shqiptare - President
Transcription
shqiptare - President
presidenca S H Q I P TA R E Nr. 5 Viti i katërt i botimit Botim i Institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Rizgjoni shpresën dhe gjeni guximin për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë! BOTIM PERIODIK I INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VITI I KATËRT I BOTIMIT. NR. 5. www.president.al 5/2 0 1 6 2 1. Drejtësia – reforma jetike e shumëpritur 2. Kremtimet e 25-vjetorit të përkujtimit të rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri 3. Takimi përmbyllës i Presidencës shqiptare të SEECP-së 4. Marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërkombëtare 14 22 24 REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS Të nderuar lexues, Reforma e pritshme në sistemin e drejtësisë ka qenë dhe mbetet fokusi dhe kryefjala e veprimtarisë së ngjeshur të Presidentit të Republikës gjatë periudhës që pasqyrohet në këtë numrin e pestë të Revistës “Presidencës Shqiptare”. Kryetari i Shtetit, njëkohësisht edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i ka përkufizuar më së miri këto përpjekje të pareshtura me thënien apeluese: “Ta përpiqemi ta drejtojmë drejtësinë”! Me rastin e 25-vjetorit të rrëzimit të sistemit diktatorial komunist në Shqipëri, Kreu i Shtetit organizoi një sërë veprimtarish përkujtimore ku morën pjesë të figura të spikatura dhe protagonistë të ndryshimeve historike kohës, ndërkombëtarë dhe shqiptarë nga të gjitha trevat. praktik të politikës së jashtme të Shqipërisë, dhe në shërbim të integrimit jo vetëm të vendit tonë në Evropën e bashkuar, por edhe të mbarë rajonit dhe popujve të Ballkanit Perëndimor. Vlen të përmenden këtu edhe vizitat e ndryshme të ndërsjella që Presidenti Nishani dhe krerë shtetesh apo qeverish kanë zhvilluar gjatë vitit 2015 në funksion të thellimit, zgjerimit dhe konsolidimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe. Të gjitha këto janë të përfshira dhe të pasqyruara, duke vënë në pah ngjarjet, veprimtaritë dhe mesazhet më të rëndësishme që kanë karakterizuar punën e Kreut të Shtetit shqiptar dhe institucionit të lartë që Ai drejton gjatë muajve të fundit, në numrin 5 të revistës periodike “Presidenca Shqiptare”. Lexim të mbarë, Përveç këtyre çështjeve me rëndësi jetike, Presidenti Nishani vijoi me veprimtarinë e tij të dendur diplomatike duke takuar dhe marrë pjesë në samite të rëndësishme ndërkombëtare, rajonale dhe më gjerë, në funksion të zbatimit Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Komunikimit 1 1 Drejtësia – Reforma Jetike e Shumëpritur Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani, njëkohësisht edhe Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë: Reforma në Drejtësi është e domosdoshme, nuk ka alternativë për Shqipërinë, nuk ka alternativë për institucionet shtetërore të Shqipërisë, nuk ka alternativë për shoqërinë shqiptare, përveçse të shkojmë drejt një Reforme të thellë, të gjerë dhe me impakt afatgjatë për Reformën në Sistemin e Drejtësisë 2 Në intervistën dhënë për emisionin ‘Tonight’ të gazetares Ilva Tare, në televizionin “Ora News” Presidenti Nishani theksoi: 18 maj 2015 është vullneti. Vullneti i njerëzve vendimmarrës, që janë politikanët në institucionet vendimmarrëse duke filluar te Parlamenti, Qeveria dhe kështu me radhë. Nëse nuk ka një vullnet të çeliktë, të vërtetë, transparent, për të realizuar Reformën në Sistemin e Drejtësisë, do vazhdojmë të ecim dhe të zvarritemi dhe nuk do të realizojmë Reformën e Drejtësisë.” “Për fat të keq situata në Sistemin e Drejtësisë vazhdon të mbetet shqetësim, madje në disa aspekte ka pësuar regres. Por që të realizojmë një reformë në Sistemin e Drejtësisë dhe të marrim atë që kanë nevojë qytetarët, profesionalizmin e tyre, pavarësinë e tyre, paanshmërinë e tyre dhe integritetin e tyre për të bërë drejtësi të vërtetë për qytetarët, elementi më fondamental dhe i parë “Deri më tash unë nuk kam identifikuar këtë vullnet të qartë, sepse nuk kemi ende një produkt real të një pakete, e cila është e shtrirë dhe e përfshirë në gjithë aktorët dhe operatorët e Sistemit të Drejtësisë, në një mënyrë të tillë që të shikojë se mbas një periudhe tre, katër, dhjetë, pesëmbëdhjetë – vjeçare ne do të marrim frytet e kësaj reforme. Sepse Reforma në Sistemin e Drejtësisë nuk i jep rezultatet brenda një nate. Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur disa arnime të ligjeve të ndryshme, të cilat kanë konkluduar dhe na kanë dhënë si konkluzion, që ka pasur një qëllim thjesht politik, për të vendosur një kontroll politik të Qeverisë…” Presidenti Nishani: Reforma në drejtësi është për Shqipërinë dhe shqiptarët, prandaj duhet të jetë tërësore, të ketë gjithëpërfshirje, transparencë dhe konsensus 3 qershor 2015 Kam konstatuar me keqardhje që reforma po zhvillohet në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, pa përfshirjen e opozitës. Kam bërë thirrje që palët politike të gjejnë gjuhën e përbashkët përmes dialogut politik dhe të orientohen në realizimin e kësaj reforme të rëndësishme, e cila medoemos duhet të jetë konsensuale. 3 Presidenti i Republikës, njëkohësisht dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mori pjesë në Mbledhjen e Dytë të Komitetit të Aktorëve të Interesuar, EURALIUS IV me temë: “Konsolidimi Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”. Presidenti i Republikës gjatë kësaj Mbledhjeje theksoi, mes të tjerash: “Në nëntor të vitit të shkuar mirëprita çeljen e projektit të katërt për Konsolidimin e Sistemit Gjyqësor në Shqipëri, të njohur si EURALIUS IV, i cili është projektuar për dhënien e asistencës teknike të Bashkimit Evropian, në mbështetje të institucioneve kryesore shqiptare të drejtësisë me qëllim përafrimin e funksionimit të tyre sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Ky projekt ka si objektiv kryesor fuqizimin e pavarësisë, transparencës, eficencës, llogaridhënies dhe besimit publik në sistemin shqiptar të drejtësisë në pajtim me të drejtën dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian. Një nga detyrimet kryesore të Shqipërisë në kuadër të zbatimit të MSA-së dhe të anëtarësimit në Bashkimit Evropian është përparimi në drejtim të reformës në drejtësi dhe luftës ndaj korrupsionit. Në progres-raportin më të fundit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, është kërkuar që Shqipëria duhet t’i vihet fuqishëm reformës në drejtësi, përmes bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë grupet e interesit dhe angazhimit të vazhdueshëm me Komisionin e Venecias, në drejtim të miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit që garanton pavarësinë, llogaridhënien dhe eficencën e sistemit të drejtësisë. Në datën 6 tetor 2015, para se të publikohej progres- 4 raporti më i fundit për Shqipërinë, duke pasur në konsideratë kërkesat e Bashkimit Evropian, në rolin e Presidentit të Republikës dhe në të njëjtën kohë të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u bëra thirrje të gjitha palëve politike dhe aktorëve të drejtësisë që të angazhoheshin të gjithë së bashku në një proces të reformimit tërësor dhe jo fragmentar të sistemit të drejtësisë, duke shmangur kthimin prapa në praktikat e cenimit të ndarjes së pushteteve, dhe me synim ndërtimin mbi progresin e arritur deri tani, në përqasje me modelet dhe praktikat më të mira evropiane. Me keqardhje kam vërejtur se tryezat e mëpasme nuk kanë qenë ngushtësisht tematike dhe gjerësisht përfshirëse. Ato kanë qenë tryeza formale, ku palët politike, aktorët e drejtësisë dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë nuk kanë pasur mundësinë të japin mendimet konkrete, për të vendosur në lidhje me prioritet, në mënyrë që të hartoheshin objektivat përkatëse për çdo prioritet dhe për të vazhduar më tej me zbërthimin e tyre në masa konkrete ligjore dhe nënligjore. Kam konstatuar me keqardhje që reforma po zhvillohet në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, pa përfshirjen e opozitës. Kam bërë thirrje që palët politike të gjejnë gjuhën e përbashkët përmes dialogut politik dhe të orientohen në realizimin e kësaj reforme të rëndësishme, e cila medoemos duhet të jetë konsensuale. E kam vlerësuar dhe e vlerësoj asistencën e dhënë nga BE-ja në fushën e drejtësisë, përmes projektit EURALIUS IV. Në ditën e prezantimit të projektit EURALIUS IV, shpreha bindjen se ekspertiza e ofruar nga Bashkimi Evropian përmes këtij projekti do të shërbente si një katalizator i fuqishëm dhe efikas i përpjekjeve serioze për reformimin e sistemit gjyqësor shqiptar. Kam kërkuar që kjo reformë të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke u konsultuar në mënyrë të vazhdueshme me Komisionin e Venecias, por nga ana tjetër kam kërkuar që medoemos të shmangen fragmentarizmat dhe formalizmat siç rezulton të ketë ndodhur deri më tani. Më lejoni të shpreh rezervat e mia, që pavarësisht kritikave të Bashkimit Evropian, përmes progres raportit më të fundit në drejtim ‘miratimit të ligjeve në mënyrë të përshpejtuar, pa një proces gjithëpërfshirës dhe tërësor reformash bazuar në konsultime të gjera dhe nën orientimin e Komisionit të Venecias’, vazhdohet me praktika të tilla që të miratohen ndryshime ligjore të përshpejtuara pa u konsultuar me Komisionin e Venecias, sikur rasti i ndryshimeve ligjore në lidhje me Gjykatën e Lartë. Kjo nismë erdhi në një kohë që Gjykata e Lartë është pjesë e paketës të reformës në drejtësi dhe në një kohë kur Kuvendi pretendonte që në 6 muaj Komisioni i Posaçëm të kishte përfunduar punën e tij në drejtim të: (i) analizimit të gjendjes aktuale të sistemit të drejtësisë (ii) hartimit të dokumentit strategjik për objektivat e reformës në drejtësi si dhe (iii) propozimin e një pakete ligjesh, përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese. Sot pas 6 muajve, me keqardhje vërej se me shpejtësi të madhe realizohen 6 tryeza, ku rezulton që të jetë ezauruar vetëm faza e parë sa i takon analizës së gjendjes aktuale të sistemit të drejtësisë, gjetje të cilat do të shërbejnë për të kaluar në fazën e dytë, të hartimit të dokumentit strategjik për objektivat e reformës në drejtësi. Në këto kushte, duket se ky Komision i Posaçëm, do të marrë më shumë kohë për të realizuar në mënyrë të plotë funksionet e tij, gjë e cila do të përzgjasë edhe afatet kohore për realizimin e reformës në drejtësi. Këtu duhet marrë në konsideratë se reforma në drejtësi kërkon ndryshime kushtetuese, të cilat medoemos duhet të shoqërohen edhe me konsensusin e opozitës. Duke vlerësuar së tepërmi kontributin e Misionit EURALIUS IV në bashkë-drejtimin e 6 tryezave të organizuara së fundi, me keqardhje vërej se ndryshe nga sa përcaktohet në pikën X të Vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 96/2014, këto tryeza nuk janë organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës, por Presidenti i Republikës është ftuar të ketë përfaqësinë e tij vetëm në një nga tryezat e fundit të organizuar në datë 18 maj 2015 dhe i është vënë në dispozicion vetëm gjatë tryezës një përmbledhje e pjesës së tretë të materialit të përgatitur nga grupi i ekspertëve “Analiza Kushtetuese mbi Reformën në Drejtësi dhe Analiza Ligjore mbi Reformën e Gjykatës Kushtetuese”. Rezulton se edhe aktorët e tjerë të ftuar për të diskutuar në lidhje me produktin e përgatitur nga ekspertët, të mos jenë vënë në dijeni paraprakisht të materialit përfundimtar. Mendoj se ka kaluar koha e hedhjes në tavolinë në momentin e fundit dhe se praktika të tilla nuk i shërbejnë një procesi transparent, mbi bazën e të cilit duhet të zhvillohet reforma në drejtësi. Duke e quajtur procesin të zvarritur, të vonuar, jo transparent, jo gjithëpërfshirës dhe aspak konsensual në drejtim të realizimit të një reforme kaq të rëndësishme për shqiptarët, por edhe shumë të kërkuar nga Bashkimi Evropian, vazhdoj të theksoj se në këto rrethana angazhimi i Misionit EURALIUS IV përmes ekspertëve të tij në fazat e mëtejshme të procesit është i domosdoshëm. Përveç kësaj, kërkoj që në vijim për realizimin serioz të reformës në drejtësi të ketë një bashkëpunim real, konstruktiv mes të gjitha palëve të interesuara dhe angazhim të vazhdueshëm të Komisionit të Venecias. Reforma në Drejtësi është për Shqipërinë dhe shqiptarët, prandaj duhet të jetë tërësore, të ketë gjithëpërfshirje, transparencë dhe konsensus, dhe është shumë e rëndësishme që të ketë përqasje me modelet më të mira evropiane dhe standardet e Bashkimit Evropian, prandaj nevojitet që Misioni EURALIUS dhe Komisioni i Venecias të marrin një rol të rëndësishëm në fazat e mëtejshme të këtij procesi.” 5 Presidenti i Republikës u takua me Bashkëraportuesit e KiE-së: Reforma në drejtësi, ndëshkim me të njëjtin standard të elementeve që prishin sistemin 30 qershor 2015 Jam i vendosur për të bërë çdo përpjekje për ta sjellë në trajektoren dhe shpejtësinë e duhur këtë proces, duke kërkuar angazhimin dhe përgjegjshmërinë maksimale nga të gjithë aktorët me peshë, pavarësisht ecurisë së deritanishme nën pritshmëritë dhe interesin publik. Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani u takua me Bashkëraportuesit për Shqipërinë në Këshillin e Evropës, Jonathan Evans dhe Andrej Hunko me të cilët diskutoi lidhur me zhvillimet në reformat kyçe, të evidentuara edhe në Rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë në fund të 2014. Presidenti Nishani informoi mbi hapat e hedhur deri më tani, veçanërisht në kuadër të reformës në drejtësi, duke e konsideruar atë përparësi të përparësive dhe çelës për suksesin e reformave në fusha të tjera. Ky proces kërkon një mekanizëm plotësues ligjor, vullnet të mirëfilltë politik, si dhe ndëshkimin me të njëjtin standard të elementëve të korruptuar dhe dëmtues të sistemit. Kreu i Shtetit siguroi se mbetet i vendosur për të bërë çdo përpjekje për ta sjellë në trajektoren dhe shpejtësinë e duhur këtë proces, duke kërkuar angazhimin dhe përgjegjshmërinë maksimale nga të gjithë aktorët me peshë, pavarësisht ecurisë së deritanishme nën pritshmëritë dhe interesin publik. Fragmente nga intervista e Presidentit Nishani dhënë për Televizionin “Klan” 17 gusht 2015 “Reforma në sistemin e drejtësisë së pari duhet të përfshijë specialistët dhe profesionistët e pavarur të fushës së jurisprudencës në Shqipëri. Nuk mund të realizohet dhe nuk do të ketë besueshmëri dhe as cilësi ndërmarrja e hapave dhe propozimeve që vijnë nga ndërgjegje prej njerëzve militantë politikë. Nuk mund ta realizojnë dot në mënyrë të vërtetë reformën në drejtësi militantët ekstremistë të politikës. Ka pasur shenja shumë serioze duke filluar nga shmangia e institucioneve të rëndësishme siç është Institucioni i Presidentit të Republikës, nga shmangia e zërave profesionistë dhe tërësisht të pavarur për të dhënë mendimin e tyre” Presidenti Nishani: Pjesa e reformës në drejtësi është një aspekt tjetër madhor i shtetit, i vendit dhe i shoqërisë. Sistemi i drejtësisë ka nevojë për një reformë të thellë, imediate, të vërtetë dhe nuk ka nevojë dhe do të mbetet i kërcënuar nëse nevojat për reformë amplifikojnë apo fshehin qëllime të caktuara, nga segmente të caktuara që përmes 6 paligjshmërisë dhe zhbërjes së standardeve, të vendosin nën influencën politike mekanizmat shtetërorë përfshirë dhe atë të drejtësisë që është një nga më të rëndësishmit dhe një nga më madhorët të një shoqërie dhe të shtetit të së drejtës dhe shtetit ligjor. modelet e praktikave më të mira që ekzistojnë sot në vendet e Bashkimit Evropian. Presidenti Nishani: Shqetësimi im dhe i institucionit që përfaqësoj ka të bëjë me faktin e shmangies nga mendimi profesional dhe ekspertiza e specialistëve të pavarur të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Nuk mund të hidhet hi syve duke angazhuar militantë partiakë nën zërin, nën emrin e specialistëve në këtë proces shumë të rëndësishëm. Fakti që nuk ka një reagim dhe specialistë të shumtë dhe të pavarur janë Reforma në sistemin e drejtësisë së pari duhet të përfshijë specialistët dhe profesionistët e pavarur të fushës së jurisprudencës në Shqipëri. Nuk mund të realizohet dhe nuk do të ketë besueshmëri dhe as cilësi ndërmarrja e hapave dhe propozimeve që vijnë nga ndërgjegje prej njerëzve militantë politikë. Nuk mund ta realizojnë dot në mënyrë të vërtetë reformën në drejtësi militantët ekstremistë të politikës. Presidenti Nishani: Ka pasur shenja shumë serioze duke filluar nga shmangia e institucioneve të rëndësishme siç është Institucioni i Presidentit të Republikës, nga shmangia e zërave profesionistë dhe tërësisht të pavarur për të dhënë mendimin e tyre dhe unë gjej rastin dhe përfitoj nga mundësia që më jepni ju në këtë intervistë, t’u bëj thirrje të gjithë profesionistëve të paanshëm të fushës së jurisprudencës në Shqipëri që të thonë fjalën e tyre, të angazhohen me mendimin e tyre profesional dhe ekspertizën e tyre jo vetëm për të adresuar problematikat, por edhe për të propozuar mekanizmat e duhur për të bërë dhe për të realizuar një reformë të vërtetë në sistemin e drejtësisë. Unë edhe një herë gjej rastin të kërkoj me forcë krahas vlerësimeve dhe falënderimit për angazhimin e këtyre misioneve si EURALIUS-i, OPDAT-i, Komisioni i Venecias, pse jo dhe OSBE-ja që të kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me ndikim të drejtpërdrejtë për sa i takon realizimit të standardeve, përcjelljes së standardeve, përcjelljes së praktikave më të mira. Ne kemi nevojë jo për modele hibride. Ne kemi nevojë për të implementuar dhe aplikuar shmangur dhe nuk janë angazhuar, e bën akoma më të fortë nevojën e përfshirjes më të madhe dhe më të drejtpërdrejtë dhe më të thellë të ekspertizës së këtyre misioneve ndërkombëtare që unë përmenda pak më lart. Gazetarja: Një pyetje të fundit edhe pse është shumë herët, nëse do të vazhdojë të ndiqet i njëjti proces sa i takon reformës në drejtësi, cili do të jetë qëndrimi juaj, zoti President? Presidenti Nishani: Unë do të vazhdoj të këmbëngul për të kërkuar angazhimin e profesionistëve dhe specialistëve të pavarur në çështjet e draftimit të të gjithë legjislacionit që ka të bëjë me reformën në drejtësi. Gazetarja: Nëse kjo nuk ndodh, kur ligji të vijë për dekretim në Presidencë…? Presidenti Nishani: Do të respektoj hapësirën dhe të drejtën time kushtetuese, në qoftë të se do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila reflekton standardet qoftë të së drejtës, qoftë balancimit të pushteteve, qoftë të kontrollit dhe shtetit, le të themi, të distancuar nga institucionet, të distancuar nga ndërhyrja politike, pa dyshim që unë do ta mbështes dhe do ta dekretoj. Në rast se do të ketë konstatime që pjesë të këtij legjislacioni do të bien ndesh me Kushtetutën, do të mbaj të njëjtin qëndrim që kam mbajtur deri më sot në sjelljen time institucionale. 7 Presidenti Nishani i dërgoi një letër Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi 14 tetor 2015 “Shmangia e qëllimtë e institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe e aktorëve të tjerë me peshë e integritet nga bota akademike dhe shoqëria civile, dëmton rëndë procesin dhe çdo akt që del prej tij. Kompromentimi i këtij procesi arrin deri në kufijtë e mashtrimit publik mbi veprimet apo mosveprimet e Presidentit të Republikës të cilat veçse njollosin reformën dhe frymën mbi të cilën po krijohet ajo. Pavarësisht këtyre rrekjeve të pashpresa, qëndrimi i palëkundur i Presidentit të Republikës ka mbetur koherent dhe konsekuent për domosdoshmërinë e avancimit të reformës në drejtësi, sipas parimeve dhe standardeve më të larta evropiane.” Kjo reformë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, transparente, objekt i një debati të gjerë publik, dhe të zhvillohet mbi shinat parimeve të gjithëpranuara e standardeve më të larta evropiane. Presidenti Nishani, leksion të hapur në Fakultetin Juridik: 16 tetor 2015 Reforma në drejtësi është një prioritet kombëtar. Drejtësia është themeli, kolona dhe çatia e ngrehinës sonë të përbashkët. Presidenti i Republikës mbajti me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, një leksion të hapur në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës me temë: “Sistemi i drejtësisë, sfidat dhe perspektivat në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian”. Presidenti theksoi se: “Shoqëria shqiptare ka nevojë të domosdoshme për të gjitha këto resurse, kontribute dhe kapacitete intelektuale që vijnë nga universiteti dhe bota akademike. Këto resurse duhet të konsiderohen si një angazhim për t’u prirë proceseve zhvilluese të vendit, madje edhe si një përgjegjësi e detyrim i elitës së shoqërisë për të udhëhequr orientimin e vendit drejt zhvillimit të politikave nga më të ndryshme.” 8 Duke vënë në dukje se pavarësisht që Shqipëria është një vend me një të shkuar jo edhe aq të lehtë duke kaluar etapa të ndryshme me dhimbje e me humbje, me izolime dhe me moszhvillim ekonomik, social, Presidenti nënvizoi bindjen e tij se duhet të orientohemi gjithmonë nga e ardhmja. “Unë jam një nga ata njerëz, nga ata qytetarë që besojnë se e ardhmja është e padiskutueshme, shumë më e mirë, me potenciale të mëdha e të pafundme që për fatin e keq jo vetëm ende mbeten të pazhvilluara, por disa prej tyre akoma të paeksploruara dhe kjo është detyra e shoqërisë dhe e individëve. Secili prej nesh ka një vend të rëndësishëm në këtë shoqëri, një hapësirë për të vepruar dhe mundësi për të kontribuar.” – theksoi Kryetari i Shtetit. “Procesi i integrimit evropian është pazgjidhshmërisht i lidhur me realizimin e këtyre reformave. Janë një numër i madhe reformash dhe unë sot meqë jam në auditorin e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe pikërisht edhe pse është një nga rekomandimet kyçe të 5 prioriteteve të pasqyruara jo vetëm në Progres-Raportin adresuar Shqipërisë, por edhe si prioritet real i potencialeve dhe i nevojave të shoqërisë shqiptare, siç është reforma në drejtësi, do të desha të ndaja me ju disa pikëpamje nga këndvështrimi i Presidentit të Republikës dhe do të preferoja që në fund të këtyre pikëpamjeve të hapim edhe një debat pyetje-përgjigje apo komente mbi çështjet reformës në drejtësi – në konceptin tim drejtësia është shumë e gjerë dhe shumë e thellë në përmbajtje, dimensione dhe në përfaqësim. Procesi i reformës në sistemin e drejtësisë është një proces i cili kërkon me doemos gjithëpërfshirje dhe kur them ‘gjithëpërfshirje’ nuk e kam fjalën për disa aktorë të caktuar vetëm të politikës; aktorët e politikës duhet të jenë, janë dhe e kanë mundësinë për të qenë pjesë e procesit të reformës. Çështja ka të bëjë që në këtë gjithëpërfshirje – A është e angazhuar dhe a ka sjellë produkt bota akademike? Nga pikëpamja e organizimit dhe realizimit të procesit të reformës në sistemin e drejtësisë, është shumë e rëndësishme që procesi të jetë transparent, por dikush mund të pyesë ‘Çfarë kërkohet me këtë transparencën se si term përdoret shpesh, çfarë kuptohet? Në gjykimin tim ‘krahasimi’ edhe në punën kërkimore-shkencore një nga elementet Drejtësia duke nisur me pushtetin legjislativ si prodhues i legjislacionit dhe vet legjislacioni është pjesë e rëndësishme e kësaj ngrehine; me sistemin gjyqësor, prokurorinë, aktorë të tjerë të cilët janë të përfshirë në çështjet e jurisprudencës, por ka dhe një numër shumë të madh operatorësh që janë po aq të rëndësishëm sa aktorët; nga shërbimi i avokatisë, noterial, përmbarimor, ndërmjetësimit dhe shumë e shumë shërbime të tjera të cilat janë futur tashmë në sistemin politik të Shqipërisë. Natyrisht nëse do të flasim për funksionimin e sistemit të drejtësisë, unë kam besuar dhe vazhdoj të besoj që funksionimi i sistemit të drejtësisë është hamonizimi i të gjithë këtyre aktorëve dhe mekanizmave që kemi ndërtuar në funksion të punës së këtyre aktorëve dhe operatorëve të sistemit të drejtësisë. Analizat për defektet dhe për mosefiçencën apo sfidat që ka sistemi duhet të niset pikërisht tek mungesa apo mosefiçenca e këtyre mekanizmave. Unë kam besuar dhe besoj që në sistemin tonë gjyqësor ka një numër jo të vogël individësh të cilët nga pikëpamja profesionale nuk kanë lidhje me gjyqësorin. Kanë depërtuar aty me forma dhe mënyra të ndryshme, por për standardin që ka sot shoqëria shqiptare qoftë nga eksperienca ime si Ministër i Drejtësisë, dhe si President i Republikës, si Kryetar i KLD-së, ju siguroj që ka gjyqtarë të cilët nuk kanë asnjë lloj lidhje me sistemin gjyqësor, nga pikëpamja profesionale dhe këta nuk mund të jenë pjesë e sistemit tonë gjyqësor. kryesorë është ‘mekanizmi krahasues’. Çilat janë problematikat që ka gjyqësori ynë, prokuroria shqiptare, shërbimi avokator, shërbimi noterial, legjislacioni në tërësi sepse nëse procesi i reformës në drejtësi konsiderohet një proces draftimi-miratimi ligjesh dhe krijimi rishtas i institucioneve të tjera po nga ky produkt, unë besoj që nuk kemi realizuar dhe nuk kemi ofruar gjë. Nga pikëpamja përmbajtjesore padyshim që procesi i reformës në sistemin e drejtësisë ka elemente nga më të ndryshëm që nga mënyra se si trajtohet debate mbi instrumental kryesore që janë kodet e sistemit të drejtësisë që këto kode kur diskutohen në të shumtën e rasteve arnohen për shkak, sepse disa vendimmarrës në kohë të caktuar në momente të caktuara ndeshin një sfidë politike apo jo politike dhe adresohen në çështje kaq madhore. 9 Kam kundërshtuar publikisht dhe dua ta ndaj edhe me ju arsyen e këtij kundërshtimi, të parashikimeve të disa amendamenteve, të cilët nisin në formë preambule këto ndryshime, me një nen i cili përcakton se ‘biem dakord që këto ndryshime nuk do të lejohen të gjykohen nga Gjykata Kushtetuese.’ Edhe këtu jam i bindur që çdo jurist që e dëgjon këtë mendon: Cila është garancia? Presidenti? Dakord sot e kemi një President shumë të mirë, po nesër? Pra filtri i fundit i parashikuar nga sistemi ynë i dhënies së garancisë së drejtësisë së një akti nuk është Presidenti i Republikës, nuk është Parlamenti, nuk është Qeveria: është Gjykata Kushtetuese. A mund të pranojmë ne në logjikë, në parim, në ekspertizë reflektuar ne legjislacion shmangien, ekzekutimin nga procesi të Gjykatës Kushtetuese? Unë besoj që jo, ndaj e kam hedhur si ide këtë kundërshtim, ndaj e kam bërë publike këtë kundërshtim. Jemi në procese të rëndësishme të rindërtimit të vetes e të shtetit. Parashikohet, me amendamentet përkatëse, të ndalohet me Kushtetutë, krijimi i Gjykatave Speciale! Sot ne e kemi një gjykatë dhe një prokurori speciale që është Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, është jo e zakonshme janë speciale, të cilat u ndërtuan për shkak të problemeve që kishte Shqipëria para disa vitesh me krimin e organizuar. Sanksionimi i pamundësisë për të krijuar një gjykatë apo prokurori speciale, në Kushtetutë në gjykimin tim përbën një nonsens, së pari juridik, për kushtet e legjislacionit tonë, por dhe shoqëror për mënyrën si funksionon sistemi jonë politik aktualisht. Deklarata të Presidentit Nishani dhënë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo’ në televizionin A1 Report 19 tetor 2015 Presidenti Nishani: Angazhimi dhe procesi i reformës në drejtësi është prioriteti kryesor dhe momenti më i rëndësishëm nga pikëpamja e seriozitetit, nga pikëpamja e përfshirjes së kapaciteteve profesionale dhe natyrisht nga objektivat që ky proces duhet të sjellë. Besoj se të gjithë faktorët në vend janë dakordësuar që përfshirja, angazhimi dhe kontributi në reformën në drejtësi është një detyrë, një përgjegjësi dhe pikërisht fakti i rëndësisë 10 që ka ky proces më ka bërë të jem i shqetësuar për mënyrën se raporti midis rëndësisë që mbart i gjithë procesi, serioziteti, transparenca, përfshirja që është konstatuar gjatë këtij procesi nuk janë përgjigje të njëra-tjetrës. Më së pari, aktorët e angazhuar drejtpërdrejt, le të themi Komisioni i Posaçëm i ngritur nga Parlamenti duhet dhe është i detyruar të respektojë vendimin e Parlamentit. Vendimi i Parlamentit është një ligj, është një ligj për Komisionin, është një ligj për të gjithë personat të cilët janë të angazhuar në këtë Komision. Parlamenti ka marrë një vendim që të gjitha aktet, veprimet, çështjet që trajtohen nga ky Komision do të bëhen në konsultë me ekspertët dhe nën kujdesin e Presidentit të Republikës. Nga pikëpamja formale ky vendim i Parlamentit, kjo pikë nuk është respektuar, pra nuk e justifikon Komisionin dhe askënd tjetër që të mos respektojë vendimet që Parlamenti ka marrë. Së dyti, procesi ka qenë një proces i cili më së shumti ka manifestuar një formalizëm të theksuar sesa një thellësi në trajtimin e problematikës në përcaktimin e një rruge, në të cilën ne duhet të ecim për të përballur këtë problematikë dhe për të gjetur zgjidhjet më të mira të mundshme dhe natyrisht për të pasur një zgjidhje dhe rezultat të konsoliduar të këtij procesi. Të gjitha këto kanë bërë që, duke e ndjekur me shumë kujdes dhe nga afër jo vetëm fakti i shmangies së Institucionit të Presidentit të Republikës, i cili në gjykimin tim ka më shumë përmbajtje institucionale dhe formale në respekt të vendimit të Kuvendit, por dhe të angazhimit të Institucionit të Presidentit të Republikës për t’i dhënë një dimension akoma më të lartë shtetar këtij procesi, por, më tepër më ka shqetësuar fakti i mospërfshirjes së profesionistëve. Unë isha para pak ditësh në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe besoj që të gjithë biem dakord që, me standardin shqiptar, Fakulteti i Drejtësisë së Univesitetit të Tiranës është një nga ambientet më të konsoliduara përsa i takon mendimit akademik dhe kapaciteteve intelektuale. Fakti që askush nuk ka vajtur për të trajtuar çështje të reformës në drejtësi, askush nuk ka marrë mendimin e studentëve, pedagogëve, akademikëve të këtij fakulteti, besoj se flet më shumë se çdo deklaratë tjetër që mund të bëjnë në kuadrin e retorikës politike aktorë të politikës. Presidenti Nishani: Ka dy momente që të trajtohet çështja e këtij komunikimi me Komisionin e Venecias. Së pari, është pikëpamja formale që tregon seriozitetin e një shteti. Nuk e kuptoj se pse ishte e nevojshme që Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi, le te themi mazhoranca që dominon Komisionin, dërgoi në mënyrë të njëanshme disa amendamente të bëra me shumë shpejtësi pa respektuar vendimin e Parlamentit, pa respektuar atë që ishte caktuar më parë edhe nga sugjerimet e Komisionit të Venecias. Ka qenë Komisioni i Venecias me përfaqësuesit e tij në Tiranë, i cili ka sugjeruar që të gjitha produktet e këtij Komisioni të trajtohen me gjithëpërfshirje dhe një material-produkt konsensual të dërgohej në Komisionin e Venecias. Ka qenë gjithashtu një orientim i BE-së, qoftë i Komisionit Evropian, qoftë i Parlamentit Evropian, i cili ka kërkuar që t’i drejtohet Komisionit të Venecias me një produkt konsensual, me një produkt të dalë nga një diskutim gjithëpërfshirës dhe jo vetëm politik. Kur flas gjithëpërfshirës nuk kam parasysh vetëm aktorët e politikës, kam parasysh atë që përmenda pak më parë; juristët e vendit, pedagogët, akademikët të fushës së jurisprudencës, studentët, organizatat joqeveritare, përfaqësitë intelektuale të grupeve të intelektualëve të Shqipërisë. Pra, mënyra e dërgimit pa kaluar dhe pa trajtuar pa një dokument strategjik, dhe cili është produkti i këtij dokumenti strategjik, askush nuk del e thotë ‘ky është produkti i diskutuar’ i dokumentit strategjik. Nga ana tjetër dërgimi i dy, tre, apo i më shumë varianteve nuk tregon për një seriozitet procesi, nuk tregon për një seriozitet të institucioneve në raport me ndërkombëtarët, në raport me Komisionin e Venecias. Presidenti Nishani: Mund të them që është krejt e pa argumentuar fakti që përcaktohet në një nga amendamentet që të gjitha ndryshimet që do të realizohen të mos lejohen e të bëhen objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese. Një aktor kryesor i shoqërisë qoftë politik, qoftë institucional ka vërejtje apo pretendime që këto ndryshime, këto amendamente bien ndesh me Kushtetutën e vendit kanë të drejtën t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk e di se kush e ka këtë forcë që të përcaktojë përmes vendimit në Parlament që Gjykata Kushtetuese të shmanget nga shqyrtimi i kushtetueshmërisë së amendamenteve të prodhuara nga Parlamenti. Ky është fondamenti bazë i Kushtetutës. Në të kundërt nuk do të ishte e nevojshme pasja e një Gjykate Kushtetuese. Presidenti Nishani: Mund të kishim një dhomë senati në Parlament, i cili do të jepte gjykimin përfundimtar mbi aktet ligjore të prodhuara nga Parlamenti, por ne kemi një sistem tjetër, çdo akt i prodhuar nga Parlamenti ka të drejtë për të shkuar dhe për t’u gjykuar nga pikëpamja e kushtetueshmërisë në Gjykatën Kushtetuese. Fakti që kërkohet të shmanget. 11 Presidenti Nishani zhvilloi një takim pune me ekspertët e Komisionit të Venecias 2 nëntor 2015 reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e efektshme dhe afatgjatë duke iu nënshtruar një diskutimi të gjerë e të detajuar publik me mendimet dhe sugjerimet e të gjithë aktorëve dhe grupeve të interesit, shoqërisë civile dhe ekspertëve të pavarur ligjorë Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti një delegacion të përbërë nga ekspertë të Komisionit të Venecias, me të cilët zhvilloi një takim pune në kuadër të përgatitjes së opinionit të tyre mbi reformën në drejtësi. Presidenti Nishani vlerësoi lart bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Komisionit të Venecias në fushën e drejtësisë duke shprehur mirënjohjen për ndihmesën e vyer dhe ekspertizën e dhënë nga ky Komision në konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor. 12 Kreu i Shtetit theksoi se reforma në sistemin e drejtësisë përbën një objektiv parësor dhe thelbësor në tërësinë e reformave të thella që ka ndërmarrë vendi ynë në përmbushje të aspiratës integruese si vend kandidat i Bashkimit Evropian. Gjithashtu, Presidenti Nishani vuri në dukje se: “reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e efektshme dhe afatgjatë duke iu nënshtruar një diskutimi të gjerë e të detajuar publik me mendimet dhe sugjerimet e të gjithë aktorëve dhe grupeve të interesit, shoqërisë civile dhe ekspertëve të pavarur ligjorë”. Kreu i Shtetit shqiptar mori një letër mbi reformën në drejtësi nga Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio 17 nëntor 2015 “Letrën tuaj e lexova me shumë vëmendje. Jam tepër i prekur nga përkushtimi dhe energjia juaj dhe ndaj dëshirën tuaj për të shënuar përparim në reformën e drejtësisë në Shqipëri dhe për ta sjellë gjyqësorin shqiptar në përputhje me standardet evropiane. Nga ana jonë, më lejoni t’ju siguroj se Komisioni i Venecias ka qenë dhe mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për t’i ndihmuar në këtë proces. Ndërsa fokusi i opinionit tonë do të jetë projekti “kryesor” i reformës kushtetuese siç është formuluar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar, raportuesit do të shqyrtojnë këtë projekt në përputhje me komentet dhe kritikat e shprehura nga opozita. Për më tepër, në vijim të projekt-agjendës së vizitës sonë, ajo përfshin një takim të veçantë me opozitën që do të na mundësojë të njihemi me pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre edhe më mirë. Presidenti i Republikës mori një letër mbi reformën në drejtësi nga Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio në të cilën shkruhej: Më lejoni të theksoj se ndërsa përfshirja e Komisionit të Venecias nuk mund të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet politike në një vend të caktuar, në opinionet tona kemi bërë thirrje gjithmonë për një proces gjithëpërfshirës politik që përfshin një spektër të gjerë aktorësh politikë. Ky është një argument edhe më i rëndësishëm kur bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese – dhe kjo është arsyeja pse, përveç projektit zyrtar, ne do të marrim parasysh edhe pikëpamjet alternative.” Gjatë intervistës dhënë për TV Klan dhe ABC News më 24 dhjetor 2015 Është koha politike parlamentare në tryezë një që partitë të politike për ulen të përcaktuar përfundimisht piketat e patjetërsueshme dhe orientuese për implementimin e një kuadri të gjerë dhe të thellë ligjor që do të pasojë këtë qëndrim i cili tashmë është jetësuar në vullnetin politik të palëve. 13 Presidenti Nishani u shpreh: “E vlerësoj maksimalisht përgjigjen, orientimin dhe rekomandimin e dhënë nga Komisioni i Venecias së pari si një ruajtje e standarde të patjetërsueshme të shtetit të së drejtës, të një demokracie funksionale, standardeve që Komisioni i Venecias dhe pa dyshim të gjithë organizmat dhe trupat e tjera ndërkombëtare përcjellin përmes këtij institucioni në të gjitha vendet e hapësirës evropiane duke e orientuar qartazi Shqipërinë, aktorët dhe të gjithë operatorët e përfshirë në procesin e reformës në sistemin e drejtësisë” “Është koha që partitë politike parlamentare të ulen në një tryezë politike për të përcaktuar përfundimisht piketat e patjetërsueshme dhe orientuese për implementimin e një kuadri të gjerë dhe të thellë ligjor që do të pasojë këtë qëndrim i cili tashmë është jetësuar në vullnetin politik të palëve.” “Dëshiroj të garantoj që Institucioni i Presidentit të Republikës ashtu siç ka qenë në të shkuarën vazhdon të mbetet plotësisht i gatshëm për të ofruar kontributin dhe ndihmesën e tij në të gjithë këtë proces.” Në pritjen tradicionale me rastin e Vitit të Ri, më 14 janar 2016, Kreu i Shtetit theksoi sërish angazhimin e pakursyer për reformën në drejtësi: Përfitoj nga rasti, t’u bëj edhe një herë thirrje të gjitha palëve, politike dhe të shoqërisë civile, që me transparencën e nevojshme dhe duke i qëndruar besnikë angazhimit të parë për të përqafuar frymën dhe orientimet tashmë eksplicite të Komisionit të Venecias, të dakordësojnë sa më parë paketën ligjore. Në këtë frymë konstruktive do të vazhdoj të mbështes plotësisht dhe të lehtësoj, nëse nevojitet, çdo përpjekje e angazhim. 14 15 2 Kremtimet e 25-vjetorit të përkujtimit të rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri Të ngremë zërin bashkërisht e bërtasim deri në kupë të qiellit për Drejtësi! Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani çeli siparin e veprimtarive përkujtimore të 25-vjetorit të rrëzimit të sistemit diktatorial komunist, duke shënuar vizitën e parë të një Kreu Shteti në ish-burgun famëkeq të Spaçit ku deklaroi publikisht: 6 dhjetor 2015-Spaç, Mirditë “Të përndjekurit shqiptarë pësuan dënime dhe vuajtje “Sekreti i Lirisë, besoj se biem të gjithë dakord se është të padrejta, por më e keqja është që edhe sot, në guximi. Guximi për të menduar, për të besuar, për të prag të 25-vjetorit të rrëzimit të sistemit komunist, shpresuar dhe mbi të gjitha guximi për të mundur atyre ende nuk u është kërkuar ndjesë, paçka se disa frikën. 25 vjet më parë ata që e vranë të parët frikën prej jush janë gati, të prirë dhe vullnetmirë për të me vendosmëri qenë banorë të këtij Qyteti: Studentët, falur. Vuajtjet tuaja për fat të keq u shkaktuan nga sepse vetëm studentët mund ta zëvendësonin frikën shqiptarë. Ndjesa ndaj jush pritet dhe duhet të vijë, me shpresën.” po nga shqiptarë. Falja, pajtimi dhe bashkimi do jetë një vepër shpirtmadhe e shqiptarëve. Ndaj jush Gjatë ceremonisë së zhvilluar në mes rrënojave u kryen krime, dhe jo “gabime” siç është pretenduar të ish-burgut të Spaçit, Kreu i Shtetit çmoi me dhe vazhdon ende të dëgjohet aty-këtu ndonjë lloj Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Xhelal shfajësimi foshnjarak dhe mashtrues.” Koprenckën (pas vdekjes) me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për qëndrimin heroik dhe të papërkulur 16 Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kreu i Shtetit nuk i fshehu emocionet shumë të forta dhe trishtimin që vinte prej rrënojave dëshmitare të një historie të dhimbshme, duke e cilësuar këtë ceremoni si më e vështira në jetën tij, qoftë atë institucionale, qoftë edhe si qytetar i këtij vendi. kundër diktaturës komuniste, duke u flijuar, në emër të vlerave të patjetërsueshme të lirisë e demokracisë”; Pal Gjet Zefin, Dervish Bejkon, Skënder Dajën, Hajri Pashajn (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Si protagonist i një revolte me rëndësi historike, dëshmor i qëndresës heroike kundër diktaturës ç’njerëzore komuniste, në Presidenti Nishani theksoi se: “Shqipëria e shekullit të njëzet e një ua ka borxh të paktën këtë lartësim këtyre antikomunistëve kryelartë, me shpirt liridashës e demokrat, të cilët për asnjë çast dhe në asnjë rrethanë nuk u gjunjëzuan dhe s’iu përulën as diktaturës dhe as veglave e shërbëtorëve të saj duke sakrifikuar edhe jetën për këtë liri dhe demokraci që jetojmë sot! emër të vlerave të patjetërsueshme të lirisë e demokracisë, të dinjitetit njerëzor dhe shpresës për një Shqipëri evropiane.” Si dhe Mersin Vlashin (pas vdekjes): “Si protagonist i një revolte me rëndësi historike, artist krijues i flamurit pa yllin komunist, që udhëhoqi kryengritjen heroike kundër diktaturës çnjerëzore komuniste, në emër të vlerave të patjetërsueshme të lirisë e demokracisë, të dinjitetit njerëzor dhe shpresës për një Shqipëri evropiane.” brezat e rinj duhet të mësojnë mirë historinë, të dëgjojnë përvojat e hidhura, të shohin e të përpiqen të përfytyrojnë ferrin e dikurshëm komunist, në mënyrë që e kaluara e hidhur të mos përsëritet më! 17 Presidenti Nishani në Godinën “Liria” të Qytetit Studenti: Rizgjoni shpresën dhe gjeni guximin për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë! 7 dhjetor 2015 “Ishte pikërisht Lëvizja e Dhjetorit të studentëve të ’90-ës ajo që mposhti frikën, e cila për gati pesë dekada kishte rrënjosur në ndërgjegjen, në perceptimin e në besimin e një populli të rërë. Ndaj refleksioni për kurajën dhe guximin e kësaj Lëvizjeje është dhe duhet të dalë në pah. Ishin të rinj të zakonshëm, që kuptuan se kishte ardhur koha të bënin të jashtëzakonshmen, që guxuan të mendojnë në mënyrë kritike, që guxuan të vrasin frikën në emër të shpresës dhe bënë histori.” Kreu i Shtetit shqiptar zhvilloi një takim në Godinën “Liria” të Qytetit të Studentit në Tiranë, me studentët e shkëlqyer të Universitetit Shtetëror të Tiranës, pedagogë dhe me ish-pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore Shqiptare që nisi pikërisht aty më 8 dhjetor të vitit 1990. Nga Godina “Liria” e Qytetit Studenti, vendin simbol të revoltës dhe grevës së urisë të ish-studentëve të dikurshëm, së bashku me Rektorin e Universitetit, Dhori Kule dhe pedagogun e mirënjohur, ish-student pjesëmarrës në grevën e urisë, Mark Marku, Kreu i Shtetit, i frymëzuar nga ngjarjet e asaj kohe si dhe nxitur nga thënia e Benjamin Disraelit se “Rinia e një kombi është edhe kujdestarja e brezave të tij të ardhshëm” u bëri thirrje studentëve të tanishëm të rizgjojnë shpresën dhe të gjejnë guximin për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë. 18 Presidenti Nishani theksoi se qëllimi i takimit ishte risjellja në vëmendjen e merituar e rrëzimit të mundimshëm të regjimit më të egër diktatorial të Evropës Lindore dhe triumfin e Lirisë. Presidenti Nishani vuri në dukje se: “Liria është një vlerë sublime. Ajo është një zgjedhje, është një mundësi, është fuqi. Sekreti i Lirisë, besoj se biem të gjithë dakord se është guximi. Guximi për të menduar, për të besuar, për të shpresuar dhe mbi tyë gjitha guximi për të mundur frikën. 25 vjet më parë ata që e vranë të parët frikën me vendosmëri qenë banorë të këtij Qyteti: Studentët, sepse vetëm studentët mund ta zëvendësonin frikën me shpresën.” Dëshiroj dhe ju nxis edhe juve që të gjithë, veçanërisht brezin e ri që një ditë ta vizitoni atë vend dhe ta njihini një pjesë të historisë, të cilën, “Jam angazhuar si President i Republikës për t’i dhënë dimensionin shtetëror tërë këtij procesi.” – u shpreh Presidenti. Vendosni talentin dhe forcën tuaj shpirtërore mbi të gjitha në shërbim të së ardhmes sonë të përbashkët! për fatin e mirë nuk patët mundësinë që ta jetonit. “Duke përfituar nga rasti që gjendem sot mes jush, por edhe mes disa prej studentëve të dikurshëm që e fituan betejën e tyre, dhe njëherë dua të thërras për rizgjimin e shpresës, për gjetjen e guximit, për ta bërë Shqipërinë nesër një vend më të mirë! Ne mund ta bëjmë. Shqipëria mund të bëhet!” – u shpreh më tej Presidenti. Presidenti Nishani vizitoi Pavijonin e Terrorit Komunist në Muzeun Kombëtar 7 dhjetor 2015 Në kuadër të veprimtarive në kujdesin e veçantë të Kreut të Shtetit shqiptar me rastin e 25-vjetorit të rrëzimit të sistemit komunist, Presidenti Nishani, i shoqëruar nga udhëheqës politikë e figura historike ndërkombëtare të kohës, të ftuar në vendin tonë, vizituan edhe Pavijonin e Terrorit Komunist në Muzeun Kombëtar. “Ky është një moment për reflektim, për reflektim të thellë ndaj gjithë atij kalvari të gjatë barbarish, vuajtjesh dhe terrori që shqiptarët kanë pësuar, për fatin e keq, prej shqiptarëve. Është një moment i cili të sjell në njohuri për ata të cilët nuk e jetuan atë kohë, në memorie për ata të cilët e jetuan atë kohë, dhe për refleksion nga të gjithë së bashku që rruga që tashmë kemi nisur në epokën e lirisë, është një rrugë pa dyshim me shumë sfida, por është një rrugë, e cila i ka objektivat e qartë përcaktuar. Dhe gjithnjë e më shumë, dhe sa më shumë kalon kohë, kalimi drejt lirisë bëhet dhe më i domosdoshëm procesi i lustracionit. Shqipëria duhet me doemos të kalojë përmes një procesi lustracioni jo vetëm për të kuruar plagët që ky kalvar i gjatë la, por nga ana tjetër, edhe për t’i dhënë shpresë, dinjitet brezit të ri, i cili duhet të vazhdojë dhe të kultivojë në mënyrë të pastër, transparente dhe të painfektuar nga askush të ardhmen evropiane të Shqipërisë.” 19 Në Tiranë u mbajt Konferenca Ndërkombëtare “Shqipëria & Evropa, 25 vite nga rënia e komunizmit” nën kujdesin e veçantë të Presidentit Nishani 8 dhjetor 2015 Nën kujdesin e Presidentit të Republikës, SH. T. Z Bujar Nishani u mbajt në Hotel Sheraton Konferenca Ndërkombëtare “Shqipëria & Evropa, 25 vite nga rënia e komunizmit”, e cila shënoi edhe kulmin e veprimtarive të organizuara nga Institucioni i Presidentit të Republikës me rastin e 25-vjetorit të rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri, ku u përkujtuan dhe festuan ndryshimet e mëdha demokratike, politike dhe shoqërore që kanë ndodhur gjatë këtij çerekshekulli liri. Kreu i Shtetit mikpriti në këtë organizim të veçantë udhëheqës politikë e figura historike ndërkombëtare të kohës: ishpresidentin kroat Stipe Mesiç, ish-zv/ kryeministrin Theodoros Pangalos, europarlamentaren Doris Pack, Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, personalitetet më të larta të vendit, Kryeministrin e Edi Rama, ish-kryeministrin Berisha, zyrtarë të lartë të shtetit si dhe ish-studentë të Lëvizjes së Dhjetorit ’90, etj. 20 Konferencën e nderuan me video-mesazhet përshëndetëse kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry si dhe Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në thelb të të cilave qëndronte vlerësimi për hapat e bëra nga Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik të vendit. Në video-mesazhin e saj kancelaria gjermane Angela Merkel, u shpreh se Shqipëria çon impulse për bashkëpunim në rajon. Ndërsa në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, Sekretari i Shtetit, John Kerry në përshëndetjen e tij vlerësoi ngjarjet e 25 viteve më parë si historike në krye të së cilave qëndruan “udhëheqësit e guximshëm të lëvizjes studentore të mbështetur nga qytetarët e zakonshëm të cilët marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës, dhe të ndihmuar nga ish anëtarë kurajozë të partisë që ndihmuan në vendosjen e një regjimi përfaqësues”. “Shqipëria ka shënuar përparime të rëndësishme gjatë këtyre 25 vjetëve. Sot, Shqipëria është një aleat i përkushtuar i NATO-s që jep ndihmesën e saj për paqe dhe stabilitet në botë. Shqipëria është në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik, duke kryer reformat e nevojshme për të forcuar institucionet demokratike dhe për të zhvilluar një ekonomi konkurruese të tregu të lirë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe dëshirojnë thellimin e partneritetit mes dy vendeve në të ardhmen”, theksoi mesazhi i Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. Në qendër të vëmendjes erdhi për të pranishmit edhe mesazhi i Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, i cili e konsideroi Lëvizjen Studentore si “Përpjekje për përparim në zhvillimin shoqëror”. Më pas Konferenca vijoi me tre sesione plenare. Në sesionin e parë plenar me tematikën: “Rënia e Perdes së Hekurt – Ndryshimet e sistemit në Evropën Lindore” mbajtën fjalën udhëheqës politike dhe figura historike të kohës si Stipe Mesiç, Theodoros Pangalos, Sali Berisha, Edi Rama, Mevlut Cavusoglu, Doris Pack, Nam Hee Kim, Man Hee Lee. Konferenca vazhdoi në sesionin e dytë plenar me tematikën “Lëvizja Studentore Shqiptare – 8 dhjetor 1990” në të cilën mbajtën fjalën e tyre personalitete të njohura të shoqërisë shqiptare si Preç Zogaj, Afrim Krasniqi, Blendi Gonxhe, Bislim Ahmetaj, Elsa Ballauri, Kujtim Çashku, Edith Harxhi, Forenc Poka, Werner Daum. Folësit në këtë panel theksuan rolin e kësaj lëvizje si paraprijëse e ndryshimeve demokratike në Shqipëri, e pluralizmit politik, medias së lirë, dhe lindjes së shoqërisë civile. Konferenca u mbyll me sesionin e tretë plenar me tematikën “Rënia e komunizmit në kronikat e kohës”, e cila përcolli mbresa dhe kujtime nga gazetarë dhe analistë të ‘Zërit i Amerikës’, BBC, Radio Evropa e Lirë, AFP, Radio Vatikan, dhe nga Shqipëria të mirënjohurit Besnik Mustafaj, Wolfgang Grossruck, Elez Biberaj, Nicola Miletich, Paolo Foresti, Bernd Fischer, Frrok Çupi. 21 Presidenti Nishani, pritje festive e dekorime të personaliteteve historike në nder të 25-vjetorit të shembjes së komunizmit: Mos lejoni demokracinë të merret peng! 8 dhjetor 2015 Lëvizja Studentore Shqiptare e Dhjetorit ‘90 është gjeneza e demokracisë sonë të re. Studentët e lirisë u mblodhën në terrin e natës politike të kohës në thirrjen këngës së vjetër të kushtrimit shqiptar “Se mjaft në robëri, o e mjera Shqipëri”! Studentët e lirisë i bënë betejë regjimit më të egër komunist që Evropa kishte njohur. Studentët e lirisë shpallën botërisht kërkesat për lejimin e pluralizmit politik dhe pranimin e kartës universale të lirive dhe të drejtave të njeriut. Me rastin e kremtimit të 25-vjetorit të shembjes së komunizmit në Shqipëri, Presidenti i Republikës dha një pritje festive në Pallatin e Brigadave, e cila mbyll edhe agjendën e veprimtarive përkujtimore e festive që u mbajtën në Tiranë në datat 7-8 dhjetor në përkujtim të Ditës së Rinisë, nën kujdesin e Kreut të Shtetit. Në mesazhin drejtuar të pranishmëve në këtë pritje, udhëheqësve politikë e figurave historike ndërkombëtare të kohës, ambasadorëve, përfaqësuesve të Trupit Diplomatik, personaliteteve politike të vendit, ish-të përndjekurve politikë, familjarëve të martirëve të lirisë, ish-studentëve, intelektualëve dhe protagonistëve të Lëvizjes Studentore Shqiptare të Dhjetorit 1990, Presidenti Nishani vlerësoi lart betejën për liri e demokraci të ish-studentëve si dhe i bëri thirrje rinisë së sotme : “Të mos e lejojë demokracinë të merret peng, të bjerë në rutinë, të bëjë vendnumëro apo hapa prapa!” Me këtë rast, Presidenti Nishani vlerësoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Lëvizjen Studentore Shqiptare 1990-91, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të lartë ndaj kontributit të çmuar historik kombëtar, veprimtarisë së spikatur për liri dhe demokraci dhe arritjeve të patjetërsueshme të aspiratave mbarëpopullore si: fitorja e pluralizmit politik, shembja e diktaturës, rrëzimi i miteve të rreme të komunizmit dhe shmangia e luftës civile dhe ringjallja e shpresës. Me mirënjohje të thellë për ruajtjen e pastër dhe të pandryshueshme, konsolidimin 22 e mëtejshëm dhe përçimin e vlerave atdhetare dhe fisnike të kësaj Lëvizjeje Studentore tek brezat e rinj shqiptarë”. Kreu i shtetit çmoi në mënyrë të veçantë ishkryeministrin Sali Berisha me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Shpirtit liridashës që iu bashkua dhe përcolli që në momentet e para frymën e lëvizjes mbarëpopullore demokratike në vitin ’90 që solli përmbysjen e regjimit më diktatorial e çnjerëzor komunist. Për rolin e tij udhëheqës në orientimin, përparimin dhe forcimin e idealeve dhe parimeve të sistemit demokratik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe euro-atlantike”.Po në këtë pritje, Presidenti i Republikës solli ne vëmendje dhe çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, Musine Kokalarin (pas vdekjes) me motivacionin: “Në shenjë nderimi suprem ndaj kontributit të saj të qenësishëm si themeluese e pluralizmit të mendimit dhe atij politik, duke emancipuar shoqërinë tonë në tërësi, si dhe gratë e vajzat shqiptare në veçanti. Me mirënjohjeje ndaj vlerave të larta atdhetare si dhe veprimtarisë së spikatur e të shumanshme kulturore e politike, të shpalosur përgjatë gjithë jetës së saj, deri në sakrifikimin sublim për idealet dhe parimet e patjetërsueshme të një intelektualeje me mendësi vërtet të përparuar evropiane”. “Mrekullia e Dhjetorit tonë është pasqyra e mrekullisë që përjetoi Evropa në vitin 1989. Është e vërtetë se për shkak të izolimit kishte pak evropianë dhe amerikanë në Tiranë ato ditë, vetëm dy-tre gazetarë dhe disa diplomatë të respektuar, të cilët ndanë me shqiptarët aventurën dhe magjinë e përmbysjes së pabesueshme. Por Evropa, edhe pse dukej larg, ishte afër, ishte nxitja, frymëzimi, shpresa dhe besimi për popullin shqiptar. Pa erën e lirisë në Evropën Lindore nuk do të kishte pasur liri në Shqipëri.” “Ëndrra e demokracisë dhe integrimit vazhdon. E sotmja dhe e ardhmja kanë nevojë të madhe për vlerat e patjetërsueshme të Lëvizjes Studentore Shqiptare – për idealizmin, çiltërsinë, ndershmërinë, kurajën, tolerancën, solidaritetin, bashkimin rreth qëllimeve të përbashkëta; madje kanë nevojë të madhe për mesazhet kuptimplotë të saj.” – vuri në dukje Presidenti Nishani gjatë fjalimit të Tij. “Ëndrra e demokracisë dhe integrimit vazhdon. E sotmja dhe e ardhmja kanë nevojë të madhe për vlerat e patjetërsueshme të Lëvizjes Studentore Shqiptare – për idealizmin, çiltërsinë, ndershmërinë, kurajën, tolerancën, solidaritetin, bashkimin rreth qëllimeve të përbashkëta; madje kanë nevojë të madhe për mesazhet kuptimplotë të saj.” 23 24 3 Takimi përmbyllës i Presidencës shqiptare të SEECP-së Presidenti Nishani kryesoi punimet e Samitit mbyllës të Kryesisë shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) 26 maj 2015 Presidenti Nishani gjatë fjalës së mbajtur në Samit përshëndeti pjesëmarrjen për herë të parë të Kosovës, si anëtare më të drejta të plota në këtë organizatë, si dhe praninë e Presidencës Atifete Jahjaga në Samit. “Shqipëria është e dedikuar dhe beson fort se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla që garantojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë. Por, gjithashtu jemi të ndërgjegjshëm se ato janë edhe parakushte për integrimin e të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.” Presidenti i Republikës kryesoi Samitin mbyllës të Kryesisë shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku morën pjesë 13 kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve të Evropës Juglindore si dhe të ftuarit e veçantë: Sekretari i Përgjithshëm i Përgjithshëm i OSBE-së, zoti Lamberto Zannier; Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), zoti Goran Svilanović; si dhe përfaqësuesja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ambasadorja Romana Vlahutin. Presidenti Nishani gjatë fjalës së mbajtur në Samit përshëndeti pjesëmarrjen për herë të parë 25 të Kosovës, si anëtare më të drejta të plota në këtë organizatë, si dhe prezencën e Presidencës Atifete Jahjaga në Samit. Gjithashtu, Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer të Kryesisë shqiptare të SEECP-së me Trojkën e përbërë nga Rumania dhe Bullgaria, si dhe Këshillin Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) dhe me vendet pjesëmarrëse në organizatë si dhe partnerët evropianë, duke theksuar se falë bashkëpunimit me ta është bërë e mundur përmbushja e agjendës dhe avancimit të mëtejshëm të objektivave prioritare për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimin e rajonit. 26 Një vend të veçantë Presidenti i Republikës ua kushtoi edhe zhvillimeve rajonale, duke theksuar angazhimin e Shqipërisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë si shtylla që garantojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Duke u ndalur në ngjarjet e fundit në Kumanovë, Presidenti Nishani theksoi se “pritshmëria jonë legjitime është që të ketë një hetim të shpejtë, të plotë e të besueshëm për këtë ngjarje plot hije e paqartësi, që ka tronditur thellë jo vetëm Kumanovën dhe qytetarët e saj të pafajshëm, por të gjithë rajonin dhe partnerët ndërkombëtarë”. Kreu i Shtetit solli në vëmendjen e pjesëmarrësve në Samit se Shqipëria i kushton rëndësi të madhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke e konsideruar atë të vetmen alternative orientuese të vendit dhe objektiv strategjik kombëtar. Gjithashtu, në fokus të veçantë gjatë Kryesisë së Radhës së Shqipërisë, kanë qenë mirëqeverisja, zhvillimi infrastrukturor dhe energjetik i rajonit, të cilat janë përcaktuar qartë si prioritete të secilit vend, dhe të rajonit së bashku. “Historia dhe përvoja na ka mësuar tashmë se, dialogu konstruktiv dhe vullnetmirë mbetet mekanizmi më efikas për nxitjen e bashkëpunimit, por edhe për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve që kemi ende të pazgjidhura dhe avancimin e marrëdhënieve brenda dhe mes nesh.” 4 Marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërkombëtare, sidomos ato rajonale, vizitat e Presidentit Nishani dhe të Krerëve të Shteteve e qeverive në vendin tonë Presidenti Nishani priti Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa 9 mars 2015 Presidenti i Republikës priti Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i cili shoqërohej nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe Zëvendëskryeministri dhe nga Ministri i Kulturës, Kujtim Shala. Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e Kryeministrit Mustafa në trajtimin me maturi të sfidave të brendshme që po kalon Kosova si dhe për afirmimin e një imazhi me vlera pozitive të Kosovës në qendrat e diplomacisë botërore. Presidenti i Republikës vlerësoi lart krijimin e qeverisë së re të Kosovës dhe koalicionit qeverisës si vendimin më të drejtë dhe më të arsyeshëm për perspektivën e Kosovës dhe për partneritet me miqtë ndërkombëtarë. “Ky vendim i pjekur i lidershipit politik të Kosovës është një progres në konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe sovranitetit të Kosovës.” – vlerësoi Presidenti. “Rruga demokratike dhe properëndimore që po ndjekin institucionet, qytetarët e Kosovës dhe lidershipi politik i saj, janë treguesit më të mirë për të gjithë skeptikët që mendonin se Kosova e kishte të vështirë ekzistencën e vet si shtet sovran dhe i pavarur.” – theksoi Presidenti Nishani. Presidenti Nishani deklaroi se: “Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë do të jetë një zë i fortë dhe përkrahës i palëkundur në të gjitha takimet bilaterale dhe organizatat ndërkombëtare, në njohjen dhe pranimin e shtetit të Kosovës si një realitet i ri dhe si një shtet që duhet pranuar në të gjitha organizmat ndërkombëtare si të gjitha shtetet e tjera me të drejta të plota dhe të barabarta.” 27 Presidenti Nishani priti Delegacionin me anëtarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (SAPC) 16 mars 2015 Presidenti i Republikës priti në një takim Delegacionin e Parlamentit Evropian, anëtarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Presidenti Nishani shprehu kënaqësinë për këtë takim dhe përsëriti mirënjohjen për angazhimin e palodhur të Bashkimit Evropian, përfshirë Parlamentin Evropian, për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Duke siguruar se procesi i integrimit të vendit konsiderohet si një proces që u përket në radhë të parë institucioneve dhe shoqërisë shqiptare, Kreu i Shtetit theksoi se ruajtja e fokusit dhe ndihmës së BE-së është kyçe për ecurinë e mëtejshme të procesit. Presidenti i Republikës u shpreh se do të qëndrojë fort në mbështetje të parimeve dhe standardeve evropiane për dekriminalizimin e politikës, administratës shtetërore dhe të gjitha niveleve të vendimmarrjes së jetës publike, për luftën e pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për avancimin e reformës në sistemin e drejtësisë, e cila ende nuk po njeh zhvillim me ritmet e duhura. Presidenti Nishani zhvilloi një vizitë shtetërore në Mal të Zi 23 mars 2015 28 Presidenti i Republikës gjatë vizitës shtetërore në Mal të Zi zhvilloi një takim të veçantë edhe me Kryeministrin e Malit të Zi, Milo Đukanović ku vlerësoi kontributin personal të zoti Đukanović në krijimin e marrëdhënieve shumë të mira e miqësore mes Shqipërisë me Malin e Zi, duke theksuar se për shqiptarët Mali i Zi është jo vetëm një vend fqinj, por edhe një vend mik me të cilin ndajmë vlera e sfida të përbashkëta. Presidenti Nishani theksoi se niveli i bashkëpunimit ekonomik dypalësh, veçanërisht në fushën e energjisë, turizmit, telekomunikacionit dhe bujqësisë kanë një impakt pozitiv edhe në kuadrin e bashkëpunimit rajonal dhe kthimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në një treg me interes për vendet e Bashkimit Evropian dhe investitorët e tjerë strategjikë. “Jemi shumë të interesuar për promovimin e kohezionit rajonal duke synuar zhvillimin ekonomik, ekologjik, kulturor e social të rajonit tonë.” – u shpreh Kreu i Shtetit. “Shqiptarët në Mal të Zi duhet të gëzojnë të gjithë hapësirën e nevojshme ligjore në shkollimin e gjuhës shqipe, si dhe në përdorimin e simboleve dhe të gjuhës kombëtare” Presidenti i Republikës gjatë vizitës shtetërore në Mal të Zi, u takua me Kryetarin e Parlamentit, Ranko Krivokapić 23 mars 2015 Gjatë vizitës shtetërore në Mal të Zi, Kreu i Shtetit shqiptar zhvilloi një takim të veçantë edhe me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, zotin Ranko Krivokapić, me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe mundësinë e ruajtjes dhe forcimit të bashkëpunimit mes parlamenteve të të dy vendeve. Kreu i Shtetit vlerësoi progresin e Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit në BE dhe NATO, duke e garantuar zotin Krivokapić se Shqipëria, si vend anëtar i Aleancës, do të vijojë ta mbështesë anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën e Atlantikut të Veriut. “Shqipëria beson tek politika e dyerve të hapura dhe anëtarësimi në NATO, jo vetëm do të konfirmojë progresin e bërë nga Mali i Zi, por do t’i shërbejë edhe forcimit të mëtejshëm të Aleancës dhe sigurisë në hapësirën Euro-Atlantike” – u shpreh Presidenti Nishani. 29 Presidenti Nishani zhvilloi një vizitë në Komunën urbane me shumicë shqiptare të Tuzit 24 mars 2015 Presidenti i Republikës në kuadrin e vizitës shtetërore në Mal të Zi zhvilloi edhe një vizitë në komunën urbane me shumicë shqiptare të Tuzit, ku vizitoi Shkollën 9-vjeçare Mahmut Lekiç, si dhe u takua me përfaqësues të partive politike dhe të zgjedhurit vendorë të kësaj komune. 30 Presidenti Nishani u prit nga Kryetari i Komunës së Ulqinit 24 mars 2015 Presidenti i Republikës zhvilloi një takim në Komunën e Ulqinit ku u prit nga kryetari i Komunës, zoti Fatmir Gjeka dhe delegatët e Kuvendit Komunal të Ulqinit. Presidenti Nishani porositi të pranishmit që të punohet sa më shumë në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe identitetit kombëtar si vlera më e shquar që kemi si komb. “Institucioni i Presidentit do të jetë çdoherë pranë jush në ndihmë të lidhjeve sa më të mira me institucionet shtetërore në Shqipëri dhe në përkrahje të fqinjësisë së mirë dhe të respektimit të çdo të drejte tuajën qytetare dhe kombëtare.” – theksoi Presidenti. Presidenti i Republikës bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule në vendvarrimin e Ymer Prizrenit në Komunën e Ulqinit 31 Presidenti Nishani priti Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn 24 mars 2015 Presidenti Nishani priti në një takim Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, zotin Johannes Hahn. Presidenti Nishani shprehu bindjen në suksesin e misionit që Komisioneri Hahn dhe Komisioni Evropian kanë parashtruar me fillimin e punës, ashtu edhe në dobi të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Pasi e njohu Komisionerin Hahn rreth mënyrës realiste se si perceptohet në Shqipëri procesi i integrimit si dhe mbi mbështetjen e gjerë e solide që ai gëzon tek shoqëria shqiptare, Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e përmbushjes së standardeve evropiane, si një detyrim në radhë të parë e mbi të gjitha ndaj qytetarëve shqiptarë, e jo duke i konsideruar ato një formalitet evropian. Presidenti Nishani vuri në dukje se kryefjala e këtij procesi mbetet reforma e gjithanshme dhe e mbështetur në vullnet të fortë e të palëkundur politik për zbatimin e saj në frymën evropiane. Presidenti u ndal më gjerësisht tek reforma në fushën e drejtësisë, që përbën një prej pesë prioriteteve kyçe nga suksesi e të cilave ndërvaret dhe hapja e negociatave të anëtarësimit. Duke vlerësuar mbështetjen dhe ndihmën e partnerëve evropianë; Komisionit, Parlamentit Evropian, Delegacionit të BE-së në Tiranë, EURALIUS, etj., Kreu i Shtetit evidentoi se partneriteti evropian është veçanërisht i domosdoshëm në reformën në drejtësi, duke nënvizuar domosdoshmërinë e përfshirjes së të gjithë aktorëve dhe operatorëve të sistemit të drejtësisë, dhe posaçërisht edhe të Komisionit të Venecias, në hartimin dhe certifikimin e kësaj reforme kyç për vendin. Kjo reformë, u shpreh më tej Presidenti, duhet të ecë me vendosmëri krah për krah me luftën e pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e garantuar Komisionerin Hahn se do të mbështesë plotësisht dhe pandërprerje çdo përpjekje dhe hap që shkon në këtë drejtim. Presidenti Nishani zhvilloi një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 5 maj 2015 Presidenti i Republikës zhvilloi një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ishte i ftuar për të ndjekur votimin e rezolutës për rolin e kombit shqiptar, e kërkuar nga anëtari i Asamblesë së NjuJorkut, zoti Mark Gjonaj. Presidenti i Republikës i’u drejtua me një fjalim të pranishmëve në punimet e Asamblesë si dhe Senatit të Shtetit të Nju-Jorkut. Kreu i Shtetit vuri në dukje 32 mbështetjen e tij dhe krenarinë për këtë rezolutë, e cila trajton 70-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore si dhe vlerëson në veçanti rolin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve. “Sot, kur roli i popullit shqiptar në mbrojtjen e hebrenjve nga regjimi nazist sintetizohet në një rezolutë të mbështetur nga përfaqësuesit e Nju-Jorkut, ndihem vërtet shumë krenar. Hapja e dyerve për hebrenjtë u bë e mundur falë trashëgimisë historike dhe harmonisë fetare, por edhe dy institucioneve të forta morale të shoqërisë shqiptare, siç janë: Kodi i BESË-s, fjalës së dhënë dhe e mbajtur; dhe Mikpritja e kodifikuar në shprehjen: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut.” – u shpreh Presidenti Nishani. Presidenti Nishani, si folësi kryesor, e mirëpriti këtë nismë duke marrë fjalën në këtë veprimtari të rëndësishme për imazhin e shqiptarëve jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën, dhe ishte i pranishëm në sallën e Asamblesë gjatë kohës kur u paraqit dhe u votua rezoluta, duke u takuar me shumë përfaqësues të zgjedhur të Shtetit të Nju-Jorkut, duke lobuar pranë tyre si dhe duke i falënderuar personalisht. “Rezoluta që ju sapo miratuat vlerëson jo vetëm jashtëzakonisht dhe me të drejtë mbarë kombin shqiptar, jo vetëm popullsinë e Shqipërisë, por edhe atë të Kosovës, si dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët, duke theksuar edhe njëherë, akoma edhe më shumë kësaj radhe, edhe pse kanë kaluar më se 70 vite, Besën.” – theksoi, mes të tjerash, Presidenti Nishani. Presidenti Nishani u nderua me Medaljen “Raoul Wallenberg” 7 maj 2015 Nju-Jork Kreu i Shtetit shqiptar në prani të shumë figurave të njohura politikanësh dhe personalitete të ndryshme të Nju Jorkut mori pjesë në një veprimtari kushtuar shpëtimtarëve të guximshëm shqiptarë të hebrenjve, gjatë së cilës IRWF (Fondacioni Raul Wallenberg) i dorëzoi Presidentit Nishani Medaljen “Raoul Wallenberg”. Duke shprehur mirënjohjen për këtë nderim Kryetari i Shtetit mbajti një fjalë përshëndetëse në të cilën theksoi se ndihej krenar për vlerësimin dhe se e pranon atë: “në emër të gjithë popullit shqiptar, në emër të gjithë atyre “Njerëzve të Drejtë mes Kombesh” shqiptarë si një meritë dhe njohje e shpirtit të tyre fisnik në mbrojtje të vlerave dhe jetës njerëzore, e cila është gjëja më shtrenjtë në botë, pavarësisht nëse i përket një hebreu, myslimani apo të krishteri!” “Liria është gjëja më e shtrenjtë për qeniet njerëzore, por akoma më e vështirë është që njeriu të çlirohet dhe të këpusë vargonjtë e mendjes duke lënë pas njëherë e përgjithmonë antisemitizmin, racizmin, shovinizmin, komunizmin, përndjekjen, totalitarizmin, 33 terrorizmin.” – theksoi Presidenti Nishani në fjalën e tij. “Rruzulli ku jetojmë sot është e mbushur me sfida e me rreziqe të panumërta, prandaj qëllimi ynë i përbashkët është që të ndërtojmë një realitet e botë sa më të mirë, për vete dhe për fëmijët tanë e brezat që do të vijnë, sepse kjo është përgjegjësia jonë parësore, sidomos e krerëve të shteteve, qeverive dhe drejtuesve të organizatave të ndryshme politike dhe shoqërore.” Presidenti Nishani: Shembulli unik i shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë meriton të promovohet anembanë botës 7 maj 2015 Gjatë vizitës së tij së punës në Nju-Jork, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani zhvilloi një takim të veçantë me Rabinin Marc Schneier, drejtues i Fondacionit për Mirëkuptimin Etnik, i cili shoqërohej edhe nga Drejtori Ekzekutiv, Chris Sacarabany. Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi përkushtim e Rabinit Mark Schneier, i cili po ndjek gjurmët e lavdishme të atit, rabinit me influencë Arthur Schneir, për të ushqyer e forcuar dialogun dhe mirëkuptimin mes hebrenjve dhe myslimanëve, si dhe ndau me të shumë ide dhe pikëpamje të ngjashme. Në këtë kuadër, Presidenti Nishani theksoi se: “Rasti dhe roli unik i shqiptarëve në mbrojtje dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë periudhës së errët të Holokaustit, paraqet një shembull pozitiv dhe përvojë frymëzuese, e cila meriton të bëhet e ditur e të promovohet anembanë botës”. 34 Kreu i Shtetit shqiptar mbajti një ligjëratë në “Manhattan College” në Nju-Jork 9 maj 2015 Presidenti i Republikës zhvilloi një takim të hapur me studentë dhe profesorë të “Manhattan College”, në Riverdale të Nju-Jorkut, ku mbajti ligjëratën me temë: “Mbi tolerancën fetare” në kuadër të programit kolegjial “Holokausti, Gjenocidi dhe Edukimi Ndërfetar”. Presidenti Nishani dekoroi Ambasadoren Rosemary Di Carlo dhe Rabinin Artur Schneier 9 maj 2015 Nju-Jork Presidenti i Republikës në prani të diplomatëve amerikanë, personaliteteve të ndryshme politike, akademike dhe shoqërore të Nju-Jorkut, dekoroi Ambasadoren amerikane Rosemari A. Di Carlo me Dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu” me këtë motivacion: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje të thellë për kontributin e saj të spikatur politik dhe diplomatik në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve historike dhe tradicionale amerikano-shqiptare si dhe për përparimin e çështjes shqiptare, sidomos të fitimit të mëvetësisë së Kosovës”, si dhe Rabinin Arthur Schneier me Dekoratën “Për merita të veçanta civile”: “Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe punën e tij të palodhur e të pakursyer çerekshekullore në favor të paqes, mirëkuptimit dhe tolerancës, në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe farkëtimit të lidhjeve historike, dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe hebrenjve.” 35 Presidenti Nishani shprehu shqetësimin për situatën në Kumanovë të Maqedonisë, duke u bërë thirrje palëve për ruajtje të qetësisë dhe vlerësim të marrëdhënieve ndëretnike 9 maj 2015 Presidenti i Republikës, i cili ndoqi me shqetësim të madh situatën në Kumanovë dhe ndikimin e tyre në stabilitetin e vendit fqinj dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni u shprehu ngushëllimet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, qofshin ata shqiptarë apo maqedonas, që kanë humbur të dashurit e tyre në këto akte dhune, duke i dënuar ato me forcë. Presidenti Nishani i bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe ruajtjen e qetësisë si dhe thekson se, ushtrimi i dhunës nuk ndihmon qetësimin e situatës dhe marrëdhëniet ndëretnike. Presidenti i Republikës theksoi gjithashtu se, të gjitha palët duhet të vlerësojnë me shumë kujdes marrëdhëniet ndëretnike dhe, në respekt të Marrëveshjes së Ohrit, të ndërmarrin hapat dhe veprimet e duhura për qetësimin e situatës, sqarimin e saj dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë. Presidenti Nishani mikpriti Mbretin e Jordanisë, Abdullah II 12 maj 2015 Presidenti i Republikës i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II. Dy Krerët e Shteteve kryesuan bisedimet zyrtare duke u ndalur në mënyrë të veçantë në thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe e të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë. “Me interes të përbashkët, diskutuam edhe për intensifikimin e bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në Kombet e Bashkuara, ku ka një eksperiencë të konsoliduar tashmë. Shqipëria ka qenë ndër vendet që ka mbështetur kandidaturën e Jordanisë si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit për vitin 2014-2015 dhe vlerëson rolin që Jordania, nën drejtimin e Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah i Dytë, ka luajtur në këtë Këshill. Në këtë kuadër pata rastin të shpreh vlerësimin pozitiv për rolin e Jordanisë në veprimtaritë e OKB-së, në drejtim të ruajtjes së paqes, forcimit të sigurisë, veçanërisht në rajonin e Lindjes së Mesme, por jo vetëm.” “Pata rastin t’i shpreh Madhërisë së Tij, mirënjohjen 36 e shqiptarëve për njohjen e pavarësisë së Kosovës, në vitin 2009, duke qenë dhe vendi i parë i Lindjes së Mesme që ndërmori këtë vendim si dhe vlerësova mbështetjen që Jordania i dha rezolutës për situatën në Kosovë, në Organizatën e Konferencës Islamike.” Duke evidentuar angazhimet serioze dhe konstruktive të të dy vendeve, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajoneve ku ato bëjnë pjesë, respektivisht në Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Mesme, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe zhvillimeve të ndryshme rajonale dhe atyre ndërkombëtare. Me interes të veçantë diskutuam edhe mbi mundësinë e rritjes së koordinimit dhe angazhimeve të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, duke e konsideruar atë një sfidë të përbashkët dhe globale, që kërkon veprime të koordinuara dhe të vendosura. Presidenti turk Taip Erdoan zhvilloi një vizitë shtetërore në vendin tonë me ftesë të Kreut të Shtetit shqiptar 13 maj 2015 Presidenti i Republikës i uroi në një ceremoni zyrtare mirëseardhjen në Shqipëri Presidentit turk Rexhep Taip Erdoan. Presidenti Erdoan, i shoqëruar edhe nga një grup i madh sipërmarrësish vizitë shtetërore në vendin tonë me ftesë të Presidentit Nishani. Pas ceremonisë së mirëseardhjes dhe ekzekutimit të himneve kombëtare, Presidenti Nishani dhe Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas, në krye të delegacioneve përkatëse vazhduan bisedimet zyrtare, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në marrëdhëniet dypalëshe dhe angazhimin e palëve për nxitjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët. “Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë tashmë të mirëvendosura mbi baza të konsoliduara në miqësinë dhe lidhjet tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe mbi interesat strategjike që bashkëndajmë në rrafshe të ndryshme.” “Duke vlerësuar rolin e rëndësishëm gjeostrategjik të Turqisë, ne u ndalëm në bashkëpunimin në fushën e energjisë, një nga prioritetet dhe sfidat e mëdha jo vetëm për vendet tona por edhe për rajonin. Në këtë kuadër ne ramë dakord mbi rëndësinë strategjike që paraqet zbatimi i projektit TAP, jo vetëm në funksion të diversifikimit të burimeve energjetike por edhe impaktit tejet pozitiv e ndërlidhës që ky projekt ka mbi ekonomitë e vendeve tona.” “Lufta kundër terrorizmit dhe fenomeni i luftëtarëve të huaj përbëjnë shqetësim të madh, pasi ato përbëjnë 37 rrezik për vendet nga kalojnë, tek vendet ku shkojnë, por edhe për vendet e origjinës. Rreziku i terrorizmit dhe ekstremizmit ka treguar se vendet janë të ndërvarura përsa i takon sigurisë së tyre, dhe se nuk mund ta luftojnë të vetme këtë rrezik. Shqipëria e ka mbështetur aktivisht koalicionin ndërkombëtar kundër ISIL dhe përpjekjet për ta shkatërruar plotësisht atë.” “Duke njohur rolin kyç që Shqipëria dhe faktori shqiptar luan në këtë rajon, si dhe duke gëzuar me mirënjohje mbështetjen që Turqia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë konsolidimit të këtij faktori stabilizues dhe konstruktiv në rajon, ne u ndalëm edhe në ngjarjet thellësisht shqetësuese në Maqedoni.” “Shqipëria mbetet e vendosur për të punuar me të gjitha vendet e rajonit në shërbim të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe begatisë të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kjo qasje konstruktive dhe e sinqertë e bashkëshoqëruar me reformat e brendshme besojmë se do të na çojë bindshëm në destinacionin final dhe aq të dëshiruar, atë të integrimit evropian. Dhe ky rrugëtim bëhet më i lehtë e i qëndrueshëm në partneritet dhe ndihmën e miqve, të cilët Shqipëria e shqiptarët i kanë sot më të shumtë se ndonjëherë në historinë e tyre.” – theksoi Presidenti Nishani. Presidenti Nishani priti Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall 18 maj 2015 Presidenti i Republikës priti Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Dr. Sarah Sewall, e cila po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri dhe do të marrë pjesë në Samitin e parë Rajonal të Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Presidenti Nishani përshëndeti edhe njëherë nënshkrimin e dokumentit të Partneritetit Strategjik mes dy vendeve, duke e konsideruar atë një dokument shumë të rëndësishëm për intensifikimin e dialogut politik për të gjitha çështjet me interes strategjik si dhe e garantoi zyrtaren e lartë amerikane se Shqipëria do të jetë gjithmonë një aleate e vendosur dhe e sinqertë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 38 Presidenti i Republikës e informoi gjithashtu Nënsekretaren Sewall për angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe adresimin e çështjes së të ashtuquajturve “luftëtarë të huaj të shtetit islamik ISIS/ISIL”, duke u ndalur në: koordinimin mes agjencive të specializuara ligj-zbatuese në Shqipëri; masat e marra për përmirësimin e legjislacionit përkatës; identifikimin dhe adresimin e faktorëve lokalë e socialë në parandalimin e rekrutimit dhe radikalizimit; si dhe në bashkëpunimin me vendet e tjera partnere të rajonit apo edhe më gjerë. Zyrtarja amerikane shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për vullnetin e demonstruar nga Shqipëria në organizimin e Samitit të Parë Rajonal për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm si dhe theksoi nevojën e zhvillimit të një plani veprimi kombëtar për adresimin e këtyre sfidave. Presidenti Nishani priti Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Turqisë, Cemil Çiçek 22 maj 2015 Presidenti i Republikës zhvilloi një takim të veçantë Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Turqisë, Cemil Çiçek, Presidenti Nishani përshëndeti kontributin dhe pjesëmarrjen aktive të Turqisë në aktivitetet e Kryesisë shqiptare të SEECPsë, përfshirë dimensionit të saj parlamentar, si dhe evidentoi rëndësinë që Shqipëria i kushton kësaj organizate rajonale. Bashkëbiseduesit u ndalën edhe në çështjet e sigurisë rajonale dhe ato globale, ku një vend të veçantë zunë edhe zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Nishani theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë mbetet e pandryshuar sa i përket politikës së fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal duke vlerësuar se edhe kontributi i Turqisë është i mirëpritur dhe mbetet shumë i rëndësishëm në këtë kontekst. 39 Kreu i Shtetit shqiptar mikpriti Presidentin e Moldavisë, Nicolae Timofti 25 maj 2015 Presidenti i Republikës mikpriti në një takim të veçantë Presidentin e Republikës së Moldavisë, Sh. T. Z. Nicolae Timofti, i cili mori pjeë në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive, anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP). Kreu i Shtetit shqiptar shprehu kënaqësinë për vizitën e Presidentit Timofti në Tiranë si dhe vlerësoi rëndësinë e nxitjes së mëtejshme të marrëdhënieve të bashkëpunimit me Moldavinë në fusha me interes të ndërsjellë për dy vendet dhe popujt tanë. Ndër të tjera, Presidenti Nishani vlerësoi të rëndësishëm faktin që Moldavia e sheh me përparësi asociimin e saj me Bashkimin Evropian, veçanërisht të rëndësishëm në kontekstin e zhvillimeve aktuale politike. Të dy Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet në Ukrainë, duke theksuar mbështetjen për integritetin territorial të saj duke dënuar aneksimin e Krimesë si një akt që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Presidenti Nishani priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier 26 maj 2015 Presidenti i Republikës zhvilloi edhe një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, zotin Lamberto Zannier, i cili ndodhet në Tiranë me rastin e Samitit përmbyllës të Kryesisë shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Presidenti Nishani falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm për pjesëmarrjen në Samit, si shenjë e vlerësimit për Kryesinë shqiptare për SEECP si dhe për bashkëpunimin shumë të mirë mes OSBE-së dhe nismave rajonale. Presidenti gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Organizatës, përfshirë me Zyrën e Prezencës së saj në Tiranë. Kreu i Shtetit u ndal gjerësisht mbi çështjet e sigurisë, si një nga shtyllat më të rëndësishme të misionit të Organizatës, duke u fokusuar veçanërisht në zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Nishani siguroi se Shqipëria vazhdon me vendosmëri kursin e saj për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim konstruktiv rajonal. 40 Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi se vijimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE dhe mbështetjen e SHBA, si dhe zbatimi i plotë i marrëveshjeve që arrihen në kuadër të këtij dialogu është thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por me ndikim pozitiv edhe në bashkëpunimin rajonal. Njëkohësisht është po aq e rëndësishme pjesëmarrja e Kosovës në nismat e ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare, çka do ta nxiste edhe më shumë pronësinë e bashkëpunimit në nivel rajonal. Shqipëria është e interesuar të zhvillojë marrëdhënie gjithnjë e më të hapura dhe të mira me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë me Serbinë, gjë që po dëshmohet dhe nga shkëmbimet e vizitave të nivelit të lartë në të dy vendet. Duke u ndalur mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni, Presidenti Nishani përsëriti qëndrimin e tij të shprehur edhe më herët gjatë Samitit, duke nënvizuar se asistenca e specializuar e organizatave ndërkombëtare në zbardhjen e ngjarjeve të Kumanovës, do të rriste besueshmërinë e procesit të hetimit, dhe do të ndihmonte në shmangien e transformimit të krizës në konflikt të paqenë ndëretnik. Presidenti Nishani priti Kryeministrin e Serbisë, Vuçiç 27 maj 2015 Duke u ndalur tek të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Presidenti Nishani kërkoi një kujdes dhe mbështetje më të madhe nga ana e qeverisë, veçanërisht zbatimin sa më parë të angazhimeve të mara sa i përket aspektit ekonomik, shoqëror dhe shëndetësor të tyre. Presidenti nënvizoi se do të kishte qenë e udhës që nënshkrimi i Marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Diplomave të realizohej gjatë kësaj vizite, për të dhënë një mesazh më të drejtpërdrejtë të vullnetit pozitiv për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe në respekt të premtimeve dhe angazhimeve që i japim njëri-tjetrit. Presidenti i Republikës priti në një takim të veçantë, Kryeministrin e Republikës së Serbisë, zotin Aleksandar Vuçiç, ku vlerësoi zhvillimin e kësaj vizite zyrtare si shumë të rëndësishme dhe si shprehje konkrete e vullnetit për vendosjen e urave të komunikimit mes dy vendeve, por edhe të mirëkuptimit më të mirë mes qytetarëve shqiptarë dhe atyre serbë. Një vend të posaçëm në takim zuri edhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Presidenti Nishani vuri në dukje se vazhdimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të dakordësuara janë rruga më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke shtuar se ky proces kërkon kurajo dhe vizion për të ardhmen, çka po dëshmohet si nga autoritetet e shtetit të Kosovës ashtu edhe ato të Serbisë. Presidenti Nishani në Takimin e Kryetarëve të Procesit Brdo-Brijuni: Mirëqeverisja e vendeve tona dhe bashkëpunimi i sinqertë rajonal, katalizatorë të një investimi më të madh politik dhe financiar të Bashkimit Evropian në rajon 8 qershor 2015-Budva, Mal i Zi Në Budva të Malit të Zi u zhvillua sesioni plenar i Takimit të Kryetarëve të Procesit Brdo-Brijuni me praninë e Presidentit të Austrisë, Hajnc Fisher, Presidentit slloven Pahor, Presidentes kroate Kitaroviç, Presidentes së Kosovës Jahjaga, Presidentit malazez Vujanoviç, atij të Maqedonisë Ivanov, të Serbisë Nikoliç, të tre Kryetarëve të Radhës së Presidencës së BosnjeHercegovinës: Ivaniç, Çoviç dhe Izetbegoviç si dhe të përfaqësuesit të Republikës Franceze. Gjatë këtij sesioni të nivelit presidencial, Kryetarët e Procesit diskutuan rreth çështjeve të integrimit evropian dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në frymën e fqinjësisë së mirë si shtylla që garantojnë paqen, sigurinë, qëndrueshmërinë dhe begatinë ekonomike të Ballkanit dhe që shërbejnë edhe si parakushte për integrimin e plotë të tij në gjirin e familjes evropiane. 41 “Duke qenë mirënjohës për mbështetjen e madhe financiare që Bashkimi Evropian dhe vendet e tij anëtare kanë dhënë ndër vite për rajonin tonë, mendoj se do të ishte e udhës që së bashku të propozojmë organizimin e një konference donatorësh në nivel evropian, për të paraqitur njëzëri projektet e rëna dakord mes nesh. Duke përfituar nga ky rast, dëshiroj të vlerësoj dhe të mbështes plotësisht propozimin dhe idenë e Presidentit Pahor për zhvillimin e një konference të përbashkët të vendeve të rajonit tonë me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk mbi thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm të rajonit tonë me Bashkimin Evropian! Është e vërtetë se Bashkimi Evropian ka kaluar një periudhë të vështirë financiare dhe ekonomike për të cilën shprehim mirëkuptim tonë të plotë, por mendoj gjithashtu se ekzistojnë të gjitha mundësitë që Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të saj të mbështesin financiarisht e me një frymë të re projektet zhvillimore të rajonit. Jam i sigurt se nëpërmjet kësaj dinamike të re edhe procesi i zgjerimit do të rigjallërohej dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të shihnin rezultate që i presin ndër vite nga vendet tona.” Presidenti Nishani mori pjesë si i Ftuar Nderi në mbrëmjen e Takimit të 20-të Ndërkombëtar të Berlinit 12 qershor 2015-Berlin, Gjermani Presidenti i Republikës mori pjesë si i Ftuar Nderi dhe folës kryesor në mbrëmjen e Takimit të 20-të Ndërkombëtar të Berlinit, që po organizohet nën kujdesin e Presidentit dhe një grupi deputetësh të Bundestagut gjerman si dhe Fondacionit gjerman për Vlerat Themelore dhe Mirëkuptimin mes Kombeve. Presidenti Nishani në mesazhin drejtuar deputetëve gjermanë dhe të pranishmëve e politikanëve nga 50 vende të ndryshme të botës, përfshirë dhe Shqipërinë dhe vende të Ballkanit Perëndimor, u ndal në vlerat e përbashkëta që duhet të udhëheqin liderët e sotëm, në marrjen e përgjegjësive dhe vendimeve për një shoqëri njerëzore më të paqtë e më solidare në përballimin e sfidave aktuale. “Në ditët e sotme kjo përgjegjësi bëhet edhe më imperative, pasi sfidat e identifikuara globale, por edhe kërcënimet e grupeve radikale e terroriste, kanë bërë që asnjë vend apo rajon, sado i fuqishëm e i begatë qoftë, nuk mund të jetë imun ndaj kërcënimet terroriste me sfond fetar dhe vendet që i sponsorizojnë ato. Për këtë 42 arsye, vendet dhe shoqëritë tona kanë nevojë për një udhëheqje që ofron bashkëjetesë dhe harmoni, por edhe për udhëheqës të cilët marrin përgjegjësi për të reaguar e përballuar të bashkuar dhe me vendosmëri sfidat dhe kërcënimet globale. Zgjidhje tjetër nuk ka. Shqipëria, vendi im, pavarësisht nga potenciali i ekonomik apo ushtarak, është rreshtuar pa hezitim në aleancat e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në botë. Shqipëria po jep kontributin e saj me trupa dhe ekspertë ushtarakë e civilë në misione paqeruajtëse në vende të ndryshme të Botës, por edhe në luftën kundra të ashtuquajturit Kalifatit të Sirisë dhe Irakut, ISIS/ISIL. Dhe sigurisht që do të vijojë ta bëjë një gjë të tillë sa herë të nevojitet. Aktet barbare e mizore të ISIS-it në Irak dhe Siri, përbëjnë kërcënim për vlerat morale të mbarë njerëzimit dhe për vetë shoqërinë njerëzore, pa dallim feje. Për këtë arsye është në interesin tonë të përbashkët të garantojmë paqen dhe sigurinë në botë, si dhe për të triumfuar mbi të keqen kërkohet bashkëpunim – bashkëpunim me njëritjetrin, bashkëpunim mes vendeve pa dallim feje dhe race. Domosdoshmëria për bashkëpunim më kujton një shprehje të famshme të humanistes me origjinë shqiptare, Nënë Terezës, e cila thotë – citoj: “Nëse nuk kemi paqe, kjo vjen se kemi harruar që i përkasim “Me ndjenjë krenarie u referohem shpesh partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët e vlerësojnë lart rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon në dobi të paqes, stabilitetit dhe begatisë të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sot rajoni i Ballkanit Perëndimor e ka lënë pas periudhën e konflikteve etnike dhe fetare dhe ka hyrë në një fazë të re mirëkuptimi dhe bashkëpunimit. Agjenda evropiane mbizotëron bashkëpunimin mes të gjitha vendeve të rajonit.” Presidenti Nishani u takua me homologun gjerman, Joachim Gauck 13 qershor 2015 – Berlin, Gjermani Presidenti i Republikës u takua në Berlin me homologun gjerman, Presidentin Federal, Sh.T.Z. Joachim Gauck, me të cilin bisedoi për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, reformat që Shqipëria po kryen në kuadrin e procesit të integrimit evropian si edhe për çështje të tjera lidhur me sigurinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Gjermania mbetet një nga donatorët më të mëdhenj për Shqipërinë dhe falë kësaj ndihme bujare, është bërë e mundur rimëkëmbja ekonomike e sociale e vendit pas rënies së regjimit komunist si dhe forcimi i institucioneve demokratike.” – u shpreh Kreu i Shtetit shqiptar. Presidenti i Republikës e garantoi homologun e tij se Shqipëria është shumë e vendosur për të kryer të gjitha reformat e nevojshme që e afrojnë dhe integrojnë vendin me Bashkimin Evropian. “Shqipëria sot është vend kandidat për në Bashkimin Evropian, dhe ju siguroj se ne shqiptarët nuk kemi një alternativë tjetër B, por jemi tërësisht të fokusuar në përmbushjen e reformave dhe standardeve të nevojshme për integrimin e vendit në Union.” – u shpreh Presidenti Nishani. ndaj korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë. Duke u ndalur në reformat e ndërmarra Kreu i Shtetit evidentoi vëmendjen e madhe që ai personalisht i kushton reformës në fushën e drejtësisë si njërës prej reformave kyçe për forcimin e institucioneve dhe të shtetit ligjor në Shqipëri, por edhe për luftën Në përgjigje të interesit të Presidentit Gauck lidhur me numrin në rritje të azilkërkuesve shqiptarë, Kreu i Shtetit shqiptar vuri në dukje se ka udhëzuar qeverinë për të lehtësuar maksimalisht riatdhesimin dhe riintegrimin e tyre si dhe vijimin e fushatës Presidenti Nishani u shpreh se: “për të pasur një sistem funksional drejtësie duhet të promovohen njerëz me integritet dhe profesionalizëm e që kanë vullnetin e plotë për t’i çuar reformat më përpara. Për këto reforma do të duhet të punohet ngushtë me Komisionin e Venecias dhe ekspertët e EURALIUS-it, ku një rol shumë të rëndësishëm luajnë dhe ekspertët gjermanë.” 43 sensibilizuese për dekurajimin dhe frenimin e këtij fenomeni shqetësues. Presidenti gjerman Gauck e siguroi Presidentin Nishani se: “Gjermania do të vijojë ta ndihmojë Shqipërinë siç ka bërë deri më sot, deri në përmbushjen e plotë të reformave që e forcojnë më tej shtetin ligjor dhe që e afrojnë vendin tuaj me Bashkimin Evropian”. Me shumë interes u bisedua edhe rreth çështjeve të sigurisë duke u fokusuar në kërcënimet që i vijnë shoqërisë së sotme nga organizatat terroriste dhe domosdoshmërinë për të reaguar në kohezion dhe koordinim mes vendeve partnere. Presidenti Nishani priti Kancelaren gjermane, Angela Merkel 8 korrik 2015 44 Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti në një takim Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Sh.S.Znj. Angela Merkel, e cila ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare në kuadrin e një turi diplomatik në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen dhe falënderimet në emër të qytetarëve shqiptarë për vëmendjen e mbështetjen që Kancelarja Merkel dhe Gjermania në tërësi po i japin vendit tonë si dhe për kontributin e madh ndër vite që institucionet dhe populli gjerman kanë dhënë për zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e institucioneve demokratike në Shqipëri. Duke theksuar se sot është një ditë historike për marrëdhëniet mes dy vendeve, Kreu i Shtetit u shpreh se: “Kjo vizitë përbën një mesazh i rëndësishëm inkurajues për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë, të cilët shohin tek Gjermania një vend simbol të punës, dinjitetit dhe prosperitetit”. Nga ana e saj, Kancelarja gjermane u shpreh se: “Jam tejet e impresionuar nga përparimi i bërë nga Shqipëria pas viteve 1990-të, duke ditur dhe kuptuar vështirësitë historike nga jeni nisur dhe çka keni arritur deri më sot”. Presidenti Nishani e garantoi Kancelaren Merkel se Shqipëria është e vendosur të vijojë me rrugën e reformave për konsolidimin e institucioneve demokratike që do të çojnë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se: “Integrimi evropian mbetet alternativa e vetme për Shqipërinë dhe shqiptarët.” Presidenti i Republikës theksoi se ndërtimi i institucioneve efikase dhe kultura demokratike janë dy sfidat madhore të vendit, dhe në këtë kontekst kërkoi vijimin e mbështetjes gjermane. Gjithashtu Presidenti siguroi se ndër 5 prioritetet e integrimit evropian, përparësi të veçantë merr reforma në drejtësi, duke e garantuar Kancelaren për angazhimin e tij maksimal në çuarjen e kësaj reforme përpara. Kancelarja Merkel vuri në dukje se përkundër pretendimeve për një lodhje evropiane ndaj zgjerimit, ajo çfarë e shpejton procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, dhe vendeve të tjera janë reformat e thella e të suksesshme. Zonja Merkel veçoi reformën në drejtësi si çelësin e këtij suksesi, për të cilën Gjermania do të vazhdojë të japë ndihmën maksimale. Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ekonomike, dhe veçanërisht rritja e investimeve direkte gjermane, ishte një prej temave të tjera të diskutuara mes Presidentit Nishani dhe Kancelares Merkel. Presidenti Nishani e garantoi Kancelaren Merkel se: “Investitorët gjermanë do të gjejnë tek Kryetari i Shtetit shqiptar një zë të fuqishëm dhe mbështetës”, duke shpresuar që kjo të ndodhë sa më parë. Kancelarja Merkel vuri në dukje se ka mundësi dhe shanse për bashkëpunim më të mirë në fushën ekonomike, duke parë tek Shqipëria potencialin për një të ardhme të shkëlqyer përpara. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit rajonal, për të cilën Kancelarja Merkel përshëndeti zhvillimet pozitive dhe frymën e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. 45 Duke shprehur vullnetin e Gjermanisë për ta ndihmuar rajonin në realizimin e projekteve rajonale zonja Merkel veçoi projektin e shkëmbimeve mes të rinjve, sipas modelit franko-gjerman. Presidenti Nishani e garantoi Kancelaren Merkel se Shqipëria beson tek fqinjësia e mirë, paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit dhe se konsideron që vendet tona kanë një shans historik për të bashkëpunuar me vullnet të mirë. Kreu i Shtetit u shpreh se procesi i nisur një vit më parë në Berlin, me nismën e Kancelares e që do të vijojë këtë vit në Austri, i ka dhënë një vizion dhe optimizëm të ri bashkëpunimit rajonal, duke prodhuar një komunikim, bashkërendim dhe koordinim më të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një temë tjetër me interes ishte dhe çështja e azilkërkuesve, për të cilën Kancelarja gjermane theksoi se duhet të bëhet më shumë punë për përmirësimin e kushteve ekonomike të njerëzve në vendin e tyre, dhe se shqiptarët sot janë qytetarë të një vendi kandidat për në Bashkimin Evropian, dhe si të tillë kërkesat për azil përbëjnë një shqetësim. Presidenti Nishani i uroi vëllazërisht mirëseardhjen Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga 10 shtator 2015 46 Me një ceremoni zyrtare Presidenti i Republikës mikpriti dhe i uroi vëllazërisht mirëseardhjen Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po zhvillon një vizitë shtetërore me ftesë të Kreut të Shtetit shqiptar. Pas ceremonisë së mirëseardhjes dhe ekzekutimit të himneve kombëtare, Presidenti Nishani dhe Presidentja Jahjaga zhvilluan një takim kokë më kokë mes tyre dhe më pas, kryesuan bisedimet zyrtare së bashku me delegacionet përkatëse duke vlerësuar në mënyrë të veçantë, në frymën vëllazërore dhe vizionin euro-atlantik, marrëdhëniet e shkëlqyera e vëllazërore që ekzistojnë mes dy shteteve si dhe duke analizuar hapësirat politike të këtij bashkëpunimi në nivel dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar. Konferencën e përbashkët për shtyp me Presidenten e Kosovës: “Si President i Republikës, por jam i sigurt se e gjithë Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët jemi të nderuar e të lumtur që kemi mes nesh, këtu në Tiranë, Presidenten e Republikës së Kosovës, Zonjën e nderuar dhe njëkohësisht motrën tonë Atifete Jahjaga. plotësisht të merituar në rajon edhe përmes të gjitha nismave dhe angazhimeve të saj në forumet rajonale e ndërkombëtare ku ajo bën pjesë. Pata rastin të siguroj edhe një herë Presidenten Jahjaga se Shqipëria do të vijojë të jetë konsekuente në politikën e saj të jashtme në rajon, në dobi të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe begatisë së të gjithë rajonit. Vlerësuam gjithashtu se, falë kuadrit shumë të mirë ligjor të krijuar në vetëm pak vite, që shënon mbi 80 marrëveshje e protokolle bashkëpunimi, ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për zbatimin e tyre të plotë, duke u bërë model i bashkëpunimit dypalësh në rajon. Ne do të vazhdojmë të jemi në mbështetje të biznesit të të dy shteteve për të krijuar një treg të hapur dhe pa barriera burokratike, të qëndrueshëm dhe të aftë për konkurruar në një të ardhme jo të largët edhe vetë brenda tregut të Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst trajtuam edhe problematikën me të cilën po përballen edhe dy shtetet tona, atë të emigrimit në rritje drejt vendeve të Bashkimit Evropian, veçanërisht të të rinjve. Theksuam se, si Krerë Shtetesh, duhet të bëjmë më shumë për t’i rikthyer qytetarëve tanë shpresën e besimin se ata mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, duke inkurajuar projekte zhvillimore për zonat më të prekura nga ky fenomen. Përfitova nga rasti që të përshëndes përparimin e gjithanshëm të Kosovës në konsolidimin e shtetit dhe të sovranitetit, si dhe shtrirjen e gjithë veprimtarisë së saj në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar. Sot Kosova, megjithë sfidat e mëdha, gëzon një status të ri E garantova Presidenten Jahjaga për vijimin e mbështetjes së Kosovës nga ana e Shqipërisë në të gjitha përpjekjet e saj të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe euroatlantike, me të gjitha potencialet që vendi im ka. 47 Presidenti Nishani u prit nga Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev 6 tetor 2015-Sofje, Bullgari Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani dhe delegacionin zyrtar nisi sot vizitën shtetërore në Bullgari me ftesë të homologut të Tij, Presidentit bullgar Rosen Plevneliev. Kryetari i Shtetit shqiptar u prit me ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes në Sheshin “Aleksandër Nevski” të Sofjes, ku u ekzekutuan dy himnet kombëtare respektive, dhe më pas vendosi një kurorë me lule në shenjë nderimi para Monumentit të Partizanit të Panjohur. Të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë të pasuar nga bisedimet dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive. Një nga temat kryesore të bisedimeve zyrtare ishte mbështetja e palëkundur nga ana e Bullgarisë ndaj Kosovës për përfshirjen e saj në nisma dhe projekte rajonale, ashtu edhe në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sidomos për anëtarësimin e saj në UNESCO. Patëm mundësinë që të vlerësojmë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe të diskutojmë edhe për ato rajonale dhe shumëpalëshe, ku një vëmendje të veçantë ua kushtuam edhe sfidave dhe kërcënimeve në nivel global. Për sa i përket bashkëpunimit rajonal, shpreha rëndësinë që Shqipëria i kushton këtij bashkëpunimi, duke theksuar se politika e fqinjësisë së mirë do të mbetet e pandryshuar. Përshëndeta agjendën e Presidencës bullgare të organizatës së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), si dhe vlerësova bashkëpunimin e shkëlqyer që vendet tona kanë në të gjitha organizatat rajonale ku bëjnë pjesë. 48 Në kontekstin rajonal, solla në vëmendje nevojën e implementimit të projektit multimodal të Korridorit 8, i cili do t’i japë mundësi të reja zhvillimit të marrëdhënieve si në nivel rajonal ashtu edhe atyre dypalëshe mes Shqipërisë dhe Bullgarisë Presidenti Nishani, gjatë vizitës zyrtare në Bullgari, u takua edhe me Kryeministrin bullgar Boyko Borissov 6 tetor 2015 Presidenti i Republikësnë kuadrin e vizitës zyrtare në Bullgari, u takua edhe me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Sh.T.Z. Boyko Borissov, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh mes dy vendeve në frymën e miqësisë tradicionale që ekziston. Kreu i Shtetit u shpreh se: “eksperienca që ju keni fituar gjatë anëtarësimit në Bashkimin Evropian do ta ndihmonte shumë Shqipërinë që të ecte më shpejt në këtë drejtim”. Presidenti Nishani zhvilloi një takim pune me Kryetaren e Asamblesë Parlamentare të Bullgarisë, Tsetska Tsacheva 6 tetor 2015-Sofje, Bullgari Presidenti Nishani dhe delegacioni që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare me ftesë të homologut të tij bullgar, Rosen Plevneliev, zhvilloi një takim pune me Kryetaren e Asamblesë Parlamentare të Bullgarisë, Tsetska Tsacheva. të Miqësisë duke nënvizuar domosdoshmërinë për ta thelluar atë edhe më tej si dhe duke u shprehur se “Shqipëria ka nevojë të mësojë e të përfitojë nga përvoja pozitive bullgare, sidomos në kuadër të procesit integrues evropian”. Kryetari i Shtetit shqiptar theksoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar, veçanërisht atij mes grupeve respektive “Vendet tona kanë edhe më tepër mundësi dhe shanse për të thelluar bashkëpunimin në fushën ekonomike, të arsimit, sidomos atyre universitare dhe shkëmbimeve kulturore që do t’i shërbenin rritjes së mëtejshme të njohjes dhe afrimit të mëtejshëm mes dy popujve tanë.” – vuri në dukje Presidenti Nishani. 49 Presidenti Nishani uroi Presidenten Jahjaga për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian 27 tetor 2015 Presidenti Nishani i përcolli Presidentes Jahjaga urimet më të ngrohta për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian, duke e cilësuar atë një ngjarje historike për Kosovën, që shënjon institucionalizimin e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Europian. “Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një mbështetje dhe shprehje e fuqishme e besimit evropian ndaj institucioneve të Kosovës, një gurthemeli për integrimin e përparimin e mëtejshëm të saj në strukturat evropiane e euro-atlantike”, u shpreh Kreu i Shtetit. Ai shprehu besimin se ky moment do të shërbejë si nxitje dhe katalizator për vazhdimin e reformave të guximshme e të domosdoshme në të gjitha fushat. Presidenti Nishani u shpreh se përfshirja institucionale e Kosovës në qasjen europiane nëpërmjet nënshkrimit të MSA është një lajm i shkëlqyer edhe për të gjithë rajonin tonë, për të ardhmen e përbashkët europiane si dhe për paqen, stabilitetin dhe ripajtimin në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Nishani zhvilloi një ceremoni-homazh për nder të viktimave të pafajshme të akteve terroriste në Paris 15 nëntor 2015 Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani organizoi në Institucionin e Kreut të Shtetit një ceremonihomazh në shenjë kujtimi dhe solidariteti për nder të viktimave të akteve terroriste në Paris ku ishin të pranishëm autoritetet më të larta të vendit, përfaqësuesit e besimeve fetare, si dhe Trupi Diplomatik dhe organizatat ndërkombëtare të akredituara në vendin tonë. “Dëshiroj të shpreh në emrin tim personal, në emër të shtetit shqiptar dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë 50 solidaritetin e thellë me Francën, me popullin francez, me institucionet e shtetit francez; të shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave të aktit barbar në Paris, njëkohësisht edhe tërë popullit francez, por dhe të gjithë qytetarëve të botës që përfaqëson botën e civilizuar dhe lirinë. Më lejoni që edhe një herë të konfirmoj qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë dhe popullit shqiptar në aleancën e tij për të përballuar me sukses betejën dhe luftën e madhe kundër terrorizmit, dhunës, intolerancës. Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Francës, popullit francez, në krah të gjithë aleatëve të saj në këtë betejë, e cila do të ketë pa dyshim vetëm një fund, fitoren e civilizimit mbi barbarinë, triumfin e lirisë mbi dhunën dhe ekstremizmin.” Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani zhvilloi sot në mesditë homazhe në Ambasadën e Republikës Franceze në Tiranë, ku u prit nga Ambasadori Bernard Fitoussi, i cili i shprehu mirënjohjen edhe në emër të popullit francez, duke e konsideruar këtë vizitë si demonstrim dhe simbol i solidaritetit të veçantë të popullit shqiptar, të një aleati dhe miku të vërtetë. Kreu i Shtetit shqiptar vendosi një buqetë me lule dhe nënshkroi Librin e Ngushëllimeve të hapur me këtë rast tragjik në Ambasadën franceze në homazh të viktimave të pafajshme të 13 nëntorit në Paris. Presidenti Nishani në Ditën e Falënderimeve: Kjo festë ka shumë rëndësi në ditët e sotme, kur vlerat e kulluara të njerëzimit janë seriozisht të kërcënuara e të sulmuara nga aktet barbare. 23 nëntor 2015 Presidenti i Republikës organizoi në Pallatin e Brigadave një veprimtari festive me rastin e Ditës së Falënderimeve ku ishin të pranishëm Ambasadori Donald Lu, qytetarë amerikanë që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë, miq e të ftuar shqiptarë mes të cilëve edhe mjaft ish-të përndjekur politikë. Në fjalën përshëndetëse mbajtur me këtë rast, Presidenti Nishani u shprehu të pranishmëve në emër të popullit shqiptar mirënjohjen dhe admirimin për kombin e madh amerikan. Presidenti Nishani vuri në dukje se: “Aq më shumë rëndësi ka kjo festë në ditët e sotme, kur vlerat e kulluara të njerëzimit janë seriozisht të kërcënuara e të sulmuara nga aktet barbare dhe terroriste, që kanë goditur popuj dhe vende të ndryshme vetëm e vetëm se ata i luten dhe i falen Zotit tonë të përbashkët në gjuhë dhe mënyrë të ndryshme.” 51 Në Zagreb u mbajt Samiti i Jashtëzakonshëm i Procesit të Brdo-Brijunit ku mori pjesë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë 24 nëntor 2015 Me iniciativë të Presidentëve të Kroacisë dhe Sllovenisë u mbajt në Zagreb të Kroacisë, Samiti i Jashtëzakonshëm i Krerëve të Shteteve të Procesit të Brdo-Brijunit, në fokus të të cilit ishin çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj terrorizmit, të krizës së migracionit nga vendet në konflikt, si dhe të rivitalizimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Me synim forcimin e dialogut strategjik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, në këtë Samit të jashtëzakonshëm do morën si të ftuar të veçantë, Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, si dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Walter Steinmeier. Në këtë Samit Kreu i Shtetit shqiptar shprehu shqetësimin për zhvillimet ndërkombëtare pas sulmeve terroriste të Parisit dhe i konsideroi ato si kambana të forta alarmi. Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi se, për shkak të këtyre zhvillimeve dhe vulnerabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rivlerësojnë prezencën, ndihmën dhe veprimet konkrete në këtë rajon. Ndërsa lidhur me luftën kundër terrorizmit, Presidenti Nishani u shpreh ndër të tjera se: Shqipëria ka mbështetur dhe është në favor të konkretizimit të iniciativës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër terrorizmit, platformë e iniciuar gjatë Presidencës shqiptare të SEECP-së dhe që është parë me interes edhe nga Këshilli i BE-së dhe Vendet Anëtare në takimin me Këshillin kundër Terrorizmit, më 20 nëntor 2015. 52 Kreu i Shtetit u ndal në fjalën e tij edhe në procesin e zgjerimit, duke iu bashkuar konkluzionit të bashkëorganizatorëve të këtij Samiti, për rivitalizimin e procesit të zgjerimit dhe konsiderimin e tij si një proces politik dhe jo thjesht teknik, konkluzion ky që u reflektua edhe në konkluzionet finale të Samitit. Në kuadrin e këtij aktiviteti, Presidenti Nishani zhvilloi biseda të veçanta me Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden, me Presidentin e Këshillit Evropian Tusk, me Presidentin e Austrisë Fischer si dhe me homologët e rajonit të Evropës Juglindore, duke ndarë me ta shqetësime dhe vlerësime për situatën në Shqipëri dhe në rajon.” Kryetari i Shtetit shqiptar iu drejtua Takimit të Udhëheqësve Botërorë mbi Ndryshimet Klimatike COP21 që u mbajt në Paris 30 nëntor 2015 Presidenti Nishani në mesazhin e tij drejtuar këtij Takimi shprehu angazhimin e Shqipërisë për të ardhmen e përbashkët të planetit tonë dhe marrjen e përgjegjësive kombëtare përmes vënies në efiçencë të burimeve kombëtare. Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se Shqipëria mbështet arritjen e një Marrëveshje universale, duke bërë përpjekjet maksimale për realizimin e objektivave të përcaktuara në Kontributin Kombëtar të Synuar (INDC). Gjithashtu, Presidenti Nishani theksoi se institucionet shqiptare po punojnë për përgatitjen e një strategjie kombëtare për adresimin e ndryshimeve klimatike në linjë të plotë me politikat e Bashkimin Evropian. Gjatë pjesëmarrjes në këtë Takim shumë të rëndësishëm, Presidenti Nishani u takua dhe bisedoi me Krerë të Ndryshëm Shtetesh e Qeverish. Në interesin më të mirë të arritjes së një Marrëveshje globale, Shqipëria si Vend Kandidat në Bashkimin Evropian, do të bëjë përpjekjet maksimale për realizimin e objektivave të përcaktuar në INDC për një Zhvillim të Qëndrueshëm. Gjithashtu, institucionet shqiptare, në linjë me politikat e Bashkimit Evropian, po punojnë për përgatitjen e strategjisë kombëtare për ndryshimet klimatike, planin kombëtar të përshtatjes dhe legjislacionin përkatës në këtë fushë. integrimi i ndryshimeve klimatike në planet dhe strategjitë e sektorëve kryesore të ekonomisë së vendit, është bërë pjesë tashmë e agjendës së institucioneve shqiptare. Me shpresën që INDC-ja e Shqipërisë, edhe pse modeste, do të kontribuojë në arritjen e një marrëveshje të re e gjithëpërfshirëse e afatgjatë gjatë zhvillimit të kësaj Konference, ju siguroj se 53 Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë bënë homazhe para Teatrit “Bataclan” për viktimat e sulmeve barbare terroriste 1 dhjetor 2015-Paris, Francë Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Udhëheqësve Botërorë për Ndryshimet Klimatike të mbajtur në Paris, bënë homazhe në Bulevardin “Volter” për nder të viktimave të sulmeve terroriste të 13 nëntorit në sallën e koncerteve të Teatrit Bataclan. Të shoqëruar edhe nga delegacioni zyrtar, Kreu i Shtetit shqiptar dhe Zonja e Parë pasi u pritën nga autoritet vendore të Bashkisë 11 të Parisit, vendosën një buqetë me lule dhe mbajtën një minutë heshtje në kujtim të viktimave të pafajshme, duke u solidarizuar me parizienët dhe mbarë qytetarët e Francës duke dënuar ashpërsisht aktet barbare terroriste që morën jetët e 130 njerëzve dhe plagosën edhe disa qindra të tjerë në kryeqytetin francez. Presidenti Nishani mori një mesazh falënderimi nga Presidenti francez, François Hollande 21 dhjetor 2015 “Jam prekur shumë nga fjalët e mesazhit tuaj ngushëllues që më dërguat pas atentateve të tmerrshme që pllakosën në zi Francën më 13 nëntor. Dëshiroj t’ju falënderoj sinqerisht! Këto sulme të ulëta kanë shkaktuar shumë viktima. Vrasësit donin të shkatërronin shpirtin e Francës. Ata donin të vrisnin vlerat tona të tolerancës, të paqes dhe të lirisë, vlera nga të cilat ne nuk do të heqim dorë kurrë. Të jini i sigurt që ne nuk do të përkulemi nga tmerri. Në vend që ta lëkundin bindjen tonë, këto akte të ulëta dhe të mjerueshme e kanë forcuar vendosmërinë tonë për të çrrënjosur terrorizmin. Në këtë periudhë veçanërisht të vështirë, mesazhet e miqësisë dhe të solidaritetit që na kanë ardhur nga i gjithë planeti, ashtu si dhe mesazhi juaj, përbëjnë një ndihmë të çmuar në betejën tonë kundër urrejtjes dhe barbarisë.” 54 Kreu i Shtetit shqiptar mori mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg 23 dhjetor 2015 Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Komandant i Forcave të Armatosura mori mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg në të cilin shkruhet: “Dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për mikpritjen e ngrohtë me të cilën u prita, së bashku me delegacionin që më shoqëronte, gjatë vizitës sime të fundit në Tiranë. I mirëprita shumë bisedimet tona të përbashkëta mbi sfidat me të cilat përballet Aleanca jonë, në veçanti mbi terrorizmin që i ka rrënjët në rajonin e paqëndrueshëm që shtrihet në jug të kufijve tanë. Gjithashtu vlerësoj mendjemprehtësinë tuaj mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, sidomos përkushtimin tuaj duke punuar për marrëdhënie të mira, rritjes së besimit dhe zgjerimit e zmadhimit të dialogut mes vendeve fqinje. Ndaj gjithashtu me ju pikëpamjet tuaja se e ardhmja Euro-Atlantike e Ballkanit Perëndimor ofron perspektivën më të mirë për rajonin. Nunci Apostolik i dorëzoi Presidentit Nishani mesazhin e Papa Françeskut për Ditën Botërore të Paqes 25 dhjetor 2015 Presidenti i Republikës priti ditën e shënuar për të krishterët shqiptarë dhe të mbarë botës, në ditën e lindjes së Jezu Krishtit, Nuncin Apostolik në Shqipëri, Imzot Ramiro Moliner Inglés. Kreut të Shtetit iu dorëzua në mënyrë ceremoniale nga Nunci Apostolik mesazhi i Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në Ditën Botërore të Paqes, për të cilën Presidenti Nishani theksoi se ky mesazh i kapërcen dasitë religjioze e të besimit dhe na jep shpresë e inkurajon për ta bërë vitin e ri 2016 një viti më të drejtë e më të paqtë, si dhe na mëson të kapërcejmë indiferencën e të demonstrojmë më shumë mëshirë e solidaritet me njerëzit në nevojë, por edhe me njëritjetrin. Presidenti Nishani e falënderoi Nuncin Apostolik për mesazhin e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut në 25-vjetorin e rënies së komunizmit në Shqipëri, dhe veçanërisht për autorizimin e dhënë për shenjtërimin e Nënë Terezës në vitin e ardhshëm, si dhe i përcolli urimet më të mira e të ngrohta Atit të Shenjtë dhe Nuncit Apostolik për Krishtlindjet dhe një vit të Ri në paqe, harmoni, mirësi e begati. Më lejoni t’ju falënderoj për përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Aleancës! Jens Stoltenberg” 55 56 57 52 / 2 0 1 53