1970 – 2012 - Universiteti i Prishtinës
Transcription
1970 – 2012 - Universiteti i Prishtinës
UNIVERSITETI I PRISHTINËS TEMPULLI I DIJES Monografi 1970 – 2012 Botues: Universiteti i Prishtinës Rektor: Prof. dr. Mujë Rugova Redaksia: Prof. dr. Sali Bashota Prof. asc. dr. Ibrahim Berisha Prof. dr. Edi Shukriu Prof. asc. dr. Muhamet Mala Prof. asc. dr. Naser Mrasori Lektor: Prof. dr. Fadil Raka Disenji: Hekuran Rexhepi UNIVERSITETI I PRISHTINËS TEMPULLI I DIJES Monografi 1970 – 2012 Prishtinë, 2012 TEMPULLI I DIJES Monografi 1970 – 2012 Shtatorja e Hasan Prishtinës para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës Përmbajtja Fjala e Rektorit .....................................................................................9 Historiku i Kosovës ..............................................................................11 Fillet e arsimit dhe të shkencës .............................................................39 Institucionet e para të arsimit të lartë ...................................................41 Themelimi i Universitetit të Prishtinës .................................................45 Universiteti i Prishtinës - identitet i kulturës, arsimit dhe shkencës.......51 Universiteti i Prishtinës në kohën e aparteidit dhe rezistencës ...............55 Universiteti i Prishtinës në procesin e reformimit dhe të modernizimit....61 Bashkëpunimi ndërkombëtar ...............................................................69 Çmimet Doctor Honoris Causa..............................................................79 FAKULTETET E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS..................103 Fakulteti Filozofik .............................................................................105 Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore .......................................113 Fakulteti i Filologjisë ..........................................................................121 Fakulteti Juridik ................................................................................133 Fakulteti Ekonomik ...........................................................................141 Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës .........................................147 Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ...........................153 Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike .......................................................159 Fakulteti i Mjekësisë...........................................................................165 Fakulteti i Arteve................................................................................171 Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë..................................................177 Fakulteti i Gjeoshkencës dhe Teknologjisë në Mitrovicë .....................183 Fakulteti i Shkencave Sportive............................................................189 Fakulteti i Edukimit ...........................................................................195 Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë .........................203 Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë ....................209 Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj........................215 Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës ..............................221 BIBLIOGRAFIA ...............................................................................226 TEMPULLI I DIJES Monografi 9 1970 – 2012 Fjala e Rektorit niversiteti i Prishtinës e ka krijuar historinë e vet të mbështetur në ide kombëtare dhe në vlera evropiane. Duke e filluar veprimtarinë me degët e para të studimeve albanologjike, në të gjitha etapat e zhvillimit, me ngritjet dhe rëniet e tij, Universiteti i Prishtinës është bërë identitet i arsimit, i shkencës, i kulturës dhe i shoqërisë së Kosovës në përgjithësi. Edhe në fillimet e tij në vitet ’70 të shekullit të kaluar, në periudhën e zhvillimit dhe të afirmimit, në kohën e dhunës serbe e të mbijetesës shqiptare, në kohën e paqes e të luftës, dhe tani në vitet e reformimit e të modernizimit, Universiteti i Prishtinës është bërë vlerë e veçantë kombëtare. Universiteti i Prishtinës veprimtarinë e tij e mbështetet në hulumtim, zhvillim dhe U teknologji, duke i dhënë përparësi mësimit dhe shkencës, apo mision diturisë dhe fuqi mendimit shkencor, por edhe fjalës së lirë dhe parimeve demokratike. Universiteti i Prishtinës i ka kushtuar një rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndërkombëtar, duke qenë udhëheqës në shumë projekte dhe duke ndërtuar partneritet të frytshëm me shumë universitete në rajon, Evropë, Shtete të Bashkuara të Amerikës e më gjerë. Universiteti i Prishtinës ka luajtur rolin dhe misionin e veçantë në rrafshin ndërkombëtar edhe me nderimin e personaliteteve të njohura botërore politike, shkencore, arsimore, humanitare, kulturore me ndarjen e titullit Doctor Honoris Causa. Universiteti i Prishtinës është një ndër universitetet e para në rajon, i cili ka filluar TEMPULLI I DIJES 10 Monografi 1970 – 2012 reformën sipas sistemin të ri evropian të studimeve, prandaj e ardhmja e këtij institucioni është pikërisht arritja e standardeve më të përparuara ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë, të cilat ndërlidhen edhe me Deklaratën e Bolonjës. Universiteti i Prishtinës është bërë simbol i edukimit, i dijes, i kulturës së gjeneratave të studentëve dhe profesorëve, të cilët kanë sakrifikuar me përkushtimin më vetëmohues të tyre për projektin kombëtar të pavarësisë së Kosovës. Universiteti i Prishtinës ka formuar personalitete të rëndësishme të jetës intelektuale, arsimore, shkencore, kulturore, politike, të cilët janë bërë bartës të mendimit shkencor, politik, humanist në Kosovë e më gjerë, duke kontribuar në formimin e institucioneve të Kosovës, si dhe duke u bërë burim i vlerave në të gjitha fushat e jetës për zhvillimin e Kosovës, por edhe të rajoneve të tjera me popullsi shqiptare: Maqedoni, Mal i Zi, Serbi etj. Universiteti i Prishtinës për 40 vjet me radhë është mbushur me ngjarje dhe zhvillime që e kanë përcaktuar fatin e tij, ecjen drejt lirisë dhe misionit të tij mësimor e shkencor, duke vazhduar rrugëtimin e tij drejt edukimit, dijes dhe shkencës,sipas traditave më të avancuara të universiteteve më të njohura evropiane e më gjerë. Universiteti i Prishtinës ka zgjuar ndërgjegjen kombëtare në tërë hapësirën shqiptare dhe lirisht mund të quhet paraprijësi i lirisë së Kosovës, prandaj është dhe do të mbetet një ndër shenjat më të veçanta kombëtare të Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat e historisë së saj. Kjo Monografi e paraqet vetëm një pjesë të veprimtarisë së gjerë dhe të rëndësishme të Universitetit të Prishtinës në periudha të ndryshme kohore. Prof. dr. Mujë Rugova Rektor i Universitetit të Prishtinës TEMPULLI I DIJES Monografi 11 1970 – 2012 Historiku i Kosovës ë Kosovë, në hapësirën udhëkryqe të Evropës Juglindore, jeta njerëzore nisi që në kohën e gurit. Këtë e mundësuan pasuritë natyrore, klima kontinentalebregdetare dhe pozita e volitshme gjeostrategjike. Në këtë hapësirë lindën dhe u zhvilluan banorët më të lashtë të saj, dardanët, një ndër fiset më të mëdha ilire. N Parahistoria Gjatë epokës së paleolitit dhe epokës së mezolitit, kur ekzistenca sigurohej përmes gjahut dhe mbledhjes së frutave dhe njerëzit Fot. 1 Figurina të neolitit të hershëm jetonin kryesisht në shpella, jeta në Kosovë paralajmërohet me gjetjet në shpellën e Në kontinuitetin e jetës nga neoliti i Radavcit (Pejë). vonë popullata vendëse neolitike njohu bakrin dhe nisi përdorimin e tij, duke Klima e nxehtë dhe me lagështi atlantike, shkelur kështu nga koha e gurit në kohën e e cila dominoi gjatë epokës së neolitit mu- metaleve (faza Vinça-Plloçnik). Figurinat e ndësoi zhvillimin e bujqësisë (6.000-3.500) kultit të fazës Vinça-Plloçnik i arritën majat dhe njëkohësisht edhe sigurimin më të qën- e shprehjes artistike në hapësirën e Kosovës, drueshëm të ekzistencës(fot. 1). Në këtë në varinatin Kosovë-Moravë Jugore (Fot. 2, kohë u krijuan vendbanimet sedentare. Të 3). Epokës së neolitit i përket dhe okarina tilla ishin vendbanimet në Ilirion/Runik, nga Runiku, një nga instrumentet më të vjeZhitkoc, Glladnicë, Gradishtë të Vlashnjës, tra të Evropës (Fot. 4). Tupec apo Reshtan. Në epokën e neolitit nisën dhe valët e dyndjeve indoevropiane (Fot. 5) TEMPULLI I DIJES 12 Monografi 1970 – 2012 Fot. 4 Okarina, instrument frymor (Runik) Fot. 2 Hyjnesha në fron (Prishtinë) Fot. 5 Idol indoeuropian. Foto: Muzeu i Kosovës gërmuara të epokës së bronzit lejon konstaFig 3 Figurinë zoomorfe dhe altarë. Foto: Muzeu i Kosovës time të përgjithshme për ekzistimin e vendbanimeve në kodra (Vlashnjë, Teneshdoll) Gjatë epokës së bronzit të mesëm u dhe në rrafsh (Ljushtë, Qëndresa/Gllarevë, krijuan dhe lidhjet me kulturën e Mikenës Glladnicë, Nasalë, Berrnicë). (shekujt XVI-XV. Tumat në Qëndresa/ Gllarevë). Numri i vogël i lokaliteteve të TEMPULLI I DIJES Monografi 13 1970 – 2012 Në fazat e hershme të epokës së hekurit varrimi është bërë edhe në varret e dysta me urna - kultura e Berrnicës (Berrnicë, Grashticë. Fot 6), ndërsa gjatë gjithë epokës së hekurit në nekropole tumulare. Në vendvarrimet tumulare janë përfshirë të dy ritualet e varrimit, trupdjegia dhe trupvënia (Romajë, Rogovë, Ujz, Shirokë, Dibiçak, Porodime, Përçetë, Bajë e Pejës, Llashtishtë, Gurëz/Gërlicë, Biti, Moklikë. Fot 7-9). Fot. 6. Urnë, kultura e Berrnicës. Foto: Muzeu i Kosovës Degëzimin e dardanëve duhet parë edhe në suazat e valëve të migrimeve indoevropiane. Migrime të fiseve dardane kishte edhe në Itali në kapërcyell të epokës së hekurit (shekulli XII p.K.). Në Apuli u vendosën daunët dhe darda, ndërsa galabrët zunë juglindjen e Italisë, duke ia dhënë edhe emrin territorit Kalabria. Fot. 7 Përkrenare ilire. Foto: E. Shukriu Gjatë shek. VI-IV u krijua aristokracia fisnore dhe u zhvillua faza paraurbane dardane. Zejtarët dardanë prodhuan stoli, armë dhe vegla pune, traditën e së cilës shekuj më vonë e vë në pah Plini, duke shkruar: Madje edhe burrat mbajnë në llërën e sipërme të dorës (rrathë ari), të cilat vinin nga Dardania dhe për këtë quheshin dardane (Plin. Naturalis Historiae XXIII 3, 12). Fot. 8 Stoli ilire, Bajë e Pejës. Foto: Muzeu i Kosovës TEMPULLI I DIJES 14 Monografi 1970 – 2012 Kishte edhe importe, si dëshmohet nga Menada e Prizrenit (Fot. 10), ojnohea dhe kupat me figura të zeza nga Baja e Pejës, qeramika e stilit Wave-Line, qeramika e tipit Saint Valentin nga Gadimja e Cernica, mbishkrimi grek AITOYGAN nga Kulina apo ena me mbishkrimin unik me alfabetin arkaik grek nga Gadimja. Përhapjen e shkrimit grek në hapësirë e Kosovës e dëshmon edhe prezenca e shkronjës E në pitosin nga Cernica, të shkronjës Psi nga Bardhi i Madh, të shkronjës M nga Gadimja apo i shkronjës B në pitosin nga Hisari i Suharekës/Therandës. Historia antike Fot. 10 Menada e Prizrenit. Foto: Muzeu Britanik Historia antike e Kosovës nis me krijimin e shtetit të Dardanisë në shek. IV p.K. Shteti u krijua falë zhvillimit paraprak protourban dardan (shekujt VI-IV), të diferencimit shoqëror dhe të shthurjes së organizimit fisnor, të zhvillimit të zejtarisë dhe të krijimit të qendrave urbane. Shteti dardan kishte territor kompakt dhe të përkufizuar, si dhe popullsi të njohur me emrin dardan. Ishte kjo arsye që vetëm këta banorë të Ballkanit Qendror u quajtën nga shkrimtarët antikë me termin përcaktues gjeografik dhe politik: dardanë dhe Dardania (Strab. VII c. 313, c. 316). Shteti kishte ushtri të organizuar dhe institucion të mbretit (Longari, Bato, Monuni), fron trashëgues (Bato trashëgoi të atin Longarin) dhe zhvilloi veprimtari diplomatike, si dhe bëri martesa dinastike (princesha dardane Etuta u martua me mbretin ilir Gencin). Shteti u zgjerua me përvetësimin e territoreve të tribalëve dhe të autariatëve në Fot. 9 Simbole ilire të ciklit të jetës dhe përjetësisë. veri dhe veriperëndim (rreth Novi Pazarit të Foto: Muzeu i Kosovës TEMPULLI I DIJES Monografi 15 1970 – 2012 tën në një pozitë juridike gjysmë të varur foedus iniquum (D. Cass. XXXVIII 10, 1-2), por kjo nuk e ndali rezistencën dardane ndaj pushtuesve romakë. Pas luftës së Mezisë (28 p.K.) romakët e lidhën fatin e Dardanisë me provincën të Mezisë (Moesia) dhe, më pas, të Mezisë së Epërme (Moesia Superior). Prodhimet artizanale, bujqësore e blegtorale, metalet e çmuara dhe përpunimi Fot. 11 Cjapi i bronzit nga Prizreni (Muzeu i Vranjës) i tyre dhe tregtia krijonin bazën e ekonomisë së shtetit dardan (Fot. 11-13). Prodhimet sotëm), të taulantëve në jugperëndim, si dhe dardane u bënë të njohura në botën antike, të hapësirës deri te Gostivari i sotëm. Kufijtë si djathi i Sharrit apo djathi dardan (caseus perëndimorë përfshinë edhe territorin e pirustëve (rajoni i Kukësit të sotëm). Me përfshirjen e gati gjithë Peonisë Dardania u bë fqinji i drejtpërdrejtë i Maqedonisë. Fuqia dardane shprehet dhe nga ndihma prej 20.000 ushtarësh, të cilën mbreti i Dardanisë ia ofroi mbretit të Maqedonisë, Ptolome Keraunit për luftë kundër invazionit gal, të cilin ky e refuzoi (viti 279 p.K., Shih: Iustin. Historiarum Philippicarum XXIV 4 9-11). Pas krijimit të provincës romake të Maqedonisë, fqinj të ri jugor të Dardanisë, dardanët u bashkuan me ilirët e tjerë në luftërat kundër roFot. 12 Lotore, faza urbane makëve. Nga viti 75 dardane. Foto: E. Shukriu p.K. dardanët u gje- Fot. 13 Lajmëtari, Piranë. Foto: M. Shukriu TEMPULLI I DIJES 16 Monografi 1970 – 2012 dardanicus), bashkë me dhjamin e derrit, hekurin dhe plumbin (Descriptio totius mundi et gentium A 51). Nga shekulli IV p.K. u intensifikua dhe qarkullimi i monedhave. Të pranishme ishin monedhat e Damastionit, në qarkullim deri në vitin 320 p.K. Periudha romake Pushtimet romake sollën ndryshime të mëdha të organizimit administrativo-juridik, si dhe në jetën e banorëve. Në vitin 44 Dardania u vendos në provincën e Mezisë, ndërsa në vitin 86, kur provinca e Mezisë u nda, Dardania u përfshi në provincën Mezia e Epërme. Dardanët nuk u pajtuan me okupimin dhe as me përfshirjen e tyre në kufijtë e imponuar, gjë që u shpreh me kundërshtime, sidomos të kryengritësve dardanë (latrones dardanicii). Ishte kjo dhe një nga arsyet e krijimit të Provincës së Dardanisë (viti 279), si pjesë e Prefekturës së Ilirikut. Kufijtë e provincës ishin të njëjtë me ata të shtetit të dikurshëm dardan, pos pjesës verilindore, e cila iu kishte ndarë më parë Provincës Dacia Ripensis. Si e tillë qëndroi deri në kohën e reformave të perandorit bizantin Justinianit (shek. VI). Fot. 14 Kokë aktori, Ulpianë. Foto: Muzeu i Kosovës Magjistralja Lissus-Naissus ishte rruga më e rëndësishme. Te stacioni Viciano kjo Fot. 15 Merkuri, hy romak i tregtisë. Foto: Muzeu i Kosovës magistrale kryqëzohej me atë që shkonte në Romakët u koncentruan në veçanti në lindje në drejtim të Shkupit (Scupi) dhe lidhej me magjistralen po aq të rëndësishme shfrytëzimin e xeheve në dy komplekset më të mëdha xehetare, në kompleksin e Ibrit Viminacium-Scupi-Thessalonike. TEMPULLI I DIJES Monografi 17 1970 – 2012 rekës), Siparantum (Pejë), te Dersniku i Klinës, Çiflaku i Gjakovës apo te Kllokoti e Goshica e Vitisë. Ulpiana ishte qyteti më i rëndësishëm i Kosovës antike (Fot. 17-18). Si qendër administrative dhe e menaxhimit xehetar, u shtri në një hapësirë prej mbi 100 ha, ndërsa qyteti në brendi të mureve rrethuese kishte 28 ha. Në të gjendej edhe kampi ushtarak Fot. 16 Mozaiku i Orfeut me shtazë, Vendenis. (400 x 400 m). Duke u ngritur në rang Foto: Muzeu i Kosovës municipiumi nga shekulli II, Ulpiana fitoi karakteristikat e një qyteti romak, me skemë (Trepçë-Kopaonik-Rogoznë) dhe në të qëndrueshme urbanistike me rrugë ortokompleksin Kosovë - Moravë Jugore (Ajvali- gonale, komplekse të ndërtesave me funksione Janjevë-Artanë). të veçanta dhe me ujësjellës e kanalizime. Gjatë periudhës romake u soll qarkullimi i ri monetar dhe në Kosovë janë gjetur gati të gjitha monedhat e farkuara gjatë shekujve IV. Në thesarin numizmatik përfaqësohen qendrat e ndryshme të farkimit, siç janë ato të Romës, Londrës, Lionit, Akuilesë, Arlit, Konstantinopojës, Selanikut, Antiokisë, Sisakut, Mitrovicës së Sremit apo dhe të Heraklesë. Vlera të veçanta kanë monedhat e xeheroreve dardane të gjysmës së parë të shekullit II. Monedhat me mbishkrim METALLA ULPIANA farkoheshin në minierat e rrethit të Prishtinës, ndërsa ato me mbishkrim DARDANICI dhe me figurë të Fot. 17 Ulpiana: bazilika, porta veriore Hyjneshës Dardane. Vendbanimet e periudhës romake në Ulpiana u shkatërrua edhe nga tërmeti Kosovë janë të shumta dhe ato dëshmojnë katastrofal i vitit 518. E rindërtoi perandori për një jetë mjaft dinamike (Fot. 14-16). bizantin Justiniani dhe e riemërtoi si Qendra administrative u bënë munici- Iustiniana Secunda. Ky në afërsi ndërtoi edhe piumet si Ulpiana pranë Prishtinës, Munici- qytetin Iustinopolis (Procop., De aedeficiis pium DD (Soçanicë), Vendenisi (Gllamnik), IV 1 30; 19 30). Në Ulpianë vepruan dhe u Viciano, Theranda (midis Prizrenit e Suha- vranë dy martirët e krishterimit të hershëm: TEMPULLI I DIJES 18 Monografi 1970 – 2012 Fot. 19 Municipim DD, Soçanicë. Foto: Muzeu i Kosovës Dardania u bë pjesë e Perandorisë Romake të Lindjes, pas ndarjes së Perandorisë Romake (395), dhe pastaj të asaj bizantine. Sulmet nisën me ato të hunëve, të cilët e pushtuan Nishin, njërin nga qytetet më të rëndësishme të Dardanisë (441). Pastaj sulmuan gotët e fiset e tjera dhe më vonë Fot.18 Kompleksi i Memories,nekropoli verior, Ulpianë Flori dhe Lauri. Aty lindi ipeshkvi Gergenci, i njohur si misionar i krishterimit përgjatë brigjeve të Detit të Kuq (shek. VI). Qyteti përmendet në Kartën e perandorit bizantin Fot. 20 Mozaikë të periudhës romake. Foto: Muzeu i Kosovës Bazilit II të vitit 1020. Nivelin e lartë të jetës gjatë periudhës romake e pasqyrojnë mozaiku polikrom i Orfeut të rrethuar me shtazë i Gllamnikut (Fot. 16) dhe mozaikët në Nerodime , pastaj monumenti i Hyjneshës Dardane me dy labirinte (Fot. 22) dhe nekropolet e qyteteve si Ulpiana, Municipim DD dhe Fot. 21 Objekte luksoze të periudhës romake. Foto: Muzeu i Kosovës Vendenis. TEMPULLI I DIJES Monografi 19 1970 – 2012 Fot. 22 Monumenti i Hyjneshës Dardane, Smirë . Koleksioni Arkeologjik i Fakulteti Filozofik të Universitetit të Prishtinës avarët, të përcjell nga sllavët (Procop. të Pejës, Shën Flor të Lipjanit, si dhe ato Historiae quae dictur arcane 18 20). brenda dhe jashtë fortesave, në Veletin, Brainë, Harilaç, Bajicë, Strezoc, Samadrezhë, Krishterimi në Dardani u organizua në Balloc e të tjera. shekullin IV, me kryepeshkopinë në Shkup. Dëshmi e krishterimit të hershëm në Dardani janë kishat e krishterimit në Ulpianë, (Fot. 26) Vërmicë (Fot. 27), Bellacërkë, Shën Prendë të Prizrenit, Bajicë Fot.24 Objekte nga nekropoli verior i Ulpianës. Foto: Muzeu i Kosovës Fot. 23 Monument varri dardan, Xërxë. Foto: M. Shukriu Gjatë shekujve VI-VII në territorin e Kosovës depërtuan valët avaro-sllave, të cilët shkonin kryesisht në drejtim të brigjeve të Trakisë dhe të Konstantinopojës. Në mesin e TEMPULLI I DIJES 20 Monografi 1970 – 2012 Fot. 25 Bazilika e shekujve V-VI dhe nekropoli mesjetar, Vërmicë. Foto: M. Shukriu shekullit VII, sipas burimeve bizantine, nuk evidentohet asnjë territor i pushtuar nga sllavët (skllavini) në Dardani, Prevalitanë, Epir të Ri e Epir të Vjetër, përderisa ato ekzistonin në hapësirën nga Thrakia deri në Peleponez. Siç pohon Kosntantin Jireçek, depërtimi sllav në Kosovë dhe në jug, filloi në masë nga fundi i shekullit XI. Kosova u përfshi në shtetin e mbretit bullgar Samuilit (976-1014), për të rënë përsëri nën pushtetin bizantin. Në vitin 1275 u bë pjesë e shtetit mesjetar serb, Fot. 26 Bazilika e shekujve V-VI, Ulpianë. ndërsa në vitin 1455 pjesë e Perandorisë Foto: Muzeu i Kosovës Osmane. *Shënimet i hoqi Redaksia. TEMPULLI I DIJES Monografi 21 1970 – 2012 K O S O VA Historia e mesjetës dorin Justiniani I, i lindur në Taurisium të Gjatë gjithë Mesjetës territori i Kosovës u Shkupit në vitin 527, i cili, përveç tjerash, e bë një epiqendër e zhvillimeve historike jo kodifikoi edhe të drejtën romake që i shërvetëm për Perandorisë Bizantine, por edhe beu si bazë juridike shtetit bizantin. për popullatën autoktone dardane ilire, e cila në kushtet e reja u ruajt dhe mbijetoi duke u transformuar dhe paraqitur me emrin mesjetar Arbër e më pas më emrin e ri shqiptar. Rrethanat historike nga shek.VII e determinuan ndryshimin e pjesërishëm etnik e kulturor të Ballkanit pas procesit të kolonizimit të fiseve sllave, të cilat të ardhura nga Malet e Karpateve, zunë vend edhe në hapësirën e dikurshme të Ilirisë duke e ndryshuar strukturën etnike. Por, në Kosovë dhe trevat e tjera arbërore procesi i ndryshimeve etnike nuk përjetoi përmbysje të mëdha, që dëshmohet edhe me ruajtjen e trajtave të vjetra të emrave të qyteteve, të cilat nuk morën emra sllavë. Në Dardani, pas invazionit sllav kultura materiale e Mesjetës së hershme njësohet me tipat e kulturës së ngjashme, si në trojet e Justiniani I ( 482-565) Perandor bizantin me origjinë ilire tjera shqiptare duke shënuar një kontinuitet nga Dardania të njëjtë dhe të pandërprerë kulturor. Madje duke qenë në lidhshmëri më rrjedhat Gjatë shek. IX-XI kur Perandoria Bizantine politike të kohës, Dardania respektivisht, iu rrek riorganizimit politik dhe administraKosova, i dha Perandorisë Bizantine disa tiv në formën e ndarjes në provinca perandorë nga të cilët do ta veçonim peran- ushtarake të quajtura Thema, Kosova u ri- Periudha e sundimit bizantin dhe sllav TEMPULLI I DIJES 22 Monografi 1970 – 2012 afirmua në formimin e Themës së Shkupit, e cila gjatë shekujve X-XII u drejtua nga fisnikët arbërorë. Riorganizimi administrativ bizantin i themave përkon edhe me pushtimin bullgar dhe ekspansionin e tij drejt Kosovës. Kosova mori një rëndësi të dorës së parë duke u përfshirë në konfliktin në mes Bullgarisë dhe Perandorisë Bizantine, por edhe në këtë rast dëshmitë historike nuk flasin për përmbysje të strukturave administrative vendore arbërore. Në vitin 1014 Shkupi u kthye prapë në duar të pushtetit bizantin dhe Perandoria u përkujdes të vendoste marrëdhënie të mira me popullsinë autoktone. Gjatë kësaj kohe popullata vendore arbërore e Kosovës ishte e lidhur me të gjitha proceset kulturore e fetare që ndodhën në Ballkan dhe në këtë drejtim në Dardani (Kosovë ) ashtu si edhe provincat e tjera shqiptaret, u përqafua krishterimin, i cili në Iliri daton që nga periudha apostolike. Persekutimet e të krishterëve nga perandorët romakë u shprehen fort edhe në Dardani, e cila dha edhe martirët e parë ilirë të krishterimit, Florin dhe Laurin. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për reforma, rënia e Perandorisë Bizantine në fund të shek.XII ishte evidente dhe kjo rënie u pasua nga forcimi i shtetit të Rashës që më vonë do të njihet më emrin Serbi. Sipas të dhënave historike, kufiri në mes të Bizantit dhe Serbisë shkonte jashtë kufijve të Kosovës së sotme. Dinastia serbe Nemanjidase arriti brenda disa brezave sundimtarësh gradualisht ta pushtonte Kosovën duke e futur në kuadrin e sistemit të vet politik e fetar. Ky pushtim u shoqërua me pasoja të rënda për popullsinë vendore në aspektin Flori dhe Lauri martirët e parë të krishterimit në Dardani politik, ekonomik dhe fetar. Për ta përforcuar ndikimin e tyre fetar e politik në Kosovë, si dhe për shkaqe të sigurisë nga sulmet e fiseve kumane, shteti serb i Rashës e barti edhe selinë kishtare nga Zhiça e Serbisë në Pejë të Kosovës. Pushtimi serb i Kosovës u shoqërua edhe me konflikte fetare. Kisha serbe synonte që në këto treva të zinte vendin e Konstantinopojës dhe të pengonte shtrirjen e ndikimit katolik, me të cilin identifikoheshin shumica e shqiptarëve gjatë Mesjetës. Për këtë qëllim filloi një program shtetëror i përvetësimit, adoptimit dhe serbizimit të kishave të krishtera paleokristiane arbërore, siç është rasti me Manastirin e Graçanicës, të Deçanit, Patriarkanën e Pejës etj. Kjo politikë u sanksionua edhe me akte ligjore mesjetare që u përmblodhën në TEMPULLI I DIJES Monografi 23 1970 – 2012 të ashtuquajturin Kodi i Dushanit. Disa nga nenet e tij i referoheshin luftimit të herezisë katolike dhe favorizonit të ortodoksisë serbe. Me shembjen e Perandorisë Serbe të Stefan Manastiri i Deçanit shek.XIV Trashëgimi kulturore e Kosovës Novobërda(Artana) gjatë shek. XIV-XV ishte qendra më e zhvilluar ekonomike e Evropës Juglindore Dushanit në vitin 1355 disa qytete ranë në duar të feudalëve shqiptarë. Aty nga viti 1370 familja e Balshajve zotëroi Prizrenin dhe Pejën, si dhe territorin e Kriva Rekës afër Novobërdës. Në këto kohë edhe selia e kishës serbe u rikthye në Zhiçë, ku e kishte pasur selinë më herët. Pas vrasjes së Balshës II , në Kosovë u rikthye pushteti i princërve serbë, të cilët tashmë kishin pranuar vasalitetin e sulltanit turk. Gjatë shek. XIII-XV qytetet e Kosovës u shndërruan në qendra të rëndësishme të prodhimit zejtar. Qytetet e Kosovës si Novobërda, Janjeva, Zveçani,Trepça etj., dalloheshin për nxjerrjen dhe punimin e arit, argjendit dhe plumbit. Këto qytete vizitoheshin nga tregtarët e Raguzës (sot Dubrovniku në Stema e familjes arbërore të Kroaci), Venedikut, Balshajve Splitit, Kotorrit, Durrësit etj. Në Prizren dëshmohet prezenca e konsullit raguzian, të paktën nga viti 1332, dhe kjo dëshmon rëndësinë ekonomike dhe politike të trevës së Kosovës në atë kohë. Forcimi i Perandorisë Osmane e bëri të pashmangshëm depërtimin e tyre drejt Kosovës si trevë e rëndësishme strategjike në rrugëtimin e tyre pushtues drejt Evropës. Në vitin 1386 turqit osmanë e pushtuan Nishin dhe pushtimi i Kosovës u vu në rend dite. Në qershor të vitit 1389 duke dashur t’i rezistohej një depërtimi të tillë osman, u organizua një koalicion i princave ballkanikë dhe në Fushë të Kosovës në pjesën veri-perëndimore të Prishtinës, u zhvillua Beteja historike e Fushë -Kosovës në mes të forcave osmane të udhëhequra nga sulltani osman TEMPULLI I DIJES 24 Monografi 1970 – 2012 betejë e vendosi Kosovën nën vasalitetin turk, por depërtimi i pushtuesve turq në Kosovë vazhdoi edhe në kohën e sulltanëve osmanë Mehmeti I dhe Murati II deri në gjysmën e shekullit XV. Tyrbja e Sulltan Muratit I në vendin ku u zhvillua Beteja e Parë e Kosovës më 1389 Hartë e vjetër ku shënohet Prizreni Pamje nga Prishtina e vjetër Murati I dhe forcave të koalicionit ballkanik ku bënin pjesë princërit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Rumania, Bosnja, Kroacia dhe Hungaria. Fitorja e osmanëve në ketë Nga koha e Mehmetit II (1451-1481) prania osmane në këto treva u bë element i pandarë i jetës politike e shoqërore. Përpjekjet për ta ndaluar presionin osman në rritje megjithatë nuk pushuan. Trashëgimtari hungarez i fronit princi Janosh Huniadi në marrëveshje me princin shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u organizuan për një betejë të re, e cila ashtu si edhe e para, u zhvillua në Fushë të Kosovës, në tetor të vitit 1448. Mirëpo, qëndrimi joparimor i sundimtarit serb Gjergj Brankoviq dhe bashkëpunimi i tij me sulltanin osman penguan ardhjen me kohë të Skënderbeut në fushëbetejë dhe si pasojë edhe thyerjen e forcave hungareze gjë që e përshpejtoi rënien e Kosovës nën sundimin osman, të cilën gjë me një operacion të fuqishëm ushtarak në verën e vitit 1455 e realizoi sulltan Mehmeti i II. TEMPULLI I DIJES Monografi 25 1970 – 2012 Periudha e sundimit osman Vendosja e pushtetit osman në Kosovë shënon kthesë në proceset dhe zhvillimet politike ekonomike dhe shoqërore të vendit. Një pjesë e territorit të Kosovës u përfshi në njësinë administrative osmane që u quajt Vilayeti Vëlk (vendi i Vukut) , me ç’rast u krye edhe regjistrimi i popullsisë dhe pronave. Duke filluar nga vitet 80 të shek. XV, pjesa kryesore e Kosovës u përfshi në sanxhakun e Vushtrisë, ndërsa trevat perëndimore të Kosovës ku bënin pjesë edhe Peja, rrethina e Gjakovës dhe një pjesë e rrethinës së Prizrenit u përfshin në sanxhakun e Shkodrës, ndërkohë që disa pjesë në juglindje u përfshin në sanxhakun e Shkupit. Nga kjo periudhë qytetet e Kosovës filluan të funksiononin si qendra administrative kulturore dhe ekonomike e një sistemi të ri politik osman. Në qytete u përqendrua shumica e personelit administrativ dhe ushtarak osman, por edhe kleri islam bashkë me institucionet e kultit, gjë që ndikoi në përhapjen dhe islamizimin e një pjese të madhe të popullatës vendore shqiptare. Islamizimi i popullsisë në masë u shoqërua e dhe me ndërtimin e shumë objekteve të kultit islam si xhami, teqe, shkolla (medrese), objekte bamirësie (imarete) duke i shtuar qyteteve pamjen urbanistike të tipit islamiko-oriental. Megjithatë procesi i islamizimit nuk u zhvillua pa pengesa, kështu që një formë e rezistencës ndaj këtij procesi ishte kriptokatolicizmi apo katolicizmi i fshehtë që paraqitet si dy besime duke bërë që krishtenizmi të ruhet të një pjese e shqiptarëve. Megjithatë, realiteti fetar i periudhës osmane flet qartë për një popullsi me shumicë të theksuar islame,por edhe më tutje një vend dhe rol të rëndësishëm vazhdoi të Xhamia e Madhe në Prishtinë shek. XV. Trashëgimi kulturore e Kosovës mbajë popullsia shqiptare e besimit katolik, e cila nga pikëpamja administrative bënte pjesë në Ipeshkvinë Shkup-Prizren. Qytetet e Kosovës si Peja, Prizreni, Prishtina, Vushtria, Shkupi dallojnë për nga prodhimtaria zejtare siç ishte, prodhimi i stolive nga ari dhe agjenti, prodhimi manifaktural i armëve, përpunimi i lëkurës, mëndafshit etj. Nga qytetet e Kosovës në këtë periudhë primatin vazhdonte ta mbante Prizreni, i cili kishte lidhje tregtare me shume qytete shqiptare dhe evropiane. Megjithatë pas një periudhe të stabilizimit të pushtetit turk në Kosovë fillon periudha e kryengritjeve antiosmane që fituan shkas veçanërisht nga Lufta austro-turke e viteve TEMPULLI I DIJES 26 Monografi 1970 – 2012 Ipeshkvi shqiptar Pjetër Bogdani 1630-1689 Kryengritjet u shuan me ashpërsi nga pushteti osman ndërkaq tërheqja e austriakëve nga Kosova rezultoi me hakmarrjen e ushtrisë osmane ndaj popullsisë vendëse. Kjo i dha hov procesit të islamizimit si dhe shpërnguljes jashtë Kosove të një numri të kryengritësve shqiptarë në mesin e të cilëve kishte edhe serbë. Në lidhje me këtë ngjarje në historiografinë serbe është bërë një spekulim i madh duke e rritur numrin e të shpërngulurve serbë nga Kosova dhe kinse popullimin e saj me shqiptarë të ardhur nga zonat malore të Shqipërisë. Në kohën në vazhdim përkundër situatave jostabile politike u arrit që të krijohej dhe të forcohej një Stoli dhe veshje me motive kombëtare nga Kosova klasë aristokrate vendore shqiptare, e cila filloi të bëhet bartëse e proceseve politike në 1683-1699. Kryengritja ishte shkaktuar nga vend. Kështu që u forcuan familjet fisnike keqpërdorimet e rënda të pushtetit osman shqiptare siç ishin: Begollajt e Pejës, Rrotulndaj popullsisë dhe ajo u udhëhoq nga lajt e Prizrenit, Gjinollajt e Gjilanit dhe Pripeshkvi shqiptar Pjetër Bogdani. ishtinës etj. TEMPULLI I DIJES Monografi 27 1970 – 2012 Historia moderne Periudha e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe i Perandorisë Osmane e nxiti Rusinë që t’i shpallte luftë kësaj të fundit. Në këtë rast lufta për pavarësi Rrethanat e shumta shoqërore e politike të komplikuara e zgjatën rreth pesë shekuj sundimin osman në trevat shqiptare. Shekulli XIX i solli ata në përpjekje më intensive për çlirim dhe pavarësi. Kriza Lindore që lidhej pandashëm me krizën e përgjithshme të Perandorisë Osmane i vendosi shqiptarët në pozitë që impononte opsionin e mbetjes nën Perandorinë Osmane ose opsionin e bërjes pre të synimeve ekspansioniste të shteteve fqinje të sponsorizuara dhe të përkrahura nga Rusia. Serbia dhe Greqia që nga gjysma e shek XIX kishin shpallur haptas në formë të projekteve shoviniste dhe hegjemoniste të Naçertanies dhe Megali Idesë, sidomos pretendimet e tyre ndaj tokave shqiptare, duke mohuar ekzistencën e kombit shqiptar, por edhe të drejtën për formimin e shtetit të pavarur. Në katër Vilajetet e Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës, ku shumicën e popullsisë e përbënin shqiptarët, gjendja ekonomike e sociale u përkeqësua shumë. Kjo gjendje nxiti një varg kryengritjesh në qytetet e Kosovës që shpërthyen si përgjigje ndaj reformave turke të njohura me emrin Tanzimat. Mirëpo, dobësimi i vazhdueshëm Serbia dhe Mali i Zi u rreshtuan krahas Rusisë me qëllim qe t’i realizonin aspiratat pushtuese ndaj trevave shqiptare. Pas disfatës së ushtrisë osmane forcat serbe kryen pastrimin etnik duke i shpërngulur rreth 160 mijë shqiptarë që jetonin në mbi 700 fshatra dhe qytete të rajonit të Nishit, Prokuplës, Kurshumlisë,Vrajës dhe Leskocit. Muhaxherë shqiptarë duke ikur nga trojet etnike Në këto rrethana u imponua organizimi i potencialeve njerëzore ushtarake e politike të shqiptarëve për qëllime mbrojtëse. U krijua Komiteti i Stambollit si organizatë që do ta udhëhiqte luftën e shqiptarëve për mbrojtje dhe çlirim. Në pajtim me këto synime u organizua Kuvendi i përgjithshëm kombëtar. Punimet e këtij Kuvendi u hapën me 10 TEMPULLI I DIJES 28 Monografi 1970 – 2012 qershor 1878 në qytetin e Prizrenit ku morën pjesë rreth 110 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por shumica ishin nga Vilajeti i Kosovës. Që në ditën e parë Kuvendi vendosi ta formonte Lidhjen Shqiptare që ishte organizatë me karakter polik dhe ushtarak duke e quajtur Lidhja e Prizrenit. Në komitetin qendror të kësaj Lidhjeje bënin pjesë figurat atdhetare si: Abdyl Frashëri, Sylejman Vokshi, Ymer Prizreni etj. shqiptare nga fqinjët sllavë dhe grekët. Përkundër pamundësisë për ta mbrojtur tërësinë territoriale në mënyrë të duhur, Lidhja e Prizrenit hodhi themelet për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar. Shtypja e lidhjes së Prizrenit rezultoi edhe me një shtetrrethim dhe dhunë të paparë ushtarake e politike ndaj shqiptarëve nga ana e Portës së Lartë. Shumica e ideatorëve të Lidhjes u dënuan dhe u burgosën me shumë vite robëri. Filloi një etapë e përpjekjeve osmane për shkombëtarizimin e shqiptarëve gjë që rezultoi përsëri me një varg kryengritjesh në territorin e Kosovës, veçanërisht gjatë viteve 1883-1893. Lëvizja Kombëtare Shqiptare krahas luftës së armatosur shtroi sërish kërkesat politike për autonominë e Shqipërisë dhe bëri përpjekje për realizimin e kësaj kërkese duke themeluar organizatën kombëtare të quajtur Lidhja e Pejës, nën udhëheqjen e patriotit Haxhi Zeka. Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit Fqinjët ballkanikë të Shqipërisë kishin shpallur haptas pretendimet e tyre tokësore ndaj trevave shqiptare. Rezistenca e shqiptarëve për t’iu nënshtruar pushtuesve të rinj dhe komplikimi politik e ushtarak i situatës në Ballkan imponoi ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha, që rezultoi me mbajtjen e Kongresit të Berlinit. Ky Kongresi i imponoi Perandorisë Osmane dorëzimin e territoreve shqiptare fqinjve ballkanikë, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Një situatë e tillë acaroi marrëdhëniet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane dhe me shtete fqinje duke iniciuar një luftë të gjatë mbrojtëse që përfundoi me pushtimin e disa territoreve dhe qyteteve Kuvendi Kombëtar i Lidhjes i mbajti punimet nga 23 deri më 29 janar të vitit 1899 në qytetin e Pejës në praninë e delegatëve nga shumë qytete shqiptare. Lidhja u shpall si një organizatë e përgjithshme kombëtare që bashkonte Haxhi Zeka (1832-1902)në gjirin e saj gjithë ideator i Lidhjes së Pejës shqiptarët,gegë e toskë, myslimanë e të krishterë dhe detyrë kryesore kishte mbrojtjen e tërësisë territori- TEMPULLI I DIJES Monografi 29 1970 – 2012 ale nga synimet pushtuese të shteteve fqinje, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Në fillimin e shek. XX lëvizjet reformiste që filluan brenda Perandorisë Osmane nuk e përmirësuan aspak gjendjen e rëndë të nënshtetasve e në veçanti të shqiptarëve. Përkundrazi Komiteti i Turqve të Rinj që mori përsipër realizimin e reformave në Perandorinë Osmane inicioi një fushatë shkombëtarizimi të shqiptarëve duke bërë unifikimin e fesë me kombin dhe duke tentuar asimilimin e shqiptarëve myslimanë në turq. Këto qëndrime nxitën një varg kryengritjesh në tërë Shqipërinë. Vatër kryesore u bë sërish Kosova. Këto kryengritje filluan gjatë viteve 1909 -1912 dhe rezultuan me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Ideatorë të këtyre kryengritjeve në Kosovë ishin Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini etj. Për të organizuar kryengritjen erdhën në Shqipëri edhe Ismail Qemaili dhe Luigj Gurakuqi. Pas kryengritjes së verës së vitit 1912, në vjeshtë të po këtij viti, pasoi Lufta Ballkanike dhe pushtimi i Kosovës nga ushtritë serbe-malazeze. Ky pushtim u shoqërua me një dhunë të paparë vrasjesh, përndjekjesh, shkatërrimesh e djegiesh të fshatrave dhe vendbanimeve shqiptare. Dëshmitarë të këtyre ngjarjeve ishin edhe shumë gazetarë të huaj që e ngritën zërin kundër këtyre veprimeve gjenocidale të forcave serbe dhe malazeze në Kosovë. Në kushte të tilla gjendja në Shqipëri po bëhej shumë kritike dhe e rrezikshme për vetë ekzistencën e qenies kombëtare duke parashtruar si imperativ të kohës shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Kuvendin Kombëtar në Vlorë me 28 nëntor 1912. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Deklarata e Pavarësisë, 28.11.1912 TEMPULLI I DIJES 30 Monografi 1970 – 2012 Periudha e okupimit-sundimit serb dhe jugosllav në Kosovë Roli aktiv i Kosovës në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë pasqyrohet jo vetëm me pjesëmarrjen e delegatëve nga Kosova, por edhe me pjesëmarrjen në kryengritje të vazhdueshme kundër pushtimeve të huaja. Krijimi i Shqipërisë së pavarur duke lënë jashtë trevën e Kosovës, Çamërinë dhe viset e tjera etnike rezultoi me vazhdimin e luftës të shqiptarëve nga këto vise për çlirim përfundimtar kombëtar. Në fakt, për shqyrtimin e problemeve politike që shkaktuan ngjarjet e Ballkanit e veçanërisht Luftërat Ballkanike gjashtë fuqitë e mëdha u pajtuan që të mbanin në Londër Konferencën në nivel ambasadorësh, e cila filloi punën më 17 dhjetor 1912. Caktimi i kufijve të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër Në konferencë u zhvillua një luftë e ashpër për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë, sidomos në mes Austro-Hungarisë dhe Rusisë. Pas diskutimeve të gjata dhe luftës diplomatike në mars të vitit 1913 Konferenca caktoi kufijtë veriorë dhe verilindorë, duke lënë nën sundimin serb e malazez gjithë territorin e Kosovës, trevat e Shkupit, Tetovës, Dibrës, Gostivarit, Strugës etj. Është ironik fakti se nga 15 qendra shqiptare, 8 nga ato iu dhanë shteteve fqinje, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Aneksimi i Kosovës dhe viseve të tjera nga Serbia u shoqërua me një fushatë shtypjeje e terrori që kishte për qëllim pastrimin e tokave të pushtuara nga elementi shqiptar. Për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të cenuara nga pushteti okupues serb më 1 maj 1918 në ilegalitet u formua Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës që në program kishte çlirimin e viseve të pushtuara shqiptare. Konferenca e Paqes e Parisit, e organizuar pas Luftës së Parë Botërore nuk i mori parasysh kërkesat e shqiptarëve për përmirësimin e padrejtësive që i ishin bërë në të kaluarën dhe ata konfirmuan vendimet e Konferencave të mëparshme duke vazhduar copëtimin e trevave shqiptare. Edhe kjo konferencë vendosi që Kosova dhe trevat e tjera shqiptare të aneksuara të përfshihen në Mbretërinë e sapokrijuar Serbo-Kroato-Sllovene. Në kushte të tilla qëllimi parësor i politikës Serbo-KroatoSllovene ishte ndërrimi i strukturës etnike shqiptare. Jetësimi i këtyre qëllimeve u realizua përmes formave të ndryshme, veçanërisht përmes procesit agrar-kolonizues që kishte të bënte me shpronësimin e tokave shqiptare duke i lënë ata pa burime jetese dhe duke i detyruar të shpërngulën në vise tjera, veçmas në Turqi dhe Shqipëri dhe sjelljen në vend të tyre të popullatës sllave nga viset e tjera të Mbretërisë. Ky proces në periudhën në mes dy luftërave botërore rezultoi me vendosjen e 15 mijë kolonëve serbë e malazezë në Kosovë dhe njëkohësisht me shpërnguljen e rreth 150 mijë shqiptarëve. TEMPULLI I DIJES Monografi 31 1970 – 2012 Kosovë në aktivitetin e vet në Konferencën e Parë të Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovë e Dukagjin, mbajtur më fund të vitit 1943 dhe në fillim të vitit 1944 në fshatin Bujan në Malësi të Gjakovës solli Rezolutën ku mbështeste dëshirën e shqiptarëve të Kosovës për bashkim më Shqipërinë. Pas kësaj Rezolute Lufta Antifashiste u masivizua dhe u shtuan formacionet luftarake antifashiste, kështu që në gjysmën e dytë të Të burgosurit shqiptarë në Beograd, viti 1912 Shkatërrimi i Jugosllavisë gjatë Luftës së Dytë Botërore rezultoi me ndarjen e Kosovës në tri zona okupuese: italiane, gjermane dhe bullgare. Në gusht të vitit 1941 zona okupuese italiane u bashkua me Shqipërinë duke përfshirë edhe qytetet shqiptare në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Ky bashkim pati një rëndësi të madhe, sepse u rivunë kontaktet ekonomike, kulturore, politike, arsimore e shpirtërore që ishin ndërprerë që nga viti 1913. Megjithatë në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare u demonstrua dhe luftua kundër pushtimit fashist. Si rezultat i rezistencës së armatosur antifashiste në Kosovë u themeluan brigadat partizane që mbanin emrat e luftëtarëve shqiptarë të rënë në luftë kundër fashizmit. Duke ndjekur zhvillimet politike dhe duke dashur ta ruante bashkimin kombëtar, një grup nacionalistësh dhe intelektualësh shqiptarë në shtator të vitit 1943 shpalli Lidhjen e Dytë të Prizrenit, e cila angazhohej për ruajtjen e Shqipërisë Etnike. Ndërkohë, Lëvizja Komuniste në Faksimili i dokumentit me nënshkrime të pjesëmarrësve të Konferencës së Bujanit nëntorit të vitit 1944 Kosova u çlirua nga fashizmi. Pas çlirimit nga pushtuesit fashistë, në Kosovë depërtuan njësitë partizane serbemalazeze dhe maqedone, që ushtruan dhunë e terror ndaj popullsisë shqiptare. Masat terrorizuese u kryen veçanërisht pas vendosjes së Administrimit Ushtarak në Kosovë në shkurt të vitit 1945. Me pretekst të shuarjes TEMPULLI I DIJES 32 Monografi 1970 – 2012 së kryengritjes antikomuniste u ndërmor një aksion i egër vrasjesh e dënimesh pa gjyqe, sidomos në Drenicë, ku u vranë mbi 4000 veta. Po ashtu, ndaj ushtarëve të mobilizuar kosovarë në njësitë partizane të Jugosllavisë u krye një terror i paparë, siç është rasti i masakrës në qytetin bregdetar të Tivarit në prill të vitit 1945, ku u masakruan me mijëra shqiptarë. Këto veprime kishin për qëllim pengimin e zbatimit të vendimeve të Konferencës së Bujanit që kërkonte bashkimin e Kosovës më Shqipërinë. Këto vendime jo që nuk u respektuan nga pushteti jugosllav, por trevat shqiptare në Jugosllavi u ndanë në katër njësi Federale të Jugosllavisë, në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Kosova madje mbeti si krahinë e veçantë në kuadër të Serbisë. Aneksimi i serishëm i Kosovës nga Serbia ngjalli pakënaqësi dhe rezistencë te shqiptarët, të cilët si formë qëndrese organizuan grupe politike pro-perëndimore. Ndër grupet më të rëndësishmet dallohet Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar që shtriu veprimtarinë e vet në të gjitha viset shqiptare në Jugosllavi. Vetëm nga pranvera e vitit 1945 e deri në mars të vitit 1947 në territorin e Kosovës vepronin 55 grupe politike shqiptare, ndaj anëtarëve të të cilëve u ndërmor një fushatë e egër përndjekjeje burgimi afatgjatë dhe likuidimi fizik. Një formë e dhunës dhe represionit fizik ishte edhe aksioni kinse i mbledhjes së armëve nga shqiptarët që u zhvillua në dimrin e viteve 1955-1956 dhe u organizua nga pushteti serb e që rezultoi me likuidim fizik dhe trajtim jonjerëzor të mijëra shqiptarëve, të cilët për t’i ikur përndjekjes u dëbuan me dhunë nga Kosova. Lëvizja çlirimtare dhe lufta për pavarësi të Kosovës Rënia nga pushteti i garniturës nacionaliste serbe dhe ndryshimet politike që u bënë në Jugosllavi pas Plenumit të Brioneve në vitin 1966 e përmirësuan për një kohë të shkurtër pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi duke shtuar njëherit kërkesat për zgjerimin e autonomisë së Kosovës në kuadër të federatës jugosllave. Realizimi i këtyre kërkesave mendohej të bëhej përmes rrugëve institucionale, por edhe në formën e organizimit të demonstratave dhe protestave gjithëpopullore. Kështu, gjatë tetorit dhe nëntorit të vitit 1968 në shumë qytete të Kosovës u organizuan demonstrata masive ku kërkohej vetëvendosja, kushtetuta, universiteti dhe ajo më e rëndësishmja avancimi i statusit politik të Kosovës. Përkundër masave represive, vrasjeve dhe burgosjeve të shqiptarëve këto demonstrata patën efektet e veta sepse përshpejtuan dhe mundësuan themelimin e Universitetit dhe miratimin e Kushtetutës së Kosovës duke lejuar një hapësirë më të gjerë politike. Përkundër këtyre ndryshimeve, pozita e Kosovës mbeti ende e pa avancuar sa duhet politikisht dhe e pazhvilluar ekonomikisht, madje nga kjo pikëpamje Kosova shfrytëzohej nga republikat e tjera të Jugosllavisë në veçanti nga Serbia. Një situatë e tillë bëri që sërish pas një periudhe qetësie relative të shpërthejnë demonstrata të fuqishme në tërë Kosovën. Marsi i vitit 1981 shënoi fillimin e demonstratave të fuqishme të përkrahura nga të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare. Në këto demonstrata të zhvilluara në të gjitha qytetet e Kosovës pati të vdekur e të TEMPULLI I DIJES Monografi 33 1970 – 2012 Pamje nga Demonstratat e vitit 1968 në Prishtinë plagosur, si dhe filloi një fushatë e egër burgosjesh, diferencimi dhe largimi nga puna. Nga viti 1981 e deri më 1989 kemi të bëjmë me periudhën e presionit të madh politik ndaj institucioneve të Kosovës dhe përpjekje për suprimimin e autonomisë nga Serbia. Popullsia shqiptare e Kosovës pa dallim u shprehen fuqishëm kundër kërkesave të Serbisë për gllabërimin politik të Kosovës. Mobilizimi dhe rezistenca popullore u mbështet fuqishëm nga Lëvizja e Nëntorit e vitit 1988, u dalluan minatorët e minierës së Trepçës, të cilët në periudhën 19 deri 28 shkurt u mbyllën në minierën e Trepçës duke bërë kërkesë për ruajtjen e parimeve kushtetuese të Kosovës të vitit 1974 si dhe shqyrtimin e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi. Me këto kërkesa u solidarizuan studentët e Universitetit të Prishtinës dhe gjithë populli i Kosovës. Në mbrojtje të autonomisë u angazhuan edhe intelektualët e Kosovës 215 nga ata i drejtuan apelin opinionit jugosllav dhe Kuvendit të Serbisë për respektimin e kushtetutshmërisë së Kosovës. Në rrethana të një shtetrrethimi të plotë Serbia imponoi Kuvendit të Kosovës dhënien e pëlqimit për ndryshimet kushtetuese dhe në mbledhjen e Pamje nga Demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë Kuvendit të Serbisë me 28 mars 1989 autonomia e Kosovës u suprimua. Gjatë manifestimeve kundërshtuese ndaj këtyre ndryshimeve vetëm në mars dhe prill të vitit 1989 policia serbe së bashku me forcat e tjera jugosllave vrau rreth 30 shqiptarë të Kosovës. Presioni dhe format e tjera për shtypjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve nuk pushuan. Gjatë periudhës mars-maj 1990 u bë helmimi masiv kur pësuan mbi 7000 nxënës shqiptarë. Për mbrojtjen e të drejtave të cenuara rëndë të shqiptarëve në dhjetor të vitit 1989, u themelua Këshilli për Mbrojtjen e të TEMPULLI I DIJES 34 Monografi 1970 – 2012 Drejtave të Njeriut, ndërsa pak ditë më vonë u themelua edhe partia e parë politike shqiptare Lidhja Demokratike e Kosovës, që u angazhua për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Jugosllavi në bazë të parimit të vetëvendosjes. Kryetar i parë i kësaj partie u zgjodh intelektuali dr. Ibrahim Rugova. Më tutje, pason edhe formimi i partive të tjera shqiptare dhe shoqatave demokratike. Për t’i bërë ballë vrasjeve masive dhe terrorit shtetëror nga rinia shqiptare filloi aksioni për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave që u shndërrua në një lëvizje gjithëpopullore të prirë nga intelektuali Anton Çetta. Në këto rrethana të vlimeve politike e kombëtare në 2 korrik të vitit 1990, 115 delegatë të Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese si dokument mbi barazinë e Kosovës me njësitë e tjera federative apo konfederatave në rast të rikonfigurimit eventual të Jugosllavisë. Pas këtij akti Kuvendi i Serbisë suprimoi Kuvendin e Kosovës, Qeverinë, organet administrative dhe gjyqësore. Pushteti serb mbylli Radiotelevizionin, gazetën “Rilindja”, edicionin e botimeve etj., dhe goditi rëndë sistemin ekonomik, arsimor dhe shëndetësor të Kosovës. Pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese delegatët e Kuvendit të Kosovës në mbështetje të vullnetit të popullit më 7 shtator 1990 në qytetin e Kaçanikut shpallën Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në zhvillimet e mëtejme Serbia ndërmori hapa më radikalë ndaj shqiptarëve të Kosovës që rezultuan me përjashtim të tërësishëm të shqiptarëve nga institucionet duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, administratën etj. Ndërkohë mbështetur në Dispozitat e Kushtetutës së aprovuar të Republikës së Kosovës në shtator të vitit 1990 nga forcat politike shqiptare u realizua referendumi për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran. Pas referendumit Kuvendi i Republikës së Kosovës në pajtim me Këshillin Koordinues të partive themeloi Qeverinë e Përkohshme të Koalicionit. Një hap më tutje u bë edhe me organizimin e zgjedhjeve të para shumëpartiake, në maj të vitit 1992 ku kryetar i Republikës së Kosovës u zgjodh dr. Ibrahim Rugova, ndërkaq Qeveria kaloi në mërgim. Ibrahim Rugova ish-president i Republikës së Kosovës dhe Bill Klinton, ish-president i SHBA-ve Represioni i rëndë serb megjithatë nuk arriti ta shuante Lëvizjen Gjithëpopullore dhe organizimin politik të shqiptarëve. Gjatë periudhës së viteve 1990-1999 u themeluan dhe funksionuan shumë institucione të pavarura nga pushteti serb. Institucionet shqiptare, edhe pse në kushte të represionit të përhershëm, vazhduan punën në arsim në të gjitha nivelet, shëndetësi, shkencë, kulturë, informim, sport dhe në organizimin e formave të mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes. Represioni dhe shtypja e vazhdueshme TEMPULLI I DIJES Monografi 35 1970 – 2012 rezultoi me protestat e studentëve të Universitetit të Prishtinës më 1 tetor 1997, të cilat patën një reflektim të fuqishëm në dinamizimin e rezistencës së shqiptarëve dhe krijimin e një realiteti të ri politik. Ky realitet mori dimensionin e fuqishëm me paraqitjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), si forcë e armatosur dhe me përkrahjen e pakursyer të faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Paraqitja e parë publike e UKÇ-së më 28 nëntor 1997 dhe aktivitetet e saj në terren e bënë këtë forcë faktor kryesor të luftës së armatosur që e shtoi edhe më shumë ndërkombëtarizimin e problemit të Kosovës. Pushteti serb duke parë masivizimin e luftës së armatosur të shqiptarëve futi në veprim të gjithë makinerinë ushtarake dhe policore e propagandistike jo vetëm kundër UÇK-së, por edhe kundër popullatës civile. Popullata civile u masakrua dhe u vra mizorisht pa përjashtuar këtu as fëmijët, gratë dhe pleqtë. Djegiet dhe shkatërrimet e fshatrave ishin formë e zakonshme e veprimit të forcave serbe. Masakra të mëdha u kryen gjatë muajit shkurt dhe mars të vitit 1998, sidomos në territorin e Drenicës, por që vazhduan edhe gjatë gjithë vitit anë e mbanë Kosovës. Intensifikimit të Luftës çlirimtare i kontribuoi edhe më tepër lufta heroike dhe flijimi i familjes së Jasharajve në fshatin Prekaz të Drenicës. Një familje e tërë prej tre gjeneratash u flijua me një heroizëm të paparë duke u përballur me ushtrinë e policinë serbe të armatosur dhe të pajisur me armatimin më modern të kohës. Kjo luftë e udhëhequr nga Adem Jashari u bë frymëzimi i pashuar në aspiratat e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Adem Jashari, Komandat legjandar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Kulla e Jasharajve në Prekaz Kosova ishte vërshuar nga njësitë ushtarake e policore serbe, të cilat intensifikuan dhunën dhe vrasjet ndaj shqiptarëve. Operacionet e vazhdueshme ushtarake e policore serbe shkaktuan pasoja katastrofale humanitare për popullsinë civile. Të detyruar të ikin nga vatrat e tyre shqiptarët e përndjekur krijuan TEMPULLI I DIJES 36 Monografi 1970 – 2012 kolona refugjatësh, numri i të cilëve sillej në rreth 430.000 mijë në periudhën janardhjetor të vitit 1998. Po ashtu, gjatë kësaj kohe u vranë rreth 2000 shqiptarë. Lufta e armatosur çlirimtare hyri në fazë te re pas Masakrës në fshatin Reçak në afërsi të Shtimes, në janar të vitit 1999. Kjo masakër ku u ekzekutuan nga afër fshatarë duarthatë të të gjitha moshave imponoi veprimin më aktiv të faktorit ndërkombëtar, i cili nuk mund të qëndronte më indiferent ndaj masakrave dhe katastrofave humanitare që i shkaktonin forcat ushtarake policore serbe. Faktori ndërkombëtar duke tentuar që luftën ta vendosë në binarë diplomatik, organizoi bisedimet politike. Gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 1999 në Rambuje dhe Paris u mbajtën bisedime në mes faktorit politik shqiptar të Kosovës dhe atij nga Serbia me ndërmjetësim ndërkombëtar.Bisedimet përfunduan pa e bindur Serbinë në domosdoshmërinë e ndërprerjes së luftës dhe tërheqjen e forcave militare e policore nga Kosova. Si rezultat i dështimit të bisedimeve më 19 mars 1999 nga Kosova u tërhoq Mision Verifikues i OSBE për Kosovë. Tani forcat serbe filluan haptazi realizimin e planit për spastrimin etnik të shqiptarëve të shoqëruar me vrasje, masakrime, përdhunime, djegie dhe spastrim etnik të planifikuar. Gjatë kësaj kohe UÇK-ja vazhdoi veprimtarinë e luftës së armatosur kundër forcave serbe, ndërsa për një veprim më të efektshëm bëri organizimin dhe formimin e Zonave operative. Refuzimi i Serbisë për zgjidhje politike të problemit, ndërsa masakrat ndaj shqiptarëve shtoheshin dita ditës, nxiti veprimin e Pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Aleancës Veriatlantike që të fillonte me sulme ajrore ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Bombardimet filluan më 24 mars 1999 dhe vazhduan për 72 ditë deri sa Serbia u detyrua ta nënshkruante Marrëveshjen për tërheqjen ushtarake e policore nga Kosova. Marrëveshja u nënshkrua me 10 qershor 1999 në qytetin e Kumanovës në Maqedoni . Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-së forcat serbe në mënyrë të planifikuar ndërmorën aksionin për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët dhe dëbuan më dhunë mbi një milion shqiptarë për në Shqipëri,Maqedoni dhe Mal të Zi. Gjatë kohës së bombardimeve ushtria serbe vrau mbi 15.000 shqiptarë, në mesin e të cilëve shumë gra dhe fëmijë. Forcat serbe hapën rreth 500 varreza masive dhe për t’i mbuluar krimet i humbën pa gjurmë mbi 3000 shqiptarë, ndërsa mbi 5000 i morën peng dhe i burgosën në Serbi. Pas përfundimit të luftimeve, në qershor të vitit 1999, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi pushtetin civil ndërkombëtar në Kosovë, ndërsa pushtetin ushtarak dhe të sigurisë e morën forcat e NATO-së. TEMPULLI I DIJES Monografi 37 1970 – 2012 Kampi i Bllacës me shqiptarë të përndjekur nga Kosova, pranverë e vitit 1999 Hyrja e Trupave të NATO-së në Kosovë, 12 qershor1999 Në ndërkohë nga strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u formua qeveria e përkohshme me në krye Hashim Thaçin, ish udhëheqës i UÇK-së. Në shtator të vitit 1999 Ushtria Çlirimtare e Kosovës u transformua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Nevoja për një zhvillim sa më demokratik të jetës politike në Kosovën e pas luftës bëri që të organizohen zgjedhjet e para parlamentare në Kosovë të pranuara edhe nga faktori ndërkombëtar. Qeveria e koalicionit të gjerë, dalë nga këto zgjedhje u formua më 28 shkurt 2002. President i shtetit u zgjodh dr. Ibrahim Rugova, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kryeministër Bajram Rexhepi nga Partia Demokratike e Kosovës, kurse Kryetar i Kuvendit u zgjodh akademik Nexhat Daci, po ashtu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Në tetor të vitit 2004 u organizuan zgjedhjet e dyta parlamentare që rezultuan me formimin e Qeverisë së koalicionit në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që nxori si kryeministër Ramush Haradinajn. Vitet 2005-2007 shënuan një varg bisedimesh të organizuara me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe të zhvilluara në mes shqiptarëve dhe serbëve në Vjenë të Austrisë. Bisedimet ud- TEMPULLI I DIJES 38 Monografi 1970 – 2012 Z. Hashim Thaçi, kryeministër i Qeverisë së Kosovës, lexon Deklaratën e Pavarësisë hëhiqeshin nga diplomati finlandez Marti Ahtisari dhe përfunduan pa marrëveshje në mes të palëve. Në ndërkohë, në janar të vitit 2006 vdiq Presidenti dr. Ibrahim Rugova. Zhvillimet politike rodhën drejt organizimit të zgjedhjeve të dyta lokale dhe parlamentare të mbajtura në nëntor të vitit 2007. Këto zgjedhje i fitoi Partia Demokratike e Kosovës dhe u krijua qeveria e koalicionit. Në postin e Presidentit të Republikës u rikonfirmua dr. Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër, kurse Jakup Krasniqi, Kryetar i Parlamentit të Kosovës. Zhvillimet politike në Kosovë imponuan nevojën e definimit të qartë të statusit politik të Kosovës. Avancimi i proceseve demokratike në Kosovë si dhe bindja e ndërkombëtarëve se me bisedime me Serbinë nuk mund të zgjidhet statusi përfundimtar i Kosovës në pajtim edhe me dokumentin bazë të dër- Deklarata e Pavarësisë së Kosovës guarit special të sekretarit të OKB-së, për statutin e Kosovës Marti Ahtisari, institucionet dhe udhëheqja politike e Kosovës në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës mbajtur më 17 shkurt 2008 shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Po kështu, Kuvendi i miratoi simbolet shtetërore të Kosovës dhe Kushtetutën duke jetësuar vullnetin shekullor të popullit të Kosovës për çlirim dhe për zhvillim demokratik. TEMPULLI I DIJES Monografi 39 1970 – 2012 Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishitnë Fillet e arsimit dhe të shkencës dentiteti kulturor i Kosovës është krijuar në kontinuitetin specifik historiko-etnik që nga Iliria e deri më sot. Kështu që, pavarësisht okupimit nga perandoritë: romake, bizantine, otomane dhe okupimit serb, të cilat për kohë të gjatë qëndruan në Kosovë dhe në viset shqiptare, ky rajon krijoi një identitet specifik kulturor, në të cilin gërshetohen vlera dhe tradita të ndryshme. Në Kosovë, në një periudhë të gjatë kohore kanë munguar institucionet arsimore dhe shkencore. Prandaj, në mungesë të këtyre institucioneve, shumë personalitete nga Kosova emigruan në qendra të I ndryshme të kulturave evropiane dhe të Lindjes, në të cilat realizuan arritje në fusha të dijes dhe të urbanistikës. Intelektualët shqiptarë lanë gjurmë kulturore. Njëri ndër këta, Pjetër Bogdani (lindi rreth 1630-1689), me veprat e tij me karakter letrar, humanist, arsimues e fetar të shekullit XVII kontribuoi në afirmimin e identitetit kulturor të shqiptarëve edhe në përmasa ndërkombëtare. Veprat e tij janë bërë pikë referimi për humanistikën shqiptare, si dhe për zhvillimin e letërsisë shqipe, ashtu edhe për edukimin kulturor të shqiptarëve e më gjerë. TEMPULLI I DIJES 40 Monografi 1970 – 2012 Edhe në periudhën e Perandorisë Osmane edhe në periudhën e okupimit serb pas vitit 1912, në Kosovë paraqiten intelektualë, të cilët në mënyrë individuale bënë studime në fusha të ndryshme, veçmas në shkencat humane dhe në fushën e traditës dhe të arkeologjisë. Njëri nga personalitetet më të rëndësishme që la pas vetes veprat më të njohura për shkencën dhe traditën shqiptare është Shtjefën Gjeçovi – Kryeziu (1874-1929). Rrjeti i institucioneve të arsimit fillor dhe të mesëm, që u krijua në Kosovë pas vitit 1941, bëri të mundur që të hapen edhe institucionet e para shkencore, informative, botuese, bibliotekare etj. Instituti i parë shkencor në Kosovë u formua në janar të vitit 1943, në Prizren, nga një grup profesorësh të njohur, të cilët ishin të arsimuar në universitetet e njohura evropiane. Në krye me prof. Selman Rizën u themelua Qendra e Vogël për Studimeve Kosovare në Prizren që kishte në fokus të punës studime nga shkencat humane, gjuhësore dhe tradita, si dhe specializimin e kuadrove në fushën e arsimit. Edhe në periudhën e komunizmit, kur Kosova kishte mbetur me një status autonom në kuadër të ish-Jugosllavisë, vazhdoi tradita e krijimit të institucioneve të reja arsimore dhe shkencore. Në Prizren, në dhjetor të vitit 1944 themelohet institucioni i parë bibliotekar - Biblioteka Krahinore e Kosovës, e që sot është Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës. Institucionet e para shkencore-hulumtuese nga fusha e bujqësisë fillojnë të funksionojnë që nga viti 1946. Enti Veterinar Bakterologjik themelohet në Instituti Albanologjik i Prishtinës vitin 1946, pastaj ky ent shndërrohet në Institutin e Veterinës në Prishtinë. Stacioni Qendror i Meliorimit në Pejë dhe Stacioni Rajonal Eksperimental Bujqësor në Prishtinë, pas vitit 1949 e themelojnë Institutin për Hulumtime Bujqësore në Pejë. Këto institute kanë zhvilluar veprimtarinë hulumtuese e shkencore në fushën e bujqësisë dhe të blegtorisë. Në vitin 1953 në Prishtinë themelohet qendra shkencore, Instituti Albanologjik i Prishtinës. Instituti nis punën me studime nga fusha e gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe traditës shqiptare. Mirëpo, pas dy vjetësh, pra në vitin 1955, me ndërhyrjen e administratës së pushtetit komunist ndërpritet puna e tij, ndërsa biblioteka shkatërrohet dhe punëtorët shkencorë largohen nga ky Institut. Shërbimi sekret shtetëror i sekuestroi dorëshkrimet dhe punëtorët shkencorë i transferoi dhe i dëboi nga puna. Në vitin 1967 u rithemelua Instituti Albanologjik i Prishtinës me vetëm pesë punëtorë shkencorë dhe u vendos në një ndërtesë të vjetër të ish-kazermës ushtarake. TEMPULLI I DIJES Monografi 41 1970 – 2012 Studentë të Albanologjisë dhe Profesorë të Universitetit të Prishtinës, Tiranë 1964 Institucionet e para të arsimit të lartë egët e para të studimeve albanologjike u themeluan në kuadër të Shkollës së Lartë Pedagogjike në vitin 1958, ndërsa Katedra e Albanologjisë u hap në vitin 1960 në Fakultetin Filozofik. Me krijimin e këtyre institucioneve filloi edhe arsimimi i lartë institucional në Kosovë. Gjithashtu, Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, në vitin 1968, i parapriu Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe që u mbajt në vitin 1972 në Tiranë. Grupet e para studimore, që u organizuan në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, ishin: Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, D Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Serbokroate, Grupi i Biologjisë dhe Kimisë, Grupi i Bazave të Arsimit Teknik dhe Fizikës, Grupi i Matematikës dhe Fizikës. Në vitin e parë akademik 1958-1959 u regjistruan 93 studentë të rregullt dhe 55 me korrespondencë. Studimet u zhvilluan në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Pos Prishtinës filloi edhe zgjerimi i shkollave të larta në qendrat e mëdha urbane të Kosovës. Në vitin akademik 1961-1962, në Prizren, hapet paralelja e parë e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Prishtinës, në të cilën u regjistruan 100 studentë, nga të cilët 48 prej tyre shqiptarë. Duke pasur TEMPULLI I DIJES 42 Monografi 1970 – 2012 parasysh interesimin dhe nevojat që paraqiten për kuadro në fushën e arsimit dhe të edukimit në këtë pjesë të Kosovës, në vitin 1962 Shkolla e Lartë Pedagogjike e Prizrenit bëhet e pavarur duke u emërtuar Shkolla e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda”. Ndërkohë, Shkolla e Lartë Pedagogjike e Prishtinës hap edhe Qendrën për Studime me Korrespondencë në Novi Pazar (qytezë që gjendet në Serbinë Jugore), në të cilën studionin 50 studentë. Në fazën e parë institucionet e arsimit të lartë në Kosovë ballafaqohen me mungesë të theksuar të kuadrit të specializuar, mungesë të hapësirës dhe të kushteve të duhura për realizimin e projekteve hulumtuese shkencore. Nevojat për kuadro në fushën e administratës në institucionet e vendit, nxisin marrjen e vendimit për të hapur edhe Shkollën e Lartë Administrative në Prishtinë në vitin 1959. Në dy vitet e para akademike në këtë institucion studionin 184 studentë të rregullt dhe 407 me korrespondencë. Më vonë, Shkolla e Lartë Administrative në Prishtinë do të paraqesë bërthamën e Fakultetit Juridik-Ekonomik. Në vitin 1960, në Pejë, themelohet Shkolla e Lartë Ekonomike Komerciale, në të cilën në vitin e parë dhe të dytë, studimet i vijonin 362 studentë, prej tyre 186 të rregullt dhe 176 me korrespondencë. Viti 1960 shënon edhe krijimin e Shkollës së Lartë Bujqësore në Prishtinë. Në vitin akademik 1961-1962 u regjistruan 165 studentë të rregullt dhe 395 me korrespondencë. Ligjëratat mbaheshin kryesisht në gjuhën serbokroate dhe një numër të lëndëve mësimore e mbanin profesorët që vinin nga qendrat e tjera universitare të ish-Jugosllavisë. Fakulteti Filozofik në Prishtinë u hap në tetor të vitit 1960 dhe paraqet institucionin e parë të lartë arsimor-shkencor në Kosovë. Në kuadër të këtij fakulteti u themeluan edhe gjashtë katedra: Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, e Gjuhës Serbokroate dhe e Letërsisë Jugosllave, e Matematikës, e Fizikës, e Kimisë, e Biologjisë. Pas një kohe të shkurtër, në vitin akademik 1961-1962 nisin punën edhe katedrat: Gjuhë dhe Letërsi Ruse dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Në vitin e parë akademik 1960-1961 u regjistruan 97 studentë të rregullt (60 shqiptarë, 32 serbë dhe 5 të tjerë) dhe 141 me korrespondencë. Mësimin e mbanin 7 mësimdhënës (2 shqiptarë dhe 5 serbë) dhe 7 bashkëpunëtorë (2 shqiptarë dhe 5 serbë). Prej tyre 4 ishin doktorë shkencash dhe 1 magjistër. Pas hapjes së Fakultetit Filozofik, e filloi punën në vitin 1961 edhe fakulteti i dytë në Kosovë, Fakulteti Juridik-Ekonomik. Në vitin e parë u regjistruan 586 studentë: 185 në drejtimin juridik (43 të rregullt dhe 142 TEMPULLI I DIJES Monografi 43 1970 – 2012 me korrespondencë) dhe 401 në atë ekonomik (120 të rregullt dhe 281 me korrespondencë). Prej tyre, ishin 323 serbë, 134 shqiptarë dhe 129 të tjerë. Edhe në këto vite kishte shumë mungesë të kuadrit akademik shqiptar. Pos drejtimeve në shkencat filologjike, shoqërore, juridike, ekonomike, në Kosovë ishte paraqitur kërkesë e theksuar edhe për kuadro të fushave teknike. Në vitin 1961 hapen dy shkolla të larta teknike: Shkolla e Lartë Teknike në Prishtinë, në të cilën u regjistruan 364 studentë (87 të rregullt, 277 me korrespondencë), dhe Shkolla e Lartë Teknike në Mitrovicë, në të cilën u regjistruan 51 studentë (33 të rregullt, 18 me korrespondencë). Numri i studentëve, si dhe numri i profesorëve dhe i asistentëve në katër shkollat e larta dhe në dy fakultetet e hapura deri në vitin 1961 rritej vazhdimisht. Kështu në atë vit, në këto institucione studionin 3.320 studentë (1.046 të rregullt dhe 2.274 me korrespondencë), prej të cilëve 2010 serbë, 928 shqiptarë dhe 382 të tjerë. Shkolla e Lartë Teknike e Prishtinës në vitin 1965 avancohet në nivel më të lartë shkencor dhe shndërrohet në Fakultetin Teknik të Prishtinës. Pos Prishtinës dhe Prizrenit, edhe në qytetet e tjera të Kosovës hapen institucione të larta, në të cilat përfshiheshin një numër i caktuar i studentëve. Kështu në vitin 1967 në Gjakovë fillon punën Shkolla e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri”. Në vitin 1969 bëhet një hap i rëndësishëm në zhvillimin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, kur në Prishtinë u themelua Fakulteti i Mjekësisë. Në shkollat e larta dhe fakultetet që punonin në disa qendra të Kosovës, për nevoja të studentëve u adaptuan dhe u ndërtuan objekte për banim, ndërkohë që u hapën edhe mensat e para për studentë. Në vitin 1961 u ndërtua konvikti numër 1 i studentëve dhe pas realizimit të këtij projekti në këtë konvikt banonin 750 studentë, ndërsa mund të strehoheshin deri 1000 studentë. Deri në vitin 1966 pjesa më e madhe e lëndëve mbaheshin në gjuhën serbokroate, përjashtim bënte vetëm Dega e Albanologjisë, në të cilën që nga viti 1960 mësimi mbahej në gjuhën shqipe, përpos në lëndët pedagogji dhe sociologji, në të cilat ligjëratat dëgjoheshin bashkërisht nga studentët shqiptarë dhe ata të katedrave në gjuhën serbokroate. Të diplomuarit e parë në Fakultetin Filozofik në vitin 1964 ishin 31 studentë, të gjithë këta të regjistruar në gjeneratën e parë të studimeve. Nga këta të diplomuar 16 ishin shqiptarë dhe 15 të katedrave në gjuhën serbokroate. Hapja e Fakultetit Filozofik, Juridik, Teknik dhe të Mjekësisë, si dhe puna e shkollave të larta në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, krijoi edhe mundësi ligjore për themelimin e institucionit më të lartë arsimorshkencor, të Universitetit të Prishtinës. Është theksuar se ndër faktorët që kanë ndikuar në krijimin e Universitetit të Kosovës është edhe ndryshimi i vërejtur politik që u bë nga politika e komunizmit jugosllav ndaj shqiptarëve dhe Kosovës pas Plenumit të Brioneve në vitin 1966. Në këtë vit, hapet mundësia më e madhe për të parë krijimin dhe presionin shtetëror që ishte bërë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, identitetit dhe traditës së tyre, dhe TEMPULLI I DIJES 44 Monografi 1970 – 2012 në veçanti, të ndjekjes së intelektualëve dhe tendencës për të tkurrur zhvillimin e arsimit shqip. Po në këtë periudhë hapet debat për të realizuar një afirmim më të madh nacional të shqiptarëve të Kosovës në politikë, arsim, shkencë, kulturë, ekonomi etj. Në demonstratat e vitit 1968 që u organizuan nga studentët e fakulteteve dhe të shkollave të larta të Kosovës, u artikuluan kërkesat krahas atyre politike, edhe për themelimin e Universitetit të Prishtinës. Po kështu, edhe klima politike kishte bërë që krijimi i Universitetit të Prishtinës të shihej si një mundësi reale, pikërisht për të realizuar synimet e një zhvillimi më të shpejtë arsimor, kulturor, social dhe ekonomik të Kosovës. Në këtë drejtim, nisin proceset e avancimit të statusit politik dhe kushtetues të Kosovës, e cila për shkak të trajtimit jo të barabartë dhe të drejtë, mbeti rajoni më i pazhvilluar në ish-Jugosllavi. Krijimi i Universitetit të Prishtinës do të ishte një shtytës themelor për krijimin e specialistëve të profileve të ndryshme që do t’i shërbenin zhvillimit socio-kulturor dhe ekonomik të Kosovës, në këtë kontekst, edhe të shqiptarëve si popullsi shumicë në Kosovë. TEMPULLI I DIJES Monografi 45 1970 – 2012 Kuvendi i parë zgjedhor i Universitetit të Prishtinës, 13 shkurt 1970 Themelimi i Universitetit të Prishtinës ë 18 nëntor 1969 Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, miratoi Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës. Miratimi i këtij ligji ishte realizim i një procesi të gjatë për përparimin e punës arsimore, kërkimore dhe shkencore, si dhe për aftësimin e kuadrove të reja në fusha të ndryshme, veçmas në gjuhën shqipe. Në nenin 1 të Ligjit mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës shkruan: “Theme- M lohet Universiteti i Prishtinës. Universiteti ka cilësinë e personit juridik”. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse më 15 shkurt, dy ditë më vonë, u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit për përurimin e tij. Dita e 15 shkurtit ishte shpallur Ditë e Universitetit të Prishtinës. Në këtë Kuvend u promovua edhe rektori i parë i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Dervish Rozhaja. Gjatë viteve ‘70 Universiteti i Prishtinës TEMPULLI I DIJES Monografi 46 1970 – 2012 REKTORËT E UNIVERSITETIT TË PRISHTINË NGA THEMELIMI DERI MË SOT Prof. dr. Dervish Rozhaja Prof. dr. Idriz Ajeti Prof. dr. Feriz Krasniqi Prof. dr. Gazmend Zajmi Prof. dr. Minir Dushi Prof. dr. Hajredin Hoxha Prof. dr. Skënder Karahoda Prof. dr. Ejup Statovci Prof. dr. Zejnel Kelmendi Prof. dr. Enver Hasani Prof. dr. Mujë Rugova TEMPULLI I DIJES Monografi 47 1970 – 2012 zgjerohet edhe me hapjen e institucioneve të reja të arsimit të lartë. Në vitin 1971 bëhet ndarja e Fakultetit Filozofik dhe Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, të cilët deri në këtë kohë e zhvillonin veprimtarinë e tyre në një institucion të përbashkët. Po në këtë kohë, bëhet ndarja e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik në institucione të veçanta akademike. Fakulteti i Bujqësisë në Prishtinë themelohet në vitin 1973, ndërsa në vitin 1974 në Mitrovicë themelohet Fakulteti XehtaroMetalurgjik. Në vitin 1975 filloi punën Fakulteti i Arteve në Prishtinë, si edhe Shkolla Pedagogjike “Skënderbeu” në Gjilan. Shkolla e Lartë Teknike (Qendra për Arsimin e Lartë) hapet në vitin 1976 në Ferizaj, ndërsa Fakulteti i Kulturës Fizike në Prishtinë konstituohet në vitin 1979. Në vitin 1980, me një marrëveshje të veçantë, të gjitha shkollat e larta iu bashkuan Universitetit të Prishtinës. Bashkimi i të gjitha institucioneve të arsimit të lartë bëri që Universiteti i Prishtinës të bëhet një qendër e fuqishme e arsimit, shkencës dhe kulturës. Rritja e numrit të fakulteteve dhe të shkollave të larta bënë të mundur edhe shtimin e numrit të studentëve, sidomos numrin e studentëve shqiptarë. Në vitin akademik 1969-1970, kur u themelua, në Universitetin e Prishtinës studionin 7712 studentë (5303 TEMPULLI I DIJES 48 Monografi 1970 – 2012 Eqrem Çabej me studentët e Albanologjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, viti 1971 të rregullt, 2409 me korrespondencë), prej të cilëve shqiptarë ishin 3669, ndërsa serbë 4043 studentë. Numri i studentëve ishte i vogël, sidomos i atyre shqiptarë. Këtë e dëshmojnë faktet, se në atë vit akademik numri i studentëve shqiptarë ishte për 374 më i vogël se i atyre që studionin në gjuhën serbokroate. Ndërkaq, gjatë dhjetë vjetve të zhvillimit të tij, Universiteti i Prishtinës u shndërrua në një qendër të fuqishme universitare, me numër të madh studentësh, sidomos në studimet në gjuhën shqipe. Në vitin akademik 1979-1980 kishte 34922 studentë (25009 të rregullt, 9913 me korrespondencë). Mësimet në gjuhën shqipe i vijonin 24771 studentë, ndërsa 10151 në gjuhën serbokroate. Gjithashtu u shtua edhe numri i vajzave shqiptare që studionin në fakultete e në degë të ndryshme (803 sosh). Në këtë drejtim, rritet edhe numri i mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve, sidomos për mësim në gjuhën shqipe. Derisa në vitin akademik 1969-1970 në Universitetin e Prishtinës punonin rreth 200 mësimdhënës dhe 200 bashkëpunëtorë, në vitin akademik 1979-1980 në këtë Universitet punonin rreth 600 mësimdhënës dhe 400 bashkëpunëtorë. Në marrëdhënie të rregullt pune ishin mbi 190 doktorë shkencash (126 shqiptarë) dhe 173 magjistra (134 shqiptarë). Për një kohë relativisht të shkurtër, u krijua kuadri mësimor për TEMPULLI I DIJES Monografi 49 1970 – 2012 mbajtjen e mësimit në gjuhën shqipe në të gjitha degët, përkatësisht lëndët mësimore. Me Kushtetutën e vitit 1974 sistemi i arsimit në Kosovë fitoi një autonomi. Në vitin 1979 u nënshkrua marrëveshja mbi bashkëpunimin në Universitetin e Prishtinës dhe aty veprimtarinë e zhvilluan edhe institutet shkencore, siç ishin ai i studimeve sociologjike, i ekonomisë etj., të cilët u morën me hulumtime konkrete dhe aktuale të zhvillimit social dhe ekonomik të Kosovës. Krahas kuadrove vendore, në këtë aspekt ndihmuan edhe mësimdhënësit nga Universiteti i Tiranës, sidomos në vitet 1978-1981. Për lëndët mësimore në gjuhën serbokroate profesorët e universiteteve të Beogradit, të Shkupit, të Nishit dhe ndonjë nga qendra të tjera universitare ishin të angazhuar prej themelimit të tij. Edhe gjatë këtyre dhjetë vjetëve një numër i kufizuar i mësimdhënësve nga mësimi në gjuhën serbokroate, në mungesë të kuadrit shqiptar, u mbante mësim edhe studentëve shqiptarë në gjuhën serbokroate. Mësimi dhe studimet në gjuhën joamtare për studentët shqiptarë, paraqitnin vështirësi serioze, e që, pa dyshim, ndikonte edhe në efikasitetin e studimeve. Me Ligjin mbi Shkollimin e Lartë (“Gazeta zyrtare e KSAK” nr. 43-74), arsimi i lartë në Kosovë për herë të parë rregullohet në mënyrë të tërësishme. Në disa degë, si në atë të Albanologjisë, të Pedagogjisë, të Historisë, pastaj në Fakultetin Juridik, në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore etj., u themeluan edhe studimet pasuniversitare. Me qëllim të intensifikimit të mësimit, bëhen hapat e parë për hartimin e teksteve universitare që mungonin, sidomos për studimet në gjuhën shqipe. Nis reformimi i planeve dhe programeve të studimeve dhe krijimi i kushteve më të mira për studime dhe veprimtari shkencore. Pothuajse në të gjitha degët, në drejtimet dhe katedrat e fakulteteve, u themeluan bibliotekat, sallat e leximit dhe u sigurua literaturë për studentët dhe mësimdhënësit, ndonëse ajo nuk ishte e mjaftueshme. Gjithashtu, për studentët e Universitetit të Prishtinës ofrohen shërbime që kanë të bëjnë me standardin e tyre, siç është ndërtimi i restaurantit në vitin 1974, pastaj objekti i mbrojtjes shëndetësore të studentëve etj. E një rëndësie të veçantë ishte edhe mbështetja financiare e studentëve përmes kredive dhe bursave, si dhe themelimi i çmimit “Student i dalluar”. Ky çmim ka pasur dhe vazhdon të ketë edhe sot e kësaj dite një rëndësi të veçantë në nxitjen dhe avancimin e dijes shkencore. Veprimtaritë sportive dhe argëtuese të studentëve kanë pasur një ndikim të veçantë në rrjedhat e procesit jashtëmësimor. Kështu, formohet Lidhja e Organizatave të Kulturës Fizike e Universitetit (LOKF-a), ku vepronin 20 shoqëri sportive me 11 klube, me afro 4000 anëtarë. Shquhen: klubi i skitarisë (1969); klubi basketbollistik “Universiteti” (femra), formuar më 1972; klubi xhudo “Universiteti” (1969), pastaj klubi i shahut, i volejbollit, i hendbollit, i pingpongut, i shenjëtarisë etj., që arritën rezultate të mëdha. Këto klube në vitin 1979 u përfshinë në Shoqërinë Sportive “Universiteti”. Për nxitjen e jetës kulturore-artistike të studentëve gjatë kësaj periudhe, rol të veçantë luajti Shoqëria Kulturo-Artistike e studentëve TEMPULLI I DIJES 50 Monografi 1970 – 2012 “Ramiz Sadiku”, e cila është formuar në vitin 1962 dhe ka zhvilluar një veprimtari të pandërprerë në seksionet: muzikë popullore, folklor, kor, art dramatik në gjuhën shqipe dhe serbokroate, pastaj grupi letrar, recitativ etj. Studentët botonin edhe revistat e tyre “Bota e re” dhe “Dituria”. Në periudhën e viteve 1970-1980, në Universitetin e Prishtinës u diplomuan mbi 9500 studentë në 46 profile dhe u mbrojtën mbi 100 disertacione të doktoratave. Pjesa më e madhe e tyre ishin në gjuhën shqipe. Krahas punës mësimore, në fakultetet e Universitetet të Prishtinës, prioritet kishte edhe puna hulumtuese, kërkimore-shkencore. Në disa prej fakulteteve më të mëdha, siç ishin Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Filozofik, Juridik, i Mjekësisë etj., u themeluan edhe institute kërkimoreshkencore, si dhe klinika të veçanta për shërbime me karakter shkencor. Po ashtu, edhe rritja e numrit të doktorëve dhe magjistrave, sidomos të atyre shqiptarë, pastaj botimi i veprave dhe i teksteve universitare, i buletineve të ndryshme shkencore, ka ndikuar në zhvillimin dhe zgjerimin e veprimtarisë shkencore në Universitetin e Prishtinës. TEMPULLI I DIJES Monografi 51 1970 – 2012 Universiteti i Prishtinës - identitet i kulturës, arsimit dhe shkencës ë vitet 1981-1983 emri i Universitetit të Prishtinës ndryshohet në Universiteti i Kosovës në Prishtinë, por pa pasur vendim të ligjshëm nga organet legjitime të Universitetit, as nga institucionet e Kosovës. Pas dy vjetësh, i rikthehet emërtimi i mëparshëm. Që nga viti 1981 ndaj Universitetit të Prishtinës filloi të zbatohet presion i shtuar politik. Universiteti trajtohet si qendër e “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”, N mirëpo edhe në këtë periudhë institucionet e arsimit të lartë e kanë ruajtur dhe zhvilluar veprimtarinë e tyre mësimore dhe shkencore. Pas një periudhe të zhvillimit, që përfshinin vitet 1970-1980, u bë e mundur që rrjeti i institucioneve të shkollave të larta dhe të fakulteteve të plotësohet dhe të zgjerohet më tej. Në vitin akademik 19801981 numri i studentëve në Universitetin e Prishtinës ishte 31073 me mësim në gjuhën shqipe, 12248 në gjuhën serbokroate dhe TEMPULLI I DIJES 52 Monografi 1970 – 2012 223 shtetas të huaj. Në këtë periudhë shtohet edhe numri i vajzave shqiptare, të cilat studiojnë në degë të ndryshme të fakulteteve dhe të shkollave të larta. Në këtë vit akademik studiojnë 6802 studente shqiptare. Numri i studentëve në Universitetin e Prishtinës filloi të shënonte rënie graduale. Në vitin akademik 1988-1989 Universiteti i Prishtinës kishte 31598 studentë (20529 të rregullt, 11069 me korrespondencë). Mësimet në gjuhën shqipe i vijonin 24039 studentë, ndërsa në atë serbe 7559 studentë, prej të cilëve 755 të huaj (kryesisht grekë). Një vit më vonë, numri i studentëve shqiptarë u zvogëlua për 6.434 studentë, përkatësisht 26.76%. Nga 24039 studentë, sa ishin një vit më parë, numri i tyre zvogëlohet në 17605, ndërkohë që numri i studentëve serbë mbeti i njëjtë. Në vitin akademik 1980-1981 në Universitetin e Prishtinës punonin 916 mësimdhënës dhe 434 bashkëpunëtorë, ndërsa në vitin akademik 1988-1989 kishte 1316 mësimdhënës dhe 726 bashkëpunëtorë, shumica prej të cilëve për mësimin në gjuhën shqipe. Në këtë periudhë u botua një numër i teksteve universitare në gjuhën shqipe. Prej vitit 1970 – 1990 tekstet universitare në pjesën më të madhe të lëndëve mësimore botohen nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të Kosovës të financuara nga BVI e Arsimit dhe BVI për Punë Shkencore të Kosovës. Në vitin 1983 Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore në Prishtinë botoi dhe ribotoi mbi 60 tekste universitare. Në Universitetin e Prishtinës brenda periudhës njëzetvjeçare u diplomuan 46280 studentë, në të dy gjuhët mësimore. Vetëm në vitin 1988 u diplomuan rreth 3700 studentë, prej të cilave 1200 studente. Në vitin 1986 punonin më shumë se 1500 punëtorë shkencorë, 1100 prej të cilëve ishin në marrëdhënie të rregullt pune. Mbi 400 prej tyre ishin doktorë dhe magjistra shkencash. Një e treta e tyre i përfundoi studimet në Universitetin e Prishtinës. Deri në vitin 1986 në Universitetin e Prishtinës doktoruan mbi 300 kandidatë dhe magjistruan 320. Pas lëvizjes studentore në pranverën e vitit 1981, me të cilën u solidarizuan shqiptarët, dhuna politike dhe policore u shtua ndaj profesorëve dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës, kështu që filloi të zhvillohej fushatë e ashpër e diferencimeve, ndëshkimeve dhe përjashtimeve nga puna e kuadrit mësimdhënës dhe të studentëve shqiptarë. Universiteti i Prishtinës nga organet politike dhe shtetërore të ish-Jugosllavisë nis të trajtohet si një institucion që prodhon destabilitet dhe armiqësi ndaj shtetit komunist. Në këtë proces të diferencimeve e drejta për të TEMPULLI I DIJES Monografi 53 1970 – 2012 studiuar iu mohua 568 studentëve. Si masë e domosdoshme për regjistrimin në vitin e parë të studimeve ishte “dëshmia për cilësitë moralo-politike të studentëve” që duhej të merrej në organet lokale nga të cilat vinin studentët. Nga procesi mësimor-shkencor nga viti 1981 deri në vitin 1989 u larguan 18 mësimdhënës dhe asistentë të Universitetit të Prishtinës: akademik Mark Krasniqi, akademik Ali Hadri, akademik Gazmend Zajmi, prof. dr. Fehmi Agani, prof. dr. Ymer Jaka, doc. dr. Muhamet Tërrnava, doc. dr. Shaqir Shaqiri, mr. Ukshin Hoti, prof. dr. Sahadete Mekuli, prof. dr. Jusuf Rexhepi, dr. Shefqet Canhasi, prof. Pajazit Nushi (bashkëpunëtor i jashtëm), mr. Mahmut Bakalli (bashkëpunëtor i jashtëm), asistentët Nexhmedin Rexhepi, mr. Ruzhdi Sefa, mr. Hamdi Gashi, Shemsi Reçica dhe dr. Skënder Boshnjaku. Në periudhën e viteve 1981-1991 numri i studentëve shqiptarë u zvogëlua për 11.068 ose 35.93%, përkatësisht nga 30.804, numri i studentëve u zvogëlua në 19.736 , për shkak të masave ideopolitike dhe rrethanave gjithnjë e më të vështira ekonomike. Ndërkaq, vetëm në periudhën e viteve 1981-1989 u larguan 18 mësimdhënës shqiptarë, disa prej tyre edhe u burgosën. Krahas shtimit të presionit, rritet edhe rezistenca e profesorëve dhe e studentëve. U rezistohej vendimeve që merreshin nga institucionet e dhunshme serbe kundër lirisë dhe funksionimit normal të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1990 u nxor vendimi për masat e dhunshme në Universitetin e Prishtinës nga Kuvendi i Republikës së Serbisë, ndërsa në qershor të vitit 1991 u futën masat e dhunshme në fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Për të vënë nën kontroll të plotë të gjitha proceset në Universitetin e Prishtinës, Kuvendi i Republikës së Serbisë më 27 qershor të vitit 1991 nxjerr vendimin: “Për aplikimin e masave të përkohshme për mbrojtjen e të drejtave vetëqeverisëse dhe të pasurisë shoqërore ndaj Universitetit të Prishtinës dhe ndaj fakulteteve në përbërje të tij, Fakultetit të Filologjisë, Fakultetit Filozofik, Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik, Fakultetit Elektroteknik, Fakultetit të Makinerisë, Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës, Fakultetit të Bujqësisë, Fakultetit të Arteve, Fakultetit të Kulturës Fizike dhe ndaj Fakultetit XehetarMetalurgjik të Mitrovicës.” (“Službeni glasnik SRS, nr. 38, Beograd, 27.VI.1991). Në Universitetin e Prishtinës, praktikisht, fillon të zbatohet aparteidi ndaj profesorëve dhe studentëve shqiptarë. Për të realizuar këtë synim aparteidi, në fillim të vitit akademik 1991-1992 profesorët shqiptarë të Universitetit të Prishtinës nuk e nënshkruan marrëveshjen me Bashkësinë e Shkollave të Larta dhe me Bashkësinë e Fakulteteve të Serbisë. Më 1 tetor 1991 Fondi Krahinor për Arsimin e Lartë në Kosovë ndërpreu financimin e mësimit shqip në të gjitha fakultetet dhe shkollat e larta. Nga Universiteti i Prishtinës përjashtohen profesorët dhe studentët shqiptarë, duke mbetur ky veprim një nga shenjat më të dhunshme të regjimit serb ndaj kulturës, arsimit dhe identitetit shqiptar. TEMPULLI I DIJES 54 Monografi 1970 – 2012 TEMPULLI I DIJES Monografi 55 1970 – 2012 Protesta studentore kundër gjenocidit serb Universiteti i Prishtinës në kohën e aparteidit dhe të rezistencës ga kjo situatë e krijuar në rrethana të okupimit, profesorët, studentët dhe institucionet e Kosovës u detyruan të organizonin procesin mësimor-shkencor të fakulteteve dhe shkollave të larta të Universitetit të Prishtinës jashtë objekteve që u përkisnin. Në vitin akademik 1991-1992, filloi periudha e riorganizimit dhe e rezistencës, për të mbijetuar mësimi në gjuhën shqipe. Në mbledhjen e mbajtur të Kuvendit të Universitetit të Prishtinës më 26 N nëntor 1991 u vendos që mësimi në gjuhën shqipe të organizohet jashtë lokaleve legale që ishin uzurpuar nga administrata dhe policia serbe. Në këtë kohë zgjidhet edhe rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Ejup Statovci. I tërë procesi mësimorshkencor që nga dhjetori i vitit 1991 organizohet mbështetur në dispozitat ligjore që ishin nxjerrë nga institucionet e Kosovës. Në mbledhjen e Kuvendit të Universitetit, më 10 dhjetor 1991, rektori prof. dr. TEMPULLI I DIJES 56 Monografi 1970 – 2012 Rektori Statovci duke e falënderuar Hysni Varoshin nga Ferizaj, i cili e kishte lëshuar shtëpinë e tij për mësim Ejup Statovci, paraqiti programin e punës dhe parashtroi vizionin e tij për organizimin e punës në këtë institucion. Kontribut të veçantë në nismën e aktivitetit për riorganizimin e punës në Universitet dha prof. dr. Eshref Ademaj, veçmas për fillimin e vitit akademik 1991-1992. Realizimin e konkursit dhe pranimin e studentëve të rinj e mundësuan institucionet e arsimit të lartë. Kjo bëri të mundur të vazhdonte puna legale në pranimin e studentëve, e më vonë edhe në organizimin institucional në objekte private. Bazën themelore juridike të Universitetit të Prishtinës e përbënin Ligji mbi Arsimin e Lartë i KSA të Kosovës (1989) dhe Dekretligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës, miratuar nga Qeveria e Kosovës, më 10 janar 1992, me të cilin legalizohej veprimtaria e Universitetit të Prishtinës në rrethana të jashtëzakonshme dhe përligjej regjimi i ri specifik i studimeve në këto kushte. Më 22 qershor 1994 Qeveria miratoi Dekretligjin mbi Shkollimin e Lartë të Kosovës, i cili ndikoi në konsolidimin e mëtejmë të bazës ligjore, të veprimtarisë dhe të reformimit të këtij institucioni. Universiteti i Prishtinës në këtë periudhë ishte i përbërë prej 13 fakulteteve dhe 7 shkollave të larta. Në këtë institucion punonin 845 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë në marrëdhënie të përhershme pune dhe 247 sish në punë plotësuese, prej të cilëve 131 femra. Ata jetuan dhe punuan pa kushte elementare për punë, në lokale private të ngushta, në disa ndërtesa që ishin me lagështi e pa ngrohje, në shtëpi pa mjete mësimore, pa biblioteka etj., dhe për më tepër nën presion të vazhdueshëm të dhunës policore serbe. TEMPULLI I DIJES Monografi 57 1970 – 2012 Foto me rastin e 28 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, më 15 shkurt 1998 Studimet në Universitetin e Prishtinës në vitin akademik 1991-1992, i vijuan 19622 studentë: 15826 të rregullt dhe 3796 me korrespondencë. Në atë vit akademik diplomuan 1122 studentë. Në vitet që pasuan numri i studentëve u zvogëlua dukshëm. Në vitin akademik 1993-1994 në Universitetin e Prishtinës studimet i vijonin vetëm 12.103 studentë shqiptarë (8.481 të rregullt dhe 3.622 me korrespondencë). Studentët jetonin dhe studionin në kushte shumë të vështira ekonomike, jetësore, shëndetësore dhe pedagogjike. Vëmendje e veçantë iu kushtua punës mësimore, duke bërë ndryshime në programet e mësimit, për të arritur cilësinë e kërkuar të studimeve, kështu që disa lëndë ekzistuese në fakultete e në degë, u zëvendësuan me lëndë të reja. Në këto kushte mësimi organizohej kryesisht përmes metodave dhe formave tradicionale (ligjërata dhe konsultime), ndonëse u bënë përpjekje edhe për punë mësimore laboratorike etj. Studentët nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore dhe të Fakultetit të Mjekësisë mësimin praktik e realizuan në institucionet e Universitetit të Tiranës etj. Në këtë periudhë mësimdhënësit hartuan dispensa dhe botuan rreth 150 tekste universitare në gjuhën shqipe. Në disa fakultete vazhduan edhe studimet pasuniversitare. Gjithashtu, u organizuan edhe mbrojtje të tezave të magjistraturës dhe të doktoratës. Edhe në këto kushte bëhen përpjekje për reforma të programeve e të profileve të studimeve, sidomos në disa fakultete (Ekonomik, në vitin akademik 1992-1993). Në vitin 1997 themelohet edhe Fakulteti i Mësuesisë, në kuadër të përpjekjeve për zgjerimin e institucioneve të arsimit të lartë, si dhe për t’i plotësuar TEMPULLI I DIJES 58 Monografi 1970 – 2012 Demonstratat studentore të vitit 1997 TEMPULLI I DIJES Monografi 59 1970 – 2012 kërkesat për kuadrin e mësuesve në institucionet parauniversitare. Pavarësisht kushteve shumë të vështira për shkak të kufizimeve për të lëvizur lirisht profesorët dhe studentët, Universiteti i Prishtinës nënshkroi dhe realizoi disa marrëveshje të rëndësishme me universitete të rajonit e më gjerë. Në vitin 1994 konstituohet Konferenca Kombëtare e Universiteteve Shqiptare, në të cilën Universiteti i Prishtinës ishte njëri nga themeluesit. Ky bashkëpunim përfshin Universitetin e Tiranës, Universitetin “Freidrich Schiller” të Jenës, Universitetin Teknik të Dresdenit, Universitetin e Lirë të Berlinit, Universitetin e Lubjanës, Universitetin e Vjenës, Universitetin e Leçes, Universitetin e Ulmit, Universitetin e Padovës, Universitetin e Firencës, Universitetin e Zagrebit etj. Po kështu, mësimdhënësit e Universitetit të Prishtinës dhanë ndihmesë të veçantë në ngritjen dhe zhvillimin e Universitetit të Tetovës në Maqedoni, i cili u themelua në vitin 1994. Krahas studimeve, përmes organizatës së tyre, Unioni i Pavarur i Studentëve, me ndihmën e arsimtarëve, u përpoq të ringjallte veprimtarinë e gjithmbarshme studentore në Universitet, duke përfshirë këtu edhe tribuna shkencore, ekspozita artistike, koncerte muzikore etj. Më 18 prill 1994 Unioni i Pavarur i Studentëve botoi revistën studentore “Bota e re”. Kjo organizatë bëri punë me vlerë edhe për afirmimin e këtij Universiteti në arenën ndërkombëtare. Unioni bëri punën kryesore në organizimin e protestave kundër regjimit okupues serb në 1 Ceremonia e kremtimit të përvjetorit të Universitetit Prishtinës në objekte private vitin 1997. Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë kontribuar në luftën për çlirimin e Kosovës në vitet 1998-1999. Një pjesë e tyre kanë dhënë kontribut të pakursyer edhe në organizimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga viti akademik 1991-1992 deri në vitin akademik 1998-1999, ndonëse në rrethana të jashtëzakonshme, në Universitetin e Prishtinës diplomuan 8785 studentë. Megjithatë, përkundër entuziazmit dhe punës me shumë sakrifica nga studentët, arsimtarët etj., rezultatet e studimeve (cilësia dhe efikasiteti i tyre), në këto rrethana, nuk ishin as nuk mund të ishin të larta, sidomos në disa fusha mësimore-shkencore. Veprimtaria mësimore, shkencore dhe artistike e Universitetit të Prishtinës në kushte të jashtëzakonshme vazhdoi deri më 21 mars 1999, kur u ndërpre përkohësisht për shkak të luftës. Në këtë luftë, në vitet 1998-1999, u vranë 322 studentë dhe 8 arsimtarë të Universitetit të Prishtinës.1 Më gjerësisht: Në kërkim të dijes dhe të lirisë-Searching for Knowlege and Freedom-Dëshmorët dhe viktimat e Universitetit të Prishtinës 1997-1999-Martyrs and Victims of the University of Prishtina 1997-1999, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2004. TEMPULLI I DIJES 60 Monografi 1970 – 2012 Demonstratat studentore të vitit 1997 TEMPULLI I DIJES Monografi 61 1970 – 2012 Universiteti i Prishtinës në procesin e reformimit dhe të modernizimit ë Universitetin e Prishtinës procesi mësimor-shkencor rifilloi të organizohet më 2 gusht 1999 në 14 fakultete dhe 7 shkolla të larta. Deri më 15 tetor 1999 u bë kompensimi i mësimit të humbur për shkak të luftës gjatë periudhës mars – qershor 1999. Mësimi u zhvillua në objekte legale të Universitetit. Bëhet edhe pranimi i studentëve të rinj dhe vazhdimi i mësimit të rregullt në gjuhën shqipe. Gjatë vitit akademik 1999-2000 në Universitetin e Prishtinës diplomuan 1.617 N studentë, prej të cilëve 1.205 në shkencat shoqërore-humanitare dhe 412 në shkencat natyrore-teknike. Në vitin akademik 20002001 në Universitetin e Prishtinës i vijuan studimet 20.277 studentë, prej të cilëve 15.493 në fakultete dhe 4.784 në shkolla të larta. Të rregullt ishin 14.596 dhe me korrespondencë 5.681 studentë. Numri i studentëve të rregullt ishte përafërsisht në nivelin e vitit akademik paraprak, ndërkaq numri i studentëve me korrespondencë u zvogëlua, ndërkohë që regjistrimi i TEMPULLI I DIJES 62 Monografi 1970 – 2012 Ndërtesa e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës studentëve për studime me korrespondencë u ndërpre. Në Universitetin e Prishtinës nis të rritet numri i studentëve. Kështu, në vitin akademik 2004-2005 në këtë Universitet studimet i vijuan 28.832 studentë, prej të cilëve 13.236 femra dhe 15.596 meshkuj. Nga viti në vit rritet edhe numri i studentëve të diplomuar. Vetëm nga 1 tetori 2003 deri më 30 shtator 2004 diplomuan 3013 studentë (1920 në fakultete dhe 1093 në shkolla të larta). Ndërkaq, nga gjenerata e parë e studentëve, që u regjistruan sipas modelit evropian të studimeve (Deklarata e Bolonjës), deri më 30 shtator 2004 diplomuan 249 studentë (143 në fakultete dhe 106 në shkolla të larta). Në vitin akademik 2000-2001 në marrëdhënie të përhershme pune ishin 879 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë, prej tyre 366 doktorë dhe 225 magjistër shkencash. Ndërkaq, me punë plotësuese ishin 296 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë. Në vitin akademik 2004-2005 në marrëdhënie të rregullt pune ishin 1007 mësimdhënës (192 profesorë të rregullt, 50 profesorë të asocuar, 150 profesorë asistentë etj.), prej të cilëve 427 doktorë dhe 272 magjistra shkencash, dhe 631 mësimdhënës në punë plotësuese (122 profesorë të rregullt, 27 profesorë të asocuar etj.), prej të cilëve 276 doktorë dhe 126 magjistra shkencash. Krahas kësaj, pas qershorit të vitit 1999 filloi një kapitull i ri në rindërtimin dhe në reformimin e sistemit të arsimit në Kosovë, duke përfshirë edhe arsimin e lartë, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB. Kjo reformë vazhdoi të jetë TEMPULLI I DIJES Monografi 63 1970 – 2012 Ndërtesa Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pjesë integrale e transicionit të përgjithshëm të shoqërisë kosovare. Nga viti akademik 1999-2000 në Universitetin e Prishtinës fillojnë të bëhen reforma rrënjësore. Synimi i kësaj reforme gjithëpërfshirëse ishte arritja e standardeve të përparuara arsimore dhe shkencore, në mënyrë që Universiteti i Prishtinës të integrohet me sukses në hapësirën evropiane të arsimit të lartë. Për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë, në këtë kuadër edhe të Universitetit të Prishtinës, rëndësi të veçantë ka Ligji mbi Arsimin e Lartë në Kosovë (2003), i cili mbështetet në dokumentet relevante ndërkombëtare dhe synon reformimin e arsimit të lartë në Kosovë në frymën e Deklaratës së Bolonjës (19 qershor 1999). Sipas nenit 5.1 të Ligjit në fjalë, “bartësit publikë të arsimit të lartë janë universitetet dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë”, të cilat themelohen me vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës. Bartësit e arsimit të lartë kanë autonominë e tyre; ata “gëzojnë të drejtën e mësimdhënies dhe në rastin e universiteteve, në punën kërkimore-shkencore në kuadër të licencave të tyre, pa ndërhyrje të autoriteteve publike në veprimtarinë e tyre, përveç rasteve që parashihen në dispozitat e këtij Ligji.” (neni 7.1). Me këtë Ligj krijohet baza juridike për themelimin e institucioneve private të arsimit të lartë. Gjithsesi, kjo mundësi krijon kushte për konkurrencë dhe cilësi në këtë fushë. Ligji ofron mundësi për TEMPULLI I DIJES 64 Monografi 1970 – 2012 Qendra e Studentëve organizimin e mësimit me dhe pa shkëputje nga puna, në distancë dhe forma të tjera, të parashikuara me statutin e institucionit përkatës. Më 15 korrik 2004 Kuvendi i Kosovës miratoi edhe Statutin e Universitetit të Prishtinës, sipas të cilit “Universiteti është institucion publik autonom për arsimin e lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Sipas këtij statuti, “njësitë akademike të Universitetit janë: Fakulteti, veprimtaria e të cilit është arsimi akademik, dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, me programe akademike të orientuara në praktikë. Universiteti i Prishtinës, sipas legjislacionit aktual, është një tërësi unike legale. Organet qeverisëse të tij janë: Senati (organi më i lartë akademik), Këshilli drejtues dhe Rektori. Sipas modelit të ri evropian të studimeve, Deklarata e Bolonjës parasheh studimet themelore trivjeçare (bachelor), studimet profesionale dyvjeçare (master) dhe studimet shkencore profesionale trivjeçare (doktor i shkencave). Filozofia themelore e tij është komunikimi midis universiteteve në hapësirën evropiane të arsimit të lartë. Më 1 tetor 2002 në Universitetin e Prishtinës filloi jetësimi i Sistemit Evropian të Transferit të Kredive (ECTS). Kjo ngërthen edhe praktikën e përparuar të mësimdhënies, të studimeve dhe të vlerësimit në Universitet, me theks të veçantë që studenti të jetë subjekt aktiv në jetën dhe në veprimtarinë arsimore dhe shkencore të Universitetit, e njëkohësisht bashkëpunëtor i mësimdhënësit. Dokument i rëndësishëm për Universitetin e Prishtinës dhe arsimin e lartë në Kosovë, përgjithësisht, është edhe Strategjia e Zhvillimit të Arsimit të Lartë në Kosovë, miratuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, në vitin 2004. Reforma në Universitetin e Prishtinës solli ndryshime edhe në strukturën e TEMPULLI I DIJES Monografi 65 1970 – 2012 organizimit. Në vitin 2002 u themelua Fakulteti i Edukimit, me seli në Prishtinë, me katër qendra rajonale: Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Prizren. Në kuadër të tij u integruan shkollat e larta pedagogjike dhe Fakulteti i Mësuesisë, ndërsa shkollat e larta teknike në Mitrovicë dhe në Ferizaj, si dhe Shkolla e Lartë e Biznesit në Pejë, në procesin e reformimit në harmoni me Ligjin mbi Arsimin e Lartë, u shndërruan në fakultete të veçanta. Shkollat e larta dhe fakultetet e Universitetit të Prishtinës, sipas modelit evropian të studimeve (për bachelor), filluan të punojnë në vitin akademik 2001-2002, ndërsa në semestrin e dytë të vitit akademik 2004-2005 filluan studimet profesionale për master. Vazhdoi puna për botimin e teksteve universitare, ndonëse interesimi i Universitetit nuk ishte në shkallë të duhur. Vazhdoi të thellohet bashkëpunimi i Universitetit të Prishtinës me universitete, institucione dhe asociacione ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe Asociacionin e Universiteteve Evropiane, Konferencën e Rektorëve të Danubit, Rrjetin Evropian të Arsimit në Distancë etj. Në muajt korrik-gusht 2001 në kuadër të Universitetit të Prishtinës filloi punën Universiteti Veror Ndërkombëtar, me program të hapur për studentë, profesorë dhe specialistë vendës dhe të huaj, për të vazhduar deri më tani. Në reformimin e Universitetit të Prishtinës ose të fakulteteve të veçanta të tij, kontribut të veçantë kanë dhënë edhe organizata qeveritare e joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare. Nga viti 1998 mbështetje të madhe ka dhënë WUS i Austrisë, pastaj UNMIK, Këshilli i Evropës, OSBE, SOROS etj. Tërë kjo u reflektua edhe në veprimtarinë shkencore, mësimore dhe artistike të Universitetit. Përkundër vështirësive materiale-financiare vazhdoi realizimi i projekteve të ndryshme shkencore, hartimi dhe botimi i monografive shkencore etj. Në bashkëpunim me institucione dhe asociacione ndërkombëtare u realizuan një numër i konsiderueshëm i projekteve të rëndësishme në fakultete. Gjithashtu, u organizuan veprimtari të ndryshme shkencore, duke përfshirë edhe konferencën shkencore me temë: “Universiteti dhe Shoqëria Bashkëkohore” (Prishtinë, 16-17 nëntor 2002), “Vizioni për Fakultetin e Edukimit” (Prishtinë, 18 shkurt 2005) etj. Një segment shumë i rëndësishëm i reformës universitare ka të bëjë edhe me organizimin dhe veprimtarinë e studentëve, sipas rregullativës së re. Studentët janë faktorë aktivë dhe shumë i rëndësishëm i jetës, i veprimtarisë dhe i reformës së Universitetit të Prishtinës. Organizatat studentore e kanë formuar Parlamentin e tyre pluralist me përfaqësim përkatës në Senatin e Universitetit. Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës, gjatë këtyre viteve të pasluftës, zhvilloi një veprimtari të dendur në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndër të tjera, më 14 shkurt 2005, studentët e universiteteve në hapësirën gjeografike shqiptare formuan Unionin e Studentëve Shqiptarë, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit dhe të integrimit në shkallë kombëtare. Në Universitetin e Prishtinës gjatë 40 vjetëve u diplomuan kuadro që dhanë TEMPULLI I DIJES 66 Monografi 1970 – 2012 kontribut të rëndësishëm në shumë vende, p.sh. në Maqedoni, Mal të Zi, Sanxhak, në trevat shqiptare të tjera në Serbi etj. Në disa periudha të mëparshme Universiteti i Prishtinës përgatiti kuadro me arsim të lartë profesional edhe për nevojat e vendeve të tjera, sidomos të Greqisë. Në shumicën e shteteve evropiane shkalla e përfshirjes së gjeneratës në arsimin e mesëm është mbi 90 %, kurse në Kosovë asnjëherë nuk ka arritur të përfshihet 50 përqindëshi i gjeneratës. Në vitet ‘90 përfshirja e gjeneratës në arsimin e mesëm ishte rreth 35-40 %, kurse e maturantëve rreth 30 %. Pra, nëse merret për bazë shkalla e përfshirjes së maturantëve, ekziston një përqindje e lartë, sepse nga 12.000-14.000 nxënës, që mesatarisht e kryejnë shkollën e mesme në arsimin e lartë, regjistrohen 6000 – 7000 studentë ose rreth 50 % e maturantëve. Në vitet ‘80 të shekullit të kaluar, rreth 60 % e maturantëve ishte regjistruar në arsimin e lartë në Kosovë, çka do të thotë së përfshirja e gjeneratës së maturantëve ishte e lartë. Në vitin akademik 1970-1971 në Universitetin e Prishtinës ishin të regjistruar gjithsej 10.368 studentë të rregullt dhe me korrespodencë. Nga ata, të rregullt ishin 7283 studentë ose 70.24 % nga numri i përgjithshëm i studentëve, kurse me korrespodencë ishin 3085 studentë ose 29,76 %. Ky numër i studentëve ishte nga të gjitha trojet shqiptare të ish Jugosllavisë, numri i të cilëve nuk ishte i vogël. Në këtë vit akademik në arsimin e lartë ishte përfshirë gjenerata e të lindurve në vitet 1949, 1950, 1951 dhe 1952. Në këto katër vjet në Kosovë kanë lindur 112.298 fëmijë (janë hequr të vdekurit). Shkalla e përfshirjes së përgjithshme të kësaj gjenerate, duke llogaritur studentët e rregullt dhe ata me korrespodencë, ishte 9,23 %, kurse si studentë të rregullt ishin përfshirë vetëm 6,48 %. Mirëpo, edhe kjo shkallë e përqindjes nuk është reale, meqë në numrin e përgjithshëm të studentëve, rreth 15-20 % e tyre ishin nga viset jashtë Kosovës. Në vitin akademik 1981-1982 numri i studentëve të rregullt dhe me korrespodencë kishte arritur në 40.371 sish. Krahas numrit të studentëve, është shtuar edhe numri i të rinjve të gjeneratës së të lindurve në vitet 1960, 1961, 1962 dhe 1963 në 143.004. Duke krahasuar numrin e studentëve dhe numrin e të rinjve të gjeneratës, mund të konstatohet se në këtë vit akademik ishin përfshirë 28,23 % të gjeneratës. Sipas shënimeve zyrtare statistikore, prej 40.371 studentëve, që studionin në Universitetin e Prishtinës, 6.623 studentë ishin nga trevat jashtë Kosove. Megjithatë, gjendja reale e përfshirjes se gjeneratës duhet të merret vetëm ajo e studentëve të rregullt. Kështu, prej gjithsej 26.037 studentëve të rregullt, nga Kosova ishin 22.018, ndërsa nga viset e tjera të ish-Jugosllavisë ishin 4.019 studentë, ose 15,46 %. Pra, përfshirja e gjeneratës së të lindurve kosovarë ishte 15,40 %. Numri i përgjithshëm i studentëve pas dhjetë vjetësh, në vend që të shtohej me dinamikën e shtimit të të rinjve të kësaj moshe, në vitin akademik 1990-1991 ishte zvogëluar për 11.355 sish apo për 28,13 %. Numri i studentëve të rregullt kishte rënë për 5.029 veta, ose për 19,31 %. Kështu, në këtë vit TEMPULLI I DIJES Monografi 67 1970 – 2012 akademik ishin të regjistruar 29.016 studentë, prej tyre 21.008 studentë ishin të rregullt. Nëse këtij numri ia heqim rreth 15 % të studentëve nga viset e tjera të ish-Jugosllavisë, atëherë del se studentë të rregullt kosovarë ishin 17.857 sish. Shkalla e përfshirjes së gjeneratës së të lindurve në vitet 1969, 1970, 1971 dhe 1972 (169.321) ishte 10,55 %. Në vitet e nëntëdhjeta shkalla e përfshirjes së gjeneratës së të lindurve ka rënë nën 10 %. Në disa vite ajo ishte rreth 5 e 6 %. Më 15 korrik 2004 Kuvendi i Kosovës miratoi Statutin e Universitetit të Prishtinës, në të cilin përcaktohet : “Universiteti është institucion publik autonom për arsimin e lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike”. Një shtim më i theksuar është shënuar në 2-3 vjetët e fundit. Në vitin akademik 2004-2005 janë regjistruar gjithsej 28.832 studentë të rregullt dhe me korrespodencë (në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake). Për studentët në gjuhën serbe Universiteti i Prishtinës nuk ka shënime, kështu që nuk mund të përcaktohet saktësisht shkalla e përfshirjes së gjeneratës. Në këtë vit akademik në arsimin e lartë janë përfshirë të rinjtë e gjeneratës së të lindurve në vitet 1982, 1983, 1984 dhe 1985. Nga këto gjenerata, sipas shënimeve statistikore, janë 198.828 të rinj. Nëse këtij numri ia heqim 10 %, që mendohet se nuk janë shqiptarë, atëherë mund të konstatohet së në arsimin e lartë kosovar janë përfshirë 16,11 % nga 178.945 veta të gjeneratës. Universiteti i Prishtinës ka 17 fakultete me 48 departamente – degë, 55 drejtime, 2 module, 2 profile dhe 32 programe të Fakultetit të Edukimit nëpër qendrat e tij. Në vitin akademik 2007-2008 në marrëdhënie të përhershme pune në Universitetin e Prishtinës ishin 1046 mësimdhënës, prej tyre 440 doktorë dhe 272 magjistra shkencash. Sipas titujve, përbërja e stafit akademik ishte: profesorë të rregullt – 163, profesorë të asocuar – 105, profesorë asistentë – 242, profesorë të SHLP-së – 23, ligjërues – 80, lektorë – 4, asistentë – 110, asistentë të rinj – 319. Në vitin akademik 2008-2009 në marrëdhënie të përhershme pune në Universitetin e Prishtinës ishin 1065 mësimdhënës, prej tyre 504 doktorë dhe 314 magjistra shkencash. Sipas titujve, përbërja e stafit akademik ishte: profesorë të rregullt – 163, profesorë të asocuar – 128, profesorë asistentë – 257, profesorë të SHLP-së – 15, ligjërues – 58, lektorë – 5, asistentë – 122, asistentë të rinj – 317. Në vitin akademik 2009-2010 në marrëdhënie të përhershme pune në Universitetin e Prishtinës janë 1018 mësimdhënës, prej tyre 498 doktorë, 269 magjistra shkencash dhe 16 master. Sipas titujve, përbërja e stafit akademik është: profesorë të rregullt – 160, profesorë të asocuar – 130, profesorë asistentë – 268, profesorë të SHLP-së – 14, ligjërues – 58, lektorë – 6, asistentë – 97, asistentë të rinj – 285. Në vitin akademik 2008-2009 në këtë institucion studimet i vijuan 31.474 studentë, prej të cilëve 15.306 studente dhe 16.168 studentë. Nga 1 tetori 2007 deri më 30 shtator 2008, sipas plan-programeve para Deklaratës së Bolonjës u diplomuan 1647 studentë, prej TEMPULLI I DIJES 68 Monografi 1970 – 2012 tyre 701 studente dhe 973 studentë. Të diplomuar nga 1 tetor 2007 deri më 30 shtator 2008, me plan-programe sipas Deklaratës së Bolonjës, ishin 2973 studentë, prej të cilëve 1580 studente dhe 1393 studentë. Numri i studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilëve iu dha bursa universitare prej vitit 2002-2009 është 5095, ndërsa Çmimi “Student i dalluar” në periudhën e viteve 2001-2009 iu dha 408 studentëve. Numri i studentëve të regjistruar në vitin akademik 2009-2010 është 38291. Nga ky numër, 30263 janë studentë të rregullt, ndërsa 4290 studentë me korrespondencë, ndërkaq po në këtë vit akademik studimet master i vijojnë 3738 studentë, ndërsa studimet e doktoratës 152 kandidatë. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare me fondin e saj të përgjithshëm afër 2 milion njësi bibliotekare të të gjithave llojeve, ndër të tjera, ofron shërbime për studentët e Universitetit të Prishtinës. Këto shërbime kanë të bëjnë me koleksionet e ndryshme bibliotekare, sidomos me tekstet universitare, periodikun në formën e shtypur dhe elektronike, pastaj shërbimet përmes programit elektronik bibliotekar Aleph 500 etj. Në vitin 2009 numri i studentëve banues në konvikte në Qendrën e Studentëve është 3073. Sipërfaqja e objektit i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës është 614,5 m2. Sipërfaqja e përgjithshme e Universitetit te Prishtinës është gjithsej 73322,70 m2 *** Në periudhën e viteve 2009-2012 Universiteti i Prishtinës i ka kushtuar kujdes të veçantë rregullimit të kampusit dhe rritjes së hapësirave për mbarëvajtjen sa më të suksesshme të procesit mësimor. Në këtë drejtim, është bërë përmirësimi i infrastrukturës në shumicën e fakulteteve në Prishtinë, si dhe në qendrat e tjera të Kosovës: Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj etj. Një ndër ngjarjet më të rëndësishme duhet dalluar vendosjen e Shtatores së atdhetarit Hasan Prishtina para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, e cila u përurua më 28 nëntor 2011. Nga ceremonia solemne me rastin e organizimit të sesionit shkencor kushtuar jetës dhe veprës së Hasan Prishtinës TEMPULLI I DIJES Monografi 69 1970 – 2012 Nënshkrimi i Protokollit të parë të bashkëpunimit mësimor-shkencor midis Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tiranës Bashkëpunimi ndërkombëtar niversiteti i Prishtinës ka për qëllim promovimin e kontakteve bilaterale me universitetet e tjera, duke u bazuar në marrëveshjet e bashkëpunimit të nënshkruara, të cilat synojnë: shkëmbimin e personelit akademik, studentëve, personelit administrativ dhe profesional, organizimin e kurseve të përbashkëta, vizitave studimore, pjesëmarrjen në konferenca shkencore, simpoziume dhe seminare, projekte të përbashkëta shkencore, shkëmbimin e përvojave për hartimin e programeve, metodologjive të mësimdhënies dhe tekno¬logjive të përdorura në procesin didaktik, shkëmbimin e publikimeve shken- U core, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët. Universiteti i Pishtinës jep prioritet të lartë bashkëpunimit ndërkombëtar, të fokusuar drejt participimit intensiv në Kartat e programeve-Tempus, Erasmus Mundus, iniciativave rajonale të Evropës Juglindore, bashkëpunimit me shtetet fqinje dhe më gjerë. Zyra për Marrëdhënie me Jashtë ofron informacione për aktivitetet e saj ndërkombëtare, programet e studimit jashtë vendit, partneritetet me universitetet tjera, si dhe prezanton mundësitë për mobilitet të studentëve dhe stafit akademik. TEMPULLI I DIJES 70 Monografi 1970 – 2012 Bashkëpunimi ndërkombëtar i Universitetit të Prishtinës realizohet përmes Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, e cila kontribuon në avancimin e dijes, mësimit dhe kërkimit shkencor në një nivel të lartë ndërkombëtar të përsosmërisë. Kjo zyrë ofron informacione për aktivitetet e saj në nivel ndërkombëtar, për programet që mundësojnë studim jashtë vendit, për partneritetet me universitetet e tjera, si dhe për mundësitë që u ofrohen studentëve ndërkombëtarë. Veprimtaria e saj mbështetet në këto nivele: integrimin e përvojave akademike ndërkombëtare, integrimin e programeve ndërkombëtare në programet akademike vendore, krijimin e qendrës për hulumtime shkencore, programet për studime jashtë vendit, ndërkombëtarizimi i Universitetit të Prishtinës etj. Shkëmbimi ndërkombëtar i studentëve dhe i personelit akademik mbështetet nga grantet e BE-së (Erasmus Mundus Action 2), si dhe nga grante të tjera ndërkombëtare. Nga këto grante kanë përfituar qindra studentë dhe profesorë, të cilët kanë vijuar studime në të gjitha nivelet. Bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë është realizuar me këto vende: Austri, Belgjikë, Slloveni, Holandë, Spanjë,Turqi, Lituani, Çeki, Bullgari, Suedi, Kroaci, Gjermani, Itali, Finlandë, Norvegji, Shtete të Bashkuara të Amerikës, Indi, Izrael, në vendet e rajonit etj. Disa nga projektet e rëndësishme të cilat kanë kontribuar në ngritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale të Universitetit të Prishtinës dhe të cilat kanë mbështetur financiarisht UP-në janë: BASILEUS që paraqet një bashkëpunim në skemën e lëvizshmërisë së studentëve dhe stafit akademik në fushën e arsimit të lartë. Është nismë e Zyrës Evropiane për Ndihmë dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga Agjencia Ekzekutive për Arsim dhe Kulturë. Ky projekt ka nxitur bashkëpunimin midis institucioneve të arsimit të lartë dhe synon shkëmbimin e studentëve, studiuesve dhe stafit akademik dhe kontribuon në lëvizshmërinë e studentëve dhe stafit akademik, në veçanti të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së në shtetet anëtare të BE-së. JOINEU-SEE, ka për qëllim përmbushjen e objektivave të përgjithshme të programit, siç janë: promovimi i arsimit të lartë evropian, për të mbështetur përmirësimin dhe zgjerimin e perspektivave të dijetarëve në karrierë, si dhe promovimin e komunikimit ndërkulturor dhe mirëkuptimit përmes bashkëpunimit me vendet partnere në konsorciumin e projektit. Programi JOINEU-SEE ka kontribuuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të treta në fushën e arsimit të lartë në përputhje me objektivat e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian përmes mobiliteteve në të gjitha nivelet e arsimit të lartë, duke përfshirë studentë në nivelet universitare: bachelor, master, doktoratë dhe post-doktoratë, si dhe për staf akademik dhe administrativ. Gjithashtu, programi Jean Monnet paraqet një nismë të Komisionit Evropian për integrimin e studimeve evropiane në planprogramet e universiteteve. WUS (World University Service) Austria, që funksionon si një organizatë joqeveritare akademike e pavarur angazhohet për promovimin e të drejtave të njeriut për arsimim mbi bazën e lirisë akademike dhe autonomisë universitare, duke mbështetur TEMPULLI I DIJES Monografi 71 1970 – 2012 Bashkëpunimi i Universitetit të Prishtinës me Universitetin e Tiranës, nëntor 1972 mobilitetet e studentëve të UP-së në universitetet austriake me të cilat UP ka bashkëpunim të ndërsjellë në fushë të arsimit të lartë. Kontribute të rëndësishme kanë dhënë edhe KAS (Kosova Academic Services) , e cila ofron shërbime këshillimi dhe informimi për bursa universitare në universitetet britanike me renome botërore për studentët e Universitetit të Prishtinës. Projektet KAIP I dhe II (Kosovo Austria Institutional Partnership) ofrojnë programe të specializimit si: “Research and Development and the Importance of Higher Education", “ Kosovo and Research”, “National Research Council”, “Kosovo Center for International Cooperation in Research and Technology (K-CIRT)”, “Center for Innovations and Technology Transfer (CITT)”, “National Research Program 2010-2015” etj. Në vitin 2012, si vazhdimësi e këtyre programeve ka rifilluar projekti The National Research Programme of the Republic of Kosovo Higher KOS, projekt ky i financuar nga Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe i bashkëfinancuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), i cili mbulon tri fusha të rëndësishme të arsimit të lartë: kualitetin e edukimit, promovimin e hulumtimeve shkencore dhe menaxhimin e cilësisë dhe qeverisjen. Përfitues të projektit janë Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Prizrenit, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Qendra NARIC si dhe Agjensioni Kosovar i Akreditimit. Në zhvillimin e këtyre projekteve kanë kontribuar përmes bursave dhe formave tjera edhe ambasadat ndërkombëtare që janë në Kosovë : Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e Republikës Çeke, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada e Finlandës, Ambasada e Japonisë, Ambasada e Norvegjisë, Ambasada e Francës, Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, Ambasada e Italisë, Ambasada e Zvicrës etj. TEMPULLI I DIJES 72 Monografi 1970 – 2012 Bashkëpunimi i Universitetit të Prishtinës me Universitetin e Tiranës, dhjetor 1979 Duke u mbështetur në principet e Bolonjës për njohje dhe implementim të ECTS kredive, zhvillimit të politikave dhe sistemit të sigurimit të cilësisë në edukimin e lartë, zhvillimit të strategjisë universitare për edukim të vazhdueshëm, Universiteti i Prishtinës merr pjesë në projekte evropiane për zhvillim dhe harmonizim të kurrikulave, mobilitet të studentëve dhe të stafit akademik, si dhe në shumë bashkëpunime reciproke në fusha të ndryshme. Nga tetori 2009 deri më tani, nga programet Erasmus Mundus Action 2, kanë përfituar bursa studimi 160 kandidatë të UPsë (përfshirë të gjitha nivelet e studimit), ndërsa në vitin akademik 2009-2010, nga programi i Komisionit Evropian JOINEUSEE, koordinuar nga Universiteti Graz i Austrisë, kanë përfituar 29 bursistë nga të cilët: 18 studentë të nivelit Bachelor, 10 studentë të nivelit Master, 1 student në studime të Doktoratës. Po kështu, në vitin akademik 2010-2011, nga i njëjti projekt kanë përfituar 18 bursistë, nga të cilët: 10 studentë të nivelit Bachelor, 2 studentë të nivelit Master, 3 studentë në studimeve të Doktoratës, 2 studentë në studime të PostDoktoratës, 1 staf administrativ nga Universiteti Granada i Spanjës. Në vitin akademik 2008-2009, nga programi i Komisionit Evropian BASILEUS, koordinuar nga Universiteti Ghent i Belgjikës kanë përfituar 12 studentë nga të cilët 3 studentë të nivelit Bachelor dhe 9 studentë të nivelit Master Në vitin akademik 2009-2010, nga programi i Komisionit Evropian BASILEUS, koordinuar nga Universiteti Gent i Belgjikës, bursa me karakter studimi kanë përfituar 39 bursistë, nga të cilët 19 studentë të nivelit Bachelor, 8 studentë të nivelit Master, 7 studentë të studimeve të Doktoratës, 1 student i Post-Doktoratës, si dhe 4 profesorë kanë kryer kërkimet shkencore. Një vit më vonë, nga i njëjti projekt kanë përfituar 8 bursistë: 5 studentë të nivelit Bachelor, 2 studentë të nivelit Master, 1 student i studimeve të Doktoratës Në vitin akademik 2011-2012 kanë vazhduar mobilitetin 11 studentë të TEMPULLI I DIJES Monografi 73 1970 – 2012 Universitetit të Prishtinës në kuadër të programit BASILEUS, koordinuar nga Universiteti Ghent i Belgjikës nga të cilët: 5 studentë të nivelit Bachelor, 4 studentë të nivelit Master, 1 kandidat i nivelit të PostDoktoratës dhe 1 staf akademik. Gjithashtu, në këtë vit akademik kanë vazhduar mobilitetin 16 studentë të Universitetit të Prishtinës në kuadër të programit JOINEUSEE, koordinuar nga Universiteti Graz i Austrisë, nga të cilët 10 studentë të nivelit Bachelor, 2 studentë të nivelit Master, 2 studentë të nivelit të Doktoratës, 2 kandidatë të Post- Doktoratës, 3 kandidatë nga universitetet partnere evropiane. Në kuadër të programit JOINEU-SEE, koordinuar nga Universiteti Graz i Austrisë, në vitin akademik 2012-2013 kanë përfituar 22 studentë të Universitetit të Prishtinës, ndërsa 2 studentë të universiteteve evropiane partnere në kuadër të të njëjtit projekt, do t’i vijojnë studimet në UP. Një e arritur tjetër e rëndësishme është, gjithsesi, njohja e diplomave të Universitetit të Prishtinës në universitetet ndërkombëtare që u mundësua nga realizimi i marrëveshjeve të shumta bilaterale. Programi arsimor Lifelong Learning ofron mundësi për trajnime praktike në Evropë dhe më gjerë për personelin akademik dhe për studentë nëpërmjet këtyre skemave: Fulbright, American Councils for International Education, Leonardo da Vinci, Socrates, Erasmus Mundus Action 2 (Basileus, Joineusee, SIGMA), Tempus etj. Një mundësi tjetër për shkëmbimin e studentëve nga vende të ndryshme të botës është organizimi i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, projekt që realizohet nga Universiteti i Prishtinës. Që nga fillimi i veprimtarisë së tij Universiteti i Prishtinës ka zhvilluar bashkëpunim me universitete dhe institucione ndërkombëtare në rajon dhe më gjerë. Në fillimet e tij, Universiteti i Prishtinës ka pasur bashkëpunim me universitete të ishJugosllavisë, si: Universitetin e Beogradit, të Shkupit, të Zagrebit etj. Bashkëpunimi më intensiv u zhvillua edhe me qendra të tjera universitare, sidomos me Universitetin e Tiranës, me të cilin filloi një bashkëpunim i frytshëm që nga viti akademik 1970-1971 dhe vazhdoi deri në vitin 1981. Në këtë drejtim, kontributi i profesorëve eminentë të shkencave filologjike, historike etj., ndikoi në zhvillimin e shkencave historike dhe albanologjike në përgjithësi. Që nga viti 1971 u krijuan mundësitë për bashkëpunim edhe me Universitetin “Frie¬drich Schiller” të Jenës (Gjermani), me Univer¬sitetin e Mahaçkallës (Dagestan, BRSS), me Institutin e Lartë Teknik të Jashit (Rumani), me Universitetin “Kliment Ohridski” të Sofjes, me Universitetin “Kuan Si” të Nankigut të Kinës, me Universitetin La Sapienza të Romës, me Universitetin Marmara të Stambollit, Turqi, me Universitetin “Etvesh Lorand” të Budapestit, me Universitetin Valadolidos të Spanjës, si dhe me shumë universitete të tjera me të cilat u vunë kontakte të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe ndihmuan në krijimin e rrjeteve edhe me universitete të tjera. Përmes këtyre bashkëpunimeve, është afirmuar puna kërkimore e shkencore, si dhe është bërë afirmimi i Universitetit të Prishtinës me pjesëmarrjen e profesorëve në seminare, simpoziume, konferenca, kongrese TEMPULLI I DIJES 74 Monografi 1970 – 2012 duke promovuar dhe shkëmbyer vlerat e tyre shkencore. Gjithashtu, edhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme me karakter ndërkombëtar nga fakultetet e Universitetit të Prishtinës ka dëshmuar për cilësinë dhe arritjen e veprimtarisë shkencore në Kosovë në sferën ndërkombëtare. Themelimi i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në vitin 1974 në Fakultetin Filozofik, ka bërë që të ftohen studentë dhe studiues nga vende të ndryshme të botës, të cilët me pjesëmarrjen e tyre kanë afirmuar gjuhën, kulturën, historinë kombëtare edhe në nivele ndërkombëtare. Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës është themeluar në vitin akademik 2002-2003 në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës dhe në mbështetje të ATA-s (Academic Training Association), ku ndër të tjera e ka promovuar veprimtarinë mësimore-shkencore të Universitetit të Prishtinës në nivele të larta akademike. Universiteti i Prishtinës i ka kushtuar një rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndërkombëtar, duke qenë udhëheqës në shumë projekte dhe duke ndërtuar partneritet të frytshëm me shumë universitete të Evropës, të Amerikës, të Kanadasë e më gjerë. Universiteti i Prishtinës ka dëshmuar një bashkëpunim të fuqishëm me universitete dhe institucione me renome dhe vlera të larta akademike, që kanë shënuar rezultate në fusha të ndryshme të shkencës dhe të dijes. Në këtë drejtim janë ripërtërirë marrëveshjet paraprake të bashkëpunimit, si dhe janë nënshkruar marrëveshje të shumta të reja të bashkëpunimit. Universiteti i Prishtinës si institucioni më i lartë i arsimit në Kosovë, është anëtarësuar në organizata, institucione dhe asociacione të rëndësishme botërore, të cilat i përkasin botës akademike dhe shkencore. Duhet veçuar anëtarësimin në Asociacionin e Universiteteve Evropiane, Magna Charta, Konferencën e Rektorëve të Danubit, Compostela Group of Universities (CGU), Business Initiative, Quality Summit, Europe Business Assembly – Oxford Summit of Leaders, pastaj pjesëmarrjen në projektet evropiane të arsimit të lartë në kuadër të programit TEMPUS, që kryesisht kanë të bëjnë me zhvillimin e programeve të reja. Universiteti i Prishtinës, ndër të tjera, ka propozuar krijimin e Zonës Kombëtare të Arsimit të Lartë, si një proces i integrimeve evropiane dhe i krijimit të standardeve kombëtare në fushën e arsimit të lartë. Universiteti i Prishtinës është anëtarësuar edhe në këto rrjete akademike, ndër të cilat mund ti përmendim: Rrjetin e Universiteteve me Mësim nga Distanca , Rrjetin e Universiteteve Katalane (anëtar nderi), Rrjetin e Qendrave të të Drejtave të Njeriut të Evropës Juglindore, Asociacionin Evropian të Konservatoreve, Akademive dhe i Shkollave të Muzikës, Shoqatën Evropiane për Arsim Ndërkombëtar, Rrjetet Kombëtare të Studentëve në Evropë etj. Universiteti i Prishtinës ka luajtur rolin dhe misionin e veçantë në rrafshin ndërkombëtar edhe me nderimin e personaliteteve të njohura botërore politike, shkencore, arsimore, humanitare, kulturore me ndarjen e titullit Doktor Nderi–Honoris Causa. Nga themelimi e deri në vitin 2011, ky çmim iu dha Josip Broz Titos, Kryetar i TEMPULLI I DIJES Monografi 75 1970 – 2012 Bashkëpunimi i Universitetit të Prishtinës me Universitetin e Tiranës, dhjetor 1979 ish-Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë (1975), Fahrudin Ali Ahmed, Kryetar i Republikës së Indisë (1975), akademik Dragisha Ivanoviç, profesor i Universitetit të Beogradit (1987), Michael Weninger, Ambasador i Austrisë në Beograd (2001), dr. Bernard Kouchner, Kryeadministrator i Kosovës, (Francë) (2002), dr. William Kerr, Kryetar i Kolegjit La Roche (SHBA) (2003), William Jefferson Clinton, President i SHBA-ve (2003), Ismail Kadare, shkrimtar (Shqipëri) (2003), prof. mag. dr. Wolfgang Benedek, profesor në Fakultetin Juridik-Grac, Austri (2004), prof. dr. Bamir Topi, President i Republikës së Shqipërisë (2008), Anthoni Charles Lyndon Blair, Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar (2008), prof. dr. Erhard Busek, Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara Salzburg, Austri (2009), prof. dr. Sali Berisha, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (2009), dr. Albert Rohan, Republika e Austrisë, Ambasador (2009), Doris Pack, Republika Federale e Gjermanisë, anëtare e Parlamentit Evropian (2010), Recep Tayyip Erdogan, Kryeministër i Republikës së Turqisë (2010), Adem Demaçi, Republika e Kosovës, Veprimtar i Çështjes Kombëtare (2011), Wolfgan Ischinger, Republika Federale e Gjermanisë, Ambasador (2011). Universiteti i Prishtinës deri më tani ka nënshkruar marrëveshje të shumta të bashkëpunimit me universitete dhe institucione arsimore-shkencore: Universiteti i Tiranës, Shqipëri; Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri; Universiteti Bujqësor i Tiranës, Shqipëri; Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Shqipëri; Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, Shqipëri; Universiteti “Fan Noli”, Korçë, Shqipëri; Universiteti i Evropës Juglindore, Maqedoni; Universiteti Shtetëror i Tetovës, Maqedoni; TEMPULLI I DIJES 76 Monografi 1970 – 2012 Universiteti “Kirill dhe Metodij”, Shkup, Maqedoni; Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, Shqipëri; Universiteti i Sarajevës, Bosnje e Hercegovinë; Universiteti i Tuzllës - Fakulteti Filozofik, Tuzëll, Bosnje e Hercegovinë; Universiteti i Zagrebit, Kroaci; University of Georgia, SHBA; Arizona State University, SHBA; Illinois Institute of Technology, SHBA; La Roche College, SHBA; Pennsylvania University, SHBA; Pittsburg University, SHBA; The University of Hawaii, SHBA; Universiteti Teknologjik i Vjenës, Austri; Universiteti Graz, Austri; Freie Universität, Berlin, Gjermani; Friedrich Alexander-Universitat Erlangen-Nurnberg, Gjermani; Karl Von Ossietzky Universitat Oldenburg, Gjermani; Univeristeti Fraiburg, Gjermani; Universiteti “Friedrisch Schiler of Jena, Gjermani; Instituti “Juan Lusi Vives” Barcelona, Spanjë; Technical University of Catalonia, Spanjë; Universiteti Valla¬dolid, Spanjë; IUFM D’Alsace-Strasbourg, Francë; Unive¬rsitetin Greonoble, Francë; Gjøvik University College, Norvegji; Kolegji Headmark College Hedmark, Norvegji; Kolegjin Hillehamer (College Lillehammer), Norvegji; Univeristeti Tuscia Viterbo; Universitetin Tampere, Finlandë; Universite d’Auvergne Clermont-Ferrand, Francë; Universiteti “Marmara”, Turqi; Universiteti Staffordshire, Angli; Universiteti Teknik i Vjenës, Austri; Växjö University, Suedi; Pierre Mendes, France; University of Grenoble II, Francë; Medical Foundation for the Care and Victims of Torture, Londër, Britani të Madhe; International Centre for Community and Enterprise Development (ICCED); National University of Ireland, Galway, Irlandë; Compostela Group of Universities; Universiteti Teknik i Vlorës, Shqipëri; Universiteti i Elbasanit, Shqipëri; Fachhochschule Regensburg (University of Applied Sciences); European Research Group France (ERG), Paris, Francë; History and Archeology of Balkans; University of Paris, Francë; The Institute of Technology, Carlow, Irlandë; ATA-Academic Training Association; Oxford University College, Norvegji; FSDEK-II (Projekt finlandez); University of Udine, Faculty of Veterinary Medicine, Itali; Universiteti Bujqësor, Tiranë, Shqipëri; University of Wyoming, ShBA; Medical Faculty Carl Gustav Carus, Dresden, Gjermani; Technical University of Dresden, Gjermani; University of Baja California, Mexico; Clausthal University of Technology, Gjermani; European Centre for Peace and Development (themeluar nga Kombet e Bashkuara); University of Firence, Itali; University of Iowa, SHBA; Diplomatic Academy of Vienna, Austri; Medical University of Graz; Institute of Informatics Sciences, Maribor, Slloveni; University of Zara, Kroaci; University of Lubljana, Slloveni; Leibniz University of Hannover, Gjermani; AACCDS and OSCE, American Bar Association, Rule of Law Initiative; Biodiversity Centre, Suedi; Fondacioni SOROS; MABETEX; Raffeisen Bank; Universiteti “St. Kliment Ohridski”, Maqedoni, FH Johanneum Gesellschaft; University of Applied Sciences, Mexico; University of Napoli Studies ‘L Orientale’, Itali; University “Dzemal Bijedic” of Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë; University of Lower Silesia in Wroclaw, Poloni; Bozok University, Turqi; WUS Austria, University of MichiganFlint; University of Trieste, Itali. TEMPULLI I DIJES Monografi 77 1970 – 2012 Nga ceremonia e pranimit të Universitetit të Prishtinës në Magna Carta - Bolonjë, Itali Që nga viti 2009 e deri me sot janë nënshkruar dhe ripërtërirë marrëveshje të bashkëpunimit me universitete dhe institucione ndërkombëtare, si: The College of Agriculture and Life Sciences, University of Iowa, SHBA; Texas State University-San Marcos, SHBA; Pedagogische Hochschule Ludwigsburg; Universitetin Balikesir, Turqi; Qendra për Studime dhe Shërbime Psikologjike dhe Sociale ENCOMPASS; Universitetin e Shkencave të Aplikuara HAMK, Finlandë; Universitetin e Stambollit, Turqi; Universitetin Miman Sinan, Turqi; Universitetin Pamukkale, Turqi; Universitetin Teknik të Stambollit, Turqi; Bibliotekën Kombëtare Gjermane për Ekonomi, Leibniz; Universitetin e Shkencave të Aplikuara Joanneum, Austri; Universitetin e Norvegjisë për Shkencë dhe Teknologji; GTZ, UNICEF, Shoqërisë (Societa) CERTIPASS; Institutit Yunus Emre; Universitetin Barath Chennai, Indi; Universitetin Montanuniversitaet Leoben, Universitetin Graz, Austri; Universitetin Sakarya, Turqi; Universitetin Granada, Spanjë; IPF Multiversity, Londër; Universitetin Zenica, Bosnje dhe Hercegovinë; Universitetin Albstadt-Sigmaringen, Gjermani, Universitetin Edinburgh Napier, Universitetin La Sapienza, Romë, Itali; Fakultetin Juridik të Universitetit LUM në kuadër të programit Jean Monnet, Bari-Itali; Universitetin Nevsehir, Turqi; Universitetin Iowa, SHBA; Universitetin e Perugias, Itali; Universitetin Paris-Est, Universitetin Pierre Mendes France Grenoble; Universitetin Ndërkombëtar të Virxhinias, SHBA; TEMPULLI I DIJES 78 Monografi 1970 – 2012 Universitetin Kirklareli, Turqi; Universitetin Ben-Gurion, Izrael; Universitetin e Lubjanës, Slloveni; Universitetin Volda, Norvegji; Universitetin Kent State, SHBA; Universitetin Wisconsin-Madison, SHBA; Universitetin Gjovik, Lillehammer dhe Hedmark, Norvegji; Universitetin Sakarya, Turqi; Universitetin e Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Aplikuara,Vienë, Austri; Universitetin Ndërkombëtar të Qipros; Universitetin Nigde, Turqi; Universitetin Hohenheim, Gjermani; Agjencia e Shteteve tëpër Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID); Universiteti Amerikan Girne, Qipro Veriore; Universitetin Clemson, SHBA; Universitetin Pula, Kroaci; Universitetin Kocaeli, Turqi; Universitetin Yakin Dogu, Turqi; OSBE, Universitetin Haccetepe, Turqi; Fakultetin e Inxhinierisë Civile në Trieste, Itali; Universitetin Michigan, SHBA; WUS-Austria; Universitetin BOZOK, Turqi; Universiteti Silesia, Wroclaw, Poloni; Universiteti “Dzemal Bijedic”, Bosne dhe Hercegovinë. Është më rëndësi të veçantë bashkëpunimi i Universitetit të Prishtinës në kuadër të projekteve TEMPUS (Trans-European Mobility Scheme for University Studies) dhe të projekteve të tjera që është realizuar, po ashtu, përmes këtyre institucioneve: Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shqipëri; Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë; Bayerisches Staatsminis¬terium Für Unterricht und Kultus München, Gjermani; Konferencës së Rektorëve të Gjermanisë; World University Services (WUS) Austri; Odës Ekonomike të Kosovës; Ofres, Francë; Pädgogische Akademie des Bundes in Wien, Austri; Pädagogische Akademie des Bundes Übungsvolksschule, Austri; Universitetit të Gjirokastrës; Universitetit të Leçes Itali; Universitetit të Novi Sadit: Universitetit Siegen, Gjermani; Universitetit të Vlorës, Shqipëri; Universitetit Roskilde, Danimarkë; Universitetit Vaxo, Angli; Universitetit Vrije në Bruksel, Belgjikë; Universitetit të Podgoricës, Mali i Zi; Universitetit Banja Luka, Bosnje e Hercegovinë; Universitetit të Mostarit, Bosnje e Hercegovinë; Akademinë Peda-gogjike të Universitetit të Sarajevës, Bosnje e Hercegovinë; Institutit të Lartë Politeknik të Jashit, Rumani; Universitetit të Bolonjës, Itali; Universitetit të Kalabrisë, Itali; Universitetit të Perugias, Itali; Universitetit të Udinës, Itali; Universitetit të Mesinës, Itali etj. TEMPULLI I DIJES Monografi 1970 – 2012 Çmimet Doctor Honoris Causa 79 TEMPULLI I DIJES 80 Monografi 1970 – 2012 TEMPULLI I DIJES Monografi 81 1970 – 2012 Bernard Kouchner nderohet me “Doctor Honoris Causa” 2 9 m a r s 2 0 0 2 Rektori Zejnel Kelmendi ia jep çmimin Bernard Kouchner-it në kalova një pjesë të jetës me ju dhe një pjesë e zemrës prejse jam kthyer në Francë ka mbetur me ju. Mendimet e para shkojnë për të vdekurit dhe të zhdukurit, për të gjithë ata që në këtë rajon vuajtën nga dhuna dhe aparteidi ... Dhe unë e di se çka ndodhi në vitin 1998 këtu në këtë Universitet në mesin e profesorëve në mesin e studentëve... Unë mbaj më vete kujtimet gjatë orëve të tëra të kaluara me familjet e të zhdukurve. Jam gëzuar shumë kur kam dëgjuar për lirimin e “U të gjithë të burgosurve. Kush do të kishte besuar para tre vjetësh kur ndodhnin tmerre të papara se Kosova do të ndryshojë kaq shpejt. Gjithçka duhej të fillohej nga fillimi, që nga dialogu në mes komuniteteve, vendosja e një tregu të ekonomisë, sistemit të arsimimit, shëndetësisë, e mos të flasim për rrugë etj.” TEMPULLI I DIJES 82 Monografi 1970 – 2012 William Jefferson Clinton nderohet me “Doctor Honoris Causa” 1 9 s h t a t o r 2 0 0 3 Rektori Zejnel Kelmendi ia jep çmimin ish-Presidentit të ShBA-ve Bill Clinton falënderoj Universitetin e Prishtinës që më ka shpallur doktor nderi. Jam shumë i kënaqur që si president kam pasur mundësinë t’i bëjë ato gjëra që sot janë diskutuar. Jam duke e ndërtuar një bibliotekë presidenciale në vendlindjen time në Little Rock të Arkansasit, ku vizitorët nga e tërë bota do të kenë mundësi ta shohin dhe çmimin që mora sot, si pjesë e rrëfimit për Kosovën, sfidat e “E Ballkanit në dramën e madhe të konfliktit religjioz, racial, etnik në përfundim të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI. Dua t’ju falënderoj të gjithë juve që po punoni në ndërtimin e një Kosove të re, njerëzve nga ShBA, misionit të OKB-së, bashkësisë ndërkombëtare... TEMPULLI I DIJES Monografi 83 1970 – 2012 Ismail Kadare nderohet me “Doctor Honoris Causa” 2 1 n ë n t o r 2 0 0 3 Pamje nga ceremonia e dhënies së çmimit Ismail Kadaresë iria shqiptare është sot pjesë e lirë që janë shqiptarët, aq më të lirë do të ndërgjegjes dhe e lirisë europiane. jenë edhe fqinjët tanë në Ballkan”. Liria e kombit shqiptar, kryesisht këtu në Kosovë, nuk është as penguese as bezdisëse për lirinë e popujve që janë rrotull nesh, të fqinjve tanë. Përkundrazi, sa më të “L TEMPULLI I DIJES 84 Monografi 1970 – 2012 William Kerr nderohet me “Doctor Honoris Causa” 9 n ë n t o r 2 0 0 3 Rektori Zejnel Kelmendi ia jep çmimin William Kerr-it Do të jem gjithmonë pranë jush dhe popullit tuaj të mrekullueshëm. TEMPULLI I DIJES Monografi 85 1970 – 2012 Bamir Topi nderohet me “Doctor Honoris Causa” 2 5 j a n a r 2 0 0 9 Rektori Enver Hasani dhe Presidenti i Shqipërisë Bamir Topit, para ceremonis së laurimit niversiteti i Prishtinës, ky simbol i kapitull i ndritur i historisë së popullit qëndresës sonë historike ndër vite, shqiptar dhe veçanërisht i Kosovës ky simbol i së drejtës sonë moderne”. historike, ka qenë dhe do të mbetet një “U TEMPULLI I DIJES 86 Monografi 1970 – 2012 Erhard Busek nderohet me “Doctor Honoris Causa” 6 q e r s h o r 2 0 0 9 Pamje nga ceremonia e dhënies së çmimit Erhard Busek-ut am shumë i lumtur që Kosova sfida të mëdha dhe probleme të cilat duhet tashmë është e pavarur dhe që kam të tejkalohen”. pasur mundësi të jap kontributin tim në këtë rrugë të saj. E vërej se është shënuar progres, por mendoj se ka ende “J TEMPULLI I DIJES Monografi 87 1970 – 2012 Sali Berisha nderohet me “Doctor Honoris Causa” 6 t e t o r 2 0 0 9 Rektori Mujë Rugova ia jep çmimin Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha y Universitet më ka frymëzuar, më ka frymëzuar për gjatë jetës sime më shumë se çdo gjë tjetër në historinë tonë kombëtare... Kosova dhe Shqipëria janë dy vende vëllezër. Ato janë dy vende të ndryshme, por kurrë të huaja për njëra-tjetrën. Ato me një “K bashkëpunim të gjithanshëm dhe partneritet vëllazëror duhet të kapërcejnë pasojat e gjithanshme të ndarjes shekullore, bazuar në proceset dhe standardet më të mira të integrimit europian”. TEMPULLI I DIJES 88 Monografi 1970 – 2012 Ambasadori Albert Rohan nderohet me “Doctor Honoris Causa” 2 4 n ë n t o r 2 0 0 9 Pamje nga ceremonia e dhënies së çmimit Ambasadorit Albert Rohan avarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe nuk mund të ketë kthim prapa. Unë do të doja që Beogradi ta pranonte realitetin e ri, ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ta shtrijë dorën e pajtimit. Të njëjtën e dua edhe nga shtetet e tjera, të cilat akoma nuk e kanë bërë “P njohjen....E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Europian. Unë jam shumë i bindur se do ta shoh ditën kur kjo do të ndodhë”. TEMPULLI I DIJES Monografi 1970 – 2012 Tony Blair nderohet me “Doctor Honoris Causa” 9 k o r r i k 2 0 1 0 Rektori Mujë Rugova ia jep çmimin Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair në dhe vendi im do të jemi përkrah jush në rrugën tuaj drejt të ardhmes, sot dhe përgjithmonë”. “U 89 TEMPULLI I DIJES 90 Monografi 1970 – 2012 Doris Pack nderohet me “Doctor Honoris Causa” 3 n ë n t o r 2 0 1 0 Pamje nga ceremonia e dhënies së çmimit Ambasadorit Doris Pack ërtet jam shumë e prekur dhe e këtë vend, mund të jetoj në një kohë tjetër, emocionuar. Ky është nder i ku njerëzit jetojnë të lirë”. madh për mua. Jam shumë krenare që sot, 21 vjet pas ardhjes së parë në “V TEMPULLI I DIJES Monografi 91 1970 – 2012 Recep Taip Erdogan nderohet me “Doctor Honoris Causa” 4 n ë n t o r 2 0 1 0 Pamje nga ceremonia e dhënies së çmimit Recep Taip Erdogan am shumë i emocionuar që nga Universiteti më i rëndësishëm dhe më i vjetër në Kosovë nderohem “J dhe marr titullin ‘Doctor Honoris Causa’, dhe këtë ndjenjë dua ta ndaj me juve”. TEMPULLI I DIJES 92 Monografi 1970 – 2012 Adem Demaçi nderohet me “Doctor Honoris Causa” 1 7 j a n a r 2 0 1 1 Rektori Mujë Rugova ia jep çmimin shkrimtarit dhe veprimtarit të çështjes shqiptare Adem Demaçi u më keni bërë nder të madh, më dëshirën dhe synimin që të lirohemi, që na e keni nderuar shumë. Por, në të lanë trashëgim mendimin se jeta pa liri nuk vërtetë, keni nderuar të gjithë ata që ka kuptim”. na e lanë trashëgim vetëdijen kombëtare, “J TEMPULLI I DIJES Monografi 93 1970 – 2012 Wolfgang Ischinger nderohet me “Doctor Honoris Causa” 2 7 q e r s h o r 2 0 1 1 Rektori Mujë Rugova ia jep çmimin Wolfgang Ischinger endoj se Bashkimi Evropian ka Jam i kënaqur që Kosova ka perspektivë të vepruar mirë shumë vite më parë, qartë si shtet i pavaruar, si anëtare e ardhshme duke hapur perspektivën për e BE-së së zgjeruar”. anëtarësim të vendeve të këtij rajoni në BE. “M TEMPULLI I DIJES Monografi 94 1970 – 2012 Titulli anëtar nderi të Universitetit të Prishtinës Ali Hadri Fehmi Agani Dervish Rozhaja Gazmend Zajmi itulli anëtar nderi të Universitetit të Prishtinës – postmortum iu dha profesorëve: akademik Ali Hadrit, akademik Dervish Rozhajës, prof. dr. Ejup Statovcit, prof. dr. Eshref Ademajt, anëtar T Ejup Statovci Eshref Ademaj Ukshin Hoti korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Fehmi Aganit, akademik Gazmend Zajmit, ndërsa titulli anëtar nderi i Universitetit të Prishtinës iu dha profesorit mr. Ukshin Hotit. TEMPULLI I DIJES Monografi 95 1970 – 2012 Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, 2010 Rektorët, prorektorët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës ektorët e Universitetit të Prishtinës: prof. dr. Dervish Rozhaja (19701973), prof. dr. Idriz Ajeti (19731975), prof. dr. Feriz Krasniqi (1975-1979), prof. dr. Gazmend Zajmi (1979-1981), prof. dr. Minir Dushi (1981-1983), prof. dr. Hajredin Hoxha (1983-1985), prof. dr. Bozhidar Çollakoviq (1985-1989), prof. dr. Skënder Karahoda (1989-1991), prof. dr. Ejup Statovci (1991-1998), prof. dr. Zejnel Kelmendi (1998-2004), prof. dr. Enver Hasani (2006-2009), prof. dr. Mujë Rugova (2009-2012). R Prorektorët e Universitetit të Prishtinës: prof. dr. Bozhidar Jovanoviq, prof. dr. Minir Dushi (1969-1971), prof. dr. Syrja Pupovci, Prof. inxh. Vera Ivanoviq, (1971-1973), prof. dr. Feriz Krasniqi, prof. dr. Petar Stanishiq, (1973-1975), prof. dr. Gazmend Zajmi, prof. dr. Svetomir Stozhiniq, (19751977), prof. dr. Gazmend Zajmi, prof. dr. Svetomir Stozhiniq (1977-1979), prof. dr. Halil Turku, prof. dr. Vladimir Bovan (1979-1981), prof. dr. Ali Dida, prof. dr. Dragoslav Pejçinoviq, prof. dr. Ahmet Mumxhiu, Bukurije Ferati (studente) (1981- TEMPULLI I DIJES 96 Monografi 1970 – 2012 1983), Doc. dr. Lubisha Shqepanoviq, prof. dr. Rexhep Gashi, prof. Mazllum Hasimja, Flaka Surroi (studente), (1983-1985), doc. dr. Muhamet Bicaj, doc. dr. Habib Hashani, prof. Ramiz Musa, Qamil Feka (student), (1985-1987), doc. dr. Muhamet Bicaj, Prof. dr. Habib Hashani, prof. Drita Shoshi, Marina Përlinçeviq (studente), (19871989), prof. dr. Misho Doshliq, prof. dr. Stanoje Doganxhiq, Doc. dr. Dali Emërllahu, (1989-1991), Doc. dr. Dali Emërllahu, Hashim Thaçi (student) , (19911992), prof. dr. Eshref Ademaj, prof. Selman Bryma, Blerim Rexha (student), (19921993), prof. dr. Emrush Gashi, prof. dr. Ahmet Geca, (1993-1998), Prof. dr. Emrush Gashi, prof. dr. Ahmet Geca, Mr. Minavere Rashiti, (1998-2001), prof. dr. Arsim Bajrami, prof. dr. Musli Bajraktari, (20012004), prof. dr. Marjan Dema, Prof. dr. Luan Ahma, prof. dr. Suzana Manxhuka (2006-2009), prof. dr. Enver Kutllovci, prof. dr. Bajram Berisha, prof. dr. Naser Mrasori (2009-2012) Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës në vitet 2000-2003: prof. dr. Zejnel Kelmendi, prof. dr. Arsim Bajrami, prof. dr. Musli Bajraktari, Destan Hal- imi, doc. dr. Justina Pula, doc. dr. Nuhi Rexhepi, prof. dr. Ismail Gojani, prof. dr. Hivzi Muharremi, Mr. Hilmi Hasimja. Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës në periudhën gjashtëmujore: prof. dr. Jahi Hoxha, kryetar, prof. dr. Rahmil Nuhiu, prof. dr. Enver Mehmeti, prof. dr. Abdullah Aliu, prof. dr. Ibrahim Gashi, prof. dr. Isa Mustafa, prof. dr. Dukagjin Pupovci, prof. dr. Haki Demolli dhe prof. as. Demë Hoti, zëvendëskryetar. Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës në vitet 2006-2009: prof. as. dr. Basri Çapriqi, prof. as. dr. Avdullah Hoti, prof. as. dr. Behxhet Mustafa, prof. asc. dr. Avdullah Zejnullahu, prof. dr. Hivzi Sojeva, prof. dr. Haki Demolli, prof. dr. Hivzi Muharremi, prof. dr. Muharrem Bajrami, prof. asc. dr. Demë Hoti zëvendëskryetar. Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës në vitet 2009-2012: prof. asc. dr. Basri Çapriqi, kryetar, prof. asc. dr. Agim Zogaj, zëvendëskryetar, prof. asc. dr. Milazim Krasniqi, prof. dr. Abdullah Aliu, prof. asc. dr. Gani Dragusha, prof. asc. dr. Nuri Bexheti, prof. dr. Marjan Dema, prof. Ilire Vinca, prof. dr. Nijazi Ibrahimi. TEMPULLI I DIJES Monografi 97 1970 – 2012 Ceremonia e hapjes së edicionit të 11-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës niversiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës është themeluar në vitin akademik 2002-2003 në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës dhe në mbështetje të ATA-s (Academic Training Association), ndër të tjera, e ka promovuar veprimtarinë mësimore-shkencore të Universitetit të Prishtinës në nivele të larta akademike. Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës është projekti i Universitetit të Prishtinës, i cili organizohet për të mbështetur U procesin e evropianizimit të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, bazuar në reformat e Deklaratës së Bolonjës. Projekti ka përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë dhe ka kontribuar në thellimin e bashkëpunimit me institucionet e tjera akademike në rajon dhe më gjerë. Universitetit Veror Ndërkombëtar i Prishtinës prej vitit 2002 deri në vitin 2011 ka organizuar mbi 250 kurse , në të cilat kanë marrë pjesë mbi 4500 studentë nga vende të ndryshme të botës. Për mbajtjen e këtyre kurseve me karakter mësimor e TEMPULLI I DIJES 98 Monografi 1970 – 2012 Një grup studentësh të UVP-së shkencor janë angazhuar mbi 400 profesorë ndërkombëtarë dhe vendorë. Në vitin 2011 në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës kanë aplikuar gjithsej 1485 studentë nga 70 vende të botës në 24 kurset e ofruara në studime themelore dhe pasuniversitare. Vetëm në kursin “Të menduarit kritik dhe kreativ” kanë aplikuan 441 studentë. Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës në edicionet e organizuara deri më tani , kryesisht në gjuhën angleze, ka kontribuar në promovimin e vlerave të shumta kulturore e edukative të shoqërisë kosovare, duke ofruar mundësi kërkimore e shkencore në ofrimin e përvojave më të avancuara në fushat e ndryshme të studimit, madje duke i bashkuar kulturat dhe dijet nga vende të ndryshme të botës, në një vend të vetëm, siç është Prishtina. Një grup studentësh të UVP-së gjatë ligjëratave Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës ka ofruar mundësi të shumta të bashkëpunimit midis Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve të tjera botërore. Po ashtu, në një mënyrë apo në një tjetër ka kontribuar dhe në njohjen ndërkombëtare të Kosovës. TEMPULLI I DIJES Monografi 99 1970 – 2012 Digjitalizimi i shërbimeve akademike dhe administrative në Universitetin e Prishtinës (2009-2012) ga viti 2009 Universiteti i Prishtinës ka filluar me vendosjen e standardeve për shërbimet elektronike me qëllim të krijimit të një ambienti komunikues e bashkëkohor, sipas standardeve më tavancuara ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe një rëndësi e veçantë i është kushtuar qendrës së të dhënave, rrjetit akademik dhe aplikacioneve softuerike. Rritja e numrit të studentëve, të cilët aplikojnë për studime në Universitetin e Prishtinës e imponoi nevojën e automatizimit të plotë të procesit të evidentimit të kandidatëve. Për këtë qëllim u krijua dhe shfrytëzohet Sistemi elektronik për menaxhimin e punëve me Studentë (SEMS). Përmes këtij moduli është mundësuar plotësimi i formularëve të nevojshëm nga aplikantët e shumtë, të cilët paraqiten për regjistrim në Universitetin e Prishtinës, në rrugë elektronike dhe nga distanca. Moduli i regjistrimit të kandidatëve të paraqitur për regjistrim është implementuar me qëllim të eliminimit të punës manuale. Përmes këtij moduli është kursyer koha, zvogëluar shpenzimet dhe është rritur efikasiteti në punë, si dhe janë siguruar të dhënat N Stafi i IT-së në UP e sakta dhe të unifikuara, që njëkohësisht mundësohet që dokumentacionet e aplikantëve të jenë të verifikuara dhe të ndara për çdo njësi akademike. Maturantëve për herë të parë në vitin 2011 iu ofrua mundësi për të konkurruar online për studime në Universitetin e Prishtinës. SEMS në vete përmban modulin për prodhimin e ID kartelave, modulin për shtypjen e diplomave, notimin, oraret, provimet, vlerësimet etj, të gjitha në formën online. Me unifikimin e shërbimeve elektronike përmes projektit të digjitalizimit të shërbimeve akademike dhe administrative është zvogëluar puna komplekse e shërbimeve manuale. Gjithashtu, është kursyer koha e kryerjes së punëve, janë zvogëluar shpenzimet dhe është rritur efikasiteti si dhe rezultatet në shumë drejtime. TEMPULLI I DIJES 100 Monografi 1970 – 2012 Qendra për mësim tërëjetësor ë vitin 2011 Universiteti i Prishtinës themeloi Qendrën për Mësim Tërëjetësor. Kjo qendër ka për qëllim kryesor ofrimin e modeleve për kërkim shkencor dhe aftësim profesional, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë dhe të tregtisë dhe në përparimin e përgjithshëm të shoqërisë së Kosovës. Që nga viti 2001, Universiteti i Prishtinës e ka filluar një proces për reformimin e të gjitha niveleve akademike në përputhje me Deklaratën e Bolonjës, duke synuar integrimin në Sistemin Evropian të Arsimit të Lartë. Themelimi i Qendrës për Mësim Tërëjetësor, me një përqendrim të veçantë në rrjedhat dhe zhvillimet e arsimit ndërkombëtar, do të rrisë kapacitetin e qytetarëve të Kosovës për të konkurruar në ekonominë botërore . N Qendra është mbështetur nga Bashkimi Evropian në kontekstin e një veprimi më të gjerë, në të cilin synohet rritja e kapaciteteve për të vepruar në gjuhë të ndryshme në kontekst profesional dhe institucional. Me veprimtarinë e saj Qendra për Mësim Tërëjetësor do të ofrojë aktivitete të shumta që kanë të bëjnë me trajnime të specializuara, të cilat ndërlidhen me interpretimin dhe përkthimin në fushat juridike dhe komerciale. Po kështu, trajnimet që do të organizohen nga kjo Qendër do të mbahen nga pedagogët e Universitetit të Prishtinës, por edhe nga profesionistë nga Kosova dhe jashtë saj. Kurset e tjera që do të ofrohen janë të fushës së gjuhëve të huaja, të gazetarisë dhe të teknologjisë informative, lëndë këto të cilat janë identifikuar si të rëndësishme për shoqërinë tonë. TEMPULLI I DIJES Monografi 1970 – 2012 Menaxhmenti dhe stafi i administratës qendrore të UP-së (2009 - 2012) Promovimi i doktorëve të shkencave 101 FAKULTETET e Universitetit të Prishtinës Fakulteti Filozofik TEMPULLI I DIJES Monografi 1970 – 2012 Gjenerata e parë e diplomimit të studentëve sipas Deklaratës së Bolonjës TEMPULLI I DIJES Monografi 107 1970 – 2012 akulteti Filozofik është një nga njësitë e para akademike të Universitetit të Prishtinës. Fakulteti Filozofik u themelua më 30 tetor 1960. Fakulteti përbëhej nga këto katedra: Katedra e Albanologjisë, e Gjuhës Serbokroate, e Matematikës, e Fizikës, e Kimisë dhe e Biologjisë. Në vitin e parë akademik 1960-1961 u regjistruan 97 studentë të rregullt (60 shqiptarë, 32 serbë dhe 5 të tjerë) dhe 141 studentë me korrespondencë. Në vitin e parë të themelimit, për mbajtjen e mësimit ishin të zgjedhur 7 mësimdhënës (2 shqiptarë dhe 5 serbë) dhe 7 bashkëpunëtorë (2 shqiptarë e 5 serbë). Prej tyre 4 ishin doktorë shkencash dhe 1 magjistër. Më 1961 hapen edhe katedrat e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Gjuhës dhe Letërsisë Ruse, Gjuhës dhe Letërsisë Frënge, e pas tyre edhe katedra e Orientalistikës dhe e Turkologjisë. Më 1962 hapen edhe tri katedra të reja: e Historisë, e Gjeografisë dhe e Pedagogjisë, ndërkaq në vitin akademik 1963-1964 në këtë institucion diplomuan 26 studentët e parë. Më 20 shtator 1971 Fakulteti Filozofik ndahet në Fakultetin Filozofik dhe në Fakultetin e Shkencave Matematike–Natyrore. Në vitin akademik 1972-1973 në Fakultetin Filozofik hapet edhe Katedra e Filozofisë – Sociologjisë. Në vitin 1989 Fakulteti Filozofik ndahet në Fakultetin Filozofik dhe Fakultetin e Filologjisë. Nga viti akademik 1991-1992 e deri me çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999, Fakulteti Filozofik, si dhe fakultetet e tjera F të Universitetit të Prishtinës, e ka vazhduar veprimtarinë e vet në objekte të ndryshme private, për shkak të dhunës dhe okupimit serb. Në korrik të vitit 1999, studentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit Filozofik kthehen sërish në objektet e tyre dhe e rifillojnë veprimtarinë arsimore-shkencore. Në vitin 2001 hapet Departamenti i Shkencave Sociale me drejtimet: Departamenti i Shkencave Politike dhe Administratës Publike, Departamenti i Psikologjisë, Departamenti i Etnologjisë, ndërkaq Departamenti Filozofi-Sociologji ndahet në departamente të veçanta (Departamenti i Sociologjisë dhe Departamenti i Filozofisë). Në vitin akademik 2001-2002 në kuadër të Departamentit të Pedagogjisë themelohet drejtimi – Edukimi i Fëmijëve me Nevoja të TEMPULLI I DIJES 108 Monografi 1970 – 2012 Veçanta, ndërkaq që nga viti akademik 2006-2007 në kuadër të po këtij Departamenti hapet edhe drejtimi studimor – Pedagogji Sociale. Në vitin 2001 Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore të Departamenteve të Fakultetit Filozofik sipas rekomandimeve të Deklaratës së Bolonjës për nivelin bachelor, ndërsa në shtator të vitit 2004 miratohen edhe planet mësimore për studime në nivelin e masterit për këto departamente: Psikologji, Histori, Pedagogji, Shkenca politike dhe Etnologji. Në vitin akademik 2004-2005 në Departamentet Psikologji, Shkenca Politike, Histori, Pedagogji dhe Etnologji fillojnë studimet e masterit me plan-programe të reja. Në vitin akademik 2008-2009 në Departamentet: Histori dhe Sociologji regjistrohen edhe kandidatët e parë në studime të doktoratës sipas sistemit të ri të studimeve. Në Fakultetin Filozofik funksionojnë këto departamente: i Filozofisë, i Historisë, i Pedagogjisë me drejtimet: Pedagogji e Përgjithshme dhe Pedagogji Sociale, i Sociologjisë, i Shkencave Politike, i Psikologjisë dhe i Etnologjisë. Biblioteka e Fakultetit Filozofik ka 6000 tituj dhe 11500 ekzemplarë. Në Fakultetin Filozofik funksionojnë dy kabinete: Kabineti i Informatikës për Shkenca Politike dhe Kabineti i Informatikës për Psikologji. Mësimdhënësit e Fakultetit Filozofik: profesorë të rregullt – 13, profesorë të asocuar – 12, profesorë asistentë – 10, ligjërues – 1, asistentë – 27, asistentë të rinj – 2. Gjithesj - 65 mësimdhënës. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin Filozofik studimet e tyre i vijuan 3229 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Prej tyre, në studimet master: 355 studentë. TEMPULLI I DIJES Monografi 109 1970 – 2012 Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin Filozofik studimet e tyre i vijuan 3699 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Prej tyre, në studimet master: 487 studentë. Numri i studentëve të diplomuar në Fakultetin Filozofik në vitet 1969-2008 është 6557 studentë. Fakulteti Filozofik ka realizuar disa projekte të rëndësishme ndërkombëtare, siç është: “Shoqëria civile”. Këtë projekt e ka realizuar Departamenti i Shkencave Politike i Fakultetit Filozofik në bashkëpunim me ekspertë të Universitetit të Gracit, Austri dhe me ekspertë të Universitetit Galowey të Irlandës. Projektin “Implementimi i studimeve master – Drejtimi psikologji klinike”, e ka realizuar Departamenti i Psikologjisë i Fakultetit Filozofik në bashkëpunim me ekspertë të Universitetit Betfordshire, Angli, të Universitetit “Saint Patrick Coledge”, Dublin, Irlandë, të Universita Catolica Di Milano, Itali, LMU, Mynhen, Gjermani dhe të University of Bohemia, Çeki. Projektin “Të ndihmohet drejtimi – Pedagogji Sociale”, e ka realizuar Departamenti i Pedagogjisë i Fakultetit Filozofik në bashkëpunim me ekspertë të Universitetit të Regensburgut dhe të Universitetit të Nurnbergut, Gjermani dhe të Fondacionit “DAAD”. Edhe në fushën profesionale shkencore Fakulteti Filozofik boton rregullisht revistën “Buletini”. Deri me tani janë botuar 20 numra. Dekanët e Fakultetit Filozofik: prof. dr. Branislav Velkoviç (1961-1965), prof. dr. Svetozar Çanoviç (1966-1967), prof. dr. Dervish Rozhaja (1968-1969), prof. dr. Vukashin Filipoviç (1970-1971), prof. dr. Idriz Ajeti (1972-1973), prof. dr. Ali Hadri (1974-1975), prof. dr. Vladeta Vukoviç (1976-1977), prof. dr. Fehmi Agani (19781979), prof. dr. Jelka Matijasheviç (19801981), prof. Hasan Mekuli (1982-1983), prof. dr. Zeqir Sadiku (1984-1985), prof. dr. Gani Luboteni (1986-1987), prof. dr. Radivoje Kuliç (1988 – 1990), prof. dr. Islam Krasniqi (1991-1993, 1994-1996 dhe 1997-1998), prof. dr. Neki Juniku (19992000 dhe 2001-2002), prof. dr. Selim Daci (2003-2004 dhe 2005-2006), prof. dr. Ramush Mavriqi (2006-2009 dhe 20092012). Sipërfaqja: 2,677.37 m2 TEMPULLI I DIJES 110 Monografi 1970 – 2012 Veprimtaria arkeologjike Universiteti i Prishtinës nisi veprimtarinë arkeologjike dekada më parë, përmes ligjëratave, gërmimeve arkeologjike, organizimit të ekspozitave dhe promovimit të studimeve arkeologjike, përgatitjes së kuadrove të reja, si dhe bashkëpunimit në vend dhe jashtë. Arkeologjia u ligjërua në Degën e Historisë nga themelimi i Universitetit të Prishtinës, fillimisht me profesorë të angazhuar nga jashtë, siç ishin: prof. dr. Milutin Garashanin, prof. dr. Aleksandar Stipçeviq, prof. dr. Muzafer Korkuti. Nga viti 1979 lënda ligjerohet nga prof. dr. Edi Shukriu, e cila dhe organizon veprimtarinë arkeologjike. Gërmimet e para sistematike arkeologjike, përkundër të gjitha vështirësive që pasuan pas vitit 1981, u zhvilluan në Tumën Cernica pranë Ulpianës antike në vitin 1987, për të vazhduar me ato në fortifikatën e Veletinit mbi Janjevë në vitin 1988. Në vitin 1986 u krijua Koleksioni Arkeologjik i Fakultetit Filozofik , me qëllim që të zhvillohet në Koleksion Arkeologjik apo Muze të Universitetit të Prishtinës, me punëtori të veçanta ku studentët do të bënin suvenire, si kopje apo vepra të frymëzuara nga trashëgimia kulturore. Fot. 2 Sjellja e pitosit nga Strezovci në Fakultetin Filozofik Fot. 1 Objekte të Koleksionit Arkeologjik, Kalaja e Harilaqit, Smirë. Foto: E. Shukriu Dëbimi i studentëve dhe profesorëve shqiptarë nga Universiteti i Prishtinës dhe lufta në Kosovë sollën ndërprerjen e veprimtarive arkeologjike dhe mosqasje në Koleksionin Arkeologjik deri në vitin 1999, kur Kosova u çlirua. Universiteti i Prishtinës i rifilloi gërmimet sistematike arkeologjike në vitin 2002, në Gradishën e Vlashnjës. TEMPULLI I DIJES Monografi 111 1970 – 2012 Fot. 3. Universiteti Veror i Prishtinës: gërmime në Ulpianë Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e arkeologjisë nisi të zhvillohet nga vitit 2001. Në këtë vit u dërguan studentë në Austri, ndërsa në vitin 2002 u realizua qëndrimi për projekte shkencore në Fot. 4 Pjesëmarrja në gërmimet tumulare në Austri (2002) Universitetin e Toulus-it . Gjithashtu, në vitin 2002 studentët e Universitetit të Prishtinës morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare Viti Arkeologjik, e cila u organizua në Tiranë. Nga vitit 2002 çdo vit dërgohen studentë të Degës së Historisë në gërmimet arkeologjike dhe trajnimet në qytetin antik të Butrintit në Shqipëri. Për fushën e arkeologjisë dhe të antropologjisë fizike janë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me Pierre Mendes France University Grenoble II (Francë) dhe The University of Iowa (SHBA). Si rezultat i këtij bashkëpunimi të frytshëm , gjashtë studentë kanë kryer masterin në Pierre Mendes France University Grenoble II, ndërsa tre prej tyre vazhdojnë studimet për doktoraturë në këtë universitet dhe njëri në Universitetin e Sorbonës. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore TEMPULLI I DIJES Monografi 115 1970 – 2012 tudimet e shkencave të natyrës dhe të matematikës (matematikë, fizikë, kimi, biologji) kanë filluar në vitin akademik 1960-1961, në kuadër të Fakultetit Filozofik. Në vitin 1962-63 hapet edhe Katedra e Gjeografisë. Në vitin e parë të studimeve në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në katedrat e shkencave matematikonatyrore u regjistruan 74 studentë, ndërsa numri i arsimtarëve dhe i bashkëpunëtorëve ishte 15. Në vitin akademik 1971-1972 katedrat e shkencave matematike-natyrore pavarësohen nga Fakulteti Filozofik dhe kështu formohet Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) me drejtimet: matematikë, fizikë, kimi, biologji dhe gjeografi. Në fillim të punës së këtij fakulteti kuadri mësimdhënës ishte i pamjaftueshëm, mirëpo sidomos mbështetja e pedagogëve S nga Universiteti i Tiranës ka ndikuar në mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimoreshkencore. Si edhe në fakultetet të tjera të Universitetit të Prishtinës edhe në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në vitet ‘90 procesi mësimor është zhvilluar me pengesa të mëdha nga okupatori serb. Në vitin akademik 1995-1996 bëhet transformimi dhe profilizimi i katedrave të këtij fakulteti në drejtimet: mësimore dhe shkencore-inxhinierike. Përveç studimeve themelore, në katedrat: Matematikë, Gjeografi, Kimi dhe Biologji, organizohen edhe studimet pasuniversitare për arritjen e shkallës akademike të magjistrit të shkencave. U bënë ndryshime të rëndësishme në planet dhe programet mësimore, sidomos në punën shkencore laboratorike dhe mësimi praktik u realizua në Universitetin e Tiranës. TEMPULLI I DIJES 116 Monografi 1970 – 2012 Në vitin akademik 2001-2002 filluan studimet në harmoni me Deklaratën e Bolonjës, sipas modelit 3+2+3 me synim të arritjes së cilësisë në nivelin e standardeve më të avancuara evropiane. Në vitin akademik 2005-2006 filloi zbatimi edhe i sistemit të studimeve 4+1+3 në disa prej drejtimeve. Për herë të parë studimet e nivelit master filluan në vitin akademik 2004-2005, ndërsa studimet në nivelin e doktoratës filluan në vitin akademik 2008-2009. Departamenti i Matematikës aplikon studimet bachelor në tri drejtime: arsimor, i përgjithshëm dhe shkenca kompjuterike. Drejtimi arsimor përgatit kuadrot për mësimdhënie, ndërkaq drejtimi i përgjithshëm përgatit ekspertët që të merren me studime shkencore në lëmin e matematikës. Drejtimi i Shkencës kompjuterike është i orientuar në përgatitjen e kuadrove për veprimtari aplikative në institucionet e Kosovës e më gjerë. Departamenti i Fizikës i ka dy drejtime: drejtimin arsimor dhe inxhinierik. Drejtimi arsimor ka për qëllim përgatitjen e kuadrove për mësimdhënie, ndërsa drejtimi inxhinierik është i orientuar në drejtim të krijimit të profesionistëve për veprimtari aplikative në ekonomi, institute dhe institucione të ndryshme . Në Departamentin e Kimisë veprimtarinë e tyre e zhvillojnë dy drejtime: drejtimi arsimor dhe inxhinierik. Drejtimi arsimor ka për qëllim përgatitjen e kuadrove për mësimdhënie, ndërsa në drejtimin inxhinierik përgatiten kuadro për nevojat e TEMPULLI I DIJES Monografi 117 1970 – 2012 degëve të ndryshme të ekonomisë së Kosovës e më gjerë. Departamenti i Biologjisë ka dy drejtime: drejtimin biologji arsimore dhe drejtimin ekologji – mbrojtje e ambientit. Drejtimi arsimor ka për qëllim përgatitjen e kuadrove për mësimdhënie, ndërsa drejtimi - ekologji mbrojtje e ambientit përgatit kuadro për institucionet shtetërore dhe private që merren me problemet e mjedisit. Departamenti i Gjeografisë ka dy drejtime: drejtimin arsimor dhe aplikativ. Drejtimi arsimor ka për qëllim përgatitjen e kuadrove për mësimdhënie, ndërsa drejtimi – aplikativ është i orientuar në përgatitjen e kuadrove për veprimtari aplikative në institucionet e Kosovës dhe më gjerë. Në secilin departament organizohen edhe studimet master në drejtimet përkatëse. Krahas punës mësimore, në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore zhvillohet edhe veprimtaria shkencore – hulumtuese. Në këtë drejtim, janë arritur rezultate të rëndësishme edhe në fushën shkencore. Aktiviteti hulumtues është kurorëzuar me disa lloje të publikimeve, si publikime kombëtare, publikime ndërkombëtare (punime shkencore të botuara në revista me recension ndërkombëtar), pjesëmarrje në konferenca, simpoziume dhe seminare shkencore me karakter vendor dhe ndërkombëtar, pjesëmarrje nëpër projekte, si dhe shfrytëzimi i bursave për qëndrime profesionale me karakter hulumtues në qendrat e ndryshme universitare në Evropë, Shtete të Bashkuara të Amerikës e më gjerë. Fakulteti ka më shumë se 40 laboratorë dhe kabinete dhe pikërisht: 23 laboratorë në Departamentin e Kimisë, 11 laboratorë në Departamentin e Biologjisë, 6 laboratorë në Departamentin e Fizikës, laboratori i Informatikës dhe kabineti i Hartografisë. Mësimdhënësit e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore janë: profesorë të rregullt – 23, profesorë të asocuar – 19, profesorë asistentë – 17, ligjërues – 3, asistentë - 26, lektor - 1, asistentë të rinj – 14. Gjithesj - 103 mësimdhënës. Numri i studentëve të diplomuar në Fakultetin e Shkencave MatematikeNatyrore deri në vitin 2009 është mbi 3700 studentë në mësim në gjuhën shqipe. Në këtë fakultet deri në këtë vit kanë doktoruar 51 kandidatë, ndërsa kanë magjistruar 98 kandidatë dhe studimet e masterit i kanë mbaruar 62 kandidatë. TEMPULLI I DIJES 118 Monografi 1970 – 2012 Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore studimet e tyre i vijuan 2735 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Prej tyre, në studimet master: 427 studentë. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore studimet e tyre i vijuan 3336 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Prej tyre, në studimet master: 367 studentë. Fakulteti i Shkencave MatematikeNatyrore ka realizuar deri më tani një varg botimesh shkencore, pastaj ka kontribuar me pjesëmarrje në konferenca dhe simpoziume shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe në realizimin e projekteve me karakter hulumtues dhe shkencor. Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore boton kohë pas kohe revistën shkencore me titull “Buletini i FSHMN-e” në të cilin botohen punimet shkencore të personelit mësimor të FSHMN-e e më gjerë. Deri më tani janë botuar 14 numra të Buletinit, ndërsa, me qëllim të intensifikimit të mësimit, që në fillim të veprimtarisë së Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore u bënë edhe hapat e parë për hartimin e teksteve universitare për lëndët mësimore. Deri më tani janë botuar 48 tekste për studentë në këto fusha shkencore: matematikë – 13, fizikë – 9, kimi – 7, biologji – 6, gjeografi – 12. Dekanët e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore: prof. dr. Dragan TEMPULLI I DIJES Monografi 1970 – 2012 Pejqinoviç (1971-1972), prof. dr. Miodrag Jabllanoviç (1973-1974), prof. dr. Halil Turku (1975-1976), prof. dr. Riza Çavolli (1977-1978), prof. dr. Eshref Ademaj (1979-1980), prof. dr. Ejup Hamiti (19811982), prof. dr. Radivoje Papoviç (19831984 dhe 1985-1986), prof. dr. Muharrem Berisha (1987-1989), prof. dr. Slobodan Gligorijeviç (1990), prof. dr. Fahri Zeqiri (1991-1992), prof. dr. Rexhep Mehmeti (1993-1994), prof. dr. Esat Dauti (19951996), prof. dr. Ramadan Zejnullahu (19971998 dhe 1999-2000), prof. dr. Jahi Hoxha (2001-2002 dhe 2002-2004), prof. dr. Mustafë Bytyçi (2005-2007), prof. dr. Isa Elezaj, (2007-2009), prof. dr. Minir Efendija (2009-2012). Sipërfaqja: 11264,62 m2 119 Fakulteti i Filologjisë TEMPULLI I DIJES Monografi 123 1970 – 2012 egët e para albanologjike u themeluan në kuadër të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë në vitin 1958 dhe të Katedrës së Albanologjisë në vitin 1960, në kuadër të Fakultetit Filozofik, tani Fakulteti i Filologjisë. Fakulteti i Filologjisë si institucion më vete është themeluar në vitin 1988. Veprimtaria mësimore-shkencore e Fakultetit të Filologjisë deri në vitin 1988 është përfshirë në kuadrin e Fakultetit Filozofik. Në vitin 1960 nis punën Fakulteti Filozofik, në kuadër të të cilit hapen katedrat filologjike, ndër të parat, katedra e Albanologjisë dhe ajo e Serbokroatishtes. Në vitin 1961 hapet Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe ajo e Gjuhës dhe Letërsisë Ruse. Në vitin 1970 fillojnë studimet pasuniversitare në Gjuhësi dhe Letërsi. Në vitin 1971 hapet Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Frënge, ndërsa në vitin 1973 hapet Katedra e Orientalistikës. Në vitin 1974 studimet albanologjike profilizohen në dy degë: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Në vitin 1974 themelohet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Në vitin 1989 hapet Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Turke. Në vitin 1991 u vendosën masat e dhunshme në fakultet, dhe u përjashtuan nga puna mësimdhënës, bashkëpunëtorë dhe një pjesë e administratës. Mësimi u ndërpre për një semestër. Më 14 mars 1992 fakulteti rifilloi punën mësimoreshkencore. Në vitin 1992 hapet Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Gjermane, ndërsa në vitin 2001 degët albanologjike profilizohen D në: Dega e Gjuhës Shqipe, Dega e Letërsisë Shqipe. Në vitin 2001 hapet Dega e Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare, ndërsa në vitin 2005 hapet Dega e Gazetarisë. Fillimet e Fakultetit të Filologjisë ndërlidhen me Katedrën e Albanologjisë, e cila ishte në kuadër të Fakultetit Filozofik në vitin 1960. Në këtë katedër me grada shkencore ishin vetëm tre mësimdhënës: Idriz Ajeti, Hilmi Agani dhe Mehdi Bardhi: i pari doktor filologjie, ndërsa dy të tjerët me titullin shkencor të magjistrit. Përpos në Katedrën e Albanologjisë, në katedrat e tjera mësimi zhvillohej në gjuhën serbo - kroate. Pas demonstratave studentore të vitit 1968 u bënë ndryshime pozitive në rritjen e TEMPULLI I DIJES 124 Monografi 1970 – 2012 numrit të studentëve, të bashkëpunëtorëve, në përdorimin e literaturës, si dhe në strukturën organizative me shtrirjen e gjuhës shqipe si gjuhë mësimi. Demonstratat studentore të vitit 1981 kanë pasur një rëndësi të veçantë në avancimin e veprimtarisë arsimore, kulturore, intelektuale, politike në Kosovë, ndërkaq Fakulteti i Filologjisë në këtë drejtim ka dhënë kontribut të pakursyer. Pas kësaj periudhe, u bënë diferencime ideopolitike, u hoqën nga përdorimi një pjesë e literaturës nga Shqipëria, u përjashtuan mësimdhënësit shqiptarë nga puna dhe filloi dhuna, sidomos ndaj studentëve dhe mësimdhënësve shqiptarë. Veprimtaria mësimore-shkencore e Fakultetit të Filologjisë rifilloi më 26 nëntor 1991 jashtë objekteve universitare, sidomos në shtëpi private dhe në shkollën fillore “Nazim Gafurri” të Prishtinës. Këto vite, kanë një rëndësi të veçantë për format e rezistencës ndaj okupimit serb deri në shpërthimin e demonstratave të studentëve që kulmuan me luftën për çlirim në vitet 1998-1999. Fakulteti i Filologjisë iu rikthye objekteve universitare më 2 gusht 1999. Në vitin 2000 filloi reforma në Universitetin e Prishtinës. Ndërkaq, në vitin 2001, në Fakultetin e Filologjisë u zbatua modeli i studimeve 3+2+3 dhe 4+1+3 në përputhje me Deklaratën e Bolonjës. TEMPULLI I DIJES Monografi 125 1970 – 2012 Veprimtaria mësimore-shkencore e Fakultetit të Filologjisë zhvillohet në këto degë: Dega e Gjuhës Shqipe, Dega e Letërsisë Shqipe, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Angleze, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Frënge, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Gjermane, Dega e Orientalistikës, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Turke, Dega e Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare dhe Dega e Gazetarisë. Krahas studimeve themelore funksionojnë edhe studimet për master dhe për doktoratë. Fakulteti i Filologjisë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për arsimin, kulturën, dijen dhe mendimin shkencor shqiptar në shkencat filologjike dhe më gjerë. Kuadro të këtij fakulteti kanë arritur që të jenë udhëheqës të institucioneve kryesore të Republikës së Kosovës, por edhe anëtarë të institucioneve më të larta shkencore në vend dhe jashtë vendit. Fakulteti i Filologjisë ka 5 biblioteka: Biblioteka e Fakultetit (e përbashkët), me fond të librave 16890; Biblioteka e Orientalistikës, me fond të librave 6256; Biblioteka Austriake, me fond të librave 4078; Biblioteka e Gjuhës Gjermane, me fond të librave 160; Biblioteka e Serbokroatishtes, me fond të librave 8362. Në kuadër të Fakultetit të Filologjisë veprojnë edhe këto institucione: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe TEMPULLI I DIJES 126 Monografi 1970 – 2012 Prof. Hasan Mekuli me studentët e Degës së Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik, mars 1980 Kulturën Shqiptare; Qendra e Gjuhëve; Qendra Kulturore Franceze; WUS Austria; DAD. Mësimdhënësit e Fakultetit të Filologjisë: profesorë të rregullt – 12, profesorë të asocuar – 17, profesorë asistentë – 15, lektorë – 4, asistentë – 13, asistentë të rinj – 4. Gjithsej - 65 mësimdhënës. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Filologjisë studimet e tyre i vijuan 3210 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Prej tyre në studimet master: 200 studentë. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Filologjisë studimet e tyre i vijuan 3450 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Prej tyre në studimet master: 163 studentë. Në periudhën e viteve 1965-2009 Fakulteti i Filologjisë kanë doktoruar 115 kandidatë, ndërsa në periudhën 1974-2009 kanë magjistruar 129 kandidatë. Në vitin akademik 2008-2009 kanë kryer studimet master 22 kandidatë. Nga themelimi e deri më 2009 në Fakultetin e Filologjisë kanë diplomuar 6940 studentë. Fakulteti i Filologjisë është qendër e rëndësishme me një veprimtari të gjerë shkencore, siç janë: organizimi i sesioneve shkencore, pjesëmarrja në tubime shkencore kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, veprimtaria botuese e teksteve universitare e shkollore, botimi i monografive shkencore, i studimeve të veçanta dhe nxjerrja e revistave shkencore. Projekte të rëndësishme janë TEMPULLI I DIJES Monografi 127 1970 – 2012 zhvilluar në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Institutin e Gjuhësisë të Tiranës, Fakultetin HistoriFilologji të Tiranës etj. Bashkëpunimi kulturor, arsimor e shkencor që filloi në vitet ’70, në mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit Shtetëror të Tiranës, solli rezultate të rëndësishme në shumë drejtime.Kontributi i profesorëve eminentë, si: Eqrem Çabej, Mahir Domi, Aleks Buda etj., sidomos në studimet pasuniversitare është i veçantë. Po ashtu, nga qendra të ndryshme universitare të ish-Jugosllavisë u angazhuan profesorë në disa prej katedrave të këtij fakulteti. Nga vitet 1974 ka pasur zhvillime të shumta të veprimtarisë mësimore-shkencore. Në fakultet filluan studimet pasuniversitare, nisi punën Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, shtohet numri i studentëve, i mësimdhënësve dhe i bashkëpunëtorëve, hapen degë të reja, biblioteka etj. Nga Fakulteti i Filologjisë në kuadër të veprimtarisë shkencore në vitin 1963 mbahet Mbledhja e Tretë e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në vitin 1968 mbahet Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e organizuar bashkë me Institutin Albanologjik të Prishtinës etj. Gjithashtu, janë organizuar shumë sesione shkencore, veçanërisht me institucione arsimore dhe shkencore të Shqipërisë. Në vitin 2009 Fakulteti i Filologjisë në bashkëpunim me Universitetin e Sakarjasë të Ada Pazarit kanë organizuar “Kongresi i Parë Ndërkombëtar Ballkanik” në Prishtinë. Fakulteti i Filologjisë ka pasur dhe vazhdon të ketë bashkëpunim me fakultete të shumta të universiteteve të Shqipërisë, Francës, Turqisë, Gjermanisë, Italisë , Maqedonisë, Kroacisë, Sllovenisë etj. Në Fakultetin e Filologjisë kanë studiuar studentë të huaj nga vende të ndryshme të botës, specializantë, të cilët më vonë janë bërë përkthyes, gjuhëtarë e studiues të letërsisë shqipe. Fakulteti i Filologjisë, krahas veprimtarive të tjera, shquhet edhe për një veprimtari të gjerë e të suksesshme botuese. Punime të ndryshme shkencore janë botuar në revistat e këtij fakulteti, siç janë: “Gjurmime Albanologjike” (1962-1966), botues Katedra TEMPULLI I DIJES 128 Monografi 1970 – 2012 Biblioteka e Fakultetit të Filologjisë e abanologjisë, “Studia philologika” (1975), “Filologjia” (1999 – në vazhdimësi); “Media” (2009 – në vazhdimësi), pastaj revista shkencore që del pas përfundimit të punimeve të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, me gjithsej 30 vëllime deri më tani. Edhe mësimdhënësit e degëve të gjuhëve të huaja kanë bërë punë të vlefshme në studime nga anglishtja, frëngjishtja, rusishtja, orientalistika, gjermanishtja, turqishtja etj., sidomos në fushë të studimeve krahasimtare shqip – gjuhë e huaj dhe anasjelltas. Po kështu, ata kanë hartuar tekste mësimore të gjuhëve të huaja, ose kanë përkthyer në gjuhën shqipe veprat më të mira studimore dhe letrare, duke e ofruar shkencën dhe letërsinë shqipe me atë evropiane e botërore. Nuk është i vogël as numri i mësimdhënësve të këtij fakulteti që kanë hartuar vepra kodifikuese të gjuhëve të huaja (fonetikë, gramatikë, sintaksë, fjalorë) ose fjalorë dy gjuhësh shqip-gjuhë e huaj e anasjelltas. Në vitin akademik 2011-2012 Fakulteti Filologjisë hapi drejtimet e tij, Gjuhë shqipe dhe Gjuhë angleze në Gjakovë. Dekanë të Fakultetit të Filologjisë: prof. dr. Shefqet Pllana (1989-1992), prof. dr. Zejnullah Rrahmani (1993-1996), prof. dr. Vesel Nuhiu (1997-2000), prof. dr. Enver Mehmeti (2001-2004), prof. dr. Nuhi Rexhepi (2005-2009), prof.asoc. dr. (Osman Gashi (2009- 2012). TEMPULLI I DIJES Monografi 129 1970 – 2012 Pjesëmarrës në Seminarin Ndërkombëtare për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare Sipërfaqja: Fakulteti i Filologjisë së Seminarit janë të shumëllojshme, si: kurse të bashku me Fakultetin e Shkencave Mate- gjuhës shqipe (tri nivele), ligjërata, referime matike-Natyrore kanë 11,264.62 m2 shkencore, tryeza shkencore dhe dy sesione shkencore - gjuhësi dhe letërsi. Seminari e ndërpreu veprimtarinë e tij në fund të viteve Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, për Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare shkak të okupimit serb të institucioneve Në vitin 1974 në Fakultetin Filozofik arsimore-shkencore të Kosovës. Me veprimtarinë e tij mësimore dhe (tani Fakulteti i Filologjisë) u themelua Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, shkencore Seminari Ndërkombëtar për Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.Gjatë Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka periudhës së viteve 1974 – 2011 janë ofruar informacione të rëndësishme për mbajtur tridhjetë sesione shkencore të rrjedhat dhe zhvillimet e albanologjisë në Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, përgjithësi. Edicionet e deritanishme të Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, prej të Seminarit i kanë vijuar pjesëmarrës të shumtë cilave dy prej tyre janë mbajtur në Tiranë. nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë Nga viti 1995 e këndej Seminari është përvetësuar gjuhën shqipe, si dhe kanë dhënë bashkorganizuar, fillimisht me Institutin e kontribute të çmueshme shkencore në fushën Gjuhësisë, ndërsa tani me Fakultetin e albanologjisë. Seminari përveç misionit Histori-Filologji të Tiranës. Veprimtaritë e parësor të zhvillimit dhe afirmimt të dijes TEMPULLI I DIJES 130 Monografi 1970 – 2012 albanologjike dhe kulturës shqiptare në përgjithësi, gjithashtu me aktivitetet e shumta ka kontribuar edhe në ofrimin e kulturave të ndryshme botërore, të cilat orientohen në njohjen dhe studimin e fushave të rëndësishme të albanologjisë. Tashmë me plot tridhjetë vjet veprimtari e të suksesshme shkencore Seminari është bërë institucion me një traditë të pasur, të cilin e karakterizojnë vlera të dëshmuara shkencore e kulturore, madje është bërë institucion që i ka avancuar dhe afirmuar në vazhdimësi vlerat dhe dijet albanologjike në botë. Shumica e ligjëratave dhe kumtesave botohen në vëllime të veçanta që dalin nga secili Seminar i mbajtur që përbëjnë një fond të pasur për studimet albanologjike dhe për shkencat e tjera filologjike. TEMPULLI I DIJES Monografi 131 1970 – 2012 Disa nga temat bosht, të trajtuara në sesionin shkencor të letërsisë janë: kontributi i albanologëve të huaj në studimet e letërsisë, përkthimet letrare në gjuhën shqipe, vepra e Pjetër Bogdanit, Naim Frashëri në kulturën shqiptare, marrëdhëniet kulturore shqiptaroevropiane, letërsia shqipe e shekullit XX, letërsia arbëreshe, Kosova dhe letërsia shqipe etj. Në sesionin shkencor të gjuhësisë duhet përmendur këto tema bosht: rilindësit për formimin e shqipes letrare, kontributi i albanologëve të huaj në studimet shqiptare, çështje të terminologjisë së shqipes, marrëdhëniet kulturore shqiptaro-evropiane, Gjon Buzuku dhe tradita e shkrimit shqip, gjuha shqipe në kontekstin ballkanik etj. Drejtorë të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare: akademik Idriz Ajeti (1974-1990), ndërsa bashkëdrejtorë prof.dr.Zejnullah Rrahmani dhe prof.dr. Bahri Beci (1995-1996). akademik Rexhep Ismajli dhe akademik Jorgo Bulo (1999-2002), prof. dr. Fadil Raka dhe prof. dr. Ethem Lika (2002-2006), prof. dr. Imri Badallaj dhe prof. dr. Ethem Lika (2006-2008), prof. dr. Liman Matoshi dhe prof. dr. Ymer Çiraku (2008-2010), prof.asoc.dr. Bardh Rugova dhe prof.dr. Ymer Çiraku (2011-) Fakulteti Juridik TEMPULLI I DIJES Monografi 135 1970 – 2012 akulteti Juridik është themeluar më 23 qershor të vitit 1961, si institucion i arsimit të lartë në Kosovë. Në periudhën e viteve 1961-1970 është quajtur Fakulteti Juridik- Ekonomik, ndërsa që nga viti 1971 njihet me emrin Fakulteti Juridik. Në fazën e parë të veprimtarisë së këtij fakulteti mësimi zhvillohej në gjuhën serbokroate, me mësimdhënës nga qendrat universitare të ish-Jugosllavisë. Në brezin e parë të vitit akademik 1961-1962 në Fakultetin Juridik-Ekonomik ishin regjistruar 290 studentë. Prej tyre 30 të rregullt dhe 65 me korrespondencë ishin studentë shqiptarë, ndërsa 32 të rregullt dhe 149 me korrespondencë ishin serbë e malazezë. Fakulteti Juridik-Ekonomik në atë periudhë kishte dy drejtime: juridik dhe ekonomik. Sipas planit mësimor, në drejtimin juridik ishin paraparë dy shkallë studimesh. Me kryerjen e dy viteve të para, arrihej titulli jurist, ndërsa studimet për shkallën e dytë vazhdonin në drejtime të ndryshme. Në vitin 1971 Fakulteti JuridikEkonomik ndahet në dy njësi të pavarura akademike: në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Ekonomik. Në këtë periudhë fillon angazhimi i kuadrove shqiptare për mësimdhënie, ndërkaq mësimi krahas gjuhës serbokroate fillon të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Në këto vite krijohet Instituti për Kërkime Shoqërore dhe Juridike, përmes së cilit u realizuan shumë projekte kërkimoreshkencore, pastaj u mbajtën këshillime të ndryshme. Në periudhën e viteve 19741990 u botua revista “ E drejta - Pravo”. Në vitin 1974 Kosova fiton cilësi në F aspektin formalo-juridik (kushtetues), prandaj fakulteti arrin të ketë sa më shumë mësimdhënës shqiptarë. Vitet 1980 – 1981 ishin vite kthese, sa i përket ngritjes së vetëdijes kombëtare, por edhe vite të diferencimeve politike brenda Universitetit të Prishtinës. Periudha pas vitit 1990 karakterizohet me largimet e mësimdhënësve nga procesi mësimor-shkencor, duke filluar nga akademik Gazmend Zajmi. Deri në fund të muajit tetor 1991, nga 45 profesorë e asistentë shqiptarë sa kishte Fakulteti Juridik, u përjashtuan 40, për të mbetur vetëm 5 prej tyre. Nga të përjashtuarit nga puna, 13 ishin doktorë shkence, 18 magjistra dhe 9 TEMPULLI I DIJES 136 Monografi 1970 – 2012 asistentë, si dhe 14 punonjës të shërbimit administrativ. Fakulteti Juridik në këtë periudhë vazhdoi punën në ambiente private duke filluar prej fushës së sportit të Klubit Futbollistik “Flamurtari”, pastaj në objekte private në lagjen “Velania”. Në vitin akademik 1991-1992 në Fakultetin Juridik u regjistruan 310 studentë në vitin e parë të studimeve, si dhe u organizuan edhe studimet pasuniversitare. Pas vitit 1999 përmes donacioneve të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, siç janë: Wus Austria, USAID, ABACELI, Këshilli i Evropës etj., Fakulteti Juridik ka arritur të zhvillojë me sukses veprimtarinë e tij në shumë drejtime. Në bazë të Deklaratës së Bolonjës për organizimin e studimeve universitare dhe të atyre pasuniversitare në tri nivele: bachelor, master dhe të doktoratës, Fakulteti Juridik ka organizuar studimet në sistemin 3+2+3 dhe sipas sistemit 4+1+3. Në Fakultetin Juridik ofrohen programe të studimeve bachelor, master dhe të doktoratës. Në këtë institucion funksionojnë profilizime në drejtime përkatëse të së drejtës, në pajtim me preferencat dhe kërkesat e tregut të Kosovës e më gjerë. Po kështu, zhvillohet një bashkëpunim edhe me institucionet jashtë vendit, për t’u mundësuar studentëve qasje në një rrjet më të gjerë të botës akademike. Fakulteti Juridik ka bibliotekën me 2270 ekzemplarë. Fakulteti Juridik posedon Laboratorin për Kriminalistikë (Muzeu i Kriminalistikës). Ka edhe këto institute: Qendrën për Mbrojtjen dhe Liritë e Njeriut dhe Gjykatoren, e cila funksionon ne kuadër të Fakultetit. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakul- TEMPULLI I DIJES Monografi 137 1970 – 2012 tetin Juridik studimet e tyre i vijuan 5414 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Prej tyre, në studimet master: 1115 studentë. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin Juridik duke përfshirë edhe qendrat në Gjilan dhe Pejë, studimet e tyre i vijuan 8417 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Prej tyre, në studimet master: 1345 studentë. Mesatarisht brenda një viti akademik pranohen mbi 1000 studentë të rinj nga të gjitha rajonet e Kosovës. Çdo vit në këtë institucion diplomojnë rreth 700 studentë. Mësimdhënësit e Fakultetit Juridik: profesorë të rregullt – 8, profesorë të asocuar – 10, profesorë asistentë – 12, ligjërues – 1, asistentë – 7, asistentë të rinj – 22. Gjithsej - 60 mësimdhënës. Në bashkëpunim me partnerët amerikanë vepron Gjykatorja moderne për gjykime të improvizuara, ndërsa programet në klinika ligjore u mundësojnë studentëve aftësim praktik. Në kuadër të veprimtarisë hulumtueseshkencore janë organizuar konferenca dhe simpoziume shkencore. Në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Gracit u organizua simpoziumi shkencor me temën: “Pozita juridiko – politike e Kosovës sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, gjendja dhe TEMPULLI I DIJES 138 Monografi 1970 – 2012 perspektiva”, në të cilën morën pjesë ekspertë të njohur nga vendi dhe bota. Fakulteti Juridik përmes programeve të ndryshme ka bashkëpunim me shumë universitete evropiane e më gjerë, edhe në kuadër të organizimit të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. Duke qenë pjesë e rregullt e këtij programi deri tani në këtë fakultet kanë qëndruar më shumë se 300 studentë të huaj dhe mbi 50 profesorë të njohur të universiteteve botërore. Fakulteti Juridik bashkëpunon me Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe me Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës. Pas vitit 1999, fakulteti shpalli partneritetin e vendosur me Kolegjin e Drejtësisë të Çikago – Kentit, Institutin për Teknologji të Ilinoit (Illinois Institute of Technology), me Shkollat e Drejtësisë në Univeristetin e Minesotës (University of Minnesota Law School), me Kolegjin e Drejtësisë të Detroitit – Universiteti Shtetëror i Miçigamit (Michigan State University – Detroit College of Law. Fakulteti nënshkroi një memorandum me Qeverinë e SHBA-ve në kuadër të programit të bashkëpunimit me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Fakulteti Juridik ka TEMPULLI I DIJES Monografi 1970 – 2012 lidhur marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitetin e Pitsburgut (University of Pitsburgh). Është duke u realizuar “Projekti për partneritet”, me Universitetin e Lubjanës dhe po kështu marrëveshje bashkëpunimi po realizon edhe me Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe me Fakultetin Juridik të Universitetit të Gracit (Austri). Profesorët e këtij fakulteti deri tani kanë botuar edhe 41 tekste universitare nga fusha e shkencave juridike në kuadër të redaksisë së botimeve të Universitetit të Prishtinës. Në vitin akademik 2011/2012 Fakulteti Juridik hapi drejtimet e tij në Pejë dhe Gjilan. Dekanët e Fakultetit Juridik: prof. dr. Jovica Patërnogiç (1961-1966), prof. dr. Mark Krasniqi (1966-1968), prof. dr. Bozhidar Jovanoviç (1968-1970), prof. dr. Syrja Pupovci (1970-1971), prof. dr. Zdravko Zdravkoviç (1971-1973), prof. dr. Hajredin Hoxha (1973-1975), prof. dr. Petar Stanishiç (19751976), mr. Dragolub Moraçiç (1976-1977), prof. dr. Abedin Feroviq (1977-1978), mr. Ragip Halili (1978-1979), prof. dr. Branisllav Markoviç (1979-1981), prof. dr. Kurtesh Salihu (1981-1983), prof. dr. Habib Hashani (1983-1985), prof. dr. Millovan Markoviç (1985-1987), prof. dr. Ismet Salihu (19911995), prof. dr. Faik Brestovci (1995-1996), prof. dr. Ragip Halili (1996-1997), prof. dr. Bardhyl Çaushi (1999), mr. Rexhep Murati (1999-2000), prof. dr. Muhamet Mehmeti (2000-2002), prof. dr. Beqir Sadikaj (20022003 dhe 2004-2005), prof. dr. Enver Hasani (2005-2006), prof. dr. Agim Paca (20052006), prof. dr. Hava Bujupi-Ismajli (20062008), prof. dr. Bajram Uka (2009-2012 ). Sipërfaqja: 5935,602 m2 139 Fakulteti Ekonomik TEMPULLI I DIJES Monografi 143 1970 – 2012 akulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës është themeluar në vitin akademik 1961-1962 si njësi akademike e përbashkët me Fakultetin Juridik. Më 24 qershor 1961 u miratua Ligji për themelimin e Fakultetit Ekonomik - Juridik në Prishtinë, fillimisht nën kuadrin e Fakultetit Ekonomik të Beogradit, për t’u pavarësuar me rastin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, bazuar në ligjin mbi themelimin e këtij institucioni, më 18 nëntor 1969. Në vitin e parë të studimeve të vitit akademik 1961-1962, në seksionin ekonomik ishin të angazhuar vetëm 2 profesorë shqiptarë. Po këtë vit akademik, regjistrohen 586 studentë, nga të cilët 401 në drejtimin ekonomik (120 të rregullt dhe 281 me korrespodencë). Në studime të rregulla ishin të regjistruar 64 studentë shqiptarë, ndërsa në ato me korrespondencë 49. Nga viti akademik 1971-1972, Fakulteti Ekonomik funksionon si njësi akademike brenda Universitetit të Prishtinës. Më 27 qershor të vitit 1991 Kuvendi i Serbisë miratoi masat e dhunshme dhe me këtë u suprimuan studimet në gjuhën shqipe, si dhe u përjashtuan me dhunë nga puna dhe nga lokalet e veta i gjithë personeli mësimor dhe administrativ. Pas këtij viti vazhdoi të punojë në kushte të jashtëzakonshme nëpër shtëpi dhe lokale private, duke e ruajtur vazhdimësinë arsimore-shkencore dhe duke arritur rezultate edhe në kushtet të vështira. Zhvillimin e shkencave ekonomike e ka kushtëzuar edhe ndryshimi i strukturës së Fakultetit Ekonomik. Në vitin 2001 miratohen planet mësimore të mbështetura F në Deklaratën e Bolonjës për nivelin bachelor. Në vitin 2004, me rastin e ristrukturimit të studimeve themelore, miratohen edhe planet mësimore për studime të nivelit master në këto departamente: financa dhe kontabilitet, menaxhment dhe informatikë dhe ekonomik. Në vitin akademik 2004-2005 Fakulteti Ekonomik kishte 4.538 studentë, ndërsa në procesin mësimor ishin të angazhuar 56 mësimdhënës dhe asistentë në marrëdhënie të rregullt pune dhe 18 në punë plotësuese dhe të angazhuar. Një bashkëpunim të veçantë Fakulteti Ekonomik e zhvillon me bizneset private në Kosovë. Vlen të përmendet lidhja e ngushtë e fakultetit me sektorin privat, kryesisht përmes TEMPULLI I DIJES 144 Monografi 1970 – 2012 Odës Ekonomike të Kosovës, por edhe në mënyrë të pavarur, duke realizuar kështu krijimin e Këshillit të biznesit me qëllim të prezantimit të biznesit para studentëve të fakultetit apo krijimit të lidhjeve të ngushta në mes të biznesit dhe menaxherëve të ardhshëm, të po këtyre bizneseve. Në vitin 2007 bëhet miratimi i planeve të reja mësimore për studimet bachelor. Sipas këtyre planeve mësimore, Fakulteti Ekonomik ofron studime bachelor dhe master në këto programe: Ekonomik, Banka, financa dhe kontabilitet, Menaxhment dhe informatikë, Marketing dhe kontabilitet (që nga viti akademik 2009-2010 në bashkëpunim me Universitetin e Arizonës – SHBA). Në Fakultetin Ekonomik krahas studimeve të masterit, organizohen edhe studimet e doktoratës. Studimet zgjasin 3+2+3, që është 3 vite bachelor, 2 vite master dhe 3 vite doktoratë. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin Ekonomik studimet e tyre i vijuan 5963 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Prej tyre, në studimet master: 643 studentë. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin Ekonomik duke përfshirë edhe qendrat në Gjilan dhe Pejë, studimet e tyre i vijuan 9300 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Prej tyre, në studimet master: 1018 studentë. Mësimdhënësit e Fakultetit Ekonomik: profesorë të rregullt – 11, profesorë të asocuar – 14, profesorë asistentë – 14, asistentë – 11, asistentë të rinj – 5. Gjithsej - 55 mësimdhënës. Krahas punës mësimore në Fakultetin Ekonomik, në mënyrë intensive është zhvilluar edhe puna shkencore. Brenda një periudhe të gjatë, përmes Institutit Ekonomik, katër herë në vit, është botuar revista “Economia”. Në vitet e pasluftës, Instituti pushoi së ekzistuari dhe me këtë edhe botimi i kësaj reviste. Fakulteti Ekonomik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucione dhe fondacione ndërkombëtare. Në vitin 2009 në Fakultetin Ekonomik është duke u realizuar një projekt i veçantë i studimeve master në drejtimin e Menaxhmentit TEMPULLI I DIJES Monografi 145 1970 – 2012 Shëndetësor në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë, mbështetur nga WUS Austria dhe projekti TEMPUS. Prandaj, në vitin 2009 në Fakultetin Ekonomik ka filluar faza e tretë e implementimit të këtij projekti, i cili parasheh fillimin e studimeve master mbi ndërmarrjet dhe zhvillimin lokal. Ky fakultet përmes projektit të financuar nga USAID, në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Arizonës, nga viti akademik 2009-2010 ka filluar aplikimin e drejtimit të ri, atë të kontabilitetit, me ç’rast në vitin e parë të studimeve janë pranuar 50 studentë. Në nëntor të vitit 2009, Fakulteti Ekonomik ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitetin e Masaçusetsit të SHBA-ve. Në periudhën e viteve 1970 – 1990, tekstet universitare të këtij fakulteti në pjesën më të madhe të lëndëve mësimore botohen nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të Kosovës, të financuara nga BVI e Arsimit dhe BVI për Punë Shkencore të Kosovës. Nga numri i tërësishëm i teksteve të botuara në këtë periudhë, një numër i tyre ishin edhe nga lëmi i ekonomisë, tekste këto të profesorëve të Fakultetit Ekonomik. Sot këto tekste mësimore, në numër të konsiderueshëm botohen dhe iu ofrohen studentëve të financuar edhe nga Universiteti i Prishtinës. Në vitin akademik 2011/2012 Fakulteti Ekonomik hapi drejtimet e tij në Gjilan. Dekanët e Fakultetit Ekonomik: prof. dr. Mark Krasniqi (1971-1972), prof. dr. Nazmi Mustafa (1972-1974), prof. dr. Nuri Bashota (1975-1977), prof. dr. Petar Stanishiç (1977-1979), prof. dr. Haki Dushi (19791981), prof. dr. Stanoje Doganxhiç (19821983), prof. dr. Selman Selmanaj (1983-1985 dhe 1985-1987), prof. dr. Radislav Angjelkoviç (1987-1991), prof. dr. Fuat Rizvanolli (1991-1994), prof. dr. Skënder Berisha (1994-1998), prof. dr. Sabahudin Komoni (1998-2000 dhe 20002003), prof. dr. Ibrahim Kuka (2003-2006), prof. dr. Rrustem Asllanaj (2006-2009), prof. dr. Skënder Ahmeti (2009-2012). Sipërfaqja: 3870,54 m2 Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës TEMPULLI I DIJES Monografi 149 1970 – 2012 hemelet e shkencave teknike të profileve të ndërtimit dhe arkitekturës u vunë me hapjen e Shkollës së Lartë Teknike në Prishtinë, më 20 tetor 1961. Kjo shkollë kishte tri drejtime: Ndërtimtari, Elektroteknikë dhe Makineri. Më 9 nëntor 1965 Shkolla e Lartë Teknike në Prishtinë u shndërrua në fakultet më vete dhe u emërtua Fakulteti Teknik i Prishtinës. Në fillim të veprimtarisë mësimore-shkencore u hap vetëm drejtimi i Ndërtimtarisë me 138 studentë, me vetëm 5 ligjërues dhe 5 asistentë. Në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës deri në vitin 1970 mësimdhënësit ishin nga Universiteti i Beogradit, ndërsa pas themelimit të Universitetit të Prishtinës, filloi bashkëpunimi i frytshëm me Universitetin e Tiranës. Më 12 maj 1977 në Fakultetin Teknik u hap edhe drejtimi i Arkitekturës. Është e njohur periudha e zhvillimit të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës brenda viteve 1961-1979, nga themelimi deri te tran- T sformimi i Fakultetit Teknik në Organizatë Themelore. Periudha e viteve 1979-1988 është e njohur me konstituimin e Organizatës Themelore të Punës së Bashkuar deri tek ndarja e Fakultetit Teknik në tri fakultete: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Makinerisë dhe Fakulteti i Elektroteknikës. Vitet ‘90, si dhe në fakultetet e tjera, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ishin me shumë vështirësi për funksionimin e procesit mësimor-shkencor. Në vitet 1991-1998 mësimi organizohet në shtëpi private. Ky fakultet ishte i vendosur ne Lagjen e Arbërisë (ish- Dragodan). Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës ka bibliotekën e përbashkët në kuadër të tri fakulteteve me një koleksion prej 6000 ekzemplarësh. Në këtë institucion funksionojnë këta laboratorë: Laboratori i Materialeve dhe Konstruksioneve, Gjeomekanikës, Bitumenit dhe Asfaltit, Hidraulikës dhe Laboratori i Gjeodezisë. TEMPULLI I DIJES 150 Monografi 1970 – 2012 Mësimdhënësit e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës: profesorë të rregullt – 4, profesorë të asocuar – 1, profesorë asistentë – 9, ligjërues – 10, asistentë – 18, asistentë të rinj – 4. Gjithsej - 60 mësimdhënës. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës studimet e tyre i vijuan 1895 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Prej tyre, në studimet master: 120 studentë. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës studimet e tyre i vijuan 2404 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Prej tyre, në studimet master: 161 studentë. Numri i studentëve të diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në drejtimin e Ndërtimtarisë është 940 studentë në studimet pesëvjeçare, 182 studentë në studimet bachelor, ndërsa në drejtimin e Arkitekturës 520 studentë në studime pesëvjeçare, 87 studentë në studimet bachelor. Në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës kanë doktoruar 11 kandidatë, ndërsa kanë magjistruar 29 kandidatë. Veprimtaria mësimore-shkencore dhe hulumtuese e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës zhvillohet në dy departamente: Departamenti i Ndërtimtarisë me drejtimet: Konstruktim, Hidroteknikë, Gjeodezi, Rrugë (joaktiv); ndërkaq, Departamenti i Arkitekturës me drejtimin: Arkitekturë e Përgjithshme. Në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës krahas veprimtarisë mësimore zhvillohen edhe aktivite hulumtuese në laboratorët: Laboratori i Materialeve dhe Konstruksioneve, i Gjeomekanikës, i Asfaltit, i Hidraulikës, i Gjeodezisë, i Fizikës. TEMPULLI I DIJES Monografi 151 1970 – 2012 Po kështu, në këtë institucion janë realizuar projekte të rëndësishme hulumtueseshkencore në nivel vendor dhe ndërkombëtar, siç janë: mbikëqyrja e punimeve në objektin e Pendës së Batllavës me objektet përcjellëse, Tymtari në Mitrovicë, Palestra Sportive në Prishtinë, objekti i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, si dhe kontrolli i kualitetit të materialeve në Pendën “Graçanka”, pastaj punët në “Kosova B” dhe “Feronikeli”. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës ka zhvilluar aktivitete të shumta me karakter shkencor, siç janë projektet: studimi mbi gjendjen, problemet dhe zhvillimin e hidrologjisë dhe klimatologjisë si disiplinë e veprimtarisë së ekonomisë së ujërave, studimi i pikave të zeza në rrugët e Kosovës, studimi mbi mundësinë e aplikimit të agregatëve për territorin e Kosovës, për përgatitjen e betonit, elementeve të parafabrikuara dhe si materiale për rrugë, hulumtimi për definimin e rrezikut sizmik në Kosovë etj. Veprimtaria botuese e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës është realizuar me botimin e 20 tekste universitare, pastaj buletine shkencore etj. Dekanët e Fakultetit Teknik: prof. dr. Stanko Petkoviç (1965-1967 dhe 19671969), prof. dr. Hysen Muhaxheri (19691971), prof. dr. Fetah Jagxhiu (1971-1973), prof. dr. Vera Ivanoviç (1973-1975), prof. dr. Nexhat Orana (1975-1977), prof. dr. Hamdi Syla (1977-1979), prof. dr. Alajdin Abazi (1979-1981), prof. dr. Vukomir Saviç (1981-1983), prof. dr. Shaban Hashimi (1983-1985), prof. dr. Qemal Doliçanin (1985-1987). Dekanët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës: prof. dr. Vera Ivanoviç (1987-1989), prof. dr. Vukomir Saviç (1989-1991), prof. dr. Fetah Jagxhiu (19911995), prof. dr. Abdullah Zejnullahu (19951999), prof. dr. Fikret Ahmedi (1999-2001), prof. dr. Fevzi Berisha (2001-2004), prof. dr. Musa Stavileci (2004-2009), prof. dr. Naser Kabashi (2009-2012). Sipërfaqja: 1459,97 m2. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike TEMPULLI I DIJES Monografi 155 1970 – 2012 akulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike është institucion që e vazhdon veprimtarinë mësimore-shkencore të Shkollës së Lartë Teknike në Prishtinë, e cila ishte themeluar më 20 tetor 1961. Më 9 nëntor 1965 Shkolla e Lartë Teknike në Prishtinë u shndërrua në fakultet më vete dhe u emërtua Fakulteti Teknik i Prishtinës, ndërsa më 30 tetor 1967 hapen edhe seksionet: Makineri dhe Elektroteknikë. Në vitin akademik 1967-1968 në Seksionin e Elektroteknikës regjistrohen 47 studentë me mësim në gjuhën shqipe, ndërsa punësohen 10 mësimdhënës shqiptarë. Në këtë institucion në vitin 1970 fillon punën edhe Qendra Llogaritëse. Në tetor të vitit 1978 Fakulteti Teknik ndahet në tri organizata themelore të punës së bashkuar: Ndërtimtari dhe Arkitekturë me institut, Elektroteknikë me institut dhe Makineri me institut, ndërsa në shtator të vitit 1973 hapen studimet në seksionin Elektronikë me Telekomunikacion. Studimet nga lëmi i elektronikës zhvillohen në kuadër të lëmit të seksionit të Energjetikës. Në vitin 1988 Fakulteti Teknik ndahet në tri fakultete: Fakulteti i Elektroteknikës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe i Arkitekturës dhe Fakulteti i Makinerisë. Në shtator të vitit 1988, në këtë institucion, hapen edhe katër drejtime të reja: Sistemet Elektroenergjetike, Elektroenergjetika Industriale, Automatikë me Elektronikë dhe Telekomunikacion me Informatikë. Në qershor të vitit 1994 bëhet ndryshimi i emërtimit të drejtimit Telekomunikacion me Informatikë në Telekomunikacion me Kompjuterikë . Në vitin akademik 2004-2005 fakulteti ndryshon edhe emrin nga Fakulteti Elektro- F teknik në Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) dhe ofron gjashtë programe studimi në këto drejtime: Automatikë, Elektronikë, Elektroenergjetikë Industriale, Kompjuterikë, Telekomunikacion dhe Sisteme Elektroenergjetike, ndërsa në maj të vitit 2007 miratohen planet e reja për ciklin e parë të studimeve në nivelin bachelor. Fakulteti ka laboratorë të pajisur me TIK që shërbejnë për përmbushjen e pjesës praktike të mësimdhënies dhe zhvillimin e hulumtimeve inxhinierike në fusha të kompjuterikës, zhvillimit të softuerit dhe rrjetit kompjuterik. Punojnë këta laboratorë: Laboratori i Bazave të kompjuterikës, ai i Rrjeteve kompjuterike, për Programim, Algoritme dhe Strukturë të të dhënave (laboratori për zhvillimin e softuerit) dhe Laboratori i certifikimeve ECDL 05-06. TEMPULLI I DIJES 156 Monografi 1970 – 2012 Për nevoja të inxhinierisë elektrike në këtë institucion funksionojnë këta laboratorë: Laboratori i Elektronikës, Telekomunikacionit dhe Radioinxhinierisë; Laboratori i Elektronikës Energjetike dhe Automatikës dhe Mikrokontrollerëve dhe Mikroprocesorëve; Laboratori i Matjeve Elektrike dhe Teknologjisë së materialeve elektrike; Laboratori i Makinave elektrike; Laboratori i Shqyrtimit të makinave elektrike (punëtori); Laboratori i Shqyrtimit të pajisjeve elektronike (punëtori); Laboratori i Fizikës (shërben për plotësimin e nevoja të tri fakulteteve teknike) shfrytëzohet nga të gjithë studentët e fakulteteve teknike. Laboratorët që kanë funksionuar më parë në këtë fakultet: Laboratori i Tensioneve të Larta; Mbrojtja Rele; Shqyrtimi i Makinave Elektrike; Bazat e Elektroteknikës; Telekomunikacion; Radioinxhinieri; Laboratori i Televizionit; Rregullimi Automatik; Burime Kimike. Në FIEK funksionon salla moderne e video konferencës, e pajisur me teknologji të avancuar (“POLYCOM”), e cila është ndihmesë për zhvillimin e mësimit në distancë dhe lidhjeve të tjera të drejtpërdrejta me autoritete dhe institucione shkencore ndërkombëtare. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike është organizator i Konferencës ndërkombëtare “Software Freedom Kosova” dhe konferencës ndërkombëtare vjetore të Institutit “Alb-shkenca”. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike studimet e tyre i vijuan 1791 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 121 studentë. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike studimet e tyre i vijuan 2099 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 196 studentë. Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike kanë doktoruar 19 kandidatë, kanë magjistruar 33 kandidatë dhe masterin e ka kryer 1 kandidat. Mësimdhënësit e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: profesorë të rregullt – 10, profesorë të asocuar – 5, profesorë asistentë – 7, ligjërues – 2, asistentë – 4, asistentë të rinj – 6. Gjithsej - 34 mësimdhënës. Që nga viti 2006 në këtë fakultet është futur në përdorim softueri i ri për TEMPULLI I DIJES Monografi 157 1970 – 2012 përpunimin e të dhënave të studentëve, me mundësi të avancuara për shërbime të studentëve dhe mësimdhënësve. Fakulteti ka realizuar disa projekte të rëndësishme ndërkombëtare: Projekti TEMPUS për licencim ECDL; Projekti TEMPUS për zhvillimin e studimeve ndërdisiplinare master në shkencat kompjuterike, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, ITC Irlandë dhe Universitetin La Rochell në Francë; Projekti TEMPUS “ECUP”, që është realizuar me WUS, Universitetin e Shkencave të Aplikuar “JOHANEUM” nga Graci dhe Universitetin “La Sapienca” nga Roma; Projekti “Përmirësimi i Edukimit në Telekomunikacion në Kosovë”, projekt i përkrahur nga USAID dhe që implementohet në partneritet me Universitetin e Pitsburgut, SHBA; Projekti “Ndikimi i ndotjes industriale në funksionimin e stabilimenteve elektroenergjetike” etj. Veprimtaria botuese e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike është realizuar me botimin e 22 tekste universitare, pastaj buletine shkencore etj. Dekanët e Fakultetit të Elektroteknikës, Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: prof. dr. Besnik Kastrati (1988-1989), prof. dr. Jusuf Krasniqi (1989-1991 dhe 1991-1994), prof. dr. Ali Gashi (1994-1995 dhe 19951999), prof. dr. Ilir Limani (1999-2001 dhe 2001-2002), prof. dr. Luan Ahma (20032004 dhe 2004-2006), prof. asc.dr. Myzafere Limani (2006- 2009 dhe 2009-2012). Sipërfaqja: 11163.9 m2. Kjo është hapësirë për të gjitha fakultetet teknike. Fakulteti Inxhinierisë Mekanike TEMPULLI I DIJES Monografi 161 1970 – 2012 ë vitin akademik 1961-1962 nis punën Shkolla e Lartë Teknike në Prishtinë, ndërsa në vitin 1965 Fakulteti Teknik i Prishtinës, në fillim me Seksionin e Ndërtimtarisë, dhe pas dy vjetësh edhe me atë të Makinerisë dhe Elektroteknikës. Në vitin 1988 Fakulteti Teknik ndahet në tri fakultete: Fakulteti i Elektroteknikës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe Fakulteti i Makinerisë. Fakulteti i Makinerisë në vitin akademik 2001-2002 u transformua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, i cili organizohet në katër departamente: Prodhim dhe Automatizim, Termoenergjetikë dhe Termoteknikë, Konstruksion dhe Dizajn dhe Komunikacion. N Në maj të vitit 2007 ky fakultet i miratoi planet e reja të studimeve për nivelin bachelor. Mësimdhënësit e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike: profesorë të rregullt – 17, profesorë të asocuar – 12, profesorë asistentë – 1, ligjërues – 2, asistentë – 2, asistentë të rinj – 8. Gjithsej - 42 mësimdhënës. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike studimet e tyre i vijuan 961 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 83 studentë. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike studimet e tyre i vijuan 1016 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 62 studentë. TEMPULLI I DIJES 162 Monografi 1970 – 2012 Deri më tani në këtë institucion janë mbrojtur: teza të doktoratës – 29, teza të magjistraturës – 48, master – 20. Që nga fillimi i punës kanë diplomuar 1736 inxhinierë, ndërsa i kanë kryer studimet në nivelin bachelor 186 studentë. Në këtë fakultet funksionojnë 4 laboratorë: Laboratori i Prodhimtarisë dhe Automatizimit; Laboratori i Termoenergjetikës dhe Termoteknikës; Laboratori i Konstrukcioneve; Laboratori i Komunikacionit. Po ashtu, funksionon edhe Instituti i Inxhinierisë Mekanike. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka realizuar projekte me partnerë ndërkombëtarë, siç është: Projekti TEMPUS për ndërlidhjen me ekonomi-prodhimin e bibliotekën me një fond të pasur të pjesëve mekanike në bashkëpunim me literaturës profesionale. Universitetin e Vienës (Austri), Universitetin Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka e Leçes (Itali) etj. botuar edhe revistën shkencore “Makineria”. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka Dekanët e Fakultetit Teknik: prof. dr. TEMPULLI I DIJES Monografi 1970 – 2012 Stanko Petkoviç (1965-1967 dhe 1967-1969), doc. dr. Hysen Muhaxhiri (1969-1971), doc. dr. Fetah Jagxhiu (1971-1973), doc. dr. Vera Ivanoviç (1973-1975), doc. dr. Nexhat Orana (1975-1977), prof. dr. Hamdi Syla (1977-1979), prof. dr. Alajdin Abazi (19791981), doc. dr. Vukomir Saviç (1981-1983), prof. dr. Shaban Hashimi (1983-1985), prof. dr. Qemal Doliqanin (1985-1987). Dekanët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike: prof. dr. Nijazi Ibrahimi (19881989), prof. dr. Xhevat Perjuci (1989-1992), prof. dr. Ahmet Geca (1992-1994), prof. dr. Musli Bajraktari (1994-1996), prof. dr. Bajrush Bytyqi (1996-1998), prof. dr. Avdyl Bunjaku (1998-2000), prof. dr. Fejzullah Krasniqi (2000-2002 dhe 2002-2004), prof. dr. Ismail Gojani (2004-2009), prof. dr. Shaban Buza (2009-2009), prof. dr. Musli Bajraktari (2009-2012). Sipërfaqja: 11163,19 m2 163 Fakulteti i Mjekësisë TEMPULLI I DIJES Monografi 1970 – 2012 TEMPULLI I DIJES Monografi 167 1970 – 2012 F akulteti i Mjekësisë u themelua më 17 qershor 1969, ndërsa punën e filloi më 4 dhjetor 1969. Kishte vetëm 2 mësimdhënës dhe 13 bashkëpunëtorë. Në vitin e parë akademik u regjistruan 130 studentët e parë, prej të cilëve 90 ishin shqiptarë. Programi i studimeve filloi me mjekësinë e përgjithshme, ndërsa tërë procesi studimor ishte i organizuar në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Programi i studimeve ishte 5 vjet deri në vitin 1990. Më 7 nëntor 1973 ky institucion akademik u bashkua me Qendrën Spitalore të Prishtinës Në dhjetë vitet e para, fakulteti pati një zhvillim të hovshëm. Në vitet ’70 në këtë fakultet ishin regjistruar 1732 studentë, nga të cilët 305 u diplomuan dhe disa prej tyre u angazhuan në mësimin praktik. Me specializimin jashtë Kosovës, ata arritën thirrjet shkencore dhe akademike. Në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë, në vitin akademik 1975-1976, u hap Seksioni i Stomatologjisë dhe brenda 5 vjetësh në këtë drejtim ishin të regjistruar 375 studentë. Pasojat politike pas vitit 1981 ndikuan në jetën akademike. Diferencimi i mësimdhënësve, ndërprerja e bashkëpunimit me Universitetin e Tiranës lanë pasoja afatgjate në zhvillimin e këtij institucioni. Brenda 20 vjetëve në Fakultetin e Mjekësisë u diplomuan 1643 studentë të Mjekësisë së përgjithshme dhe 226 studentë të Stomatologjisë. Në vitin akademik 1996-1997 filloi punën Seksioni i Farmacisë. Periudha më e vështirë nëpër të cilën kaloi Fakulteti i Mjekësisë që nga themelimi, ishte nga viti 1989 dhe deri në përfundimin e luftës më 1999. Modeli i studimeve është mbështetur në programet e përcaktuara me Deklaratën e Bolonjës. Për herë të parë në vitin akademik 2001-2002 hapet Seksioni i Fizioterapisë në bashkëpunim me Quiens University të Kanadasë dhe me Ecol Nemozh të Francës, duke ofruar studime bachelor. Në vitin 2003-2004 filluan studimet edhe në Seksionin e Infermierisë dhe Mamisë duke pasur partner bashkëpunimi Glasgow Caledonian University. Në tetor të vitit 2006 diplomuan studentët e parë të këtij seksioni. Fakulteti i Mjekësisë është institucioni i vetëm publik për edukimin e kuadrit shëndetësor në Kosovë. Në harmoni me praktikat më të mira evropiane që burojnë nga Deklarata e Bolonjës, aktualisht Fakulteti ofron programe të studimeve në këto nivele: studime themelore trevjeçare për infermieri, mami dhe fizioterapi, me përfundimin e të cilave fitohet thirrja bachelor; studime TEMPULLI I DIJES 168 Monografi 1970 – 2012 themelore pesëvjeçare për farmaci, me përfundimin e të cilave fitohet thirrja magjistër i farmacisë; studime themelore gjashtëvjeçare për mjekësi të përgjithshme dhe stomatologji, me përfundimin e të cilave fitohet thirrja doktor i mjekësisë dhe i stomatologjisë; studime trevjeçare të doktoratës për mjekësi, stomatologji dhe farmaci, me përfundimin e të cilave fitohet thirrja doktor i shkencave. Procesi mësimor dhe puna kërkimoreshkencore zhvillohen në 26 katedra të Fakultetit të Mjekësisë që mbulojnë disiplina të caktuara dhe bashkëveprojnë edhe me klinikat dhe institutet përkatëse të QKUK. Fakulteti i Mjekësisë është i përbërë nga këto katedra: Katedra e Lëndëve Paramjekësore, Katedra e Anatomisë, Katedra e Histologjisë, Katedra Fiziologjisë dhe Imunologjisë, Katedra e Biokimisë, Katedra e Anatomisë Patologjike, Katedra e Fiziologjisë Patologjike, Katedra e Farmakologjisë, Katedra e Mjekësisë Ligjore, Katedra e Radiologjisë, Katedra e Mjekësisë Interne, Katedra e Infektologjisë, Katedra e Dermatovenerologjisë, Katedra e Neuropsikiatrisë, Katedra e Pediatrisë, Katedra e Kirurgjisë së Përgjithshme, Katedra e Ortopedisë me Traumatologji, Katedra e Oftalmologjisë, Katedra e ORL-së, Katedra e Gjinekologjisë, Katedra e Shëndetit Publik, Katedra e Fiziatrisë, Katedra e Stomatologjisë, Katedra e Farmacisë, Katedra e Fizioterapisë, Katedra e Infermierisë dhe Mamisë. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Mjekësisë studimet e tyre i vijuan 2569 studentë të rregullt. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Mjekësisë studimet e tyre i vijuan 2818 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 36 studentë (në drejtimet ku aplikohen këto studime). Në Fakultetin e Mjekësisë prej themelimit deri në vitin 2009 kanë diplomuar gjithsej 5915 studentë në këto degë: Mjekësi e përgjithshme – 4392, Stomatologji – 975, Farmaci – 227, Fizioterapi – 154, Mami – 68, Infermieri – 99. Në Fakultetin e Mjekësisë në periudhën e viteve 1969-1989 kanë doktoruar 112 kandidatë, ndërsa në periudhën e viteve 1992-2009 kanë doktoruar 127 kandidatë dhe kanë magjistruar 256 kandidatë. Në periudhën e viteve 2000-2007 janë mbrojtur 49 teza të doktoratës. Mësimdhënësit e Fakultetit të Mjekësisë: profesorë të rregullt – 36, profesorë të asocuar – 45, profesorë asistentë – 31, ligjërues – 1, asistentë – 115, asistentë të rinj – 48. Gjithsej - 276 mësimdhënës. Fakulteti i Mjekësisë, si institucion për arsimimin e kuadrit shëndetësor dhe për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore- TEMPULLI I DIJES Monografi 169 1970 – 2012 shkencore vepron në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), si dhe me institucione të tjera shëndetësore, në të cilat zhvillohet mësimi praktik për studentë. Nga viti 1999 e deri tani punonjësit shkencorë të Fakultetit të Mjekësisë publikuan 108 punime shkencore në revista mjekësore me recensione ndërkombëtare. Më shumë se gjysma e punimeve i takojnë fushës së hulumtimeve klinike (56.5%). Publikimet biomjekësore përbëjnë 16.7%, ndërsa ato laboratorike dhe epidemiologjike marrin pjesë 17.6% dhe 9.2% në fushat e tjera. Nga viti 2000, fakulteti ka realizuar një numër të projekteve të bashkëpunimit akademik me institucione nga vende të tjera të Evropës dhe të botës. Këto projekte kanë nxitur një lëvizshmëri të studentëve dhe të personelit akademik, një numër i të cilëve kanë përfituar nga qëndrimet studimore jashtë vendet dhe nga format e tjera të bashkëpunimit akademik. Në vitin akademik 2011/2012 Fakulteti i Mjekësisë hapi drejtimet e tij: Mami dhe Fiziatri në Gjakovë. Dekanët e Fakultetit të Mjekësisë: doc. dr. Osman Imami (1969-1971 dhe 19711973), doc.dr. Musa A. Haxhiu (19731975), prof. dr. Izedin Osmani (1975-1977), prof. dr. Gazmend Shaqiri (1977-1979), prof. dr. Talat Pallaska (1979-1981), prof. dr. Mehmet Begraca (1981-1983), prof. dr. Bozhidar Çollakoviç (1983-1985), prof. dr. Muharrem Gashi (1985-1987), prof. dr. Ymer Koçinaj (1987-1989), prof. dr. Alush A. Gashi (1989-1992), prof. dr. Zejnel Kelmendi (1992-1994 dhe 1994-1996), prof. dr. Hashim Maloku (1997-1998), prof. dr. Mazllum Belegu (1999-2000), prof. dr. Riza Binishi (2000-2002 dhe 2002-2004), prof. dr. Bajram Nuraj (2004-2006), prof. dr. Isuf Dedushaj (2006-2007), prof. asoc.dr Qazim Hysenaj (2007-2009), prof. asoc.dr. Gani Bajraktari (2009-2011), u.d. prof.asoc.dr. Naim Haliti (2011-2012) Sipërfaqja: 8496,2 m2 Fakulteti i Arteve TEMPULLI I DIJES Monografi 173 1970 – 2012 hemelimi i Akademisë së Arteve ishte paraprirë nga puna e Seksionit të Artit Figurativ dhe të Artit Muzikor të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Prishtinës, e cila studentët e parë i regjistroi në vitin 1958. Kuadrot që dolën nga ky Seksion punuan mësues në shkolla fillore dhe të mesme duke nxitur zhvillimin e arteve tek nxënësit. Më 31 korrik 1973 Kuvendi i Kosovës nxori ligjin mbi themelimin e Akademisë së Artit Figurativ të Prishtinës, ndërsa këtë vendim e miratoi Pleqësia e Universitetit të Prishtinës më 21 shtator 1973 duke mundësuar edhe emërimin e Komisionit amë të Akademisë së Artit Figurativ. Dega e Artit Muzikor u formua në vitin akademik 19861987. Nga viti akademik 1986-1987 Akademia mori emrin Fakulteti i Arteve të Prishtinës. Akademia filloi punë me 25 dhjetor 1973 duke pasur bazë të kuadrit profesorët e Shkollës së Lartë Pedagogjike nga fusha e arteve figurative dhe muzikore. Nga viti akademik 1986-1987 Akademia mori emrin Fakulteti i Arteve të Prishtinës. Dega e Arteve Dramatike u formua me drejtimin e Aktrimit në vitin akademik 1989-1990. Pas zbatimit të sistemit të studimit mbështetur në Deklaratën e Bolonjës 20012002, Fakulteti i Arteve implementon sistemin ECTS në ciklet bachelor dhe master për Artin Figurativ dhe Artin Dramatik në sistemin 3+2 dhe në vitin akademik 20072008 në sistemin 4+1, ndërsa për Artin Muzikor që nga fillimi u aplikua sistemi 4+2. Aktualisht Fakulteti i arteve ka tri degë në nivelin bachelor dhe master: Artet Figurative T me 5 drejtime bachelor dhe master: Pikturë, Skulpturë, Grafikë, Dizajn Grafik, Skenografi; Artet Dramatike me 4 drejtime bachelor dhe master: Aktrim, Regji e Teatrit, Dramaturgji, Regji e Filmit; Artet Muzikore me 7 drejtime bachelor: Pedagogjia e Përgjithshme e Muzikës, Kompozim dhe Dirigjim, Instrumente me tastier, Piano dhe Perkusione, Instrumente me harqe, Instrumente me frymë, Instrumente me tela. Në Akademinë e Arteve organizohen edhe studimet master në programet: Interpretim, Teori, Pedagogji e Përgjithshme. Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës ka bibliotekën me 1.368 ekzemplarë, kryesisht në gjuhën angleze. TEMPULLI I DIJES 174 Monografi 1970 – 2012 Fakulteti ka Laboratorin për dizajn grafik për lëndën e fotografisë. Në kuadër të fakultetit zhvillon veprimtarinë edhe ArtQendra. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Arteve studimet e tyre i vijuan 788 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 293 studentë. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Arteve studimet e tyre i vijuan 709 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 159 studentë. Deri tani janë diplomuar në nivelin bachelor, 74 studentë, ndërsa në studimet master, në vitin 2008-2009, kryen studimet 43 studentë. Mësimdhënësit e Fakultetit të Arteve: profesorë të rregullt – 21, profesorë të asocuar – 27, profesorë asistentë – 30, ligjërues – 1, asistentë – 8. Gjithsej - 87 mësimdhënës. Projektet më të rëndësishme në tri degët e Fakultetit të Arteve janë: “Ura me tri harqe”, projekt që realizohet në Prishtinë dhe Tiranë, “Skena AP” me karakter ndërkombëtar, Ansambli Akademik i Universitetit të Prishtinës “DAM” - Festivali i studentëve, po kështu, me karakter ndërkombëtar. Në kuadër të Akademisë së Arteve, në janar të vitit 2010, u krijua Kori i Universitetit të Prishtinës. Dekanët në Fakultetin e Arteve: prof. ord. Muslim Mulliqi (1974-1976), prof. ord. Engjëll Berisha (1976-1978), prof. ord. TEMPULLI I DIJES Monografi 175 1970 – 2012 Kori i Universitetit të Prishtinës Svetomir Arsiç (1978-1980), prof. ord. Zeqirja Ballata (1980-1982), prof. ord. Fatmir Krypa (1982-1984), prof. ord. Mark Kaçinari - prof. Sevime Gjinali (1985-1986), prof. ord. Bashkim Shehu (1986-1988), prof.ord. mr. Zoran Karlajiç (1988-1990), prof. ord. mr.Shyqri Nimani (1990-1992), prof. ord. Kadrush Rama (1992-1994), prof. ord. Fadil Hysaj (1994-1996 dhe 1996-1998), prof. dr. Hivzi Muharremi (1998-2000 dhe 20002002), prof. dr. Nebi Islami (2002-2004), prof. dr. Hivzi Muharremi (2004-2007), prof. Ahmet Durguti (2007-2009), prof. asoc.dr. Adem Rusinovci (2009-2012). Sipërfaqja: Dega e Muzikës ka 1421,94 m2 Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë TEMPULLI I DIJES Monografi 179 1970 – 2012 hemelimit të Fakultetit të Bujqësisë i kanë paraprirë njësitë dhe entet profesionale bujqësore të krijuara para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Instituti për Hulumtime Bujqësore është themeluar në vitin 1949 me seli në Pejë, ndërsa Shkolla e Lartë Bujqësore në vitin 1960. Fakulteti i Bujqësisë u themelua më 26 gusht 1973. Themelimi i këtij institucioni arsimor-shkencor ishte kërkesë dhe nevojë për kuadro të specializuara dhe me kualifikime të larta në këtë fushë. Fakulteti punën e filloi më 1 tetor 1974, kur ishin konstituar dy seksione të studimeve: Lavërtari dhe Blegtori. Nga viti 1975 fakulteti vazhdoi punën vetëm me studime në Drejtimin e Përgjithshëm. Në vitin akademik 1974-1975 ishin regjistruar 143 studentë, ndërsa punonin 6 arsimtarë dhe 1 bashkëpunëtor. Në fillim të vitit 1981 në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë u integruan Instituti Bioteknik i Pejës dhe tri organizata hulumtuese: Instituti T për Blegtori dhe Veterinari me seli në Prishtinë, Instituti për Ekonomi dhe Zhvillim me seli në Fushë Kosovë dhe Fidanishtja Bujqësore me seli në Pejë. Nga periudha e viteve 1980-1990, u regjistruan 300 studentë për çdo vit akademik. Studentët e diplomuar të këtij fakulteti kanë kontribuar në zhvillimin e agrokompleksit të Kosovës “Agrokosova”. Fakulteti i Bujqësisë në vitin akademik 1988-1989 kalon në fazë më të avancuar të studimeve dhe profilizohet në tri drejtime kryesore: Drejtimi i Lavërtarisë, Drejtimi i Pemëtari–Vreshtarisë dhe Drejtimi i Blegtorisë. Në vitin akademik 1995-1996 themelohen edhe drejtimet: Mjekësi Veterinare dhe Drejtimi i Fermës dhe Agrobiznesit, ndërsa vitin akademik 2000-2001 u shtohet edhe Drejtimi i Mbrojtjes së Bimëve. Nga viti 2001, fillohet me studimet e reformuara sipas plan–programeve bachelor, në harmoni me Deklaratën e Bolonjës. Në vitin akademik TEMPULLI I DIJES 180 Monografi 1970 – 2012 2003-2004 nis punën Ferma Eksperimentale Didaktike (FED). Në vitin akademik 20062007 Fakulteti i Bujqësisë merr emrin e ri, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë. Në vitin akademik 2007-2008 Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë fillon me studime të nivelit master për shkencat bujqësore në katër departamente: Lavërtari-Perimtari, Blegtori, Pemëtari-Vreshtari dhe AgroEkonomi. Ky institucion në vitin akademik 20072008 promovon edhe njësinë e veçantë hulumtuese dhe shkencore me interes nacional “Banka për Resurset Gjenetike Bimore të Kosovës” (BRGJBK). Puna e kësaj njësie (BRGJBK) plotëson boshllëkun institucional e profesional, në funksion të identifikimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë nacionale të resurseve gjenetike bimore në Kosovë. Studimet themelore të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë organizohen në këto programe të studimit: lavërtari dhe perimtari, pemëtari dhe vreshtari, mbrojtje e bimëve, blegtori, agroekonomi dhe mjekësi veterinare. Ndërkaq, studimet e masterit në shkencat bujqësore organizohen në: lavërtari dhe perimtari, pemëtari dhe vreshtari, blegtori dhe agroekonomi. Modernizimi dhe reformimi i sistemit të shkollimit profesional bujqësor në Kosovë, integrimet rajonale dhe evropiane në lëmin e bujqësisë dhe veterinarisë, gjithnjë kanë qenë çështje me përparësi për strategjinë e zhvillimit të të fakultetit. Kontributi i ekspertëve të fakultetit dhe atyre që kanë përfunduar studimet në profile të ndryshme në zhvillimin ekonomik të vendit është i përqendruar në katër fusha kryesore: prodhimi bimor, prodhimi shtazor, kujdesi për shëndetin e kafshëve dhe zhvillimi rural. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë ka bibliotekën, në dy njësi të ndara: Njësia e fakultetit, e cila posedon me një fond prej 3053 ekzemplarësh, ndërsa njësia e Institutit të Blegtorisë dhe Veterinarisë ka 300 ekzemplarë. Gjithashtu, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë ka 26 laboratorë. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Bujqësisë studimet e tyre i vijuan 815 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 65 studentë. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Bujqësisë studimet e tyre i vijuan 996 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 38 studentë. Në periudhën 1979-2009 në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë kanë diplomuar 2209 studentë. Në Drejtimin e Përgjithshëm – 1157, Lavërtari – 285, Pemëtari-Vreshtari – 250, Blegtori – 348, Agroekonomi – 103, Mbrojtja e Bimëve – 23, Mjekësi Veterinere – 43. Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë kanë doktoruar 14 kandidatë, ndërsa ka magjistruar 1 kandidat. Mësimdhënësit e Fakultetit të Bujqësisë: profesorë të rregullt – 13, profesorë të asocuar – 8, profesorë asistentë – 11, ligjërues – 1, asistentë – 9, asistentë të rinj – 2. Gjithsej - 44 mësimdhënës. Ky institucion ka realizuar projekte hulumtuese dhe shkencore në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndër projektet më të rëndësishme veçohen: bashkëpunimi me TEMPULLI I DIJES Monografi 181 1970 – 2012 Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), me të cilin u themelua Qendra për Përmirësim Gjenetik të Deleve (racat Mutton Charole dhe Lacon), projekti për themelimin e Bankës së Gjeneve dhe Ekspeditat për Grumbullim të Akcesioneve të Resurseve Bimore në kuadër të projektit dhe rrjetit “SEEDN”-et, pjesëmarrje me punime shkencore në kongrese, konferenca dhe simpoziume të ndryshme në Evropë e më gjerë. Gjithashtu, janë duke u realizuar dhjetë projekte shkencore me BOKU-Austria, të financuara nga ASO. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit ndërkombëtar me këto institucione: Universiteti i Hohenheim të Gjermanisë, Universiteti BOKU të Austrisë, Humbolt University Berlin të Gjermanisë, Universiteti i Udinës të Italisë, Universiteti i Perugia të Italisë, Universiteti i Tuschia-Viterbo, Universitetin e Shkencave të Jetës në Norvegji, Universiteti i Lirë i Berlinit të Gjermanisë, me UBT-Tiranë etj. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë ka botuar dy revista shkencore “Bioteknika” dhe “Bioteknologjia”. Dekanët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë: mr. Xhemush Bina (19741975), doc. dr. Muharrem Shala (19751976), doc. dr. Remzi Bakalli (1976-1979), doc. dr. Xhevat Domi (1979-1981), prof. dr. Voisllav Saviç (1981-1983), prof. dr. Gani Banjska (1983-1985), prof dr. Beqir Dobërdolani (1985-1989), prof. dr. Voisllav Saviç (1989-1991), prof. dr. Ismail Pireva (1991-1994), prof. dr. Bashkim Kabashi (1994-1997), prof. dr. Agim Zajmi (19972000), prof. dr. Latif Susuri (2000), prof. dr. Xhevdet Elezi (2000-2002 dhe 2002-2004), prof. dr. Shukri Fetahu (2004-2009), prof. dr. Skënder Muji (2009- 2012). Sipërfaqja: 3389,88 m2 Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë TEMPULLI I DIJES Monografi 185 1970 – 2012 hemelet e studimeve në degët Xehetari, Teknologji dhe Metalurgji u vunë me hapjen e Shkollës së Lartë Teknike në Mitrovicë, më 10 korrik 1961. Kjo shkollë në fillim kishte vetëm degën e Xehetarisë, ndërsa më vonë edhe atë të Teknologjisë dhe Metalurgjisë. Degët vazhduan punën deri në hapjen e drejtimeve të reja në kuadër të Fakultetit Teknik të Prishtinës dhe të Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, në vitin 1974. Degët ekzistuese kishin një rëndësi të veçantë për krijimin e kudrove, posaçërisht për Kombinatin “Trepça” dhe më gjerë për tërë industrinë dhe ekonominë e Kosovës. Në vitin e themelimit studimet u organizuan në këto degë: Xehetari, Teknologji dhe Metalurgji, kurse në vitin akademik 19801981 hapet edhe Dega e Gjeologjisë. Në vitin 1991 studentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë u dëbuan nga objektet e tyre. Përkundër presionit dhe kushteve të vështira, megjithatë u zhvillua veprimtaria mësimore-shkencore e këtij fakulteti. Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë ende e vazhdon veprimtarinë e tij jashtë objekteve të fakultetit, për shkak se ato janë okupuar nga forcat serbe. Fat të ngjashëm ka edhe Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara, ish-Shkolla e Lartë Teknike e Mitrovicës, objekte e të cilit janë në Zveqan. Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë është vendosur në lokalet e “Trepçës” në Mitrovicë dhe në ndërtesën e ish-Fabrikës së Akumulatorëve. Në këto ambiente janë të vendosura laboratorët për fushat e studimit: Xehetari, Gjeologji, Metalurgji dhe Materiale, Teknologji, Inxhinieri Ushqimore dhe për lëndët e përgjithshme: kimi dhe fizikë. T Në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë zhvillohet veprimtaria mësimore-shkencore dhe hulumtuese në katër departamente: Departamenti i Xehetarisë me drejtimet e Gjeoteknikës, Xehetarisë, Punimet Minerare dhe Tunelet, Inxhinieri e Përgatitjes së Lëndëve të Para; Departamenti i Gjeologjisë me drejtimet e Vendburimeve të Lëndëve të Para Minerale, Hidrogjeologji me Gjeologji Inxhinierike; Departamenti i Teknologjisë me drejtimet e Inxhinierisë Kimike, Inxhinierisë së Mbrojtjes së Mjedisit, Inxhinierisë Ushqimore dhe Departamenti për Metalurgji dhe Materiale me drejtimet e Metalurgji, Materiale, Materiale Metalike dhe Materiale Qeramike. Hapja e drejtimit të Inxhinierisë Ushqimore në kuadër të departamentit të Teknologjisë ka një rëndësi për zhvillimin e shkencave të ushqimit. Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë është mbështetur në sistemin e ri të shkollimit, i paraparë me Deklaratën e Bolonjës për organizimin e studimeve universitare dhe pasuniversitare në tri nivele: bachelor, master dhe doktorata: 3+2+3. TEMPULLI I DIJES 186 Monografi 1970 – 2012 Në kuadër të fakultetit në vitin 1978 është themeluar Instituti për Kërkime Shkencore. Ky institut është rithemeluar në vitin 2006, ndërsa në vitin 2007 është emërtuar Instituti i Inxhinierisë për Xehetari, Metalurgji dhe Materiale, Teknologji dhe Gjeologji. Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë ka këta laboratorë: Laboratori i kimisë së përgjithshme, i kimisë inorganike, i kimisë organike, i kimisë fizike, i fizikës, i gjeologjisë dhe pjesërisht i xehetarisë, i inxhinierisë ushqimore. Funksionon edhe Instituti i Inxhinierisë për Xehetari, Gjeologji, Metalurgji dhe Materiale dhe Teknologji. Në vitin akademik 1999-2000, në vitin e parë të studimeve ishin të regjistruar 39 studentë. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë studimet e tyre i vijuan 767 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 86 studentë. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Xhetarisë dhe Metalurgjisë studimet e tyre i vijuan 960 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 129 studentë. Aktualisht në Fakultetin e Xehtarisë dhe Metalurgjisë vijojnë studimet e doktoratës 20 kandidatë. Deri tani në këtë institucion kanë diplomuar 1503 studentë, ndërsa studimet master i kanë përfunduar 29 studentë dhe 48 magjistraturën. Doktoratën e kanë mbrojtur 24 kandidatë. Mësimdhënësit e Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë: profesorë të rregullt – 6, profesorë të asocuar – 15, profesorë asistentë – 15, ligjërues – 4, asistentë – 10, asistentë të rinj – 6. Gjithsej - 56 mësimdhënës. Fakulteti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare. Nga këto marrëveshje të bashkëpunimit, veçohen: Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave i Tiranës, Universiteti i Tiranës, Universiteti TEMPULLI I DIJES Monografi 187 1970 – 2012 Teknologjik Clausthal në Gjermani, Universiteti Teknik Bergakademi i Freibergut në Gjermani etj. Veprimtaria shkencore e fakultetit është orientuar në botimin e teksteve universitare dhe në botimin e punimeve shkencore – profesionale për nevoja më të gjera të kuadrove të inxhinierive teknike. Nga viti 2011 Fakulteti e Xehetarisë dhe Metalurgjisë emërtohet Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë. Dekanët e Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë: prof. dr. Minir Dushi (19751977 dhe 1977-1979), prof. dr. Novica Spasiç (1979-1981), doc. dr. Shefqet Rashani (1981-1983 dhe 1983-1985), prof. dr. Reshat Abrashi (1985-1987), doc. dr. Dragosllav Elezoviç (1987-1989), prof. dr. Reshat Abrashi (1989-1991), prof. dr. Emin Karakashi (1992-1994), prof. dr. Kadri Berisha (1994-1996), prof. dr. Reshat Abrashi (1996-1998), prof. dr. Kadri Berisha (1996-1998), doc. dr. Shefqet Ibrahimi (2000-2002 dhe 2002-2004), prof. dr. Kadri Berisha (2004-2006-2009), prof. dr. Izet Zeqiri (2009-2012). Sipërfaqja: 2241,11 m Fakulteti i Shkencave Sportive TEMPULLI I DIJES Monografi 191 1970 – 2012 ë Shkollën e Lartë Pedagogjike ishte hapur Dega e Edukatës Fizike për të përgatitur kuadrin e duhur për nevojat e shkollave fillore dhe të mesme për lëndën e edukatës fizike. Fakulteti i Kulturës Fizike, bazuar në këtë traditë, u themelua në korrik të vitit 1979. Ky institucion i arsimit të lartë bëri të mundur që të organizohen studime të shkallëzuara: studime dyvjeçare, me ç’rast studenti fiton titullin arsimtar i kulturës fizike, dhe studime katërvjeçare, me ç’rast studenti fiton titullin profesor i kulturës fizike. Ky institucion në vitin akademik 19791980 regjistroi gjeneratën e parë, të cilën e përbënin 75 studentë në gjuhën shqipe dhe 25 në gjuhën serbokroate. Në vitet ‘80 në këtë fakultet studionte një numër studentësh nga Greqia. N Në fillim të punës së këtij institucioni mësimin e organizonin 4 mësimdhënës të rregullt dhe 2 asistentë, si dhe një numër i madh bashkëpunëtorësh të jashtëm. Në vitin 1991 profesorët dhe studentët shqiptarë largohen dhunshëm nga ky institucion, por studimet i vazhduan në objekte private. Në vitin akademik 2004-2005 në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit kishte 488 studentë, ndërsa në procesin mësimor ishin angazhuar 20 mësimdhënës dhe asistentë në marrëdhënie të rregullt pune dhe 7 bashkëpunëtorë. Deri më tani përveç hulumtimeve shkencore në kuadër të disertacioneve, janë bërë edhe disa hulumtime të vlefshme profesionale dhe shkencore të nivelit vendor dhe ndërkombëtar. TEMPULLI I DIJES 192 Monografi 1970 – 2012 Në kuadër të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit funksionojnë dy ekipe që bëjnë gara në ligat elite të vendit: Klubi i Volejbollit “Universiteti i Prishtinës” (femrat) në Superligën e Kosovës dhe Klubi i Atletikës “Universiteti i Prishtinës”. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit studimet e tyre i vijuan 457 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 55 studentë. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit studimet e tyre i vijuan 671 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 127 studentë. Deri më tani në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit kanë diplomuar 951 studentë me mësim në gjuhën shqipe. Kanë magjistruar 62 kandidatë dhe i kanë kryer studimet master 36 studentë. Në këtë institucion deri më tani kanë – 1, asistentë të rinj – 3. Gjithsej - 24 doktoruar 18 kandidatë. Mësimdhënësit e Fakultetit të Shkencave mësimdhënës. Sportive: profesorë të rregullt – 2, profesorë të Profesorët e Fakultetit të Kulturës Fizike asocuar – 6, profesorë asistentë – 6, ligjërues dhe Sportit kanë botuar një numër të TEMPULLI I DIJES Monografi 193 1970 – 2012 konsiderueshëm tekstesh universitare të profileve të ndryshme. Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit ka të zhvilluar një rrjet të gjerë bashkëpunimi. Ky bashkëpunim kryesisht shtrihet në fushën e mësimdhënies dhe të hulumtimit. Projekti më i rëndësishëm që është duke u zbatuar me një shtrirje ndërkombëtare është ai i Projektit Tempus IV që ndërlidh këmbimin e hulumtimeve shkencore me Universitetin e Shkencave Humane në Romë dhe me Universitetet e Tiranës dhe të Tetovës. Organizuar nga Universiteti i Prishtinës së bashku me Parlamentin Studentor dhe mbështetur nga Fakulteti i Shkencave Sportive, për herë të parë është mbajtur Universiada Mbarëkombëtare “Prishtina 2011”. Në këtë aktivitet sportiv kanë marrë pjesë studentët nga universitetet e hapësirave mbarëkombëtare, të cilët i dëshmuan shkathtësitë e tyre sportive në futboll, volejboll, basketboll, atletikë, shah, pingpong etj. Dekanët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit: prof. Bardhyl Zajmi (1979- 1981), mr. Arsim Fehmiu (1982-1983), prof. dr. Mirosllav Mekiç (1984-1985), prof. dr. Faik Çitaku (1986-1987), prof. dr. Behlul Brestovci (1988-1989), prof. dr. Mustafë Aliu (1990-1992), prod. dr. Faik Çitaku (1993-1994 dhe 1994-1996), prof. dr. Mustafë Aliu (1997-1998), prof. dr. Masar Nixha (1999-2000), prof. dr. Mehdi Jashari (2001-2002 dhe 2003-2004), prof. dr. Mustafë Aliu (2004-2006), prof. dr. Ajvaz Berisha (2006-2009 dhe 2009-2012). Sipërfaqja:1928,65 m2 Ekipi fitues i UP-së në Universiadën Mbarëkombëtare “Prishtina 2011” Fakulteti i Edukimit TEMPULLI I DIJES Monografi 197 1970 – 2012 F akulteti i Edukimit është institucioni më i ri i Universitetit të Prishtinës. U themelua më 9 shtator 2002 duke shtrirë veprimtarinë studimore-shkencore në katër qendra akademike: Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Gjakovë. Selia kryesore e Fakultetit të Edukimit është në Prishtinë. Mësimi në këtë institucion, në të gjitha qendrat e tij, filloi më 18 nëntor 2002. Në vitin e parë të studimeve puna filloi vetëm me programet për përgatitjen e edukatoreve dhe të mësimdhënësve të shkollës fillore (mësues klase), kurse nga viti akademik 2003-2004 nis të zbatohen edhe programet mësimore për përgatitjen e mësimdhënësve për shkollën e mesme të ulët – mësimdhënës lëndorë të klasave VI – IX, të cilat mundësojnë përgatitjen e mësimdhënësve dylëndorë në përputhje me standardet bashkëkohore të aftësimit të mësimdhënësve. Në të gjitha qendrat e këtij fakulteti në vitin e parë akademik kishte të regjistruar 917 studentë të rregullt, kurse tani ka 6919 studentë. Procesi mësimor në Fakultetin e Edukimit zhvillohet në gjuhën shqipe, kurse në Qendrën në Prizren edhe në gjuhën turke e boshnjake në pesë programe mësimore. Fakulteti mundëson studime edhe në gjuhën serbe, nëse paraqitet interesimi i pjesëtarëve të këtij komuniteti. Në secilën qendër akademike çdo vit në mësimin në gjuhën shqipe pranohet edhe një numër i caktuar studentësh nga komunitetet joshqiptare dhe të ardhur nga vendet fqinje. Fakulteti i Mësuesisë u themelua më 6 qershor 1997. Në vitin e parë akademik 1997-1998 u regjistruan 61 studentë. Studimet në këtë fakultet ishin 4 vjeçare, ndërsa në vitet e fundit 2002-2006 ato u kthyen në 3 vjeçare. Deri tani u diplomuan 484 studentë. Në këtë fakultet botohet revista shkencore “Edukologia”. Fakulteti i Mësuesisë u hap me 3 profesorë të rregullt dhe 3 asistentë. Në vitin 2001 bëhet reformë e planeve mësimore, të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin bachelor. Nga viti akademik 2002-2003 më nuk regjistrohen studentë në programet e Shkollave të Larta Pedagogjike (SHLP) dhe në Fakultetin e Mësuesisë. TEMPULLI I DIJES 198 Monografi 1970 – 2012 Pas mbarimit të studimeve, studentët e Fakultetit të Edukimit marrin gradën bachelor. Ata aftësohen për shfrytëzimin e praktikave bashkëkohore të mësimdhënies për fëmijët parashkollorë dhe të shkollave fillore. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Edukimit u regjistruan 4416 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Edukimit u regjistruan 5326 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Prej tyre, në studimet master janë 131 studentë. Mësimdhënësit e Fakultetit të Edukimit: profesorë të rregullt – 2, profesorë të asocuar Objekti i ri i Fakultetit të Edukimit- Prishtinë – 14, profesorë asistentë – 23, profesor të shkollës së lartë - 4, ligjërues – 3, asistentë – 18, asistentë të rinj – 16. Gjithsej - 80 mësimdhënës. Nga shkurti i vitit 2007, në bashkëpunim me MASHT-in dhe UP-në, në këtë institucion realizohet Programi për Arsimimin dhe Rikualifikimin e Kuadrove me SHLP-të dyvjeçare të kryer (PARK-u). Pas ndërprerjes së këtij programi në vitin 2009 MASHT dhe UP e filluan projektin për avancimin dhe kualifikimin e mësimdhënësve, të cilët kishin mbaruar SHLP (Shkolla e Lartë Pedagogjike). Fakulteti i Edukimit që nga themelimi TEMPULLI I DIJES Monografi 199 1970 – 2012 është përkrahur nga Zyra Kanadeze në kuadër të programit për Zhvillimin e Arsimit në Kosovë (KEDP), për të vazhduar më pastaj edhe nga Zyra Finlandeze dhe ajo Norvegjeze. Përkrahja e tyre është shprehur në organizimin e seminareve për mësimdhënësit e këtij fakulteti, me theks të veçantë në njohjen me metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies, vëzhgimin e cilësisë së programeve dhe hartimin e tyre. Fakulteti i Edukimit gjithnjë ka pasur parasysh edhe bashkëpunimin me institucione jashtë Kosovës. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare është mbështetur me përkrahjen e dy projekteve të studimeve master: Udhëheqja në arsim dhe Mësimdhënia e kurrikulat, nga Projekti TEMPUS, si dhe me këmbimin studentëve të masterit dhe të doktoratës me katër universitete të Turqisë. Dy vitet e fundit është intensifikuar bashkëpunimi me Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës. Fakulteti i Edukimit boton revistën profesionale shkencore “Edukologia”, në të cilën studimet botohen në disa gjuhë vendore dhe të huaja. Fakulteti organizon edhe seminare dhe sesione shkencore të rregullta vjetore. Dekanët e Fakultetit të Mësuesisë: prof. dr. Hajrullah Koliqi (1997-1998), prof. dr. Ruzhdi Kastrati (1998-2002) dhe prof. dr. Sadik Rashiti (2002-2004). Dekanët e Fakultetit të Edukimit: prof. dr. Demë Hoti (2002-2004), prof. dr. Sadik Rashiti (2004-2007), prof. dr. Vedat Kiseri (2007-2007), prof. dr. Mejdi Elezi (2007-2009), prof. dr. Hasan Mujaj (2009-2012 ). Fakulteti i Edukimit - Qendra në Prishtinë Në këtë qendër mësimet zhvillohen në objektin e dikurshëm të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Qendra e Prishtinës ka 10 programe mësimore: Programi Parashkollor – 425 studentë të regjistruar deri më tani; Programi Fillor – 448 studentë; Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe – 257 studentë; Programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze – 280 studentë; Programi Fizikë – Kimi – 248 studentë; Programi Biologji – Kimi – 255 studentë; Programi Matematikë – Informatikë – 279 studentë; Programi Teknologji – Informatikë – 275; Programi Histori – Edukatë Qytetare – 270 studentë, dhe; Programi Gjeografi – Edukatë Qytetare – 279 studentë. Deri më tani në këtë Qendër të Fakultetit të Edukimit janë regjistruar 3013 studentë, ndërsa kanë diplomuar 462. Në Qendrën e Prishtinës, për një vit është zhvilluar edhe Programi për Master – Inkluziv, ku kanë diplomuar 14 studentë. Biblioteka në Prishtinë ka 1500 ekzemplarë. Sipërfaqja: Fakulteti i Edukimi në Prishtinë dhe Fakulteti i Arteve-2959,82 m2 Fakulteti i Edukimit - Qendra në Gjilan Filloi punën në objektet e ish-SHLP-së në Gjilan, me programet: Programi Parashkollor dhe Programi Fillor. Në të dy programet në vitin e parë u pranuan nga 50 studentë të rregullt. Një vit më vonë, në vitin akademik 2003-2004 në Qendrën e Gjilanit filluan studimet edhe në programet: Histori – Edukatë Qytetare dhe Gjeografi - Edukatë Qytetare, të cilat programe funksionojnë edhe tani. TEMPULLI I DIJES 200 Monografi 1970 – 2012 Fakulteti i Edukimit – Qendra në Gjilan ka mbi 2800 m² sipërfaqe lokal: 12 mësonjëtore, 10 kabinete, sallën e kompjuterëve, fonolaboratorin, bibliotekën e fakultetit me mbi 70.000 ekzemplarë etj. Biblioteka në Gjilan ka 43250 ekzemplarë. Sipërfaqja: 3046,99 m2. Fakulteti i Edukimit – Qendra në Prizren Në këtë Qendër, që nga fillimi i punës e deri në vitin akademik 2009-2010 janë regjistruar 1274 studentë, kryesisht si studentë të rregullt. Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar deri në nëntor 2009 është 268 studentë: në Programin Fillor – 109 studentë, në Programin Parashkollor – 30, në Programin Histori – Edukatë Qytetare – 76, në Programin Gjeografi – Edukatë Qytetare – 53 studentë. Në Fakultetin e Edukimit – Qendra në Gjilan janë angazhuar: 10 mësimdhënës dhe 8 asistentë në marrëdhënie të rregullt pune dhe 28 bashkëpunëtorë nga fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Në shkurt të viti 2007 në Fakultetin e Edukimit – Qendra në Gjilan, filloi punën Programi për Arsimimin dhe Rikualifikimin e Kuadrove me SHLP-të dyvjeçare të mbaruar (PARK-u), si projekt provues (projekt pilot). Në këtë program, 185 studentë, deri në muajin qershor 2009 e fituan diplomën bachelor edukimit në studime 4 vjeçare. Është themeluar në kuadër të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, në nëntor të vitit 2002. Fillimisht, pati vetëm programet për përgatitjen e mësimdhënësve të shkollës fillore, klasa I-V, kurse nga viti 2003-2004 filluan të zbatohen edhe programet mësimore për përgatitjen e mësimdhënësve për ciklin e mesëm të ulët – mësimdhënës lëndorë të klasave VI- IX. Në këtë qendër akademike studimet zhvillohen në tri gjuhë: gjuhën shqipe, gjuhën boshnjake dhe gjuhën turke. TEMPULLI I DIJES Monografi 201 1970 – 2012 Në gjuhën shqipe janë këto programe: Programi i Mësimit Klasor, Matematikë – Informatikë, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Fizikë – Kimi. Në gjuhën boshnjake funksionojnë këto programe: Programi i Gjuhës dhe Letërsisë Boshnjake, Teknologji – Informatikë dhe Programi Fillor. Në gjuhën mësimore turke janë këto programe: Matematikë – Informatikë dhe Programi Fillor. Në këtë Qendër deri tani janë regjistruar 1121 studentë, prej të cilëve u diplomuan 390 studentë. Procesin akademik e udhëheqin 10 mësimdhënës e asistentë në marrëdhënie të rregullt pune dhe 49 bashkëpunëtorë të jashtëm (me mësim në gjuhën shqipe); 1 mësimdhënës i rregullt dhe 23 bashkëpunëtorë nga Universiteti i Prishtinës dhe nga universitetet e jashtme (mësimi në gjuhën boshnjake), 1 asistent i rregullt dhe 11 bashkëpunëtorë nga universitete e jashtme (mësimi në gjuhën turke). Biblioteka në Prizren ka 53843 ekzemplarë. Sipërfaqja: 3368,05 m2 *** Në vitin 2010 në Prizren sipas vendimit të MASHT-it themelohet Universiteti Publik i Prizrenit. Fakulteti i Edukimit – Qendra në Gjakovë Në Gjakovë, në nëntor të viti 2002, themelohet Fakulteti i Edukimit, fillimisht me Programin Fillor. Në shtator të vitit 2004 miratohen planet mësimore për këto degë: Gjuhë e Letërsi Shqipe, Biologji-Kimi, Teknologji-Informatikë, Histori dhe Edukatë Qytetare dhe Gjeografi dhe Edukatë Qytetare. Në këto programe deri tani kanë studiuar 1511 studentë, nga të cilët deri në nëntor të vitit 2009, u diplomun 245 studentë në studimet bachelor. Në kuadër të Fakultetit të Edukimit Qendra në Gjakovë, që nga shkurti i vitit 2007, është zhvilluar edhe projekti i studimeve pa shkëputje nga puna në Programin Fillor, në të cilin program, deri në muajin korrik 2009, kanë diplomuar 144 studentë (mësues): 129 me ShLP dyvjeçare dhe 5 veta me SHLP trevjeçare. Në Fakultetin e Edukimit – Qendra në Gjakovë, në marrëdhënie të rregullt pune janë 18 mësimdhënës, mësimdhënës të angazhuar 10 dhe magjistra 4. Janë të angazhuar edhe 10 mësimdhënës dhe 8 asistentë nga fakultetet e tjera të Universitetit të Prishtinës. Biblioteka ka 4200 ekzemplarë. Sipërfaqja: 2435,91 m2 Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë TEMPULLI I DIJES Monografi 205 1970 – 2012 akulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë është themeluar në vitin 1960, me emrin Shkolla e Lartë Ekonomike - Komerciale në Pejë. Në fillim, ky institucion kishte vetëm seksionin e afarizmit komercial në ndërmarrje dhe një numër të vogël mësimdhënësish. Në vitin akademik 1960-1961 u regjistruan 120 studentë. Që nga ajo kohë ky institucion u angazhua në aftësimin e kuadrove profesionale të ekonomisë që u përgjigjeshin kërkesave social-ekonomike të vendit. Veprimtaria dhe zhvillimi i Shkollës së Lartë Ekonomike ishte e orientuar në formimin e ekonomistëve me përgatitje bashkëkohore profesionale, për t’iu përgjigjur nevojave të zhvillimit ekonomik dhe të afarizmit në përgjithësi. Nga Shkolla e Lartë Ekonomike dolën disa mijëra ekonomistë nga Kosova dhe nga trojet e tjera etnike shqiptare (Maqedoni, Mali i Zi, Serbi etj.). Ky numër i ekonomistëve të diplomuar shpreh kontributin e shkollës që e dha për F ekonominë e Kosovës dhe rajonin. Në vitin akademik 2001-2002 Shkolla e Lartë Ekonomike u reformua sipas modelit të Deklaratës së Bolonjës në nivelin e studimeve bachelor. Shkolla u riemërua nga Shkolla e Biznesit në Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit. Gjatë organizimit të këtij institucioni me emrin Shkolla e Biznesit, studimet zhvilloheshin në tri departamente: Administrim Biznesi, Informatikë e Aplikuar në Biznes dhe Menanxhment në Turizëm dhe Hotelieri. Në vitin 2002 organizohen studime në gjuhën boshnjake në departamentin Administrim Biznesi. Nga viti 2004 institucioni emërtohet Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit. Nga viti 2007 në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit studimet zhvillohen në tri departamente: departamenti Administrim Biznesi në dy gjuhë: shqipe dhe boshnjake, departamenti Kontabilitet dhe Financa të Biznesit dhe departamenti Menaxhment, Turizëm dhe Hotelieri. TEMPULLI I DIJES 206 Monografi 1970 – 2012 Deri më tani në nivelin bachelor në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit kanë diplomuar 1050 studentë, kurse në ish-Shkollën e Lartë Ekonomike nga viti 1960 kanë diplomuar gjithsej 2868 studentë, në mësim në gjuhën shqipe. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit studimet e tyre i vijuan 2247 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit studimet e tyre i vijuan 2405 studentë të rregullt dhe me korrespondencë. Mësimdhënësit e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë: profesorë të asocuar – 2, profesorë asistentë – 8, profesorë të shkollës së lartë - 2, ligjërues – 1, asistentë – 12, asistentë të rinj – 4. Gjithsej - 29 mësimdhënës. Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit zhvillon bashkëpunim me institucione dhe programe që i ofrojnë organizatat ndërkombëtare. Në kuadër të programit TEMPUS bëhet këmbimi i stafit akademik me universitete angleze, sllovene, suedeze etj. Ky bashkëpunim ka mundësuar këmbimin e përvojave mësimore dhe shkencore përmes projekteve dhe profesorëve me Universitetin e Staffordshire të Anglisë, Universitetin Vaxio të Suedisë dhe Universitetin i Trentos të Italisë. Po kështu, ka edhe një bashkëpunim të vazhdueshëm me universitete nga Bosnja. Profesorë nga universitete të Bosnjës janë të angazhuar në procesin mësimor në gjuhën boshnjake. TEMPULLI I DIJES Monografi 207 1970 – 2012 Dekanët e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit : prof. Arsenije Gashiç (1960-1966), prof. Branko Llaliç (19661970), mr. Dushan Dujeviç (1970-1974), mr. Enver Beqiri (1974-1976 dhe 19761978), prof. dr. Ali Sylqa (1978-1980), prof. Sali Lika (1980-1982), prof. Pavle Gjurgjeviç (1982-1984) mr. Enver Beqiri (1984-1986 dhe 1986-1988), prof. dr. Sllobodan Ivoviç (1998-1991), prof. Mehdi Gjakova (19921994 dhe 1994-1998), prof.dr. Ali Sylqa (1998-2001), prof. dr. Edmond Beqiri (20052007) prof. dr. Xhevat Bakraçi (2007-2009), prof. dr. Armand Krasniqi (2009-2012 ). Sipërfaqja: 2117,95 m2 Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë TEMPULLI I DIJES Monografi 211 1970 – 2012 akulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë është institucion që e vazhdon veprimtarinë mësimore-shkencore të Shkollës së Lartë Teknike, e cila ishte themeluar në vitin 1961, me degët Xehetari, Metalurgji dhe Teknologji. Shkolla e Lartë Teknike në Mitrovicë ishte një ndër institucionet e para të arsimit të lartë në Kosovë, e cila u themelua dhe u zhvillua në një mjedis relativisht të zhvilluar ekonomik, duke dhënë kontribut në zhvillimin e industrisë së Kosovës me ekspertët e inxhinierët e diplomuar. Me themelimin e Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, në vitin 1974 shuhen këto degë dhe shkolla deri në vitin 2005 veprim- F tarinë e orienton në Degët e Makinerisë dhe Elektroteknikës. Kthesë në procesin studimor ndodhi me pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 1991-1992. U regjistruan në vitin e parë 80 studentë, prej tyre 40 në Degën e Makinerisë dhe 40 në atë të Elektroteknikës. Shkolla e Lartë Teknike në këto rrethana zhvilloi bashkëpunim të frytshëm me Fakultetin e Makinerisë dhe Elektroteknikës në Prishtinë, Fakultetin Xehetar-Metalurgjik në Mitrovicë, Fakultetin Ekonomik në Prishtinë etj. Në vitin akademik 1993-1994 u bë transformimi dhe procesi mësimor u zhvillua TEMPULLI I DIJES 212 Monografi 1970 – 2012 nga 4 sa ishte në 5 semestra. Hapen degë të reja: Drejtimi Telekomunikacion dhe Informatikë, Energjetikë, Makineri Prodhuese dhe Termoenergjetikë. Si pasojë e rrethanave politike dhe të sigurisë në Mitrovicë dhe në pjesën veriore të Kosovës, Shkolla e Lartë Teknike ende veprimtarinë mësimore e zhvillon në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në pjesën jugore të Mitrovicës. Më 5.9.2005 Shkolla e Lartë Teknike transformohet në Fakultet të Shkencave Teknike të Aplikuara me departamentet: Informatikë Inxhinierie dhe Makineri Industriale, ndërsa në vitin 2008, në këtë institucion, fillon realizimi i programeve për studimet master në Departamentin e Makinerisë Industriale. Prej fillimeve deri në vitin 2008 në këto institucione kanë diplomuar 1072 studentë, ndërsa nga viti 1992 e deri më tani në fakultet kanë diplomuar 718 studentë. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara studimet e tyre i vijuan 693 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 16 studentë. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara studimet e tyre i vijuan 746 studentë të rregullt. Prej tyre, në studimet master: 31 studentë. Mësimdhënësit e Fakultetit të Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë: profesorë të rregullt – 2, profesorë të asocuar – 1, profesorë asistentë – 2, profesorë të shkollës së lartë - 1, ligjërues – 2, lektor 1, asistentë – 3, asistentë të rinj – 2. Gjithsej - 14 mësimdhënës. Fakulteti ka laboratorin për Informatikë dhe Makineri Industriale, ndërsa në kuadër TEMPULLI I DIJES Monografi 213 1970 – 2012 të këtij institucion punon edhe Instituti i Fakultetit të Shkencave Teknike. Në këtë institut kanë kontribuar mësimdhënësit me elaborate investive dhe me projekte ideore, të cilat kanë të bëjnë me revidimin e projekteve të punuara nga ndërmarrjet e tjera projektuese. Në këtë drejtim është dhënë kontribut në projektimin e vijave të reja teknologjike, pastaj në pranimin teknik të objekteve prodhuese, të makinave, stabilimenteve dhe pajisjeve të reja nga lëmi i makinerisë dhe informatikës inxhinierie Fakulteti disponon edhe me laboratorin e makinerisë industriale, i pajisur me makinat bashkëkohore CNC, CAD-CAM, që janë pajisjet e para të këtij lloji në Universitetin e Prishtinës, me të cilat kryhen punë praktike dhe profesionale për studentët e studimeve bachelor dhe punë shkencore dhe hulumtuese për studentët e studimeve master. Fakulteti zbaton marrëveshje bashkëpunimi me Kombinatin “Trepça”, Institutin “Inkos”, PTK etj. Fakulteti (Shkolla e Lartë Teknike) boton revistën shkencore për teori dhe praktikë makinerie dhe elektroteknikë me titull “Buletini shkencor i Shkollës së Lartë Teknike- Mitrovicë”, numri i parë i të cilit u botua në vitin 1995. Drejtorët e Shkollës së Lartë Teknike: prof. dr. Minir Dushi (1961-1964), prof. Asaf Nazifi (1964-1979), prof. Dragan Gjukiç (1979-1983), prof. Zharko Petrushiç (1983-1987), mr. Hasan Bunjaku (19871989), prof. Ismail Krasniqi (1989-1991), mr. Bajram Mulaku (1991-1994 dhe 19941997), mr. Avni Terziqi (1997-1999), mr. Bajram Mulaku (1999-2001), prof. dr. Avdi Salihu (2001-2004 dhe 2005-). Sipërfaqja: 2241,11 m2 Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj TEMPULLI I DIJES Monografi 217 1970 – 2012 akulteti i Shkencave Teknike u themelua, mbështetur në traditën mësimore-shkencore të Qendrës së Shkollimit të Lartë, e cila filloi punën në Ferizaj, më 1.12.1976. Studimet zhvilloheshin në seksionin e makinerisë dhe industrisë së drurit nga V semestra dhe pas përfundimit fitohej thirrja e inxhinierit, varësisht prej seksionit, makineri apo industri e drurit. Në këtë qendër u bë e mundur edhe specializimi i punëtorëve në fushat e motorizacionit, zdrukthëtarisë dhe përpunimit të metaleve me drejtimet: axhustator dhe saldues. Studimet specializuese zgjasnin IV semestra dhe pas përfundimit fitohej thirrja e Punëtorit F me përgatitje të lartë profesionale -automekanik, zdrukthëtar, axhustator, saldues. Qendra e Shkollimit të Lartë u shua më 1988 dhe në vend të saj u themelua Shkolla e Lartë Teknike. Në kuadër të saj funksionuan seksioni i makinerisë me profilet: makineri prodhuese, termoenergjetikë dhe ai për automjete motorike, kurse në seksionin e industrisë së drurit: profili dhe përpunimi i drurit, që zgjasnin V semestra. Thirrja e fituar ishte inxhinier i makinerisë apo industrisë së drurit. Në vitin akademik 2000-2001 Shkolla e Lartë Teknike, përkohësisht e ndërpreu aktivitetin. Në vitin 2002-2003 shkolla sërish u aktivizua me studime themelore bachelor 3 TEMPULLI I DIJES 218 Monografi 1970 – 2012 vjeçare bazuar në Deklaratën e Bolonjës. Ishin dy departamente: Makineri dhe Industri e drurit. Më 5.9.2005 u bë transformimi i Shkolla e Lartë Teknike në Fakultet të Shkencave Aplikative Teknike. Në vitin akademik 20082009 u hapën studimet master në Departamentin e Industrisë së Drurit. Fakulteti u transformua duke u orientuar në sferën e shkencave aplikative, sipas nevojës dhe kërkesave të ekonomisë së tregut dhe realitetit të ri ekonomik. Organizimi i studimeve bëhet në përputhje me Deklaratën e Bolonjës, ndërsa studimet themelore zgjasin 3, dhe ato master 2 vjet. Në Fakultetin e Shkencave Aplikative Teknike specializohen kuadro për sektorin privat dhe publik në lëminë e makinerisë (plastmasa) dhe industrinë e drurit ( përpunim i drurit), si dhe bëhen hulumtime të profileve të reja në dizajn, menaxhment etj. Në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara funksionojnë laboratorët e Fizikës dhe i Kimisë. Në vitin akademik 2009-2010 në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara studimet e tyre i vijuan 227 studentë të rregullt. Në vitin akademik 2010-2011 në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara studimet e tyre i vijuan 228 studentë të rregullt. Që nga themelimi, në të gjitha drejtimet, kanë diplomuar 1673 studentë. Mësimdhënësit e Fakultetit të Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj: profesorë të asocuar – 2, profesorë asistentë TEMPULLI I DIJES Monografi 219 1970 – 2012 – 2, profesorë të shkollës së lartë - 3, ligjërues – 4, asistentë – 2, asistentë të rinj – 3. Gjithsej - 16 mësimdhënës. Në realizimin e projekteve të ndryshme të fakultetit, duhet dalluar bashkëpunimin me Universitetin e Salzburgut në Austri, Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Firencës, Lubjanës, Rozenhajmit etj. Fakulteti është përfshirë në rrjetin CEPUS dhe kjo mundëson këmbimin e përvojave edhe nga ana e studentëve. Ky institucion është anëtar i disa asociacioneve ndërkombëtare si: IUFRO ( Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve Pyjore) me seli në Vjenë, pastaj anëtar në Shoqatën e Teknologjisë dhe Shkencës së Drurit me seli në SHBA, në IRG ( Grupi Ndërkombëtar i Kërkimeve Shkencore në Mbrojtjen e Drurit) si në EDG (Grupi Evropian i Tharjes së Drurit). Revista profesionale dhe shkencore për teori dhe praktikë “Teknika”është botuar në periudhën e viteve 2003 - 2007. Deri më tani nga mësimdhënësit e fakultetit janë botuar më se 8 tekste universitare për nevoja të studentëve. Dekanët: prof. Xhemajl Kasumi (19761979), prof. Kolë Kurti (1979-1980), mr. Isak Jashari (1980-1981), prof. Xhemajl Kasumi (1981-1983), prof. Ismajl Hasani (1983-1985), prof. Milorad Durleviç (19851989), mr. Isak Jashari (1990-1991, 19921994, 1994-1997, 1997-1998, 2002-2004 dhe 2004-2006), prof. as. dr. Agron Bajraktari (2006-2009 dhe 2009-2012). Sipërfaqja: 1851,72 m2 TEMPULLI I DIJES 220 Monografi 1970 – 2012 TEMPULLI I DIJES Monografi 221 1970 – 2012 Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës istoriku i bibliotekave në Kosovë daton nga periudha të hershme, madje edhe në shekujt XIV-XV, kështu që Biblioteka e Suzi Qelebiut (1513) në Prizren konsiderohet si një ndër bibliotekat e para në Kosovë. Funksioni i shumë bibliotekave në atë periudhë ishte i ndërlidhur kryesisht me misionin e bashkësive të kultit. Kjo traditë ka vazhduar deri në shekullin XX kur edhe themelohen bibliotekat e para me karakter institucional. Në vitin 1944 në Prizren krijohet institucioni i parë publik bibliotekar në Kosovë, prandaj themelimi dhe zhvillimi i bibliotekave në Kosovë, gjithsesi, pikë referimi e kanë H Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, e cila ka kaluar nëpër disa faza, madje duke marrë emërtime të ndryshme: Biblioteka Regjionale e Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë (1944-1952), Qendra Bibliotekare e Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë (1956-1961), Biblioteka Popullore Krahinore (1961-1970), Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës (1970-1990), Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës e Metohisë (1990-1999), ndërsa nga viti 1999Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është institucioni qendror i bibliotekarisë së Kosovës dhe qendër e informacionit TEMPULLI I DIJES Monografi 223 1970 – 2012 bibliotekar në nivel kombëtar. Aktiviteti i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës është i ngjashëm sikundër bibliotekat e tjera kombëtare në shtete të ndryshme të botës. Gjithashtu, funksioni i saj ndërlidhet edhe me veprimtarinë edukative të Universitetit të Prishtinës. Ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u përurua më 25 nëntor 1982. Hapësira e saj përfshin 16.500 metra katrorë. Është e përbërë me dritare zenitale, me gjithsej 99 kupola, të cilat e kanë simbolikën e vet të veçantë arkitekturale. Koleksionet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës numërojnë rreth 2 milion ekzemplarë, si: libra, dorëshkrime, revista, gazeta, harta, vepra muzikore, fotodokumente etj. Rëndësi të veçantë kanë librat e vjetër e të rrallë, si dhe dorëshkrimet në gjuhën shqipe, latine, dorëshkrimet orientale në gjuhën arabe, persiane, osmane etj., të cilat paraqesin trashëgiminë kulturore dhe pasurinë intelektuale si vlera kombëtare dhe universale. Biblioteka ofron shërbime për përdoruesit e vet edhe të burimeve elektronike të revistave më të njohura në botë përmes Konsorciumit të Bibliotekave Elektronike të Kosovës. Libri më i vjetër në fondet e Bibliotekës është vepra e Marin Barletit “Historia për jetën dhe bëmat e Skenderbeut, princit të Epirotëve”, përkthyer nga latinishtja në gjuhën gjermane nga Johan Piniciani, botuar në Augsburg në vitin 1533, i dhuruar nga Patricia Nugge, koleksionare e njohur nga Britania e Madhe. Nga viti 1990 deri në vitin 1999 në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës pushteti okupues serb aplikoi masat e dhunshme, ndërsa lexuesve shqiptarë u mohohej e drejta për shërbime. Gjithashtu, në periudhën e administrimit serb pasurimi dhe zhvillimi i koleksioneve bibliotekare në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës është bërë vetëm në gjuhën serbe dhe asnjë në gjuhën shqipe, ndërsa po në këtë periudhë 125.981 materiale bibliotekare në gjuhën shqipe janë zhdukur TEMPULLI I DIJES 224 Monografi 1970 – 2012 nga administrata e dhunshme serbe e këtij institucioni dhe janë dërguar në fabrikën e letrës në Lipjan të Kosovës. Po kështu, në këtë institucion është bërë edhe një spastrim i madh i koleksioneve me vlerë kombëtare, sidomos veprat e autorëve të traditës shqipe. Nga viti 2005 Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës ka filluar përpunimin elektronik të materialeve bibliotekare përmes programit të automatizuar Aleph 500, ndërsa në vitin 2011 bashkë me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë e themeluan Portalin Albanologjik Shqipëri-Kosovë, i cili ofron integrimin e informacionit mbi trashëgiminë e kulturës së shkruar mbarëshqiptare në rrjetin evropian dhe botëror të informacionit, nëpërmjet rrjetit global të komunikimit. Në kuadër të zhvillimit të veprimtarisë së saj në dekadën e fundit, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës ka themeluar një varg bibliotekash të veçanta, për t’iu ofruar lexuesve shërbime sa më të mira, si: Biblioteka e Këndit Amerikan, Biblioteka e Artit Bashkëkohor, Biblioteka e NATO-s, Biblioteka Muzikore, Biblioteka legatë e Fehmi Aganit, Biblioteka legatë e Krist Malokit, Arkivi i Autorëve, Qendra dokumentare “Kujtesa e Kosovës” etj. Këto biblioteka të veçanta me fondet e tyre të pasura janë dhuratë nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore, si dhe nga individë, kështu që koleksionet e tyre të shumëllojshme, të cilat janë në gjuhë të mëdha të botës, ofrojnë informacione me interes për përdoruesit dhe specialistët e fushave të veçanta. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare është bashkëthemeluese e dy manifestimeve të rëndësishme ndërkombëtare dhe kombëtare për librin dhe bibliotekat:“Java e Bibliotekës në Kosovë”, që u themelua në vitin 2003 bashkë Libri më i vjetër në Koleksionet e Rralla të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, i dhuruar nga koleksionistja e njohur e librave mbi Skënderbeun - Patricia Nugge nga Londra: Historia për jetën dhe bëmat e Skënderbeut, Princit të Epirotëve = Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum Principis / Marin Barleti ; përkth. nga lat. në gjermanisht Joanne Pinicianu ; ilustr. piktori gjerman Breu the Elder. - Augsburg, 1533 (MDXXXIII) me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe “Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë”, që u themelua në vitin 2006 bashkë me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovë që nga viti 2004 e boton revistën profesionale “Biblioletra”. Kjo revistë sjell informacionin më të plotë për zhvillimin e TEMPULLI I DIJES Monografi 225 1970 – 2012 bibliotekarisë së Kosovës në përgjithësi. Gjithashtu, në fushën e botimeve deri më tani ka botuar mbi 80 libra e botime të tjera të ndryshme profesionale, origjinale dhe të përkthyera, dhe në këtë drejtim është ofruar dija më e avancuar në shkencat e bibliotekarisë bashkëkohore. Në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është njëra ndër themelueset e Unionit të Bibliotekave të Ballkanit në vitin 2009 në Edirne të Turqisë, pastaj anëtare e Konferencës së Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Botës që nga viti 2009, anëtare e organizatave të ndryshme në nivel ndërkombëtar. Po kështu, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është anëtare e agjencisë së ISBN-së për botimet e librit në Kosovë, agjencisë së ISMN-së për botimet muzikore në Kosovë, pastaj anëtare e eIFL.net etj. Ky institucion ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shumë biblioteka kombëtare, institucione kulturore, shkencore, arsimore në Evropë, Shtete të Bashkuara të Amerikës e më gjerë. Në zhvillimin e këtij institucioni kontribut të frytshëm kanë dhënë shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare dhe në mënyrë të veçantë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. TEMPULLI I DIJES 226 Monografi 1970 – 2012 Bibliografia Arkivi Medial: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (Fondi i gazetës “Rilindja”, “Bujku”, “Koha Ditore”, “Zëri”, revista “Zëri”). 35 vjet të Fakultetit të Filologjisë, monografi e përgatitur nga prof.dr. Fadil Raka, Prishtinë 1995 Bylykbashi, Ilaz. (1996). 555 ... kronikë (1981-1995). Prishtinë: Rilindja. Dushi, Minir. (2004). Universiteti i Kosovës: (1981-1983). Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. Fakulteti i Bujqësisë. (1988). Institucionet shkencore dhe arsimi i lartë i bujqësisë në KSA të Kosovës: 40 vjet prej themelimit dhe fillimit të punës së institucioneve shkencore të bujqësisë në KSA të Kosovës dhe 15 vjet prej themelimit të Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë. Prishtinë. Fakulteti i Bujqësisë. Fakulteti Juridik. (2004). Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik 1961-2004. Prishtinë: Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës. Fondi i arkivit të Universitetit të Prishtinës. Fondi i gazetave dhe i fotografive i Arkivit të Kosovës. Halimi-Statovci, Drita (përgatiti). (2000). Një jetë për një universitet (Vëllimi I)A life for a University. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. Koliqi, Hajrullah. (1995). Mbijetesa e Universitetit të Prishtinës 1991-1994. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. Kosovo. (1982). Kosovo. Prishtinë: Rilindja. Mekuli, Esat & Çukiç, Dragan (red.). (1965). Priština. Prishtinë: Skupštine Opštine Priština. Universiteti i Prishtinës. (1990). Universiteti i Prishtinës 1970-1990 = Universitet u Priština 1970-1990. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. Universiteti i Prishtinës. (2003). Doctor Honoris Causa William Jefferson Clinton. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. Universiteti i Prishtinës. (2004). Në kërkim të dijes dhe të lirisë: dëshmorët dhe viktimat e Universitetit të Prishtinës 19971999 - Searching for knowledge and freedom: martyrs and victims of the University of Prishtina 1997-1999. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. Universiteti i Prishtinës. (2005). Universiteti i Prishtinës 1970-2005: 35 vjet University of Prishtina 1970-2005: 35 years. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. Universiteti i Prishtinës. (2009). Agjenda zhvillimore e UP-së: të arriturat, vështirësitë, planet. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. TEMPULLI I DIJES Monografi 1970 – 2012 Shënim: Monografia e Universitetit të Prishtinës (1970-2012) mbështetet në të dhënat e botimeve të deritanishme që kanë të bëjnë me periudhën e zhvillimit të Universitetit të Prishtinës. 227 SPONSOR I BOTIMIT POSTË TELEKOMI I KOSOVËS Katalogimi në botim - (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës 378.4(496.51) “1970/2012” (092) Tempulli i dijes : monografi : 1970-1912 / redaksia : Sali Bashota ...[et al.]. - Prishtinë : Universiteti i Prishtinës, 2012. 227 f. : ilustr. me ngjyra ; 29 cm. Fjala e rektorit / Mujë Rugova : f. 9-10. - Bibliografia : f. 226 1.Bashota, Sali ISBN 978-9951-00-145-8
Similar documents
Monografia e Universitetit - Fakulteti Juridik
OF THE UNIVERSITY OF PRISHTINA ..............49 1. Doctors of Honor ...................................................49 2. The title of an Honored Member of the University of Prishtina - post-mor...
More informationPogledaj punu program – Kliknite Ovde
Respect of Children Rights in Albania, a challenge for the rule of law and EU integration. Respektimi i të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri sfidë për shtetin e së drejtës dhe Integrimin në BE Pošto...
More informationstrategjia kombëtare e republikës së kosovës për menaxhimin e
vendosjen e një sistemi efikas dhe efektiv të menaxhimit të integruar të kufirit, në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët i kufijve të hapur, por të kontrolluar mirë dhe të sigurt. Ky koncept ...
More information