Amaneti i Selman Rizës Ditari i rakisë së manit dhe i dështimeve për
Transcription
Amaneti i Selman Rizës Ditari i rakisë së manit dhe i dështimeve për
Amaneti i Selman Rizës Sipas vlerësimit që i kishte bërë ai vetes diku në moshën 70-vjeçare, dy kanë qenë pasionet e tij të mëdha në jetë: Gramatika dhe Kosova, d.m.th. shkenca, dija dhe atdhetaria. Statura e tij prej shkencëtari e detyronte, megjithatë, që aty për aty ta konstatonte heterogjenitetin e këtyre dy pasioneve, por njëkohësisht edhe dominimin e tyre në jetën e tij Faqe 28 Nr. 418 • 21 shkurt 2009 Babylon Ditari i rakisë së manit dhe i dështimeve për ta pirë atë Paskal Milo, “Ditari i një ministri të jashtëm”, si u bë Tirana kryeqytet diplomatik, si i humbi Kosova dhjetë vjet dhe si u realizuan tri alternativat e statusit VETON SURROI 1. Hasan Muçostepa hyri në histori me dy shishe raki mani nga Boboshtica e Korçës. I kishte marrë me vete në Prishtinë, dërguar te Ibrahim Rugova, president i zgjedhur i Kosovës, dhe me këtë kishte përmbushur një amanet lufte. Rakia i qe premtuar Rugovës në një ditë si kjo, gati para dhjetë vjetësh, në Aeroportin e Tiranës. Presidenti kishte nja dy vjet që nuk kishte shkelur në Shqipëri, i bindur se Tirana zyrtare po punonte kundër tij, e duke favorizuar kritikët e tij në Kosovë, Demaçin, Qosjen dhe, në fund “djemtë e UÇK-së”. Bëri përjashtimin atë ditë marsi të vitit 1999, duke dalë nga aeroplani ushtarak francez që e kthente delegacionin kosovar nga Parisi, ku kishim nënshkruar atë që do të njihej si Marrëveshja e Rambouilletit (Parisit), me të cilën do të autorizohej disa ditë më vonë NATO-ja për të filluar fushatën e bombardimeve kundër Serbisë së Milosheviqit. Kur zbriti avioni në Rinas, dolëm në sallën VIP që të gjithë anëtarët e delegacionit pos Rugovës, përcjellësit të tij Merovci dhe përkthyesit Skënder Hyseni. Pas disa minutash, dhe lutjesh të përsëritura të protokollit të Shqipërisë, nga avioni do të dalë dhe Rugova, do të hyjë në sallë, do të marrë një përshëndetje të ftohtë, por kurtuaze të presidentit Mejdani dhe do të ulet me ministrin e Jashtëm, Paskal Milo, i cili për të ngrohur atmosferën, do të porosisë dy raki e do t’ia fillojë muhabetin e asaj të manit nga Korça. Rakia do të premtohej disa ditë, pothuajse orë, para bombardimeve të NATO-s, që do të ndryshojnë historinë e Kosovës dhe të Ballkanit. Do të përmbushej tashmë kur Kosova të jetë e çliruar nga forcat serbe. Me gjithë këtë ndryshim epokal, diçka do të mbetet e njëjtë, aftësia e shqiptarëve për të mos u marrë vesh me njëri-tjetrin. Apo, së paku kështu mund të lexohet në librin e pos- abotuar të dëshmitarit pedant të ngjarjeve, ministrit të Jashtëm, Paskal Milo, në librin e tij “Ditari i një ministri të jashtëm” (“Toena”, Tiranë, 2009). Faqe pas faqe, muaj pas muaji, do të shënohet një histori e pandërprerë, në të cilën aktorët e krizës, liderët kosovarët nuk mund të krijojnë një gjuhë të përbashkët mes vete, e pastaj as me Shqipërinë zyrtare. E, në këtë ndërmarrje, siç shkruan autori, nuk do të ndihmojë as rakia e manit. Në vizitën e tij të “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” bëhet “Mula armadako generalo” parë zyrtare në Kosovë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë nuk do të pritet nga Rugova, por, në një zëvendësim të momentit të fundit, nga Kolë Berisha. 2. 22 shkurt 1999 “Situata sot ka qenë me të vërtetë dramatike. Në orën 8:00, Veton Surroi më telefonoi dhe më kërkoi që të bisedoja me “djemtë” e UÇK-së, të cilët refuzonin të nën- Roku arbëresh shkruanin marrëveshjen. I premtova se do ta bëja... Ndërkohë rreth orës 9:30 më mori përsëri Ollbrajti, e cila më kërkoi edhe një herë tjetër urgjentisht që të përdornim influencën tonë te Thaçi dhe djemtë e tjerë të UÇK-së për t’i bindur. Më tha se kjo duhej bërë brenda 20 minutash dhe se duhej bërë edhe deklarata publike e qeverisë që mbështeste projektin”. (vijon në faqen 27) Pas Festës Faqe 27 Revista “Thesis Kosova”, tashmë Faqe 30 me kod ndërkombëtar UNESCO: 2.500 gjuhë rrezikojnë Faqe 31 të zhduken Faqe 30 Faqe 26 Evoluojmë edhe më tutje?! Faqe 32 Fotot e rralla të Josef Szekelyt Faqe 33 për kulturë 26 • KOHA Ditore e shtunë • 21 shkurt 2009 Së shpejti edhe në Kosovë albumi i parë i grupit “Peppa Marriti Band”, nga Shën Sofia arbëreshe në Itali Roku arbëresh “Për ne ka qenë e natyrshme që ta formonim një rok-grup që megjithatë do të këndonte në gjuhën arbëreshe. Roku është shprehje e shijeve tona muzikore, është muzika me të cilën jemi rritur, kurse gjuha arbëreshe është ajo të cilën e kemi folur përditë”, thotë Angelo Conte, frontmeni i grupit Ata bëjnë muzikë rok, por nuk pretendojnë se janë bendi më i mirë në botë. Nuk pretendojnë as se janë bendi më i mirë i shtetit të tyre. Janë muzikantë të pasionuar që kundër parashikimeve e kanë përkthyer rokun në një gjuhë që rrezikon të shuhet në një të ardhme të afërt. “Peppa Marriti Band” është grupi i vetëm që ka nxjerrë një disk të muzikës rok në arbërishte. “Pavarësisht se komunitetet tona janë të numërta, shpesh nuk njihen nga italianët. Shpesh nuk dinë për prejardhjen tonë dhe për ta është shpesh befasi ta dëgjojnë muzikën tonë. Publiku gjithherë ka treguar interesim për koncertet tona dhe e ka vlerësuar punën tonë”, shprehet Angelo Conte, frontmeni i grupit. “CD-ja jonë është vlerësuar pozitivisht nga shumë faqe të internetit dhe shumë radiostacione kanë emetuar disa nga këngët tona. Nga ana tjetër, ne nuk kemi ndonjë firmë që përkujdeset për promovimin e muzikës sonë. Të gjitha i bëjmë vetë, për shkak se në Itali funksionon vetëm muzika komerciale, kurse ne nuk duam të jemi pjesë e këtij zhanri”. Ai ka shtuar se kjo CD e publikuar kohë më parë në Itali, së shpejti, do të mund të ofrohet edhe për adhuruesit kosovarë të muzikës. Conte është bashkëthemelues i grupit “Peppa Marriti Band” dhe njëherësh vokalist dhe kitarist. Ai ka pranuar ftesën e “Kohës Ditore” për t’u intervistuar nëpërmjet internetit. Mirëpo ka theksuar se do të dëshironte që intervistën ta jepte në gjuhën italiane, meqë ka vështirësi me gjuhën standarde shqipe. Komuniteti arbëresh në Itali përfshin një popullatë të shpërndarë kryesisht në pjesën jugore të Italisë, më saktësisht në Kalabri dhe në Sicili. Arbëreshët janë pasardhës të arbërve që kanë ikur nga Jugu i Shqipërisë ose nga Greqia në periudha të ndryshme, pas shekullit XV. Për shekuj të tërë kanë arritur të ruajnë kulturën dhe gjuhën e tyre. Sot flasin në dialekte të ndryshme, varësisht nga krahina dhe rajoni. Megjithatë ajo që është ruajtur ndër shekuj rrezikohet në epokën e televizionit, të globalizimit dhe, ndër to, edhe të rokut. “Ne nuk mendojmë se do ta shpëtojmë këtë gjuhë që, me gjasë, është shkruar që të shuhet. E gjitha duket e natyrshme – sot të rinjtë dhe familjet e flasin pak ose hiç gjuhën arbëreshe. Kjo është e pashmangshme në një shoqëri të mbështetur mbi globalizimin, por kjo nuk është arsye që ne t’i dëbojmë traditat tona. Shpesh ndodh që të rinjtë e komuniteteve tona, falë muzikës sonë, e ndiejnë këtë kulturë më afër vetes dhe më pak të largët siç do të mund të tingëllonte një këngë e lashtë tradicionale”, thotë Conte. “Por kjo nuk mjafton për të parandaluar shuarjen e pashmangshme të gjuhës arbëreshe”. Muzika është një pjesë e pandashme e komunitetit arbëresh përgjithësisht. Profesori arbëresh nga Universiteti i Napolit, Italo Costante Fortino, shprehet shkurt: “Arbëreshët edhe falënderojnë me këngë”. Këngët tradicionale arbëreshe, ndër të cilat “Lule-lule”, “O ill i bukur”, “Vajta kalova” janë shndërruar që moti pjesë e folklorit gjithëshqiptar. “Mendimi ynë për muzikën popullore arbëreshe është i thjeshtë. Mendojmë se duhet njohur të kaluarën për të shikuar nga e ardhmja. Prandaj edhe muzika tradicionale arbëreshe është thelbësore për ne, ngase ajo është pikënisja e muzikës sonë”, thotë Conte. Shikimi nga e ardhmja ka lindur zhanrin e ri të muzikës arbëreshe dhe “Peppa Marriti Band” është pararojë e kësaj muzike – pararojë e rokut arbëresh. Rok me violinë Muzika e “Peppa Marriti Band” është muzikë e rokut, por me shumë elemente të muzikës tradicionale arbëreshe. Grupi ka gjashtë anëtarë dhe mes tyre edhe një violinist, gjë që nuk është shumë e zakonshme për një grup roku. Një përjashtim mund të bëjë, po e zëmë, “Blla, blla, blla” nga Maqedonia që në vend të kitarës kanë violinën e Ermal Mehmetit. Mirëpo “Peppa Marriti Band” kanë edhe kitara. Në të vërtetë, tani grupi ka gjashtë anëtarë. Përveç Antonio Contes që është kitarist përcjellës dhe këngëtar, në grup bëjnë pjesë edhe Matteo de Leo, kitarist, Demetrio Corino basist, Nicola Di Gregorio klaviaturist, Sergio Toscano baterist dhe Pino Murano violinist. Grupi pos CD-së që ka nxjerrë, vazhdimisht luan në ambiente të ndryshme, por nuk arrin të mbijetojë nga muzika. “Në Itali është vështirë të jetohet nga muzika, e sidomos nga rok muzika e kënduar në gjuhë të një pakice”, thotë Antonio Conte. “Jo, ne nuk jetojmë nga muzika. Për ne muzika është një pasion i madh që na jep mundësinë që të ndjehemi të gjallë dhe që t’i shprehim emocionet dhe ndjenjat tona. Të gjithë anëtarët e grupit kemi nga një punë tjetër prej të cilës jetojmë dhe i mbajmë familjet tona, kurse në kohën e lirë merremi me muzikë. Mbase edhe do të mund të jetonim nga ajo, edhe pse duket plotësisht e pamundur. Për ta financuar projektin tonë, bëjmë muzikë live dhe me ato para që i mbledhim, ecim tutje”. Dhe grupi është duke ecur tutje tash e sa kohë. Djemtë e grupit janë arbëreshë nga Shën Sofia, një fshat i rajonit të Kozencës në Kalabri. Grupi është themeluar në vitin 1991 në një bodrum në Shën Sofi dhe aty është realizuar edhe demoja e parë e grupit, me këngë të përpunuara në rok të traditës arbëreshe si “Lule lule” e ndonjë tjetër. Disa nga këto këngë ende luhen nga bendi. Mirëpo, koncerti i parë ishte realizuar vetëm një vit më pas, në një fshat tjetër arbëresh, në Trapëzë. Grupi atëbotë i kishte pasur vetëm tre anëtarë. “Grupi lindi si ide e Gigi Fabbricatores, me të cilin unë dhe Francesco Canadè kishim filluar të bënim muzikë rok duke e përdorur gjuhën tonë të lashtë. Shumë shpesh, të ulur rreth zjarrit së bashku me miqtë tanë, i këndonim këngët tradicionale me kitara. Por gjithashtu shpesh ekzekutonim edhe këngë të tjera të rokut deri sa një ditë, u përpoqëm t’i përpunonim tekstet tradicionale në stilin blues. E kuptuam se e gjithë kjo ishte shumë e natyrshme dhe prej aty nisëm t’i kompozonim këngët e para”, kujton Conte. Treshes, së shpejti, do t’i bashkoheshin edhe violinisti Pino Murano dhe Rita Guido, vokal përcjellës. Ndërkohë, do të kishte lëvizje – vajtje e ardhje në grup – deri në krijimin e formacionit të tanishëm. Anëtarët e grupit e kanë të përbashkët muzikën që e bëjnë, ndonëse kanë shije të ndryshme muzikore. “Nuk kemi shije të përbashkëta në grup, secili i ka preferencat e veta muzikore. Unë, për shembull, jam adhurues i rokut që nga fillet e tij përderisa Pino Murano, që i bie violinës në grup, e do muzikën klasike. Kështu edhe anëtarët e tjerë të grupit kanë shije të ndryshme”, thekson Angelo Conte. Anëtarët e grupit nuk kanë njohuri shumë të madhe për rokun në Kosovë dhe në Shqipëri. “Sa u përket grupeve të rokut në Kosovë e Shqipëri nuk kemi njohuri, pos nëse kemi hasur në ndonjë në ‘Myspace’”, thotë Conte. As nuk pretendojnë të dalin me ndonjë album të ri në gjuhën shqipe. “Është e vërtetë se gjuha arbëreshe ndryshon prej komunitetit në komunitet. Ka fjalë që ndryshojnë, mënyra e të shqiptuarit etj., etj. Ne për shembull e përdorim dialektin që flitet në Shën Sofinë e Epirit. Nuk kemi menduar që ta bëjmë një album në shqipen. Nuk mendoj se do të ishte shumë e natyrshme për ne edhe pse do të mund të provonim me ndihmën e dikujt që e njeh këtë gjuhë, që dallon shumë gjuha jonë”, thekson Conte. “Mbase është vështirë, ngase kur e shkruan një këngë nisesh me gjuhën që e njeh, kurse ne nuk e njohim shqipen, por arbërishten dhe italishten. Do të ishte njësoj sikur të kërkonit nga unë që të këndoja në anglishte!” Respekt ndaj traditës Conte thotë se grupi është pritur mirë në të gjitha komunitetet arbëreshe dhe shton se nuk i quan gjithaq tradicionale këto komunitete. “Mendoj se nuk është e vërtetë se komuniteti arbëresh është komunitet tradicional. Në të vërtetë arbëreshët janë komunitet i integruar në qenien shoqërore italiane dhe jetojnë njësoj si të gjitha komunitetet e tjera italiane të fshatrave të vogla të provincës, me dallim që e flasin një gjuhë të lashtë dhe i falen fesë greko-bizantine. Kësaj duhet shtuar edhe veshjen si dhe këngën tradicionale”, thotë ai. “Nga ana tjetër, të rinjtë jetojnë dhe i kanë interesat e njëjta me ato të të rinjve të tjerë italianë”. Në një ambient të tillë edhe kishte lindur “Peppa Marriti Band”, ndonëse edhe me ndonjë shikim mëdyshjeje. “Për ne ka qenë e natyrshme që ta formonim një rok-grup që megjithatë do të këndonte në gjuhën arbëreshe. Roku është shprehje e shijeve tona muzikore, është muzika me të cilën jemi rritur, kurse gjuha arbëreshe është ajo të cilën e kemi folur përditë. Prandaj edhe nuk ka pasur reagim negativ nga komuniteti, edhe pse në fillim nuk na shikonin me sy të mirë këtë që po e bënim. Mendonin se donim ta shkatërronim traditën dhe ta harronim të kaluarën. Tash e kanë kuptuar se tradita është një gjë e qëndrueshme, të cilën ne e respektojmë, dhe se atë që prodhojmë është një gjë që e pasqyron kohën tonë”, shprehet Conte. I nisur si projekt muzikor në fillim të viteve nëntëdhjetë, grupi “Peppa Marriti band” kishte shpërthyer nga një dëshirë e madhe për të shprehur ide, ndjenja, inat e pasion nëpërmjet muzikës rok me një gjuhë të vjetër. Mirëpo, në këtë projekt kishte qenë e pashmangshme pikërisht muzika tradicionale. “Muzika tradicionale arbëreshe njashtu edhe gjuha jonë janë ndikuar nga kultura italiane që prej pesë shekujsh. Të vetmet që kanë mbijetuar janë këndimet me dy zëra që quhen ‘Vjershet’, që zakonisht këndoheshin në raste të ndryshme festash apo ceremonish, kryesisht pa përcjellje instrumentale – vetëm me zë”, thotë Conte. “Vjershët” është njëra nga këngët hite të albumit të grupit. “Sot ka shumë pak njerëz që e vazhdojnë këtë traditë. Tjetër është muhabeti i muzikës popullore që e kultivojnë grupet folklorike. Këto këngë kanë për temë dashurinë dhe nostalgjinë për atdheun dhe gjithnjë përcillen me instrumente. Mirëpo, instrumentet tipike të cilat unë nuk kam arritur t’i njoh, janë zhdukur ndër shekuj dhe janë zëvendësuar me vergëll (një lloj organoje e vogël me çekërk) dhe gajde tipike të Italisë së Jugut. Duket se një lloj gajdeje, më e vogël se një klasike, ka origjinë arbëreshe dhe quhet “surdulina”. Nuk jam ekspert për këtë temë, por në vitet e fundit janë bërë disa studime për instrumentet që janë të origjinës arbëreshe”, thotë Conte. Tekstet e dy prej këngëve të grupit Rrini mirë se jam e vemi Rrini mirë se jam e vemi …lule se na gëzùar dùat ju lëremi Se sot është një ditë gazmòr…lule dhëndërri e nusja na vënë kurórë Se nusja është një vashez e mirë…lule është Arbëreshë e jo lëtì Se dhëndërri është një trìm hadhjár…lule aì nusen e ‘mban mbë dorë Vjershët Ohj fest e madhe ç’ëshët tek Shqiperìa ohj fest e madhe ç’ëshët tek Arberìa ohj fest e madhe ç’ëshët tek gjitonìa ohj fest e madhe ç’ëshët ka Shën Sofìa Kisha një zëmer e ti mall me more nanì ti ke di e u i zìu jam pa fare E bùkur si ti vash nëng ë ndë njèter ne ndë katùnd ne Maqë e ne Shën Mìter Doja të mirrëje një e të me avallìrëje e pra kit zëmer t’ime të me qiahàrëje U të doja tijë e ti vajte me njéter u qëndròva i vètim e ti dhe u shallàrte si kam e bënjë pa tijë!!!