ardhura
mesatare. Panairi si çdo gjë tjetër jo perfekte i
kishte të dyja anët pozitive dhe negative, vetem se këtë të fundit e kishte më të theksuar. Të
shumtë ishin ata që dolën të pakënaqur nga
çmimet që iu dhanë autorëve këtë panair.
Mëkati më i madh me çmimet që shpërndahen
nga juria vazhdon të jetë mosdhënia e çmimit
të parë për letërsinë artistike. Një problem tjetër
ishte ai me stendat dhe shpërndarje e shtëpive
botuese me parimin ca të nënës dhe ca të
njerkës. Një pjesë në kat të dytë që nga lexuesit quheshin të “parëndësishmit” dhe “shoqërinë” në katin të parë, aty ku vëmëndja është
më e madhe. Po ashtu disa botues u ankuan
edhe për çmimet e larta që kishte një stendë në
këtë panair. Të gjitha këto u thanë në emisionin e përjavshëm “Ora e Kulturës”, në RTV Ora
News. Ndërkohë që në panairin e librit kishte
nga këngët çetnike serbe tek mediatizimi i skajshëm i librave me autor të njohur të politikës
dhe gazetarisë. Duhet theksuar që kjo e fundit
nuk ishte faji i panairit, por dua të theksoj që
ishte i pranishëm në këtë panair. Aty po ashtu
mund të gjeje sallamra beogradase me çmime të
paprecedentë, e deri tek sfida midis dy titanëve
“Fevziut dhe Ramës”, se kush shiti më shumë
libra. Ajo që ta prishte qetësinë shpirtërore ishin disa këngë nacionaliste dhe disa të qeshura
të harlisura që kishin disa “jo shqiptarë”, të cilët
bashkë me mjetet e tyre të gatimit ishin të vendosur përballë Presidencës së Republikës së
Shqipërisë dhe në hyrje të Pallatit të Kongreseve, aty ku organizohej panairi i librit. Dhe faktikisht teksa bëja detyrën time më kujtohet fare
mirë një intervistë që i mora aty për aty, për
emisionin “Ora e Kulturës” në rtv Ora News,
shkrimtarit shqiptar nga Maqedonia zotit Kim
Mehmeti i cili ishte tejet i fyer nga neglizhenca,
papërgjegjshmëria, e organizatoreve të panairit, ku ndër të tjera më tha:
“Ne shqiptarët nuk mund të flasim dot shqip me
zë të ulët në Beograd, se nuk dihet se çfarë
ndodh, e jo më të vejmë tendën tonë me qofte
dhe raki përballë Presidencës dhe para Panairit
të Librit, pasi libri është elementi i tretë, pas flamurit dhe himnit që përfaqëson një komb…”
Ndoshta kjo “papërgjegjshmëri”, nga të tjerë
është përkthyer si modernitet. Apo ndoshta ne
shqiptarët tregojmë që nuk jemi të njëjtë me serbët! Gjithsesi ne intërvistën që dha për emisionin që unë drejtoj një shkrimtar tjetër Moikom
Zeqo e cilësoi si provokacion këtë fakt.
Shumëkush ka menduar, po ne shqiptarët nuk
mund ti shisnim vetë qoftet?! Po absurditeti më
i madh ishte në faktin që për të rregulluar stendat, apo për të vendosur një poç të thjeshtë
duhej që të kontaktoje me dikë në gjuhen sllave,
pasi askush nga punëtorët nuk dinte shqip, apo
ndonjë nga gjuhët ndërkombëtare. Pra dhe ky
fakt sillte vonesa në mirëfunksionimin e stendave, edhe këto u denoncuan në emisionin “Ora
e Kulturës” në rtv Ora News, nga ana e
botuesve.
Po e ritheksoj herë pas here togfjalëshin “në
77 qytetet ilire
(Mbrojtja dhe ditët e fundit të Samoborit )
Tregim nga Mirash Martinoviq
(Vijon nga numri 122) Cilindo numër ta pëqmendim nuk do të ishte i besueshëm, dhe sigur-
isht as i saktë.Për shkak të mbrojtjes së guximshme, të mbijetuarve ua falë jetën! kishte thënë
triumfialisht Emilio Paulo,kryekomkandanti i
ushtrisë romake në këtë operacion unikat
ushtarak,por në një mënyrë edhe operacion
ekonomik,duke e valëvitur në beden të qytetit
flamurin romak, Së shpejti janë shpërndarë nëpër
qytet,për të kërkuar thesaret.Kanë hyrë në
sëcilen shtëpi,pallat, anë lëshuar në tri bunare,
a kishte gjithsej Cina në raste të mbrojtjes afatgjatë dhe të nevojes për ujë.Kanë rrënua shumë
kulla ku kanë supozuar se thesari ka mundur të
fshihet por nuk e kanëe gjetur..I kanë marrë në
pyetje qytetarët por s’kanë marrë vesh asgjë
nga ata. Edhepse kjo e kishte hidhëruar dhe
egërsuar Paulin , ndonëse të nënshtruarit e tij
këtë e kishin pritur,nuk e ka ndërruar vendimin,
ua kishte kursyer jetën.Përkundër dyshimit se
emisionin që unë drejtoj ‘Ora e Kulturës’ në rtv
Ora News”, pasi më bëri përshtypje që teksa
ishte në një lidhje të drejtpërdrejte në RTV Ora
News, zoti Henri Çili botues, ndër të tjera theksoi:
“Në Shqipëri nuk ka asnjë emision tjetër për librin, përveçse “Vitrina e Librit” që bëhet në Top
Channel, apo ndonjë rubrike në gazetë që bën
Preç Zogaj apo Virgjil Muçi. Ja më thoni, edhe
në TV tuaj nuk ka asnjë hapsirë për librat…”
Faktikisht nuk mu duk e drejtë pasi ajo çka tha
zoti Cili nuk është aspak e vertëtë. Emisioni “Ora
e Kulturës” është një emission i përjavshëm në
rtv Ora News. Çdo të shtunë nga ora 21:00 deri
në orën 23:00, në këtë ekran shpalosen vlerat e
mirëfillta kulturore shqiptare dhe jo vetëm, duke
e bërë një nga emisionet më popullore të kulturës Shqipëri dhe rajon. Në këtë emision kanë
folur shkrimtarët më në zë, botuesit e mirëfilltë,
përkthyes dhe redaktorë librash. Dhe jo vetëm
kaq ky emision i ka bërë jehonë librit shqip në
panairin e Lajpcigut dhe Frankfurtit, në panairin
e Tetovës, Ulqinit, Shkupit, Prishtinës. Ky emission për librin i ka dhënë hapsirë edhe botuesve
nga Çamëria dhe Diaspora si dhe shkrimtarëve
bazuar tek vlerat e tyre dhe jo tek klanet mediokre që pranojnë se vlerë vetëm ato produket
që dalin nga klani i tyre, shpesh medikoer. Në
këtë emison ka folur i madhi Dritëro Agolli dhe
që zoti Cili duhet ta dinte pasi Universiteti privat që ai drejton, këtë njeri të madh të letrave
shqipe e nderoi me çmimin “Honoris Causa” dhe
prandaj ai duhet të ishte i vëmëndshëm. Ndërsa
zoti Cili thotë në intervistë që në televizionin
tuaj nuk ka asnjë hapsirë për librin, ndërsa ai
“Nuk” e di që ne i kushtojmë dy orë dhe një
emision të tërë librit. Eshtë një papërgjegjshmëri,
apo një tendencë? Të paktën këtë deklaratë nuk
e prisja nga një ndjekës i mirë i mediave, nga një
njeri që meret me median. Nuk duhet ti “shpëtonte” kjo! Besoj se të fyer janë ndjerë edhe
kolegët e mi të nderuar që bëjnë emisione kul-
ture dhe i kushtojnë një vëmëndje mjaft të
veçantë librave në televizionet e tjera, por në
emisionin tim unë thërras shkrimtarë e poetë
dhe jo papagallë medikoër. Papagallët mediokër
të ekraneve dhe “Ora e Kulturës”janë dy gjëra
krejt të ndryshme.
Gjithsesi për librin nuk shkruhet shumë dhe i
kushtohet pak vëmëndje dhe nga TV, politika
redaksionale këto. Neve duhet të ngrëmë zërin
që të ketë më shumë hapsira për librin, por nuk
duhet të tregohemi nihilist për ato që kemi. Gjithsesi të vish rishtazi në fushën e gjërë të librave
nuk qënka e lehtë!
Zoti Cili e quan librin një komoditet dhe thekson që vetëm tani, në këtë panair ka një vëmëndje ndaj “letërsisë” dhe libri po shkon në vëndin
ku e meriton. Pra sipas tij vëmëndja mediatike
ndaj Fevziut, Ballës, Blushit, Ngjelës e përligj
vëmëndjen që duhet të ketë libri? Pasi siç e dimë
librat e autorëve në fjalë kanë pasur një mediatizim të skajshëm, ndërsa autorët e tjerë jo! Edhe
këtu zotit Çili i mungonte letërsia artistike që
duhet të dominonte stendat e panairit {vetëm
libri i Blushit bën përjashtim}. E gjithë bota në
këto momente i jep prioritet letërsisë artistike
dhe ngre projekte për këtë letërsi.
Në fakt teksa ndiqja më këndellje nga shtëpia
median vizive dhe atë deklaratë të zotit Cili, solla nëpër mendje mijëra minutat që unë ia kam
kushtuar librave, që në krahasim me të tjerët
janë shumë, po në krahasim në atë çka ndjej
unë për librin janë pak. Por mbi të gjitha mendoja që nese mediat do ta ndiqnin me kaq interes dhe intesitet librin, siç ndodhi gjatë mujave
tetor – nëntor dhe ky mediatizim të ishte për
letërsinë artistike, sigurisht që gazetaria e kulturës nuk do të qahej më për rreshtat e pakta,
apo për minutat e cunguara.
*Autori është moderator i njohur i emisionit
të perjavshëm “Ora e Kulturës” , tek RTV ‘Ora
News”
dikush nga ata do të mund të dinte ku është
fshehur thesari i shtatëdhjetë e shtatë qyteteve
ilire. Pas këtij operacioni, pasiqë e kishte kryer
me sukses, Paulo kishte udhrëruar për në
Romë,ku e kishin pritur shpërblimet dhe
mirënjohjet,E me këtë,sipas historianit Livije, nga
Iliria për në Romë kishte shkuar thesar i pasur
ilir: “Në triumf ishin ndërlidhur shumë flamujë
ushtarak dhe plaçkë lufte , me mobilje mbretërore,
27 barrë me ar , 19 me argjend,13 mijë denarë dhe
12o mijë monedha argjendi ilire”. Sipas Livijes
,këto të holla kanë shkuar me karvane në krye të
së cilit ishte Genci i vendosur në kafaz, e sipas
analistëve të tjerë romakë të hollat në Romë kishin ardhur me Emilije Paulo, pasiqë i kishte qetësuar qytetet e rebeluara, që qëndruan prapa
Gencit..Vështirë është të përcaktohet së cila është e vërteta,kush e ka çuar thesarin ,në ç’ sasi.
Në sasi të mëdha gjithsesi,kjo është e sigurtë,siç
është e sigurtë se pasuria ka arritur në Romë.
Me Gencin apo me Paulo Emilijanin ,nuk ka gjithaq rëndësi dhe është e dorës së dytë në kontekstin e këtij tregimi.Samobori është një shëmbull nderi për rezistencë.Shumica e banorëver
gjatë tridhjetë e tre ditëve rrethimi kishte
vdekur.Krahas komandantit të mbrojtjesBlodus,
kanë rënë katër komandantët e tij:
Scerdis,Epidius,Agirios dhe Tato. Samobori ishte qyteti i vetëm të cilin romakët nuk e kanë
plaçkitur. Por e kanë rrënuar deri në themel.
Përkundër kësaj,në rrënojat e tij jeton kujtesa e
rezistencës edhe sot, 2043 vite pas ngjarjes.
Gërmuesit e thesarit të cilët gjatë të gjithë
shekujve,kanë ndjekur rrëfimin se ky është qyteti i vetëm ilir i paplaçkitur, gërmojnë edhe sot
pas tij. Në këto kërkime,derisa i kanë kontrolluar
rrënojat e tij janë ndeshur gurin në të cillin ishte
gdhendur emri Blodus. Pas hallaktjes të mëtejme, e thonë se asnjë gurë nuk ka mbetur i palëvizur dhe në vend janë ndeshur me emrat, sëpari
të Tatit,pastaj të Scerdisit,Epidinusit dhe të AgiriositPërkundër romakëve të cilët kanë rrënuar
dhe fshirë çdo gjë para vetes dhe kohës që ka
kaluar përmes rrënimeve të qytetit të
dikurshëm,emrat e tyre kanë jetuar deri në ditët
tona,duke e lënë në hije diellin me kohëgjatësinë dhe trimërinë e tyre. Derisa i them këta emra
,dëgjoj zërat e atyre të cilët kanë vdekur ,duke
mos pranuar robëri dhe përulje, për ç’arësye
edhe sot jetojnë,në gurë dhe në këtë tregim i
cila iu kushtohet atyre. Fund (14 tetor 2011)
Nga gjuha malazeze e përktheu:
Smajl Smaka
CMYK
12/ E Diel,
INFO
20 nëntor 2011
Adresa: Rr. Durrësit, Sheshi “Karl Topia”
P. 127, Kulla 3, Shk.2
Info: 069 20 23 884
E-mail: mollashpk@ yahoo.com
Godinë banimi 9- katëshe, me parkim nën tokë në
Yzberisht, Tiranë
nacional
CMYK
13/ E Diel,
nacional
INFO
20 nëntor 2011
Mirësevini
Komoditet dhe cilësi. Hoteli është i vendosur 50 m larg qendrës
se Tiranës ,ne Rrugën e Kavajës ,përballë Kishës Katolike
.Vend ideal për vizitorë që merren me biznes, si dhe për ata qe
duan të vizitojnë Kryeqytetin. Hoteli ofron shërbime si :dhomë
biznesi,salle konferencash,të përshtatur për aktivitete të ndryshme dhe seminare ,shërbim interneti ne çdo dhomë si dhe shërbim wireless në ambjentet e barit ,restorantit dhe hollit ,shërbim
taksi, lavanteri, parkim etj.
Relaksohuni në një atmosferë
të qetë dhe të rehatshme
Te 15 dhomat janë të mobiluara me shije dhe të pajisura me
telefon,Tv me satelit ,minibar, tharëse flokësh, ajër i kondicionuar
dhe me ngrohje qendrore. Dhoma teke ,dyshe dhe me shtrat matrimonial si dhe dy suita të mrekullueshme .Në ambientet e hotelit
ne kemi edhe një koleksion të mrekullueshëm prej 300 pikturash
të cilat klientët mund ti admirojnë.
Antika
Bar - Restorant
muzikë live
Adresa:
Rr. “Kavajes No:96/2, Tirana, Albania.
Tel.: +355 42 235270
Fax.: +355 42 235271
Cel.: +355 68 24 11 641
E-mail: [email protected]
Website: www.hotel-nirvana.com
Kafe Mike
Shija e vërtetë arabike
Çdo mbrëmbje me këngëtarët më të mirë
shqiptarë, me repertorin më të zgjedhur.
Për një mbrëmbje të paharruar nën tingujt e muzikës
live, ka menduar për ju “Antika”, Bar-Restorant.
Për më tepër:
Cel.: 068 56 04 363
Adresa: Tek Stacioni i Trenit, Tiranë
Radio “Nacional”
93.6 Mhz
Muzika më e mirë
shqiptare
Reklamoni biznesin tuaj në
Radio “Nacional” on-line
Online: www.radionacional.al
e-mail.:
[email protected]
Tel: +355 4 2 455 544
Kafe “Mike”, ekspres dhe turke.
Adresa: Shkozet, Durrës.
Cel.: +355 68 20 58 511
Bar - Restorant
Gjokeja
Nëse dëshrioni shijoni ushqimet e traditës shqiptare, me specialitetet: pulë fshati me pilav,
qull me pulë(qervish), dhe të tjera gatime zgare, të gjitha prodhime bio, të zonës, përfshirë
edhe pjet si vera dhe rakia, frekuentoni Bar restorant “Gjokeja.”
Përvec shërbimit të pandërprerë dhe me prosi
nëpërmjet telefonit, organizojmë dasma, fejesa
dhe cermoni të tjera familjare, në dy ambiente të
shkelyera:
-Ambienti modern me deri në 300 përsona,
-Ambient antik deri në 500 përsona.
Adresa: Rruga nacionale Fushë –Krujë -Milot
pranë karburantit “Alpet”, vetëm 30 minuta
larg nga Tirana.
Mob: 068 27 92 621 si dhe 068 53 81 186
nacional
PROZË
14/ E Diel,
20 nëntor 2011
Ciganja
Novelë nga Spiro Mëhilli
Sapo kisha mbaruar Politeknikumin Mjekësor,
dhe në pritje të emërimit, u nisa për në fshat.
Asfalti përvëlonte. Pushimet në fshat janë të
këndshme, çlodhëse dhe romantike. Në të ngrysur u ndodha në shtëpi. Prindërit më pritën
gjithë gëzim. Nëna, pas lindjes time, pati një fatkeqësi dhe nuk mund t’më bënte një vëlla ose
një motër. Për ta, isha si drita e syve. Nuk i mbante vendi kur më panë te pragu i derës.
- Ua, djali i nënës, i bukuri i nënës, - klithi gjithë
gëzim ajo.
Nuk më ndaheshin, nëna nga njëra anë dhe babai nga ana tjetër. Darkën e kaluam të gëzuar.
Erdhën edhe njerëz të afërt. Mësoja në Tiranë,
jo shaka, kisha mbaruar për ndihmës-mjek, do
të isha doktori i fshatit. Ndenjëm deri në mesnatë. Babai theri edhe një sheleg. Gjumi më
mori menjëherë.
Të nesërmen, që pa gdhirë, prindërit e mi, dolën
në fushë. Fshati kishte punë. Ishte kohë fushate.
Si u çova dhe u freskova me ujin e pusit, shkova pranë fikut tim të dashur. Shtëpia ime ndodhej si të thuash në të dalë të fshatit, buzë një
kodre të butë, që vijon me një zabel dhe më tej
me lumin. Ngjitur me ne, në rrëzë të disa plepave,
ishin ngritur dy çadra ciganësh. Nga njëra prej
tyre dilte tym gri që shtëllunga-shtëllunga ngrihej përpjetë.
U afrova te gardhi për të parë fqinjët e rinj...
Pas pak, një fletë çadre u largua paksa djathtas
dhe aty doli një vajzë. Nuk duhej të ishte më
shumë se pesëmbëdhjetë vjeçe, zeshkane, me
flokë të zeza dhe të shkëlqyera që shndrisnin
nga rrezet e diellit. Kishte një fytyrë shumë të
bukur. Siç duket, ajo më pa, buzëqeshi dhe më
përshëndeti me kokë. Kur u mata t’i thoja diçka,
ajo u zhduk. Nuk i besova syve. Ishte një ëndërr
apo...
Nga çadra tjetër, andej nga dilte tymi, u shfaq
një grua rreth të pesëdhjetave. Ajo diçka tha në
gjuhën e tyre me zë të lartë.
U struka diku pas gardhit dhe prita e prita që të
shikoja përsëri ciganen e vogël. Bajga të lëshuara aty-këtu, kutërbonin ndërsa përreth, miza e
vetëm miza.
Kaloi një orë, kaloi edhe një orë tjetër, kur vajza
u duk përsëri para çadrës dhe me hap të ngadaltë, u drejtua nga fiku. Këmbadoras rrëshqita
përgjatë gardhit dhe u ndodha atje ku shkonte
ajo. Prisja se çfarë do ndodhte. Ajo u afrua te
gardhi, zgjati dorën për të këputur një kokërr
fik, por sytë i vajtën tek unë. Për një moment
shtangu, por duke parë qetësinë time, tha:
- Ta këpus një kokërr?
- Jo një, po sa të duash, - shtova unë. – Futu
brenda dhe hip në fik.
Pashë që ajo kishte sy të zinj, vetulla të zeza, të
gjata dhe të holla, buzë të bukura dhe dhëmbë
të bardhë. Kishte një trup mesatar dhe këmbë
shumë të rregullta. Fustani prej basmaje, në
ngjyrë të kuqe me lule të bardha, i vinte i ngushtë
në bel. Ishte zbathur. Nuk di se çfarë të them,
por fqinja ime e re ishte një mrekulli, një mrekulli
endacake.
Ajo u afrua pa druajtje dhe u mundua të hipte
në fik. Unë e kapa prej dore dhe çuditërisht kur
u afrua, ndjeva një aromë të këndshme që dilte
nga trupi i saj. Nuk binte erë tymi e djerse, por
aromë toke, aromë lulesh, aromë femre. Si ndenjëm një copë herë në fik dhe hëngrëm disa kokrra,
zbritëm dhe kur ajo po bëhej gati të largohej,
unë i propozova:
- Do të freskohesh me ujë pusi?
- Do më hedhësh ti?
- Pse, kush tjetër përveç meje?
Dhe të dy u afruam te gryka e pusit. Kur ajo u
përkul, pashë që nga pjesa e prerë e fustanit
dolën dy gjysmërruzuj të bëshëm, të shkëlqyer.
M’u errësuan sytë. E kapa prej dore dhe desha
ta afroja.
- Mos se do na shohin, është ditë!
- Nuk kam njeri në shtëpi, - shpejtova t’i them.
- Jo është me rrezik.
- Të lutem, vetëm për pak kohë, vetëm njëherë.
- Mirë, nesër në këtë orë, pranë fikut, - dhe si tha
këto fjalë, u zhduk në drejtim të çadrës.
Ajo u largua, por unë mendoja bukurinë e saj,
bukurinë e një ciganeje, që vetëm një piktor
shumë i talentuar, mund të derdhte në telajo një
përsosmëri të tillë. Nuk ndihesha i qetë. Diçka
më ziente përbrenda. Nuk qëndroja në një vend.
U freskova, brodha poshtë e përpjetë për të
shuar atë që quhet afsh.
Nuk e di nëse isha unë i pari që e kisha prekur
këtë vajzë. Mos vallë ishte një pasion i moshës
dhe kështu mund të ndodhte me çdo vajzë? Jo!
Ajo çuditërisht ishte e bukur. Natyra nuk kishte
gabuar, ajo kishte punuar me gusto. Si duket,
Zoti paska pasur kohë të merrej me plastifikimin
e një ciganeje. U afrova sërishmi te gardhi, por
asgjë nuk lëvizte, asnjë shenjë, megjithëse ajo
më tha: “nesër në këtë orë”. Përgjova për të
kapur lëvizjet e saja, hapat, të ecurit e saj, por
më kot. Vetëm një herë, kur humba si të thuash
vigjilencën, m’u bë sikur ajo doli dhe u fut në
çadrën tjetër. “Ja tani do e shikoj përsëri” – mendova. Sytë e saj të zinj, të thellë, të bukur, të
qeshur, nuk më largoheshin nga mendja. Ato
sikur më shtonin trishtimin. E parandjeva që ky
afrim do të ishte i përkohshëm, por në ato çaste
për mua rëndësi kishte që ta takoja përsëri. Orët
kalonin. Gjinkallat zhukisnin pa pushim. Nuk
kisha se çfarë të bëja. Duhet t’i nënshtrohesha
fatit që më kishte dënuar deri të nesërmen
pothuajse në të njejtën orë dhe në të njëjtin vend.
Nuk më hahej. Ushqimi nuk më shijonte.
Prindërit erdhën të lodhur dhe nuk e kuptuan
shqetësimin tim. Nuk më bëhej të dilja, të takoja
ndonjë moshatar. Zeshkania më kishte turbulluar, më kishte magjepsur, ose siç thonë: “më kishte
bërë magji”. Megjithatë koha kaloi. Edhe gjumi
ishte i përciptë, i sipërfaqshëm, plot ëndrra, ëndrra dashurie. Dy herë u çova nga shtrati prej
sikletit që kisha. Më dukej sikur diçka më shtrëngonte, më cimbonte, më shqetësonte diku
mbrapa dërrasës së gjoksit.
Erdhi dhe e nesërmja. Pas gardhit, u duk silueta
e saj. Ajo kërceu pengesën dhe u ndodh pranë
meje. E tërhoqa pa i thënë asnjë fjalë dhe ndjeva
buzët e mia mbi të sajat. Ajo perëndoi sytë dhe u
lëshua në krahët e mi. Nën hijen e fikut, ndjeva
kënaqësinë që mund të të jepte një trup i mishtë,
i freskët...
Një ngrohtësi, një kënaqësi më pushtoi shpirtin
tim. Ajo përpëlitej dhe fliste fjalë që unë nuk i
kuptoja. Çuditërisht edhe emrin nuk ia dija. Duke
qenë ashtu të përqafuar, e pyeta:
- Si të quajnë?
- Esterina.
- Emër i bukur!
- Ma ka vënë motra e madhe.
- Ku është ajo? Nuk e kam par? - pyeta sikur
pjesëtarët e tjerë të familjes t’ia njihja të gjithë.
- Është e martuar. Ti nuk e di që ne ciganet martohemi të vogla, që trembëdhjetë, katërmbëdh-
jetë vjeçe. Ja dhe unë jam e fejuar dhe në
vjeshtë, kur të fillojnë shirat e parë, do të
martohem. Ne i kemi qejf dasmat në shi.
- E fejuar? – e pyeta i çuditur.
- Po!
Kjo më hidhëroi...Kur ende isha i shushatur nga kjogjendje, ndjeva se pas gardhit
diçka lëvizi. Hapa të kujdesshëm shkelnin mbi
kashtën e hedhur aty. Ne u shkëputëm menjëherë nga krahët e njëri-tjetrit, por ishte vonë.
Dy sy të mëdhenj, të shqyer dhe të egërsuar, na
vështronin gjithë urrejtje. Ishte gruaja që kisha
parë te çadra që tymoste, ishte e ëma e Esterinës.
Ndërsa vetë Esterina, sesi u shkëput nga unë,
nuk e mora vesh, kaloi gardhin dhe me vrap, u
fut në çadrën e saj.
Isha i lumtur por edhe i trishtuar. Gjithçka kish
kaluar pa probleme. Të nesërmen u çova që pa
gdhirë dhe shkova me një frymë te gardhi.
Megjithëse akoma nuk ishte zbardhur mirë, pashë atë që nuk e prisja kaq shpejt. Çadrat për
gjithë natën ishin ngritur dhe bashkë me to ishte larguar dhe Esterina.
II
Prisja të filloja punën si ndihmësmjek në fshatin
tim ose në lokalitet. Fatmirësisht më doli e drejta të vazhdoja më tej, të studioja për mjekësi.
Gëzimi në familje ishte i madh. Tani, djali i tyre,
pra unë, do bëhesha doktor, doktor me diplomë.
Kështu, në shtator, u ula në bankat e auditorëve
ku dëgjoja leksionet, dhe më tej, në klinikat spitalore pranë shtretërve të të sëmurëve ku bënim
praktikat. Muajt e vitet kalonin, por nuk më hiqej
nga mendja Esterina, mrekullia endacake. Vazhdimisht më dilte para syve si në bezen e bardhë
të një ekrani, vajza me sytë e zinj, vetullat e zeza,
të gjata e të holla, me buzët e bukura e dhëmbët
e bardhë, trupin si llastar e gjinjtë e bëshëm.
Mbi të gjitha më dilte para syve fiku buzë gardhit, aty ku ndjeva, ose më mirë shijova kënaqësinë e një trupi që rrezatonte epshe trupore e që
për disa çaste kishte arritur të mbërthente shpirtin tim. Nga këto vegime e kisha më se të qartë
që me atë vajzë kisha rënë në dashuri e nuk mund
ta harroja, nuk mund ta largoja nga bota ime e
brendshme shpirtërore.
Sa herë që shkoja në fshat, pasi takohesha me
prindërit, e mbaja frymën te gardhi, ose më mirë
të them, te fiku. Pak rëndësi kishte për mua, nëse
pema ishte e zhveshur e pa gjethe, nëse degët e
saj kishin filluar të lëshonin sythe e të jeshilonin, apo ishte plot me kokrra të shijshme. Në
atë vend kujtoja Esterinën, dashurinë time të
parë me vajzën cigane ose e thënë ndryshe, “kurbatkën”, që u largua pa lënë gjurmë. Asnje nuk
e dinte historinë tonë, përveç meje, Esterinës
dhe të ëmës. Këtë nuk e them me siguri, sepse ai
largim aq i papritur, mund të lidhej edhe me të
atin e saj, që duhej ta kishte marrë vesh atë që
kishte ndodhur me vajzën e tyre. Shoqet e grupit,
kursit apo të fakultetit, sesi më dukeshin. Asnjera prej tyre nuk më hynte në sy. Jo se ato nuk
ishin të bukura, joshëse, bionde apo zeshkane,
por sepse zemra ime ishte plagosur nga një vajzë që shoqëria nuk mund ta miratonte. Bile një
lidhje e tillë dhe në kushte të tejme mund të
ishte me pasoja për karrierën time. Vitet e fakultetit mbaruan. Isha diplomuar mjek. Më emëruan në qytetin e Selenicës, në veri-lindje të qytetit të Vlorës, në bregun e majtë të lumit Vjosa,
atje ku nga fundi i shekullit të
XIX kishte filluar të nxirrej bitumi e
ku në vitin 1922 “Societa Italiana Miniera di Selenitsa, Albanie”, kishte vazhduar nxjerrjen e bitumi natyror me të cilin ishin
shtruar rrugë në qytete kryesore të Evropës,
megjithëse flitej se shekuj më parë ajo ishte hapur
nga pushtuesit turq. Banorët e saj jetonin me
hallet e tyre. Burrat futeshin tuneleve të nëndheshme që shtriheshin si gjymtyrët e një oktapodi dhe dilnin andej të nxirrë sa ishte e vështirë t’i dallonin, jo gratë por dhe nënat që u kishin
bërë kokën. Për të parë kushtet e punës m’u
desh të futesha një ditë në thellësi të pusit kryesor, në shoqëri të pesëmbëdhjetë minatorëve.
Dera e hekurt e ashensorit u mbyll me një shul
të trashë e të ndryshkur nga koha e gjatë e përdorimit. U dëgjua zëri i Llazarit, kryemjeshtrit të
turnit që tha me zë të lartë “lëshoje”. Kavot e
çelikta lëvizën në fillim me përtesë e më pas me
shpejtësi drejt thellësisë duke lëshuar një zhurmë karakteristike.
Kishim arritur në nivelin katër, sikundër i thoshin
ata, por që shkonte në katërqind metra thellësi.
Ja në atë nivel, ashensori ndaloi papritur. Shqeva sytë për të parë se ku ndodhesha. Errësirë e
vetëm errësirë, shoqëruar me një erë të rëndë
zifti që vinte nga thellësia e minierës e që merte
udhën përpjetë për të dalë jashtë, në natyrë,
nëpërmjet grykës së pusit. Një nga punëtorët
ndezi llambën me karbit dhe mjedisi u ndriçua.
Fytyrat e minatorëve ishin të qeta.
- Doktor mos ki frikë. Nuk është hera e parë që
ne mbesim në nivele të tilla, - tha njëri prej tyre
që nuk ia dallova fytyrën.
Kaluan dhjetë minuta dhe ashensori ashtu
sikundër kishte ndaluar po ashtu filloi të ulej
poshtë drejt thellësisë. Nuk doja të zbrisja e të
futesha në tunelet ku dhe nxirrej sera, por më
vinte turp nga ata burra e djem që futeshin çdo
ditë në labirintet shekullore të minierës për të
siguruar një mirëqenie minimale për familjet e
tyre. Çuditërisht me gjithë vështirësitë e mëdha,
kushtet tejet të vështira, mos me thënë primitive
që më panë sytë, ata ishin të gëzuar e gjenin
kohë për të bërë shaka e të hidhnin batuta në
drejtim të njëri-tjetrit.
Arrita të përshtatesha me jetën e atjeshme dhe
të miqësohesha me banorët e qytetit. Në kohën
e pushimit merrja pyllit e dilja në breg të Vjosës,
ku shullëhesha në zallishte e freskohesha në
ujin e kulluar të lumit.
Ajo që ndikoi në jetën time ishte një ditë kur
udhëtoja me tren nga Tirana për në Vlorë. Zhurma monotone e rrotave që rrokulliseshin në shinat metalike më shkaktonte dhembje koke. Në
stacionin e Lushnjes zbritën shumë udhëtarë.
Në vagonin ku isha ulur, qetësinë e prishën dy
kurbatka. Njëra tërhiqte zvarrë fëmijën jo më
shumë se tre vjeç. Ai qante. Lotët i rridhnin
faqeve, ndërsa nga vrimat e hundës i vareshin
qurrat.
(Vijon në nr. e ardhshëm)
15/ E Diel,
nacional
PROZË
20 nëntor 2011
Restoranti
“Bum-Bum”
Tregim nga Lori Hoxha
-C‘tu desh ore terzi te flisje?! Se ruaje dot kete
sekret te emerimit! C‘do besh tani qe ke tre femije
?! - mu drejtua ashper miku im i shkolles i cili
nuk e pranonte gabimin tim
te emerimit ne nje detyre shteterore .
-Ne klub degjohej vetem muzika e famshme
“Apasionata” . Pauzen e gjate e theu miku im i
cili levizi doren sikur te shkundte deboren ;
-Do te gjej nje pune te rehatshme qe as s‘te
shkon ndermend ! Vetem per ty po e bej ! Me
kete rast dhe ti rregullohesh drejtor ose mesues . Sekret ! Aty rri gojekycur i embel e shurdh . Qarte !
-Hapa syte , u perqendrova si ne sekondat e
fundit te ndeshjes pa marre fryme ne pritje te
golit vendimtar. Me siguri po me thote te shkoj
psikolog burgi.
-Do shkosh kamarier ne nje restorant ku vijne
vetem personalitet shteterore . Rregullo muhabetin me ndonje deputet qerasi hap doren dhe
me nje celular rregullohet.
-Si me celular ?! - e pyeta .
-Merr ere ti mik ! Dhe ata qe na luftuan na
marreshin pleshtat .
-Ku eshte restoranti ?! - e pyta kurioz .
-Sheet! - miku im coi gishtin tregues te buzet
hapi celularin e komunikoi me nje pronar .
- Ngrihemi ! Neser ne ora nente do shkosh te
restorant “Palermo” prane ambasades amerikane .
Dolem ne te erresuar. Nata ishte pus , pa asnje
yll .
* * *
Sa s‘po fluturoja nga lumturia . E shaja veten
pse thua pa fat . Ku ke pare nga pa pun ne mes
te njerzve me me pushtet . Mu kujtua Fredi kur
thoshte se vetem Heminguei kishte shitur makinen e vet te shkrimit e ja kishin sjellur perseri .I
tregova vetem Syriait komshiut tim i cili me c‘uditi
kur me tha “mos shko”.Mos bera gabim qe i
thashe .
Ai shofer kishte qene . S‘fjeta fare . Ndjehesha
si femi i pagezuar.
* * *
- U paraqita ne ora nente te restoranti i cili ndodhej ne te djathte te ambasades. Shtyva deren e
xhamit e ne korridor u dha nje djal i ri , mosha
ime , kryeqytetas denbabaden,
qe dallohej nga theksi , i cili me dha doren ftohte
me ftoi te ulesha pas banakut , e foli teper shkurt :
- Pak fjale ! Do rrish ne kembe ! Buzeqesh me hir
a pa hir , ne kembe sepse nga keta njerez varet
reputacioni yne sepse zona juaj jeni pak nervoze . Qarte !
Perfitova te hidhja syte perceptues lokalit ndersa kryekamarjeri me jepte keshillat teknike .
Llozha kishte ne te dyja anet e lokalit . Tavolinat
ishin lluksoze , me veshje te kushtueshme . Kamera e televizione kishte ne te gjitha drejtimet , e
drita qe rrotulloheshin butesisht .
- Ki kujdes ato dy tavolinat ne llozhe, se aty
ulen dy personalitet me te larta shteterore ku
njeri eshte nga krahina jote . -Me tha kryekamarieri me ton zbutes .
E kuptova se fjala ishte per nje zyrtar teper te
larte nga krahina ime ndaj e ndryshoj tonin si
notat e pianos .
Deputet uleshin ne tavolinat posht llozhave.
Ditet e para ishin si shishe boshe . Kryekamarieri
dukej finok i mbaruar i persosur ne komplimente
prej kobre .
Sherbimi im ishte caktuar ne verande ku ishin
pishina me dy luan qe me kujtuan Trojen , drita
ne te gjitha anet . Deputetet vinin grupe grupe
pa orar ,pinin vetem uiski dhe xhoni blu e te
rrallet kafe . Te shendosh te qete binin ere parfumi lluksoz , elegant ne veshje , as qe me vune
re ditet e para , por pas nje jave me shikonin me
kureshtje e buzeqeshje enigmatike . Kur i thash
kryekamarierit ai me tha se ju kam then une se
jeni nga krahina e zyrtarit te larte . Pasi pinin
disa dopjo beheshin qefli diskutonin me duart e
ngritura si mulli ere gati te shqyeshin si ujq te
uritur , me pas binin ne qetesi si dele , sidomos
kur vinte zyrtari i larte te cilit vetem ate mbremje
i sherbeva te llozha . Shtatlart, me i gjate se te
tjeret , serioz buzqeshje te cilter me beri per vete
jo se ishte nga krahina ime por kur i sherbeva
vrojtova me vemendje tiparet e tij pasi kisha
degjuar nga shkencetaret se kafka eshte tregues
potenciali mendor .Fytyr madheshtore , floke te
buta te drejta sy te thell hundemprete si shqiponj balle te larte e te gjere
i rrethuar me nje auerole mistike te fshehte permblidhte epoken qe jetonim.
- Qenkemi patriot - me tha ndersa i servira uje te
gazuar e kafe. Sinqeriteti i tij me c‘armatosi.
Dialoget debatet mes deputeteve ishin nga me
te cuditshmet , e kur kishin sekrete ulnin zerin
gjer sa largohesha . Incidenti fatal me ndodhi
me deputetin qe pinte pakez uiski i cili ishte ulur
me dy koleg te cilet nje nate me pare ne televizor
gati rriheshin .
- C‘shkolle ke?! - me pyti deputeti .
kur i tregova per problemin tim rrudhi buzet :
C‘esht ai drejtor t‘ia dredh qafen si te zogut tha
serioz ndersa dy kolegt me shikonin thua se po
me peshonin e ne vend qe te me thoshin faleminderit per uiskin qe i qerasa e me folen me
shije uthulle ;
-Sinqeriteti more cun eshte virtyti I budallait .
Terhoqa pjtancat duke ndjer nervat te me ngriheshin si dallge , fiksova syte si turjele mbi ta
dhe u pergjigja ftohte !
-Me mire e eshte shqiponja se zvarraniku-u largova duke degjuar tonet e larta ku dalloja zerin
e atij qe pinte se ky djale eshte nga krahina e
zyrtarit te larte , ndersa te tjeret thonin se s‘na
behet vone se ajo zone llum nxjerr e njerez me
temperament te nxehte .
U perpoqa te isha I qete te banaku kur degjova
thirrje . u afrova qete te tavolina kur njeri skermiti dhembet , si zinxhir tanku ;
-More pizeveng ! Te degdisim ne burg ,
buzequmesht .
Sedra nuk me la rehat dhe ia ktheva rrembyeshem ;
-Kujt I thoni ashtu ! Jeni trashur me djersen e te
tjereve me votat e njerezve ! As hauret e Avgjise
nuk ju mbajne por do vije Herkuli ti pastroje .
-Huri ! Kujt I permend hurin ?! – zeri kreshendo
i tyre thu qetesine .
Pronari e kryekamarieri me larguan ndersa degjoja ti sqaronin se s‘permendi hurin po dicka
tjeter . Pronari me foli rrepte si lum i rrembyer
dhe me kercenoi te mos dukesha me aty . edhe
po te behesh po te behesh deputet . S‘kishte faj
pasi nevat e mia mund ti prishnin pune te tatimet qe mi kishte permendur ne fillim .
Dola ne rruge. Vetem nje ylle ndriste ne qiellin e
zi ndersa pastruesit e nates pinin duhan . Ndeza
nje puro , ndjehesha si fatalist dhe s‘di pse me
vinte ne mendje here Kafka , here Kamya se po
te ishin kete mbremje s‘di ke do zgjidhnin kete
mbremje nga gjithe ata qe ishin ne restorant .
Lana rridhte e qete e lozonjare . C‘do ti thosha
mikut tim neser ?! U ula buze lumit duke pire
puron , zjarri i se ciles me jepte pak shprese .
Diku ne thellesi prapa Universitetit degjoheshin
daullet e evgjiteve , s‘pushonin keto kohe thua
se kishin periudhen e nderzimit e me pushimin e
tyre pushonte dhe nderzimi .
* **
-Pas tre ditesh qe kisha humbur shpresat si Titaniku i ndjekur si erenite mitologjike nga kritikat e miqve te mi celulari me zgjoi nga gjumi ;
-Te lumte qe u tregove hauret e Avgjise . Shko
paraqitu ne pune neser .
Zeri u nderpre . E njoha nga zeri se ishte zyrtari
me i larte qe deputetet s‘benin zhurem kur kalonte . Nga e mori vesh! Hapa perdet e drita me
vrau syte . U nisa per pune ne mengjes , i shoqeruar ne nje kryqezim rrugesh nga veshtrimi i
eger i dy deputeteve dhe i shefit tim thua se
kisha une faj per shkarkimin nga detyra . Semafori jeshil u ndez dhe une kalova qete ndersa
lashe pas semaforin e kuq te ndezur e tre zyrtaret te ndalur pas tij .
“Herkuli ne mitologji ne nje qytet ndeshi tunelet e Avgjise qe duheshin tridhete Vite per tu
pastruar .
“Në Montenegro house në mesditë” Poeti i shquar Çeçen,
Akhtakhanov,
në Prishtinë
qëllohet për vdekje
në Moskë
Shoqata e Malazezëve të Kosovës njofton se
më 26 nëntor në Prishtinë do të mbahet një orë
letrare me krijues eminentë nga Kosova, Shqipëria e Mali i Zi. Sipas organizatorit, në këtë
orë letrare do të marrin pjesë akademiku Jevrem
Berkoviq e Mirash Martinoviq, nga Mali i Zi,
Ali Podrimja e Adem Demaçi, nga Kosova, dhe
Visar Zhiti Nga Shqipëria. Kjo veprimtari letrare
“Në Montenegro house në mesditë” do të
mbahet të shtunën e ardhshme, më 26 nëntor,
në orën 12, në ambientet e kësaj shoqate në
kryeqytet.
Poeti i shquar Çeçen, Ruslan Akhtakhanov, është qëlluar
për vdekje në Moskë. Policia ka thënë se vdekja ka ardhur
pas përleshjeve me armë. Pesëdhjetetetëvjeçari është
qëlluar disa herë nga një person i panjohur përderisa ai
ishte jashtë duke dalë nga vetura e tij në pjesën veriperëndimore të Moskës të martën mbrëma. Akhtakhanov
ka qenë zëri opozitar i lëvizjes separatiste që besonin se
Çeçenia duhet të ndahet nga Rusia
nacional
OPINION
16/ E Diel,
20 nëntor 2011
Psikologjia e fotove
Lexim i një fotoje me rëndësi historike!
Vizioni gjanial i Ibrahim Rugovës bashkon liderët e kombit në foto dhe politikisht
Nga Qamil Gjyrezi
Gazeta Standard botoi një foto ditën e Diele ,
me datë 13. Nëntorë 2011, në faqen e pare, që
më bëri një pështypje shumë të vencantë. Kjo
foto ka një rëndësi historike për cfarë prezanton dhe mesazhi i saj. Fotot kanë vlera historike,
kulturore dhe artsitike. Ato janë pjesë e kujtesës
njerëzore. Në foto ishin kryeministri i Shqipërisë
zoti Sali Berisha, kryeminstri i Kosovës Zot
Hashim Thaci, presidentja e Kosovës zonja
Atifete Jahjaga dhe kongresmeni amerikan Eliot Engëll. Fotoja ishte publikuar me rastin e
inagurimit të segmentit prej 33 km MorinëMërdare. Fotoja ka për protagonistë personazhe të politikës tonë dhe partnerëve tonë të
jetik. Fotoja është simbol i një evenimenti të
rëndësishëm infrastrukturorë, segmenti
Morinë-Mërdare. Kjo foto simbolizon politikën
e urtë të qeverisë Berisha që ka investuar
shumë për infrastrukturën, e që do të thotë zhvillim, bashkëpunim, lidhje kulturore dhe thyrje tabush e padrejtësish historike.
Fotografitë përcjellin një material psikologjik,
pasi është pjesë e mendjes dhe e shpirtit të
artistit fotograf. Nëpërmjet fotos objektet,
zbukurohen, idetematerializohen, marrin kuptim,
domethanje, njerëzit gjithashtu hijeshohen. Fotografia riprodhon me shpejt, me besnikerisht
sesa vizatimi dhe rregjistron pa harruar asgje. Në
foton e sotme krahas z. Berisha ishte edhe kryeministri Hashim Thaci dhe presidentja e Kosovës
zonja Atifete Jajhga, e cila po bën një politikë
shumë inteligjente në favor të Kosovës të njohjes së saj dhe të integrimit të saj, që do të thotë
të së ardhmes të Kosovës. Në fjalën e saj zonja
Jahjaga u shpreh se: “Kjo Rrugë është një autostradë moderne në funksion të afrimit të popujve dhe vendeve. Kjo rrugë na lidh me Korridoret e mëdha evropiane. Na afron me Evropën,
dhe Evropën e vendet e Lindjes i afron me Detin
Adriatik dhe Detin Jon. Falë saj, popujt dhe vendet tona do të afrohen e bashkëpunojnë”.
Edhe roli i zotit Thaci është shumë i rëndësishëm,
për politikën aktuale për Kosovën dhe politikën
rrajonale. Thaci ka patur “fate” të mëdha në karrierën e tij politike. Thaci ishte kryeministri i pamvarsisë dhe tashti po bëhet edhe kryeministri i
integrimit dhe i zhvillimit të infrastrukturës dhe i
së ardhmes të shtetit më të ri në botë. Nuk kam
ndërmend të bëj anlizën e politikës në Kosovë, pasi nuk jam specialist politike, por faktet
janë fakte. Fotot i përjetësojnë këto fakte. Kur
bëhet fjalë për investime në favor të së ardhmes
të ceshtes shqiptare dhe të ardhmes së Kosovës dhe Shqipërisë, politika duhet të bie në
“dakord” ose të heshti. Këto janë sot përfaqësuesit tonë të cilët janë aktorë shumë të rëndësishëm jo vetëm të së ardhmes të Shqipërisë
dhe Kosovës, por kanë edhe një rol shumë të
rëndësishëm për gjeoplitikën dhe të ardhmen
në paqen të Ballkanit dhe integrimit të rrajonit
në Europë. Por një personazh tjetër i kësaj fotoje një burrë shteti që e ka dashur dhe vazhdon ta dojë dhe që ka një rrol të madh
për ceshjten shqiptare dhe Shqipërinë është
kongresmeni Eliot Engell, që shqiptarët kudo
që janë duhet t’ia dinë për nder largapmësisë
së tij politike në favor të ceshtjes shqiptare
dhe Kosovës. Thënja e Engëll që: “Demokracia po lulëzon aty ku dikur nuk ekzistonte”,
është shumë shpresëdhënëse, për të gjithë
neve. Rruga zhvillon ekonominë, demokracinë
dhe realizon lëvizjen dhe integrimin e mallrave
dhe të ideve. Kam patur fatin të punoj si përkthyes në segmentin Lezhë -Shkodër, ose në
korridorin Adriatika. Ishte vetëm viti 2003 dhe
nuk kishim shumë njohuri jo vetëm për infrastrukturën por edhe për politikën. Shumë ngjarje kanë ndodhur që atëherë jo vetëm në planin infrastrukturorë që të cudisin dhe të bëjnë
të dalësh me konkluzione. Pamvarësia e Kosovës, antarësimi në Nato, një vepër e cila është e barabartë me këto evenimente është edhe
“Rruga e Kombit”, tani në Morinë-Mërdare e
Kosovës, që do të thotë rruga e zhvillimit jo
vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës, por është
rruga që do të krijojë edhe të ardhmen politike
dhe zhvilluese të të gjithë rrajonit të Ballkanit.
Pa diskutim në këtë kryevepër infrastrukturore
dhe gjeopolitike ka vulën e saj qeveria shqiptare. Por një rrol shumë të madh ka dhe z.
Berisha dhe ish-minsitri i punëve publike Lulzim Basha. Prandaj është shumë i rëndësishëm
inagurimi i segmentit Morinë-Mërdare, që do
të thotë vazhdimsi e investimesh edhe në Kosovë.
Ministri i MTKRS-së, Aldo Bumç i merr pjesë në hapjen e shtëpisë muze të Mjedës
Përkujtimi i Mjedës
“Dje Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fondacioni “Ndre Mjeda”,
organizuan në Kukël të Shkodrës aktivitetin “Përkujtimi i Mjedës.”
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve zoti Aldo Bumçi mori dje pjesë në
Kukël në hapjen e muzeut Ndre Mjeda, konkretisht të kishës ku shërbeu Mjeda apo të shtëpisë (qelës së tij).Zoti Bumçi shprehu edhe
një herë prioritetin që qeveria dhe MTKRS i
japin trashëgimnisë kulturore dhe objekteve
të tilla me rendësi për kulturen tonë kombëtare,
dhe turizmin kulturor. Ky ingagurim u bë në
74-vjetorin e vdekjes së poetit dhe klerikut Ndre
Mjeda dhe përfundimin e fazës së parë të
rindërtimit të kompleksit të ndërtesave që mbajnë
emrin e tij. Dje Qendra e Studimeve Albanologjike
dhe Fondacioni “Ndre Mjeda”, organizuan në
Kukël të Shkodrës aktivitetin “Përkujtimi i
Mjedës”. Me këtë rast ministry Bumçi ndoqi një
program i larmishëm, me referime rreth figurës së
personalitetit të letrave shqipe, interpretime të
veprës së tij, ndarje çmimesh për studiuesit
dhe njohësit më të mirë të veprës së tij, ekspozitë me fotografi të paekspozuara më parë
e dorëshkrime të poetit, panaire me prodhime
karakteristike të zonës e pa dyshim edhe muzikë. Përvec ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi në këtë ekspozitë
morën dje pjesë mjaft studiues e letrarë nga
Shqipëria, Kosova e Maqedonia, si dhe për-
Për një kafe në Shqipëri, ideja gjeniale e
Rrugovës
Por ai që mungonte në foton e sotme të gazetës
Standard ishte një prej shqiptarëve që historia
duhet ti falet për intelektin dhe talentin e tij politik , i madhi Ibrahim Rrugova. Presidentja Jahjaga vazhdi në fjalimin e saj për Rrugovën: “I tillë
ishte Presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova,
që krahas platformës për liri, pavarësi e
demokraci e dha idenë për ndërtimin e rrugës
Durrës-Prishtinë, si rrugë e cila pandashëm na
lidhë ne. Kjo rrugë shkurton distancat dhe
mundëson daljen më të shkurtër në detin Adriatik, një çelës i rëndësishëm i zhvillimit dhe
përparimit tonë si shtet”. Ajo vazhdoi: “Po trasojmë rrugën e vizionarëve, i tillë ishte presidenti i Kosovës” Ibrahim Rrugova,
Segmenti i djeshëm prej 33 km, i ka jetësuar emrin e këtij politikani dhe shqiptari të madh. Ai me
të vërtetë mungonte në foto, por vepra e tij “mitike” do të ngelet e përjetësuar në këtë segment
shumë të rëndësishëm të infrastrukturës, pasi
ishte ai pikërisht një prej “inxhinjerëve” dhe “projektuesve” të parë i kësaj rruge politike-historike
të gjatë dhe me një kalvar mundimesh njerëzore
të pa harruara. Rrugova me urtësinë e tij punoi
për rrugën e pamvarësisë së Kosovës dhe rrugën
e pakthyeshme të ceshtjes shqiptare. Emri i tij
do të ngelet i përjetshëm në këtë “spot”, rrugë ,
në këtë “shenjë” të rëndësishme, pamvarësisht
se mungonte sot në foto. Berisha në Shqipëri,
Rrugova në Kosovë dhe përpjekjet e ushtrisë
clirimtare të Kosovës dhe idealistët e kësaj ushtrie të drejtuar nga Thaci, pa nënvleftësuar rolin
e të gjithë aktorëve të tjerë të brendshëm, janë
arkitektët e këtyre segmenteve infrastrukturore,
që janë segmente politike të së ardhmes dhe zhvillimit të të gjithë Shqipërisë natyrale të integruar në Europën e bashkuar. Këto segmente të
bëjnë ti përule me shumë sinqeritet shtetit më
të fuqishëm që koha dhe historia e ka krijuar
SH.B.A., pa të cilin do të ishim të eleminuar si
ceshtje dhe komb, me partnerët e saj në Europë
dhe botë dhe përpjekjeve dhe gjakut të atyre
që kanë luftuar për liri dhe demokraci në dy anët
e kufirit.
faqësues të trupave diplomatike në Tiranë.
Një nga organizatorët e kësaj veprimtarie, kleriku
Dom Nik Ukgjini, drejtues i Fondacionit “Ndre
Mjeda”, tha për gazetën Nacional se qëllimi i
kësaj veprimtarie ishte jo vetëm përkujtimi i figurës së Mjedës, por krijimi i një tradite, e cila
parashikon organizimin e përvitshëm të ditëve
të Mjedës, që do ta kthejnë Kuklin në një qendër
aktivitetesh kulturore. Një nga pjesët më të
rëndësishme të aktivitetit ishte edhe vizita në
ambientet e kishës ku shërbeu Ndre Mjeda apo
të shtëpisë (qelës së tij), për të cilat po bëhen
përpjekje që të shpallen monumente kulture.
Tanimë ka përfunduar faza e parë e punimeve
në ndërtesën e kishës, e cila ishte edhe më e
rrezikuara. Kjo fazë përfshiu ndërtimin e çatisë,
tavanit, ndërtimin e frontit mbi çati, shkallëve
me dy anësore etj., ndërsa faza e dytë parashikon punime më të imëta në murin ballor, restaurime etj.
17/ E Diel,
INFO
Promovohet libri më i ri, i autorit Azgan Haklaj
20 nëntor 2011
nacional
Për Kombin, për Demokracinë
“Ish depueti i PD në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë viteve 2001-2005 dhe një nga politikanët më aktivë të së djathtës shqiptare pas viteve ’90, Azgan Haklaj
përcjell në këtë libër voluminoz disa të vërteta në hije, që lidhen me veprimtarinë e tij politike, mediatike dhe kulturore, si dhe mekanizmat e një shteti, që
kontrollonte me dorë të hekurt të ashtuquajturit prej tij rebelët dhe nacionalistët.”
Nga Dukagjin Hata
Duke rrëfyer lidhjen mes individit të fortë dhe
rrethanave psiko-historike që e nxjerrin atë në
pah, në një nga biografitë e tij, Cvajku zbulon
një anë të panjohur të historisë: ngjarjet e mëdha
dhe të bujshme, pikërisht ato që iu japin drejtim
kohëve në udhëkryqe fatesh kolektive, ndodhin
në provincë. Periferitë shndërrohen shpesh në
arena lufte, që paracaktojnë rrjedhat e historisë
së popujve dhe kombeve. Ndërkohë, burrat më
në zë të familjeve, dyerve dhe fiseve të shquara,
kthehen në simbole të identifikimit të
rrugëzgjidhjeve, në kohë krizash e ndalesash
historike. Këto impresione më shoqëronin, ndërsa lexoja librin e autorit Azgan Haklaj me titull
“Për Kombin, për Demokracinë”, ku me anë të
një rrëfimi autentik, të saktë dhe lehësisht të
verikueshëm, paraqitet qëndresa e politikanit
dhe njeriut publik përballë skenave dhe prapaskenave të mafies politike shqiptare. Deviza
për komb dhe demokraci është deviza e jetës së
Azgan Haklajt, një devizë e përcjellë në kohëhapësirën e botës shqiptare, në këto njëzet vjet
demokracie të brishtë, me një përpjekje sizifiane, për të çuar në majë idealitetin e një qëndrestari progresist. Herë me anë të dokumentit
të shkruar, herë me anë të reflektimit publik ndaj
ngjarjeve dhe dukurive të ndryshme të tranzicionit problematik shqiptar në fillim të viteve
2000, herë me gjuhën e të tjerëve dhe herë me
qëndrimet reflektive koherente kundër çdo
devijimi të së drejtës, qoftë në spektrin politik,
qoftë në atë nacionalist kombëtar, si
kundërvënie ndaj psikozave antishqiptare, herë
të tjera me gjuhën e vipave të politikës dhe të
institucioneve të shtetit shqiptar, që evidentojnë qëndresën titanike të politikanit Azgan
Haklaj, ky i fundit, me një stil të zhdërvjellët dhe
konçiz, na jep një dimension të munguar të politikëbërjes në këtë vend. Ky dimension na tregon se detyra e politikanit nuk është të fshihet
skutave, në kërkim të benificeve dhe favoreve,
siç ndodh rëndom me politikanët tanë të të
gjitha kahjeve dhe orientimeve, por të përballet
me të keqen kolektive, me degët dhe rrënjët e
saj, të identifikojë fytyrat e së keqes, qoftë dhe
duke u kalvarizuar, siç ka ndodhur me Azgan
Haklajn. Pinjoll i një dere të sakrifikuar tradicionalisht në alatrin e qëndresës kombëtare, i një
familje luftëtarësh të vetëdijshëm, që në breza
kanë vënë gurë kilometrikë në kujtesën e kombit, Azgan Haklaj e mbarti me vete si një peng
gjaku e dhimbje amanetin e të parëve të tij. Në
një histori më shumë se njëqindvjeçare, burrat
e Haklajve u bënë flakadanë në qiellin e lirisë
dhe drejtësisë, në një trevë thuajse njësh me
qiellin, ku dukej sikur koha kishte ngrirë në hejet e përjetshme të akullit, që nuk shkrinte as
verës honeve e shpellave të thepisura. Ata humbën nga vetvetja, nga malli e pasuria, nga koha
për vatrën dhe familjen, për të fituar një dimension tjetër nga ai i njerëzve të zakonshëm: dimensionin e fateve të atdheu dhe kombit. E
ç’mund të jepnin më tepër për këtë tokë
mosmirënjohëse, përveçse trupat dhe shpirtërat
e tyre të lirë?! Ata i dhanë vendit të tyre kohën,
pasurinë, mallin e gjënë, rininë dhe ëndrrat. Dhe
në vend të panteonit të lavdisë, koha e intrigantëve dhe bashibozukëve të hurit e të litarit, të
një kohe pazaresh të turpshme, iu rezervoi këtyre burrave fisnikë kurthe dhe intriga vrastare,
një Golgotë të pashembullt sakrifikimi... Azgan
Haklaj, në kuptimin figurativ të fjalës, në kohën
tonë të modernitetit, është kryelisi i këtij pylli të
dendur, mbushur me lisa krenarie e qëndrese,
përballë furtunave të kohëve, për liri dhe dinjitet njerëzor. Autori Haklaj, pa u përkujdesur
për ekuilibrat e brishtë dhe atrificet që ta hapin
shpejt dhe me lehtësi rrugën drejt karrierës dhe
suksesit fiktiv, me vrullin që e karakterizon në
jetë, u vërsul shpatëzhveshur në logun e dueleve kalorsiake, ndërkohë që rivalët dhe kundërshtarët e tij politikë e njerëzor përdornin mjete
të dyshimta, të fshehur pas strukturave të dyshimta të një shteti të brishtë dhe të ndërtuar jo
dhe aq mbi pricipe morale e jurdike se sa mbi
konjukturat e çastit. Këto përballje të drejtëpërdrejta dhe kurajoze vijnë në librin e Haklajt me
gjuhën e ftohtë të dokumentit të shkruar, të stivosur në raftet e arkivit të Kuvendit të Shqipërisë
ose të mbetur si dëshmi e shkruar e zeza mbi të
bardhë në shtypin e përditshëm të asaj kohe.
Janë përballje dinjitoze, të denja për një politikan të kalibrit të lartë, i cili nuk di ta ndajë fjalën
me veprimin dhe e konsideron aksionin politik
në dobi të atyre që e kanë votëbesuar, të
përkrahësve por dhe të kundërshtarëve të tij, si
e vetmja rrugë për të ndërtuar realitete progresive politike dhe njerëzore. Tropoja, pas rënies
së demokracisë dhe fitores si e Pirros të PS-së,
pas vitit të mbrapshtë ’97, u kthye në një Palermo të përgjakur shqiptare, për shkak të frymës
së përçarjes dhe konfliktit që futën strukturat e
një shteti i cili, për fat të keq, aso kohe, duke
përdorur mizanskena kurthesh dhe dredhishë
sheksipriane, nuk punoi për shqiptarët, për
bashkimin dhe prosporitetin e tyre, por për
armiqtë e tyre tradicionalë. Një nga familjet që u
përballën më egër me këtë frymë ndasie e ligësie
të përllogaritur ishte familja Haklaj, një derë tradicionale, e lidhur me historinë dhe fatet e kombit,
në të gjitha kohërat. Por ai që e mori kryqin e
mëkatave të pakryera në shpinë, duke u burgosur, survejuar, torturuar, sulmuar me armë e eksploziv, nga një shtet gangsterësh politikë, nga
një shpurë sejmenësh dhe lakejsh dredharakë,
të kudogjendur në institucionet e kohës, ishte
ish funksionari i lartë i pushtetit lokal në Tropojë,
ish deputet i PD-së gjatë viteve 2001-2005,
anëtar i këshillit kombëtar të PD-së, artisti, opinionisti, polemisti dhe njeriu i vlerave publike
Azgan Haklaj. Një luftë e denjë, dhëmb për
dhëmb me ata që hidhnin gurin dhe fshihenin
dorën vrastare, duke synuar ta kthenin Tropojën
e vlerave më të spiktura të botës shqiptare, vendin Eposit më drithërues në Europë, në një tokë
të tejndezur urrejtjeje vrastare. Një histori e ndër-
prerë shpesh me vrasje të paralajmëruara brutalisht nga mafia politike, e cila këputi me kosën e
intrigave të përgjakshme burrat më në zë të
Tropojës, të mbiquajturës Malësia e Mirë, sidomos ata të derës së Haklajve. Pjesë e këtij mjedsi
selektiv, për jetë a vdekje me kriminelët me “jaka
të bardha”, ishte dhe vrasja e Shotë Haklajt në
shtëpinë e Azganit, një vajzë e re në moshën e
ëndrrave, gazetare e përkushtuar, e cila sillte nga
Tropoja mesazhin e shpresës dhe të dashurisë,
përkundër dhunës dhe terrorit të padrioneve. Në
librin e tij, autori e përshkruan me ndjeshmëri
dhe dhimbje të thellë jetën dhe rënien e Shotës,
pas-kuintat e krim-ndëshkimit, që nuk kursejnë
as jetët më të dilra e më të pafajshme, në emër të
pasioneve më të errëta të botës së krimit të organizuar. Ish depueti i PD në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë viteve 2001-2005 dhe një nga politikanët më aktivë të së djathtës shqiptare pas
viteve ’90, Azgan Haklaj përcjell në këtë libër
voluminoz disa të vërteta në hije, që lidhen me
veprimtarinë e tij politike, mediatike dhe kulturore, si dhe mekanizmat e një shteti, që kontrollonte me dorë të hekurt të ashtuquajturit prej tij
rebelët dhe nacionalistët. Në këtë libër, Haklaj
përmbledh gjurmët e mbetura me shkrim mbi
letrën e bardhë për veprimtarinë e tij politike,
mediatike, atdhetare, kulturologjike, pa poza dhe
artifice, thjeshtë siç ka ndodhur, siç ka folur dhe
shkruar, siç kanë thënë e shkruar të tjerët, bashkëpolitikanët, gazetarët dhe figurat publike të këtij
vendi.
Libri ndahet në dy pjesë të mëdha: pjesa e parë
titullohet “Për demokracinë”, ku jepen momentet më kyçe dhe sundoin një dramacitet i fortë, ai
i përballjes së Azgan Haklajt me burgun politik
në demokraci, me torturat e “tipit Gestapo”, siç i
etiketon një politikan i djathtw, gjashtë atentatet
ndaj tij, pjesë e skenarëve nga të frikshmit për
eleminimin fizik, eksplozivin e vënë në banesën
e tij, ku pesë kilogram tritol shkatërruan pallatin
pesëkatësh në Bajram Curr, ku banonte Azgani,
atentat mafioz ku mbeti e vrarë kushërira e tij,
Shota, si dhe u plagosën vjerhrra e tij dhe tre
komshinj. Në kapitullin e gjërë, me titull “Prapa
hekurave” shpaloset ankthi gati sheksiprian i
një politikani që, pasi e kanë rrethuar një ushtri
me maska policore, e kanë burgosur pa asnjë
motiv, e kanë torturuar barbarisht, duke zgjuar
zemërimin e demokratëve dhe gjithë qytetarëve
të Tropojës, të cilët kanë shpërthyer në protesta masive, në mbrojtje të figurës politike dhe
njerëzore të birit të tyre, Azgan Haklajt. Këtë të
fundit e izolojnë fizikisht në dhomat e komisriatit
të policisë së Bajram Currit, duke ms lejuar ansjë
të afërm që ta takonin, çfarë nuk kishte ndodhur
as në kohët më të errëta të mbretërimit të instinkteve kriminale, as në kampet shfarosëse të hebrenjve nga nazistët. Siç del dhe nga dekleratat
e atyre që kanë qenë afër Azganit dhe kanë pasur funksione të larta politike e shtetëore, Azganin e arrestuan dhe e keqtrajtuan mizorisht,
ngaqë nuk ia dolën të realizonin skenarin ogurzi
për eleminim ne tij fizik. Burgosja e dhe dërgimi i
tij me ngut në burgun e Tiranës, nga frika e
protestave masive në Tropojë, nuk mund të kalonte në heshtje. Jo vetëm lidershipi politik blu
dhe ai i djtahtë në përgjithësi, jo vetëm shtypi
dhe mediat televizive, por dhe zyrtarë të lartë të
OSBE-së dhe strukturave të BE-së në Tiranë u
prononcuan për këtë akt flagrant të shkeljes së
lirive politike dhe qytetare, duke kritikuar rëndë
strukturat policore dhe qeverinë e Tiranës.
Makutëria dhe shurdhëria e strukturave të urdhëruara policore arrin kulmin, kur disa vëzhgues të BE-së nuk lejohen që të vizitojnë politikanin Haklaj në burgun e Tiranës, duke dëshmuar se arrestimi, burgosja, torturimi dhe izolimi
flagrant i tij ishte skenari i një hakmarrje të rëndë
politike për rrethin e Tropojës dhe për një nga
protagonistët më të vendosur politikë të
opozitës dhe më kritizerë ndaj qeverisë së majtë.
Në kapitullin “Eksploziv” rrëfehet me gjuhën e
fakteve, të publikuara në shtypin e ditës, aktet
terroriste ndaj Azganit dhe familjarëve të tij, prononcimet e Dr. Berishës që e quan A. Haklajn,
“njeriu që kryeministri aktual Ilir Meta e ka si
simbol të urrejtjes personale dhe të rrethit që ai
përfaqëson si deputet demokrat” etj. Me një ironi
therëse, në një intervistë të dhënë në “Gazeta
Shqiptare”, Azgan Haklaj e krahason pallatin e
tij në Tropojë që u vu në shenjëstër të terroristëve me dy kullat binjake në Amerikë, që u
hodhën në erë nga fondamentalistët.Tek kapitulli “Përballje politike” e shohim Azganin në
përpjekje për zbatimin e premtimeve elektorale,
duke vënë gishtin mbi plagët sociale dhe
ekonomike të Tropjës, duke identifikuar fajtorët,
protagonistët e të keqes që synojnë ta kthejnë
atë në një vatër të nxehtë konflikti. Gjithashtu ai
jep dhe prognozat për ndryshimin e gjendjes,
rrugët për kapërcimin e krizës e cila, sipas tij,
është artificiale dhe nxitet e stimulohet nga segmente të krimininalizuara me pushtet. Qëndrimi i
Azganit në Kuvend, në prononcimet e shpeshta në shtypin e shkruar dhe mediat vizive është
në mbështetje të Tropojës, për të mos i refuzuar
asaj shanset që i ka falur natyra dhe historia,
vetëm sepse kështu urdhëron një kryeministër
dhe një qeveri që e shikon atë me size paragjikimi. Në pjesën e dytë “Për Kombin” Azgan Haklaj shfaqet si opinionist i kulaifikuar, kurajoz dhe
zhbirues i hollë, me një sens të spikatur zbulimi
dhe denanacimi të devijimeve tona historike,
etike dhe kulturologjike, duke na dhënë me mprehtësi dhe dinamikë të vrullshme peizazhe të thyera të historisë dhe aktualitetit tonë. Ideologjia
e tij motivuese duket se është nacionalizmi,
përkujdesja për evidentimin e vlerave etnike,
pasurive të fjetura në psikikën kolektive të kombit shqiptar, si një mundësi vetëkriticizmi për
ngadalësinë në ecurinë tonë kombëtare. Shtrirja
në gjërësi dhe thellësi të trevave tona mbarëshqiptare, me problemtikat e mprehta të përtheksimit të skajshëm të tendenciozitetit nacional,
zhbirimi që që iu bën ngjarjeve të së shkuarës
dhe të realitetit bashkëkohor, duke veçuar mesazhet më të kapshme dhe më pragmatike për
ecurinë kombëtare të mëtejshme, i bëjnë opinionet e Haklajt rrezatuese në kohë dhe hapësirë,
me një sens domethënës analitik dhe reflektiv.
Kredoja e veprimtarisë së përditshme politike,
kulturologjike e humane të zotit Azgan Haklaj,
siç e thotë dhe vetë në shkrimet dhe intervistat
e tij, është bashkimi kombëtar, të cilin nuk e quan
vetëm një qëndrim prej intelektuali dhe njeriu
publik, por dhe një ideal të patundur të jetës së
tij.
18/ E Diel,
OPINION
20 nëntor 2011
Dëshmi nga Ndihmës Sekretari Filip Gordon mbi “Gjendjen në Ballkan”. Nënkomisionin e
nacional
ANGAZHIM I
QËNDRUESHËM I SHBA
“E kemi nxitur qeverinë të miratojë rekomandimet e BE-së dhe OSBE-së për reformë, si edhe të bëjë përpjekje realiste dhe të prekshme për të përfshirë opozitën
dhe për të pranuar kompromisin si pjesë e procesit politik. Në të njëjtën kohë, kemi nxitur opozitën të jetë e përgjegjshme dhe e gatshme – gjë e cila, në një
demokraci të pjekur, kërkon pjesëmarrje të plotë dhe aktive në parlament. Pas dy vitesh mpirjeje, ka ardhur koha që drejtuesit politikë të kapërcejnë grindjet
vetjake dhe të bëjnë përparim konkret me programin e reformës ose përndryshe do të rrezikojnë të humbasin hovin e mëtejshëm. Jemi duke vepruar si partnerë
me Bashkimin Europian, qeverinë shqiptare dhe shoqërinë civile për shqyrtimin e 12 reformave me përparësi që nevojiten për pranimin në BE.”
Nga Filip Gordon
Kosova po i afrohet përvjetorit të katërt të pavarësisë dhe po vazhdon të përparojë si
demokraci shumë etnike. Mali i Zi, vetëm pesë
vjet pasi mori pavarësinë, ka tashmë statusin e
vendit kandidat për në BE dhe është pjesëmarrës i plotë i Planit të Veprimit të Anëtarësisë së
NATO-s. Serbia ka një marrëveshje Stabilizim
Asociimi me BE-në dhe ka bërë disa hapa të
dukshëm përpara për arritjen e statusit kandidat, përfshirë arrestimin e Ratko Mlladiçit (Ratko Mladic) dhe Goran Haxhiçit (Goran Hadzic).
Në shtator, një grup i vogël trajnuesish të
vendeve Adriatik-5 u nisën për në Afganistan –
duke treguar kështu një shkallë bashkëpunimi
në linja ushtarake, i cili do të kishte qenë e paimagjinueshme një dhjetëvjeçar më parë. Dhe
vetëm javën e kaluar, Ministrat e Jashtëm të
Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi dhe
Serbisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët
ku shpallnin angazhimin e vendeve të tyre për
zgjidhjen e çështjeve pezull të refugjatëve dhe
personave të zhvendosur në vendet e Ballkanit.
Në foto: Filip Gordon
Kryetari Bërton (Burton), Nënkryetari Miks
(Meeks), Anëtarë të Komisionit:Faleminderit që
më keni ftuar këtu sot për të folur mbi gjendjen
në Ballkanin perëndimor.Ndërkohë që ngjarjet
dramatike të Pranverës Arabe mbizotërojnë në
kryetitujt e shtypit, Administrata Obama vazhdon të jetë po aq e përkushtuar sa përherë për
të ndihmuar vendet e Ballkanit perëndimor në
rrugën e tyre drejt integrimit Euro-Atlantik. Hera
e fundit që kam qenë atje ishte në qershor, dhe
Nën-Sekretari i asaj kohe Bërns bëri një vizitë
në korrik. Zëvendës Ndihmës Sekretari Riker
(Reeker), i cili mori detyrën në gusht pasi kishte shërbyer për tre vjet si Ambasador i SHBAsë në Maqedoni, është rregullisht në rajon dhe
mban kontakt të vazhdueshëm me partnerët tanë
europianë. I mirëpresim vizitat e kongresmenëve
në rajon, përfshirë më së fundmi një e tillë nga
Kryetari Bërton dhe kolegët e tij, të cilët vizituan Kroacinë, Serbinë, Kosovën dhe Bosnjë
Hercegovinën javën e kaluar. Vendet e Ballkanit perëndimor janë pjesë kritike e Europës – nga
pikëpamja historike, gjeografike dhe kulturore.
Është e pamundur të flasim për Europë të plotë,
të lirë, demokratike dhe në paqe pa zgjidhur
punën e pambaruar në këtë rajon. Synimi ynë i
qartë është integrimi i këtyre vendeve në institucionet Euro-Atlantike. Siç e kemi parë në
pjesën tjetër të Europës, kjo është mënyra më e
mirë për të siguruar paqe afatgjatë, qëndrueshmëri dhe begati. Shumë zyrtarë në këtë Administratë kanë lidhje të thellë me vendet e Ballkanit, pasi të kuptuarit tonë për diplomacinë
ndërkombëtare u formua nga konfliktet tragjike
të viteve 1990. Nuk është e rastësishme që Zëvendës Presidenti Baiden (Biden) vizitoi vendet
e Ballkanit perëndimor vetëm katër muaj pasi
kishte nisur punën, ndërsa Sekretarja e Shtetit
Klinton (Clinton) shkoi atje në tetor të vitit të
kaluar. Në të vërtetë, reagimi i shpejtë i Administratës në Libi për të parandaluar masakrën civile
u nxit pjesërisht nga persona që ishin të vendosur të siguronin ndërhyrje ndërkombëtare në
kohë për të parandaluar dhunën kundër qytetarëve të pafajshëm. Ndërkohë që NATO-s iu
deshën tri vite që të binte dakord me ndërhyrjen
në Bosnjë Hercegovinë dhe një vit që të vepronte në Kosovë, Aleancës iu deshën vetëm
dhjetë ditë që të përfshihej në Libi në vijim të
miratimit të mandatit të Këshillit të Sigurisë të
OKB-së. Edhe pse suksesi ynë në Libi nuk mund
t’i fshijë shenjat e asaj që bëmë në vendet e
Ballkanit, ai tregon se mësimet e marra nga
tragjeditë e së shkuarës ndihmojnë në formimin
e politikave më efikase në të tashmen. Siç e tha
dhe Presidenti Obama në Londër në maj të këtij
viti: “Gjithmonë kemi besuar se e ardhmja e fëmijëve dhe e nipërve e mbesave tona do të jetë më
e mirë nëse fëmijët dhe nipërit e mbesat e të
tjerëve janë më të begatë e të lirë – nga plazhet e
Normandisë deri në Ballkan e Bengaz.”
Megjithëse ka shumë sfida në rajon – të cilave
do t’iu kthehem pas pak – është me vlerë të
ndalojmë shkurtimisht për të rishikuar përparimin
e bërë në vitet e fundit me angazhimin dhe ndihmën e qëndrueshme amerikane. Prania ushtarake e NATO-s ka rënë si rezultat i qëndrueshmërisë më të lartë në rajon. Janë bërë reforma
domethënëse në sundimin e ligjit, ekonomitë e
tregut dhe qeverisjen demokratike. Sllovenia hyri
në BE në vitin 2004; Shqipëria dhe Kroacia u
bënë pjesë e NATO-s në vitin 2009; dhe Kroacia kohët e fundit mori ftesë për të hyrë në BE në
vitin 2013. Këshillit i Atlantikut Verior ka thënë
se Maqedonia do të marrë ftesë për të hyrë në
NATO sapo të zgjidhet diskutimi i emrit të saj.
PASQYRAE VENDEVE
Që të jemi të qartë: të gjitha këto vende kanë
ende punë për të bërë. Më lejoni të them disa
fjalë për secilin me radhë.
Kroacia
Kroacia vazhdon të japë shembull pozitiv në
Europën Juglindore pasi procesi i shpejtë i reformës së saj politike e ekonomike ka çuar në
anëtarësim të herët në institucionet trans-Atlantike. Muajin e kaluar Komisioni Europian rekomandoi që Kroacisë t’i jepet anëtarësim i plotë
në Bashkimin Europian në vijim të përmbushjes
së suksesshme në qershor të gjashtë viteve
negociata pranimi.
Në vitin 2013, Kroacia pritet të bëhet anëtarja e
28 e Bashkimit Europian – dhe, për t’u shënuar,
vendi i dytë i ish republikës Jugosllave që bëhet
anëtar i bashkimit.Që prej pranimit të saj në
NATO në vitin 2009, Kroacia ka kontribuar në
KFOR dhe në ruajtjen e paqes në Lartësitë Golan, si edhe ka luajtur rol aktiv në misionin ISAF
në Afganistan. Suksesi i Kroacisë provon
mundësinë për përparim, edhe pse me shumë
punë e sakrifica, për të çuar përpara interesat e
shtetasve të rajonit. Siç e tha Sekretarja Klinton
në qershor, në vijim të bisedimeve për pranim:
“Kroacia ka treguar me shembullin e saj se integrimi Europian dhe Euro-Atlantik nuk është
vetëm synim i vlefshëm – por i arritshëm gjithashtu – për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.” Veçanërisht, ky sukses u arrit vetëm pasi
Kroacia dhe Sllovenia gjetën mënyrën për të
shqyrtuar një çështje dypalëshe të vazhdueshme nëpërmjet negociatave dhe kompromisit. Vrulli që vijoi nga tranzicioni i Kroacisë
duhet kultivuar si model përgjatë gjithë rajonit.
Mali i Zi
Mali i Zi ka bërë përpara në mënyrë graduale në
rrugën drejt integrimit Euro-Atlantik. Zëvendës
Presidenti Baiden dhe Sekretarja Klinton pritën
Kryeministrin Luksic në Uashington muajin e
kaluar, duke riafirmuar kështu mbështetjen e fortë
nga ana e SHBA-së për përpjekjet e vendit të tij
në reforma. Mali i Zi vazhdon të bëjë përparim të
plotë drejt anëtarësimit në NATO dhe, pavarësisht faktit që është vend i vogël, merr pjesë në
ISAF. Raport progresi i fundit nga Komisioni
Europian rekomandon hapjen e negociatave me
Malin e Zi për pranim në BE, duke lavdëruar
përparimin e vendit në reformën e ligjit të gjyqësorit e të zgjedhjeve, lirinë e medias dhe përpjekjet e fuqizuara kundër diskriminimit, duke i
bërë thirrje ndërkohë për punë të mëtejshme me
çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
Shtetet e Bashkuara, gjithashtu, besojnë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
në të gjitha nivelet e shoqërisë duhet të vazhdojë të shqyrtohet në Podgoricë.
Shqipëria
Shqipëria miratoi shpejt reformat e nevojshme
për të fituar pranimin në NATO në vitin 2009. Që
atëherë vazhdon të shënojë mbi peshën e saj në
Afganistan, duke kontribuar me më shumë se
300 trupa në ISAF. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara në lidhje me ngërçin e
stërzgjatur politik në parlament, i cili nuk ka
mundur të miratojë ligjet e reformës të përcaktuara nga BE-ja si të detyrueshme për të marrë
statusin e vendit kandidat. Na inkurajon fakti
që opozita e ka përfunduar bojkotin e parlamentit
pas procesit të zgjatur për vendosjen e rezultatit të zgjedhjeve për kryetar bashkie ne Tiranë.
E kemi nxitur qeverinë të miratojë rekomandimet
e BE-së dhe OSBE-së për reformë, si edhe të
bëjë përpjekje realiste dhe të prekshme për të
përfshirë opozitën dhe për të pranuar kompromisin si pjesë e procesit politik. Në të njëjtën
kohë, kemi nxitur opozitën të jetë e përgjegjshme
dhe e gatshme – gjë e cila, në një demokraci të
pjekur, kërkon pjesëmarrje të plotë dhe aktive
në parlament. Pas dy vitesh mpirjeje, ka ardhur
koha që drejtuesit politikë të kapërcejnë grindjet vetjake dhe të bëjnë përparim konkret me programin e reformës ose përndryshe do të rrezikojnë të humbasin hovin e mëtejshëm. Jemi duke
vepruar si partnerë me Bashkimin Europian,
qeverinë shqiptare dhe shoqërinë civile për
shqyrtimin e 12 reformave me përparësi që
nevojiten për pranimin në BE.
Maqedonia
Konflikti mbi emrin me Greqinë vazhdon të pen-
19/ E Diel,
OPINION
çështjeve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Europën e Euroazinë
20 nëntor 2011
tejet i vështirë me ardhjen e dimrit. Shtetet e
Bashkuara janë shprehur qartë se duhet të ketë
mjedis të sigurt e të shëndetshëm dhe liri të
pakushtëzuar të lëvizjes anembanë Kosovës.
Shtetet e Bashkuara i kanë kthyer sytë te qeveria
serbe për bashkëpunim të plotë me KFOR-in
dhe EULEX-in si për heqjen e menjëhershme të
pengesave rrugore, edhe në sigurimin e kontrollove të rregullta në kufi. Më lejoni ta shpreh
qartë një pikë të fundit: nuk ka asnjë mënyrë që
të ripërcaktohen kufijtë në këtë rajon duke u
bazuar në linja të pastra etnike. Si rezultat, copëzimi dhe shkëmbimet e tokave janë zgjidhje të
papranueshme. Nëse është vënë në lëvizje
ndonjë proces i tillë, nuk ka se si ai të mund të
kufizohet në një linjë të vetme kufitare e të përfundojë paqësisht. Çfarëdo retorike që bën thirrje për copëzim të Kosovës e që vë në pikëpyetje aftësinë e njerëzve të etnive të ndryshme të
jetojnë së bashku është e dëmshme për pajtimin
rajonal e në kundërshtim me përpjekjet dhjetëvjeçare të bashkësisë ndërkombëtare për të
çuar rajonin përtej konflikteve brutale të viteve
1990.
Kosova
gojë aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në
NATO dhe për nisjen e bisedimeve për pranim
në BE. Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e vazhduar të OKB-së mbi çështjen e emrit
dhe do të përqafojnë çfarëdo zgjidhje që mund
të rezultojë reciprokisht e pranueshme. Angazhimi aktiv e konstruktiv mes Athinës dhe Shkupit
është jetik.Shtetet e Bashkuara bashkëndajnë
të njëjtin shqetësim të shprehur në raporti progresin e Komisionit Europian mbi përsëritjet e
gabimeve me praktikat demokratike. Duhet të
shqyrtohen sfidat thelbësore në sundimin e ligjit,
në veçanti mungesa e institucioneve të pavarura gjyqësore, ndjekja penale e zbatimi ligjor
përzgjedhës dhe korrupsioni. Megjithëse Maqedonia ka bërë përparim në marrëdhëniet ndëretnike, ndërprerja e fundit e regjistrimit zyrtar të
popullsisë për shkak të një mosmarrëveshjeje
politike mbi mënyrën se si të numëroheshin shtetasit e gjithë etnive nënvizon nevojën për më
shumë punë. Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar qeverinë që ta kthejë këtë në përparësi, duke
vazhduar zbatimin si të letrës edhe të frymës së
Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Serbia
Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur përparimin
që ka bërë Serbia këtë vit në reformat e
brendshme që nevojiten për të hyrë në BE, në
veçanti përpjekjet e saj për të reformuar gjyqësorin. Arrestimet e Ratko Mlladiçit dhe Goran
Haxhiçit provojnë përkushtimin për drejtësi dhe
pajtim. Me ekstradimin e të dy këtyre burrave
në Hagë, Serbia ka përmbushur detyrimet e saj
kyçe ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve
për ish Jugosllavinë. Për më tepër, vendi ka bërë
përpjekje të përgëzueshme për të rindërtuar marrëdhëniet me disa prej fqinjëve të tij. Si shenjë
njohjeje e këtyre masave, Komisioni Europian
bëri një rekomandim të kushtëzuar që Serbisë t’i
jepet statusi kandidat për në BE. Megjithatë,
raporti i përparimit i nxjerrë muajin e kaluar bëri
këtë rekomandim – po citoj – “me besimin se
Serbia ri-angazhohet në dialogun me Kosovën
dhe lëviz menjëherë drejt zbatimit me besim të
mirë të marrëveshjeve të arritura deri tani.” Komisioni nuk rekomandoi një datë për nisjen e
negociatave të hyrjes, por tha se duhet të fillojnë “sapo Serbia të arrijë përparim të mëtejshëm domethënës” në marrjen e hapave të mëtejshëm për normalizimin e marrëdhënieve me
Kosovën sipas linjës së Procesit të Stabilizim
Asociimit. Shtetet e Bashkuara e mirëpritën rekomandimin e Komisionit, pasi mbështesim fuqishëm aspiratat e Serbisë për në BE. Megjithatë, pajtohemi me partnerët tanë europianë se
Serbia duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së
pavarur shumë-etnike me kufijtë e saj të sotshëm. Sipas këndvështrimit tonë, është në mospërputhje me standardet e BE-së që Beogradi
të ketë mbajtur e financuar që prej vitit 1999 një
forcë zyrtarësh sigurie brenda Kosovës, në shkelje të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë të
OKB-së. Është gjithashtu, sipas pikëpamjes
sonë, në mospërputhje me standardet e BE-së
dhe me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore firmosur nga Serbia, që Beogradi të ketë ndaluar eksportin e mallrave nga
Kosova për në Serbi ose nëpërmjet saj deri përpara një muaji.
Në mars të këtij viti Serbia dhe Kosova nisën
një proces dialogu formal me lehtësimin e BEsë. Këto bisedime janë haptazi jo për rihapjen e
çështjes së statusit të Kosovës, i cili është
zgjidhur tashmë. Përkundrazi, të dyja palët
treguan gatishmëri për të diskutuar zgjidhje praktike që mund të përmirësonin jetët e njerëzve si
në Serbi edhe në Kosovë. Shtetet e Bashkuara
kanë mbështetur përpjekjet e Robert Kuper (Robert Cooper), ndërmjetësuesi i caktuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Ashton, dhe kanë
marrë pjesë si vëzhgues në çdo seancë të Dialogut. Ndërsa dialogu ka rezultuar në përmirësim
të bashkëpunimit teknik, mbeten të pazgjidhura
çështje domethënëse dhe zbatimi nga ana e Serbisë ka qenë i vonuar. Palët duhet të tregojnë
mirëbesim, elasticitet dhe gatishmëri për kompromis në mënyrë që të bëjnë përparimin që do
t’u sillte përfitime popujve të të dy vendeve.
Dialogu u ndërpre në korrik pasi qeveria serbe
refuzoi të pranonte pullën doganore të Kosovës,
e pranuar nga UMNIK-u, dhe të rivendoste
tregtinë dyanëshe që ishte ndërprerë që kur
Serbia kishte shpallur embargo tregtie pas
shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin
2008. Serbia më në fund e pranoi pullën në shtator. Në këtë periudhë kohe, Serbët e asaj zone
ngritën blloqe pengesash rrugore dhe ndaluan
lirinë e lëvizjes për tregti të ligjshme mes Kosovës dhe Serbisë, atë të zyrtarëve të Kosovës
dhe institucioneve kyçe ndërkombëtare, në
veçanti KFOR-i dhe EULEX-i, të cilat janë jetike
për ruajtjen e stabilitetit. Struktura paralele dhe
kriminale serbe në Kosovën veriore javët e fundit kanë shtuar pengesat rrugore dhe rrugët e
tjera anësore për të shmangur pikat e kontrollit
të KFOR-it dhe për të anashkaluar kontrollet
doganore. Këto pengesa rrugore po i pengojnë
KFOR-in dhe EULEX-in të ushtrojnë tërësisht
përgjegjësitë e tyre në mbarë Kosovën në përputhje me mandatet që ato kanë. Rifurnizimi i
KFOR-it me trupa në veri nga ajri do të bëhet
T’i kthehemi në veçanti Kosovës, vendi ka bërë
përparim të madh në tre vitet e fundit duke fuqizuar institucionet politike dhe duke përmbushur pjesën më të madhe të detyrimeve të tij sipas
Propozimit të Statusit Gjithëpërfshirës. Pasi ka
kaluar një sërë testesh të qëndrueshmërisë së
rendit kushtetues, Kosova duhet të vazhdojë
punën fort për ndërtimin e shtetit të bashkuar
dhe fuqizimin e institucioneve të saj demokratike shumë etnike. Shtetet e Bashkuara e kanë
shprehur qartë se një pjesë jetike e këtij procesi
përfshin sigurimin e respektit për të drejtat e
gjithë komuniteteve të Kosovës – përfshirë serbët e Kosovës – dhe ruajtjen e trashëgimisë së
tyre fetare e kulturore. Përparësitë urgjente të
qeverisë përfshijnë zgjidhjen e papunësisë, reformën e sektorit të energjetikës, krimin e korrupsionin, pengesat ndaj biznesit dhe investimit, administratë të dobët publike dhe reformën e
gjyqësorit. Si shoqëritë e tjera post-socialiste,
Kosova po përpiqet të përqafojë rritjen e sektorit privat, decentralizimin e autoriteteve vendimmarrëse dhe të mësojë popullin e saj të shkëputet nga patronazhi i një qeverie të fortë qendrore. Siç ka thënë Përfaqësuesja e Lartë e BEsë Ashton: “E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Europian.” Shtetet e Bashkuara inkurajojnë përpjekjet e vazhdueshme për reformë të
cilat do të ndihmojnë vendin të ecë përpara drejt
të ardhmes që i takon. Si vendet e tjera në rajon,
të cilat janë motivuar nga perspektiva e integrimit Euro-Atlantik, besojmë se Kosova ka
nevojë të shohë hapa konkretë drejt të ardhmes
së saj evropiane. Në këtë kontekst, e mirëpritëm
njoftimin e BE-së se do të hapë dialog mbi liberalizimin e vizave me Kosovën këtë vit.
Shpresojmë gjithashtu se Kosova së shpejti do
të marrë mbështetjen e Këshillit të Europës për
të përfunduar marrëdhëniet kontraktore në
formën e një marrëveshjeje tregtare ose madje
një Marrëveshje Stabilizim Asociimi. Shtetet e
Bashkuara mbështesin përpjekjet e Kosovës për
të zënë vendin e saj në institucionet rajonale
dhe globale si pjesëtare kontribuuese e bashkësisë ndërkombëtare. Tashmë 84 janë vendet që
e kanë njohur Kosovën, përfshirë vendimet e
fundit nga Kuvajti, Gaboni dhe Bregu i Fildishtë. Besojmë se edhe më shumë vende do ta njohin Kosovën me kalimin e kohës dhe i mbështesim fuqishëm përpjekjet e Prishtinës për të siguruar njohje më të gjerë.
Bosnjë Hercegovina
Së fundmi, më lejoni të trajtoj Bosnjë Hercegovinën. Vendi ka bërë shumë përparim që nga
nacional
tmerret e viteve 1990, që është e dukshme kur
shikon kontributin e tij konstruktiv drejt paqes
dhe stabilitetit ndërkombëtar. Bosnjë Hercegovina po i afrohet fundit të rotacionit dy vjeçar në
Këshillin e Sigurisë së OKB-së, ku ka dhënë
mbështetje të qëndrueshme për përparësitë e
SHBA-së – përfshirë rezolutat mbi Libinë dhe
Sirinë. Bosnjë Hercegovina ka qenë kontribuues
i vlefshëm në misionin ISAF, përfshirë dërgimin
e një njësie këmbësorie shumë etnike në
provincën e Helmandit. Vendi ka qenë gjithashtu partner i palëkundur në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. E pamë këtë vetë më 28 tetor,
kur Ambasada Amerikane në Sarajevë u sulmua
nga një i armatosur. Forcat vendase të policisë
– një prej të cilëve për fat të keq u plagos – u
përgjigjën menjëherë për të ndaluar sulmin në
kompleksin e Ambasadës. E vlerësojmë bashkëpunimin e shkëlqyer nga ana e autoriteteve të
Bosnjës në përgjigje të këtij sulmi, si edhe kundër
çështjeve të terrorizmit më gjerësisht. Vitet e fundit, Bosnjë Hercegovina ka hetuar e mbyllur disa
OJQ që financonin terrorizmin dhe ka deportuar
ekstremistë të cilët kanë hyrë në vend në mënyrë
të paligjshme. Duke qenë se ka nevojë për vigjilencë të vazhdueshme, po vazhdojmë të punojmë
nga afër me autoritetet boshnjake për të fuqizuar zbatimin e ligjit nga ana e tyre dhe mundësitë
për të luftuar terrorizmin. Duke lënë mënjanë këto
suksese e reforma të bëra deri në vitin 2006, vendi
nuk ka ecur në drejtimin e duhur gjatë pesë
viteve të fundit. Kemi parë një rritje të rrezikshme të fjalimeve nacionaliste, si edhe sfida të
pacipa ndaj institucioneve shtetërore si edhe
Marrëveshjes Dejton. Gjithashtu, ka ndalur procesi i reformës i domosdoshëm për hyrje në
NATO dhe BE. Drejtuesit politikë të Bosnjës
kanë qenë shumë të gatshëm të ushqejnë frikërat
etnike dhe të vendosin interesat e tyre vetjake
mbi nevojat e popullit që mendohet se përfaqësojnë. Në mënyrë që Bosnje Hercegovina të ecë
me ritmin e përparimit në vendet e tjera në rajon,
duhet që ajo të funksionojë si shtet i cili mund
të japë rezultate për të gjithë shtetasit – pa dallim të etnisë së tyre. Nevojiten reformat për të
mirën që ato sjellin, si edhe për të përmbushur
kërkesat e BE-së dhe detyrimet ndërkombëtare
të vendit. E nxisim Bosnjë Hercegovinën të përparojë urgjentisht në tri fusha kyçe:Së pari, Bosnjë Hercegovina ka nevojë për institucione politike funksionale. Trembëdhjetë muaj pas
zgjedhjeve të përgjithshme vendi është ende i
bllokuar në ngërç politik, i cila ka rritur tensionet etnike, ka penguar formimin e një qeverie të
re shteti dhe ka bllokuar përparimin e vendit drejt
integrimit Euro-Atlantik. Shtetet e Bashkuara i
kanë shtyrë gjithë drejtuesit kryesorë të partive
politike të lënë mënjanë interesat vetjakë, politikë e sektarë dhe të tregojnë lakueshmëri maksimale për të mirën e interesave të shtetasve të
tyre. Së dyti, politikanët e Bosnjës duhet të
shfaqin përkushtimin e tyre ndaj Kuadrit të Dejtonit dhe gatishmërinë e tyre për të vepruar në
përputhje me vendimet e institucioneve të shtetit. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm këtë kuadër: një shtet, dy etni të
gjalla, tri popuj përbërës. Mbetemi të shqetësuar për sfidat e vazhdueshme ndaj këtij kuadri,
në veçanti nga persona në Banja Luka të cilët
shpërfillin autoritetet e Përfaqësuesit të Lartë
dhe kërkojnë të shpërbëjnë pikërisht ato reforma që i kanë dhënë Bosnjë Hercegovinës
shpresën për të ardhmen europiane. Ne mbështesim njësitë e shëndosha dhe strukturat qeveritare të decentralizuara të themeluara në Dejton,
sipas të cilave Republika Srpska është dhe duhet të mbetet pjesë përbërëse e Bosnjë Hercegovinës. Ky ndërtim ka qenë guri i themelit për
paqen përgjatë 16 viteve.Së treti, Bosnjë Hercegovina duhet të paraqesë reformat qeveritare të
domosdoshme për integrimin Euro-Atlantik.
(Vijon në nr e ardhshëm)
nacional
20/ E Diel,
ESSE
20 nëntor 2011
Letërsia dhe digjitalizimi
E -book apo CD book
“Sot industria e librit në botë është në kollaps. Edhe shtëpitë më të njohura botuese siç janë Simon & Schuster, Macmillan, HarperCollins etj. janë duke u
riorganizuar dhe duke përgjysmuar personelin e pagat.” Sot librat mund të blihen, të porositen online apo edhe të shkarkohen falas. Ueb –faqet si Best poems,
Poets & writers, Vox poetica, Poemish, Poethunter etj, janë vetëm disa nga uebfaqet ku mund të lexohen me mijëra shkrime online dhe mund të shkarkohen
falas libra të shkrimtarëve të mëdhenj si klasikë ashtu edhe atyre bashkëkohorë.”
Nga Ilire Zajmi – Rugova
Evolucioni që ka shkaktuar zbulimi i internetit,
lirisht mund të krahasohet me revolucionet më
të
rëndësishme
teknologjike që kanë
ndodhur gjatë tri dekadave të fundit në botë.
Krahas me ndryshimet
rrënjësore që ka sjellur interneti në botë, edhe
çdo fushë e jetës u është përshtatur këtyre
ndryshimeve, si formë e vetme e mbijetesës në
”fshatin global”.Edhe letërsia, është veshur me
petkun e teknologjisë. Digjitalizimi i letërsisë
ka filluar të bëhet qëmoti në shumë vende të
botës. Shtëpitë botuese krahas librave tradicionalë botojnë libra elektronikë apo e- book.
Shumë biblioteka posedojnë me dhjeta, qindra
titujt të librave virtualë. Para viteve ‘90, botimi
i librave ishte produkt i konfiguracioneve financiare dhe rrethanave teknologjike. Avansimet e teknikave të reja të shtypit dëshmuan
se mund të botoheshin shumë libra me pak
mjete financiare, tregu i ri mbarëbotëror i librave
evoluoi dhe ato mund të shiteshin gjithandej;
për herë të parë në mbarë botën u krijua mundësia e përzgjedhjes së një game të madhe të librave nga fusha të ndryshme. Por kjo tashmë i
takon së shkuarës. Sot industria e librit në botë
është në kollaps. Edhe shtëpitë më të njohura
botuese siç janë Simon & Schuster, Macmillan, HarperCollins etj. janë duke u riorganizuar
dhe duke përgjysmuar personelin e pagat. Botimi i librave në formatin tradicional po përballet
me sfida të mëdha. Kriza e leximit është çështje
në vete, që po merr përmasa tragjikomike sido-
mos në vendin tonë. Libri përçmohet, e rrallë
lexohet nga ata që e kanë obligim, ndërsa në
raste të veçanta lexohet nga disa që e konsiderojnë kënaqësi, kulturë e ushqim të pazëvendësueshëm për shpirtin. Në gjithë këtë mishmash
të jetës moderne, botimet e librave elektronikë
po marrin hov. E-book është duke shënuar një
revolucion të vërtetë, me hapa radikalë po bëhet
pjesë e përditshme e industrisë së librit. Nga
aspekti industrial, procesi i digjitalizimit është
shumë më ekonomik, pasi që kushton fare lirë,
në aspektin hapësinor është mrekullia vetë, pasi
e –book mund të palosen në memorie (USB) ,
mund të ruhen në kompjuterë, ndërsa gjithashtu është ekologjik pasi ruan ambientin që na
rrethon. Librat tradicionalë ndërkaq, zënë shumë
hapësirë fizike, duhen rafte e rafte për t’i ruajtur,
por edhe kushtojnë më shtrenjtë. Kështu libri
tradicional gradualisht po humbiset në vorbullën e digjitalizimit. A po shndërrohet libri
specie në zhdukje? Çka po ndodh me letërsinë?!
Letërsia interpreton botën, por edhe formësohet nga bota, prandaj është shumë e natyrshme
që të ndryshojë. Zhanret letrare po pësojnë ndryshime gjithashtu. Gjithnjë letërsia e arti kanë
pasur sensin të jenë në hap me të renë. Tani
ndoshta letërsia përmes digjitalizimit po e rinon
vetveten, duke u shndërruar në diçka më popullore, më të lirë, më të etshme, e përfundimisht si
dukuri më produktive se kurrë më parë. Disa nga
studimet e fundit për librin tradicional treguan
se libri si formë fizike mund të zhduket shumë
shpejt nga përdorimi. Por shumë nostalgjikë të
letrave këtë teori nuk e pranojnë si të qenë, pasi
sipas tyre librin tradicional nuk mund ta zëvëndësojnë formatet digjitale si e -book apo CD book.
Në Kosovë, si gjithçka tjetër që ka arritur me
vonesë, edhe procesi i digjitalizimit ka humbur
rrugës diku. Letërsia jonë është larg këtyre proceseve. Shtëpitë tona botuese mezi ia dalin të
botojnë libra në formatin tradicional e lëre më
botimin e librave elektronikë , e për CD -librat as
që bëhet fjalë. Përkundër këtij fakti dëshprues,
disa nga shkrimtarët shqiptarë të Kosovës aty
– këtu kanë dalur me botime të librave elektronik në gjuhë të huaja, në vende të ndryshme të
Evropës e Amerikës. Këto përpjekje e suksese
të vockëla të disa krijuesve janë ca pika shiu në
oqeanin e pafund të procesit të digjitalizimit që
ka përfshirë botën. Këto libra të një letërsie nga
një vend i vogël në hartën e botës, shkrihen në
vorbullën e një letërsie globale në transformim e
sipër. Zhanret po ndërrojnë me ritëm marramendës, ashtu si edhe kriteret e vlerësimit të
asaj që po plasohet në mijëra, qindra ueb -faqe,
portale,revista letrare elektronike, magazina kulturore virtuale, forume, blogje. Librat “fiction”
apo “jo fiction”, beletristikë, përmbledhje me
poezi e së fundi memoare, kujtime shkrimtarësh
të mëdhenj, histori politikanësh etj.po ngjallin
interesim të përdoruesve të internetit, qofshin
ata adhurues librash, shkrimtarë, miq të shkrimtarëve etj. Këto libra mund të blihen, të
porositen online apo edhe të shkarkohen falas.
Ueb –faqet si Best poems, Poets & writers, Vox
poetica, Poemish, Poethunter etj. janë vetëm disa
nga uebfaqet ku mund të lexohen me mijëra shkrime online dhe mund të shkarkohen falas libra
të shkrimtarëve të mëdhenj si klasikë ashtu edhe
atyre bashkëkohorë. Kjo ka bërë që letërsia të
bëhet më popullore dhe më e kapshme se kurrë
më parë. Qasja në këto uebfaqe është falas, e
Hipnoza, nga praktikat e lashta, deri tek mjekësia moderne
Tempujt e ëndrrës
Disa autorë kanë gjetur analogji në mes hipnozës dhe formave të ndryshme të meditimeve Hindu yoga dhe praktika të
tjera të lashta shpirtërore...
Nga Aurora Velaj
Hipnoza është aq e lashtë sa edhe vetë njeriu
dhe shpjegimi i thjeshtë i termit hipnozë është
një dëshmi e rëndësishme që ndriçon idenë e
ekzistencës së herëshme të kësaj praktike.
Njerëzit gjatë gjithë historisë kanë kryer këtë
proces natyror të relaksimit, fokusit dhe të
përqendrimit total, si një praktikë shërimi dhe si
një komunikim i vërtetë me vetëveten. Studime
në fe, hipnozë, antropologji, folklor, histori, etj,
tregojnë dëshmi të përdorimit të ritualeve të hipnozës që në kohët para-historike. Megjithatë,
kjo praktikë nuk ka qenë e identifikuar me termin
“hipnozë” deri në shekullin e 19-të. Termi hipnozë nuk është përdorur madje edhe nga mjeku
austriak, Franz Anton Mesmer (1733-1815), i cili
është njohur si “Ati i hipnozës”. Për herë të parë
termi ‘Hipnozë’ është përdorur nga një kirurgu
skocez, James Braid (1777-1860). Braid vendosi
të përdorë fjalën greke “hypnos” do të thotë
“gjumë” për ndarjen e teknikës së tij nga metoda mesmeraine dhe ajo e magnetizmit. Shamanism, kjo praktikë e udhëtimit shpirtëror realizuar
nëpërmjet daulleve dhe valleve, është një nga
dëshmitë më të hershme të hipnozës. Kura shamanike sipas dëshmive arkeologjike dhe kërkimeve akademike ka qenë përdorur për shumë
mijëvjeçarë dhe ky proces shërimi është pranuar të ketë efekte terapike. Hipnoza gjithashtu
është e njohur në praktikat e ndryshme, të teknikave të ndryshme meditimi oriental. Disa autorë
kanë gjetur analogji në mes hipnozës dhe formave të ndryshme të meditimeve Hindu yoga
dhe praktika të tjera të lashta shpirtërore. Për më
tepër, hipnoza sipas dëshmive historike është
përdorur nga Hindutë e lashtë të Indisë dhe
egjiptianët e lashtë në tempujt e tyre të ëndrrës.
Në këto tempuj besimtarët janë vënë në gjumë
dhe priftërinjtë u kanë ilustruar një induksion
ekstaze dhe u kanë sugjeruar kurën.
Në Greqi, Iliri, Romë dhe të gjitha pjesë e botës
Drujtë, gurutë, shamanët, femrat e mençura,
mjekët popullorë, kurues dhe priftërinj me ritualet e tyre të ndryshme (daulle, këngë, valle, etj)
dhe me kostumet e tyre, kanë ndikuar për ta bërë
ndryshime të rëndësishme fizike dhe emocionale tek njerëzit, duke praktikuar gjendjen e ekstazës dhe duke ndryshur mendimet e njerëzve,
emocionet dhe mënyrat e sjelljes. Ka edhe dësh-
magjia që ofrojnë krijimet e parezistueshme. Sa
i përket kritereve, në uebfaqe, magazina të specializuara letrare, gazeta elektronike ekzistojnë
filtrat e vlerësimit. Shkrimet e dërguara analizohen, vlerësohen nga botuesi. Atyre u jepet apo
s ‘u jepet e drejta për botim. Situata ndryshon te
rrjetet sociale. Ato mbeten një hapësirë e lirë e
promovimit të librave, poezive, ngjarjeve kulturore e çka jo tjetër. Aty secili mund të ndihet
mirë e të zërë vendin që synon përmes ‘like” të
miqve, adhuruesve, dashamirëve e komenteve
të tyre. Për vlerat s ‘ka çka të diskutohet. Është
e drejtë e secilit të pëlqej a të mos pëlqej. Shkrimtarë të njohur e të panjohur, botohen, botojnë gjithçka, përfshirë këtu edhe libra elektronikë etj. pa e vrarë mendjen për vlerat. E lufta në
mes të Gutenbergut e digjitalizimit do të vazhdojë edhe për shumë kohë. Ithtarët e librit tradicional mbase do të mbesin si ata mohikanët e
fundit. E proceset teknologjike do të vazhdojnë
të shkrinjë gjithçka, përfshirë edhe letërsitë e
vogla e të mëdha.
mi të disa lojërave të fëmijëve të përdorura nga
koha e lashtë e deri në ditët e sotme, në pjesë të
ndryshme të botës, të cilat janë identifikuar si
përvoja hipnotike. Kjo praktikë shumë e vjetër
kurative dhe shpirtërore që stimulon gjendjen e
ekstazës ka qenë përdorur edhe nga feja kineze
dhe sipas disa të dhënave historike ka qenë praktikuar edhe në Persi dhe në Amerikën e Jugut.
Në shekullin e 19-të hipnoza është integruar në
një tjetër epokë, ajo e mjekësisë. Me mënyrën e
magnetizmit të kafshëve nga Franz Anton Mesmer, pasuar nga figura të tjera si Jon Elliotson
(1791-1868), James Esdaille (1808-1859) dhe
pastaj më vonë nga James Braid (1795 - 1860),
hipnoza hyn në periudhën moderne të zhvillimit
të saj. Hipnoza në ditët e sotme është e njohur
dhe e përdorur si një mjet nga psikologët, psikiatërt, dentistët dhe mjekë të tjerë në të gjithë
botën. Por kjo praktikë, ende nuk është e njohur
në Shqipëri. Është thelbësore që të pranojmë se
kjo metodë shërimi që lidh mjekësisë moderne
me praktikat e lashta po kuptohet dhe po konsiderohet përditë e më shumë si mjeti më i fuqishëm
mjekësor dhe si mjeti më i fuqishëm i përmirësimin të vetëvetes. Hipnoza do të ketë ndikim të
madh në të ardhmen mjekësore dhe atë të zhvillimit individual nëse shoqëria do të kuptojë dhe
do të pranojë rëndësinë e ndërlidhjes së mendjes
me trupin, si dhe rëndësinë e ndërlidhjes së
vetëdijes me pavetëdijen.
Vancouver 26 tetor 2011
21/ E Diel,
INFO
20 nëntor 2011
nacional
Prezantohet libri “ Occurrence on Earth” ( Ngjarje në tokë) i Preç Zogajt, në përkthimin e Gjekë Marinajt
Dy orë poezi shqipe në SHBA
“Në fokus të kësaj ngjarjeje, e para e këitj lloji, ishte paraqitja e vëllimit me poezi të zgjedhura të poetit Preç Zogaj “Occurrence on Earth” ( Ngjarje në
tokë), përkthyer në anglisht nga poeti dhe studiuesi Gjekë Marinaj, kandidat për PhD ( Doktor në Filozofi), dhe botuar nga shtëpia botuese e Universitetit
të Dallasit në Teksas , “Mondus Artium Press”.
Nga Astrit Tafa Kansas City, USA
Dallasit, dr Rainer Schulte, PhD, njëherësh poet
shumë i njohur amerikan. “Është rëndësishme,
theksoi ai, që ALTA ka sjellë një nga letërsitë më
pak të njohura nëpërmjet një poeti si Preç Zogaj,
libri i të cilit “Occrrence on Earth” , na tregon se
poezia shqipe është në një stad aq të lartë sa
poezia e vendeve më të zhvilluara. Atë nuk do ta
njihnim si të tillë pa përkthimin shumë cilësor të
kolegut tonë, Pedagogut të Letërsisë Bash-
Në foto: Gjekë Marinaj, gjatë prezantimit
të librit “Ngjarje në tokë”
Në konferencën e përvitshme të Lidhjes Amerikane të Përkthyesve të Letërsisë ( American
Literery Ttranslators Assocation-ALTA) , mbajtur në Kansas City, Missouri, nga data 16-20
nëntor , në programin e leximeve dygjuhëshe
të letërsisë bashkëkohore botërore, iu kushtua
një vend i rëndësishëm edhe poezisë shqipe.
Në fokus të kësaj ngjarjeje, e para e këitj lloji,
ishte paraqitja e vëllimit me poezi të zgjedhura
të poetit Preç Zogaj “Occurrence on Earth” (
Ngjarje në tokë), përkthyer në anglisht nga
poeti dhe studiuesi Gjekë Marinaj, kandidat për
PhD ( Doktor në Filozofi), dhe botuar nga
shtëpia botuese e Universitetit të Dallasit në
Teksas , “Mondus Artium Press”.
Fjalën e hapjes e mbajti Drejtori i Qendrës së
Studimeve të Përkthimeve të Universitetit të
këkohore Botërore pranë Richland College ,
Gjekë Marinaj”.
Në fjalën e tij prezantuese, Marinaj, pasi falenderoi drejtuesit e ALTA-s për përfshirjen e letërsisë shqipe në këtë eveniment letrar kaq të
rëndësishëm në shkallë botërore, tha se Preç
Zogaj është njëri nga poetët më të dashur të
Shqipërisë, poezia e të cilit shquhet për bukurinë, sinqeritetin dhe pasurinë emocionale të vizionit të tij poetik.
“Ndaj, ngaqë është gati e pamundur t’i parashtroj të gjitha arritjet e tij si poet dhe intelektual
i angazhuar në politikë, do të kufizohen vetëm
në disa fakte që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë e tij letrare”, nënvizoj Marinaj duke
vijuar më pas me dhënien e një informacioni kronologjik të inventarit autorial të Zogajt.
Jim Hoggard, aktor i njohur i Teatrit Publik të
Dallasit, recitoi trembëdhjetë poezi të Zogajt në
anglisht, alternuar me leximin në shqip të këtyre
poezive nga vetë autori i tyre. Hoggard tha se
ALTA më kishte dërguar trembëdhjetë poezi
prej të cilave duhej të zgjidhja dhjetë për të
recituar, por e gjeta të pamundur të eliminoja
ndonjëren prej tyre ndaj do t’i lexoj të gjitha.
Pas leximit të poezive të pranishmit, midis tyre
profesorë të Universiteteve të ndryshme Amerikane dhe botërore, i drejtuan pyetje poetit Zogaj
dhe përkthyesit Marinaj në lidhje me poezinë
dhe marrëdhëniet e tyre gjatë procesit të përkthimit. Një nga gazetarët e pranishëm, pasi
shprehu habinë e tij se si një poezi e një gjuhe
të huaj ka ardhur kaq natyrshëm në anglisht sa
Në foto: Preç Zogaj gjatë prezantimit të librit
të mos duket si poezi e përkthyer, pyeti nëse
poezia e Zogajt është një standard apo një përjashtim në poezinë e Shqipërisë. Zogaj u përgjigj
se poezia e tij nuk përbënte as standard, as përjashtim në poezinë bashkëkohore shqipe. “Unë,
vazhdoj ai, kam një individualitet timin, të cilin
ma ka njohur publiku dhe kritika në vendin tim,
por Shqipëria ka plot poetë të shkëlqyer, të cilët
besoj se do ta frymëzojnë përkthyesin Marinaj
për t’i sjellë në anglisht për gjithë lexuesin anglishtfolës në të ardhmen”. Paraqitja dhe leximi
i poezive të Zogajt në konferencën e ALTA-s do
tu shpërndahet sipas programit të konferencës
universiteteve amerikane dhe së shpejti do të
publikohet prej saj në Youtube.
Poetesha Yllka Filipi publikon lirbin me poezi “Post Hekuba”
Poezia si epiqendër e dhembjes njerëzore
“Kemi të bëjmë me një poezi ku tonet racionale janë të ndërthurura me një larmi mendimesh filozofike të peshuara mirë para hedhjes përfundimtare në letër.
Gjë që shpjegon inventarin e pasur të një vargu materialesh kulturore—dhënë me një erudicion të konsiderueshëm poetik—me një shtresë të re lirizmi, që vjen si
një fllad i çiltër pranveror duke na trazuar me butësi ndjenjat.”
Poetesha e mirënjohur Yllka Filipi sapo ka publikuar librin e fundit të saj me poezi “Post
Hekuba.”Për poeteshën Yllka Filipi viti 2011 ka
shënuar disa suksese dhe disa mirënjohje të
rëndësishme për karrieren e saj krijuese.Yllka
Filipi u nderuar më Çmimin e parë në konkursin
letrar të poezisë “Takimet e poeteshave shqiptare”, që këtë vit është ndarë ndërmjet dy
poeteve të reja. Konkretisht Filipi me poezinë
“Sëpata” dhe poetes Punëtorie Ziba nga Shkupi me poezinë “Një rrugë Kolosit të filmit, Bekim
Fehmiut”.
Poezia e Filipit tërheq e pakufizuar drejt vetes
esencën e së bukurës në jetë; spektaklin e hapësirës natyrore, komponentin artistik të gjuhës,
sekretet më të thella të shpirtit njerëzor, pa lënë
më një anë as çudirat dhe mrekullitë e dashurisë. Poezia e poetes Yllka Filipi vjen e pasuruar
në mjedisin ku ajo jeton.
Në të njëjtën kohë, poezia e saj është filtruar në
universin e kualifikimeve të larta shkollore, të
fituara respektivisht falë punës së saj këmbëngulëse. Këto cilësi, të cilat u mungojnë shumë
prej poetëve të botuar këto vitet e fundit, i sjellin lexuesit shqiptar jo vetëm një ekspertizë letrare
me përmasa ndërkontinentale, por edhe një univers të arrirë poetik në kuptimin shpirtëror.
Kjo e fundit është veçanërisht e rëndësishme,
sepse poezia e arrirë tërheq drejt vetes epiqendrën e dhembjes njerëzore, ajo bën të rimojë fuqinë e intelektit dhe përsos ndjenjat duke i bërë
ato më të brishta, më të tejdukshme. Është fat, si
për poeteshen ashtu edhe për lexuesin tonë,
fakti që poezia e Filipit, përveç strukturës mjeshtërore dhe mbështetjes me fanatizëm në kodet
më të aprovuara poetike, ajo është deri në fund
e besueshme, tërësisht njerëzore, dhe krejtësisht
e kapshme. Pa atë magjinë e esencës njerëzore,
pa mirësinë shpirtërore që e shenjtëron njeriun,
poezia e Y.Filipit në kuptimin më semantik të
fjalës, do t’i ngjante një gote në derdhje nga
stërmbushja me një lloj medikamenti enciklopedik. Kemi të bëjmë me një poezi ku tonet racionale janë të ndërthurura me një larmi mendimesh
filozofike të peshuara mirë para hedhjes përfundimtare në letër. Gjë që shpjegon inventarin e
pasur të një vargu materialesh kulturore—dhënë
me një erudicion të konsiderueshëm poetik—
me një shtresë të re lirizmi, që vjen si një fllad i
çiltër pranveror duke na trazuar me butësi ndjenjat. Në punën e Y.Filipit gjendet një farë freskie
intelektuale, që e bën simpatike poezinë. Kjo do
të thotë shumë për temperamentin e saj emocional dhe intelektual; spekulimet filozofike janë të
përziera me kuriozitete nga shkencat natyrore
dhe historia kulturore e botës, që në bërthamë i
jep profil të pastër poezisë së saj.
“Nacional”
nacional
22/ E Diel,
GOSSIPE
KATE SHTATZËNË? NO COMMENT
NGA PALLATI MBRETËROR
20 nëntor 2011
PINK: DUA TË KEM SHUMË FËMIJË
Washington – Këngëtarja Pink ndihet shumë e
lumtur me vogëlushen e saj Willow dhe është
shprehur se dëshiron ta shtojë familjen me më
shumë fëmijë. “Willow është fëmija im i parë dhe
më ka bërë shumë të lumtur. Por në të ardhmen dua
të kem shumë fëmijë, dua një skuadër të tërë basketbolli”, ka thënë këngëtarja. Më pas, Pink theksoi se vogëlushes i pëlqejnë disa këngë të lehta të
krijimtarisë së saj. “Willow pëlqen këngët e mia të
lehta dhe me to e zë gjumi, por fansat duhet të
qëndrojnë të qetë. Albumi im i ardhshëm nuk do të
jetë me ninulla. Nuk do të “ëmbëlsohem” vetëm
për faktin se jam bërë nënë”, ka thënë ajo
Një valë e re gossipesh në tabloidet e SHBA për shtatzaninë e Dukeshës së Kembrixhit
Voal-online - Një zëdhënës i Dukeshës së Kembrixhit ka reaguar me një no comment ndaj valës së re të zërave në tabloidet amerikane për shtatzani të gruas së princit William.
Sipas revistës amerikane ‘In Touch’, një “burim mbretëror”
ka rrëfyer se Kate është “shtatzënë prej gjashtë javësh”. In
Touch e ka pasuruar historinë me emrat e trashëgimtarit:
Edward, Philip e Michael nëse është djalë, Alice o Rose nëse
është vajzë. William e Kate do të donin të kishi vajzë, shton
revista amerikane.
STRAUSS-KAHN DREJT NDARJES NGA
GRUAJA
KURRË NUK ËSHTË
VONË: JAMIE LEE
CURTIS PRET
FËMIJË NË MOSHËN
53 VJEÇARE
Aktorja Jamie Lee Curtis (52) në vitin 1984 është martuar me kolegun Christopher Guest (63). Çifti ka dy fëmijë
të adoptuar: vajzën Annie (25) dhe djalin Thomas (15). Edhe pse të dy janë në moshë më të vjetër,
duket që Jamie dhe burri i saj më në fund kanë pasur fat, shkruan gazeta gjermane “Bild”. Aktoren
e kanë fotografuar derisa ka dalë nga farmacia dhe ka hyrë në automobil. Ka pasur të veshur jelek,
nën të cilin është parë qartë barku i madh. Derisa ka ecur në drejtim të automobilit, Jamie butësisht
ka ledhatuar veten pikërisht në bark dhe mediet e huaja kanë supozuar që bëhet fjalë për shtatzani.
DIANE KEATON: PUTHJA E GIBSONIT
E PAHARRUESHME
12.11.2011 - Aktorja veterane Diane Keaton e
kujton gjithnjë momentin kur është puthur me
Mel Gibson në filmin e vitit 1984, “Mrs. Soffel”,
duke insistuar që kjo puthje është ndër kulmet e
jetës së saj. Ylli i “Annie Hall” ka luajtur femrën
më të vjetër se Gibsoni, në të cilën ai ishte i interesuar dhe Keaton pranon që është joshur aq
shumë nga aktori saqë kurrë nuk do ta harrojë
atë moment. “S’mund të ishte më i bukur? Unë
kisha 39 vjet, ndërsa ai... një fëmijë! Kam hyrë në
automobil për të shkuar në shtëpi dhe kam vazhduar ta ripërjetojë atë puthje. Pa pushim,” tha
ajo për revistën People.
KIM KARDASHIAN
SHKON TEK KRIS
HUMPHRIES NË
MINNESOTA
Voal-online - I ka kapërdirë të gjitha aventurat e të
shoqit, Dominique Strauss-Kahn, nga historia e
stazhistes hungareze në FMN tek kamarierja e Sofitel, deri tek akuzat e gazetares franceze Tristane
Banon. Por pas skandalit të fundit me një grua
rrugësh, Anne Sinclair është duke menduar seriozisht për ndarjen. Le Figaro shkruan se nuk përjashtohet ndarja e shpejtë e çiftit.
HERMAN CAIN: NUK E
KAM PARË KURRË
SHARON BIALEKUN
Voal-online - ‘’Nuk e kam njohur kurrë gruan që më ka akuzuar për ngacmime. Pikë e fund. Nuk kam pasur kurrë sjellje
të parregullta me ndonjë femër.”
Herman Cain, kandidati me ngjyrë i republikanëve, vazhdon
të ngulmojë, edhe në konferencën e mbajtur dje për gazetarët,
transmetuar drejtpërdrejt nga televizionet amerikane, se nuk
e ka parë kurrë akuzuesen e tij Sharon Bialek.
Irina lë nën hije
Ronaldon
Cristiano Ronaldo po kalon nëpër formë të jashtëzakonshme në profesionin e tij si futbollist, por
shkëlqimin ia humbi e dashura e tij Irina Shayk në
një ceremoni. Superyjet ishin mysafirë special në
ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga revista Marie
Claire në Madrid të Spanjës.
Dhe përderisa Ronaldo ishte ndier jo dhe aq mirë
në rroba serioze, fustani fantastik dhe buzëqeshja
perfide e Irina Shayk e bënë yllin portugez të shkëlqejë krahas saj. Nuk munguan as puthjet.
Voal-online - Ndonëse ka dashur të bëjë një pushim të vogël nga
vëmendja mediatike, Kim Kardashian nuk mund të shmangë fotografimin e saj rrugës për të takuar Kris Humpries. E gatshme si
gjithnjë për kameran, 31 vjeçarja dukej solemne teksa merrte avionin e linjës së natës për në Minnesota për t’u takuar me
Humphries, 26 vjeç, për të cilin i plotësoi letra për divorc vetëm 72 ditë pas martesës.
Sipas një burimi, Kardashian po takohet me priftin që i martoi dhe me Humphries. Sportisti i
“rrënuar” i NBA ka shprehur dëshirën e tij të ripajtohen me aktoren yll të televizionit E!, ndërkohë
që ajo është e vendosur për ndarjen. ”Ajo është e kthjellët në vendimin e saj, por zemra e saj ende
nuk e ka braktisur sportistin,” tha një burim përrevistën People.
Rihanna kërkon
burrë!
Rihanna është duke kërkuar një burrë.
“Nuk jam në lidhje për momentin. Madje as nuk
kam oferta. Por, nuk do të thotë se jam e lumtur
që jam beqare. Kjo gjë nuk është as ‘cool’”, ka
thënë Rihanna.
Kështu, Rihanna tregoj se është në kërkim të
një mashkulli.
Cruz mohon
lidhjen me Cheryl
Cole
Taio Cruz ka mohuar se ai është në lidhje me pop
yllin Cheryl Cole. Krijuesi i hitit “Dynamite” ka
hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin atë me bukuroshen britanike, duke thënë se ai do të dëshironte
aq shumë që të ishte në të vërtetë i dashuri i Cheryl.
“Unë vërtet do të kisha dëshirë të jem në lidhje me
Cheryl Cole, por ja që nuk jam. Cheryl dhe unë punuam së bashku në Los Angeles disa javë më parë
dhe kemi bërë tri këngë”, tha Taio Cruz.
23/ E Diel,
nacional
INFO
20 nëntor 2011
Përurohen në Tetovë dy
librave të Prof. Dr.
Agim Vinca
Ekspozitë e piktorit të
njohur Bujar Zajmi
“TIRANA”
Sipas një njoftimi të Galerisë Kombëtare të Arteve, në Tiranë, ditën e Hënë, dt. 21 Nëntor 2011, ora 18.30 në Sallën e
Ekspozitave të Përkohshme të GKA do të hapet ekspozita e
piktorit Bujar Zajmi “TIRANA”. Ekspozita do përmbajë punime të autorit të realizuara gjatë viteve të fundit, kryesisht
në teknikën vaj në kanavacë. Ekspozita do qëndrojë e hapur
për publikun deri me datë 25 Nëntor 2011.
Të premten, më 18 nëntor 2011, në orën 13:00,
në lokalet e hotel “Lirakut” (në qendër të
Tetovës), u bë promovimi i dy librave të Prof.
Veton Surroi fitues i
çmimit SEEMO për
vitin 2011
Piktori mirënjohur Buron
Kaceli, ekspozitë personale
në Shkoder
Publicisti nga Prishtina, Veton Surroi, është
shpallur fitues i Çmimit për të Drejtat e Njeriut
për vitin 2011, nga organizata SEEMO, me seli
në Vjenë. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa
e Lirë.Bordi i Organizatës për Media të Evropës
Juglindore (SEEMO) ka çmuar metodat jo të
dhunshme dhe “përkushtimin e vazhdueshëm
për të drejta të njeriut” në të gjitha aktivitetet e
tij profesionale, thuhet në një kumtesë të kësaj
organizate.
Çmimi i SEEMO-s për të Drejtat e Njeriut do t’i
dorëzohet Veton Surroit në Prishtinë, më 24
nëntor, gjatë konferencës ndërkombëtare për
Agjencitë e Reja dhe Mediat e Reja në Evropën
Piktori i mirënjohur Buron Kaceli
ka hapur këto ditë ekspozitën e
tij personale në Galerinë e Arteve
të Shkodrës, qytetit me tradita të
shkëlqyera në artin pamor dhe të
muzikës. Ekspozita kishte mjaft
punë dhe salla e Galerisë ishte e
mbushur. në ekspozitë mbizotëronte figura njerëzore, me pamje nga pushimet në plazh, ku
duket një çlirim i shumanshëm i BuronitPiktori i shquar Buron Kaceli
me eksperiencën që ka dhe me nervin krijues e ndërton shpejt dhe
me qartësi krijimin dhe di t’u japë drejtim të gjitha mjeteve në të
njëjtën kohë. Sic u shpreh kritika, vizatimi, kompozimi, plastika,
penelata, ndërhyrjet koloristike kishin unitet. Ato së bashku krijonin fuqinë e veprës së tij.
Juglindore.Vitin e kaluar, këtë
çmim e ka fituar karikaturisti
nga Bullgaria, Kristo Komarnicki, ndërsa në vitin 2004,
fitues ishte shkrimtari nga
Shqipëria, Fatos Lubonja
Festivali Teatror i
Saimir Strati aventurë të re,
mozaik me kokrra kafeje Preshevës, nderohet me
çmim shfaqja “Lagjja
Artisti Saimir Strati ka nisur punën për një rekord të ri
45”
Guiness duke ndërtuar kesaj here një mozaik me miliona
kokrra kafeje. Një vit më parë ai fitoi Guiness-in e pestë
per krijimin e monedhës gjigande me vida, ndërsa kësaj
here ka zgjedhur të bëj art me kokrrat e kafesë që do të
formojnë mozaikun me në qëndër idenë e pesë kontinenteve.
Në dhjetor “Tirana
International Film
Festival 2011”
Në dhjetor
zhvillohet
spektakli “Mis dhe
Mister Tirana”
Më 12 dhjetor do të mbahet edicioni i 12-të
i “Miss dhe Mister Tirana” , në të cilin do të
zgjidhet vajza dhe djali që do të përfaqësojnë bukurinë e kryeqytetit për vitin 2011.
Ky spektakël edhe këtë edicion do të organizohet nga agjencia “Karabashi”.
Në datat 5-10 dhjetor do të zhvillohet edicioni i nëntë i “Tirana International Film Festival”, një aktivitet që është kthyer në traditë
për kryeqytetin që nga viti 2003. Në këtë festival do të konkurrojnë filma nga tri kategori
të ndryshme: ato me metrazh të gjatë, të shkurtër dhe kategoria “Digiart”. Për këtë festival u paraqitën 100 filma nga vende të ndryshme të botë, por dy juri kanë vendosur që
68 filma do të konkurrojnë për çmimet në të
tri kategoritë. Ky aktivitet zhvillohet nën
kujdesin e Qendrës Kombëtare Kinematografike të Shqipërisë
Në komunën e Preshevës në Serbi është mbajtur festivali teatror, “Ditët e Komedisë Shqiptare”, në të cilin
u prezantuan shumë shfaqje shqiptare nga Kosova,
Shqipëria dhe Maqedonia. Në festivalin e 8-të të Komedisë Shqiptare, shfaqja “Lagjja 45” u nderua me
Çmimin Special. Kjo shfaqje, u vu në skenë nga
regjisori i njohur Gent Bejko. Në fokus të veprës është
problematika dhe jeta e kryeqytetit shqiptar, Tirana
Dr. Agim Vinca, (Po)etika e fjalës dhe Arti i reagimit. Për librat e poetit, studiuesit dhe kritikut
të shuqar shqiptar folën Prof. Nasho Jorgaqi,
Dr. Salajdin Salihu, Dr. Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni. Ata vlerësuan lart dy librat e profesorit të shquar të letërsië shqipe, duke theksuar se ato qëndrojnë denjesisht në biblioteken
e literaturës shqipe.
Panairi i librit në
Tetovë, “ndalohet”
libri shqip
Panairi i dhjetë i librit shqip në Tetovë edhe
këtë vit ka shkuar me incidente.Ashtu si edhe
herët tjera, librat e shtëpive botuese nga Shqipëria, që duhej të ishin pjesëmarrëse në
Panairin e Librit Shqip në Tetovë, janë bllokuar
në kufirin e Maqedonisë, në vendkalimin e Qafë
Thanës, nga autoritetet kufitare të Maqedonisë, raportoi këtë javë agjecia e lajmeve INA.
Botuesit u ndaluan në kufi dhe u mbajtën për
disa orësh të bllokuar pa ndonjë arsye të
veçantë. Panairi i librit “Tetova 2011” u organizua për të dhjetën herë në Tetovë dhe tanimë
ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor, duke shtuar në këtë mënyrë edhe
interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva.
Edhe në këtë panair katërditor morën pjesë
një numër i konsiderueshëm i botuesve shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
Stefan Çapaliku me
“XXL TV” në Tetarin e
komedisë
“XXL TV” është premiera e parë që do të ngjitet në Teatrin e
Komedisë. Shkruar nga Stefan Çapaliku, me bashkëregji të tij
dhe të Naun Shundit, komedia sjell një realitet mediatik si
manipulues të së vërtetës. Regjisori Naun Shundi tregon se
vepra është një komedi me nota tragjike dhe sipas tij vepra
tenton të sqarojë se në përgjithësi, jo vetëm në Shqipëri, por
dhe më gjerë ekzistojnë dy lloj realitetesh, një realitet që është
real i vërtetë dhe një realitet mediatik. Në role janë zgjedhur
aktorët Bujar Asqeriu, Mehdi Malkaj, Olta Daku, Lulzim Zeqja, Flaura Kureta,
CMYK
nacional
Arkensi
sh.p.k
-Tregtojmë të gjitha llojet e materialeve
të ndertimit, shesim apartamente 2+1,
direkt dhe me kredi.
-Të gjitha apartamentet janë me
hipotekë dhe dokumente të rregullta.
-Banesat ndodhen në një kompleks
gjithëprfshirës, si kënd modern lajrash
për femijë, sherbimesh sociale etj, me
drita dhe ujë 24 orë pa ndërprerje.
-”Arkensi” sh.p.k ka edhe fabrikë polesteroli për termoizolim, me çmime të
favorshme, me shumë produkte të një
cilësie të nivelit europian.
Adresa: Rruga “Berisha”, pranë stadiumit në qender të qytetit të
Kamzës.
Për më tepër konatktoni në
cel.: 068 60 34 455
24/ E Diel,
20 nëntor 2011