Illyria - shoqata e shkrimtarëve shqiptaro
Transcription
Illyria - shoqata e shkrimtarëve shqiptaro
18 CYANMAGENTAYELLOWBLACK CYANMAGENTAYELLOWBLACK ✴ ✴ ILLYRIA FOKUS #1575 25 gusht - 28 gusht 2006 Anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë - një dashuri e re në krahët e hapur të Çikagos së bukur... NGA GJEKË MARINAJ, TEKSAS Më 20 gusht, 2006, anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë u bënë një dashuri e re në krahët e hapur të Çikagos së bukur. Të gjithë sollën me vete diçka të veçantë nga jeta e tyre letrare e personale, nga jeta e qyteteve ku banojnë, nga bota e pasur shpirtërore që kanë... Dhe nëpërmes dyerve të hapura të zemrave bujare të vëllezërve Hodo dhe Sami Mehmeti, të cilët aq bujarisht morën për sipër të gjitha shpenzimet e darkës, shkrimtarët dhe poetët e diasporës hynë brenda dyerve të restorantit Green Dolphin për të jetuar shijen e një nate të paharruar. Mbi gjashtëdhjetë shkrimtarë, poetë e të ftuar nderi, mbushën sallën e bukur dhe komode që ishte kthyer në një atmosferë krejt shqiptare. Mbështetësi më madh i shoqatës, biznesmeni i suksesshëm Nazar Mehmeti priste e përshëndeste të gjithë pjesëmarrësit me çiltërsinë e një shqiptari të vërtet dhe me kulturën e një mikpritësi të sofistikuar. Po ashtu, pritësit dhe përcjellësit, mikpritësit dhe argëtuesit Dalan a Burbuqe Luzaj, Pandi e Valbona Siku dhe Ymer Çela i përshëndesnin të ardhurit, një nga një, me dashamirësinë tipike të shqiptarëve për shqiptarët. Vëmendje, dhënie rëndësie, respekt e dashuri njerëzore vihej re në çdo dhënie dore, në çdo përshëndetje, në çdo përqafim që behej. As komplimentet e sinqerta që femrat i bënin njëra-tjetrës nuk mungonin. Ato nuk kishin asnjë arsye ta ulnin zërin kur flisnin se si shtatzënia e kishte bërë edhe më simpatike shkrimtaren Teuta Shabani Towel, apo kur pyesnin se kush është ajo vajza me bukuri të rrallë kur sytë u shkonin tek Sonila Luzaj. Ato madje gjenin kënaqësi edhe duke vënë në dukje se sa elegante ishin treguar në veshje Evgjeni Sevo e Merita Bajraktari McCormack. Edhe burrat pyesnin njëritjetrin me dashamirësi: cili është poeti Sami Milloshi që kemi dëgjuar aq mirë për të? A do të vijë poeti Mëhill Velaj sonte? A thua do na sjell ndonjë kopje të romanit të tij të fundit shkrimtari Ramiz Gjini? Po poeti Lekë Gjoka e Luigj Çekaj a kanë dalë me ndonjë lirët të ri?... Bisedat e këtilla do të vazhdonin gjatë sikur të mos i ndërpriste zëri i Dalan Luzajt. Pas një urimi të ngrohët mirëseardhës, ai ja dorëzoi mikrofonin aktorit tonë të shquar Pandi Siku. Që nga momenti që ai e mori në dorë mikrofonin gjërat që tradicionalisht kërkonin seriozitet u gërshetuan me një humor të këndshëm, por dhe humori u interpretua prej tij me seriozitet. Të pranishmit ranë menjëherë në dashuri me zërin e tij të bukur dhe talentin e tij të rrallë. Por prapë mbizotëroi serioziteti kur u prezantuan të ftuarit e nderit. Ata ishin shkrimtarja kanadeze Constancë Rookë, poeti gjerman Rainer Schulte, shkenctari shqiptar (nga nëna), profesor në universiteti i Çikagos Miodrag Radulovacki dhe Prof. Doc. Zenum Halili, i ardhur nga Universiteti i Prishtinës. Pas pak minutave të shoqëruar me muzikë, recitime poezish dhe me ca grimcave humoristike, e mori fjalën ai që është “shtylla kurrizore” e gjithë mbarëvajtjes së shoqatës; organizuesi dhe mbështetësi kryesor jo vetëm i këtij aktiviteti, por edhe aktiviteteve të tjera, pra kryetari i shoqatës, shkrimtari vërtet i talentuar Ramiz Gjini. Gjini e filloi fjalimin duke shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në takimin miqësor të shoqatës, the theksoi se mbi të gjitha anëtarët e shoqatës gjendeshin aty “për t’i shtrënguar dorën njëritjetrit si njerëz”. Ai e quajti human dhe aspak të lehtë misionin e shoqatës që drejton. “Ne,” tha ai, “e kemi konsideruar dhe do ta konsiderojmë lidhjen tonë si një grupim kolegësh e miqsh të një ideali. Nuk na ka bashkuar asnjë interes, por na ka bashkuar ndjenja humane, dëshira për ta ruajtur dhe përsosur më tepër atë konstrukt shpirtëror, pa të cilin, populli ynë nuk do të mbijetonte... Lidhja jonë, është sot një nga grupimet më serioze shqiptaro-amerikane”. Më tej vuri në dukje disa nga aktivitetet që shoqata ka zhvilluar gjatë vitit që kaloi. Ai përmendi promovimin e librave të poetit dhe skulptorit Nexhat Ymeraj, i cili ia dhuroi shoqatës të gjitha paratë që u grumbulluan atë ditë nga shitja e librave të tij. Gjini vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e shoqatës me Vatrën. Veçanërisht një prezantim të serisë së librave mbi mendimin shqiptar, të botuara në Tiranë. Si të rëndësishëm e trajtoi edhe një aktivitet përkujtimor mbi jetën dhe veprën e regjisorit kosovar Besim Sahatçiu, të organizuar në studion e fotografit të njohur Fadil Berisha. “Kemi arritur brenda një viti,” tha ia “të botojmë të vetmen antologji të poetëve shqiptaro-amerikanë, e cila, sapo u botua dhe ja, sonte e kemi në dorë.” Gjini shtoi se kohët e fundit, ka pasur një interes të madh të shkrimtarëve dhe poetëve, që nuk ishin anëtarësuar më parë, për t’u anëtarësuar në lidhje duke respektuar të gjitha të drejtat dhe detyrimet që i takojnë një anëtari. Ai përmendi si emra krijuesish seriozë Merita Bajraktari McCormack, Kozeta Zylo, Pandeli Simsia, Iliriana Sulkuqi, Nexhat Ymeraj, Selahudin Velaj, Gjergj Lacuku, Evis Maria Xhajanka, Vlash Fili, Bardhyl Mezini, Ymer Çela etij., të cilët janë anëtarësuar këto kohët e fundit. Më të gjitha arritjet, që respekti i jashtëzakonshëm dhe mbështetja e paparë e komunitetit tonë tregon se kanë qenë të një niveli të lartë, Ramiz Gjini nuk hezitoi të shprehte keqardhjen për Largimin e disa anëtarëve nga shoqata: “Për ta mbajtur lidhjen tonë si një grupim pa asnjë frymë diktati, qysh para një viti, ne kemi përgatitur një formë, ku janë përcaktuar të gjitha okazionet duke u dhënë mundësi anëtarëve të hyjnë dhe të dalin nga lidhja sa herë të duan. Ashtu siç ka pasur anëtarësime të reja, ka pasur edhe nga ata, që si të thuash, janë vetë-përjashtuar, pasi nuk u janë përgjigjur detyrimeve, ndonëse, përmes kësaj forme, ne kemi afruar edhe mundësinë e anëtarësimit falas. Por, para se të bëhet kjo, duhet rezervuar në kryesi kërkesa, e cila, është e përfshirë në dispozitat që përmban kjo formë. Ne e kemi bërë këtë për të evituar rrezikun e shndërrimit të lidhjes sonë në një organizatë fantazmë, e kemi bërë, sepse nuk duam të gënjejmë as veten as opinionin publik.” Pas fjalimit të kryetarit, vërtet të respektuar nga shoqata dhe komuniteti, filloi shtrimi i darkës. Ushqimet e freskëta, të shijshme edhe të bollshme u shoqëruan më verë e ëmbëlsira nga më të ndryshmet. Pronarët e restorantit Hodo dhe Sami Mehmeti të shoqëruar nga kushëriri i tyre, Nazar Mehmet, nuk qëndronin të ulur pranë tavolinave përkatëse, por u shërbenin me shumë dashamirësi të tjerëve. Ata i shihje herë duke u prekë lehtë shpatullat me dashamirësi sa poetëve Lekë Gjoka, Ndue Hila e Gjergja Lacuku ashtu edhe duke i pyetur Ymet Abdulain, Minella e Zana Aleksin, Bajazit e Mibera Mitrushin, apo Thanas e Violeta Hodon nëse ata ishin të kënaqur me ushqimet dhe nëse do të dëshironin ndonjë gjë shtesë... Të gjitha këto kaluan në një atmosferë kaq miqësore, kaq shqiptare sa vetëm kameramani Eduart Çaushi, i cili bëri filmimin e të gjithë mbrëmjes për televizionet që do e transmetojnë aktivitetin, mund t’i diktonte. Kënga dhe vallja, recitimet dhe përshëndetjet vazhduan deri pas mesnatës... U PREZANTUA ANTOLOGJIA POETIKE “PERËNDIM I MALLUAR” Një tjetër surprizë e këndshme ishte edhe Antologjia poetike “Perëndim i Malluar”. Një libër i përgatitur me shumë kujdes nga Dhori Thanasi dhe i botuar që di unë, që aktivizon rrethin e tij familjar dhe miqtë e tij për ta drejtuat ndihmën e tyre aty ky vërtet ia vlen, aty ku ajo kthehet në një ndihmë tjetër në të mirë të atdheut, në të mirë të letërsisë, në të mirë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Ai jo vetëm që e ndihmon shoqatën, por edhe e ndjek veprimtarinë e saj nga afër. Ketë vit erdhi në Çikago një ditë para takimit, që të sigurohej se gjithçka do të vente mbarë ditën e diel. Në të njëjtën kohë premtoi se edhe vitin që vjen, në Nju Jork, ai do të jetë midis anëtarëve të Shoqatës, do të bashkëpunojnë me miqtë e tij në sponsorimin e darkës dhe do të interesohet për mbarëvajtjen e takimit me të njëjtin merak dhe dashamirësi që ka treguar në dy takimet e para. Çmimi Skënderbeu, për vitin 2005, nuk mund të shkonte tek askush tjetër dhe të meritohej plotësisht, siç e meritoi Nazar Mehmeti. ÇMIMI PENA E ARTË në Shqipëri nga shtëpia botuese Arbëria. Në antologji marrin pjesë 62 autorë të sotëm dhe 12 nga e kaluara që nga Konica, Noli, Pipa, Peshkëpia, Xhaferri e të tjerë pak ose aspak të njohur me krijime të viteve të hershme nga shekulli i kaluar. Antologjia është e botuar me kapakë të trashë dhe ka 392 faqe ndër të cilat një vend të rëndësishëm zë edhe parathënie e shkruar bukur nga Dhori Thanasi. Ajo kushton 30 dollarë dhe mund të porositet sipas informacionit të gjetur në faqen elektronike www.FotjonArt.com. Natyrisht, shumë nga poezitë e botuara aty as që i afrohen nivelit antologjik, por Thanasi dhe konsultantët e tij kanë gjykuar që antologjia të jetë më tepër një përmbledhje e krijuesve të diasporës se sa të përpiqeshin të përzgjidhnin esencën poetike të poezisë që është krijuar dhe krijohet në diasporën tonë. Një vendim ky që pati reagime të ndryshme nga anëtarët e shoqatës. Pason lista e poetëve të përfshirë në këtë antologji. Nga e kaluara janë përfshirë: Arshi Pipa, Bilal Xhaferri, Elpiniqi Q. Frashëri, Faik Konica, Theofan S. Noli, Haxhi M. Çami, Nexhat Peshkëpia, Lukë Grabocka, Kristo Floqi, S. I. Dhëmbeli, Spiro Dino, Vass Peppo. Ndërsa lista e poetëve bashkëkohorë përbëhet nga: Abdurrahman Thaçi, Adnan Mehmi, Agim Baceli, Albana Liftchin, Alfred Lela, Ani Gjika, Artan Fili, Bardhyl Mezini, Betim Muço, Blerta Alikaj, Dalan Luzi, Dedë Shkurti, Dhori Thanasi, Donika Timko, Edmond Ismailati, Ejvis Maria Xhajanka, Fatbardha Pali, Fatjon Paja, Fotjon Thanasi, Gazi Buxheli, Gentian Blaca, Gjeto Turmalaj, Gjekë Marinaj, Ilir Levonja, Ilir Borova, Iliriana Sulkuqi, Julia Gjoka, Kolec Traboini, Këze (Kozeta) Zylo, Lekë Gjoka, Lulash Palushaj, Luljeta Blaca, Maksim Zotaj, Mensur Spahiu, Merita Bajraktari McCormack, Mëhill Velaj, Mustafa Elezi, Ndrek Ded Guri, Ndue Hila, Nexhat Imeraj, Nexhip Ejupi, Niko Kirko, Pal Imeri, Pal Ndreçaj, Petraq Pali, Përparim Hysi, Qazim Rushaj, Rajmonda Moisiu, Ramiz Gjini, Roland Musta, Rozi Thehohari, Sami Gjoka, Shpëtim Kastrati, Tahir Hysa, Vaid Hyzoti, Valbona Dardha, Valentina Gorvokaj, Valter Kozma Lazëri, Yllka Nika, Zef Përgega, Zeqir Gërvalla dhe Zera Bajgora. Sipas Thanasit, i cili kishte ardhur së bashku me zonjën dhe djalin e tij t’ua bëjë të mundur antologjinë pjesëmarrësve, për këtë vepër “u shfrytëzuan materiale të dërguara prej autorëve, bashkëpunëtorëve dhe u shfletuan shumë vëllime poetike. Për autorët e brezit të hershëm në Amerikë u përdorën materiale arkivore dhe periodikë të botuar prej shqiptarëve në fillimshekullin e shkuar”. Teknikisht, antologjia është realizuar me shumë kujdes dhe është botuar me një kualitet të lartë. ÇMIMI SKËNDERBEU Shoqata e Shkrimtarëve ShqiptaroAmerikanë për here të parë nderon me çmimin Skënderbeu një nga njerëzit më shpirtgjerë të komunitetit shqiptar të Amerikës, biznesmenin e shquar Nazar Mehmeti. Çmimi Skënderbeu jepet në shenjë falënderimi ndaj ndihmës që jepet për financimin e çmimit Gjenima, i cili ka për mision sjelljen e njërit nga shkrimtarët më të mirë në botë në takimin e shoqatës, dhe që andej njohjen e shoqatës në botën letrare ndërkombëtare. Vitin që kaloi, zoti Mehmeti tregoi se bujaria që në përgjithësi përfaqëson fisnikërinë njerëzore, është një virtyt me të cilin njeriu vë shpirtin e vet në lëvizje për të ndihmuar të tjerët. Përveç mbulimit të shpenzimeve të darkës se shtruar në nder të shoqatës në Dallas vitin që kaloi, që mendohet të ketë kushtuar rreth 5000 dollarë, ai i dhuroi shoqatës edhe një çek prej 2,500 dollarësh. Por e veçanta e zemërbardhësisë së Nazar Mehmetit nuk qëndron thjeshtë tek ndihma që jep, por tek mënyra se si e jep atë. Ai e kupton ndihmën që jep si një virtyt që e lartëson njeriun për të kryer veprime njerëzore në të mirë të njerëzimit. Megjithëse dashamirësia dhe çiltërsia më të cilën vepron, mund të jetë pjesë e botëkuptimit të tij personal, e të kuptuarit se mendjet e njerëzve punojnë në drejtime të ndryshme dhe e ndihmojnë shoqërinë në fusha të ndryshme të jetës, ndihma e tij ndaj shoqatës i kalon caqet e një bujarie impulsive. Nazar Mehmeti është i vetmi, Ky është viti i tretë që Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane nderon me çmime letrare anëtarët e saj. Ndonëse mundësia e konkurrimit është e rezervuar vetëm për anëtarët e shoqatës, juria e konkursit nga viti në vit por merr një numër në rritje librash për gjykim. Këtë vit, përveç gjinive të romanit, poezisë dhe publicistikës, shoqata e shkrimtarëve i dha jetë edhe një gjinie tjetër të rëndësishme letrare—gjinisë së përkthimit. Përveç certifikatave, dhe trofeve në të cilat gjendet logoja e shoqatës me portretin e Naim Frasherit në mes, fituesit u larguan nga podiumi me ndjenjën e një respekti edhe më të lartë nga kolegët e tyre. Ata u duartrokitën gjatë, u ftuan gjatë darkës të bënin fotografi me kolegët dhe të ftuarit, duke zgjuar edhe kureshtjen e shkrimtarëve të huaj, të cilët i pamë të merrnin shënim emrat e tyre. Shumica e anëtarëve të shoqatës do e mbështesnin mendimin tim se shkrimtarja Rozi Theohari është jo vetëm njëra nga femrat më të respektuara të shoqatës, por edhe njëra nga shkrimtaret me serioze shqiptaro-amerikane. Fuqia e saj autoriale është evidente në vlerat që sjell për lexuesin libri i saj “Mbi thinja fryn erë”. Pas shqyrtimit të librave të këtij zhanri, juria ishte e mendimit se libri i kësaj autoreje e meriton plotësisht çmimin Pena e Artë. Pastërtia e gjuhës, rëndësia që ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresave për të cilat vendosë të shkruaj, si dhe përshkrimi me ndjenjë dhe profesionalizëm i ngjarjeve dhe evenimenteve që trajton janë disa nga pikat e forta të penës së saj. Pasi theksoi se dhënia e çmimit është një nder i madh që i bëhet, ajo falënderoi shoqatën e shkrimtareve për vlerësimin që i bëri librit “Mbi thinja fryn erë”. Në fjalimin e saj dinjitoz, Theohari tha se “edhe pse i shkruar mijëra kilometra larg vendit tonë, libri im “Mbi thinja fryn ere” megjithëse ka si teatër veprimesh Amerikën, zanafillën shpirtërore e ka aty, në Shqipërinë tonë, në Dardhën time të bukur, fshatin e lindjes, të shtrenjte e të paharruar, me dramën e saj të dhimbshme të kurbetit. Tematika e shkrimeve të mia i ka rrënjët në fisnikërinë e brezave të tëre të atyre njerëzve që kanë lindur në atdhe dhe kanë emigruar në Amerikë ose kanë lindur e janë rritur këtu, të cilët, me punën dhe virtytet e manifestuara edhe në një botë të madhe e të huaj si Amerika, më frymëzuan të hedh në letër gjithë ato mbresa të pafundme”. Çmimin Pena e Artë për gjininë e poezinë këtë herë e meritoi Merita Bajraktari McCormack. Libri i saj me poezi “Tinguj Malli” premton një të ardhme edhe më të ndritur për poeten në fjalë. Ajo ka talentin dhe njohuritë e nevojshme kulturore për të avancuar. Ky libër është një dëshmi e vërtet se McCormack është gjithnjë në kërkim të së bukurës, të së vërtetës, dhe të kualitetit artistik në poezi. Megjithëse fjala “premton” nuk është rastësi në komentin tim, libri i saj e ka bindur jurinë e konkursit se ndër librat e paraqitur në konkurs “Tinguj Malli” ishte, absolutisht, më cilësori. Gjatë fjalës së pranimit të çmimit, ajo iu drejtua jurisë duke thënë se “fakti që ju keni përzgjedhur krijimtarinë time dhe e keni vlerësuar atë me çmimin “Pena e Arte” me jep emocione dhe më bën me krahë, por edhe më shërben në rritjen e frymëzimit për një krijimtari akoma më të mirë, më të plotë dhe më të arrirë artistikisht.” Të pranishmit e vlerësuan lart si fjalimin e saj elegant ashtu edhe sinqeritetin e përmbajtjes së tij. Duartrokitjeve dhe urimeve të përzemërta të kolegëve ajo iu përgjigj me filozofi dhe entuziazëm njëherësh: “Sikur të mos isha anëtare e shoqatës nuk do e kisha fituar sonte këtë çmim”. (Vijon në F. 20-21) WWW.GAZETAILLYRIA.NET ✴ 19 ✴