Letra e Gjalle Nr 17
Transcription
Letra e Gjalle Nr 17
letra e gjallë Christian Magazine of Kosova Protestant Evangelical Church Revistë e Përkohshme e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës Viti X, Nr.17, Dhjetor 2007-Mars 2008, Prishtinë; Çmimi: 2 €; 250 Lek.; 120 Den. 10 vjet letra e gjallë | Si festohet Krishtlindja nëpër botë? | Një letër nga Jezusi | Opera “Scanderbeg” e A. Vivaldit | Vallet e moçme shqiptare | Intervistë: Georges Houssney | Zhvillimi fizik i fëmijëve prej antikës - sot | Kryqëzimi i babilonizmit | Dashuria në Bibël dhe Kuran | Libri “95 Tezat e Luterit” | I papërshtatshmi dhe i bezdisshmi! | 2000 Vjetori i Krishterimit te Shqiptarët Mbi ‘letrën e gjallë’ letra e gjallë është revistë e përkohshme ungjillore, e cila përgatitet dhe shtypet në Prishtinë. Letra e gjallë është organ i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës. Numri i parë i revistës ka dalë në dhjetor të vitit 1997. letra e gjallë Qëllimi i saj është: 2 1. Të dëshmojë ungjillin e Krishtit te shqiptarët. 2. T’i inkurajojë të krishterët në besimin e tyre si dhe rritjen e kishave protestante te shqiptarët. 3. Ta informojë opinionin e përgjithshëm me vlerat dhe me kulturën krishtere shqiptare. 4. Të sjellë frymë lirie, dashurie, shprese dhe bukurie në mesin tonë. 10 Vjetori letra e gjallë! letra e gjallë Revistë e Përkohshme Ungjillore Viti X, Nr.17, Dhjetor 2007-Mars 2008 Prishtinë Organi: Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës “Ju jeni letra e jonë, e shkruar në zemrat tona, e lexuar nga të gjithë njerëzit, duke qenë manifestuar se jeni një letër e Krishtit, e hartuar me anë të shërbesës sonë, dhe e shkruar jo me bojë, por me Frymën e Perëndisë së gjallë, dhe jo mbi rrasa guri, por mbi rrasa të një zemre mishi”. 2Kor.3:2-3 Botuesi Shtëpia Botuese TENDA Kryeredaktori Dr. Femi Cakolli Redaksia Bekim Beka, Blerina Jashari, Hilki Berisha, Muzafer Ramiqi, Qefsere Nishevci Disenji dhe realizimi kompjuterik Tomor Rudi Shtypi Shtypshkronja “DinOr&Multi Graphics” Prishtinë Distribues për Kosovë: Rilindja FJALËT E PARA Tirazhi 1000 ekzemplarë Copyright © TENDA Rreptësisht ndalohet emetimi i plotë apo i pjesshëm në çfarëdo forme të teksteve dhe të fotove të kësaj reviste pa lejen e botuesit! PËRMBAJTJA 4 5 6 7 8 9 10 11 12 14 16 18 20 21 22 23 24 26 28 29 30 32 34 36 38 39 40 41 42 44 46 47 48 Krishtlindja në 74 gjuhë Si festohet Krishtlindja në Amerikë? Fara e Mirë Një letër nga Jezusi! Perëndia vallëzon! Histori e shkurtër e krishterimit në Kosovë Dritarja?! Si festohet Krishtlindja në botë! I papërshtatshmi dhe i bezdisshmi Bibla është Fjala e frymëzuar e Perëndisë Prezantim kishe... Intervistë: Georges Houssney Një festë e harruar! Dëshmi besimi: Gëzime Dëshmi besimi: Driton Dëshmi besimi: Esmeralda Për fëmijë... Roli i edukimit të fëmijëve Rregulla për shkrimin e artikullit Vallet e moçme shqiptare! Nuk debatohet rreth gjinisë! Opera “Scanderbeg” e A.Vivaldit Kryqëzimi i babilonizmit Dëshmi besimi: një arab Dashuria në Bibël dhe Kuran Libri “95 Tezat e Luterit” Lutu-lexo-shkruaj-boto-shpërndaj! Përvjetor: Letra e Gjallë Letrat e lexuesve Faqja e minuar Poezi Marketing Enciklopedia e Biblës/ Letrapress Ky numër i ri i revistës ungjillore “letra e gjallë” del në shenjë të dy ngjarjeve të mëdha të këtij fund-viti. Ngjarja e parë është 10 vjetori i themelimit të Shtëpisë Botuese TENDA, dhe së bashku me këtë po ashtu edhe 10 vjetori i daljes së “letrës së gjallë”, kurse ngjarja e dytë është Krishtlindja. Përpara dhjetë vjetësh, e që nuk janë shumë, gjendja e Kosovës, dhe e shqiptarëve në përgjithësi ka qenë krejt ndryshe nga kjo e sotmja: Kosova ishte nën pushtimin serb, kurse Shqipëria nën një anarki sociale dhe shtetërore, dhe kështu fatet dhe ndjenjat ishin frikë, shashtrisje, ishte një kapkokë. Edhe gjendja e kishës ungjillore mes shqiptarëve sigurisht se ka qenë shumë ndryshe: e vogël, me zë të pa dëgjuar, e trembur, me mungesa të mëdha. Nën këto kushte filloi që të dalë “letra e gjallë”, dhe se numri i parë i saj doli më 20 dhjetor 1997, për festën e Krishtlindjes. Për dhjetë vjet i kemi nxjerrë vetëm 17 numra të kësaj reviste, dhe kjo nuk do të thotë shumë, dhe i bie diçka më tepër se për çdo 6 muaj nga një numër të përgatitur, kuptohet dikur me vetëm 16 faqe dhe tani në 48 faqe. Besoj se e veçanta e “letrës së gjallë” në gjithë publicistikën shqiptare është mesazhi dhe lloji i saj. Rëndësia kryesore e vazhdimësisë së kësaj reviste është se përmes ecjes dhe daljes së saj forcohet, argumentohet dhe zhvillohet dëshmia e pranisë së komunitetit protestant në Kosovë. Editorial letra e gjallë Adresa: P.Box 168 10000 Prishtinë, KOSOVË e-mail: [email protected] 3 Aktualitete Afrikaans: Geseënde Kersfees African/Eritrean/Tigrinja: Rehus-Beal-Ledeats Albanian: Gëzuar Krishtlindja Arabic: Milad Majid Argentine: Feliz Navidad Armenian: Shenoraavor Nor Dari yev Pari Gaghand Azeri: Tezze Iliniz Yahsi Olsun Basque: Zorionak eta Urte Berri On! Bengali: Shuvo Naba Barsha Brazilian: Feliz Natal Breton: Nedeleg laouen na bloavezh mat Bulgarian: Tchestita Koleda; Tchestito Rojdestvo Hristovo Catalan: Bon Nadal i un Bon Any Nou! Chinese: (Cantonese) Gun Tso Sun Tan'Gung Haw Sun Chinese: (Mandarin) Kung His Hsin Nien bing Chu Shen Tan (Catonese) Gun Tso Sun Tan'Gung Haw Sun Corsian: Pace e salute Croatian: Sretan Bozic Czech: Prejeme Vam Vesele Vanoce a stastny Novy Rok Danish: Glædelig Jul Dutch: Vrolijk Kerstfeest en een Gelukkig Nieuwjaar!; Zalig Kerstfeast English: Merry Christmas Eskimo: (inupik) Jutdlime pivdluarit ukiortame pivdluaritlo! Esperanto: Gajan Kristnaskon Estonian: Ruumsaid juulup|hi Ethiopian: (Amharic) Melkin Yelidet Beaal Farsi: Cristmas-e-shoma mobarak bashad Finnish: Hyvaa joulua Flemish: Zalig Kerstfeest en Gelukkig nieuw jaar French: Joyeux Noel Galician: Bo Nada Gaelic: Nollaig chridheil agus Bliadhna mhath ùr! German: Froehliche Weihnachten Greek: Kala Christouyenna! Haiti: (Creole) Jwaye Nowel ose Jezusit Edo Bri'cho o Rish D'Shato Brichto Hebrew: Mo'adim Lesimkha. Chena tova Hindi: Shub Naya Baras Hungarian: Kellemes Karacsonyi unnepeket Icelandic: Gledileg Jol Indonesian: Selamat Hari Natal Iraqi: Idah Saidan Wa Sanah Jadidah Irish: Nollaig Shona Dhuit, ose Nodlaig mhaith chugnat Italian: Buone Feste Natalizie Japanese: Shinnen omedeto. Kurisumasu Omedeto Korean: Sung Tan Chuk Ha Lao: souksan van Christmas Latin: Natale hilare et Annum Faustum! Latvian: Prieci'gus Ziemsve'tkus un Laimi'gu Jauno Gadu! Lettish: Priecigus Ziemassvetkus Lithuanian: Linksmu Kaledu Low Saxon: Heughliche Winachten un 'n moi Nijaar Macedonian: Sreken Bozhik Maltese: IL-Milied It-tajjeb Manx: Nollick ghennal as blein vie noa Maori: Meri Kirihimete Norwegian: God Jul, ose Gledelig Jul Pennsylvania German: En frehlicher Grischtdaag un en hallich Nei Yaahr! Philipines: Maligayan Pasko! Polish: Wesolych Swiat Bozego Narodzenia; Boze Narodzenie Portuguese: Feliz Natal Romanche: (sursilvan dialect): Legreivlas fiastas da Nadal e bien niev onn! Rumanian: Sarbatori vesele ose Craciun fericit Russian: Pozdrevlyayu s prazdnikom Rozhdestva is Novim Godom Serbian: Hristos se rodi Slovakian: Sretan Bozic ose Vesele vianoce Scots Gaelic: Nollaig chridheil huibh Slovak: Vesele Vianoce; A stastlivy Novy Rok Slovene: Vesele Bozicne Praznike Srecno Novo Leto; Vesel Bozic in srecno Novo leto Spanish: Feliz Navidad Swedish: God Jul and (Och) Ett Gott Nytt År Tagalog: Maligayamg Pasko; Masaganang Bagong Taon Thai: Sawadee Pee Mai or souksan wan Christmas Turkish: Noeliniz Ve Yeni Yiliniz Kutlu Olsun Ukrainian: Srozhdestvom Kristovym ose Z RIZDVOM HRYSTOVYM Urdu: Naya Saal Mubarak Ho Vietnamese: Chung Mung Giang Sinh Welsh: Nadolig Llawen Gëzuar Krishtlindja letra e gjallë në 78 gjuhë 4 Zgjodhi dhe përgatiti: Muzafer Ramiqi Amerikë Shën Nikolla ka lindur, është sajuar në Amerikë, më 1860. I është vënë ky emër dhe kishte mjekër të bardhë dhe bark të madh. Shën Nikolla (Santa Claus) në gjuhën holandeze është emër për Shën Nikollën, Sintaklaas. Ky karakter u bë i njohur më 1809, nga novelisti Irving Uashingtoni i cili shkroi për të, në një nga novelat e tij. Në fillim ai nuk kishte rroba të kuqe, pinte duhan me llullë dhe fluturonte me karrocën e tij por pa drerët. Më 1863 ai kishte rroba të kuqe, llullën, drerët e tij dhe sajën. Sot festimi i Krishtlindjes në Amerikë dallon nga shteti në shtet dhe dallimi mes nacionaliteteve të ardhura po bëhet edhe më madh. Në Pensilvani, moravianët ndërtojnë pejsazhe dhe i lënë nën bredh, derisa vendet të banuara nga gjermanët japin dhurata nga Belsnickle, (një lloj xhuxhi) i cili i rrah ata me shkopin e tij nëse ata sillen keq. Evropianët e hershëm, kanë sjellë me vete edhe traditat e tyre në ShBA. Disa nga ata, sidomos ata që janë në jug, i dërgojnë përshëndetje njëri tjetrin duke gjuajtur me armë zjarri dhe duke ndezë fishekzjarre. Kjo ende festohet ne Havaje. Në Alaska, një yll në një maje shkopi bartet nga dera në derë, duke u ndjekë nga njerëzit e Herodit, që mundohen ta kapin yllin. Dyert janë të dekoruara me ananas si shenjë mikpritje. Djemtë dhe vajzat me fenerë bartin një figurë ylli nga dera në derë. Ata këndojnë këngë të gëzueshme të krishtere dhe shpesh i ftojnë të ngrëjnë darkë. Në Uashington D.C., një pemë (bredhë) spektakulare me shumë drita ndizet kur presidenti e shtyp një buton. Në Boston, festat me këngë janë të famshme. Ata shoqërohen nga zile dore. Në Nju Orleans (New Orleans), një dem i madh parakalon nëpër rrugë dhe është i dekoruar më ashe (degë të një bime) dhe kordele që i lidhen për brinjë. Në Arizonë, mbahet rituali meksikan i quajtur Las Posadas. Ky ritual paraqet kërkimin e Marisë dhe Jozefit për një dhomë në bujtinë. Familjet luajnë rolin e tyre duke e vizituar njëri tjetrin nëpër shtëpitë e tyre. Në Havaje, Krishtlindja fillon me ardhjen e Anijes së Krishtlindjes, edhe Babadimri vjen në anije atje. Në Kaliforni, Bababimri vjen në një anije po ashtu. Shtëpitë amerikane dekorohen me gjethe myshku, dhe gjethe tjera, si dhe kanë bredhin që dekorohet me drita elektrike, shirita dekorues, topa dekorues dhe shirita që bëhen me popcorn si dhe sheqerka laramane në formë. Në Kolorado, një yll shumë i madh vendoset në bjeshkë dhe mund të shihet nga një largësi disa kilometërshe, përderisa në Betlehem, të Pensilvani, ndizet një yll në fillim të dhjetorit. Amerikanët me origjinë polake në Natën e Krishtlindjes hedhin kashtë në dyshemenë e kuzhinës dhe nën tepih për të simbolizuar shtallën dhe grazhdin. Kur e përgatisin tavolinën për bukë, ata i lënë dy karrige të lira, një për Marinë dhe një për Jezusin foshnje në rast se këta do të trokisnin për të kërkuar strehë. Në Filadelfi, një procesion i quajtur mummers parade parakalon gjatë tërë ditës me bendet muzikore, valltarët dhe njerëz në kostume. Janë dy vende për Babadimrin në Amerikë, njëri është në Torrington, të Konektikatit, ku Babadimri dhe ndihmësit e tij japin dhuratat. Vendi tjetër është Uilmington, Nju Jork, ku gjendet një fshat për Babadimrin dhe drerët e tij. Në Arizonë, ata i ndjekin traditat meksikane Las Posadas. Familjet luajnë pjesë me karaktere të Marisë dhe Jozefit duke kërkuar vend. Ata formojnë një procesion dhe vizitojnë miqtë dhe fqinjët e tyre, ku mund të shohin djepin e Lindjes se Krishtit. Në Nju Meksiko, njerëzit ndezin qirinj në pako letrash të mbushura më rërë në rrugët dhe kulmet për të ndriçuar rrugën Jezusit foshnjë. letra e gjallë Si festohet Krishtlindja në Zgjodhi dhe përgatiti: Muzafer Ramiqi 5 FJALA E ZOTIT THOTË FARA E MIRË Perëndia i ka paracaktuar të gjitha Mbajtja e kryqit pas Jezusit Pastaj Jezusi thirri turmën dhe i tha: “Kush do të vijë me mua, duhet të heqë dorë nga vetja dhe nga dëshirat e tij egoiste. Ai duhet të mbajë kryqin e tij e të vij pas meje. Dhe pikërisht kush dëshiron të shpëtojë jetën e tij duhet të humbasë atë. Dhe kush e humb jetën e tij për shkakun tim dhe për shkak të shpalljes së lajmit të mirë, do ta shpëtojë. Çfarë i vlen njeriut, në qoftë se fiton të gjithë botën, por humb jetën e vet? Me çfarë mund ta riblejë atë? Njerëzit e këtij brezi fajtor, nuk duan t’ia dinë për Zotin. Kush nuk guxon të ndërhyjë për mua e për mësimin tim, as unë, Biri i njeriut, nuk do të ndërhyj për të para Gjyqit, kur të vij me madhështinë e Atit tim bashkë me engjëjt tjerë”. Mt.8:34-38 letra e gjallë Frika dhe besimi 6 O Zot! Mos më ke harruar përgjithmonë? Edhe sa kohë do të fshihesh? Edhe për sa kohë do të më mundojnë hallet; për sa kohë do më brejnë shqetësimet? Edhe për sa kohë duhet të më mundojnë armiqtë e mi? Më shiko përsëri, o Zot! Jepmë përgjigje, o Perëndia im! Bëj dritë përsëri para syve të mi, që të mos zhdukem në natën e vdekjes! Ndryshe, armiqtë e mi do të thonë: “Atë e hoqëm qafe”!, e do të ngazëllohen për rrënimin tim. Por unë mbështetem në besnikërinë tënde; ngazëllohem për ndihmën tënde. Me këngën time do të falënderoj, o Zot, sepse ti u solle me kaq mirësi ndaj meje. Ps.13. Gjithçka që ndodh në tokë ka kohën e vet të caktuar nga Perëndia: lindja dhe vdekja, mbjellja dhe shkulja, vrasja dhe shpëtimi i jetës, shembja dhe rindërtimi, qarja dhe qeshja, vajtimi dhe kërcimi, quarja e dashurisë dhe mosquajra e dashurisë, puthja dhe mosputhja, gjetja dhe humbja, mbajtja dhe hedhja, grisja dhe qepja, heshtja dhe të folurit. Dashuria ka kohën e vet si dhe urrejtja, lufta dhe paqja. Pred.3:1-8. Prejardhja e tundimeve Secili të gëzohet kur vihet në provë dhe t’i qëndrojë asaj, sepse Perëndia do t’ia japë kurorën e fitimtarit, jetën e përjetshme që u premtoi të gjithë atyre që duan. Kur dikush bie në tundim, të mos thotë: “Perëndia bëri që unë të bie në tundim”. Perëndia nuk mund të jetë i tunduar për të keq dhe nuk tundon asnjeri. Janë dëshirat egoiste ato që e joshin dhe e lidhin njeriun. Kur tërhiqet nga tundimi, lakmia e tij mbarset njëkohësisht dhe lind mëkati. E kur të rritet mëkati, ky e çon në vdekje. Jak.1:13-15. Jezusi është Mesia Këtu është fjala për lajmin që shpallim ne: për Perëndinë vlen para se gjithash besimi te Mesia. Prandaj në qoftë se ti pranon me gojë: “Jezusi është Zot”, dhe në qoftë se me gjithë shpirt beson se Perëndia e ka ringjallur nga të vdekurit, atëherë do të shpëtosh. Kush beson me gjithë shpirt në Mesinë, shpallet i pafajshëm. Rom.10:8-10. Pasi Ai e ka ditëlindjen Një letër nga Jezusi! Të dashurit e mi, Më vjen mirë që së paku një herë në vit, disa njerëz mendojnë për mua. Siç e dini festimi i ditëlindjes sime filloi shumë vite përpara. Në fillim njerëzit duket se arrinin të kuptonin dhe të ishin falënderues për gjithçka që kisha bërë për ta, por sot duket sikur askush nuk e di arsyen pse festojnë. Familje dhe miq mblidhen së bashku dhe argëtohen shumë, megjithatë nuk e dinë pse festojnë. Më kujtohet se si vitin e kaluar u bë një aheng shumë i madh për nderin tim. Tryeza e darkës ishte shtruar me ushqime nga më të shijshmet me pite, fruta, arra dhe çokollata. Dekorimi ishte i mahnitshëm dhe kishte shumë dhurata të mbështjella për bukuri. Mirëpo, a dëshironi të dini diçka? Unë nuk isha ftuar! Unë isha mysafiri i nderit dhe ata kishin harruar të më çonin një ftesë. Ahengu po bëhej për mua, mirëpo kur dita e madhe erdhi, mua më lanë jashtë, ata më përplasën derën mu në fytyrën time ... dhe unë, unë kisha shumë dëshirë të isha me ta dhe të haja me ta... Në të vërtetë, kjo nuk më befasoi aspak, sepse këto vitet e fundit, të gjithë ma mbyllin derën. Përderisa nuk isha ftuar, unë vendosa të futem në shtëpi fshehurazi dhe pa bërë zë. Unë hyra brenda dhe qëndrova në një qoshe. Të gjithë po pinin; disa prej tyre ishin dehur, po tregonin shaka dhe po qeshnin me çdo gjë. Ata po kalonin një kohë të madhërishme. Për të arritur kulmin, një njeri i madh dhe i shëndoshë, i veshur i tëri në të kuqe dhe me një mjekër të madhe dhe të bardhë hyri në dhomë dukë bërtitur hoho-ho! Ai dukej krejt i dehur. Ai u ul në kanape dhe fëmijët u turrën drejt tij duke thënë “Baba Dimri, Baba Dimri” ... thuajse e gjithë festa po bëhej për nderin e tij! Në mesnatë në orën 12 të gjithë njerëzit filluan të përqafohen; unë i zgjata krahët me shpresë se ndonjëri do të më përqafonte ... dhe e dini çfarë ... as edhe njëri nuk më përqafoi. Papritmas të gjithë filluan t’i shkëmbejnë dhuratat. Ata i hapën ato një nga një me pritje shumë të larta. Kur të gjitha u hapën, shikova nëse kishte një dhuratë për mua. Si do të ndiheshit ju sikur në ditëlindjen tënde çdonjëri të merrte dhurata dhe ti të mos merrje as edhe një? Vetëm atëherë e kuptova se unë isha i padëshiruar aty dhe qetësisht ika nga ajo shtëpi. Çdo vit bëhet më keq. Njerëzve thjesht u bie ndërmend të hanë dhe të pinë, dhuratat dhe ahengjet, mirëpo askush nuk kujtohet për mua. Dua që këtë Krishtlindje ti të më lejosh të hy në jetën tënde. Dua që ti ta kuptosh faktin se afërsisht para dy mijë vjetësh unë erdha në këtë botë të jap jetën time në kryq për ty që ti të shpëtoheshe. Sot, unë dua që thjesht ti ta besosh këtë gjë me gjithë zemrën tënde. Dua të ndaj diçka me ty. Përderisa shumë njerëz nuk më kanë ftuar në ahengjet e tyre, unë kam vendosur të organizoj ahengun tim, një aheng grandioz që askush nuk e ka imagjinuar. Do të jetë një aheng spektakular. Akoma jam duke u marrë me përgatitjet e fundit. Sot kam filluar të shpërndaj shumë ftesa dhe këtu është edhe një ftesë për ty. Do të doja ta dija nëse do të marrësh pjesë në mënyrë që të bëjë një rezervim për ty dhe të shkruaj emrin tënd me shkronja të arta në librin tim të madh të mysafirëve. Vetëm ata, emrat e të cilëve janë në librin e mysafirëve, do të jenë të ftuar në aheng. Ata që nuk i përgjigjen ftesës, do të ngelen përjashta. Përgatitu sepse kur çdo gjë të jetë gati, ti do të jesh pjesë e ahengut tim të madh! Mirupafshim së shpejti. Të Dua! Jezusi P.S. Lexojua këtë letër të dashurve tuaj para Krishtlindjes. Autori: Anonim Përktheu: Blerina Jashari letra e gjallë Siç edhe e dini ditëlindja ime po afrohet. Çdo vit bëhet një festë për nderin tim dhe mendoj që edhe këtë vit festa do të përsëritet. Gjatë kësaj kohe shumë njerëz janë duke blerë dhurata, janë duke bërë shumë lajmërime në radio, reklama në televizion, dhe në çdo pjesë të botës çdo njeri është duke folur rreth ditëlindjes sime që po afrohet. 7 Doktrinë Perëndia vallëzon letra e gjallë Rev. Brett D. Bower Bashkësia Ungjillore “Ringjallja”, Gjilan 8 sa të fillosh të vallëzosh si vorbull ere.” Ky varg thotë: “Perëndia do të ngazëllehet deri në atë pikë sa do të filloj të vallëzoj si një tornado për popullin e Tij dhe se do të lëshojë gjithashtu britma gëzimi.” Uh! Perëndia më befasoi me këtë të vërtetë për Vetën e Tij. Perëndia është duke më thënë mua, dhe ty gjithashtu nëse je fëmija i Tij, “Kur mendoj për ty, fëmija im, mbushem përplot me emocione të mëdha! Sapo të shikoj unë ngazëllehem për ty! Jam aq i ngazëlluar sa që ngrihem dhe filloj të vallëzoj dhe të këndoj për ty!” Unë ende jam duke zbuluar thellësinë e karakterit të përsosur të Perëndisë, dhe gjithashtu se si në vërtetë ai lidhet me mua - krijesën e Tij. Kohë pas kohe, Perëndia më zbulon se pikëpamjet e mia për Të janë në fakt të gabueshme dhe jo të plota. Ku mund të gjej një të vërtetë në lidhje me Perëndinë në një botë që themelon të vërtetën me vetëvendosje? Në Bibël. Bibla është një dhuratë shumë e bukur dhe që Perëndia e ka zgjedhur me shumë kujdes të madh për ne! Ai e zbulon të vërtetën e pandryshueshme për Veten e Tij dhe mënyrën se si Ai na sheh neve. Disa njerëz e shikojnë Atin Qiellor (Perëndinë) ashtu siç ata e shikojnë atin e tyre tokësor. Shpeshherë kjo ka qenë e vërtetë për mua. Unë e dua babin tim dhe ai është një at i mrekullueshëm. Por ai RRALLË ndonjëherë është ngazëllyer për mua. Kështu, për mua është e vështirë ta shoh Atin Qiellor duke kërcyer poshtë e lartë me ngazëllim vetëm për mua dhe për atë se kush jam. Është më e lehtë ta shohësh Perëndinë si Mbret. Apo Perëndinë si Krijues. Apo Perëndinë si Shpëtimtar dhe Zot. Por me të vërtetë është shumë e vështirë për mua të imagjinoj Perëndinë që vrapon rreth një qarku, duke vallëzuar nga kënaqësia që ka për mua. Por kjo është e vërtetë! Perëndia e tha këtë në këtë varg! Po, Perëndia fizikisht nuk vallëzon sepse Ai është Frymë. Por Perëndia ka emocione. Dhe gjen kënaqësi në popullin Tij. Perëndia ngazëllehet me të madhe. Kështu vallëzon Perëndia. Kohët e fundit, lexova një devocion për një varg në Bibël. Perëndia e përdori këtë varg për të pastruar dhe për të korrigjuar vizionin tim për Të dhe se si Ai më sheh mua. Vargu është nga Dhiata e Vjetër, nga libri i Sofonisë. Sofonia ishte një profet i Perëndisë rreth vitit 630 para Krishtit. Në atë kohë, populli i zgjedhur i Perëndisë, dhe kombet përreth, ishin konsumuar nga korrupsioni dhe mëkati. Dhe ata nuk donin të pendoheshin dhe të ktheheshin tek Perëndia. Perëndia e donte popullin e Tij dhe Ai dëshironte që ata të rrinin besnik me Të. Dëshira e Tij ishte që ata ta përjetonin Atë dhe bekimet e Tij plotësisht. Kjo është arsyeja përse Perëndia e dërgoi Sofoninë, lajmëtarin e Tij, për t’i paralajmëruar ata. Është një film i vjetër që quhet “Kënga e Jugut.” Një verë, prindërit e Gjonit të vogël e morën atë dhe e çuan në fermën e gjyshit. Gjoni mendoni se po shkonte në pushime me prindërit e tij. Por pastaj Gjoni e kuptoi që prindërit e tij ishin duke u divorcuar. Prindërit e tij e lanë në fshat dhe ikën. Ata kurrë nuk do të ktheheshin më për ta marrë atë. Mirëpo një njeri me emrin Xhaxhi Remus u bë shok me Gjonin dhe ia ktheu gëzimin sërish atij. Xhaxhi Remus i tregonte Gjonit përralla për një personazh të quajtur Lepuri Brer dhe “Vendin e tij të buzëqeshur”. Vendi i buzëqeshur i lepurit ishte një vend i veçantë dhe sa herë që ai shkonte atje, lepuri mbushej plot qeshje dhe me gëzim. Sofonia i solli popullit të Perëndisë një mesazh sa të fuqishëm aq edhe të dashur nga Perëndia. Ai u tha atyre që ata do ta ndjejnë dorën shfarosëse të korrigjimit të Perëndisë. Megjithatë, në një kohë në të ardhmen, në besnikërinë e besëlidhjes së Tij, Perëndia edhe një herë do të derdh bekimet e Tij mbi ta. Tek Sofonia 3:17, Sofonia flet për të ardhmen e premtuar të Perëndisë të mbushur me gëzim dhe shpresë: “Zoti, Perëndia yt, në mes teje është i fuqishmi që shpëton. Ai do të mbushet me gëzim për ty, në dashurinë e tij do qëndrojë në heshtje, do të gëzohet për ty me britma gëzimi” A mund të mendoni për “vendin tuaj të buzëqeshur”? Mund të jetë një person, një kujtim, një pushim, apo edhe një vend. Në rreshtin e fundit, Sofonia thotë që Perëndia “do të gëzohet [për popullin e Tij] me britma gëzimi!” Fjala “gëzim” është një fjalë plot jetë. Një përkthim shpjegues i kësaj fjale do të ishte: “Të ngazëllehesh deri në atë pikë Sa herë që kthehesh atje, ti e di se ai do të të sjell kënaqësi të madhe. Të bën të buzëqeshësh. Vetëm kur mendon për të, ti mbushesh me shpresë dhe ngazëllim! Nëse ti je një fëmijë i Perëndisë, me anë të besimit në Jezus Krishtin, Krijuesi Qiellor ju sheh juve si “Vendin e Tij të Buzëqeshur!” Ti je burimi i gëzimit dhe qeshjes së Tij! Ti e mbush Atë me kënaqësi. Ai vallëzon me ngazëllim sepse ti i takon Atij. Kur jeta është e vështirë, është e vështirë të jesh i gëzuar dhe të këmbëngulësh për ta ndjekur Jezusin. Duke ditur këtë të vërtetë për Perëndinë dhe si më sheh Ai mua, jam i inkurajuar të ngazëllej në Të. Ai është duke më buzëqeshur. Përderisa Perëndia mendon për mua, Ai është edhe duke vallëzuar në qiejt! Histori krishterimi Histori e shkurtër e krishterimit protestant në (1941-2007) Kosovë Shkruan: Dr. Femi Cakolli, pastor - Kësaj periudhe i paraprijnë të gjitha ato zhvillime ungjillore që ndodhën në Kosovë që ishin si reflektim dhe kujtesë e periudhës paraprake. - Çdoherë krishterimi shqiptar selinë e kishte pasur në Shqipëri (Durrës, Shkodër, Korçë etj.), por vetëm parafillimi i periudhës postkomuniste bëri që selia e krishterimit shqiptar të jetë në Kosovë, në Prishtinë qoftë për atë katolik ose edhe protestant. - Prej vitit 1941-1946 ka dëshmi se një grup ungjillorësh ishin takuar në podrumin e Shkollës së Mesme “Sami Frashëri”, në Prishtinë. - Deri në vitin 1965 thuhet se kanë ekzistuar tri kisha protestante në Prishtinë. Ishte një kishë metodiste përballë Kuvendit të Prishtinës; një kishë tjetër ungjillore në rrugën “Morava” afër parkut të qytetit; dhe një kishë tjetër afër Shkollës Teknike. - Në vitin 1967 një predikues malazez baptist hap një kishë në Pejë me emrin “Shtëpia e Lutjes” dhe kjo kishë kishte shqiptarë, serbë, boshnjakë dhe malazezë, kurse kisha botonte libra në gjuhën serbe dhe shqipe. Kjo kishë është mbyllur në vitin 1999, si pasojë e luftës. - Në vitin 1975 Prishtina vizitohet nga një misionar anglez. - Në vitin 1978 në Kroaci mbahet një ungjillëzim i madh me predikuesin më të njohur amerikan Bill Graham dhe atje del në pah vendi i Kosovës dhe i Shqipërisë që të predikohet sërish ungjilli. - Në vitin 1979 i pari kosovar, që dihet në historinë moderne të Kosovës, që u bë protestant ishte Nikë Krasniqi. Kthimi i tij u bë në Pulë kur ishte ushtar. - Në vitin 1980 Prishtina vizitohet nga një çift (quhet Piter Kuzmiq) misionarësh slloveno-kroat. - Në vitin 1982 vijnë disa studentë amerikanë dhe anglezë misionarë në Prishtinë dhe në Gjakovë. - Në vitin 1984 fillon që të takohet grupi i parë ungjillor në Prishtinë. - Më 1985 zyrtarisht hapet kisha Protestante me emrin Bashkësia e Popullit të Zotit. - Deri në vitin 1991 sa nuk hapet Shqipëria kishte ndoshta më shumë se 30 “misionarë”, dhe pastaj ata shkojnë atje, edhe disa kosovarë. Ungjilli fillimisht në Shqipëri shkoi prej Kosove. - Prej vitit 1991 pastor i kishës së Prishtinës ishte Anton Krasniqi. - Në vitin 1992 kisha në Prishtinë mbetet në duar (zemër) dhe udhëheqje vetëm të besimtarëve vendorë, dhe këtë vit kisha e Prishtinës s’kishte më shumë se 10 besimtarë shqiptarë. - Më 1992 hapet kisha e dytë në Prizren, pastaj një vjet më vonë në Gjakovë, pastaj më 1994 në Prishtinë hapet edhe një kishë tjetër protestante me emrin “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”. - dhe deri në vitin 1999 kishte 7 kisha ungjillore në Kosovë; me një anëtarësi deri në 300 persona. - Deri tash (2007) në Kosovë funksionojnë 42 kisha protestante me një anëtarësi deri në 2500 persona. - Kishat dhe bashkësitë protestante të Kosovës janë të organizuar në një ombrellë që quhet “Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës”, me seli në Prishtinë. - Në korrik të vitit 2006 me vendimin e Kuvendit të Kosovës dhe me nënshkrimin e PSSP miratohet Ligji mbi fetë dhe Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës njihet si një bashkësi fetare zyrtare dhe e barabartë me bashkësitë tjera fetare në Kosovë. - Me këtë shkrim po e përmbyllim historinë e shkurtër të krishterimit shqiptarë që e kisha prezantuar në katër vazhdime (antika, mesjeta, romantizmi, modernja) letra e gjallë - Krishterimi shqiptar gjatë kohës së komunizmit mbeti që të zhvillohej kryesisht në Kosovë, Itali dhe Amerikë, kurse figura kryesore u bë Nëna Terezë. 9 Fefleksion Dritarja Ky është një shkrim që ia vlen të lexohet nga të gjithë; do ju merr vetë 30 sekonda për ta lexuar atë dhe për të ndryshuar mënyrën e të menduarit. letra e gjallë Dy burra të sëmurë rëndë, ishin vendosur në të njëjtën dhomë në spital. Njërit i lejohej të ulej në shtrat nga një orë çdo pasdite në mënyrë që t’i thahej uji që i mblidhej në mushkëri. Shtrati i tij ishte pranë dritares së vetme të dhomës. Burri tjetër ishte i detyruar të rrite shtrirë i kthyer në shpinë për gjatë tërë kohës. Këta dy burra flisnin pa pushuar gjatë të tërë ditës. Ata flisnin për gratë 10 dhe familjet e tyre, shtëpitë e tyre, punët e tyre, përfshirjen e tyre në shërbimin ushtarak, për vendet ku kishin qenë me pushime. Çdo pasdite kur ky burri pranë dritares duhej të ngrihej dhe të ulej, ai shfrytëzonte rastin për t’i përshkruar shokut të tij të dhomës gjithçka që ai mund të shihte jashtë dritares. Burri që ishte në shtratin tjetër filloi të jetojë sepse gjatë këtyre periudhave njëorëshe bota e tij zgjerohej dhe gjallërohej nëpërmjet gjithë aktivitetit dhe ngjyrave të botës që ndodhej përjashta. Dritarja ishte përpara një parku me një liqe shumë të bukur. Patat dhe pulëbardhat luanin në ujë përderisa fëmijët lundronin anijet e tyre prej lodre. Të rinj të dashuruar ecnin krah për krah në mesin e luleve përplot me ngjyra prej ylberi. Dru të mëdhenj dhe të vjetër zbukuronin pejsazhin, dhe një pamje e vijës qiellore që mbulonte qytetin mund të vërehej nga distanca. Teksa burri pranë dritares përshkruante gjithë këtë në detaje të hollësishme, burri në shtratin tjetër do t’i mbyllte sytë e tij dhe të përfytyronte pamjen piktoreske. Një pasdite të ngrohtë burri pranë dritares përshkroi një paradë që po kalonte atypari. Edhe pse burri tjetër nuk mund ta dëgjonte bendin muzikor – ai mund ta shihte atë me anë të syve të mendjes teksa zotëriu pranë dritares e vizatoi atë me fjalë përshkruese. Ditët dhe javët kaluan. Një mëngjes kur infermierja erdhi të sillte ujë që ata të laheshin, ajo pa trupin e pajetë të burrit pranë dritares, i cili kishte vdekur në paqe gjatë kohës kur po flinte. Ajo u pikëllua dhe i thirri njerëzit e tjerë të spitalit që ta merrnin trupin. Sapo iu duk e përshtatshme, burri tjetër kërkoi që të ndërronte shtratin dhe të shtrihej pranë dritares. Infermierja me kënaqësi i ndërroi shtratin, dhe pasi u sigurua që burri ishte rehat ajo doli nga dhoma. Ngadalë, me dhimbje, ai u ngrit me vështirësi duke u mbajtur në njërin bërryl sa për t’i hedhur një vështrim të parë botës përjashta. Më në fund, ai do të kishte fatin e gëzuar që të shihte çdo gjë me sytë e tij. Ai u mundua ngadalë për të parë se ç’kishte jashtë dritares pranë atij shtrati. Përballë dritares ishte një mur bosh. Njeriu e pyeti infermieren se çfarë do ta ketë detyruar mikun e tij të dhomës që kishte vdekur, të përshkruante aq gjëra të bukura jashtë dritares. Infermierja pastaj u përgjigj duke i thënë se ai burri tjetër kishte qenë i verbër dhe se nuk mund të shikonte as edhe murin. Ajo tha, “Mbase ai thjesht dëshironte të të inkurajonte ty.” Epilogu: T’i bësh të tjerët të lumtur, pavarësisht nga rrethanat e tua, nuk ka lumturi më të madhe. Të ndash pikëllimin, është gjysmë pikëllim, por kur lumturia ndahet, atëherë ajo dyfishohet. Nëse dëshiron të ndihesh i pasur, atëherë numëroji gjërat që ke dhe që nuk mund t’i blesh me para. E sotshmja është një dhuratë, andaj në gramatikë e quajmë prezenti (në anglisht prezent do të thotë dhuratë) Përktheu: Blerina Jashari Kuriozitete Betlehem Në Betlehem, qyteti ku ka lind Jezusi, thuhet afër Kishës së Lindjes së Krishtit, i cili vend shkëlqen nga flamujt dhe dekorimet për çdo Krishtlindje. Në natën e Krishtlindjes vendasit dhe vizitorët mblidhen në turma përreth portës së kishës bile hipin edhe mbi kulme vetëm e vetëm për të parë këtë ngjarje të rrallë vjetore. Pason një paradë e policëve dhe e kalorësve me kuaj arab. Pas tyre shkojnë kalorës veç e veç duke mbajt nga një kryq dhe duke u ulur me këmbë hapur në një kalë ngjyrë të zezë sterrë, pastaj vijnë njerëzit e kishës dhe zyrtarët e qeverisë. Vargani solemn hyn në dyert dhe e vendosë një shëmbëllim të Fëmijës së Shenjtë në Kishë. Aty janë disa shkallët dredharake që shpijnë në një shpellë ku vizitorët gjejnë një yll të argjendtë që shënon lindjen e Jezusit. Shtëpitë e të krishterëve ngjyrosen me një kryq në dyer. Dhe çdo shtëpi para tregon një skenë grazhdi. dhe Gjithashtu një yll vendoset lart në sheshin e qytezës. Betlehemi edhe pse vendlindja e Krishtit ai sot banohet me shumicë myslimane, kurse kisha atje drejtohet nga palestinezë të krishterë. Si festohet Krishtlindja në: Rusi Në Rusi, festivali religjioz i Krishtlindjes është zëvendësuar me një Festival Dimri por atje shihen se disa tradita ende janë ruajtur në disa pjesë të vendit. Në Rusinë tradicionale në këtë kohë njerëzit luten dhe agjërojnë, ndonjëherë deri në 39 ditë, deri më 6 janar, në natën e Krishtlindjes kur ylli i parë i natës duket në qiell. Pastaj fillon darka me dymbëdhjetë gjella për nder të çdonjërit nga dymbëdhjetë apostujt – peshk, supë gjedhi ose Borsch, lakër të mbushur me mel, fruta të thata të ziera dhe shumë lloje tjera. Nëpër dysheme dhe në tavolina shpërndahet kashtë për të nxitur kuajt që të hanë për t’u rritur më shumë deri në festën tjetër dhe njerëzit bëjnë zhurma të ndryshme për t’i nxitur pulat që të bëjnë më shumë vezë. Në ditën e Krishtlindjes, këndohen himne dhe këngë të gëzueshme krishtere. Njerëzit mblidhen në kisha ku më parë janë dekoruar bredhat me lule e ngjyra të ndryshme e që i quajnë Jellka (Yelka ). Darka e Krishtlindjes përfshin shumë lloj të mishrave – mishi i patës dhe derri mëndak janë ndër më të shpeshtat. Babushka është një figurë tradicionale Krishtlindjeje që u jepet fëmijëve si dhuratë. Emri i saj (Babushka) do të thotë gjyshe dhe legjenda thotë se ajo nuk shkoi me njerëzit e ditur të shoh Jezusin vetëm se ishte shumë ftohtë. Por ajo u pendua që nuk shkoi dhe i hyri punës që t’i nxehte ata rrugës dhe e mbushi shportën me dhurata. Ajo kurrë nuk e gjeti Jezusin, dhe për këtë ajo viziton çdo shtëpi duke u lënë dhurata fëmijëve të mirë. Roli i Babadimrit paraqitet përmes Dedushka Moroz ose Gjyshi i Krishtlindjes. Si festohet Krishtlindja në: Australi Në kohën e Krishtlindjes në Australi shpesh moti është i nxehtë. Përderisa hemisfera veriore është mesi i dimrit, australianët piqen në diell të nxehtë. Shpesh deri ne 30 gradë Celsius. Për ushqim tradicional përgatitet mishi i qurës, mish i tymosur dhe mish derri. Për desert puding i kumbullave i djegur në flakë ku është futur një monedhë ari dhe ai që e gjen besohet se do të ketë fat. Dhe palaçinka. Turistët zakonisht shkojnë të drekojnë në një lokal në plazh “Bondi Beach” në Sidnejin Lindor. Shumica shkojnë për piknik, ose në basene ose luajnë krikët dhe aktivitete tjera. Çdo natë të Krishtlindjes duke iu falënderuar motit të mirë mbahet që nga viti 1937, Carols by Candlelight (Këngët e gëzueshme nën dritën e qiririt, ku marrin pjesë me mijëra njerëz dhe këndojnë të gjithë së bashku dhe ndezin shumë qirinj. Australianët vendosin kudo të ashtuquajturat Christmas Bush ( Shkurret e Krishtlindjes), një bimë vendore me gjethe të kuqe në formë luleje. Atje Babadimri arrin me dërrasë surfi ose me anije. Si festohet Krishtlindja në: Turqi Në Turqi lejohet me ligj që të praktikohet festimi i Krishtlindjes. Posaqërisht atje eksiton një qytezë e vogël që e festojnë këtë festë. Në qytezën Demre, ku lindja e Shën Nikolas (Santa Claus – Baba dimri) festohet çdo vit përgjatë një feste tri ditore në fillim të dhjetorit. I lindur afër qytetit Patara, Shën Nikolla kujtohet jo vetëm si kryepeshkop i njohur turk por edhe për mirësinë e tij ndaj fëmijëve. Përgatiti: Muzafer Ramiqi letra e gjallë Si festohet Krishtlindja në: 11 Lutja dhe lutësi E papërshtatshmja dhe i bezdisshmi letra e gjallë Shkruan: Ylli Doçi Instituti Jeta e Re, Tiranë 12 Pse më duket barrë të shkoj në një ditë lutjeje? Pse më duket humbje kur mendoj për një ditë të tërë në lutje dhe më kujtohen të gjitha gjerat që kam lënë pa bërë akoma që nga muaji i kaluar? Pse më duket e mërzitshme të kaloj një ditë në lutje, ose të paktën më e padobishme se sa të merrem me një gjë tjetër si shkrimi i letrës se lutjes ose përgjigja e disa emaileve? Si është e mundur që mund të duket me më shumë vlerë të rrish gjithë natën zgjuar duke luajtur a duke kërcyer në një dasmë, por disi e panevojshme të rrish zgjuar për lutje deri në mëngjes? Për të fituar një shumë lekësh duket e lehtë të sakrifikosh një natë gjumë, por për t’u lutur pse u dashka të torturohemi pa gjumë? Unë kam nxjerre ca vëzhgime për lutjen nga Luka 11:1-13. Sa herë jemi ndjerë sikur nuk dimë të lutemi kur e krahasojmë veten me disa të tjerë? I ke kërkuar Zotit seriozisht të të mësojë si të lutesh ashtu siç duhet? Jezusi duket se nuk befasohet nga kjo kërkesë. Duke mësuar mbi lutjen së pari Jezusi dha një shembull të thjeshtë por plot me parime themelore që kanë mbetur të paharrueshme për mijëra vjet: Ati ynë... emri ... mbretëria... vullneti... në qiell dhe në tokë... buka e përditshme... fal si falim ne fajtoret ndaj nesh... jemi të dobët ndaj s’duam të dukemi trima për t’u provuar në tundime (Luka 11:2-4). Jezusi ilustron natyrën e lutjes dhe domosdoshmërinë e lutjes me një histori nga jeta. Për të na mësuar Jezusi na kërkon të përdorim pak imagjinatën tonë: “Një person, ja zëre se je ti, i shkon në shtëpi në mes të natës një shokut të vet t’i kërkojë një nder...” Imagjino këtë situatë: Një miku yt i çmuar, që ka bërë aq shumë për ty, sot ka ardhur i rraskapitur tek ti dhe pa ndihmën tënde ka marrë fund, por ja që sot ti nuk ke asnjë mundësi ta ndihmosh me forcat e tua. Ai ka nevojë për një shumë parash që nuk është tepër e madhe por unë thjesht nuk kam mundësinë për ta ndihmuar në këtë kohë. Kjo veç është një kohë e kritike për të. Tani ai ka nevojë serioze dhe, në fakt disa të tjerë që nuk i ka aq shokë sa unë, tashme i kanë huazuar shumën relativisht të vogël të parave kurse unë, shoku i tij i ngushtë, nuk i gjej dot aq para? Unë do të mbetesha vërtet i turpëruar nëse nuk do të gjeja një zgjidhje për këtë. Problemi që kam unë është se më vjen turp t’i kërkoj këtij shokut tjetër një shumë të tillë, jo kushedi, duke nxjerrë në pah që unë jam aq “i varfër”. Personi në historinë ilustruese të Jezusit ishte tamam në një situatë të tillë kur duhet të bënte diçka nga halli, dhe ajo që duhet të bënte ishte e pakëndshme; duhej t’i lutej dikujt duke e vënë në siklet edhe këtë tjetrin. Ai duhej ta përulte vetën duke u bërë i bezdisshëm me komshiun apo bukëpjekësin e lagjes, apo shokun e shkollës siç është rasti im, duke i kërkuar një gjë pa të cilën do të turpërohej më keq. Nuk mund të lutesh tamam nëse nuk ndjen “parehatësinë” e një nevoje që të ngre nga gjumi në mes të natës. Po ti vëlla a ke një hall që s’i bën dot derman pa i rënë në qafe dikujt tjetër duke treguar dobësinë tënde? Po ti motër e ndjen parehatësinë e ndonjë nevoje sot? A jeni në atë pikë kur e keni ndarë mendjen se duhet të bëheni të bezdisshëm me lutjen tuaj? Nëse jo, kam frike se kot shkon në kohën e lutjes. Lutja është fryti i hallit. Për mendimin tim një person që nuk ka hall dhe vjen e të troket në derë në mes të natës është budalla. Lutja është një vepër që duhet të duket si vepër budallai me ndryshimin që është vepër e njeriut në hall. Në historinë e Jezusit hallexhiu e mori atë që deshi megjithëse ishte komplet e papërshtatshme ta ngrinte burrin e botës nga krevati. Në fakt Jezusi e thekson në maksimum papërshtatshmërinë e lutjes së hallexhiut. Duket sikur Jezusi do të nënvizojë që lutja duhet të jetë e papërshtatshme apo sikletuese për objektin e lutjes. Është interesante sa efektivitet ka papërshtatshmëria e kërkesës së nevojtarit në atë që sa më e papërshtatshme aq më efektive është. Në fakt sa më e papërshtatshme të jetë aq më shtrëngues është vendimi për t’i hequr qafe me plotësimin e kërkesës. Mendoj se lypsarët më efektivë janë ata më të paturpshmit që nuk të shqiten pa e marrë lekun. Ne mund të na pëlqejnë ata lypsaret që largohen kur u thua me mirësjellje “jo” por ata janë më budallenj se ata kokëfortët. Jezusi duket se vlerëson si pozitive dhe madje të domosdoshme paturpësinë kokëfortë të përsëritjes së lutjes. Nëse je një lypës dhe e ke hallin aq të madh sa të dalësh për të lypur do të ishte budallallëk të përpiqesh të jesh i pabezdisshëm, sepse nga vetë përkufizimi lypja është bezdisëse. Nëse do vish për t’u lutur nga halli duke pranuar të bëhesh i bezdisshëm nuk ka kuptim të thuash do bëhem i bezdisshëm vetëm një herë. Ndoshta shumë lutje që bëhen vetëm një herë janë aq të parëndësishme sa nuk ia vlen të bëhesh i bezdisshëm as për herë të parë dhe një mësim i Jezusit këtu mund të jetë: Mos të të gënjejë mendja se do marrësh gjë duke ruajtur “dinjitetin” e të pabezdisshmit sepse të pabezdisshmit nuk janë lutës të vërtetë por vetëm aktorë dinjiteti. Lutësi i vërtetë është i bezdisshmi dhe lutësi fitimtar është i “bezdisshmi më kokëfortë dhe i paturpshëm” që nuk heq dorë nga përsëritja e lutjes se “papërshtatshme”. Ju lutem mos më akuzoni mua për këtë zgjedhje të fjalëve për lutësin si “i bezdisshmi apo i paturpshëm” dhe për lutjen si “lypje” sepse kështu foli Jezusi në këtë histori. E vërteta është që nëse duam të mësojmë si të lutemi duhet të kuptojmë që lutja në vetvete është një vegël shtytëse siç është lypja e lypësve të paturpshëm me rezultat të provuar që nuk varet nga mirësia e personave që plotësojnë kërkesën e lypësit (Luka 11:8). Si zbatim të kësaj historie Jezusi na thotë një urdhërim: “Unë po ju them lypni dhe do t’ju jepet, kërkoni dhe do të gjeni, trokitni dhe do t’ju hapet” (Luka 11:9-10). Çfarë duhet më shumë se urdhërimi i mbretit për të qenë Për më tepër Jezusi vë në dukje që Perëndia është Ati ynë dhe mezi pret të na japë atë që është e mirë për ne (Luka 11:11-13) në kontrast me ngurrimin e burrit në historinë ilustruese. Përveç gatishmërisë theksohet edhe mundësia apo aftësia që Ai ka t’i përgjigjet çdo lutje duke thënë shprehimisht “kushdo që lyp… kërkon… troket do të marrë”. Jezusi këtu thekson që lutja do të plotësohet pa asnjë hije pasigurie. Ai gjithashtu na siguron që Zoti është më i mirë se çdo plotësues lutje kështu që garancia e plotësimit është në maksimum. Megjithatë dallohet një problem i parashikuar në këtë proces që e bën Jezusin të inkurajoje këmbënguljen. Është e rëndësishme të veçojmë në këtë pikë dallimin e një progresioni këmbëngulje në lutje që supozon që nuk do mjaftojë ta bësh kërkesën një herë apo dy (lypni, kërkoni, trokitni). Ç’do të thotë kjo? Çfarë problemesh parashikon Jezusi që duket se nënkuptohen në thirrjen për këmbëngulje? Ai e dinte që do kishte “heshtje” në procesin e lutjes që do të kërkonte këmbëngulje të vështirë. Ai e dinte që nëse besimi ynë nuk do kishte këto deklarata të qarta të Tij mbi natyrën e Perëndisë dhe lutjes këto “heshtje” do të na dekurajonin deri në moslutje. Pra kot hyn në lutje ai që nuk beson se Perëndia është Ati ynë dhe i plotfuqishmi i gatshëm me dëshirë të plotësojë çdo kërkesë të fëmijëve të tij. Ai e dinte që përtacia jone shpirtërore do të vinte maskën e “nënshtrimit ndaj vullnetit të Zotit duke thënë se nuk është në vullnetin e Tij të na japë atë që po i kërkoj” dhe do të na bënte të pushonim lutjet duke mos marre atë që donim. Pse Zoti, zgjedh të mos e plotësojë kërkesën me të parën? Çfarë arsyesh mund të ketë heshtja e Perëndisë? Çfarë nënkuptohet këtu, mundësia apo domosdoshmëria e “heshtjes” në procesin e lutjes? Heshtja e Perëndisë në veshët e lutësit e ilustruar nga mosngritja menjëherë e babait në shtrat me fëmijët, duhet të sigurojë një mundësi tjetër për një përpjekje më të madhe siç duket nga rritja e intensitetit të përpjekjes nga “pyet” tek “kërko” tek “trokit”. Mohimi në vend që të tulate ose asgjësojë dëshirën duhet të mobilizojë energjitë dhe të ripërtërijë pasion më të madh. Është si puna e dashurisë, kur vajza duket sikur nuk po ia var djaloshit, ai duhet të mbledh forca të reja për përpjekje më të mëdha, por nëse heq dore ai thjesht tregon se nuk është material “pushtuesi.” Ndoshta në këmbëngulje lutësi tregon ç’material është ose bëhet materiali që duhet të jetë, por ky nuk ka pse të jete thjesht një proces trajnimi. Kur vajza nuk pranon propozimin me herën e parë nuk e ka me qëllimin që të forcojë këmbënguljen e djalit, por po tregon seriozitetin e çështjes sipas kuptimit të saj. Procesi i lutjes me dinamikat e tilla është pjesë e procesit serioz të shenjtërimit që përfshin procesin e rritjes se besimit dhe karakterit. Si rezultat i kësaj të vërtetë del se nëse akoma e dëshiron një gjë, nëse akoma ke hall, duhet vazhduar lypja, kërkimi dhe trokitja sepse lutësi ose do të marrë atë gjë, ose nuk do ta dojë më atë gjë (si rrjedhim halli do jete zgjidhur në mendje duke marrë mendjen e Krishtit dhe dëshirat e tij). Ne vetëm duhet të bëhemi aq të mençur sa të dallojmë nëse po i mbushim mendjen vetes që nuk e duam atë gjë, apo vërtet nuk e duam. Sa e vështirë është të dimë në vetminë e zemrës sonë nëse vërtet e duam apo jo një gjë? Nëse nuk duhet ta duam atë gjë dhe Zoti e bën të qartë (jo duke mos e plotësuar me herën e parë apo të dytë, por nga fjala dhe vullneti i tij i shprehur në Fjalën e Tij) atëherë ne duhet të lutemi që të mos e duam atë gjë që Zoti të na japë dëshirat e zemrës sonë. Prandaj është e nevojshme që kur jemi në lutje të kemi edhe Fjalën e Perëndisë me vete, fizikisht një Bibël në dorë por edhe vargjet e ndryshme në mendje dhe në gojë gjatë lutjes. E di që mund të duket punë e ngatërruar kjo çështja e heshtjes dhe e shqyrtimit të zemrës sonë, por fatmirësisht Zoti ka siguruar për këtë problem intelektual të shenjtërimit tonë. Në fund të pasazhit tonë tek Luka, Jezusi thotë: “Ati i shenjtë do t’ju japë Frymën e Shenjtë atyre që ia lypin” (Luka 11:13). Jezusi duke e ditur këtë vështirësi në lidhje me lutjen na mëson se ka edhe një element tjetër të rëndësishëm në jetën e lutësit, jeta e brenda-banuar dhe e mbushur me Frymën e Shenjte që arrihet me besim të shprehur me lutje për të pranuar drejtimin nga Fryma e Shenjte sipas vullnetit të tij. Se sa e rëndësishme është që ne ta kemi Frymën e Perëndisë na e sqaron Pali tek Romakët 8:9, 26-27: “Nëse Fryma e Perëndisë banon në ju, ju nuk jeni më në mish por në Frymë. Por në qoftë se ndokush nuk e ka Frymën e Krishtit nuk është i tij.... Po ashtu, edhe Fryma na ndihmon në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme. Dhe ai që heton zemrat e di cila është mendja e Frymës, sepse ai ndërhyn për shenjtorët sipas Perëndisë.” E. M. Bounds shkruan diku: “Përparimi deri në realizimin përfundimtar të punës së Perëndisë në këtë botë ka dy parime bazë – Aftësinë e Zotit për të dhënë si edhe aftësinë e njeriut për të kërkuar. Dështimi në secilën prej këtyre të dyjave është fatal për suksesin e punës së Perëndisë në tokë. ... Por aftësia e Zotit për të bërë dhe për të dhënë nuk ka dështuar kurrë dhe nuk mund të dështojë; ndërsa aftësia e njeriut për të kërkuar mund të dështojë dhe shpesh dështon. Prandaj përparimi i ngadalshëm që po bëhet drejt arritjes së botës për Krishtin varet edhe nga kërkimi i kufizuar i njeriut. ... Kisha në gjunjë do të sillte qiellin në tokë”. Nëse realiteti i lutjes është ky atëherë ejani dhe ta bëjmë siç duhet këtë punë përcaktuese për Mbretërinë e Perëndisë. letra e gjallë në lutje vazhdimisht? Nëse Mbreti i Universit na nxit të lutemi, madje na urdhëron, si mund të jetë lutja një gjë pa ndikim? Edhe sikur çdo gjë, duke përfshirë edhe lutjet, të ishte e përcaktuar nga fillimi, prapë s’do të kishte problem me lutjen time për të dërguar 50% të stafit shqiptar jashtë Shqipërisë si misionarë në të korrat botërore. Nëse Ai ka përcaktuar që unë të bëj këtë lutje dhe Ai gjithashtu ka përcaktuar edhe përgjigjen e lutjes, është njësoj si të kishte përcaktuar që unë të jetoj deri kur kjo të ndodhë që gjithashtu nënkupton që unë do të marr frymë deri në atë kohë. Kjo nuk përjashton faktin që unë kam pjesën time në marrjen e frymës çdo ditë deri në atë kohë. Kështu duket se Jezusi thotë mos u merrni me çështje përcaktimi, ti lutu dhe do të marrësh. Ai flet me autoritet absolut. 13 Biblicistikë Bibla Fjala e frymëzuar e Perëndisë Shkruan: Pastor Driton Krasniqi Bashkësia e Zotit Jezus, Gjakovë Kur i referohemi Biblës si libër i frymëzuar, i referohemi faktit se Perëndia në mënyrë hyjnore kishte influencuar mbi autorët njerëzorë në atë masë që ata të shkruajnë Fjalën e Perëndisë. letra e gjallë Shtrirja e frymëzimit 14 Në 2 Timoteut 3:16, 17, Fjala e Zotit, Bibla, dëshmon për vetën e saj si është e frymëzuar nga Perëndia. Termi “frymëzim” (theopneustos) në shkrimin origjinal, pra, në gjuhën greke, kur përkthehet paraqitet si një togfjalësh që tekstualisht do të thotë “Perëndia fryu”. Aty ku Bibla pohon të jetë e frymëzuar, ne e kuptojmë sikur të ketë dalë nga vetë goja e Perëndisë. Sot fjala “frymëzim” e ka humbur fuqinë e saj të plotë dhe një mori domethëniesh janë ndërtuar rreth saj. Çdo poet ose kompozitor thotë se ishte “frymëzuar” që të shkruajë. Përveç kësaj edhe për atletët thuhet se kanë treguar performanca “frymëzuese”. Kjo fjalë gjithashtu është përdor në kontekst të mendjes ose emocioneve, deri tek një nivel i lartë i ndjenjave ose i aktiviteteve. Por, në kontekstin biblik, Perëndia Frymë e Shenjtë influencoi autorët për të regjistruar atë që Perëndia e kishte thënë. Në 1 Korintasve 14:37, Pali shkruan: “Gjërat që po ju shkruaj janë urdhëresa të Perëndisë”. Pali ishte i vetëdijshëm se ishte sikur një laps në dorën e Perëndisë së Gjithëpushtetshëm. Jeremia dëshmon se “Perëndia ia vendosi fjalët në gojën e tij” (Jeremia 1:9). Por, Bibla nuk është fjalë e Jeremisë, e Palit, e Pjetrit etj., sepse ata nuk ishin reporterë okularë të lajmeve të cilët japin interpretime personale të ngjarjeve, dhe as që ishin sekretarë që të shkruanin gjithçka që Perëndia u diktonte, por, siç paraqitet tek 2 e Pjetri 1:20, 21; “...njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë”. Megjithatë, asnjëra prej këtyre përshkrimeve nuk përputhet saktësisht me konceptin biblik. Fjala “Perëndia fryu” është shprehje e konceptit të “nxjerrjes së frymës” nga ana e Perëndisë. Është vënie e theksit mbi atë se Shkrimi nuk është diçka mbi të cilin kishte fryrë Perëndia; por përkundrazi, Bibla kishte dalë jashtë gojës së Perëndisë. Përkufizimi i frymëzimit Frymëzimi duhet përkufizuar me kujdes të shtuar, sepse siç u theksua më lartë, kuptimi i saj mund të ndryshojë varësisht prej botëkuptimeve të njerëzve në botë. Disa e kanë përkufizuar “frymëzimin” si mbikëqyrje e Perëndisë ndaj autorëve njerëzorë të Shkrimit në mënyrë që ata duke e përdorur personalitetin e tyre individual - e kanë hartuar dhe regjistruar pa gabime zbulesën e Tij dhënë njeriut me fjalët e shkruesve të parë”. Kur i referohemi marrëdhënies udhërrëfyese që Perëndia kishte me autorët njerëzorë, mbikëqyrja gjithmonë ka qenë e përfshirë në mënyrë që Fryma e Perëndisë ta garantojë saktësinë e gjërave të shkruara. Ata ishin të përfshirë në mënyrë aktive duke përdorur personalitet, prapavitë dhe punët e Perëndisë në jetët e tyre. Për dallim nga pretendimet e besimeve myslimane kur supozohet se Kurani ishte diktuar nga Qielli në gjuhën arabe, librat e Biblës zbulojnë një tjetër kontrast në stilin dhe gjuhën e përdorur si dëshmi se autorët nuk ishin disa robotë automatikë. Por, ka edhe të tilla raste, siç është ai në Eksodin 20:1, ku lexojmë: “Perëndia i foli të gjitha këto fjalë”. Frymëzimi i Biblës është influenca e mbinatyrshme mbi Çfarë është Fjala e frymëzuar e Perëndisë Kisha Protestante për dallim nga Kisha Katolike Romane i ka pranuar si Shkrim të Shenjtë 66 libra të Biblës. Koleksioni i disa shkrimeve të lashta hebreje kryesisht i njohur si apokrifa (latinisht: librat e fshehur), janë refuzuar nga Kisha Protestante dhe tradita hebreje si libra të frymëzuar në mënyrë hyjnore. Në mesin e arsyeve, tri mbesin kryesoret pse Kisha Protestante nuk i pranon këto libra si Fjalë të frymëzuar të Perëndisë: - Ato nuk janë përdorur nga Jezusi dhe as nga kisha e hershme; - Ato kurrë nuk ishin cituar si Shkrim i Shenjtë, sepse kurrë nuk i kishin takuar Kanonit hebraik të Shkrimeve të Shenjta; - Ato nuk ishin shpallur si autoritative deri në Koncilin e Trentës më 1456 pas Krishtit. Përmbyllje Mësimi i Biblës në origjinalin e saj ka qenë i pagabueshëm, pa lëshime, dhe rrjedhimisht autoritativ, dhe si i tillë ka qenë faktor madhor në teologjinë krishtere, etikën dhe interpretimin e përvojës krishtere. Ky mësim i krishterë ka qenë ndoshta më përcaktues se asnjë tjetër në kontekst të formulimit të besimit të krishterë. Prova më e fuqishme e frymëzimit të Biblës është dëshmia e Jezus Krishtit. Fakti se ai i përdori argumentet e Tij duke i formuluar fjalët në mënyrë precize në pajtim me Fjalën e Perëndisë dëshmon për pikëpamjen e tij të lartë për Shkrimet. Për arsye se Perëndia është gjithëfuqishëm, i gjithëdijshëm dhe krejtësisht i përkryer, natyrisht se edhe Fjala e Tij do t’i ketë po të njëjta atribute. Bibla është libri më i shitur i të gjitha kohërave. Mbi 2.5 miliardë kopje janë shtypur nga viti 1816 dhe është përkthyer në mbi 2000 gjuhë të botës. Fakti që Bibla është një përmbledhje e 66 librave të ndryshëm, të shkruar nga më se 40 autorë të ndryshëm; përgjatë periudhave të ndryshme kohore prej më tepër se 1600 vjet, përbën dëshmi të pamohueshme për autenticitetin e saj. Uniteti fondamental dhe jetëgjatësia historike janë provë në vete. Sot, Bibla mbetet udhërrëfyes për stilet jetësore të miliona njerëzve përgjatë rruzullit tokësor! Autori është kandidat për Master në Teologjinë Protestante pranë Universitetit të Uellsit. letra e gjallë autorë të shenjtë nga Fryma e Perëndisë, për arsyeje të së cilit shkrimeve të tyre u jepet besueshmëria e plotë hyjnore. Ai është mbikëqyrje e Perëndisë Frymë e Shenjtë mbi autorët dhe rrjedhimisht, Bibla përmban autoritet dhe vërtetësi hyjnore, dhe si e këtillë është e liruar nga çdo gabim ose lëshim. Pagabueshmëria e Shkrimeve është dëshmi se Bibla është vetë Fjala e Perëndisë dhe kjo është e vërteta (Shih Gjoni 17:17; Psalmi 119:160). Pagabueshmëria e Biblës përfshin pamundësinë për ndonjë gabim doktrinar, faktik ose etik. Me tjera fjalë, çdo deklaratë e Biblës është e vërtetë, pavarësisht nëse Shkrimi është duke folur rreth asaj që duhet besuar (doktrinës) ose mënyrës së të jetuarit (etikës). Prandaj, frymëzimi i Fjalës së Perëndisë është influenca e Frymës së Shenjtë në mënyrë të mbinatyrshme mbi shkrimtarë të Shkrimit të Shenjtë që në mënyrë të saktë ta shkruajnë zbulesën, duke e kompletuar kështu Fjalën e Perëndisë. 15 Prezantim kishe B.U.M. 1995 B.U.M. 2006 ID e kishës: B.U.M. Rregullorja e BUM-it quhet: Parimet themelore të Kishës. Emri i plotë: Kisha Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë” Rradha: kisha e katërt protestante-ungjillore në Kosovë. Data e themelimit: 16 tetor 1994 Pastor i kishës: Dr. Femi Cakolli Adresa: rr. Nazim Gafurri nr. 66, 10000 Prishtinë, Kosovë Këshilli i Kishës: F. Ibrahimi, F. Jashari, A. Zefi, Sh. Zogaj, B. Jashari dhe N. Bytyqi Vizioni: Ungjillizim, dishepullim, mbjellje kishash, publikime, kujdes social. Motoja e kishës: Miq për Perëndinë-Dritë për popullin-Uratë për Mëmëdhenë (marrë nga Gjerasim Qiriazi) Lutjen e shpëtimit në BUM e kanë bërë: 242 veta Të pagëzuar me ujë: 149 veta letra e gjallë Vijues në shërbesa: 75 veta 16 Ekipi i punës: G. Aliu, F. Ibrahimi, V. Bytyqi, Sh. Zogaj dhe B. Jashari Kisha bijë: Bashkësia Ungjillore “Ringjallja” në Gjilan Grupe besimtarësh: Kamenicë, Komoran, Hajvali Shërbesat: Shërbesa e të Dielës; Studim Bible; Takim i Lutjes; Takimi i të rinjve; Takimi i Fëmijëve; Takimet e Motrave; Shkolla e të Dielës Gjatë një viti kthehen në besim: 12-20 persona Projektet: Shtëpia Botuese “Tenda”; Libraria BUM-COM, Prishtinë; Ringjallja, Gjilan; Qendra Maranata, Drenas; Fëmija i Krishtlindjes OCC, Studio incizimi, Kripë e Dritë (humanitar) etj. Denominacioni: Kishë Ungjillore jodenominacionale Projektet e mëdha humanitare: Para luftës në Prishtinë BUM i ka ushqyer mbi 300 Në marrëdhënie dishepullimi: mbi 30 persona. B.U.M. Shërbesë adhurimi B.U.M. Pagëzimi me ujë B.U.M. Shërbesë fëmijësh B.U.M. Studim Bible familje; gjatë luftës në Kosovë Kisha jonë i ka ushqyer mbi 6000 persona refugjatë në Maqedoni; pas luftës për një vit i ka ushqyer mbi 1000 familje; dhe mbi 2000 familje me veshmbathje; në vitin 1999 ka shpërndarë 70.000 kuti dhuratash për nxënësit e disa komunave të Kosovës etj. Prona: BUM-i ka 11 ar tokë në qytetin e Prishtinës dhe përbrenda disa vitesh do të ndërtohet qendra e Kishës. Shërbime: Ndaj kishave, misioneve dhe grupeve të tjera në Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Britani të Madhe, Afrikë të Jugut, Turqi dhe Zvicër: me të gjitha botimet tona, me predikime, me dëshmi, me përvojë, duke dërguar individë ose grupe për ndihmë misionimi. Kërkesë për besim: Nëse ju jeni një person që doni të bëheni i krishterë, këtë e garanton edhe Ligji në Kosovë, dhe po ashtu edhe Deklarata Universale Mbi të Drejtat dhe Liritë e Njeriut miratuar nga OKB, dhe ju mund të vendosni kontakte me ne. Studentë të rregullt për studime jashtë vendi: 3 persona Partnerët e Kishës: HI, AEM, CMA, FEC, HCCh Persona me status misionari të huaj në BUM: Asnjë! Statusi: BUM është kishë lokale dhe është një nga anëtarët themeluese të Bashkësisë Fetare “Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës”. Orari i punës dhe orari për kontakte: Gjatë gjithë javës kisha jonë është e hapur për të gjithë. Kërkesë për literaturë: Po ashtu nëse ju jeni një person që do të kishit dëshirë që vetëm të pranoni botimet tona duke përfshirë Ungjillin e Jezus Krishtit dhe shumë dëshmi të tjera nga të krishterë kosovarë, atëherë na kontaktoni neve dhe ne do t’iu dërgojmë materiale me anë të postës ose ndryshe. Kërkesë për mbështetje financiare: Nëse juve iu duket se ne po bëjmë një punë të duhur, të drejtë, atëherë edhe ju mund të kontribuoni me ndihmat e juaja financiare. Kërkesë për mbështetje frymore: nëse ju jeni një person ose një familje me probleme të ndryshme familjare, sociale dhe shëndetësore atëherë mund të na kontaktoni dhe ne do t’iu vizitojmë dhe do të lutemi për ju në emër të Jezus Krishtit i cili edhe sot shëron dhe i cili edhe sot ka fuqi të ndërhyjë për ndryshimin e jetëve, dhe po ashtu mund t’iu japim këshilla nga Fjala e Gjallë e Zotit Perëndi - Bibla. letra e gjallë Plane të ardhshme 5 vjeçare: Rritje e kishës; mbjellje kishash; ndërtesa; shtim botimesh; hapje e librarive të tjera; hapje e qendrave; misionim jashtë Kosove etj. Kontakte me imell: [email protected] 17 Intervistë me Georges Houssney shtatzënë dhe për shkak të luftës fillimisht shkuam në Egjipt, e më vonë në Amerikë. Mirëpo unë ende kthehem shpeshherë në Liban pasi atje ende e kam shtëpinë, kurse xhaxhai im është një pronar i shumë tokave atje. Tani fëmijët e mi jetojnë në Liban. Legj: Po ju tash çka shërbeni? Xhorxhi: Prej muajit maj të vitit 1990 unë dhe gruaja ime e filluam një organizatë që e quajtëm Horizons International, dhe tash është bërë një organizatë krishtere e njohur në Amerikë, e sidomos shumë e njohur mes të krishterëve që shërbejnë ose që punojnë në vendet arabe, përkatësisht myslimane. Udhëtoj shpesh duke i ndihmuar kisha të shumta lokale, duke mbajtur seminare se qysh të ungjillizohen myslimanët dhe si të dishepullohen ata pastaj kudo por kryesisht nëpër Lindjen e Mesme, në Afrikë, Amerikë, ish republikat myslimane sovjetike etj. Legj: E si filloi organizata? Xhorxhi: Paj në Amerikë në ka fundi i 80-ve, e veçanërisht në vitet 90-ta, filluan që të vijnë shumë arabë myslimanë, edhe pjesë të tjera, që të punojnë ose që të jetonin në Amerikë dhe kështu mendova se ata do të kishin nevojë që ta dinin se çfarë me të vërtetë besojnë të krishterët. ZOTI MË KA DHËNË SHUMË DËSHMI PËR KOSOVËN Legj: Kush jeni ju? Xhorxhi: E ju kush jeni?! Letra e gjallë, e di! Jam pra Georges Houssney, kam lindur në Liban, në një familje arabe ortodokse. Jam i martuar dhe i kam katër fëmijë. Jam drejtor i organizatës ndërkombëtare Horizons International. E dua shumë Kosovën dhe shqiptarët. Kam ende plisin që ma kanë dhënë të krishterët shqiptarë të Kosovës, dhe kur ma dhanë si dhuratë në majin e vitit 1994, më thanë se do të quhesh Gjergj, dhe pastaj mora vesh për heroin kryesor të shqiptarëve që quhet me këtë emër, pra Gjergj Kastrioti Skënderbeu. letra e gjallë Legj: I lindur në Liban, por ti je jeton në Amerikë? Xhorxhi: Vendi im në historinë e vet ka pasur shumë telashe nga fqinjët dhe është sulmuar shumë herë. Kështu ndodhi edhe disa herë gjatë rinisë sime, dhe në vitin 1982 pasi më ishte djegur shtëpia ime disa herë vendosëm që të vijmë në Amerikë, megjithëse si refugjat kuptohet. 18 Legj: Si ndodhi kjo krejt? Xhorxhi: Para se të shkoja në Amerikë unë isha njëri ndër të rinjtë arabë të rrallë në Liban që e dija shumë mirë gjuhën angleze, dhe kështu isha kontaktuar nga një Shoqëri Biblike për të filluar përkthimin e Biblës nga gjuha angleze në atë arabe, dhe kështu edhe ndodhën kontaktet e para, dhe gjithë zgjati disa vjet. Kurse pastaj unë në ndërkohë u takova me personin e jetës sime Joy, dhe u martuam me të, e ajo pastaj mbeti Legj: A ishin të hapur ata myslimanë që të dinin se kush është Krishti? Xhorxhi: Në përgjithësi deri sa nuk ndodhi revolucioni islamist në Iran në krye me Homeinin, myslimanët ishin shumë të hapur në dëgjimin e ungjillit, dhe me një fjalë ata ishin më sekularë sesa që janë sot. Ky trend ka bërë që herë të ngrihej dhe herë të bie. Legj: Çfarë roli sheh se ka Horizons International? Xhorxhi: Pasi e di se shumica e myslimane në botë janë shumë të interesuar që ta njohin krishterimin këtu mendoj se është roli ynë parësor. Për shumë shekuj ata kanë qenë të privuar që të mësojnë Biblën dhe krishterimin. Për shkak të globalizimit, dhe qasjes në internet, tash ka më shumë mundësi për ta që të hapen mendjet e tyre, që të ikin ata nga kutia islame. Ne ekzistojmë që t’iu ndihmojmë edhe atyre që janë sekretë si ish myslimanë. Unë kam një rrjet shumë të gjerë pastorësh, ekspertësh, punëtorësh që kanë qenë dikur ish-myslimanë, dhe ne sot po merremi me organizimin e shumë seminareve, kurseve, konferencave, shkollave që njerëzit të pajisen me njohuri dhe me përvojë sidomos nëse ata janë duke shërbyer në mesin e myslimanëve ose që e kanë lënë islamin, dhe se besoj se do ta kemi shpejt një seminar edhe për rajonin e Ballkanit. Legj: Kush të ftoi në këtë rajon të Europës? Xhorxhi: Në të vërtetë, ishte vera e vitit 1993 kur u ftova prej një pastori maqedonas që shërbente në Kishën ungjillore në Shkup, dhe ai quhej Dimitrije Popadiq, dhe ai më ftoi në këtë rajon për t’u mësuar atyre pak lidhur me islamin. Këtë person e takova fillimisht në një konferencë në Amerikë. Legj: Por pastaj në Kosovë si dëgjuat dhe kur erdhët? Xhorxhi: Kurrë në jetën time s’kisha dëgjuar për Kosovën derisa erdha në Shkup, dhe megjithëse në seminarin e kishës në Shkup po mësonim diçka për islamin ata m’i prezantuan disa të krishterë shqiptarë nga Kosova të cilët vinin nga familje myslimane, dhe për mua kjo ishte një gëzim i madh që mund t’i takoja për herë të parë një grup shumë të mirë të krishterësh nga Kosova, dhe ata pastaj më bën një ftesë që ta vizitoja Prishtinën, dhe kjo ndodhi në majin e vitit 1994. Legj: Ne nuk dimë për ndonjë person ndërkombëtar (misionar) Legj: Si ka qenë Kosova shpirtërisht atëherë? Xhorxhi: Kisha ishte shumë e re, por me shumë potenciale që të rritej, dhe dëgjova thirrjen e Zotit për të ndihmuar në këtë rritje, dhe prej asaj dite edhe sot e bëj. Më kujtohet ende ajo zymtësia e jetës kosovare nën serbë. Legj: Çfarë është përvoja e juaj në Kosovë? Xhorxhi: Kosovarët duken se janë shumë intelektualë dhe me mendje të hapur, dhe ata po kërkojnë për ndryshime të atmosferës politike, kulturore dhe fetare. I shoh këta njerëz me shumë optimizëm. Legj: Mirë, si të ndodhë kjo? Xhorxhi: Është bindja ime se krishterimi ka kontribut më të madh që të sjellin jetë, duke prezantuar moral dhe reforma shpirtërore, dhe ndryshime pozitive në Kosovë duke iu referuar demokracisë dhe lirisë së fjalës. Krishterimi historikisht është suksesi i botës perëndimore. Krishterimi jep dinjitet për gratë dhe për pakicat tjera që nuk janë si shumica me bindje dhe kulturë. Legj: Anët e dobëta dhe të forta të kishës së Kosovës? Xhorxhi: Forca e kishës së Kosovës janë të rinjtë, dhe që kanë shumë dëshirë që të rriten. Dobësia është mungesa e përkushtimit dhe e qëndrueshmërisë. Mungesë tjetër është ndoshta ndikim i islamit që ndikon kulturalisht që efekton trajtimin e gruas sipas mësimeve kuranore, ose rolit të saj në islam dhe në vend të kësaj do të ishte ma mirë që të mësonin nga Krishti i cili tha se nuk ka dallim mes burrit dhe gruas. Bibla duhet të njihet më shumë nga të krishterët që të ndikojë në jetën e tyre. Kam vërejtur se këtu nuk lexohet shumë dhe mendoj se kjo është prapavijë e islamit sepse islami nuk pret që njerëzit të jenë studiozë dhe që të kenë pyetje lidhur me religjionin e tyre. Të krishterët janë të nxitur që të jenë studiues të Biblës që ta kuptojnë parimet biblike të jetës, në mënyrë që të dalin në shesh anët e dobëta të shoqërisë, kishës, krishterimit etj. Islami sipas natyrës së tij nuk është progresiv ashtu qysh është krishterimi. Islami i thërret njerëzit që të kthehen që ta mirëmbajnë traditën dhe madje të kthehen në nivelin e shoqërisë arabe të shek. VII., dhe kjo përbën një ndikim që shoqëria mos të jetë progresive. Legj: Sot flitet shumë edhe nga të krishterët dhe myslimanët se ka konvertime të mëdha nga këto kampe. Sipas jush cili është vëzhgimi i juaj? Xhorxhi: Pas vitit 2001 dhe ngritjes së terrorizmit ka një rritje të madhe të konvertimit nga islami tek krishterimi. Myslimanët po bëhen edhe më shumë të paraqitur për natyrën e tyre të vërtetë. Normalisht se ka edhe individë që kthehen në islam, por jo grupe të mëdha pa u përdorur dhuna ose imponimi. Legj: Edhe një herë pra, thuhet se edhe shumë të krishterë bëhen myslimanë? Xhorxhi: Po ka të tillë, por kurrë nuk është numri i madh, dhe se ata që bëhen myslimanë zakonisht bëhen përmes martesave me myslimanë, dhe kjo në fillim bëhet për shkak të lirisë dhe injorancës së shumë të krishterëve që nuk janë të themeluar në besim. Legj: Sa larg është islami prej krishterimit doktrinalisht? Xhorxhi: Islami është një përzierje e judaizmit, krishterimit, paganizmit, dhe filozofisë greke! Krishterimi s’ka të bëjë me judaizmin si religjion, normalisht se ka të bëjë me Dhiatën e Vjetër, por besimi ynë qëndron mbi një person dhe jo mbi histori të tjera. Legj: Po ku ka elemente pagane në islam? Xhorxhi: Është për shembull guri në Qabe, dhe njerëzit që shkojnë atje dhe e puthin. Legj: Ti je një arab dhe çfarë mund të na thuash për stilin dhe poetikën e Kuranit? Xhorxhi: Krahasuar me arabishten moderne Kurani është klasike, dhe ka një nivel shumë më të lartë poetik, por duke e krahasuar me letërsinë e shek. XVII gjuha ishte e zakonshme në Arabi, dhe është inferiore po ashtu lirika e Kuranit krahasuar edhe me veprat e kohës së Kuranit. Pra gjuha e Kuranit gjatë kohës së Muhamedit ishte inferiore ndaj librave të tjera, sepse letërsia arabe kishte rregulla shumë strikte ndaj rimës dhe masës (metri), dhe Kurani ka rimë të mirë por e ka shkelur parimin tjetër që s’e ka metrin. Legj: Pse një mysliman bëhet i krishterë? Xhorxhi: Islami nuk i mbulon nevojat e plota shpirtërore të njerëzve, dhe se aty ka Ligj (Sheriat). Praktika islame është shtypëse dhe nuk kërkon ndryshimin e zemrës. Ti je mysliman nëse i zbaton disa rregulla, kurse krishterimi ofron intimitet sikurse mes atit dhe birit me Perëndinë e gjallë, dhe kërkon ndryshim mendor dhe emocional. Legj: Ju përveç se jeni në teolog jeni edhe psikolog. Kam një pyetje të thjeshtë: pse njerëzit gënjejnë? Xhorxhi: Sepse imagjinata dhe realiteti nganjëherë tek disa persona bëhen njësoj, dhe kur atyre u mungon realiteti atëherë bazohen tek imagjinata dhe kështu edhe gënjejnë? I vëreni fëmijët kur duan diçka me doemos, ata megjithëse funksionalisht i kanë të ngatërruara këto veprime, për shkak se janë fëmijë, kur provon që t’i krijosh një realitet imagjinar atëherë ai qetësohet. Ta zëmë se ai ka dëshirë të hip në aeroplan, dhe ti do të improvizosh diçka të këtillë, dhe pastaj fëmija do të besojë se ai vërtet ka qenë në aeroplan. Por edhe kur rriten njerëzit mbetet në ta kjo “fëmijëri”. Ata janë të sigurt se po gënjejnë por në brendi kanë nevojë për ta plotësuar një realitet i udhëhequr nga imagjinata. Andaj mund të përfundojë se vetëm fryma dhe fuqia e Jezus Krishtit mund ta çlirojë plotësisht njeriun nga irealiteti, nga gënjeshtra, në realitetin dhe vërtetësinë e tij. Legj: Në fund të dhjetorit do të festojmë 10 vjetorin e daljes së letrës së gjallë... Xhorxhi: Jam shumë i gëzuar që për këto 10 vjet ka vazhduar që të dalë para lexuesve shqiptarë në Kosovë kjo magazine ungjillore, edhe pse deri tash zë i vetëm, por shumë domethënës për ata që kanë prirje për shkrime, si dhe që e ka pasur një rol të rëndësishëm në informimin sa të të krishterëve po aq edhe jo të krishterëve me ungjillin dhe gjërat tjera krishtere. Andaj shumë urime, punë të mbarë dhe bekime. letra e gjallë që ka qenë kaq i përkushtuar Kosovës dhe kishës këtu për një periudhë të gjatë, pa ndërprerje, si ka ndodhur kjo? Xhorxhi: Do t’ua them shumë shkurt. Unë e dua Kosovën, dhe ajo është në zemrën time, dhe kudo që shkoj në Amerikë ose jashtë saj unë flas për të, dhe shpeshherë ndodh që kurrë njerëzit, qofshin ata të krishterë ose myslimanë, politikanë ose artistë nuk kanë pasur rastin që të dëgjojnë për këtë vend dhe për këta njerëz këtu. Disa nga dëshmitë e mia më të mëdha kanë të bëjnë me Kosovën dhe me njerëzit që unë iu shërbej. Shpeshherë e kam parë dorën e Perëndisë duke vepruar në jetën time për këtë vend, dhe shpeshherë Perëndia më ka folur gjëra të cilat kanë të pabesuara dikur edhe për të krishterët, edhe për misionet edhe për të tjerët. Mua Zoti më ka thirr me shërbye në Kosovë, dhe këtë e bëj, dhe se e njoh kishën e këtij vendi prej asaj kohe kur ishte vetëm dy-tri kisha jo më shumë. 19 Meditim Përkujtim për një kremtë të harruar shqiptare! Përse o bir, përse?! Festa e dushkut Shkruan: Marsela Dani Shkruan: Femi Halimi Bashkësia Ungjillore “Ringjallja”, Gjilan Lot të vrarë tokën po e mbulojnë. Gjunjët e këputur pranë teje po qëndrojnë. Jam këtu bir, po ti ku je? Nëna ka ardhur për ty të të shoh. Dy metra thellë je futur nën dhe. Dua të të shoh... dua të të prek.. Përse bir i nënës... përse? letra e gjallë Shumë nëna kanë humbur në jetë bijtë e tyre për arsye nga më të ndryshmet. Ato qajnë e vajtojnë çdo ditë sepse vetëm ato e dinë se çka do të thotë të humbasësh birin tënd, pasi ato mes dhimbjeve të mëdha e sjellin në jetë një krijesë të re. Me vuajtje dhe mundime e rritin. Dhe në fund e humbasin! Në zemër të plagosur dhe sy të përlotur ato përtypin çdo ditë dhimbjen që kanë në shpirt. Ato nuk pushojnë kurrë së thëni: përse bir i nënës, përse! A nuk do të donin ato që ishin pranë fëmijëve të tyre derisa ato të rronin? Njeriu vetë e vendos rrugën e tij. Përpara tij shtrohen rrugë të ndryshme dhe njërën ai e zgjedh të cilën e pëlqen. E nëse ajo është e gabuar ai vetë do të merr ndëshkimin e fajit të tij. Ndërsa nëna, lotët e hidhërimit. 20 Me miliona njerëz ikin çdo ditë nga kjo botë e përfundojnë në ferr. Ata nuk dinë se ka një Perëndi, një At qiellor që i do ata me një dashuri të pamasë. Nënat varrosin bijtë e tyre, dhe gjithçka për to atje përfundon tek varri. Po Perëndia? Ai është i detyruar t’i sheh të gjitha krijesat e tij kur mundohen në zgjedhjet e tyre dhe në flakërimet ndëshkuese. Përse duhet të ndodh kështu për çdo ditë? Përse duhet Ai ta durojë këtë vuajtje kaq të madhe për shkak të zgjedhjes sonë?! Njeriu nuk duhet të përfundojë nën flakërime, sepse Biri i dikujt u kryqëzua, vdiq për ne. Unë për vetën time kurrë s’do ta lë më që Krijuesi im të pijë akoma lotët e hidhërimit për mua. Kam bërë vendosjen që e kënaq dhënësin e jetës sime. Po ti? Era e Dushkut njihej në popull, si ngjarje e madhe me jetën në natyrë (bimët) - si rënie e dushkut në mbrëmjen e 9 nëntorit dhe daljen e dushkut sërish më 9 prill. Kjo ditë ishte gjithmonë e saktë, përveç rasteve të thatësive të mëdha, kur ngjarja e madhe vinte me ndërrimin e parë të motit. Këto dy ditë 9 nëntori dhe 9 prilli që pasojnë në mbrëmjen me stuhi të madhe e reshje të furishme për disa orë, në popull festoheshin me një rit të jashtëzakonshëm. Ato mbrëmje festohej me ushqime, pemë, pije dhe këngë e vallëzim. Mbi të gjitha ishte pjesa e Lojës –Plaku dhe Plaka (në nëntor), kur në kulm të festës, hynin brenda një plak e një plakë, të thyer krejt me moshë, me shkopinj, të veshur trash dhe duke u tërhequr rëndë. Ata përshëndeteshin me të gjithë brenda dhe me zotimin se do të ktheheshin sërish në pranverë më 9 prill të rinj dhe të fuqishëm! Dëshmi besimi DASHURI QË S’I PËRNGJAN ASKUJT! Shkruan: Gëzime Aliu Bashkësia Ungjillore e Mesisë, Prishtinë Mbasi mbarova shkollën e mesme pata provimin për t’u pranuar në fakultet. Për mua ishte shumë me rëndësi dhe doja me çdo kusht ta jepja provimin, mbi të gjitha që të ishte babai im i kënaqur me mua. Dhe një natë përpara provimit rashë në gjunjë dhe thash: Zot nëse ti vërtet ekziston unë do ta jap këtë provim. Ndodhi që unë kalova dhe u pranova në fakultet. Nuk kam ditur çka të thosha në ato momente, por e di se kam thënë “Zot faleminderit”. Dy muaj më vonë takova një vajzë me të cilën biseduam dhe ajo me ftoi të shkoja në një takim për studentë. Ajo më pëlqeu shumë, nuk e di pse, por ajo ishte ndryshe. Atë ditë shkova në takim dhe tema ishte ”Dashuria”. U mahnita sepse nuk ngjante aspak me atë dashurinë që unë po mendoja. Pas takimit shkova në shtëpi dhe mendova shumë gjatë sa që nuk më zinte gjumi. Pas dy ditësh atë e ftova për kafe dhe më bënin përshtypje shumë gjëra: dashuria e saj, kujdesi, respekti, e shumë të tjera. Aty filluam të flasim më shumë për Zotin, për dashurinë e tij për ne. Aty e kuptova se mua më mungonin këto gjëra e që në fakt kisha shumë nevojë. Ajo po e lexonte një broshurë bashkë me mua dhe për një moment u ndalem aty. Ishte një lutje. Ishte një lutje pendimi. Ajo më pyeti se a e shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde? Unë i thash po. Dhe në atë moment më ranë lotët. Zemra ime filloi të lirohej, ndjeja kënaqësi, paqe, dashuri. Shkova në shtëpi dhe iu tregova se e kisha pranuar Jezusin në jetën time. Babai më tha “je çmend” dhe se “ke nevojë për psikiatër”. Ai më porositi pastaj “vazhdo me fakultetin dhe mos të dëgjoj më këso gjërash”. Shkova në dhomë dhe kam qëndruar zgjuar gjatë tërë natës. Në mëngjes shkova në një takim të lutjes dhe përgjatë gjithë takimit qaja. Ata ishin lot gëzimi. Këtu filloi jeta ime e re. Atë gjë që unë kisha nevojë, qe nuk e kisha përjetuar asnjëherë Zoti e bëri në mua dhe më mbushi. Vërtet ne kërkojmë mbështetje, përkrahje nga njerëzit, por është vetëm Jezus Krishti Ai që e plotëson dhe na mbush. letra e gjallë Unë jetoj në Prishtinë, dhe studioj fakultetin juridik. Rrjedh nga një familje me traditë myslimane. Nuk isha edukuar në atë frymë që t’i kushtoja rëndësi fesë islame sepse shkolla duhet të ishte parësore në jetën time. Ashtu edhe ndodhi, isha njëra ndër nxënëset më të mira, dhe e përfaqësoja shkollën nëpër radio dhe nëpër seminare të ndryshme. 21 Dëshmi besimi AI M’I MBUSHI ZBRAZTËSITË E JETËS SIME Shkruan: Driton Zogaj Bashkësia Ungjillore e Mesisë, Prishtinë letra e gjallë Unë vij nga Drenica. Në familjen time kurrë njëherë nuk është fol për Zotin. Asnjëherë nuk kam dëgjuar nga prindërit apo nga të afërmit e mi se ky është Zoti. Asnjëherë askush nga familja ime nuk me ka treguar diçka për Zotin. Familja ime tradicionalisht i takon besim islam, por në familjen time të ngushtë dhe të gjerë gjithmonë ka qenë e pranishme fryma atdhetare. Prindërit më shumë më kanë edukuar për historinë e popullit shqiptar dhe se si duhet të jemi vigjilent ndaj pushtuesve. Si i ri jam rrit në këtë frymë dhe s’kam menduar ndonjëherë se kam nevojë për Zot. Gjatë rinisë time gjithmonë i kam bërë gjërat që më kanë pëlqyer dhe që më kanë dhënë kënaqësi, por prapëseprapë diçka më mungonte në jetën time. Kisha një boshllëk që unë nuk munda ta mbushja kurrë dhe nuk dija se me çka ta mbushja këtë zbraztësirë. 22 Ishte viti 1998 kur në Kosovë filloi lufta dhe na u desh të largohemi nga shtëpia jonë në një shtëpi tjetër në Komoran. Një ditë për vizitë erdhi vajza e xhaxhait tim nga Prishtina dhe pa pritmas ajo filloi që të fliste për diçka që unë kurrë më parë nuk e kisha dëgjuar për këtë emër. Ajo filloi të më tregojë për Jezusin. Ajo më tha se ne kishim nevojë më së shumti për Zotin. Më tregonte për mrekullitë e Jezusit dhe se ne kemi nevojë për Të; dhe si Ai është Shpëtimtari; e se ai na i falë mëkatet tona; se ai është Zoti i cili erdhi në tokë që ta merr dënimin që ne kishim për ta marrë; se ai pagoi për mëkatet tona; se ai falë; se ai na bashkon me Atin Perëndi. Dhe ajo më pyeti nëse e pranojë këtë Zot dhe Shpëtimtar. Dhe mua këto gjëra më mahniten; me pëlqyen shumë; mu duken të mira sepse ishte hera e parë që po dëgjoja diçka të tillë. Ajo pastaj më dha një Bibël që fliste për jetën dhe veprën e Jezusit. Unë fillova ta lexoj. Katër ungjijtë mu duken shumë interesant dhe u mrekullova nga gjithë veprat e Tij; nga gjithë ajo që Ai bëri, por nuk e kuptoja ende mirë pse iu desh e gjithë kjo; pse iu desh të dënohej me vdekje kur ai nuk kishte bërë asgjë të keqe dhe në atë moment më erdhi keq për Jezusin dhe thash me veten time: si është e mundur të kryqëzohej një person që s’kishte bërë asnjë të ligë, por në fund e pashë se ai u ringjall, dhe kjo më bëri të ndihem mirë. E gjithë kjo për mua ishte një triller i vërtetë sepse ende s’i kuptoja gjërat mirë; ende nuk munda të kuptoja se a është e gjithë kjo e vërtetë. Ky Jezus ma kishte prekur zemrën time dhe më kishte prekur historia e tij. Pastaj vazhdova me të vjetrën dhe në një farë mënyrë e harrova Zotin. Gjithë kjo sepse qëllimi im ishte diçka tjetër, që të bëhem ushtar i UÇK-së, të shkoj në luftë, të luftoj për lirinë e vendit tim. Vendosa të shkoj në luftë. I mora disa gjëra të mia dhe i vendosa në një çantë dhe e mora edhe Biblën. Nuk kisha kohë ta lexoja ngaqë qëllimi im ishte realizuar: u bëra ushtar kjo atëherë më dukej hapi më i rëndësishëm në jetën time. Por tani në momentet më të vështira gjatë luftës kur pothuajse të gjitha shpresat ishin shuar më ishte kujtuar Jezusi dhe thash nëse ky është Zot dhe Shpëtimtar lë të na shpëtojë. Iu luta me një zë të lartë dhe i thash nëse ti Jezus je Zot Shpëtimtar na shpëto nga kjo lufte dhe ndërhyjë. Dhe me të vërtetë Ai iu përgjigj lutjeve të mija sepse pas pak kohësh lufta mbaroi. Pas luftës fillova ta lexoj Biblën dhe fillova t’i kuptoj gjërat më mirë, kështu një ditë erdhi përsëri për vizitë ai personi që më kishte folur për Zotin dhe më tha: “A ke dëshirë që ta pranosh Jezusin në jetën tënde”. Unë i thash po. Pastaj ajo me ftoi në një shërbesë për Zotin që mbahej në Prishtinë. Në fund të asaj shërbese drejtuesi i takimit bëri thirrje se a ka dëshirë dikush që ta pranojë Jezusin në jetën e tij, dhe unë u ngrita në këmbë, si një ushtar, dhe dola përpara njerëzve dhe e pranova Jezusin në jetën time. Tash u bën tetë vjet që besoj e Jezusin dhe gjatë këtyre viteve Ai ka qenë për mua çelësi i jetës sime sepse tek Ai gjej zgjidhje, tek ai kam gjetur hirin e vërtetë, dashurinë, paqen, faljen, drejtësinë, gëzimin dhe lumturinë, me të vërtetë qe tetë vjet Zoti ka qenë qëllimi i jetës sime dhe do të jetë për jetë të jetëve. Ai e mbushi atë zbraztësirë që e kisha në jetën time dhe për mua ky është hapi më i rëndësishëm në jetën time sepse të jetosh me Zotin është gjëja më bukur në këtë jetë. Ata që e kanë pranuar e dinë se si është të jetosh me Zotin Jezus, por ata që nuk e kanë pranuar mund ta bëjnë tani dhe le te ecin me Zotin. Ai na do të gjithëve pa marrë parasysh se kush jemi dhe nga jemi sepse para tij jemi të barabartë. Jam i gëzuar shumë se tani unë jam ushtar i Krishtit. Skicë jete AI NA MBART ME DUART E TIJ! Shkruan: Esmeralda Rrustemi Bashkësia Ungjillore “Dyert e Hapura”, Gjilan E vogël isha, por kuptoja. Ndjeja vuajtjet. Ndjeja trishtimin. Ndjeja çfarë do të thotë të jesh e varfër. Ndjeja dhembjet që më shoqëronin gjatë gjithë kohës. Dhembjet e shpirtit. Vitet kalonin dhe unë rritesha dalëngadalë (rritesha si rritesha). Babai im i shkretë, dhe që mbetet përsëri i shkretë, pasi ai ishte një burrë, për më tepër një prind. Nuk kisha menduar kurrë se nëna do të më braktiste dhe që babai do të më vdiste shumë shpejt. Kisha tetë vjet kur më vdiq babai im i dashur, atëherë kur kisha nevojë më së shumti për baba. Por ishte Dikush tjetër që i kishte këto punë dhe që i udhëhiqte gjërat në jetë. Ai ishte kujdesur për mua që në bark të nënës sime. Nuk mendoja kurrë se unë do të bëhesha ndonjëherë “njeri”, se do të kisha shtëpi, një familje, një ngrohtësi me familje e njerëz të afërt. Pastaj se do të njihesha me një shok shumë të mirë gjatë jetës sime, që kohë të gjatë kishte qenë me mua dhe më kishte ruajtur me dashamirësi dhe mirësi. Por çdo ditë e urreja nënën time që më mungonte e që nuk vinte tek unë. Vitet kalonin dhe zemra ime venitej në pritje të diçkaje të pacaktuar. Por një ditë erdhi çasti kur u takova me nënën time! Trishtimi, ankthi e tmerri më kishin pushtuar zemrën. Ndjeja diçka të re në prani të saj dhe një ringjallje të çuditshme në shpirt. Megjithatë nuk mendoja kurrë që do të mund ta falja dhe për më tepër ta doja. Por me ndihmë të Zotit dhe të familjes ku unë jetoj u bë. Unë arrita ta falja dhe ta doja me gjithë shpirt. Sepse edhe s’ka gjë të pamundur për Perëndinë tonë të Shenjtë! Ai është besnik gjithmonë dhe mbajtës i premtimit. Gjithmonë na mban dhe ne nuk mund të dimë punët e tij kurrë, si punon Ai. Por vonë në jetën tonë kuptojmë se Ai paska punuar dhe na paska bartur gjatë jetës me duar të fuqishme dhe në të sigurt. Prandaj i falem Zotit tonë të Shenjtë dhe Lavdia qoftë për të përjetë. letra e gjallë Nuk dija se për mua ka një plan që më përcjell përgjatë jetës si një mister i një mrekullie. Nuk e dija se për mua ka një shpresë. U njoha me shokun tim, Perëndinë! U njoha me Familjen time të re dhe unë u bëra anëtare e kësaj Familje të Shenjtë! Perëndia u kujdes për mua duke më dhuruar një familje te re ku ndihesha që nga fillimi mjaft e lumtur. Më dha një nënë dhe një baba të ri. Më dha vëllezër, motra e shoqëri pakufi. Gjithçka që më kishte munguar, tani e kisha me bollëk. Mbi të gjitha e kisha Jezus Krishtin! 23 Për fëmijë Ilustrimi: Fidan Bejtullahu Roli i edukimit të fëmijëve plotësuar nevojat dhe domosdoshmërinë e ekzistencës. Edukimi në përgjithësi tek shoqëritë primitive ishte me karakter praktik sepse vetë jeta e tyre varej nga puna (sigurimi i ushqimit, strehimit, mbrojtja nga egërsirat si dhe komunikimi me njëri-tjetrin). Edhe pse vetëdija e tyre ishte e nivelit shumë të ulët ata nuk pushuan së përdoruri shkathtësitë e tyre motorike, gjë që ndikoi dukshëm edhe në ndërtimin dhe zhvillimin vetëdijes së tyre. Zhvillimi dhe përdorimi i lëvizjeve fizike ndikoi që truri i tyre të përjetojë një fazë më të përparuar për një jetë më normale dhe për kalimin e njerëzimit nga një shoqëri primitive në atë skllavopronare. Zhvillimi fizik i fëmijëve prej kohës antike e deri sot letra e gjallë Shkruan: Arlinda Beka Kisha Baptiste “Shpresa e Re”, Prishtinë 26 Zhvillimi fizik është ndër faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin normal të fëmijëve. Fëmijët, komunikimin e parë me botën dhe me njerëzit e bëjnë nëpërmjet lëvizjeve të tyre. Prandaj të rriturit (prindërit, kujdestarët apo mjekët) përqendrohen të shohin nëse fëmija do të lëvizë menjëherë pas lindjes, që të përcaktojnë nëse është i shëndoshë. Pas kësaj faze fëmijët me anë të lëvizjeve shprehin ndjenjat, dëshirat dhe kërkesat e tyre. Prandaj, këto lëvizje njihen si “gjuha e bebeve”. Është e rëndësishme se prej cilës kohë daton edukimi fizik tek fëmijët. A ekziston një histori për këtë çështje apo kjo i përket vetëm studimeve bashkëkohore? Edukimi i fëmijëve në përgjithësi dhe edukata fizike në veçanti në shoqërinë e parë primitive, lidhet shumë ngushtë me jetën e vetë njeriut, andaj në fillim ishte vetë natyra ajo që i ofronte edukim njerëzimit, për t’i Edhe pse kjo shtresë ishte më e përparuar nga e para në aspektin e punës fizike nuk dallonte shumë. Dallimi i vetëm ishte ndarja e shoqërisë në klasa: në skllevër dhe në pronarë të tyre. Këta të fundit planifikonin që zhvillimet përreth tyre të bëhen nëpërmjet shkathtësive fizike të skllevërve. Zhvillimet senzo-motorike ndikonin që njeriu të jetë më i fortë fizikisht dhe të jetë më i aftë mendërisht. Në këtë periudhë përveç ushtrimeve bazike rëndësi të veçantë kishin edhe zhvillimi i muskujve fine. Edhe pse nuk e kanë pasur për qëllim zhvillimin e edukimit fizik, të arriturat e asaj kohe nëpërmjet punës fizike i mundësuan njeriut një shkallë më të lartë dhe më precize të zhvillimit të fizik të tij. Burim shumë i rëndësishëm për zhvillimin e ushtrimeve fine (muskujve të vegjël të duarve) ishte edhe përdorimi i shkrimit (hieroglifëve) dhe i tërë procesi deri tek zbulimi i saj (prerja precize e palcës së bimës në shtresa shumë të holla, lëmimi i kësaj shtrese, dhe gdhendja e tyre). Kjo e arritur i përket me shumë popullit egjiptas. Ngjashëm me popullin egjiptas ishin edhe sumerët, indianët, kinezët etj. Në kohën antike edukimi fizik i fëmijëve filloi të bëhet më i diferencuar. Tek kultura greke rëndësi shumë e madhe u kushtohej edukimit të fëmijëve e sidomos të djemve duke e përfshirë edhe edukimin fizik. Ideali i edukatës në Athinë ishte ideja e njeriut të përkryer e cila përfshinte trupin, mendjen dhe karakterin. Nëpërmjet lojërave të ndryshme ata fillonin t’i edukonin fizikisht fëmijët, të cilët pastaj dërgoheshin për edukim të mëtutjeshëm në palestra me qëllim të zhvillimit të trupit, forcës, elasticitetit dhe të ruajtjes së një shëndeti të mirëfilltë. Ushtrimet më të preferuara në këto vende ishin: ushtrimet gjimnastikore, kërcimi, vrapimi, hedhja e diskut, mundje, hedhja e shtizës, noti etj. Edhe Sparta shquhej për edukim fizik të fëmijëve madje këta edukonin të dy gjinitë paralelisht. Edukimi fizik i fëmijëve femër-mashkull fillonte shumë herët dhe motivi që i udhëhiqte për këtë ishte të rrisnin fëmijë të shëndoshë dhe të aftë për mbrojtjen e shtetit të tyre. Roma, me një kulturë të lartë e përparoi edhe më tepër zhvillimin fizik të fëmijëve sepse sipas tyre të jesh një njeri i plotë duhet t’i kesh të theksuara: trimërinë, urtësinë dhe drejtësinë. Vetëdijesimi i njerëzve që të edukonin fëmijët edhe në aspektin fizik mori përmasa shumë të mëdha. Prej kohës në kohë ato bëheshin më të theksuara dhe më të domosdoshme për një fëmije të shëndetshëm dhe me një Rëndësi të veçantë edukimit fizik i dhanë edhe pedagogët klasikë: Komenski, Ruso, Didro, Frebeli, Montesori etj. Sipas Montesorit edukimi fizik ishte me karakter të domosdoshëm sepse sipas saj ”shkathtësitë e lëvizjes kryhen bashkë me atë të vrojtimit, shkathtësia e të vepruarit bashkë me atë të dallimit dhe kuptimit. Prandaj qëllimi nuk është vetëm të konstatosh dhe të mësosh, por të fitosh sundimin mbi trupin tënd dhe mbi sendet, si dhe të bësh të mundur që fëmija të zhvillojë trupin e vet”. Filozofia montesoriane mbi ushtrimet fizike ishte sikurse një seri ushtrimesh që tentojnë të ndihmojnë zhvillimin normal të lëvizjeve fiziologjike siç janë të ecurit, frymëmarrja, të folurit. T’i inkurajojmë tek fëmijët, këto lëvizje që janë të dobishme njëkohësisht edhe shumë të thjeshta por që kanë rëndësi të madhe në jetë si p.sh. veshja-zhveshja, të mbërthyerit e kopsave, lidhja e lidhësve të këpucëve si dhe bartja e topit, kubit etj. Ushtrimet fizike sipas Montesorit ndahen në gjimnastikën e lirë; ku hyjnë lojëra të thjeshta si p.sh. marshimi, ecja nëpër një vijë të vizatuar në tokë që konsiderohej si litar dhe kalimi sa më preciz i tij, gjimnastika edukuese siç ishin lëvizje të ndryshme të koordinuara me qëllim p.sh. krasitja, ujitja e bimëve të ushqyerit apo hedhja e misrit për pula etj. si dhe gjimnastika respiratorike ku ky lloj gjimnastike ndihmonte organet e frymëmarrjes, artin e frymëmarrjes, shkathtësinë e të folurit bukur etj. Ndërsa sipas Frebelit ushtrimet janë pjesë e lojës dhe këto duhet të përcilleshin me muzikë. Sa i përket kohës bashkëkohore zhvillimi i shkathtësive fizike të fëmijëve është një element thelbësor në korrikulat e edukimit parashkollor. Studimet e fundit theksojnë që edukimi fizik është i rëndësishëm sa edhe ai psikik. Këto të dyja zhvillohen në mënyrë paralele mirëpo dallimi në mes tyre është se gjërat e para që ne vërejmë janë dallimet fizike p.sh. shumë shpejt dallohet kur fëmija papritmas bën një lëvizje duke u shtrirë prej barkut në shpinë apo papritmas qëndron në këmbë pa u mbajtur etj. Qëllimi i edukimit fizik është që së pari fëmija të rritet i shëndoshë dhe të arrijë t’u përshtatet kushteve të jetesës, të njihet më trupin e tij, të arrijnë të gjejnë zgjidhjen e problemeve të caktuara, të jenë të aftë të marrin pjesë në lojëra të ndryshme, të zotërojë lëvizjet bazike, të zhvillojë shkathtësitë psikomotorike, të mësojë ekuilibrin, të zhvillojë sistemin e frymëmarrjes, atë kardiovaskular, etj. Fëmijët duhet të kenë zhvilluar aftësitë për të kontrolluar lëvizjet e tyre me qëllim që të kryejnë shumë nga detyrat që duhen gjatë ditës si në shtëpi ashtu edhe në institucionin parashkollor. Për këtë arsye në ambientet ku ndodhen fëmijët e moshës së hershme dhe parashkollore duhet pajisur dhe të planifikohen mënyra të ndryshme që të inkurajojnë zhvillimin fizik dhe që ndihmojnë fëmijët të ndihen të sigurt për aftësitë e tyre. Ambientet apo mjediset, si dhe një planifikim i përshtatshëm për moshat e fëmijëve ndihmon zhvillimin fizik të tyre, por është mirë që të jemi të kujdesshëm sepse zhvillimi fizik është një proces dhe fëmijët do të fitojnë kontrollin e lëvizjeve të tyre në faza të ndryshme, p.sh: disa fëmijë janë në gjendje të kapin dhe të hedhin topin shumë shpejt derisa disa të tjerëve iu duhet më shumë kohë, ndihmë dhe mbështetje. Nëse ne nuk u kushtojmë vëmendje moshës, pjekurisë dhe aftësive të fëmijëve atëherë ai shumë shpejt mund të humb vetëbesimin dhe të heqë dorë. Sipas studimeve të tashme ushtrimet dhe një dietë e mirë (mënjanimi i ëmbëlsirave dhe yndyrave në sasi të mëdha) janë baza e një stili jetësor të shëndetshëm në fëmijëri por edhe në vitet e mëvonshme. Fëmijët e vegjël janë natyrshëm të prirë të jenë aktiv, prandaj është shumë e nevojshme që ne të kontribuojmë në ushtrime fizike sepse përmes ushtrimeve fizike ka shumë përfitime emocionale dhe sociale dhe nëse fëmijëve iu duket argëtim dhe ju pëlqen, ata lehtë mund të krijojnë pikëpamje pozitive lidhur me këtë. Në fëmijërinë e hershme ushtrimet fizike mund të bëhen më shumë nëpërmjet lojërave p.sh. “sillet ujku nëpër pyje”. Nga kjo lojë mund të përfitojmë një qëndrueshmëri e cila buron nga kënaqësia dhe fëmija nuk është i vetëdijshëm për këtë. Roli i prindërve ose i edukatores është i domosdoshëm në këtë rast sepse iu ndihmojnë fëmijëve të kuptojnë lodhjen, p.sh. duke i thënë: vendose dorën në gjoks dhe shiko sa shpejt merr frymë ose vendose dorën në ballë dhe shiko se sa je djersitur etj. Kjo gjendje përveçse i ndihmon fëmijëve të çlodhen, ajo u ndihmon atyre edhe të kuptojnë se kur zemra iu rreh më shumë apo më pak, do të dinë edhe shkakun e djersitjes. Aktivitetet fizike mund të kryhen edhe në ambiente të mbyllura edhe të jashtme. Shumë nga ambientet e brendshme mund të krijohen p.sh. duke i shtyrë anash karriget, tavolinat dhe hapësira që krijohet brenda dhomës dhe mund të shfrytëzohet për realizimin e ndonjë vallëzimi apo të ndonjë drame, të cilat mund të zhvillojnë tek fëmijët vetëdije të lartë, ndërsa aktivitetet e jashtme kanë efekte më të shumta në zhvillimin dhe edukimin e shumëfishtë të fëmijëve. Jashtë mund të zhvillohen lojëra dinamike, dhe të ngadalshme, por që kanë efekte shumë të mëdha, p.sh. ngasja e biçikletës është një aktivitet që i mundëson fëmijës të zhvillojë aftësinë për një ekuilibër dhe të përfitojë mundësi për të kontrolluar trupin e tyre. Përveç ushtrimeve bazike, rëndësi të madhe u kushtohet edhe ushtrimeve të muskujve fine (ose muskujve të vegjël të duarve, gishtërinjve), p.sh. prerja më gërshërë apo vizatime të ndryshme jo vetëm që iu ndihmon fëmijëve në zhvillimin e muskujve të vegjël por edhe i kënaq dhe i argëton ata pamasë. Gjatë këtyre ushtrimeve bëhet edhe koordinimi i lëvizjeve dorë-sy, e cila ndikon në zhvillimin e saktësive tek fëmijët dhe krijimi i aftësisë që fëmija të përballet me një jetë mjaft dinamike që dinë ta krijojnë vetëm ata. Përkundër të gjitha këtyre studimeve dhe analizës që përmenda më lartë, ne nuk duhet harruar se që nga krijimi jemi të lirë dhe këtë liri na ka dhënë Perëndia, prandaj le të jemi model për fëmijët tanë që ata të jetojnë dhe të lëvizin të lirë. Vetëm kështu ata do të mund ta kuptojnë të vërtetën që ndodhet në ne, e vërteta se Perëndia na krijoi sipas shëmbëlltyrës se vet dhe Ai na krijoi të lirë. letra e gjallë edukatë të mirëfilltë. 27 Disa rregulla teknike dhe profesionale për përgatitjen e shkrimit Ndërmjet çdo fjale përdor vetëm një fushë distancë, dhe kurrë dy ose tri. Teksti gjithmonë le të jetë në Align left Kur ta fillosh kryerreshtin e ri, mos përdor distancorin, apo tabin, por vetëm shkruaj. Pas çdo kryerreshti përdor një shkallë pushimoreje Shkruaje njëherë artikullin dhe pastaj mendo për titullin e artikullit ose edhe ndërtitujt. Kur të citosh ndonjë autor, shëno edhe emrin e tij. Mos shkruaj artikull më shumë se një faqe, veçanërisht nëse je një fillestar. Shkruaje artikullin, dhe tërhiqu prej tij 3-5 ditë para se ta dorëzosh – për ta parë edhe disa herë. Para se ta kesh dorëzuar diskutoje shkrimin me dikë për korrigjim apo plotësim, dhe mundësisht ia lexon vetës se si tingëllon krejt shkrimi yt. Çdoherë të jesh origjinal, pra vetja e jote, krijo stil tëndin; nëse i konsulton modelet e të tjerëve le të shërbejnë ata qysh dhe çka mos të gabosh dhe jo të imitosh. Artikulli gjithmonë të ketë temën bosht. Mos shkruaj në mënyrë religjioze: duke përdorur shpesh emrin e Zotit, duke sjellë dogma; shqyrto, analizo, heto paradokset, kundërshtitë, krahasimet etj. Shkruaj për atë temë që e di më së miri, dhe konsultohu me burime të tjera Rrini me njerëz të ndryshëm, lexoni libra të ndryshëm, sepse frymëzohuni më lehtë për tema të ndryshme, regjistro koncepte, pastaj shkruaj ato ditë. Artikulli duhet të sjellë: mësim, besim, informim, hulumtim, analizë, pasion, ndijim, dilema, përgjigje Struktura e artikullit: hyrja (kjo pjesë është tërheqja), zhvillimi, përfundimi. Përdor gjithmonë shkronjat diakretike shqipe: ë, Ë, ç, Ç (dhe jo zëvendësim) Shkruaj artikullin me fontet Times New Roman, 12 pikësh, normal (jo bold, jo italike, jo underline) Nëse përmend ndonjë citat, plotësisht, atëherë përdor thonjëzat Shkrimin nëse dorëzohet me internet gjithmonë dërgoje me attachment Mos shkruaj mbi 10 rreshta pa pasur një pushimore, apo një kryerresht. letra e gjallë Mos shkruaj fjali të gjata. 28 Gjithmonë-çdoherë-gjithsesi-patjetër të përdorësh fjalorët për qëllime drejtshkrimi, kuptimi, sinonimie etj. Llojet e artikujve: edukativ, biblik, artistik, shkencor, dëshmi besimi, argëtues, enciklopedik etj. Nxit të tjerët që të shkruajnë dëshminë e tyre: kush janë, çka bëjnë, çfarë kanë besuar, si kanë dëgjuar për Krishtin, si janë bindur, sa janë të kënaqur dhe sa ka ndryshuar jeta e tyre (një faqe shkrim) Nëse ti je një fillestar në shkrime atëherë vetë fillo që ta shkruash dëshminë tënde dhe organizoje këtë ne tri pjesë: si ke dëgjuar për Krishtin; si ishte jeta e jote pa Krishtin; si është jeta e jote me Krishtin. Bë jetë edhe terreni, sepse gjen tema dhe portrete njerëzish që të tjerët nuk i shohin, ose i interpretojnë ndryshe. Njih folklorin shqiptar, fjalët e urta, shprehjet e moçme Përdor më shumë sinonime dhe antonime në shkrime. Lexo veprat më të mira letrare në gjuhën shqipe dhe disa kryevepra të tjera nga letërsia botërore. Pas çdo shenje të pikësimit gjithmonë përdore një fushë distancë, dhe kurrë dy ose tri (rradhor) Në shkrimet joartistike shkruaj çdoherë vetëm me vërtetësi, me dobi dhe me bukuri për të tjerët. Kulturë autoktone nga Malësia e Karadakut e moçme shqiptare Shkruan: Femi Halimi Bashkësia Ungjillore “Ringjallja” Gjilan Në mes të dy luftërave botërore 19181941 mixha Halim, vëllai i gjyshit tim, kishte pasur një shitore me mallra të përziera në Zhegër - një vendbanim log për gjithë Malësinë e Karadakut. Kishin qenë ata pesë vëllezër nga Selishta afër Stubllës, lagjja e Halimëve, nga Seferi. Tregtia, si gjithmonë, krijon njerëz të fuqishëm dhe autoritarë. Të gjithë vëllezërit e kishin mbajtur shitoren tok. Pastaj gjyshi Elezi kishte qenë mjek në zë. Jetullahu e kishte mbrojtur Malësinë. Kurse Hajra e Uka kishin mbajtur shtëpinë – Odën - në zë asokohe. Ditët i kalonin pas punëve e në mbrëmje ishte kënaqësia e odës! Aty mblidheshin i madh e i vogël në ndejë. Aty luhej e këndohej. Këngët kreshnike, lojërat e mahitë s’kishin të sosur. Këndimi fillonte herët para darke. Pastaj hanin darkën dhe pushonin një kohë. Dhe vinin vallet e lojërat! Valltarë në zë nga kahmos vinin në odë, për të luajtur, për të treguar dijen dhe aftësitë në vallëzim. Instrumentet muzikore asokohe ishin lahuta, meshnica, Vallet, të moçmet, luheshin, edhe Duarplot! Që do të thotë se valltarët mbanin në duar, a krahaqafë a bashkë, armë, vegla, artizanate, prodhime, enë, kostume, endje, maska etj. Tjetër veçori ishte vallëzimi i grave tok me burrat. Gratë shpesh kishin ndonjëra autoritet më të madh se shumë burra valltarë në zë! Një veçori edhe më e theksuar ishte, si kryesorja, lidhje simbolike e vallëzimit e lojërave me Besimin në Zotin e Shenjtë! Të tilla ishin thuajse të gjitha vallet. Veçmas vallja e Shën Mërisë, ose e Ngrykut - një grua me një fëmijë ngryk. Ose vallja e Shën Gjergjit - loja deri në vdekje për të mos dhënë shkopin, trastën dhe brezin. Ose vallja e Lamnajave bekimi i prodhimeve të para të fushës. Ose vallja e Dushkut - bekimi i pjellorisë, bimëve të fushës dhe dushkut të ri! Kryevalle te burrat ishte vallja e Thirrjes për luftë, kurse te gratë, vallja e Shën Mërisë. Këto valle luheshin në përmbyllje. Ishin porosi e fuqishme, falënderim Krijuesit dhe Mbrojtësit tonë, Zotit të Shenjtë, Atit tonë. Ishte falënderim Atit tonë, për jetën me paqe e begati dhe përkushtim me përulje njeriu mirënjohës, përkujtues i devotshëm për të gjitha të mirat që Ati ynë bën për ne. Për fat të keq, për shkaqet që i dimë, por edhe për shkaqet që nuk po i dimë, këto valle janë lënë e harruar krejt. Ka shkaqe po duam t’i dimë, por disa edhe nuk po duam t’i dimë. Ndërkohë sapo kishte pas përfunduar Lufta e Dytë Botërore, pushteti popullor(!) kishte e ndaluar Odën e Halimëve. Kishte mbytur me torturë. Kishte internuar (mbytur njësoj) Jetullahun e Elezin. Hajra kishte ikur në Uglar dhe kishte vdekur në rrugë një ditë pazari në të kthyer nga Gjilani, nga pelimi. Kurse Uka kishte pësuar trandje në shpirt dhe kishte humbur mendjen. Pushteti popullor(!) i shuajti dhunshëm, dhembshëm, sikur shkelet me këmbë, një ditë në errësirë, në mënyrë që mos të ketë më kush të dëshmojë për Dritën dhe për Gëzimin! letra e gjallë Vallet brini, fyejt, çiftelitë dhe defet. Lodra e surla nuk kishte pasur asokohe! Repertori i valleve ishte mbi 30 sosh, që tashmë janë lënë e harruar krejt. Ishin vallet rituale të stinëve, vallja e Nuses, e Shën Mërisë, e Shën Gjergjit, e Lamnajave, e Brymës, e Dushkut, e Mërgimit, e Bilbilit, e Hutave, e Vekut, e Thirrjes ose e Kushtrimit etj. Vallen e fundit më 1932 naqellniku i Zhegrës e kishte pas ndaluar përgjithmonë, ani se atë e luanin edhe më tutje, tinëz. Këtë valle tripjesëshe, - pjesën e saj të dytë - e luajti edhe gjatë kohës së monizmit, derisa mundi të vallëzojë, Hajriz Demiri, nga fshati Demiraj, që ishte një person karizmatik i kohës. Ai në dasmë thirrej posaçërisht për të vallëzuar me këtë valle, që çonte peshe gjithë të pranishmit, të mëdhenj e të vegjël, burra e gra! Ai vallëzonte duke ecur nëpër supe të të pranishmëve të ulur në rend të Odës. Pastaj duke kaluar sup më sup të njerëzve të ngritur. Pastaj ecte murit. Dikur ia jepte edhe tavanit! Duhej të ishin të fuqishëm dy vallëtarë ndihmës, për ta mbajtur e ndihmuar xha Hajrizin, deri në delir! 29 A duhet të heshtë gruaja? NUK IA VLEN TË DEBATOHET RRETH GJINISË Kjo temë e kësaj bisede dhe shumë të tjera të ngjashme nuk duhet të ripërtërihen asnjëherë. Duhet të kuptosh se kufizimi i rolit të femrës në shërbesë është e metë kulturore e jo rezultat i mësimit biblik. Është e vërtetë që Pali ka çka të thotë për veprimet e grave si në kishë, ashtu edhe jashtë saj, sikur se u drejtohet edhe burrave. Në letrën e tij drejtuar Timoteut, ai thotë: letra e gjallë Dua pra që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje. Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë a me rroba të shtrenjta. Po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmërisë. Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim. Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje. Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva. Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje. Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti. (1Timoteu 2:8-15) 30 Ky pasazh shpesh është përdorë për t’i bërë gratë të heshtin dhe të shmangin ndikimin e tyre në kishë, por ne duhet së pari t’i kuptojmë disa gjëra për të cilat flet Pali, e jo të mundohemi t’i zbatojmë në praktikë. Së pari, ai është duke folur për karakteristika kulturore dhe si ato ndërhyjnë në ndërtimin e karakterit të krishterë. Pali e bën të qartë se principet si modestia, hijeshia, perëndishmëria janë të pakufizuara në kohë dhe duhet të aplikohen nga të gjitha gratë. Nuk është e thënë që gratë sot nuk mund t’i rregullojnë flokët e tyre, të bartin stoli margaritarësh apo rroba të shtrenjta. Shumë nga ne e dimë që karakteri nuk formësohet si pasojë e këtyre karakteristikave femërore. Unë kam parë shumë gra të pamoralshme të cilat vishen si murgesha. Të tjerët na shikojnë se si dukemi dhe formojnë një mendim se kush mund të jemi, por sytë e Perëndisë janë shumë më të mprehtë dhe Ai shikon si duket zemra. Megjithatë, modestia që nuk komunikohet lehtë përmes një kodi të veshjes vërehet si nga i drejti, ashtu edhe nga mëkatari. Edhe pse rrobat nuk e bëjnë një femër, megjithatë ato herë pas here mund të japin një shije të pasigurisë dhe ndjeshmërisë së tyre. Ajo që e bën femrën t’i përcaktojë kufijtë e gardërobës së saj nuk është standardi i atyre me të cilat punon apo shërben, por përpjekja për shenjtëri personale. Sinqerisht, mendoj se kufijtë e shenjtërisë personale përcaktohen nga gjendja e zemrës tënde për Zotin dhe se si ti dëshiron ta prezantosh Atë. Problemi i grave në kishë dhe ajo që disa i mendojnë si forcë e heshtur thuajse është hipokrizi. Si mund një grua të hesht nëse këndon në kor? Cila kishë nuk e lejon një femër t’i këndojë vargjet e një himni? A është kjo një heshtje e vërtetë? Si mund një grua të ketë ndikim në financat e bashkësisë, në planin mësimor, të shkruajë vargje dhe t’i këndojë ato, t’i përgatitë skeçet dhe t’i realizojë ato, e pastaj t’i thuhet se gjinia e saj e ka të ndaluar të flas? Në fakt çeku i saj flet, rroba e saj e korit flet, mësimi dhe shkrimi i saj flasin. Nëse fjalët e Palit do të merreshin fjalë për fjalë nga shoqëria jonë atëherë një grua në kishë do të duhej të heshtte gjithherë. Mendoni që një grua ka bartur mesazhin e parë se Krishti është ringjallur nga të vdekurit. Ajo e dha lajmin para tërë burrave. Një grua tjetër vrapoi nga pusi i ujit dhe iu dëshmoi burrave samaritanë se një njeri i kishte thënë asaj gjithçka ajo kishte bërë. Një grua e barti Krishtin Fëmijë, Kontributet e grave janë të shumtë dhe të shumëllojshëm. Ato kanë vallëzuar nëpër skena, na kanë mbështetur gjatë luftërave, na kanë edukuar nëpër universitete dhe na kanë frymëzuar me këngët e tyre. Nëse gratë do të heshtnin, ne do të privoheshim nga kënaqësia e të dëgjuarit zërin e Mahalia Jackson nëpër kishat tona. Ne nuk do kënaqeshim me poezitë e Maya Angelou. Nëse gratë do të heshtnin, orkestra e kulturës sonë do të ndalonte dhe kreativiteti i botës sonë do të vyshkej... dhe Shpëtimtari ynë i ngjallur ende do të ishte i pashpallur nga varri i tij. Pavarësisht nga shtypja e grave, kisha ka vazhduar të shërohet nga Katherine Kuhlman, është prekur nga Aimee Semple McPhersons, është ushqyer nga Nëna Terezë dhe është rilindur nga Jackie McCulloughs, është mësuar nga Marilyn Hickeys dhe udhëzuar nga Joyce Mayers. Oh, shikoni se çfarë do të humbitnim po t’i bënim motrat tona dhe nënat tona të heshtnim – do të humbitnim aq shumë mrekulli! Pra, këndo o shterpë, siç thotë Isaia. Profetizoni ju bija, siç thotë Joeli. Tani po vjen një gjeneratë e re e meshkujve të edukuar të cilët e mirëpresin një ringjallje të grave udhëheqëse. Sikur se Debora, e cila ishte e ulur me këshillin e gjyqtarëve të Izraelit dhe ishte e aftë ta udhëhiqte popullin në një betejë, tani edhe ti duhet të jesh gati të na udhëheqësh aty ku të mundësojnë dhuntitë e tua. Prediko Fjalën, shtype Fjalën dhe dërgoje me postë elektronike. Bëj çfarë të duash, vetëm mos qëndro e heshtur! Ne duhet të dëgjojmë nga ti dhe një ditë kur do t’i mënjanojmë gjërat fëmijërore ne do t’ju kërkojmë të falur për gjërat që ju kemi bërë t’i përjetoni. Ndoshta, dënimi ynë do të jetë humbja e fjalëve dhe zërave ngushëllues gjatë fatkeqësive. Apo ndoshta dënimi është me këngët të cilat nuk janë kënduar, predikimet që nuk janë thënë dhe shumë qytete të humbura të cilat do të arriheshin nëse një grua nga mesi ynë do të fliste. Kultura zhvillohet dhe ndryshon gjersa rrethanat kërkojnë përgjegjësi të reja dhe koha jep një perspektivë të qartë për vendimet tona në të kaluarën. Gjatë viteve të fundit kemi parë Papa Gjon Palin II duke kërkuar falje në mënyrë publike për mos përgjigjen e Vatikanit në lidhje me holokaustin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Liderët e Lidhjes Baptiste Jugore kanë kërkuar falje publike që denominacioni i tyre e ka përkrahur skllavërinë gjatë Luftës Civile të vendit tonë. Duke shikuar prapa, është shumë e lehtë dhe e qartë t’i shohim gabimet tona, qoftë në mënyrë pasive duke e lënë padrejtësinë të veprojë, ose duke marrë pjesë në mënyrë aktive në padrejtësi. Kultura jonë për gratë e shekullit XX dhe XXI është zhvilluar në mënyrë marramendëse. Kisha në mënyrë të ngadaltë po i përgjigjet këtyre lëvizjeve sizmike të cilat e kuptojnë vitalitetin dhe fuqinë e veçantë të gruas. Prandaj, këndo motër dhe mos hesht më kurrë! Marrë nga “God’s Leading Lady” - T.D. Jakes Përktheu: Fitore Jashari letra e gjallë i cili, në fakt sipas Ungjillit të Gjonit ishte Fjala e mishëruar. Po, gratë kanë vendosur themelin e besimit tonë, por nuk është vetëm kaq. Si do të ishte shkenca sot pa një grua si Marie Curie? Si do të ishin lëvizjet për të Drejtat Civile pa një pioniere si Sojourner Truth? Si do të ishte mjekësia sot pa kontributin e Elizabeth Blackwell, gruaja e parë që fitoi titullin mjekësor në SHBA dhe e bëri themelimin e spitalit të parë amerikan (1857) me personel të përbërë nga gratë? 31 Politika mund të shlyejë memorien për artin OPERA “SCANDERBEG” E ANTONIO VIVALDIT Shkruan: Ennio Stipçevic Që ekzistojnë fragmente të ruajtura të operës ‘‘Scanderbeg’’ të Antonio Vivaldit kam dëgjuar para 15 vjetësh për herë të parë derisa po përfundoja studimet në Akademinë muzikore në Zagreb. Me rastin e një vizite të albanologut dhe mikut të shtëpisë sonë Vinko Malaj që i bëri babait tim ma dhuroi një ekstrakt nga studimi i tij, në të cilin përshkruhej në mënyrë koncize mbi fragmentet e operës së Vivaldit, deri atëherë pak të njohura. Ky studim, edhe pse i shkruar në gjuhën italiane dhe në gjuhën shqipe, kishte mbetur i panjohur për opinionin dhe literaturën muzikologjike, ashtu si edhe fragmentet nga opera ‘Scanderbeg’. Aty bëhej fjalë për fragmentet fare të panjohura nga një operë e Vivaldit. Disa vite më vonë botova një studim më të gjerë në një revistë të specializuar italiane, duke kontribuar që opera ‘Scanderbeg’ definitivisht të përfshihet në begatinë referative ndërkombëtare të Vivaldit . Ajo që më befasonte para pesëmbëdhjetë vitesh, akoma paraqet një mister: për çfarë arsye Vivaldi i hyri një pune të tillë, për ta shkruar një operë mbi Skënderbeun. Të shohim se ç’na thotë kurrikulumi jetësor dhe profesional i Vivaldit mbi fortunën e pazakontë të operës Scanderbeg. letra e gjallë Antonio ka lindur më 4 shkurt 1678 në Venedik dhe ka 32 ngelur përjetë i lidhur për lagunën e qytetit të lindjes. Si dhjetëvjeçar filloi të luajë në violinë në orkestrën e kishës Shën Marku, kurse pas radhitjes futet në përbërjen Seminario musicale dell’Opsedale della Pieta. Kur erdhi në Opsedalle si mjeshtër i violinës, orkestri dhe kori i vajzave të internatit arritën nivel profesional brenda disa vitesh, duke i tejkaluar kufijtë e Serenssimes në fillim të shekullit. Por përpos shkëlqimit të gurtë baroken të fundit të kishës Opsedale bënte funksionin primar edhe më tej: ishte ndër katër institucionet më të rëndësishme kulturore dhe politike të Venedikut. Në Opsedale della Pieta, kishin të vendosur shëtitoren më të njohur të Venedikut Riva degli Schiavoni, ku takoheshin fatet e pafat, aty përkujdesej për fëmijët jolegjitim, jetimët, fëmijët e luftëtarëve të vrarë në luftërat e ndryshme. Midis luftërave të shumta që bënte në atë kohë më të përgjakshmet ishin ato kundër Turqisë. Një prej simboleve evropiane të rezistencës ndaj rrezikut turk ishte Gjergj Kastrioti, princi shqiptar nga familja Kastrioti. Kur Vivaldi e mori ofertën nga Teatro della Pergola në Firencë, që për sezonin 1718 ta komponojë operën mbi Skënderbeun, ishte ky një provokim personal i posaçëm. Ai zaten deri atëherë kishte botuar disa opuse me muzikë instrumentale, të cilat i siguruan reputacion ndërkombëtar, Së shpejti bëhet personazh i adhuruar ndër krijuesit literarë dhe të artit figurativ, të pamfleteve politike dhe simbol i luftës kundër rrezikut osman. Humanisti dhe historiani i njohur shkodran, Marin Barleti, profesor në Dubrovnik, Breshë dhe Padovë në librin ‘De vita et gestis Scenderbegi’ (Romë,1508-1510) ofron një monografi bazë, një përshkrim literar i cili ka përjetuar disa ribotime. Përkthimi i këtij bestselleri në gjuhën kroate i botuar në Zagreb më 1743 i përkushtohet banit kroat Karl Baqanit, dhe jo rastësisht vetëm disa vite pas paqes së Pozharevcit, kur u rivendos kufiri në lumin Sava. Që Skënderbeu të jetë futur thellë në kujtesën popullore edhe në hapësirën kroate dëshmon edhe Andrija Kaciq Mioshiq, në ‘Bisedat me mbretër, banë dhe vitezë sllavë’ trimit shqiptar i përkushton mbi shtatëdhjetë faqe. Populli ‘slovin’ ka qenë posaçërisht i sensibilizuar për tregimet dhe legjendat mbi turqit, ndërsa në Evropë ‘Arapi i zi’ shihej me një sy tjetër. Po si pra rastisi që Vivaldi të shkruajë një operë mbi Skënderbeun? As literatura profesionale e vjetër e as ajo më e reja nuk japin një përgjigje eksplicite mbi këtë çështje. Scenderbeg sikur është një vrimë e zezë në veprimtarinë e Vivaldit, andaj duhet të përvjelën mëngët dhe me durim të madh të hulumtohen burimet. Në bibliotekën nacionale të Torinos, në kuadër të përmbledhjes së pasur ‘Raccolta Mauro Foa e Renzo Giordano’ është varrosur autografi i Vivaldit me gjashtë fragmente nga opera ‘Scanderbeg’, me dy recitale dhe katër arie, përpos fragmentit të parë, të gjithë numrat e tjerë janë aty. Nga akti i tretë nuk është ruajtur asgjë. Edhe pse nga ky material vështirë që mund të rikonstruktohet dramaturgjia muzikore e operës, por gjithsesi mund të kënaqeni në shijimin e artit të Vivaldit. Libreton e ‘Skenderbeut’ e ka nënshkruar Antonio Salvi, njëri ndër protagonistët e reformës libretiste të shekullit XVII. Në teatrin e Pergolës janë bërë të gjitha përgatitjet me kujdes. Teatri u mbyll në vitin 1712 për restaurime, ndërsa për sezonin e vitit 1718 u zgjodhën emra të njohur. Publiku vendor tanimë e njihte dhe e respektonte Salvin, por Vivaldi po paraqitej për herë të parë në Firencë me operën Scanderbeg. Tema që kishte të bënte me princin shqiptar dhe rezistencën ndaj turqve ishte zgjedhur enkas. Premiera ishte caktuar për 25 maj 1718 duke u dhënë 18 herë deri më 15 gusht. Mbi suksesin e operës dëshmojnë kronikat firencase dhe historianët e lashtë. Ajo u hoq papritmas nga repertoari, edhe pse Salvi dhe Vivaldi bashkëpunuan edhe në tri raste tjera, por nuk u morën më me tekstin e Salvit, respektivisht me tregimin mbi Skënderbeun. Salvi sikur edhe në libretët tjerë tragjikomikë përpiqet të mos largohet nga faktet historike. Kështu edhe në parathënien e këtij libreti nuk harron të përmendë shkodranin Marin Barleci. Tregimin historik e pasuron me ndodhi dashurie, xhelozie, tradhtie dhe skenave barokene të protagonistëve. Në një studim recenzencë muzikore të inspiruar nga ikonografia e Erwin Panofskit, tipologjia e tiranit Sulltan Amurat nga Opera Scanderbeg krahasohet me tiparet dekadente të Saturn-Kronos, i cili në momentet e shkatërrimit i bashkon mëkatet e njerëzimit, si emblemë e së keqes. Libreti i Skanderbegut përputhet në mënyrë solide në produksionin libretas të Salvit, ndërsa muzika e Vivaldit, edhe pse e ruajtur në fragmente, lehtë mund të njihet për virtuozitetin dhe motoriken instrumentale. Mbetet pyetja lidhur me arsyet estetike të largimit nga repertoari të një opere aq të suksesshme. Vërtet këtu nuk duhet kërkuar sqarime. Dikur pata fat të gjej një tekst të panjohur të operës Skanderbeg të Vivaldit në bibliotekën e Institutit të Gjermanistikës në Romë. Ky libret ishte përgatitur për shfaqjen e operës në Sienë në sezonin veror të vitit 1718. Kishte plane që hiti nga Firenca të paraqitet edhe në Sienë, por që kurrë nuk kishte ndodhur. Historia na mëson që kur mungojnë gjurmët, dokumentacioni dhe argumentet, dyshimi bie mbi gishtërinjtë e gjatë të politikës. Duke filluar nga mesi i vitit 1716 Serenissima ishte disa herë në luftë me turqit. Betejat zhvilloheshin në det dhe në tokë, pra edhe në viset kroate. Më në fund më 21 maj 1718 u nënshkrua paqja në Pozharevc, kurse vetëm katër ditë më vonë hapet sezoni i ri në Teatro della Pergola të Firencës me operën Scanderbeg. Deri pak më parë temat e mirëpritura me tematikë antiturke, përnjëherë ishte më pak interesante, ndoshta edhe e padëshirueshme për shkak të kujtesave antagoniste, të cilat duhej sa më parë të harroheshin. Kështu si duket e pësuan Salvi dhe Vivaldi, që opera e suksesshme Scanderbeg të gjykohet për harresë. Vetë vendosja dhe largimi i operës në teatrin firentinas ishte së pari me motive politike, harresa ishte e përgatitur rrënjësisht, kështu që opera mbeti me shekuj e harruar edhe për njohësit më të mirë të veprimtarisë së Vivaldit. Nëse luftërat na kanë mësuar diçka në hapësirën tonë dhe në hapësirat që na rrethojnë, kujtesa është e dobët dhe pabesueshme. Opera Scanderbeg e Vivaldit është fshirë rrënjësisht nga memorja, ashtu siç di ta bëjë vetëm politika. Gjashtë fragmentet të ruajtura vështirë që ta mundësojnë depërtimin në bukurinë e veprës. Këtu edhe politika është e pafuqishme. Përktheu: Nebi Jashari letra e gjallë por si kompozitor operash kishte marrë vetë disa porosi nga teatrot lokale venedikase. Tregimi mbi princin shqiptar kishte marrë konotacione të posaçme politike në fillim të shekullit XVIII. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu /1403-1468/ u morr qysh në moshën tetëvjeçare dhe u detyrua të përqafojë islamin, në mënyrë që pas arratisjes nga sarajet e Sulltanit të kthehet në Shqipëri dhe të vendoset në Krujë. Në fillim Murati II e pranoi si Princ Shqiptar të atribuar, por së shpejti shqiptarët vërsulen në sulme për çlirim, të udhëhequr nga princi i ri. Pas sukseseve fillestare kundër ushtrisë fuqiplote turke, më 1445 u mund dhe u detyrua të kërkojë shpëtim në Itali. Pason episodi në Napoli, ku shpallet udhëheqës i ushtrisë Aragonase kundër Anzhujve, në mënyrë që në luftën mletako-turke rishtas të mbrojë Krujën (1466-1467) dhe shkurt pastaj të vdes. Ishte një ndër luftëtarët e fundit të suksesshëm për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, duke u përpjekur pa sukses të pengojë depërtimin e islamit ndër shqiptarët. 33 Mbi vizatimet e prof. Agim Rudit Agim Rudi / Temë biblike / Njerëzit e hutuar, të humbur, pa udhërrëfyes Vizatim / Dimenzionet: 70x100 / Teknikë e kombinuar Cikli i vizatimeve të Agim Rudit “Temë biblike” publikohen për herë të parë ekskluzivisht për 10 vjetorin e daljes së revistes “letra e gjalle”. Përdorur me lejen e autorit. KRYQËZIMI I BABILONIZMIT letra e gjallë Shkruan: Dr. Femi Cakolli, pastor 34 Në vizatimet e ciklit “Tema biblike” të autorit prof. Agim Rudi kryesisht dominon apersonaliteti portretizues. I vetmi portret, personalitet, i cili shfaqet në vizatimet e këtij autori është ai i Jezus Krishtit, dhe me këtë akt piktori përçon mesazhin sa artistik po aq edhe biblik se vetëm ky personalitet dallohet prej të tjerëve, dhe kështu është i vetmi i shenjtë, dhe i vetmi që dallohet mes njerëzve, sepse Ai nuk ishte vetëm njeri. Përmes apersonalizimit në fakt prezantohet çdonjëri prej nesh, p.sh. ata që e ngritën Kullën e Babelit ose edhe ata që e kryqëzuan Krishtin. Apersonalizimi në këto vizatime efekton realitetin shpirtëror se njerëzit janë të zhveshur nga çdo gjë. Ata janë lakuriq. Ata s’kanë asgjë në duart e tyre përveç shenjave të gjakut dhe të krenarisë së kotë. Kështu në këtë cikël ndërtohet edhe mesazhi se kush e kryqëzoi Krishtin. Përgjigja është se këtë e bëri çdonjëri prej nesh, dhe po ashtu këtu sendërtohet koloriti i kontrastit: natyra e jonë profane kundrejt natyrës hyjnore të Krishtit. Një tjetër element dominant në këto vizatime është: pluhuri, mjegulla, retë, dhembja, rënia, mëkati, shtegu i humbur, turma të mallkuara e të çmendura, që çirren, janë të uritur, që nuk flasin mes vete, janë të lodhur, të zhgënjyer, bartës të dështimit dhe të dhembjes etj. Turma çdoherë është në lëvizje, dhe ky është një mesazh biblik që thotë se njeriu është refugjat, i dëbuar, i huaj, pra i ekzilosur në këtë tokë sa shpirtërisht po aq edhe trupërisht. Njerëzit në këto piktura nuk komunikojnë me dikë, e as nuk i drejtohen njëri-tjetrin, sepse ata pas babilonizmit (ngatërrimit) ata humbin gjuhën e tyre unikale, dhe tash nuk dinë të komunikojnë, sepse çdonjëri flet një gjuhë ndryshe. Pra me fjalë të tjera këtu përfitohet pejsazhi i kalimit prej unikales në diversitet. Elementi i tretë, dhe më i rëndësishmi në vizatimet e prof. Rudit është Kulla e Babelit dhe Kryqi. Babeli këtu na kujton se njeriu çdoherë dëshiron që të jetë njericentrik, kurse kryqi edhe pse me vdekje, edhe pse si fakt është po njericentrizëm, pesha biblike e kryqit është kundërpesha e Babelit, pra ajo është kristocentrizëm. Kryqi është kristocentrizëm. Kështu fuqizohet koncpeti i kontrastit edhe më tej: njericentrizmi (babeli) dhe kristocentrizmi (kryqi). Njericentrizmi është i ndërlikuar, kurse kristocentrizmi është i thjeshtë. Babeli, i paraqitur në këto vizatime, megjithëse ishte një refuzim i Hyjnisë, njeriu gjoja sikur iu hakmor Zotit me kryqin, pa e ditur se kryqi paraqet dashurinë dhe shpengimin e njeriut, kurse për autorin ky quhet civilizim. Civilizimi në tokë, sipas piktorit, është për të shkuar lart, sigurisht jo rrugës spirale të Babelit, por përmes një rruge tjetër. Prandaj prof. Rudi çdoherë vë në pah se drejtimi i lëvizjes së njerëzve është i kundërt, larg, prej Kullës së Babelit. Madje në një vizatim autori e sheh kryqin në Babel, dhe Babelin në kryq. Kulla e Babelit shihet edhe në Betlehem. Autori realisht e sheh Kullën e Babelit çdokund, bile edhe pse ndodh Përmbytja ose shkatërrimi i çdo gjëje, ajo nuk ka arritur që ta rraf- Agim Rudi / Temë biblike / Ndërtimi i Babilonit Vizatim / Dimenzionet: 70x100 / Teknikë e kombinuar shojë atë, dhe këtu është kuptimi simbolik se dëshira e njeriut mbeti po ajo që ishte para kataklizmës. Përfundimisht Babeli, duke qenë në maje të çdo pikture, pothuajse në të gjitha vizatimet, prezanton vizionin e njeriut dhe veprën e tij, përkatësisht privimin nga ky vizion dhe nga kjo vepër. Shqiptarët hetohen në dy piktura, dhe përmes kësaj pjesëmarrje identifikohet edhe prania e popullit tonë në lavdi dhe në turp. Trashëgimia gjenetike është rënia e njeriut. Mëkati i Adamit dhe i Evës është skicuar jo si shkelje individuale e njeriut por si shkelje e tërë njerëzimit, përkatësisht prishja e fatit të tij. Përfundimisht nga pikëpamja ideore dhe tematike vizatimet e prof. Agim Rudit, edhe pse të profilizuara si “tema biblike”, këto në esencë përbëjnë një kontemplacion sinergjik i ndërthur në këtë kontrast ideor që e përbën vlerën finale të krijimit të tij artistik shprehur me këto fjalë konceptuale: babilonizimi i kryqëzimit dhe kryqëzimi i babilonizmit arkaik dhe modern. Dhjetor 2007, Prishtinë letra e gjallë Agim Rudi / Temë biblike / Pas turmës Vizatim / Dimenzionet: 70x100 / Teknikë e kombinuar 35 Dëshmi besimi DUKE QENË ARMIK I KRISHTIT PËR T’U BËRË MIK I TIJ letra e gjallë Unë kam qenë një mysliman shumë i devotshëm i lindur dhe rritur në Arabinë Saudite. Për 20 vjet të jetës sime kam praktikuar mësimet e islamit në Arabi në çdo aspekt të jetës sime. Këto mësime nënkuptonin besimin që islami ishte religjioni përfundimtar në botë dhe i vetmi i pranueshëm në botë; që ishte rruga për t’u shpëtuar; se ata që nuk e pranonin islamin si besim janë të dënuar për ferr dhe adhurimi dhe veprat e tyre nuk do t’i shpëtojnë deri sa ata nuk e pranojnë Allahun dhe Muhamedin si të dërguarin e tij; që shpëtimi për myslimanët është nëpërmjet veprave dhe nuk është i garantuar me përjashtim të atyre që vdesin në emrin e Allahut; se myslimanët janë më superior ndaj të tjerëve; se të gjithë jomyslimanët konsiderohen të pafe, përfshirë edhe të krishterët; që Jezus Krishti është vetëm njeri dhe profet i Allahut, i cili nuk ka vdekur kurrë në kryq dhe nuk është ringjallur por që është ngritur në qiej për t’u shpëtuar nga përndjekësit e tij dhe do të vijë në mbarim të botës për të restauruar islamin si religjion të vërtetë, për ta vrarë antikrishtin dhe për t’i konvertuar të krishterët në islam. Por gjëja më imponuese me të cilën jam rritur ka qenë URREJTJA. T’i urrej të gjithë ata që nuk e adhurojnë Allahun dhe besojnë islamin, përfshirë të krishterët dhe hebrenjtë. 36 Rreth moshës 12 vjeç, kisha mësuar përmendsh gati gjysmën e Kuranit. Qëllimi im ishte ta mësoja të tërin sepse thuhej që mbajtja mendsh i mbulonte mëkatet dhe të lante gjynahet. Kur i bëra 15-të isha i gatshëm të vdisja në rrugën e Allahut së bashku me një grumbull të rinjve që po shkonin në Afganistan për të luftuar Bashkimin Sovjetik së bashku me Osama Bin Ladenin (i cili ishte hero për ta në atë kohë). Nuk ishte kërkesa e familjes sime për të qëndruar arsyeja pse nuk shkova, sepse e dija që shpërblimi që ofrohej të vdisje në rrugën e Allahut ishte garanci për parajsë me të gjitha mëkatet që do ishin të falura, por më tepër ishte fakti që ndërsa po rritesha fillova të deshifroja gjuhën e Kuranit shumë më mirë dhe brenda saj pash mesazhet e urrejtjes që nuk i kuptoja dhe nuk më pëlqenin aspak. Nuk mund të besoja që Perëndia mund të urrente krijesën e tij për faktin që ata nuk e pranonin atë. Mendova që Perëndia do të duhej të ishte mbi këtë dhe më i madh se kjo. Por t’i ndaje këto mendime apo dyshime që kisha me të tjerët mund të më shkaktonte shumë kokëçarje dhe do ta rrezikonte sigurinë time (sepse dënimi për dyshim dhe blasfemi kundër Allahut ishte vdekja). Pasi mbarova studimet në Arabinë Saudite unë doja të vazhdoja me studime pasdiplomike në një vend perëndimor, por kisha një dilemë. Dilema ishte se islami i mësonte njerëzit të mos i bëjnë shok të krishterët. Megjithëkëtë në vitet e vonshme të tetëdhjetave unë arrita në një vend perëndimor dhe isha i mbushur me frikë dhe siklet që do duhej të kisha punë me të krishterët, por pavarësisht nga kjo e dija që ishte e domosdoshme për të ndjekur studimet më të larta. Pas rreth një muaji në konviktin studentor, unë fillova të ndjeja nevojën të bëhesha më i afërt me kulturën dhe mënyrën e jetesës së vendit në të cilën isha. Gjatë kësaj kohe dëgjova për një program që u ndihmonte studentëve të huaj të bashkoheshin me familjet e këtij vendi që të mësonin më tepër për kulturën dhe jetën . Shumë pak e dija që kjo ishte një shërbesë e krishterë. Kështu që u nënshkrova për këtë program; një vendim që do të ndryshonte rrjedhën e jetës sime përherë. Pas dy jave gati më vonë, një çift i ri nga programi më kontaktoi dhe kjo ishte familja e caktuar të punonte me mua. Dhe për gati shtatë muajt e ardhshëm, kjo familje më dëshmoi DASHURINË që i tejkaloi plotësisht pritjet e mia, DASHURI të cilën nuk e kisha përjetuar as nga njerëzit e mi myslimanë. Vonë gjatë atij viti kjo familje më ftoi në shtëpinë e tyre për darkë dhe ishte atëherë kur kuptova që kjo familje ishte e krishterë sepse më pyetën nëse mund të luteshin dhe unë i dëgjova lutjet e tyre. Më duhet ta pranoj, zemra ime u fundos. Kurrë se kisha kuptuar që të krishterët ishin të mbushur me një DASHURI të tillë dhe të mos urrejnë sikurse besimi im më dukej mua. Është për t’u përmendur, kjo familje kurrë nuk e kishte ndarë ungjillin me mua; por më saktë e dëshmuan dashurinë e Krishtit me anë të veprimeve të tyre. Po atë ditë, unë dola nga shtëpia e tyre me dyshime të mëdha për besimin dhe mësimet e mia. U Disa vite më vonë pas diplomimit, iu bashkova një kompanie lokale dhe atje takova edhe një zotëri të rilindur të krishterë, i cili ishte një model i të jetuarit të krishterë. Isha shumë i impresionuar me besimin e tij; ecjen; gëzimin; paqen dhe dritën që po shkëlqente nga ai. Ai ishte pas asnjë dyshim, ndryshe nga të gjithë të tjerët. Dhe kur më ftoi në shtëpinë e tij për darkë, vura re që edhe fëmijët dhe gruaja e tij ishin plotësisht të njëjtë si ai. Ata ishin të njëjtë me familjen që kisha takuar në kolegj. Ishte pikërisht atëherë kur nuk mund ta mbaja më kureshtjen dhe e pyeta pse ishte kaq ndryshe nga të tjerët. Ai pastaj vazhdoi të ndante dëshminë e tij me mua dhe më tregoi që ishte i krishterë i rilindur. Kjo ishte si rezultat që ai kishte pranuar Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar dhe u bë ai që ishte pa asnjë përpjekje nga ana e tij. Ndonëse, sikurse familja e mëparshme, ai asnjëherë nuk e ndau Ungjillin me mua dhe sërish u dashurova me Krishtin i cili i ndryshonte këta njerëz. Që nga ky moment e tutje, Zoti lejoi që unë të kaloja një numër të sprovave dhe rrethanave në jetë nëpërmjet të cilave u bëra shumë i interesuar për të ditur më shumë rreth tij. Në vitin 2001, vendosa të shkoja në një kishë të krishterë (kundër çdo gjëje që më kishte mësuar besimi im dhe kundër të gjitha mundësive sepse një mysliman i vërtetë nuk do të shkonte kurrë në një kishë të krishterë). Pas 6 muajve dhe pas studimeve të Ungjillit të Gjonit në kishë çdo të diel, unë mësova kush ishte Krishti. Në atë vit, pas asnjë hije të dyshimit, e pranova Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar. Duke qenë armik i Krishtit dhe i krishterimit në përgjithësi, për t’u bërë një krishterë i rilindur që do të bënte çmos për t’i shërbyer Perëndisë. Dhe për disa muaj dhe me anë të sprovave në jetë, arrita të kem një marrëdhënie personale me Zotin; të varem plotësisht nga ai dhe ta përjetoj tërësisht në jetën time. Gjatë kësaj kohe ai e shpalosi madhështinë e mahnitshme të tij ndaj meje në mënyrë të tillë që kurrë të mos e mohoj dhe dyshoj. Që atëherë, jeta ime ka ndryshuar përjetë dhe unë nuk jam më ai që kam qenë dikur. Ju lutem keni parasysh që mesazhi i Ungjillit nuk është ndarë kurrë me mua gjatë tërë kohës së hulumtimit tim dhe as që e kisha dëgjuar në tërësi deri pas pranimit të tij. Momenti kthyes në jetën time ka qenë thjesht aksioni i DASHURISË nga dy familje të krishtera që shkëlqenin dritën e Krishtit, sikurse ishin urdhëruar nga ai tek Mat. 5:16 “Ju jeni drita e botës... Andaj le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej”. Nëpërmjet veprimeve të tyre të dashurisë arrita ta njoh Krishtin dhe nëpërmjet dashurisë së tyre, Ati ynë në qiell është përlëvduar dhe do të vazhdon të jetë i tillë. Ne shpesh mund të mos e shohim thjeshtësinë e ungjillit, që DASHURIA ishte urdhëresa më e madhe e dhënë nga Krishti. Ne harrojmë që mesazhi është KRISHTI dhe jo KRISHTERIMI, që ne jemi mesazhi në mënyrën se si e prezantojmë Krishtin tek të tjerët dhe kjo mund të bëj ndryshim të thellë në jetët e atyre që na shikojnë, sikurse ndodhi edhe me mua kur isha duke i vështruar ata po ashtu. Miq, në qoftë se nuk keni bërë një vendim në jetën tuaj për të njohur Krishtin dhe ta pranomi si Zotin dhe Shpëtimtarin tuaj, si të vetmin Perëndi të vërtetë, unë lutem që do ta bëni këtë që sot. Në momentin që e bëni këtë, ju do të filloni një rrugëtim që do të ndryshojë rrjedhën e jetës suaj, por e vetmja mënyrë për ta pranuar është, t’i bëni rezervimet e juaja me Krishtin në këtë moment, sepse jeta është shumë e shkurtër dhe ne nuk kemi kontroll ndaj asaj çfarë mund të na ndodh në sekondën tjetër. Paqja e Perëndisë ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Mutee’a Al -Fadi Përktheu: Hilki Berisha letra e gjallë zotova ta hulumtoj krishterimin për të kuptuar më tepër për këtë Jezus që bënte aq ndryshim të thellë në jetën e dikujt, që ofronte gëzim dhe paqe që nuk i kisha parë më parë dhe që ishte burimi i dritës që shkëlqente nga ta. 37 Dashuria në Bibël dhe në Kuran DASHURI lavdërohen (S.31:18; 57:23); të shfrenuarit (S.28:76); jobesimtarët (S.30:45); asnjë tradhtarë e bukëpërmbysë (S.22:38); gënjeshtarët e mëkatarët (S.4:107). E PAKUSHTËZUAR SI QENKA KJO??? Sipas sures 85:14 “Ai është që falë mëkatet, është i dashur”. Por ndaj kujt Perëndia është i dashur? Siç vihet re më lart ndaj kategorisë së njerëzve që bëjnë mirë, që pendohen, që besojnë, që e duan atë, që luftojnë në rrugën e tij por kurrsesi jo ndaj mëkatarëve, ndaj atyre që e teprojnë, gënjeshtarëve e mendjemëdhenjve. I dashur ndaj të devotshmëve, i padashur ndaj jobesimtarëve!!! Çfarë tregon kjo? Që dashuria e Perëndia e shfaqur në Kuran ndaj njerëzve është e pakushtëzuar? Absolutisht jo! Nuk mund të jetë dashuri e pakushtëzuar përderisa dashuria e Perëndisë është seleksionuese për kategori të caktuara njerëzore. Ajo është dashuri e kushtëzuar. Nuk mund të jetë kjo dashuria AGAPE për të cilën Jezusi ka urdhëruar (Mat. 5:44-46), “Duajini armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin, për të qenë bij të Atit tuaj, që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët. Sepse po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?” Është tendencë e vazhdueshme e apologjetikëve islamikë në përgjithësi por edhe këtu në Kosovë në ueb-sajtet antikrishtere, për t’i atribuuar këto karakteristika të dashurisë së pakushtëzuar AGAPE, Perëndisë së manifestuar në Kuran. Por asnjë varg nga ato më lart nuk e dëshmon këtë. Është me të vërtetë interesant fakti që edhe në mesin e nëntëdhjetë e nëntë emrave të Allahut nuk haset emri dashuri asnjëherë. Andaj, nuk është aspak etike dhe në natyrën e Perëndisë sipas Kuranit të thuhet që dashuria e tij është e pakushtëzuar përderisa determinizmi i tij shpesh përcakton fatin e përjetshëm të njeriut (S. 16:93 “Sikur të dëshironte Allahu do t’ju bënte një popull, por Ai e lë të humbur atë do dhe e udhëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat”). Gjithsesi, nuk është tendenca këtu për të diskredituar një sistem besimi, por për të theksuar natyrën e ndryshme të Perëndisë sipas Biblës dhe Kuranit dhe në veçanti dashurinë e pakushtëzuar të tij, e cila është cilësi karakteristike vetëm për Perëndinë YAHVEH të shfaqur në Bibël. Tek Romakëve 5: 6-9 thuhet: “Sepse, ndërsa ishim akoma pa forcë, Krishti vdiq në Kohën e tij për të paudhët. Vështir se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte për një njeri të mirë. Por Perëndia e tregoi dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Shumë më tepër tani, duke qenë të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij”. Vetëm tre kapituj më vonë pikërisht në këtë libër (Rom.8:35-39) thuhet: “Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata? ... Në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi. Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë krijesë tjetër, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezus Krishtin, Zotin tonë.” Pra le të më thotë ndonjëri nëse kjo nuk është dashuri e pakushtëzuar atëherë çfarë është!!! Shkruan: Hilki Berisha Bashkësia Besëlidhja Ungjillore, Prizren letra e gjallë Nëse të krishterët do të ishin pyetur se cila është karakteristika kryesore e natyrës së Perëndisë, shumica e tyre do të ishin përgjigjur pa ndonjë hezitim “DASHURIA”. Po të njëjtën pyetje nëse do t’ua kishim adresuar myslimanëve, ka shumë mundësi që përgjigja të jetë “ALLAHU AKBAR”, pra Allahu është më i madhi, Allahu është i Gjithëfuqishmi. Përgjigjet janë të ndryshme, jo se këto nuk janë të vërteta por që theksojnë specifikat kryesore të Perëndisë të zbuluara sipas librave të tyre të shenjtë. Për të krishterët Perëndia është dashuri që e dëshmoi këtë në të dërguarit e Birit të tij për shlyerjen e mëkateve të njeriut dhe për të jetuar nëpërmjet tij. Ata e duan Perëndinë sepse Perëndia i deshi i pari edhe atëherë kur ata jetuan në injorancë dhe mosbindje ndaj tij. Perëndia i do njerëzit aq shumë sa që u dha privilegjin të quhen bij të Perëndisë. Ai u dha atyre jetë të re dhe siguri të përjetshme në të jo sepse e merituan atë por sepse Perëndia duke qenë dashuri dërgoi Birin e tij që askush të mos humbasë por të gjithë të gjejnë shpëtimin në të. Të kam dashur me dashuri të përjetshme, të kam tërhequr me dashamirësi thotë Perëndia i Biblës. Andaj, nuk është për t’u hamendësuar që përgjigja e të krishterëve do ishte dashuria që rrjedh nga vetë fakti se në Dhiatën e Re fjala ‘dashuri’ përmendet më se 250 herë. Do të ishte e padrejtë për të thënë që në Kuran nuk përmendet fjala dashuri, ajo përmendet 23 herë. Dhe me anë të përmbledhjes së të gjitha këtyre rasteve, natyrisht dëshmohet natyra e Allahut që del nga kjo. Le t’i analizojmë shembujt më parë kë Allahu e do: Bamirësit (S.2:195; 3:134; 5:93); ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme (S.2:222; 9:108); ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira (S.19:96); ata që e duan atë (S.3:31; 5:54); ata që luftojnë në rrugën e tij (S.61:4); të drejtit (S.49:9; 60:8; 5:42); të devotshmit (S.9:4,7); ata që bëjnë mirë (S.5:13). 38 Ne vazhdën e studimeve tona të këtij karakteri, kemi hasur edhe vargje që reflektojnë se Allahu nuk i do: Ata që e teprojnë (S. 2:190; 7:55); ngatërresat (çrregullimet) dhe ata që i bëjnë ato (S.2:205; S.28:77); besëprerët (mohuesit) e mëkatarët (S.2:276); tradhtarët (S.8:58); shkapërderdhësit (S.6:141; 7:31; 5:87); zullumqarët (S.3:140; 42:40); mendjemëdhenjtë që Reformatori Iu preferojmë Librin Është shumë e çuditshme, dhe ndoshta shumë e pandershme, nga ana jonë si komunitet, pse nuk e kemi pasur deri tani këtë botim në duart e lexuesve. Martin Luteri pasi i vendosi 95 tezat e tij në kishën e qytetit të Vitenbergut më 31 tetor 1715, atëherë la porosinë se do të kthehej pas tri ditësh që do t’i mbronte publikisht këto teza. Tri ditët ishin simbolikë biblike, dhe kishte kuptimin e ditëve të ringjalljes së Krishtit, me këtë anologjia ishte në ringjalljen e kishës së vërtetë krishtere në parimet ungjillore dhe në parimet e kishës së hershme krishtere, para se ajo të romanizohej (katolocizmi) ose të helenizohej (ortodoksizmi). T’u hedhim një sy shpjet këtyre tezave të famshme. Gjëja e parë që na bie në sy si një lexues modern i këtij materiali është evidencimet e problemeve teologjike të cilat ishin aktuale në kishën katolike gjatë fillimit të shek. XVI, dhe këto ishin: indulgjencat (shitblerja e letrave që garantonin faljen e mëkateve) e që Luteri këtë e quan pendesa sakramentale; prifti nuk mund të shërbejë si ndërmjetësues për faljen e mëkateve; shpikja e purgatorit; komercalizimi i finesave shpirtërore (nëse jep paranë do të dalësh nga purgatori); autoriteti jo biblik i papës qoftë si pozitë e funksion por edhe si ndërhyrje në pushtetin frymor të Zotit – në një tezë Luteri thotë se nëse papa i dashur paska aq shumë autoritet pse ai nuk i zbraz njerëzit nga purgatori por i kërcënon t’i dërgojë atje – ose përse kurrë papa, megjithëse është njeriu më i pasur në botë nuk ndërton një kishë; heshtja e Fjalës së Perëndisë nëpër Kisha nga ndërhyrja e papës dhe e surrogateve të tij; në vend të ceremonive të ketë 100 herë më shumë ungjill kujtdo, dhe shton se thesari më i madh i kishës duhet të jetë ungjilli dhe jo paratë, sepse përmes parave pasurohen të pasurit kurse përmes ungjillit pasurohen të varfrit; keqpërdorimi i kryqit sikur në rastin se kryqi i indulgjencave barazohej nga papa me kryqin e Krishtin, dhe për këtë teologu dhe mjeshtri Luter thotë se është blasfemi; të krishterët parajsën e kanë të sigurt më shumë në bazë të vetëmohimeve të tyre personale në Krishtin sesa nëpërmjet sigurisë së paqes që predikohet nga kleri; Luteri thotë se dashuria mund të rritet vetëm me veprat e dashurisë dhe jo përmes veprave të lëmoshës, letrave të faljes etj. Sot në botë dëshmojnë se janë më shumë 600 milionë njerëz protestantë, kurse shumicën e tyre e përbëjnë këto shtete: Amerika, Britania e Madhe, Gjermania, Holanda, Zvicra, Çekia, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Finlanda, Koreja e Jugut etj. Edhe në Kosovë Kisha Protestante është prezente, së paku prej vitit 1884. Ky botim po del në shenjë të 490 vjetorit të Reformacionit, ose të shfaqjes së Kishës Protestante. F. C. letra e gjallë Titulli: 95 Tezat e Luterit Autori: Marthin Luter Faqe: 32 Formati: A6 Botues: Shtëpia Botuese TENDA Viti dhe vendi i botimit: 2007, Prishtinë Tirazhi: 2000 Lloji i librit: Doktrinë 39 10 Vjetori i Shtëpisë Botuese TENDA LUTU LEXO SHKRUAJ BOTO SHPËRNDAJ! kjo që është sot. Një njeri atëherë tha: m’i jepni shkronjat (e plumbit) dhe unë do ta ndryshojë gjithë botën. Kështu filloi protestantizmi dhe roli i tij në përhapjen e ideve dhe të zhvillimit të lirisë dhe të idesë njerëzore. Rrjedhimisht duke menduar kështu filluam edhe ne, pasi ndjeheshim si protestantë, dhe që vetëm të besojmë, e vetëm që të flasim na dukej pak, me fjalë të tjera nuk na dukej se jemi protestantë. Edhe sot them, se të jesh i krishterë protestant dhe mos të botosh asgjë vështirë se mund të quhesh kështu, edhe pse tash shumë e shumë organizata dhe bashkime të tjera sociale e politike për këtë pikëpamje ata janë më protestantë se protestantët. Prapaganda si mjet në botë u shtri nga protestantët. Shtëpia Botuese TENDA Prishtinë 2007 Kur kam lexuar Biblën jam habitur se sa herë e ka urdhëruar Zoti njeriun që të shkruante, dhe kështu e kam zbatuar në jetën time kurdoherë që në Bibël kam hasur fjalët e Zotit, si “shkruaj dhe hidhi në një libër që të kujtohen nga brezat” duke e konsideruar diçka personale. Kjo frazë është nga Bibla, thënë para më shumë se 3400 vjetësh. Kjo nuk do koment tjetër. letra e gjallë Tash po bëhen 10 vjet që kur Shtëpia Botuese “TENDA” ka nis me veprimtarinë e saj. Megjithëse ne jemi në një rrugë të Prishtinës ku shumë të rinj kalojnë pranë, disa prej tyre pasi hyjnë në lokalet tona ata më pyesin se ku është shtëpia e Shtëpisë Botuese Tenda?! Çdoherë kjo pyetje më ka ngjallë simpati për shkak të konkluzionit logjik dhe të përceptimit pamor. Për këta të rinj emërtimi “shtëpi” për botuesit duket se është ende abstrakt, sepse kur e shohin se nganjëherë vërtet ndonjë botues nuk ka madje jo një shtëpi, por as një zyrë e as ndonjë kompjuter, atëherë plotësisht bie në vend përqasja e këtyre të rinjve, e sidomos kur e krahason me thënien popullore “jam ba shpi” ose “ai ka shpi” vërtet nuancon shumë. 40 Kështu vërtet ne kemi filluar para 10 vjetësh, kur nuk e kishim një shtëpi, dhe nuk kishim ndonjë kompjuter të shtëpisë botuese. Më kujtohet, si editor i Tendës, se atëherë në fillim shkrimet dhe përgatitjet e botimeve tona i shkruanin me dorë, me makinë shkrimi dhe pastaj shkonim tek dikush që kishte kompjuter, kurse ne edhe atëherë quheshim “Shtëpia Botuese trala la la...”. Kur lindi reformacioni ai u bazua kryesisht në shtypjen e librave, pra të Biblës në radhë të parë, dhe pa këtë vizion e pa këtë mundësi sigurisht se kurrë nuk do të ndodhte Deri tash Tenda ka botuar mbi 80 tituj botimesh, dhe disa prej tyre janë tituj shkruar nga shqiptarët e Kosovës, dhe kjo është arritje e madhe. Një tjetër arritje është se botimet tona shiten ose kërkohen për t’u blerë edhe nga disa vende nga Evropa dhe jashtë saj. Në Kosovë Tenda ka trend të mirë në botimin e literaturës së krishterë, dhe shumë persona që nuk shihen kanë investuar në të qoftë me frymë dhe me mjete tjera. Ndjej gëzimin, kënaqësinë dhe bekimin që Tenda ka pasur një ekip shumë të çmuar përkthyesish, shkrimtarësh, redaktorësh, lektorësh, librarësh, si dhe me krijimin e kontakteve tjera nga panairet e librit, nga shtypshkronjat, nga editorët, nga seminaret dhe konferencat për botues dhe shkrimtarë që janë mbajtur në Kosovë ose jashtë saj. Deri sa nuk zhvillohet në masën e duhur shërbesa e botimit të literaturës krishtere në Kosovë dhe në Shqipëri, do ta kemi të vështirë të besojmë se është rrënjësor thellë ungjilli dhe jeta e krishterë në kishat dhe në zemrat e njerëzve tanë. Femi Cakolli 10 Vjetori i Revistës letra e gjallë Ka qenë mesi i vitit 1994 kur ka shkrep së pari vizioni për të pasur një revistë ungjillore në Kosovë, megjithëse atëherë këtë projekt e patën quajtur fletushkë, e pastaj gazetë dhe më në fund revistë. Dhe u desh që të presim edhe tri vjet të tjera deri sa ia arritëm qëllimit. Një maratonë e gjatë por plot këmbëngulësi. Mua më kujtohet tani si kryeredaktor i “letrës së gjallë” bashkëpunëtorët e parë të mi kanë qenë: Qefsere Nishevci (gazetare dhe lektore), Bekim Beka (gazetar), Pleurat Sejdiu (realizues kompjuterik), Tomor Rudi (dizajner), Hajdar Fejzullahu (shtypshkronjë) dhe Stive Meaning (donator; ky person na i dha 200 DM për ta bërë realitet numrin e parë, i cili është botuar vetëm në 16 faqe, dhe në tirazh prej 300 kopjesh). Kështu ia nisi. Deri tash nuk mund të krenohemi sesa numra kanë dalë, por ajo që më bën të lumtur me këtë revistë është se tani kjo i shërben gjithë komunitetit protestant në Kosovë, e edhe në Shqipëri, dhe si e tillë është e vetmja. Gjë tjetër që kam parë me sytë e mi është se shumë të krishterë Më kujtohet kur numri i parë ishte bërë gati si shtyp, dhe mendoj se data ishte 20 dhjetor, dhe pastaj u shpërnda në mënyrë të organizuar në kremten e Krishtlindjes, dhe ishte një gëzim i madh, sepse të gjitha këto punë bëheshin në mënyrë të fshehtë nga kontrollet e policëve dhe të inspektorëve serbë që e dominonin Prishtinën në fund vitin e 1997-ës. Më kujtohet sidomos numri i katërt i cili ka një histori shumë të dhimbshme. Të gjitha shkrimet ishin bërë gati në Prishtinë, dhe tani ishin në kompjuterin e Tomorit, dhe pastaj plasi lufta, dhe ai për çudi dhe për zell ndaj kësaj pune merr me vete heard diskun dhe i shpëton të gjitha të dhënat dhe shihemi në Tetovë, dhe pastaj grafikisht është bërë gati ai numër në Maqedoni, dhe ishim gati për ta shtypur atje, atëherë u kthyem në Prishtinë, dhe u shtyp në Rilindje. Numri i cili ka pasur botueshmëri më të madhe ka qenë numri i pestë, dhe është shtypur në 10000 kopje, dhe është shpërndarë në mënyrë të organizuar. Kështu ka ndodhur edhe me disa numra të tjerë vijues, por pastaj lindi sherri dhe është sabotuar nga shitësit nëpër kioskat, sepse e kanë parë si një revistë që “po i shtin njerëzit me ua ndërrue fenë”. Ja sot ku jemi këtu, dhe ne po synojmë që edhe më tej moton e kësaj reviste ta bëjmë të zbatueshme dhe hije drite për çdo lexues: “Ju jeni letra e jonë, e shkruar në zemrat tona, e lexuar nga të gjithë njerëzit, duke qenë manifestuar se jeni një letër e Krishtit, e hartuar me anë të shërbesës sonë, dhe e shkruar jo me bojë, por me Frymën e Perëndisë së gjallë, dhe jo mbi rrasa guri, por mbi rrasa të një zemre mishi” (2Kor.3:2-3) Femi Cakolli letra e gjallë JU JENI LETRA JONË E SHKRUAR NË ZEMRAT TONA! janë rritur me këtë revistë. Pastaj pikërisht nëpër faqet e “letrës së gjallë” së gjallë shumë veta i kanë bërë hapat e parë të shkrimit dhe të punëve të tjera, dhe tani ata janë bërë njerëz të aftë dhe profesionist. Këtu kanë pasur rastin t’i japin dëshmitë e tyre shumë të krishterë nga Kosova. Me një fjalë “letrën e gjallë” e shoh si një minishkollë. 41 !? Letrat e lexuesve Pyetje dhe përgjigje Pyetje: Nëse islami nuk është nga Perëndia, pse atëherë është religjioni me rritje më të shpejtë në botë? Përgjigje: Numri total i ndjekësve të një besimi nuk është indikacion i validitetit të një religjioni. Krishterimi nuk ka paralajmëruar asnjëherë që do jetë religjion për shumicën e botës, por më tepër është për ata që e kërkojnë të vërtetën dhe që në numër janë të paktë. Jezusi tek Mateu 7:13-14, thotë: “Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë në për të. Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë? Dhe të paktë janë ata që e gjejnë!” Lëvizjet qe zakonisht ndjekin përmbushjen e dëshirave fizike janë më të përhapura dhe më atraktive se ato që përpiqen të përmbushin shpirtin. Ata që zgjedhin të shkojnë në rrugën e gjerë përfitojnë nga kjo, ndërkohë që ata që hyjnë nëpër rrugën e ngushtë sakrifikojnë duke kaluar nëpër të. Myslimanët shtohen kryesisht për shkak të lindjeve të shumta pasi ata martohen me shumë gra. letra e gjallë Pyetje: Përse të krishterët e kritikojnë dhunën në Kuran kur Bibla është e mbushur me dhunë dhe tjetra si i komentoni kryqëzatat në mesjetë apo luftërat në Ballkan? 42 Përgjigje: Ndonëse në Dhiatën e Vjetër përshkruhen raste të tilla të dhunës si njerëzit kundër mbretit apo mbretërit kundër mbretërve, pothuajse të gjitha janë bërë kundër vullnetit të Perëndisë dhe dhunuesit në këtë rast janë gjykuar dhe dënuar nga Perëndia. Raste të tjera të dhunës që paraqiten janë gjykime të Perëndisë ndaj kombeve të ndryshme që kishin zgjedhur të mos i bindeshin Perëndisë për të ndotur shoqëritë dhe botën me mëkatet e tyre, dhe kjo ishte për të ndaluar të keqen si pasojë nga ta. Ndërmarrje të tilla direkte të Perëndisë ishin përmbytja me anë të vërshimeve gjatë kohës së Noeut, pastaj shkatërrimi i Sodomës dhe Gomorrës. Në raste të tjera Perëndia kishte urdhëruar njerëzit e tij t’i eliminonin këta popuj të këqij. Dhe të gjitha këto ishin me qëllim që Perëndia do të shfaqte karakterin e tij të pastër, të shenjtë, të drejtë dhe gjykues ndaj mëkatit. Megjithëkëtë, periudha e Dhiatës së Re karakterizohet me një qeverisje krejt tjetër të bazuar në hirin e Perëndisë. Ndër temat kryesore të mësimeve të Jezusit ishte falja. Kur atij i sollën gruan për ta gurëzuar që ishte zënë në tradhti bashkëshortore, ai i dha asaj një rast të dytë (Gjon. 8:7). Jezusi mësoi për t’i mos rezistuar të keqes por për të kthyer faqen tjetër (Mat. 5:39). Jezusi e qortoi Mateun për përdorimin e shpatës (Mat.26:52) dhe shumë të tjera. Andaj krishterimi i bazuar në mësimet e tij është religjion shpirtëror dhe paqësor dhe nuk thërret për okupim fizik të territoreve apo sundim politik mbi njerëzit. Kryqëzatat që ju përmendni edhe pse ndoshta janë bërë në emër të krishterimit nuk kanë pasur bazë biblike prandaj edhe luftërat e tilla nuk janë kurorëzuar me sukses, sepse nuk kanë pasur mbështetjen e Perëndisë. Sa i përket luftërave në Ballkan duhet thënë që është një perceptim i gabuar i politikës ekzistuese nga ana juaj sepse luftërat e tilla nuk kanë pasur prapavijë religjionin por kanë qenë të karakterit etnik më tepër. Gjithsesi krishterimi nuk miraton sjelljet barbare ndaj askujt pavarësisht religjionit që ata i takojnë. Kjo është vërejtur edhe në luftërat e fundit përfshirë Bosnjën dhe Kosovën ku të krishterët kanë qenë ata që kanë ndikuar në ndërprerjen e dhunës dhe mbrojtjen e popullatës myslimane. Në kontrast të kësaj kemi shtetet me qeverisje myslimane që kanë ndërmarrë gjenocide ndaj popullatës së tyre krishtere siç është rasti i Sudanit Jugor ku qeveria ka dekretuar vrasjen e mbi 2 milionë të krishterëve dhe animistëve deri tani dhe nuk kemi parë asnjë qeveri myslimane të ndërhyjë për ta. Pyetje: Nëse poligamia është e gabuar, pse është praktikuar vetë në Bibël? Përgjigje: Poligamia është kundër natyrës njerëzore. Asnjë grua, qoftë hebreje, krishtere apo myslimane nuk do të ishte e lumtur për të parë ndonjë grua tjetër në krahët e burrit të saj. Kur Perëndia krijoi Adamin, ai i krijoi atij një Evë dhe jo katër. Perëndia nuk dizajnoi poligaminë në Dhiatën e Vjetër. Ishte zgjedhje e njeriut dhe një element korruptues për të. Gratë e Solomonit ia korruptuan jetën atij sa që u bë i pabindur ndaj Perëndisë duke adhuruar idhuj në vend të tij. Në Dhiatën e Re, Jezusi e bëri të qartë që një grua duhet të jetë për një burrë. Ai tha: “Që në fillim të krijimit, Perëndia bëri mashkull e femër. Për këtë arsye njeriu do ta braktisë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm; kështu Pyetje: Nëse krishterimi është kaq i mirë, si mund të ndodhë që ka nivel më të lartë të divorcit, përdorimi të alkoolit, abuzimit të drogës, priftërinjtë që dhunojnë fëmijët dhe homoseksualët duke u martuar nëpër kisha? Përgjigje: Divorci nuk është i lejuar sipas krishterimit përveç në rastin e tradhtisë (Mat.19:3-9). Alkooli, droga dhe sjelljet tjera destruktive janë që të gjitha të ndaluara në krishterim (1Kor. 6:19-20). Kurvërimi me fëmijët dhe të rriturit është i dënuar sipas krishterimit (1Kor.7:18). Homoseksualiteti është i ndaluar në Bibël (Rom.1:26-27) dhe është quajtur gjë e neveritshme (Lev.18:22). Për shkak të homoseksualitetit Perëndia shkatërroi Sodomën dhe Gomorën. Andaj është shumë e qartë që kushdo që i bën këto mëkate qoftë edhe ata që mund të quhen të “krishterë” nuk janë në fakt të krishterë, sepse nuk praktikojnë mësimet e krishterimit. Si mjet për të gjykuar një religjion është Libri i Shenjtë që i përket atij religjioni e jo ata që i thyejnë këto urdhërime. Pyetje: Kë e ka marrë për grua Kaini? Përgjigje: Shumë skeptik e kanë përdorur këtë situatë si mënyrë për të diskredituar të vërtetat biblike në librin e Zanafillës. Për ta duhet të ketë ekzistuar një racë tjetër e njerëzve që nuk kanë rrjedhur nga Adami dhe Eva me të cilën është martuar Kaini. Apo në rastin tjetër të gjithë në jemi si rezultat i një incesti që ka ekzistuar që tek njerëzit e parë. Biblikisht gruaja e Kainit nuk mund t’i atribuohet një race tjetër sepse çdo njeri ka rezultuar nga njeriu i parë i krijuar nga pluhuri i tokës (Zan.2:7). Kjo nënkupton që ajo ka qenë pasardhëse e Adamit. Kaini ka qenë fëmija i parë i Adamit dhe i Evës siç përshkruhet në Bibël. Edhe pse me emër përshkruhen tre meshkuj pasardhës të tyre Kaini, Abeli dhe Sheti, Adami dhe Eva kanë pasur edhe shumë fëmijë të tjerë. Sipas historianit hebre Jozefit, Adami dhe Eva kanë pasur 33 djem dhe 28 vajza duke e konsideruar faktin që kohëzgjatja e jetesës së tyre ka qenë rreth 900 vjet. Kjo nënkupton që në periudhat e hershme të jetës, vëllezërit është dashur të martohen me motrat apo s’do të kishte breza të ardhshëm. Disa menjëherë e mohojnë këtë duke u bazuar në ligjin e mëvonshëm kundër martesës vëlla – motër. Ju nuk duhet ta martoni të afërmin tuaj thonë skeptikët, por në fakt në atë kohë nëse nuk je martuar me të afërmin tënd ti nuk do ishe martuar me qenie njerëzore fare!!! Ligji kundër martesës mes të afërmve biologjikë nuk është dhënë deri në kohën e Moisiut (Lev. 18-20). Duke konsideruar që martesa ka qenë një burrë me një grua për tërë jetën martesa në mes të afërmve në kohët e hershme nuk ka qenë mosbindje ndaj ligjeve të Perëndisë. Abrahami martoi gjysmë motrën e tij Sarën (Zan. 20:12) dhe Perëndia e bekoi këtë bashkim për të bërë popullin hebre nëpërmjet Jakobit dhe Isakut. Vetëm 400 vjet pas kësaj Perëndia i dha Moisiut ligjin që i ndalonte martesat e tilla. Sot vëllezërit dhe motrat nuk lejohen me ligj të martohen edhe për shkak të rrezikut të lartë të paraqitjes së deformiteteve biologjike dhe ekziston një arsye shume e fortë gjenetike në favor të këtyre ligjeve. Çdo njëri person trashëgon nga njëri prind një palë gjenesh dhe për fat të keq sot shume gjene përmbajnë gabime të ndryshme (për shkak të mëkatit dhe mallkimit) dhe manifestohen në forma të ndryshme. Këto gabime mund të manifestohen edhe në çdo martesë tjetër por rreziku është shumë më i lartë tek kushërinjtë e martuar. Për shembull disa njerëz i rrisin flokët me qëllim për t’i fshehur veshët që mund të jenë jo të njëjtë dhe në pozita të ndryshme ndaj njëri tjetrit, apo tek të tjerë kemi nofullën e ndryshuar, hunda e deformuar dhe jo në mes të fytyrës dhe të tjera. Por situata në të cilën ne sot gjendemi dallon rrënjësisht me atë të familjes së parë. Adami dhe Eva nuk kanë pasur fare gjene të akumuluara gabimisht. Kur dy njerëzit e parë u krijuan ata fizikisht qenë të përsosur gjenetikisht. Çdo gjë që Perëndia bëri ishte shumë e mirë (Zan.1:31) andaj edhe gjenet e tyre ishin të përsosura. Por kur mëkati hyri në botë Perëndia e mallkoi botën dhe mëkati pastaj filloi të degjeneronte njeriun deri në përjetimin e vdekjes dhe të shkatërrimit. Dhe mijëra vjet ky degjenerim ka prodhuar me mijëra e mijëra gabime gjenetike tek qeniet njerëzore. Por Kaini ishte gjenerata e parë e njerëzve që jetuan sikurse edhe vëllezërit dhe motrat e tij dhe si të tillë praktikisht nuk do kishin pranuar gabime të tilla gjenetike sepse duhej kohë që këto gjene të kopjoheshin në mënyrë të gabuar. Në një situatë të tillë, vëllezërit dhe motrat kanë mundur të jenë të martuar me miratimin e Perëndisë pa një potencial për të prodhuar pasardhës të deformuar. Disa mijëra vjet më vonë deri në paraqitjen e Moisiut këto gabime gjenetike janë akumuluar në atë masë në racën njerëzore sa ishte e domosdoshme paraqitja e ligjit që ndalonte martesat vëlla – motër (dhe në mes të afërmve biologjikë). Përveç kësaj ka pasur me miliona njerëz në atë kohë me të cilët njerëzit kanë mundur të martohen dhe nuk ka pasur arsye për martesë të tillë. Ky është një sqarim jo vetëm religjioz por edhe sqarim shkencor i miratuar në kohët e sotme. Zgjodhi dhe përgatiti: Hilki Berisha letra e gjallë nuk janë më dy, por një mish i vetëm.” 43 Faqja e minuar Humor Humor Një gjuetar religjioz Kashelashe Një njeri kishte dalë për gjueti. Dhe po gjuante arinj. Përderisa përbirohej nëpër male duke kërkuar arinj, arriti në një maje të lartë dhe mendoi se atje mund të kishte arinj. Ai u ngjit në maje dhe derisa hipi në një shkëmb u gjet ballë për ballë me një ari. Ariu ulëriu tmerrësisht. Gjuetari u frikua aq shumë sa që humbi baraspeshën dhe u rrëzua majës teposhtë dhe ariu e ndiqte pas. Kur ai u rrëzua i ra arma. Kur në fund arriti poshtë majës, ai e kuptoi se e kishte thyer këmbën. Ishte e pamundur të ikte dhe duke e ditur këtë e duke mos pas asnjë mundësi për të shpëtuar filloi të lutej: “Perëndi, nëse ti e bën këtë ari të krishterë, unë do të gëzohem me çkado që më jep në pjesën tjetër të jetës sime.” Ariu ishte vetëm tri metra larg tij… u ndal në moment… shikoi lart në qiell… pastaj u ul në gjunjë dhe tha me zë të lartë: “O Zot, bekoje ushqimin që e kam para vetes.” Pazari para kohe Ishte koha para Krishtlindjes dhe dy shok në burg po bisedonin: Hej përse je burgosur ti? letra e gjallë Ai i thotë: Sepse bëra pazarin e Krishtlindjes para kohe! Tjetri ia kthen: Nuk është mëkat të bësh pazar para kohe, e çfarë kohe ishte? 44 Para se të hapej dyqani – u përgjigj i burgosuri. - Si e dini se Babadimri është mashkull e jo femër? Sepse asnjë femër s’do të vishte rroba të njëjta sikurse Babadimri që i vesh çdo vit! - Cilën këngë e këndojnë luanët në Krishtlindje? Zilet e xhunglës (Jungle bells)! - Si quhet frika e mbetjes në oxhak? Santaklaustrofobia! - Si i quan Babadimri drerët që s’mund të punojnë më? Mish për darkë! - Pse hirushja nuk di të luaj mirë futboll? Sepse trajneri i saj ishte kungull! - Pse drerët e kruajnë veten? Sepse vetëm ata e dinë ku u kruhet! Dy ngjarje lidhur me të ftohtit E para: kjo është një ngjarje e vërtetë për Xhon Porter nga Nju Jorku, ShBA. Një herë në një dimër gypat e nxehjes në shtëpinë e tij ishin ngrirë. Me shpejtësi ai e ofron veturën afër dritares së shtëpisë me qëllim që ta nxehë shtëpinë. Shumë pak pas kësaj atij iu desh ta dërgonte gruan dhe fëmijët në spital, ngase ishin helmuar me monoksid karboni. E dyta: Xhorxh Gibs, 23 vjeç, ishte djegë i tëri një natë të ftohtë dimri. Duke dashur të nisë veturën e tij kishte kuptuar se problemi ishte te nafta e ngrirë. Dhe kishte menduar se mund ta zgjidhte problemin duke fut naftë të ngrohur në rezervuar. Ai tentoi t’i ngrohë dy kanta me naftë mbi shporetin në kuzhinë dhe, ndodhi: boooooooooom.”. Humor Recetë Receta për tiramisu Marta po shkonte në ndejën e Krishtlindjes me kolegët e punës dhe kishte dal të blinte një fustan... Në dyqanin e rrobave ajo i thotë shitëses: A mund ta provoj atë fustanin në vitrinë?’ ‘Jo assesi, përgjigjet shitësja. “‘Nëse doni ta provoni duhet edhe ju ta provoni në kabinat e provave të rrobave si të gjithë tjerët Pa hajgare - çka do të pyes Perëndia? 1. Perëndia s’do të ju pyes çfarë veture keni vozitur. Por Ai do t’iu pyes sa njerëz që s’kanë transport i keni vozitur. 2. Perëndia s’do t’iu pyes sa metra katrorë i ka shtëpia juaj. Por Ai do t’iu pyes se sa njerëz i keni mirëpritur në shtëpinë tuaj. 3. Perëndia s’do t’iu pyes për rrobat që i keni në vitrinën tuaj. Por Ai do t’iu pyes se sa njerëz i keni ndihmuar me to. 4. Perëndia s’do t’iu pyes sa e ke rrogën. Por Ai do t’iu pyes se a keni vënë në pyetje karakterin tuaj për t’i fituar ato. 5. Perëndia s’do t’iu pyes çfarë pozite keni pasur në punë. Por Ai do t’iu pyes sa keni punuar mirë në bazë të aftësive tuaja. 6. Perëndia s’do t’iu pyes sa miq keni pasur. Por Ai do t’iu pyes për sa njerëz ju keni qenë mik. 7. Perëndia s’do t’iu pyes në çfarë lagje keni jetuar. Por Ai do t’iu pyes si jeni sjellë ndaj fqinjëve. 8. Perëndia s’do t’iu pyes për ngjyrën e lëkurës suaj. Por Ai do t’iu pyes për natyrën e karakterit tuaj. Materiali i duhur: 4 vezë,; sheqer 500 gr.; mascarpone 400 gr; biskota Ladyfingers 250 gr.; 1 limon; liker amaro, kakao, kafe. 1 Thyeni 4 vezë dhe i ndani në dy enë të ndryshme, për të kuqët një enë më të vogël, për të bardhët një enë më të madhe. 2 Tundni në mikser elektrik të kuqët e vezëve duke ia shtuar gradualisht sheqerin derisa të bëhet një masë e fortë si krem dhe me ngjyrë të verdhë. Sheqerin ia shtoni sipas shijes. 3 Në një enë hidhni 400 gr. mascarpone, i qitni lëvoren e ndarë me rend (vetëm lëkuren ngjyrë të verdhë, e përzien pak dhe ia shton masës të kuqtë e vezëve, pastaj i tund me mikser elektrik së bashku. 4 Në një enë tjetër me mikser elektrik tund të bardhtë e vezëve derisa të bëhen një masë si shkumë. Dhe me lugë ia shton masës së të kuqve të vezëve me mascarponen dhe përziej ngadalë me lugë. 5 Lëre këtë masë anash dhe tash vlo pak kafe të fortë ose ekspreso dhe lëre të ftohet pak. Kafes i hedh 2-3 lugë liker amaro apo çfarëdo lloj likeri në bazë të qershisë (e gjen në Interex). 6 Merre një enë të madhe (më mirë katrore dhe të qelqtë). I zhyt biskotat (ladyfingers) në enën me kafe ku më parë i ke hedh 2-3 lugë liker në bazë të qershisë (e gjen në Interex). 7 I radhit biskotat në tepsi një rend dhe ua hedh përsipër gjysmën e fillit. 8 Pastaj edhe një rend biskota (më parë të zhytura në kafe me liker) ua hedh përsipër pjesën e mbetur të fillit dhe në fund i hedh kakao sipër me një kullosje. 9 E le në frigorifer për një kohe prej 2-3 orë dhe servoje. Tiramisu është specialitet italian që d.m.th. ‘më ngre lartë” në kuptimin energjik. Pergatiti: Muzafer Ramiqi letra e gjallë Fustani 45 Të prita Në terr të furtunës Prita jashtë Për të të parë Ty Në kalim o Zot Ti o Zot i Madh Kalove plot Lavdi E shkove tutje! Unë të pashë ... të ndjeva Stuhi e Tmerrshme Rreth teje rendnin Stuhitë Dhe mëshira jote mbulonte Tokën dhe qiejt. Sepse Ti je vetë Ringjallja dhe Jeta Dhe Lavdia është për ty Dhe vetëm për Ty Femi Halimi Në kërkim ... I fshehur në mëkatin tim Diçka kishte prekur zemrën time, Çfarë është kjo po thosha, robëri apo jetë, Dikush më fliste natën në vegime. Papritur një shigjetë tejshpoi zemrën time, Unë po kërkoja Emrin Tënd, Rrugëve të ngushta në kërkim, Ti vjen dhe më ofron shpresë, Ti thua eja, më ndjek në Dritën Time, Rrugët e mia janë të lehta për t’u ecur. letra e gjallë Unë pranova rrugët e Tua plot shpresë, Në jetë shfaqet drita jote, hiri dhe freskia, Vullneti Yt dhe lavdia mbeten përjetë. 46 Naim Bllaca Dashuri e shenjtë Dashuri e shenjtë Të humburit mbledh E i bashkon në familje Dashuri e shenjtë Sytë me lot kërkon E i than me shpresë Dashuri e shenjtë Të uriturit ushqen U shtron tryezën plot Dashuri e shenjtë Të lodhurit thërret Këmbët ua lan Dashuri e shenjtë Shtrin duart ...dhe ... vdes Dashuri e shenjtë Triumfon dhe të tjerët bashkë me të jetojnë... Çohu Zemra ime dridhet Por ti më jep forcë Çohu ec! Më thua ... Ujërat më rrethojnë Kam frikë se mos mbytem Çohu dhe ec ... Mos ke frikë Unë jam Më thua ... Nga Blerina Jashari letra e gjallë Shpallje librash: 47 Enciklopedia e Biblës Letrapress 1. 2. 3. 4. Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës Cili ishte Kuvendi i parë i Kishës së Krishterë? Si quheshin shërbestarët e hershëm të kishës? Çka paraqet mijëvjeçari i Krishtit? Çfarë kuptimi ka shprehja latine “Ora et Lavora”? 5. Çfarë monedhash përmenden në Bibël? 6. Çfarë do të thotë shprehja hebraike “Urim e Thumim”? 7. Biblikisht çka nënkuptohet me fjalën “shpëtim”? Përgjigje 1. Sipas librit Veprat e Apostujve 15:29 Kuvendi i parë i kishës së krishterë është mbajt në Jerusalem diku në fillim të viteve të 60-ta, dhe ky kuvend i këshilloi johebrenjtë që bëheshin të krishterë që të hiqeshin dorë nga: gjërat e flijuar idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria. 2. Në Dhiatën e Re përmendën këta lloj shërbestarësh: apostuj (ata që i kishte zgjedhur Krishti), dishepujt (ata që i kishte dërguar Krishti), peshkopët, pleqtë, kryetarët e kishës, mësuesit, ungjilltarët, pastorët dhe dhjakët? 3. Mijëvjeçari i Krishtit është periudha kur Ai do të kthehet për të sunduar drejtpërdrejt në tokë për 1000 vjet, dhe kjo është Mbretëria fizike (e dukshme) e Krishtit. 4. Shprehja latine “Ora et Lavora” do të thotë: Lutu dhe puno! 5. Në Bibël përmenden këto lloj monedhash: Dariku, Sikël argjendi, Sikë ari (hebraike); drahma, didrahma, statera, mina, talenti (greke); kuandranti, asi, denari, pjesë argjendi (romake) 6. Shprehja hebraike “Urim dhe Thumim” do të thotë A dhe Zh sikurse e kemi ne në shqip, por mendohet se ka edhe kuptimin i pari dhe i fundit, dhe dritë e përsosmëri. 7. Fjala “shpëtim” (jeshua –heb.; soteria-greq.) biblikisht do të thotë shpëtim, çlirim, falje e mëkateve, siguri, shërim, ruajtje, shëndet i mirë, ndihmë, fitore, begati etj. 2000 Vjetori i Krishterimit te Shqiptarët “Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës” është bashkësi fetare krishtere, dhe sipas Ligjit mbi Fetë, miratuar në korrik të vitit 2006, është e pranuar si bashkësi e barabartë fetare krahas katër bashkësive fetare që janë në Kosovë. Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës (KPUK) zyrtarisht si një bashkësi është themeluar më datën 10 nëntor 2005. Këtë datë u bashkuan 27 kisha protestante në Prishtinë dhe e themeluan këtë bashkësi fetare. Këto janë qëllimet pse ekziston KPUK: Së pari: Që të nxisë zgjerimin e Mbretërisë së Atit Perëndi si dhe përhapjen e vazhdueshme të ungjillit të Jezus Krishtit nën udhëheqjen e Frymës së Shenjtë, dhe që t’ia bëjë të njohur opinionit kosovar Fjalën e Zotit Shkrimin e Shenjtë - Biblën. Së dyti: Që ta përfaqësojë Bashkësinë Fetare Protestante Ungjillore të Kosovës përpara komunitetit dhe autoriteteve qeveritare të vendit; që të ndërmjetësojë dhe të ndihmojë anëtarët e vetë lidhur me çështjet juridike dhe pronësore; që të ndërmjetësojë dhe t’i ndihmojë anëtarët e vetë tek autoritetet qeveritare lidhur me posedimin e vendvarrimeve të besimtarëve protestantë. Së treti: Që t’i përfaqësojë dhe t’iu shërbejë anëtarëve me komunikim, me zhvillim të kishës kombëtare, me aktivitete dhe manifestime fetare, me përfaqësim para organizatave e institucioneve krishtere dhe laike të vendit dhe jashtë vendit; që të organizojë shërbesa solemne me rastin e festave të krishterimit, takime dhe lutje nacionale, forume, debate dhe të ngjashme. KPUK takohet një herë në vjet për Kuvendin e tij të rregullt, dhe kuvendi i fundit është mbajtur 29-30 nëntor 2007 në Gjakovë. Përveç tjerash në këtë Kuvend janë pranuar edhe anëtar të ri (kisha dhe organizata krishtere ungjillore), dhe tani numri total i anëtarëve në KPUK është 35 entitete ungjillore që veprojnë në Kosovë. Po ashtu u mbajtën edhe zgjedhjet e reja, dhe tani Këshilli i Shërbestarëve (kryesia e KPUK) përbëhet prej nëntë anëtarësh, kurse kryetar për një mandat tre vjeçar u zgjodh pastor Artur Krasniqi. Pavarësisht se Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës është e barabartë ligjërisht së bashku me bashkësitë të tjera fetare në Kosovë, komuniteti protestant vazhdon që të diskrimonohet nga media dhe institucionet tjera shtetërore ose politike. Gëzuar Krishtlindja Gëzuar Viti i Ri 2008 10 Vjetori i Shtëpisë Botuese TENDA 10 Vjetori i Revistës “letra e gjallë”
Similar documents
libri i shenjtë
jet’ e tij asht helm pa asnjë pikë mjaltë. (Migjeni) Ja, pse “BESA” është ajo që del nga shpirti i kombit shqiptar. “Besa” do t’i bëjë edhe më fetarë shqitparët nga sa kanë qenë, pasi kjo është dhe...
More information